Hakërrimi ndaj pushtetit të femrës

4 Tetor 2013, 20:33Editorial TEMA

Nga Mimoza Dervishi

 

Disa vite më parë, pas një emisioni politik në një televizion të rëndësishëm shqiptar, e ulur për një kafe me një grup burrash, vetëm burrash, pjesëtarë të panelit, biseda ra tek zgjedhja e presidentit në Amerikë. Ishte viti 2009 dhe zgjedhja e Obamës ishte e freskët. Kur thashë, që fillimisht në zgjedhjet primare të Partisë Demokratike isha me Hillary Clinton dhe u trishtova pa masë që ajo humbi garën me Obamën, grupi i burrave të nderuar opinionbërës, thanë gati me një gojë dhe me të njëjtin surrat nënvlerësues: po ishte grua. Nuk gjej fjalë ta përshkruaj mimikën e tyre përçmuese dhe ky është rasti kur në ndihmë do vinte veçse kinemaja. Mbeta pa gojë! Jo se nuk e njoh ambientin tejet maskulin shqiptar, por mendova se në kapërcyell të mijëvjeçarit të ri, kur edhe burrat e ekraneve sfilojnë me ora të shtrenjta dhe kravata të shndritshme, ndonjëherë ato si e vetmja arsye për të bërë show-n e radhës, thashë se të paktën dhe pikërisht ata duhet ta kishin kapërcyer disi këtë mentalitet dhe të ishin më mendjehapur. Sigurisht që nuk fola më, dhe ishte e kotë të zhvilloje një debat emancipues pse një presidente grua është po aq, pse jo dhe më e mirë se një burrë. Po ashtu më humbi dhe dëshira për të qenë pjesë panelesh burrërore, që mendojnë se dinë të opinionojnë më mirë se gratë. Në fakt këtu dhe mund të kenë të drejtë.

U kujtova pastaj që kam “miq” gazetarë që akoma më mbajnë mëri pse dikur, diku kam bërë ndonjë shkrim ku kam lavdëruar emisionin e Rudina Xhungës dhe jo të tyrin. Dhe Rudina as që ka ndërmend të konkurrojë për presidente, të paktën tani për tani. Vazhdon të bëjë një emision të bukur, dhe me të bukur nënkuptoj domethënës, pa tam-tame, pa atë artificialitetin “hu-ha” që shohim tek emisionet e meshkujve, sidomos kur inskenojnë sekuenca gati qesharake me krerët e kombit, të këtij kombi të vogël me shumë drama, ku me thënë të drejtën, dramaciteti fallco i emisioneve është shpifanjak dhe krejt i tepruar. Po akoma më qesharake është sesi këta burrat hijerëndë të emisioneve politike, megjithëse kanë nja 10 vjet e kusur, që ftojnë disa herë në vit politikanët e mëdhenj, prapë se prapë s’ia gjejnë dot ilaçin emocioneve të forta, dridhjeve të zërit dhe të këllqeve, për të mos shkuar pastaj tek një lloj përulje, që ndryshon nga njëri krah në tjetrin, si me magji, varet se kush është kryeministri i radhës. I gjej gjithmonë më të qeta dhe më pa emocione të tilla Rudinën apo Ilvën. Ose ndoshta ngaqë burrave nuk u shkon aq shumë pështirosja, nuk e di. Por gratë e ekraneve nuk u lëpihen burrave të politikës, kjo është mëse e dukshme.

Ky është veçse një aspekt i vogël në një sektor të jetës së përditshme shqiptare, që tregon mjaft për atë mentalitet që do kohë të ndryshojë dhe që nuk reflektohet nga veshjet e shndritshme apo dritat e xixat e ekraneve. Sot kur shoh dhjetëra emërime grash apo vajzash në dikastere të rëndësishme të shtetit shqiptar, reagimi i parë është të kontrolloj rezymenë e tyre si dhe mentalitetin apo disiplinën që kanë shfaqur në punët që kanë bërë më parë.

Por histeria që po shkakton ndër burra kjo valë emërimesh, nuk të lë rehat të mendosh dhe tjetrën: po zgjidhen femra! Nuk jam feministe e thekur, besoj thjesht tek vlerat dhe meritokracia pa dallim gjinie. Megjithatë s’mund ta fsheh kënaqësinë e madhe kur shoh reagimet nervoze të burrave të politikës dhe medias. E gjej argëtuese!

Ashtu si për Hillarinë e politikës, Sandin e Facebook apo Marisën e Yahoo, e shumë e shumë gra të tjera në majat e industrisë e politikës në botë, por edhe për ato gra të suksesshme në Shqipëri, vlen shprehja: Ato mbarojnë punë! Që në anglisht tingëllon akoma më bukur: They get the job done!

S’e di në çfarë epoke jetojnë shqiptarët që të hakërrehen kaq shumë pse gra apo vajza po vihen në poste kyçe të administratës së shtetit. Ndërkohë që në një botë të qytetëruar, çdo zgjedhje apo emërim i tillë është lajm i mirëpritur në krye të agjencive prestigjioze të lajmeve, që shoqërohet me artikuj dinjitozë përshëndetës, ku ngjitje të tilla të grave klasifikohen veçse emancipuese. Dhe nuk përshëndeten vetëm nga femrat, përkundrazi.

Po ashtu më kujtohet pak kohë më parë, sa shumë u kritikua Obama kur mblodhi një tufë burrash në kabinetin e ri pas rizgjedhjes si president. Kjo shkaktoi një reaksion të paparë kritik nga gjithë opinioni. Sepse Obama është emancipues në qenien e tij dhe shoqëria pret pikërisht këtë gjë prej tij. Dhe emancipimi vjen dhe bëhet i vërtetë, doni apo nuk doni, me femrat e zonja që marrin përsipër detyra të rëndësishme. Por në SHBA, atë që nuk e bën politika apo shteti, di kaq mirë ta bëjë biznesi dhe media. Kurse në Shqipëri dhe kur e bën politika dhe shteti, na ngrihet kundër media që ka për detyrë pikërisht emancipimin. Nuk po flas për biznesin, se me thënë të drejtën më vijnë ndërmend vetëm nja dy burra që fryhen si gjela e flasin vetëm për vilat ku rrojnë. E meqë jemi tek burrat barkfryrë, e gjej tejet argëtuese argumentin pse të tillë, nuk u vunë në postet që sot janë emëruar gratë. E gjej akoma me gajasës, kur lexoj opinione sesi Edi Rama po u ndërpriska karrierën në mes, atyre që kanë nja 20 vjet që agjërojnë në politikë. Pse ai nuk vuri ministra ata që dikur kishin qenë ministra? Kjo është pyetje shumë e thellë në fakt. Se në fund të fundit meqë ke qenë një herë ministër, duhet të jesh gjithë jetën ministër. Meqë ke qenë nja tre herë deputet, duhet me patjetër të jesh dhe për herë të katërt.

Tek e fundit, një kabinet i dikurshëm, qoftë i PS-së apo PD-së,  s’ka gjë se aspak produktiv, i rrëzuar me votë në zgjedhjet e mëparshme, cilado zgjedhje qofshin ato, na paska vlera dhe ju dashka dhënë shansi të ridrejtojë sërish.

S’ka problem se vetëm duke parë sa e keqkatandisur është Shqipëria, kupton që ata që kanë bërë punë të mira, nuk numërohen as me gishtat e njërës dorë.

Është pikërisht ky lloj mentaliteti që na la Berishën në derë për 20 e ca vjet. Dhe nuk mendoj se shqiptarët në 23 qershor votuan për riciklim. Unë e kuptoj që Berisha nuk e ka kuptuar ende pse humbi. As Jozefina. Ata janë në botën e çudirave që krijuan me paratë e shqiptarëve. Por lërini të tronditen të vetëm në Facebook duke folur si gra të përdala. Të tjerët s’kanë pse tronditen kaq shumë. Shqipëria nuk ka vetëm Berishën dhe gratë e tij, ka dhe gra të zonja.

Sa për fund sqarim: nuk bëj pjesë në atë grup shkruesish që do vazhdoj të lavdëroj çdo vendim apo arritje të Edi Ramës. Ç’kisha për të thënë, e kam thënë para 23 qershorit. Shto pastaj që tradita e medias shqiptare është e tillë, që ata që e kritikuan dje në opozitë, do t’i bëjnë elozhe sot në pushtet. Dhe ata janë të shumtë! S’besoj se do më vijë radha ndonjëherë. Por këtë punën e grave në pushtet e kam merak. Sepse nuk është dhe as që duhet parë, si një veti e një feministi artist, që befas e papandyer po na prish trendin maskulin shekullor shqiptar. Qoftë dhe sikur të ishte kaq, meriton një përshëndetje të madhe.

Por të drejtat e grave do thoshte dikur Hillary në Kinën komuniste, janë të drejta njerëzore.

Dhe këtu hyn dhe e drejta për të drejtuar industrinë, doganat, tatimet, emisionet politike, pse jo dhe shtetin.

80 komente në “Hakërrimi ndaj pushtetit të femrës”

  1. nuri says:

    Nuk do te dale asnje politikan qofte edhe me i keqishkolluar te thote se jam kunder grave ne poste te rendesishme. Por a e shqeteson shruesen e ketij editoriali argumentimi cinik qe paraqiti z. Rama per dy zonjushat e sistemit fiskal. Pra znj. Dervishi ju grate e martuara, ju qe doni te krijoni familje, ju qe deshironi te lindni dhe rrisni femije sipas Rames nuk mund te vendoseni ne kesisoj postesh. Kjo eshte poshterim dhe diskriminim per grate, ndoshta per ju jo. Ky eshte problemi juaj.

    1. fakti says:

      Zonja Dervishi me vjen keq por nuk po tregoheni feministe, por po tregoheni shpifese si Saliu, qe sa here opozita ngrinte zerin per skandalet e tija, Saliu “gjente” kauza apo interesa te paqena te opozites dhe merrej me to gjer e gjate ne vend qe te merrej me skandalin.
      Askush nuk eshte ankuar qe emerimet jane femra. Kjo eshte shpifja juaj e ulet. Te gjithe kane denoncuar vecse mungesen e profesionalizmit te ketyre emerimeve dhe klientelizmin e Rames qe i zgjedh jo vetem pa konkurs por nga rrethi i tij i ngushte, pa asnje konsultim (perjashto Kocon dhe Ilir Meten). Kaq e thjeshte eshte.
      Kurse ju zonja Dervishi tamam si Saliu gjeni motive te paqena per te mbrojtur skandalin e Rames. Askush spati kundershti per emerimin e femrave, askush skundershtoi emerimin e zonjes Kodheli apo ministreve te tjera edhe pse ka zonja te tjera te nderuara ne PS qe sjane katapultuar nga Rama. E keni filluar shume heret zakonin e Saliut per te perbaltur cdo kritike.

      1. bimbash says:

        Perse e vuri RD-ja fotografine e asaj shefes me rroba banje? Per ta diskredituar si femer apo per te vertetuar paaftesine e saj?

        1. Vlora1912 says:

          Mimoz nga Amerika!!!
          Qasje te gabuar ke moj cupe….qasje te Gabuar.

          Nuk e di sa e ndjek Shqiperine qe nga Amerika, po mundesite i ke.

          Po te bje nje fakt; Emerimi i Kodhelit Minister i Mbrojtjes nuk pati asnje
          reagim re tipit “eshte femer”. Mimi eshte zyrtare e pjekur

          Me Elisen dhe te tjerat ndryshon puna. Askush nuk kritikon faktin qe
          eshte femer dhe “nuk mundet” por faktin qe eshte e re dhe nuk ka firmosur
          nje pordero, private a shteterore – Eshte thjesht nje cupe e bukur partie apo OJQ-je.

          Per me teper si kryetare e FRESHIT, ekziston mundesia, qe te gjith doganieret e ardheshem
          te jen FRESH-ista. Dhe un nuk kam besim fare te nje soji shqiptaresh
          qe ju ngjiten partive.
          Njoh shum prej tyre dhe ne pergjithesi jane persona
          qe nuk kan staturen dhe formatin te

        2. fakti says:

          Bimbash nuk po flasim per akuzat e PD-se se PD vetem vjell vrer. Po flasim per akuzat nga shume qytetare qe smerren me politike apo qe kane votuar partine socialiste dhe jane zhgenjyer. Nuk po shohim as qeverisje transparente sic thoshte Rama, as nuk po degjohet zeri jone.
          Perkundrazi Rama tha dje qe i behej qejfi qe barbaret po kundershtojne emerimet e tija. Ky eshte turp. Qytetaret qe mendojne ndryshe nuk jane barbare. Rama eshte genjeshtar qe ndryshe premtoi e ndryshe po ben. Ai po emeron pa transparence dhe pa meritokraci. Ai po ben nje klan privat, personal sic beri edhe Saliu. Saliu vuri ne gjithe postet kyce shoket e shoqet e vajzes pa merita dhe pa pyetur partine. Kete po ben edhe Rama qe po i gjen vete keta te paafte , nje grup Gert Bogdanesh dhe Erla Mehillesh qe vetem perserit fjalet e shefit.

      2. plaki i dine says:

        Kjo floke kuqe, e krasone veten me pedafilen-Klinton…kjo floke kuqja kamarjere diten, naten ne qoshen e rruges…

    2. kunji says:

      Eshte krye diskriminim qe nuk duhet te dale kurre nga goja e nje kryeministri, kushdo qofte. Tregon thjesht papjekuri te Rames…

    3. Shkodran safi (prej Puket) says:

      MIMOZ
      PO PERSE KENKE KAQ E FRUSTRUME MOJ XHANE??!

      http://ow.ly/pvEd3

      1. plaki i dine says:

        Shkodran peneli jote eshte plump per Sali Sllobodanken, dhe per kolonel Jonollatos…Ti nje dite te shpejte duhet te thuashe emerin e vertet te takon dekurata Urdheri Skenderbej….Urim shqipetari i vertet…

    4. henri says:

      nuri,
      Sa per kujtese minstria e Punes e Gjermanise ( CDU ) VAnderlaien,eshte nene me shtete femije dhe sipas shume specialisteve kandidatja me e mire per ti zene vendin Merkelit pas kater vjetesh.

      1. Bekimi says:

        Naimi ishe o henri?

    5. andi says:

      Mimoza, okkkkkkkkkkkkkkkkkkkk!!..

      ky ok qe bera une ka nevoje per pak diferencim nga rreshta e tjere te komentit tim per te vene ne dukje se sa kendveshtrim te drejte ka mimoza dervishi..te pakten per mua qe jam mashkull konvergojme ne nje pike..une i perkas botes se bisnesit dhe nese admiroj nje person apo nje parti nuk e bej me qellimin qe te kem nje perfitim personal pas kesaj..por qe ky person apo parti qe perfaqeson qeverisjen te bej ate qe bejne te tjeret ne shtetet e europes apo usa apo canada..te mos ti bie me gjate..mimoza e shikon boten ashtu si duhet..i kemi pare dhe barkfryret e turinjte me lyre qe jane “mjeshtra” ne profesion ..e qe kane luksin te jene ministra apo deputete 4 apo 5 legjislatura, kane dhe dashnore qe i paguajne..apo kjo eshte bota “moderne”?..personalisht per vajzat e”panjohura” ne stafin e qeverise apo misnistrieve apo te drejtorive te ndryshme kam respekt dhe jam i bindur qe kane tjeter vizion dhe koncept nga ai i shpellarit apo njerezve te tij..dhe te zhelefines..bravo moza..

    6. gmir says:

      Ju jeni per mjekim te detyruar. Pse nuk eshte e vertete qe kur je ende i pamartuar dhe pa femije ke me shume kohe per veten dhe per punen? Rama, me rezulton qe beson aq shume te martesa, sa e ka bere me shume se nje here. Ministret e kabinetit jane te martuara.Shkrimi i autores behet me i vertete, kur lexon disa komente ketu… qe gruaja per ta eshte o neneqe ben gjellen, o bashkeshorte qe rrit femijet, o objekt e deshirave , te shtypura o te shfaqura seksuale. Te jesh e bukur, e edukuar, e re dhe e zgjuar shkon pertej aftesive intelektive te frekuentusve ose pronareve te bareve apo qendrave te lotos.paragjykoni me fodullekun e dhise se zgjebosur me bishtin perpjete.

    7. mano says:

      Me shpjegimin e tij Rama tregoi dhe provoi se eshte shume me keq se ata analistat qe diskriminojne grate! Rama diskriminon grate qe i vene shpatullat familjes dhe profesionit! Rames i pelqejne beqaret! pse nuk e analizon askush qendrimin e rames?!!!! Si ka mundesi qe gjithe keto shoqata grash nuk folen nje fjale?!

  2. nuri says:

    Nuk do te dale asnje politikan qofte edhe me i keqishkolluar te thote se jam kunder grave ne poste te rendesishme. Por a e shqeteson shkruesen e ketij editoriali argumentimi cinik qe paraqiti z. Rama per dy zonjushat e sistemit fiskal. Pra znj. Dervishi ju grate e martuara, ju qe doni te krijoni familje, ju qe deshironi te lindni dhe rrisni femije sipas Rames nuk mund te vendoseni ne kesisoj postesh. Kjo eshte poshterim dhe diskriminim per grate, ndoshta per ju jo. Ky eshte problemi juaj.

  3. Tironci says:

    Me pelqen ky arsyetim, une jam burre, por e urrej maskilizmin, shqiptar per nje arsye te thjeshte, ka origjinen tek injoranca.

  4. leo england says:

    Shume bukur, bashke me plot te drejt me denimin tend e nderuar.

  5. Albi says:

    Jo mi shoqe jo, nuk eshte bo as edhe nje kritike pse jane vene femra ne pozicione kyce.

    Jane bo kritike se pse jane vene femra TE PAAFTA ne pozicione kyce.

    1. bimbash says:

      Paaftesine e ketyre femrave e vertetoi RD-ja duke vene fotagrafi me rroba banje te tyre…Duket emancipimi dhe sa e vlersojne shqiptaret meritokracine. Asnje nuk e di sa te afta jane keto femra pa i pare ne pune…Flisni pas nje e viti a dy…deri atehere, shfletoni RD-ne, ata e ilsutrojne paftesine me pak lakuriqsi femerore….

  6. anonim says:

    Po nqs femra ne fjale nuk ia ka haberin punes ne fjale? Apo meqenese kemi pasur burra te paafte plot tani na duhet te provojme edhe femra te paafta per hire te barazise gjinore? Dmth ne qe e e hajme cdo here duhet te fillojme te llogarisim qe do ta hajme dy hyre?

    Po si i behet qe Rama i donte vetem te reja e pamartuar? Po dashnore duhet te kene? Apo vetem ato me dashnore ne qeveri lejohen?

    1. Arli says:

      Ti “Anonim” tregohesh i lig si Saliu qe kur nuk ke argumenta ja fut pordhes. Ceshtja nuk eshte se nuk di ta beje punen, ceshtja eshte qe te zbatoje ligjin me fanatizem dhe te mos lejoje horrat te bejne Shqiperine remuje. Kjo gje nuk u pelqen horrave te Sales, prandaj hidheni perpjete duke shpifur sepse ju preken interesat tuaja. Ne vendet e zhvilluara perendimore eshte provuar qe femrat jane me pak te koruptueshme se sa burrat dhe e bejne punen me mire se sa burrat. Vetem burrat e paafte e kundershtojne kete fakt duke nxjere budallelleqe te tilla si shkrimi tend i mesiperm.

      1. @arli says:

        Po te ishte keshtu si thua ti o Arli, atehere ne parlamentet e vendeve me te zhvilluara te Evropes do te mbizotronte numri i grave, apo jo?

        Koha e ka vertetuar se grate shqiptare jane llastica qe e kane medjen me teper te pispillosen e t’a mbushin dollapin me placka super te shtrenjta, se sa t’i shtrohen punes. Shembull tipik ka sa te duash. Po s’me besove shko e pyet gruan e mr. like goldman.

  7. kaurri says:

    Me duket, gabim qofsha, se Rama i ka vû te reja grate ne pozite, per me muejt me i kontrollue mâ mire si ka qejf.

  8. elinor says:

    Une mendoj te krijojme njesi te vecanta mercenaresh qe te dalin ne rruge e te rrembejne gra te cfaredo moshe dhe t’i hedhim secilen ne ndonje post drejtoreshe me detyrim!
    Znj. Dervishi shkruan mire, shpeshhere, por sot me duket sikur po e luan pak si me tepri karten e diskriminimit ndaj grave. Njesoj si zezaket e Amerikes qe sa here gjenden ne faj ankohen per racizem edhe pse presidenti amerikan eshte vete me i zi se nata.
    Te lutem znj. Dervishi, natyrisht qe grate e meritojne cdo pozicion njesoj si burrat por gjithnje nqs ato i kane aftesite dhe perkushtimin. I gjithe debati po fokusohet tek mosha teper e re e drejtoreshave te fundit dhe rrjedhimisht edhe mungesa e pervojes qe ato kane per te drejtuar atje ku jane emeruar. Mos e degjenero debatin me vajtime te mjerueshme “po na diskriminoni pse jemi femra!”

  9. E drejta e g(a)rave says:

    Sigurisht qe eshte e drejte njerezore per te drejtuar qofte dhe shtetin. Dhe kjo pavaresisht gjinise, races etj. Por kete te drejte njerezore nuk mund t’a gezoje kushdo. Kete mund t’a gezojne vetem ata individe te cilet permbushin nje per nje te gjitha kerkesat baze qe kerkon vendi i punes.

    Se nuk mund t’i behet padrejtesi dikujt qe ka punuar vite te tera me ndershmeri ne nje vend pune dhe te zevendesohet me nje figure te re ende te panjohur dhe pa asnje deshmi pune ne kete sektor pune. Gjate gjithe fushates elektorale sikur u fol e u sterfol per meritokraci, per shperndarje vendesh pune me konkurs, per mos flakjen ne rruge te punonjesve te kualifikuar dhe me pervoje, apo jo?

    Pa na thuaj njehere ti zonja Dervishi si i ngjit shkallet e shtepise tende? Nje nga nje, apo te gjitha njeheresh?

    1. kunji says:

      hyn nga dritarja besoj….

      1. @kunji says:

        Edhe te hynte nga dritarja nuk do t’a kishte aq te lehte o kunjo.

        Se qe te hypte aq lart duhet t’e njihte ndonje corapekuq qe te kishte t’a “shtynte nga poshte”, e me pas t’a fluturonte perpjete si me katapulte…

  10. linda says:

    Rama KA BERE shume mire qe i ka dhene hapesire femrave ne
    qeverri, perkundrazi,,,duhet te kishte vendosur me shume
    se meshkujt.

    Kurse Berisha kishte ne qeverri femra qe silleshin si burra
    te keqinj, femrat e berishes jan si gangstere

  11. sali says:

    komplimente per shkimin,shume e goditur. po cpret nga politika shqipetare.p ajo qe te ben pershtypje eshte zhozefina mendje fryck,qe vajzat e mireshkolluara i quan cupelina.kjo grua-burre ka kompleksin einferioritetit intelektual.kjo di vetem te ulurije ne aplifikm te bertitjeve te berishs.te vjen keq se si u katandis.

  12. kelmendasi says:

    Jam shume dakord me Ju zj Dervishi, nese kjo fortune do te ishte ngritur thjesht dhe vetem se emerimet e reja jane femra….por me duket se kritika ka qene jo per faktin se keto drejtuese jane femra por per faktin se ato nuk kane formimin profesional dhe nuk jane ato perfaqesueset tipike te femres me standartet me te larta te formimit profesional apo intelektual. Kete standart, mendoj se duhet te jeni Ju femrat te parat, qe ta duhet ta kerkoni sepse nga deshtimi i tyre normalisht do t’Ju jape argumente atyre qe jane skeptike ne futjen e femrave per drejtimin e puneve te shtetit. Personalisht mendoj se femrat jane jo vetem me korrekte dhe te perkushtuara por shume me te pergjegjshme dhe te ndjeshme ndaj suksesit per kryerjen e detyres. Vetem se kujdes duhet te kerkojme dhe te ruajme standarte te larta per kandidatet potenciale per keto pergjegjesi ne drejtimin e puneve te shtetit.
    Respekte dhe pune te mbare

  13. lutfiu says:

    U KTHYE KJO ME LUGE NE BREZ. DERI DJE THOSH 100 TE ZEZA PER BASHKIMIN ME METEN TANI BEN SIKUR E TEJKALON DHE MBRON GRATE. KA DHE PER TY MOJ NJE CAPE BUKE. LEPIRESIT PERHERE VLERESOHEN.

  14. miri shkodra says:

    Artikull i mrekullueshem. Falemnderit Mimoza.

  15. Dardhari says:

    Mendoj qe komentusit ne qofte se nuk jane te afte te gjykojne per cka ndodh eshte me mire ti vene kycin gojes sepse ky shkrim eshte I sakte dhe shume I vertete ju pergezoj Znj. Mimoza per kete shkrim se koha ka treguar qe grate jane me pak te predispozuara per pislliqe perjashto ate te perdalen xhosefine qe vetm briret u mundua mos I mbijne.

    1. Po,Po says:

      Pse jo,edhe znj.Mesila Doda,qe te neveritet si njeri, e aq me teper si femer,me egersi kanibaleske,kur kujtojme shprehjen e saj “..te var tek palma e kryeministrise…”.Njerez si Zhozefina (qe te jep plumbin ballit)e Mesila (qe te var ne dege te palmes)jane turpi i politikes shqiptare.Femra,pergjithesisht shquhet per finesen dhe elegancen ne sjellje e komunikim,por keto jane e kunderta e natyres se nje femre normale.

    2. kunji says:

      Ky shkrim more Dardhari ndofta eshte i sakte per ata qe kane mendim anadollak ne Shqiperi dhe akoma mendojne per gruan dhe vlerat e saj sic i perhkruan autorja e ketij shkrimi, por nuk eshte aspak i sakte per thelbin e kritikave te bera ndaj Edi Rames per emerimin e ketyre zonjave ne poste per te cilat nuk kane haber pune e asnje dite eksperience, perpara zonjave apo zoterinjve qe e kane ate eksperience brenda e jashte Shqiperise. Ky shkrim as nuk i afrohet thelbit te ketyre kritikave nga njerez me mentalitet te perparuar e bashkekohor qe shkruajne ketu tek Tema, po duket sikur me qellim mundohet ti banalizoje keto kritika ne nje kritike te bere si gjoja nga njerez me nje mentalitet anadollak e kanunor.
      Emerimi i ketyre zonjusheve nga Edi Rama, eshte si te ta krahasosh me emrimet e Enver Hoxhes pak a shume qe vuri kooperativisten Lenka ne drejtimin e Partise, them pak a shume se ai ishte funksion politik e jo profesional, por per nga profesionalizmi i nje kooperativisteje per te bere politikanen, ne kohen e sotme politiken e bejne njerez femra a meshkuj qe studiojne shkenca politike kryesisht ne boten moderne.
      Keshtu more dardhar anadollak…

      1. N Shabani says:

        Kunji sa per dijeni Lenka Cuko kishte mbaruar institutin e larte bujqesor 4 vjecar ne Tirane diten per agronomi dhe nuk ishte kooperativiste e thjeshte. Kush shkonte ne shkolle te larte kishte mesatare te larte notash. Ne e dime shume mire se si ishte shkolla e larte ne kohen e Enver Hoxhes te dilnin trute e kokes nga te mesuarit se nuk merrnin para pedagoget sic marrin tani, mos i egzagjeroni gjerat duke thene te pavertetat. Arsimi i sotem eshte shume here me poshte nga cilesia se ne kohen e Enver Hoxhes.Te vjen plasja kur shikon te gjithe hajdutet e pulave te fshatit me diploma universiteti pa shkuar asnje dite ne shkolle.Sot shkolla eshte nje turp ne Shqiperi aq keq eshte katandisur cilesia e dijes.

      2. elinor says:

        Gjithcka sakte dhe e shprehur qarte.

  16. ganiu says:

    Zonje dhe Kodheli eshte femer, dhe disa te tjera po ashtu, por poth se askush nuk foli kunder. Mos valle maskilistet ishin me pushime?

  17. Valdeti says:

    Eshte pambarimisht i vogel ky lloj hakrrimi qe ju eshte bere zonjave dhe zonjushave te PS-istave nga PD-istat.Nqs se kjo paska qene e keqja me e madhe qe qeveria e re po ledhaton me poste me shume femrat se qeveria e vjeter do mendoja se ne Shqiperi punet jane ne vije.

    NENAT
    e atyre qe perbindeshi Berish ju vrau djemte ne bulevart me duar ne xhepa jane miliarda here me “hakerruera” dhe te poshtruara kur merren si manekine ne lozhat e kuvendit popullor.

    GRATE
    qe ju vrane burrat e tyre nga nje bandit qe u quajt burre shteti dhe tjetri yll ne ngjitje duke i dhuruar ne tavoline bashkine e tiranes dhe me vone dhe duke e graduar bossin e PeDERAVE jane miliarda here me te hakerruera

    VAJZAT
    jetime qe kane lene me lot ne sy politika frikacake e Edi Rames dhe hipokrizia vrastare e porno-ambasdoreve nuk mund te mbulohen me keto artik me “buze-kuqe” qe na shkruan zonja matane atllnatikut.Ato jane triloina here me te hakerruara

    E nderura Moza.
    Jam dhe une qytetar amerikan me origjine shqiptare si puna juaj por me thene te drejten qe nga 21 janari 2011 gjithe planeti me duket hipokrit deri sa te ndeshkohet ai qe veshi me te zeza Nenat,Grate dhe Vajzat E 21 JANARIT ,TE GERDECIT dhe shkaterroi nje vend te tere perfundimisht.

    Edhe me flori ta mbushin Shqiperine Obamat dhe Tony Blair-at nqs nuk shkon prapa hekurave te burgut kryeqelbesira Berish nuk thahen lotet e atyre jetimeve qe i harruan Mozat e amerikes.

    As na duhet fare cfare ka thene hillari ne kine,Xhungat apo Marizat por na duhet Moza te spjegoje perse qajne nenat,grate dhe jetimet e 21 janarit dhe vrasesi zgerdhihet neper Fecebook-e??

    1. elinor says:

      Ke folur edhe ne emrin tim.

  18. Anton Nepravishta says:

    Moj ti cupe, nuk na rruhet ne jane femra, meshkuj apo transgender. E kemi hallin tek aftesia profesionale te cilen nuk e kane. Te njejten gje kemi thene edhe per ate kolopucin e Postave dhe per ate kodoshin e Albpetrolit.

    1. kunji says:

      eshte ndryshim botekuptimi shume i madh Anton, shkruesja e ketij artikulli nuk arrin te te kuptoj, eshte e kote te debatosh me te.

    2. @anton says:

      Here kodra pas bregut e konfuz, dhe here i arsyetueshem e i sakte.
      Kesaj here te perkon me teper kjo e fundit o Anton leshparrojturi.

      1. Anton Nepravishta says:

        Faleminderit! Ndonjehere e kepus dhe une ndonje gje te sakte.

  19. beso says:

    Nuk u be shume buje ne forum per Mimi Kodhelin e MM,e paten me Spiropalin e doganave.Ca thane qe ka ngelur ne provimin e kontabilitetit,me burrat gjykuan se duhej ndonje burre alla Rambo,sepse ne enciklopedine moderne te zanateve ku behet para me thes doganieret jane ne vendet e para,perfshi ndertuesit private,ata qe shtrojne rruge me tendera,ata qe ngrejne pallate(pallatexhinjte)dhe ata qe fitojne konçensione hidrocentralesh.Per mua postet jane e duhet te jene politike ne rradhe te pare,nuk ka ardhur ne qeverisje nje ekip teknikesh por nje grupim i qarte politik i majte.Ky grupim i majte do ndjeke nje seri reformash dhe masash kryesisht te karakterit social,ministrat dhe postet kyçe dominohen nga persona politike sepse keta sigurojne unitetin e masave qe merr qeveria.Nuk ka rendesi primare a eshte teknik apo jo ministri,sepse ka zv/ministra dhe drejtore e keshilltare specifike per ate pune;ministri eshte figure politike,se keshtu ka qene dhe eshte ne tere boten.E çfare pastaj se ka ngelur ne vjeshte apo jo Spiropali?Pse,ngelesat e vjeshtes qenkan kategori inferiore?Nuk bejne ata?Amani ore me keta brilantet e superdhjetave,edhe Jozi me superdheta ishte,por e dhjetosi parlamentin fare.Spiropali ka vite ne PS,eshte kryetare e Fressh,ka shpenzuar vite ne militantizem partie dhe domosdo ajo ose nje tjeter si ajo do vihen ne keto detyra.Do fitoje eksperience.Ku qendron problemi ketu?Mund te jete shume me i mire nje profesor i saj,ai qe e ka ngelur apo kaluar,por profesori nuk ka shpenzuar vite ne parti,dhe te mos harrojme se ne 23 qershor fitoi e majta dhe jo tekniket dhe profesionalet.Le te formonin nje parti ata dhe te fitonin zgjedhjet,bujrum!E çfare shkence dhe kontabiliteti bekerka drejtori i Doganave,pa me thoni?Ai thjesht ushtron presion ne te gjitha nivelet e ne paste me teper te ardhura Dogana e me pak korrupsion kaq ishte puna e drejtorit.Mjaft aspekte te natyres ekonomike ne Dogana varen nga Ministria e Financave,mesa di une,keshtuqe ka kush merret me kontabilitetin,eshte nje ministri e posaçme,qe kontrollon ne mjaft linja kete pune ne Dogana.Ndersa per kete batare te Mimozes jam dhe s’jam teresisht dakord.Mire e ka qe”grate”e qeverise nuk duhen paragjykuar,megjithese ajo e bukura shprehje anglisht qe grate bejne pune te paqme(pune te qeruara)sikur me duket pak subjektive,sepse edhe burrat ne ndonje gjuhe tjeter bejne njesoj pune te qeruara edhe ata.Ajo qe vihet re eshte se ne forume nuk do bien kurre te gjithe dakord,ore po edhe Krishtin vete te vere Rama,edhe per ate do dalin disa ti gjejne ndonje kleçke.Keto jane te natyrshme,ne forumistet jemi sejcili mendje me vete,kemi arsyet dhe mosarsyet tona,por ajo qe ka rendesi eshte qe qeveria te qeverise ndershem,ashtu siç ka premtuar.Po beri kete,ajo nuk ka nevoje te na binde verbalisht,bindemi vete,sepse rezultatet flasin vete.
    PS.Per Mimozen:thuhet qe armiku me i keq i grave jane grate!Sikur te ruhen nga te ngjashmet,nuk bejne keq!

    1. henri says:

      beso,
      Nuk e di se pse, ti me hedh trute e gomarit. Perseri ke shume te drejte. Ne vendet delikate duhet te vihen njerez politike qe ta dine mire se ne se nuk punojne shume dhe me ndershmeri do te humbin dhe po humben do te kene pasoja duke humbur edhe vendin e punes pas kater vitesh.

      Une kam mendimin se, ne ne Shqiperi nuk kemi mungese njerezish te devotshem dhe te ndershem te se majtes. Mendoj se, shefat e majte duhet te jene edhe shume te zgjuar qe, te dine se cfare njerezish te kene reth vehtes. Kam mendimin se, ne kemi mungesa te medha per sa i perket njerezve te zote profesjoniste, prandaj kryesore edhte qe shefat politike te dine ti gjejne dhe stimulojne keta njerez. Per mua personalisht, ne se nje njeri i afte nuk ka patur kuroje civile per tju kundervene shefit injorant te PD-se , ai duhet mbajtur ne pune dhe te kontrollohet nga larg.

      “beso” kam thene ketu ne forum se kanzelari i pare gjerman Adenauer ( fill pas luftes se dyte boterore ) ka futur ne pune shume ish naziste te afte qe, nuk kishin lyer duart me gjak, sidomos ne ministrine e jashteme dhe te ekonomise. Ai kishte nje shprehje kuptimplote :

      “Mos e hidh poshte ujin e piset,per sa kohe qe nuk ka gjetur ujin e paster.”

      Naten e mire beso.

      1. beso says:

        henri,kjo pune e llafeve per emerimet ngjan me pershtypjet pas dasme.Mjaft te ftuar gjeneralisht shprehen se dasma u be mire,c te tjere se mishi ishte gatuar keq,te tjere se vera nuk ishte e”jashtme”,grate do thone qe nusja nuk ishte rregulluar kushedi,se nusja ia kalonte dhendrrit apo dhendrri nuses;po te jete per komentet pas dasme,keta rrezik do e prishnin dasmen.Henri,une kam nje gjykim te ashper ndaj atyre te”zoteve”,”ekselenteve”me dhjeta me yll,siç i thoshim dikur.Kam pasur ne shkolle bashkenxenes e studente qe shkruanin me te madhe emrin e babait te njohur ne faqen e fletores dhe merrnin dhjetat e pamerituara.Futjet me mik jane kudo ne bote,jane problem boteror.Dikur kam lexuar se ne Harvard kishin favorizuar nje nip te Sofia Loren,ose mendo qe Xhorxh Bush i biri ka mbaruar per histori ne Yale e pas nja 7 vjetesh merr master ne Harvard per biznes(!),e kote te them qe eshte i vetmi president amerikan me master ne biznes dhe çuditerisht nuk mbahet per me i zgjuari…Pediatra e femijeve te mi ketu ne Lombardi me tregoi sesi mbesa e saj studente ne mjekesi i dha kopje nje shoqes se saj me baba te njohur dhe per te njejten pergjigje 100% njesoj,mbesa morri 6.5,kurse shoqja me baba te degjuar morri 8.5,e behet fjale per universitetin Bocconi,qe mbahet me ekselenti ne Itali.Pra,ai profesionalizmi qe trumbetohet aq shume,per mua eshte alibi e paster,merre si ta marresh.Henri,kur une u diplomova,duhej te shkoja minimalisht teknik armesh ose shef armatimi,mirepo keto vende i kishin zene dy te tjere me specialitet kunderajror,qe donin apo nuk donin,pas vitesh eksperience keta dinin ca me shume se mua.Keshtu perfundova ne nje toge kunderajrori komandant,per te cilen kisha dijeni minimale sa di ti per te ngare tankun.Njehere u prish nje top elektrik k/a ate muajin e pare dhe vjen tekniku e per kunj me thote,he ja,ti je diplomuar per kete pune,por ja qe nuk e gjen dot.Ndersa ai me kurs dyvjeçar vullnetar e gjente,se kishte miq rakie dhe keta miqte nuk hapnin vend per ata qe mbaronin shkollen per kete pune.Me nje fjale,i kam ca eksperienca me keta specialistet,me keta te zotet,me keta te rekomanduarit,me pisat e pisave,ata qe trashegojne karriket brez pas brezi,sipas nje kodi otoman.Dhe keta dine minimalisht 100 fjale shqip,50 anglisht dhe bejne hijerendin kur firmosin;ta kam thene ate shembullin e atij specialisttit te tokave dhe profesorit,kur i pari ishte brumi dhe i dyti aparenca.Pare ne kete drejtim,une jam dakord per njerez pa eksperience,pa tituj,biles ngeles vjeshte,se keta jane me reale se ata ekselentet imagjinare.Ishte slogan dikur,kur thoshim mes nesh qe nuk behesh student po nuk ngele njehere ne vjeshte,hahhaha,ishte obligim.Mendoj se eshte shpejt te paragjykojme kedo qe sapo emerohet,njesoj sikur ka sens qe ne dasem te urohet çifti,e jo t’u kujtohen dashurite e meparshme te falimentuara,apo pse nuk kane eksperience martese.Tek e fundit,nuk ka njerez pa difekte.Rama s’beka se qenka piktor,ai tjetri se qenka shume i ri,tjetra se qenka shume e vjeter,sharqiri se eshte rrumbullak,torta se qenka katrore;hajde,hajde…muhabet shqiptaresh qe s’u gjendet rehati as ne gjume!Pershendetje dhe ia kalofsh mire!

        1. Wendy-B says:

          @ beso
          Le te shpresojme vertet qe keta te rinjte pa eksperience dhe sigurisht te paperlyer do punojne duke dhene 100% te kapaciteteit energjik dhe intelektual qe kane.
          Megjithate kam rezerva per vazhdimesine, a do tundohen apo jo per te perfituar nga pushteti. Se qeverite tona i “terheq dera” nga kjo ane..

        2. henri says:

          beso,
          Me kujtohet shume mire ai shembulli me ate “profesorin” qe nuk beri asgje dhe mori leket dhe ate tjetrin qe punoi serjosisht dhe nuk mori asgje.

          Beso, konfirmoj me bindje ate qe ke shkruar ne lidhje me “notat” ne shkolle. Une jam nje dishepulli i nje filosofi krejt te ri gjerman Richard David Precht i cili thote :

          “Mendimi se shkollimi behet vetem ne shkolle eshte gabim, shkollimi ndodh cdo dite. Ndoshta do te ishte mire qe,te ulet rendesia e shkollimit. Ne Amerike perdoret shume sistemi TEACH FIRST, ky eshte nje sistem qe,perdorin sot konzernet e medhaja.
          Ata marrin studentet me te mire te universiteteve ( qe kane mbaruar ) dhe perpara se ti fusin ne pune i fusin ne programme te ndryshme te konzerneve,per te pare se sa te vlefshem keta studente jane per konzernin. Pra,per ata nuk kane shume rendesi notat e diplomave te universiteteve. Pra, gjate kohes se punes provizore per koncenin, koncerni shef dhe vlereson performancen e ketyre kandidateve dhe vendos ti marri perfundimisht ne pune ose jo. Pra notat e mira nuk jane me metri per vleresimin e tyre. Pra nuk behet vleresim mbi diplomen katervjecare por per njohurite qe ti aktualisht ke. ”

          “Beso”, filosofi gjerman shkon e dhe me tej dhe kritikon sistemin e shkollimit aktual gjerman kur thote :

          ” Shkollimi qe behet sot ne shkollat eshte nje dituri e pergjitheshme.Shkollimi ( formimi ) eshte dicka krejt tjeter. Ne sot nuk dime akoma se per cfare duhet te shkollojme femijet tane.
          Shkolla vendos per te ardhmen e nje vendi. Rendesi shume te madhe ka qe femijet edhe pas mbarimit te studimeve nuk e humbin pasjonin per te vazhduar te mesojne gjate gjithe jetes.”

          “Beso”, une m.gj.ate mendoj se,Shqiperia per momentin,ka shume nevoje ne radhe te pare per njerez te zot ( sith thua ti, jo vleresimi nga notat e mara), te afte dhe sidomos te ndershem. Problem i madh do te jete se,ku do ti gjesh keta njerez me universitetet qe kemi neve. Gjermanet thone : “Wissen ist Macht”, te dish do te thote te kesh pushtet ne kuptimin qe,dish se si ta perdoresh me eficience pushtetin qe te kane dhene.

          Pershendetje

    2. N Shabani says:

      Beso eshte shume i sakte dhe nuk i heq asnje presje komentit te tij, bravo keni komentuar edhe per mua.I kemi pare ata barkmedhenjte e dhjamosur qe ekane mendjen se si te xhvasin emigrantet kur kthehen ne atdhe,i kemi pare ata qe kalojne me miliona euro mallra kontrabande duke i shkaktuar popullit deme ta pallogaritshme. Edi Rama shume mire e ka nisur me emrimet e reja por nuk po me pelqen qe nuk po merr asnje dhe nuk po ve para ligjit ate qe zgerdhihet gjithe diten ne facebook kur dihet qe ka vrare 4 vete me duart ne xhepa dhe ka vjedhur miliona euro te pasurive publike per llogari te femijeve te tij.Kjo duhet te marre fund ky njeri duhet future ne burg.

    3. homeri says:

      –beso–i lexova pothuaj te gjitha komentet , sepse personlisht e pelqej mimozen ne shkrimet e saj –komenti i juaj me pelqen , ndoshta sepse edhe un gjykoj ne ate menyre –postet e larta jane politik dhe Rama do vendos ata individ tek te cilet mendon se do drejtojne sipas ides se tija –te dy postet jane shume delikat nga ana e korrupsionit dhe femrat ne pergjithesi jane me pak te prirura per korrupsion , aq me mire qe jane te reja —do ti shikoni rezultatet e tyre mbas 6 muajsh—pastaj eshte pune dreqi , a kerkojme nje qeverisje ndryshe , atehere te rinjt jane ata qe mund te qeverisin ndryshe –Rama duhet pergezuar per kurajon e madhe qe vendosi te rinj ne drejtim dhe jo ato fytyra te vjetra qe i kemi pare si kane drejtuar , barkemedhenj te pa ngopur , aq me mire qe kemi femra ne drejtim

    4. Claus says:

      Jam dakort pjeserisht me ty beso.
      Si ti edhe une nuk e shoh primar problemin e notave, aspak, sjell raste plot qe njerez edhe me shkolle te mesme kane arritur majat ne firma dhe ne qeverisje, ketu fut kryesisht njerezit ne hapesiren gjermanofolese ku shfrytezohet talenti i drejtimit mbi te gjitha, harmonia e punes ne grup si dhe aftesia e zgjidhjeve te problemeve.

      Rast per kete sjell Joschka Fischer qe as kursin per fotograf nuk mbaroi por edhe shume deputete ne parlamentet perkatese per te shkuar deri tek presidenti i parlamentit europian z.Schulz (tregtar librash).

      Tek arsyet per te mos e emeruar aty ku eshte sot se eshte femer jo e jo, por une e shikoj kete ne nje aspekt tjeter, nisur nga eksperiencat e mia.
      Kete dua ta ilustroj me nje histori e cila gjen mbeshtetje edhe tek nje replike e dikujt qe fatkeqesisht nuk ja mbaj mend emrin, i cili solli nje shkrim te Spiropalit marre nga Facebook-u i saj.

      Ne nje emision para disa vjetesh me moderator te famshmin Edison Ypi, ky i fundit kishte ftuar Spiropalin dhe dike tjeter, te dy te kthyer nga USA.
      Pyetja e tij ishte e thjeshte:
      Perse u kthyet nga USA?

      Pregjigja e Spiropalit ishte, se ajo gjente ne Shqiperi nje jete me te kendshme, shoqeri, jete kreative, shihte potenciale tek rinia shqiptare, etj,etj.
      Anglia per ate kishte qene teper konservatore dhe e “rrethuar nga uji”!

      Nejse keto ishin pikepamjet e saj, por thelle-thelle une pashe tek ajo nje mospershtatje ne ate hapesire ku kishte studiuar, pra kishte patur nje lloj vetmie dhe bashke me te dhe veshtiresi ne perballimin e nje programi ditor te stilit perendimor qe nuk te le te marresh fryme.
      Shkurt, kerkonte nje jete ne stilin e “Europes Jugore” me tere “moskokecarjen” dhe qejfin qe te jep.
      Ajo ka studiuar politike ne USA, Kanada dhe Britani.

      Jam i sigurte qe ajo ka marre leksione dhe ne psikologji. Natyrisht ajo ka lexuar se shkallet per tu ngjitur ne politike nuk mund te kalohen me nje kercim shkopi. Shih ne faqet e “Tema-s” se sotme se cfare eksperience percon Sekr. i Shtetit per teknologji i Gjermanise me moshen qe ka.
      Jam i sigurte qe ajo edhe praktike universitare nuk eshte ne gjendje te deshmoje, ndoshta ka marre ndonje cope deshmi nga Shqiperia.
      Pra emerimet mund te jene politike, pa dyshim, por duhet te kesh edhe pak eksperience pune dhe jo vetem kaq por edhe aftesi ne raport epror-vartes, aftesi ne nje drejtim plot empathy, menaxhim kohe dhe aftesish, te motivosh dhe te inkurajosh vartesit e tu.
      Menaxhere te shkalleve te ndryshme kalojne jave dhe muaj ne kurse te ketyre tipeve te cilat jane teper, teper te shtrenjte.
      A i disponon ajo keto?
      Nuk besoj.
      Pra problemi im tek nje fare pjekurie ne moshe dhe ne pune edhe cfaredolloji qofte, mjafton te fitosh koncepte se cdo te thote disipline dhe regjim pune.
      Ajo mund te kete qendruar me ore te tera ne seline e PS, por nuk mund te deshomoje nje karakteristike pune qe per punedhenesit merr aq vlere, pavaresisht arsimit qe disponon.

      P.S. Ne nje qytet ne Gjermani kryebashkiaku hodhi ne gazete nje lajmerim per nje pune qe kalon financa neper duar.
      Ata qe duhet te konkuronin nuk u kerkohej te jepnin as emrin, as moshen, as gjinine dhe as foton, vetem eksperienca e fituar dhe rendimenti ne pune, keto ishin kriteret kryesore dhe e gjitha per ta bere kete sa me pak shteg per diskriminim ndaj konkurenteve.
      Dhe a e di kush fitoi?
      Nje tregtar mishi, (Metzger ne gjerm.) me te cilin pa me te voglin dyshim pas disa jave pune jane shume te kenaqur. (Keshtu u njoftua ne shtyp per tu bere shembull edhe per te tjeret).
      Pra shkolla te jep dicka, por nuk eshte primare.
      Ndersa shume ne Shqiperi edhe shkollen e kane te cunguar por edhe eksperince pune nuk kane. Shembuj gjen me lopata.
      Pershendetje dhe dite te mbare.

      1. henri says:

        Claus,
        Kam mendimin se, aftesia per e drejtuar eshte talent dhe me shume fat. Mendoj se “beso” e ka pare ne panele te tv italjan nje filosof italjan ( reth 60 vjec) me emrin Kacari, ky njeri thote se, te jesh nje menaxher ( lider ) i mire duhet te kesh talent, fate, te dish ( sic thua edhe ti ) te terheqesh te tjeret me pasion ne permbushjen e enderes tende per nje arritje te caktuar.

        Desha te konfirmoj ate qe the ti per Joshka Fischer, ne kuptimin qe, edhe shefja e partise se re te djathte italjane “Fratelli d’Italia ( qe u shkeput para tre muajsh nga Berluskoni) nuk e ka shkollen e larte dhe sipas mendimi tim eshte shume e zonja.

        M.gj.ate, “Claus” une jam me proverben gjermane : “Probieren geht über studieren.” Te provosh dicka ka me shume vlere se sa ate diskutosh.

        Te uroj ty dhe besos, gjithe te mirat.

        P.S. Ne se te pelqen boksi, sot ne RTL ne oren 20.15 ke ndeshjen Vladimir Klitschko kunder rusit Povjetikin.

        1. beso says:

          Claus,ne nje forum tjeter me kerkuan arsyet pse nuk shtie me top kunder emerimeve te Rames,mund ta kopjoja,por une nuk shkruaj dy here te njejten gje.Claus,replika jote e pare me mua ka qene shume kunder,mbaj mend tek Shekulli para dy vjetesh kur isha aktiv atje me nofke te ngjashme.Qenia ne forume me ka ndihmuar ne disa gjykime,madje kam nje skice satirike,te quajtur”Komentuesi”,dikur do duket ne ndonje vend.Diku kam lexuar se ne Finlande zgjidhen ne keshilla edhe punetore te thjeshte e aksesore sharretare apo blegtore.Demokracia ne origjine,sipas Perikliut,eshte pak a shume gjitheperfshirje,nuk eshte e thene qe zgjidhet ideja me e mire,por ajo me e pranueshmja.Zgjedhja e me te mireve quhet aristokraci(aristos-i mire),por si çdo gje edhe aristokracia degjeneron ne trashegimi dhe trashegimtare.Nejse,çfare thame i thame me lart.Plaku me sugjeron kete filozofin gjerman,qe per koincidence ma sugjeroi nje mik ne Fcb para dy ditesh,si duket eshte perkthyer ne Shqiperi.Do t’a kerkoj patjeter.Claus,erdhi njehere nje kryeminister danez ne Itali,eh,ai qe eshte i Nato-s sekretar tani,dhe Berluskoni per gallate tha qe ky qenka i bukur si Cacciari qe thote plaku,se i ngjante.Ne ate kohe thuhej se gruaja e Berluskonit e kishte shume shok Cacciarin.Cacciari eshte i majte dhe para ndonja dy muajsh ne interviste thoshte se ka humbur vija ndarese mes te majtes dhe te djathtes,tashme ka politike per privilegj dhe kjo eshte vdekja e demokracise.Ne vija te pergjithshme une besoj se ne kemi pak ne dore te ushtrojme te drejten tone demokratike;kemi te drejte te flasim ne Facebook,por kjo nuk ka forcen dhe unitetin,solidaritetin e njerezve qe i bashkojne interesat e pergjithshme.Muri i Fcb leviz shpejt,komentet hidhen ne kosh brenda dites dhe gjerat ndryshojne shume pak.”Jemi me te pasur,por me pak te lire…kemi me shume shkollim,por me pak gjykim kritik”-thote nje filozof qe me pelqen mua.Por bejme debat e sjellim njohurite tona,se kjo ka rendesi.Gjeta Schopenhauer qe thote se”ti nuk di nese te tjeret s’e dine qe ti di”,dmth dija vetem per vete perkthehet mosdije.Claus,plaku te fton te shikosh boks,une kam qene ne skuader boksi per ca kohe,kisha trajner Hysen Sharren.Une dyshoj se boksi eshte sport,ashtu si Hemingwey thote per korridat,ndeshjet me dema,qe ngjajne me shume me luften sesa me shfaqjen.Meqe degjohemi rralle,ju pershendes sinqerisht!Eshte kenaqesi kur debatojme,te falenderojme edhe TemA-n qe na i jep argumentet falas.

          1. henri says:

            beso,
            Vetem dy gjera shkurt :
            Grupi italjan “I richi e i poveri” i viteve 1960, kur u be i famshem dhe me shume leke thane : Ne fillim ishim shume te varfer por kishin shume dashri per njeri tjetrin, ndersa tani kemi shume leke por jo me ate dashuri per njeri tjetrin.

            Me vone ky grup ( dy djem dhe vajza ) u ndane. Tani kendon vetem Marcella ( vajza e bukur me kacurella).

            Kane mbetur legjenda ndeshjet midis Todi Jankut ( ekipi i Tiranes ) dhe Hysen Sharres ekipi i paritzanit. I kam pare shpesh tek stadjumi i rruges se Elbasanit, ku sot eshte parku me lojrat e femijeve.

            Naten e mire ty dhe Claus.

            P.S. Pune dreqi, sapo me mori ne telefon djali dhe me tha se, po vine ne shtepi se ishin me pushime ne Barcelona. Me duhet te rrgulloj shpine, e kam remuje. Ata duhet te vinin neser.

  20. elinor says:

    Une mendoj te krijojme njesi te vecanta mercenaresh qe te dalin ne rruge e te rrembejne gra te cfaredo moshe dhe t’i hedhim secilen ne ndonje post drejtoreshe me detyrim!
    Znj. Dervishi shkruan mire, shpeshhere, por sot me duket sikur po e luan pak si me tepri karten e diskriminimit ndaj grave. Njesoj si zezaket e Amerikes qe sa here gjenden ne faj ankohen per racizem edhe pse presidenti amerikan eshte vete me i zi se nata.
    Te lutem znj. Dervishi, natyrisht qe grate e meritojne cdo pozicion njesoj si burrat por gjithnje nqs ato i kane aftesite dhe perkushtimin. I gjithe debati po fokusohet tek mosha teper e re e drejtoreshave te fundit dhe rrjedhimisht edhe mungesa e pervojes qe ato kane per te drejtuar atje ku jane emeruar. Mos e degjenero debatin me vajtime te mjerueshme “po na diskriminoni pse jemi femra!”

  21. berti says:

    eshte fakt i vertetuar se ne Shqiperi edhe nga eksperienca personale e them – nese do te besh pune te mira ne Shqiperi – keto pune behen veteem me gra e vajza. Nuk them jo burra e djem por nese cdo intitucion do te kete me shume gra do te jete me mire.

    Ne fund te fundit Bashkia e Ed Rames punoi dhe shpetoi Tiranen nga halezimi, kioskezimi, shpellezimi, katunarizimi dhe fshatarizimi total!!! Dhe ai kishte punesuar me shume gra e vajza ne Bashki.

    Ed Rama e beri shpellarin SB me kryeqyet dhe ai shpellari fanatik nuk ja diti asnjehere per nder. Shpellaret duan vetem Dragobi. Atje do ta cojme se shpejti me fb me vete.

    1. X Man says:

      Ja ke fut pordhes KOT!!!!!

  22. Rezi says:

    Sistemin fiskal ne kete gjendje te gangrenizuar e ka katandisur biznesi ne bashkepunim me politiken. Ne keto 20 vjet biznesi ne rradhe te pare ka patur interes te kete nje administrate shteterore sa me te dobet, joprofesioniste dhe militante, pasi eshte me e lehte per te, te beje presion mbi punonjesit e saj, duke perdorur parate dhe dhunen nepermjet nderhyrjeve “nga lart”. Keto 20 vjet asnjehere nuk ka dale njeri ne mbrotje te tyre, kur ata me te drejte kane kapur biznese me shmangie nga detyrimet e shtetit dhe me pas jane larguar nga puna si te korruptuar, pasi “kishin shkelur ne kallo”‘ atje ku s’duhej, se filani na paskerka nga mbrapa x minister,deputet apo Drejtor te madh! Ne cdo rast nje tatimor apo doganier eshte i fajshem dhe ky eshte nje perceptim popullor, pa menduar se edhe ata jane familjare, njerez me ideale apo pasione per punen e tyre, ashtu sic ka edhe te tjere te pamoralshem, te paafte dhe militante, por “pyll pa derra nuk ka”! Ne menyre te thjeshtuar kete perceptim e tregon rasti kur nje person per kuriozitet hyri ne nje shtepi publike ndenjti pese minuta, pa rreth e rrotull, nuk i pelqeu dhe doli. Te gjithe ata qe e pane hapen fjalen se filani kishte qene ne shtepi publike dhe pak interes kishte se cfare kishte bere!
    Sa here qe nderrohen pushtetet sistemi fiskal eshte me i godituri dhe kjo vjen nga tre arsye themelore:
    1. Qeveritaret e rinj kryqezojne kundershtaret per punen e tyre te dobet, duke premtuar cudira dhe justifikuar “fshesen qe donte kryhet”.
    2. Militantet qe kane sakrifikuar per partine kane rastin te shperblehen, pasi duke qene nje vend i pazhvilluar, punet me te mira jane ato ne shtet dhe akoma me teper aty “ku mund te nxirret dicka”.
    3. Biznesit perfitues nuk i intereson t’u njihet historiku negativ qe kane (nje nga kriteret kryesore te analizave te riskut ne mbare boten ne sistemin fiskal), kujtese kjo qe eshte tek punonjesit e vjeter, por jo tek te rinjte dhe u jep kohe ketyre bizneseve te “lidhin telat”me pushtetaret e rinj.
    Mendoj se Rama eshte shume i ndikuar nga biznesmenet qe ka afer per kete negativitet ndaj administrates fiskale, por duhet te kete parasysh qe njerezit e administrates vihen kollaj ne “rresht”, problemi qendron tek presionet qe i behen asaj nga biznesmenet e lidhur me politiken, asnje doganier apo tatimor nuk ka patur “kellqe” te kontrolloje Samirin, Sandrin etj. as ne kohen e Nanos dhe as ne kohen e Berishes, pra per 16 vjet, pasi edhe ata qe kane tentuar jane larguar si te korruptuar. Zinxhiri i lidhjeve te biznesit evazionist duhet keputur lart, aty ku eshte me me dhimbje, por sheruese dhe jo tek fijet qe bejne nje pastrim sa per t’u dukur i sheruar! Uroj mos te perseriten skenat e vitit 2005 kur arrestoheshin police per 5.000 leke, apo doganiere per nje arke me molle kontrabande, ne nje kohe qe ata qe benin “kerdine” beheshin deputete!

  23. Sila says:

    Znj. Dervishi a bere gjithmone artikuj te bukur. Me keqardhje them qe kete here a ka futur kot. Kjo sepße ketu flitet per nivele profesionale dhe eksperience profesionale dhe jo ceshtje gjinie.

  24. demokrat says:

    Personalisht kam patur dhe kam rezerva per emerimet e reja ne poste kyce te ekonomise kombetare, e perserise kombetare pasi ne kete pike ku kemi ardhur shqetesimi nuk duhet te jete ksuh iken e kush vjen pas sa kemi dhe sa do te fusim ne torbe, per mos ta lene arken e shtetit vetem ne dore te bilishtareve. Objeksionet kane qene ne lidhje lidhje me eksperiencen dhe perkushtimin ne detyre, pasi ne 1998 nje gruaje italiane miqte kontrabandiste te ish ministrave socialiste i derguan plumbin ne zarf. Keshtu qe edhe Znj.Spiropali apo kushdo qofte ne pozicione do te kete presione te kesaj natyre.Administrata shqiptare ka femra qe jane po aq te afta ne profesion dhe perkushtim ndaj punes sa edhe nje pjese e vogel e burrave, por kam njohur edhe femra qe ishin me te korruptuara se edhe burri me i korruptuar, keshtu qe te qenit femer as nuk te imunizon as nuk te demonizon ne kete aspekt.
    Nuk dua te bie ne banalitet te diskutoj jeten private te zonjushave ne fjale, ne plazh dilet me rroba banjo dhe me behet qefi qe grate e qeverise shqiptare kane nje feminitet dhe elegance te admirueshme, dhe privatesia duhet te respektohet edhe nga pjesa mediokre e opozites se vjeter te Sali Berishes.Kjo do te kthehet ne bumerang per opoziten duke i larguar edhe ate pjese te emancipuar te shoqerise qe vazhdon per inerci te perkrahe opoziten e vjeter. Ne fund te fundit zonjushat dhe zoterinjte do te gjykohen nga puna dhe jo nga guna, dhe ate do te beje sovrani me voten e lire, qe besoj ne te ardhmen besoj do te jete edhe me e lire.

  25. ona says:

    I lexova te gjitha komentet ,me bene pershtypje per komentet,po a nuk ishte Majkua ai qe drejtoj kryeministrin ne nje moshe te re dhe e drejtoj ne menyre perfekte ,lerin gocat te punjne dhe pastaj ti komentojme.
    Moza te uroj per shkrimin dhe mundesisht te lexojme me shpesh artikuj tuaj se na kini munguar

    1. X Man says:

      Po Majkua 29 vjec kishte dhjet vjet qysh ne 91′ qe ishte rritur nen eksperiencen e nje partie po Briselda te vetmen eksperienc qe ka eshte eksperienca ne fotot ne FB. apo Erisa ka vetem sherret me Veliajn .

  26. Ela says:

    habitem nga paragjykimet per grate drejtuese .. duhet te provohen ne drejtim pastaj te flitet… asnje nuk i di aftesite e tyre menaxhuese dhe drejtuese .. keshtu qe tregohuni te duruar..

  27. marko says:

    Marx ka thene:Tek burrat me pelqen forca,ndersa tek grate-delikatesa,ndersa Neitzsche ka thene se burrat jane per ne lufte,ndersa grateb per te argetuar burrat kur kthehen nga lufta.

  28. bbb says:

    Pushteti i femres…?! Hajde menje hajde…Kjo gazetarja nuk e kupton se qeveria eshte evidentim aftesish dhe jo evidentim shokes, mikeshahs, kocosh apo locosh. Eshte e sigurte se keto vajzat e vogla jane kukulla qe jane vene sa per sy e faqe pasi boset qe drejtojne qeverine ne fakt jane Kocua dhe Ilir Floriri. Kete e tha edhe me diplomaci avokat Ngjela tek ABC

  29. tirana e re says:

    me mire femra qe te punojne fort e sakte se sa burra ne kohen e Saliut qe nuk dinin ceshte puna.

  30. dritani says:

    Artikull i dobet dhe te dobet e ben mungesa e shembujve shqiptare te femrave te suksesshme.
    Ose autorja me subkonsh i nenshtrohet ambientit maskilist shqiptar ose ka smire, cilesi jo e rralle e femrave shqiptare.
    Te krijohet pershtypja sikur historia e femrave te suksesshme shqiptare do te nise me Edi Ramen.

    Moza mendoj se i ke trajtuar femrat me keq se mashkulli me i keq shqiptar. Lexo pak se lista eshte aq e gjate sa s’ta merr mendja ty.

  31. punetori says:

    Zgjedhia e femrave ne pozicione drejtuese nuk duhet te na tremb por te na
    bej me te emancipuar. Sa per moshen e tyre te rete mos trembemi sepse
    asnjeri s’ka lindur i ditur por ka mesuar, do behen dhe gabime por kur
    s’behen per korupsion e vjedhie riparohen lehte.Pse keta gazetar nuk thane gje per ish ministren Bregu kur u emerua,mos valle ishte me e madhe
    ne moshe apo me e ditur se keto te rejat e kesaj qeverie.Lerini te punojne dhe pastaj te japim vleresimin tone.

  32. I.Troplini says:

    Na ishte njehere nje vend ku gra dhe burra punonin krah per krah dhe askund nuk shihnim artikuj gazetash per te “justifikuar” gjendjen e shoqerise.Ne kombinate grate punonin ne torno dhe freza, ne kantiere ndertimi benin inxhinjeren por edhe drejtonin vincet e medhenj. Realitet shqiptar i viteve te urryera te socializmit.
    20 vjet periudhe tranzicioni apo rrumpalle dhe kaos gjitheperfshires, kane bere qe shoqeria shqiptare te zbrese ne kohen e gurit.Gruaja fisnike shqiptare u shnderrua ne mall per semafor dhe askush nuk merrte shenim per nje katastrofe te tille.E “rendesishme” ishte vetem paraja,,,,per te ishin pushtetaret te gatshem te hidhnin ne ere nje fshat te tere, pa vrare mendjen se dikush duhet te pergjigjet per kete krim makaber.
    Sot ky vend ka nje kryeminister dhe nje qeveri te re. Ne perberje te kesaj qeverije jane gra dhe burra me pergatitjen e duhur profesionale. Nuk kemi me Jozefina dezinjatore apo A.Vokshi si prototipa te asaj qe quhet llum shoqeror. Inteligjenca shqiptare po rikthehet ne vendin qe nuk duhet ta kishte leshuar kurre. Hingellimat dhe lehjet e njeres apo tjetres figure te konsumuar, nuk ndryshojne asgje ne esencen pozitive te ketij zhvillimi. Pune te mbare ju burra e gra shqiptare, per te miren e ketij vendi.!!!

  33. dervishi says:

    Zonja apo mesakte zoti Dervishi e cila flet si maskiliste dhe duhket e merzitur se ende nuk ka marre copen e saj te gjahur qe ka kohe qe e gjuan. Mos u hakerro se ti nuk ke asnje shenje femre dhe mashkull nuk behesh dot. ti je nje budallacke interesaxhie dhe vetem kaq. turp qe tema te vendos shkrimin si editorial dhe ofendon edhe fansat e temes. turp.

  34. gjergji** says:

    Me kete shkrim M.D duket si nje sorkadhe qe ka rene ne priten e gjuetareve te “gjahu i malesoreve” te cilet po ngrene stuhi akuzash kunder qeverise re midis te cilave dhe pjesmarrjes se femres shqiptare ne administraten e shtetit.

    Jo vetem M.D por dhe shume analiste proqeveritare jane te angazhuar maksimalisht per te mbrojtur qeverine e re karshi malit te akuzave te ish qeverise kriminale te SRB-it.

    Ne fakt duhet te ndodhe e kunderta qe qeveria e re duhet te padise penalisht banden mafjoze tradhetare te SRB-it dhe te dorzoje dokumentat ne organet e drejtesise,te perdore fuqine e parlamentit dhe te nxjerre VKM per te anullura me forcen e ligjit vendimet ilegale pas 23 qershorit 2013.

    Hapi i pare me qe ra fjala te femrat Mimi Kodheli duhet ti kerkoje EKR zyrtarisht rikthimin e Shqup-it MMP nga banditet grabites SRB & L.XH.B
    dhe te kthehet selia tek godina legala e PD qe thuhet se e ka kollovari
    B.N qe dikush i thote president burrit te Odetes.Nqs PD nuk debohet me forcen e ligjit nga SHQUP-i duhet te dyshojme per marreveshje te fshehta PD-PS-LSI .Por te pakten Mimi Kodheli duhet te mbaje fjalen qe ka dhene per rikthimin e ketij objekti te grabitur MMP qe te mos themi “hajt se pune femrash qe nuk e mbajne besen e burrit”

    Ndersa PD eshte hedhur ne sulm frontal duke perfshire dhe mbesen adoleshente te SRB-it Dokara Malltezi,shonim nga ana tjeter qe fronti antiberishe dhe qeveria e re po luajne nje rol tejet pasiv duke u mjaftuar me beteja fotografish,portretesh,bulevardesh,ngjyrash dhe asnje fjale per te denoncuar veprimtarine kriminale te bandes SRB-it.

    Ka ardhur koha qe “right now” qeveria e re duhet te depozitoje kerkesen e saj per ndjekje penale per te pandehurin Sali Ram Berisha per keto veprimtari kriminale dhe antishqiptare te tij:

    -21 janarin
    -gerdeci
    -djegia e shqiperise 1997
    -puci i shtetit 1998
    -kalimi mbi 70% te borxhit jashtem
    -marreveshja e detit jon
    -prishja e autoqefalise
    -lejimi i varrezave te ushtarve greke
    -marreveshja me mafien e plehrave
    -furnizimi me nafte i milloshevicit
    -sabotimi i UCK
    -genocidi ndaj fisit Haklajve
    -zhdukja mafjoze e Remzi Hoxhes
    -karbonizimi i oficerit Shik-ut Durres
    -vrasja me telekomande gjyqtarit konomi
    -egzekutimi politik i deputetit Xhindi
    -lidhja familjare me Damir Fazllici
    -vjedhja e bashkise tiranes
    -shitja e e h/centraleev
    -shkaterrimi i albetrolit etj etj
    -kthimi i shqiperise ne punishte hashishi
    -vendosja e nje presidEnti partiak kukell
    -uzurpimi i Shikut
    -uzurpimi i prokurorise
    -uzurpimi i gjykatave
    -kontrolli i KLD

    Pse merret nje goxha analiste e nderuar si Moza Dervishi me kete problem kozmetik duke rene ne mjegullnajen dhe shashkat qe hedhin kacaket e SRB-it ne nje kohe qe kupoles se trustit lulelakres te pakten njerezit e pendes dhe te letrave qe ju ka ngelur pak gjak shqiptari duhet te kerkojne denim me burgim te perjetshem te monstres se vicidolit.
    Nje nga artikujt brilante te kesaj zonje te botuar ne kete gazete ishte ai me titull “Stateless” e thene popullorce “shtetlesh”
    Pra autorja duhet ti shkoje ne fund mendimit te saj per ate qe e beri shtetin shqiptar jo vetem shtet leshi por dhe nje shtet qe vret dhe pastaj i perdhos viktimat e tij.

    Edi Rama nuk i mori votat per parukeri,kozmetike,portrete,ngjyra,sallone grash po per te organizuar “funeral home” per ciftin antishqiptar me te neveritshem te te gjithe kohrave Berishajt qe kane arritur deri aty sa ti shkruajne dhe tekstet e mbeses tyre Dokara Malltezit ne faqet e internetit duke thene se k/m i ri e ka lyer zyren me te kuqe si bordellat dikur dhe ka punesuar femra te pamartuara qe as Enveri nuk e bente.
    Si ka mundesi qe Sllobodanka Ramovic si grua ,nene,gjyshe,mjeke abuzon psikolligjikisht me mbesen e saj per te sulmuar paturpesisht kundershtarin e burrit saj te ish shtet-leshit
    Me keto monstra llastica duhet te harxhoje pak kohe e nderuara Mimoze dhe te mos i bjeri nga Kina me Hillarin …

  35. nuri says:

    Henri,
    Ok per kujtesen, por nuk e ke kuptuar komentin tim dhe kujtesen e ke adresuar gabim tek une.

  36. Pijaneci says:

    Vetëm duke lexuar komentet e mësipërme, bindesh që znj Dervishi, ka shumë të drejtë…

  37. idjoti i Bathores says:

    PER TERE IDJOTET E PA PUNE ,PROFESIONISTE NE KOMENTIME
    Mbi cilen baze e perdorni fjalen profesionist e kini shembuj profesionistesh ne keto 22 vjet hajduteri te na thoni nje emer qe ka punuar per Shqiperi apo qe ka ndikuar me shembuj ne mireqenjen e ketij populli sa nje fshat.KEMI QENE JEMI E VAZHDOJME TE NGELEMI IDJOTE PRANDAJ NUK JETOJME DOT PA PATUR NE KRYE IDJOTE QE TE NA VJEDHIN E TE NA PERDHUNOJNE E TU THEMI EDHE FALEMINDERIT.NJE IDJOT NUK MUND TE FLASE PER PROFESIONALITET.Shkrimi eshte civilizues pas 22 vjet tunel,varferi,korrupsion,shperberje e humbje totale e vlerave etiko morale te shoqerise e familjes shqipetare.ME KEQ SE KAQ NUK E KUPTOJNE VETEM IDJOTET QE NUK DINE QE JANE IDJOTE APO SALISJANE QE ESHTE E NJEJTA GJE.

  38. X Man says:

    Po ik moj tru shkulur se nuk u be nje konkurs per Spiropalet apo Briseldat e PS-s tani i nxirrni si viktima. Kush ishin keto pa C.V. pa asnje lloj studimi, kerkimi, afirmimi qe te mernin ne dore pikat me nevralgjike te EKONOMIS SHQIPTARE.

  39. Bazarhesap says:

    Feminismi eshte semundje!!!

  40. astrit says:

    Edhe pse ky artikull i Mozes ka hasur ne disa reagime jo fort te kendshme, ajo serish mbetet nje shqiptare e mrekullueshme, shume e nderuar dhe e respektuar. Vetem nje kritike meriton sepse na ka munguar gjate.

  41. Kreshniku i Partise says:

    Une jame i mendimit se nuk pati asnje problem qe u vendosn ne poste ministre gra te tilla si Mimi,Lindita e ndonje tjeter,por problemi eshte me keto te rejat si Drejtoresha e Pergjithshme e Tatimeve e cil eshte 26 vjec dhe vetem arketare ka punuar ne banke,nuk ka asnje lloj begraune.Por nje gje duhet te dije z. Rama se ne pushtet nuk ka ardhur vetem me rinine,por ka ardhur edhe me te tjeret qe i duken te vjeter,apo vete eshte i ri ne moshen 50 vjec.Dardha e ka bishtin mbrapa thote populli.Me keto qe po ben me te vertete do ta kete bishtin mbrapa.Ky popull qe hoqi kryekriminelin e ketij vendi Sali Serb Berishen nuk e ka per gje te largoje nga pushteti cdo njeri qe nuk i njeh meritat e popullit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje