Perikli Shqevi do të dalë nesër (sot) para gjykatës. Një vit më parë, ai u gjend në krah të shokut të vet të burgut, Gjergj Ndrecës, i cili në shenjë proteste dhe zemërimi me regjimin e Sali Berishës, i cili u tall për 20 vite me ish- të përndjekurit politikë, i vuri flakën vetes. Pas tij, disa ditë më pas, një tjetër mik i tyre u flijua po duke i vënë flakën vetes.
Sali Berisha jo vetëm që nuk reflektoi ndaj aktit të tyre vetëflijues, por i shantazhoi ata me akuza dhe Perikli Shqevit i hodhi dhe prangat si zjarrvënës i shokut të tij.
I kam ende të freskëta ato ditë, kur komisar Breçani nuk u linte as ujë për të pirë në grevë, kur Berisha vuri prokurorët të sajonin lojëra për të arrestuar mbështetësit e grevistëve duke arritur kulmin me arrestimin e Shqevit si “zjarrvënës” të Gjergj Ndrecës. Vetë Ndreca, falë Zotit ka shpëtuar dhe iku duke kërkuar azil në Perëndim, ndërsa Shqevi, i cili u kthye nga Greqia për t’i ndihmuar vëllezërit e vet të burgut, po vuan një dënim absurd, i cili ishte pjesë e planit për t’i thyer grevistët dhe për t’i poshtëruar ata.
Një vit më pas bilanci i asaj beteje është i hidhur. Bejko nuk jeton më dhe familja e tij është e zhytur në mjerim. Ndreca është larguar në Bruksel, në pamundësi për të mbijetuar nga plagët e vjetra dhe të reja. Miqtë e tyre të grevës së urisë presin që qeveria e re të mos jetë së paku hipokrite me dhimbjet e tyre dhe mundësinë për dëmshpërblim.
Prokurorët që u përdorën nga regjimi i Berishës për ta thyer atë grevë, sot kanë mundësi të kërkojnë ndjesë duke reflektuar për mëkatet e tyre. Ata nuk e kthejnë dot jetën e Bejkos dhe as i shërojnë dot plagët e Ndrecës, por mund të heqin dorë nga fyerja që i bënë, të detyruar, protestës së tyre antiqeveritare. Ata kanë shansin të tërheqin akuzat e fabrikuara ndaj grevistëve, pasi kauzën e tyre e rimorën shqiptarët më 23 qershor dhe i dhanë duart regjimit të njeriut që i Dogji dhe vrau njerëzit të gjallë, për të mos ikur nga pushteti. Ata u akuzuan politikisht për vepra penale që nuk i kishin bërë me qëllim që të shpërndahej greva. Sot prokurorët, në vend të penalizimit politik, duhet të bëjnë një katarsis politik dhe të shpëtojnë së pari shpirtin e tyre para se të lënë të lirë njeriun që e kanë burgosur gjithë regjimet në këtë vend.
Ata duhet të tërheqin akuzën dhe t’i kërkojnë ndjesë Perikli Shqevit që u përdorën politikisht kundër tij, për shkak të presionit të një regjimi, i cili i rikonsideroi kundërshtarë politikë njësoj si Enver Hoxha.
Një vit më parë e kuptoja shumë mirë që dënimin e Perikli Shqevit e kërkonte Sali Berisha më ulërima në telefon, e kërkonin metastazat e regjimit dhe njerëzit e Familjes, të shpërndarë gjithandej në drejtësi. Ata kishin vetëm një hall, atë të mbajtjes së pushtetit me çdo çmim dhe Shqevi u dukej person i rrezikshëm.
Sot Shqevi nuk ka më asnjë kundërshtar politik. Sali Berishën ia hoqën nga skena shqiptarët. Gjergj Ndreca mezi pret ta takojë të lirë bashkëvuajtësin e vet. Shoqëria shqiptare nuk e shikon Shqevin si kriminel, por si një luftëtar të lirisë kundër komunizmit dhe kundër komunistit të fundit në Shqipëri. Një i akuzuar për vepër penale duhet të ketë së paku një të dëmtuar përballë. Shqevi dhe miqtë e tij u ngritën për të ndëshkuar regjimin e Berishës dhe sot ky regjim ka rënë. Bashkë me të ka rënë dhe arsyeja pse Shqevi është i akuzuar. Kushdo që sillet ndryshe me të, është thjesht një mbeturinë e regjimit dhe duhet trajtuar si i tillë.
KRYEFJALIA (ne fund):
“…Shqevi dhe miqtë e tij u ngritën për të ndëshkuar regjimin e Berishës dhe sot ky regjim ka rënë. Bashkë me të ka rënë dhe arsyeja pse Shqevi është i akuzuar. Kushdo që sillet ndryshe me të, është thjesht një mbeturinë e regjimit dhe duhet trajtuar si i tillë.”
http://goo.gl/a6pPYV
Ne jemi te mbaruar si njerez ! Nje vend ku njerezit veteflijohen dhe te tjeret nuk levizin as gishtin eshte destinuar te renohet moralisht !
Gjergj Ndreca do te kthehet sepse Rama u ka premtuar qe do tju jape parate e burgut brenda dy viteve. Te pakten keshtu ka thene publikisht Keti Bazhdarevic.
O meleqe plake e keqe, Ngri fustanin t’fus kallamin.
PS: Dëmshpërblimi i plotë i ish të përndjekurve, pjesë e programit
20 Tetor 2012 | : Politikë | Autor: Gazeta Shqip
Premtimi
Grupi i punës, i drejtuar nga Keti Bazhdari, paraqet raportin në Asamble
Grupi i punës për çështjet e ish të përndjekurve politikë në Partinë Socialiste, i drejtuar nga Keti Bazhdari, ka bërë të ditur dje në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare, se kërkesat e grevistëve të urisë do të jenë pjesë e programit të Partisë Socialiste në lidhje me dëmshpërblimin dhe integrimin e ish të burgosurve dhe ish të përndjekurve politikë. Bazhdari ka bërë të ditur raportin e këtij grupi dje në mbledhjen e Asamblesë, në të cilin është akuzuar qeveria se nuk ka zbatuar ligjin e miratuar për dëmshpërblimin, madje mendimi i bërë këtij ligji nuk jep siguri. Ka mangësi serioze në zbatimin e ligjit sa u përket afateve në disbursimin e kësteve. Ligji 9831 i vitit 2007, parashikonte shpërndarjen e plotë të shumës së dëmshpërblimit me tetë këste brenda një limiti kohor tetëvjeçar. Kjo dispozitë është shkelur nga qeveria, pasi deri në vitin 2012 shumica e ish të përndjekurve kanë marrë vetëm këstin e parë, disa prej tyre nuk e kanë marrë ende këtë këst dhe një pakicë ka marrë këstin e dytë. Ndërkohë me amendimin që i është bërë këtij ligji në vitin 2009 prej ligjit 10111 dt. 2/4/2009, parashikohet se dëmshpërblimi nuk do të ketë afate kohore. Në gjykimin tonë, ky amendim qartazi krijon një pasiguri juridike për përfituesit e ligjit, e për rrjedhojë jemi të mendimit se amendimi në fjalë mund të jetë antikushtetues. Gjithë kërkesat e tjera janë të drejta dhe të moralshme. Ato janë pjesë integrale e projektprogramit për një rilindje shqiptare në lidhje me integrimin e ish të përndjekurve politikë”, theksohet në raportin e paraqitur nga grupi i punës dje në mbledhjen e Asamblesë. Duke iu rikthyer grevës së urisë, grupi i punës së PS-së theksoi se kërkesat e ish të burgosurve janë legjitime. Këto kërkesa janë: Zbatimi i ligjit 9831 të vitit 2007, mbi dëmshpërblimin e ish të përndjekurve politikë; njehsimi i letrave me vlerë të papërdorura në vlerën e tyre nominale; strehimi i atyre ish të burgosurve politikë, të cilët rezultojnë të pastrehë; dhënia e pensioneve për ata ish të burgosur politikë që janë gjallë me të njëjtën vlerë që gëzojnë personat që kanë statusin e invalidit të luftës; ofrimi i shërbimeve publike dhe shëndetësore falas për ata ish të burgosur politikë që janë gjallë; pasqyrimi objektiv i periudhës së përndjekjes politike në librat e historisë të sistemit arsimor”.
shqip
20 Tetor 2012
Cfare te shtosh ketu, eshte e kopsitur! Do bej mire t’a lexoje Mesila e Palmes kete, sepse po “qan” per ish te perndjekurit, tani pasi rane nga pusht-shteti.
Nje fjalim i mrekullueshem bravoo zotni
Shqevi akuzohet per Gjrgj ndrecen gje qe Vet Gjergji e mohon dhe thote qe u vetdogja. Mos mashtroni nuk ka asgje te keqe qe jeni komunist por sepaku mos fol per nje gje qe nuk te intereson
Kesaj i thone “flet pasioni dhe jo arsyeja!” Fakt eshte qe Shqevi i vuri flaken Bejkos dhe si pasoje ky i fundit vdiq nga plaget e marra. Edhe sikur Bejko donte te vetevritej, asistimi ne vetevrasje eshte i denueshem me ligj, na pelqen apo nuk na pelqen ne, ka apo s’ka lidhje me politiken e atehershme.
…elinor,meqenese po arsyetoni ‘mbeshtetur’mbi faktin,po ju ndihmoj pak.
Shqevi nuk ja vuri flaken Bejkos…,presupozohet(akuzohet) te ja kete vene Gjergj Ndreces!
Perben fakt,por jo nje fakt te kryer,nese une shpreh nje deshire;ah sikur…,t’ja kishte vene zjarrin atij Ndreces…gjykates(Gjyqtarit Ndrece…, qe militon e vegjeton ne sistemin e’Drejtesise’te ketij vendi)!
E drejte! E paskam harruar se nuk ishte Bejko por Ndreca. Por pak rendesi ka kjo. Shqevin e kap ligji edhe ne kete rast dhe prandaj prokuroret nuk kane pse t’i kerkojne falje. Nuk gjendet fajtor per vrasje por gjendet fajtor per perpjekje per vrasje si dhe per demtim fizik te nje personi.
Prokuroret duhet ti kerkojne falje e duhet ta lirojne nga te gjithe akuzat. Por kjo nuk ndodh sepse Jari eshte nje mbeturine e atij regjimi e ish minister i brendshem i asaj kohe. Llalla po ashtu nje vegel gome qe njesoj si dje edhe sot mbron Sali Kriminelin e Jari bashkepunetorin. Me nje fjale keto njerez paska linde te vuajne sepse jane njerez te ndershem te drejte e te pa pajtushem me poshtersite. Te shpresojme qe Qeveria Rama te jete ndryshe jo si ajo e Krimit qe u rrezu nga Populli.
…dhe PIKË.
Te lumte pena o Mero|
“… te lene te lire njeriun qe e kane burgosur gjithe regjimet ne kete vend.” Shume, shume drejte sir Mero. Kjo pjese e shoqerise kerkon respekt njerez, kerkon qetesi people, kush merr guximin te flase per heronjte, te flase me ze te ulet dhe plot dhimbje please.
Me tronditi nje shkrim i mr Lubonja sot ( nje hero per persekutim politik ), pershkruante ne menyre te pergjitheshme, nje periudhe kohe qe nuk me ben optimist per te ardhmen, tmerr njerez!!!
Si sot tre muaj perpara i thame stop nje regjimi, merit e atyre djemeve dhe vajzave te opzites me ne krye liderin mr Edd, qe edhe fitoren e festuan me nje modesti Europiane.
Dehja zgjati ca si shume njerez, nje tryeze shkencore per heronjte e persekutuar, te ishte organizuar zotrnj, Lirak Bejko ky hero i koheve moderne te perjetesohet perpara piramides se ish diktatorit me nje statuje gjigante.
urojme qe mos jene akoma ne drejtesi miqt e salsano berishes(mgjs e dime qe ato jan tani gjith andej) dhe ato burra qe kryen ato akte te ken mundesi ti plotesohen te gjitha te drejtat e tyre legjitime
D.M.Thene ketij Shqevit te gjore i shkoi gjithe jeta “Armik”,si me Enverin po ashtu dhe me Salin, do zoti jeton i qete keto vite qe i kane mbetur pa Enverin dhe Saliun.
Eee.. ta provoje edhe Enverin e ri, se eshte qe eshte!!
Mbeturinat qelben dhe vine ere dhe nje kohe te gjate derisa dekompozohen plotesisht-Dhe prokuroria dhe gjykatat shqiptare jane qelbesira qe qelben akoma.
Absurditetet tona sociale do mbarojne vetem kur te reformohet prej themelit drejtesia e cila eshte mekatarja me e madhe.
Ata prokurorë që e futën në burg duhet të japin llogari për përndjekjen e dytë që u bënë grevistëve. Pavarësisht se kanë vepruar të detyruar nga Berisha, kjo nuk u heq përgjegjësinë personale në veprimet e tyre.
Në qoftë se vazhdon përndjekja ndërkohë që askush nuk i urdhëron më atëhere do të thotë se veprojnë vetë dhe janë krijesa perverse si ai që i urdhëronte persekutimin.
Z. Baze a kanë emra këta prokurorë?
PROKURORE TE TILLE QE ARRESTOJNE NJEREZ TE PAFAJSHEM E AQ ME KEQ ME URDHER POLITIK, DUHET TE ARRESTOHEN DHE TE NDESHKOHEN E AQ ME TEPER NJE TE DENUAR POLITIK ,POR KETO SHEMBUJ DHE DJEGIA E bEJKOS duhet te shnderrohen ne klithma uleritese per keto tragjedi qe ka shkaktuar Sali Berisha per te mbajtur edhe Me dhembe je pushtet te korruptuar dhe te pergjaur.tURP PER TE GJITHE ATA TE PERSEKUTUAR POLITIKe QE S,MBAJTEN QENDRIMIN E DUHUR E DINJITOZ NE MBROJTJE TE DINJITETIT E LIRIVE TE TYRE TE NEPERKEMBURA NGA REGJIMI I bERISHES ASHTU SI DHE ATE QE HOQEN NGA REGJIMI I eNVER hOXHES,bEJKO DUhET TE NDEROHET E TE SHNDERROHET NE FLAKANDAN PER LRITE E TE DREJTAT E mOHUARA NGA REGJIMI I sALI bERISHES.
po pse nuk priten edhe gjashte muaj keta, por i vune zjarrin njeri tjetrit.
Ky nuk eshte thjesht nje editorial i zakonshem, por eshte ndarje nga dy bote. Bota e re e ardhur me 23 qershor duhet te vere gjerat ne vend, ndryshe…
Un nuk i perkas asaj shtrese. Por ajo shtrese duhet vlersuar dhe duhet dem shperblyer sa me shpejte komunistat Nano e Berisha dhe ky i fundit me i eger se Enveri i perdori,i poshteroji dhe ne fund i dogji dhe i vrau. Per kete jemi fajtore dhe ne populli qe nuk i mbeshtetem ne greven e drejte te tyre kjo do te ishte dhe nje ndjese per te kaluaren,po keshtu shok te tyre qe u kenaqen me kockat qe u jepte Saliu. Partia Socialiste duhet me patjeter ti mbaje premtimet. Ne vendin e greves te ngrihet nje permendore dhe ne kujtim te ndjerit BEJKO.Ata jane pishtaret e demokracise qe luftuan per te larguar komunistin e fundit ne pushtet ne europen lindore Sali Berishen qe me regjimin e vet na rrezikoj seriozisht themelet e demokracise se brisht.
SOT TE BURGOSURIT E ENVER HOXHES NUK KANE KU SHPRESOJNE!
ne pushtet ishin dhe jane ATA qe e mbajne akoma Enver Hoxhen si HERO te popullit dhe HERO te punes socialiste me vendim te Kuvendit. Po tek kush te shpresojne te burgosurit politike te Enver Hoxhes kur Piramida Famekeqe e Kolanceve ngrihet si nje Kulceder Prehistorike ne qender te Tiranes si per t’i kujtuar mjeraneve qe shpetuan gjalle nga Enver Hoxha se ASGJE nuk ka ndryshuar ne trojet shqyptare? Po tek kush te shpresojne te burgosurit politike te Enver Hoxhes kur pushtetaret pa dallim te gjithe shkojne dhe bejne homazhe cdo vit ne 5 maj, data qe Enver Hoxha spiunoi dhe likuidoi nga shtepia e kunatit te vet Bahri Omari Qemal Stafen dhe me pas e qau dhe e vajtoi me lot krokodili? Njesoj sic beri Sali Berisha me Azem Hajdarin? Po kujt politike t’i besojne te burgosurit e Enver Hoxhes? Asaj qe mban dhe feston akoma 23 vjet pas renies se Murit te Berlinit datat qe implementuan ZINE bolshevike te Rusise staliniste ne trojet shqyptare si ASKUND ne Bote? Te burgosurit politike te Enver Hoxhes nuk mund t’i besonin Sali Komunistit, sepse ai ishte DEMONI qe la pas Partia e Punes per te vazhduar kauzen e familjes se Enver Hoxhes, qe jane si koqe molle sot ne demokraci. Por te burgosurit politike te Enver Hoxhes nuk mund t’i besojne edhe Edi Rames sepse PS-ja e tij pasardhese e Partise se Punes nuk u ka kerkuar atyre akoma falje per krimet e Enverit. Kjo Parti e transformuar ne socialiste nuk po largon dinosauret prehistorike te Partise se Punes nga gjiri i vet, nuk heq emerin e gazetes famekeqe se Enverit Zeri i Popullit si nje ogur dhe shenje e keqe per te gjithe ata, te cilet kjo gazete i mallkoi per dhjetra vjet me radhe. Prandaj eshte mjaft e trishtueshme qe te konstatojme megjithe editorialen mallengjyese te Mero Bazes sot ne TEMA se:
SOT TE BURGOSURIT E ENVER HOXHES NUK KANE KU TE SHPRESOJNE!
Po Ky Breçani qe u emerua nendrejtor ne Diber nga Tahiri, me ato veprime qe ka bere duke mos u dhene uje grevisteve te urise, duhet çuar ne ndjekje penale dhe jo te emerohet nendrejtor i Policise!
Evlati im nastradin
16 here ke permendur Enverin dhe vetem dy here Berrishin.
Ne respekt te kesaj Teme ku u dogjen te perndjekur politike nuk pse te fajsosh Enverin kur neonazistet i shqyen varrin si vampire me ne krye ate qe ishte te oxhaku i djalit te Gjylos.
Ti po imiton Bennito Koleken qe kur shkruajti tek Reuters kur u vetdogjen keto te perndjekur nga 50 rrjeshta qe kishte shkruar 49 ishin per enverin dhe 1 per saliun qe te krijonte pershtypjen se i dogji gjirokastriti dhe jo tropojani.
Tregoi lexuesve pse i shkrove kartolinen e ditlindjes saliut prapa cadrave te urise ne 15 tetor 2012 dhe mos u merr me kockat e enverit
si nje hijene e erresires..
E para ky i shkrete nuk eshte ne mend tamam, e mori se po ndihmonte ne lavdizim, kaq, me aq sa kane hequr Bejko, Ndreca, Shqevi, mire dhe kaq; ne fakt e provun me veper qe kane nje ‘turbullim’ (natyrisht e them me dashamiresi)
Se dyti, Ndreca s’ka padit gje Shqevin, e prokuroriate shohe punet e krimeve te pafund e dosjet mbi te cilat fle, psh dosja Remzi Hoxhes.
Se treti, mire ky e ndihmoi mikun per aq sa i ka kerku, te tjeret aty pse bene sehir e filmonin?…
Se katerti, nuk ka per kete te shkrete nen per ‘pakujdesi’ (si per krimin e sali berishes, qe e beri vrasjen e me shume se 4-ve, se vetem per te plagosurit jemi ne kushte shume me te renda se akuzohet Shqevi; te plagosurit nuk e bene numrin pesefish, vetem nga ‘pakujdesia’!!)?!
Sdq., s’kam dyshim qe Shqevi del. Ene gjyqtaret kane familje!
Por edhe kaq, qe e turpshme (per ne si shoqeri).
Ne fakt, e tera greva bashke me mbylljen, eshte ‘fytyra’ (e shtremet si opingat e ramberishes) e komunistit ‘antikomunist’ sb. T’i shtosh edhe vetem dosjen e RemziHoxhes, ke thelbin e Neokomunizmit.
Me qEf do pritet e lefmia e Shpellarit ne FB per gjyqin…
Té lumté Mero. Shkrim i goditur. Ti e bére detyrén ténde. Tani éshté
detyra e qeverisé, e Parlamentit, por edhe e atyre njé million votuesve
qé rrézuan me voté regjimin palokomunist té Saliut, t’i japin té drejtat qé u takojné té persekutuarve politiké. E, mbi té gjitha, respekt njerzor. Déshiroj e besoj qé sot zoti Shqevi do té jeté i liré.
Déshiroj e shpresoj qé shtresa e shumévuajtur e té persekutuarve nga
regjimi komunist do té gjejné forca té ngrihen mbi pérçarjen qé mbolli
mes tyre Sali Berisha.