Gjovalin Kadeli ka zbuluar një arsye të fortë përse Partia Demokratike humbi thellë më 23 qershor për shkak të Sali Berishës. Duke shpjeguar aventurën e tij PS-PD-LSI, ai dëshmoi se ka pasur një marrëveshje me Sali Berishën t’i votonte qeverinë para zgjedhjeve dhe do të shpërblehej duke u futur në listat e Partisë Demokratike. Pra, ka qenë një pazar personal i Sali Berishës me të, Kastriot Islamin dhe Asllan Dogjanin. Nuk dua të hyj në arsyet e tyre, por në përgjegjësinë me të cilën një lider i një partie, shkel çdo normë morale për karrigen e tij.
Bëhet fjalë për periudhën kur LSI doli nga koalicioni dhe Sali Berisha donte me çdo kusht të shkonte si kryeministër në zgjedhje me shpresë se si i tillë do t’ia dilte të dukej i pamposhtur dhe të fitonte. Me një lehtësi shokuese për partinë e tij, ai nxori nga listat emra të njohur të Partisë Demokratike dhe i zëvendësoi me tre socialistë të mërzitur me Edi Ramën.
Efekti i parë psikologjik që shkaktoi në elektoratin e tij, nuk ishte “portreti i të pamposhturit” siç ëndërronte, por portreti i të pamoralshmit siç tentonte të mbahej. Kur demokratët e thjeshtë panë se kryetari i tyre për karrigen e tij bënte pazar dhe me djallin, dhe ata i ranë shkurt dhe bënë pazar me këdo që u doli përpara, por për hesap të tyre. Pra, Sali Berisha shkatërroi në themel moralin e partisë së tij, për karrigen e tij, duke i hequr asaj partie çdo shans për të bërë një fushatë të moralshme më 23 qershor.
Efekti tjetër i rëndë i kësaj lëvizjeje të paskrupullt të Berishës, është pazari personal. Duke qenë lider i një partie në pushtet, e cila po kalonte peripecitë e fundit të saj para se të rrëzohej, Berisha e ka pasur detyrim të mbante së paku të bashkuar partinë, dhe të bënte transparente skemën me të cilën ai do të ndërtonte listën. Në të vërtetë procedura e prezantimit të listës ka zgjatur 20 minuta dhe Sali Berisha nuk ka dhënë asnjë shpjegim për pazaret personale me tre socialistët për karrigen e tij. Pazari personal “kokë më kokë”, i cili është në natyrën e mafies dhe jo të një lideri politik, bën sot që Kadeli të mos gjykohet si “i pabesë”, pasi askush nuk di çfarë bese i kanë dhënë njëri- tjetrit. Sali Berisha nuk dha kurrë shpjegime për këtë, dhe shumë njerëz të PD ngelën jashtë liste për shkak të këtij pazari personal.
Por efekti më shokues për PD, është tani që skema e Berishës rezultoi blof për karrigen e tij dhe askush nuk mban përgjegjësi. Deklarata e Palokës, Olldashit apo ndonjë tjetri se opozita nuk është çështje numrash, është në rregull, por Kadeli në fakt ishte në listat e PD-së thjesht si çështje numrash që duheshin për karrigen e Sali Berishës. Ky i fundit, që në diarretë e tij të përditshme ndot gjithkënd, si një plak me urinim të pavullnetshëm, nuk flet për pazaret e tij personale me Islamin, Kadelin dhe Dogjanin. Ai ende nuk i ka kërkuar ndjesë PD-së që e ka dërrmuar në betejën e fundit elektorale me aktet e tij të papërgjegjshme politike në funksion të karriges së tij, dhe kjo po e bën efektin negativ. Çdo ditë ka lajme se nga PD-ja po largohen njerëz drejt LSI, përfshi deputetë, këshilltarë lokalë, kryetarë komunash, dhe po përditë ka njerëz që po japin dorëheqje nga PD-ja, të zhgënjyer nga uzurpatorët e rinj të pafytyrë, siç është dhe rasti i sotëm i kryetarit të Forumit Rinor në Korçë.
E gjithë kjo ndodh pasi demokratët shikojnë me sytë e tyre se i nxori në opozitë një njeri i pafytyrë, që i shiti për karrige të vet. Për llogari të pazareve të tij, u bë e ligjshme të bësh pazare me këdo dhe për çfarëdo gjëje. Për llogari të karriges së tij, iu imponuan listës së PD-së jo vetëm tre socialistë, por dhe gjashtë aleatë, të cilët dubluan mandatet e tyre, duke përdorur dhe listën e PD-së. Për llogari të pazareve të tij, tani askush nuk PD nuk sulmon dot as Kadelin, as Islamin, as Dogjanin, pasi akoma nuk dinë se ç’pazar ka bërë me ta Sali Berisha. Për llogari të karriges së tij, sot Lulzim Basha ngjan një plak i dalë në pension, ndërsa vetë Berisha e ka ripushtuar postin e tij që dorëzoi formalisht pas 23 qershorit, duke i rianalizuar PD dhe duke përsëritur një histori lideri në versionin banal dhe qesharak.
Për llogari të karriges së tij, opozita sot nuk di se ku po shkon, çfarë strategjie ka për aleanca, nuk di si do ta bashkojë të djathtën, nuk di si do ta bashkojë PD-në, etj. Vërtet opozita nuk është çështje numrash, por çështje morali, por ai moral vendoset duke goditur njeriun më të pamoralshëm që shiti pushtetin e PD-së për karrigen e vet: Sali Berishën. Kur Paloka, Olldashi, Basha dhe të tjerë ta godasin atë, atëherë vërtet opozita nuk është çështje numrash. Por opozita nuk mund të bëhet, edhe duke mos u shqetësuar për rrjedhjet, edhe duke respektuar një të pafytyrë që ka shkaktuar këtë hemorragji për karrigen e tij. Nëse numrat nuk kanë rëndësi, fillojeni duke pasur një numër më pak në anën e moralshme të opozitës. Godisni të pafytyrin Sali Berisha.
Kush ta godasi more zoti Mero? Te paaftet dhe injorantet politike. Sala e la me qellim PD-ne pa koke, qe te beje se cfare do vete dhe mire ja u ben.
KY MER plak eshte bythqir,,,,edhe moderatoret
te shohim tani qe nuk ja var qurret asnjoni
Do iki edhe kac islami dhe do ngelin akoma me oak
http://dielli.al/lajme.php?id=16008&k=4141
Numrat jane vlere e shprehur.Ata jane kusht per te kuptuar cdo lloji kapaciteti.Nuk hapet nje Shkolle po nuk eshte siguruar nje numur i caktuat nxenesish.Ne rastin tjeter,kur nje Partie i zvogelohen numurat,Ajo quhet organizate apo familje.Ne Malesi dhe kudo mbi bazen e numrave thuhet: Ajo e filanit eshte Shtepi e Madhe se ka Rop shume,ndersa ajo tjetra qe ka brenda vetem nje Plak,mund ta quash edhe Kasolle.Tani ketu edhe mund te supervaloi fakti se ky Plak i vetmuar ka vlere,force dhe moral,por nuk e pyet njeri.e plote shembuj ku forca e numurave dominone mbi moralin,dhe jo te jete e kunderta sipas Logjikes se Salixhinjeve.Saper Moralin dihet se eshte si nje substance qe te shoqerone fillim e mbarim jo vetem ne ate social e shoqeror por edhe ne rrugetimin Politik.Pra eshte nje CV. per cdo njeri.Atehere kur gjate rrugetimit ky moral njolloset,sigurisht qe Ai zvogelohet.Ne kete cast Opinioni te shikone dhe te vleresone ndryshe,kjo ne baze te numurave te njollave,per te qene i sakt po shkruaj nje raport monument te nje filozofi Francez i cili e shpreh:Morali eshte raporti i Opinionit Publik mbi ate Personal Kur ky eshte mi i madh se njeshi,themi se prevalone Morali,por kur ai na rezultone me i vogel se njeshi,atehere Morali kthehet ne amoral!Ilustrimin e kesaj qe sapo thame e gjejme ne rezultatin e 23 Qershorit,ku PD e ndergjegjesuar i hapi krahun fituesit.Dhe fitorja u quajte plebishitare ne saje te nje milione numurave.Sot ajo PD.qe u shokua per faktin se kishte mbuluar Moralin me nje numur te madh njollash,sot na thote se nuk jane numrat por Forca,Vlera,Morali!!!kur numrat e kane zbritur ne kufijte e nje celule apo familje.Ne fakt askujt nuk i bene pershtypje perse Ata flasin keshtu,lu i bejne jehone Moralit edhe pse ate e kane hedhur per toke.Po si mund te flase per moral Saliu,kur historikisht ka perfaqesuar Kultin.Po Basha a mund te pretendoje per Moral,kur ne Duart e tij ndodhen mbi 280 milione dollare te perlara,apo kur vendimi i tij vrau 4 te pafajshem,apo me nje mal plote njolla qe ja zbuloi B.Islami-Moral mund ti themi?.Po Jozefina,po Bregu,po Vokshet,Po Imami,Po Ruli,Po Pollo,Po Olldashi,Po i pa udhi Bode,po Ristani,po e gjithe familja,po e gjithe ajo PD e mbetur sa nje grusht,qe e baterdisen dhe e katandisen kete vend ne nivel ZERO per cfare morali bejne fjale?Kush e kuptone,te na i thote se po habitemi qe hajdutet po kthehen ne Rojtare.
Dhe e tera eshte mozaik per monitorimet e Fixit; te Profesorit dhe Doktorit.Me kete soji morali organizata e PD,apo sic po i quajne Salixhinjte kane mare dyfeket loder dhe po gjuajne per laraska,
ku edhe pse nuk po vrasin gje dmth gjahu ne numrat zero,thone Do vazhdojme se kemi force,kemi moralin…E ketu se cme kujtohen Shkodranet e Jozit qe thone se ky soj morali e gjene ne bir te b….
Çeshtje numrash,eshte shprehje e perdorur per justifikimin e disfates.
Berisha deri tani, i ka perdhunuar ideollogjikisht,te gjithe karieristet e djathte qe presin “karige” prej tij.
Ata qe dalin te komanduar ne konferenca shtypi,nga telekomanda e Berishes,qendrojne perpara tij si muti,jane gati ti dhurojne dhe tapine e shtepise,duke qendruar besnik per te mos e kritikuar.
Berisha duke punuar ne PD si enverist i maskuar,ka krijuar portretin e liderit te pagabushem dhe te pakritikushem.
Mjafte nga antaret e PD-se jane mjaftuar me pasurimin e tyre nepermjet korupsionit,duke ja lene te gjitha te drejtat e drejtimit te PD-se Berishes,duke qendruar si numra te dobishem brenda PD-se.
Te gjithe kane duar trokitur Dogjanin dhe Islamin, kur i duheshin per te qendruar ne pushtet,numerat e tyre kishin vlere,ju dhane mundesi te vjedhin deri ne sekonden e fundit.
Brenda PD-se nuk ka me moral,ai ka humbur se bashku me pushtetin.
Ore ti kokrra e idiotit, te kam thene dhe nje here tjeter mos mashtro lexuesit me kete nick name. A e ke iden ti se ç’fare kuptimi ka shprehja “kendveshtrimi tjeter”. Komentet e tua jane editorialet e Meros ne miniature, ndersa Ti pretendon se paske kendveshtrim tjeter. Nqs ke kendveshtrim tjeter me ndonje pjestar te familjes, na sqaro qe te mos kemi keqkuptime. Gjithsesi do te propozoja te beje nje ndryshim te vogel, dhe te perdoresh si nick name “kendveshtrimi i njejte”.
I sigurte te jesh Mero se ai asht prap i rrezikshem,nje nga arsyet asht se perfaqson rekordin e imoralitit
Prangat, prangat, vetem prangat i sqarojne mire e deri ne fund pazaret e Baces se Vuçi-Dolit.
Ta godasin Berishen? Ta dhjesin me nje mu…t
…te pafytyrin Sali Berisha …UNE DO THOJA .Qelbesiren Sali Berisha
Do ta godasi Strazimiri nje hajvan apo tufa e delenxhinjeve te SHQUP-it me ne krye Lulken e bashkise ? kush ?
Jomor jo do ta godasi ish kryehajduti i votave Ristan KQZ-ja ,qe hakce hakce vetem per fatorino mund te beje.Dhe me e forta eshte qe nuk kane turp kur dalin ne televizor.
Yyyyyyyyyyt plera te qelbura.
Ne se Paloka, Olldashi apo Basha e godasin sot Berishen, pas 8 vjetesh njeri nga keta eshte Kryeminister. Ne se keta e Godasin pas nje viti Njeri nga keta do jete kryeminister pas 12 vjetesh. Edhe ne se e godasin pas 2-3 vite perseri i bie qe njeri nga keta pas 12 vitesh eshte KM. E rendesishme eshte goditja sot qe pas 8 vjetesh te kemi KM nga PD.
Po levizni pra more SIF demokrati!
Berisha e coi partine demokratike ne ate pike sa qe; edhe ata numra qe ka sote ne parlament,i ka si rezultat i pushtetit te dhunshem dhe presioneve ndaj zyrtareve te administrates shteterore,policise,ushtrise,arsimit,shendetesise e tje. dhe nese berisha nuk do perdorte ato presione,qysh ne zgjedhjet e 23 qershorit do te ishte forca e trete ne shqiperi,ndersa ne zgjedhjet e ardheshme do dali forca e katert.
Shume bukur
E KUSH TA GODASE ATE KAFSHE, EDHE PALOKA EDHE OLLDASHI EDHE LULI I VOCERR JANE NJISOJ, SI BUKA E NJI BRUMI OSE SI muti I NJI BARKU.
Ne shtepine e te vdekurit nuk e do zakoni me ja permend emerin.Merruni me te gjallet dhe lereni te vdekurit ne boten e te vdekureve. Ka vite qe nuk ka pasur PD por ishte nje parti me pronar Salwn me siglwn PD. Sala vdiq dhe partia e tij ka vdekur.
Kete 4-vjecar pd-ja do te jete 99% ne duart e Salit,
qe do ta perdor per ti ikur drejtesise per ndytesirat qe ka bere.
Kjo ka per ta çuar pd ne gremmine,dhe kjo nuk eshte qe e mmire.
4-vjeçarin e dyte Luli i rraskapitur duke bere buratinin
do marre zemer (se karrigja e bashkise eshte shume ne diskutim pas aleances ps-lsi) dhe do ti kundervihet te gjitheve, edhe Salit (nqs jeton akoma) dhe do te premtoje opozite te forte.
Ne 2021 pas nje korrupsioni galopant, nje konsumimi te qeverise dhe momarreveshje me lsi ,kemi nje koalicion Luli-Meta……dhe historia vazhdon
BERISHA KERKON TJU TREGOJE MBESHTETESVE SE LARGIMI I TIJ ESHTE KATASTOFE.
Kjo eshte thjesht nje loje e ulet e Berishes per tu rikethyer dhe marre de fakto drejtimin e PD-se
Fryma e Re Demokratike u godit dhe shkaterrua direk me porosi,Berisha-Topalli.Aty militojne figura te shquara qe kane kontribuar ne PD,por fatkeqesisht keta u sulmuan me shume dhe me keq se kundershtaret e PD-se.Por Berisha.Bode,Topalli me kompani duhet te japin llogari ne forumet e demokrateve jo vetem per humbjen.Por tani qe ujerat po kethielltohen te shohin pak sjelljen ne PD te mbetjeve te PS-se.Jo pa qellim keta u sollen dhe mbasi moren voten e demokrateve shqiptare po largohen si si hajdutet ne shtepine e tyre politike.
Kjo eshte jo e pa faleshme,por nje krim i Berishes ndaj demokracise,demokrateve,mbeshtetesve dhe gjithe atyre qe besuan ne demokracija Berishjane.Ky ishte nje nga pazaret me te ndyra te Sali Berishes ne kurriz te votes dhe Partise Demokratike.Humja e forces sone politike natyrisht me ate qeverisje sharlatanesh,ishte e pa shmangeshme.Por dalja e pazareve te ulta te nje lideri te pa diskutueshem te PD-se,eshte shume shume e peshtire dhe e rende ne kurrizin e lodhur te demokrateve (jo te zyretareve dhe pushtetareve)Fjala turp eshte pak.Ky eshte nje krim qe i behet demokracise.
NE PAZARI I KORCES
Ne pazari Korces shitet me shumice.
Bosi Ilir Meta blen dhe me pakice.
Me grepin e arte grep prej ustalliu.
I kap deputetet me qef merakliu.
C”deputete zeza deputet mavria.
Nga e majta erdhen i mori Salia.
Zgjidhje e veshtire tymi shpejt i doli.
Marveshje e ndyre ne tavoline xholi.
Zgjidhje e Salise zgjedhje per marak.
Hodhi demokratet mori halabak.
I ka ngel dhe nje qe i doli nami.
I thone kaci i zi Kastriot Islami.
PËRGJIGJJUNI
O Mero hudhi nje sy ti dhe Kadeli, por edhe komentusit e nderuar te kesaj gazeta dhe pastaj komentoni kush eshte me e moralshme ajo e Berishes por ajo e Rames me Ilir Meten per me ardhe ne pushtet.
http://youtu.be/Kw9Q7RFSROw
http;//youtu.be/Wm9BEgFaQ4
dhe shikoni kush na qeveris sot…
Leri Mero, koken te hane. Po te kishte nje garm tru Lulja do te kishte dhene doreheqjen, por s’e lene mekatet.
mo po lefter xhveli ku behet ???????????????????
na hidhni ndonje foto te lulishtes ku luan letra,,,,ti ofrojme ndonje dore fara.
Per Albanin naiv.
Bashkimi i Edi Rames me Ilir Meten more qen i zgjebosur u arrit nepermjet nje bisede te gjate dhe te qarte,duke vene ne pikpyetje te madhe individin apo shqiperine dhe konkluzioni doli qe shqiperia eshte me e rendesishme se individi.Kjo ka shume arsyje te tjera per tu argumentuare dhe per te bindur njerzit se kualicioni PS-LSI ishte determinant dhe i domozdoshem por pa kthim prapa sipas vendime te shpallura.
A me kutove o Albani shume naiv dhe idjot.Venia e interesave te kombit mbi ate personal eshte primare.
per shqipk.rin
Ne rralle te pare une nuk ju drejtova juve personalisht,dhe komenti im nuk eshte ofensiv ne drejtim te asnjerit.
I ” nderuar”shqipk.r qe vetem shqiptar nuk jeni rishikoje po ju perseris rishikoje por shume here aman qe ta kuptosh dhe te bindesh qe dyshja Rama-Meta dhe bashkimi i tyre eshte gjeja me e turpshme qe ka ndodhur ne politiken shqiptare,ka pasur gjithmone largime qef mbetje per arsye te ndryshme qe me kalimin e kohes jane kthyer ose kan rinisur te bashkupnojne perseri bashke(sepse plitika eshte si kurva shqipk.r shkon me ate qe i ofron me shume)por bashkimi i Rame me Ilirin per mua eshte pislliku me i madhe qe ka ndodhur ndonjehere ne politiken shqipk.are.Nje pytje te vetme kam per ju!!!ju personalish i jepni doren ose bashkepunoni me nje person qe ju akuzon si drogaxhi,qe keni akuzuar babain tuaj se ju ka shkedhyer gruan dhe ju ka bere me djale ose si koka e mafies dhe i 20% ne shqiperi.shqipk..r ky eshte vetem fillimi i dyshes se turpshme RAMA -META ME BLLOK NE DORE.
TE GJITHE ATA TE P.D-SE QE JANE NE KRYE HANE FARA KUNGULLI,PRESIDENTI
KENAQET DHE HA FARA LULE DIELLI.
je i i madh o mero baze. nuk te hiqet asnje presje nga ato qe thua. cudi si nuk e kuptojne keta qe i nenvizon ti. jane te trashe apo duan mos ju rrjedhe elektorati? mendoj se analiza qe beni ju e con PD ne reformim te plote. po kujt i thua……..
Mero, boll me kaq, lere rehat opoziten, mjaft thelle ja ke futur, tani shkrimet kunder opozites jane mjaft bajate, nuk ja vlen te shkruash me per salen, mbaroi kaq ishte, tani duhen disa dekada te dale nje tip si berisha qe qe te le pa mend me gomarlleqet qe ka bere..
Kjo eshte nje opozite e shthurur qe nuk di nga vete e nga shkon,pasi Berisha eshte kthyer ne nje qen i terbuar qe di vetem te akuzoje krahun tjeter,thua se ai 8-vjet beri me te miren per vendin.
Mero e din mir se pd do te ekzistoj se e mban fort ps, se po te hapet loja e din dhe ps se nuk do te jet me forc kryesor prandaj ato mbajne njea tjetre , do te jemi ketu kur te vij reforma zgjedhore se si do te shprehet edi do ta kuptoni se ai nuk e beri se pse ne 2008 e votoj kodin ne favor te tyre si do te justifikohet kete rradhe qe nuk don sali ketu do jemi dhe keni per ta pare ramen se eshte nje moster si saliu dhe do te me jepni te drejte , pe nuk u bene zgjedhje te lira dhe ne menyr elektronikedhe karta e identitetit te vertetohet se kush je nuk ka shpetim shqipria nga as pd as ps se te dyja nje soj jan vetem se keta te socjalistat e marrin ne mbrojtje sale sa her qe e rrenon vendin sic bani tosi dhe ne te njeten menyr dhe edi po vepron qe mos ta leshojne pushtetin qe me gjak e kan fituar dhe pa gjak nuk kan me lene , me ndimen e aletve te fuqishen ouratlatikut tung ?
Mero, ata që Sala, zgjodhi mbas vetes dhe u kujdes që te vinin në krye të P.D. i la me te vetmin motivë dhe qëllim, të vazhdojnë rrugën e liderit politikë te P.D. pra rrugën e Salës.Të vazdhojnë rrugën e tij rrymën e Berishizmit, në mënyrë që efektet tepër negative te mënyrës së qeverisjes të Berishës, të mos ndihen hë për hë, por sa më vonë aq më mirë për Berishën.Petët lakrorit ti zbulohen sa më vonë që te jetë e mundur, për të mirën e Berishës dhe Berishizmit.Rryma e Berishizmit eshte imponuar ne P.D. nga alternimi i kulaçit me kërrbaçin kryer mjeshtërisht nga Sala.Berishianët tashmë është fare kollaj ti dallosh. Shënjat e Berishizmit i gjen te Lulrroci,Xhozi,Paloka,Halimi,Strazimiri,Ristani.Jo shaka por INTELEKTUALE më të spikatur jo vetëm ne P.D.por në mbarë Shqipëri dhe trevat shqiptare nuk mund te gjësh.
Mero ke shume te drejte PD na la tete vjete pa Pune dhe kur donte vota vinte prape te ne. Por njeher te mashtrova se ke fain ti po heren e dyte je ti fajtori. Ne Berat PD I iken 10 mije vota dhe ne zgjedhjet lokale do shkrihet fare.pse sepse abuzuan te gjithe dhe jane te gjithe per drejtesi.