Rrëfimi për bukën dhe ngjizjen e konflikteve në Ballkan

18 Shtator 2013, 20:28Editorial TEMA

Nga Baton Haxhiu

Gruevski, kryeministri i Maqedonisë dhe Mon Kërliu, një biznesmen nga Maqedonia, janë personazhet e rrëfimit për miellin dhe grurin

 

Dy rrëfime dhe poshtërimi i një populli, natyrisht shqiptarët janë të poshtëruarit, kanë vulën e dy njerëzve që krijuan atmosferën e radhës së gjatë të pritjes në kufirin me Maqedoninë. Personazhet e parë janë familjarë. Daja me nipin, ose kryeministri i Maqedonisë Gruevski dhe Sasha Mihalkov, shefi i Shërbimit të Sigurisë së Maqedonisë, mbajnë peshën e fajit për tensionin e krijuar me Kosovën. Doza e arrogancës ka një prapavijë. Jo pse e duan shtetin e tyre aq shumë dhe bëjnë gjithçka për t’i ruajtur prodhimet bujqësore, ose janë të veshur më nacionalizëm maqedonas, e vërteta është se janë të dy që kanë krijuar feudin e ri në këtë shekull, që quhet Maqedoni. Ky shtet mban vetëm emrin e tij dhe formën e shtetit të shekullit 21, brenda kufijve të saj funksionon me logjikën monopoliste, autokracisë dhe kontrollit të gjithçkaje. Nuk dallon shumë nga disa shtete islame me fuqinë e diktaturës asadiane. Dallimi i vetëm është se ky shtet me Gruevskin kryeministër shtrihet në bazën e Evropës me logjikën dhe frymën feudale.

 

Rrëfimi i Parë

Kombinati bujqësor “Pellagonia” dhe “Zhitopolog” nga Tetova i kishin mbushur hambarët plot. Dy kompanitë që kanë monopolin e grurit dhe miellit në Maqedoni kanë një pronar fiktiv. Quhet Jordan Kamcev, një biznesmen që ka blerë gjithçka në emër të dy fytyrave kryesore të Maqedonisë që janë kryesoret në këtë biznes – Nikolla Gruevski, kryeministër i Maqedonisë dhe Aleksandër (Sasha) Mihalkov, shefi i Shërbimit të Sigurisë së Maqedonisë mbajnë peshën e fajit dhe poshtërimit për embargo të miellit dhe të grurit. Historia e kësaj sage, të miellit dhe grurit, ka një rrëfim të gjatë dhe është krejt i lidhur me monopolin e një emri, Jordan Kancev dhe vjen në Kosovë për tre vjet me radhë. Këtë herë ishte e veshur me arrogancë të pushtetit, bllokimin e rrugëve me kamionë, dhe me dozën e fortë të dy njerëzve më të pushtetshëm në Maqedoni.

Kombinati Bujqësor “Pellagonia” në bazë të hipotekës ka qenë pjesë e “Stopanska Bankës” së Manastirit. Biznesmeni i njohur dhe miku i dy feudalëve bën transaksione të tilla me ndihmën e pushtetit, ku bankën e tyre e përdorin për të ndërtuar procesin e stimulimit të shtetit për bujqësinë,natyrisht, me taksat e qytetarëve të Maqedonisë, bëhet pronar edhe i kombinatit bujqësor “Pellagonia” dhe i “Zhitopologut “të Tetovës.

Kështu, pronarët, me blerjen e aseteve kryesore krijojnë monopolin dhe vendosin çmimin e lartë prej 23 centësh për një kilogram. Ky çmim mbetet shumë i lartë për mullinjtë privatë në Maqedoni. Mullisët kërkojnë çmime tjera në rajon duke anashkaluar firmat e pushtetit dhe gjejnë çmime shumë më të ulëta. Kërkojnë në Kosovë dhe Serbi. Kur fillojnë të vijnë kamionët e parë, vjen reagimi i pushtetit. Krijon bllokadën. Dhe e ndërton atmosferën e mbrojtjes së Maqedonisë nga sulmet e shqiptarëve të Kosovës. “Pushtimi” që vinte nga Kosova dhe Serbia mbrohet me gjuhën e nacionalizmit primitiv që nis me mesazhet e zv/kryeministrit në adresë të Mimozës.

Historia e këtij rrëfimi përfundon më datën kur zyrtarisht përfundonte afati i domosdoshëm i mbylljes së kohës së përcaktuar nga CEFTA, 15 shtator. Dhe siç ndodh zakonisht me pushtetet që simulojnë paqe dhe qetësi, kohën e përcaktuar të përfundimit të një bllokade, e shndërrojnë në fitore politike. Në të dyja anët e kufirit kremtohet fitorja e marrëveshjes. Ministri shqiptar i Maqedonisë i kërkon falje shqiptarëve në të dyja anët e kufirit, kurse zv/kryeministri maqedonas del para kamerave dhe thotë se Maqedonia është e panënshtruar dhe se shteti që udhëheq Gruevski ka Dinjitet! Një histori hajnash që e përdorin nacionalizmin për të rrënuar dinjitetin e qytetarit të pafajshëm.

 

Rrëfimi i dytë:

Mon Kërliu, ish-pronar i Silosit në Xërxë të Rahovecit, ishte personazh i dytë. Një rrugë e dikurshme e kishte dërguar në Vojvodinë për të marrë grurë. Duke qenë pjesë e logjikës së këtij biznesi ai hyri në betejën me Jordanin. E Jordani e bëri bllokadën. Gruevski dhe Sasha e bënë rrëfimin e brendshëm për rrezikun që vjen nga Kosova. E Kosova dhe qytetarët e saj nuk e kishin idenë e kësaj pune.

Ky është rrëfimi ballkanik i një njeriu që ka ndërtuar shtetin feudal dhe një shteti që s’ka kuptuar asgjë nga rrëfimi i nacionalizmit të veshur me biznes. Në këtë rrëfim mungojnë ministrat shqiptarë që përveç karriges së mëngjesit në zyrë, kuptojnë shumë pak nga ajo që bëjnë Gruevski dhe Sasha. Mimoza është vetëm një pikë dinjiteti në këtë rrëfim. Ajo ka ndërtuar rrëfimin e parimit dhe rregullës kurse të tjerët e kanë rrëfimin e eurove dhe hajnisë.

 

20 komente në “Rrëfimi për bukën dhe ngjizjen e konflikteve në Ballkan”

  1. Kopenhagen says:

    Bravo Baton.
    Shkrim plot permbajtje.
    Hej Baton ose kosovare te tjere:
    Nese njihni adresa ose nr telefoni te mullinjve qe prodhojne miell me grure Kosove, ju lutem na e beni te ditur.
    Mielli mund te shitet edhe ne Danimarke, dhe s´ka nevoje per Maqedonine dhe mafien e saj ne pushtet.

  2. Arditi says:

    Tema, nuk kuptova asgje nga cfare donte te thoshte autori pervec qe ne menyre te vagullt idene qe mafia maqedonase po krijon probleme per te per-fituar. Meqe eshte subjekt interesant e ne nuk i dime detajet, a mundet Tema te na shpjegoje: a) si konkretisht i kontrollon Gruevski dhe Mihalkov ekonomine maqedonase; b) si ka mundesi qe Batoni di kaq sende qe Kusari – Lila nuk i dinte; c) si pozicionohet Ali Ahmeti & Hashim Thaci ne kete histori; d) cfare mendon BE qe nku permendet fare ne kete pamflet.
    Baton, heres tjeter perpiqu pak me shume. Dhe regjistrohu te doktoratata e gazetarise te Universiteti Kristal.

    1. Shkodran says:

      Bravo baton.o ardit o dick,po mos e kuptosh edhe kete shkrim te batonit
      Ma mire shko fillo shkollen fillore edhe njehere.knob

    2. Dritani says:

      Po ta fillosh librin tek faqja 72 normal qe s’merr vesh gje.
      Lexo edhe artikujt e tjere lidhur me kete konflikt se Batoni veshtire te shkruaje nje artikull te personalizuar.

  3. Ahmet Delia says:

    Ardit po me doket se po te vret samari pak. Mos te ka met hatri se po te kritikohen jaranat?

  4. Kol Tivari says:

    E ke t’keqen nga brenda—- Nje fjale e urte popullore e Jugut.Mos u lodhni,por shkoni ne thertore si derrat e komanduem Ballkanin e komandon UDB-ja Serbr. Brahmut Rugova ishte agjent i Milloshit. Sali Kurva asht agjent i UDB-se dhe mvartes i Damir Fazllicit. Lirie Berisha “Sllobodanka” asht bije e nje cifti spiunesh.Sot kurva LDK asht armikja kryesore e shqiptareve.Serbet masakruen Fehmi Aganin,porBrahim plehin e pritete Milloshi,kur djemte e Kosoves vriteshin ne beteje. Saliu e ndihmoi kliken Serbe me nafte e c’do gja. Saliu i arrestoi ne Tirane luftetaret e UCK-se. Saliu i spiunoi dhe vrau heronjte,qe sillnin arme nga Shqiperia,per UCK. Antipodi i Tradhtarit Sali Kurve Vicidoli, Partia Socialiste,hapi dyerte per UCK dhe viktimat Kosovare. Sot,nen urdherin e antishqiptarit Sali Kurva,LDK dhe plehna te tjera,hane mut kunder asaj Partie,qe populli Shqiptar e votoi bindshem. Kosovaret jane me popullin Shqiptar,apo me armikun e ndyte te Popullit Shqiptar Sali Kurve Berisha.Kush asht me Salen te shkoje ne Vicidol. Kush asht me popullin Shqiptar te urdheroje ne sofer. A Gashi, L Haziri e shum pidhmotrash,qe lehin per hater te Sali Kurves,nuk kan vend tek ne. Te pakten jo ne Shkoder,kurse ne Vicidol,qeni ju qift nanen e te shkojne.

    1. andat says:

      kot te shtoj ndonje fjale, i ke thane te tana per keta shkerdhata

    2. albert says:

      Kol Tivari!
      Nese do te ekzistonte ndonje cmim per fyerje dhe per fjale te ndyta, ti sigurisht qe me merite do ta fitoshe at cmim.

  5. 21janari says:

    Seç u tha, e seç u bo, une nuk mora vesh gjo…

  6. rapatushi says:

    Mos u ngatërro me Kristalin Baton, se do të të dalë nami si të birit të Umberto Bosit……..

  7. Bashkimi says:

    Prape ne anen e gabuar Batua! Nese Limoza, ministrja e Kosoves nuk do te ishte e impenjuar edhe ne bllokaden e cimetnos se Shqiperise do e pandehja madje edhe patriote. Ajo ka perfitime personale, me heret me cimeton e maqedonise, tash me miellin e serbise, sepse Kosova nuk prodhon miell as per vete e lere me per maqedonine. asshtu sic Kosova nuk prodhonte cimento te mjaftueshme. maqedonia e pikasi trikun e kerliut. kosova u be qesharake per miellin e nje personi qe mund te jete i afert me Limozen e Kosoves por qe e blen ne Maqedoni. Bato prape ne anen e gabueshme!!!!!

  8. -Pa kuptim…,ç’far po thoje.?

  9. Kujtim KS says:

    Ne momente si kjo e bllokades, shihet vizioni i jashtezakonshem i atyre qe ndertuan Rrugen e Kombit. Po te mos ishte Rruga e Kombit, Kosova do te duhej te kapitullonte para shantazheve te sllaveve sepse rruga kryesore e furnizimit ishte me pare nga Shkupi,pasi qe ne veri eshte armiku Serbia ndersa rruga me Malin e Zi eshte e veshtire dhe malore.
    Falemnderit te gjithe atyre qe kontribuan (pa dallim partie apo krahine) per ndertimin e Rruges se Kombit, rruges qe faktorizoi shqiptaret dhe nderroj gjeopolitiken ne Ballkan pergjithemone.
    Te shpresojme qe qeveria e re shqiptare te vazhdoje me hapat tjere siq eshte ndertimi i linjes elektrike 400 kV me Kosoven, modernizimi i porteve dhe stimulimi i produkteve shqiptare.

    1. robert says:

      per kometuesin Kujtim KS

      Edhe shqiptari me budalla e di kete “vizion te jashtezakonshem” qe thoni ju i nderuar.E keqja e atyre qe e ndertuan gllaberuan mbi 300 miljon dollare .Kjo rruge do ngelet i kujtim i rruges me te shtrenjte te planetit dhe me parate e vjedhura duhej te kishte perfunduar dhe rruga e Arberit.Le ti japim nje medalja te vogel SS ketyre qe e bene kete rruge me parate e taksapaguesve shqiptare dhe me borxhe astronimike ,kurse nga ana tjeter ti japim koqen e plumbit per 300 miljonet e vjedhura dhe per krimet e tjera te pafund.
      Kjo rruge o Kujtim KS do ngelet kujtim i hajnise se Salise.

      1. Kujtim KS says:

        Pershendetje Robert,
        Nese e lexon me kujdes, une nuk fola me emra personal por falenderova te gjithe ata qe kane kontribuar per ndertimin e Rruges. Eshte e vertete qe rrugen e ndertuan pikesepari taksapaguesit shqiptar dhe ishte Pandeli Majko qe filloi mbledhjen e fondeve.
        E kuptoj se pasionet dhe lufta politike mund te sjellin edhe emocione shume negative por komenti im nuk ishte percares as partiak.
        Me hajdutet dihet si veprohet. Ngritet padia dhe gjykohet nga gjykata. Nuk i gjykojme dot une e ti me komente.
        Por mbetet fakti se ndertimi i Rruges se Kombit eshte nje pune e mire dhe e dobishme per shqiptaret. Sa here kaloi neper Tunelin e Kalimashit ndjehem krenar qe shqiptaret qene te zotet te ndertojne nje objekt te tille ne vendin e tyre.

  10. meti says:

    Bravo Baton packa se ne komente mund te kete qe se kuptojne e te tjere qe ju preken interesa ose si shqiptare patjeter qe duhet te shajne qe te duken sa me te “ditur”ose te “rendesishem”.Kto veprime te Gruevskit po i del era dhe jashte Maqedonie.Ai po e mban peng Maqedonin per te ruajt pushtetin e vet me ndihmen dhe te shqiptarve problemi emrit,nxitja hera heres te konflikteve nacionaliste,dhunes nderetnike,dhe ndaj opozites,ngritja e shum simboleve,presioni per zgjedhje te parakohshme e shum makinacione kan vetem nje emer GRUEVSKI.

  11. Klimax says:

    Ke te drejte Baton! “Maqedonia” eshte nje shtet plotesisht artificial qe NATO e mbeshteti me te gjitha menyrat per interesat e saj gjeo-strategjike ne Ballkan dhe ne Europen Lindore si dhe per te rruajtur ekulibrat e kombeve ballkanike. Mbas shperberjes se Jugosllavise e vetmja republike qe nuk mund te percaktohej si nje komb i vecante ishte ajo maqedonase. Aty egzistonte nje kompleks kombesh bullgar, shqiptar, serb, turq, roma, vlleh, etj. Normale do te ishte edhe shperberja e kesaj republike midis vendeve fqinje, por “miqte” tane nuk kishin te njejtin mendim. Keshtu formuan mitin e nje shteti te ri duke e ushqyher dhe mbrojtur ate edhe kur ata benin spastrime etnike ne popullsite shqiptare. Cudi! Dy raste te njejta, ne Kosove dhe Maqedoni, por qe u trajtuan krejtesisht ndryshe nga te medhenjte e botes.
    Natyrisht Gruevski dhe gruevsket e tjere “maqedonas” morren zemer, vune mashella te reja ne gojen e tyre per te treguar dhembet e fuqishem ndaj popullsive jo-“maqedonase” si dhe gjitoneve, ndertuan piramida gjigande per historine e tyre inegzistente duke pretenduar jo vetem te pagezohen si te tille, por te pretendojne edhe me shume territore si dhe te “drejta” per minoritetet “maqedonase” ne vendet fqinje!!
    Sigurisht gjithe kjo fryrje ultra-nacionaliste nuk mund te egzistonte pa mbeshtetjen e NATO-s dhe ne vecanti te amerikaneve per kete shtet te ri ballkanik. Dhe kete politike do e paguajne shpejte a vone perseri popujt e Ballkanit te mbytur nga nacionalizmi dhe korrupsioni!

  12. Liridon says:

    Flitet se 70% e produkteve buqesore qe prodhohen ne Maqedoni dhe nisen drejt Kosoves,i prodhojne shqiptaret e atjeshem.Sidoqofte,tregetia nuk pyet per vend origjine.Produktet do te blihen atje ku jane me lire.E rendesishme eshte te kontrollohet cilesia e tyre.Malli serb per te ushqyer shqiptaret duhet pare gjithnje me kujdes.Udheheqesit joshqiptare te maqedonise duhet te subvencionojne prodhuesit qe produktet e tyre te jene konkurrente ne treg.

  13. Valdeti says:

    Pamvaresisht se ky artikull ka vlera e tij fatkeqesisht ka probleme te tjera me akute qe po zhvillohen ne politiken shqiptare.Diten e djeshme drejtesia shqiptare perdhosi perseri te vraret e 21 janarit te egzekutuar me urdher te Berishit dhe Bashit te cilet duhen o te shkojne ne bangen e te akuzuarve ose egzekutim nga mijra familje te veshura me te zeza nga junta mafjoze-fashiste e Saliqenit.
    Duket hapur qe as drejtesia,as PS-istat,as dipllomatet e huaj nuk jane te interesuar te ndeshkohen vrasesit e vertete qe ishin k/ministri dhe ministri i brendshem i asaj kohe,prandaj te perveluarit qe kane hyre ne gjak me Saliqenin duhet te mblidhen dhe te caktojne Avni Rustemin e tyre per te egzekutuar tradhetarin Berishe apo kelyshin e tij Lul qe eshte dhe me i rrezikshem.Nuk ka bere me teper krime Bin Ladeni se sa krimineli Berishe prandaj duhet ndjekur eksperienca amerikane me Seal Six Team.Djalli berishe dhe Devili Lul duhen egzekutuar sot se neser do jete vone.

  14. qamil says:

    Eh gomar,nuk jane shtete islame se te tille nuk ka bile sot.Por,mund te jene arabe apo persiane.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje