Kontrabandë në doganën e Morinës/ Pranga për dy policë dhe tre doganierë

27 Dhjetor 2013, 17:23Politika TEMA

Arrestohen edhe 2 policë, duke e çuar në 6 numrin e të ndaluarve në Pikën doganore të Morinës, për kontrabandë dhe shpërdorim detyre.

Ministria e Punëve të Brendshme bëri të ditur se hetimet lidhur me çështjen e kalimit të një mjeti me mallra ushqimore një ditë më parë në këtë pikë pa paguar doganë, janë kryer edhe nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm.

Në përfundim të këtyre hetimeve janë arrestuar punonjësit e policisë: Eduard Matmuja, 38 vjeç, me detyrë ndihmës kontrollor në Pikën e Kalimit Kufitar Morinë dhe Fitim Korbi, 31 vjeç, me detyrë ndihmës kontrollor në Pikën e Kalimit Kufitar Morinë.

Ndaj tyre ekzistojnë dyshime të arsyeshme se kanë konsumuar elementët e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Rreth orës 16:00 të ditës së enjte, shërbimet e policisë kanë ndaluar në aksin rrugor Morinë- Kukës, furgonin tip “Volkswagen” me targa “AA 009 DN”, me të cilin po transportoheshin mallra të ndryshme ushqimore pa dokumentet përkatëse.

Në automjet janë arrestuar në flagrancë shtetasit: Mal Shahu, 45 vjeç, lindur e banues në Bardhoc të Kukësit, me detyrë doganier në doganën e Morinit dhe Nadir Shahu, 36 vjeç, lindur e banues në Bardhoc e banues në Kukës, drejtues i mjetit me mallrat kontrabandë.

Të dy të arrestuarit dyshohen se kanë konsumuar veprat penale të “Kontrabandës nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore” dhe “Transport mallrash kontrabandë”.

Ndërkohë, pas kapjes së këtyre mallrave, policia ka arrestuar shtetasit: Izmir Cengu, 58 vjeç, lindur e banues në Kukës, me detyrë doganier pranë doganës së Morinit dhe Xhevit Veseli, 45 vjeç, lindur e banues në Kukësi, me detyrë jurist i doganës së Morinit.

Të dy këta persona kanë qenë në shërbim dhe dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën gjatë veprimeve doganore për furgonin tip “Volkswagen” të drejtuar nga Nadir Shahu dhe që transportonte mallra kontrabandë.

11 komente në “Kontrabandë në doganën e Morinës/ Pranga për dy policë dhe tre doganierë”

  1. Lali says:

    Haha keto jane katundatet e Mul Nulit…

    1. Sadik says:

      Nuk Jane militanteb te Mulit por te shokut te tij, Vexhiut te Rilindjes dhe te Balle-injorantit.

      Jane konkurntet e rinj te Partise Meme, qe per merita qe vec Vexhi-u i di jane emeruar dhe po ozurpojne punet e shtetit sot.

      Bravo Rilindja me ne Krye Vexhi-Balla-Rama

  2. drini says:

    nuk jane te mulit ,por te vegjise te vendosur nje muaj me pare. jane hajdut me qizme fatkeqesisht ne kukes te gjitha emerimet jane te kesaj natyre te pa shkolle ,ose hajdut .jam demokrat por kam konstatuar se po shmangen njerez me reputacion,dhe po gradohen palaqo .shpejt do te degjoni gallate.

    1. fshatari says:

      drin paloqja keta kane 5 vjet doganiere

    2. Be-X says:

      pse ia fut kot plako,
      njerin prej ketyre e njoh personalisht dhe eshte qysh prej 6 vjetesh ne stallen e SALEHUT, u bo ky kontrabandist me nje muaj!?

  3. Mal Shahu eshte kryetar i Partise Socialiste i komunes Terhore. Eshte kontrabandist dhe Spiropali e dergoi ne dogane vetem se ishte anetar i PS-se dhe ndoshta vetem me 7 klase. Konkurset si per Malen dhe per freshistet e tjere jane zhvilluar fallso. Administrata e PS-se eshte veçse militante dhe katastrofe per Shqiperine.Vexhi Muçmata bashke me vellain e tij duke marre edhe “OK” e gollobordasit Taulant Balles po bejne namin nduke vendosur ne administrate kriminele. Rama duhet ti thote ndal kesaj katastrofe ne Kukes.

    1. Eri says:

      Keshtu pastrohen rradhet nga brenda, ose per te huazuar termin e Nanos, ky quhet katarsis. Une te jap shancin te punosh e te promovohesh, por nese ti vjedh, gjen burgun. Spiropali apo Balla nuk jane psikologe te analizojne karakteret e doganiereve, por kur ata kapen me presh ne duar atehere do pergjigjen para ligjit.
      Eshte nje proces normal qe s’ka pse te lidhet me ngjyrat partiake, problem do ishte po mos ndeshkoheshin. Jane shembull i mire per ata qe do vijne me pas.

    2. Be-X says:

      arbnor,
      ngushullimet e mija, paske ngele pa pune? APO te kane prere riskun e dites?

  4. lisi says:

    Ne dogana fatkeqesisht shkojne te gjithe per te vjedhur,ato skane parti ato jane thjeshte hajduta.

  5. chelsi says:

    Ju te degjenerum qe
    Shkruni jeni te gjithe k”’a nuk jeni te sinqert keni hallin tuaj doni te gjithe be dogane te gjithe kriminela jeni

  6. Dashnori says:

    Se shpejti pritet arrestimi i Avenir pekes si hajdut ordiner kur ishte ne ministrine e brendshme dhe agjensine e kthimit dhe kompesimit te pronave,se shpejti pritet te dale flete arresti nga prokuroria e pergjithshme dhe te merret i pandehur ky hajdut,mbas arrestimit do ti ngrihen llogarite bankare dhe do ti konfiskohen te gjitha ndertimet qe ka bere ne bregdet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje