Tre betejat e Berishës me FMN-në

19 Dhjetor 2013, 21:41Editorial TEMA

Nga Mero Baze

 

Në gjithë tryezat e Partisë Demokratike kundër paketës së re fiskale, asnjë prej kryesuesve të tavolinave, Basha, Ruli, Bode, etj, nuk e sulmuan FMN-në, por vetëm paketën fiskale. U folën fjalë të përgjithshme, u përmend dështimi i mundshëm, u fol për amatorizëm dhe statizëm të tepruar, por deri aty. Bile u la të kuptohej se dhe institucionet financiare ndërkombëtare nuk janë dakord me këtë paketë fiskale.

I pari që shpërtheu realisht kundër paketës fiskale ishte Sali Berisha. Ai sulmoi FMN-në, e cila është, jo vetëm e konsultuar në çdo hap me paketën fiskale, por është në thelb hartuesja e saj. Sali Berisha ka një histori të vështirë me FMN-në në Shqipëri dhe dy bilance të hidhura nga prishja me të.

Prishja e tij e madhe me FMN-në, që është dhe beteja e tij e parë kundër saj, ndodhi në vitin 1996, kur misioni i tyre në Tiranë rekomandoi mbylljen e firmave piramidale. Sali Berisha jo vetëm që i kundërshtoi, por i akuzoi si destabilizues të Shqipërisë. Në tetor të vitit 1996, ai detyroi ministrin e Financave, Ridvan Bode, në mënyrë poshtëruese, të kthente mbrapsht deklaratat e tij nga Uashingtoni për nevojën e mbylljes së firmave piramidale, ndërsa ishte për vizitë në zyrat e FMN-në. Prishja e tij ekstreme me to u përzje dhe me situatën politike dhe vendi hyri në anarki në vitin 1997, duke hedhur në erë gjithçka.

FMN u rikthye në Shqipëri me ardhjen e socialistëve dhe rivendosi bashkë me qeveritë e majta stabilitetin makroekonomik, duke i dorëzuar Berishës në vitin 2005 një ekonomi shumë stabël, me prirje të forta rritje. Vitet 2006, 2007 dhe 2008 ishin vitet më të mira sa i përket rritjes ekonomike, por dhe kreditimit në ekonominë shqiptare.

Këtu filloi dhe i gjithë problemi. Duke dalë jashtë rekomandimeve të FMN-së dhe duke e zbuar atë në vitin 2009, Berisha në të vërtetë filloi hedhjen në erë të ekonomisë shqiptare. Ai i lejoi qeverisë të marrë borxhe nga bankat e nivelit të dytë me interesa marramendëse për ndërtimin e një rruge, e cila bashkë me interesat bankare mund të ketë kaluar 1.3 miliard euro. Nga ana tjetër, bankat, nën frymën e rritjes ekonomike dhe politikave të qeverisë, liberalizuan në ekstrem kreditë për qytetarët pa një orientim të qartë prodhues. Kreditë e ashtuquajtura konsumatore për blerje shtëpish, për ndërtim dhe deri kredi për pushime, e kthyen Shqipërinë në një vend rentier të papërgjegjshëm, pasojat e të cilës ndjehen sot.

Politikat ekonomike të Berishës nuk e orientuan askund tek prodhimi kreditimin e bankave, dhe miliardat që u derdhën nga bankat tek qytetarët, shkuan për beton dhe kasolle në gjithë Shqipërinë.

Kjo ka bërë që sot bankat të jenë pronare të gjysmës së Shqipërisë pa asnjë vlerë reale, që biznesmenët e mëdhenj shqiptarë të jenë të gjithë të mbytur në borxhe, dhe që vendi të mos ketë më as fuqi prodhuese dhe as mundësi për t’u kredituar.

E ashtuquajtura parajsë ekonomike e Berishës ishin kreditë e panumërta të bankave, të cilat shkuan në total së bashku me kreditë e qeverisë, në rreth 10 miliardë euro për 4 vjet, dhe që krijuan iluzionin e pasurimit të shqiptarëve dhe të një ekonomie të shëndoshë.

Gërmadhat e këtij iluzioni janë sot para syve tanë. Qindra- mijëra shqiptarë po grabiten nga bankat duke ua marrë pasuritë dhe duke ua shitur për dy lekë, një kastë e re grabitësish mafiozë, të veshur nën petkun e përmbaruesve privatë, janë lidhur me mafiozë që pastrojnë pare, duke riblerë prona të mbetura peng, dhe vetë bankat janë në depresion nga depozitat që nuk kanë ku të investohen më.

Në betejën e tij të dytë me FMN-në prej vitit 2009, Sali Berisha na dorëzoi sërish një Shqipëri piramidë, një ekonomi, e cila jo vetëm që nuk rritet dot më, por është e detyruar të ristrukturohet duke nxjerrë në shesh gjithë falsitetin për rritjen e saj.

Beteja e tretë e Berishës me FMN-në filloi sot. Por ndryshe nga dy betejat, beteja e tretë është për të mbrojtur dy betejat e tij të para. Shpërthimi i sotëm i Sali Berishës është i natyrshëm pasi mbështetet tek fakti se FMN është ulur këmbëkryq dhe ka zbuluar pikërisht skenarin grek në financat shqiptare. Thelbi i krizës greke nisi nga mashtrimi zyrtar me dy bilance i Brukselit. Skema e mashtrimit shqiptar të Sali Berishës nisi dhe mbaroi me zbimin nga Shqipëria të FMN dhe falsifikimin publik të të dhënave për ekonominë. Të gjithë e mbajmë mend kur Berisha fliste për rritje dyshifrore dhe FMN për katër përqind. Të gjithë i mbajmë mend debatet e tij publike kundër atyre që guxonin të thoshin se ekonomia po shkon në recesion. Sot ai shpërtheu pikërisht se kuptoi për shkak të përvojës që ka si kryeministër, se letrat e tij ishin lexuar si duhet. Ai, ndryshe nga Basha, që nuk kupton asgjë, e lexoi paketën fiskale ashtu siç është, si një paketë e ndërtuar nga FMN, bazuar mbi shifrat e vërteta që kanë gjetur në zyrat e shtetit shqiptar dhe jo mbi gënjeshtrat e Berishës. Është kjo arsyeja që ai ka ndjerë se debati tani nuk bëhet bazuar më mbi gënjeshtrat e tij, por mbi shifrat e vërteta. Dhe shifrat e vërteta tregojnë Berishën si “arkitekt” të skenarit grek.

Unë nuk e di sa do t’ia dalë paketa fiskale ta shmangë recesionin dhe të jetë eficente për të mbledhur më shumë lekë, por di që së paku e dimë çfarë Shqipërie kemi trashëguar nga Sali Berisha. Një piramidë të re financiare. Është kjo arsyeja që po ulëret kundër FMN-së.

52 komente në “Tre betejat e Berishës me FMN-në”

  1. "nn" says:

    Eshte ne natyren e ujqrve e çakejve qe te ulurijne. Veçanerisht ne dimer ata (ujqit e çakejt” ulurijne me shume…

    1. Economics says:

      Sali Berisha e ka mbush kupen me kohe….
      …. FMN vetem duhet t’ja heqe breket e tja vere ne koke!
      http://goo.gl/ixAJhp

      1. Skypion says:

        Nuk ka asnje beteje te Berishes me FMN;as edhe nje;e jo me tri sic thote gazetari Baze.Mund te spekulohet pafund me marredheniet e nderlikuara mes qeverive te ndryshme,kudo ne bote,dhe FMN-se;e sidomos mund te spekulohet nga ata qe nuk ia kane fare haberin ceshtjeve ekonomiko-financiare.
        Reagimi i Berishes eshte i ligjshem,i logjikshem dhe korrekt.FMN,ne kete rast,duke pranuar si te vertete realitetin rrejshem te paraqitur nga Rama,behet pale me kete pale mashtruese.I gjithe synimi i mashtrueve tane me kryemashtruesin Rama ,eshte te terheqin fonde nga FMN; dhe,FMN pranon ,por duke e kushtezuar me termat e saj,cka eshte krejt normale per te,perjashto faktin sesa eshte ne dijeni te mashtrimeve te qeverise socialiste.
        Po c’e verteton kete mashtrim ,per te cilin po flas?!- Eshte,pikerisht,rritja spektakolare e borxhit me 13 pike.Ju kujtohet besoj te gjitheve,se per 4 vjet me radhe opozita e asaj kohes me Ramen ne krye,nuk lane rast pa goditur mazhorancen e djathte per borxhin e larte qe ishte…62%!Ne Parlament,ne shtyp,debatet televizive,deklarata per shtyp,te gjithe politikanet socialiste te fushes dhe mbeshtetesit e tyre gazetare e analiste,sulmonin ashper Berishen per ngritjen e borxhit ne 62%!
        Sot,po keta supermashtrues,lepijne paturpesisht ate qe kane peshtyre,dhe e ngrejne borxhin ne 75%! Eshte tallje me inteligjencen e nje populli te tere;eshte e paprecedente ne nje vend tjeter europian e me gjere;eshte e paprecedente jo vetem per BE-ne por edhe per ShBA-ne e cdo vend tjeter me pak i zhvilluar;nuk dihet,qe FMN-je te kete ndonje rekord te tille me ndonje vend tjeter ,kudoqofte ai ne planet;duket si nje eksperiment i kobshem.
        Por,te kuptohemi,nuk eshte faji i FMN-se,por i qeverise se idiotit psikopat Rama,qe me nje kembengulje te etshme do ta beje FMN-ne pjese te kesaj cmenduria;FMN e pranoi;ndoshta ketu mund te kritikohe;por si mund te kritikojme nje organizem te huaj qe behet pjese e nje eksperimenti te deshiruar nga vete qeveria shqiptare?!
        Ky mashtrim i Rames,eshte i ngjashem me ate te “planit te realizuar e tejkaluar”! Kryemashtruesi psikopat Rama bashke me vartesit e tij po kaq mashtrues,ulen planin,dhe pasi e ulen ,filluan te mburreshin me realizimin e ketij plani te ulur,duke mashtruar sy per sy nje popull te tere!Edhe nje femije filloreje nuk mashtrohet kesisoji!
        Deshtimet spektakolare,si kurre me pare te ndonje mazhorance,te qeverise Rama-Meta,pervecse tendencat e saj te mbrapshta politike ,deshmojne edhe per nje injorance e padituri uleritese te ekipit te ri qeverises;per kete mjafton vetem te degjosh argumentat e eksperteve te opozites dhe atyre te mazhorances,per te kuptuar sesa lart qendrojne te paret ,e sa te mjere e inkompetente jane te dytet;bile bile,mjafton edhe te krahasosh njohurite shume te mira te Berishes ne fushe te ekonomise dhe finances,me injorancen e thelle te Edi Rames ne kete fushe,dhe me te cilen nenqeshin te gjithe!
        Shqiptaret akoma jane ne coroditjen e pare,dhe nuk e kuptojne se c’fare supermashtrimi lidhet me rritjen e paprecedente ne 13 pike,ose ne 75%;eshte jo vetem e rrezikshme per ekonomine por edhe kriminale,sepse,po eksperimentohet ne menyren me te paskrupullt dhe em te pandergjegjshme.
        E kam perseritur shpesh,se nga psikopati i paparashikueshem Rama,do te kemi marrezi nga me te skajshmet;eshte ne natyren e individeve te paparashikueshem;e dha nje prove me “armet kimike” kur desh te behej protagonist i lojes se madhe boterore;theu hundet;tani po ben eksperimentin qe ka lidhje direkte me jeten e nje populli te tere,prape do te thyeje hundet;por e keqja eshte se bash me kete zuzar psikopat te papergjegjshem,do te thyeje hundet nje popull i tere.

        1. xhini says:

          Skypion spekulant spekulimi spekulativi spekatakulative!
          Ky eshte alfabeti i komenteve spekuluase.

        2. MESAPLIKU NE LUGINE MALET E LARTA KARSHI says:

          SKOPION PO VIJE ANONIMATIN ME MIR SASERBI OSE RITVANHAJDUTI APO NJE QE TE PERSHTATET TY .I KAM LEXUAR TE GJITHA KOMENTET E TUA JO VETEM TE TEMA POR DHE TE PANORAMA .POR QE TI BESH ASHA TE TRE FAKTEVE QE Z.MERO JEP ME LARTE ESHTE SI TE MBULOSH DIELLIN ME SHOSHE .PO BENE DHE VEPRON NJESOJ SI BABAI YT SHPIRTEROR NUK KA EKONOMIS NE RUZULLIN TON QE MUND TA MARI NE DORE NJE VEND SIVENDI JON KU E KATANDISET JU DHE PER KETE SITUATTE KRIJUAR DUHET TEPERGJIGJENI PERPARA DREJTESIS PO KA DREJTESI .ME GJITHEATE PO TE THEM JU I KETHENI SHTETIT TE GJITHA CFARE I KENI MARRE DHE JAM DAKORT E NDJEKIM .FMN.POR KETHEN LEKET NJEHER SE ATO JAN SHUM HER ME SHUM SE BORXHI QE DO PAGUAJM DHE MJAFT ME KETO RETORIKA BOSHE SE NUK I HA ME NJERI .JUVE JU TREMBE GAZETA TEMA SE Z,MERO BAZE MERET VETEM ME FAKTE REALE ,TE CILAT NA BEJN NE QE TE RIFRESKOJM KUJTESEN DHE TE MOS HAROJME SEPSE NJE POPULL QE HARRON VDES SHUM SHPEJT ,MANIPULOHET SHUM SHPEJT ,PERDORET SHUN SHPEJT.DHE SA PER TA MBYLLU RRIFRESKO KUJTESEN .ESHTE KY NJERI QE JA PERPLASI FAKTET FATOS NANOS ,EDI RAMES, ILIR METES,DHE KESHTU ME RRADH POR MIRE THOT POPULLI SHIKON MENDJA NUK SHIKON SYRI AI PO NA THOT JA UJKU TI THUA SHIKONI GJURMET .PER MUA JO VETEM Z.MERO POR TE GJITHE ATA QE JANE ME TE VERTET ATEDHETAR DUHET TE NA RIKTHJELLOJNE KUJTESEN PER TE GJITHA KETO QE JAN BERE NE 23VJET QE KETA MOS TE KAPEN SI IMBYTURI MBAS FIJES SE KASHTES.

        3. qytetari says:

          Ore,

          Si paske lene gje mangut fjalimit te Berishes.

          Berisha le te rrije me pensionistet. Boll e patem.

          Kishte Kohe ta rregullonte kur Ishte me Pushtet. Dhe vetem rrumpalle la pas.

          PD ja le ta shohe pushtetin pas nja 3 legjislaturash.

          Boll zullume ka bere.

        4. Ben Chicago says:

          o skypo
          shko te 55 mor trap

        5. jan says:

          ik pirdhu me gjith sale

        6. Sereniti says:

          bravo Skypion.Kjo eshte analize .Por Mero ka vendosur te merret vetem me Berishen .Mjaft Mero se na lodhe , mos u mundo ti prekesh shqipetaret me Berishen dhe te heqesh vemendjen nga problemet kryesore si rritja e naftes, taksat etj.Kjo qeveri eshte komuniste ne thelbin e saj dhe kryeministri i saj eshte nje i cmendur qe per fatin tone te keq mori tere ato vota me mashtrime.Genjeu per borxhin dhe jo pak por me 400 milion dollare ,borxhi na doli afersisht me ate qe tha Bode 180 milion .Beri aleance me nje hajdut qe po shkateron gjithe institucionet me drejtoret me te paafte qe mund te gjenden qe po emerohen .Erdhi me mashtrime ne pushtet dhe tani po na del te shpjegoje taksat,po ku merr vesh ai nga taksat !Ai vetem nga ikonat merr vesh prandaj ja perlau atij te shkretitGjergji,bashke me Kokedhimen.Meqe e ke marre ne mbrojtje te paket thuaji te na kurseje ate shou qe po ben se na i shpifi

    2. qytetari says:

      Po IMF nuk ka faj fare???

      Sot u kujtua te derdellise?

      Ne kete situate jemi te detyruar te bejme

      biznes me IMF Jo vetem per faj te rrumpalles se Berishes.

      Eshte vete IMF dhe grabitqare te tjere qe ne menyre metodike,
      Inxhinierojne situata te tilla.

      ASGJE nuk ndodh rastesisht. Cdo gje po shkon sipas planit.

      Kjo eshte pjese e planit me 3 pika te IMF

      1. Jepi kredi nje vendi qe ka burime natyrore dhe pasuri te tjera.

      2. Rifinanco kredine deri ne piken qe nuk Jane ne gjendje te paguajne.

      3. Zbato kondicionalitetet

      Pika 1 dhe 2 u arrit.

      Pika 3 eshte esenca e modelit te biznesit te IMF, qe e ka bere
      Nje organizate shume te urryer.

      Kondicialitetet ne pergjithesi jane:
      Privatizime te sforcuara ne dobi te korporatave nderkombetare
      Shkaterrim total I interesit publik dhe prones publike.

      Futjen e qytetareve ne hulline e taksave,

      Per te paguar borxhet.

      Vjedhje totale e pasurise se nje vendi, futje ne borxhe te perjetshme pa rrugedalje.

      Berisha e beri rrumpalle kete vend, por te kemi kujdes
      Kur bejme biznes me IMF

      IMF nuk e kemi mik.
      IMF eshte nje bankier I ndyre me te Cilin duhet bere kujdes.

      Jemi ne te njejten varke me Shqiperine Jo me IMF

      Hungaria dhe Islanda Jane histori suksesi.

      Paguan kestet e fundit dhe thane IMF : L A R G O H U

      SA ME PARE

      1. Evropiani says:

        I dashur qytetar I nderuar,

        Duket se jeni I vetmi qe dini se cfare flisni nder keto komente

        Ata qe mendojne se qasja e FMN eshte e sinqerte dhe mund te bjer dobi per vvendin jane qorra mte pafajshem.

        FMN eshte nje organizate qe ka si funksjon shkaterrimin e rezistences dhe imumitetit te cdo ekonomie te botes ndaj korporatave te te vendeve te pasura (apo vendeve te industrializuara te G7 sic njihen ndryshe), me qqellim qe keto korporata te mos kene nevoje qe te regociojne rregulla tregetare me keto vende por qe keto korporata te mundet te marrin nga vende te ndryshme neper bote cfare ti duhet dhe kur tu duhet pa pagese ose me cmim qesharak, duke perfshire edhe fuqi puntore qe ne vleren reale te blerjes mund te quhet skllaverim ekonomik.

        Problemi yne nuk eshte se nuk kemi njohuri per operimet e FMNse ne bote, pasi ato tani jane bere njohuri e pergjithshme per kedo qe do te dije, por se ata qe duhet te dine refuzojne te marrin parasysh se me le po bejne btregeti perderi sa kjo tregeti dhe keta tregetare nuk perbejne rrezik per financat e tyre personale dhe familjare, perderisa kjo tregeti nuk ka rreziqe per llogarite e tyre bamkare ne zvicer.

        Kodoshat tane jane ne te gatshem ti shesin shqiperise edhe njerezit per nje cik pushtet dhe per ca pare nen dore.

        FMNja nuk eshte organizate bamirese por nje lloj ministrie financash per vendet e industralizuara perendimore qe kujdeset per te soguruar qe pasurite natyrore te vendeve te varfera jane vazhdimisht te gatshme dhe pa pagese reale per korporatat nderkombetare te ketyre vendeve.

        Qeverria duhet te konsultoi popullin se me ke po tregeton dhe cilat jane rregullat reale te vena nga pala tjeter ne kete tregeti.

        Organizatat civile joqeverritare te mobilizohen dhe bejne c’eshte e mundur per te edukuar popullin mbi rolin e vertet te FMNse neper bote dhe qellimim e tyre te vertet ne shqiperi eduke hedhur drite mbi
        strukturat dhe funksionet historike te kesaj organizate.

        Nese sali berisha eshte treguar I trash dhe naiv me FMNne ne te kaluaren atehere rama nuk ka as arsye dhe as te drejte te na coje si cjapin tek kasapi drejt FMNs.

        1. Brusko says:

          Per Evropian–

          FMN-Fondi Monetar Nderkombetar ,nuk eshte nje lloje Ministrie Financash te vendeve te industrislizuara siç thua ti,po eshte nje Banke nderkombetare.

          Ne si qorra te pafajshem siç na ke quajtur, po ti si “ekspert” i financave po munde ma shpego pake pyetjen.

          Me qene se FMN-ja eshte Banke Nderkombetare dhe jepe kredi per shtete te ndryshme,ku ndryshon nga Bankat tona qe jep kredi per Biznesmene dhe qytetare?
          Ashtu si Bankat tona neqoftese nuk ja kthene kredine qe ke mare ,Banka te sekuestron ç’fare ke lene peng .
          Po kete gje ben edhe FMN-ja.
          Po munde ma shpjego ku eshte ndryshymi ?

    3. raimondi Vlonjati says:

      Sa per dijeni FMN-ne nuk e pranon askush , sepse FMN te mbyt ne taksa dhe gjithe qellimi i tyre eshte te rrrisin taksat qe te marin parate e dhena me kredi

      Ketu ne USA biles jane bere filma ne tv kunder politikave te ashpra fiskale te FMN-se,

      Sala ja beri mire FMN-se , se kur ndodhen piramidat FMN u tregu dinake , se thoshte nuk kane ndonje gje firmat

      Ata atehere kur tha Bode te mbyllen ne fillim fare , FMN tha qe nuk ka ndonje gje se jane shume te vogla…Pastaj ato u riten ne forme orteku dhe atehere u kujtua FMN per mbylljen __Por atehere nuk mbylleshin se ato ishin ritur jashtezakonisht shume …dhe ne e hengrem

      Por firmat piramidale sidoqfte i krijoi PS-ja , se shumica e tyre ishin nen vartesine e socialsiteve…

      Por po te flasim per rastin e tanishem: Gjithe defekti i kesaj reforme qe perkrah FMN-ja
      eshte ritja e cmimit te naftes

      Le te behej cdo lloj reforme ,te vendosej cfaredo lloj takse, vetem Nafta te mos taksohej se ngrihet cmimi i saj me pakice…dhe kjo shkateron totalisht
      jeten e njerezve dhe e mbyt biznesin e vogel, pavaresisht se ti i ul taksat

      Une nuk e kuptoj si e lejojne ngritjen e cmimit te naftes…kur Shqiperia
      edhe me kete cmim qe ka tani, ka cmimin me te larte ne Europe?

      Si mund te kete sukses kjo reforme kur cmimi i naftes do ritet ne menyre drastike ..?

      Kjo do krijoje pakeanqsi ne popull …dhe rezik do cohen mileti ne revolta

      Mos ta preki cmimin e naftes , -Te pakten ta lere ashtu sic eshte, se edhe ashtu eshte shume i larte
      Ose ta beje naften monopol shteteror dhe te vendosi cmim tavan per shitjen me pakice te naftes ..qe te mbrohet konsumatori , se ndryshe do shakterohen konsumatoret

    4. fuckskypion says:

      Ajo qe me ben me shume pershtypje ne kete histori me FMN eshte se ne rastin e fundit Satana Berisha nga nje person qe duhet te ndeshkohet per vrasjen e financeve te shtetit duke kaluar vijen e kuqe te borxhit publik mbi 65% dhe duke lene borxhe te papaguara te bizneseve rreth gjysem miliardi dollare ai kthehet ne akuzues per krimet qe ka bere vete.

      Keshtu ndodhi ne 2 prill 1991 kur pas vrasjeve prapa shpines te 4 shkodraneve patriote ne bashkpunim me SKYPIONAT e sherbimeve e huaja kryesisht UDB jugosllave ai duke abuzuar me ndjenjat antikomuniste te popullit mori pushtetin mbi arkivolet e kater bij nenash shkodrane.Pra vrau prapa shpine dhe akuzoi rivalet.

      Edhe ne periudhen 1996-1997 gjithekujt i kujtohet masakra ne sheshin Skenderbej per votimet,shprehja se parate e shqiptareve jane me te pastrat ne bote,konflikti me FMN,injorimi i zyrtareve amerikane,lavderimi i VEFA-s si dallendyshja e kapitalizmit deri sa e coi popullin ne lufte civile qe perfundoi me mbi 3 mije te vrare.
      Ne perfundim ne vend qe te egzekutohej publikisht ose me burg te perjetshem ai mbijetoi ne saj te padroneve te tij antishqipater qe e vune ne pushtet pabesisht ne mars 1992.Pasi shpetoi pa u lagur ai e quajti 1997 si rebelim komunist dhe cuditerisht dy kokat e ketij rebelimi arben imamin e beri minister te mbrojtjes kurse nazikinin ceka e beri ambasador ne rome.

      Ndodhi 14 shtatori 1998 dhe Satana Berisha me mamurrzaket skypiona dhe ca koqevare te BBukoshit kreu nje puc shteti dhe deklaroi ne TVSH marrjen e pushtetit qe nuk ja pranoi nje tjeter koqevaro-amerikan shqipfoles matane atllantikut.Ky akt kanibal i tij qe shqeu dyert e k/m me xhenazen e AHajdarit shtruan dhe gosti me hallve dhe pilaf ne hollin e TVSH dhe K/M per te festuar fitoren.Perseri satana berisha ne vend te shkonte ne burg te perjetshem cuditerisht ofendon dhe refuzon drejtesine shqiptare dhe ne vend te paraqitet ne dyert e drejtesise shqiptare per te deshmuar shkon ne dyert e ambasades amerikane per te deshmuar perpara nje prokuroreje amerikane.Perseri dhe ketu akuzoi se “komunistet” e moren me arme pushtetin ne 1997 dhe duhen perzene me force ????

      Ndodhi 21 janari 2011 dhe tentativa e tij e pare (planiA) ishte se viktimat ishin qelluar nga afer nga kokpalaret e Edi Rames per te rebeluar demonstruesit por dolen shpejt filmimet “live” dhe doli ne planin B i cili ishte nje puc shteti nga
      -presidenti
      -kryeprokurori
      -kryeopozitari
      -kryeshikasi
      Perseri ne vend qe me pakta te jepte doreheqjen,ne baze instikteve te tij SATANIKE ai arrin qe jo vetem te mbijetoje por te kater pucistet i shkarkoi duke patur ne krah ate qe i tha burre shteti i cili paska qare ne 21 janar…Sic po shkojne punet pritet dhe dy kryekriminelet Berish & Bash te qajne pas nje muaji ne tre vjetorin e masakres se bulevardit me ane te ciles Edi Rama hypi ne karriken e k/m duke i falur me llereperveshurin bashkine e tiranes Yllit ne ngjitje.
      Pra edhe per 21 janarin ne vend te prangosej gjakatari sali xhaferr deva junior akuzoi rivalet si pucista ku bente pjese dhe Meroja yne.

      Edhe sot me kete gjendje finacjare te pabesueshme per te cilen Edi Rama
      duhet te shpallte falimentimin e shtetit sapo mori detyren dhe te akuzonte publikisht banden e 3B po ndodh e njeta histori qe persrit SATANAI berishe per 2O vjet me rradhe duke patur dhe ca “drejtore zemermire” si Jonathani qe i fusin dhe perqafime te zjarrta gay ne vend qe te shkonte ne burg edhe per poshtersine qe beri me LHL per te rrezuar Edi Ramen me kete rast edhe pse kishte thene PO personalisht.

      Edhe pse po shohim SATANA berishen qe po akuzon Edi Ramen cuditerisht per vete super-krimin ekonomik qe ka bere vete SATANAI nuk duhet ne asnje menyre te akuzojme mender berishen pse ai sillet si DJALL.

      Faji ne kete rast eshte i asaj shoqerie civile ne shqiperi ,i mediave,i intelektualeve,i mazhorances,i anterve te ndershem te PD te cilet po tolerojne akoma nje PERBINDESH VICIDOLI i cili u hodh me vote
      ne koshin e historise dhe perseri jo vetem qe po ben ligjin por ka bere thirrje antikushtetuese PER RREZIMIN E QEVERISE “KOMUNISTE” TE EDI RAMES.

      Prandaj dhe Europa me gjithe gabimet e saj sot po e thote hapur qe Shqiperia nuk futet ne BE me talebanin monster berishe dhe me morrat e tij si Skypioni.

    5. albina says:

      ME QARTE NUK KE SI SHPEGOHET E BUKUR KRAHASIMI

  2. idriz molla says:

    sala meno se do ta kaloje lumin si me ROBERT CIMCAKIZIN,hehe mor kryekari PDse,mos u shqetso se Edi te ka rezervuar nje suprize,me te cilen do te kenaqesh shume por me shume do kenaqet populli.

    1. halldupi says:

      Mezi ç’e presim.

    2. D.T. says:

      He me te lumte dora!

  3. feniks says:

    Te plotesohet dosja per te gjitha KRIMET e ketij BANDITI dhe te vihet para DREJTESISE!!!
    NJE PLEHRE ME PAK,ME MIRE PER TE GJITHE SHQIPTARET!!!
    Por jo para kesaj DREJTESIE,qe eshte USHTARE E TIJ!!!
    Te krijohet nje PROKURORI e NJE GJYKATE SPECIALE ME JURISTE TE HUAJ dhe te mbeshtetet me nje LEGJISLACOOPN TE SAKTE !!!

  4. Tomi says:

    Sali Berisha nuk ka qef te behet shinjestra per tu goditur nga populli tij ai si paraardhsit e tij i ka sherbyer te njejtit “Zoterie” si te paret.Problemi eshte se “Zoterinjte “her na godasin me ideale her me degjenerim morral .Aq keq na kane katandise keta”Zoterinj”sa Europa e FMN nuk ka fuqi te na beje me keq

  5. Serveti says:

    Bravo, Mero !
    Nuk ka se si thuhet me troc dhe kuptueshem nga c’e ke thene ty.
    Analize perfekte e gjendjes dhe shpjegim i arsyetuar i ngritjes se zerit nga Saliu.
    Vecanerisht dy vjetet e fundit na ndihmove shume me analizat teper realiste e ne kohe te veprimeve te Berishes dhe enturazhit te vjeter e te kalbur politik te Shqiperise.
    Rrofsh o Mero.

  6. MEMEDHETARI says:

    Mero,shume dakord me shkrimin tuaj,por nuk na thua:
    Per keto MASHTRIME TE QELLIMESHME,a nuk ka Ligje qe ta fusin ne biruce kete MUT???

  7. DREJTESIA says:

    Pse nuk e sqaron popullin qeveria, me qellim qe populli te mos manipulohet nga ai qe kreu krimin e fshehjes?

  8. Lom Deliu i says:

    Mero ! Saliu nuk e do FMN kur ajo I paraqet kerkesa qe nuk I pelqejne dhe kur nuk deshiron qe ajo te kontrolloj pislleqet e tij ne Banka.
    Persa I perket fajdeve, Ridvanin e ngateron kot se ai sa kishte filluar pune.
    Pas mbledhjes se qeveris kur ai sapo ishte kthyer nga FMN-ja kryeministri e detyroj te thoshte aty ne sallen e mbledhjeve para kamerave qe na thane mbyllni sa me pare fajdet. Saliu thiri disa here larte ke vila 4 deri sa u justifikua pse foli.E nxorri nga xila duke qarre , keshtu thonin rojete Sales. Qe atehere heshti. Ne mbrojtje te fajdeve Saliu nxorri Guvernatorin Luniku

  9. N Shabani says:

    Mire e ka qe ulerin se ka gjetur prandaj ben ashtu kur nuk e ve njeri para ligjjit per mashtrime, fallsifikime dhe krime i lumte atij.

  10. Kendveshtrim tjeter says:

    Skenari grek qe pritej te “shperthente” ,ka deshtuar !
    Borxhi i siguron kesaj maxhorance jetgjatesine ne pushtet,duke e lene perfundimisht Berishen ne opozite.
    Ne Janar,berisha ishte pergatitur per revolta,per te marre pushtetin sipas skenarit greko-berishjan,i shkoi huq.
    Maxhoranca duhet ti shkoj deri ne fund luftes kunder korupsionit,mos terhiqet zvare nga “problematikat” qe do sajoj Berisha,si vrasja e dy vellezerve ne Greqi!!!!!!
    Piramides se hajduteve ti shkoj deri ne krye,ti nxjerr perpara drejtesise,per te marre denimin e merituar.

    1. LORA says:

      Mendoj se argumenti qe sillni Ju eshte i vetmi dhe i sakti qe shpjegon ulerimat e brekedhjerit te historise.
      Dr.krimit i plasi ne dore skenari i tij (sa shume ja ka enda ta quaje skenari grek.Sic duket do t’ja kete dhene Bakojani si shperblim per marreveshjen e detit te shqiptareve )per falimentimin e Qeverise dhe shtetit.
      Tash ai eshte i bindur se opsioni i vetem qe i ka mbetur eshte,
      KONFISKIMI i pasurive te paligjshme,,,dhe komoditeti (qe njerzit lusin cdo dite )tek SHTATE PENXHERET.Keshtu qe sapo e ka filluar pallmen e vaterlose,qe shqiptaret ja futen ne bythe ne 23 qershor.
      Por nuk duhet te ngelemi vetem tek dr.mortja;nuk na falet te harrojme ekipin e tij kusaro-kriminal,qe i blojti edhe kocken shtetit te shqiptareve.Apo jo????

  11. NjeQytetarOptimist says:

    Basha rrinte si nje trung I thare dhe shifte verdalle sikur eprori I tij fliste “kinezce”..Sonte “padroni” dukej I tensjonuar dhe plot mllef..Kohe me te veshtira do I vijne..

  12. ramy says:

    Fmn dhe banka boterore jane banka private te cifuteve dhe jo organizma nderkombetare..
    Ato jane shtrirw ne gjith boren

    1. tik says:

      Ik mor gomar!
      Financuesit e FMN-së janë shtetet.

    2. -homeri- says:

      — mire mo RAMY , por kur nje pushtetar aq me shume nje km. mashtron , a duhet denuar , se keto lloj mashtrimesh nuk jane si ato te nje kurvari qe thote nuk isha me dashnoren po isha me nje shoqe , keto lloj mashtrimesh cojne vendin ne katastrofa e popullin ne varferi te tejskajshme , vec kesaj keta mashtrus perseri me mashtrime kerkojne te rivin perseri ne pushtet—sepse nje here HABILI nje shoku une , na mashtroi duke na thene se kishte nene semure dhe kerkonte leke , ne i dhame dhe ai shkoi i prishe me kurvat , kur e muarm vesh te verteten , i keputem nje te rrahur te mire dhe ai sote nuk na mashtron me , eshte bere njeri i mire , keshtu e do edhe BERISHA , nje denim te mire qe te heqi dore nga mashtrimet ai , dhe te jete nje mesim i mire per te tjeret qe jane sote ne qeveri dhe per ata qe do vine

    3. robert says:

      Ramize si gjithmone,negative dhe kurvicke isterike kur te shajne baba Sali skizofrenin .

  13. tironsirefugjat says:

    Bukur Mero bukur dhe qart si gjithmon por zotesia esht ti fusin brenda Saliun me shok e tu a marin hajduteve ckan vjedhur, se dalin te shlyejn FMN sa me par, me qe e futen brenda tani perndryshe kurr sdo ngrejm kok

    1. toni says:

      o tironsi lales , nuk e di ku je refugjat ti mer bab , por problemi seshte te fusin mren salen , por eshte se ky karafili gjate me keto karrliqe qe po bo do na fusine grop ne ,,, sepse po te jesh ne itali , greqi , spanje , duhet ta dish se cdo te thote fmn sepse po i kalojme ne kurriz kredite e marra prej saj ,,
      automatikisht do te thote rritje taksah , te cilat si gjithmone populli i paguan duke u shtrenjtesuar produktet edhe vendet e punes apo jo o refugjat??

  14. tik says:

    Po i djeg Sali piramidës që qeveria e re mori 300 milionë dollarë borxh të lirë, për ti dhënë frymëmarrje ekonomisë kurse Sala mori borxh 250 milionë euro me kushtet e tregut, dmth shumë shtrenjt!

    Ky njeri, përveç se i lig ka qenë gjithmonë dhe i paaftë të bëjë gjë tjetër përveçse intriga për të mbajtur pushtetin.
    Nuk e kuptoj se si ka akoma njerëz që e duan.

  15. Mihallaq Furxhi says:

    Per mendimin tim referuar dhe studimeve te mia ekonomike ne fushen e bisnesit dhe vecanerisht ndertimit,sipas analizave te experteve financiare Amerikane,
    tri nga disa piketat themelore te zhvillimit e progresit te nje vendi jane:
    1-Drejtimi me maximumin e efektivitetit i qeverisles aktuale deri ne perfundimin e afatit te saj.
    2-Prioritet edukimit dhe arsimimit duke i dhene prioritet degeve qe ka nevoje ekonomia dhe besnesi ne ate vend.
    3-Persosmeria e teknologjise,telekomunikacionit,kompjuterizimit te adresave, shkalles se internetit per rritjen e shpejtesise te zhvillimit te bisneseve ne cilin do pjese te teritorit te atij shteti ku ndodhen ato.
    4-Rendesine qe ka mosha biologjike po mundohem te jap nje paragraf Anglisht sipas nje studimi te Elke Weber:
    Behavioral economist of Columbia Business School in New York,identified two kinds of intelligence: “fluid intelligence”,which we use to manipulate information,and “crystallized intelligence”,arising from a lifetime of experience.The fluid kind springs leaks.But the crystallized kind-what we’ve always called wisdom-continues to deepen right into our 70s.We get better at making judgments, not worse.

    Mbase do te vije nje dite qe pozita dhe opozita ti kete parasysh keto pergjithsime financiare dhe te mirfillta nga parametrat e Demokracise Amerikane.

    Mihallaq Furxhi

    Oakland Community College
    Michigan USA

  16. TOTILA NUMERO UNO,,NUMBER ONE !! - i vertete . DIREKT PRENOST. says:

    “QYTETARI ‘ .
    Lexova disa komente por yti ishte per mua ekselent .
    Nuk e gjeta me vend qe te bej koment !
    Faleminderit !

  17. Oberst GF says:

    FMN eshte fajdexhiu me i keq ne bote qe te rrjep lekuren e prandaj e kane perzene nga shume shtete. Pse nuk del qarte se sa do paguhet interesi i borxhit FMN?Pikerisht kete sqaro o Mero se pastaj e pesojme me keq se Greqia dhe nuk ka vlere pastaj ajo Fajin e ka Saliu.

  18. ministri says:

    mero ben nje analize te shkelqyer. po per kete mashtrues kur do meren masa. vetem ne burg per 20 vjet mund te kuptoje se ku e ka katandisur kete vend.

  19. Meno says:

    Mero si gjithnjwe i sakte dhe me argumenta. Sahanlepiresit e Saliu le te lehin se nuk ka per ti degjuar kush. Populli thote: Qeni leh aty ku ha. Prandaj ketyre te grazhdit te Sales do tu thosha merreni me te qet siç rekomandon Agroni.

  20. miku i gazetes says:

    o shqiptar behet fjale per miliona e miliona euro sikur ato te ishin qindarka. ne qofte se jane marre 10 milarde euro 2 milarde jane produktive po 8 o shqiptar ku kane shkuar ?.kush pergjigjet per to?keshtu do te lozin qeveritaret ne shqiperi qe milionat tu duken qindarka?O kryeministe more 84 vota ne parlament qe te rikthesh milardat e eurove dhe pasurite e grabitura .ke 3 muaj qe qeveris. auditet e brendeshme te digastereve do kishin nxjerre pergjegjesit dhe shkallen e pergjegjesise .Ke dy beteja emergjente,luftn kunder korrupsionit dhe punesimin e njerezve .Behu burr e mos vur dinamit ne bregdet por cmonto eksplozivin qe ke ne mes te parlamentit dhe institucioneve .mos humb asnje sekond kohe se do te shpertheje ne dore.

  21. kastriot says:

    “And the Money Kept Rolling In (and Out): Wall Street, the IMF and the Bankrupting of Argentina

  22. ron says:

    @ Skypion,
    Jo se kam shume besim tek qeveria e re qe do te vere ne rruge te drejte ekonomine dhe financat e rrenuara nga vjedhja/abuzimi dhe qellimisht te shkaterruara qe trasheguan nga qeveria e mepareshme; megjithate koha do ta tregoje. Le te shpresojme per te miren e pergjithshme dhe po ashtu dhe per te miren e Skypionit dhe familjes se tij.
    Deri atehere; Skypion, Do me a favor; “Go screw yourself” dhe na ler ne hallet qe na kane lene qeveritaret hajdute te asaj qeverie qe lame pas.

    1. Vlojnati says:

      Skypion eshte shume i thjeshte per t’u kuptuar. ka frike se mos behemi shtet dhe e ha ai vet…. Pa diskutim, ai eshte pjese e perlyer me djersen dhe gjakun e shqipetareve.

  23. joel shkodra says:

    Akoma me Berishen, o Mero? Po si s’u lodhe? Na thuaj ndonje gje per keta te qeverise tanishme.

  24. john wdc says:

    FILL PAS 23 QERSHORIT 2013 ESHTE CFAQUR NE KOMENTET E GAZETES TEMA KOMENTUESI skypion I CILI DEKLARON SE SHKRUAN NGA AMERIKA.
    ESHTE E CUDITESHME QE GJITHMONE SHKRUAN KUNDER PSIKOPATIT TE PAPARISHIKUAR EDWIN RAMA QE SIMBOLIZON “KOMUNIZMIN” NE SHQIPERI.
    NE NJE NGJASHMERI PERFEKTE KA DISA SHKRIME HISTERIKE KUNDER EDI RAMES NGA GAZETA KRITIKA TE CILAT I SHKRUAN SHQIPTARO-AMERIKANI SKYPIONI FRAN SHKRELI.

    NQS DO ISHTE NJERI I ZAKONSHEM NUK DO KISHTE PROBLEM POR DUKE QENE NJE NGA ISH DREJTUSIT KRYESOR NE VOA (ZERI AMERIKES) PER TRE DEKADA,DUKE QENE KONSULENT “FUQI PLOTE” I ZYRTAREVE AMERIKANE QE NGA 1991,DHE DREJTOR I KESHILLIT SHQIPTARO-AMERIKAN, ATEHERE DREJTESIA AMERIKANE DHE SHQIPTARE OSE SPITALET PSIQIATRIKE DUHET TE MERREN ME KETE SKYPIONIN FRAN SHKRELI SEPSE NQS DO LUFTOJME “KOMUNIZMIN” SA HERE BIE BERISHA NGA KALI DUKE DJEGUR SHQIPERINE ATEHERE DUHET TE MENDOJME SE SERBET DHE GREKET DUHET TE SHKRIJNE DEGET E TYRE TE SPIUNAZHIT SE KANE “FREE” SKYPIONAT E FRAN SHKRELIT QE NUK JANE PAK FATKEQESISHT
    NDIQNI POSHTE CA ARTIKUJ DHE NXIRRNI KONKLUZIONE PER “SKYPIONIN”

    Është çmenduri ta mendosh, por fatkeqësisht duket e vërtetë. Berisha realizoi zgjedhje të lira më 23 qershor, dhe një rrotacion shembullorë pushteti, thjesht për statusin. Natyrisht ai kishte mundësi t’i manipulonte ato, ose t’i bënte me diferencë të vogël, por s’i bëri, sepse kuptoi mesazhin serioz të BE-s, që opozita nuk duhet nëpërkëmbur më në Shqipëri si kusht për të marrë statusin, dhe de facto ai la pushtetin për të.
    Sepse ky sistem që duam të ndërtojmë nuk mund të kuptohet pa opozitë, demokraci do të thote mbi të gjitha opozitë, pastaj qeveri. Por pikërisht atëhere kur u mendua se Shqipëria do hynte më në fund në rutinën demokratike, papritur nxorri dhëmbët e thonjtë e pa-prerë (e te pistë) kundër opozitës Edvin K. Rama. Çfarë çfarë, ti, tiiiii që u degjenerove sa ishe në opozitë tani po shkel me këmbë opozitën, madje shumë më poshtërsisht, po përdor deri tritol për revansh/duf personal.
    Pikërisht ky ishte momenti që Perendimi u tremb. Pas manipulimit të zgjedhjeve në Korçë, tritoli i vuri kapak gjërave. Edvini kishte shkuar shumë larg, shuuumë larg, po shembëllente kryekëput me një stalinist të rrezikshëm. Në kapitalizëm prona private është më e shenjta (më e shenjtë se Zoti), asgje s’mund të cënoj atë veç gjykatës, asgjë, dhe gjërat ngjyrosen keq kur qeveria e cënon atë për revansh politik kundër opozitës. Edvini kishte shkelur në kallo pikërisht demokracinë e kapitalizmin me tritolin e kapter Tahirit.
    Fillimisht në grupin kundër statusit ishte vetëm Hollanda, kurse Britania e Gjermania ishin skeptik (akoma s’kishin vendosur për “jo”), por pas tritolit grupi i “jo”-s u zgjerua në çast. Hollanda, Gjermani, Britania, Danimarka, Franca menjëherë ngritën kartonin e kuq. Pikerisht zemra e kapitalizmit botërorë, ndërkohë që Amerika kishte dërguar më parë z. Moore të paralajmëronte Ramën, por ky evitoi takimin me amerikanët si dikur Enveri.
    Edvini kurrë s’do e ngrej më kokën, Perëndimi kurre s’do i japë më një shans të dytë, ai përfundimisht është një kartë e djegur, jo iluzione për të kundërtën. Fatkeqësisht ai s’bëri gjë tjetër veçse konfirmoi tezën e Berishës se PS nën Edvinin synon të kthejë komunizmin në Shqipëri. PS duhet të procedojë shpejt të ndryshoj imazhin, përndryshe Perëndimi do e bllokoj për jetë…
    Nga çdo anë ta kapësh e ta zesh problemin, ti sot vulose kolapsin tënd përfundimtarë o trap. Kështu ndodh kur katandisesh të dëgjosh keshillat me urrejtje skizofrenike të Mero Bazes e Mustafa Nanos. Ah qyqari ti që të zuri nata jashtë për një “lopë” (ndërtesë).
    Pikë së pari, ti shkele ligjin (pse o idjot s’morre më parë një vendim gjykate), do paguash dëmin (herët a vonë) me lekë nga xhepi yt, ose do përfundosh në burg, ose pronarët do të rregullojnë sipas Kanunit.
    Së dyti, ti dhunove pronën e shefit të opozitës (nëse është e vërtetë), e kupton çdo të thotë kjo o koqe! Eshtë aksioni i parë i këtij tipi në Europë që nga përfundimi i Luftës së Ftohtë.
    Së treti, ti tmerrove/largove përfundimisht investiorët e huaj nga Shqipëria, të cilët aksionin me tritol të qeverisë qëndrore (dhe injorimin e pushtetit lokal) kundër pronës private do e shohin si rikthim të bolshevizmit në Europë.
    Së katërti, ti sot deklarove Luftën Civile në vend. Aksioni yt bën muuu që synon pronat private të “malokëve” (veriorëve) në jug të vendit.
    Së pesti, ti sot u kujtove shqiptarëve Millosheviçin, se çfarë ndodh kur një ortodoks sundon shqiptarët. Ti sot ndeze konfliktin fetar në vend. Urrejtja jote kundër popullsisë jo-ortodokse është alla-serbo/greke, si e ortodoksëve të tjerë ekstremistë në Ballkan.
    Së gjashti, ti sot i the lamtumirë statusit të Shqipërisë në BE. Perëndimi tani do kërkoj më parë kokën tënde “në tepsi” si kusht për të firmosur statusin tonë.
    Së shtati, ti sot ktheve Berishën në pushtet, herët jo vonë.
    O Edvin, gomar ti gomar kush t’vuni, sot a nesër valon druni…

    kush eshte “shoku” I skypionit ?
    Fran Shkreli ka qenë gazetar dhe redaktor në “Zërin e Amerikës”, seksioni shqip nga viti 1974 deri në vitin 1984. Më pas po tek “Zëri i Amerikës”, zoti Shkreli ka qenë shef i seksionit shqip (1984-1985). Nga viti 1985 deri në vitin 1990 ka shërbyer këshilltar i lartë programacioni në divizionin europian të “Zërit të Amerikës”. Ju kujtojmë që në këtë periudhë, duhej punuar në kushtet e Luftës së Ftohtë. Nga viti 1990 deri në vitin 1994 ka qenë zëvendës drejtor i Euroazisë në “Zërin e Amerikës”, divizion ku përfshihej edhe Bashkimi Sovjetik që ndërkohë u shpërbë. Nga viti 1994 deri në vitin 2003, zoti Shkreli ka qenë drejtor i divizionit Europian të “Zërit të Amerikës”, divizion nga i cili, përveç gjuhëve të ndryshme evropiane, varej, veç të tjerash edhe seksioni shqip i kësaj radioje. Frank Shkreli ishte pjesë e delegacionit të parë diplomatik amerikan në Shqipëri në Mars/Prill të vitit 1991, me ç’rast u hap ambasada amerikane pas pothuaj 50-vjetësh dhe morën pjesë si vëzhgues në zgjedhjet e atij viti. Ai ka vizituar shpesh Shqipërinë dhe Kosovën si pjesë e delegacioneve të ndryshme të Shteteve të Bashkuara. Pas daljes në pension nga detyra qeveritare, pas 30-vjetësh, z. Fran Shkreli shërben si drejtor i Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan një organizatë jo-qeveritare që punon për mbrojtjen e interesave të shqiptarëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës si dhe për promovimin e paqes dhe zhvillimit ekonomik në trojet shqiptare në Ballkan, e vetmja organizatë shqiptare lobiste me prezencë në Uashington DC
    MOJ SHQIPNI E MJERA SHQIPNI
    KUSH TE KA QIT ME KRY NE HI

  25. ASTERI says:

    TI -JON VDC-TI LE VETEM NJE -WC-QE SHERBEN VETEM PER TU ZBRAZUR POR TI NUK ZBRAZESH DOTE SE JE ZENE KAPS ME DATEN 23 QERSHOR,TE PAKTEN MUNDOHU TE SHURROSH.

  26. jevi says:

    Perpara Salushit duhet marre ne pyetje financieri i tij kerma Bode ,ai qe dy here resht na coi ne kolaps ekonomik.Ai duhet te shkoi i pari ne banken e te akuzuareve dhe te na tregoi se si ka mashtruar,e pas tij me rradhe Ruli ,Mima ,Bozdo ,Rusha e gjithe rushat me rradhe.Perpara te vertetes ata do ta dorezojne shpellarin e do te dale e verteta.Mos hezitoni se ndryshe do te pendohemi te gjithe.

  27. Mentari says:

    Ti komentuesi **ass teri** me duket se nuk ja ke pare mire xhonit.Ka mundesi te kesh lexuar dy rrjeshta nga fillimi dhe dy nga fundi.Lexoje nga e para me kujdes dhe na thuaj ku eshte gabimi dhe mos u merr me wc se bie brenda dhe shkon aty ku ka rene brenda Sala i Lugut te Zi te Tropojes ose si thuhet popullorce ne hale te gomarit.

  28. ron says:

    @Assteri,
    Mentari ka shume te drejte. John deskrediton zotin Skypion.
    Faleminderit John per informacionin.

  29. Stop... says:

    Mero leri perrallat me mbret, se u ngopen Shqiptaret me keto. Pse nuk ju thua Shqiptareve, si shpjegohet qe para tre muajve Shqiperia ishte fare prane marrjes se statusit, ndersa tani po ndodh nje kthese 180 grade duke ju larguar statusit me shume se asnjehere tjeter. Keto qe them nuk jane fjalet e mia, por fakte te marra nga kjo gazete. Si psh thenia e k/ministrit çek:-Vendosim veton per Shqiperine, vend i mbushur me trafikante”. Apo thenia e k/ministrit Britanike, Cameron;-Duhen bere shume hapa, perpara se te behet vend kandidat”. Apo thenia e kancelares Merkel etj…etj…Perpara disa ditesh u thate Shqiptareve qe ishte vetem Hollanda qe nuk ishte dakort per ti akorduar statusin e kandidatit Shqiperise, ndersa tani po dalin shume. Si ndodhi Mero? Keto shpjegoju Shqiptareve, dhe leri perrallat me mbret. Berisha eshte ai qe eshte, te gjithe e njohin tashme, ca per mire dhe ca per keq. Nqs e ka bere veten per tu gjykuar nga drejtesia, nuk je Ti ai qe do e shpjere perpara drejtesise, por organet perkatese. Prandaj sygjerimi eshte, behu me aktual, meru me shume me aktualitetin, sepse kemi nje qeveri te re prej 3 muaj e disa dite, dhe populli eshte konfuz per shume gjera qe kane lidhje me programet reformat e saj.

  30. Xhelal Ziu says:

    Komentusi stop & shiit o eshte budalla ose ben rrolin e budallait.Cilado qofte arsyeja Europa akuzon direkt 8 vitet e satrapit Birish qe ka kryer krimet me te perbindeshme.Pikerisht kerkojne nga Rama te mos merret me kamzen e me bathoren por direkt me Viqidolasin e tropojes.Nuk mund te kritikosh nje qeveri per tre muaj per punen e saj.Ajo mund te kritikohet perse nuk ka cuar ne dyert e prokurorise qindra miliona dollare qe po nxjerrin kontrollet finacjare te ministrive.Misioni i Meros,i mazhorances,i nje miljon votuesve qe pushkatuan me vote Saliqenin mbaron kur ti vihen prangat devilit berishe sic i vone sot simbol seksit te PeDerrave Prof.Dr Zhelal Gajdexhiut dhe i thane Stop dhe i vune prangat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje