Këshilli Ekzekutiv i Konferencës Gjyqësore Kombëtare ka dalë me një deklaratë pas një takimi të organizuar për të analizuar raportin e progresit të Bashkimit Europian.
Në deklaratë thuhet se ata janë gati për të kontribuar maksimalisht në luftën kundër korrupsionit.
“Reformat në sistemin e drejtësisë vijojnë të jenë kërkesë e procesit të integrimit. Raporti i progresit për Shqipërinë për vitin 2013, megjithëse ka konstatuar disa arritje, thekson se duhet përmirësuar strategjia e reformës gjyqësore për rritjen e pavarësisë, efikasitetit, llogaridhënies dhe intensifikimin e luftës kundër korrupsionit në sistemin e drejtësisë. Ky raport vë në dukje nevojën për rregullime të mëtejshme ligjore për forcimin e mbrojtjes së pavarësisë dhe përgjegjësisë së gjyqtarëve, përmirësimin e strukturës së sistemit gjyqësor dhe procedurave disiplinore, rritjen e transparencës, etj. Këshilli i Bashkimit Evropian, në konkluzionet e tij të datës 17.12.2013 për Shqipërinë, thekson ndër të tjera vazhdimin e zbatimit të strategjive të reformës në gjyqësor dhe nënvizon nevojën për intensifikimin e përpjekjeve në fushën e shtetit të së drejtës, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit,” thuhet në deklaratën zyrtare.
“Këshilli Ekzekutiv i Konferencës Gjyqësore i ka ndjekur dhe analizuar me vëmendje të veçantë këto zhvillime dhe shpreh angazhimin e tij e të gjithë gjyqtarëve në përmbushje të këtyre detyrimeve. Gjyqtarët janë të ndërgjegjshëm për problemet që ekzistojnë e të gatshëm të kontribuojmë maksimalisht në luftën kundër fenomeneve negative, që ulin besimin e publikut dhe cenojnë parimet themelore të organizimit dhe funksionimit të shtetit demokratik,” vijon deklarata.
Konferenca Gjyqësore ka mbajtur një qëndrim edhe për rastet korruptive mes gjyqtarëve.
“Këshilli Ekzekutiv në emër të Konferencës Gjyqësore dënon me forcë rastet korruptive që komprometojnë integritetin e gjyqësorit dhe misionin e dhënies së drejtësisë. Ai inkurajon median, shoqërinë civile dhe tërë mekanizmat e zbatimit të ligjit të kontribuojnë në luftën kundër fenomenit të korrupsionit në gjithë shoqërinë shqiptare, e në veçanti në sistemin e drejtësisë. Këto fenomene nuk duhet që të eklipsojnë punën e madhe që bëhet çdo ditë nga gjyqtarët në përmbushje të misionit të tyre për dhënien e drejtësisë”.
“Këshilli Ekzekutiv vlerëson procesin e vazhdimit të reformave për një gjyqësor më të përgjegjshëm e më të pavarur. Ky proces kërkon një klimë bashkëpunimi dhe gjithëpërfshirje. Ndaj thekson angazhimin e gjithë gjyqtarëve në çështjet e reformës në drejtësi, si kërkesë e faktorëve ndërkombëtare dhe opinionit publik, me qëllim rritjen e efikasitetit, përgjegjësisë e besueshmërisë së pushtetit gjyqësor. Këshilli shpreh gatishmërinë në realizimin e saj, si dhe bindjen se reformat duhet të kryhen në respektim të parimit të pavarësisë së pushtetit gjyqësor. Kështu japim kontributin tonë në zbatim të detyrimeve kushtetuese e ligjore në interes të përgjithshëm, në forcimin e shtetit të së drejtës dhe integrimit evropian të Shqipërisë”./ep
Mos eshte gje edhe Shkelzen Selimi Anetar i Keshillit ekzekutiv te Konferences gjyqesore??
Pa diskutim qe do ta luftoj korrupsionin si shok i ngushte i Eduart Halimit, ku ky i fundit pati nje perkujdesje maksimale per ta bere anetar te Gjykates se Larte, gjithmone me miratimi edhe te adashit Shkelzen Berisha .
Era, ti ke te drejte. Kuptohet qe e njeh mire kete tipin. Shkelzen Selimi eshte sherbetor i familjes Berisha, bashke me Halimin, spiun i tyre dhe me i korruptuar se ai ne Gjykaten e Larte mund te jete vetem A. Celiku.
Domethene e pranoni edhe vete se deri me sot NUK KENI LUFTUAR MAKSIMALISHT KUNDER KORRUPSIONIT????
Ja ketu qendron KRIMI I JUAJ:JU JEPNI PADREJTESI E JO DREJTESI!!!
Ja nje rasti im:
-Kerkoj ne Gjykaten e Shkalles se Pare ne Tirane,PENSIONIN E PA PAGUAR PADREJTESISHT NGA MINISTRIA E MBROJTJES DHE ISSH-ja!!!
Eksperti Kontabel llogarit se mua me takonin ligjerisht te me paguheshin qe nga 1993-shi e deri me sot,2 milion leke,te mohuara padrejtesisht!!!
-Reagimi i GJYQTARIT VERIOR TE CESHTJES:
-Jo more zoti oficer!
-Ti dashke te RREZOKE QEVERINE BERISHA???
Kjo ishte llogjika POLITIKE e ketij gjyqtari!!
Dhe as sot nuk me kane mbaruar seancat gjyqesore,prej 3 vjetesh ne shkallen e pare me marifete juristesh e raporte mujore femrash!!!
Tani do na cojne ne ADMINISTRATIVEN!!!!
KY ESHTE SHTETI ARMIQESOR,se fare kollaj mund te ABROGOHESHIN ANTILIGJET E ANTI VKM-rat e ARMIKUT TE EGER TE USHTARAKEVE Sali Berisha dhe jo vetem merrnin fund vuajtjet tona,por edhe GJYKATAVE u shkurtohen mijra seanca KOTI!!!
Qe sot e kesaj dite te gjithe kriminelet dhe hajdutet do te vetekorrigjohen,mjafton nje autokritike se do te denojne e luftojne me force cdo fenomen te vjedhjes e korrupsionit,te gjitha keto , nen shembullin e Don Kishotit.
Mos aman se na mbushet mendjen tani.
Shume mire,filloni duke arrestuar veten,ju jeni me te korruptuarit!
-..le te shpresojme realisht,jo virtualisht..
Po te jene te sinqerte ne premtime, duhet ta fillojne me dhenien e doreheqjes
Po kush po thote te luftojme Manjola Bejleri kurva qe ka ndrue 5 burra e 200 dashnor.
Rasti i fundit ishte qe gjyqtari Tabaku doli i pafajshem sepse nuk ekzistonin prova te arsyeshme per shtyrjen e zbardhjes se vendimit ne kembim te lekeve dhe se ekzistonte bindja e brendheshme e trupit gjykues se nuk kishim te benim me korrupsion .
…te tjerat jane llafe per te dale ne pension
Ju do luftoni korrupsjonin?ju jeni ai grup i shoqerise shqiptare qe edhe pas disa shekujsh kur te mos jetoni me dhe te jeni ne varr virozat tuaja do mbijetojne dhe do perhapin ate qe keni bere dhe po beni sot!Ju i keni shkaktuar ketij vendi plagen me te madhe qe ekziston dhe nuk mbyllet me.
Gjygjsori ka qene i pushtuar nga politika dhe familja mbreterore e sali Berishes. Tani politika ndryshoi por gjygjtaret po vazhdojne per inerci qe te urdherohen akoma nga familja mbreterore e berishajve. Keto gjygjtare per mendimin tim duhet ti hiqet liçensa dhe te denohen per mos zbatim te ligjeve dhe per korrupsion. Kaluan 6 muaj qe politika e leshoi gjygjsorin dhe akoma nuk po shohim ndryshim tek ato. Nese kryetari ki keshillit te larte dhe kryetari i gjykate se larte jane politike, nuk do te thote qe te detyroje gjykatesit te mos gjykojne sipas ligjeve.Po te konstatohen padrejtesi nga kryesia e larte,mjafton te behet denonsimi sipas rregullave dhe te pasqyrohet ne shtypin shqiptare dhe do te kete dhe ndihmen e qeverise ai gjygjtare. Po te beje keto veprimenuk do ta humbi vendin e punes siç e kan humbur ne regjimin e Berishes. Sot gjykatesit jante barabarte me kriminelatpor me nje ndryshim se gjykatesit paguhen nga taksapaguesit shqiptare.Cdo gjykates duhet te luftoje te çoje imazhin e tije ne vendin e duhur dhe mos te dali pazarit si legen duke u perfolur nga çdo qytetare. Kjo arrihet vetem me gjykimin e drejte qe do beni
Deklaratat tuaja jane pordhe me rigon.Populli Shqiptar uleret per drejtesi,,,,te cilen ju nuk doni ta beni ,sepse jeni pjese e krimit te organizuar qe shkaterroi shtetin e shqiptareve.
Hajde gremisuni nga skena;kjo eshte garancia e fillimit te drejtesise qe meritojne shqiptaret ne shumice absolute.Ato deklaratat dergojani nahijes brekedhjere,me te cilen ja hudhet kriminalisht 23 vjet me rradhe.
Do me hante mortja te kisha dhe iluzionin me te zbehte ,te shpreses per drejtesi, nga keta morthje-deklarat-axhite.Shqiperia eshte aq e vogel sa ju njeh me dhembe e dhemballe;aq sa karari i juaj “dallendyshe ktheje ndryshe” eshte po aq i neveritshem dhe i urryer sa 23 vjetet e krimit tuaj te organizuar kunder shtetit te se drejtes.
Mua do me merrte mortja ne sekonde, po ti besoja keta, qe jane te gjithe (ndoshta ka ndonje perjshtim) per tu sekuestruar psurite e paluajtshme dhe ato te luajtshmet kudo qe i kane, sepse jane ne favor te shkelesve te ligjit, te atyre qe vjedhur prona te 7501 dhe vazhdojne punojne ne administrate pa u hyre gjemb ne kembe sepse mbajne njeri tjetrin. E njerez qe gjithe jeten e tyre nuk kane mare asnje qindarke jashte rroges se shtetit, edhe kur shteti i ka flakur ne rruge e nuk i ka lene as te qete ne hallin e tyre, kane punuar falas per te ndryshuar sadopak apo luajtur diçka nga vendi…
Te shkarkohet Presidenti nga shumica parlamentare besoj shume se tek nderimi i tij me nje burre te drejte e m’andej prokurorin korrupsioni te 23 vjeteve do ti dale themeli persiper. Inshalah!!!
Edi Rama burre trim pas rrezimit te PALLATIT TE OBORROT NA KA RRITUR OPTIMIZMIN. Une nuk besoja kurre se ai pallat nje dite nuk do te me shfaqej perpara syve dhe keto i ben realitet vetem EDI RAMA!!!
Kjo deklarate qenka si te mbrohemi e si te na mbroni dhe jo si ta luftojme korrupsionin
Eh shqiperi e mjera shqiperi
Shkoni mor llumra, ju do te kontribuoni ne luften ndaj korrupsionit? ju qe jeni bartesit e te keqes ne Shqiperi? Ju doni benzinen e flaken e te digjeni brenda.
fjalet eshumta jane fukarallek…donite luftoni korupsionin ??? Beni gjyqe te rregullta …..Jo pazare !..Perse nuk i kontrolloni,proceset gjyqesore ,qe ne shkalle te pare ???Jeni te ndergjegjshem ,sa shkelje behen qe nga prokuroria …..Ka njerez qe kan dal te lare edhe pse mund te jene fajtor ….ashtu sic ka edhe njerez te pafajshem qe i keni rrasur brenda ……..Dhe kjo te nderuar gjykatesa varet vec nga shuma epareve qe jepsejcila pale …..Dhe tmeri vazhdon …ne Apel …..duhet dhe aty ,te kontribosh …iken kalvari vete ne Gjykate te larte /.Dhe ne gjithe kete maraton duhet ta pershkosh me xhepin plot ….Per mua pjesa me fatkeqe ,jane ata qe metevertete nuk jan fajtor …..sepse atyre ua bejne qimen tra ,,,ua veshtirsojne proceset …sa tu marin edhe palcen ekurrizit ….Prandaj te nderuar gjykatesa …n.q.s vertete doni te luftoni korupsioni …ngrini nje taks force…..qe te kontrollohen proceset me imtesi …qe ne prokurori ,..ne shkallen epare ….Mereni nje gjyq dhe beheni qe nga fillimi ….Mos lini fajtoret perjashta ,por mos fusni dhe te pafajshem brenda ….Se Zoti eshte gjykatesi me i mire …per kedo qe ben mekat ..Dhe ju te nderuar gjykatesa mos beni mekate …..Se forca ezotit eshte e plotfuqishme .
ju jeni me felliqsirat qe mban taka shqiptare duke fillu nga I pari te funit ju jeni dhe me keq se politikanet moj shqipni e mjera shqipni kush tka qit me krye nhi e te ka mlu kellira nga jugu ne veri
Mero jep nje ide se si Edi te nxjerre nje mekanizem qe te gjithe keta rrufjanet e “drejtesise” te kapen me shkelma bytheve dhe te nxjirren jashte sistemit te drejtesise.
E mjera Shqiperi,do te duhet edhe shume kohe te afrohesh me Europen.Ne behemi cope,japim edhe jeten per partite,ndersa partite pasi fitojne mendojne per mireqenien e lidereve te tyre.
O qe vdekshi me cfar te keni ju plehra gjygjtar monstra,,
Ju jeni te gjith jashtqitje berisho-fasllice ,, kerma te ndyra ..
Mallkuar qofshi ju dhe ata qe ju mbroni,,,
Ishalla e keqja te bjer ne femijet tuaj ,, ateher do e ndieni dhimbjen bastarda, plehra
kermaqer,,
Ah ramiz alia tu grymshim eshtrat qe ja solle shqiptareve kete te keqe.
O tamam si portokallia.Keta jane te gjithe te kapur per zverku.Te peshtire qe nuk i mbushin dot mendjen as vetes e jo me ne qe i degjojme e i shohim perdite.Te gjithe korporate krimi.Edhe ndonje koker njecike me e pa perlyer duhet te heshte perderisa ka heshtur perballe cdo padrejtesie deri me tash .Tani u “zgjuan” !Po ç’keni bere deri tani na jepni nje shembull te vetem se si e keni luftuar korrupsionin brenda llojit tuaj .JU JENI TE GJITHE BASHKEFAJTORE .
Qesharake shume qesharake te vendosin te korruptuarit qe te luftojne korrupsionin kjo eshte e pafalshme per ne te gjthe,shteti duhet te gjeje mekanizmin e duhur qe kata hajdute te kontrollohen ne cdo gjyq qe kata bejne,
Pse nuk permend raste konkrete te korrupsionit kjo konference? pse nuk permenden e te analizohen dy gjygjtaret e korruptuar te Elbasanit Ilir Pashaj dhe Bujar Musta per te cilet keshilli I larte I drejtesise dhe ministri I drejtesise kane shume kohe qe I kane denoncuar ato per shkelje te renda.Pse hezitohet qe te ndeshkohen gjygjtaret te pandershem?Kjo gje ja kaulur me maksimum autoritetin dhe intergritetin moral te tyre.Veproni..
Ju halete e plepave si kriminele e hajduter te regjur duke e bere ligjin jo LLASTIK po Fije MERIMANGE qe e zgjasni tek te varferit dhe e shkurtoni per kriminelet duheni cuar te gjithe ne QELI. Ju po e coni ate vend me koke poshte.
Jo ju nuk mund ta beni me. Ne nuk duam ta beni me. Ju e prute fuqine e ligjit ne zero. Nuk e meritoni. ju duhet te ikni nga syte kembet.
Keta jane bee dy here me te pasur se politikanet mbasi nuk nderohen.Jane hajdutet qe vjedhin duke injoruar drejtesine, ndersa hajdutet ordiner vetem vjedhin dhe ne disa raste dhe denohen.
Shume mire qe doni te kontriboni ne luften kunder korrupsionit. FILLOJENI NGA VETJA TE PARET, sepse me plehra dhe me te korruptuar se drejtesia ketu ne Shqiperi nuk ka na asnje gje tjeter!
Drejtesia ne qofte se vazhdon keshtu si eshte me mire te mos egzistoje. ti.Nje drejtesi qe varet nga morali i gjykatesit, nga morali i atij qe emeron gjykatesin eshte e destinuar te deshtoje. Duhet ndrruar sistemi se si jipet drejtesi ne shqiperi.Kjo drejtesi te ne ka deshtuar. Çdo vazhdim i ketis sistemi do sjelli vetem padrejtesi, pakenaqesi e revolta popullore. Nuk mund ta leme drejtesin ne “njeriun ideal” sado i shkolluar te jete. Shqiperia nuk i ka e nuk do ti kete kurre keta njerez.Njerezit qe sot jane ne drejtesi duhet realisht te keni frike nga vendimet e padrejta qe jep ne te kunderten kemi hequr Lenen e kemi vene Prenen