Nëse viti 1913 është Viti i Mbrapshtë për Shqipërinë, skalitur dhe nga vepra e Kadaresë, viti 2013 është Viti i Mbrapshtë për politikanët shqiptarë, të cilët u gjunjëzuan nga shoqëria shqiptare në Shqipëri dhe Kosovë.
Zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, zgjedhjet vendore në Kosovë, protestat për armët kimike, por dhe çlirimi i debatit publik në të dy vendet, janë një sinjal i hidhur për arrogancën politike dhe statu-kuonë, që po instalohej në politikën shqiptare.
Shqipëria ishte duke shkuar në një depresion të fortë ekonomik, social dhe politik për shkak të një qeverie që fshehte të vërtetën dhe përpiqej të sundonte, në vend që të qeveriste. Me një retorikë dhe patetizëm të vjetër, gjeneruar prej ish- kryeministrit të vendit, Shqipëria kishte mbërritur në pikën kur qytetari i ngjante shërbëtorit, që e rrahin dhe nuk e lënë të qajë. Vendi po zhytej në një krizë të fortë ekonomike, ndërsa qeveria thoshte jemi vendi i dytë pas Gjermanisë, vendi po përballej me probleme të forta sociale, me një nivel papunësie rreth 40 përqind, me një skemë të dështuar pensionesh, me një arsim të shkatërruar dhe sistem shëndetësor të falimentuar, ndërsa qeveria fliste për qytetarë të lumtur.
Ekonomia shqiptare po hynte në recesion, borxhi i brendshëm kaloi nivelin 65 përqind zyrtarisht, biznesi nuk kishte marrë pagesat që i takonin në rreth 300 milionë euro, orientimi i zhvillimit ekonomik po shkonte drejt një skeme gjigande piramidale, ndërsa qeveria shmangte të dhënat nga sytë e publikut dhe fliste për stabilitet financiar.
Protestat në vend ishin shuar pas vrasjeve tragjike të 21 Janarit, ndërsa debati publik kishte humbur kuptimin nga kontrolli mbi mediat dhe imponimi i një retorike të dhunshme optimiste. E gjithë kjo reflektohej në një arrogancë të shtuar të pushtetit dhe vetëngrefosjen se askush nuk ishte në gjendje t’i prekte më.
Opozita ishte një shumicë e dukshme në vend, por e frikësuar dhe rrezikuar nga vjedhja e votës, ndërsa pushteti filloi të blinte deputetët e saj dhe të fuste ndasinë brenda tyre.
Kjo panoramë, e cila i përket gjashtëmujorit të parë të këtij viti, ishte e gjitha një laborator ku po eksperimentohej, për të parë vdekjen klinike të demokracisë, ose mbijetesën e saj.
Për gjithë këto arsye, më 23 qershor, 1 milion shqiptarë votuan kundër Sali Berishës dhe qeverisë së tij, pa ndonjë pritshmëri për mrekulli nga qeveria që po vinte, por të bindur se koha e tij kishte mbaruar.
Të gjithë ata që ishin të dëshpëruar nga vdekja e protestës, nga mungesa e debatit publik, nga arroganca e qeverisë dhe retorika nacional-komuniste e pushtetit, patën fatin të shikojnë se nervi i shoqërisë nuk kishte vdekur. Shqiptarët reaguan si një shoqëri e gjallë aktive dhe e përgjegjshme, duke zhvilluar zgjedhje të mira dhe duke mundësuar rrotacionin.
Qeveria e re, e cila filloi punën në shtator, u ndesh me një situatë katastrofike, të paverifikueshme dhe iu desh një audit ndërkombëtar të kuptonte se borxhi po shkonte tek 70 përqind e GDP, se borxhi ndaj biznesit ishte katastrofik, se shëndetësia dhe arsimi kishin falimentuar dhe se në çdo ministri, çdo zyrtar është kandidat për në qeli.
Disa akte populiste të qeverisë, tentuan të fokusohen tek distanca nga korrupsioni dhe tendenca për të kontrolluar territorin dhe ndërtimet pa leje, luftën kundër lojërave të fatit si dhe betejën me evazionin fiskal. Në mes të këtyre akteve populiste, qeveria u përball me një sprovë të vështirë. Qeveria më mike e shqiptarëve, ajo e SHBA, i kërkoi qeverisë shqiptare të pranonte demontimin e armëve kimike të Sirisë, kundrejt një pakete ndihmash dhe reciprociteti, që synonte fuqizimin e raporteve mes dy vendeve dhe ndihmë financiare.
Kryeministri shqiptar ua pranoi ofertën dhe tentoi ta menaxhonte atë si një aksion personal. Depresioni i muajve të parë të qeverisë, agresiviteti i opozitës dhe përfshirja e saj në protesta, bëri që vendi të pushtohej nga një valë protestash, të cilat u bënë acide dhe rrezikonin të ktheheshin në trazira. Edi Rama kishte në dorë vetëm të vajtonte shansin e humbur dhe e vajtoi me një ligjërim brilant, cinik, dhe paksa poshtërues, për ata që nuk shikonin, atë çfarë ai shikonte dhe dëshironte të shikonte, nga ai projekt. Akti i tij shënonte një standard të ri qeverisje, një vëmendje reale ndaj protestës qytetare, e cila vetëm dy vjet më parë në atë bulevard ishte shtypur me gjak. Qytetarët u kthyen nga protestues në falenderues të qeverisë dhe zbuan nga sheshi Sali Berishën dhe Lulzim Bashën, në një përpjekje të tyre për t’i përdorur protestat politikisht.
Viti po mbyllet me një debat të gjallë për buxhetin dhe paketën fiskale, ku biznesmenët shqiptarë, ata që nuk guxonin t’i kërkonin as lekët e tyre Sali Berishës, po diskutojnë plot pasion shpesh kundër qeverisë për iniciativën e saj. Kjo është në të vërtetë fitorja reale e shoqërisë ndaj politikës dhe vendosja e një standardi të ri, komunikimi mes tyre.
Në Kosovë po ashtu zgjedhjet vendore ndryshuan jo vetëm gjeografinë politike të Kosovës, por thyen dhe mitin e disa politikanëve të vjetër, që dukeshin të paprekshëm. LDK triumfoi aty ku mungonte e vjetra, Vetëvendosja fitoi kryeqytetin me një fytyrë qytetare dhe me plot përpjekje për të pasur program, ndërsa disidenca politike brenda partisë në pushtet, prodhoi plasaritje reale.
Qytetarët e Kosovës votuan me inteligjencë dhe ndëshkuan në kapilaritet politikën në pushtet, kudo që ishte dhe e kujtdo parti që ishte.
Viti 2013 po mbyllet si një vit ku shqiptarët ia dolën t’i gjunjëzojnë politikanët, duke e kthyer suksesin e tyre në një Vit të Mbrapshtë për politikën që ka sunduar shqiptarët në të dy shtetet shqiptare. Ky është viti kur shqiptarët zbuan me 1 milion vota Sali Berishën, viti që detyruan kryeministrin e ri Edi Rama të përulet me respekt para protestës së tyre, viti kur u ndëshkua Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa, dhe pse jo viti kur një gardë e re politikanësh në Tiranë dhe Prishtinë morën në dorë fatet e qeverisjes. Dhe mund të ndodhë që e mbara të fillojë pikërisht nga ky Vit i Mbrapshtë për ata që na qeverisin.
Mbrapsh e me mbrapsh le tu veje edhe 2014 o Mero!
E kane merituar me hyneret qe ka ne bere keti kombi.
http://goo.gl/KhddrQ
Viti 2013,me plot gojen, mund te quhet si viti i mbrapsht per politikanet shqiptare,per politiken shqiptare ne pergjithesi.Ka shume elemente,faktore,ngjarje e fenomene qe e bejne kete vit te mbrapshte.
Po themi shkur disa syresh:ishte viti kur,morali politik mori nje goditje shume te rende,per mua fatale; u be aleanca me e turpshme ne historine moderne te politikes shqiptare,te cilen aleance,nga nje mbeshtetes i saj, u quajt “aleanca e qelbesirave”;ishte viti,kur pas 8(tete) vjet ose dy mandate te se djathtes, opozita e majte nuk ofronte asnje alternative per tu kthyer ne pushtet,vecse duke bere aleance me nje pjese te pushtetit ne fuqi;ishte viti,kur rotacionin e beri nje pjese e pushtetit te djeshem!
Por ,ishte edhe viti,kur marredheniet mes Shqiperise dhe ShBA,pesuan nje tronditje te tille,qe nuk eshte pare kurre me pare ne keto 23 vjet demokraci;ishte viti kur,per here te pare ne keto vite demokraci, u be nje proteste anti-amerikane nga mbeshtetes tradicionale te se majtes shqiptare.
Por,ishte edhe viti,kur per here te pare ne keto vite negociatash per integrimin ne BE,kreret e vendeve kryesore te saj(Merkel,Kamerun),por edhe te tjere krere shtetesh te BE, jo vetem qe shprehin mosbesimin ndaj mazhorances ne pushtet,por edhe i terheqin publikisht verejtje lidershipit te saj,duke lene menjane edhe skrupujt diplomatike,gje kjo, e paprecedente deri me sot.
Por,ishte edhe viti,kur per here te pare ne historine demokratike te vendit,mazhoranca e sapo ardhur ne pushtet,nuk mban ne menyre demostrative,spektakolare premtimet e bera vetem ca muaj me pare popullit shqiptar.
Eshte viti,kur ,per here te pare ne historine tone politike,e mbase ne gjithe historine e politikes se botes demokratike,opozita paraqet si Amendamente ne Parlament vete premtimet e mazhorances ne pushtet,qe i kishte bere vetem para ca pak muajsh,te cilat amendamente(ose premtimet e djeshme te vete asaj),kjo mazhorance,i hedh poshte me ironi,cinizem,perqeshje e tallje!
Eshte viti,kur per here te pare ne historine tonen demokratike,borxhi publik rritet ne menyre spektakolare dhe shume te rrezikshme,me 13 pike;gje e papare, edhe kjo,ne boten demokratike;dhe,per t’i bere qe ne fillim alibine deshtimit te mundshme,qe ne fakt eshte i sigurte,mazhoranca fton si deshmitare nje organizem boterore te financave,sic eshte FMN;loja eshte e qarte;ne rast deshtimi,justifikimi eshte gati,qe dmth shkurt:s’patem gje ne dore,ishim nen mbikqyrje nderkombetare!
Dhe si kokerr pelini ne krye te te gjithe ketij berlloku,kakaris ne mungese, i ashtuquajturi “gjel deti i vitit te ri”,qe “i ligu”,”i pameshirshmi”,zemerguri Berisha,i’u a jepte cdo vit pensionisteve dhe rrogetareve shqiptare,POR,qe “i miri”,”engjellori”,zemerdhembshuri Edi Rama,i’u ben thirrje qe te mbajne perizin per kete vit te ri,se gjel deti nuk do te kete( e mbase, edhe i ndihmon qe te bien pak nga dhjami qe kane vene nder vite!).Flm.
E thene thjesht je nje dobic I Sali B.
Sado qe perpiqesh te lesh gjurme kunder Meros dhe kunder qeverise re nuk mund te fshehesh ekuvalences qe ke me Kaqi Islamin apo te ndonje zagari prane kupoles Berishen si Artan SPIUN hoxha.
Je munduar dhe ke rrjeshtuar disa argumenta qe kane ndodhur “PER HERE TE PARE” dhe ne vend qe te kesh fuqi argumentuese e thellon me tej urrejtjen per banden 2B.
Vetem te ideja juaj pambarimisht idiote qe per tre muaj Rama ka deshtuar te premtimet elektorale tregon se je idiot funksional ne nje rezonace me stanin e langonjeve te berishes.
Kam shume rezerva per Edi Ramen dhe historine e tij me Ilir Metes por do preferoje kete dyshe me gabime se sa banden e 2B me krime.
Ajo qe ka ndodhur per here te pare vertet eshte se populli shqiptar ne 15 nendor 2013 e zboi si qen rrugesh Saliqenin nga perpjekja e tij per te manipuluar levizjen popullore kunder LHL.
Per here te pare nje ambasador amerikan i tregon vijen e kuqe nje
tradhetari si Lulzi Basha te cilin edhe pse i shpetoi koken dy here Arvizuja,hengri doren e te zotit ashtu si Saliqeni i hengri doren Ramizit.
Per here te pare ne historine tone populli masivisht i tha nje JO legjendare APARATCIKEVE te USA-Rames-Berishovicit-Bashovicit qe donin te benin pazarllek me egzistencen e nje kombi fizikisht dhe moralisht.
Shpreh mirenjohje per ty Skypion se shkelqen me idiotizmin tuaj duke qene i gabuar ne kohe dhe hapesire duke i bere nje sherbim te madh kesaj gazete te Meros i cili duhet te paguaje ndonje benefit qe po i shton komentuesit dhe na ben akoma me te urryer antishqiptarin me te madh per te gjithe kohrat Serberisha.
Ti i ve piken mbi me analizen tende te gjate. Veçse as vete nuk e di se ku jeton, larte , poshte, majtas apo djathtas. Je bere ekzemplar ne analizat e çeshtjeve politike, sidomos kur vjen puna tek te qenurit te majte, se te djathte ne Shqiperi nuk ka. Megjithate hap syte dhe shiko se sa liri te jep Mero ne analizat e tua ne gazete. Vleresoje se per te ndryshuar nuk ndryshon, se kurrizos vetem varri ja ndreq kurrrizin, por te pakten mos u ben i bezdishem per ata qe dine e lexojne dhe shkruajne.
–un mendoj se viti me i mbrapshte eshte per EDI RAMEN –
——-humbja e pare politike jane zgjedhjet e 23 qershorit , ku partia socialiste nuk u be dote mazhorance , qe ti jepej mundesia per zbatimin e plote te programit te saj, dhe humbja me e madhe politike e tije eshte mos realizimi i projektit amerikan per cdemontimin e lendeve kimike te sirise , thjeshte eshte egoizmi i tij per nje surprize personale per kombin. Ky deshtim do ta shoqeroi ate gjate gjithe karieres se tij politike
Nope! Faji ishte I Amerikaneve qe nuk e lejuan Edin te sqaronte publikun duke I kerkuar konficialitet dhe I besuan Bashes qe te mos e sabotonte…
ike plaku Mere, ike…. megjithe kandil e Edi Rame…
PO!PO!PO!PO!PO!PO!PO!PO! TANI FILLON, SHOKE! URRRRA!
Kur fillon diktatura ligjit, funderrinat vene kujen. Dihet kjo
Per mostra si Saliu me mutrat e tij ku hyn edhe ti forca e ligjit ju duket si DP. Pritni sa te qerohet ai musteqja ne krye te presidences dhe ne hale do tju cojme…
Une mendoj qe edhe ata gjasme analist qe i kane sherbyer rregjimit te sali berishes,duhen diskretituar,per te pavertetat qe kane llapatitur neper emisione,duke qene kockalepires te atij rregjimi,kaq shume i kane lepire ato kocka, sa edhe sot kur sala ka vajte ne te semes,prape lllapaqisin…!
si gjithnje brilant, mero. well done.
E vertete!Gazetar qe krijon nje imazh personal mbreslenes,trajtimi i perspektives ne analizat e guximeshme ,kerkues i fakteve dhe ekspozimi ne nje forme te kuptueshme per lexuesit te cileve u referohet ,te gjitha keto kane nje emertim “Talent jo i zakonshem”Editorialet e z.Bazes te pa numurta na kane dhene drite shprese gjate vitit plot ankthe te 2013-es!
ju paskeni mberdhif me gjith te
Jam dakort pjeserisht me ju z.Mero.Por jo plotesisht.Perse??Eshte shume e rendesishme liria qytetare dhe ndjeshmeria qytetare rret protestes dhe llogaridhenies.Por nuk jam ende i binudr nese Shqiptaret jane ndergjegjesuar rreth oksigjenit te demokracise.Pra,rreth lirise se protestes dhe te shprehjes deri ne rrezimin demokratik te qeverise nepermjet protestave.Ju folet se biznesmenet te cilet nuk guxonin te hapnin gojen rreth borxheve qe u kishte qeveria Berisha,papritmas fituan lirine dhe mund te kritikojne lirshem qeverine Rama qe po u kthen borxhet.Kane plotesisht te drejte bizneset qe te kerkojne borxhin qe ju ka qeveria e Republikes se Shqiperise.Por kasm nje dyshim te madh.Si ka mundesi qe papritmas keta njerez(biznesmenet) nga frikacake dhe lepuj te frikesuar u shnderruan ne njerez te lire,sapo ne pushtet erdhi Rama??Arsyeja eshte shume e thjeshte.U desh qe te vinte Rama ne pushtet qe tu dilte frika.Une nuk i besoj kesaj teorie.Une i besoj teorise se frika duhet te te dali,pikerisht at’here kur ishte Berisha ne pushtet.Lirine e shprehjes dhe te mendimit ju z.Mero dhe shume te tjere si ju,e kane patur edhe kur ishte Berisha ne pushtet.Personalisht,nuk prita qe te vinte Rama ne pushtet per tu shprehur dhe protestuar.Une ja kam nxjerre vete friken vetes.Nuk dua te them qe s’kam patur frike kurre ne jeten time,sepse kjo nuk eshte e vertete.Ka patur plot raste qe kam patur frike dhe ende sot kam frike per shume gjera te jetes private dhe personale,si pershembull shendeti,kam frike nga semundja.Edhe ata Shqiptare qe dolen ne prteste kunder armeve kimike,nuk jam i mendimit se kane mposhtur friken nga pushteti.Nuk e besoj.Ata nuk kane frike nga pushteti,deri sa ne pushtet te jete Rama.Nese ne pushtet vjen perseri Berisha ose ndonje Berishe tjeter,do kene edhe me shume frike se deri para 23 Qershorit.Nese Saliu vjen perseri ne pushtet,do te struken perseri edhe me shume se para 23 Qershorit.Prandaj,une nuk do guxoja te quaja se Shqiptaret kane kuptuar vleren e protestes dhe kane vrare friken.Perkundrazi.Aq me teper biznesmenet e Saliut.Madje liria e fjales dhe e protestes qe ka ngjallur Edi Rama,do prodhoje efekt te kundert tek biznesmenet.Do bashkojne fuqine e tyre ekonomike me Sali Berishen,per ta risjelle kete te fundit perseri ne pushtet.Me duket se e kane kuptuar mbrapsht lirine e ri-lindur ne Shqiperi.Kam frike se e kane kuptuar kete Rilindje te lirise se shprehjes dhe mendimit,si Liri per te konspiruar kunder qeverise me te gjitha mjetet(edhe te jashtligjshme)per rrezimin e njeriut qe u solli atyre kete liri.Jemi te cuditshem ne Shqiptaret z.Mero.Qytetaret kunder armeve kimike qe dolen ne shesh e kane ende Lepurin ne bark.Po u fut Lepuri ne bark,aty mbetet dhe nuk del me kollaj.
Ne se me lejon vlonjat i Laberise te vazhdoj mendimet tuaja teper te drejta mbi fenomenet qe ti i mberthen mire llogjikisht njekohesisht per ti thene dhe zotit Mero per mbrapshtesite shqiptare te 2013-es qe ai i rendit me saktesi dhe realizem se keto fenomene te mbrapshta nuk duhet te perseriten ne nje forme tjeter ne nje kohe kur raportet e forcave politike kane ndryshuar.Historia e lepurit qe futet ne bark ka si aresye friken ndersa po tu fut shejtani ne bark sjell vetem çmendurine ,sherrin e shamatane,grindjet,e vrasjet dhe me i pushtetshmi ben ligjin ose lind ligji i kaosit,xhungles si e ke thene dhe ti ne nje koment te mehershem.Duke ndjekur situaten e vendit tim ashtu si dhe ju nga larg ne mergim qe mbas 23 qershorit me shprese pasi u largua nga pushteti nje hordhi barbaresh dhe kjo eshte fitorja e pare.Ndjek me vemendje dhe vendimarjet e dhimbshme qe mer qeveria e re dhe ben mire dhe do ti uroja qe ato te jene te thella ska gje se me dhimbje por shikoj disa fenomene si psh ditet e fundit flitet per forcimin e kontrollit ne qarkullimin rrugor dhe ndersa ministri i Brendshem mbante nje koference shtypi dhe jashte degjoheshin borite e makinave si ne xhungel per te trembur kafshet e egra.Ne kodin rrugor eshte shkruar qarte e prere se brenda ne qendrat e banuara nuk lejohet ti bihet borise dhe per kete ka sanksione.Ne Vlore u prish nje pallat pa u gjykuar ne detaj per te pare tere shqiptaret se nuk duhet te shfrytezosh miqesite,pushtetin ,,karrigen per te ndertuar ku te kesh qejf.Duhej nje vendim gjyqi qe ta kish ne dore organizmi i caktuar qe kontrollon rregullimin e teritorit .U be gabim qe familjaret qe kishin blere banese ne ate pallat te kompesoheshin me para te taksapaguesve te tjere por tu drejtoheshin gjykatave dhe kompesimin te behej nga personat qe e ndertuan dhe te sanksionoheshin financiarisht per demin qe u kane sjelle ketyre banoreve njekohesisht te paguajne çdo punim per ta kthyer truallin ne gjendjen natyrale.Siç ka ndodhur ne realitet do te thote se une jam ne pushtet dhe bej si them une.Tjeter problem u diskutua dhe u vendos qe te shlyhet borxhi ndaj bizneseve te pa shlyer nga pushteti i katranosur i dinastise berishiane pa hetuar e gjykuar se çfare ka ndodhur ,per se ka ndodhur keshtu ne kundershtim me ligjin dhe personat pergjegjes te gjykohet publikisht dhe tu hiqen dhe rrobat e trupit e tu nxiret ne shitje çdo gje per te kompesuar demin ose borxhin dhe jo te levizin rrugeve te Shqiperise per karshillek me makina lluksoze e kostume te shtrenjta. Ne shqiperi per mendimin tim çdo biznes i ngritur ,çdo ndertim i bere qe mbas vitit 1991 e ketej duhet te verifikohet ne çdo qindarke e takse ,çdo fature e shpenzim ashtu si po ndodh ne Kroaci ne menyren me te qyteteruar pushtetaret me te larte,biznesmene,gjyqtare,prokurore,bankiere,kryetare bashkish e komunash e çdo njeri i thjeshte te lidhur me krimin dhe qe kane perfituar nga pushteti po i kthejne sanksionet financiare dhe pastaj po marin ndeshkimet penale.Ne rast se ndodh keshtu shoqeria shqiptare do te qetesohet dhe jeta do te hyje ne rrjedhen e qete.Qeveria e re duhet te vere ne levisje makinen shteterore mbi bazen e ligjeve dhe jo çdo minister ti hype makines dhe te shkoje te shikoje sa lart u ngrit tymi te pallati i filanit.Ndersa per levizjet qytetare ose protestat,grevat ose peticionet e militanteve deri me sot jane detyrime politike dhe hakmarrje ndaj njeres e tjetres parti jane gjullurdi shoqerore pa vlere sepse brenda kane hakmarrjen,sharjet,perçarjen e poshtesine.Reagimi qytetar me vlera te verteta ishte vetem kundershtimi i demontimit te armeve kimike qe vuri mbas murit pushtetin e ri dhe hodhi tutje qelbesiren e dinastise se pushtetareve te kaluar qe kerkonte te manipolonte.Duhen gjenerata qe te arijme nje qyteterim qe ngacmon dhe mendimet e Labit te Vlores qe dote deshiroja here tjeter ta shkruaje vlonjati i Laberise si emer qe mer madheshtine cep me cep te krahines se Laberise e cila ze peshen kryesore ne zhvillimet historike te Shqiperise.
Per sa i perket sugjerimit te pseudonimit nga “Labi Vlore” ne “Vlonjati i Laberise”,po te plotesosj deshiren dhe nga sot e me tej,do shkruaj kete pseudonim.Per sa i perket veprimit ne baze te ligjit nga ana e qeverise,deshiroj te theksoj,se deri sot,qeveria ka vepruar vetem sipas ligjit.Prishja e pallatit te Bashes eshte kryer sipas ligjit.Eshte kryer sipas ligjit,mbasi u shpronesua nga qeveria per interes publik.Nuk ka nevoje per vendim gjykate nese qeveria vendos te te shpronesoje nje objekt,toke apo c’do gje tjeter.Besoj se e di shume mire,qe c’do qeveri e Botes mund te shpronesoje kedo per interes publik dhe me objektin e shpronesuar mund te beje c’te deshiroje,mbasi ky i fundit quhet prone e qeverise.Per sa i perket demshperblimit te banoreve te pallatit,duhet te dish se askush prej tyre nuk ka per te marre asnje qindarke.Arsyeja??Jane bashkpunetore ne korruptimin e hallkave te pushtetit qendror dhe vendor.Nese une kerkoj certifikaten e pronesise se apartamentit qe kam blere,kjo nuk mund te behet ne bashkpunim me pronarin per te korruptuar shefin e kadastres.Kjo eshte e verteta.Eshte aq e vertete saqe askush prej banoreve deri me sot,nuk ka kerkuar demshperblimin per apartamentin e shembur.Per me teper,kane kryer evazion fiskal,duke deklaruar ne Kadaster,jo vleren e vertete te Apartamentit qe kane blere,por minimalisht gjysmen e vleres se tij,per te shmangur taksen mbi pasurine e blere.Pradaj nuk kerkojne parate ne banke,sepse kjo do ti ekspozonte direkt perballe ligjit.Kryeministri ka keshilltaret me te mire juridik,per c’do veprim qe kryen.Ka dhe dicka tjeter qe ndjej se duhet te shpjegoj.Ne termat Juridik,flitet per dy shkelje te ligjit.1)Shkelje te pjesshme te ligjit.”)Shkelje flagrante e ligjit.Pallati i Bashes ka shkelur ne menyre flagrante te gjitha ligjet ne fuqi.Per te ndertuar nje objekt,mund te kesh leje te rregullt nga Bashkia,nga KKRT-ja,rregjistrim te rregullt kadastral etj.Por,eshte e qarte se nuk mund te jepet leje per ndertim mbi det kur ligji e ndalon kategoriskisht dicka te tille.Ne rast se strukturat e zbatimit te ligjit te qeverise,konstatojne,shkelje haptazi dhe brutale te ligjit,ato veprojne menjehere,pa pritur vendime gjykatash.Duket pak absurde,por legjislatori keshtu ka vendosur.Nuk ka nevoje te behet gjyq per arrestimin tim,nese kapem ne shkelje flagrante me ligjin.Ky eshte thelbi.Per c’do ndertese qe e kupton edhe nje femije 5 vjec,qe eshte ndertuar ne shkelje brutale te te gjitha ligjeve ne fuqi,ai pallat shembet dhe kaq.Edhe nese ka te gjitha letrat ne rregull.Sepse e kupton qarte edhe nje femije 5 vjec,qe keto letra bien era m….Pershendetje dhe gezuar Vitin e Ri.Te uroj gjithe te mirat ty dhe familjes tende.Shendet,hare dhe fat per ju,familjen tuaj dhe te gjithe atyre qe do dhe te duan.Edhe njehere Gezuar.
–komplimentat e mija per komentin e bukur ne kete fundvit –si komentues ne kete forum ju uroj juve dhe gjithe komentuesve te tjere –gezuar 2014
Ha ha ha vetem ky 2013 ka qene i mbrapsht per ne ????
Ato qe kane kaluar kane qene te mbare ???
Nejse me siguri qe viti 2014 do te jete i mbare per shqiperine.
Rama me borxhin qe mori do te mbylli shume brima .
shqiperia do te marri nje kthese te papare nga menazhimi i mire
i i tyre do te cuditeni dhe vete kete vit ……
Eshte viti i suprizave
per 2014 le te shpresojme nje vit te begate per fukarain(POPULLIN) DHE NJE VIT SA ME TE ZI PER POLITIKANET SHQIPETARE QE NUK NUK E DINE SE CFARE ESHTE FUKARALLEKU DHE VARFERIA
Qytetaret Kosovare kopjuan vellezerit shqiptare, demokracia te jep voten e lire perdore sa nuk eshte vone
Në mbajtjen gjallë të shpirtit të protestës dhe nervin qytetar, gazeta Tema dhe ju vetë Z. Baze, keni qenë pararojë dhe shembull i medias me këmbë në tokë.
Bravo dhe shpresoj të vazhdoni sepse me sa po shohim e vetmja opozitë e ngelur është shoqërore e mediatike dhe jo partiake!
And the money goes to …..?????????
Populli fshiu me vote Sali Berishen dhe hajdutet e tij dhe i dha opozites nje votebesim te padegjuar ne histori, per te kthyer rrjedhen e ngjarjeve ne drejtimin e duhur.Plotesimin e kesaj endrre, ne e presim akoma. Populli dhe jo opozita (ajo nuk eshte ne gjendje sepse ka perfunduar ne nje bande teveqelesh te rrjedhur) i tha jo armeve siriane, duke treguar nje pjekuri dhe civilizim qe i gjen simotrat vetem ne Europe.
Ngjarjet pozitive ne vendin ame, i dhane kurajo shqiptareve ne Prishtine per te besuar ne alternativen qeverisese te nje djali te ri si Shpend Ahmeti, edhe pse figura negative si Isa Mustafa jane kthyer ne personifikimin e se keqes per vendin.
Te dyja shtetet shqiptare, vuajne mungesen e nje drejtesie te pavarur qe do te pastronte politiken shqiptare nga kriminelet dhe hajdutet ordinere. Edi Rama ka premtuar se do te beje shtet duke krijuar kushtet per dhenie drejtesie. Per sa kohe qe ish kryeministri dhe femijet e tij seksere jane te lire, ky premtim pret te mbahet.
Nese vendi ame tregon me vepra se drejtesia ne shtetin shqiptar, eshte i mundshem dhe nese vrasesit dhe hajdutet me imunitet dergohen pas hekurave te burgut, atehere Kosova dhe politika e atjeshme nuk kane rruge tjeter vecse te ndjekin shembullin e mire.
Kjo do te ishte arritja me e madhe ne perpjekjet e shqiptareve per te patur nje vend qe ia vlen te jetojme. GEZUAR VITIN E RI SHQIPTARI.
e fshiu ilir meta saliun o te mjere .po kush eshte ilir meta o te mjere
jam i bindur se pas Eresires vjen Dita , keshtu dhe pas gjithe ketyre prapesive e marezive , pas kesaj turbullire gjithcka do kullohet , ne numurat e fatit dy jane 14 dhe me pas vjen 31 kete jane numurat e fatit dhe besoj se keshtu do jete per ne shqiptaret viti 2014 Gezuar !
Borxhi kanë: SHBA, Evropa, Banka Botërore, Banka Evropiane, lobistë të huaj të korruptuar, politikanë, dhe konsultohet, Frank Wisner, Michael Granoff! Gjithmonë të biznesit vetëm për corruption
A eshte “viti i mbare 2013” apo vit i mbrapshte ??? ca thote kol balla ???!!!!
Rasti qe pati Shqiperia, do tu duhen shekuj te vije..
Po mor po. Po ne te shkretet nuk po shikoim 1 vite te mbare dhe mesa duket dhe ky vite keshu do jete,jo vetem per shqiperin po per gjithe evropen. Po edi rama e ka mare lento shume,edi rama meduket na mere pak per naiver ne shqiptaret,mendon se ne e votuam per ato premtime qe thoshe ai. Shqiptaret e dine pa u ngritue evropa ne nuk kemi ca ngrihemi,se ne nuk prodhojme gje,ne dhe farat e qe hame tortuareve i marim ne maqedoni. Rilindjen ne e besujam vetem per 1 gje. Qe na premtoi dhe na tha kush ka pire gjake te pupullit shqiptare do veje ne burge,ne kete duam na kjo qeveri,po nuk e beri gati ti mbaje valixhet,se vine te tjeret.se po nuk e cuan ne burge ate qenin sali hallall e pasta ai pasaj,jo mavi tu thoje,po per tej mavise
Qe Shqiperia te behet do ti duhen te pakten 100 Edi Rama dhe 100 Mero Baze, te cilet mendoj se nuk i ka.
Do i duhen disa gjykates dhe prekurore gjerman per te te nxjerre ne shesh krimet e Sali Berishes dhe bandes se tij, dhe per ti vene ata para drejtesise.
Ndryshe nuk mund te kemi Shqiperine e endrrave qe desherojm ti bejme realitet.
ka ka ka ka ka edhe 200 000 po Edi nuk i kerkon dot se ka ate 20kg ajo ja gjen…..
Eh tu befte nenua o Mero po kujt do ti flasesh drureve????.
Ishte nje periudhe 8 vjeçare qeverisjeje e “parashikuar” per nje perfundim te tille.I pafalshem per gjithe shoqerine shqiptare rikthimi i Berishes ne krye te pushtetit para 8 vitesh.Poshteruese “paterica” LSI e para 4 viteve dhe “e pa kaperdishme” kjo qe jetojme sot me “rilidhjen” PS&LSI per shpresen e rikthimit te vendit ne normalitet.Por,,,,diçka fituam.Fituam nje pende te arte qe nuk rresht se orientuari shoqerine shqiptare drejt transparences dhe te vertetes.Fituam mjaft si shoqeri me daljen e MERO BAZES ne opozite.Uroj qe te jete nje opozitite e perhereshme e tij per te miren e Shqiperise.Falemnders Mero Baze.Falemnders o trim,falemnders o BURRE.
Media o cen, duhet te jete gjithnje ne opozite me qeverine ne dobi te qytetareve e jo ne opozite me opoziten.
Do te ishte i besuar Mero Baze, qe nga gjithe ato energji qe ka harxhuar per te sulmuar qeverine e mepareshme, te harxhonte edhe nje te dhjeten e saj per te mbajtur qendrim kritik me qeverine e soteshme.
Nuk po shohim te ndroje sistemi.
Sistemi u ndrua ne vitin 1991, nga nje sistem socialist, ne nje sistem te tregut te lire kapitalist.
Ketu po, ka nje vije demarkacioni.
Rotacioni politik ne nje sistem demokratik pluralist, nuk ndryshon sistemin po vetem personazhet e qeverisjes.
Ketu duhet bere hesapi.
Cilat forca politike jane me afer sistemit te kaluar socialist, e cilat me afer sistemit perendimor kapitalist.
Meroja ka zgjedhur t’ju beje freske te pareve.
kujt i thua druve
Ti mund ta dish vedin te zgjuar por te mungon auditori perkates per te ndigjuar.E ne qofte se opozita e sotme e ka mendjen te zbatoje e te inicioje fantazite e komunistit te degjeneruar berisha populli nuk duhet lene pa mendim opozitar e kjo eshte qe i sugjeroj z Mero.
Ky “komunisti i degjeneruar” o cen durim vogli, eshte nje ish kirurg i shquar me prejardhje nga nje krahine patriotike qe u trajtua mizorisht nga diktatura komuniste duke u lene si nje nder krahinat me te prapambetura, vetem se pergjithesisht popullsia e kesaj krahine ishte antikomuniste.
Ishte vertete edhe Berisha antar i PP, por si ai qene me mijra intelektuale qe si te vetmin shans per te bere kariere profesionale, kishin antaresimin tek e vetmja parti e asaj kohe.
Ai se paku ka hequr dore publikisht nga ajo parti e ka meriten qe sebashku me intelektuale e studente, krijuan partine e pare opozitare me partine e punes.
Ka nje rradhe ne denimin e krimeve.
Nuk mund te denohet kush qofte edhe se dikur ka pasur bindje politike idealiste komuniste. Bindjet ndryshojne, krimet jane ato qe duhen denuar.
Enver Hoxha, ndonese shef i komunisteve, nuk e kishte idene e komunizmit. Ai thjeshte si nje njeri medioker shfrytezoi diktaturen e proletariatit, per te ushtruar diktaturen e tij mizore duke kryer krime te perbindeshme.
Krimet e diktatures nuk kishte si ti realizonte me mjeket.
Jane te tjere ata me te cilet i realizoi krimet e tij. Me anatare te Byrose, antare te KQ te partise, ministra e kryeministra e me se shumti me armen e sigurimit famekeq e te rekrutuarit prej tij si spiune.
Per te shkuar tek “komunisti i degjeneruar” Berisha, ke nje ruge goxha te madhe per te kaluar jo vetem neper autoret e krimeve, por edhe te atyre qindra “intelektualeve” qe si profesion kishin jo mjekun qe kishte parimin e Hipokratit, por profesionin e perhapjes se propogandave pro enveriste edhe ne fushen e gazetarise, te arteve e letersise e deri te historianeve te llojit Paskal Milo.
Sigurisht si politikan e burre shteti, nuk mund te thuash se Berisha eshte i pagabueshem. Ka bere edhe ai gabime ne karrieren e tij politike, e per mendimin tim nje nga gabimet me te renda te tij, eshte qendrimi disi oportunist ndaj bertesve te krimeve te diktatures. Por edhe ketu e ka njefare justifikimi.
Cfare do te ndodhte sikur ai te mbante qendrimin provokues te Edi Ramess qe te pushkatonte te gjithe komunistet ?
Ku do ti gjente Rama e ceni sot nje milion vota qe te fitonin socialistet ?
Ndergjegjsimi i qytetarve tane na ben shum optimiste per te ardhmen e demokracise.Por ajo qe duhet te na shqetsoje eshte ekonomia e dobet dhe mungesa e nje opozite te pergjegjshme per
funksionimin e demokracise,e cila nuk dote funksionoje rrealisht pa u ndeshkuar kolaboracionistet e demokracise,percarsit e kombit shqiptar Sali Berisha dhe hajdutet e tij.Na shqetson shum fuksionimi i nje gjyqsori te pa mvarur qe ti therresin mendjes i pari Ilir meta qe i quajti protestusi kok palare dhe qe te ver mend ky kok trash ne populli duhet te jemi akoma me vigjelent per te ndeshkuar cilin do nga keta megalomane.
Eshte per t’u vleresuar pozitivisht fakti qe shoqeria civile ne momentin me kritik u veteorganizua (!?) duke u hedhur ne protesta paqesore, per te shprehur hapur vendosmerine e per te kundershtuar njezeri demontimin e armeve kimike ne vendin tone.
Por perpara se te dalim e te ngreme lart rolin e protestuesve lind pyetja se perse pikerisht Shqiperia, ky vend me nje natyre kaq te mrekullueshme u perzgjodh si vendi me i peshtatshem per asgjesimin e armeve kimike siriane?
Nuk jam ne dijeni nese analistet diskutuan gjeresisht dhe bene transparencen e plote, per ate se cilet ishin konkretisht ata persona qe me kokeuljen apo moskundershtimin e tyre te hapur kundrejt “ofertes joshese” te partnereve nderkombetare, bene te mundur qe te lindte ideja, se Shqiperia dukej se mund te ishte vendi kandidat me i pershtatshem per demontimin e armeve kimike.
Pervec kesaj, perse marrja persiper e kesaj barre me pasoja jashtezakonisht te rrezikshme duhej te kushtezohej me ofrimin e paketave te ndihmave dhe reciprocitetit? Sic dihet kushtezimet njihen si format me praktike e me rezultative per nenshkrimin e “kontrates se pazarllekut” midis dy paleve, ku per t’u theksuar eshte, se ne shumicen e rasteve me e fituar prej ketij pazarlleku del pala qe percakton kushtet paraprake.
Llogjika e thjeshte te con ne mendimin, se pas kushtezimeve, patjeter qe duhet te qendronin interesa fitimprurese dypaleshe, te cilat sigurisht qe do te beheshin duke luajtur me jeten, shendetin dhe te ardhmen e njerit prej popujve me frikacake e me te vuajtur te Evropes nga njera ane, mjaft tolerante e te durueshem nga ana tjeter.
Qe te mos dalim nga tema, i nderuar Mero, doja te dija se sa te humbur dolen keta “negociatore”, qe per shkak te kundershtimit te hapur te protestuesve dhe zerave mediatike u detyruan te rrefuzonin kerkesen?
Une mendoj se, edhe pse pas ketij pazarlleku te pamoralshem, qe fatmiresisht nuk arriti te konkludohej me sukses (sigurisht per oreksmedhenjte), dikush apo disa “politinxare” duhej te dilnin te humbur, ata duhej te dilnin mjaft te turperuar! E jo vetem kaq, por ata duhej te shkundeshin e te telendiseshin mire e mire publikisht kryesisht nga mediat tona ende te (pa)varura.
Keta “negociatorusha” duhej te kuptonin se ky vit per ta nuk duhet te kishte qene dhe kaq i sukseshem, ashtu sic mund t’a konceptojne disa kokrra. Ai me se shumti ka qene nje vit i mbrapshte, nje vit ku shpenzimet marramendese dhe pallavrat e politinxareve gjate fushatave, edhe pse boshe, do t’i kushtojne ne te ardhmen taksapaguesve shqiptare qimet e kokes. Kush nuk e beson kete te mos nxitohet e te kundershtoje por te tregohet pak i durueshem se koha do t’a tregoje. Bile ajo tashme ka filluar. Rritja e cmimit te karburantit, rritja e cmimeve te artikujve te konsumit jane shenjat e para te bemave te ripjellsave tane.
Por jo Mero, ajo qe pritej te ndodhte nuk ndodhi. Mbrapshtesia as nuk u pa dhe as donte qe te shihej. Se si i thone asaj fjales “shkelqimi i tepert t’i verbon syte”. Ajo iu prezantua publikut sikur te mos ishte e tille, por sikur te ishte ishte thjesht humbja e nje rasti te volitshem, qe nuk t’a sjell zoti dy here. Ne vend qe te jepej shpjegim, se cilat ishin shkaqet qe e detyruan “ujkun t’ja vinte syrin deles tarallake”, perkundrazi, ceshtja me kryesore u anashkalua qellimtazi duke u perdorur retorika trushplarese e ngritjes se vlerave permes “degjimit te fjales se lire”. Mbrockulla!
Artikulli yt mban titullin: Nje vit i mbrapshte per politikanet… Une do t’i shtoja ne fund edhe shprehjen: …tinzare e te pangopur!
Se jo te gjithe politikanet hyjne ne nje thes, i nderuar zoti Mero!
Se pervec atyre politinzareve ka dhe politikane “pikolino”, komentues anonime (gjoja te padukshem) me diploma pa kristal. Ata nuk i ke shume larg Mero. Atyre mund t’ua degjosh zerin e t’ua lexosh mendjen edhe ketu ne TemA. Ashtu si dhe ata lexojne editorialet mjaft domethenese te nje “politikani grande” te mbare.
Politikanet nuk ju kane dorrezuar sovranit.Perkundrazi ata kane talle menderen sa dhe si ju ka dash qefi.Kane genjyer,po genjejne e do te na genjejne perseri.Buxheti aktual eshte nje eksperiment tjeter qe armiqte e shqiptarve po ja bejne kombit tone.Ata po eksperimentojne a mundet qe thika qe kane ne dore mundet te shpoje eshtren e kombit shqiptar.Le te shpresojme qe sovrani do te dale i fituar nga kjo beteje e miremenduar e me qellim te percaktuar.
shoke te partise ps nga 2005 deri ne 3009 kur saliu udhehoqi vetem vendin si ishte dhe kur udhehoqi me ilirin si ishte .keshtu do ti ndodhin edhe ketij trapit tjeter rames megjithese trap ishte edhe me perpara .por vodhi ca leke ne bashki dhe u be ndershem se populli shqiptar ben te zot ate qe e vjedh
SHOQERIA CIVILE ARRITI TE NGREJE POPULLIN VETEM ATEHERE KUR POPULLI MENDOI SE
PO RREZIKOHEJ JETA E TIJ PRA PER VETMBROJTEJE.KETE INSTIKT E KANE ESHE KAFSHET.
KUR KY POPPULL DO TE NGRIHET PER TE MBROJTUR LIRITE E TIJ EKONOMIKE(PRONEN QE CENOHET NE KUNDERSHTIM ME LIGJIN DHE KUSHTETUTEN)POLITIKE,(DISKREMINIMI PER SHKAK TE BINDJEVE POLITIKE,DHE SHKARKIMET NGA PUNA PER SHKAK TE TYRE)DHE SOCIALE
JURIDIKE(SHKELJA E LIGJIT DHE KUSHTETUTES QE I GARANTON ATO SA HERE I DON PUSHTETIT) KY POPULL ESHTE SHUM LARG QYTETARISE.
SHOQERI CIVILE PA QYTETARI NUK KA.PRANDAJ AJO ESHTE SHUME E DOBET POR MOS THENE MOSEKZISTENTE OSE E MANIPOLUAR NGA POLITIKA.
NUK KEMI PARE ASNJE ORGANIZIM TE KESAJ SHOQERIE PER SHKELJEN E TE DREJTAVE
QE PERMENDEM ME SIPER TE DREJTA QE JANE NE THEMEL TE QYTETRISE.
PRA NUK ESHTE SE KJO SHOQERI PO NDIHMON SHUME NE KRIJIMIN E KESAJ QYTETARIE.
PUSHTETI KA GJITHMONE TENDENCEN TI SHKEL KETO TE DREJTA.NESE NE NUK
REAGOJME NE DO TI KEMI KETO TE DREJTA VETEM NE LETER DHE ASNJEHERE NE REALITET.
Ne 2013 hajduteria eshte kthyer ne “istitucion”,tregues i grupimeve politiko-ekonomike,te betonizuara rreth partive.
Vota e qeverisjes eshte keq perdorur,per hajduteri!
Jane denuar, HAJDUTET E XHEPAVE,te tjeret grusht bashkuar kunder drejtesise.
Nga ana financiare u perserit viti i mbrapme 1997 ,vetem se ndryshoi skenari……ne vend te firmave piramidale …eshte borxhi i madh i pa shlyer i qeverise qe iku……rezultati eshte i njejte varferi extreme….konkluzioni….veshtiresite dhe prapambetja duhen kaluar duke ja hedhur baren taksapaguesve…duke ritur taksat ky eshte skenari i ri ne krahasim me rembimin e parave ne firmat piramidale te 1997
Popullit tim te dashtun i Uroj Gezuar vitin e RI 2014! Le te shpresojme se nje e ardhme me e mire do te na vije se shpejti. Durim vellezer e motra shqiptare. Pune pune dhe vetem pune te ndershme. Edhe nje here GEZUAR 2014!
Ne demokraci eshte shume lehte te rezosh kryeministra por shume e veshtire te rezosh pseudo analiste,e thene ndryshe analiste sehanelepires ose mesalla me dy faqe.Kure nuk do mohonja nevojshmerine e rotacionit,domosdoshmerine e ndeshkimit te qeverise berisha,por kure nuk do pranoj nje analize te modelit komunist te meros(te mohojme gjithshka)e sidomos e nxitur vetem nga dashurickat e urejtiet personale te analistit me ish kryeministrin Eshte e pa pranushme nga cdo njeri i thjeshte e me jo nga nje analist te pretendohet, se shancin e humbur per armet kimike e ka fain opozita e sotme,ai eshte nje plan i sterholluar per prishien e kombit shqiptar me SHBA. Organizatoret e asaj proteste ishin te majtet radikale me urdherin e rames e kete merua e di shume mire.Demokracia ne shqiperi do te vije, kur analistet e gazetaret te mos jene sean lepires partiak por idealist kombetare.
Bukur Mero!,,
Mero! Vendosa te shkruaj pa mar pjes e ti bej koment shkrimit dhe komentatoreve !
Esht dit e fundit e ktij viti qe Sovrani ariti nje fitore aq te madhe e te enderuar, pra fitorja e te gjitha fitoreve ku pena yte e “madhe”qe nuk njohu frik e kompromis, ka “doren” e saj ! Pra po shkruaj qe te bej nje urim per diten e neserme qe na vjen e te uroj nga zemra Ty dhe stafit te gazetes, dit te mira te lumtura e keshtu te te kemi gjithmon sepse ju na mbani afer e na hidhni driten e “paster” per cka ndodh ne Shqiperi!
Bravo
Viti 1913 qe po mbyllim eshte viti me ngjarje te medha ne historine e popullit shqiptar sepse ne kete vit populli u ndergjegjesua dhe permbysi rregjimin antipopullor te Sali Berishes.Viti 1913 shenoi shpresen e ktheses se madhe pozitive per te ardhmen e shqiperise dhe do te ndergjegjesoj e permiresoi veprimtarite e partive politike(per ato qe mund te ndergjegjesohen perjashto PD e Berishes).Ne kete vit duhet te bejne bilancin te gjithe edhe media e shkruar e vizive dhe te permiresojne veprimtarine e tyre ne perputhje me kerkesen e popullit qe e vulosi me 23 qershor te 2013.Krenar vjen ne fund te 2013 per vepritari pozitive ne interes te shqiperise e sanksionuar vite me radhe edhe nje pjese e medies se shkruar dhe vizive me ne krye GAZETEN TEMA me prodhimtarin e madh dhe trim MERO BAZE.Me kete raste urojme gezuar e suksese Popullit Shqiptar dhe qeverise se Shpreses me Edi Ramen.Suksese medias se vertete ne interes te Shqiperise dhe popullit Shqiptar, Suksese si gjithmon e vertete dhe e pa manipullueshme Gazetes Tema dhe Mero Bazes,te shumohet me te tjera si ajo dhe si Merua gjate 2014 e ne vazhdim.E verteta gjithmon do triumfoje,genjeshtra dhe genjeshtaret do zbulohen e poshterohen.