Kryetar Bashkie apo sekser xhamie?

9 Tetor 2013, 20:36Editorial TEMA

Nga Mero Baze

 

Komuniteti Mysliman i dha fund një gënjeshtre që po zgjaste lidhur me pazaret e Lulëzim Bashës me truallin ku do të ndërtohet Xhamia e Namazgjasë. Me një deklaratë të shkurtër pa shumë komente, përfaqësuesit e myslimanëve të Shqipërisë shpresojnë se qeveria Rama do t’i mbështesë në ndërtimin e Xhamisë së Namazgjasë, duke injoruar alarmin e Lulëzim Bashës për prishjen e kontratës së tokës për shkak të pazarit të bërë në hije prej tij.

Argumenti që Lulëzim Basha paraqiti publikisht është se pronarët e tokës së Namazgjasë i kanë dhuruar dy mijë metra tokë për xhaminë, me kusht që Basha t’u jepte leje ndërtimi për dy kulla!!! Nëse këtë deklaratë do ta kisha bërë unë apo ndonjë kritik tjetër i Bashës, nuk do besohej. Problemi është që këtë e bëri vetë Lulëzim Basha, pa iu dridhur syri me sinqeritetin e një sekseri trojesh në Tiranë larg kostumit të kryebashkiakut.

Këtij njeriu dikush duhet t’i thotë që është kryetar i Bashkisë së Tiranës dhe jo sekser i trojeve të Tiranës. Detyra e një kryetari Bashkie është të zhvillojë qytetin përmes projekteve që harmonizojnë zhvillimin me historinë dhe paqen sociale. Detyra e tij në këtë rast është të ofrojë një vend ku duhet të jetë Xhamia e Namazgjasë dhe të miratojë projektin e saj. Objektet e kultit janë interes publik dhe kanë prioritet mbi interesat e klientëve të tij. Në këtë rast nuk ka rëndësi kush është pronar toke, pasi atij i blihet toka. Rëndësi për një kryebashkiak është të ketë një projekt modern, të pranueshëm, në harmoni me qytetin dhe që i shton atij një vlerë urbanistike dhe historike.

Po ta shikosh fjalorin e Lulëzim Bashës, të duket sikur ai qan hallet me Kunatin që i kanë ikur ca lekë nga duart me këtë leje, dhe jo që Tirana do ketë një xhami, e cila duhet të ndërtohet në një vend dinjitoz me një projekt dinjitoz. I zhytur në batakun e pazareve për truallin e xhamisë, ai foli si një sekser, me të cilin duhet të ketë punë prokuroria.

Këtij njeriu i duhet kujtuar se nuk e diktojnë pronarët e tokës planin urbanistik të Tiranës, por Bashkia. Nëse ata janë klientë të zhgënjyer të Bashës si pazarxhinj, kjo është histori mes sekserëve dhe pronarëve, por jo histori mes myslimanëve dhe qytetit të Tiranës. Me logjikën që flet Basha, i bie që dy kullat që do ndërtoheshin aty, mund të mos ndërtoheshin nëse nuk spostohej aty projekti i  xhamisë. Nga kjo logjikë rezulton se Basha e ka spostuar xhaminë nga Pallati i Kulturës tek Namazgjaja, pikërisht për të bërë këtë pazar dhe jo për të ndërtuar xhaminë.

Edi Rama e bëri një projekt modern për xhaminë pas Pallatit të Kulturës, por nuk hyri në pazar për trojet e pronarët. Thjesht bëri detyrën si kryebashkiak dhe tha se Tirana ka nevojë për këtë xhami moderne në këtë vend. Nuk dëgjuam që ai kapi një pronar, i premtoi dy kulla që ai t’i jepte tokën xhamisë, etj. Sulmi që atëherë Lulëzim Basha dhe Sali Berisha i bënë Edi Ramës, ishte pikërisht se njolla e xhamisë ishte në troje private dhe ata nuk mund të dëmtoheshin. Askush nuk thotë të dëmtohen. Ata thjesht duhen dëmshpërblyer sipas Kushtetutës me çmimin e tregut dhe xhamia të ndërtohet aty ku është më mirë. Fakti që Basha dhe Berisha e spostuan projektin e Ramës nga Pallati i Kulturës tek Namazgjaja, dhe e çuan sërish në tokë pronarësh duke bërë pazar të fshehtë me ta, tregon se ata kanë pasur interes direkt në këtë histori për trojet dhe jo për xhaminë. E pranuar nga vetë Basha publikisht, kjo bëhet dhe më e rëndë.

Së fundi, dua të them se vendimi për ndërtimin e Xhamisë së Namazgjasë dhe bllokimi i ndërtimit të dy kullave në krah të saj, është ndoshta një nga vendimet më të mira të Edi Ramës qyshkurse është bërë kryeministër. Përmes këtij vendimi, u nda përfundimisht gënjeshtra e Lulzim Bashës për xhaminë nga interesat e tij kontraktore lidhur me truallin e saj dhe iu kthye myslimanëve një e drejtë legjitime. Por mbi të gjitha u prezantua para qytetarëve se cili është interesi themelor që lëviz vendimmarrjen e Lulzim Bashës. Ata që mendonin se ai hiqej si mysliman për disa vota, janë ende shumë larg qëllimit real. Ai e përdori Komunitetin Mysliman për interesa tërësisht klienteliste, që nuk kanë të bëjnë me xhaminë, por me pazaret për trojet, që ai dhe njerëzit e tij bëjnë orë e çast në Tiranë.  Ai është aq i vogël dhe meskin, sa nuk ka fuqi t’i rrijë larg këtyre pazareve, por i bën ato publike si shqetësim kryesor. Është tipike çfarë ndodh me mashtruesit kur u del gënjeshtra dhe nuk dinë si të justifikohen para atyre që kanë mashtruar. Është tipike për dikë që ka harruar se quhet kryetar Bashkie dhe jo sekser xhamie!

58 komente në “Kryetar Bashkie apo sekser xhamie?”

  1. arber says:

    E ke thene sh.bukur Z.Baze. Te lumte.Sharlatanet nuk kane fare cipe…

    1. Dielli mbi KORAB says:

      Bravo Mero Baze.
      je gjithmon analist i sakte dhe gazetar interesant per tu lexuar.
      Faleminderit.

    2. Çimi, shoku i Melaminit says:

      Aloooo Çimi jam…
      Luli do me mbajt vetem Kryeseks-eren
      Aloooo Çimi isha…

  2. tomorri says:

    Je i madh dhe pik Mero Baze.

  3. JAZEK JU QOFTE! says:

    Edhe pak,

    dhe maja e minares ne sume ka per te hy o Lule qe nga na u ngule
    http://goo.gl/NbWopn

  4. nuk harroj says:

    Ramy shume shkerdhata ata te komunitetit mysliman qe e drodhen dhe e diskretituan shef bashen apo jo?

  5. Lulip says:

    Mero Baze, me kete shkrime ja nxore perfundimishte kallajin ketij mashtruesi,le ta marin vesh qartesishte myslimanet se si jane zvarritur nga genjeshtrat e ketij hajduti edhe per xhamin pervec maskaralleqeve te tjera te njohura e deri ne vrasjet e 21 janarit.Vetem me kete veprim per xhamin jashte rolit te tij si kryetar bashkie ai duhet shkarkuar si kryetar bashkie per aresye se eshte mashtrues dhe sekser njelloj si shkerxeni.

  6. martin Ph says:

    Hallal shkruesit,e ka gdhendur fjalen.Shkurt,sakte logjike e ftohte.Te lumte pena (si ngahera).

  7. elinor says:

    Po Lulushi si sekser hyri ne bashki, jo si kryetar. C’mund te presesh tjeter nga ai krimb?!
    Nuk mund te pajtohem me faktin qe ne mes te Tiranes do ndertohet nje objekt me prejardhje nga mesjeta e Lindjes se Mesme. Thjeshte me duket e tepert. Po te pyesje tiranasit, them se as 30% e banoreve nuk do votonin ne favor te xhamise. Pse atehere t’i plotesohen tekat nje pakice qe i kane ngulur kembet ne injorancen e tyre dhe nuk tunden vendit?! Nuk me duket e drejte!i

    1. arian says:

      Shprehja e mendimit ndyshe eshte e drejte e cdo njeriu por sharja dhe ofendimi i simboleve te besimeve te ndryshme nuk eshte aspak e drejte .Sa i takon asaj pakices te keshilloj te hedhesh nje sy nga sheshi diteve te bajrameve ,aty e mer vesh mire se sa pakice jane muslimanet ne Tirane .

  8. "BALASHI" says:

    Koment i drejte. Del hapur interesi per kulla e jo Xhamine, se nga prona private pas Pallatit te Kultures, shkuan ne nje tjeter prone private, por qe aty i bashkangjiten interesin, pra kullat.
    Kjo veper kulti per nje kryeqytet eshte e domosdoshme, por nuk ka vetem vlera fetare, por dhe urbanistike, arkitekturore… Ky objekt i madh e i bukur e ka vendin mbrapa Pallatit te Kultures. Derisa Kisha Ortodokse u be ne zemer te Tiranes, mu ne bllokun qeveritar, duhet qe edhe xhamia te mos fshihet atje ne Namasgja.
    Ate, Kishen, e bene greket e perfaqsuesi i tyre ne Shqiperi Janullatos, i cili duke u sherbyer qarqeve me shoviniste ne Greqi, punon per te ardhmen e larget qe te “vertetoje” se ja deri ku shtrihen gjurmet Greke! Ndryshe pse do ishin shkrimet ne te ne greqisht e jo ne shqip. atje nuk do kryeje rite greket, por shqiptaret. Pas zullumeve te Bularatit, Boboshtices, Grykes se Kelcyres, i shtoi dhe Kishen, ne bllokun qeveritar.
    Nuk jam kunder Kishes. Jo, apsolutisht. Po nuk u gjet nje vend tjeter? Atere edhe Xhamia e ka vendin pas Pallatit Kultures, pra ne qender, aq me teper qe 2/3 e popullit jane myslimane.
    Aferat e perdorja e kulteve fetare jane te demshme, te poshtra per ata qe i bejne.

    1. redi says:

      Ne kishe flitet shqip ne te gjitha sherbesat, sic e la Fan Noli, njerezit rrine ulur dhe me kepuce veshur, burrat kane perkrah grate e femijet e vet. Prandaj boll hodhet balte mbi besimet e te tjereve ju qe nuk kuptoni asnje fjale nga ato qe degjoni kur luteni zbathur e me b.the perpjete. mesoni te respektoni dhe toleroni jeten e tjetrit.

      1. Oni says:

        Adminsitratori duhet te jete i kujdesshem kur lejon shkrime te tilla. Nuk e di te kete mysliman te rregullt me ato parime qe permendni qe tju shkruaj dhe te ofendoje fete e tjera! Por une nga pozicioni i nje myslimani me emer doja tju pyes se thuhet per te gjithe ata qe shkojne ne kishe atje ku flitet shqip, prifti jep keshille “o te krishtere zoti ju thote shikoni paret mos ja u prek kush se per grate dhe vajzat meret tjeter kush, paret jane te shenjta dhe zonjat tju komandojne” thoni Amin

  9. google zgalemi says:

    Lulka shal ngjituri eshte Urja Hipi ne PD. Basha, Skerdheni dhe Argisha nuk kane qene dhe as jane besimtare siç po kane dashur te “shiten”. Qe ta tre, jane produkt i kryeshpellarit qe zbriti nga Viçitoli ne Tirane me nje valiçe druri, nje pal sandalle, pantallona doku dhe me nje kemishe me jaké te kthyer.Myslimanet e ndershem dhe te devotshem, ne zgjedhjet e

  10. google zgalemi says:

    Zoti moderator,
    Pse ma fshini komentin, kujt i sherbeni? Nuk do e keni te gjate, 1000 shuplakat jane pak per ju dhe sorollopin tuaj pseudodemokrat. Shume shpejt do ju vije “ngordhja”, juve dhe plakut ma antiplumb dhe tere fundrinanave anti kombetare.

  11. Kruja says:

    Ai ‘etuziazem i papershkruar per udheheqesin e partise dhe besnikerine e pakufishme per te’ shpjegohet me gezim-ngazellimin per te bere me pasurite publike dhe private ‘QEF O QEF O QERRATA, HAJT SE PO LUN QENI I KALLJXHIUT’.

    Ja pra perse ‘demokratet e vertete’ te Klanit Trust te Geshtenjes i qendrojne besinke shokut Sali sepse ky i trajtoi ne menyre speciale duke i dorovitur pasurite publike dhe private sikur ti kishte prona te Ram Berishes.

    QEF O QEF O QERRATA te rroje Partia!

  12. TORI says:

    Shume i sakte !! Lulzimja eshte krejtesisht i pa afte ne gjithcka. Matrapaz ordiner !!!

  13. qerim basha shalengjituri says:

    Ngeli fazllici me zenin pa kullat.
    Allah allah cpo na degjojne veshet.
    U prish bynjaja.
    Trubesteafullah.
    Allah allah

  14. valdeti says:

    Eshte e dyta here radhasi qe ne kete gazete te nderuar po shqyrtohet epopeja e xhamise se namazgjase dhe lidhja e saj me Lul Playboy-in.

    Edhe pse e demaskon pa meshire zoti Mero kollovarin e Berishes prape se prape ne nje fare menyre e faktorizon ate si person determinues ne jeten politike apo te biznesit te sotem kur ne fakt eshte nje bedel apo manekin qe zgerdhihet dhe kur e tallin.

    Ky monster e vetmja gje qe mund te beje ne jete eshte te fitoje ndonje cmim ne ndonje pasarele me homoseksuale si cift ku Luli jone do jete ai pasivi qe ja fut “bossi” i tij qe merret me mend kush eshte.

    Pederi Sale ja futi Pederit LUL nga mbrapa kraheve shume here:
    -si perkthyes me shal-hapuren Argite te dosja e UCK
    -rruga kombit si minister transporti 300 miljon dollaresh
    -te marreveshja tradhetise se detit si minister i jashtem
    -te masakra e 21 janarit si ministri i brendshem
    -te vjedhja e votimeve te Tiranes si k/bashkiak ilegal
    -te komedia e votimeve si kryetar PEDER
    -te grabitja e SHQUP-IT live
    -te xhamia e madhe si seks er.

    Nga te gjitha sa me siper del se i gjori Luli i Vocerr do ta haje nje dite shume shpejt si Arben Broci,Gramoz Pashko,Safet Zhulali,Pjeter Arbnori,Azem Hajdari etj etj dhe ndoshta ja kane pregatitur nekrollogjine e varrimit por do ishte me mire qe kete LUL BASHKRIMINELIN te mos e vrasin pas shpine njerzit e tij doktorre apo njerez me pagese por te shkonte ne dyert e burgut ose te egzekutohej nga familjaret e viktimave te tij.

    Nqs do vazhdohet te tolerohet ky monster junior i berishes vetem me debate per minare,kulla,ngjyra,statuse nenpunesi ,bulevarde atehere le ta prezentajme kete Play Boy Hollandez si kryemistrin e rradhes ne 2017 edhe pse ka vrare,ka vjedhur dhe ka tradhetuar se bashku me
    Devilin Berishe.

    Ndoshta do kete firmisur diku nga malet Iowa-s sic thoshte Robert Papa per “antiamerikanin” Berishe dhe “proamerikanin” Azem Hajdari qe po e hajne krimbat dhe kjo do jete nje fatkeqesi kombetare qe do te thote
    nje rrezim i shpejte i Edi Rames nqs do merret akoma me minaret..

  15. Ai duhet shporr nga bashkia dhe duhet te ndiqet penalisht per 2vepra te renda penale,…….e para vjedhja spektakolare e parave te rruges se kombit dhe vrasjet e 21 janarit……atehere themi qe demokracia ne shqiperi po merr fryme lirisht……….gjithe shqiptaret presin qe kjo qeveri te reformoje drejtesine qe qelbesirat me ne krye saliun te thirren nga drejtesia,ndryshe dhe kjo qeveri me ne krye edi ramen,sdo kete gje ne traste

  16. bimi says:

    Z. Mero ka harruar nje element shume te rendesishem ne analize. Toka ishte “PARK”, pra prone publike. Prona publike nuk i perket asnje pronari apo ish-pronari! N.q.s. publiku (nepermjet Bashkise, Qeverise, etj) vendos qe nje pjese e tokes publike mund te dhurohet per qellime po publike, humanitare, jo-fitimprurese, etj, kete e ben pa patur nevoje te hyje ne marredhenie sekseresh…

    1. Bazarhesap says:

      nuk mund te besh dot koment pa cinizem!!!
      Komuniteti myslimane e ka deklaruar n.q.se do ti kthen te gjithe pronat gjysmen do ti bej lulishte.
      p.s Ne token e komunitetit Myslimane ndodhet shkolla Sami Frasheri,besoj nuk shikon komunitetin Myslimane te bejne si te cmendur sic ben kauret ne Permet

  17. Myslimoni says:

    HAHAHAHAAAAAAAAA o Mero shejtani po mos na e katandis keshtu mo aman se e kemi dhe krietar baskie dhe krietar partie,aman o Mero aman hahaaaaaa.

  18. bajo says:

    Veprime te tilla nga Lulzim Basha,sot ne pozicionin e kryetari te bashkise Tiranes nuk habisin njeri.Asnje shqiptar qe ndodhet sot ne Shqiperi nuk cuditet nga keto veprime skandaloze te Lulzim Bashes,por ajo qe habit shqiptaret eshte se kur do te marrin fund pehlivanlleqet e Lulzim Bashes ne kurriz te popullit shqiptar,qe nuk di te ndalet as perpara nje veprim te tille me gjynahe te renda ne kete dhe ate jete ?!!
    Zoti e ndihmofte dhe ia sjell mendjen ne vend.Amen!!
    A vepron ligji ne keto raste apo do t’i lihet Zotit ta gjykoje e ta ndeshkoje?!!

  19. Kreta says:

    Ore po sikur te mos duan kulla por duan bordello ca do bej ky basha

  20. galaktika says:

    Fene ia ke luejt o Mero Baze.Hallall ta boft Zoti, jarebi!

  21. andi says:

    Je i madh o Mero Baze, Je i drejte e te lumte, je nje nder Gazetaret qe Korrupsionit ja din edhe qelizen me te vogel. Pa le familjes qe i njef edhe ADN-ne e Genin. Suksese pac gjithmone.

  22. Horri i Bulevardit says:

    Problemi eshte se seskseri Lulzim i ka marre parate paradhenie dhe tani qe plani i tij u prish, duhet te ktheje perseri ato para dhe shume te tjera, ose e ka koken ne ka me shume mundesi qe vete Lulzimi te kerkoje te hyje ne burg, se ndoshta mendon se eshte me i mbrojtur ne burg se sa jashte.

  23. Pirro_shi says:

    Kane 23 vjet qe Pd-ja ja ka pase me hile jo vetem komunitetit mysliman, por dhe atij orthodhoks dhe katolik, si dhe bektashian, per te qene brenda, pra ja kane pasur me hile, gjithe popullit shqiptar biles, biles dhe gjithe kombit ne pergjithesi ne te gjitha trevat ku jeton.
    E keqja qendron se megjithese de fakto eshte larguar pas humbjes fatale te 23 qershorit, de jure po le prapa nje trashegimtar me hileqar se ai vete.Por kohet tani ndryshuan dhe luli i vocer pas nje vit e gjysem do te mbetet krejt zbathur kur ti meret dhe bashkia.

  24. bato says:

    Eh, mor Mero! Prapa njeriut qe di vetem te qeshe, qendron Zeni dhe Argita Berisha, te cilet nuk kane te ngopur me vjedhje dhe abuzim mbi pronat shqiptare. Po nuk iu prene krahet qe e bene disa here minister kete monster, qe e bene kryebashkiak me vjedhje votash diten per diell, keto historira do kemi me Lulken dhe kunatin e tij batakci.

  25. NjeQytetarOptimist says:

    E ke kristalizuar Mero..

  26. nina says:

    nuk eshte e hijshme qe kur nuk te pelqejne mendimet e te tjereve te thuash koment i perseritur

  27. KASOLLE says:

    Ky luli eshte kthyer ne nje hajdut ordiner.Me respekte kam per nje xhepist se sa per kete ordinancen e familjes se qoftelargut.Ky lloj kllouni me servilizmin ndaj sales dhe familjes se tij ia doli mban qe nga hici dhe pa asnje kontribut ne politik sot te jet dhe kryetar i bashkis se Tiranes dhe kryetar i partis se familjes.Por ketij servil deri ne peshtirosje dhe pa shtylle kurrizore dita dites po i del kallaj si mashtrues dhe njeri i vogel dhe mbi te gjitha hajdut.

  28. nina says:

    Myslimanet duhet te kene xhamine e tyre. Edi Rama i talli 10 vjet e tani duhet t”i ndihmoje, po xhamia duhet te jete moderne, si xhamite ne vendet e europes perendimore. Sa per kullat asnje rendesi nuk kane per myslimanet

  29. Bazarhesap says:

    Mbaje veten mero se nuk prishet projekti i Xhamise as sot dhe as mot,po se pertype dot qe jeton ne nje vend Mysliman besoj e dine ku eshte dera ti dhe Islamofobet qe te perkrahin.

  30. mali says:

    o shqiptar qe ndertoni xhamija u thashin kraht me gjith to, mazi se ju kane tha.

  31. Shqiperia.moderne says:

    Gjithmone i shkelqyer z.Baze. Qendro ne keto pozita dhe shume shpejt do te kesh shume me shume ndjekes.Nese do te krijoje nje parti te vertete te vlerave demokratike, une do te isha ne krah dhe mbeshtetja pa rezerva.
    Politika e ardhshme shqiptare do te kete surpriza me njerez si ju.
    Te uroj shendet per veten tende dhe per kontributin per Shqiperine.

  32. sherifi says:

    Po njeriut qe kemi sote ne krye te bashkise se tiranes,i ka rene vlera qysh sa hypi ne ate karrike me vota te vjedhura ne mes te dites,ne sy te gjith shqiptareve dhe nderkombetareve.kjo ka qene e keqja me e madhe e demokracise ne shqiperi(vjedhja e votave) qe e mbolli saliu si nje semundje te pasherushme.
    me siguri lulka sa here ne mengjes qe shkon prane asaj karrikeje,shef rrotull se mos e sheh njeri dhe thote me veh’te;”Eh!kjo karrike nuk me takon mua”.

  33. kuhztanticccceeen says:

    një editorial i mirë demaskues i lamashit lulkuqe basha!!
    dhe pastaj,mos vallë ai nuk u demaskua vetë??nuk po bën gjë tjerë vetëm se po e shumfishon zhurmën e këtij vetdemaskimi!
    në anën tjetër ke botuar njëshkrim në dukje të dorës së dytë
    “Një histori pa varr!”,
    por që në realitet duhet të ishte një editorial!!jo një editorial dosido por i pari i një sërë editorialesh!
    editoriale që do ti shërbenin problemit më të madh të shqiptarëve!!
    pajtimit kombëtar!!pajtim që po zgjat njëlloj si tranzicioni i përjetshëm!!sot është koha që duhet të fillojë ky pajtim!ky pajtim do të zhdukte nga skena politike ndyrësira si sali berisha dhe langojt e tij!ky pajtim do të na nxirrte me sot,nesër nga ky batak ku po rrukullisemi çdo ditë!
    “Një histori pa varr!”
    është një shkrim që duhet lexuar dhe reflektuar!duhet promovuar një diskutim për të filluar e kuptuar se në fund të fundit jemi të gjallë jemi shqiptarë,duhet të bashkohemi e të shohim përpara!!

  34. QANI MUSLIMONI says:

    Per “BALASHI” dhe ndonje tjeter qe annohet pse u be Kisha Ortodokse ne qender e pse te mos behet edhe Xhamia. Sa per kujtes jo per gje neqoftese na duhet te shkojme me llogjiken tuaj i bie qe, Xhamia eshte bash mu ne qender te Tiranes dhe Enver Hoxha, qe i ndrite shpirti aty ku eshte, si myslimon i devotshem qe ishte se prishi xhamine por e ruajti me fanatizem e beri dhe monument kulture, ndersa Kishen qe ishte ku eshte tani 15 katshi e shembi, atehere car duhet te themi? pse u dashka xhami tjeter po prap ne qender ku ka jo pak vende jasht qytetit sic dhe i kane vendet e tjera ne Europe ku duam te shkojme. Gjithashtu dhe per ndertimin e Kishes Ortodokse aty ku u ndertua kurre se si ne si qytetare nuk ishim dakort te ndertohej, por kisha Ortodokse dhe drejtuesi i saj hiresia Janullatos ka patur mbeshtetjen e plote te sali berishes, i cili ka mbeshtetur politiken e shtetit Grek kunder Shqiperise vetem per faktin qe te rrinte ne pushtet, shikojini gjerat me kujdes dhe do te shikoni se cfar sherbimi te madh i ka bere sali berisha Kishes dhe Shtetit Grek ne kurriz te Shtetit Shqiptar.

  35. Fandi Spathi says:

    Krietar bashkie apo sekser xhamie? Do te mjaftonte vetem titulli kaq domethenes dhe letrar (se bie dhe me rime), per te kuptuar brendine e ketij shkrimi kaq te goditur.

    Po puna e xhamise ishte lojaaa e salushllareve, o njerez. Te gjithe meselene e ndertimit te saj e sajuan PD-rsat gjoja “myslimane te thekur”, vetem e vetem qe t’a perdornin para zgjedhjeve si fand spathi, me shprese se me ane te ketij marifeti mund te benin per vete dhe te fusnin ne xhepin e tyre voten nje pjese te mire te komunitetit mulosman te kryeqytetit. Por kjo maskarade u doli prej hundesh, se votuesit ja u kishin njohur edhe me pare prockat dhe dallaveret me klientele dhe i ndeshkoi si kurre me pare.

    Pervetesuesi i postit drejtues te bashkise se kryeqytetit do te bente mire te vetedorehiqej, se ai e para nuk eshte ne gjendje te njohe e te permbushe si duhet nevojat dhe kerkesat kryesore qe kane qytetaret e Tiranes, dhe e dyta dhe me e rendesishmja se ai nuk e ka aspak me merite ate vend pune. Nese populli i Tiranes do t’ja kishte dhene atij me vullnet dhe deshire voten, figura e tij ne asnje menyre nuk do te ishte kthyer brenda nje periudhe kaq te shkurter, ne nje figure hileqari te parespektueshem dhe te padeshiruar.

    Populli i Tiranes nuk ka nevoje per nje krietar sekser, i cili mendon vetem si te bleje e te shese truaj toke per te bere pazarlleqe ndertimesh ne kurriz te tij, por per nje kryetar qe punon dhe i sherben interesave te qytetareve, duke mos lejuar betonizimin e cdo pellembe toke dhe duke cliruar ambjentet e zaptuara padrejtesisht nga sherbetoret besnike te komunizmit.

    Komuniteti ka nevoje per rindertimin e parqeve dhe lulishteve te gjelberuara shlodhese, ku ata te marrin serisht fryme lirisht, dhe jo per kupola dhe minaré alla arabjonce mu ne kerthize te Evropes.

    Sado qe te mundohet te na shfaqet gjoja i qete para mikrofonave te mediave dhe shtypit, ky imitant fodulle sa here qe zgerdhihet si nje karragjoz i pacipe nuk mund t’a fshehe kurre smirren dhe ligesine qe mban perbrenda. Ne ato qe mundohet te shprehe, ai duket fare qarte qe nuk eshte i lirshem, ai shtrengohet aq shume sa te duket sikur e ndjen veten si ajo derrasa e kalbur e vene ne mes dy nofullave te nje morsete. Gjithshka qe nxjerr nga goja te japin pershtypjen se i ka te paramenduara nga dikush tjeter qe i fryn ore e minut ne vesh.

    Opozita me te ka bere zgjedhjen me te keqe te mundshme. Duke i dhuruar ketij zgerdheshmeni njekohesisht dy nga postet drejtuese me te rendesishme, humbja pas kater vitesh per opoziten do te jete akoma me e sigurte. Kthjellohuni dhe reagoni sa me shpejt o opozitaret e “ndryshimit per prapa…”!

  36. fatbardh says:

    Shkrimi me i bukur dhe analiza me e vertete ,per nje vemje si Luli.

  37. Be-X says:

    KRYETAR BASHKIE APO SEKSER? PO KUNATI I TIJ E BEN LIGJIN DHE JO LULKA!!!

  38. mondi says:

    MULLAH LULEZIMI,
    TALEBANI I MALEVE.

  39. Kendveshtrim tjeter says:

    Kryetar i bashkise eshte Berisha,Luli eshte sekser !

  40. Ariu says:

    Si nuk thote njeri qe as xhamia nuk duhet te ndertohet duke prishur gjelberimin. Le re marin me qera nje parking nentokesor dhe te falen meqe nuk ju del vendi.

  41. Rexhin says:

    Nje kryetar bashkie te tille mos e paste asnje kryeqytet botes.

  42. Gezimi says:

    Me keto gjera do merret Basha, perderisa nuk ka rene ne prangat e drejtesise.

  43. enea says:

    Luli dhe Berisha mendonin se do ishin te perjeteshem ne pushtet, por ja qe planet ju prishen.

  44. keto pazare te lulit dhe berishes qe kane bere per te pefituar per veten e tyre shpejt do ta paguajne

  45. Franz Kafka says:

    Edhe pse e vertete kjo analize nuk duhet harruar se muslimanet jane lutur neper xhami qe te fitoj basha ne 2011 dhe do te luten serisht qe te fitoj ne zgjedhjet e ardhshme, pra per ata, berisha dhe basha jane si profete te kohes moderne.

  46. turi says:

    ore mero po e kemi tonin lulin. po nuk na le rehat dhe ti si saliu ne komunisteve sna u ndave o burri dheut,po lena dhe ne te kemi 1 te madhe.e ka emrin lulzim hoxha ky,di gje apo jo ti,se saliun na i bere qepaze po na li kete te pakten,se jashte parlamentit na keni lene,tani do na hiqni dhe na bashkia,po kush do na perfaqesoi dhe neve te kuqve te fundit qe kemi ngele.na e lini kopilin rehat ju lutem

  47. punetori says:

    Kur u vendos qe xhamia te ndertohej tek namazgjaja u tha qe toka eshte e
    komunitetit myslyman, kurse tani dalka se qenka private.Ku jane fjalet e lulkes e te shpellarit,apo genjyen si shume here te tjera?Zoti Selim Muca duhet te dale e te na thote si eshte e verteta.

  48. Ilir Arberi says:

    Nese Basha ka pranuar se u ka dhene leje per 2 kullat per te marre 2000 metra per xhamine kjo eshte nje veper e paster penale e krimit te shperdorimit te detyres> Mos hezitoje Prokuroria te filloje hetimet , e paska te provuar nga vete pranimi I autorit te krimit.Sic thote edhe Meroja shteti ka ligje si behen shpronesimet per interes public dhe si behet shperblimi.Basha ka kryer krimin e shperdorimit te detyres, nese nuk e hetoni kjo eshte nje dobesi e sistemit te drejtesise.Kush eshte jurist duhet ti vije turp nese nuk veprohet.Kur kryerja e nje krimi permendet si mburje dhe veper e mire ai shtet ka marre fund.

  49. Ky eshte shteti ................................................................................................ says:

    Behu gati:
    “PRNGAT” te presin.

  50. MARKO says:

    Berish-Basha nje binom i çuditshem .Edhe Bytha fillon me B. A thua ju krruhet te dyve bytha, e kane karkuar “ndihme” tek Komuniteti Mysliman?

  51. idlir lalo says:

    Z. Mero, pas vitesh lexova dicka nga ju. Shume kohe me perpara i ndiqja pothuaj perdite, dhe pohoj se pak nga gazetaret shqiptare kane nje aparat llogjik si i juaji. Sic munt te dihet nese ky aparat vihet nen nje kontekst liberal si ahere, produktet une i kosideroja si dhe te mijat. Ndihem pak i keqardhur qe ky aparat rashme ndikohet nga rethanat dhe jo nga bindjet liberale sic besoj se s’i keni humbur. Uroj te ktheheni ne nje qytetar me ndikime te pavarura, per te mjeret qe bejne osanana me keto komente dhe per ata te mjere qe pranojne kete osana tuajen…s’ka vlere.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje