Nderi që i ka bërë çifti 2B Shqipërisë

16 Tetor 2013, 20:03Editorial TEMA

Nga Mero Baze

 

Shqipëria po shkon drejt një vendi kandidat për anëtar të Bashkimit Evropian, pas një periudhe të gjatë përpjekjesh të palavdishme prej prillit të vitit 2009. Në atë kohë Sali Berisha, me një dosje nën sqetull, vrapoi në Pragë “t’ia linte në derë” Evropës kërkesën për vend kandidat, duke shpresuar se kjo do t’i jepte pikë për zgjedhjet që kishte përpara. Bashkimi Evropian refuzoi t’ia hapë zarfin, që e la rrugëve të Pragës. Edhe pse Çekia kishte kryesinë e radhës së BE, në shkëmbim të shitjes së kompanisë shtetërore të shpërndarjes së energjisë elektrike që e bleu CEZ, pranoi ta përcjellë dosjen deri në Bruksel.

I ndodhur para një muri heshtjeje dhe refuzimi nga Bashkimi Evropian, Sali Berisha nisi në atë kohë përpjekje personale për të krijuar dy qëndrime në BE lidhur me kërkesën e tij. Nxitoi t’i blinte 70 milion euro helikopterë Sarkozisë në Francë, angazhoi disa lobe politike të Berluskonit në shkëmbim të koncesioneve në Shqipëri në fushën e energjisë dhe firmosi shpejt e shpejt e shkel e shko marrëveshjen ujore me Greqinë për të pasur përkrahjen e Karamanlisit. Dhe më vonë, pas një viti, zarfi u hap, por kërkesa nuk u pranua sa ishte Sali Berisha në pushtet.

Ai e shtyu atë për shkak të dështimit të qartë në luftën kundër korrupsionit, në mosfunksionimin e shtetit ligjor dhe thuajse e varrosi me 21 Janarin dhe gjyqin e Gërdecit.

Por në muajt e fundit të qëndrimit të tij në pushtet, falë konsensusit të ish- opozitës, Shqipëria miratoi ligjet konsensuale që duheshin si kusht formal dhe vendit iu hap perspektiva e marrjes së statusit me kusht zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

Këtu fillon dhe dështimi i madh dhe real i Sali Berishës. Pas humbjes së zgjedhjeve, opozita e çiftit 2B shpalli dy armiq kryesorë të statusit, zgjedhjet e 23 qershorit, të cilat çifti 2B i quajti të manipuluara nga krimi dhe korrupsioni, edhe pse i drejtoi tërësisht vetë, dhe propozimin e qeverisë për aktin normativ lidhur me statusin e nëpunësit civil. Çifti 2B i shpalli këto dy zhvillime si armiqtë më të mëdhenj të marrjes së statusit dhe shpallën de facto se nuk do ta marrim statusin në dhjetor për shkak të tyre.

Bashkimi Evropian, jo vetëm që e dha miratimin për statusin, por ka theksuar në mënyrë shpjeguese se zgjedhjet e 23 qershorit ishin të lira dhe konkurruese dhe se procedimi me aktin normativ nuk cenon integritetin e ligjit për nëpunësin civil.

Sot, pasi lajmi u bë zyrtar, deklarata e vetme që duhet të bënte çifti 2B ishte t’u kërkonte së pari ndjesë demokratëve, që kanë dy muaj që i gënjejnë duke i terrorizuar se Shqipëria nuk do marrë statusin e vendit kandidat për shkak të aktit normativ për nëpunësin civil dhe zgjedhjeve të 23 qershorit. Duhet t’u kërkojnë ndjesë, pasi kanë dy muaj që nuk bëjnë opozitë, por merren me një kauzë të humbur dhe false, që dihej qysh në fillim që do përfundonte këtu.

Vetë demokratët, përfshi dhe ata që do të hiqen nga puna, janë më të qartë se lidershipi i çiftit 2B për të ardhmen e tyre. Mungesa e ideve për të bërë opozitë dhe përpjekja për të bërë opozitë me gjëra momentale, pa asnjë vizon, bëri që çifti 2B të dështojë për herë të tretë në premtimin e tyre për kohën kur do merrte Shqipëria statusin e vendit kandidat. E kanë nisur këtë betejë spekulative në prill të vitit 2009, e përdorën atë për të rimarrë pushtetin me zgjedhje të dyshimta, qëndruan katër vjet në pushtet, dhe Shqipëria arriti ta marrë atë katër muaj pasi dolën ata në opozitë. E vetmja meritë e tyre reale në marrjen e statusit është se Evropa u qetësua që ikën nga pushteti. Këtë meritë duhet t’ua njohim dhe ne. I bënë nder Shqipërisë duke ikur, se i hapën rrugën për në Evropë.

35 komente në “Nderi që i ka bërë çifti 2B Shqipërisë”

  1. antonio says:

    Na bene aq “NDER” sa mund te beje “NDER” nje KRIMINEL i vrare e i VARROSUR!!!

    1. Pilo Lala says:

      Eshte si nderi qe i beri firma 2K.. e Nanos

  2. gjeramadhi says:

    Dhe ke harruar dy llefe pa thene .I bene nder Shqiperise duke ikur , se i hapen rrugen per ne Europe dhe mos jua pafshim me bojen

  3. edmond says:

    hengren sa u ngopen tani del shembelltyra e poshtersise njerezore thote; merita eshte imja e pd_se ,shporru ng jeta politike ……….

  4. coku says:

    sot dite e gezueshme por dite reflektimi per punen e madhe qe e pret shqiperine per arritjen e standarteve. sot fillon ta bejme shqiperine si gjithe europa. shikoni kush reflekton dhe ul koken te punoje dhe kush mburret si gjeli maje plehut

  5. tiranare says:

    Vetem 1 verejtje!
    Nuk iken as nuk kane ikur. I kemi shporrur nga karriket dhe tani na rine mbrapa si hije. Ne momentin me te pare (nqs i leme sic jane) jane gati per revansh.

  6. Pilo Lala says:

    Keta te tipit Berisha, Sekretar Partije, edhe ne ate kohe kane lujatur funksionin e Opozites, to kerkonte llogari ne Byrone e Partise Drejtorave, pse nuk realizonin Planin, pse nuk pastroheshin halete, pse nuk vaditeshin lulet, pse Doktor Filani i kishte floket e gjata.
    Keta jane te prere per tu marre me asgje.

  7. andi says:

    Mire e ke thene z. Mero, por une them e sigurisht edhe ti e ke thane dhe e thua qe ato nuk iken vete, po Populli ju dha Drune e ata spaten cka me me ba ndryshe. E gezofshin ate vend me shekuj ai Rod.

  8. Ndjese? says:

    Nuk eshte pare e degjuar qe 2B-shat te kerkojne ndonjehere ndjese, o Mero. Kete s’kane per t’a bere kurre, prandaj harroje dhe mos na e perserit me.

  9. freedi ny says:

    Duke vlesuar nje artikull te Meros qe me te drejte shikon rrezikun e shperberjes kombetare nga korrupsioni dhe fondamentalizmi ka harruar ate me kryesoren Berishizmin qe eshte nje doktrine e ngritur ne vitet 1991-1992 dhe akoma nuk ka perfunduar.
    Baza e saj ka qene teoria e “dekomunstifikimit” te vendit e zbatuar ne shqiperi nga 2 serbofonot qe rajersonovic & elezbiberovic per te cilet do vije nje dite qe shteti amerikan do i kerkoje falje shqiptare per kete gabim te tyre ndoshta sepse ne ate kohe midis amerikes dhe jugosllavise kishte marredhenie te shkelqyra ne dipllomaci dhe sherbime sekrete hibrid i te cilave eshte dhe mender”marshalli” berishe
    Per tu bindur lexoni keto rrjeshta poshte qe tregojne se nuk ka plumb e litar qe te laje krimet e berishit.Ate qe nuk e beri Beogradi dhe Athina per qindra vjet e beri BAJLOZI I LUGUT TE ZI TE TROPOJES per dy dekada

    1- prishjen e qeverise stabilitetit 91′
    2- fronezimi i janullatusit
    3- aderimi ne konferencen islamike pa referedum
    4- sabotimi i levizjeve per pamvaresi ne kosove
    5- furnizimi me nafte i milloshevicit
    6- vjedhjen e votimeve te 96′
    7- rrahja masive e demonstrueve ne sheshin Skenderbej
    8- rrezimin e shtetit dhe vellavrasja ne 97′
    8- grushti i shtetit shtator 98′
    10-impikimi familjarisht i tij ne holokaustin e gerdecit
    11- miratimi i varrezave te ushtareve greke
    12- injorimi total i ceshtjes came
    13- shitja e detit jon
    14- implikimi me ligjin e plehrave
    15- vjedhje e votimeve ne 2009
    16- masakra e 21 janarit
    17- vjedhja e votimeve 2011
    18- perdhosja e luftes N.CL
    19- glorifikimi i satrapit zog
    20- deklarata qe kemi gjak turku.
    21- Shitja e resurseve strategjike
    22-lidhja me mafiozet e podestes
    23-remzi hoxha
    24-kosta trebicka
    25-fatmir xhindi
    26-komunari ne kukes
    27-oficeri shikut
    28-gjyqtari konomi
    29-26 viktimat e gerdecit
    30-4 protestuesit e 21 janarit
    31-zhdukja e fisit haklajve
    32- nxjerrja ne prite e azemhajdarit
    33-vrasja e 10 komisaerve te policise
    34-vrasja e mbi 500 policeve ne detyre
    35-ngujimi i 3110 familjeve ose jane gjak
    37-1800 te vrare me kanun
    38-parlameti i ri
    39-stadiumi i ri
    40-xhamia e re
    41 -rruga e Arberit
    42 -rrethrrotullimi ne unaze
    43-h/c skavices
    43-h/c devollit
    44-mullinjte e eres ne karaburun
    45-centrale atomike per tu bere superfuqi
    46-hekurudha tirane-pekin
    47-superfuqi arroresh
    48-mbjellja e 10 miljon rrenje ullinj
    49-deshtimi i censusit
    50-vjedhja e 300 miljon dolarev te rruga kombit
    51-shitja e hidrocentraleve
    52-shitja mafjoze e armatimeve
    53-shitja e reparteve ushtarake + shqup-in
    54-deshtimi i shitjes albetrolit dhe armos
    55- linja e tramvajit Lulit ne tirane
    56-shqiperia 1-euro
    57-denoncimi i Hysen Shoshorit
    58-denoncimi i Margarira Kostaqit
    59-tjetersimi mafjoz i Shqup-it
    60-tjetersimi mafjoz i ambasades kineze
    61-tjetersimi mafjoz i sh.o. Fier
    62-ri-aprovim i ardhjes milionave ton plehrave
    63-cmenduria me emrin e bjeshkeve te nemuna.
    64-perdhosja e eshtrave te A.Hajdarit dhe VK.
    65-lejimi i rajersonit ne fushate elektorale 1992
    66-mos hapja e dosjes se sigurimit shtetit
    67-poshtrimi i Jon Withersit
    68-poshtrimi i Arvizuse
    69-injorimi i greves urise te te perndjekurve politike
    70-pergjegjsia per djegien e dy prej tyre
    71-raportimi ne amb.amerikane per 14 shtatorin 1998
    72-ngritja e bustit te ahmet zog tradhetarit
    73-ngritja e bustit te ish sigurimsit Sabri Godo
    74-Ngritja e bustit te droge-dillerit Azem Hajdarit
    75-rehabilitimi i bashkpuntoreve te fashizmit
    76-rehabilitimi i terroristeve dhe diversanteve
    77–skandali arsidi
    78-kryqzimi Maks Haxhise
    79-kryqzimi Zef Brozit
    80-kryqzimi Mero Bazes
    81-kryqzimi Nikoll Leshit
    82-kryqzimi Arben Imamit
    83-perdhunimini i Gramoz Pashkos
    85-perdhunimini i Frrok Cupit
    86-kercenimi i gjeneral Luan Lepur Hoxhes..
    87..vijon…

    Nuk ka paqe Tropoja as Shqiperia dhe as Europa nqs se nuk denohen krimet e berishizmit. Ai perbindesh nuk ka ikur por eshte i fshehur prapa maskes se nje devili junior qe quhet Lulqim Udbasha.

    1. dajti says:

      te lumte freedi ny per pasqyren e hollesishme te krimeve te sb, do te shtoja:

      – shkaterrimin e funksionimit te drejtesise,
      – prishjen e institucionit te zgjedhjeve, –
      – degradimin e ushtrise (si perfunduan “gjeneralet” ne Gerdec},
      – perdhosja e institucionit te presidences,
      – shkaterrimi i pyjeve
      – degradimi i lumenjve, liqeneve
      – masakrimi i bregdetit
      – stimulimin e ndertimeve pa leje, (shikoni si eshte bere Tirana mbas
      vjedhjes se votave te 2011-tes}

      ME NJE FJALE SHKATERRIMIN, DEGRADIMIN, PERDHOSJEN, E GJITHE AKTIVITETIT EKONOMIK, SOCIAL, POLITIK TE NJE VENDI DUKE KRIJUAR PLAGE QE DUAN EDHE 20 VJET TE SHEROHEN.

      1. Pilo Lala says:

        Me duket se me keto shtesat behen tamam 100.
        Vetem 2 prej ketyre akuzave e cojne ne burg per gjithe jeten ate maskara.
        Po ti vesh te gjitha akuzat, ky denohet 1,500 vjet.

      2. Fanolist says:

        Mire, te lumte Fredi ny ,dajti : ka akoma
        -Shkaterroi imazhin e mire te traditave e cilesive te tjera te shqipetareve dhe injektoi veprime akte …qe populli yne nuk i ka bere ne histori.
        -E la vendin ne fillim pa kushtetute, pastaj shpenzoi pa hesap per referendumin e nje kushtetute te felliqur, sulmoi e anatemoi me tere forcat kushtetuten ne fuqi,pastaj te njenjten kushtetute e perdori ,keqeperdori e ndryshoi ne favor te vete.
        -..kujtohuni : ky deklaroi ne veri te vendit se njeh / KANUNIN /
        -Ka te vrare te tjere prej tije ne bashkepunim me te huajte
        -Faturat :morale e financiare jane te jashtezakoneshme .

    2. edi rama says:

      freedi ny! Me sakte se kaq as gjykata nuk do te shkruante! Komplimenta!

    3. besshqip says:

      te lumte o fredi ny as shish si ka ka kaq akuza

  10. Flori says:

    Mendoj se nuk na bene ndere ata duke ikur, sepse po te ishte per ta, do qendronin perjetesisht ne pushtet. Per fat te mire, numri i qytetarve qe donin ndryshimin ishte aq i madh sa ata nuk munden dot te mbeteshin ne pushtet. Do ta rishikoja titullin ne: ” Nderi qe shqiptaret i bene vehtes. “

  11. bjordi says:

    keta lloj kafshesh,kujtojne se njerzit jane thjeshte drunje,nuk kane sy e vesh,te shohin qe socialistet nje muaj kane ne drejtim,dhe po bejne gjera qe ata nuk i bene per tete vjete,me kaq sa po shohim per nje muaj,ne po kuptojme qe na kane drejtuar nje bande hajdutesh per tete vjete,dmth nuk kemi pasur qeveri,thjeshte disa pazarxhinj,kaq te pacip jane sa flasin sikur merita eshte e tyre,por e them me bindje, sa te ishin ata ne pushtet ne s’kishim per ta marre statusin,sepse ishte nje qeveri e papranueshme per brukselin dhe per evropen perendimore.

  12. prangu says:

    populli po pret z. KM per llojin dhe metalin qe do te porositet per PRANGAT qe do ti fiksohen atij plaku te rrjedhur kriminel – pas statusit ky aksion do te jete me i rendesishmi – kriminelet do te ndeshkohen – lista eshte e gjate – nuk ka nga te shkoje kesaj radhe pushti i vicidolit.

  13. Bujari says:

    Pse mendon se brukseli u dashurua ne Edi ramen o papagall qe shqiperia e morri statusin .Deri dje qdo ligj te parlamentit bojkotojke ne lidhje me statusin e sot e morrem statusin haku i Edi rames ..E more koktullac

  14. NjeQytetarOptimist says:

    Harroje te shtoje Mero qe javes qe shkoi “krietari”, sikur e beri de fakto dhe de jure mosrrealizimin e ndertimit te xhamise..Tani eshte pune e qeverrise..Ky qumeshtor del ne kontradita me vetveten..Prandaj u dha statusi…Zhurma ikuuuuu…

  15. LORA says:

    Mero djali nuk e kuptova fare-fare,sipas editorialit tend,nderin qe keta 2B-te i paskan bere Shqiperise.Me duket sikur po dashke t’i ngjallesh.
    NDERIN ketij Atdheut tone te dashur ja bene SHQIPTARET,ne shumice te cilesuar,me verdiktin e shenjteruar te 23 qershorit.TUNG.

  16. elinor says:

    Na bene nder thote Mero qe iken! Kjo eshte nje rreshqitje e madhe e kembes per Meron, se une nuk e shoh ndryshe! Si mor njeri na pasken bere nder?? Nder eshte kur dikush te ben nje sherbim pa pritur kompensim apo ndonje tjeter favor. “Nderin” qe ata na bene ne po ja u kthejme 10fish. Boll qe nuk do t’i preke kush me dore dhe qe asgje nga pasurite e tyre te perfituara nga pushteti nuk do preket. C’duan me shume se kaq ata??
    Bene c’ju desh kokrra e qejfit, i rropen njerezit per se gjalli, i pushkatuan si te ishin ne gjueti per derr te eger, dhe tani po dalin pa u lagur. Dhe Mero e quan ‘nder’ kete largim, qe as largim nuk eshte….ja perseri aty i ke.
    Po kesaj i bie sikur nje femer t’i thote perdhunuesit qe edhe e rrahu mire e mire “falemnders qe nuk me le me barre”!!

  17. ali says:

    Freedi ny eshte baraz me a.d. ose h.d— ky komentues ka plotesisht te drejte ! Prevalon paragrafi i pare
    kur thote se dy figurat e urryera te popullit shqiptar Berishovici dhe Biberovici u cktuan nga SHBA kur
    maredheniet midisJugosllavise milloshevicit ishin ne ”muajin e mjaltit ” dhe u rekomanduan keta dy
    antishqiptare ,agjente te Serbise . !!!!!! Tash SHBA u binden se me cfare monstre kishin te benin prandaj
    i dhane ”drune,, me 23 qershor !!!!

  18. Bill says:

    Fredi ny.Te shkruhen dhe te vihen me germa te medha ne vend te mozaikut te muzeumit deri sa drejtesia te funksjonoje dhe biberaj/berisha te marrin ate qe meritojne.THANKYOU FREDI!

  19. Mentari says:

    Kesaj i thone “Grinj Sallate sa te kaloj edhe njehere kjo Nate” Po te mos ishte para 8 vjeteve ndalimi Skafevete krimit te Laberise nga zoti Berisha atehere shqiptaret nuk do te futeshin ne Assosim,po te mos ishte per ligjet demokratike dhe rritjen e ekonomise shqiptare ne keto 8 vjetet e kaluara sot nuk do te kishte miratim per kandidat te BE,po te mos ishte per permbushjen e te gjitha pikave te kerkuara nga BE per shqiperine sot nuk do te kishte pranim per kandidat te shqiperise dhe me ne fund ata qe e sabotuan ate kandidatesi ishin Grevat e urise me salcice te Edvin Aventurierit dhe Opozites se tij qe jo vetem nuk jepte konsensin per te votuar ligjin e drejtesise por ato me Ditmir Bushatin e sabotuan ate duke shkuar e lobuar ne Europe dhe ja mohuan shqiperise jo vetem vendit e Kandidatit por me qindra miliona Euro qe shqiperia do te kishte perfituar ne keto 2 vjetet e zvarritjes.Tani grini sallat sa te kaloj edhe nje here kjo nate.Po si kujtoni ju Social-Komunistet e Dushan Mugoshes se ne kete 1,5 muaj u permbushen pikat eper ne BE? jeni nbere sheqarake me keto shkrime dordolecesh pa asnje vlere letrare pa lere politike.rrofte Heroi,Skenderbeu i dyte i shqiptarve, Legjendari dhe babai i demokracise shqiptare Profesor Dr Sali Ram Berisha.

    1. Melek Kelmendasi says:

      Ke shume te drejte metar per kriminelin legjendar salifuckberisha i cili erdhi ne pushtet mbi kufomat e 2 prillit 1991 dhe e ka shkateruar ate vend perfundimisht.Ti me fuckberishen duhet ti ngrini lapidare
      Nanos,Majkos,Finos,Metes,Rucit por edhe 2 metroshit edirama qe e kane falur disa here koken e saliqenit i cili duhej te egzekutohej ne dhjetra raste.Per te kuptuar se kush ky profesor doktorr adhamudhi mjafton te kujtojme poshtrimin dhe perdhosjen qe i beri Azemhajdarit deri sa e nxorri ne prite ne 12 shtator 1998 per te marre pushtetin dy dite me vone.Ajo qe eshte per te vene duart ne koke eshte se si ka mundesi qe djali i Azemhajdarit i ferkon koqet akoma vrasesit te babait te tij bashke me te emen.
      Per kenaqsine tuaj lexoni kete fjalen Salibeut qe nga nje ane te hap varrin ne krahun tjeter te ngre lapidarin.Shpejt do vije dita te laje hakun se ka hak per te lare si i thone shkurt HAK-LAJ

      GAZETA « RD » 18 GUSHT 1995
      FRAGMENT NGA FJALA E SALI BERISHËS PËR GREVËN E URISË TË AZEM HAJDARIT

      « Azem Hajdari mbetet një bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit, një shërbëtor i Ramiz Alisë. Duke gjykuar mbi faktet e jo mbi fjalët, kemi të drejtë të themi se kishim dy Azemë : ai i mitingjeve që «bënte gjëmën», kurse ai në jetë që bëhej mik me Irakli Koçollarin e sigurimsa të tjerë, dehej sa nuk kontrollonte se ç’nxirrte nga xhepat. Azem Hajdari si Rita Marko, se Rita Marko ka qenë i vetmi pushtetar që ishte edhe kryetar i sindikatave, vendosi ta ndërpresë grevën e mezeve dhe të rakisë në kafenenë e Xhelës. Deputeti Hajdari, i përfolur nga shtypi dhe nga zëra të tjerë për problemin e vrasjeve në prag të zgjedhjeve të 22 marsit, i futur në grevën e urisë, i armatosur, rast unikal në historinë e grevave të urisë, i braktisur nga të gjithë, i shtrydhur nga Çupi dhe Këndezi, i keqtrajtuar nga Kurt Kola, i rrethuar nga ish 80-lekëshat, përsëri Hajdari dështon. Askush në dhjetorin e vitit ’90 nuk i shkoi pas Azem Hajdarit. Studentët dhe rinia ju bashkuan PD, me të vetmin qëllim madhor, shkatërrimin e totalitarizmit, por jo në shërbim të Azem Hajdarit… »

  20. tik says:

    Mero, ti e ke me ironi atë punën
    e nderit që na bënë duke ikur por jam i sigurt se do të gjinden gomerë që ta thonë atë seriozisht dhe t’ua përmendin seriozisht si meritë.

    Gjithsesi, nuk duhet të harrojmë se nuk ikën vetë por u syrgjynosën larg pushtetit nga 1 milion vota.
    Prandaj as këtë meritë nuk e kanë se nuk ikën por hëngrën një shqelm të madh.

  21. auloni says:

    Mero e Fredi e ti Dajti ju falnderoj qe ja kujtuat edhe nje here shqiptareve bemat e regjimit… Ju lumt

    1. Unbredh Mexhip says:

      …Na mbushet plot me mall e emocion. Po cthua o Aulon? Ne te ecim para se te kujtojm ato qe ka bere 2B do numerojm ne vend.
      Kto bema ti faktoj gjykata se ne i dim e sduam ti degjojm me.

  22. Taulant says:

    Mero. Si ka mundesi qe nje person qe ka bere goxha fushate me rruget ne emer te PD, duke keqperdorur edhe fondet e nderkombetareve vijon e qendron ne detyre. E kam fjalen per sherbetorin e Shkelzen Berishes te fondi shqiptar i rrugeve, B.Beci. A thua se ja hodhi…se ju emerua kusheriri ish deputet i PS, apo e takon njehere Rama? Kaq i afte eshte ta lyeje rroten. ste ka rene ne sy fare. Ndiq parate dhe gjen peshkun e madh

  23. I ikuri says:

    Mua me vjen me per dore te hesht . Po ndjesia e gazetarit me shtyn.Eshte nje llogjike e perfolur qe heret. Te besh politike , eshte art. Te marrurit me politike , eshte shkence.Kjo i mungoi “oborrit mbreteror ” .Kur qeverite zbresin nga veriu , mendojne per mbreteri. Kur vijne nga jugu , mendojne per shtet.Po qe se do te kemi luhatje te tilla mendesish , do mbetemi ne klase ne dyert e portes ku duam te hyjme.Dhe te vjen te plasesh ! Europen e bene shqiptaret , dhe , per cudi nuk jane ne Europe.

  24. Dardan says:

    Pra duhet te behet denazifikimi, defashistizimi dhe deanarkizimi i ketyre 2B (dybythoret)deri ne atomin e fundit te frymes se tyre radioaktive. (kur na i nxjerrin ne tv dybythoret, ndihem ne nje peshtjellim te papare psikomotorik dhe bej gjera te cuditshme para televizorit.)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje