Nga fitorja dërrmuese e socialistëve në zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit te refuzimi për të marrë armët kimike siriane, shqiptarët kanë bërë që zëri i tyre të dëgjohet në vitin 2013
Nga Besar Likmeta, BIRN
Pas vitesh stanjacioni politik, shoqëruar nga një klimë politike e ndarë, trazira dhe pak përparim drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian, Shqipëria ka përjetuar njëfarë çlirimi në vitin 2013.
Viti nisi me partitë politike që bënin fushatë për zgjedhjet parlamentare të qershorit 2013, që shiheshin edhe si një test lakmusi për Shqipërinë, për të sjellë në shina procesin e integrimit evropian.
Gara përfshiu dy koalicione të mëdha, një i drejtuar nga Partia Demokratike e qendrës së djathtë e kryeministrit Sali Berisha dhe një tjetër i drejtuar nga socialistët e ish- kryebashkiakut Edi Rama.
Berisha kërkonte mandatin e tretë në pushtet. Më përpara ai ka qenë kreu i shtetit nga viti 1992- 1997 dhe që prej vitit 1991 është lideri i pakundërshtueshëm i demokratëve.
Rama ka qenë kryebashkiaku karizmatik i Tiranës nga viti 2000 deri në vitin 2011, duke u bërë kryetar i Partisë Socialiste në vitin 2005.
Atmosfera e fushatës ishte përgjithësisht e qetë dhe paqësore, me demokratët që fokusoheshin tek arritjet e tyre në pushtet, veçanërisht zhvillimet infrastrukturore dhe rritja e pagave për zyrtarët publikë.
Socialistët nga ana tjetër kritikonin ashpër bilancin e qeverisjes dhe premtonin se do të forconin rritjen ekomomike, sigurinë shoqërore dhe se do luftonin korrupsionin.
Përpara votimeve, shqetësimet për blerje votash dhe manipulime zgjedhore ishin të mëdha për shkak se Shqipëria nuk kishte mbajtur zgjedhje të standardeve ndërkombëtare që pas rënies së regjimit komunist më shumë se dy dekada më parë.
Megjithatë, pavarësisht një përplasje me armë ditën e votimit në qytetin verior të Laçit, që la një mbështetës të opozitës të vdekur dhe dy të tjerë të plagosur, përfshi një kandidat të Partisë Demokratike, votimet u vlerësuan si vërtet konkurruese nga vëzhguesit e OSBE.
Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara mirëpritën votimin, veçanërisht pjesëmarrjen e lartë, që solli atë rezultat që nuk u kundërshtua seriozisht nga ndonjë parti.
“Do donim të përgëzonim qytetarët e Shqipërisë për zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit, që u zhvilluan në një mënyrë përgjithësisht të rregullt,” tha Përfaqësuesja e Lartë e BE, Catherine Ashton dhe Komisioneri për Zgjerimin, Stefan Fule, në një deklaratë të përbashkët.
Ambasada amerikane në Tiranë nënvizoi se pjesëmarrja e lartë e votuesve është një shenjë e angazhimit të dukshëm të popullit për demokraci dhe integrim evropian.
Të lodhur nga stanjacioni ekonomik dhe sjellja autokratike në rritje e Berishës, votuesit i dorëzuan një fitore bindëse koalicionit të qendrës së majtë të Ramës.
Aleanca për Shqipërinë Europiane, e udhëhequr nga socialistët, siguroi 84 nga 140 vende në parlament, duke fituar 57.7 përqind të votës kombëtare.
Partia Demokratike e Berishës fitoi vetëm 30.6 përqind të votave, 9.4 përqind më pak se në zgjedhjet e vitit 2009.
Rezultati ishte një nga më të dobëtit për demokratët që kur u krijua partia si një organizatë antikomuniste në vitin 1991, si pasojë e një proteste të studentëve kundër regjimit stalinist.
Pak komentatorë përpara zgjedhjeve prisnin një rezultat kaq të thellë për opozitën.
Duke shkruar për gazetën Tema, Andi Bushati, një prezantues i njohur, theksonte se shumica e vëzhguesve prisnin një garë të ngushtë.
Sipas Bushatit, pavarësisht shumë skandaleve që kishin tronditur qeverinë, kryeministri kishte krijuar tym me makinën e tij propagandistike, që e bëri të dukej e paimagjinueshme se ai mund të rrëzohej ndonjëherë nga një votë popullore.
“U krijua një realitet i rremë, që nuk kishte lidhje me kushtet e jetës që përjetonin njerëzit çdo ditë,” shkruante ai.
Shumë komentues e interpretonin rezultatin si një votë proteste kundër Partisë Demokratike dhe liderit të saj të vjetër sesa një votë në favor të opozitës.
Njerëzit duket se ishin lodhur nga skandalet e përsëritura të korrupsionit të Berishës dhe përpjekjet e tij për të vënë nën kontrollin e tij të gjitha degët e qeverisjes.
I ndërgjegjshëm për ndjeshmërinë e vendit ndaj sjelljes së Berishës, Rama, që mori detyrën e kryeministrit në shtator, deklaroi në fjalimin e fitores se vetëm posti ishte i tij, ndërsa pushteti i përkiste popullit.
Kryeministri i ri u përball me një sfidë menjëherë për të mbajtur zotimin e tij pas lajmeve befasuese se SHBA i kishte kërkuar Shqipërisë që të bëhej vendi pritës për shkatërrimin e arsenalit kimik të Sirisë.
Fillimisht Rama e kishte mbështetur marrëveshjen, që erdhi me premtimin e SHBA për të pastruar një numër pikash të nxehta të trashëguara në Shqipëri dhe një ftesë për kryeministrin shqiptar që të takonte Presidentin Barack Obama në Shtëpinë e Bardhë.
Megjithatë, një lëvizje nga poshtë kundër marrëveshjes për armët solli një protestë masive që tronditi Tiranën dhe qytetet në mbarë vendin.
Duke iu përgjigjur kërkesës së turmës, Rama bëri diçka që pak politikanë e kishin bërë më parë, duke u përkulur përpara shqetësimit popullor.
Pas një jave protestash në gjithë Shqipërinë, Rama doli përpara kombit më 15 nëntor dhe tha se do refuzonte kërkesën e aleatit kryesor të Shqipërisë, duke thënë se është e pamundur që Shqipëria të marrë pjesë në këtë operacion./ep
FOLI E CTE FOLUR SE, SA PER 23 VITE DEMOKRACI ?
http://goo.gl/vCs5hK
******************************************************************************************
Z.Rama … lejoi Demokracin e Vertete qe “POPULLI” te flase.
******************************************************************************************
Populli flet me vote or mik politikani me mendje
Dita kur populli foli ,
nda shpella e kryeministris gomari doli .
Ne folt tani ligji e vet kuvendi ,
ka me bo docin pre vicidoli n’n uj te pjerdhi.
—————————————————————————
Po, mbas 23 Qershor 2013 … tani Shqiperia eshte ne Demokraci te Vertete.
—————————————————————————
Cfare ka ndryshuar per shembull???????
Cfare demokracie thua mor tutkun demokracia e turmes qe vetem mendje ska.shume ishin pro armeve kimike me mua ne krye,plus gjithe votuesit e lsi-se qe jane 200000.
Pse dolen 10000 vete kunder piktor basketbollisti i thote jo aleatit me te madh.
Te takoj fidelin tani(kastron)
23 qershori y 15 kane qene ditet me te bukura per popullin shqiptare qe ju degjua zeri,,, keto dite ishin ditet qe sollen demokracine e vertete qe mungonte prej vitesh ne shqiperi dhe kjo fale kryeministrit shqiptar me te zgjedhur me vote plebishitare Edi Rama
Eshte e sigurte qe demokracia ka perparuar ne Shqiperi…por duhet luftuar akoma me shume korrupsioni ne drejtesi, polici e arsim…Siç e dini ju, ne demokraci kemi te drjeta por edhe detyra…
AB: http://darsiani.jimdo.com/dars-klos-news-albania/news-2013/
e cfare the ti qe s’e dinim ne? I gjithe shkrimi mbaron ne fjaline e dyte. Mero, ke feste sot dhe e ke mbush me keto?
populli ka nje qeverri demokratike sociale dhe fashistve jua hoqi pushtetin shkaterrus te shqiperise
Pas fitores se Pushtetit Popullor, Shqiperia eshte kthyer ne nje kopsht me lule. Te zhdukim rrreaksionin e brendshem, shoke, te forcojme luften e kllasave dhe vigjilencen perballe armikut te jashtem, kishes e xhamise qe perkrrrahin bejlerrret e agallarrret. Tani eshte koha jone, e Fukarrrenjve – Pushteti mendon per ne!
e merrni statusin koqet e sali berisehs se e refuzoj rama 3 vite me radh tash hani koqet e sali berishes sdo futeni kurr ne evrops as ju as thaqi me kompani banditesh