Ka një humbje qetësie të dukshme të Berishës me Lulzim Bashën. Nuk janë në një gjatësi vale me të as tezat politike, as toni i zërit, as vëmendja që duhet të marrë në media, por mbi të gjitha nuk është duke u bërë një opozitë, e cila mbush boshllëkun e tij. Sot doli vetë. Pa ndonjë arsye të fortë që të lidhet me ndonjë ngjarje të sotme, pa ndonjë paralajmërim për diçka që mund të lidhet me të ardhmen e tij në burg apo liri, pa ndonjë paralajmërim nga lidershipi formal i PD-së për nevojën e tij në opinion publik, ai thirri kamerat e veta, jo për t’i treguar qeverisë se ç’duhet të bëjë, por për t’i treguar PD-së dhe Bashës si duhet të sillet në opozitë.
Thelbi i daljes së tij publike është një leksion për Lulzim Bashën se si e do ai opozitën. Dhe janë qartazi tre tipare që ai nuk i toleron në këtë situatë. E do radikale deri në luftë guerile kundër regjimit, siç bëri thirrje për t’u vetëmbrojtur nga “shteti policor”. E do antiamerikane për të mobilizuar energji të errëta të shoqërisë në këtë periudhë të vështirë. E do për vete, si një imunitet për t’i shpëtuar ndëshkimit të drejtësisë apo hetimeve kundër pasurimeve të paligjshme dhe gjobave që i ka vënë biznesit shqiptar.
Të tre këto tipare, të cilat Berisha kërkon t’i ngjizë opozitës së re, që formalisht ia ka lënë Lulzim Bashës, dëshmojnë se ai është i qartë për krizën e fortë ku gjendet opozita. Një opozitë në rënie të lirë, e pamotivuar, e përçarë dhe me rrjedhje të vazhdueshme, mund të mbijetojë vetëm nëse auto-sugjestionohet si opozitë e një regjimi policor, që kërkon kokat e tyre.
Theksi i tij i parë tek opozita radikale ekstreme, që paralajmëroi vrasje policësh dhe kundërshtim të atij që ai e quan “shtet policor”, ka të bëjë pikërisht me inkriminimin e opozitës si e vetmja garanci që ajo të ketë çfarë të mbrojë. Për ta bërë më të prekshme situatën, ai i referohet prishjes së pallatit të Lulzim Bashës në Vlorë, si një shembull ku duhet qëndruar dhe fizikisht. Me këtë ton të ngritur, Berisha nuk është i shqetësuar realisht as për nja dy kate të familjes së tij aty, dhe as për vetë pasurinë e Lulzim Bashës, por për të prodhuar një kazus opozitar të rrezikut që i pret të gjithë opozitarët. Njësoj si pas vitit 1997, kur radikalizmi ishte e vetmja armë mbijetese në politikë prej tij, edhe tani ai po shikon si të vetmen mundësi për t’i rezistuar pushtetit, radikalizmin ekstrem dhe vetëmbrojtjen fizike ndaj pushtetit dhe zbatimit të ligjit. E bën këtë jo se popullit opozitar po i kanoset ndonjë rrezik real, por se vetëm një autosugjestion si opozitë e rrezikuar fizikisht, mund të mobilizojë elementë kriminalë dhe një opozitë militante që mund të përballojë aksione deri guerile ndaj pushtetit.
Nga pikëpamja politike kjo nuk përbën ndonjë shqetësim për qeverinë, përkundrazi është një lehtësi për të. Por kjo është e vetmja zgjidhje që Berisha ka për të ndalur shkrirjen e PD-së. Retorika e Bashës, gjuha e zvargur e tij, fjalitë boshe dhe pa përmbajtje, mungesa e autoritetit dhe ideve politike, po e bëjnë opozitën një vend të mërzitshëm dhe për opozitarët. Berisha e ka kuptuar qartë këtë dhe po i fton ta fusin opozitën në llogore dhe të prodhojnë një konflikt me pushtetin për të mbijetuar.
Theksi i tij i dytë është antiamerikanizmi i maskuar si betejë personale me ambasadorin apo si një “JO” ndaj lëndëve kimike. Berisha nuk është një antiamerikan i lindur, por është një antiamerikan që bëhet i tillë sa herë i duhet për pushtet. Ai është konfliktuar me thuajse gjithë ambasadorët amerikanë në Shqipëri, pikërisht sepse qëndrimet e tyre kanë qenë ndesh me politikat e tij. Sulmi ndaj ambasadorit Arvizu zbulon në të vërtetë thelbin e qëndrimit të tij antiamerikan në këtë histori, pasi Basha u ka thënë “PO” amerikanëve, dhe nën presionin e tij u detyrua të bëhet qesharak dhe të mohojë dhe bisedat zyrtare.
Në këto momente, Berisha e kupton se antiamerikanizmi u instalua pak si trend për të rinjtë pas protestave dhe si një paranojë që lidhej me rrezikun e lëndëve kimike dhe ai nuk mund të mos vrapojë për ta bërë pjesë të politikës së tij këtë frymë. Ai ka nevojë për çdo kauzë që mbledh njerëz në shesh, dhe kur e qëllojnë me shishe plastike për ta zbuar prej andej si qen të rrahur.
Dhe theksi i tij i fundit opozitar është paralajmërimi për linçime politike të opozitës, që ai e shikon si rrezik të përditshëm për të dhe familjen e tij. Tani që kanë ikur nga pushteti dhe kur disa biznesmenë po dëshmojnë për gjobat deri në miliona dollarë që familja u ka marrë për çdo firmë në emër të pushtetit dhe leje për biznes. Të rrezikuar nga sjellja e pafytyrë me biznesin dhe të shqetësuar për mënyrën se si do të legalizojnë pasuritë e tyre, njerëzit e familjes po përpiqen të ngrenë paranojën e ndëshkimit të tyre politik si imunitet për t’i shpëtuar drejtësisë. Kthimi i Berishës në krye të PD-së pa pyetur Bashën, dhe pa ndonjë nevojë urgjente, është një thirrje për tu treguar të gjiyhëve se ai është kryetari real dhe askush të mos guxojë ta prekë. As Basha bile! Thjesht duhet ta kuptojë që është një kryetar në përdorim, të cilit Berisha i ka marrë me qira fytyrën, emrin dhe kartëvizitën.
THIRRJE NDERGJEGJES SE KOMBIT SE AMERIKA KA QENE E DO JETE MIKU I MADH I KOMBIT SHQIPTAR.
Te nderuar bashkombas , qeveritare e miqte tane Amerikane hiseria e shqiptareve e shkaktuar nga jehona e gazettes moskovite e gjaku i tyre i shprishur i mbetur nder ne fale Zotit kaloje pa thyer nje zham.
Protesta masive e shqiptareve natyrshem u ndikua nga nje fllad i paster e i shendetshem lirie gje qe ndoll per here te pare pergjate 23 vjeve ku protestohet lirshem pa hafije e skafandra neper kembe.
Mendjet e bombarduara te shqiptareve me skena tmerri te shfarosjes massive te armeve vrastare te regjimit criminal te Asadit po clirohen e kthjellohen e arsyea po fillon te punoje.
Lavdi Zotit se kemi hequr shume si komb nga marrezia kolektive.
A nuk ju turrem intitucioneve fetare me turma histerikesh idologjik dhe a nuk beme te njejten gje edhe keto dite ku nen thirrjet e hapura te sekretarve te partis e fshehtas me sigurimsa u ngritem si dikur kunder imperializmit Amerikan.
Budalleku kaloje e jemi ulur ne rrietet sociale dhe po bejme bilancin. Pervec frymes se lirise qe me shume eshte merite e qeveriseRama tani per tani nuk na rrezulton se kemi fituar gje. Humbjet jane me se shumti hipotetike pasi histeria kolektive as qe e la qeverine te negocionte e te tregonte cfare fitonim megjithse nuk njoh ndonje komb qe i ka qendruar besnik kombit Amerikan qe nuk ka ka ndale i fituar qe nga Indokina, Arabia e natyrshem edhe Europa.
Bereqeti i Amerikaneve nuk qendron vetem te “grepi” qe te japin per te gjuajtur “ peshk “ por te mesojne edhe si te peshkosh e per me teper kur te jeshe me ta nuk te lene vetem qe ta marrin “peshkun” ne rruge.
Marveshje te medha me interes global sic ishte marveshja e demontimit te arsenalit kimik e carmatosja e regjimit criminal te Asadit mikut per koke te Ruseve mundet edhe te rinegocohet ne driten e nje marveshje transparente se fundi i fundit keshtu na pelqen ne shqiptarve edhe pse marveshjet qe kane komponente ushtarak nuk jane show televiziv.
Shumekush mund te thote po Rama e ka thene fjalen ne emer te Qeverise Shqiptare pra ne emrin tone e nuk mund te behet PO se jemi burra Shqiperie e nuk e nderrojme fjalen.
OK do isha plotesisht dakort me cdo shqiptar qe mendon keshtu por neser ju bej thirrje qe te te dalim perseri ne shesh se Kryeministri Rama se bashku me Sali Berishen e Lulzim Bashen kane rene dakort qe te rinegociojne merveshjen e detit me Greqine qe ka shkuar shume me larg se JOja e Rames , ka vendosur Gjykata Kushtetuese e Shqiperise si marveshje antikushtetuese pra antishqiptare.
Per vete specifiken e rendesine e mardhenjeve me Shtetet e Bashkuara ku megjithse shpeshehere pushteti ka vendosur dore per dore ne favor te kerkesave Amerikane pa pyetur askend pasi edhe opozita te njejtin gje do kishte vendosur gje qe ka ndollur edhe kesaj here ku PO nuk ka thene vetem Rama por edhe Basha do i propozoja Kryeministrit Rama qe ne ekipin negociator te perfshije perfaqesues te spikatur te opozites pse jo edhe kryetarin e saje z Basha.
Marveshja me Ameriken eshte ineres strategjik i Shqiperise e Shqiptareve po e po por edhe me gjere i kombit Shqiptare e shqiptareve ne tere hapsirat Ballkanike dhe si e tille duhet konsderuar e trajtuar. Interesi i partive para interest te kombit duhet te sfumohet dhe keshtu mendoj duhet te veprojne burrat e shtetit.
AJET DELAJ
NEW YORK
Luli eshte kryetar ne perdorim dhe i Perdorur!
?
http://goo.gl/N539Gp
te gjithe ju qe jetoni ne amerike,,perse ju duket normale qe ne duhet ti nenshtrohemi dhe ti perkulemi amerikes per cdo gje,ndac negative ndac pozitive,,si rasti i armeve kimike,,kur shkelen interesat tona per interesat e amerikes ne duhet ti themi gjithmone PO,,vetem qe vetem miq tane amerikane mos te merziten,,un do isha dakort z ajet ti merrnin amerikanet ato arme dhe tjua sillte juve atje ne new york,,si do silleshit ju???a do ti pranonit,,eshte per te miren e paqes,,ideja ishte e juaja per shkaterrimin e ketyre armeve,,idene e gjetet gjini edhe vendin ne amerike qe eshte shum i pershtashem per ju,,ne pa ameriken jetuam 50 vjet rrjesht ne paqe dhe armoni me njeri tjetrin me ato pak gjera qe kishte ai sistem,,po te pakten ishim ne paqe me njeri tjetrin,,kurse keto 23 vjet qe amerika strateku jone me i fuqishewm ka ardhur ketu ne shqiperi ka sjelle vetem percarje dhe urretje me njeri tjetrin,,qe kur amerikanet futen hundet tek ne,,ne nuk pame paqe dhe armoni,,po vetem sesi te zhdukemi neper bote per te gjetur nje vend pune,,dikush fitoj dikush humbi pa fituar,,u shperndame si zogjt e korbit,,femija nuk njeh baben,,vllai vret vllain,,gruaja perdhunohet nga vjerri,,njerezit vriten nga plumba qorre,,tjetri te vret per nje loj bilardo etj etj,,ky ishte mirqenia dhe ceku i bardhe qe na premtoi strategu jone i madh amerika,,apo cekun e bardhe ata quajten sali berishen,,ik o ajet se na hapet barkun me kete ameriken e turpit,,un nuk di ndonje shokun tim te punoje me ndonje fabrike amerikane te lincesuar ne shqiperi,,a kane ndertuar apo hapur ndonje pune amerikanet ne shqiperi,,apo vetem premtime,,ee po hapen ca varre ne gerdec,,qerohu ti bashke me ate popull te pabese amerikan,,nqs ndjehesh amerikan shkruaj ne gazetat amerikane,,reklama dhe moral per ameriken mos na bej se na ze barku spiun i cia,,edhe patjeter qe je ndonje malok edhe ti si gjith tradhetaret e tjere malok…amerikanet nuk kan ndertuar asgje ne shqiperi,,as edhe nje ure te pakten te na tregojne se jane afer nesh,,po vetem te fusin hundet ne politiken shqiptare,,un ambasadorin amerikan ketu ne france nuk e njoh te betohem,,kurse ky bythziu arvizo na eshte bere si kryeminister ketu,,prandaj me mire te jete non grade ky qelbsi amerikan,,dhe boll me kete ameriken tuaj..
Kjo eshte pergjigjja qe meriton ky Ajet New York
–kur eshte ne interes te vendit , asnjehere nuk eshte von qe me mirkuptim te dy paleve , matveshja te rishikohej , —nuk ka vendim kushtetus qe te ben te detyruar , eshte thjesht nje vendim i marre nga km. ne kushte te caktuara te pa pershtateshme , per momentin —sic duket mund te te kete sinjale qe marveshja te rishikohet ….dyshoj shume se dalja e nxituar e BERISHES ne konference shtypi , mund ta tregoje kete rifillim dhe ai u shpreh se ishte kunder demontimit te lhk., duke pregatitur opinionin opozitar qe ta kundershtoi kete marveshje
o z mero,,e di sa kam qeshur vetem me titullin e ketij shkrimi,,kryetar ne perdorim,,,je i math o mero..maloku i beri te gjithe kafshe shqiptaret dhe jo me mos te bente nje lul te vogel ashtu sic edhe e thua vete kryetar ne perdorin haaaaa,,maloket duhet ti shfarosim kjo eshte zgjidhja,,zgjidhje tjeter nuk ka,,nqs nuk i shfarosim te gjithe do behemi ne perdorim te kesaj semudje me emrin malok…
Por kta që i thrrasin tjerët Malok Juve si ju quajn Maloket dhe çvar Origjine jeni.Malok ësht Malsor por malsort jan njerëz të ndershem njerëz të mir. Unë nuk jam Malsor gjë të keqe bile për disa gjëra janë më intelegjet se Qytetar apo të rrafshit apo të Shehrit.
Berisha thot se nuk eshte kryetar, por drejton duke e trajtuar Bashen si legen ashtu sic perdori Eduart Selamin kur e vuri si kukull kryetar me pa te drejte qe tu bente kryeminister ne ate kohe kur Meksi ishte kryeminister, por jo kryetar partie. Ju kujtohet ajo skene??? Them qe po!
Bjeri zagarit Zoti Mero Baze.Nuk do kete drejtesi per popullin shqipetar pa u denuar krye krimineli,krye hajduti,tradhetari i kombit shqiptar shpellari sali.Vetem pas denimit te tij do filloj te ndertohet shteti i se drejtes ne shqiperi.Respekte o mendje ndritur MERO BAZE.
Kush janë ata Kryekriminelet apo Hajdutët, Populli Shqiptar kanë halle të mëdha se shum Hajdutë janë ber ndoshta 40% me i gjetë dhe me i dënuar. Po krejt Kriminel jan si Pozita ne krye me z.Edi Ramen ashtu edhe Opzita deri tash me z,Sali Berisha. Nuk mundet Hajduti Hajdutin ta Dënoj se i dinë vjedhëjet njëri tjetrit. Ujku Ujkun se hanë se vet nuk mundet të mbijetoj ne gjueti i vetem.
Pershendetje z.Mero !
I ke rene pikes, ke depertuar ne thelbin dhe ne qellimin e vertete te asaj konference.
Sala e sheh qe i kane rene deri afer zeros kreditet politike, qe rinia nuk e honeps dot dhe e qellojne ne shishe plastike e shuka letre dhe mendon se eshte duke u projektuar skenari kroat.
Dhe fillon ngre zerin per te krijuar nje alibi per fanatiket e vet, nese do te kete nje situate kritike.
Te gjithe urojne “te qofte i lehte burgu o ish miku im”.
Mero nuk ke c’i shton me.
KRYETAR NE PERDORIM
Titulli do te beje histori! Do harrohet edhe kandidatura e Dokles karshi Ramizit per president.
Cuditerisht sot qe Berisha doli ne konference me gazetaret, ishte e vetmja here qe Basha me ka pelqyer si kryetar bashkie dhe kryetar i opozites. Foli per lyerjen e Lanes me ngjyre blu (nuk e di nese do e pastroje nga aromat e ujerave te zeza) dhe e dyta beri thirrje njerezve te dalin ne daten 22 Nentor per te pastruar Tiranen, ndonese ai eshte nje aksion ku qeveria po investohet me te madhe.
Berisha nuk ndryshon kurre, uroj qe Basha te tregohet i zgjuar per ta larguar nga vetja. Une votoj majtas kryesisht, por nje opozite e reckosur si kjo e sotmja nuk i duhet Shqiperise.
Duhet te fillojne ndjekjet penale 1 2 3 4 5 6 7 8 9 etj
Degjojeni ate Ajet Delaj. Lereni menjane fjalen e dhene si shqiptar. Nuk na ka dhene ndonje rezultat edhe ne te kaluaren. Para fjalimit te Kryeministrit pata shkruar ne komentet e mija se armet e atij zuzarit Asad duhet pranuar. Rihyni ne negociata.
Ne nuk mund te shkojme me mendje te zeza si e Hoxhes qe desh e beri president nje kriminel, si Kaçi i zi, si Çili, Çani, Zhej pijaneci, Guri medioker e delirant i semure…
Nuk mund te hedhim ne ere miqesine me Ameriken dhe prespektiven e kombit prej disa mendjeve te zeza, antikombetare qe amplifikuan rinine tone te mire e te pafajshme…
Riktheuni.
Po dalin fjalet e tua o Mero qysh ne fillim e the qe kryetari real i PD eshte Sali Berisha dhe ashtu doli. Cfare donte sot ai qe dilte para mediave te veta duke deklaruar rrezikun e shtetit policor. Jo ore jo nuk ka frike ai nga shteti policor se shtetin policor ai e beri qe vrau 4 te pafajshem ne mes te bulevardit dhe jo policia e sotme qe nuk preku asnje me dore, njerezit ishin te lire dhe te mbrojtur, nuk u thye nje xham. Me 21 Janar ky kriminel futi njerez kastile te veshur civile ne mes te turmes qe te provokonin popullin dhe policine dhe policia pastaj filloj ti rrahe e tu hedhin gas lotsejelles popullit dhe ne fund kur po iknin garda e Saliut i vrau dhe donte qe tja vishte opozites se djeshme vrasjet.Mendja e tij djallezore punon vetem per se mbrapshti. Ka hallin e pasurive prandaj bertet qe te ngrihen njerezit te behen vegla qe te mbrojne pasurite qe ka vjedhur ai. Po u gjeti mendjen le te ngrihen o Mero por Sali Berisha duhet te dalin para drejtesis dhe pasurite e Argites e te Shkelzenit duhet te verifikohen me imtesi dhe te konfiskohen.Pallati i Lulit duhet te prishet le te bertase kush te doje ashtu sic u prishen ata te tjeret se ligji duhet te jete i barabarte per te gjithe. Po me Amerikanet ashtu sillet ai o Mero edhe ata vet kane faj se njehere i thone burre shteti pastaj papritur ai behet antiamerikan, le ta shikojne tani se cfare kane perkrahur per 8 vjet. Se si i pelqen Edi Rama amerikanet me ate qe i bene ata duke e mbajtur Sehir Sali Berishen me 2009 me vota te vjedhura dhe me 2011 kur vodhi zgjedhjet e 2008 nje zot e di. Po te isha une do te mbaja distance se ata nuk u sollen mire fare. Po te donin ata Sali Berisha nuk bente verr verr dhe as nuk digjte kutite e votimit pa i numeruar votat qe do te tregonin se zgjedhjet me 2009 u vodhen. Me 2011 Arvizuja perveshi menget dhe ne e besuam se dicka do te behej por asgje, nuk u prononcua njehere dhe ti thoshte hapur qe kjo menyre e numerimit te votave eshte gabim, ju po i vidhni zgjedhjet haur para syve tane dhe do ta shikonit do tja mbante me Arben Ristan hajdutit ti vidhte votat apo jo.Po ata heshten te gjithe ambasadoret e huaj mbanin sehir, ca pinin birra e hanin qofte dhe Saliu vidhte, vriste dhe vazhdon edhe sot te rrije jashte dyerve te drejtesise se ai ka punuar per kete dite sepse ka zgjedhur ne vendet kyce te drejtesise njerezit e tij. Nuk e gjen gje o Mero jo, Saliu bertet si gjithmone duke bere presion Edi Rames “he rri urte se une te ngre njerezit ne kembe dhe te permbys qeverine” dhe keta te PS e kane frike dhe terhiqen dhe ai nga i akuzuar behet akuzues.Po nuk e denoi edhe kjo qeveri atehere ate nuk e gjen gje me dhe Shqiperia nuk ka per te rene ne qetesi se ai eshte i prirur per rremuja se do karrike me zor ore ai nuk mund te rrije dot pa pushtet. Shikoni cfare ben tani rri e rri dhe del e bertet perpara mediavePse duhet te flasin ai ne emer te pozites ai nuk eshte me asgje tani eshte vetem nje deputet i thjeshte atehere me cte drejte del ai dhe bertet duke bere opozite kur nuk eshte ai kryetari i PD? Pse e lejon Lulzim Basha o Mero pse nuk e forcon zemren dhe ti tregoje vendin qe ai te ikin me bisht nder shale dhe te mbylle gojen njehere e mire? Bo bo e c’mbetem pa opozite neve na beri “piken e qederit” Sali Berisha duke zgjedhur Lulzim Bashen ne krye te PD.
Nadja, mesohu te besh koment jo hartim.
E sheh qe Basha se mbron dot per tere zullumet dhe perpiqet te cirret se eshte ende gjalle..Prit mbas zgjedhjeve lokale ta nxjerre koken tamam..
Degjo ketu: Basha edhe mund te distancohet nga Berisha por nuk distancohet dot nga urdheri i vrasjes se 4 qytetareve paqesor si min. i Brendeshem, shitjen e detit qe e firmosi si min. i Jashtem, as nga vjedhje marramendese si min. i transportit, apo vjedhjet ne bashkine e Tiranes. Ti qofsh qe nje krimineli i harron gjithe keto krime antikombetare dhe kenaqesh me nje distancim nga Berisha (kujtesa e shqiptarit eshte per te ardhur te keq). Berisha dhe Basha e kane vendin vetem dhe vetem ne burg.
ky koment ishte per Eri – 19 Nentor, 2013 ne 11:38 pm
O Z.Autor i shkrimit, perse merresh me ate qe ka celesat e kashtes. Nderon penen tende nqs merresh me pushtetin dhe jo opziten per arsyen e vetme qe thashe me larte, opozita ka celesat e kashtes kurse pushteti te mireqenies. Une dhe shume te tjere refuzojne te lexoj artikujt tuaj sepse qe nga titulli dihet se cfare do te thuash. Sharje pa fund. Sidoqofte edhe nqs ti nuk e publikon mesazhin tim per mua pak rendesi ka se e kam me ju personalisht.
Une e dua Ameriken me shume se Ty I nderuar Ajet Deliu por Jo LHL ne Shqiperine tone te drobitur Populli shqiptar nuk eshte aq naiv sa ti mundohesh ta pasqyrosh se ne ZEMER ruajti edhe dashurine ne ZOTI edhe dashurine per DEMOKRACINE. Por I zoti e di ku I pikon catia dhe tha JO Rrofte Shqiperia ZOTI e bekofte AMERIKEN !
Ala merreni md kte plakaruq ?
Çojeni ne qeli!
Amerika duhet të sillet krejt ndryshe ndaj Shqipris jo vetem teori por në Praks të Investoj 10 deri 15 Miliard Dollar të Punsohet Populli Shqiptar ejo të sterviten neper Botë gjoja për një Jetë më të mirë.Po zhduken si këpurdhat nëpër Botë kja ësht Katastrofa e Fundit e Shqiptarve.
Berisha doli ne konference shtypi per te treguar se udheheqja e zgjedhur prej tij nuk po e ben sic duhet detyren dhe kerkon riorganizimin e saj si ne kohe lufte.Por keto gjera Berisha lehtesishte e vazhdimishte mund t’i thote ne kryesine apo grupin parlamentar te partise se PD.Kete ai e beri per ta bere me te gjere propaganden duke zgjeruar median e opinionin dhe per te treguar se eshte gjalle dhe si mund te mbijetoje ne kushtet e nje “rregjimi te eger e policor qe po instalohet”.Kete po e shofin shqiptaret cdo dite,e pane gjate protestes,pane heqjen e gardhit te kryemistrise,po shikojne thjeshtimin e strukturave te policise dhe te nje garde per te mbrojtur ish kryeministrin e vrare popullin etj.Po pse e thote ai se po instalohet nje rregjim policor? Berisha e di mire se sa te keqija i ka bere ketij vendi e ketij populli gjate ketyre 23 vje- teve, e ka vrare ne 1997 dhe e shkaterroi me themel,beri grushte shteti me 1998,katastrofen e Gerdecit,vrasjet e plagosjet masive me 21 janar,shperdorimi i prones publike e private,boshatisjen e arkes se shtetit gjate vitit elektoral 2013 dhe katraura e tjtersimit te prones publike me nje intensitet te babezitur gjate tre muajeve pas 23 qershorit.Ka shume prapesira qe ka bere Berisha me disa eunuker. Berisha e ndjene se litari eshte mbledhur dhe vazhdon te mblidhet, prandaj ben thirrje per mobilizim te partise e militanteve per mbrojtjen e tij.Si do qe te beje Berisha,si do te propogandoje genjeshtrat e fundme, e ardhmja e tij eshte para drejtesise qe te qetesohet ky popull e ky vend dhe gjerat te vendosen ne shtratin ligjore dhe shqiperia te zhvillohet duke kapercyer prapambetjen e pa imagjinueshme ku e futi Berisha.Por edhe mediat kane pergjegjesi qe duhet ta braktisin e mos ken frike se nuk kthehet me Berisha,edhe ai e di kete por halli i tij eshte te ruaj pronat marramendese te familjes te vjedhura gjate ketyre viteve.Ai ne keto momente do te ringrej PD-ne me te cilen te mbrohet por PD-ja eshte konfuze dhe nuk ngrihet dote,pasi ajo nuk ka funksionuar si parti,ajo vazhdon te funksionoje si parti e familjes.Prandaj e djathta qe te organizo- het e ka drejtuar vemendjen dhe shpresen tek FRD-ja.Momenti histo- rike kerkon qe FRD-ja te vihet ne krye te organizimit te se djathtes demokratike dhe per kete te nxjerr ne pah katandisjen e PD-se me veprimet antidemokratike ndaj kesaj partie nga drejtuesit e deri tanishem dhe probleme te tjera ne rruge te gabuar gjate drejtimit te vendit.FRD,ceshtja eshte shtruar per zgjidhje dhe kerkon angazhimin tend organizues,propagandues,analizues e konkludues ne krijimin e se djathtes se vertete demokratike ashtu si e nisi ne dhjetor te 1990.Mos prisni nga Berisha e te tjere ne PD qe ta bejne kete,ata edhe me keqe do ta bejne.”Ata qe e ben keq,nuk duhet t’u besohet ta ribejne,sepse perseri do ta bejne keq” ka thene Albert Ajnshtajn.
Anaelize perfekte…Tani eshte tamam koha qe qeveria po e po ,drejtesia po e po por edhe populli shume me shume po te meret me kete njeri te degraduar….Thirja ime eshte nje ore e me pare te jete ne dispozicion te drejtesise….Ndryshe neser do te jete shume vone…
Sa me afer e ndjen rrezikun Sala, aq me agresive behet.Qeveria e sotme le te beje cfardo, per te mjafton qe te mos preket Ai ,Familja e tij.Ai eshte nje Nastradin i politikes ,nje vrases dhe hajdut i shqiptareve, ndaj Qeveria aktuale duhet me pa tjeter ta DENOJE,mbasi me denimin e tij luftohet korrupsioni, i keputet koka krimit te organizuar dhe korrupsionit te pushtetarve te rangut te larte.
Opozita eshte ne pike kritike,ne nivelin e saj me te ulet te besueshmerise publike qe nga koha e themelimit dhe ne qofte se nuk menaxhohet mire situata me mencuri per te gjetur hapesira ne ndjeshmerite e publikut,situata per ta do te perkeqesohet apo dhe nqs te tjere te djathte veprojn me energji PD do te spostohet si parti e 3-te apo e 4-t.Nqs SB arestohet,sic dhe po shkojne gjerat,kjo do te krijoje nje lloj motivimi tek elementet radikale dhe abuzues ne keto vite e qe vegjetojne ne ate parti,per te shtrenguar radhet nga frika e persekutimit duke tentuar te thithin ne vetvete dhe elemente te tjere te pa kanaqur dhe te pa perfshire ne ndarjen e tortes se pushtetit.Ruga radikale qe SB po kerkon te aplikoje eshte nje rruge qe per kohen dhe mentalitetin sot s’te con kurkund dhe s’do kete sukses se rinia sot i ka braktisur keto metoda gje qe u tregua ne protesten e fundit ku nuk u demostrua asnje akt i vetem dhune.Mbetet vetem qe SB te behet gati per tu bere “kurban” per ti dhene PD nje kauz mbijetese.
Mero , pa diskutim nje portret i merituar per Berish VAMPIRIN ky shkrim , qe do te coje ne humnere nje komb, qe del antishqiptar sa here do te dukat si antiamerikan… Mjere Luli qe i mban isooo.
Sali Berisha “trimerohet” dhe “hakerren”, vetem aq sa e lene te tjeret te beje nje gje te tille. Ai e ka bere kete procedure edhe ne te kaluaren, dhe fatkeqesisht per kete vend, me sukses. Ai e ben kete sepse ndjen pasigurine e Kryeministrit te ri, te qenit te tij i luhatur ne marrjen e vendimeve. Kryeministrit. Ne fakt ai mendon se Edi Rama eshte nje lepur qe nuk ja vlen ta marresh seriozisht dhe qe mjafton te lehesh nja dy tre here para kamerave dhe cdo gje gjen vendin e vet, sipas deshires se ketij aktori estrade.
Lepur apo Kryeminister qe meriton te merret seriozisht??
Pergjigja qe i jepet kesaj pyetjeje, do te vendose edhe per kohen e zgjatjes se trimerise se Sali Berishes. Ne te kaluaren, kane dale te gjithe me gisht ne goje, ata qe kane menduar se “mund ta zbusin Sali Berishen”. I vetmi qe ia gjeti piken e dobet dhe ilacin e duhur per kurimin e psikopatise, eshte ai qe ka sot postin e Kryetarit te Parlamentit shqiptar. Ai e lidhi dhe e coi me dhune ne polici. E gjitha kjo, pa baze ligjore por shume e frytshme per nje njeri qe frymezonte kriminalitetin dhe hedhjen ne ere te shtyllave te tensionit te larte, vetem e vetem per te krijuar tension politik. Ilir Meta i tregoi Sali Berishes se ne kete bote cdo gje eshte me radhe. Here luan e rolit e luanit e here ate te miut te gjirizit.
Kjo eshte edhe arsyeja kryesore e “dashurise” dhe “respektit” qe Sali trimi ka per politikanin Meta. Nuk eshte tek karakteri i politikanit te pergjegjshem. Eshte tek ajo loja apo roli i luanit dhe lepurit.
Pallati i Bashes ne Vlore,eshte si trari i doganes,me prishjen e tij ,rruga per aresimin e Berishes eshte e hapur.
PD-ja dhe Basha,nuk mund te bejne opozite,ata tani perfaqsojne tiparet me negative te kesaj partie,kriminalitetin dhe vjedhjen e pasurise se perbashket te popullit.
Me nje fjale nuk kane fytyre ti kerkojne popullit ti mbroj nga nderi,kur ushtrojne zanatin e prostitutave.
Protestat treguan se ne Shqiperi ekzistojne forca te pastra politike,te cilat mund te organizohen,duke bere te mundur perjashtinin e PD-se si force “kryesore” politike.
Fuqine e perjashtimit,Berisha e provoi direkt ne sheshin e “betejes” politike,ku u largua si i dhjere.
Kesaj fuqie “misterioze” i trembet tani Berisha,nje kerkkese e saj ne rjetet sociale,shume shpejt e dorzon ate dhe bashkepuntoret e tij me te afert,perpara drejtesise.
Per kete ai kerkon te dale “komit malit”,ti shmanget arestimit!
MOS U LODHNI KOT!SALI BERISHA ESHTE MONUMENT KULTURE DHE MBROHET EDHE NGA AMERIKA(A KENI HARRUAR QE SALA E KA BALTOSUR AMASADORIN UIDHERS DHE TANI ARVIZUNE?)NE CILIN VEND TE BOTES,NJE PRESIDENT QE ZHDUK KURSIMET,SHTEPITE,PASURITE E POPULLIT TE VETE ME ANE TE SKEMAVE PIRAMIDALE,DHE QE I PERFUNDON ME VRASJEN E 4000 VETEVE,TE MOS DENOHET,PERKUNDRAZI TE RIKTHEHET NE PUSHTET DHE TE VAZHDOJE ME ME EGERSI ATE QE KISHTE LENE NE 1997-en?NE RRAFSHIN E BRENDESHEM,SALI BERISHA MBROHET NGA ILIR META,SEPSE PO TE MOS ISHTE SALI BERISHA,AI(ILIRI)TANI DO TE ISHTE PRAPA HEKURAVE.A E KENI PARE QE EDHE NE PARLAMENT SALI BERISHA VAZHDON TE FLASE SA TE DOJE DHE ILIRKA THOTE SE NUK DO JA NDERPRES FJALEN,PA PYETUR PER ASNJE RREGULLORE,DUKE U TREGUAR HAPTAS DEPUTETEVE TE TJERE SE UNE E DREJTOJ KUVENDIN SI TE DUA DHE JO SI DUHET?A E PATE GJESTIN E KETIJ SHTANGISTI TE DOBESUAR QE ZBRET NGA PODIUMI I KRYETARIT TE KUVENDIT DHE SHKON E ULET PRANE SALIUT,SI PER TI KERKUAR FALJE?DHE PAS ILIRIT,EDHE VETE RAM E MBRON SALIUN SEPSE JANE FAQET E NJE MESALLE.”LUFTA”KUNDRE NJERITJETRIT,NA KUJTON “BETEJAT VRASTARE”QE ZHVILLOHESHIN NE KUVEND MIDIS BARDHYL FASKOS DHE TE NDJERIT AZEM HAJDARI,DHE PASTAJ NE DARKE RREKELLENIN SEBASHKU RAKINE E SKRAPARIT.
TE JENI TE BINDUR SE SALI BERISHA DO TE RIKTHEHET PERSERI NE PUSHTET,VETEM NQS NUK DO JA MUNDESOJ MOSHA DHE SHENDETI,SE PO TE JETE PER EDI RAMEN,AI DO TE MBRETEROJ.
Berisha i perdor postin ndersa Luli i perdor Giten
nuk e kuptoj median perse shkon ne nje konference shtypi me nje te msrre, dhe nuk mer ne interviste pacientet e spitalit psiqiatrik ,per te diskutuar me ta mungesen e ilaqeve qe u a ka konsumuar berisha ky do te ishte lajm.
O Loni pe Lushnje, kur doni te mburreni thoni jemi anetar te NATO-s sic mburrej Salhaleja dhe jemi me Ameriken bertisni sa here ja u do interesi, por harroni se ndaj tyre ke te drejta por ke dhe detyra. Te mirat doni ti merrni por sherbim nuk doni te jepni. Cdo gje eshte reciproke dhe ketu e tregoni vehten te pafytyre dhe mosmirenjohes. Mesoni ti vleresoni problemet dhe mos u ndikoni nga pasioni i castit dhe nga disa persona qe jane marre vetem me ngritje peshe.
luli koqecaraci
Për Socialistet çdo Individë që votohet Kryetar i PD ësht koqerac kjo sësht aspak Realë apo njerzore.
Mirit:Une nuk mund te them se cilen perdor Luli por e them me siguri qe Luli eshte i burgosur i Sales.Sala e kuptoi se nuk pranohej me si Sale ndaj u desh nje zevendesues qe mos bente gek mek.perndryshe i hapeshin kartat per gjynahet ne Kosove.Kemi nje te burgosur virtual.
Historikisht te gjithe diktatoret kane pas te tille te burgosur. Napoleon Bonoparti kish Fushene ndersa Enveri kish Mehmetin qe beri kerdine me pushkatime gjate luftes .
Gita mund te jete cdo gje por kurre komanduese e Sales.Natyra e marre dhenieve te saj me Bashen nuk ka asnje interes sepse nuk ish ajo qe e solli ne Shqiperi por Sala,qe pas derdellitjeve te se bijes nuhati te burgosurin e ardheshem virtual. Importi i ketyre tipave ishte i domosdoshem per te mashtruar opininin sepse malli i vendit njihet sa i vlen lekura
Basha nuk ka perspektive te kundershtoje Salen sepse e di nga historia se kur e drodhi Mehmeti nuk kish rruge tjeter vec tja fuste vehtes perndryshe do tja fusnin te tjeret . Le pastaj qe Basha eshte cupeline e jo Mehmet . Viktor Hoti
NJE SHKRIM ,KU BEHET NJE ANALIZE E SAKTE, E DEL NE DRITE SE NE SHQIPTARET JEMI EMOCIONAL PER MOMENTIN DUKE KECYER PERPIET PA U THELLUAR. NDAJ SHPESH PERORET DHE SHPREJA ” Mendjen e pare te shqiptarit e paste kali ,te dyten e paca vet”
SHTROHET PYETJA : Kush i deryroi zotrinjte drejtues te ambjentalisteve te hidhen ne protesta pa e njohur mire gjendjen? Me ke u keshilluan ,per t’u bindur se armet kimike nuk duhet te hynin ne SHqiperi? Pse tani po reagojne ne te kunert( sipas intervistes se nje drejtuesi te protestes) Kush e detyroi Lulzim Bashen te kthej mendje ,pasi kishte qen dakort? ( sipas fjales se amasadorit Arvizu) Cili ishte qellimi i Vajtjes se Sali BERISHES e Lulzim Bashes te protestuesit e pse u ulen kembekryq me ta ? Ulja kemekryq do te thote se ishin kuner ardhjes se helmeve. Kur qeveria mori vendimin ne perputhje me deshiren e protestuesve dhe te PD ,pse kritikohet si mashtruese ? Ja pra, qe ne jemi ne mendimin e pare emocional,vepron emocioni para arsyetimit dhe qetesise ne gjykim. Shikoni intervisten e Sali Berishes,a nuk udhehiqet mendimi nga emocioni? Pse i binte tavolines me grusht,sepse mendimin e kishte te drejte ? Jo. Mos valle se me kete xhest do na mbushi mendjen se po e shqeteson gjenja e popullit? JO. Kete shqetesim e pam per 8 vjet,ku varferia u rrit ne popull e vaskat e floririt te pushtetaret u shtuan. A nuk u udhehoqem nga emocioni ne fillim te viteve 90 -te,kur ndryshuam sistemin e nuk lam gje ne kembe e arritem te presim edhe pemet? Po. Tani jemi ber pishman ,pasi po kerkojme kanale per te vaditur,po nuk kemiedhe pse i kishim.PO marim plehra kimike nga jasht e po paguajme qimet e kokes ,kur keto prodhoheshin ne vend e tje.-e tjer. Si arrijme te arsyetojme e ta quqjme te drejte mendimin e vetdjegjes ,kur familja jo qe s’ka fitim ,por e lem me keq rrugeve. Cili eshte fitimi,mos valle nga ky xhest do vetdigjet drejtori apo ministri ? Kurren e kurres se ka ber vaki. Te ulim kurrizin ? Ne asnje menyre,po te lutojme qe te arrijme atje ku duam ne ,pasi te kemi arsyetuar me qetesi.Po nje arsyetim duke kercenuar edhe me jete ,nuk na duhet. Po kur kete kercenim e ben nje ish-kryeminister ( nuk eshte rasti i pare) vajt halli per ne popullin e thjeshte e per ata njerez qe ka nje ndikim me shume kanuni se sa ligji.
O Mero, the tek gazeta koha jone na the qe i mbarove “hesapet” me Berishen ne 23 qershor. Por qe nga ajo kohe e edhe me perpara, perfshire edhe kete artikull, ti prape vetem me Berishen po merresh.Nuk dime cilen fjale tenden te besojme tani.kisha dhe nje merak tjeter. Vazhdoj te pres per nje “editorial” per Korçen o Mero,si ato qe shkruaje kur Berisha vidhte votat.Ke ndonje ne horizont apo nuk merresh ti me “gjera kaq te vogla” si blerja e votave
Mendoj qe te kemi permirsim te jetes dhe dalje e vendit nga varferia duhet te kemi sundim te ligjit e ate mund ta vendosim duke shtuar kompetencat e policise te shtetit +prokurorise ose strukturave hetimore ne ekonomi.Policise duhet ti jepet e drejta deri te ekzekutoi kur nuk i bindesh policit ashtu sic eshte ne SHBA,vetem keshtu njerzit do shtrojne kurrizin ne pune.
Shkrim shume i mire, te gjithe politikanet te hetohen kush eshte pasuruar me korrupsion te denohet.
Komentusi Dritan ka pjeserisht te drejte.
Mero Baze dhe 1 miljon e ca votuesit e 23 qershorit duhet te vene me shpatulla pas murit dyshen kriminale 2B per poshtersite e tyre.
Deri tani Edi Rama jo vetem qe nuk i ka prekur fijen e flokut te berishit & bashit por po tregohet frikacak qe nuk po dergon ne dyert e prokuririse per ndjekje penale banden e serberishes.
Ndodhi 1997,1998 dhe 21 janari dhe ne vend qe ai te prangosej u be hero.
E njejta gje me LHL qe u perpoq te rrezonte me shume djallezi Edi Ramen duke dhe ju a dredhur amerikaneve qe eprune ne pushtet me 2 prillin 1991 dhe eshpetuan ne 21 janar 2011.
Pa shkuar Berishovici ose ne burg ose pa ngrene kokrren e plumbit nuk do pushojne as editorialet e Meros por as dhe lexuesit dhe komentuesit.
Biles tani qe berisha po ben si Bin Ladeni qe shkeli “vijen e kuqe” kemi shpresa te ndegjojme lajmin e pritshem U VRA BERISHA NGA NIPI AVNI RUSTEMIT APO FISIT TE HAKLAJVE…
‘Mbreti eshte lakuriq’ edhe sot askkush nuk i trembet:dje e gjueten me shishe,neser besoj haklajt e te tjeret me plumb,se vetem kete meriton.
e kam thene edhe me pare, sa me shpejte ta harrojme, aq me mire do te rrojme. po ndonje mund te thote ,po ne duam po s’na le ai. le ti leme retorikat e polemikat boshe. asgje e keqe nga keto shkrimet tona nek e gjen as saliun e as sali jr. le ta zeme per nje çast se rama i ka prere ne bese shqiptaret dhe nuk do merret as ma saliun e as me shoket e saliut. si i behet atehere? nese jemi popull trim e i zgjuar siç e komentojne disa le ti bejme rames te njejten gje qe e detyroj te thote se ndoqa arsyen dhe kerkesen e popullit. mos dhenia llogari dhe mos ndeshkimi i gjithe genocidit 23vjeçar ndaj njerezve po edhe ndaj territorit do te ishte ne vija krahasuese i njejte me helmet e asadit. po nese jemi vetem popull qe rrahim uje ne hava dhe kemi nje papergjeshmeri kolaktive qe na ka spikatur jo pak ne keto dy dekada, atehere ti nenshtrohemi fatit tone te mjere . popujt e tjere e kane dhene shembullin e tyre duke dale vete ne rruge per te vene drejtesine ne vend e per te hedhur diktatore edhe me te tmerrshem. ne si duket nuk e bejme dot , nuk e bejme edhe atehere kur klani,kupola,familja,e shume perfolur tallet me intelektin e qytetareve ne menyre kaq groteske dhe ti nuk reagon dot. po rri e lexon komentet e njeri tjetrit dhe duket sikur ngushellohesh me keto. sinqerisht ketu fus edhe veten time te dashur miq. ne arrati ishte k.m. kroat dhe ai popull e ai shtet e sollen para gjyqit, e perse , vetem per pervetsime e ryshfete. ky i yni ka vrare e sakatuar ,vjedhur e shkelur ligjet qe i ka bere edhe vet, nuk iken po te ben edhe budalla e tenton te vije ne pushtet qofte edhe me çmim te shtrenjte duke bere ndonje 98te tjeter.ne njefare menyre nuk jane qeverite na shpien ne europe po jane vete popujt qe e zgjedhin rrugen qe te çon atje.