Kryetari i Gjykatës së Lartë të Shqipërisë mohoi përmes një deklarate publike lidhjet e tij personale me sekserët që u shfaqën në ekran duke marrë para në emër të tij, për të liruar një të burgosur, që arritën ta lirojnë. Reagimi i Zaganjorit pasoi një transmetim serial të “Fiks Fare”, në të cilën ishte i përfshirë i gjithë sistemi i drejtësisë në Shqipëri.
Por ka disa detaje në deklaratën e Zaganjorit, që shpjegojnë qartë përse drejtësia jonë nuk ka frymëzim për të qenë e drejtë dhe e përgjegjshme.
Shija e parë e hidhur nga përgënjeshtrimi i kryetarit të Gjykatës së Lartë vjen nga mungesa e përgjegjësisë që ai shfaq për gjykatën që drejton dhe përfaqëson. I gjithë përgënjeshtrimi i tij, të cilin po e marrim të mirëqenë, ngushtohet tek vetja e vet dhe tek ideja se ai nuk i njeh sekserët dhe bën thirrje që ata të hetohen.
Ai nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi se çfarë ka bërë gjykata që ai drejton, dhe as që analizon vendimin që ka çuar në liri pas pagesës së bërë, një të dënuar. Ai nuk tregon asnjë shenjë përgjegjësie si kryetar i Gjykatës së Lartë të Shqipërisë, por përpiqet ta heqë akuzën vetëm nga personi i tij.
Një sjellje e tillë është spontane dhe buron nga vetë mënyra se si e ndjen veten brenda sistemit, gjyqtari më i rëndësishëm i Shqipërisë. Ai nuk e ndjen veten si njeri që ka përgjegjësi për sistemin dhe gjykatën që drejton, por si një person i zakonshëm, i cili nuk pranon ta akuzojnë.
Një kryetar i përgjegjshëm i Gjykatës së Lartë, do të duhej të dilte me një deklaratë serioze para shqiptarëve, ku të shpjegonte se si është gjykuar rasti në fjalë, sa i drejtë ka qenë vendimi dhe të bënte kallëzim personalisht për sekserët që kanë folur në emër të tij, dhe jo të bënte thirrje për hetim. Por mbi të gjitha duhet të jepte një shenjë se nuk ka ndërmend të ndikojë në këtë hetim duke dhënë dorëheqje deri sa të mbaronte gjykimi i çështjes.
Me këtë, nuk dua kurrsesi të them që Zaganjori ka marrë dy mijë euro, apo është i përfshirë personalisht në këtë skandal. Kjo do të më dukej e keqja më e vogël. E keqja më e madhe këtu është që askush nuk ka ndërmend të marrë përgjegjësi për gjendjen e rëndë të sistemit të drejtësisë, por thjesht të shpëtojnë personalisht nga një skandal që ka ngritur media. Pra, thjesht duan ta kalojnë lumin pa u lagur vetë, pa dëshmuar asnjë shenjë shqetësimi për kalbjen e sistemit.
Momenti i dytë i rëndësishëm i këtij zhvillimi është fakti se kush do ta gjykojë tani këtë rast. Ministri i Drejtësisë dhe Prokurori i Përgjithshëm kanë shkarkuar gjithë ata persona që nuk kanë imunitet, siç janë kancelarja, sekretarja apo një drejtor juridik në një burg në Lezhë. Por problemi mbeten gjyqtarët. Hetimi i këtij rasti do të duhet të shkojë për gjykim tek të njëjtët gjyqtarë dhe do të degradojë në histori po personale. Prandaj do të ishte e udhës që të shikohet mundësia që të ngrihet një gjykatë speciale, ndoshta me vendim të posaçëm parlamenti, për të gjykuar rastin në fjalë. Sistemi është i kapur i gjithi në një pakt të frikshëm me sekserët e rrugës, dhe reagimi ndaj skandalit është po ashtu i frikshëm. Më shumë janë shqetësuar për të eurodeputetë se sa politikanët shqiptarë. Përpjekja për ta trajtuar skandalin si rast i veçuar dhe raste personale gjyqtarësh, është një mënyrë për ta degraduar këtë histori në një rast të rëndomtë denoncimesh.
Në historinë e shtypit shqiptar, nuk ka pasur kurrë një gjë kaq të plotë, kaq të vërtetë, kaq të frikshme dhe kaq diskredituese për një sistem të tërë. Reagimi ndaj këtij fenomeni nuk mund të copëzohet në përgjegjësi personale, por institucionale. Dhe për të qenë serioz, duhet filluar me vullnetin politik për ta ndryshuar këtë situatë. Ky është një pushtet që buron nga parlamenti dhe duhet që problemi të rinisë aty. Fillimisht duke ngritur një trup gjykuese speciale për këtë skandal dhe më pas duhen bërë propozime themelore për mënyrën se si duhet kuruar sistemi. Mënyra se si po reagohet ndaj skandalit, dëshmon mungesën e një frymëzimi për të qenë të drejtë dhe për t’i dhënë drejtësisë një fuqi reale që buron së pari nga ndershmëria. Secili po përpiqet të shpëtojë veten, pasi vetëm kështu, sistemi i korruptuar i shpëton të gjithë.
November 29, 2013
REFORME ME KONCEPTIN, SHTETI SI NJE I TERE
Natyrisht qe reforma, pra permiresime kerkohen edhe ne vendet me te zhvilluara te botes qe jane ku e ku perpara nesh ne te tera drejtimet. Pra nevoja per reforma eshte e pranueshme nga te tere faktoret dhe aktoret politik dhe natyrshem edhe nga qytetaret pasi reforma gjithnje behen apo ashtu eshte thene deri tani per ti sherbyer me mire qytetarit shqiptar.
Kjo, apo ketu duhet te filloje projekti i ri mbare shqiptare ne funksion te plotesimit te kritereve te vendosura nga Brukseli ku ne te verteten jane reforma qe duhet te realizohen me se pari ne funksion te zhvillimit e perparimit te shoqerise shqiptare.
Tani qe reformat e meparshme kane qene kryesisht propogande ne sherbim te militantizmit partiak , nepotizmit e korrupsionit nuk besoj se eshte nje zbulim apo konstatim i veshtire ky pasi mjafton te veme ne dukje se si paralizohet funksionimi i shtetit me te tera institucionet ne nje rotacion normal te pushtetit ne njeren ane dhe ngecjen e procesit te integrimit me Brukselin ne vitet e fundit te qeverisjes se demokrateve.
Pra fatekeqesisht shoqeria shqiptare por kryesisht klasa politike gjer tani nuk ka hequr dore akoma nga parimi komunist te tera pushtetet “sovjeteve “ edhe pse me Kushtetuten e Repuplikes se Shqiperise pushtetet jane te ndara e shume institucione te shtetit jane te depolitizuara.
Pra ligji nuk i ka penguar pushtetaret e pas 92shit qe ta shkelin ate pasi kusuret i paguan buxheti i shtetit pra taksapaguesit shqiptare, (131 miljon dollare ne administraten e fundit)sa qe ne pushtetin e demokrateve qeveria pothuaj ka paguar dyfish per administraten e shtetit, nje ne zyre e tjetrin ne shtepi te kthyer me vendim gjykate por te pazbatuar nga pushteti.
Pushtetaret e rinj ndollen para nje paradoksi mjaft te veshtire pasi ka shanse qe te dy palet jane militante politike te opozites e pushtetit si ai qe eshte ne zyre ashtu edhe ai qe ka fituar me vendim gjykate dhe vazhdon te marre rrogen ne shtepi.
Pra pushteti i majte me ne krye Kryeministrin Rama duhet te ideoje e konceptojne nje reforme te plote e gjitheperfshirese bazuar ne konceptin se pushteti eshte i socialisteve per kater vjet dhe shteti eshte i shqiptareve duke i dhene fund praktikes se gjertanishme te partis shtet te trashiguar nga e kaluara komuniste e post komuniste.
Fillimisht duhet te percaktojne qarte pozicionet politike ne administraten e shtetit qe nga zyrtari i nivelit te fundit deri tek Kryeministri gje qe i jep te drejte kualicionit te majte te dergoje ne shtet njerzit e tije ne pozicionet politike gje qe duhet te jete nje perqindje e vogel ne krahasim me tersine e administrates se Shtetit Shqiptar dhe nuk mendoj se ne kete pike nuk mund te arrihet edhe marveshje me opoziten .
Persa i perket adminisrates se shtetit pra reformes ne administraten e shtetit duhet eleminuar pagesa e nje administrate dyfishe me se pari me ristrukturim te institucioneve te shtetit dhe percaktimin e nje afati kohore qe te tere punonjesit e administrates se shtetit te kalojne sherbimin civil profesional te ndryshem per cdo fushe te veprimtarise se institucioneve te shtetit duke i kursyer buxhetit te shtetit miljona dollare mbas cdo rotacini pushteti ku testi i sherbimit civi te jete i kompjuterizuar.
Ne sherbimin civil te merret pervoja perendimore e provimit kompjuterik me korrektim te castit e dhenje te pikve ne dore e jo sic eshte vazhduar gjer tani ku nje komision dallkaukesh blu zevendoset me nje tjeter roze te te njejtit format.
Dhe se fundi per ta eleminuar abuzimin me vendet e punes ne funksion te militantizmit partiak nepotizmit apo korrupsionit , cdo lirim nga puna te jete i mbeshtetur ne ligj ne te kundert pra kur gjykata vendos ndryshe pasojat ti paguaje titullari i istitucionit dhe jo buxheti i shteti si gjer tani .
Nuk duhet lejuar me qe te vazhdoje qe profesionistet te spostohen nga militantet partiake apo te paguhet deri ne 5 mije euro per nje vend mesuesi apo infermjeri pasi per poste me te larta nje zot e di se sa ka pas shkuar cmimi.
Duhet pasur ne konsiderate se nuk mund te kete reforme te sukseshme te pjeshme pasi refrma duhet ideuar dhe konceptuar gjitheperfshirse ne te tera institucionet dhe agjensite e shtetit me qellimin e vetem qe administrate shteterore qe paguhet nga taksat e qytetarit shqiptar te vendosen ne sherbim te ketij te fundit e jo ne sherbim te liderit politik te radhes sic ka ndollur gjer tani.
Pra reforma e konceptuar dhe zbatuar mbi bazen e profesionalizmit dhe performances se gjithsecilit duke pasur si kriter qe te tere punonjesit e shtetit qe nuk jane pozicione politike ne administraten e shtetit duhet qe te jene nje vit ne prove dhe mbas nje viti duhet te jene permanent ne baze te profesionalizmit ne pune dhe performances se gjithesecilit.
Ne anen tjeter cdo punonjesi te shtetit qe fiton te drejten me konkurs qe te punoje ne strukturat e Shtetit Shqiptar i duhet vene perpara nje forme qe me vullnet te lire te japin aprovimin qe ti ceket begraudi i tije deri tek perdorimi i droges e alkoolit nga organet e specializuara te shtetit shqiptar pasi kete praktike e zbatojne ne perendim bizneset e medha e jo me shteti.
Kompletimi i nje legjislacioni koherent ne drejtim te ngritjes strukturore e profesionale te administrates se shtetit ne funksion te kthimit te administrates ne sherbim te qytetarit shqiptare duhet te jete motoja e ketij pushteti per te instaluar per here te pare administrten profesionale e apolitike te shqiptareve.
Nese i bashkojme kesaje konceptin se shteti duhet te jete kordinator e mbrojtes i jetes dhe dinjitetit te shoqerise shqiptare e jo pronar i jetes dhe te mirave material nuk ka asnje dyshim qe jeta e qytetarit shqiptar do te pesoje nje ndryshim cilsor te paimagjinueshem pasi Shqiperia i ka te tera resource njerzore e materiale per tu bere nje vend i begate.
Shqiptaret qe ne 1992 jane percaktuar per sistemin capitalist mbeshtetur ne lirite dhe te drejtat themelore te njeriut dhe vlerat e shoqerive perendimore dhe cdo perperpjekje per te deformuar sistemin apo shkelur lirite dhe te drejtat e qytetareve shqiptare gje qe ka ndollur kane rezultuar vonese ne rrugen e implementimit te demokracise e integrimit dhe costo e shtuar per shoqerine shqiptare.
Me kete dua te them qe te tere reformat e pritshme te qeverise se re duhen ideuar conceptuar e realizuar ne unison te plote me sistemin capitalist e lirite dhe te drejtat themelore te njeriut pasi kerkohet qe te riparohen gabimet e se shkuares dhe te ideohen e zbatohen hapa e veprime te shpejta per te kapur kohen e humbur.
Reforma pronesore duhet te ideohet e konceptohet si reforme ne sherbim te themelit te sistemit ku e drejta e pronarit te ligjshem te shpronsuar me zjarr e hekur nga regjimi criminal komunist te qendroje para cdo te drejte tjeter pasi nuk ka sens praktika e ndjekur gjer tani qe zaptuesi i tokes nderton vilen tre kateshe e ka tre benza para dere dhe nuk paguan vleren e tokes se zaptuar, ku fatekeqesisht duhet thene se ka pasur ne krah edhe shtetin neokomunist deri me 23 qershor.
Nuk ka sens praktikat e zbatuara gjer tani te moszbatimit te Kushtetutes se Repuplikes se Shqiperise persa i perket ceshtjes se prones ku qeveria e parlamenti ideojne dhe aprovojne ligje qe bien ndesh me lirite dhe te drejtat themelore te njeriut dhe kartat qe Shteti Shqiptar ka firmosur duke u bere pale me zaptuesit e prones se tjetrit.
Nuk duhet vazhduar me kjo praktike pasi gjykata e Strazburgut ju ka dhene te drejte te tere qytetareve shqiptare, pra pronat do i marrin megjithse me vonese por ne anen tjeter gjobat mund te behen bumerang per buxhetin e shetit gjithsesi te shpuar. Ne anen tjeter nuk ka asnje arsye qe qytetaret shqiptare te shkojne ne Gjykaten e Strazburgut per te fituar te drejten e prones kur kete te drejte ja garanton Kushtetuta e Shqiperise.
Reforma ne sistemin e drejtesise e sigurise duhet te synoje ne mbrojtjen e jetes, prones dhe dinjitetit te qytetarit shqiptar pasi pa siguri e drejtesi nuk mund te kete sukses asnje lloj reforme sado perfekte qe te jete, pra duhet qe shteti te siguroje kontrollin e plote mbi territorin e Repuplikes se Shqiperise .
Dihet qe drejtesia eshte hallka me e korruptuar dhe e paafte e tere strukturave e institucineve te shtetit shqiptar per faj te vete dhe kryesisht per shkak te interferimit te politikes per te mbrojtur politikane te korruptuar e inkriminuar se bashku me tarafin e tyre.
Reforma ne sistemin e drejtesise duhet ideuar e koncepruar ne sherbim te pamvarsise politike te institucionit te drejtesise ne Shqiperi gje qe ka rezultuar te deshtuara tera perpjekjet e qeverive parardhese se bashku me milionat e harxhuara te partnerve tane perendimore. Nuk ka asnje arsye themelore qe sistemin e drejtesise ta menaxhojne kriminelet e diktatures qe kane varur njerz per nje fjale goje kur tani ka me qindra djem e vajza te reja qe kane mbaruar ne universitete prestigjoze te botes ne fushen e se drejtes.
Mendoj se reforma ne drejtesi duhet realizuar nepermjet reformes strukturore te futjes se jurive ne sistemin e gjykatave dhe futjen e prokurorve dhe dedektiveve private ne organet e zbatimit te ligjeve e hetimit dhe perzgjedhjen e titullarve te institucioneve te tere sistemit te drejtesise me vote popullore ne nje process electoral te figurave te nderuara publike brenda dhe jasht sistemit pra njerz nga te tera fushat e shkences.
Menyra me e mire te shendoshjes se nje pushteti ka thene Presidenti Lincoln eshte vota e lire e popullit.
Shqiptaret presin qe shteti shqiptar ti mbroje ne hapsirat ballkanike e diaspore e jo me brenda territorit te shqiperise qe fatekeqesisht duhet thene se vrasjet per gjakmarrje , me motive ordinere e aksidente referuar ketyre statistikave e radhisin Shqiperine sikur te jete ne lufte.
Per te stopuar crimin qe ka marre revansh duhet persosur legjislacioni ne drejtim te rendimit te ndeshkimit per krimet e renda por ne te njejten kohe kriminelit ti konfiskohet tere pasuria e luajtshme dhe e paluajtshme ne favor te familjes se viktimes , veprim qe do ndikoje ne uljen e kriminalitetit.
Reforma ne administraten e shtetit ashtu sic e thashe edhe me lart duhet te synoje qe administrata te vihet ne te tera nivelet ne sherbim te qytetarit shqiptar ne hallet problemet e punet e tija te perditshme duke bere qe te ndihet prezenca e shtetit si rregullator e krijues i kushteve te barabarta ne sherbime e mundesi per te gjithe.
Pra Shqiperia ka nevoje te ngutshme per reforma te thella e gjitheperfshirse bazuar ne konceptin se shteti funksionon si nje i tere dhe mbi kete baze duhen zbatuar edhe reforma gjithnje me parimin se Shteti eshte i Shqiptareve e pushteti i socialisteve keto kater vjet gje qe shteti duhet te vazhdoje te punoje e modernizohet e pushteti mund te nderrohet mbas 4 vjetesh. Nese reforma ideohet dhe realizohet ne funksion te sistemit e lirive themelore te njeriut e ne sherbim te qytetarit shqiptar nuk ka asnje arsye qe ne kete reforme shtetformuese te ftohet edhe opozita qe te afroje vizionin dhe kontributin e saje.
Partia shtet nuk ka gje te perbashket me vlerat dhe parimet e shoqerive te lira dhe demokratike dhe duhet te marre fund nje praktike e tille teper regressive per te mos thene kriminale per interest e shoqerise shqiptare.
AJET DELAJ
NEW YORK
Degjo mor ti Ajet qe na mbulon kembe e koke me keto artikuj-komentet carcafe. Une si lexues nuk rrezikoj te coj dem 10 a me shume minuta te kohes time per te lexuar shkrimet e nje personi te cilin nuk e njoh. Ti mund te jesh shkrimtari me i mire ne bote por une thjeshte nuk te njoh. Prandaj, une vij ketu per te lexuar artikujt e Mero Bazes dhe lajmet e TemA ne pergjithesi; jo komentet 17 faqeshe tuajat apo te ndonje tjetri. Per keto arsye, me duket e pasjellshme nga ana jote qe poston komente te tilla kaq te gjata. Nqs ke kaq besim tek vetvetja, atehere te sugjeroj te krijosh nje blog apo te hapesh nje gazete tenden. Sa per dijeni, as qe e marr mundimin te lexoj ato qe ti shkruan.
Ne lidhje me artikullin; ne cdo vend normal kryegjykatesi e ndoshta edhe presidenti do jepnin doreheqjen mbas nje skandali te tille. Perderisa Albanistani (ose Shqiperia sic e quajne disa) nuk eshte nje vend normal asgje nuk me ben pershtypje. Ne pervecse flasim e flasim e vetem flasim nuk bejme gje tjeter. Vetem Rama eshte ai qe ben gjera konkrete ne lidhje me ato qe ka premtuar. Ai po….prit nje sek se s’po me kujtohet mire….nejse, tani nuk po me bie ndonje gje ndermend nga ato qe po ben Rama por e di qe dicka po ben!!
Ke te drejte komentuesi elinor.
Shpesh i kam bere verejtje ketij ADeles qofte per komentet rromane, qofte edhe per disa provokime te tij ideore.
Te shkruash nje koment dy-tre here me te gjate se vete editoriali tregon injorance ose duhet te kete qellim tjeter si zhurmues ndaj artikujve te Meros apo i paguar per aresye te tjera.
E lexova per kuriozitet kete komentin e tij dhe duket sikur jepen leksione per Edi Ramen dhe permend dhjetra here fjalen shabllone duhet,duhet….duhet…duhet..duhet, por nuk jep spjegimin si te behet apo me urdher te peshkut.
Ligesia e tij konstante eshte se ky mundohet qe dhe periudhen e pas 1990 ta paraqise si periudhe qe sunduan ish komunistat dhe ky gjytyrymi e harron faktin se kete komunistin fuckberishe e prune ne pushtet ne rrethana te dyshimta dyshja proserbe rajerson-elezbiberaj ku dhe ky AD ka qene nje nga guerrilasit me aktive prapa bytheve te berishes.
Fatkeqesia jone kombetare eshte se nuk kemi nje diaspore aktive ne Amerike per te bere edhe oponencen dhe inkurajimin ne shtepine e bardhe duke lobuar per ceshtjet shqiptare.
Ka me shume llapaqene forumesh si ky Delja,Dega dhe dhjetra te tjere qe ngelen duke share akoma komunizmin ne nje kohe qe duhet
te kishin dhene me kohe alarmin per shkaterrimin total te shtetit shqiptar sic dhe ka ndodhur.Tashme shteti,financat dhe dinjiteti i shqiptareve kane rene perfundimisht deri sa dhe krejt sistemi i drejtesise jo vetem qe eshte i kalbur dhe i korruptuar por po behet i rrezikshem per te ardhmen e vendit.
Dhe ky AD ose eshte maniak delirant komentesh ose paguhet diku per “te zbuluar” se pas 1990 qenka ndertuar ne shqiperi pushteti i sovjeteve i partise shtet.
Lere Ajetin cfare po te ben, buke e kos po han…….Mero si gjithnje te shendrit pena por ate ceshtjen e Olldashit e kaluat me mjrgull apo keshtu e kerkon partia.
O mero nuk te duket pak e tepruar qe te mesosh kryetarin e gjykates se larte se si duhet te sillet me kete “rast”? O vlla, a te them nje gje: sikur ai mashtruesi i filmuar te thoshte: Keto para i dua per Mero Bazen ose per Edi Ramen, do ishte prove e mjaftueshme qe ju keni marre para?
Shko mor gomar se na cave by then me tane ate spjegim.
Ka faj mero baze qe nuk ve limit ne fjalet qe shkruajne lexuesit ne blogje.
Na ban si me pas kry univesitetet e botes.
Nostalgjik I keq
Hetim dhe Drejtesi per VRASJEN e Olldashit!
o mero me thene te drejten cope, me kete punen e Olldashit e ke bere pak keq muhabetin: Si nuk botove asgje nga ekspertiza zyrtare> Kjo nuk esht sjellje profesionale.
Ekspertiza thote qe makina ka dale nga rruga me 45 km ne ore, ka zbritur me 11 km ne ore neper nje rrepire vetem 9 metra dhe eshte permbysur nga nje lartesi vetem 1 meter. Brenda nje benzi luksoz me parametra te larte sigurie nuk vdes njeriu me keto te dhena aksidentimi Mero.
Kan dal dhe videot dhe duket sikur kjo makine ose ska njeri brenda ose ai qe eshte brenda eshte totalisht inkoshient:
http://gazetadita.al/ekskluzive-videot-3d-te-riprodhimit-te-skenes-se-aksidentit-te-olldashit/
Po di ndonje gje tjeter e s’na i thua, gabim ben. Ne te vleresojme dhe nga ne i ke dhe keto reklama qe ke mbushur sajtin online ketu. Mos e hiq komentin sic ma bere nja dy shkrime me perpara
Bravo, shkurt e preciz si gjithmone
PO QENI I RRUGAVE,
PERSE NUK PO LEH GAM GAM
PER KETE SKANDAL?!
http://goo.gl/JHxul7
Bravo,Ajet.
Shkurte pak e sakte.
urime per shkrimin…mund edhe ta besh liber po s’pertove
duhet te ngrihet shoqeria civile sic u ngriten per armet kimike.
Dhe kjo poezi e Migjenit tashme eshte me e vertete se kurre:
0, si nuk kam një grusht të fortë
t’i bij mu në zemër malit që s’bëzanë,
ta dij dhe ai se ç’domethanë i dobët –
n’agoni të përdihet si vigan i vramë.
Unë – lugat si hij’ e trazueme,
trashigimtar i vuejtjes dhe i durimit,
endem mbi bark të malit me ujën e zgjueme
dhe me klithma të pakënaqura t’instinktit.
Mali hesht. Edhe pse përditë
mbi lëkurë të tij, në lojë varrimtare,
kërkoj me gjetë një kafshatë ma të mirë…
Por më rren shaka, shpresa gënjeshtare.
Mali hesht – dhe në heshtje qesh.
E unë vuej – dhe në vuejtje vdes.
Po unë, kur? heu! kur kam për t’u qesh?
Apo ndoshta duhet ma parë të vdes?
0, si nuk kam një grusht të fuqishëm!
Malit, që hesht, mu në zemër me ia njesh!
Ta shof si dridhet nga grusht’ i paligjshëm…
E unë të kënaqem, të kënaqem tu’ u qesh.
je i madh MERO BAZE
avash o Ben se do te shpetoj ndonje pordhe nga shtrengimi
pajtohem 100 % me argumentet e paraqitura ne artikull. shpresojme qe politika te ndergjegjesohet per pergjegjesine qe ka ndaj opinionit publik. Drejtesia ne kete vend eshte plaga e pare qe duhet kuruar, por q ekerkon nje operacion te thelle.
shprersojme te ndodhe.
shpresojme kete e shpresojme ate. pra ne pritje pa mbarim se kushedi do ndryshoje diçka. o shqipetare perderisa ketu nuk ka kulture te dorheqjes apo te ndeshkimit mos shpresojme se gjerat do rregullohen me magji. ne raste kalbezimesh sistemesh vetem revolucionet kane bere te mundur ndryshimet. atehere meqenese ti popull sheh ,degjon dhe e ndjen perdite kete peshe degjenerimi mos rri duar kryq e te presesh se do nryshoje nje ligj apo nje nen. se do bejne debate me dite e me jave e pastaj do dalin me ndonje vendim gjysmak. po ashtu sikur çohesh per l.h.l. per mbetjet ,per betonin e hedhur mes lulshteve e parqeve, ashtu edhe duhet kerkuar me force largimi nga keto poste gjyqtaresh apo prokuroresh.
Mero ,per fat keq , shpresat per nje veprim te shpejte dhe te vendosur duken shume te vaketa.Me duket se shoqerine tone nuke zgjon me nga gjumi as gjemimi i bombes atomike.Cudia me e madhe tre dite ka per te zgjatur.
Z.Mero te pershendes qe je nder te paktet gazetare qe ve direkt doren mbi plage.Do kurajo ti thuash te vertetat ashtu si jane. E ne kete rast vetem politika nuk eshte pronocuar direkt e kjo nenkupton se nuk e ka seriozisht kauzen per nje drejtesi te paster.Te behen pazare neper zyrat e gjykatave , te merren para nga seksere , avokate per ti percjelle ato tek gjyqtaret e prokuroret nuk jane gjera te paditura me pare ,jane te regjistruara live per here te pare.Ne kete perpjekje qe vetem nje pjese e medias e ben eshte shume heret per te pretenduar ndeshkim.Paradoksi qendron se perball ketyre mediave ka edhe te tjera e sot gjoja ne emer te informimit”informonin” ne menyre kriminale duke “argumentar” se gjoja parat iu ishin dhene nen kercenim!Perseri asnje reagim, as ne kete perpjekje per manipulim te se vertetes,ku pjesa mediokre e merr per argument,duke fyer keshtu edhe inteligjencen e nje krrici.Nuk di se si mund te dilet nga kjo situate por te gjithe jemi te bidur se ne rast se nuk kemi vullnetin dhe guximin per te ndryshuar gjitheshka nga themeli ne kete sistem te korrupuar ne cdo qelize , ne do te humbasim çdo shans,do te varrosim perfundimisht shpresat dhe enderrat per te qene shtet.
Pordhe me rigon i thone kesaj. Asgje dhe nga askush nuk eshte mare seriozisht ky problem shqetesues per shqiptaret.
Me e pakta Zaganjori duhet te jepte doreheqjen. Sekseri duhej te ishte arrestuar dhe te zhvillohej gjyqi i hapur, ku sekseri ose ti thoshte Zaganjorit ne sy:-Po ti kam dhene paret. Ose duhet ti kerkonte falje dhe per kete shipfje si dhe per mashtrim e vjedhje te denohej.
Ja, kaq e thjeshte eshte nese duan ta marrin seriozisht. Por kjo pune keshtu ka qene, keshtu eshte, e keshtu do te mbetet.
Po perderisa kryeministri ende s’ka folur asnje fjale, cfare pritet…???
Edhe une jam i mendimit se Zagarnjori,nuk i ka marre ato 2000 euro ,se do te ishte nje ofendim per figuren e tij te larte.Ai merr 10000 euro e lart.
E pata shkruar edhe njehere po nuk e botove.A mundet qe prokuroret te hetojne kolege te tyre dhe gjykatesit te denojne vetveten? Jo pa qellim po anashkalohet prokuroria ne kete ngjarje, por ajo eshte po aq e kapur sa edhe gjykata. Permenda Fehmi Abdiun, Dhori Sollakun, Ina Ramen dhe kete te fundit. Abdiu ben perjashtim per cnderimin e paimagjinueshem te gjyqesorit qe kaloi ne caktimin se kush do ishte deputet.E meqenese Gjykata e Larte shfajesoi Ilir Meten nga nje skandal edhe me i madh se ky e qe LSI e di kimetin e kesaj pune, a do e lejoje Meta Ramen qe t’i marri drejtesine? Media po perdoret serish per lufte te brendshme per pushtet absolut gjoja ne emer te pastrimit te drejtesise nga korrupsioni
E kush mund te merret me kete hallke te shtetit o z.Baze!Per ke i bie kembanes,per perfaqesuesin e présidences,per perfaqesuesin e kuvendit apo ia le kete barre Kryeministrit,qe po ti versulet drejtuesit te présidences ka frike se e nxjerr bllof perfaqesuesi i parlamentit,po tu versulet si nje here ne nje kohe me sepate te gjitheve ata tashme jane te paisur me kundratanke e mezi presin qe te hapet kjo loje!Teren i thepisur z.Baze edhe me i thepisur se ai i te ndjerit qe vajti per ….siç ka thene dikur nje folese e parlamentit,e qe mund te rrokullisesh e ekspertizat qe ka lene prapa Sali Berisha mezi presin te bejne ekspertiza te klasit qe do ti kishte ziki edhe Ruanda !I kam kerkuar disa here kr/ministrit Rama qe kjo pune behet vetem me nje revolucion qytetar e ai ne heshtje me eshte pergjigjur;Je ne vehte apo jo,ketu jane te gjithe nga mali e ti me thua rrevolucion qytetar,une edhe kete qe kam ne krah andej eshte!Ata rrezuan Enverin qe solli nje te dhjeten e tyre ne Tirane e jo mua qe po te behemi bashke nuk bejme as nje te dhjeten e qytetreve.Pune te ngateruara z.Baze ,sot shkruan ti shkruan edhe N.Lesi,gazetar Ti ,gazetar edhe Qim Peka!Ndaj lere drejtesine te drejtohet vete se s’ka nga vete me e shtrembert qe eshte sot!
–pesimizem , po koment i thelle–aq keq eshte e lidhur politika dhe politikanet me drejtesin sa nuk shpresojme ne asgje te mire — ja ashtu -hiq e mos e keput — do shkojne keto gjera — shenjat u dhane , foli pd. me HALIMIN , dhe po te njejtat gjera tha dhe uniuni i gjyqtareve –e ku eshte zgjidhja ………si qytetar deshiroj nje reagim te EDIT
homeri,
A te pelqejne proverbat e popullit :
– Qevera e ze lepurin me qerre.
– Punet e mira behen dale nga dale.
– Italjanet thone : Piano piano, va lontano e sano. Avash avash shkon larg dhe shendoshe.
– Durimi sjell trandafila.
Te uroj nje jave te kendeshme.
Z. Mero! je shume i sakte e shum koherent ne te gjitha shkrimet, bravo te qofte, kjo tregon se je i zoti e i pa korruptum, trim e i drejte per rrugen si gazetare. Nje deshire do kisha. Shikoje e trajtoje aksidentin e Sokol Olldashit, se je i afte e ke mundesine te zhbirilosh cfare e coi aty Sokolin? Si ka mundesi me nje makine te tille te vdesi njeriu aqe lehte, me nje shpejtesi 40-50 km ne ore. Si ka mundesi mos te kete gjak ne makine me camje koke e kafke, ku shkoi ajo pjese e trurit qe ai kishte mangut? Vetem ti i dinmire punet e budigardeve e i njeh mire ate lloj shpure.
Perpara se te ngrihet nje gjykate speciale , duhet qe Prokurori i Pergjithshem dhe Kryetari i Gjykates se Larte duhet te japin doreheqjen , nese ata nuk e bojn nje gje te tille duhet qe urgjentisht qeveria,apo parlamenti ti shkarkojne keta dy drejtues te larte te sistemit te drejtesise ,sepse nen hunden e tyre keta prokurore dhe gjyqtare po shperdorojne detyren ne dem te komunitetit,ne te kundert qeveria dhe parlamenti do te perballen me protesta popullore ne te gjithe vendin.
Përpara tyre duhet të shkarkohet presidenti sepse ai është garanti i tyre.Pa u heq kukulla e Saliut s’ka drejtësi
Ah ,more z. Mero !
Gjykatat , vetem emrin kane ,,,gjykata !
Drejtesia ,vetem drejtesi nuk i thuhet !Policia ,vetem polici nuk i thuhet !
Pse them ,sepse sic e dine te gjithe se po vajte ne gjykate nuk zgjidh gje po nuk u Kollite fort !
Po te moren brenda policia ,te harrojne ne biruce po nuk i kape prej xhakete dhe ti ‘besh ate qe i bene ata qe leruan ate mikun nga fushkruja apo nga Puka ,nga dreqin ishte ai !
Ku ta ta kapesh e ku mos ta kapesh Shqiperine e bere pershesh nga ideatori i shkaterrimit total ,varrmihesi Sali Berisha !
Ne cdo segmend qe te heqesh nder veglat e shtetit ,vetem se shtet nuk
eshte.Ku gjykates u be zetoristi ,gjoja i persekutuar me shkolle te blere ,apo me diploma fallco !Kur them zetoristi u be gjyqtare ,e kam rast faktik ! Ne qytetin e Lushnjes , ku kam mjaft miq e shoke prej vitesh kam njohur nji zetorist ne kohen e monizmit ,qe punonte ne parkun e mallrave ku perbehesh prej me shume se 300 vetash ,dhe u be gjyqtare sot !
Nga Fshati Plug ,i Lushnjes nuk e kam njohur nga afer ,por meqenese kam pasur shume shoqeri me te ndjerin Azem ,nji ciklist ,me mbiemrin (Tafa)
iu vu nga pas Azemit ,duke vazhdur te aktivizohej me aktivitetet e PD se ,(ku kam qene dhe une nga te paret ,dhe u largova menjehere )
personi ne fjale ,eshte bere ne mos gaboj gjykates apo dicka e tille
ne Gjykaten e Larte !
Dhe shume raste te tjera.Jam me mendimin e Braces qe tha se keto gjykata duhen shbere komplet !
po kur u be lenka cuko anetare e byrose politike pse mos behej dhe zetoristi gjyqtar. e cte keqe shikon ti ketu. po jeni njerez me cmire prandaj. ?
bir Selman i nenes ke te qaj me pare!
I nderuar Mero,te pergezoj shume sepse, si gjithemone ,i ke ra ne shenje problemit.Po si mundet o i respektuari Mero te dale e verteta per kryetarin e gjykates se larte,duke qene ai njekohesisht kryetar gjykate?Ku ka hetues e prokuror te nxjerre te verteten ne shesh ndaj ketij njeriu me pushtet te fuqishem?Ai duhet te jepte doreheqjen jo per permendjen e tij,por per kalbezimin e sistemit te gjykatave.Nuk shohim asnje drite jeshile Mero,sepse per shembull ishin keta gjykates qe e kane denuar disa here Taulant Ballen me miliona leke gjobe dhe jane po keta gjyqtare qe ne gjyqin e e fundit i dhane te drejte Taulantit ,po per te njejtat akuza.Rrofte mbreti,poshte mbreti.Drejtesia e kthen te drejten sic e don politika dhe politika eshte e kenaqur me keto kthesa.Zbuluar dhe perdhosur mbetet prape qytetari i thjeshte,brumi i fushatave zgjedhore.
Z. Mero meriton respektin ma te thelle jo vetem per kete artikull por per te gjithe cfare ke shkru deri tash. Me gazeten tema Je si ji force politike e forte. Du tju baj nji pyetje; ku jane tash ata te shoqerise civile qe dolen me urdher te Sliut kunder armeve kimike? Ku ashte Sazan Guri, Elsa Ballauri, ajo Kati me maske ne fetyre e te jere e te tjere?
Une habitem se si NUK JEP DOREHEQJEN ky HOR.Edhe per pak kohe derisa te mbaroj hetimi ky zagar-njori duhet te jap shembullin..Po ka gjyqtar te gjykoj kryegjyqtarin.Mblidh mendjen o ED RAMA.Ne se do SHTET LIGJOR filloje me keta gjyqetar HORRA.URGJENT te krijohet njr SUPER GJYKAT me kuadro qe punojn ne perendim.Jan me dhjetra.Me keta qe jane ketu nuk shkohet as ne hale.
Eshte i hidhur profilizimi i Zaganjorit nga Mero, por i sakte. Kryetari i Gjykates se Larte … nxiton si nje “i ratesishem” ne ate pozicion te disinfektoje vehten !? Ne cdo vend (perfshi edhe Zululand) do ishte shkaktuar termet – skerkon njeri te belbezoje paanesine e tij ne keto afera,( te gjithe se besojme kete) por do preferonin rrufete ndeshkuese dhe qendrim permbyses ndaj pellgut me te piset te shoqerise shqiptare. Ndersa kryetari yne i gjykates se larte “i paperlyer” dhe pa bole fshihet pas deklarares se paanesise !? … kush ja shterngon bolet me dere ketij belbacuku Saliu ? Meta?
Une nuk e kuptoj apatine e qeverise dhe mazhorances ndaj ketij rasti kunderinstitucional te rende. Cfare presin?!
Analizë e mirë! Gangrena e drejtësisë shqiptare tanime morì rrugët europiane dhe veshtirë të pastrohemi, si diplomat fallso, nga kjo e keqe! Duhej dorheqje dhe lenie lirë drejtesisë së vërtet të mbush gropën e lënë hapur dhe me pisllek të jashtzakonshëm! Dihet pas “punesimit” në shitje banesash ne vitet ’90 dhe vula të pershpejtuara e numra telefonës me pagesë, sekseret, kjo ushtri urithash germimtarë të rrezimit moral të shtetit, tani ka drejtësinë front pune, pronat me ligjin kriminal 7501(qe kundershton hapur Nenin 41 të kushtetutes aktuale) dhe favore vende pune arsim,shendetsi,polici etj! Sekseret plagë e zgjebjes që shqiptareve të varfër u kruan edhe kacidhet e xhepit! Sekserizmin ne thelb e ka ngritur vet “burokracia” administrative shqiptare dhe është karburant i makinës shtetrore ku askush nenpunes i djeshëm dhe i sotem nuk është i paperlyer!Sekseret edhe sot i ka në sistem qeveria e Rilindjes në “konkurset”mediokre qe zhvillon për formetim “ndryshimesh” Zaganjori vet është e keqja me e vogel,absolutisht i perlyer,mos ketu diku gjetkë dhe vetmbrojtja është vetem “moment” trishtimi qe vertet duhet hetuar paanshëm,por me dorheqje të tij,gjer në vendim të gjykates së paanshme! Por vertet nuk është kjo thelbi! Thelbi është zgjebja që ka zënë drejtesine shqiptare nga kryet gjer tek sekretaret a arshivistet ne qytete e rrethe! Ketu Zaganjori tregon se nuk është i denjë per detyren qe ka! Nuk thotë asgje per “zgjebjen” qe ka zene gjyqtare e kryegjyqtare! Medja vizive ka bërë pune kolosale dhe duhet pergezuar,por asgje nuk mbetet nese problemit nuk i shkohet thellë! Dikush duhet ta mësojë z.Zaganjori se sekseret janë punonjsit e tij tashmë në të zezë! Dhe lejimi i tyre,jo me kapja ne flagrancë,është krim korruptiv qe duhet ndeshkuar! Kush duhet ta bëjë? Duhet pyetur Rilindja!
Me nje prònoncim të vogël të zaganjorit ja kini arritur të bëni një autopsi te plotë të zaganjorit z. Mero! Ndjeva shijen e kënaqësisë morale nga analiza e këtij jesmeni të saliut. Ky zaganjori ka shumë fije që e lidhin me padrònin sali berisha. Eshtë thjesht një kobure juridike që saliu e përdor kryesisht si kobure politike. Eshte njeri pa kurrfarë integriteti profesional e personal. Me urdhër të saliut ka miratuar ne gjykatën kushtetuese një vendim antiushtarak të saliut duke përdorur dredhi juridike nga më të ndyrat. Kjo është arsyeja që saliu e shperbleu menjeherë me postin e kryetarit te gjykatës se lartë. E kuptova menjeherë këte levizje të qellimshme. Saliu donte që népërmjet zaganjorit të nderhynte në vendimet e gjykatës se larte shume prej të cileve ju kanë dhënë të drejtë ushtarakeve. E ka zhytur thellë saliu né krim prandaj reagoi aq me nervozizëm për çështjen “fiks fare”. As doreheqjen nuk e jep dot sepse ja kane hedhur litarin ne fyt dhe do ta hedhë vallen sipas daulles që i bie antishqiptari sali berisha. Por thone se dhe zaganjori ështe prònar i shumë “aksioneve antishqiptare”!!? Duken sidomos te pasuria marramendëse qe zotëron siç shprehen bashkëqytetarët e tij! E drejtë ideja juaj për ngritjen e nje “gjykate speciale për hetimin e zinxhirit korruptiv që zbuloi “fiksi”. Këta gjyqtarë qe jane janë kobure juridike te pushtetit politik te saliut dhe nuk janë të besueshëm. Kanë ngrënë “lugën e çorbës të saliut” dhe çêshtja “fiksi” mund të degjenerojë! Urime z. Mero! Meru pak më tepër me këtê zaganjorin. Ka mbledhur shume qelb kariera e tij. Duhet ta çash këtë llum juridik me majën e mprehtë të lapsit tuaj dhe me mendjen e mprehtë që kini! Përshendetje “gazetar sulmi”!
“Zagarët ‘juridikë’ të sali berishës” Me nje prònoncim të vogël të zaganjorit ja kini arritur të bëni një autopsi te plotë të zaganjorit z. Mero! Ndjeva shijen e kënaqësisë morale nga analiza e këtij jesmeni të saliut. Ky zaganjori ka shumë fije që e lidhin me padrònin sali berisha. Eshtë thjesht një kobure juridike që saliu e përdor kryesisht si kobure politike. Eshte njeri pa kurrfarë integriteti profesional e personal. Me urdhër të saliut ka miratuar ne gjykatën kushtetuese një vendim antiushtarak të saliut duke përdorur dredhi juridike nga më të ndyrat. Kjo është arsyeja që saliu e shperbleu menjeherë me postin e kryetarit te gjykatës se lartë. E kuptova menjeherë këte levizje të qellimshme. Saliu donte që népërmjet zaganjorit të nderhynte në vendimet e gjykatës se larte shume prej të cileve ju kanë dhënë të drejtë ushtarakeve. E ka zhytur thellë saliu né krim prandaj reagoi aq me nervozizëm për çështjen “fiks fare”. As doreheqjen nuk e jep dot sepse ja kane hedhur litarin ne fyt dhe do ta hedhë vallen sipas daulles që i bie antishqiptari sali berisha. Por thone se dhe zaganjori ështe prònar i shumë “aksioneve antishqiptare”!!? Duken sidomos te pasuria marramendëse qe zotëron siç shprehen bashkëqytetarët e tij! E drejtë ideja juaj për ngritjen e nje “gjykate speciale për hetimin e zinxhirit korruptiv që zbuloi “fiksi”. Këta gjyqtarë qe jane janë kobure juridike te pushtetit politik te saliut dhe nuk janë të besueshëm. Kanë ngrënë “lugën e çorbës të saliut” dhe çêshtja “fiksi” mund të degjenerojë! Urime z. Mero! Meru pak më tepër me këtê zaganjorin. Ka mbledhur shume qelb kariera e tij. Duhet ta çash këtë llum juridik me majën e mprehtë të lapsit tuaj dhe me mendjen e mprehtë që kini! Përshendetje “gazetar sulmi”!
Ku eshte rinia e leshit qe doli per armet kimike? Po shoqeria civile qe u hap bythesh? Epo ky helmi i “drejtesise” qe helmon cdo dite shoqerine shqiptare eshte me keq se sarina.
Mero
Si perhere shume i vemendshem ndaj reagimeve. Mprehtesia e mendjes tende kap disa gjera qe mendja e zakonshme nuk shkon deri aty. Je shume i sakte ne ate problematiken qe ekspozon.
Pa shkuar tek ngritja e gjykates speciale, te cilen e ndalon Kushtetuta, do te insistoja se cdo gje do te duhet te zgjidhet vetem nga mekanizmat qe shteti ka ngritur. Keqardhje e madhe ndihet, por edhe mungese shprese evidentohet, kur mendon se e gjithe spiralja e korruptimit perfundon po aty ku dyshimi yne eshte me i madh- tek Gjyqtaret e Gjykates se Larte.
Ndoshta reagimit tend do t’i shtoja urgjencen me te cilen duhej qe Zaganjori te mblidhte Konferenca Gjyqesore Kombetare. Ajo qe kemi pare pernate ne Top Channel, nuk mund te kaloje me nje deklarate vetmbrojtje. Ne nuk kemi nevoje per deklarime personale, por per reagim te gjyqtareve. Ky eshte reagimi urgjent qe duhet te beje Zaganjori dhe te gjithe gjyqtaret e Republikes.
Pavaresisht se ne nuk kemi nje video qe te ekspozoje marrjen e parave nga prokurori apo gjyqtari, ajo qe ne dime dhe per te cilen nuk ka nevoje te kemi nje video, eshte prezenca e SKEMES SE KORRUPTIMIT, aq evidente ne dyert e gjykatave shqiptare. Kjo skeme fillon me nje sekser dhe perfundon me nje vendimmarrje ne favor te atij qe jep parate. Per ato shifra qe sekseret permendin ne video duhet te pozicionohen gjyqtaret. Ato shifra konsiderohen si fakte te njohura boterisht, te cilat nuk ka nevoje te provohen. Ky eshte shqetesimi yne qytetar.
Mero ”ziu” !
E shikoj që me të drejtë po bën përpjekje të dëshpëruara, për të nxjerë në dritë të gjithë krimin dhe poshtërsinë të bërë në këta 23 vjet ”demokraci”, por do thoshja se ”Fix Fare” i ka të gjitha mundësitë të ”vigjëlojë” me njerëz dhe kamera diçitale, për sekserët që kanë mbushur vendin tonë, kur edhe unë e kam pasë një rast të tillë që të bisedoj ”gojë më gojë” që dukeshin se ishin sekserë, por që në fakt ishin direkt punonjës në ”Agjensinë e Krimit dhe Korrupsionit të Pronave”! Më fal se duhej thënë, ”Agjensia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave”, por që mua më mungonte një kamerë e tillë, dhe kjo ka ndodhur kur në udhëheqie të saj ishte një i quajturi Elvis Çefa, që padroni i tij Berisha për të siguruar grabitjet të bëra bashkarisht e ”gradoi” në një post shumë të lartë ! Dhe sekserët, punonjësit e këtij institucioni, fillonin në fillim dhe kërkonin ”gjëra fare të vogla”, kjo vetëm sa të futeshe në ”lojë” ! Eh Mero ”ziu”, e keqja është se vendi ynë dhe akoma më keq çdo institucion është mbushë me ”sekserë” të tillë, por e keqia më e madhe është se dhe Parlamenti dhe politika janë të mbushur plot me hajdutë, që zëri jot dhe joni që shkruajmë këtu mafiozëve në pushtet e në politikë u ngjan si një zë në shkretëtirë ! Prandaj do presim ditët që po vijnë, por unë o Mero e shikoj vështirë, tepër vështirë…, që ne nga kjo erësirë të mund të dalim në dritë !Faleminderit me zërin të dridhur !
Nuk jane vetem gjyqtaret, por dhe avokatet, qe nuk mbrojne klientin e tyre. Kur shohin qe qytetari nuk i njeh proceset, kane arritur dhe dokumenta fallco te bejne kunder klientit te tyre, dhe nuk merret askush me keto mostra, me te rrezikshem se 5 viktimat e sistemit, me te cilet kemi nje jave qe merremi, dy shtete. Keta qe zhyten Shqiperine ne padrejtesi dhe jane aq injorante, sa vdesin te shtojne burgje, te pakesojne seancat, se lodhen shume,tu shtojme rrogat,bisneset e fshehura, etj. Lakmitare te neveritshem!
Në një shtet ligjor është më e dënueshme që një njeri të dënohet pa patur faj, se sa një fajtor të mbetet i pandëshkuar.
Gjerat nuk jane te veshtira, por i bejme si te tilla!
Mero mos u lodh kot, Pushteti politik dhe ai gjyqesor tashme jane kupola e vertete e Mafies jo vetem ketu tek ne qe jemi bishti i kavallit por edhe ne vende qe jane vite drite perpara nesh. Nuk ke per tja gjetur as ti dhe as burra te tjere me te mire se ti fijet kesaj lloj organizate. Me llafe ligjet jane bere per popullin e qe ti sherbejne atij, me vepra ligjet i bejne parlamentaret qe tju sherbejne atyre dhe popullin ta rrjepin sa te kene mundesi dhe ligji apo sistemi mos ti kapi. Tjetri doli me ze dhe me figure dhe dolen ca eksperte me ca gjykates e thane video eshte fallco. tjetri vodhi votat e u be kryetar bashkia diten per diell e gjykatesit i thane bravo te qofte zoti hajdut se je burre i mire. ketu ke skandale shume here me te medha se keto me para ne dore, por jane skandale qe nuk shperblehen me kesh por me poste dhe privilegje te pushtetit. Pra qe kur korrupsion u quaka vetem kur te shikon syri leke e jo kur gjykatesit i shperblehet nderi me nje nder tjeter apo favor per te apo per femijet e te afermit e tij? Ketu ska nevoje fare per kamer te fiksit se ketu syte e hallexhinjve neper gjykata jane nje kamer gjigande dhe nje prove qe uleret po thuaj qe veshet qe duhet te degjojne jane po veshet e atyre me tunika te zeza ne salla gjyqesh. keshtu qe ose duhet te rrezojme sistemin ose ti pershtatemi ketij sistemi. llafet e tjera jane moral dhe asgje me shume. Gjyqesori ka kohe qe vjen era perc, puna eshte kush jane keta qe i hedhin parfum dhe na e shesin si me vlera?
Allo,
thjeshte per kujtese, kur te denoni keto gjyqtaret dhe juristet per rryshfetet qe morren, mos harroni te fusni brenda edhe Ilir Meten – (apo e harruat videon e FIKS FARE per Lirin e LSI)
Allo,
ra linja me duket …………
te lumte mero je i vetmi qe guxon ta thuash te verteten nje bravo per personin ne fjal qe i ben thirje prokuroris keta jan shok me prokurorin prandaj i theret se hetimi svete kur te ai kta mero zaganjori llalla dhe dede japin mesim te magjistratura jan shum shok dhe kejo treshe ben ligjin ne gjykata ne prokurori dhe ate kushtetuse keta kan kapur drejtesin shqipetare si i thon kan kapur dashin nga briret jan shum te frikshem.
Y shqiptar,rrac e poshter.
S boni asgjo t mir
Vec t kqija
Dhe ja fusni njoni tjetrit kanibalce si bythqimat qe ja hypin njeri tjetrit me rradh.
Kur t vij dita e gjyqit t madh do marr ate zorren me benzin dhe do ja fus ne byth shqiptarve,do i fry me benxin si tullumbaca dhe do i vej zjarrin.
Bota do knaqet me fishekzjarret shqiptare…
Nuk jane shqiptaret rrace e poshter por jane SPY qe per karrige dhe poste te pamerituara nderrojne dhe partite. Keta qe nderrojne partite dhe ne cdo pushtet kane ofiqe keta jane e keqa e Shqiperise dhe nuk jane njerez te besueshem si dhe duhen mbajtur larg politikes.
Ku jane shoqatat civile ne keto raste te shemtuara qe kane te bejne me cilesine e jetes ne vend si ne rastin e shkaterrimit te armeve kimike??
Cohuni perseri, mjaft fjetet gjume.
Nuk irritoheni per nje gje te tille?
Turp. Turp. Turppppppppp.
Mero ! Zgarnjori ktheu xhevap por jo pergjigje si jurist profesionist i nivelit te larte e intitucional , menyra e te shprehurit ka dy anet e medaljes , 1) ja eshte medioker , baker i shitur per Ar ne ate instituticion qe nuk meriton postin e besuar , 2) pergjigja alabakshe apo shpellarçe tregon se eshte i dhier si koleget ne poshtersi me zullume qe po i kerkuan fillin ja gjejne dhe fundin qe mban ere korrupsion , jam pesimist , ne ate stan ujqish nuk ka bari qe i ben zap .
Te habit dhe te çmend njekohesisht heshtja e politikes. PS dhe Edi nuk duhet te zihen ne parlament, se kush do te thote batuten me te sukseshme. Populli ju dha voten dhe ju paguan rrogen jo per batuta budallaqe ne kuvend. Mero ka shume te drejte, kur thote, se parlamenti duhet te ngrije nje komisjon hetimi mbi ngjarjet e dhena ne Fiks Fare.
E kam thene dhe e them, se koalicjoni me Meten kishte dhe ka koston e vet. Duket sheshit, se Rama ka qene i detyruar te bjere dakord me Meten, qe drejtesia te mbulohet nga LSI-ja. Edi i ka duart e lidhura. Ai eshte vene para dilemes, ose duro LSI-ne dhe mbetesh kryeminister, ose kundershto dhe demasko LSI-ne por ne kete rast humb postin e kryeministrit.
Fatos Lubonja nuk ishte budalla, qe e paralajmemroi vite me pare Edin per kete rezik. Qe te jesh politikan, fatkeqesisht duhet te besh kompromise me zor. Eshte e qarte, se Edi ndodhet midis dy zjareve dhe ai ka vendosur te jete kompromisazhi. Ai e zgjodhi vete kete rruge, nuk e detyroje njeri. Fatkeqesisht doli fjala e Fatosit, ketij njeriu visionar dhe europjan modern. Francezet thone : chaque miracle dure trois jours. Cdo mrekulli zgjat tre dite. Eshte per te qare, por Merua ka te drejte. Nuk behet stan me lepuj. Kuptohet, qe per te vleresuar te tjeret eshte shume kollaj, ne mbetem fan i Edit. Figura e Edit, per mua, ka filluar te marri te gervishturat e para.
Kanzelari gjerman Schröder, e dinte, se do te kishte kunder partine e tij dhe se do humbte zgjedhjet, dhe nga dashuria per vendin e tij ai vuri ne jete programin “Agenda 2010”. Ai humbi postin por tani vleresohet nga gjithe bota, se nuk beri kompromis per mbajtjen e postit.Kam mendimin, ndoshta te gabuar, se burre shteti lind dhe nuk behesh.
Ne vitin 1937 Mbreti i kerkoi Prokurorit te Pergjithshem qe nje te njohurin e tij qe kish marre te pandehur te mos e fuste ne nenin 2 qe e kish maksimalen e denimit deri 15 vjet, por ne nenin 1 qe e kish maksimalen e denimit deri ne 7 vjet. Kaq kerkoi Njeshi i Shqiperise. Vetem per kaq Prekurori dha doreheqien dhe e diskretitoi Mbretin ne organet e shtypit per nderhyrje ne punet e brendshme te institucionit qe drejtonte. Kete fakt e shkruanin 38 gazeta e revista qe botoheshin aso kohe vetem ne Shkoder. Ja keshtu ia ka bere Xhafer Ypi Prekuror i Pergjithshem Mbretit Ahmet Zogolli.
Tani, pas 55 vjetesh jane futur kaq keq duart nga politika, jane mpleksur kaq keq militantet e te dy paleve, jane futur kaq shume te pa afte e tremujorash nga “Akademia e Plepave”, edhe pas depolitizimit e departizimit, qe nuk u realizua kurre, saqe te vjen te plasesh per kete sistem te ndyre.
Ky Zaganjori do ta hedhe kete afere me nje konference per shtyp. Jane mesuar keshtu per gjera kaq te perbindshme me konferenca shtypi per 23 vjet e askujt nuk i ben terr syri. Konferenca e tij ishte mjaft mediokre, a thua fliste nje nxenes i klases se shtate. Ai nuk thosh asgje per sistemin e korruptuar, por ruante lekuren e tij te kuqe…
Dy rruge jane: o ta zhdredhe parlamenti kete çorbe qensh, ose sovrani… Puna ka vajtur ku s’ mba me. Durimi eshte sosur. Gota eshte derdhur me kohe…
Me falni ne vend te numrit 55 lexo 75 vjet.
Gjykata e Byrose Federale..
I nderuar patriot i ndershëm dhe i përkushtuar Mero Baze që fjala dhe analiza juaj tejet e sinqertë po bën përpjekje të verë pikën mbi I. U bashkohem analizave tuaja pa hezitimin më të vogël. Politika shqiptare duhet ta dëgjojë këtë zë dhe të reagojë fuqimisht për ta kuruar këtë plagë të qelbosur në drejtësinë shqiptare. Do të isha i mendimit që krahas ngritjes së grupit hetimor në Kuvendin e Shqipërisë, të thirren edhe juristë(gjykatës,prokurorë e hetues)shqiptarë por që e ushtrojnë profesionin në vendet e huaja perndimore dhe të krijohet një grup hetimor i paanshëm për t’i vënë me shpatulla pas murit këto plehra që ia nxinë fatin Shqipërisë. Përshëndetje vëllazërore nga Torontoja.
Nuk do me duket cudi qe nje dite ky Mero Baze te vdese papritur natyralisht ose ndonje aksident. Gje normale ne xhunglen shqipetare.
Informacioni I’m per rastin e publikuar nga Fiks Fare eshte i kufizuar ne pamjet filmike, e per rrjedhoje nuk mund te konsideroj si te verete. Por reagimi i zotit Zaganjori me shume me shton dyshim se sa me qarteson. Dhe jo ne favor te zotit Zaganjori. Nese eshte i siguret per mos perfshirje ne asnje menyre me rastin korruptiv, e vetmja qe qe duhet te bente perpara kundershtimit ne media, do te ishte te hapte proces gjyqesor kunder personit/personave qe permendin emrin e tij ne regjistrimin e Fiks Fare per shpifje. Jo vetem te ngrinte nje padi civile per shpifje, por te bente dhe nje padi penale prane prokurorise per perdorim te emrit te tij me qellim mashtrimi e vjedhjeje. Pasi te bente kete, ai do ishte shume me i besuar ne deklaraten e tij.
Shume i goditur artikulli.
Zaganjori u pergjigj si nje nxenes ne 8-vjeçare, si nje punonjes i thjeshte i administrate publike…e do te vihej edhe president ky fare burri.
Nuk merret vesh me ke eshte ne kete lufte kunder korrupsionit ne drejtesi, mendon vetem larg b. se tij. Sa turp.
Sa per menyren si do dilet nga ky tunel i erret mendoj qe Edi Rama dhe PS duhet te prononcohen. I kane te gjitha votat qe duan, edhe per çdo lloj referendumi i kane te sigurta.
Te keshillohet edhe me Toni Bler-in se eshte tamam problem i komplikuar qe kerkon ekspertize dhe te dali te prononcohet me nje nga ato fjalimet e bukura qe di te mbaje ku te kete edhe objektiva qe shqiptaret qe e votuan ta kene te qarte si do jete rruga. Ne kemi durim edhe nese eshte rruge e gjate.
Ne kapitalizem nuk ka drejtesi.
Ke para, ke “drejtesi”
Ske para, ske drejtesi.
Sistemi kapitaliste nuk e lejon drejtesine.
Themelet e kapitalizmit jane padrejtesia,
korrupsioni e degradimi.
Ndryshe sistemi nuk funksionon.
Shqiptar !
Mendo per veten. Askush nuk mendon per ty.
Ata qe mendonin per ty ishin Komunizmi me
Enver Hoxhen. Kane vdekur qe te dy.
Njeri per gjithmone,tjetri perkohesishte.
Duhet te jeshe idiot te mendoshe se ne
Shqiperi do funksionoje drejtesia, ku ligjet
per funksionimin e drejtesise vijne nga
parlamenti, kryetar i te cilit eshte
Ali Baba me dyzet hajdute.
qe kur futi hunden si pinok sali berisha drejtesia ka vdekur
Nje fjale e urte popullore thote: ku ishe gjekundi cfare bere asgje.Shpresoj qe kryemisnistri yne te jete i vetedijshem se po luan ne nje vije te rezikshme per mbeshtetjen e tij. Presim pune e jo tralala. E kishim dikur nje Berishe qe vetem derdelliste.Shume shpejt edhe per ty mund te flasim ne kohen e shkuar
…..per Zaganjorin , drejtesia e sistemi i saje , jane ne rregull …
Ka patur kohe te vepronte , mos prisni te veproj ky, nuk di andej ai..
Te qe burr i mire nuk do te ishte aty ku eshte….
…nuk duhet te kete status civil per te…te mos lejohet te shkel ne
zyrat e shtetit….
Kush ta ndryshoje, o Mero!..Zaganjori do denohet per 2000 euro, po per 700 mijet e tjera qe i pame me figure dhe ze?! Problemi i mediave ketu tek ne eshte dhe do mbetet selektiv…sepse nuk ka media te pavarura nga partite. Top-ch-it, i tha Edi kapeni Lirken me presh ne dore…e kapen…U thane e c’nuk u thane..Cfare s’na degjuan veshet nga Lirka per Edin. po c’ndodhi?! Lirka ne vend te burgut zgjodhi kryetarin e parlamentit!!( dhe eshte bere edhe shume serioz kunder korrupsionit tani!) Tani duhet presidenti…O burra te kapim gjykatesit.. Prokuroria jo, se eshte “e pavarur” A do behemi ndonjehere shtet ne, more, apo jo!!. Dje…pame portretin e Enverit ne sfond te udheheqjes!!!!Edhe ate kishim mangut! Po nuk e kane edhe keq! Bijte e bllokut qeverisin sot! Ne qe pritem ndryshimin…Rilindjen..me duket se po rilindim diktaturen e Enverit!
Pyeteni Zaganjorin se sa dha ai per postin qe mba???Pas pergjigjes se tijmund dhe te japim mendime.
Te gjitha jane te shkaterruarra. Po arsimi ku Analfabetizmi funksional eshte 57% qe eshte tragjedia me e madhe kombetare qe cenon te ardhmen ekonomike dhe politike te Shqiperise. Pastaj kur te vijne votimet keta analfabete e shesin voten per 5 mije leke,te vrasin per 100 mij leke , oaguajne per gjithcka, etj… e bejne gjithcka sepse vete shkolla i ka bere te mos kuptojne etj.. Por kulmi eshte kur ne krye te listen per drejore DAR jane ato qe kane punuar per drejtimin e arsimit vitet e fundit. Ato duhet te pergjigjen per gjendjen e shkolles sepse kane qene ne drejtimin e shkolles dhe kane pergjegjesi,kurse ”komisioni profesional”i promovon duke i bere drejtoresha. A nuk eshte kjo turp dhe krim ndaj arsimit?! A nuk eshte krim te shkelesh me kembe njerez shume te afte dhe profesioniste qe ketu mund ta bejne vertete shkollen dhe arsimin, qe jane shkelur me kembe keto vite sepse nuk ju mbanin iso drejtuesve idjot dhe jane akoma pa pune ?!
Realiteti i Drejtesise eshte me i ekspozuar se kurre, dhe kjo fale medias,dhe jo shtetit.Nga Media kemi degjuar dhe po degjojme perbetime,nderkohe qe nga Media po degjojme e shikojme ato qe shofim perdite.Atehere, ku eshte difekti?Mos valle se duhet vertet nje institucion special(sic thote z. Mero)? Jo, se edhe aty do te shkonin disa njerez te “paskanuar” dhe me pas edhe ata do te benin te njejten gje si paraardhesit.Personalisht,teorikisht, mendoj se problemi eshte kapur nga qeveria e re,pra qe eshte i domosdoshem ndryshimi sistemor,pra qe eshte sistemi aktual i drejtesise, i cili, me ingranazhet e tij,mund te deformoje edhe me te ndershmin..Por natyrshem vjen pyetja tjeter;Atehere si u rregulloka ky sistem? Dhe perseri(per mendimin tim),gjykoj se perderi sa eshte kapur “filli i Arianes”, duhet vepruar per implementim. Kjo kerkon veprime te shpejta se pari strategjikisht,per nxjerrjen “fuoriuso”,te sistemit aktual dhe pa bere shume ndryshime individesh dhe baze nje strategjie te re(qe ende nuk po e shohim dhe prekim ne si qytetare),natyrshem dhe pa reagime fshatareske, te kryhet reformimi.
Votat e ketij populli i keni, ne permase si asnjehere tjeter.Bejeni reformen, duke filluar nga Kushtetuta. Vetem keshtu mund te besojme se edhe Drejtesia mund te “rregullohet”.Mendoj se vullneti nuk i mungon kesaj qeverie.Ndryshe do te verdallosemi nga gjykata ne gjykate(po i shkruaj me germa te vogla,per merite te tyre),dhe nje dite do te shohim se po mbaron mandati…
mjere kush bie ne duart e”drejtesise”.Te sjellin verdalle,te rrjepin gjithe ç’ke dhe nuk ke.Ishte me e mire Turqia anadollake,te zhvaste,por te linte jashte.Sistemi juridik ka lindur si koncept barazie,por ne shoqerine e pabarabarte eshte dajak ne duart e parallinjve.As mos kini iluzion se do gjeni te drejten,sepse zhvatja fillon qe nga biseda e pare me avokatin,dhe jo vetem tek ne,por kudo ne bote.Une kam pasur njehere nje incident rutine ne Itali,ku me goditi nje pilomat i komunes dhe pata nje dem real 400-500 euro.Siguracioni im me inkurajoi te hidhja ne gjyq komunen,se pilomati nuk funksiononte mire,ngaqe une hyra me semafor jeshil dhe kisha deshmitarin pas meje qe e konfirmonte.Nejse,komuna me thoshte qe nuk me paguante dot me akord miqesor,se duhej ta justifikonte ne bilanc dhe duhej vendim gjyqi.Nje mekanik me beri prevetiv rregullimi per 3000 euro,qe gjyqi te me jepte te pakten 2000.I fundit me mbeti avokati.Ai pa letrat dhe me kerkoi 2500 euro.Madje po me bente”skonto”.E lashe fare dhe e rregullova vete.Nuk ka sistem me te qelbur e me te komplikuar se kjo fare drejtesie.Une di njerin ne Shqiperi qe e morri nje grup per transport droge me makinen e tij.I kapen te gjithe,se kishin edhe telefonatat qe po i pergjonin dhe ne fund fare te gjithe dolen,perveç shoferit te minutes se fundit,qe nuk kishte para dhe i keputen nja 5 vjet,edhe kete me”mik”.Shkurt fare,ne doni te jetoni pa stres,sa me larg suhtrise se avoketerve,gjyqtareve,kancelerive dhe gjithe zyrave ne pergjithesi.Jane bere enkas per te zhvatur.
beso,
Ke shume te drejte. Ti e di me mire se une, se si vepron “drejtesia” ne Itali, qe ne fakt eshte nje vend me demokraci shumevjecare. Beso, realizmi yt me pelqen, sepse edhe une vet jam bere Pragmatist. Me vjen turp ta pranoj, por eshte e vertete.
Pershendetje
turp i math
ligjet duhet te behen per te denuar gjyqtaret dhe qeveritaret dhe deputetet,se te tjeret populli tremben shpejt po u denuan keta te paret
Nuk pres doreheqje nga zaganjori.Reagimi tij,teresisht i papergjegjshem per karriken qe mban,eshte argumenti qe ai nuk eshte asoj qe te beje doreheqje.
E njoh personalisht kete zaganjorin qysh para viteve nentedhjete qe zvarritej per te hyre ne shtepine e Ramiz Alise dhe kreshperohej ,ne publik ,per keto mender-kredencialete tij.
Intelektualisht eshte “empy suit” Moralisht eshte zgjyre.Profesionalisht,tutkun shume i deshirushem nga brekedhjeri i historise.
Mendoj se nahija e zaganjoreve eshte nje peshe mizore ne shpine,nder e xhep te shqiptareve;si e tille ajo mund dhe duhet te zhbehet vetem prej tyre.Duke e nisur me protesta te pandalura deri ne DORHEQJEN e tij,,,,,,,me pas na tregon vete puna cfare duhet te bejme.TUN.
Me pelqej shume artikulli I ajetit sot……megjithse nuk e lexova
Eh o Mero, kur te prekin ne plage shkruan bukur si ky artikull, e ke vuajtur ne kurriz kete sistem gjyqesor prandaj dhe thua te verteten,por shpresoj te vazhdosh keshtu edhe per tema te tjera.
Sistemi politik dhe ai i “drejtesise” shqiptare, sistemi shoqeror shqiptar ne pergjithesi, nuk ka asnje eksperience apo shembull ku mund te bazonte reagimin e duhur per situata te tilla qe tregojne kapjen me presh ne duar te atyre qe shteti i paguan per te dhene drejtesi. Ne vijme nga nje 50 vjecar me shkopin mbi koke dhe nje 20 vjecar ku kaosi dhe rrumpalla nuk kane lene asnje mundesi per organizimin e nje shoqerie te vetedijshme per vendin dhe rolin e saj te rendesishem ne demokratizimin dhe drejtimin e vendit.Ne kete vendin tone, politika ka kalbur se pari vetveten dhe me pas edhe “drejtesine” qe e perdorte sa here i nevojitej per nevojat e veta. Mungesa e vullnetit per te ndryshuar statusquone dhe energjia kriminale e shume politikaneve eshte ndonjehere shume me e madhe se ajo e atyre hajduteve me rrobe te zeze qe pame ne TCH.
Mosreagimi i politikes dhe mungesa e cdo levizjeje politike per te trajtuar nje situate te tille katastrofike, tregon domosdoshmerine e protestes popullore, ngritjen ne kembe te shoqerise per ti treguar atyre qe donin te rilindin vendin, se se pari duhet te rilindin vete. Me gojemekur qe behen memece kur duhet folur dhe llafazane kur eshte koha per te heshur, nuk mund te ece ky vend perpara. “Qyfyret” qe nderrohen ne ate kuvend te mbushur me parazite, nuk mund te mjaftojne per menaxhimin e kesaj situate dramatike.
A mund te me spjegoje dikush nga ju (perfshi Meron)se cdo portreti i Enverit ne fotot qe jane postuar nga faqja zyrtare e kryeministrise ne fb?! Duhet te friksohemi per kete “rilindje” (te Enverit)??!!
i c’nderur beni.
Enver Halil Hoxha ka qene Komandant i Përgjithshëm i UNÇSH-së i cili vuri gjithë aftësitë e talentin e tij për krijimin, rritjen e kalitjen e Ushtrisë Nacionalçlirimtare Shqiptare, si një ushtri e popullit. Ai dha një kontribut të shquar për fitoren historike ë Luftës Anitfashiste Nacionalçlirimtare: çlirimin e atdheut nga fashistet dhe bashkpuntoret e tyre me forcat e veta .
Eshte e vertete qe krijoi jo per faj te tij nje sistem te papershtatshem ne nje shqiperi totalisht analfabete qe e gjeti me 900 mije banore.
Ishte gabim i tij qe ram dhe shiqere berishen nga gjendja gjysem e eger mesjetare donte ta fuste ne kooperative qe donte 300 vjet te kalonin nga mesjeta e hereshme ne civilizim.
Gafe akoma me te madhe beri qe mori gjarperijte e tropojes berishen,mehmutelezin ,besnik mstafen etj,te malit zi dhe boshnjaket dhe i futi ne oxhakun e tij dhe i hengren koken jo vetem atij por gjithe kombit.
Ne kushtet e sotme kur nuk ka shtet shqiptar por dy krahina autonome ne rrangun e vilajeteve te perandorise osmane dhe nuk ngeli ambassadoruc pa tallur bythen me ate popull qe eshte shperfyteruar fare
ngeli te themi se ajo periudhe ka qene e keqja me e vogel.
Jemi denuar si popull te na qeversin udheheqes te keqinj por nder maskarejte:
Esat pashe Toptani,Ahmet Zogu,Mustafa Kruja,Rexhep Mitrovica,Xhaferr Deva,Koci Xoxe,Panajot Plaku ,Enver Hoxha,Fatos Nano,Sali Bisha,Ilir Meta,Edi Rama (kanditat per maskara)
do te zgjidhja si maskarain me te mire Enver Hoxhen sepse vetem ai me diktatorin tjeter Gjergj Kastrioti i doli zot atij vendi pamvaresisht nga shume gabime te kohes se tij qe per mendimin tim fajin kryesor e kemi si popull.
Jemi ne qe i ngritem atij kultin si te ishte perendi dhe tani si vampire kemi 23 vjet qe ushqehemi me kockat e tij.
Jemi ne qe kemi arritur ne ate pike qe perputhet me doktrinat serbe te cilat spjegojne se shqiptaret nuk kane aftesi shtet formuese.
Jemi ne qe te huajt na kane pushtuar jo me ushtri por duke na lene te hajme te gjalle njeri-tjetrin dhe akoma fajesojme nje dikattor kur tashme perbindishi berishe e ka djegur ate vend.
Le te bejne shqiptaret nje shtet me te fuqishem se ai enverit dhe le ta denojne sa te duan.
Por nuk zot ne toke e ne qiell te mohoje se ai ka qene:
Komandant i Përgjithshëm i UNÇSH-së qe udhehoqi clirimin e vendit me forcat e veta. Edhe nqs ky Luan paska “ngrene” disa kafshe te tjera per 40 vjet thjesht ka vepruar sipas ligjeve te xhungles me te cilat bazohet jeta njerzore ne planetin tone.
Clirimin e vendit…Perse!? Kujt i thua clirim ti?! Per te marre ushqime me rradhe dhe me tollon, per te ngordhur urie, per te mbajtur rradhe nje gjysem dite (ose edhe dite te plote) deri edhe per vajguri!! Per te pasur frike te thuash fjalen tende, mendimin tend..per te mbushur burgjet me te burgosur te ndergjegjes, per te arritur qe gruaja te spiunoje burrin, motra vellain, per te krijuar njeriun e ri, me te gjitha “virtutet” komuniste, per te izoluar vendin per gjysem shekulli nga e gjithe bota per te eksperimentuar diktaturen me te eger ne te gjithe europen??? Jo eagle…flm shume! Rri ti me Enverin..populli e rrezoi ne ’90…sigurisht do vuajme edhe pak nga “bishtat” e diktatures, por me mire keshtu…
Egle ke shume te drejte. Sa per ti Beni, populli nuk rrezoi Enverin ne 90 sepse kishte vdekur ne ’85, rrezove sistemin ku bente pjese gjithe kasta qe ke sot ne parlament, pra troc fare ende ske rrezuar gje. Enderron nese mendon se ke rrezuar Enverin. Edhe bej dallimin mes luftes dhe qeverisjes. Si pjesemarres ne lufte, jo vetem si komandant, bashke me gjithe ata djem e vajza shqiptare, CLIRUAN vendin. Komunizmi u vu pasi u CLIRUA vendi, dhe si ne cdo vend kush fiton luften, merr pushtetin. Tollonat jane pjese e qeverisjes jo e luftes. Edhe njehere: Meso ndryshimin me luftes dhe qeverisjes. Jane dy momente te ndyrshme politike. Po ju jeni ose copa mishi ose maskarenj te pashoq qe mohoni cdo gje. Po te bej nje analogji (shpresoj ta kuptosh ti edhe ca injorante te tjere): Nje nga udheheqesit e revolucionit Francez ishte Roberspierre. Fituan revolucionaret? Po! Atehere ata moren pushtetin. Pasi mori pushtetin Robespierre u kthey vet ne nje diktator dhe me vone edhe kete francezet e hodhet. POR ASNJE NUK GUXON TE HEDH BALTE mbi revolucionin francez, apo ta mohoi si ndodhi edhe pse nje nga lideret e tij me vone u be diktator. Kjo sa per te treguar ndryshimin mes clirimit dhe qeverisjes meqe quan tollona clirimin. Sa per qeverisjen e Enver Hoxhes, ai vertet do mbahet mend si komunist po gjithashtu si njeriu qe coi rruge, uje te pishem e drita ne cdo cep te Shqiperise, edhe maje malit aty ne Vicidol ku u rrit perbindeshi Sali. Do mbahet mend qe zerroi analfabetizmin dhe zhduki gjakmarrjen qe sot i ke me prezente se kurre ne Shqiperi. Do mbahet mend per hidrocentralet, do mbahet mend qe e beri Shqiperine vendin e 3 ne bote per eksport minerlesh, per ushqimin, Shqiperia e Enver Hoxhes ne vitet 70 i ka dhene ndihma Greqise, do mbahet mend qe kur dilnin anijet e kamionat shqiptar neper Europe si kontrollonte njeri sepse ishin me te besuar se vet Italinet e Francezet. Ja per keto do mbahet mend. Tollonat i takojne kohes se Ramizt. More vesh???
Do mbahet mend edhe qe e la vendin e fundit ne bote nga cdo pikpamje, me te varfer, me te rreckosur, me te pangopur, ndekohe qe vendet e tjera fqinje (qe dolen nga lufta ndofta me te rrenuar se ne)! shkuan nja 200 vjet para. Ne e dime se Shqiperia ishte ne zemer te europes dhe nuk na njihnin as fqinjet! Njerezit me pa dinjitet te botes ne ishim. Laraske…po del neper Europe per 7 pale qejfe me pasaporte ne dore…Po me ju injorante enveriste eshte e kote te debatosh! Sa per bijte e Enverit qe jane ne parlament akoma…ky eshte faji jone…qe vazhdojme ti votojme. Kaq kisha ! Naten!
Bie dakort “egle”
Vetem krijimi i GJYKATES SUPREME me djem e vajza qe jetojne jashte kufijeve te Shqiperise mund te sjelle besimin e popullit tek drejtesia.
Ne rastin e videos i bie qe hajduti te gjykoje hajdutin…
TRUPE GJYKUESE SPECIALE.
Po Mero vertet vetem nj trupe e tille ben derman ne kete kalbezim total te drjetesise, por cfare thote Likja per kete? Do lejoje ai nje trupe te tille e cila do beje qe ti vije rradha edhe atij vete?
Veshtire.
Ndoshta me nje propozim te hapur ne parlament te inicohet krijimi i je trupe gjykuese speciale ku edhe mona me liken dhe gjithe kompania e zagar-njoreve te PS mos kene guxim te dalin hapur kunder.
Ne te kundert kot e ka Rama me RILINDJEN.
Qe drejtesia mos te jet kanceri i ketij vendi duhet qe ne radhe te pare te hiqet presidenti dhe ky te zgjidhet nga populli.E dyta te behen ndryshime ne kushtetut qe kan te bejne me gjyqesorin,dhe e treta qe kryetaret e gjykatave,ne rang qarqesh a prefekturash nuk e di si do behet ndarja e re administrative, te zgjidhen nga populli.
Lexon kte artikull dritdhenes te Meros si te gjith artikujt e ktij gazetari qe mundet ta quaj fat te madh per te pakten ne lexuesit dhe gjith shqiptaret qe duan te din cfar behet e cfar ndodh ne prapaskenat e ktij kombi tashme te “bombarduar”nga krimi ,mashtrimi,korupsioni e ka ren viktim e kesaj fatkeqesie me nje pasoj”radioaktive”qe kushedi sa koh duhet te sherohet kjo plag e shemtuar , dhe e dukeshme!
Lexon pra edhe komentet e ktyre njerezve aq te preokupuar qe seicili me fjalet e tij ploteson kte ikon aq te shemtuar shqiptare,kte drejtesi nga ku do fillonte ndryshimi dhe sherimi i ksaj plage,dhe te ze ngasherimi kur sheh qe ruget e daljes jan te mbyllura ! Mir thot dikush: drejtesia esht ne dor te hajdutit Ilir qe me koh ka llogaritur se si do e diskretitoj kryeministrin Edi Rama te cilit i ka lidhur duart e kembet per vendime qe do sjellin rilindjen !(vetem keshtu do justifikoja heshtjen dhe apatin e tij)Po meren me cironkat; dhe peshkaqenet si Zaganjori dalin me llafe dhe qendrim dilentantesh te justifikojn mutin qe ka mberthyer drejtesin ! Kot lodhemi !..Po pritem nga politika te ndryshoj kjo gjendje e larget, shum e larget do jet “nata” qe kemi perpara !
Pa e zgjatur me llafe dua te them : Ku jeni o milet qe patem forcen tju themi nje Jo amerikaneve kur kujtuam se po na digjte bytha dhe ndonese jam mik i tyre ,un them nje BRAVO te madhe se treguam qe nuk jemi fare dele e semur! Se treguam qe me gjith varferin e madhe qe na rrethon nuk u joshem nga premtimet e fjalet e bukura ..Tani pyes : Cfar presim ? Keshtu heshtem me skandalin e Ilir Metes dhe tani e kemi kalaqaf !Po me kte superskandal qe prek interesat tona deri ne qeliz pse duhet te presim pazaret e politikaneve ???Le te dalim pra rrugeve e ta nxjerim vet gomarin nga balta se kjo SHqiperi me kta politikan ska per tu ber kur shtet i drejtesis pra edhe i demokracis! Mjaft ,cfar duam me, te na servirin e te na bej Muuuuuuuuuuuuuuu se po tallen e po lozin me intelektin ton ! Mbas ktyre fakteve duhet ne parlament te behej problem e te zgjidhej perfundimisht shpartallimi i ksaj drejtesie te shpartalluar moralisht ! Ku jeni pra ju o kryetaret e partive qe po heshtni para ksaj shemtire qe ka degjeneruar dhe dhunuar shqiptaret kto 23 vjet ???? Po nuk u vu dor tani ,ska “behar” ma per shqiptaret e varfer ska shpres ma per drejtesi……….
Prandaj dhe ne tironcit ngelem refugjate…….
Te gjith jemi te barbabrrrrr. Para ligjit te tligut
Korrupsion ne kohen e PD ka pasur prandaj populli i dha voten PS,por dhe ps mos te fryhet kot se si rama-meta kane patur video korrupsioni po ashtu rama ne bashki ka marre para ne dore,keshtu nuk behet ujku qingj,deri sa te dale nje force e trete serioze sic thote lubonja.
MAZHORANCA TE SHPALLE SITUATE TE JASHEZAKONSHME NE DREJTESINE SHQIPETARE.I PARI TE JAPE LLOGARI PRESIDENTI I REPUBLIKES SI KRYETARE I KESHILLIT TE LARTE TE DREJTESISE.
Mero, u arratisen 7 te burgosur, min. drejtesise, Naco nuk dha doreheqjen, as drejtori i pergj. i burgjeve. Ne nje vend normal te dy do e kishin dhene doreheqjen naten kur u dha lajmi. Mbaj mend para 1 viti (pak a shume) u aksidentua nje autobus ne Egjip dhe min. transporteve dha dorehqjen. Ne EGJIPTTT (merre me mend as sa Egjipti nuk jemi). Vidio eshte prove flagrante, me pamje e me ze, dhe ska ndodhur ASNJE ARRESTIM. Mungesa e arrestimeve i thote te gjitha. Ska me vend per koment ketu.Me prove se ajo qe pame e degjuam te gjithe, nuk ka. Edhe prova te dhene nga nje media private, nderkohe qe ka njerez qe paguhen nga taksat tone per te bere detyren qe po e ben Fiksi. Perse nuk ka arrestime? Cfare ben Naco? Apo i llogarit 7% Likes sepse tani nuk i merr drejtepersedrejti por terthorazi nepermjet punonjesve te vet? Drejtesia deri tani ska bere asnje reforme, dhe kemi hyre ne muajin e 3 te qeverisjes. Vertet smund te shnderrosh sistemin per 3 muaj, por aplikimi i reformes duhet te kishte filluar qe ne SHTATOR. Mero, prandaj Meta e mori kete ministri. Marreveshja 1 Prillit i ka parashikuar te gjithe keto.
Si gjithmone shume i sakte te pergezoj Z.baze URIME
ore te bej nje propozim une …Doni drejtesi ju ,ua jap une.jo vetem ne shqiperi po ne mbare boten tashme eshte ber e ditur se drejtesia shqiptare nuk ka funsionuar keto 23 vjet ,,,se per ndryshe sa here jane ber te pabesueshme dhe kapjet nga interpoli ,,,,shtetet ku jane kapur “kriminelat shqiptar “nuk i kan ekstraduar ,per te njejten arsye ..pEr mungesen e drejtesise …..dhe un eo njerz ju bej nje propozim :U be cu be ja lini te shkuares …..Te dalin te gjithe te denuarit .Burgjet ti lini bosh ….dhe kush kapet nga data 1 dhjetor 2013 ….te bindet per vendin qe e prete .kaq thjesht dhe pa shume shpenzime .Pa te behet njehere keshtu ,ndoshta njerzit do te ndergjegjesohen …dhe po u ndergjegjesuan njerzit nuk do te kemi as gjykatesa ,as prokurora te korupruar …..se tregojen te paret …..ne nje fis vdisnin njerez ,shume njerez ,,,vdis e qa te shkrtete ,vdis e qa e vishhu me te zeza …….nje moment kur vdiq njeri ,,,,hidhet me plaku i fshatit ,,,,,,Mos te qaj asnje …te gjithe sic jemi tja marim kenges se ndoshta ,,,e kthejme fatin ….Dhe keshtu ndodhi ……ne fillim kur eshkruajta ,e nisa si me shaka ,por tani po ebesoj dhe vete qe qenka gje e mire te kthehet fati me ne ….po per keto do njerez fisnik …….Pa mendoheni njehere ,.,ju te qeverise .
KETO JANE PLAGET E THELLA TE SHQIPERISE TE CILAT JA HAPI SALI BERISHA DHE BANDA E TIJ
Pershensetje z.Baze per analizen dhe sugjerimet e vlefshme.
Duke qene i nje mendje me Ju, do shpreh edhe une disa mndime ne lidhje me gangrenen qe ka perfshire sistemin e drejtesise.
Tashme eshte pranuar nga te gjithe fakti, qe korupsioni eshte nje semundje qe ka perfshire jo individe te vecante por eshte shtrire ne gjithe sistemin e drejtesise.
Kjo do te thote qe mundesia per ta sheruar sistemin nuk eshte me ceshtje e ndikimit, apo e evidentimit te ndonje individi te koruptuar apo edhe e ndonje te ndershemi ne sistem, pasi ceshtja ka te beje me vete themelet mbi te cilat eshte ngritur dhe funksionon, qe lidhet me menyren e organizimit, drejtimit dhe kryesishte me ate te kontrollit dhe te ndeshkimit te gjytareve.
Shprehja e re e perdorur gjeresisht nga mediat dhe aktoret afer gjykatave se “Kur flet gjykata te tjeret heshtin” ka qene me efekte negative si per mpirjen e shoqerise per te analizuar vendimet abuzive te gjykatave, ashtu dhe per ritjen e sigurise se gjyqsorit ngaj mekanizmave joefektive te kontrollit nga digasteri i drejtesise.
Sistemi i drejtesise si nje kolone e pushtetit ne mozaikun e shtetit, konsiderohet me i rendesishmi, jo per ndonje cilesi te vecante te indiviteve te e perbejne ate, por per faktin se misjoni i ngarkuar nga shoqeria eshte kontrolli i veprimtarise se pushteteve te tjera, cka duhet konsideruar jo vetem nder, por edhe e privilegj per ta.
Deri me sot gjyqtaret kane abuzuar me imunitetin e tyre duke siguruar prej tij nje mbrojteje e siguri ne punen e tyre, pra si korace ndaj kontrollit shoqeror dhe ndaj ndeshkimit.
Eshte teresisht i pakuptimte qe shoqeria te krijoje nje sistem vendimet e te cili te jene te pa diskutueshme per drejtesine e tyr, madje drejtesia e vendimeve e ka te dompsdoshe kalimin e testit te pranimit nga shumica.
Askush nuk mund te thote se shoqeria gabon dhe eshte e manipuluar kur i mungon apsolutisht besimi ne sistemin e drejtesise.
Gjytareve ne shqiperi ju mungon motivimi dhe vleresimi per punen e tyre dhe ne mungese te saj ka zene vend komercializmi, nje mekanizem gare per te fituar qe nuk mund te shebeje per asgje pozitive drejtesise.
Kjo ka bere qe gjyqtaret ta masin pagen dhe vleresojne punen e tyre jo me ekujvalentete e piramides se pagave ne Shqiperi, por ne Itali, Angli apo dhe Amerikee, madje vene ne balance edhe pasurite e paluajtshme qe kane homologet e tyre ne keteo vemde dhe ju rezulton se jane shume te varfer.
Ne se perdoret ky lloj metri me siguri qe gjyqtaret tane do ndihen te vobekte dhe asnjehere nuk do gjejne motivin per ta bere punen ne menyre te ndersheme dhe te ndihen te vleresuar.
Paraja eshte e keqja e kesaj bote pas se ciles rendin te gjithe si te babzitur, por drejtesia nuk mund te rende si te tjeret, pasi me siguri do te shkonte bashke me shoqerine ne gremine.
Fare i pavend dhe i turpshem qendrimi i shoqates se zoterinjve gjyqtare, madje ndihen te fyer se persona brenda sistemit te drejtesise bejne sekserin dhe ndajne pazaret me ta, pasi ne nderin e tyre do te ishte distancimi nga fenomeni qe ka perfshire sistemin dhe propozimi i mekanizmave te kontrollit dhe ndeshkimit te cdo cfaqe te korupsionit aq te perfolur.
E shoh qe u zgjata dhe po e mbyll duke uruar qe gjyqtaret si pjese e kesaj shoqerie te ngrihen ne laretesite e misjonit dhe te kerkojne qe edhe brenda tyre te filloje analiza e vertete per te sjelle si kuda “Rilindjen” aq te pritur nga shqiptaret.
Me i vlefshem eshte nje falenderim per dhenie drejtesie se nje grusht me leke, pasi nje falenderim zemre nuk mund te blihet me asnje cmin.