Vrasësi serial, Haki Miska, që është dënuar me burgim të përjetshëm për tre vrasje horror dhe plagosjen e rëndë të vajzës së tij, Besiana Miska, tregon me detaje për Shqiptarja.com ekzekutimet e kryera.
Miska rrëfen se ka vrarë gruan e tij, Mimozën, në prezencë të fëmijëve, krimin e dytë e ka kryer ndaj njerkut të tij, Gani Bruka, të cilin pasi e ka rrahur për vdekje, ka deklaruar se ishte rrëzuar nga kumbulla. Vrasja e tretë është ajo e nënës së tij, të cilën e ka masakruar me sëpatë.
“Unë sa kisha ardhur nga fshati Nezhde pasi kisha qenë për të bërë dru, dhe kur kam ardhur, i kam kërkuar nuses së djalit tim, Rexhinës, pak bukë dhe jam ulur për të ngrënë drekë. Tek kuzhina në këtë moment ka ardhur nëna ime, Dija, së bashku me vajzën time, Besianën, të cilat kishin qenë nga kasollja e bagëtive, dhe kur ka ardhur, është futur brenda dhe më ka hedhur një grusht kripë në gjellë. Pas këtij veprimi të bërë nga nëna ime, unë i nxehur kam marrë pjetën me gjellë dhe ia kam hedhur në drejtim të nënës, por pjata nuk e kapi, por u përplas në mur, ndërsa nëna ime ka dalë duke bërtitur dhe më sharë mua ‘…Rrugaç, nuk punon, rri kot tërë ditën…’
Unë, për të shmangur sherrin e mëtejshëm me nënën time pasi kishte kohë që unë bëja debate vazhdimisht, jam ngritur dhe kam dalë përjashta me qëllim për të vajtur në klub në fshat, për t’u qetësuar… Në momentin që unë po dilja nga dera kryesore e shtëpisë, nëna ime kishte qenë prapa derës dhe në këtë kohë më ka goditur me një dru në shpatull. Unë pas këtij veprimi të bërë nga nëna ime, jam revoltuar shumë dhe kam kapur një sëpatë, e cila ishte mbas derës dhe në këtë kohë kam filluar ta godas nënën. Pikërisht në këtë moment mua më janë errësuar sytë dhe nuk e di dhe nuk mbaj mënd se ku e kam goditur nënën. Di që ka ardhur edhe vajza ime për të ma hequr nga duart nënën dhe mund ta kem goditur dhe atë në këtë moment, por të saktë nuk më kujtohet, pasi në ato çaste kam qenë shumë i revoltuar dhe acaruar”, shprehet ai.
Për sa i përket vrasjes së gruas, eshtrat e së cilës u gjetën pas 20 vitesh në një arë, ai rrëfen: “Kur jam kthyer nga Greqia, dy ditë para ngjarjes, tek shtëpia ime ka qenë natë dhe unë kam gjetur një palë këpucë që ndodheshin në shtëpi. Këto këpucë nuk kanë qenë të miat dhe kam filluar të debatoj me gruan, ku dhe e kam goditur. Në këtë kohë gruaja më tha: këpucët janë të shtetasit Xhevat Gjata, i cili është në banim në fshatin Përvallë dhe që unë kam lidhje jashtëmartesore me këtë shtetas. Unë jam shqetësuar shumë për këtë dhe të nesërmen në darkë rreth orës 22:30 apo 23:00 të natës unë kam debatuar përsëri me gruan për tradhtinë që ajo më bënte me shtetasin Xhevat Gjata dhe e kam qëlluar gruan me grushte dhe shkelma, derisa asaj i ka rënë të fikët. Më pas ajo ka vdekur si rezultat i goditjeve të mia”.
Ai vijon më tej se fëmijët kanë dëgjuar të bërtiturat, ndërsa ai ka marrë kufomën dhe e ka varrosur në arë dhe më pas ka vajtur në xhami për t’u falur.
Ai e ka deklaruar vazhdimisht gruan të humbur, madje tregon se ka dalë njëherë edhe tek emisioni “Njerëz të humbur”.
Ndërsa për sa i përket vrasjes së njerkut, ai tregon se kanë pasur një konflikt pronësie, dhe pasi i ka shkaktuar vdekjen në prani edhe të nënës së tij, Dijes, kanë deklaruar se ka rënë nga kumbulla.
Qenka babuç ky…
kta te ksaj gazetes i kan me shum qejf detajet kriminale. Para ca kohesh botuan hollesi si kryente marredhenie seksuale me femijet ai tipi Prenjasi qe u arrestua. Esht “shkolla gazetareske” e tij italianit Karlo Bolinos kjo (edhe kar-lo, edhe bole – ino ky dreq) qe synon ti nxjerr shqiptaret si kafsh
te dashur lexues mos shkruani me emra pa argumenta
Shif mer katunarja!
Gru e martume,zorrbosh,maj katunit me balt,por me dashnor ama!?!
Pse ti e beson tregimin e ketij psikos?
Monster
Hajde histori hajde!!!! Ky qenka per tu bere skenar filmi.
po sa lart e keni ngritur vrases serial !?
ky nje cope fshatari ordinier eshte
respekte per ata qe punojne dhe shohin punen e tyre
Njerez te tille eshte gjynah ti ushqesh me buke.
Eshte i pafajshem se ka vajtur e ka ngritur bythen perpjete ne xhami pas vrasjes. Prandaj derejteia duhet ta liroje menjehere!!!
ju qe komentoni e besoni kete moster,gazeta Tema qe te lexoin shum lexus ju lutemi mos i nxirni keto lloi artikulli me keto lloi mostre se me shum frymezoni psikopat te ketij lloi si puna e ramusonit e lexoni car shkruan per nje nen ,qe vritet ne syn e femijes e varos pastai e kerkon te te humburit mostrar te till duhen vrar jo te behen obiekt bisedene gazeta .
Eshte fat i mire qe se ka zbuluar sali krimineli se do ta rekrutonte ne skuadren e tije te vrasjeve.
O ANDREAS:PO NUK SHKONTE NE KISH ,SE KISHTE FRIKE NGA PRIFTI SE E NGACMONTE SEKSUALISHT.
o andrea se dhe emrin grek ke edhe ju dihet ce keni qef
Andreas_turkofagos_ballisti I dukatit.
Te gjithe ju flisni kot.
Si do tu vinte juve nese shkonit ne vendin e turkoqenit te robtoheshit per familjen dhe te vinit e ta gjenit gruan me jaranin?
Turp tu vije. Une nuk them qe beri mire qe e vrau se jam kunder vrasjes. Po mendja nje koker gruri eshte.
Perse e ema e nxiste sherrin sherr? Ne vend ti jepte kurajo per jeten e veshtire.
Erdhen kohe te veshtira per disa. Njerezit jane stresuar. Njevshkendije dhe……