Ashpërsim të dënimeve penale për të luftuar kriminalitetin në rritje tek moshat e reja.
Kjo është politika e re ligjore që do të aplikojë Ministria e Drejtësisë, duke nisur nga janari i vitit 2014.
Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço, u shpreh pas mbledhjes së qeverisë se do të ashpërsohen ndëshkimet për veprat penale që parashikojnë dënime të rënda, ndërsa nga ana tjetër do të vendosen dënime të tjera alternative që ulin mbipopullimin në burgje.
“Ne do t’i drejtohemi shumë shpejt dhe Prokurorisë së Përgjithshme në bazë të ligjit për prokurorinë për të ndërtuar një politikë e të re dënimi. Që do të thotë se do të kërkojmë një ashpërsim për veprën penale që parashikojnë dënime të rënda dhe sigurisht që do të kërkojmë dënime të tjera alternative të parashikuara në Kodin Penal”, tha Naço.
Ashpërsimi i dënimeve penale do të synojë detyrimin për të hequr dorë nga përdorimi i alkoolit ose i drogës. Ndërsa ndër dënimet alternative parashikohet pezullimi i vendimit me burgim dhe kompensimi në kryerjen e një pune me interes publik.
Vitin e ardhshëm, Ministria e Drejtësisë do të kërkojë që shërbimi i provës të shtrihet në të gjitha rrethet gjyqësore dhe të aplikohet më shumë dënimet alternative.
E po ashtu synohet që mbikëqyrja elektronike, e cila aplikohet vetëm në Tiranë, të shtrihet në gjithë Shqipërinë.
Ministri Naço sqaroi kategoritë e të dënuarve që pritet të përfitojnë nga amnistia.
Drafti është miratuar në qeveri dhe do të dërgohet shpejt në parlament.
“Përfitojnë nga dhënia e amnistisë të dënuar deri në tre vjet burgim, përveç atyre rasteve kur ligji dhe neni 4 parashikon ndryshe dhe vë kufizime të veçanta; përfitojnë gratë nën moshën 55 vjeç, sigurisht përjashtohen ato raste të veçanta që janë të ndaluara nga neni 4 i ligjit, dhe burrat mbi 60 vjeç. Ajo që është kryesorja në hartimin e kësaj amnistie është për të dënuarit e mitur që janë deri në 18 vjeç”, theksoi ministri Naço.
Denimi i proves dhe denimi alternativ eshte denimi me i mire per rinine.
Mendoj se do japi rezultate. Keshtu do kursehen dhe taksat per te paguar sherbimet e te burgosurve.
Prokurori: Z. Naco cfar ju lidh ju me idrocentralet ne Skrapar. Prova te pakundeshtueshme tregojn se jeni aksioner. Keni vjedhur pasurin publike. Ju nuk jeni xhepist, ju jeni “BABAGJYSH” me kollaro. A jeni ju dhe te afermit tuaj aksioner ne disa nderrmarje ne vend? aksioner jeni ber nepermjet shantazheve dhe korrupsionit.
Inaugurohen dy hidrocentrale të reja në vend, me fuqi rreth 7 megavat, “Faqekuq I” dhe “Faqekuq II”, të ndërtuar në rrethin e Skraparit, mbi një nga degëzimet e lumit Osum, nën malin e Ostrovicës, raporton agjencia e lajmeve
Në ceremoninë e inaugurimit mori pjesë ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës, Nasip Naço.
Investimi prej rreth 7 milionë eurosh, është një bashkëpunim shqiptaro-grek.
Vëllezërit Bujar dhe Sali Çeta, investitorët shqiptarë, si dhe investitorët grekë Manolis Mavrojanaqis e Jorgo Xhinieris kanë ndërtuar dy HEC-et në kohë rekord, sipas ekspertëve të energjetikës, në gati dy vjet.
Kryetari i komunës së Leshnjes, Ilirian Hodo, ka theksuar impaktin e ndërtimit të këtyre dy veprave në këtë zonë për punësimin gjatë periudhës së ndërtimit të mbi 400 njerëzve, shtrimin e rrugës, si dhe ndërtimin e një sistemi vaditës.
Investitori shqiptar, Bujar Çeta tha se këto vepra janë parashikuar të prodhojnë më shumë se 30 milionë kilovat orë energji, e futur në sistemin unik të rrjetit kombëtar të energjisë.
Ministri i Ekonomisë, Nasip Naço do të falenderonte investitorët shqiptaro-grekë, për këto dy vepra dhe impaktin pozitiv të sjellë në këtë zonë.
“Nuk janë vetëm këto dy HEC-e për zonën e Skraparit. Vepra të tilla do të ketë edhe Vluish, Ujanik e Malind”, ka theksuar Naço.
Sipas ministrit të METE, investime gjigande prej mëse 450 milionë eurosh po përgatiten të fillojnë në kaskadën e Osumit me katër HEC-e të mëdhenj, ndërkohë që gjatë këtij viti do të inagurohen edhe rreth 14 HEC-e të tjerë në gjithë Shqipërinë që do të ndjekin rrjedhën e “Faqekuq I” dhe “Faqekuq II”.
Naço ritheksoi vendosmërinë e qeverisë shqiptare në përmirësimin e vazhdueshëm të legjislacionit, me qëllim ardhjen në ndihmë të të gjitha investitorëve, shqiptarë apo të huaj, në ndërtimin e veprave të tilla, për ta kthyer Shqipërinë, jo vetëm në prodhuese të energjisë, por edhe në eksportuese kryesore në Ballkan, apo më gjerë.
Pas ceremonisë ministri Naço vizitoi ambientet e brendshme të dy hidrocentraleve, duke ndezur simbolikisht edhe çelësin që vë në punë hidrocentralet.
Po i marrim si te verteta faktet qe sjell(besoj qe edhe te jen).
Meqe nickname-n e ke PD,do te ishte me dinjitoze qe keto fakte ti beje hapur per publikun,pse jo edhe ne Parlament.
Qe te gjith politikanet tane jan te dhjere,dihet,por kur te dhjeret sulmohen nga te dhjeret,duket se bie me shume ere xhelozi se sa denoncim
qytetar qe sherben per te miren e shtetit dhe demokracise shqiptare.
Hapni nje faqe tek RD qe te ballafaqoheni me kritika dhe te verteten nga ata qe ju duan dhe nuk ju duan,ndryshse do zhyteni thelle e me thelle.
I pe makinat qe prisnin per koalidm?-as ne Zimbabve nuk besoj te jete
keshtu.Prandaj mos kerkoni anonim vetem aksjoneret e asaj pozite qe ishit deri dje aleate,qe besoj se ja dini pislleqet qe vete ja favorizuat.Transparence,transparence,ndryshe “baballaret” e PD do dalin
pencjon ne opozite.
Ka ardhur koha te riorganizohet pksh, se keta dylberat majtas dhe djathtas kane harruar se nga hallatet e kujt kane dale.E vetmja zgjidhje per atdheun eshte politika qe ndoqi tarasi kunder tradhtareve te vendit. vdekje genjeshtres liri popullit.
A nuk e legalizoni?!!
Keta te LSI jane si ciban qe qelbin ne cdo krahe qe shkojne. Mos prisni gjera te mira nga keta lloje tipa. Jane vertete si elektrone pa orbit.
Mbi te gjitha jane te neveritshm .
Po ik e zemre na lere rehat. Nuk beni dot drejtesi ju jo 4 vjete ne pushtet ishit pse nuk bet po vidjoja e ilirit ku eshte apo ja dhate rames per muze ik or loqe
Ky legen eshte i regjistruar me vidio e ze qe merr 150.000 mije euro nga 2 vellezer nga Mamurrasi qe u jap nje licence kromi dhe i merr si kur te jene 150 mije lek ky ish hekurkthyes.Pleher minister e katunar si ky nuk e gjen ne asnje republike bananesh.