Me rastin e festave të fundvitit, Ministria e Punëve të Brendshme organizoi për dy ditë radhazi në mjediset e Shtëpisë së Pushimit të MPB-së në Durrës, një seri aktivitetesh festive për fëmijët e policëve të rënë në detyrë.
Të premten në mbrëmje, Ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri, Kryeministri Edi Rama dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Artan Didi u takuan me fëmijët dhe iu shpërndanë atyre dhurata të ndryshme.
Duke iu shprehur urimet më të përzemërta për Vitin e Ri, ministri Tahiri tha se asgjë nuk mund të zëvendësojë prindin që mungon në çdo familje, por do të jemi gjithmonë pranë këtyre fëmijëve, jo vetëm në raste festash, duke u dhënë ndihmën e nevojshme.
Në këtë ceremoni ishin të pranishëm edhe disa nga punonjësit e policisë, të cilët për çdo qark janë konsideruar si modeli pozitiv.
“Nuk do të mungojë asnjëherë vëmendja për çdonjërin e fëmijëve që janë këtu sot nga më të vegjlit te më të rriturit. Ky është një amanet që gjithkush prej nesh do e mbyllë me përgjegjësinë më të lartë.
Ata që janë në frontin më të vështirë, sapo kemi firmosur sot një tjetër vendim të qeverisë duke i hapur rrugë trajtimit special për cilindo prej tyre që do të ketë nevojë shëndetësor. Për çfarëdolloj nevoje që të gjithë pjesëtarët e këtyre forcave do të kenë, shteti do të paguaj një sigurim të posaçëm shëndetësor. Një sigurim shëndetësor special për të garantuar me standarde kujdesin shëndetësor të tyre”, deklaroi Edi Rama.
Ministri Saimir Tahiri në përshëndetjen e tij u shpreh se megjithëse asgjë në këtë botë nuk do të zëvendësojë prindin që mungon në çdo familje, me përpjekjen tonë maksimale, mbi të gjitha njerëzore dhe pastaj në kuadër edhe të përpjekjeve të Ministrisë, Qeverisë, ne jemi këtu për të ndërtuar sensin e një familje të përbashkët, që është familja e Policisë së Shtetit.
“Ne do të gjendemi gjithmonë afër jush, jo vetëm në raste festash. Do të mundohemi të jemi gjithmonë ata, që sadopak zëvendësojnë atë që ju mungon”, tha ministri i Punëve të Brendshme, Tahiri.
Shkelqyeshem! Do e heqim nga goja jone vetem te rritet siguria. Keto jane reforma!!!
Keto jane guri i themelit te shtetit. Dhe kam qejf te shoh djem te rinj NG AKADEMIA E POLICISE sepse ata barkmedhenjte nuk vlejne jane edhe pa reflekse. Te rinjte te motivohen sepse e kane qejf karrieren. Edhe ushtria ata djemte e rinj qe paten mbaruar jashte vendit qe i largoi Arben Imami duk ei lene verdalee…te thirren sepse me sa kam pare gjynaf ti fyesh, por nuk e di nga kane zbritur ata qe kam pare, madje edhe shoqeruesi i MINISTRES te me falni (mos me quani shpirtzi, por ku e ka gjetur te ziun…
Duhet te kujdeseni per policat perpara se ata te vdesin ne detyre dhe perpara se krimi ti korruptoje.
http://goo.gl/vytiMd
******************************************************************************************
——————————————————————————————
Alert, Alert, Alert ….. 1 miliard dollare !
Z.Rama, urgjentisht blloko gjithe llogarite bankare brenda dhe jashte Shqiperise ne emrat e ish-pushtetareve dhe polikaneve.
Shqipetaret duan t’i kthehen keto shifra marramendese Shqiperise, se jane taksat qe Kriminel s-Ali Efendiu me oborrin e tij kane vjedhur popullit.
s-Ali Efendi Bisha te “arrestohet urgjentisht”.
****************************************************************************************
—————————————————————————————-
—————————————————————————
Krim ekonomik-politik ….
1 miliard dollare hidhen jashte kufirit te Shqiperise ? … prandaj polli vuan ne varferi ?
Urgjentisht te veproje ligji dhe dora e hekurt.
—————————————————————————-
per nje kohe te shkurter depozitohen ne banka jashte 1 miliard dollare nga shqiptar te pasur ne rruge te paligjshme vjedhje prornash vjedhje arka shtetit, e pasuri kombetare dhe kjo eshte vetem nje pjes sepse jane shume here me shume se kaq para dhe populli vuan per buken e gojes tju sekustrohen te gjithve qe vodhen kete vend dhe u ben te pasur s paguan as taksa as dogane monopole etj etj etj plus rruge te tjera pa fund te pista
te gjith ne burg dhe sekustrim pasurie kush ka vjedh e abuzuar sipas ligjeve te ketij vendi
per policet jam dakort tju rritet rroga plus tjerat sepse e meritojne ne qoftese bejne detyren tamam
lufte krimit dhe mafies ne shqiperi deri ne fund
BRAVO!
policet duhet te kene dhe pagesa shtese, thjeshte per detyren e veshtire qe kane!
Do te bejme kete ate do te do te ok te kuptove,po burimet Financiare ku jane ska, do te e do te game over.
Po ate premtimin per sherbim shendetesor falas per forcat speciale e ka pas ky Rama? Perdite kur flet nga nje budallallek qet.