Berisha duhet t’i dali zot Frangajve!

15 Dhjetor 2013, 22:55Editorial TEMA

Nga Mero Baze

 

Po më dhimbset Hysni Burgaj. Nuk e njoh nga afër, por nga larg gjithmonë e kam parë si një njeri të pafuqishëm, që kish pranuar një detyrë për të mos qenë në krye të detyrës. Nuk kishte fuqi as të të mbronte nga Berisha, as nga Flamuri, dhe po ashtu nuk kishte fuqi të të jepte tendera, të mos të të jepte tendera dhe aq më shumë të fitonte ndonjë lek nga tenderat.

Kallëzimi i fundit i Saimir Tahirit për të, është gjesti i duhur zyrtar që duhet bërë për këdo që ka nënshkruar milionat për kompanitë klienteliste të pushtetit. Por ajo që më bën përshtypje është se ministrat dhe Drejtorët e Përgjithshëm do të shkojnë të gjithë me radhë në prokurori për milionat e Frangajt, dhe njeriu që i ka urdhëruar ata ta paguajnë, Sali Berisha, po hesht.

Unë nuk kam fuqi t’i them sot Adriatik Llallës t’i shpallë të pafajshëm këta dhe të marrë të pandehur Sali Berishën, pasi ai boll është i frikësuar të hetojë dhe këta. Nuk jam i prirur po ashtu që të shmanget zbatimi i ligjit, meqë këta janë viktima të urdhëruara. Duhet një leksion i fortë dhe për ushtarët, që të mos firmosin qorrazi çdo letër që i urdhërojnë në telefon. Por politikisht jam i prirur dhe besoj se është e ndershme që Sali Berisha dhe Lulzim Basha, duhet t’i vënë gjoksin këtyre akuzave. Sali Berisha është njeriu, në emër të të cilit kanë shkuar rreth 18 milion euro nga buxheti i shtetit tek llogaria e Frangajt, për propagandë gëbelsiane dhe është e ndershme që ai t’i dalë zot këtij krimi. Ashtu siç i del zot pallatit të djalit të tij në Vlorë, ashtu siç i doli zot masakrës së djalit të tij në Gërdec, ashtu siç i doli zot vrasjeve më 21 Janar, ai duhet t’i dalë zot dhe kësaj masakre që po çon në dyert e burgut gjithë nëpunësit e tij, krejt të pafuqishëm për të dhënë aq lekë, për të vjedhë aq lekë dhe sidomos për të mos firmosur ato pare për Frangajt. Ky zinxhir denoncimesh do të vazhdojë. Gazeta TemA ka siguruar dokumente të tjera të frikshme ku bëhet fjalë dhe për financime pa objekt për këtë medie dhe për aktivitete të parealizuara. Me këto kritere, i bie që për shkak të Frangajt të shkojë në burg gjithë administrata e nivelit të dytë të ministrive, që kanë firmosur urdhëruar nga Sali Berisha, milionat për të.

Ndaj në këto kushte është mirë që Sali Berisha t’i dalë zot Frangajt dhe mos të bëjë kurban për të nëpunësit e tij të bindur. Frangaj po ashtu është mirë t’i dalë zot Sali Berishës dhe jo t’i lëpihet Edi Ramës. Ai duhet t’i dalë zot atij që i ka mbajtur në këmbë një medie të rreme, një piramidë financiare, sponsorizuar nga paret e buxhetit të shtetit dhe një media, e cila ka përfituar në mënyrë të tërthortë miliarda të tjera duke kapur shtetin. Janë ende në këmbë pallatet e legalizuara të Frangajt me nga 5 kate shtesë, të tjera që janë ndërtuar duke i hyrë në pjesë territoreve sportive, janë ende të pambyllura tendera për rikonstruksione bankash e hotelesh që i përfitonin kompani të lobuara prej tij, janë ende të hapura letra për fshatra turistikë dhe koncesione të marra me telefon duke zaptuar gjithë tokat e Kinostudios me pronarë të gjallë, në emër të Sali Berishës.

Në këto kushte unë nuk ndjehem aspak i qetë se ligji po zbatohet duke çuar bedel disa nëpunës gojëkyçur të Sali Berishës, që nuk i kanë hyrë kujt në punë as kur kanë qenë në detyrë. Së paku, meqë nuk kemi një formalitet ligjor, për të dënuar ata që duheshin dënuar, të kemi një qartësi politike për përgjegjësit e kësaj masakre mbi buxhetin e shtetit. Ata janë Sali Berisha dhe vëllezërit Frangaj. Të paktën këta dy lloj burracakësh duhet t’i dalin zot pisllëqeve të tyre dhe të mos cojnë koka turku në prokurori, nëpunës që kanë qenë nën terrorin e tyre.

E them këtë, se jam shumë skeptik tek prokuroria dhe më pas tek gjykatat, që do të bëjnë diçka. Jam akoma më skeptik, që do të sekuestrohen pronat e tyre të përfituara, të gjitha duke kapur shtetin, dhe se do të ketë ndëshkim real për këto abuzime. Me këtë sistem drejtësie që kemi, të gjithin të prodhuar nga telefoni i Berishës dhe Sandrit, ka pak shanse të kemi një produkt real ndëshkimi. Ndaj në vend të tij të kemi së paku fajtorë të qartë publikë. T’i shikojmë bashkë dhe në të njëjtën llogore sërish Berishën dhe Frangajn, tani duke mbrojtur ato që kanë vjedhur. Kjo është së paku gjysma e ndershmërisë.

78 komente në “Berisha duhet t’i dali zot Frangajve!”

  1. Sila says:

    Frangajt, dhe gjithe soji i tyre ke klani dhe mediaprint duhet te shkojne ne burg

    1. kokpalari i 21 janarit says:

      E kujt i plasi qe ti “je skeptik” o Mero? E kujt i plasi qe NE qe te lexojme “jemi skeptike”?? Rames, me pak nga te gjithe. Naiviteti i tij, i Saimir Tahirit dhe te tjereve eshte i dukshem. Ata mendojne se po kryejne ndonje akt te mencur e dobiprures duke mos futur ne burg Saliun, por duke bere ca padi per dordolecet e tij. E nderkohe vet Rama dhe te tjeret shkojne e lepihen si legena te Frangaj e Fevziu ne studiot e bera me parate e gjakut te minatoreve qe vdesin, pensionisteve qe asfiksohen te vetmuar, gazetareve te pakte qe sakrifikuan perballe erresires berishiane. Njelloj si cdo qelbesire tjeter e ketij vendi dhe ata shkojne pas parase dhe pushtetit jo pas popullit dhe njerezve te ndershem. Dhe jam i sigurt qe qeshin e zgerdhihen me ata qe i votuan pikerisht per te ngritur luftetaret dhe per te zhdukur nga skena pelivanet

      1. No Partiak - No Party. says:

        Shume e sakte. Plotesisht dakort.

        1. Pilo Lala says:

          Mos u nxitoni, Edi eshte shume me i zoti.
          Qeveria punon ngadale, jo me aksion vullnetar, sic jeni mesuar nga Enveri dhe Saliu.
          Edi do e fusi ne burg Berishen pergjithmone, jo per kafete e Nexhmijes…
          Dhe kjo gje merr kohe, sepse duhet hequr njehere gruaja e Azem Hajdarit dhe morrat e tjera gjykates Tropojane.

          1. black_lion says:

            I gjithe problemi eshte o Pilo, qe kryeministri yne aktual eshte teper cinik dhe teper ironik. Ai deshiron qe paraardhesin e tij ta fuse ne burg duke perdorur pikerisht keto gjykates aktuale, te cilet njohin vetem vleren e lekut dhe pushtetit. Pra kryeministri aktual po perpiqet te c’armatose politikisht dhe financiarisht paraardhesin, ne menyre qe ta shkaterroje plotesisht edhe ne aspektin psikologjik, kur te shohe qe po e groposin ata qe promovoi vete!
            Nuk eshte aspak qellim fisnik, por e ben per sodisfaksion personal.

            A do i dalin llogarite apo jo, kjo eshte teme tjeter, te cilen do kemi kohe ta bisedojme…

            1. Ilir Hoti says:

              Paske qane gjale i zoti orti!!!!!!!megjithse i vecante,nuk shikoj gje te mencur…vec te nuhaturit’sigurimas’.Kam pare e degju per ‘[email protected] te cfardo ngjyre por jo te ‘ZI’ KAM PA LOP TE ZEZE……

      2. Shuaip says:

        Jo vetem nuk do tu bej gje as prokuroria dhe as gjykata, por edhe keta qeveritaret e rinje nuk eshte se duan seriozisht qe ata te denohen, por duan qe ata te nenshtrohen dhe qe ketej edhe keta te perfitojne si te paret. Prandaj aq sa i lepihet Frangaj tek Rama, po aq lepihet edhe Rama tek Frangaj e te tjere si ky.

      3. KADAFF says:

        ASNJE PRESE SI SHTOJ KETIJ KOMENTI!
        100% I SAKTE!

      4. Bruxelles Brussel says:

        ME SE I SAKTE NE KOMENTIN TEND KETO PARTIZANET E SALIUT DHE TE EDIT NUK DO E MARIN VESH OSE ME SAKTE MERO TYMAXHIU PO NA THOTE DHE SOT SI DJE TEK 55 KJO ISHTE LOJA

    2. HYSEN SHOSHORI says:

      NUK DI KE TE URREJ ME SHUME;
      BERISHAJT,
      FRANGAJT
      APO
      FEVZINJTE

      QE USHQEJNE BERISHAJT!
      http://goo.gl/iqzjhk

      1. raimondi Vlonjati says:

        Keta servilat qe kane firmosur per ti dhene parate Frangajt per te cilet i vjen keq Meros, te vene ne burg urgjentisht perderisa kane firmosur urdherat gojore te Sales

        Sepse per shkak se ka gjet keta servila aty jane pushuar nga puna ata qe kane qene me integritet dhe nuk kane pranaur te firmosin

        Eshte gje shume e mire te shkojne brenda keta qe kane firmosur ,pavaresisht se keta nuk kane mare asnje koker leku , por keta jane bere samuraj te Sales–Jane treguar komplet idiote

        Njeru kur eshte ne pune duhet te veproje sipas regullores se shkruar dhe nqs eprori te jep nje urdher jashte regullores , atehere kerkoji ta japi me shkrim , ndryshe mos e zbato, se neser shkon ne hotel pa qira

        Dhe dihet muhabeti qe Sala ju ka dhene urdher per ti dhene ato para te Frangaj, por kur Sala nuk ka dhene urdher me shkrim nuk ke si e denon
        Ky eshte regulli i drejtesise ne demokraci–Urdherat me goje i mer era,
        Ato me shkrim mbeten dhe kane vlere ligjore ..

        1. halldupi says:

          Andaj duhet që ato të flasin dhe të zbërthejnë bëmat e Salës.Të dëshmojnë në gjyq për atë që ka qenë ideatori i urdhëresave për abuzimet.Të vlejnë së paku për ta ndihmuar drejtësinë, dhe të dënohet ai që ka dashtë dhe don me ia futë.

    3. fortunato65 says:

      une kam nje zgjdhje qe i ngjan kur te dhembe dhembi i grimbur.ta heqesh po shpjegohem.neser europa do ti thote jo shqiperise.atehere qeveria e pare e sales hajdute mafioze vrasese, kjo e edi rames me duket auto lezioniste.dhe ketu hyne ne loje populli qe ne raste te veçanta gjen drejtuesit e tij te rrembeje armet dhe te heqe qafe njehere e mire sali berishen politikanet e ketyre 23 viteve dhe te kesaj qeverie qe ka dale, pasi nuk eshte e afte te drejtoje , pasi si akte te pare duhej te arrestonte berishen e kompani siç beri berisha me nanon.pra revoluzion te armatosur pasi ne shqiptaret njohim vetem gjuhen e pushkes per te ndryshuar gjerat,

    4. Po dale nje here se kemi pune me nderkombetaret
      http://dielli.al/lajme.php?id=27520&k=71
      me pas do merrmi me kombetaret ?

  2. fl says:

    100% e sakte dhe drejte. Kujt i hyn ne pune se me 3 shkalle gjykatash, do denohen 1 apo 2 vjet maskimumi 10-20 apo 50 nenpunsa. Per sa kohe eshte ne kembe perandoria qe ngriti me leket e shqiptave dhe mbeshtetjen e Berishes fshatari Frangaj, loja me nenpunsat e rangut te 3 fare pak na ngushellon

  3. LILOLABJA says:

    Mero, reformat ne drejtesi fillojne dhe mbarojne duke futur ne burg tere kete bande me ne krye armikun tashme zyrtar te Kombit Shqiptar Sali Berishen.Drejtesia ne shqiperi do vendoset kur ky kriminel te jape llogari per gjithe krimet e tij ne keto 23 vjet pushtet .Ne po presim oren kur ky kerme do te ulet ne bangat e te akuzuarve qe ka 23 vjet qe i ben karshillek.

  4. Skeptiku says:

    Ti mire e ke more mire, po si tia bejme se mbase edhe Rama do i coje leket e veta te Sandri, apo kushdoqofte nje Sander tjeter. Kesaj si t’ia bejme

  5. fatmiri says:

    Ti Mero çdo dite ke shkruar e shkruan per krimet, vjedhjet dhe tradhetite kombtare te Sali Berishes. Prokuroria, po te egzistoje, ose duhet te marre ty te pandehur per çpifje , ose duhet te arrestoj pa u gdhire Sali Berishen; Njera duhet te behet, Ndryshe prokurori dhe gjykatat jane nje bajge e madhe e Saliut dhe situaten duhet ta marre ne dore qeveria e zgjedhur nga populli me parlamentin: Te nxjerre ligje qe te pezulloje gjithe prokuroret dhe gjykatesit dhe pasi te reformoje drejtesine, ti çoje para saj. Koha nuk pret. Ne themi e ka drejtesia ne dore! E ç’mut drejtesi kemi ne qe per te gjitha krimet edhe me arme direkt ne bulevard , i nxierr kriminelet te pa fajshem. Per kete eshte drejtesia?!

  6. LORA says:

    Zoti Baze,po kur shkeli me kembe urdherin e Kryeprokurores se Republikes,per ndalimin e 6 efektiveve te gardes pretoriane te 21 Janarit,ky fare h.burgaj,,,,,ata vellezrit frangaj e kishin fajin???????
    Ti,vete z.Baze ke shkrojtur (ne nje nga editorialet e tua )se ky akt i h.burgajt ishte nje akt i paster grushti shteti;apo jo????
    Kallzimi penal per h.burgajn sapo e ka nisur rrugen,e ty te dhimbset nje sherbestar tutkun i qoftelargut?!?!?!Kemi pritur tete vjet,zotiBaze,duhet te presim edhe pak sa te shkoqitet,me shume kujdes,lemshi qe desh na mori frymen ,se erzin ka 23 vjet qe na e kishte marre.

  7. siringa says:

    historia e berishes, me ngjan gjithmone e me shume me nje histori te vjeter sa jeta………..makbeth

  8. TOTILA NUMERO UNO,,NUMBER ONE !! - i vertete . DIREKT PRENOST. says:

    Napolon Bonaparti ,njehere donteqe te dinte zotesine e gjeneraleve te tij dhe urdheroi qe ti sillnin 5 Gjeneralet me te zote qe ti pyeste se si mund ta merrnin nje KALA apo FUSHE-BETEJE .
    Mbledhja behej ne nje nga PALLATET e VERSAJES .
    Erdhen 5 gjenerale dhe Bonaparti i pyeti ne se kishin ardhur me deshire dhe ata i thane -PO.
    Bonaparti vuri kushtin qe :
    Nese nuk i jepnin zgjidhje me e pakta ishte se ata do te denoheshin perjetesisht ne burg .
    E provuan 4 dhe nuk munden qe ti mbushnin mendjen BONAPARTIT .
    I erdhi radha te Pestit ,
    Ai filloi qe te mblidhte QILIMIN e dhomes ne menyre rrethore derisa shkoi ne mes dhe mori TAVEN e duhanit .
    Kete donte BONAPARTI dhe e dekoroi me urdherin e LEGJIONIT te “NDERIT”.
    E solla kete tregim ,per te thene ne menyre sinjifikative qe rrethimi duhet qe te filloje qe nga me te vegjlit per te arritur ne krye tek SALIU ,por ….gjithmone ne se EDI RAMES i jep leje AMERIKA…..

    1. siringa says:

      hahahaha , mendoja …….jam vetem une qe e mendoj apo ??? Epo nuk qenkam i vetmi qe mendoj se Sales po i vijne reth e rotull……..

  9. lani says:

    O zoti kokepalari shko ore laj nje here koken pastaj merru me Saimir Tahirin . Sala yt shkoji per lesh me gjithe hajdutet e tij.
    Ti je buthe pa breke dhe mbron plehrat .

  10. xhelal says:

    O Mero djali, te gjitha jane shashka, nuk do te denohet askush. Me kete sistem drejtesie qe kemi ne nuk ndeshkohet njeri, e aq me pak politikenet pergjegjes. Ky sistem nuk ndeshkon.

  11. babec says:

    Te vendi, te gjithe dhe nje ore e me pare!

    Vetem se Kinostudio eshte territor kinematografik dhe si tille ka me shume vlere se prone e nje familje sado e nderuar.

    Duke shkelur ligjin qe ruan kinostudion u instaluan aty televizione te te dy kraheve! Me mire tua kthenin pronareve familja Hysa sa ja dhane arbirarisht dhe kundra interesit kombetar Dr. Sandrit, Top Kanalit, Prof. Dr. Nroqit, milionerit Koço, Tanit te Genc Rulit, Gimit te Lilit… te cilet ne bashkpunim me politiken ua vodhen Kineasteve.

    Tek ne dhe askund tjeter…

  12. polisi. says:

    ore po cedum ne burg ne merini pasurin te rrin me nje rrog 50 000 lek te vjetra ne muaj ja keto do populli pse ti fusim ne burg te ushqen prap nga takspagusit shqiptar

  13. juristi says:

    Te gjithe te shkojne ne burg kush ka bere korrupsion me paret e popullit,bedela apo ministra,nuk ka dallim ,prandaj i dha populli 1 milion vota te ndershkoje hajdutet,jo ti perkedheli ata.Duket sikur po vjen era shtet.

  14. Edi rama DUHET TIA HEQ SADNER FRANGAJT TEK ISH-KINOSTUDIO GJITHE PRONAT QE KA MARRE NGA SHTETI NE KOHEN E BERISHES DHE ME MIRE TUN KTHEHEN ISH-PRONAREVE ATO TOKA SE SA KY VAGABOND E PIS NE MEDIA QE KA VJEDHUR GJITHCKA NE SHTET DHE ME BERISHEN KA BERE NAMIN KUNDER ZERAVE OPOZITARE APO ME DINJITET EDHE BRENDA MAZHORANCES,. FRANGAJ DUHET NE BURG E JO ATA FAKIRA

  15. ardi says:

    Bëni nonji gjo se na plasët, kallzim penal ktij e kallzim penal atij. Ngelët me kallzime.Sikur po padisni penalisht Obamën.

  16. Tomy Corrado says:

    no no z Baze mos ta mbajne zilen e Sales ata kan shkel ligjin ne burg jan njerz me shkoll, ne se ata jane detyrur dorehiqu nga detyra jo te firmose qorras nuk jemi ne epoken e gurit me.ok? sala ka bo krime tedal para ligjit burg maskaraj ka fut ne burg 3 vjet per tre pula ata kan vjedh milionat e te vobekteve invaliteve femijeve te semure.
    te mos vije keq fare se ne dogan polci ste falte edhe per zhele te vjetra tani u ka ardh hakut LIGJ DHE VETEM LIGJI
    Respect
    Tomy

  17. rezi says:

    Njerezit “lekura” duhet te shkojne ne burg, pasi nga kjo lloj specie humbasin njerezit me integritet dhe te zote dhe fitojne plehrat qeveritare. Per sa i perket gjykatave dhe prokurorise une them se varet nga vullneti politik i Rames, qe me duket se nuk “ja mban” te merret me kokat e pisllikut kriminelo-mafioz. Kam uruar disa here qe Rama te veproje dhe akoma kam nje shprese “te vaket”, por nese nuk ndodh, Shqiperia ka vetem nje shans, te ngrihet populli dhe te pastroje “llumin” politik 23 vjecar!

  18. Altin shina says:

    Po ti zoti mero meqe ra llafi ke ber ndonje mekat me kete salen se ca koh ishit nje shpi e dy par shkalla!

  19. turi says:

    A o frangaj o lepirsa nderkombetare.frangajve nuk u ben pershtypje asnjegje pervec lekve. Po edi rama neqoftese filtron me frangajt,mos ti zbraze v alixhet qe coi ne kryeministri se shpejte do iki. Ne burge frangajt e qelbur,megjithe fevzi qenin qe eshte bere si neperke e verlle. Do nderosh dhe 4 mbiemra te tjere o fevzi e o derzi,do i paguani o qener do i lani,ne mos na rama na zotiiiiii

  20. A. Delaj says:

    Perandoret , mbretrit, diktatoret bien atehere kure ju mbarohen ushtaret apo sherbetoret te themi me mire. Tani ne kohet moderne dua gjithashtu te them se zyrtaret e shtetit nuk jane te pashkolluar qe nuk dine te lexojne ligjet . Se dyti gjithashtu duhet thene se ky soj zyrtari sahanlepires qe fatekeqesisht ne Shqiperi nuk jane te paket e ka zene ate vend duke i vene brrylin nje zyrtari dinjitoz duke perdorur servilizmin e tije deri ne neveri.
    Goditja me ashpersine me te madhe nga ligji te kesaje kadegorie zyrtaresh servil e sahanlepires nga Qeveritaret e Rames eshte sherbimi me i mire qe po i behet administrates shqiptare ne tersine e saje dhe te ardhmes.
    Leksion me te mire nuk mendoj se ka per administraten e re te Qeverise Rama sesa ndeshkimi i atyre qe jane perdorur ne skema te mirefillta vjedhjesh te parase publike te taksatave te shqiptareve.
    Kujt i hyn ne pune se ne cilin xhep apo thes kane perfunduar parate pasi jane vjedhur nga zyrtari i shtetit qe me ligj ka pasur pergjigjsine per ti meaxhuar apo administruar ne interes te publikut.
    E mira e kesaje eshte se cdonjeri qe ka vene dore ne parane publike duhet dhe po perfundojne ne burg eshte e mira e madhe per publikun shqiptar e shoqerine shqiptare.

  21. Adrian says:

    Analize reale edhe kesaj radhe. Qeveria nuk ka guxim me sa duket, per t’i marre ne pergjegjesi me meritoret per zhvatje buxheti e pislleqe tjera. Mbase edhe atyre iu vjen koha?! Nje keshille miqesore per Meron; Drejtshkrimi i juaj len per te deshiruar!…

  22. neseba says:

    Lëmshi është ngatërruar keq, duhet ca kohë për ta shtëllizur. Le të shpresojmë se laku po vjen duke u ngushtuar.

  23. ali says:

    Ne kohen e komunizmit, me tregon Hajriu, kishin ne nafte nje roje : Nje dite prej ditesh shkon ne ndermarrje
    Pali Miska , i shoqeruar nga disa punonjes te naftes me pergjegjesi . Nje nga keta i thote hape deren se do
    te hyjme te bejme nje vizite kontrolli ! Roja i thote : zoti X , nuk mund t’u lejoj ! Nuk na njeh neve i thone ata ,
    Nuk e njihni kete shokun ? Eshte shoku Pali Miska ! Po si nuk e njoh shokun Pali , i pergjigjet roja dhe i drejtohet Pali : shoku t’i rroni e t’i sherbeni Partise me ndershmeri , por te me falni une kam nje pergjegjes ,
    njoftojeni ate qe t’me japi urdher Ai qe t’ju lejoj ! Deshen s’deshen ”vizitoret ,, shkuan e gjeten pergjegjesin ,
    dha uredher pergjegjesi dhe tani po i tha roja ”vizitoreve,, mund te hyni ! Ne mbarim te vizites Pali Miska
    jo vetem e falenderoi , rojen por edhe dekoroi per kete xhest.
    Po ky roje nuk firmoste kurre pa patur shkrese me vule e firme nga eproret e tij ! Kur nje roje vepronte keshtu
    merre me mend kur behej fjale per sferat e larta , sic eshte rasti i Burgajt e CO.
    O tempora o mores ! Quo Vadis ?

  24. ali says:

    Shenim: komenti im ka nevoje per nje redaktim te vogel ne 2-3 vende .

  25. Gava says:

    Njerez, Mero Baze shtron problemin me te madh qe shtrohet para shtetit te rrenuar teresisht, nganje njeri goja e te cilit , nuk mbyllet sepse synon te mbroje krimet e pafundme.O ky dhe banda e tij vene ne burg me tere keto prova dhe u sekuestrohen te gjitha pasurite e sandrasuleve kusare se jane me gjak fukarenjsh, o ky vend nuk behet me shtet.
    Rama! O tre Reformat urgjent , o dorezoje se ke per ti ngjare Adriatik Dhalles.Qe as e ndez e as e shuan.Tepke si jari…kapsopresident.Na i mblodhi Salihu hunjet per gardhin e vet te krimeve

  26. Korcarivip says:

    I lexova te gjithe komentet dhe askush nuk permend se si do vilet ky dem financiar qe i eshte bere shtetit. Keta duhet te shterngohen me burg dhe Sandrit ti konfiskohen llogarite bankare. Pse smerret Sandri I pandehur? Ligji e kerkon te dyja palet te jene te akuzuara. Si be rasti I drejtoreshes te arrestuar te tatimeve, ne kerkim jane edhe perfituesit pra subjektet. Pse veprohet me dy standarte

  27. plus DHJETE says:

    MERO NUK KA 2 OPSIONE O DO TI HYM O DO TE SHOHIM SI NA POSHTEROJN TE ZIT.

  28. Petro says:

    Keto jane rezultatet e demokracice vucidolase.Me shendet, ta gezojme!

  29. astrit jegeni says:

    A mund te rime ne shqiptaret pa hajdute, vrases,demagog e lloj qelbesirash?.Nuk besoj se rrime dotw. Diten qe do mund te ngreme nje shtet normal, ku hajduti e ka vendin te vendi i hajduteve ku çdo ndyresire e ka vendin te vendi i ndyresirave atehere do behet qameti e bota do zhduket. Uroj qe dikush te na bej nje shtet normal me moral e ligje te drejta e pastaj le te behet qameti

  30. Toni says:

    Ne pergjithsi jam dakord me ty Mero, por jo me dy standarde, per Shpetim Gjiken thua se e firmosi lejen nen presion ngaqe nuk kishte cte bente, kurse per zyrtaret e kam fjalen per ata qe kane punuar per nj rroge per te cuar ne shtepi thoni tu behet mesim. Jo, te shkojne para drejtesise te gjithe pa perjashtim kush ka shkelur ligjin ne emer te vjedhjes ne kurriz te popullit te majte a te djathte qofshin!

  31. roza says:

    Z. Baze Shkrimi juaj me duket pak allashqiptarce.Ligji eshte per te gjithe njelloj te zbatohet dhe vetem te zbatohet, ky eshte shteti ligjor zbatimi i ligjit. Mua nuk me interesojne fare kta zoterinjte te pergjigjen nje me nje, sepse kur firmosnin per diktatorin ,ai diktatori e mbyllte nje sy kur keta nuk zbatonin ligjin , prandaj policia shqiptare ishte kaq e koruptuar dhe ne nivel skandaloz. Sa per diktatorin a do shkoj para drejtesis mire do ishte se cfar mendimi ka z. Meta.

  32. progri says:

    A do behet hetim me prokuror Dhallën ???

  33. jevi says:

    Zoti Mero keto koka turku duhet te flasin dhe te japin spiegime per parat
    e abuzuara.Le te flasin publikisht dhe do ta shikosh reagimin popullor,ndryshe ata jane fajtor dhe jo servil te neneshtruar.Beni drejtesi.

  34. pyetje says:

    Po mire more Mero djali, kush ia firmosi e legalizoi katet shtese Frangajt, se ne ate kohe Tiranen e administronte Edi Rama. Le ti japim Cezarit ate qe eshte e Cezarit se Frangaj ia ka pa hajrin edhe Edi Rames.

  35. futja kot says:

    Eshte gjith sistemi i koruptuaqr.
    Pse hesht Presidenti, KLD dhe Parlamenti duhet te jen ne Alarm kur:
    -Nje gjykate shkrihet e gjitha pasi
    Futen ne burg Sekretari per korupsion qw deklaron se jam MAFIE bdhe kete pune e kam bere tash 23 vjet .
    Futet ne Burg per korupsion Kancelarja.
    Futetene burg Gjykatesi per koruspsion.
    Ne sistemin e hetimit
    Futet ne burg oficer i policis gjyqesoere per korupsion
    Futet ne burge prokurori.
    Ne gjykaten e larte:
    Perflitet Kryetar i Gjykates se larte per korupsion nuk e di si nuk e jep dorheqjen.
    Ne sistemin e te drejtes.
    Noterja jep toke ne Vlore ne emer te te vrekurve??? Sa raste mun te ket te tjera . Me ka treguar nje mik nje dokument se Nje notere ne Vlore ka dhene shtepi ne nje kohe kur ne akt dhurimi shkruhet” Dhuroj mobiljet, kolltuket dhe enet e guzhines” dhe noterja ka shtuar edhe shtepine. Ky eshte skandal pasi edhe Vendimi i gjykates e quan te drejte dhe nuk mer parasysh as njer ankim pasi kuptohet eshte ne sistemin e drejteise dhe jan bgere pazare.
    Vendim i i gjykates jep toke ne breg det . Nuk me di ku buron kjo e edrejte per gjykaten.
    Mret leje ndertimi ne nje vend ku nuk mund ta mare as nje shtetas tjeter por edhe mbreti nuk do te guzonte
    Beht hipotekim pa dokumkentat perkatese kur populli i thjeshte ngelet dyerve te zyrave

  36. vlora says:

    Mero fakte zotri fol shkoqur gjith keto vite shkruan me mellef po asnje nga akuzat e tua nuk eshte mare nga prokuroria se je ber bajat ngjarja e kuksit na ben te kuptojme qe me fakte krimi denohet po shkruan si ne me hamendje dhe thashetheme .

  37. lali says:

    Mbase ka bere gjithmon hisnie bordello.

  38. shigjeta says:

    eshte e drejte mero kjo qe shkruan ti per policin burgaj po keshtu e ka ngrene edhe veli myftari ish drejtor i policise se shtetit keto lloj policash nuk dine deri ku kane kopetencat e tyre pasi jane frikacak te lepien per nje poste

  39. Liridon says:

    Nqs KM aktual ka konceptin se korrupsionin zhvillohet vetem ne veten e trete,do te quhet KM i rradhes.Perndryshe ai sduhet te kete frike nga zgjedhjet e parakoheshme.Sovrani e ka me vete,per kete te jete i sigurt e mos te shohe fare numrat e zgjedhesve qe kane aktualisht partite,
    levizjet apo partickat.Kusuret e zullumqarve i mban ne kurriz populli i thjeshte votues,i cili pret nga KM tja lehtesoje barren qe ai mban ne kurriz prej gati dy dekadash.Organet e drejtesise si prokuroria dhe gjykatat nuk ka pse ti tremben denimit te hajnise dhe kurverimit qe i kane bere ketij vendi.Ka shenja se ata jane ne funksion te zullumqarve.
    Transmetoni ne kohe reale,gjyqet e ketyreve zullumqarve qe edhe populli te njohe kush nga prokuroret dhe gjykatesit e meriton te mbaje kete titull.

  40. muzapopullore says:

    Eshte me e thjeshte sec duket Mero, fillo publiko pasurine e Frangajt…sdo kete me nevoje per gjykate apo hetuese fiskale. Do e hane te gjalle “joligjoret”
    Te tjeret me Burgajn ne krye te ndeshkohen qe te vene mend njehere e pergjithmone te gjithe, Koha e Vicidolit dhe e Rakickes as per anekdoda nuk do te kujtohet

  41. pepe says:

    gjykata e larte eshte mbledhur sot me dyer te mbyllura per te shqyrtuar korrupsionin e edvinit ne 12 vjet kryetar bashkie.dhe faktet jane zbuluar ne hollesi qe rrefimi i 3000 mij eurshit deri tek deri tek pallati i (gruas)

  42. Gjykatesi says:

    Desheroni gje tjeter Pepe Suma i PeDese?

  43. Stop... says:

    Nuk habitem aspak me menyren e te shkruarit te Meros. Ai ka shume kohe qe shkruan me dy standarte. Per Meron çdo i djathte qe ben nje shkelje sado e vogel qofte ajo, duhet te denohet per tu bere mesim. Ndersa kur vjen pune tek nje i majte, sado e madhe te jete shkelja, te shikohet edhe nje here se ndoshta e ka bere nen presion(siç shkroi kur u kallezua penalisht Shpetim Gjika) dhe per kete aresye nuk quhet fajtor. Siç thashe me siper, Merua ka kohe qe shkruan me dy standarte, por fakti qe militantizmi ne Shqiperi eshte futur thelle deri ne palce tek njerezit, ka bere qe populli i ndare ne dy kampe, nuk sheh më, çfare ben qeveria per te miren e tyre, por merren me njeri tjerin, duke share i majti te djathtin, jugori-veriorin, i krishteri-myslimanin, duke jua lehtesuar punen politikaneve per te realizuar qellimin e tyre, pra pasurimin ne kurriz te popullit. Paradoksi i gjithe kesaj vale kallezimesh penale, qendron ne faktin qe maxhoranca e sotme dhe kryetari i saj Rama u “nxituan” ti bejne ato perpara se te bejne reformen ne drejtesi. Shkaku i gjithe asaj qe do ndodhi mbas kesaj vale kallezimesh eshte siç thashe “nxitimi”. Po pasojat cilat jane? Pasojat shume prej nesh mund ti imagjinoj. Duke u nisur nga ajo qe vet kjo maxhorance ka ngritur me te madhe, pra kapja e gjyqesorit nga Berisha, nuk eshte e veshtire te kuptosh qe, asnje nga keta te kallezuar nuk do denohet. Kjo perveç se pa pergjegjshmeri nga ana e qeverise(pra zRama, sepse Ai eshte qeveria), eshte dhe tejet djallezore nga ana e tij. Eshte djallezore per faktin se, me kete mori kallezimesh penale, nga njera ane mundohet ti mbushi mendjen popullit qe e mbajti fjalen e dhene ne fushate, pra dergimin para drejtesise te shkelesve te ligjit te qeverise para ardhese, dhe nga ana tjeter, ti mbushi mendjen popullit per ato qe Ai ka perseritur shpeh keto kohet e fundit, pra kapjen e gjyqesorit nga Berisha. Duke analizuar keto qe thashe, lind pyetja: Nuk do ishte me efikase qe kjo mori kallezimesh penale te beheshin mbasi te behej reforma ne drejtesi? Gjithsecili nga Ne e di pergjigjen e kesaj pyetje.

    1. Stop... says:

      Edhe diçka per Meron dhe bashkepunetoret e tij te kesaj gazete. Nuk e kuptoj perse i bllokoni komentet dhe na detyroni te nderrojme pseudonimet. Pa egzagjerim kam nderruar nja 15 deri tani, vetem se ne shume raste nuk me pelqen fakti qe Mero ne shkrimet e tij eshte tejet i njeanshem dhe aspakt objektiv, duke i trajtuar ca te nenes dhe ca te njerkes. Nuk ka njeri ne bote te mos kete te meta. Aq me teper nuk ka qeveri ne bote qe te mos gaboje, apo ti kete te gjithe ministrat perfekt, por per çudi Merua nuk na ka dhene as detajin me te vogel deri tani per qeverine Rama, lere pastaj te shkruaj(larg qofte) per ndonje minister qe nuk e meriton postin.
      Ne te gjitha forumet online ka disa rregulla qe i vendosin moderatoret. Nuk lejohen sharje, fyerje per shkaqe krahinore, perkatesie fetare, perkatesie partiake etj….Po ta vesh re ne kete gazete behet e kunderta. Lejohen te gjitha llojet e sharjeve dhe ofendimeve nga me monstruozet, dhe censurohen komentet qe nuk kane asnje fjale ofenduese, por vetem se nuk kane te njejtin kendveshtrim me ate te Meros. Kjo tregon me se miri seriozitetin dhe transparencen e kesaj gazete. Jam 100% dakort me faktin qe te denoncohen dhe te pergjigjen perpara drejtesise, te gjithe ata qe kane shkelur ligjet dhe kane perfituar nga parate e popullit, por nuk jam aspakt dakort qe te trajtohen ca te nenes dhe ca te njerkes.

  44. Landi says:

    Se kuptoj pse i dhimbset Burgaj “temes” ,nje nen kodin penal gjerman thote “dummheit schütz nicht vor straffe” qe do te thote se Burgaj si budalla qe eshte duke firmosur qorrazi per leket e taksapaguesve se e urdheronte saliu per te ja dhene frangajve duhet te mbaj pergjegjesine ligjore, ne kodin civil shqiptar njihet pergjegjesia pa faj megjithse ktu kemi te bejme me veper penale, jane detyrimet civile qe rrjedhin nga vepra penale qe burgaj duhet te ja ktheje shtetit,po cpo flas une tani hatrova se nuk kemi shtet

  45. Illo says:

    Administrata shteterore , qe ngriti S. Berisha , eshte nga me te pa njohurat ne bote . Funksionaret e larte Berisha i mbante nen sqetull dhe kishin urdher te prere : ” Punoni dhe vithni , per vete dhe per njerzit tuaj , duke psur kujdes , qe t’i ruheni ligjit . ” ky shtet ka nje emer : Piramide shteterore . Nuk gjen nepunes te atij shteti , qe te mos jete perlyer me korupsion .
    Krahasimisht me shtetin , korrupsioni I gjykatave , eshte me I kufizuar, sepse gjyqtaret kane qene me afer popullit , ndersa administrata popullin e ka konsideruar lope per ta mjele . Gjykimin e shtetit te Berishes , po qe e mundur , le ta gjykoi Stratzburgu .Drejtesija , duket shume kokulur , perpara arkitektit te korrupsionit shqiptar , qe eshte I tipit mafioz .Gjith administrata nuk ka pe te dali ne gjyq , te dali vetem kapobanda . Illo

  46. vexhgusi says:

    O popull shqiptar ne se kini marre veshe merreni tani ::
    Sa deme i ka sjelle popullit shqipetar ai Frangaj nuk barazohet as me Berishen sepse ka qene prapaganda e felliqur qe ka bere me gojen e tije per ate te Berishes.
    Atij hipokriti dhe derr maloku te mos i lihet asnje pasuri por te gjitha ti sekuestrohen se ato jane te popullit te Tiranes dhe jo te atij palaçoje qe nuk ka pasur brek ne bythe.
    Ne poresim kur ti vije radha ne se si vjen radha atehere duhet te vihet ne zbatin “Si tja bej o Zaçe,beja allashqiptarçe” se rruge te mesme nuk ka dhe nuk mund te kete.Jo Frangajt por askush nuk mund te behet gjel ne plehun e tjtrit kur ai tjeteri e ka pasurine e vete.

  47. s.o.s says:

    Duke u mundur te bej nje oponence miqsore ketij kryartikulli fillimisht sqaroj se ne lexuesit dhe komentuesit e gazetes Tema i jemi borxhlinj stafit te saj ne lidhje me demaskimin e bandes mafjoze te Berishit per opinionin publik deri sa kane arritur shume figura te rendesishme politike dhe media kryesore i referohen z. Mero ne mjaft probleme delikate te kesaj kohe te trazuar.Megjithate le te kalojme te disa verejtje modeste:

    Tingellon jo bindese kur i kerkohet Berishit qe ti dale zot Hysni Ham. Burgerit dhe te krijohet pershtypja sikur Hysniut jane duke i vene prangat ne keto momente dhe sikur Berishi do futet ne burg para vitit ri dhe nuk ka nga te shkoje se eshte i “rrethuar”

    Por situata eshte krejt ndryshe.Berishi sot eshte me i forte se kurre sepse ka para sa ti “thyeje koken” cdo lloj banori te planetit duke filluar nga i i madhi fare.

    Qeveria dhe parlamenti i sotem eshte i pafuqishem per te perballuar gropen e zeze pambarimisht te madhe qe ka lene qeveria e meparshme dhe nese Edi Rama nuk gjen mundesi praktike per burgosur Berishin per superkrimet e tij ajo vrima e zeze qe i la Berishi do ta perpije shpejt.

    Mardheniet me ShBA-ne jane ne piken me te ulet ne keto 23 vjet dhe duket sikur kjo ftohje eshte krijuar artificialisht nga miqte e Berishit ne Washington te cilet jane te fuqishem akoma pasi kontrollojne sherbimet inteligjente dhe dipllomacine.Sa po kalon koha me teper po duket se loja me LHL e Assadit ishte nje mine me sahat kunder Edi Rames dhe cdo lloj zgjidhje te merrte ai problem do ishte nje plagosje apo vrasje politike e k/m te ri qe per hir te se veretes duhet thene se nuk eshte i pelqyeshem sa duhet per opinionin e politikeberesve amerikane.

    Ajo qe nuk eshte bindese ne kete editorial ka lidhje me situata teper te veshtira qe ka kaluar ujku i vicidolizur i tropojes ne te kaluaren i cili jo vetem qe i ka dale zot vetes nga egzekutimi ose burgu i perjetshem por i ka dale mbrojtje dhe banditeve te tij.Lista e situatave per mbijetese e ujkut te plagosur eshte shume e gjate por nqs se krahesojme situatat ne 14 shtator 1998 me 21 janarin 2011 duket qarte qe eshte nje “jelek antiplumbi” diku nga rrethinat e washingtonit qe e kane mbrojtur me cdo kusht kete antishqiptar te perbindshem. Lind pyetja pse mbrohet ?

    Berishit i takon merita qe groposi njeqind pash nen dhe komunizmin e Enver Hoxhes fatkeqesishit bashke me shtetin qe ishte i shqiptarve qe ishte nje skenar i perkryer i gatuar ne guzhinat e beogradit.Pra zbatoi doktrinen rajerson-biberaj per dekomunistifikimin e shqiperise qe fatkeqesisht u krye duke nazistifikuar regjimin kriminal te berishes deri sa arriti qe te glorifikoje tradhetarin Ahmet Zogun qe ishte nje gjysem dhender i amerikes.Jo vetem kaq por fakti i nderrimit me ceremoni te emrit
    te rruges se deshmoreve te 4 shkurtit 1944 me emrin e nipit te Xhaferr Deves nuk ka nevoje per koment.

    Dobesia e z.Mero eshte se nuk po vlereson fuqine absolute te Berishit qe ka ne dore krejt PD,presidencen,prokurorine,kollonen e gjykatave,shikun e plotfuqishem,kontrollin e shtetin,KLD .Biles superskandali dipllomatik i Edi Rames ne Londer me ish hafijen e sigurimit Mal Berisha tregon qe dhe sot edhe pse eshte i plagosur ujku berishe eshte me i fuqishem se Rama dhe eshte gati per kafshimin e rradhes qe u duk ne eksplozivin me telekomande qe u kap prane k/m.

    Prania e Ilir Metes ne koalicjonin fitues nga njera ane sherbeu per rrezimin fallco te berishes por nga ana tjeter ai eshte garancia qe i kane dhene nderkombetaret berishit qe te mos arrestohet asnje nga banda e tij me perjashtim te ndonjerit qe do behet vetem si loje me “makete fallco”.
    Duket qe hamshori i monikes eshte nje hibrid i ngjizur ne bodrume ambasadash se nuk po shikojme me ciftin arvizu-sequi ne pasarelat e tyre ne vara-vingot PD-PS.

    Si perfundim Berishin duhet ta pergezojme qe eshte krimineli dhe antishqiptari me i madh ne historine e kombit sepse te gjitha pervesitetet qe ka bere ai ka vepruar hapur fare dhe duke u zgerdhire.Biles rreth vitit 2007 pas skandalit Tom Ridge-Damir Fazllic ne kasafortat e sigurise kombetare dhe prag-arrestimin e ketij te fundit u thirr berisha ne parlament per ta vene per shpatulla pas muri dhe ai me ate ligesine e tij te peshtirosur tha :
    E kam mik shtepie udbashin Damir fazllic,doni te pini nje kafe me te t’ja u bie ne parlament ???

    Pra mos i bini ne qafe kriminelit te sinqerte berishe i nderuar Mero.

    Kerkojeni ate te shoqeria civile ne shqiperi qe pothuajse i eshte shpelare truri,tek 4-5 elez bibere ne amerike qe ju i dini mire se kush jane keto jeleke antiplumbi te tij si dhe te pa aftesia e mazhorances qe me dashje apo pa dashje nuk e godet ujkun ne balle por i ngacmon bishtin…

  48. Hysa says:

    Z Mero . Nuk e kuptoj perse te vjen keq per ish Drejt Pergj te Policise?! Keq me shume duhet te na vije per gjendjen skandaloze ku e coi policine e shtetit duke filluar nga emerimet e paligjshme te njerezve dhe familjareve te tij, tek niveli shume I dobet I perfaqsimit te policise, tek degradimi I njerezve profesioniste me integritet, tek interesat e tij private qe per ti realizuar ato nuk pyeste per asgje, Eshte TURP per policine e shtetit te perfaqsohet ne nivel kombetar dhe nderkombetar me nje nivel kaq te ulet si puna e Hysniut apo dhe Hysnive te tjere…….

    1. Mentari orgjinal says:

      zoti Hysa thellohu pak me shume dhe lexoje perseri kete shkrim.
      Nuk eshte se po i vjen keq autorit per ish kryepolicin Hysni Burgaj por po e paraqet si nje sherbetor pa dinjitet te berishes i cili e ka hak denimin nqs do kryhet.Ndoqa me vemendje nje kronike televizive para 6 muajsh ku raportonte nje kuader i larte i policise italiane per kontrollet e kanabisit ne lazarat ku vlera e fitimeve ishte disa miliarda dollare.Foli dhe ky derziu Burgaj qe eshte bere per burg dhe a dini cfare tha:POLICIA SHQIPTARE KA PATUR EFEKTIVITET SE PRODHIMI I HASHASHIT ESHTE ZVOGLUAR NE KRAHASIM ME VITIN E KALUAR sikur te ishte llogaritari dhe peshuesi i ketij malli.Ky detaj tregon se shqiperia jo vetem qe ka humbur sovranitetin dhe kontrollin e territorit por ka humbur moralin dhe dinjitetin te drejtuesve saj.E keqja me madhe eshte se drejtesia eshte ne dore te bandes 2B dhe me te drejte thuhet ne kete kryeartikull se keto nuk do denohet por te pakten ti denojme publikisht.Lajmi i freset i fundit se prokuroria i percolli kallzimin e Imamit task-forces qe drejtohet nga kamikazi i berishes verteton se dhe nqs do “denohen” keto pushtetare do jete rreth vitit 2017
      kur k/m i rradhes Lulzime bashberisha i arvizuar si yll ne ngjitje do jete ulur ne fronin kryeqeveritar dhe do ti shpalle keto hysenet dhe frangat si heronj qe luftuan me te semurin psiqik Edi Rama dhe do marrin demshperblimet sic i mori gazidedja me gjeneralet tip agim shehu pas 2005.

  49. SkeprikTersi says:

    S’e ben dot
    HAP KRAHUn !
    Rama- meta….llalla…e deri te balla
    Qe na tregojne prrallza!
    S’e ben dot,
    HAP KRAHUn !!!!S’e ben dot
    HAP KRAHUn !S’e ben dot
    HAP KRAHUn !S’e ben dot
    HAP KRAHUn !………S’e ben dot
    HAP KRAHUn !…..S’e ben dot, HAP KRAHUn !

  50. Po says:

    Po, s’ka prit gomor te mbije bar,
    kur ne Parlament – 85 buzebardhe!!!!!
    Po:
    – S’e ben dot- Hap KRAHUN !
    Te vijne ata burra ne PS qe e bejne!

    S’ka njeri veshe & kohe per PORDHE Piktoreske Ujku!, poplli.

  51. Kendveshtrim tjeter says:

    Berisha nuk ka hequr dore nga sistemi piramidal,nga mashtrimet per “parajsat” e pushtetit te tij.
    Aksionet e Berishes,shtrihen dhe ne fushen e medias.
    Menyra e organizimit dhe zhvillimit te tenderave,eshte e tille ku titullari,jep urdhera dhe nuk mund te fajsohet ligjerisht per korupsion.
    Titullaret kane marre lekun, duke mos firmosur ne asnje dekument ligjor.
    Tv.Klan,ka patur njerzit e vet ne ministrine e mbrojtjes,per organizimin dhe “fitmin” e tenderave.Por urdheruesi kryesor per keto ka qene Berisha.
    Tv.Klan ka konsumuar fondet e tvsh,duke “ndihmuar” ne realizimin e programeve.
    Ne teresi Tv.Klan duhet pare si nje pjese e korporates se bisnesit te PD-se dhe familjes Berisha.
    Titullaret po te kundershtonin per tenderat,do pushoheshin nga puna,ne daljen ne opozite,do pergjigjen perpara drejtesise,me nje fjale nuk jepnin dorheqjen !

  52. myrteza says:

    te lumte z baze keshtu vazhdo demaskoi kusaret

  53. Ajdin Kuksi says:

    Kur lexova 18 miljon ero me ra fiket,harrova qe te pije ilaqet.
    18 miljon ero!Jo….jo nuk e besoj.
    Ne qofte se kjo eshte e vertet llokum dinamiti Sali Serbit ne bythe bashke me vllezririt Frangaj,ne te temes te vene.
    O klyshet e kurves ne skemi buke ju me para pastroni bythen tuaj te zgjebur.PRAPE NUK E BESOJ.Ju lutem korigjoni shumen e parave qe kane vjedhur,kjo nuk eshte e vertet.NE TE KUNDERTEN,jo burge!po varje.

  54. ra ta si says:

    o mero ben mire qe na i rikujton disa nga motivet,se pse sala ne 23 qershor hengri 1 milion shqelma bythes.i djegin akoma prandaj bertet si i marre.

  55. Xhungel says:

    E kuptoni qe me aq thase me pare sa kan bo keta te TaeRE i bojn me wef ca dit burg?!
    Ja ksaj i thone drejtesi per Pulitikaj
    Qe nuk i ngjan asaj qe varrosen ne burg djem te rinj 6 cope ne nje familje si e pame me zo e figure e
    Si u hodhen ne ere ne Gerdec e si u snajperun n’midis Bulevardit dhe
    vrasesit u dekorun
    prej Demonkracise kampione:
    burreshtets e yj ne ngjitje
    Keshtu milet drejtesia per ne
    Prandaj mafiozet bohen pulitikaj , te sigurojne pasurine!!! Qe me no amnisti per vete…
    Keta jane te tere AliBaba, a thu s’e bojne me qef ca dite burg?!
    Ka ene burg per Vipa!

  56. Xha jaho says:

    PO, Nuk kapet dashi nga bishti
    po nga briret! Pse avllisi Reforma e Drejtesise?!
    PSE?
    Pse avllisi Reforma e Drejtesise?
    Pse avllisi Reforma e Drejtesise?
    ….
    Pse avllisi Reforma e Drejtesise?
    Ps
    Rama as kaq s’merr vesh me vathen e derrave qe ka mbledh ?!
    85 i ka per Reformen e 95 behen per Nje pakete te mire!
    Pyesni vehten burra:
    Per me kcy Napollona e per me lshu fyshekzarre ( demek kallxime penale me bishta prasi)
    e tritole e kina zgjedh ket skrapellon-Rilindakar?!
    Nji Pergjigje:
    S’e bon dot, hap krahun edvinPiktori!

  57. Drenicaku says:

    Mero nuk e di kah e merr ket guxim se si nuk frigohesh nga kriminelet Berishjan e Frangaj.
    Une te deshiroi jet te gjate pir te lutem bej kujdes se njeri ma idiot se Frangaj ,Balliu dhe Berisha nuk mund te gjesh.

  58. XHAXHI BEHARI ME CIZME DHE QELLOTA says:

    SALIU , FRANGAJ, BALLIU ME COM,,,, DO PERVELOHEN FAMILJARISHT ME BENZINE ,,,DHE PO E CUAN NEPER MEND ,,,, TANI JANE TRULLOSUR NGA FRIKA ,,,, NGA KRIMET DHE VJEDHJET QE KANE BERE NUK DO MARRIN VESH SE KUSH DO TI SULMOJE I PARI ,,,, DO JENE ME FAT PO QE SE DO DALIN PARA DREJTESISE DO TI IZOLOJNE DERI SATE VDESIN ,,,, PA I COPETUAR POPULLI ,,,,POPULLI THEM ,,, SE HAKLAJT PO I VIJNE RROTULL,,,,,, SI HAKLAJT JANE SHUME ,,,,QE MEZI PO PRESIN TI HEQIN QAFE

  59. TEDI says:

    TAHIRI ME ADMINISTRATEN E TIJ TE EMERUAR NGA AI VETE[E PAVARUR] ngre akuza
    kunder administrates se meparshme.SA I BESUESHEM ESHTE AI .MERO ME TAHIRIN NUK
    TREGOJNE ASNJE LIGJ QE KJO ADMINISTRATE KA SHKELUR POR VETEM AKUZOJNE PA FAKTE
    DHE TEDHENA.TAHIRI DHE MERO E KA SHUME TE QARTE QE KETO AKUZA TE PA SHOQERUARA
    ME FAKTE KONKRETE DO TE HIDHEN POSHTE NGA PROKURORIA.
    LIND PYETJA PSE E BEN PS KETE?{TAHIRI DHE KODHELI}
    -PER TE THENE PARA POPULLIT DHE BE SE NE PO LUFTOJME KORRUPSIONIN.
    -PER TE JUSTIFIKUAR NJE SULM TE MEVONSHEM KUNDER PROKURORIT.
    ORGANI ME IBESUESHEM NE AKUZA TE TILLA DO TE ISHTE KLSH SI ORGANI ME I SPECIALIZUAR DHE I PAVARUR.
    E KEQA ESHTE SE NE SHQIPERI MUND TE AKUZOJE E SHPIFE KUSHDO PA I HYRE GJEMB NE KEMBE SE MBROHET NGA PARTIA NE PUSHTET. KJO KA NDODHUR EDHE NE PUSHTETIN E MEPARSHEM.UNE JAM ME MENDIMIN E PARASHKRUESI QE NE QOFTESE KETO AKUZA NUK VERTETOHEN EDHE ATO QE I BEJNE DUHET TE MBAJNE PERGJEGJESI LIGJORE E PENALE SI TAHIRI EDHE MIMI.
    VETEM KESHTU POLITIKANET E TE DY PALEVE MUND TE BEHEN ME TE PERGJEGJSHEM PO ASHTU EDHE VARTESIT QE MARRIN URDHER NGA TO.
    VETEM NE KETE MENYRE MUND TE FITOHET BESIMI TEK POPULLI PER AKUZAT.

  60. web. says:

    Titulli i ketij shkrimi do te ishte ekuivalent me shprehjen:

    “Edi Rama duhet ti dale per zot mbi nje miljon votuesve te 23 qershorit” se po shikojme nje qendrim teper te bute te PS-LSI karshi nje PD explozive.
    Shume hapsira iu dha ne media tritolit tek pallati i lulebashes ne vlore se sa tritolit qe u gjet te makina ne hyrje te k/m qe ishte shume e rrezikeshme.Shikojme dhe deklaraten e fundit te egomaniakut berishe ne fuckbook-un e tij i cili mungesen e parave per shperblimin e vitit ja faturon qeverise re e cila ka vetem tre muaj ndersa qeveria e banditit berishe kishte harxhuar gjithe fondet e emergjencave deri dhe te grabitja e fasuleve dhe orizit.Pra kemi Sali Bishen qe nga njeri qe duhet te penalizohet kthehet ne akuzues duke perdorur dhe nje fjalor halabakesh.
    Kush e ka mallkuar kete vend kaq shume.Eshte e vertete qe amerikanet per te shpartalluar perfundimisht imperatorine japoneze hodhen dy bomba atomike ne hiroshima dhe nagasaki por kjo pati nje perfundim.Kurse bomba neuro-psiqike qe hodhen ne shqiperi ne 1991 per shkaterrimin e atij fare komunizmi akoma vepron dhe nuk e kane c’aktivizuar.Duhet te dale ndonje nga “aviatoret” qe hodhen bomben atomike berish ne shqiperi para dy dekadash ta neutralizojne pasi njerzit po shikojne se ai enver hoxha nuk paska qene aq “budalla”……

  61. lamce says:

    kaq shume te paska renduar Saliu o Mero,sa dhe
    thirrjet per gjek po i pranon?

    1. karaduzi says:

      o lamce
      Je komentus qe e ke perdhunuar gjuhen shqipe barbarisht se ne
      dy rrjeshta ke bere 4 gabime drejtshkrimi.Kaq gjytyryme jeni ju lamcet dhe desarat e Sales ?
      Nuk eshte cudi te jesh ajo shale hapura e Jamgjarper Malltezit se po i krruhet per politike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje