Përse opozitarët trokasin në zyrë të Berishës?

4 Dhjetor 2013, 21:24Editorial TEMA

Nga Mero Baze

 

Ka ndodhur diçka që pritej të ndodhte kohë më vonë. Sali Berisha ka humbur qetësinë si “demokrat” i thjeshtë dhe ka dalë në një konferencë për shtyp si kryetar i PD-së, së bashku me një ish- nëpunës nën hetim për prishje të sistemit online të tatimeve. Dhe si për t’i vënë kapak rikthimit të tij, i ka futur dhe një akuzë vëllait të Edi Ramës, që sipas Berishës, që edhe ai e ka me të dëgjuar, mund të jetë i fshehur pas një kompanie ajrore me “përfaqësues të krimit” nga Kosova.

Nuk ia vlen të gjykojmë tani çfarë thotë Berisha, pasi i vetmi lajm real këtu është që ai është rikthyer në origjinë. Ajo që vlen të diskutohet është përse Berisha është rishfaqur në emër të PD-së dhe përse njerëzit që duan të denoncojnë diçka, nuk shkojnë në zyrën e Lulzim Bashës, por në një zyrë private, e cila është marrë si gjobë ndaj një biznesmeni, të cilit i janë bërë ndere pa fund nga ish- pushteti.

Dyshimi i parë bie mbi humbjen e komunikimit mes Berishës dhe Bashës për ritmin dhe përmbajtjen e daljeve të tij publike. Fjalimet e varfra të Bashës, gjuha e tij e zvargur dhe pa nerv politik, dhe disa hakërrime të tij qesharake, duket se më shumë se këdo tjetër, kanë bërë nervoz Sali Berishën. Është e qartë se ai nuk pajtohet as me formën, as me përmbajtjen dhe as me aksionin e Lulzim Bashës. Dhe kjo dalje e beftë e tij si kryetar PD-je është thjesht për t’i treguar se si duhet të sillet Lulzim Basha si kryetar i PD-së. Bile për t’ia ëmbëlsuar qëndrimin, në fund i ka demonstruar se si mbrohet dhe Belle Air, për të cilin Basha është i kompleksuar të flasë se i kanë ngelur akoma në avion revistat e gruas.

Një tjetër dyshim i besueshëm është se Lulzim Basha mund të mos ketë pranuar të kthejë në çështje akuze, diçka që është nën hetim, siç është puna e problemit që ka pasur sistemi online i tatimeve. Ato që ka thënë Berisha pak ditë më parë për këtë çështje, me ato që tha sot, janë krejt të ndryshme. Pak ditë më parë ai tha se janë zhdukur detyrime të biznesmenëve që janë miq të Edi Ramës, a thua se në pushtet kanë qenë biznesmenët e Edi Ramës, ndërsa sot tha janë shtuar detyrime ndaj biznesmenëve që nuk janë të Edi Ramës. Biles përfshiu dhe një ambasadë të huaj. Këto qëndrime diametralisht të kundërta, të mbajtura nga i njëjti njeri, janë praktikë normale e Sali Berishës, por me sa duket Lulzim Basha nuk ia ka marrë ende dorën kësaj shkolle dhe mund të ketë hezituar të dalë në konferencë shtypi. Po ashtu, ai është i kompleksuar të merret me akuza të tipit se kush do hapë agjenci të re fluturimi nga Shqipëria. Boshllëkun e Belle Air, sipas një njoftimi zyrtar të ambasadës italiane, do ta mbushë menjëherë Alitalia dhe AirOne, që janë kompani shtetërore italiane, por tregu natyrisht që është i hapur dhe për të tjerë. Fakti se vetë Basha është ideator i falimentimit të një kompanie në vitin 2005, dhe i mbështetjes së fortë për Belle Air për tetë vite, e bën atë të ndrojtur të flasë me gjuhën dhe paturpësinë e Berishës për këtë çështje.

Por pavarësisht këtyre dyshimeve taktike, në aspektin politik nuk kemi asnjë dyshim. Njerëzit që duan të denoncojnë diçka apo të mbrohen nga goditja ligjore, nuk besojnë tek Lulzim Basha, por tek Sali Berisha. Ata që largohen nga puna, ata që janë nën hetim, ata që duan të denoncojnë diçka kundër qeverisë, ata që duan të përdoren politikisht, me sa shihet nuk e ndjejnë Lulzim Bashën si kryetar. Ka apo nuk ka të drejtë në ato që thotë ai nëpunësi nën hetim i tatimeve, është e qartë se ai nuk ka besim tek Lulzim Basha. Ai kërkon gjuhën dhe retorikën e Sali Berishës për t’u ndjerë i mbrojtur politikisht.

Po ashtu në debatin rreth falimentimit të Belle Air, qeveria ka dhënë sot shumë të dhëna, që flasin për taksa të pambledhura për pesë vite, për detyrime ndaj bankave dhe të tretëve nga një kompani, e cila realisht ka pasur fitime. Qeveria po hedh dyshime për evazion fiskal dhe fshehje të ardhurash, për të cilat sipas saj do merret prokuroria.

Për t’i dalë zot në këtë situatë kësaj kompanie, Berisha nuk ka asnjë kompleks të ngatërrojë pistën, duke akuzuar ata që kanë ndërmend të hapin kompani të reja fluturimi në Shqipëri. Dhe nuk heziton të akuzojë dhe një biznesmen nga Kosova si përfaqësues i krimit të organizuar. Është fjala për Remzi Ejupin, pronarin e agjencisë më të vjetër kosovare të fluturimeve, që ka regjistruar në Shqipëri kompaninë “Fly Albania”. Ai është botues i gazetës Zëri në Kosovë, asnjëherë i dënuar dhe shumë i pranishëm në elitën e biznesit shqiptar. Për t’i thënë përfaqësues i krimit të organizuar, ai ka nevojë së paku të ketë një skandal të ngjashëm me djalin e Berishës, apo vajzën e tij, që nuk e ka. Është botuesi i gazetës që denoncoi prishjen e linjës së interkonjeksionit me Kosovën dhe akuzoi Shkëlzen Berishën se qëndronte bashkë me Fazlliçin pas tenderit për ndërtimin e kësaj linje. Dhe për të lare hesapet në emër të Familjes së tij, Berisha përdor faktin që ai mezi ka pritur të ikë Berisha nga pushteti për të hapur biznes në Shqipëri për ta akuzuar si përfaqësues të krimit të organizuar.

Lulzim Basha këtu ka një problem shumë të madh. Ai as nuk është figurë, që opozita t’i besojë problemet e saj, qoftë dhe spekulative, as nuk është njeri i lirë, i cili mund të flasë për monopole, koncesione apo lidhje të fshehta me biznesin. Vendi po zien nga aksione të qeverisë, në të cilat shfaqet gjithandej Lulzim Basha herë si pronar pallati, herë si mbështetës i fshehtë biznesi, herë si tutor biznesesh. Si i tillë, ai nuk ka fuqi të bëjë opozitë. Kjo me sa duket ia ka humbur durimin Sali Berishës dhe ka dalë vetë në shesh të betejës, i sigurt që nuk do sjellë ndonjë gjë të re, por së paku të mbajë të vjetrën në këmbë. Nuk ka shumë kohë fizike të presë rikthimin e tij në pushtet, ndaj me sa duket do të vdesë i kënaqur duke u ndjerë në pushtet si opozitar.

48 komente në “Përse opozitarët trokasin në zyrë të Berishës?”

  1. kosta says:

    Ah mor Mero e di ti kush eshte vdekja politike e Berishes?Lereni qenin ne harrese dhe ne vetmi dhe do te shohesh qe ka per lehur si kone qe nuk te ha as m…

    1. agron says:

      Komunisti Rama mbane ne loje komunistin
      Berisha, sic kerkoi Komunisti Berisha te
      mbante ne loje Komunistin Nano, dhe
      muzike me sinfoni propagande i beni edhe
      ju gazetaret me mentalitet komunist sic je
      edhe ti o Mero.

      1. @agron says:

        Ne pamundesi per te mbuluar mutin(Sali,Nano e Ko.) me shurre(Basha) plani B eshte qe ti futesh te gjithe ne nje thes.
        Ti Agron ose nuk e kupton ose nuk do ta kuptosh qe Edi dhe Sali B. nuk kane asgje te perbashket si nga karakteri ashtu edhe inteligenca.
        Edi eshte familje intelektuale prej shume brezash. Perfaqeson pjesen me te ndershme dhe idealiste te shqiptareve.
        Saliu eshte familje debilash, injorantesh, hajdutesh dhe kriminelash brez mbas brezi. Perfaqeson pjesen me te ulet to kombit shqiptar. Eshte misherimi i vet djallit. Kafshe e papergjegjshme qe deri ne minuten e fundit te qeverisjes vetem shkaterrim beri.
        Mos te ka inaguru gje frigorigerin ty Saliu qe e nderon aq shume duke e barazuar me Edin?

        1. agron says:

          Ju thoni qe Berisha eshte injorant dhe nuk ka
          iteligjencen e Rames, Jo zoteri apo zonje Berisha
          eshte inteligjent,(panvarsisht qe inteligjencen e
          tije eka perdorur per pune te pista), por nuk
          mund te thuash qe seshte iteligjent, sepse po
          qe se do te ishte injorant sic e cilesoni ju,,
          nuk do te kishte qeverrisur kaq shume dhe duke
          bere cfar i ka dash qejfi, sa per iteligjence
          Berisha kur ishte ne qeverri ja ka fut Rames
          sa krahu dhe ne cdo aksion politik qe nderrmerte
          Rama, dilte perhere humbes si pershembull (darka
          ke restorant korkodili).

          Tani qe te mos me thuash klysh i Saliut sic e
          keni zakon, se gje tjeter nuk dini te thoni
          kur dikush kritikon Ramen, po te theme qe
          do te isha shume i lumtur sikur Rama te
          ishte inteligjent sic thoni ju dhe te vendoste
          DREJTESI,,,eshkruajtur me te madhe, por drejtesi
          e munguar eshte si pushtetari i korruptuar.

          Fiks Fare po thote ja ku kemi ujkun, kurse
          Rama kerkon gjurmet dhe hesht,,(kush hesht
          pranon) Dhe Rama pranon ne heshtje kete sistem
          drejtesie te korruptuar, mos valle edhe Rama
          vete eshte pushtetar klientelist??????

          Mos u merzit shume se kur bejne krahasime
          midis Edit dhe Saliut, se Edi ka mesuar
          shume nga Saliu, ashtu sic po meson
          Basha nga Edi, prandaj eshte e njejta supe
          e felliqur kejo e komunistave shqiptare,,
          ja pyet Gramoz Rucin QE e vuri Ramen ne
          krye te PS, SI ka pas thene dikur komunisti
          Agolli (ne komunistat jemi kocke e veshtire
          dhe nuk e shofim dot njeriun e lire)

          Me pak fjale e njejta gjuh qe perdorte Saliu
          dhe qe e perdor Rama sot,,(o je me mua ose
          kundra meje) Ja kjo eshte inteligjenca e Rames.

          1. Tony says:

            Injorant!Shkruan iteligjent per inteligjent;shkruan panvarsisht per pamvaresisht;shkruan korkodil per krokodile ;nderrmerte per ndermerrte tj.Si te gjithe te paditurit edhe ti nuk e perdor kompjuterin qe ke per te mesuar,por per te perhapur injorancen tende .Mjaft se qelbet tere Boten qe edhe pa ju eshte teper e qelbur.

          2. kirurg says:

            Kujdes kur citon poetet, se thone qe eshte forcuar shume ligji per te drejten e autorit.

            Pastaj, je i sigurt qe jane te Agollit ato vargje? Ja cilat jane vargjet autentike e Agollit: “Se historia eshte kocke e veshtire / s’tregohet me hajdutet zemermire”…

            Tani del qe falsifikatori ose hajduti je ti, minimalisht sepse po falsifikon autoresine e vargjeve te tua, duke ia veshur ato Agollit, meqe eshte njeri i shquar; madje hajdut i trashe fort… ?

            Mos u merzit, ka dhe me keq se ty, psh… Sala

  2. imer imeraj says:

    dakort me ty per ca shkruan po mua mu duk teper i tensionur dhe kam pershtypjen se berishen e ka kapur frika e arrestimit.

  3. SuperMero says:

    YLY LY
    E TRY LY LY,
    KISHIM NJI
    NA U BON DY!
    http://goo.gl/K33Av2

  4. Shefqet Cela says:

    Si gjithmone i perpikte. Godet ne shenje pa meshire dhe medyshje. Pa doreza.
    Megjithate, une deshiroj diçka, qe e quaj te rendesishme.
    Gjeja qe e dritheron Sali Berishen eshte:
    “ME GUSHT BASHKE IKEN DHE VAPA.
    ZOTI NA RUAJT CDIMER VJEN PRAPA!”
    Nder ato te dhena fshihet krimi dhe bashke me te edhe KOKA E KRIMIT.
    Ne kete prag dimri metereollogjik, po fillojne dritherimat e verteta. Ato jane çjane. Ky eshte dimri i madh i ketij te moshuari.
    “PO VJEN DIMRI ME KOS NE DORE
    GJETH E BAR I KA KOSIT.
    QET BALLKONI PJALM E BORE,
    E PLAK SHKRETA PO MERDHIF…”
    Halle, halle kjo dynja.

  5. genci says:

    GERDALLE KOMIKO-POLITIKE!Ky nnjeri i pashpirt vetm me kete gjuhe,me ate te urrejtjes dhe perbaltjes infektoi nje popull te tereduke na kthyer ne nje shoqeri te dhunshme ku ka humbur ndjenja e mashires per tjetrin.ka zgjedhur sulmin si armen me te mire per t’u mbrojtur,po mer ne mbrojtje tere xhahilet dhe larot e tijme shprese qe te gjithe ne te trembemi para tyre,te tremben edhe keto palo gjykata te ulokut bujar dhe elvis cefes.une cuditem edhe me keta gazetare qe jane kaq te ngeshem dhe shkojne e harxhojne kohen kot duke degjuar kete monster.pse nuk flet per serverin e kryeministrise me 21 janar!?

  6. NjeQytetarOptimist says:

    Eshte nje zhurme e tij si gjithe te tjerat..Harxhim kohe se I zjen kazani posht kembve..Edi Rama duhet te pyesi ate mustaqen a e ka gati reformen gjyqesore apo te hartoj ai nje URGJENTISHT..Status kuoja mdan ere dhe po qelb dynjane..

  7. ekuatori says:

    Mirë o Mero, mirë!Por dhe kjo qeveri e re po e menderos gjithandej.Hall me një krah, hall më krah tjetër, hall me asnjë krah.S’po dimë si me ia ba e ku me e gjet shtetin e së drejtës.Ka fillue me na pëlqye fort diktatura që lamë pas.Si duket ky popull e ka të nevojshme nga nji çikë diktaturë.

  8. heroni says:

    Ujku mbetet ujk!

  9. fronti demokratik says:

    Po, shoke! Rrofte Diktatura e Proletariatit! Te forcojme unitetin!

  10. babec says:

    Te vendi! Te shpresojme qe eshte reagim nga tmerri qe duhet te perjetoje nga te gjitha ato jete qe mori ne 23 vjet.
    ( perfshi dhe vrasesin dhe viktimen e sotme ne Durrës)

    Oneway ne ferr me nje tranzit te shkurter nga burgu!

    Sa per Edin; Duhet ta imagjinoni Sizifin te lumtur… Ishte nje artikull i Tupes. Teper te veshtire e ka nese humb kohe me peshq te vegjel nderkohe qe kapja e shtetit, medias, dhe e gjithe ne popullit nga Salehu eshte empirike dhe kapilare.
    Ne nderkohe te shpresojme o njerez se nuk do u shitet, e se do punoje qe nje dite te thone; Keta e bene shqiperine siç duhet. Te punoje qe te mbahet mend!

    B

  11. we people says:

    Ata trokasin akoma te sali fuckberisha sepse korentet filoserbe ne washington & bruksel qe e prune ate ne pushtet ne 1991-92 jane akoma te fuqishem sa dyshohet qe pregatiten dhe kurthin me LHL per te rrezuar ediramen.

    1. LORA says:

      Pdyshim qe ishte kurth i mirefillte (ju dyshoni!!!) ai i LHL_ve te Sirise.Pale po na u be pjesdare edhe Rusia.Prandaj e kishte me nxitim te madh brekedhjeri i historise me gjithe rrangallat drejtore te shkollave,qe ende komnadohen prej tij.Por ce do,dr.mortja me mostrat qe trokasin ne dere te tij,,,,,,gurin qe hodhen e moren prapa kokes se tyre.
      Keshtu qe fuck-brekedhjeri,le te prese e te percjelle edhe per pak kohe.We people,jemi vigjilente ne mbrojtjen e verdiktit te shenjteruar te 23 qershorit.TUNG.

  12. Fatosi says:

    Z.Mero fjala pushke po te behet. Gjynah,ta dinte me pare berisha se cfare do ti punoje dhe do ta sulmoje kaq sakte ,do te bente Minister te perhershem ne kabinetin e tije.Vetm ti po e ndjek si zjari gjarperin.
    Po vjen dita e cpagimit.
    Mero je I vetmi qe amanetin e te vrareve nga berisha po e bene realitet duke sulmuar I vetem ne cdo skute te eret te krimit dhe mashtrimit te ketij serbozagar qe pashembullt.Vazhdo se ti do ngelesh nje Avni Rystemi qe me forcen e fjales tende te mbrehte po e vrete kete bastard me blumbin e turpit. fatosi..

  13. rilindje ? says:

    Nuk mbahet mend asnje rast te kene dale te verteta dhe te jene realizuar enderrat dhe fantazite e ketyre komentuese,ashtu si dhe te kesaj gazete qe ia ushqen…keshtu do te vazhdoje kjo pune gjersa tu vi mosha e ta lene kete bote;s’kan se me cfar tjeter te merren..

  14. Fishta i Vucidolit says:

    Ish kryeministri yne ka lajthit komplet. Prit kur te dale ne nonje koference shtypi dhe te zgjidhe ushkurin e benevrekeve te palara. Kuku per Lauren qe nuk eshte mesue me pa te tilla gjona te fishkme.

  15. Ben Dibrani says:

    Po perse merreni ende me kete kriminel? Injorojeni Mero, kaq e thjeshte eshte, kjo e vret me shume se cdo gje tjeter kete egocentrist te semure.

  16. Kendveshtrim tjeter says:

    Ashtu si krijoi,dy sindikata,dy PSD,PDNJ,PBD etj,i erdhi rradha te drejtoj PD-ne me dy kryetar,ku Basha luan rolin sozise.
    Ne çdo gje,kerkon te krijoj iluzion,te hiqet se ka informacion absolut,te jet ne qender te vemendjes nepermjet medias.
    Por ajo qe eshte me e dukshme,te sillet si komuniost !
    Kete nuk e ndryshon dot.
    Bell Air eshte pjese e aksioneve te familjes Berisha.
    Fitimi i saj eshte transferuar,Bode u mundua ta justifikoj,pa na bindur se te falimentosh me ndergjegje,eshte vjedhje.
    Ne dy muajt pas zgjedhjeve,plani berishjan,dita dites po nxjerr koken,per asfiksimin e qeverise Rama.
    Kete rradhe ka zgjedhur,te largoj nga Shqiperia voluten,jo luften civile !

  17. Shoku '' Shpati '' says:

    O Mero , ti e titullon shkrimin tend : Perse opozitaret trokasin ne zyre te Berishes ! Pa kuptim me duket , po trokoiti pak koh me par Kac Islami nga krahu tjeter ju cfar nuk thate , tani te tijte po trokasin , ku eshte e keqja ??? Po te shkoje ti ne fshatin tend , a do kerkoje me te vjetrin dhe me te mencurin per ndonje keshille a fjal te mencur !!! Lere opoziten Mero , meru meate qe duhet !

  18. MB says:

    “Vendi po zien nga aksione te qeverise”. Sa qesharak qe je Mero. Ku jane keto aksione te qeverise, qe vetem Ti arrin ti shikosh, se Ne nuk po shikojme gje. U bene gati 100 dite nga ardhja ne pushtet e qeverise Rama, dhe populli nuk ka pare asnje lloj ndryshimi, perveç zevendesimit te policeve me policet e Sajmirit, dhe ne ndryshim nga qeveria e meparshme, kjo qeveri i ben mbledhjet neper pika turistike. Keto quan aksione Ti? Te merresh me Berishen dhe me Bashen, kjo eshte nje detyre qe ja ke vene vetes, por te pakten kurseja ketij populli levdatat per qeverine Rama, sepse eshte nje tallje qe nuk ta kane per borxh. Une nuk kam ndermend te te sygjeroj se çfare duhet te shkruash, dhe çfare jo, por desha te them se po vazhdove te shkruash si keto lloj paçavuresh, do vije nje dite qe do te vije turp nga vetja.

  19. Julian laci says:

    Lulzim basha nuk ka problem,berisha ka problem ,se berisha eshte problemi I problemeve.

  20. beso says:

    z.Mero,Alitalia dhe Air One jane i njejti grup,komplet privat.Dikur Alitalia ishte shteterore,por tanime jo,kjo per sqarim,sepse keni thene qe jane shteterore.Per hir te se vertetes qeveria e re e majte nuk eshte se pezulloi Belle air dhe keshtu te akuzohet se nxorri nga loja kete kompani,porse belle air falimentoi pa bilanc te qarte falimentues.Keshtu qe i bie qeverisjes te kontrolloje bilancin e kompanise ne fjale dhe nese kushtet ekzistojne,te sekuestroje e proçedoje per hetime kete faliment,sepse ka fatura dhe taksa te pashlyera.Se fundi,nuk ju ve faj qe merreni me kryeplakun e PD-se,sepse nuk e keni hedhur akoma”tuç”…

  21. Ajet Delaj says:

    Une mendoj se nuk i duhet dhene shume hapsire mediatike z Berisha per dy arsye themelore. Se pari si askush tjeter ne politiken shqiptare e me gjere ka pasur fatin apo rrezikun te “nuseroje” dy here cfare do te thote se programi i tije eshte konsumuar totalisht. Me qarte se kaq e thone institucionet nderkombetare qe monitorojne korrupsionin duke e lene qeverisjen e tije ne te njejtin nivel me Fataos Nanon ne 2005.
    Se dyti Berisha bie thashethemet e rruges ne konferenca shtypi apo mashtrime te pastra made in Berisha gje qe shqiptaret nuk kane asnje interes te vazhdojne te degjojne vulgaritete te tilla me tha i thashe apo kane thene.
    Natyrisht qe ne nje shoqeri te lire e drejta e fjales eshte e garantuar edhe nese perfundon pas hekurave natyrisht kure te kete marre fund hetimi e gjykimi. Me kete dua te them se Berisha ka te drejte te shkruaj e komentoje si gjith qytetaret e tjere por ju lutem mos i vini qender zeri e mos i afroni mikrofon se na ka care timpanin e veshit me rrena qe 23 vjet.

  22. Lul Tyta says:

    Zhdukja perfundimtare e saliut nga skena politike po behet domosdoshmeri per ecjen e Shqiperise.Tani duhet izoluar edhe fizikisht se shqiptaret e hodhen ne plera por ky ja hedh gjithe plehrat e tij perseri publikut dhe as nuk e respekton ate qe I thote edhe sovrani.Sali sovrani foli dhe te tha nuk dua te te shoh me

  23. sit back and relaks says:

    ky eshte nje shartim i pinokut me lizen ne boten e cudirave, shtrigen e borebardhes dhe plakut te currufjasur prostatist mere. duhet me ju qajt hallin atyre qe ju ka rene per hise ti rrine afer 24 ore ne dite.

  24. astrit jegeni says:

    Pse kush priste qe Berisha do te ishte ndryshe? Vetem vdekja e largon Berishen nga e qelbura skena politike Shqiptare. Komunistat vdesin por nuk dorezohen.Kujdes o njerez ne rruge eshte rrezik te kalosh nga te pa zenxhirosurit

  25. psy says:

    Sa me pak gazetare e televizione ne daljet e tij….dhe ai semuret.

  26. Besnik says:

    O njeres te mjeret ju qe gjuha mish eshte e hekur pret,avash avash ore profane si majtas e djathtas,po rrihni uje ne hava.Gjithshka cka mund ta quajme fjale te lire e se jemi ne demokraci genjejme veten e te tjeret gajasen se qeshuri me ne me sistemin rrumpalle ku huri e litari,vjedhja e pislliku eshte motoja e dites,ku injoranti jep leksione diturie ku hajduti eshte vene roje,ku psikopati eshte ne rolin e psikologut,e sa e sa te tjera.Shqiperine e shendosh vetem bisturia e Faik Konices,medjendrituri Fan Noli,atdhedashurori At Gjergj Fishta,e shtetari shembullor Eqerem Cabej.Shtrohet pyetja a ka ndonje sot ne shtetin shqiptar ndonje me permasa te tilla,pergjigjuni he horra qe nga mengjezi e deri ne darke vetem duke bere derr derr jeni.Per te pastruar faren e keqe tani eshte pak si vone pasi barkepangopurit e zullumqaret jane te mireorganizuar,kane bere kushtetuten si per vete e tundin shamine si te duan,e duam apo sduam ne tallin menderen gjithe diten.Kaq budallenj jini akoma nuk e keni kuptuar se luajne me ne si maca me miun,se atje ne ate gjiriz vetem minj haleje do gjesh e jo shtetare apo sherbetore per vendin.Tani pas kaq vjetesh nuk eshte me per ti vene faj shushunjave por me vjen keq ta them elektoratit qe voton.N.q.s. nje here u genjye turp per ate qe genjeu,e se te genjeu per te dyten here hallall ju qofte,e ata keshtu do te mbeten perhere.E per te shtuar akoma jemi pa te ardhme.Zoti befte mrekulline.

  27. fahri says:

    O mero per mue Berisha tash dueht te shkoj atje ne drenov apo te vije ketu te ne Kosove , “Kosoven” dhe Kosovaret e duan shume te viej ne burgun e ri te sigurise se larte dhe ne tja ktheejm borgjin e dashnise per ne haha,. e sa pe rRemzi Ujupi ai o nje bastard o mero ai paret e 1 oi ka ba duke mashtruar ne frankfurt me lojen e cibritave pyeti kosovaret te tregoj qai bjen ajo prandaj mos hy aty ku sduhet mos u cudite qe edhe majmunet kan media nuk naj befasi kjo .

  28. Beni says:

    Vdekja politike e Berishes eshte qe edhe ato gazetare qe ishin kete here te zyra e tij te mos i shkojne me dhe ai te flase me muret e zyres se tij.

  29. Titi says:

    Bravo Mero, Je i sakte dhe shume eficent ne ato qe thua. Berisha zyren e tij e ka mare te pallati i Bahkimit te cilin e ka ndihmuar ne aferat e tij sebashku me Lulin. Zyren e ka mare tek pallati i ti, po a e di Berisha qe Bashkimi luan para te pista te droges te trafikanteve brenda dhe jashte vendit? Po po, trafikante qe jane ne Spanje, Italy, Angli i kane dhene Bashkimit me interes miliona Euro Mero. Dhe jam i sigurte qe ne kete bisnes kane pjese edhe Sala shpellari edhe Luli. PROKURORIA TE HETOJE. Edi Rama te heqe mustaqen sa me shpejt qe te jete e mundur, e me mire te mare nje nga rruga se do jete me i pergatitur e me i afte fizikisht nga ai SAKAT qe na e beri peshqesh Saliu me shoke.

  30. rilindje ? says:

    Ajet Dedaj,
    disa gjera mire i thoni,por per rrena gjate 23 viteve sikur e teproni:nuk jane rrena qe gjate qeverisjes se tij vendi u be antare e NATO-s,qe shqipetareve iu krijua mundesia te levizin lirshem neper neper Europe,qe vendi u mbush me rrege sa nuk ishin ndertuar gjate 100 viteve,qe energjija eletrike u zhvillua dhe nuk po ndjehet mungesa kronike e saj,qe nje aeroport i cili ishte per te qare hallin u be nje aeroport modern,qe u modernizuan portet detare,qe u ndertuan qindra shkolla e uiversitete,qe u arrit qe gazsjellsi TAP kaloi neper Shqiperi,qe pensionet e rrogat u rriten nga viti ne vit,e tj.,e tj.;cili politikan arrine te realizoi gjithcka nga ato qe premton gjate fushatash apo qeverisjes?Do ta vertetoni kete ne vitet ne vazhdim…

  31. sandokan says:

    zoti mero je nje njeri i math shkoj deri ne funde ceshtjeve jo ti lesh pas dore ti dhe spartak ngjela mund ti heqesh masken sali berishes qe na ka mundure 23 vjet une jame nje emigrant i thjeshte kam 23 vjet jashte nje lazarati 2 kompanija belll air 3 minjerat e kromit ku per 1 ton meret 2 kg flori ku shkojne 3 nafta ku shkojne leket e ketij populli turp per ne shqiptarety qe jemi qeverisur nga sali berisha dhe zhozefina me kompani fl kush e lexon

  32. minushe says:

    nuk e dime vertet si eshte kjo puna e drejtorit te IT ne tatime, koha do vertetoje sh gjera, do dalin te vertetat dite pas dite. por ne tatime s kane akuzuar akoma ata qe kane vjedh e kane bere cfare kane dashur…. rrine te qete dhe punojne akoma, ose gradohen ose levizin nga nje pozicion ne nje tjeter……ose i heqin qete-qete…si edhe faktin qe hajduten e tatimeve qe arrestuan e cuan ne spitalin e burgut dhe prej andej ne arrest shtepie…….OH CFARE FATKEQESIE??!!!le te hetohet se me ke ndante leket hajdutja……me ke UDHETONTE JASHTE VENDIT me parate e vjedhura ??????? te gjitha jane ne sistemet elektronike….KUSH ISHTE MBUROJA E SAJ NE STAFIN E TATIMEVE???????? qe e dinte dhe nuk e denonconte?? po ne policine e shtetit??? edhe kjo s eshte gje e mire….populli thote dielli del qe ne mengjes…dhe nese vazhdohet keshtu sic e kane nisur nuk do arrijne gjekundi…..kaq.

  33. Artan says:

    Pershendetje. <e duket pak djallezore qe te merresh me opoziten. Une si votues jam ne pushtet ose me sakte ndihem si i perfaqsuar e ne kete kontekst ne duhet te merremi me qeverine qe po rrit taksa qe po rrit sigurimet shendetsore qe vetem po prish me aksione partizane tabela e pallate qe po shohim struktura te reja gjithandej po rrezultat hic gje. Ne manaxhim thuhet se deri ne 100 ditet e para neser nje drejtues i ri nuk ben ndryshime pra gjera te prekshme ai quhet i justifikuar sepse do kuptoje situaten po ne rast se dhe mbas ketyre diteve nuk ben gje atehere eshte i paafte. Kam filluar te kem pershtypjen qe Shqiperia eshte e madhe per tu manaxhuar nga Rama (e ne fakt une mendoj se eshte shume e lehte) Duhet nisur nga Drejtesia Z Rama vetem nga ajo dhe leri takimet me intelektualet artist (. . . pergjigjen per kete ja dhe Ema Ndoja ska me bukur).
    Na duhet pakez drite ne fund te tunelit Z Rama ky ehte objektivi yt e jo PR qe i ben vetes Fate Velaj.
    Ne duhen djem e vajza qe punojne e jo qe komandohen e kontrollohen nga ty. Na duhet ti dergosh shkelesit e ligjit ne prokurori e pastaj na duhet qe gjykata ti denoje e jo ti rrembej atyre para nga ato te kurrupsionit qe ato bene deri dje. Keni llomotitur me fakte e pa fakte Shkelzeni Gita Imami Pollo Berisha Flamuri Sokoli (Ndjes paste) dhe akoma hic gje. Keni ne barkun tuaj njerez te cilet ne jeten e tyre kane qene gazetare e romacier por qe na dolen edhe ndertues pallatesh me ejen tende. Dje mora vesh qe Blushi na qenka pronar i Pallatin tek St Dinamo ne Tirane po si ka mundesi more si ka mundesi ku i mori parate ky Blushi?? Degjova qe Rama na paska shpi ne dardhe, uroj te mos jete e vertete por po te jete ku i more parate Z Rama??
    Mbaj mend nje fjale te Z Nano (qe ne fakt vetem fjale kishte po ato si binin ne toke) Katarsis shpejt sa nuk eshte vone sepse rinia mund te ngrihet prap nga FB dhe mund te et bej hatane. Po po hatane sepse asnjegje nuk eshte me e shtrejte per ty sesa kulltuku me duket e tashi qe e ke nuk po din cte besh me te.
    Sali Berisha ne ka shkelur Ligjin ne Prokurori ky eshte veprimi qe duhet te besh ti Ne Z Bode ka shkulur ligjin ne prokurori ja cfare duhet te besh ti, . . . por, Jo ti nuk e ben dot e keto kasta hajdutesh tashti do fillojne te te akuzojne ty si hajdut sepse e din qe Do perlyhesh si ato!
    Fajin se ka sistemi por e kane njerezit e korruptuar eshte ceshtje edukate edhe kurrusioni dhe sjellja ndaj tij e ky vend qe ti perfaqeson ska njerez Ska prokuror ska gjykates ska polici qe nuk eshte e korruptuar ndaj shkon si mos me keq
    Perdorte asgje me shume sesa fjalia qe ke thene ska bir kurve qe te me akozoje mua qe i kam futur doren ne xhep, e ne kjo eshte e vertete merru me te korruptuarit pronat e tyre te pafundme shpia biznese lokale pallate se ndryshe do biesh shume shpejt

    Fatkeqsisht nje Qytetare

  34. selmani says:

    I nderuar z.Baze ne nje komend do kohesh pata dale me versionin me te mundeshem se Sali Berisha eshte si puna e hijesqe :E ndjek e se kap dot,iken e te vjen prapa!Ai ka plane edhe me te thella nga ç’fare konstatoni Ju ne kete editorial!Pas largimit nga kjo bote e kundershtarit nr.1 te PD ,S.O;Sali Berisha i eshte perveshur punes per te eleminuar edhe L.B ne bashkepunim me te si i paafte si njeri qe s’di te beje opozite si nje njeri qe edhe miqesine qe e pati nga S.B me miqte pertej Atlantikut nuk dijti ta rruaj,si nje njeri qe nuk do te sillet siç duhet me poziten,etj etj si keto ,e nga ku pritet qe ne pranveren e afert te marre perseri PD per dy aresye!Se pari Podesta Grup po rimekembet ne autoritetin e saj per te sjelle ketu ,se dyti Sali Berisha nuk e ndjen vehten te sigurte nen ombrelen e nje kryeopozitari si L.B ndaj do te forcoje imunitetin e tij me rimarrjen e ketij posti partiak.Sali Berisha ndjehet ç’do dite si humbes i atyre qe e rrethonin me perpara e n.q.se ne nje dite do te kercenhej nga akuzat qe do ti ngrihen ,ai nuk ka me njerez te mbroje krimin e tij,pavaresisht arsenalit qe disponon,ai nuk ka bese se te afermit do ti qendrojne besnike e kjo po e terbon ga dita dites!Ai e ndjen qe po ngordh e e papertypshmja e tije eshte se nuk do te ngordhe si kerme por si qenie ne kembe duke bere bema deri ne funt te frymes se tij.Kjo dhe vetem kjo e bene ate te nxitoje te kape kohen e humbur qe la pas duke na kujtuar te gjitheve se “Ujku qimen e nderon po zakonin se haron”.Sa te jete Balua rreth e qark, era m…t do bjere ky prag!

  35. ropize says:

    sh.mero.e mira e gazetarit eshte te jete ne opoziteme qeverine,sepse keshtu e veme ne pune qeverine.por t5i si duket ke kunje me s.berishen.ai ta ka futur dhe ti se nxjer dot.nuk me hyne ne pune se cfare bene s.berishase kush eshte kryetari i opozites,me duhet se cfare po bene qeveria per popullin.nje vrime ne uje.nuk e kupton akomase ne qeveri eshte njebojaxhi,qe nuk di te qeverisi,por vetem te fyej dhe te tallet me popullin.edhe ti je nje nga ata te cilet e ndihmuan te vije ne pushtet nje diktator iri me ieger se enveri vete.melufte klasash,me lufte kunder mullinjeve te eres.nuk shohim dicka konkrete vetem heqja e policeve qe i kane vene gjobe socialisteve.per mua ti je nje gazetar qe shkruan vetem per veten tende,dukeluftuar salen.n.q.s. ke gjera kunder tij pse nuk e kallzon ne prokurori,te dalin para drejtesise te gjithe te koruptuarit.

  36. BILLY says:

    HAPNI DOSJET FUSNI NE SHOSH GJYQSORIN, OPOZITEN DHE QEVERRINE ATA QE MBETEN NE SHOSH MUND TE NA JAPIN SHPRESE……..! TE TJERAT JANE BLA BLA BLA………!

  37. Pëllumb zaimi says:

    Nuk jam ne një mendje me ata komentues që kërkojnë mbyllen e ekraneve pér sali berishen. Pse? Sepse ne nje vend pa teatro,pa opera,pa cirk për të qënë ,pa humor për te qeshur ,e vetmja komedi që të mban gjallë është komedia “shpellari i viçidolit”? Unë vdes për këtë komedi! E vetmja që më sjell humorin. E vetmja që ka persònazh me plastikën e fytyrës që të kujton njëherësh të tëra llojet e qënieve e te karaktereve njerëzore: të cmendurin,halabakun,hipokritin,servilin, katilin,gogolin,jezitin,gënjeshtarin,mashtruesin,hileqarin,dinakun,idiotin,injorantin, sharlatanin,shejtanin,lugatin,kukudhin,hajdutin,llapaqenin, xhahilin,kopilin,dobiçin,bythlepirësin, derrin,dhelpren,gomarin,shtriganin,etj.etj.etj. Më thoni a kini kund tjetër nje komedi me një personazh të këtij kalibri ? A ka estradë në botë që të na i zvendesoje humorin e kesaj estrade? Nuk ma ha mendja! Nderime te gjithë komentuesve që kerkojne largimin e saliut nga ekranet! Me përjashtimin tim!

    1. valdeti says:

      i nderuari pellumb

      Une nuk jam dakord as me mbylljen e ekraneve dhe as per mbylljen e tyre kur saliqeni leshon diarrete e tij.Jam dakort me krijimin e nje detashmenti te tipit SIX NAVY SEAL per te elmeminuar qikloopin e vicidolit ne te njejten menyre si egzekutuan amerikanet Bin Ladenin ne Pakistan.

      PS (PARTIA SPURDHJAKEVE) keto dy muaj ka vertetuar se nuk ka fuqi te rivendose shtetin ligjor sepse i ka kembet e lidhura me Ilir Meten qe eshte garantuesi absolut per mos ndeshkimin e asnje pjestari te bandes kriminale 3B.

      Prandaj mijra familje te veshura me te zeza nga krimineli berishovicqe nga familjaret e Remzi Hoxhes,Xhindit,Malushit,oficerit te shikut durres,gjyqtarit te vlores,te otrantos,te gerdecit,21 janarit,etj etj duhet te mblidhen per te zgjedhur AVNI RUSTEMIN e tyre se nuk ka rruge tjeter.

      Jane me mijra dokumente,fakte,filmime qe vertetojne se saliqeni ka kryer krime monstruoze dhe tradheti kombetare hapur fare ne menyre te perseritur dhe asnje here PS PARTIA E SPURDHJAKEVE nuk kane trokitur ne dyert e prokurorise per te dorzuar akuzat e tyre por po mjaftohen vetem me deklarata shtypi.

      Jam i zhgenjyer dhe nga shume komentues ketu qe e banalizojne problemin ta shohim apo nje megakriminel ne televizor e te bejme gallate me te kur ne fakt ai do kokrren e plumbit ne lule te ballit si Esat pashe tradhetari.

  38. Pëllumb zaimi says:

    I nderuar valdeti ! Edhe idetë e komentit tuaj janë me interes!? Por avni rustemi i nderuar “valdeti” akoma s’ka lindur prandaj thashë të shohim me mirë komedinë. Shumë shqiptarë,me keqardhje e them,jane trima brenda kafeneve,janë avni rustemë brënda tyre,ndersa jashtë kafeneve aha…! Harrojnë ç’kanë thënë brënda…! Provoji po deshe? Një shoku im thoshte për “njërin” se plumbin e ka pak por kur unë i thashë:”hë bëhu avni rustem ti…” e di ç’më tha:”pse unë…nuk e jap jetën për frikacakët unë…”. E kuptoni ju “valdeti”këtê lloj “qejfliu trimash”? Qesha me të madhe…!? Donte që ndokush të bëhej “avni rustem” por… me kushtin që… “ai të mos ishte”!!?? Nderime qytetar!

  39. dylber says:

    Deri sa te zhduket ky njeri nga politika do te kete probleme te medha vendi.
    Lereni te ja fuse kot plaku se askush nuk po e ndigjon.

  40. valdeti says:

    Me zhgenjeve me pergjigjen zoti Zaimi.
    Te kam lexuar ndonje koment dhe diku ndoqa nje interviste tuajen ku me le nje pershtypje shume te mire.
    Duke qene se nuk e ke kapur mesazhin e komentit tim po te spjegoj me qarte.
    Nuk e kam fjalen per njerzit e kafeneve qe me ndonje konjak apo ndonje video erotike kalojne kohen kot.Apo me keto djemte e rinj qe merren me femra,droge dhe me kallashe si lodra.
    Konkretisht po te lidh me historine e fisit te Haklajve qe berisha ka ushtruar nje genocid ne nje shkalle kanibale te papare ne historine e njerzimit duke i perdhunuar dhe varret apo shkatarrimin e shtepive me dinamit me gjithe themelet duke terrorizuar femijet dhe pleqte e fisit.
    Ne kohen qe ai fis u godit barbarisht dhe u larguan edhe ata qe ishin gjalle ,filluan festimet terroristet e berishes.
    Papritur motra e tyre egzekutoi me nje persosmeri dy nga bashkriminelet e berishes ne tropoje.
    Nje gje e tille pritet te ndodhe edhe me egzekutimin e berishes se dhjetra nipat e Haklajve qe berisha ju vrau baballaret jane burre dhe jane betuar.
    Nga keto dridhet berisha dhe kam parandjenje qe do egzekutojne ne menyren me makabre te mundeshme se e meriton.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje