Ka një debat tinëzar mbi prishjen e pallatit, që formalisht është në emrin e vjehrrit të Lulzim Bashës, në Vlorë. Tinzaria ka depërtuar në këtë debat përmes dy tezave. E para, që pallati ka leje, dhe e dyta, që do prishet për interes publik pasi do të bëhet shëtitorja për këmbësorët në Vlorë. Të dyja tezat janë tinëzare mbi të gjitha se janë të pavërteta dhe të pandershme.
Teza e parë dhe më malinje është fjalia “pallati ka leje”. Në të vërtetë ajo ndërtesë që ne kemi para syve, që ka një tabelë që quhet kompleksi “Jon”, që gjendet e futur në det tek kthesa e fundit kur shkon për në Ujë të Ftohtë në Vlorë, nuk ka leje. Leje quhet një akt ligjor, i cili të lejon të ndërtosh në një vend të caktuar, kate të caktuara dhe me një kondicion teknik të përcaktuar. Ndërtesa, që quhet “Pallati i Lulit”, ka marrë leje për t’u ndërtuar jo në atë vend që është, por diku 40 metra më tutje, ka marre leje të ketë tre lartësi, njëri 1 kat, tjetri 3 kate dhe tjetri 4 kate, ndërkohë që janë ndërtuar dy kulla tetëkatëshe mbi det, jashtë kondicioneve teknike dhe jashtë njollës së ndërtimit, që i është dhënë.
Më tej akoma, ajo është hipotekuar jashtë çdo norme ligjore. Për hipotekimin e saj, ish- drejtori i Hipotekës së Vlorës, gjatë fushatës elektorale, nuk ka përdorur një akt koalidimi nga Bashkia, siç është procedura ligjore për hipotekimin e një pallati, por ka përdorur një korrespodencë me zyrën urbanistike të Vlorës, ku e pyet nëse i keni dhënë leje “këtij subjekti” dhe përgjigja natyrisht që ka qenë po, pasi ai ka marrë një copë leje për një vend tjetër, për lartësi tjetër dhe kushte të tjera urbanistike e teknike.
Pra, sa i përket tezës se pallati ka leje, jo vetëm që nuk ka leje, por jemi në kushtet e paligjshmërisë së plotë jo vetëm sa i përket lejes, por dhe procedurave antiligjore të ndjekura për hipotekim.
Teza e dytë është dhe më tinëzare, kur përpiqen të justifikojnë prishjen e pallatit si nevojë publike. Është e vërtetë se nëse do të bëhet një shëtitore këmbësorësh në Vlorë, ai pallat është një çiban, por prishja e tij nuk duhet të mbulojë krimin që është bërë me ligjin nën pushtetin politik. Prishja e tij duhet të bëhet përmes një verifikimi qoftë dhe gjyqësor të shkeljes së gjithë procedurave, shkeljes së lejes së ndërtimit që është dhënë, shkeljes së rregullave të hipotekimit dhe çuarjes para drejtësisë të shkelësve të këtij ligji. Pastaj, gjykata të verifikojë nëse aty kanë blerë vërtet apartamente qytetarë, sa lekë i kanë blerë me deklarata noteriale, sa taksa kanë paguar për to dhe të ngarkojë kompaninë ndërtuese si përgjegjëse për t’u kthyer pagesat mbrapsht në atë shumë që ia kanë paguar.
Kjo është e vetmja rrugë për të vendosur ligjshmërinë dhe për të bërë vërtet një akt ligjor të pastër kundër përdorimit të pushtetit politik për përfitime personale. Situata bëhet dhe më e mprehtë kur në këtë histori është i përfshirë direkt kryetari formal i opozitës në Shqipëri, i cili nuk mund të kthehet në shpresë për shqiptarët nëse bën pazar me pushtetin aktual për të mos iu prishur pallati dhe për të ngulitur në vetëdijen e shqiptarëve një shtet të kapur nga politikanët. Ai nuk mund të jetë asnjë minutë shpresë për popullin opozitar, kur tenton të bëjë legjitime diçka, që për shkak të pushtetit, e ka fituar në rrugë joligjore, duke zaptuar tokë dhe detin, duke shantazhuar bashki dhe hipotekë dhe në fund duke u mbrojtur politikisht me mandatin e kryetarit të opozitës. Ky është një dëm shumë më i madh për Shqipërinë se sa dëmi që i bëhet familjes Basha nga prishja e një pallati të paligjshëm.
Kjo situatë bëhet dhe më banale kur në të përzihet Avokati i Popullit, i cili ka gjetur një rast për t’u dukur i balancuar duke mbrojtur një paligjshmëri publike, bile fenomenin më të shëmtuar korruptiv në Shqipëri, paligjshmërinë e diktuar nga pushteti politik.
Spekulimi se pallati ka leje apo se duhet prishur për interes publik, duhet të marrë fund. Ai pallat duhet të prishet se është ndërtuar dhe hipotekuar në mënyrë të paligjshme nën presionin e pushtetit politik. Ai është shembulli se si ndëshkueshmëria duhet të prekë klasën politike në Shqipëri. Do të jetë mbi të gjitha shembulli se sa fuqi ka Edi Rama të japë shembullin e ndëshkimit të paligjshmërisë që buron nga pushteti politik. Çdo shmangie nga ky qëndrim, është mbrojtje reale për paligjshmërinë. Sidomos nëse ia prishin pallatin për ta dëmshpërblyer për shkelje të ligjit.
ME KRYESORJA ESHTE QE AI PALLAT ESHTE PA LEJE NDERTIMI , E DYTA PA PIKE ARKITEKTURE NJE SHUMTIRE E VERTETE SI NE MAROK ,DEGJOVA MANJANIN TE THOSHTE QE QEVERIA TE NXJERI NJE FOND PER DEMSHPERBLIMIN E QYTETAREVE QE JANE MASHTRUAR NGA FIRMA E LUL BASHES APO E VJERIT APO KUNATIT JO O ZOTI MANJANI NUK KANE KUSUR TAKSA PAGUESIT SHQIPETARE TE PAGOJNE SPEKTAKLET E LULIT APO TE VJEHRIT TE LULIT .
Mero,ke shume te drejte!!
Degjova nje fare Manjani,zv.minister,para ca oresh,kur tha se SHTETI DUHET TE DEMSHPERBLEJE BANORET,QE DO U PRISHET SHTEPIA NE KETE PALLAT!!!
E habiteshme dhe KRIMINALE!!!
O Manjani!!!
Prandaj ike tek LSI-a ti,qe te besh ALLISHVERISHE me parate e shtetit???
Ku e gjete ti,o SHARLATAN,qe shteti te paguaje per HAJDUTET???
KY ZV.MINISTER ME KAQ DUHET SHKARKUAR NGA DETYRA!!!
Nese do ecim me te njejten llogjike aksioni duhet te filloje nga Pallati i Koco Kokedhimes qe e ka te ndertuar ne ligatine dhe krejetesisht PA LEJE !
Pastaj duhet te vazhdoje me pallatin “privat” te Linda Bashes ne mes te Tiranes te ndertuar me leje te parregullt pasi jovetem qe leja bie ndesh me ligjet urbanistikes per ndertimet ne sheshpushimet e pallateve por eshte dhene pa studim. Dhe nuk mbaron ketu por eshte dhene edhe ne konflikt interesi pasi nese ne lejen e Pallatit te vjehrrit te Bashes eshte firma e bashkiakut te Rames , ne leje e pallatit te vjehrrit te Rames eshte firma e vete Rames.
Nese doni ligj filloni zbatimin nga vetja, perndryshe keto nuk jane thjesht veprime antiligjore por me rende se kaq jane dhunim i ligjit per te bere gjueti shtrigash kunder kundershtareve politike.
PERSE NUK NGRIHEN KAMBIENTALISTET
QE TA SHEMBIN PALLATIN E LULES?!!
http://goo.gl/PFmVFG
ai pallat nuk eshte prane pronave te Fazllicit, prandaj
bukur i thua mero si gjithmone. sidomos per ate koqen avokatin qe vetem punen e tij nuk ben …
Pallati duhet te prishet se eshte ne kundershtim me ligjin e ndertimeve ne bregdet, duhet te prishet sic u prishen pallatet e tjera dhe ligji duhet te zbatohet i barabarte per te gjithe. Edi Rama po nuk qe i zoti te prishin pallatin e Lulezim Bashes se nuk e le Ilir Meta le ti hedhin celesat dhe te beje doreheqjen qe te behen zgjedhje te tjera dhe LSI te qerohet nga qeveria, fjalet e tjera jane te kota.
Me vjen keq, por puna e ketij pallati te paligjshem eshe bere si puna e Berlusconit ne Itali. Berluskoni u denua per evasjon fiskal, denimi u kalua ne tre gjykata dhe tani senati me daten 26 nendor 2013 do votoje qe Berluskoni te mos lejohet te merret me me politike. Kjo pune ka reth pese muaj ne jeten politike italjane. Prandaj une mendoj, se edhe kjo puna e ketij pallati pa zgjatet pa kuptim. Pallati te prishet, se eshte pa leje dhe basta.A duam te behemi nje shtet serjoz apo jo ??!!
E degjove avokaten e Bashes,z. Mero!?
Ishte shperblyer edhe me nje hyrje aty? E degjove si tha? Pronaret e rinj e blene truallin tek pronaret e vjeter, “Kaq e thjeshte eshte”, tha ajo.
Si moj zonje qenka kaq e thjeshte? Pse nuk e bleva une ate truall atje ne Ujin e Ftohte? Pse nuk e bleu shoku im Beni, apo Ylli, apo Baftjari? Ne fund te fundit, kur qenka kaq e thjeshte, pse nuk e bleve ti moj zonja avokate, dhe e beje ti nje pallat, jo si ajo shemtira, por te bukur? He, pse nuk e bleve ti ate truall tek pronaret e vjeter? Po e bleu vjerri i Lul Bashes, ose vet Basha.
Si thoni ju lexues, pse nuk e bleu avokatja e Lulit ate truall. Ose ndonjeri nga ju, a mund ta blinte dhe te bente nje ndertim te bukur aty…!!!???
O Billy po qe qenke k. . .e fare ti! Pallati mund te prishet vetem me vendim gjykate!
Dhe po u vendos qe te prishet leket do ti paguajme ti dhe une nga taksat tona!
Dhe e fundit lereni se ka kush merret me pallatin dhe mos beni zhurmuesin per te harru gafen me helmet kimike!
Ke shume te drejte i nderuar M Baze, ai objekt duhet te prishet pa hezitim, edhe nqs. Eshte me hipoteke simbas logjikes idiote, te maks haxhise personit me te korruptuar ne sistemin e drejtesise. Ne fillim te denohen e te demshperblejne ata qe kane ndryshuar ligjin, e qe kane bere ligj te ri, qe ligjeruan objektin, e tani na thone qe objekti eshte i ligjshem.
Eshte njesoj sikur une ti kerkoj leje Shpetim Gjikes,qe te prishet Monumenti i Pavaresise dhe te ndertoj une nje pallat 8 kate.Shpetim Gjika ma jep lejen dhe une ndertoj pallatin,pavaresisht se ligji e ndalon kategorikisht ndertimin ne Sheshin Historik te Flamurit.E kur te vije shefi i INUK-ut Zyhdi Dajti sebashku me policine te me prishi pallatin,ti perplas fytyres lejen e ndertimit me histerizem dhe prepotence.Nderkohe qe duhet te jap llogari,se si kam arritur te korruptoj kryetarin e Bashkise te me japi nje leje ndertimi te tille Absurde dhe fyese per kedo.
Ngado qe te rrotullohesh kjo ceshtje dhe gjithe te tjerat e korrupsionit perfundojne ne gjykate.Me keto gjykata qe jane sot po shohim se shkelesit e ligjit jo vetem qe nuk marrin aq burg sa meritojne,por as nuk detyrohen te paguajne demin qe i bejne pasurise publike dhe parave te taksapaguesve.Shihni rastin e fundit me ate malokun e kontrabandes se naftes verxhine.
Kane thene shpesh se Rames ja ka ndaluar Amerika dhe Europa te pastroje gjykatat dhe prokurorine.Une per vete nuk e besoj kete thashethem perderisa nga perendimi kerkesa e pare dhe me e forte publike ndaj Shqiperise eshte reforma ne drejtesi.Me duket se Rames i intereson nje drejtesi keshtu sic eshte sot qe ta perdore si alibi per deshtimet e tij.
Shume i drejte dhe i sakte informacioni dhe pallati duhet te prishet. “Leje” nuk quhet asnje shkrese qofte edhe zyrtare dhe asnje veprim i cili eshte ne kundershtim me ligjet.
Sipas kesaj “llogjike” skuthash te cilet duan te shpetojne çfare mund te shpetojne, i bie psh nese hajdutet kompromentojne disa zyrtare banke dhe vjedhin banken atehere ata jane me “leje” dhe duhet te kompesohen nese ju ndodh gje!
Ky pallat duhet te zhbirohet qe ne fillim dhe te denohet e gjithe lukunia qe ka shqyer ligjet sipas deshires.
Ai kompleks duhet hedhur ne toke per ato fakte qe tashme dihen….. Nqs ai pallat nuk shembet dhe te ndeshkohet abuzusi ,,,atehere mund te themi qe Qeveria nuk po lufton korupsionin dhe se ka zeriozisht luften ndaj tij…… …Fatkeqesisht ky do te jete zhgenjimi me i madh i popullit…Me cuditen sot dhe gjykimi i avokatit te popullit dhe Ylli Manjani kur tha qe qeveria tu japi leket banoreve…. e pse??? qe te vazhdoj te pasurohet lulka……
Pallati duhet te prishet urgjentisht dhe pa asnje vonese.Eshte fyerja me e rende qe mund ti behet Vlores.Nje pallat makaber qe duket sikur eshte zhytur ne det per pak freski.Lojrat e fjaleve dhe paligjshmerite ne zinxhir,qe nga leja e ndertimit deri tek hipotekimi te cohen para drejtesise dhe te japin llogari.Eshte njesoj sikur mua,te me jepte leje ndertimi Shpetim Gjika te ndertoj ne mes te Sheshit te Flamurit me firme dhe me vule e une te sillem si i fyer nese kerkojne te ma prishin.Pyetja eshte.Si mund te marr une leje ndertimi per pallat ne qender te Sheshit te Flamurit??Si ka mundesi??Si mund te kerkosh leje dhe te marresh leje ne shkelje flagrante dhe fyese te ligjit???Me duken shume me te ndershem ata qe ndertojne ne menyre abuzive pa leje ndertimi,nga kjo neveri e papare,kur ndertohet ne shkelje te hapur te ligjit me leje te rregullt ndertimi nga Bashkia dhe Kryetari i Bashkise.
Po si do t’i plotesojne keta deri ne dhjetor kushtet qe u ka vene BE, ku ai me kryesori eshte lufta kunder korupsioni. A ka rast me te paster, me te qarte dhe me te thjeshte se ky pallat, ku ke edhe nje peshk te madh te perfshire ne kete pazar te ndyre, apo do na mbushin mendjen vetem me cironka. Kjo eshte nje prove edhe per Edi Ramen, ne se e ka patur seriozish me ate qe u ka premtuar shqiptareve apo e ka patur sa per te kaluar lumin dhe tani do t’u dhjese kalin. Le te presim e te shohim, nje muaj nuk eshte kohe e gjate.
Ne fakt duhet te permendesh zoti Mero Baze se duhet prishur dhe pallati e gruas se Edi Rames ne Tirane se sipas asaj qe thua ti edhe ai pallat si ciban duket dhe me leje te tilla eshte ndertuar.
Por edhe pallati i Lefter Kokes tek sheshi Taulantia.
Por ndoshta nuk te vjen mire kur te permend keto,se vetem PD-ne ke marre si mision ta shkaterrosh.
Por sa kam pare ti gjithmone je ne krahun e humbesit,si kur i sherbeje Berishes me nje lloj devotshmerie,qe as tropojanet nuk ja kane treguar,edhe tani qe i sherben Rames me po te njejten devotshmeri sa as dhermiasit nuk po ja tregojne.
Do nxjerresh foto te tjera nudo te Rames,se atehere kur nxorre te parat ke shkruar qe ke foto me kompromentuese qe do ti nxjerresh me vone,por ndoshta ja perdor keto foto si presion Rames.
Une mendoj se Rama duhet t’ja beje te qarte Prokurorise se ka ardhur koha per “Plakun e Mallkuar” te veje ne burg, sebashku me Bode Rakicken, Gjeneral İmamin e te tjere, ndersa Lulkes le t’ia falin mqs eshte si pune kryetari i opozites, te mjaftohen vetem me prishjen e asaj “shemtires” ne Vlore, qe vetem ndertim nuk mund te quhet!
Mero, mua me beri pershtypje ne nje seri te “Opinion” se si nga ana e shtetit nuk kishte vajtur njeri te mbronte kauzen e paligjshmerise (nese Favziu i ka ftuar vertete sic pretendoi).
Si jurist ceshtja me duket shume e thjeshte. A pallat eshte i vesuar qe ne fillim, pra ka paligjshmerine ne themel. Leja e leshuar eshte e paligjshme, pra nje akt i cili nuk prodhon asnje efekt qe ne fillim. Procesi hipotekimit eshte i paligjshem, perseri nje akt qe nuk prodhon asnje efekt. Ne keto kushte nuk kemi as nje shitje-blerje (nese ka patur vertet). Personat qe thone se kane blere apartamente paraqiten si pale civile ne procesin penal qe duhet te ngrihet per keto shkelje te ligjit dhe kerkojne kthimin e shumes se paguar nga pronari i cili ka vepruar ne keqbesim me qellim perfitimi. Shteti nuk duhet te paguaje asnje qindarke nga taksat tona per kete aventure.
Ne boten e marredhenieve juridike,nga te gjithe personat kerkohet zelli i nje njeriu me inteligjence mesatare. Ky fakt te ben te dallosh kur je duke kryer nje veprim te dukshem kundra ligjit. Jam i sigurt se po te kerkojne e gjejne qe prej viti 1990 nje ligj qe te ndalon te ndertosh ne nje distance x metra nga bregu i detit. Vetem ky ligj do e bente te tepert diskutimin nese ka leje apo jo!
Per provokim, nese une me cunat e rinj qe kane ardh ne pushtet siguroj nje leje ndertimi per nje pallat mu ne mes te fushes se st. Qemal Stafa dhe nxjerr apartamente ne shitje, sa persona do vinin ti blinin? Dhe a do kerkonin mbrotje nese me pas dikush u thoshte therritini mendjes? Une e mora shembullin per provokim por fatkeqesia eshte qe ajo qe ka ndodhur ne Vlore nuk eshte shume larg ketij rasti.
Argument i padiskutueshem.
BRAVO MERO! LOGJIKE E SAKTE.
Manjani duket se ka marre nji dore pare.”Te shpetojme cfare te shpetojme”
Av Popullit eshte nje homo qe as te q… as te lsho, vetem ligjin nuk mbro.
Rama u tremb tani, dhe kerkon qimen ne qull, se i duket se ka tufe leshi ne te.
Z. Manjani nuk ju votuam per te mbuluar gropen e zeze te Saliut Lulit apo kujtdo tjeter.Demin e shkaktuar qytetareve ta cdemtojne ata qe kane shkelur ligjin.duke filluar me Lulun se ka vjedhur nja 220milian euro te rruga e kombit Kryetari i bashkkise Vlore qe e ka lagur qerren per te gjitha shkeljet qe jane bere ne Vlore duke perfshir edhe kete pallat te shemtuat qe po na ze frymen. Mos ti shkoj mendja ndokujt se ne do te bejme sehir si na shperdorohen leket e taksapaguesit popull.Ata dhe vetem ata ti paguajne demet e shkaktuara familjareve qe kane blere shtepi se jane popull dhe sdine se cbejne qeveritaret. Tunc
Me duket se po i lodh kot lexuesit me spy-masterin Lul Udbashin.
Ashtu si trajneret e sportit qe zgjedhin e stervisin talentet qe te vegjel ashtu dhe “ustallaret e inteligjences” e kane zgjedhur kete PD-er dhe e kane ‘rrahur qe te vogel’ si qente.
Fakti qe luludbashi sfidoi dhe arvizune duke i kaluar vijen e kuqe tregon se sherbimet top sekrete jane me te forta se ato te dipllomacise.
Sot per sot djali i Xhelalit nga drenica e kosoves eshte njeriu me i fuqishem ne shqiperi por dhe me i frikshem..Koha do ta provoje qe dhe Edi Rama e respekton me frike qe tani si zevendesin e tij te ardhshem.
Ky pallati i tij ne Vlore dhe diskutimi per prishje eshte nje
barcelete e kendeshme per te.Vetem plumbi i lan hesapet me kete devil qe eshte 1000 mije here se vete LHL e Assadit.
Ky pallat ka vetem nje emer. KORUPSION denglat qe thuhen Jo keshtu po ashtu jane thjesht zgjatje kohe qeveria e ze lepurin me qerre qe mos them lepuri shkon vete tek qerja LIGJI te zbatohet vetem LIGJI ndergjegjeson njerzit Sala dhe kompani vepruan si ne mall te tyre NDESHKIM dhe do shihni si do te ndryshoje cdo gje per mire
Qe ta kuptoni me mire se si eshte ndertuar ky pallat shikoni Google Earth. Ai nis qe nga viti 2004 e deri tani. Shikoni se si eshte ndertuar pallati mbi det kohe pas kohe.
Demshperbleni njehere ata qe perzute nga shtepite, te persekutuarit , se keta te aftet blejne prap!
Edi Rama s’ka nevoje te tregoje muskujt per nje pallat, por drejtesia..Eshte marr toke publike per interes personal..Kaq e thjeshte..
po te ishte pa leje fare te mos prishet!pikerisht se eshte me leje prandaj duhet prishur!verini shpenderen!
E verteta,ligjerishte,bindese eshte ai qendrim e veprim qe argumenton Mero Baze.Eshte e palogjikshme qe te cdemtosh dicka qe e ka ndertuar dikush ne kundershtim me rregullat e ligjet,qe ka shkelur me kembe ligjet dhe te drejtat publike,ka shqetesuar opinionin publik dhe shteti me parat e taksa pagueseve ta demshperblej.Dhe kete mendim e thote nje zvendes minister i qeverise aktuale.Sipas kesaj logjike te gjitha ndertimet marramendese te paligjshme apo gjoja te ligjshme por jashte rregullave te shperblehen nga shteti.Kjo ndertese apo qindra te tjera te jashte ligjshme jo vetem duhen prishur por fatura e prishjes se tyre tu ngarkohet pronareve sepse kane shkelur ligjin dhe kane demtuar ambjentin e mjafte pasoja te tjera.Ne rastin konkrete te nderteses se Bashes,Ai po te ishte i drejte dhe i ndershem te ishte i pari te thoshte se duhet prishur se eshte ne kundershtim me rregullat e ligjet dhe kete e ben te tjeret pa dijenne e tij.Kjo do ta lartesonte personin e tij edhe ne pozicionin e kryetarit te opozites.Nese Basha do te kete force ta bej kete,te shohim ?.Te vjen keq qe eshte ngaterruar ne kete ceshtje avokati i popullit qe per emrin qe ka duhet te mbroje interesat e popullit,ligjshmerine dhe jo te bashkohet me ata qe shkelin ligjet dhe i kundervihen interesave te popullit.Per keto qendrime nuk na duhet avokati i popullit,do bejme si do bejme pa te kur pengon ne zgjidjen e problemeve ne zbatim te ligjeve.
Demshperblehen bleresit nga vete pronari,nqs nuk ka lek ti demshperbleje, atehere ka zgjidhe tjeter byzylyqet dhe hajt natjeta
Dakord, po si I behet punes kur prishet ne menyre tinzare ne situatta te tila kinema MILENIUM NE ELBASAN DHE QAZIM SEJDINIT E SHEFQET DELIALLISIT si prefekt qe firmosi shkatarrimin vandal te kinemase nuk po I hyn gjemb ne lekure.kjo Ministja e kultures as e can koken mender per keto institucione kulturore te ndertuar nga shteti e te privatizuara ne menyre mafioze qe tjetersojne pronen e shtetit me marifetlleqe qe bien ere pislleku.Kontrolli I larte I shtetit do gjeje poshtersite qe jane bere ne Elbasan nga te pangopurit ndaj kesaj kinemaje gjigande e qytetit.
ky toto symi nuk e kuptojme pse merret me kete ceshtje – nuk mjaftojne sumkapucet qe i dalin para – nese do te merret me ligjin detyra e tij perse paguhet nga poplli eshte te mbroje ceshtje te drejta – perderisa jane nej seri shkeljesh o totzan, mallkimi im per ty eshte do zoti te ndertojne nje pallat aq afer sa te vije dritarja e komshiut sumkapuc tek dritarja e dhomes tende ne menyre qe te shikosh vuajtjet e tij kur i ben yzmet sumes!!!
Te prishet ne menyre qe te vuaj edhe Luli nga nje ndertim pa leje, ashtu si po vuajn qytetaret e Tiranes nga ndertimet pa leje si shtesa pallatesh, klube mbi lulishte, lavazho e gjithcka tjeter qe e ben Tiranen Kabul…
Zoti Baze, ju jeni nje viktime e mos fonksionimit te shtetit te se drejtes. Shume padrejtesi ka patur mbi ju. Me qindra here e keni ngritur zerin, per ta denoncuar kete situate te pa kendshme. Si shpjegohet qe ju te flisni me ate gjuhe kundrer Avokatit te Popullit, funja ai vetem zbatimin e ligjit kerkon.
Pa vendosjen e shtetit ligjor, nuk ka demokraci…Do te ishe me e udhes qe shteti, me qe jane cenuar ligjet e ti, te padiste çeshjen ne gjyq dhe te ishte Parti Civile.
Dakort mor z.Mero, problemi eshte keshtu siç e shtron Ti, por une nuk e kuptoj, nga kush e kerkon Ti zbatimin e ligjit dhe dergimin e ligjshkelesve perpara drejtesise, nga Ne qe komentojme ketu?! Pse nuk ja kerkon atij te gjatit ta prishi dhe pallatin e Lulit si po prish dhe shume ndertesa te tjera qe jane ne kundershtim me ligjin. Pothuajse ne te gjitha shkrimet e tua na permend ato 1 miljon votat qe mori(apo shuplakat si ke qef ti quash Ti). Po perse i mori? Per te zbukuruar kryeministrine, apo per te bere qoka neper shtete te ndryshme te botes. Deri dje qe ishte ne opozite, thoshje nuk ka ç’fare ben se eshte mafja ne pushtet. Po sot qe eshte vete ne pushtet kush e pengon? Me duket se ka diçka qe nuk shkon ne kete mes, apo jo Mero?! Mos ndofta i ka duart e lidhura. Mos ndofta Luli “larg qofte” di diçka me shume se ç’duhet, ne lidhje me Ramen? Jane ca si te ngaterruara keto pune per popullin e thjeshte o Mero, perndryshe une them se Edi Rama do ta fillonte prishjen nga pallati i Lulit. Prandaj une mendoj qe per kete aresye, dhe te tjera qe jane te panumerta, duhet ta drejtosh me shume shigjeten nga pushteti aktual, sepse ne rastin konkret Basha mund te kete gjynahet e tij, por nuk mund ta bejme fajtor pse Edi Rama druhet per tja prishur pallatin, se gjoja Luli na qenka i veshur me petkun e kryetarit te opozites. Shqiptaret presin, qe ligji te zbatohet njesoj per te gjithe.
nuk eshte Manjani joooo, eshte kokelopa e LSI-se!!!!!