Injektimi i dëshpërimit

24 Shtator 2013, 21:20Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Debati i vetëm politik, që opozita po tenton të prodhojë me qeverinë, është debati për ata që do të largohen nga puna. Është fjala për një shpurë zyrtarësh politikë dhe figura të komprometuara, që janë bashkëpjesëmarrës në alergjinë popullore të një milion votave. Ky debat, më shumë se sa një humbje kohe, është një mungesë reale e ideve për të bërë opozitë.
Debati politik që provokon opozita, duhet të ketë një probabilitet shprese që të ngjallë së paku emocione politike. Debati që tenton të provokojë opozita, ngjall vetëm pesimizëm në opozitë, pasi flitet për një ngjarje të sigurt. Është e sigurt se zyrtarët e lartë në gjithë postet kyçe të pushtetit, do të ndërrohen. Nuk dua t’u hyj historive kriminale të ndryshimeve të drejtorëve dhe tre muajt e fundit, kur iku LSI, apo ndryshimeve dhe të pastruesve në Bashkinë e Tiranës nën komandën e Kunatit. Nuk ia vlen fare t’i hysh këtij debati pasi askush nuk ka shpresë të shpëtojë vendin e punës që e ka fituar politikisht, pasi më shumë ngjall dëshpërim ideja për të bërë opozitë me karrigen e tyre, se sa vetë fati i tyre. Duke qenë një energji e harxhuar për një debat të humbur, e gjithë kjo zhurmë vetëm sa e dëshpëron opozitën.
Vetë ata që do të largohen, më duket se janë më të qetë se PD për fatin e tyre dhe kjo është një dëshmi se ata e dinë se si kanë ardhur aty. Vetëm ekipi i ri i PD, i cili nuk di se si ka ardhur në pushtet, dhe më keq akoma, nuk ka qenë asnjëherë në opozitë, të vetmen ide që kanë për shtetin dhe pushtetin është lidhja me një vend pune.
Pra, thelbi i këtij debati më shumë se sa pasqyron ndonjë ankth të atyre që do lirojnë karriget, pasqyron ankthin e drejtuesve të rinj të opozitës, që nuk kanë qenë kurrë në opozitë. Kryetari i opozitës vazhdon të jetë në pushtet, bashkë me kunatin, vajzën e tezes, djalin e dajës, vëllain, vjehrrin dhe gjithë fisin si një udhëheqës tribal. Soji i tij në PD, të vetmen gjë që kanë bërë deri më sot, është se kanë njohur djalin apo vajzën e shefit të tyre dhe janë bërë deputetë dhe ministra.
Kjo lloj opozite, e cila ka nevojë së pari të shuajë makthet brenda vetes, pastaj të qetësojë mbështetësit e vet, rrezaton një shkretëtirë idesh dhe mungesë të frikshme të lidhjes së tyre me realitetin. Ata mendojnë se opozitën e bëjnë zyrat e reja në SHQUP, vendet e punës, lejet e Bashkisë, lidhjet me biznesmenët, etj. Në të vërtetë opozitën reale e bën beteja morale për të bërë diferencën me qeverisjen dhe qetësia e duhur për të ditur kur duhet bërë beteja. Në të kundërt, kryetari i ri i opozitës është një pirg konfliktesh interesi, një sekser biznesesh, lejesh ndërtimi, kompanish fluturimi, pallatesh të paligjshme në bregdet, dëshmitar vrasjesh politike, dëshmitar dhe pjesëtar në dëme financiare që kalojnë 200 milionë euro, dhe pikërisht për këtë shkak është emëruar dhe kryetar opozite. Ai mendon se anëtarët e PD-së, apo militantët e vërtetë të saj, e kanë të lidhur jetën me një vend pune, siç e ka ai, dhe mendon se mund të fitojë zemrën e tyre duke u ankuar paraprakisht për heqjen e tyre nga puna. I mësuar të vijë nga klubet e natës në Prishtinë, përmes zyrës së vajzës së shefit drejt e në pushtet, ai është një rast i pashpresë opozitari, pasi politikën e ka mjet për të fituar dhe jo për të ndërtuar vlera morale dhe modele qeverisjeje.
Për këtë arsye ai, qyshkurse ka hyrë në atë zyrë, i vetmi debat që ka hapur është për heqje dhe vënie njerëzish në punë. Pasi bënë tre muaj opozitë paradhënie pa hyrë ende Rama në zyrë për mosmbajtje premtimesh, duke u bërë qesharakë, tani po vazhdojnë të dëshpërojnë mbështetësit e tyre duke u kujtuar se po largohen nga puna, kur vetë rrinë në zyrat e pushtetit.
Është pikërisht ajo që bën vetë me pushtetin e tij, që ka spastruar Bashkinë përmes njeriut të Familjes, dhe tani po e kthen në qendër strehimi për militantët të larguar nga puna. Ai mendon se njerëzit mbahen pas vetes ose me pare, ose me vend pune. Nuk i shkon mendja të bëhet lider e t’i mbajë njerëzit pas vete me shpresë. Është dhunti e liderëve që e blejnë pushtetin pasi nuk e fitojnë dot kurrë. Nuk kanë model tjetër dhe motiv tjetër për të luftuar.

45 komente në “Injektimi i dëshpërimit”

  1. AP says:

    Bukur Mero, bravo!!

  2. coku says:

    lider lulush ligaveci? ha, ha, ha, po kush eshte aty per lider dhe lideri i kujt i zombive se njerezit kane te tjere parametra.

  3. Vladimir says:

    Shume korrekt arsyetimi Juaj. Te vesh te fortet e sapoardhur ne Bashki te nxjerrin nga puna grate me dhune, ca me keq ai zevendesim i turpshem turravrap i te gjithe atyre qe punonin ne institucionet e drejtuara nga LSI vetem pak muaj me pare, minimumi i respektit ndaj qytetareve e kerkonte te heshtnin. Nuk kane cipe, thuhet nga anet tona, per te tille.

  4. flutra says:

    Situate normale kjo per militantet, sepse dhe vete drejtuesit e politikes kete bejne, te gjejn ndonje vend pune per dhenduret, femijet e tyre, kusherirat e arsimuara mire dhe nga ky hall i madh paaftesije, s’ka vend pune qe i nxjerr sado porta tju hapesh.

  5. Fanolist says:

    Kjo teme eshte trajtuar shpeshe nga robotet e s.berishes .
    Me demek ky popull nuk ka pare gje se si u flaken mijera njerez nga puna e u zevendesuan me militant te shpifur,ne menyren me te poshter qe mund te behet.
    Qeveria e permbysur me vonese, me voten qe ata nuk e besonin vetem e keqesoi gjendjen, ka bere tere kohen opozite opozites.
    Qeveria aktuale e ka patur kohen per zevendesimin e pershpejtuar e te pershkallezuar te tere sektoreve;pjesa me e madhe e ketyre”profesionisteve” e kan te qarte vete qe do te shporren.
    Kreu i PD E KA QELBUR VETE KETE PUNE prandaj le t’a lepije tani.
    Ka qen qe lehin si per ujk po nuk e han te tere ujkun.

  6. Beni says:

    Te spastrohen te gjithe dikasteret dhe ministrite,drejtorite,policia dhe gjyqesori sepse Saliu vendosi pa asnje kriter vetem militante,te pa afte,dhe krahinarizoj gjithe admninistraten me veriore,dhe jo se kam gje me verioret e shkolluar por me ata qe u vendosen si kusherinj,dhe militante,ashtu si edhe LSI me Skraparllinj,duhet te ndryshoje kjo lloj filozofie per administraten.

  7. turkofagos says:

    Egzaktamoqis

  8. dumdum says:

    Mero, po qëllon mbi një trung. As nuk i dhemb e as nuk të kupton.
    Po ku di Luli të udhëheqë njerëz, Luli edhe kur ishte në pushtet kishte frikë të dilte në miting dhe u dërgonte kasetat televizioneve… Jo më tani që është në opozitë.

    Ai kot ha bukë, ashtu siç hëngri kot ca qindra miliona kur ishte ministër. Ai edhe sikur me brirë të bëhet nuk merr vesh nga politika, ai merr vesh vetëm nga zhvatja.

    Mezi pres të lexoj Antenën!

  9. Metali says:

    O Mero,
    Per politiken e jashtme, na sqaroi vete Rama nepermjet parimit “zero probleme me fqinjet”. Domethene se ligji per luften eshte i drejte e i pranueshem per Edin, pakti detar eshte i rregullt e do zbatohet, problemi i pronave çame nuk ekziston. Tani kemi nevoje te na sqarosh pak ti vete, Mero, per politiken e brendshme: Kur do arrestohet Berisha per mekatet e tij te shumta, sipas parashikimit tend? Na i kishe mbushur mendjen se Berisha do pleqeronte ne burg, po ta merrte pushtetin PS dhe une punova me mish e me shpirt per fitoren e PS. Por siç duken bathet, Berisha jo vetem qe nuk do burgoset, por gradualisht do e marre veten ne saje te politikes konfuze te Rames. Pres mendimin tend per afatin e arrestimit te Berishes; nuk duhet te diskutojme se çfare ben ai ne fejsbuk, mbasi i rrisim vlerat.

    1. Lukas says:

      Keto jane dhimbjet e rritjes Mental! Sic thote i madhi Remark, (nese nuk gaboj) naiviteti eshte si virgjeria, po e humbe njehe nuk kthehet me. Rama ja u ka bere te qarte qe kur i bente thirrje Berishes te kthehej gjysh me kohe te plote. Me qarte se kaq…. Po ja qe njerzve ju pelqente te besonin te kunderten. Cfaj ka Rama????

    2. k... says:

      Metali!…shkruan bukur, korrekt, pa gabime, pra je njeri i shkolluar. Po si ka mundesi qe i paske marre te verteta genjeshtrat e fushatave..kete nuk e kuptoj dot!!??..Po te spjegoj me qarte.. Ne nuk qeverisemi nga nje force, apo individ…ne nuk qeverisemi nga nje, apo edhe 3 parti. Ne qeverisemi nga 3 persona qe jane marre vesh midis tyre, pra kane bere pazar per te mbajtur pushtetin me rradhe…Kjo eshte e gjitha..fute mire ne tru!

  10. neser eshte vone says:

    Nuk e di edhe sa kohe do te vazhdoje Mero Baze te beje opozitarin e opozites, por kam pershtypjen se po vazhdoi gjate keshtu do te bjere interesi per shkrimet e tij

  11. tironsirefugjat says:

    Shum mir shkruan perseri o Mero dhe duket se ne shkrimet e tua kerkon ti tregosh opozites se ku po lundron ! Nje opozit ku kryetari i saj nuk ka vend ne parlament dhe ne parlament cirret ish kryetari i kesaj partie qe ka dhen doreheqje dhe jasht vazhdon te mbaj ai perseri flamurin duke u ber tashme shum qesharak me levizje histerike sikur ska ngren shuplaken e shekullit ! Cfar perpiqesh e lodhesh ti permendesh ate tuf tashme te coroditur pa personalitet ,ku e kaluara e tyre qelbet vetem m….qe i ka ushqyer ish kryetari i tyre !!!Mos kerko te besh moral virgjereshash ne nje bordello 23 vjecare !Kto “kurva” tashme sado te cirren nuk ju a var me njeri dhe mankthi i tyre nuk duhet te jet humbja e vendit te punes por llogaria qe duhet ti japin ktij populli per gjynahet e tyre !Ish padronet qe po mundohen ti marin ne mbrojtje e kan vendin te paret ne bankon e te akuzuarve e kjo pun shkon vet domino pastaj ! Po a e di o Mero se cme shqeteson nje parandjenj qe do kemi vetem nje cic-mic akuzash e kunderakuzash e kjo do vazhdoj sa te haroen te “vjetrat” qe te meremi me te “rejat” tani! Do zhytemi ne borxhe qe do na “dehin”e do ja hedhim valles bashk sic esht ber deri tani!Kam frik qe kto “klithma” jan per “konsum te jashtem”se “brenda” ka koh ta marim vesh cfar esht ber e behet !E di pse i them kto :Mos vall te dy palet i ruhen ksaj beteje se askush nuk del pa “lagur”??? Qofsha i gabuar …..

  12. BDX says:

    E verteta nuk mund te ndruchohet sic nuk mund te ndryshohet e perjetura me llimbje si enderr e keqe. Shqiperia ka jetuar ne iluzione ter keto vite me shume se gjysem shekulli makthi e terrori.KA ARDHUR KOHA TE PUSHOJ GJITH KJO MIZERJE .
    ME RESPEKT PER SHKRIMIN

  13. WWW says:

    OPOZITA ZYRTARE ESHTE MJERIMI I OPOZITES. E ASHTUQUAJTURA E DJATHTE, QE SOT ESHTE NE OPOZITE, NUK ESHTE AS E DJATHTE DHE AS OPOZITE. DUHET QE NE TE MIRE TE POPULLIT DHE TE VENDIT, TE RIORGANIZOHET NJE OPOZITE E RE, QE VERTET DO JETE JASHTE KUVENDIT TANI PER TANI, POR TE PAKTEN DO JETE SHPRESE PER NJE OPOZITE TE VERTETE DHE NJE TE DJATHTE REALE.

  14. german says:

    Kesaj radhe mero ja fute kot.

  15. Arjani says:

    Shkrim i thelle. Te lumte Mero.

  16. Arber says:

    Ky eshte nje shkrim i vertet i porteretit te Lulit. Po si do e Shporim keshtu te filloj ndo nje tjeter parti qe te bej opziten eshte e vetmja menyr. Ne nje te ardhme mund te jet PS dhe LSI. Duhet krijuar nje parti e re

  17. Kacamilli says:

    …Nuk i shkon mendja të bëhet lider e t’i mbajë njerëzit pas vete me shpresë. Është dhunti e liderëve që e blejnë pushtetin pasi nuk e fitojnë dot kurrë… KRYEVEPER thenie per tu mbajtur shenim

    1. Mali says:

      Kjo vlen edhe per keta pushtetaret e sotem, qe i blene votat e te varferve dhe qe as i bie ndermend te bejne dicka per ta, sepse kane mendjen te bejne zyra lluksoze per vete…

  18. Me lulin ne krye te PDs, te pakten deri sa te jap esap perpara drejtesis per krimet qe ka bere, Edi Rama do te jete KM sa kohe qe te kete deshire.

  19. Te lumte z.Mero je kritiku me trim ,vazhdo si gjithmone bleru ne koke krimineleve dhe hajduteve te popullit ,por mos u kurse edhe per qeveritaret e sotem,qe te jeshe tamam.

  20. ernest bunguri says:

    Je gjigand i mendimit Mero. Asnjë nuk e njeh më mirë se ti PD. Më vjen keq vërtet që ngeli në dorë të një njeriu bosh.Sa për Berishën, mendoj se do të katandiset keq këto katër vjet, do ta zënë fëmijët me kanaçe, do të bëhet gazi i botës, e meriton haleja.

  21. nastradinpejgamberi says:

    LLAFESHUMI ESHTE PUNEPAKU

    thote nje fjale e urte me origjine te lashte. Prandaj per mero Bazen nastradini do te tregoje nje histori te afert me situaten e sotme me vendin tone, por qe ka bere vaki ne nje shtet shume me te madh, me nje popull shume me inteligjent dhe qe komandohej nga nje BOS shume guximtar. Degjojeni o milet historine e nastradinit me pak fjale, por me pune te medha:

    Franklin Roosevelt ne vitin e larget 1933 kur kriza ekonomike po bente kerdine ne SHBA shkarkoi administraten brenda dites me te marre pushtetin nga Presidenti i meparshem frikacak Herbert Hoover. Atehere Rooseveltin e guximshem e quajten si nje Hitler te ri, bile e akuzuan qe kerkon te implementoje komunizmin ne SHBA me vullnetin e palekundur per te ndryshuar situaten per amendamentet e tij antikushtetuese. Kur gazetaret e pyeten Presidentin Roosevelt se cfare do te beje me miliona amerikane te administrates se shkarkuar ai u pergjegj: “Keta fajtore te krizes do t’i bashkohen amerikaneve te tjere qe nuk jane fajtor per ate.” Dihet qe Roosevelti ka qene Presidenti me i votuar ne histori nga populli amerikan.

    1. galaktika says:

      Shume domethenese historia jote Nastradin efendi!

  22. niazi says:

    Konstatim shume i sakte. Kryetari i opozites mbart mbi vete nje sere gjynahesh dhe fantazma e te vrareve te 21 Janarit do ta ndjeke pas deri sa te shkoje ne “shtepine pa qera ”!Ky Lul pa Berishen eshte Nul apo Mul !Shume shpejt do e shohim se si do shkoqet perfundimisht PD!

  23. Andreas says:

    Te quhash qurrashin Basha thjesht nje deshmimtar ne vrasjet politike, nga njera ane ke te drejte, se nje qurrash pasiv si ai, nuk shkon dot me larg se te assistuarit. Po nga ana tjeter, e ke ulur shume “pushken” Mero me kete perkufizim sepse nuk duhet harruar qe ai ishte ministri i brendshem. Nuk duhet harruar se pas atij xhamit te blinduar ishin dy prezenca. Ndoshta qurrashi Basha nuk arrin te mare vendime veprimi, po shume mire mund te merte vendime mosveprimi ne poziten qe ishte. Jo vetem qe nuk e beri, po i mbajti iso aktitk kriminal te vrasjes se njerezve dhe kjo quhet bashkepunim i plote ne krim.

  24. tom says:

    Konkluzioni yt i fundit Mero, vlen per te gjithe. Shkrim shume i mire…me pelqen mesazhi qe jep me larg se c’duket….

  25. aljor says:

    Por kur keta kuadro dhe specialiste jane kaq te zote,atehere pse vendi u katandis ne kete fare feje ne korrupsion,padrejtesi,injorance dhe varferi? Po ne populli vetem Berishen hoqem apo dhe lukunin e atyre qe zbatuan qorrazi politikat e tije qe deshtuan!

  26. Kendveshtrim tjeter says:

    Berisha nuk kishte deshire te ngrinte administrate profesionale.Ne vend te saj,sot eshte ne çdo institucion eshte ajo politike.
    Nga administrata e Nanos,eshte shume veshtire te gjesh punonjes,te gjithe i ka kapur fshesa berishjane.
    Perseri jemi ne piken zero,ate qe kjo maxhorance do ndertoj,do ta shkallmoi perseri,ata qe do vine ne pushtet,pas rotacionit.
    Ne kete pik,Berisha u mbeshtet ne “pervojen” e PPSH-se,ne perzgjedhjen dhe emerimin e njerzve te “besuar” ne pune.
    Duke siguruar vendet e punes per bashkepuntoret me te ofert ,per te tjeret po i “digjet” shpirti,kerkon ti mbaj me fjalime zedhensash.
    Ate qe gatoi, do te provoj.

  27. Dritani says:

    Bejne sikur harrojne sjelljet e tyre barbare me administraten. Bejne sikur harrojne arrogancen e tyre!

  28. koci says:

    Mero,kam ere nje koent per prononcimin e Eduarditqe s,e zegjumi te uruarin ditezi per ata qe do te largohen nga puna dhe qe e justifikon see kerkoka BE QE ADMINISTRATA E pd te mos largohet se Halimi i Nolit i paskerka pergatitur aq mire sa do t,i behej dem i madh shtetit.Po si s,i bie pika ne koke Halimeve,Bashes Berishese fjithe soji e sorollopit te tyre qe tere luften politike e kane perqndruar tek levizjet qe do te behen si domosdoshmeri per te bere reformat e duhura qe te shkulen nga tatimet,doganat elektriku,policia e gjithe andej i atyre zyrtareve qe jane perfshire se bashku me shefat e tyre ne korrupsion te papare dhe u dahka qe qeveria e re t,i mbaje keta hajduter te halimit e te BASHES APO HARROI bASHA QE HOQI DHE PASTRUESET E RRUGEVE DUKE NDJEKUR PARIMIN BERISHIST[ beni si them une ,por mos beni si ej une.Jo mor qafirer s,mund te behet si doni ju.Ne zyrat e shtetit duhet te qendrojne ata qe jane te afte e te paster e jo militantet qe s,kane asgje te perbashket me zyrtarin evropian.S,mund te shkohet ne Evrope me polici vetem tropojane ,por me me te pergatiturit nga akademia e rendit dhe jo e ata qe e mbushi PD-JA merr nga dhite e bej zabit e gjeten belane njerezit,shoferet se i ropen e i kercenonin se ishin nga ishin nga zone e shefit,tURP NPER KETE OPOZITE QE S,DI TE BEJE OPOziten e vertete,por merret me gjera anesore qe s,kane te bejne me zhvillimine vendit,por thjesht meinteresa eskine te disa te keqperdoureve qe i duan t,u vene pas sa here te kene nevoje qe te mbrohen nga korrupsioni i bere apo nga krimet e kryera ,sepse e dine qe nje dite s,do t,i shpetoje dot gjyqtare te tille te korruptuar si Agim Bendo me kompani qe jane te shitur e te degjeneruar dhe s,do kete avokat qe t,i mbroje e ne thirrshin e krishtin e jo me nje qeros nga LIBOHOVA QE MBRON KRIMINELET

  29. german says:

    Keqardhje per mendimet e juaja, mase e fustruar ndryshe politke baresh, me pune qendroni large urrejtjes.

  30. marko says:

    “Cben o Nas-po qep thase”e bla-bla-bla

  31. nastradin's father says:

    Ky djali im ka rene nen efektet e sklerozes sepse kete historine e Roosevelt-it mikun personal te Joseph Stalinit e ka thene nja 50 here dhe kujton se e thote per here te pare.
    Evlati nuk duhet te shkoje aq larg para 80 vjeteve por te flase per nje veprim te perbuzur qe miku i tij Edwart Toptani more MILIONIONA LEKA TE MEDHA nga mobsteri berishe per te hequr dore nga prona e tij ne SHQUP sic. beri dhe gjyshi i tij.
    “My son” te mos merret me te vdekurit por me te gjallen Edwart qe ofendoi kombin shqyptar qe nuk dinte asnje fjale shqip ashtu si mender princ Zogu qe kur flet shqyp te vjen te nxjerresh zorret.
    I kerkoj ndjese lexuesve per devijimit dhe crregullimet e djalit tim qe ne vend te spjegoje per pronaret e ligjshem te SHQUP-it qe kane me teper frike nga monstra berish se sa nga diktatori “i dashur” dhe ne vend te saj na tregon perralla me Rooseveltin mikun personal te Joseph Stalinit .

    1. nastradinpejgamberi says:

      Nuk meriton pergjigje o debil dallkauk qe del me injorancen tende pas nastradinit duke krahasuar Presidentin HYLL te SHBA qe shpetoi kete vend gjigand dy here nga kriza ekonomike dhe qe ishte iniciatori i planit Marshall per shpetimin edhe te Evropes. Po si nuk te vjen turp o i paudhe qe krahason Presidentin me te votuar ne Bote Franklin Roosevelt me diktatorin gjakatar Josif Stalin, te cilin e helmuan shoket e vet dhe qe vajza e tij Svetllana mohoi atesine e ktij krimineli qe vrau me doren e vet dhjetra milione njerez te pafajshem dhe dhjetra milione te tjere i la te vdesin nga uria. Jazek te qofte tu dhe injorances tende, sepse nuk po merret vesh me ke je ne forumet elektronike te media duke shkruar idiotesira percart pa piken e inteligjences dhe llogjikes. Degjo nastradinin dhe shko e gjej nje pune tjeter se me duket qe je VEMJA e njohur me pare qe vezhgon nga cdo cep dhe nga cdo qoshe. Meqe shkrimi i nastradinit kete radhe qe ti sulmon ne TEMA me llafollogjine e qylit ishte kunder Sali berishes lind pyetja: Mos ke kaluar YLBERIN dhe je transformuar ne nje VEMJE e Sali Berishes, debil dhe dallkauk sic i ka te gjithe eunuket rreth tij?

  32. Cfare je bere do te bejne.
    E nisen te paret PD largimin nga puna per ceshtje politike viktime e se ciles kam qene edhe une qe me 1992.

  33. makony08 says:

    …….Pasi bënë tre muaj opozitë paradhënie …..hahaha tani fituan…FALEMINDERIT Z.MERO

  34. gjon says:

    Je i sakte MERO.Keta do bejne opozite per te mbrojtur By..en e vet,e jo per te bere SHTET.

  35. arialibera says:

    Mero pergezime je gazetari mbase me profesionist ne ate vend ku mbas shume denoncimeve qe ke bere direkt kunder korrupsionit paaftesise ne pergjithesi ,dhe ne vecanti te shefit te ri te PD I cili nuk po njeh akoma *VECORINE E ROLIT*, nuk po del akoma nje njeri te mare persiper koston politike dhe morale per ti perballur me drejtesine.

  36. Dash says:

    Ka disa editoriale qe temperamenti i gazetes nderuar Tema ka rene ne nivele te ulta qe i perkasin periudhes para Gerdecit.
    Nga ajo periudhe e deri pas votimeve te 23 qershorit 2013 kjo gazete u kthye ne faktorin NR-1 qe junta tribalo-fashite e Sali Qenit pesoi nje disfate qe do da quaja pushkatim me vote.
    Me keqardhje shikoj qe qofte qeveria e re po ashtu dhe temat te gazeta Tema jane zbutur deri ne ate mase sa te kujtojne faljen e Saliqenit ne 1997 dhe 1998 i cili ne vend ta conin para litarit e cuan te kolltuqet e Bashkim Finos & company.
    Sot eshte dita qe qeveria e re te dergoje dosjet kriminale te satrapit viqidolit ne dyert e drejtesise ku me te spikaturat do jene:

    1-akuza e vrasjes ne bashkpunim e 4 protestuesve ne 21 janar
    2-debimi ceremonial nga shqup-i i banditeve Pedere.

    Nqs do merret Edi Rama vetem me lufte fotografish dhe lloqe interneti do pregatise fundin e tij te shpejte.
    Prandaj i sugjerojme atdhetarit & gazetarit kurajoz Mero Guri Baze te rikthehet ne linjen e tij patriotike dhe mos te lere misionin e tij ne mes te rruges.
    Fundi i ketij misioni eshte prangosja e Saliqenit dhe denimi i berishizmit si nje veprimtari thellesisht proserbe & antishqiptare.
    Ne te kundert le ta quajme periudhen 1992-2013 e ne vazhdim si kapitullin e fundit te tragjedise rreziku serberisho-amerikan per shqiperine.

  37. tradita says:

    per njw pronlem te jeni tw sigurtw. Askush nw PD nuk do ta perfill ndonjehere Mero Bazen>

  38. astrit says:

    ANETARET E VERTEYE TE P. D.-se DUHET TE NGRIHEN DHE TI ZHDUKIN ATO FYTYRA
    QE NUK I DHANE ASGJE SHQIPERISE,VETEM E NDANE, E ZHVATEN DHE SOT ANKOHEN PER VENDET E TYRE TE PUNES JO PER POPULLIN E THJESTE ,RIFORMOHUNI KJO ESHTE ZGJIDHJA,ATO QE THOTE LULI JANE DOKRRA.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje