Qeveria dhe institucionet e “pavarura” nga ligji

25 Tetor 2013, 21:08Editorial TEMA

Nga Mero Baze

 

Një nga premtimet e qeverisë së sotme në fushatë elektorale, ishte anulimi i koncesionit të ngjyrosjes së naftës si një hallkë që rëndon kostot e biznesit dhe që është dhënë në mungesë transparence për operatorin që ka letra austriake. Paralel me qeverinë, operatorët e naftës në Shqipëri e paditën çështjen në Gjykatën Kushtetuese, e cila hezitoi të marrë vendim para se të ndërrohej pushteti.

Por ndërkohë që seanca e fundit u zhvillua në klimën e ndryshimit të pushtetit, Avokati i Shtetit, që në këtë rast përfaqëson interesin e qeverisë së re, jo vetëm që e mbrojti koncesionin, por bëri betejë gati politike pro tij.

Sipas burimeve brenda Gjykatës Kushtetuese, ankesa e operatorëve të naftës mund të rrëzohet pasi vota e fundit e pasigurt që ka qenë ajo e kryetarit të Gjykatës, të sapokonfirmuar nga shumica, do të jetë pro koncesionit, që u përket disa lobeve të lidhura me ish- Familjen në pushtet.

Kjo është një situatë paska problematike, pasi raportet e qeverisë së re me institucionet e pavarura, po shikohen nga institucionet e pavarura si pozicione lufte. Avokati i Shtetit, fjala vjen, nuk mund të mbrojë në gjyq një çështje për të cilën shteti shqiptar është kundër. Ai mund të ketë detyrimet e veta tek Familja që e ka çuar aty, por mbi të gjitha ka detyrimin ligjor të rakordojë qëndrimet e veta me interesat e shtetit në këtë pikë. Nuk po e shtrij këtë kriter tek kryetari i sapokonfirmuar i Kushtetueses, pasi ai është i sinqertë në respektin për ish- Familjen, pasi kur është emëruar herën e parë, e ka nisur punën duke shkuar tek zyra e Berishës, kurse kur u rizgjodh nga Edi Rama, e ka nisur punën duke votuar kundër një prioriteti të qeverisë së tij.

Por kjo frymë lufte kundër qeverisë ndjehet te thuajse gjithë institucionet e pavarura. ILDKP e Zana Xhukës po kthehet në strehë bashibozukësh injorantë, vetëm për shkak të mbiemrit të Familjes, ndërsa institucioni i Presidentit të Republikës ka kohë që është bërë llogore snajperësh kundër qeverisë. Institucionet e tjera të pavarura në shumicë janë vënë në rresht të shërbejnë për të mbrojtur një pushtet që u ndëshkua.

Nga ana tjetër, një sërë ambasadorësh kamikazë politikë, vazhdojnë të bëjnë dy raporte, njërin për Berishën e tjetrin për Ramën, sikur në vend ekziston një pushtet paralel.

Fakti që Berisha e radikalizoi administratën dhe institucionet, duke përzgjedhur kamikazë politikë, tashmë po reflektohet jo më si një vazhdimësi normale, por si një llogore e hapur mes kamikazëve të betuar në institucione dhe pushtetit të ri.

Ky tashmë është një problem që kapërcen kufijtë ligjorë. Institucionet e pavarura janë një pasuri për shoqërinë kur ato respektojnë ligjin dhe shërbejnë si instrumente balancues të pushteteve, jo kur janë të pavarura nga ligji që rregullon raportet e punës së tyre me pushtetin dhe kthehen në kamikazë politikë. Në raste të tilla lind e drejta e pushtetit të vendosë balancën dhe të ndërhyjë me të drejtën që i ka dhënë populli si shumicë kushtetuese t’i reformojë ato, duke i spastruar nga barrikadat politike që Berisha po përpiqet t’i ngrejë pushtetit të ri me to.

Nga ana tjetër, qeveria është e detyruar të respektojë prioritetet e saj politike të shpallura, pasi i ka detyrim ndaj popullit shqiptar, dhe të fshijë çdo pengesë që i del para në këtë rrugë. Nëse ka vendosur të shfuqizojë disa koncesione, duhet ta bëjë, dhe nëse Avokati i Shtetit është në anën e gjobaxhinjve të djeshëm, le të shkojë ta marrë rrogën tek ata. Nëse ka vendosur të bëjë reformë në drejtësi, duhet ta bëjë, dhe nëse Presidenti kërkon të bëhet pengesë, le të bëhet dhe ai pjesë e viktimave të reformës. Nëse do të bëjë transparencë me pasurit e ish- shtetarëve, duhet ta bëjë, dhe nëse një zero me xhufkë bëhet pengesë, duhet ta fshijë nga ai institucion, nëse ka udhëzuar ambasadorët të respektojnë Lulzim Bashën kur del jashtë shtetit, u duhet kujtuar të mos çojnë më letrat tek Sali Berisha. Institucionet e pavarura janë në funksion të realizimit të votëbesimit politik që ka marrë qeveria, i cili është i përmasave aq të mëdha, sa nuk ka kamikaz politik ta ndalë. Më i famshmi i tyre, Sali Berisha, u ndëshkua me 1 milion vota pikërisht pse donte të mbijetonte në politikë me një shtet privat. Tani kush ndal deberishizimin e vendit, duhet të ikë bashkë me të, dhe jo të hapë llogore në zyrat e shtetit shqiptar për të mbrojtur atë çfarë shqiptarët e kanë ndëshkuar.

52 komente në “Qeveria dhe institucionet e “pavarura” nga ligji”

  1. sk says:

    E drejte. Duhet menduar si t’ia paraqesesh botes kete problem tonin. Opposita e sotme vetem ankohet per “spastrim” ne cdo rast/takim me nderkombetaret. Ne si shqiptare nuk duhet te dukemi ne syte e botes qe dime vetem te luftojme njeri-tjetrin dhe t’i servilosemi te huajt.

    Shkurt, ka ndonjeri ndonje zgjidhje qe te sjelle bashkim kombetar, lufte kunder korrupsionit, dhe pune per shqiptaret.

    1. sb says:

      Po eshte nje zgjidhje. E gjeti Edi Rama ne Prizren.Ta pastrojme Shqiperine nga shqiptaret dhe ta mbushim me turq, se na doli qe jane vellezerit tane me te medhenje, dhe s’ka ndonje problem tia leme vendin vellaut me te madh. Se vella per vella eshte puna. Pastaj Rama, Berisha dhe Meta mund te qeverisin te qete te pa bezdisur.

    2. galaktika says:

      Asht e pamundun qe ne nje Shqipni 3 milioneshe, ku kane mbizoteru historikisht te shtate mekatet danteske te gjesh nji drejtesi te paaneshme qe te denoje krimin dhe mekataret. Ndaj i duhet pergjigjur me te njejten monedhe opozites.Ashtu sikunder ajo vri ne postet kyce njerezit e saj ashtu duhet te beje dhe mazhoranca. Perndryshe prokurore, gjykates,kriminele e hajdute do te bahen bashke per te vetmen kauze-si t’ia fusim ketij populli sa me thelle per te mbushur xhepat tane.

  2. hasani says:

    eshte thene shpesh ne komente: SUPERMERO!!
    Gjuhetaret duhet te krijojne edhe fjale te tjera per te pershkruar kete ‘mendje te papare’ te Mero BAzes!
    Bravoooooooo

  3. NjeQytetarOptimist says:

    Sa te jene te zgjedhurit politike ne zyra (perfshi ketu dhe presidentin), kjo mazhorance shkopat ne rrota do I kete..Nuk behet drejtesi me ate qe mbron te humbur masivisht nga populli..It defeats the purpose..

  4. ILIRET says:

    Nje zero me xhufke, mos eshte kjo Zana Xhuka? Po c’pret Rama qe nuk i rrezon dhe nuk i djeg keto fole grenzash…?

  5. Daku says:

    Markimi i karburantit eshte gje shume e mire dhe sjell shume te ardhura ne arken e shtetit [p eshte fundi i kondrabandes se naftes, prandaj lobet e naftes, ketij lengu shume fitimprures, nuk pyesni shume per Ramen apo Berishen, ata duan patjeter ta anullojne. Nuancat politike majtas djathtas jane pa lidhje, nafta do blihet gjithmone dhe perpjekjet jane per te shumefishuar fitimin. Markimi i thote stop ketij fenomeni. Kush ka sy e mendje e shikon dhe e kupton.

  6. andi says:

    Ambasadori i shqiperise ne Sarajeve ben propagande pro Sali Berishes neper kafenet e ketij Kryeqyteti.

  7. plaki i dine says:

    Zoti Baze, ti idine mire punet…Sali sllobodanka eshte zvendesuar me Meladin Popovicin…Nese Edi nuk e areston Salen ministrat injorante shpejt, Edi Rames i pritet koka, Shqiperia kethejet si 97ten e mallkuar, dhe femija ne barkun e nenes do te dridhet…plaku idin ketopune o djale o Mero…

  8. lilolabja says:

    ¨Po Mero, sfida e kesaj qeverie eshte pikerisht ajo e deberishizmit te vendit .Faleminderit Mero, per kete analize te shkelqyer.

  9. Kendveshtrim tjeter says:

    Mero i ke thene te gjitha.
    Une do te shtoja reformen ne drejtesi,ku sistemi eshte kalbur,fiton ai qe s’ka te drejte,por ka lek!
    Kjo maxhorance i ka te gjitha,per te rivendosur sistemin demokratik,ne Shqiperi.

  10. Deberishizimi i Shqiptarisë says:

    “Deberishizimi i Shqiptarisë”
    Kjo duhet te ndodhe me cdo kusht, perndrysheee …. nuk do te kete RILINDJE ?

    http://goo.gl/GisnCi

  11. SOKOLI says:

    100% dakord me ty Mero.Eshte rruga e vetme.Ato qe me kushtetute duhet te jene institucione te pavarura ne sherbim te publikut dhe qe po vazhdojne te veprojne si kamikaze te Berishes kunder publikut duhen punuar qilizem,duhen shkulur me rrenje e me dege.Desalizimin dhe demalokezimin e shtetit nuk e ka kerkuar nje shumice e thjeshte.E ka kerkuar shumica absolute e shqiptareve.Ne se nuk do ta realizoje,Edi Rama do te perballet shume shpejt me zhgenjimin dhe braktisjen e qytetareve ndaj tij.

  12. Fanolist says:

    Te ashtuquajturat poshtete te pamvarura dhe ai i presidentit problematik kane qene, aktualisht eshte me keq fare.
    Kreret tyre , kur jane perpjekur te bejne sadopak detyren ,jane sulmuar e anatemuar , dhe jane shkarkuar nga Berisha e Nano.Nuk po ndalem te beje historikun e t’u marr kohen…
    Aktualishte kreret e tyre jan emeruar nga Barisha dhe nuk na hyjne ne pune fare , ashtu si dhe vete Berisha .Nuk ka vend dhe kohe per eleganc,
    keto instituciobe duhen ngritur nga e para duke filluar me presidentin, ne menyre demokratike. Forcat politike dhe tere shoqeria duhet te kuptojn e mbeshtetin nje gje te tille. Mazhoranca e ka marr kete mbeshtetje. i ka dhe arsyet e faktoret,populli kerkon me ngulem crrenjosjen e berishizmit .

  13. TORI says:

    ahh…lume si ata qe u treguan me mend dhe iken nga ky vend 20 vjet me pare. Shqiperia eshte vendi ku mbizoterojne :padrejtesia,ndyresia,bastardet !!!

  14. antonio says:

    Cfare BASHKIMI KOMBETAR kerkon ti,more FONDAMENTALIST BERISHIAN???
    KURRE NUK DUHET BERE KY PALO BASHKIM!!!
    Edhe pa u bashkuar KOSOVARET U VUNE NE RRESHT PER TE VOTUAR POSHTERSISHT PRO BERISHES e jo me te BASHKOHEMI,qe ta ZHDUKIN SHQIPERINE NGA HARTA E Europes!!!
    PUNOJNE PER SERBINE e jo per Shqiperine!!!

  15. Arber says:

    O Mero, o plako, po pyet nje here verdalle se mbase ai ngjyryesi eshte gje e mire per makinat, per xhepat dhe mbi te gjitha per mushkerite tona. Per te mos folur me tej se I pret rrugen evasionit fiskal dhe pasurimit te boseve te karburanteve ne kurriz te konsumatoreve shqiptare.

  16. popull i thjeshte says:

    Mero,kujdes mos i merr per budallenj keta te sotmit qe po u jep keshilla,ata bejne sikur sulmojne njeri tjetrin dhe ja fusin popullit te thjeshte,shiko cfare ndodh mbyll 1000 kazino apo lojra fati i le 1000 vete te papune pa iu dhene asnje alternative,ai tjetri thote do ris taksat per makinat e vjetra qe natyrisht i ka ne perdorim populli i thjeshte ,tani se kush do e ngjyrosi naften shoku i Edit apo shoku i Lulit une ne sum do e kem dhe sme hyn gje ne xhep,se kush eshte ambasador shoku i lulit apo i edit prape sme prish apo me ndreq pune,problemi ketu eshte po behet gje per popullin qe te ritet sadopak cilesia e jetes apo do kete vetem aksione per prishje per mbyllje etj etj ,mbase nuk e kuptova mire ku doje te dilje por mua keto me ngelen nga ky shkrim i jot.

    1. SHQIPE says:

      ti populli i thjeshte nuk mund ti shohesh kaq thjeshte gjerat,ne se 8 vjet u punua per ti vene mina Shqiperise me kete korrupsion e rrumpalle
      ku po nuk perfitoje personalisht te tregonin si anekdote atehere mire ben qeveria e porsazgjedhur qe spastron kete aparat te korruptuar e ben qe te mbaje era shtet ne Shqiperi se pa shtet te rregullt qe respekton ligj e kushtetute as qe mund te perfitoje njeri ,nuk mund te kete cilesi jetese
      Dite me dite duhet te vazhdoje ky aksion ,sa kohe te marre ,nuk ka gje ,infeksioni duhet zhdukur !

  17. patrioti says:

    ke pjerdh komplet dhe je bo kot fare mero
    edhe ti si fyelli rama
    ka dteyrim per 1 miljon shuplakat qe e sollen ne pushtet
    d m th ne 45 erdhen ne pushtet me gryken e pushkes tani erdhen me shuplaka
    hajde qeveri hajde
    por problemi eshte se cfare do bej rama me ate 700 mij qe hengren shuplakat
    do i ruaj si aset apo do i beje me keq duke i pushuar nga puna duke i futur ne burg
    duke i bere atentate te tipit mafioz
    edhe ky merua i di keto por kushedi sa e paguajne
    i thon ci thone 4 mije euro ne muaj
    do kendoj kengen e sorosit dhe rames
    me nje kembe
    sepse mbaj mend para 2005 ky kendonte kenge per salen dhe paguuhej 1 000 euro
    e per cfare do salen ky

    prandaj ju keshilloj komentuesit te mos i marrin te verteta keshillat e mejros

  18. kunji says:

    shume e drejte Mero, perse i kane 84 vota ne Parlament?! kane kellqe te mbajne pushtet mbi supe?!

  19. tironsirefugjat says:

    Ta them un nje lloj zgjidhje :Merr e rrasi brenda pa perjashtim e kompromis ter mashtrusit dhe hajdutet qe nuk kan len gje ne kemb e qe degjeneruan ter administraten shteterore ,mos ler asnje “virus”ti shpetoj ktij ndeshkimi ,ver ne funksionim nje drejtesi qe te zbatoj ligjin pa asnje lloj leshimi per cilindo qoft,konfiskohu cdo pasuri te pajustifikuar e te ven nepermjet krimit e korupsionit,pa ju servilosur askujt e pa qen nevoja ti maresh doren askuj dhe kur te kesh pastruar “ambientin” nga kta krokodila te pangopur qekan bllokuar dhe shkateruar gjithcka ne kto 23 vjet,ateher edhe bashkim kombetar kemi edhe shpres per te ndryshuar kte gjendje apatie e paralize qe ka mbethyer ter shqiperin! Nuk ka as mrekullira e as magji qe te regulloj e ndryshoj kte kaos vec forces se ligjit te barabart per te gjith…Ndeshkimi esht shpresa dhe zgjidhja perfundimtare e asnje perall tjeter …….

  20. Shefqet Cela says:

    Gabimin e pare te mazhorances une konsideroj pikierisht rivotimin e Kryetarit te Kushtetueses.
    Jo vetem qe eshte produkt i sistemit klientelist te Berishes
    ; por mbi te gjitha, e perdhosi autoritetin e vete kushtetueses kur vajti ju fal Berishes, si nje vartes qe ja ka borxh favorin.
    Me vjen keq se ishte rrasti te vihej ne binare vertet te pavarura te ketij institucioni tejet te rendesishem p0er demokracine.

  21. gjeramadhi says:

    une isha me Ramen por me duket ai te rruan lesht dhe ka per te ikur per lesh

  22. LORA says:

    EKSELENTE,nje editorial reference per pergjegshmeri dhe pune te perditeshme, per secilin te votuar prej nje milion shqiptareve.Nderim per ju z.Baze.

  23. arben says:

    Mendoj se duhet te verifikohet procedura e dhenies se ketij koncesioni.(kontrata e lidhur dhe pagesa e bere per perfitimin e kesaj kontrate). Nese ka parregullsi ai duhet te anulohet.

    Shteti ka perfitime te jashtezakonshme pasi procedura e ndjekur ben te pamundur futjen e karburantit kontrabande dhe gjithashtu perzierjen e tij me cdo lloj produkti me qellim perfitimin. Keshtu te ardhurat nga akciza do te jene shume te larta

    Persa i perket kostos te qytetaret ajo eshte e paperfillshme po te marresh parasysh garancine qe te jep per cilesine e produktit (karburantin).

    Pikerisht per pamundesin e kryerjes se evazionit fiskal shoqata e hidrokarbureve kerkon te anullohet ky koncesion. Vertet mendoni se shoqata e hidrokarbureve ju hap barku per koston qe ka per qytetaret!!!!!!!! genjeshtra. Ata shqetesohen se nuk mund te na shesin me karburant me squfur qe na shkaterron aq shume makinat.

    JAm i mendimit se duhet te jete ky koncension por procedura e dhenies se tij duhet te jete transparente

  24. Albi says:

    Absolutisht gabim!!! Nga nje regjim i pushteti absolut te Berishes nuk duhet kaluar ne nje pushtet absolut te Rames, sikur edhe 100% te votave te merrte ky. Eshte pikerisht ky pushtet absolut qe i con politikanet drejt abuzimeve.

    Mua me intereson si qytetar shume me shume qe te krijohet praktika e pushteteve te balancuara e te limituara, sado problematike qe mund te jete ne afat te shkurter, sesa historia e pafundme shqiptare ku pushteti kontrollohet ne menyre absolute nga njeri krah, e krahu tjeter e perdor kete si justifikim per te bere te njejten gje me vone.

    Kur tu vije koha ndryshimeve te pozicioneve, qeveria e re te miratoj drejtuesit e rinj, drejtues qe me shume gjasa duhet te jene ne pushtet edhe kur te vije perseri ne pushtet opozita, duke krijuar balancat e nevojshme.

  25. unknown says:

    Na shkruj nej gjo dhe per ate Hajdutin Meta qe u be Kryetar Kuvendi. Jo per nej gjo, po na ka marre malli per ato shkrimet e tuja kur e beje lecke fare ate hajdut, kuptohet perpara se te vishte kostumin e “Rilidasit”.

  26. henri says:

    Nuk e di, se pse mu kujtua gjyqi qe ju be Causheskut dhe gruas se tij ne Rumani. Atyre te dyve ju vune nje avokat mbrojtes, i cili gjate gjyqit ne vend qe ti mbronte ju a fuste me keq. Edi duhet te gjeje ndonje jurist te zotin qe te beje ate qe thote Merua. Eshte per te vene duart ne koke, qe avokati i qeverise eshte sot kunder qeverise. Kjo nuk ka bythe ku te rije thote populli.

  27. z/mero jeni si gjithmone perfekt ne analizat tuaja lufte pa asnje lloj kompromisi qofshin keto edhe klane te brendshme vetem mund te mbyllet ndonje plage e shoqerise shqiptare ndryshe dote behet nje precedent akoma me imadh……..

  28. Partia e Pirateve Shqipetar says:

    God has given you one face, and you make yourself another. – kush e ka thene njerez? Pra qeveria eshte ne pune njerez. Sfida e saj eshte kunder korupsionit dhe varferise. Cdo individ i vetem ne kete vend te bashkohet ne aksion kombetar, ne kete lufte.

    Qeveria e di sa fitojne bank-at, e di sa banka te huaja operojne ne kete vend te mbrekullushem, ( duhet te shtrengohen per transparence dhe te largohen sa me shpejt te jete e mundur. ) i di te gjitha, e di qe ne Lazarat nuk funksinojne ligjet e shtetit, e di qe bixhozi gerryen hekurin ( beri shume mire qe i mbylli )…

    Une jame Shqipetar dhe e dua shume vendin tim. Kriza qe perfshiu perendimin na nxori bojen, talabanizmi nuk ka brire por ka fytyren te njejte me djallin njerez, tmerr!!!

    Kerkohen njerez te ditur dhe patriot, te gezohemi jemi mbi 10 milion ne te gjithe boten…

  29. funerali says:

    qeveria te shfrytezoje mundesite qe i ofron kushtetuta per te pastruar rugen nga rufjanet politike, apo thene ndryshe nga rojet e mjegulles dhe eresires.
    keni mbeshtetjen e popullit.

  30. LANDI says:

    Te gjithe e duan lekun. Si te rinjte edhe te vjetrit..

  31. Do doja te shpresoja qe qeveria qe votuan shqiptaret masivisht te arrinte te vinte ligjin dhe nderin per shqiptaret….te ndershkoheshin abuzuesit e cetes se saliut,me ne krye qelbesiren me te madh qe ka njohur historia jone qe nga koha e skenderbeut…sali shpellarin…
    Shqiperia s’do kete kurre stabilitet po nuk ndershkoi kriminrlet e 21 janarit…s’do kete kurre qetesi pa u ndershkuar e gjitha kupola hajdute e ish qeveritareve,perfshi dhe ilir meten….atehere do kuptojme qe institucionet e pavarura do marrin fryme lirisht……por pak shpresoj ne te vertete….
    Do te kuptoj nje gje pastaj………..se sa hipokrit dhe aktor paska qene edi rama me vargjet e fanolit kur i kendoi ne fushate permbyllese qe e ndoqa live nga vlora…….KUJDES EDI RAMA,SE S’DO TA FALIM…MOS E VRIT ENDREN E SHQIPTAREVE PER HERE TE FUNDIT…….KY POPULL QE TE VOTOJ S’DO TE TA FALI KURRE….PRANDAJ PUNO…… PUNO O EDI RAMA

  32. sherifi says:

    Edhe mua me duket se e kane mare me shume ngadalesi kte problem,ku nder problemet me akute,ku edhe nderkombetaret e kane perseritur dhe riperseritur qe promemi me i mprehte ne shqiperi eshte drejtesia ne te gjitha nivelet.

  33. idriz molla says:

    po me magji do ti beje Edi ne nje sek te gjitha qe ka premtuar?
    keshtu mendon ti mero?
    dhe kur tu vije koha dhe rradha te duket se ti ishe keshilltari i Edit.
    mjafte me keshilla,fshati qe duket sdo kalllauz thote popull.
    te premtoj une xha idrizi,Edi eshte djale qe mban fjalen.

  34. georges says:

    Cjane keto zokopira “bashkim kombetar” etj etj, shqiperia eshte shtet, korrupsioni e gerreu dhe kjo duhet kurruar me ndrhyrje shume te fuqishme, pa meshire me banditet dhe kriminelet. Ekzekutim moral dhe material(konfiskim i parave te vjedhura) deri me nje, kjo dhe vetem kjo i ben te bien puplat qe na kakaperren neper podiume dhe konferenca per shtyp.

  35. moko says:

    Faleminderit duhet te te thote Edi Rama,sa here zgjohet nga gjumi.Jane thirje dhe ulerima te popullit qe po i percjell perdite qeverise se re.Ajo nuk duhet te frikesohet,nuk duhet te vonohet,te hezitoje,per te shkateruar keta kamikaze qe quani Ju Mero.Lenia e lire e tyre eshte vdekja e shpresave te 1 milion njerezve te ndershem e te vuajtur,e te masakruar nga qeveria fashiste e Saliut dhe e keture kamikazeve.Qeveria e re eshte shume e vonuar,po na sjell zhgenjim,po na shqeteson perdite kur shohim fytyra si ai i avokatit te popullit qe,di te meret vetem me romet(mire ben),por mos haroje qellimin per te cilin eshte ky institucion.Perse mban keshilltare nje dyzine Edi Rama kete nuk e kuptoj,te lexoje gazen “TEMA” ne mengjes,kaq mjafton,per nje udheheqes.

  36. abc says:

    Sa të jetë Berisha gjatë udhëheqës në PD,vetëm pastrime duhet të bëhen. Jo vetëm të hiqen nga puna, por të gjithë të kalojnë në hetim për të shkuarën e tyre. Si mund të lëmë o popull këta hajdutë që slanë vjedhur!!!?e prapë të bëjnë të fortin!!!!?luftë këtyre plehrave vetëm luftë luftë

  37. Arbbbb says:

    Mero djali je thjesht shume i thelle dhe i prek problemet ne thelb. Nje biggg bravo, nuk ja vlen te besh komente te tjera ne lidhje me temen, thjesht do i prishim shijen artikullit te mesiperm. Tung

  38. Elio says:

    Keta nuk mund tipat kaq e veshtire eshte ti padisesh per mos kryerjen e detyres per te cilen paguhen madje shume mire.

  39. sindikalisti says:

    ti mero duhesh paguar me flori, qeveria te mbledhi mendjen

  40. liri drejtesi says:

    Zoti Mero. E ke drejt, por nuk duhet harruar se Edi Rama eshte ca i ngjashem me Fan Stilian Noli. Duke qene artist ne shpirt ai reflekton gjendje shpirterore emocionale te bute ndaj kundershtarit dhe ndaj forces qe reformat qeverisese kerkojne. Nga ana tjeter eshte Berisha i cili nuk ka emocione pozitive, apo bote shpirterore me plastike te theksuar sepse kur, ku, si, qysh , tek lindi dhe u rrit Berisha kishte vetem gjemba, balte, akull, thashetheme dhe seks anal. Duhet shtuar se prania e keshilltareve te huaj, si Toni Bler e te tjere, eshte nje lloj pengese per ta qeverisur Shqiperine ala shqiptarce, pra ashtu sic shqiperia eshte mesuar te qeveriset dhe vetem ashtu ajo mund te ece perpara derisa koha te beje te veten. Edhe ne France, revolucioni frances 1789 beri kerdine deri ne 1805. Por sot Franca eshte e francezeve dhe qeveriset me kulture te lart e delikate. Qe te arrime Francen apo Angline, pa folur per shtete komuniste si Holanda, Danimarka, Skandinavet, duhet shume kohe dhe ushtrime pushteti ne unaza, ne paralele, ne kaluc, ne tapet etj.Dhe, per te mos u zgjatur, prandaj jam fare-fare dakort me ty Mero. Dhe ben mire qe nuk ia ndan vrejtjet konstruktive Edi Rames. Dhe ai duhet ti kuptoje drejt ato. Sepse Rama ka edhe nje veshtiresi. Ai rrethohet pergjithesisht, edhe kur ishte ne Bashki, nga njerez me pervoja te vogla, me psikologji te hershme fshatare, njerez periferik ne shoqeri prej 50 vitesh, tamaqare per gjithcka, dhe qe adhurojne fshehurazi luksin, seksin jashte familjes, pijet, famen, pordhet pakufi, tribalizmin, Unin etj., edhe njehere te gjitha keto fshehurazi E.Rames. Kuptohet qe ai nuk ka aq kohe dhe instikte qe ti dalloje e te meret me ato njerez. Nga ana tjeter eshte SALIU qe e tremb me kushurinjte, sikur kushurinjte te jene armiqte e klases, te jene kriminele serbe qe bene gjemen ne Kosove per 100 vite rresht deri ne 2008-en. Nderkohe qe kushurinjte e SALIUT i q… nenen Shqiperise dhe jane te betuar qe kete vend sot apo neser do ta bejne republike te Serbise brenda BE! E cuditeshme, apo jo? Po kush ishte ai qe besonte se do te binte komunizmine bote? Kjo eshte nje ceshtje akademike qe te rinjte nuk i qasen fare-fare. Kete ceshtje mund ta kuptojne vetem Anetaret e Byrose Politike te Demokracise Shqiptare si Prec Zogaj, Spartak Ngjela, Aleksander Meksi, Mark Marku, Fatos Lubonja, Blendi Fevziu, Andi Bushati, Zona e Ndaluar, dhe me i riu me perspektive Cim Ruralisti, etj. Gjithesesi, Mero mos ia ndaj vrejtjet E.Rames, se eshte rasti kur Shqiperia mund t’ia dale. Ndryshe, po qe se RAMA do te vazhdoje me fyellin e NOLIT, degjoni BURRA? Gjeni vrime te futeni edhe sikur nenat te ju kene vdekur.

  41. sadiku says:

    EDI RAMA DUHET TJU NDALOJE FINANCIMET DHE TU PRESE RROGAT ATYRE QE NUK PRANOJNE TE LARGOHEN OSE TE DALIN NE PENSION. EDHE NISHANIT TE BERISHES TJA PRESE RROGEN NE MENYRE QE TE LARGOHET AI LEGEN.

    ME KETO MARREZI QE PO PERDOR BERISHA DHE BASHKPUNTORET E TIJ TREGON SE PLAKU MERE *BERISHA* KERKON ME CDO KUSHT TE SHKATERROJE SHTETIN.
    Kujtoni thenjen e TIJ ( MBAS MEJE U BEFTE QAMETI} Kete shprehje e ka thene ne vitin 2006 nji gjermani.

  42. gjergji usa says:

    Pamvaresisht se ne kete artikull shtjellohet nje problem rutine administrativ si ky i koncesionit te ngjyrosjes se karburanteve shikojme qe ne kete veprim te qeverise re dalin probleme akute si per shtetin ashtu dhe ne rrezikun qe ka ardhmeria e kombit per te dale nga kolapsi.Shikojme qe dhe Mero Baze po paralajmeron fituesit e 23 qershorit 2013 per rreziqet e tyre duke dhene idete e tij se cfare pengesash te medha ka EKR dhe si duhet te clirohet prej tyre per te justifikuar votat e fuqishme qe mori.

    Paralajmerimi i pare eshte se EKR ka bere shume premtime per cfuqizime te shume VKM te ish kryemisrit SRB qe mbajne ere poshtersi dhe korrupsion sic ishte rasti i Shqup-it apo dhe ky i ngjyrosjes karburanteve qe po perfundojne me fitoren e SRB-it ne tavoline.

    Se dyti pothuajse te gjithe institucjonet “e pavarura” qe nga presidenti,prokurori,gjykatat,shik-u,kontrolli shtetit,KLD,ambasadat,bashkia tiranes ,disa qytete kryesorejetj etj ane akoma ne dore te SRB-it pasi drejtohen nga kamikazet e tij.Ky rasti i kryetarit te gjykates kushtetuese duhet te jete nje mesim per EKR qe te kuptoje qe keto jane thika pas shpines se tij dhe ose duhet te mbrohet ose do ta vrasin si foshnje pa mbushur 9 muaj.

    Me skandalozja qe i terheq veshin artikullshkruesi EKR eshte Avokati i Shtetit i cili ne kete duel eshte kunder shtetit gje e cila nuk ka ndodhur ne asnje vend te globit.Ky mos reagim i EKR per kete avokat ka vetem nje spjegim :Harakiri

    Episodi qe tregohet per ambasadat te cilet akoma veprojne dhe japin llogari ne dy pushtete paralele te EKR qe erdhi dhe SRB qe e perzune eshte nje kembane qe qeveria e re duhet ti japi fund.Rasti i fresket i oreve te fundit qe nje president handikapat si Bujar Berisha i zi po tregohet “garip” duke mbrojtur nje plakush akoma me te zi si Neritan Ceka duke mos firmosur zevendesimin e tij tregon impotence te PS-LSI ose diku eshte ngrene nje tave me corbe te prishur.

    Ideja brilante qe shtrohet ne kete artikull eshte Deberishizimi total i ketij vendi qe deri tani duket mision i pamundur per EKR me cfare thote dhe me cfare ka vepruar deri diten e sotme.

    EKR duhet te jete i ndershem dhe i sinqerte me popullin qe i dha voten ne 23 qershor 2013 dhe te mos i bjere rrotull e rrotull me lojra fati,me versacet e italise,me problemet zero me fqinjet,me fasulet e emergjences,me mikun e kosoves dhe vellain e turqise por te dale ne duel me te verteten.

    Ai duhet te deklaroje publikisht qe shteti shqiptar eshte inegzistent, me arken e shteti bosh,me borxhe astronomike,me institucjone te pushtura plotesisht dhe praktikisht nga SRBI dhe me nje shoqeri civile dhe mediatike te shpefyteruar.

    EKR duhet te jete i ndergjegjshem se eshte i pafuqishem te ndertoje shtetin ligjor dhe demokratik po denuar veprimtarine thellesisht antishqiptare te SRBIT sepse i ka duart e lidhura duke mos pasur asnje fuqi finacjare,duke patur neper kembe Makbethin e Tropojes dhe duke i patur duart e lidhura me Ngjalen e Lalzit IRM .

    Eshte koha qe qeveria e re duhet te deklaroje se sot Shqiperia eshte katandisur me keq se nje republike bananesh sepse ne vend te tyre ajo eksporton vetem hashash dhe emigrante dhe nuk prodhon asnje gje.

    Qe te rregullohet ai vend EKR pa frike duhet:

    1-Ti jape fund komedise per Rilindje
    2-te shpalle falimentimin total “de fakto” te shtetit shqiptar
    3-te denoje berishizmin si doktrine antishqiptare
    4-te vendosi bashke me euro-atllantiket gjendjen e jashtzakoneshme
    5-te kerkoje nje ndihme emergjente tip Plani Marshall

    Nqs EKR do merret akoma me perrallat e Rilindjes apo duke i cuar per gallate kartoline per ditelindje perbindeshit SRB le te zgjedhi midis fatit te Fan Nolit,Papandreut apo Salvador Allendes….

  43. Andrew says:

    “nuk behet kalaja ne nje dit” ashtu dhe shteti shqiptar.

  44. Shkodrani says:

    Kjo eshte e verifikushme , mendoj se eshte e vertet , n.q.se nuk e kane ngritur si problem mire kane ba se eshte nje gja normale , po kur psikopati ka ngritur taborre deputetesh dhe gazetat qe fincohen nga ai analista “te pavarur” per borxhin qe paska lene qeveria , mire banen qe ja kujtunen borxhet qe ka lane kur kaken kryetare i bashkise se Tirane (i haremit te tij ) , eshte e pershtatshme thenia e vjete qe kurva flete per nder .Duhet qe bashkia e Tiranes kete vlera marramendese per nji Bashki ta publikoje za per za kete shume .Ndersa per eksionin kunder kazinove , eshte nje gja e mire dhe duhet te pershendet , po n.q.se ehte e vertet qe ai pronari i dy kazinova qe eshte vra mrame ka kene financuesi i guerrilasit tahiri ne fushate dhe ka shite dy kazinote dy dite para fillimit te aksionit kjo eshte maskarade dhe vrasja ndofta per kete maskarade munde ti kete ardhe qe e ka pikenisjen nga ministri guerrilas , dhe vrasesi i vertete e ketij te riu eshte ministri tahiri.

  45. Liridon says:

    Vendet qe eksportojne dhe importojne nafte e produkte te saj,jane te presdipozuara per te bere evazion fiskal.Ketij reziku duhet ti shtojme edhe deshiren e madhe te politikaneve tane,per kurverimin e ketij vendi.Ne keto kushte koncensioni per marketimin e ketyreve produkteve duhet mbeshtetur ne maksimum.I lumte avokatit te shtetit per qendrimin qe ka mbajtur.Perfaqesuesit biznesmene te ketij produkti,e dine mireqe mundesia e abuzimit bie automatikisht,pasi karburanti te markohet.Pra ne keto kushte po bejne perpjekjet maksimale per ta penguar fillimin e altivitetit te ketij koncesioni.Gjykoj se Mero eshte nxituar kur kritikon avokatin e shtetit per kete qendrim,ose eshte dorezuar joshjes apo presioneve te Biznesmeneve.
    Ajo qe pritet mbas fillimit te marketimit te karburanteve eshte :
    1 – Mjedis me i paster(ajri me i shendetshem per mushkerine e kombit)
    2 – Me shume para per buzhetin e shteti.
    3 – Me pak shpenzime per mirembajtjen e automjeteve.
    Do ti propozoja qeverise qe ajo ti lutej NATO-s qe edhe ILDKP,te krijohej e drejtohej nga kjo organizate.
    Nuk duhet te gjykojme e te veprojme sipas parimit qe te prishim cdo gje qe ka bere qeveria paradhese.Pra duhet te ndertojme e forcojme shtetin hap pas hapi,duke patur parasysh qe gabimet e paradhesve te na behen mesim.Legjenden e ndertimi te keshtjelles te Rozafes,duhet ta kemi parasysh cdo dite.Pasojat e teorise antishqiptare te “Cekut te Bardhe”ja pame pasojat.Duhet te rimekembemi e jo te rilindim sic ja futi kot KM aktual gjate fushates elektorale te fundit.Per te Rilindur ka nevoje vetem te rilinde aksi tjeter i zhvillimit te Shqiperise,sipas orientimit Itali – Maqedoni – Bullgari – Turqi.

  46. ferdinand says:

    Si gjithmone komplimente MEROS per analizat qe bene dhe menyrat per zgjidhjen e problemeve qe jep.SHpresoje qe Edi Rama te lexoje editorialet e Meros dhe te veproje ,nje keshille per EDIN : merr si konsulent MERO BAZEN po qe se me ter mend do te besh RILINDJEN E SH QIPERISE.

  47. king bardhyl says:

    Ti liridon mund te kesh pjeserisht te drejte per kete problemin e koncesionit te ngjyrosjes por ne kete artikull shtrohet problemi qe duhet te kete pamvarsi te institucjoneve te shtetit dhe te mos behen bedela e saliqenit.Pa u thare akoma boja e ketij shkrimi brilant te Meros doli Gezim Kalaja i sindikatave te pavarura pasi i futi gjume 8 vjet duke marre pjesen e tij ne vjedhjen e pabesueshme te shtetit shqiptar deri dhe te fasulet e pilafin e emergjences tani i jep Rames ultimatumin ti ngreje dyfish pagat e mesuesve.Me cfare shkruan i nderuar komentues me mire do te shkonte pseudonimi Qelidoni.Nuk eshte problemi vetem i naftes por eshte se banda e 3B “i ka bere naften” ketij vendit dhe duhet te pastrohet burgjet se jane shume karkalecat e PD qe i duhen vene prangat e te parin Gezim Karlane qe e ka lene sahati ne 1991.

  48. Liridon says:

    Per King Bardhyl
    Nuk do te beje asnje lloj propozimi per ta nderuar pseudonimin.Je nisur te thuash dicka kundra asaj qe une them,por ke ngelur ne nivelin e nje servili te artikullshkruesit.Do te me vinte shume keq nqs Mero ka nevoje per te tille tipa.

  49. GENI Karagjozi Austri says:

    Zoti Mero komenton drejt e sakte.Shqiperia jone ka shume probleme,por problemi Nr.1 ka qene dhe eshte te qenet i lire i kriminelit dhe Armikut te Shqiperise,Berisha.
    Zt. Rama flet bukur dhe ka premtur shume,por tani eshte momenti per veprim dhe jo per “shou” mediatik. Veprim kuptohet venia ne banken e te akuzuarit te kriminelit Berisha per shkaterimin e ekonomise Shqiptare,shitjen e detit,ngjarjet e vitit 97,Gerdecin,vrasjet e 21 Janarit,koruptimin e Gjykatave,Administates e Shtetit,etj,etj.Duam Shqiperi me te arthme atehere te fillohet me Berishen.Dalja ne Gjyq e tij eliminon shume probleme qe ka vendi yne. Kryeministri Rama duhet te tregoje guzim e jo te meshihet prapa perdes. Nuk eshte koha per kozmetik mediatike,eshte koha per veprim te guzimshem te nje burri shteti.Zt. Rama nuk duhet te degjoje keshidhat e Europes dhe Amerikes. Rama te mos shqetesohet per anetaresimin ne EU. Shqiperia dhe Ballkani Perendimor do futen ne EU ne vitin 2030 dhe do lejohen ne tregun e punes ne vitin 2050(ky eshte programi i volkspartei te Austrise).Sa me shpejt Berisha te shkoje para drejtesise aq me shpejt do demokratizohet vendi dhe do perparoje Shqiperia.Vepro Zt. Rama shpejt me inisitive e me guzim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje