Përse nuk pranohet opozita e Olldashit?

7 Nëntor 2013, 20:43Editorial TEMA

Nga Mero Baze

 

Pati dy shfaqje të opozitës sot në Kuvend. Njëra, më masivja, ishte një sjellje e huazuar nga shoqatat. Zakonisht veprimtarët e shoqërisë civile, në vend të aksionit, përqendrohen tek gjestet, ngaqë nuk kanë mbështetës. Partitë e mëdha përqendrohen tek aksioni dhe platformat. Gjesti i deputetëve të PD-së me 2 mijë lekësha të hedhur në erë në Kuvend është një gjest i këndshëm, sikur ta kishte bërë Mjaft, apo siç ndodh që bënte Aleanca Kuq e Zi kur ishte shoqatë.

Për të mos ia ngrënë hakun, duket që ishte ide e Lulzim Bashës. Ky i fundit ende mendon se tre të katërtat e votave të Korçës, të humbura me vetëdije nga elektorati i tij, mund të shpjegohen me 2 mijë lekësha fallco të hedhur në erë, siç bënte dikur Bogdani dhe Erla kur ishin tek Mjaft-i. Në idenë e tij nuk ka asnjë shenjë reflektimi dhe asnjë përballje me realitetin e Korçës dhe gjithë Shqipërisë, ku PD ka pranuar Lulzim Bashën si kryetar të ofruar nga Berisha, por nuk pranon dot idetë dhe njerëzit me të cilët Lulzim Basha kërkon t’u imponohet. Kjo ka bërë që gjithandej të krijohen dy opozita, një që hesht dhe rri në shtëpi dhe një pakicë që tenton të ndjek Bashën zemërthyer, duke e çuar PD-në në minimumin historik të saj.

Shfaqja e dytë e opozitës në Kuvend ishte Olldashi. Në fjalimin e tij, ndryshe nga çfarë ndodh rëndom me opozitat në Kuvend, pati për herë të parë një ton autokritik për vjedhje të votave në Shqipëri, duke përfshirë PD-në. Ai pranoi fenomenin e amoralitetit politik në Shqipëri nga blerja e votës së popullit deri tek blerja e votës së deputetit, duke bërë një apel për ndalimin e këtij fenomeni.

Kjo në të vërtetë është opozita që ngjit dhe bën të besueshme atë që ka ndodhur.

Por a është gati PD-ja të pranojë këtë logjikë?

Nëse PD-ja do të fillojë të bëjë opozitë me këtë logjikë, ajo mund të rikuperojë besueshmërinë më shpejt se sa mund ta fitojë duke bërë këtë që bën Lulzim Basha, i cili mbahet mend vetëm që ka fituar me vota të vjedhura, jashtë kutive, dhe të ankohet për pagesat e udhëtimit të studentëve.

Por që të pranojë PD këtë logjikë opozitare, e cila është një formë katarsisi, i duhet të pranojë shumë gjëra që në të vërtetë çmontojnë Berishën nga kreu real i PD-së. Të bësh opozitën që tentoi të bëjë Olldashi sot në Kuvend, duhet të fillosh fjalimet duke pranuar që pushteti ka prodhuar monopole, ndaj nuk duhen lejuar më monopole, duke pranuar se njerëzit e Familjes kishin dorë në çdo koncesion apo projekt madhor në vend, ndaj duhet luftuar klientelizmi në pushtet, duke pranuar se policia dhe administrata u tejmbush me njerëz nga dy rrethe veriore, për të luftuar pastaj mospërsëritjen e këtij fenomeni  në mënyrë simetrike, duke pranuar që Shkëlzeni dhe Mediu mezi demontonin karabina 56 dhe hodhën në erë njerëzit, ndaj nuk mund të demontojmë lëndët kimike siriane, etj.

Pra, opozita e re ka vetëm një mënyrë të bëjë katarsisin e saj, të mbajë qëndrime vetëkritike ndaj mënyrës si kanë qeverisur, për të qenë të besueshëm në betejën kundër qeverisë së re.

Por në të vërtetë ajo opozitë që bën Berisha, dhe ajo që tenton të bëjë Olldashi, janë krejt të kundërta. Berisha po i imponon Bashës dhe PD-së një opozitë të mbështetur tek qeverisja e tij si model suksesi, çka jo vetëm që do i bën të pabesueshme opozitarët e rinj, por i rrudh përditë në elektorat duke i çuar në çerekun e tij, siç i çoi në Korçë. Shihet qartë se Berisha e bën këtë presion ndaj çdo deputeti që ka nën kontroll dhe ndaj Bashës, dhe kjo i bën ata qesharakë. Ta mbash opozitën e re zvarrë pas një qerreje, e cila u ndëshkua rëndë nga shqiptarët, është sikur ta shëtisësh atë si kufomë para shqiptarëve.

Opozita e re ka nevojë për besueshmëri dhe për prekje të problemeve reale. 20 mijë lekëshat e hedhur në Kuvend nuk ishin problemi real i zgjedhjeve në Korçë dhe këtë e di më mirë se Basha, vetë PD-ja në Korçë. Aty janë dy parti, një që rri në shtëpi se nuk beson tek Basha dhe Berisha, dhe një tjetër zemërthyer që del të votojë, por nuk ia del dot. Edhe nga 40 mijë lekë t’u jepje atyre të PD që nuk dolën të votonin, nuk dilnin të votonin më 3 nëntor, se ata kanë humbur partinë e tyre, më shumë se sa kryebashkiakun e tyre. Është kjo arsyeja që sofizmi që Berisha bën për të mbajtur zvarrë PD-në pas qerres së ish- qeverisë së tij, është një mënyrë për ta rrudhur opozitën dhe për ta bërë atë dëshpëruese dhe për vetë demokratët. Rruga tjetër, ajo e të qenit vetëkritik dhe agresiv me kundërshtarin, është një rrugë që e ngre opozitën shpejt në këmbë, por rrëzon mitin e Berishës. Dhe për këtë nuk është gati askush në PD-në zyrtare. Natyrisht Basha jo e jo! Basha, i gjendur mes presionit të Berishës, që kërkon një opozitë mbështetur mbi modelin e tij të qeverisjes, dhe presionit vetëkritik të modelit Oldashi, duket se ka përfunduar në të vetmen gjë që di të bëjë, atë të opozitës si OJQ. Dhe kjo ka për ta kthyer në shoqatë PD-në, më shpejt se ç’mendojmë, nëse vazhdojnë kështu!

43 komente në “Përse nuk pranohet opozita e Olldashit?”

    1. Mario UK says:

      Raporti “Olldashi”

      Ja lidhjet me krimin

      http://goo.gl/BNIoQM

  1. kukuleci says:

    shume e sakt o ndriteshemi MeroBaze.

  2. Ajet Delaj says:

    November 7, 2013
    PROMOVIMI I LIRISE DOMOSDOSHMERI PER FUNKSIONIMIN E INSTITUCIONEVE TE PAMVARURA.
    Promovimi i lirise nga pushteti dhe krijimi i hapsirave te domosdoshme per permbushjen e funksioneve te tyre kushtetuese ne institucionet e pavarura eshte nje ogur i mire per pushtetin e Edi Rames ne rrugen e tije per te vendosur standarte demokratike per shoqerine dhe institucionet shqiptare.
    Degjojme jo pa kenaqesi se biznesmenet jane te lire te deklarojne borxhet qe qeveria parardhese ju ka patur gje qe nuk kane guxuar ta bejne me pare dhe jo vetem nuk ka ndonje project ndeshkimi nga Qeveria Rama por perkundrazi merren zotime per ta shlyer kete borxh . Degjohet se Kontrolli i larte i Shtetit kishte 3 vjet qe nuk guxonte te shkelte per te kontrolluar tatimet shqiptare ku se bashku me auditin e brendshem aktivizohen ne funksion te detyres se tyre funksionare , ligjore e kushtetuese duke zbuluar miljona dollare abuzime.
    Deklarohet hapur nga biznesi se per te marre TVSHne eshte dashur qe te paguash 20%-30% te vleres grabitsve tatimore pasi nuk mund ti quash funksionare tatimore te shtetit.
    Prokuroria zgjohet jo vetem duke derguar per ndjekje penale kryetarin e Bashkise se Vlores bastionin e te majtes por nis edhe hetimin e blerjes se votes ne Korce edhe pse pushteti i fitoje ato me 76% dhe jo me 10 vota diference si ne 2011 qe pushteti i kohes i permbysi , dhe jo vetem kaq por degjojme Kryeministrin Rama nga foltorja e Kuvendit dhe konferenca e shtypit qe i perkrah dhe shtyn ne thellimin e hetimit.
    Gjithashtu e njejta situate ne polici e dogana qe nderrimi i pushtetit i zgjon nga gjumi letargjik (korruptiv) duke zbuluar nje informalitet te frikshem ne fushat ku operojne si dhe le zbuluar tere ato polici qe ishin krijuar per te vjedhur qytetaret dhe jo ne funksion te zbatimit te ligjit ne Shqiperi.
    Prokuroria e Repuplikes e zgjuar nga gjumi jo e rilindur ka per mission dhe detyre zbatimin e ligjit ne territorin e Repuplikes se Shqiperise nga subjektet private , juridike, e institucionet e shtetit e qeverisjes e deri tek individet qe jetojne e punojne ne Repupliken e Shqiperise.
    Prokuroria e Repuplikes ka tager ligjor te hetoje shkelje te ligjit e kushtetutes edhe pa kallxim mjofton te kete nje indicje publike per nje thyerje potenciale te ligjeve ne fuqi.
    Deri ketu duket qe cdo gje eshte ne rregull dhe po vihet ne rrugen dhe vijen e duhur ne rrespekt dhe zbatim te ligjit e Kushtetutes nga tera institucionet e shtetit dhe pushtetit. Ne anen tjeter rikonfirmimi i Kryetarit te Gjykates Kushtetuese nga pushteti actual tregon se mazhoranca e Edi Rames nuk ka ndonje project per zaptimin e institucioneve kushtetuese edhe pse ato vende nuk jane zene me merite por me te drejte pushteti kerkohon qe te vihen ne pune ne funksion te zbatimit te ligjit e detyrave te tyre funksionale e kushtetuese.
    Nje nder problemet me madhore te sistemit te drejtesise se korruptuar e kapur ne Shqiperi ishte deri dje vendosja e sherbetorve politike ne pikat kyce te sistemit dhe funksionimi i krejt sistemit si seksion apo organizate e partis ne pushtetin e radhes duke mbrojtur krimin e organizuar shteteror dhe zollumqaret e pushtetit.
    Duket qarte se kjo nuk do te vazhdoje me nen pushtetin e Edi Rames por problem mbete perseri po aq problem sa me pare pasi sherbetoret ne sistemin e drejtesise vertete ndihen te lire nga pushteti por nuk arrijne te clirohen nga padronet dhe makatet e vjera.
    Qe prokuroria ka hapur hetim per zgjedhjet e Korces edhe pa kallxim per ca te rinj qe kane marre ca para nen driten e kamrave te “Fiks Fare” per ribursim udhtimi te studenteve ne Tirane sic thone strukturat locale te PS ne Korce mire kane bere megjithse thellesisht besoj se edhe nese eshte ashtu sic thote opozita aktuale nuk ka ndikuar ne rezultatin perfundimtar 76% ne favor te pushtetit prapseprape duhet ndeshkuar nese vertetohet blerja qofte edhe te nje vote te vetme pasi shqiptaret kane vuajtur boll nga mungesa e votes se lire dhe tjetersimi i vullnetit te tyre nga pushteti i radhes..
    Duhet pyetur z Llalla a ka hapur hetime mbi deklarimin e kontrollit te Shtetit qe eshte ndaluar te kontrolloje tatimet pergjate tre vjeteve te fundit dhe kush e ka patur aq force sa per te realizuar nje grusht te tille shteti ne fushen e financave shqiptare nderkohe qe me nderrmin e pushtetit u zbuluan abuzime te medha e me siguri do dalin edhe abuzime te tjera .
    Duhet pyetur prokuroria a i ka zgeruar hetimet per 21 Janarin se ku eshte external hard driver qe eshte kopjuar server i Kryeministrise , kush ja ka nxire syrin komandantit te gardes dhe pse dhe a klasifikohet grusht shteti moszbatimi i urdhrave te arrestit per zinxhirin komandues te gardes nga Ministria e Bendeshme per ngjarjen e 21 Janarit.
    Mire behet qe hetohet kryebashkiaku i Vlores dhe te thellohen hetimet sic edhe theksoje Kryeministri Rama por z Llalla a ka filluar akoma hetimin per 1.5 Miliard Dollar te shkarkuar ne nafte si shpenzime pa kupon tatimor dhe a ka thelluar hetimet per “Gerdecin” per mijra ton tunxh, bronx, e barut te shitur te nxjerre nga punishtje e vdekjes.
    Gjithashtu z Llalla a ka nisur hetimet per “Rrugen e Kombit” qe po shnderrohet ne ekzekutuese e jeteve njerzore pasi ishte shmangur projekti teknik ne rreze kthesash e pjerrtesi sipas specialistesh duke u kthyer ne faktorin kryesor te marrjes se jeteve njerzore dhe a jane kryer punimet sipas parave te marra pasi duhet thelluar hetimi ne nje specter akoma me te gjere.
    Prokuroria dhe institucionet e shtetit te cliruara tashme nga pesha abuzuese e pushtetit duhet te faktojne me punen e tyre te perditshem se jane te cliruara edhe nga boset e tyre mafjoze qe i kane emruar ne ato poste dhe rrjetet kriminale qe i kane perfshire te tjeret e vetja e tyre nese realisht duan te qendrojne ne ato detyra te larta.
    Nuk e kam degjuar akoma Presidentin e Repuplikes duke i bere thirrje publike apo institucionale qe drejtesia te luftoje krimin me moton se ngjyra e krimit eshte vetem e zeze apo te kerkoje te rihapen hetimet per ceshtjen “Trebicka” meqe ka zera ne public qe nuk e mbeshtesin versionin zyrtar.
    Do i beja thirrje publike Kryeministrit Rama qe te vazhdoje ne rrugen e nisur per nje system drejtesie te lire nga pushteti por jo te lire nga ligji e detyrimet kushtetuese. Ne kete kuader do i beja thirrje gjithashtu qe sistemit te drejtesise ti vendosi afate ne permbushjen e detyres kushtetuese ne zbardhjen e ndeshkimin e krimeve te medha e te vogla qe shtyne elektoratin shqiptare per t’ju dhene pushtet me tager kushtetues.
    Z Kryeminister jeni i privilegjuar me mbeshtetjen dhe numrat qe ju ka dhene elektorati shqiptar aq sa jeni edhe i obliguar dhe nen presionin e votes per te kuptuar dhe permbushur vullnetin e votuesit shqiptar ne ngritjen e institucioneve eficente e ndeshkimin e abuzimeve te kudondollura qe e kane shnderruar Shtetin Shqiptar ne nje thes te kalbur qe ku ta kapesh e leshojne penjet.
    Nese Prokuroria e Shtetit nuk del ne pune edhe te dielen si ne rastin “Gjika” ne gjurmim dhe kapje te krimit se bashku me institucionet e tjera te zbatimit te ligjit ne Shqiperi JU z Rama duhet te preagadisni skemen e reformimit te plote te sistemit te drejtesise dhe ashtu sic bête thirrje per doktoret kerkoni edhe jurist dhe specialist te zbatimit te ligjit qe kane mbaruar ne perendim pasi nuk jane te pakte dhe sistemi i drejtesise nuk eshte me pak i kalbr se sistemi i shendetesise.
    Krimi dhe kriminelet arrihen duke ndjekur rrjedhen e parase dhe asetet e krimit . Cdo funksionari shteteror ne Repupliken e Shqiperise i duhet verifikuar pasuria e akauntet bankare ashtu sic duhen justifikuar me transparence financiare cdo prone e asset ne Repupliken e Shqiperise pamvarsisht se kush e posedon me letra. Vendosja dhe mbrojtja e jetes dinjitetit njerzor dhe prones private dhe shteterore ne kornizen e ligjit eshte detyre themelore e cdo qeverie nese realisht kerkon dhe deshiron te qeverise dhe jot e grabise sic kane bere parardheset e saja.
    Rithemelimi i shtetit te Ismail Bej Vlores duhet te ece me shpejtesi te shtuar dhe cdo ngadalsim hezitim apo stopim eshte ne dem te prosperitetit dhe interesave te shoqerise shqiptare e demokracise se brishte ne vendin e shqiponjoave e natyrshem kunder vullnetit te shqiptareve te shprehur me vote me 23 Qershor.
    AJET DELAJ
    NEW YORK

    1. Sallakja says:

      Bravo, Ajet.
      Shkurt, pak, e sakte.

      1. e keni hallall zarinen says:

        o sallake

        Me gjithe shpesh ben komente te mira me kete vlersimin tani e ke pjerdhur fare:

        -Ky ajeti prej kelmendi nuk ka diskutuar fare per artikullin.

        -Ka mbi 40 gafa dhe gabime ne masakrimin e gjuhes shqipe

        -Kete koment te tij e ka postuar ne shume artikuj gazetash

        -Nuk ka permendur fare plantacjonet disa miliarda te lazaratit

        -Nuk ben asnje fjale per karramelet e Asatit sirise.

        Nqs se quan shkurt kete koment me te gjate se editoriali e keni hallall
        Zarinen.

    2. henri says:

      Ajet Delaj,
      Shkrim dinjitoz por jo shume i sinqerte. Pse nuk thua asnje fjale ne lidhje me shkaterimin ne Shqiperi te armeve kimike siriane, te propozuar nga qeveria amerikane. Mos ke frike valle, m.q.s. jeton ne Amerike ?

    3. Atdhetari says:

      Te lumte Ajet .

  3. Arbri says:

    O Mero leje opoziten ca dite pushim vlla,dhe meru pak me helmet qe po na vijne nga Siria.Te gjithe jemi trembur dhe te indinjuar perse qeveria nuk po flet dhe te gjitha mediat e botes po flasin.Mero duhen te bashkohen te gjithe gazetaret dhe ti kerkojne llogari qeverise perse nuk pronocohet.Hapi syte Mero se opoziten e ndeshkuam me 1000000 vota dhe nuk na intereson me,por na duhet trasparence se cfare po ndodh me keto helme dhe duhet ti ndalojme per te ardhmen e femijeve tane.

  4. Edmond says:

    eshte e turpshme qe akoma rama vazhdon te bleje vota me menyra sado legjitimi ne dukje. te gjithe menduan qe kjo ishte rilindje. por jo. rama dhe kur e ka te sigurte fitoren perseri blen vota qe ta rrise artificialisht ate ne max. ka babzi per pushtet. turp per ramen dhe 2 here turp per ata qe mbeshtesin kete gjest pasi tregon qe nuk e kane votuar ramen per rilindje por jane thjeshte militante te verber.

  5. STOP LHL-NO CERNOBIL says:

    Ne fakt edhe une e vura re nje hendek shume te madh qe vihet re tek PD midis salisteve me ne krye Luludbashin dhe demokrateve josaliste.
    Deklaratat e sotme te Olldashit jane inkurajuese qe pjesa me pak negative e PD te fuqizohet deri sa te hedhin poshte “Kultin e Saliut” si nje bajloz ogurzi qe per 22 vjet e shkaterroi ate vend.
    Nje problem kombetar me permasa historike eshte dhe qendrimi i PD ne lidhje me super helmet kimike qe po vijne ne menyren me poshtruese te mundeshme qofte per rrezikun e tyre qofte dhe per mungeses e transparences te krye-euroatllantikasve qofte dhe per prostituimin e PS ne kete problem.
    Do ishte nje investim i madh per te ardhmen e PD nqs do dilnin fuqishem kunder ketij plani antishqiptar sepse dhe vinin ne presion PS qe mori vota te shumta per qendrimin e saj kunder ndotjes mjedisore.
    Ne kete llogore duhet te luftoje me fort dhe i nderuari Mero.
    Duhet bere barrikada tani dhe jo si me Gerdecin kur sklleverit luteshin per pune te Delijorgjit dhe Fariballijte dhe tani vajtojne nje lokalitet te shkrumbuar por dhe 26 te vrare.
    Mire se shqiptaret e thjeshte po trajtohen si skllever apo emigrante ne shtetin e tyre por duhet te mendojne te blejne dhe nje kundragaz si i kishin vene Gjergj Kastriotit te gazeta Dita INFORMACJON.

  6. NjeQytetarOptimist says:

    YEAHHH BUDDY…

  7. Alb says:

    Sepse Katovica eshte ne fuqi. Did You know?

  8. ana says:

    Me ne fund nje qendrim kritik ndaj fenomenit – te majte e te djathte! Le te shpresojme qe eshte i pari i shume te tilleve… Mbase do filloje te emancipohet politika dhe shoqeria shqiptare… Respekte Z Olldashi, urojme te shtohen qendrime te tilla.

    1. Den says:

      Ne dukje duket kritik ky qendrim i Olldashit por kthehuni mbrapa dhe shihni brockullat qe ka vedhur me pare ky Olldashi per te kuptuar se sa kritik eshte ky qendrim. Harrojeni, per momentin nuk ka asgje serioze qe vjen nga ky kamp. Ata do vuajne shume per te fituar besimin e qytetarve shqiptare, per te mos thene qe nuk kane per tia dale ta fitojne pa u shkrire si parti e pa bere nje nje analize te holle se si kane qeverisur jo vetem keto 8 vjet por gjate gjithe periudhave kur kane qene ne pushtet. E kjo nuk ka per te ndodhur per aq kohe sa te njejtat fytyra na dalin perseri perpara per te na thene ato qe vete nuk i kane pranuar me kohe. Historia nuk mund te perseritet me genjeshtra.

  9. as♣ says:

    Jam dakort me argumentin qe mbron Mero. PD-ja nuk ka arritur akoma te 0-ja e te berit opozit- esht akoma ne boshtin negativ te saj sepse i duket vetja sikur esht akoma ne pozit sic edhe ti e the.
    Kur te kuptoj qe esht ne opozit dhe ne transparenc me popullin te bej autkritikeen e par te humbjes se zgjedhjeve te 23 Qershorit ateher mund te filloj te bej opozit sic duhet… dhe te na ndihmoj dhe ne popullin te kritikojm pjeset negative qe mund te ket Qevria Rama. kjo situat qe esht futur PD-ja nuk i ben mir as POPULLIT as POZITES e aq me pak vet PD-S/OPOZITES.

  10. LORA says:

    Sado te perpiqesh Mero djali t’u tregosh udhen e ngritjes,ajo nahija e PD-se eshte e tera e inkriminuar,me vullnet kolektiv ne breket e dhjera te dr.krimit.I kane lene te tere bolet peng tek dr.krimi.
    Kur shqiptaret ne shumice i shapllambosen ,me 23 qershor,ata pranuan te bejne “zgjedhjen” e kryetarit nen hyqmin e brekedhjerit ,pa bere qofte edhe per forme nje analize te humbjes.
    Kur korcaret i shukosen me voten e tyre 76% ne favor te se majtes,ata u kapen pas nje rimbursimi freshistash studente per udhen e tyre nga Tirana ne Korce,vetem e vetem per t’i bishtnuar pergjegjesive te humbjes katastrofale.
    Ja,keshtu do te “ngrihen” ne kete fare opozicioni ,tuj u perdredh e tuj u rrotullu si kurvat ne breket e dhjera te te parit te tyre.TUNG.

  11. kirurg says:

    Qofsha gabim, po Rama po pret te fuqizohet kundershtimi i shoqerise shqiptare kunder helmeve siriane, prandaj po hesht. Eshte e vetmja menyre per ta refuzuar kerkesen e bere.

    1. henri says:

      kirurg,
      Menyra me e mire eshte qe qeveria te beje Referendum dhe me siguri populli do te thote jo. Referendumi eshte demokracia direkte e sovranit. Kete gje ben shpesh edhe qeveria zvicerjane kur do te thote ne menyre diplomatike per dicka JO, sic ishte rasti i mos futjes ne BE.

  12. stop censures says:

    Gjithsecili nga Ne ben zgjedhjet e tija ne jete dhe kerkon nga te tjeret qe, edhe nqs nuk jane dakort me zgjedhjet qe bejme, te pakten te respektohen ato.
    Ashtu edhe Merua, si gjithe te tjeret ka bere zgjedhjen e tij dhe eshte bere gazetar. Eshte bere nje gazetar qe per hir te se vertetes, jo vetem nje pjese e madhe ketu ne kete forum, por nje mase e madhe njerezish ne rang kombetar presin shume nga Ai. Por nga ana tjeter, ç’fare po ben Merua per tu respektuar zgjedhja qe Ai ka bere. Ne nje kohe qe vendi ka nje sere problemesh te nxehta qe kerkojne zgjidhje sa me te drejte ne interes te popullit, siç eshte shkaterrimi i armeve kimike te Sirise ne vendin tone, Merua ka marre persiper te merret me opoziten, pra te beje opozite me opoziten. Nuk ka mbetur gazete prestigjoze ne Europe dhe me gjere, te mos shkruaj per kete çeshtje, ndersa Merua ka zgjedhur te Merret me Lulzim Bashen dhe me Partine Demokratike ne pergjithesi. Perpara 23 Qershorit edhe pse ne shumicen e rasteve, ne shkrimet e tij binte ne sy zmadhimi i gjerave negative te qeverisjes qe shkoi, perseri kishte te drejte se ja donte puna si gazetar, qe te ishte ne opozite me Qeverine. Po ne kushtet e sotme, me gjithe problemet qe ka vendi, te vazhdosh te merresh kaq intensivisht me opziten, kjo eshte njesoj si te tallesh me popullin. Gazeta prestigjoze Gjermane “Der spiegel” shkruan me germa te medha “Qeveria Shqiptare eshte ne hall se nuk di kujt tja prishi, aleatit te saj SHBA-se apo popullit te saj” per problemin e asgjesimit te armeve kimike te Sirise ne vendin tone, Merua per ironi te realitetit shkruan: “Perse nuk pranohet opozita e Olldashit”, “Nje struc ne krye te opozites”, “Pronari i opozites dhe pronari i pallatit”. Pra siç shihet eshte nje impenjim dhe nje angazhim total i tij per tu marre ne çdo hap, diten dhe naten me opziten e djathte. Nqs Ai e ben kete thjesht se keshtu e shikon te aresyeshme, eshte gjysma e se keqes, por nqs Ai e ben kete me nje prapaskene dashakeqe per te helmuar mendjet e njerezve, kjo eshte e pafalshme. Qeveria e sotme ne kohen qe ishte ne opozite, e ngriti zerin ne qiell per importin e mbetjeve te riciklueshme, ndersa tani qe behet fjale per helmimin e tokes Shqiptare, nuk eshte e zonja ti thote jo asgjesimit te tyre ne vendin tone. Nuk ndihet Qeveria, nuk ndihet as Merua. Cila eshte me e rendesishme aktualisht per vendin tone, pranimi i armeve kimike, apo opozita e Olldashit? Siç duket qarte, per Meron eshte kjo e dyta. Kjo tregon edhe nje here se, sa eshte ne opozite Merua me Qeverine e sotme.

    1. henri says:

      stop censures,
      Une kisha keto gjera :
      – Ti kritikon Meron per punen e armeve kimike dhe ke te drejte. Nga ana tjeter ti ben aludim, se Merua me qellim nuk flet per helmimin kimik, sepse ai ka “frike”.
      – Merua ka provuar, se nuk ka frike. Frike ke ti edhe une, qe shkruajme ketu ne forum jo me emrat tona te vertete. Mos e bej si puna e hoxhes, qe thoshte bej si them une dhe mos bej si bej une. Merua nuk ka ndonje detyrim kundrejt teje dhe meje te shkruaje ate qe do ti edhe une. Merua edhe ate qe ben ben shume dhe per kete duhet ti jemi mirenjohes.
      – Kam mendimin, nuk e di perse, se ne Shqiperi Amerika eshte bere tabu.
      – Mos valle ti dhe une duam te nxjerrim geshtenjat nga zjarri me duart e Meros ? Mos harro, se edhe Merua nuk eshte i paprekshem. Merua ka familje dhe jeten e vet. Kuptohet, se per politiken dhe mediat shqiptare problemi i zmontimit te armeve kimike siriane eshte bere nje patate e nxehte, qe askush nuk do ta mbaje ne dore.

      1. stop censures says:

        Henri flm per repliken por, te jesh i sigurte se asnjehere nuk kam menduar se Merua ka frike per te folur per probleme te ndryshme, qofshin ato edhe nga me delikatet. Problemi qe shtroj une ne lidhje me Meron eshte se ky per aresyet e tij personale me Sali Berishen, ka zgjedhur te beje opozitarin e perjetshem me kete te fundit dhe me PD-ne ne pergjithesi. Une mendoj se nuk eshte kjo ajo qe populli pret nga Merua. Sali Berisha e mori goditjen e madhe nga populli ne 23 Qershor, tani eshte detyre e tjeter kujt te merret me te, per te vendosur nese Ai e ka vendin tjeter kund apo jo. Nuk eshte detyre e Meros te beje edhe politikanin, edhe prokurorin, edhe gjykatesin, edhe doganierin. Une mendoj se Merua ka frike nga tjeter gje. Merua ka frike se po te ndryshoj kurs(kjo nuk do te thote qe te lere Pd-ne dhe te filloj te merret me PS-ne, por te behet opozitar i vertet), vertet du “humbi” nje pjese te lexuesve te tije(qe une i quaj ekstremiste), por do fitoje shume me teper se sa do humbi. Nje gazetar i mire duhet te mbeshtetet dhe perkrahet nga nje mase e gjere e popullsise, dhe jo vetem nga njeri krah politik, sepse ne kete rast Ai nuk do quhej me gazetar, por militant i nje partie te caktuar. Persh.

  13. julian laci says:

    Po ky Alldashi mos ndoshta po ben rolin qe do shpetoje politiket shqiptare nga vjedhja e votive.shqiptaret jane popull intelegjent,interesi personal eshte dytesorr, interesi kombetar tretesor, interesi paresor vota.

    ]
    ]

  14. Albi says:

    Mero, me gjithe respektin, kemi ca halle me te medhaja per momentin, si psh armet kimike. Merru me keto njehere se me Berishen u morrem me 23 qershor.

  15. Nika says:

    Fitorja me e madhe ne Korce eshte se70% e popullit nuk e han sapunin per djath

  16. shtetari says:

    shqiptaret e PD aktuale do te mbahen mend per servilizmin akut e optimizmin e shpifur kronik ndaj nastradinit dhe shkaterruesit te partise – shpellarit te vicidolit!!! Ai ka ditur vetem te shpartalloje dhe mutezoje cdo gje ku ka futur surratin e tij prej gomari.

    Cudia me e madhe eshte se si nuk del nje BURRE nga ajo shpelle dhe te thote qe ketu e kemi menderosur – Olldashi ka bere vetem cerekburrin!!!

  17. Gjonoshati says:

    Do të ishte një paradoks i dhimbshëm që brenda këtij bataku “demokrat” të mbrujtur në vite nga Saliu e pinjollët e tij, të mos gjenden njerëz kurajozë që e duan këtë parti ta ngrenë sadopak nga llumi e ta çbaltosin, me vullnetin e mire se duke njohur prapësitë e bëra në vite do të marrin përgjegjësitë për të mos i përsëritur ato. Shenja e pare e pendimit është fjala e tyre si një e drejtë që e zotëron cilido, e më pas fjala duhet të shoqërohet edhe me aksione dobiprurëse për të krijuar besimin te simpatizantët se kjo parti nuk e ka humbë aq sa për të mos e gjetur identitetin e saj demokratik. Me Salër e me Lulër është për të vënë duart në kokë e për të ulëritur se në çfarë duar ka rënë kjo force politike që lindi si një aspirate e studentëve, të cilën e përdhosën në atë fare feje që duhet kohë për të ngritur kokën. Le të shpresojmë se të tjerë njerëz do të marrin në dorë fatet e kësaj force politike me emrin Parti Demokratike.

  18. muzapopullore says:

    Na mallengjeve o Mero, na ngashereve frymemarjen me “opozitarin” Olldash,
    Ki meshire ky eshte humor per elefante

  19. specialisti says:

    Mero mbase ke te drejte por nuk eshte shqetesimi im as i popullit te majte qe ka qene gjithmone shumice

  20. Sallakja says:

    O Mero Baze !
    Je i vetmi gaz. ne bote qe nuk pushon
    se godituri opoziten, kam idene se e ke
    ptologjike.
    Italianet thone:
    Sparare sulla croce rossa.
    Nuk ka me sens te meresh me P.D. è morta.
    Numuri 2 i politikes Shqiptare ne fuqi,
    Numuri 1 i parlamentit, vodhi live,
    korrupsion live me eurovizion. Dritheruese.
    E Ti meresh me budalliqe.

  21. erjon says:

    Olldashi si kopil qe eshte kerkon qe nepermjet gjoja autokritikes te fitoje pike per veten e tij,por i ka bere hesapet gabim se hajdutlleqet e poshtersite e PD dhe te Olldashit vecanerisht nuk mund te fshihen me autokritika per ti hedhur hi syve te popullit.Olldashi me kompani eshte pergjegjes kryesor per gjendjen ne te cilen ndodhet vendi sot.Ky maskara qe del te bej te ndershmin eshte ai qe ka punuar sipas sistemit mafioz duke ngritur klane e rrjete me hajdute e rrugace ne poste drejtuese,te cilet s´kane bere gje tjeter vecse kane vjedhur pune kjo qe i ishte besuar nga kryehajduti Olldashi.

  22. Miço says:

    Nuk di per monopolet, por Policia vazhdon ne te njejten gjendje. Dikur ishin Dibran e Tropojane tani r kane marre njerez te papervoje madje edhe me keq akoma te pa shkolle edhe te papershtatshem per vendin e punes pasi nuk i kane gradat fshataret e Gjirokastres edhe te Tepelenes. Madje madje ka llafe qe Saimir Tahiri ka bere Drejtor daj on ë DASHNORES se tij dhe shef komisariati kusheririn e pare te saj, nje 26 vjeçar ne nje pervoje 3 vjecare ne Polici. Ti Mero e di mire per ke e kam fjalen.
    (Te lutem postoje)

    1. henri says:

      Miço,
      Merru me berthamen e problemeve dhe jo me periferite tipike ballkanike xhaja, daja, motra e motres se ketij APO atij. Thuaj troc se nuk je per pastrimin e policise nga korrupsioni dhe poshtersite. Propozo se cfare duhet bere me shume ne kete drejtim. Ballkan hesapi.

  23. Miço says:

    Te pastrohet 100%. Por nga ana tjeter duhet te promovohen njerez me pervoje Jo VETEM GJIROKASTRA E TEPELENA. 99% E TE EMERUARVE SHEFA E DREJTORA JANE O HAJDUTE TEPELENE O HAJDUTE GJIROKASTRE OSE KANE KUSHERIRAT E PARA GOXHA NOÇE.
    SAIMIR TAHIRI PO BEN SHOW DUKE PROMOVUAR SHEMBJE ME TRITOL E BUDALLIQE SI FUND MARREZISE E CILA ESHTE VETEM NDAJ ATYRE QE SKANE MIQ SELEKTIVE. EDHE GJITHÇKA KJO BEHET PASI SAIMIR TAHIRI DO JETE KANDIDATI I PS PER BASHKINE E TIRANES.

  24. robin says:

    o mero mjaft me brockulla dhe hamendesime kundrejt opzites.por do ishte e drejt tu merje me qeverine ,qe na hoqi pleherat dhe don me fut armet kimike.

  25. gjergji usa says:

    Carja e madhe midis klaneve brenda PD sa vjen e thellohet.Klani i 2B i ka fillimet e veta qe me katapultimin e LXHB nga sherbimet e tij te dyshimta ne Kosove,ne emrimin minister transporti,minister i jashtem,minister i brendshem,kryetar i superbashkise dhe tani se fundi dhe kryetar i PD edhe pse eshte thjesht nje manekin i peshtirosur.

    Sot ky klan eshte ne piken e vdekjes dhe vetem “kulti i tribuse SRB” e mban ne kembe.Mendoj se PD eshte nje parti artificjale e ngritur me kongloremate spiunesh,ish komunistesh fanatike dhe pak idealiste te papushteteshem ,e themelur ne vitet 90′ nga Ramizi dhe e transformuar ne 1991-1992 nga dyshja famekeqe rajerson-biberaj.Midis maskarenjeve LXHB dhe S.O do te preferoja kete te fundit si krimineli me me pak faje.

    Por cfaredo qe te ndodhe ne PD,me qeverine e re,parlamentin etj etj nje e keqe e jashtzakoneshme po troket ne dyert e kombit shqiptar.

    Eshte e pabesueshme qe per nje problem me rrezikshemri kozmike si LHL e Assadit,dy superfuqite te merren vesh per ti depozituar ato ne shqiperi pa pyetur sovranin (popullin shqiptar) parlamentin dhe qeverine.

    Nqs ato do te dergohen me force dhe presion qofte dhe nga Nato pa u hedhur ne referdum ky veprim do te quhet thjesht nje pushtim kimik i nje vendi qe eshte mijra here se pushtimi me ushtri nga turqit apo gjermanet.

    Shoqeria civile dhe intelektualet midis tyre dhe i nderuari Mero Baze duhet te ngrene fuqishem deri ne qiell ulurimat e tyre ti thone STOP ketij akti me pasoja shekullore per brezat tane.

    E ftoj zotin Mero qe ka fituar nje reputacjon te madh me patritizmin e tij qe te beje maximumin per bllokimin e ardhjes se vdekjes kimike nga Siria deri ne zhvillimin e referndumit.Dhe nqs do kete dergim me force te ketyre helmeve dhe kapitullim te qeverise kuislinge te ngrihet populli ne kembe per te penguar qofte dhe me jete keto dergesa kanceroze.

    Nqs lejohet LHL ne Shqiperi thjesht ne toponimet e hartes botes si LUGINA E VDEKJES,LUMI I VDEKUR,DETI I VDEKUR do te shtohet dhe SHQIPERIA E VDEKUR e cila u shit vetem per 2 miljon dollare ne nje kohe qe ne emigrantet dergojme ne ate vend rreth nje bilion dollare ne vit.

    R.I.P ALBANIA

  26. minushe says:

    e pate Bashen mbreme ne opinion….duket sikur po vinte nga hena…dhe gazetaret e mirenjohur nuk dinin asgje se c ndodh perreth por duhet tja shpjegonte ai vete…..me demagogjine e tij.Ai nuk ndahen nga modeli berisha , keshtu qe do vijoje te rri ne opozite per shume e shume vite…Bravo Basha! ndoshta per kete te kane vendosur…sepse po te ishe pak i zgjuar, do mendoje dhe do beje opozite me kembe ne toke…sic thote populli…..e habite edhe blendin mbreme……hahahaaaaaaa flisje e flisje papushim …..tjeter gje e pyesnin e tjeter pergjigjej……fliste sikur ishte manjetofon dhe s kishte buton ta ndalonte….

  27. Tolo says:

    O Mero, me krytar partie Bashen, Berisha la frymen, idete, menyren per te bere opozite, si dhe me e rendesishmja me Bashen ate e genjen mendja se do te mbroje veten dhe te tijet duke futur ketu edhe Bashen nga vjedhjet ,vrasjet, dhe gjithe ato zullume qe i shkaktoje ketij vendi.
    Me Bashen ne krye te P.D. ai la berishizmin .Basha do t’a mbroje me shume se kushdo tjeter ne P.D, mbasi Vrasjet ,vjedhjet, denimet dhe cdo te keqe ketij populli ja kane bere se bashku dyshja Berisha Basha 2B. Ndaj te gjithe e dine se P.D. e drejton Berisha me portretin e Bashes.

  28. bujar haznedari says:

    ekzakt.nuk kam c’te shtoj.

  29. Anda says:

    O Mero po sa ishte PD ne pushtet me te drejte u merrje me PD, por dhe tani qe eshte ne opozite po me PD merresh, bile me sakte me opoziten e opozites… a thua se i mbyllem hallet e tjera??? po ja e shtyve dhe ca muaj..ja dhe nje vit, po pastaj çdo besh??? Do i kundervihesh ndonjehere Edit????
    Po jep njhere opinion per temen shqetesuese te dites, armet qe do na vijne nga Siria, pastaj merru dhe me opoziten e opozites po deshe….

  30. Bujari says:

    Pse kush te pyet ty a e pranon a jo opoziten e olldashit more rrapakali je bere qesharak tu shkrujt palidhje .un dhe nje pjes e komentusve qe e njoh ju lexojm veq me u be nervoz me ty ,duke then hajde te lexojm at magarin me qesh Pak me budallakit tua

  31. Kiri says:

    Nuk kam pa koment me te sakte qe i pergjigjet nivelit te mbeses berishovicit qe do me e krrujt me porno politike qe e vogel.
    Nga cfare shkruan ne fuckbookun e saj kjo jarone eshte orgjinali necse ka shkrujt emrin e bujarit atij handikapatit preshident.
    Tamam llapa e Desara palltezit.Kjo eshte tamam idiote me shkolle qe ben si llapaqene forumesh anononime sic i quan me te drejte Baze.
    Kur mbesa e mender sali bythishes eshte kaq analfabete vej halli per te tjeret.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje