Nga Ettore Sequi, Ambasador i BE
& Alexander A. Arvizu, Ambasador i SHBA
Shqiptarët me të drejtë mund të jenë krenarë për zhvillimin e zgjedhjeve të tyre të fundit. Zgjedhjet i demonstruan jo vetëm popullit shqiptar, por edhe miqve të tyre në Europë dhe në Shtetet e Bashkuara, që këto ishin zgjedhjet e administruara në mënyrën më të suksesshme që Shqipëria ka zhvilluar deri më sot. Zgjedhjet treguan që shqiptarët janë të angazhuar në mënyrë aktive në procesin demokratik dhe demonstruan më shumë pjekuri demokratike. Por, zgjedhjet nuk janë një qëllim në vetvete. Shqiptarët, ashtu si qytetarët në të gjitha demokracitë, i zgjedhin udhëheqësit e tyre për t’i shërbyer interesit të njerëzve dhe për të punuar në emër të çdo qytetari. Shqiptarët morën pjesë masivisht në zgjedhje në qershor për përparim, për reforma, dhe për transformim. Tani, votuesit presin që qeveria dhe të gjitha partitë në parlament të punojnë për t’i kryer këto reforma dhe për të realizuar me shpejtësi dhe zell integrimin e Shqipërisë në BE dhe në bashkësinë euro-atlantike.
Rezultatet e arritura nga Shqipëria deri më sot kanë nevojë të konsolidohen nëpërmjet përpjekjesh të vazhdueshme për reforma dhe zbatimit konsekuent. Ç’është më e rëndësishme, dialogu konstruktiv dhe bashkëpunimi duhet të bëhen tipare të rrënjosura të peizazhit politik të Shqipërisë. Kjo do të lejonte që reformat të vazhdonin në fusha që përbëjnë përparësi dhe do ta mbanin Shqipërinë në rrugën drejt BE-së. Shqipëria ka arritur shumë prej vitit 1992 dhe ka arsye për të qenë krenare për këtë. Megjithatë, ka shumë më tepër për t’u bërë në javët, muajt dhe vitet që vijnë:
Shqipëria mund të bëhet pjesë e BE-së. Kjo do të kërkojë përkushtimin për të miratuar dhe vënë në zbatim reforma kyçe, sidomos në fushën e shtetit ligjor. Do të kërkojë që Shqipëria të demonstrojë aftësinë dhe vullnetin e saj për të zbatuar ligjet anti-korrupsion dhe të rrisë transparencën, llogaridhënien, dhe efektshmërinë e sistemit gjyqësor të vendit, përfshirë këtu edhe kodin penal. Po ashtu, do të kërkojë përqendrim dhe vendosmëri për të trajtuar çështje të ndërlikuara të të drejtave të njeriut, përfshirë reformën e pronësisë.
Shqipëria mund të bëhet më e begatë dhe të përmirësojë standardin e jetesës për të gjithë qytetarët e saj. Nxisim me forcë qeverinë e re për të zbatuar dhe përforcuar praktikat që krijojnë një mjedis të ndershëm, transparent për biznesin dhe një fushë loje të barabartë për të gjithë investuesit. Investimet e brendshme dhe të huaja mund të jenë një shtytës domethënës i zhvillimit ekonomik në vitet që vijnë, por para së gjithash, investuesit kanë nevojë për një mjedis të qëndrueshëm dhe të parashikueshëm, me qëllim që të krijojnë vende të mira pune dhe shanse për qytetarët shqiptarë.
Shqipëria mund të ketë një administratë publike që është e aftë, e qëndrueshme dhe profesionale dhe të iu jep shërbime cilësore qytetarëve.
Shqipëria mund të vazhdojë të luajë një rol të moderuar dhe konstruktiv në rajon. Shqipëria mund të ndihmojë për t’u siguruar që shqiptarët kudo në rajon të luajnë role të plota, aktive dhe konstruktive si qytetarë të demokracive fqinje. Marrëveshja e kohëve të fundit midis Serbisë dhe Kosovës hap një epokë të re mundësish për bashkëpunim rajonal. Nëpërmjet reformash që do ta bënin Shqipërinë një aleate edhe më të fortë në NATO dhe kontribuuese e sigurisë europiane, Shqipëria mund të shërbejë si shembull për të tjera vende të Ballkanit që aspirojnë anëtarësim.
Jemi të bindur që Shqipëria mund të arrijë përparim real drejt këtyre synimeve dhe të realizojë aspiratat e të gjithë qytetarëve të saj.
Shqipëria ka një mundësi për të ecur shpejt përpara dhe për të ndërtuar një të ardhme më të qëndrueshme dhe më të begatë. Sfidat përpara mund të duken të frikshme, por besojmë që Shqipëria duhet ta rrokë këtë mundësi për të siguruar një të ardhme më të mirë për vendin. BE dhe Shtetet e Bashkuara janë të gatshme ta mbështesin Shqipërinë për të siguruar të ardhmen e saj si një shoqëri e drejtë, e ankoruar fort në BE dhe në bashkësinë euro-atlantike – vendi ku populli shqiptar do që të jetë dhe vendi të cilit i përkasin.
YES WE CAN
right??
TE FALEM NDERES MIKU JONE I SHTRENJTE, MIKU YNE I PATJETERSUSHEM, SH.B.A
Andi, Shqiperia mundeshe edhe me pare, por keta qe jane sot ne pushtet bene te pamunduren qe te mos behej e mundur! Tani te shohim, Rruga eshte bere gati..nuk do bejne ndonje mundim te madh…punet e Saliut do te vleresohen , por tani eshte pak si shpejt..le te vazhdoje gjatoshi Edvin!..InshAllah ka njerez me mend rreth e qark, se vete e dime te gjithe qe nuk e ka haberin!
Kush mo ata qe pervec pronave te shqiptarve, nuk lane pa vjedhur dhe halete e zyrave? Harroje se mund ti vinte ndonje e mire Kerin vendi nga Ata cakej e hiena qe dine vetem te shqyejne.
Ti Shqip ke qene ne stafin e Berishes?kur mundej me Berishen dhe ty bashke pse nuk e bete por vetem e coptuat dhe rrenuat?Pse u shtua varferia…apo prej opozites se atehershme?Brockulla,me sa duket nuk te mjafton vetem “shqip-ja” ty,te duhet edhe ndonje gjuhe e huaj qe te kuptosh me mire.
na bere me qesh or SHQIP.si nuk ju behet gje ne goje kur mendoni qe Saliu kish bere mire.hahahahahahahah.vetem vrau,shtypi e copetoi……keto beri murgu
Me kete lloj opozite nuk mundet,miq te dashur!
Shqipëria mundet… duket sikur thonë:
është mundur {nga Islanda bie fjala ;-)}
Megjithate: FALEMINDERIT AMBASADORE, SIDOMOS JU ZOTI ARVIZU!
http://goo.gl/j7W4uO
A e kane prite keto fundin e Berishes? Them se jo, sevdallinj te medhenj te tij kane qene.
Prite kur te dale Basha dhe te thoje qe Arvizu/Sequi i kerkojne Rames te mos sulmoje opoziten
Eshte e qarte Rama duhet te tregoje rezultate konkrete ne zbatimin e shtetit ligjor perpara integrimit. Kete i kerkuan edhe Kroacise.
Kjo do te thote qe Rama ka mbeshtetjen e duhur per te bere drejtesi ne kete vend
Pritet per te pare nqs ka kellqe per te filluar me arrestimin e kryekriminelit Berisha
Qe Shqiperia te eçe perpara duhet edhe ambasadore qe nuk i thone te keqes e mire,
Cdo hère qe kemi votuar jeni ju,nderkombtaret,qe keni vendos rezultatet sipas qefit tuaj,apo ma mire me thane interesate tuaja-referendumi sa per shembull-jeni ju qe keni perkrah keqqeverisjen gjate ketyre23 vite…
Qe sa vite ish te perndrjekurit edhe pronaret po ju bjen thirrje?ju luftoni kunder gjakmarrjes pa problèmes po ju nuk doni me dite pse ndodhin keto krime-shumica pra ndodhin per problemin e pronave!
Bashkpergjegjese per keto deshtime je ni edhe ju,e ndoshta bile shume ma shume se sa mendojme ne!
Sa shpejt qe rrehen shqiptart
Than kta te hujt dhe u kry
S ka mo probleme
Shqipnija shkemb granite,fanar ndricues, vend i zhvillum….
Pirdh o bole,
Mos permir
O kokloqe
Qe pagdhir
Flake kashte
Fije bari
Shqipetari
Si rrotkari
Shpella kafshesh
Pyje pisha
Hungerin
Sali berisha
Lulja e Bashes
Qeni i stanit
Topallon
Nishan Nishanit
Hajt ta rras
Nji kte hajdarin
Shqipetar
I rrotes karit
Si thote shprehja ne italish”
“Tra il dire and il fare c’e in mezzo il mare” ?
shqip tingellon me bukur or Enea.NGA E THENA NE TE BERE ESHTE NE MES NJE LUME I TERE.capito mi hai?????
Mos ja fusni kot. Paloqa tha se PD ja vodhen votat. Ajo i kishte lene aty, kur ktheu koken, ja kishin vjedhur…
mire ky komunisti korean po edhe ti more seqi u po m a redh ,,,,ju ka ble oligarku i fshehte i lacios ,,popo ma ka than vishoja ,,,,do tju demaskoj ,,do tju shpallim non grata ,,,,perpara sb
ANALIZE : Eeee une atij Etore Sekuit nuk i za bese as per deri ne …
E pat pru ne ate vend perfaqsuesi i Mafies se Bashkuar Italiane e i shumdenuari Silvi Berluska …
Me Mafian Italiane perfundon si Italia qe nga 7 vendet e industrializuar ka perfundu tuj lype lemoshe Gjermanise e kush ti jape !!!
Ne e nderruam Qeverine e shume gjanapo shkojne drejt permiresimeve, kurse BE ka ngelur e njajta : Tesh po e shohim ! I keni tana mundesite etj etj !!!
Etore Sekui asht tuj kerku kohe per te gjeturjustifikime. Pas tre muajve qe ti kete gjetur edhe 12 kushte te tjera.
Per 12 kushtet qe u plotsuan Etore Sekui as nje karamele nuk u dha Shqiptarve, premtime, premtime e premtime qe Mafia Italiane i ka me bollek e qe si kuqet ftyra kur nuk i mban e kur rren.
Edhe ne nje dyqan me shku kur paguan e merr madhin, kurse Mafia te thote prit se tesh po e merr.
Ne se Edi Rama i han keto rrena i bashin mire. Une bese nuk i za se me horra besa bahet ndryshe.
Po Edi Rama si eshte sipas teje?
Te pakten Silvio Berluskoni nuk ka dale lakuriq perpara gjithe botes dhe ne fund te fundit ka vene pasuri me biznes fale aftesive te tij dhe nuk ka qene ndonje piktor qe flinte poshte urave ne emigracion, sepse nuk vlente ne profesion dhe si i tille ishte thjesht nje lypsar me thonj te qelbet.
Etore Sequi eshte nje ambasador i shkelqyer dhe ate e ka vene BE dho jo Silvio Berluskoni, por si duket s’te ka ardhur akoma ne vesh ky lajm qe ka vite qe dihet.
shko e nepja i her atij “t’shkelqymit” se ki me pa po sta bani terbjet njat sum t’shkatarrume
Si shume po merren me “hallet e vendit” keta ambasadore te huaj. Por sikur te kthehej kapaku i tenxheres dhe te njejten “pune” qe kane bere e po vazhdojne te bejne te ashtuquajturit “ambasadore” t’a benin dhe ambasadoret shqiptare ne Amerike dhe ne Bruksel?
A do t’i pranonte ata njeri te beheshin figura aq te njohura ne popull, sa t’i nxirrnin ore e minute neper gazeta, ekrane, apo te arrinin deri aty sa t’i benin oferta per pjesemarrje ne seanca parlamentare, a thoni ju se ata jane protagonistet kryesore te politikes ne vend?
A do t’i jepte njeri atyre mundesine per t’u ulur si “kaposhe” mbi kokat e deputeteve ne sallen e parlamentit? Mendoj se pergjigja s’do as laps e as kalem.
Ajo qe te ben pershtypje ne deklaratat e njerit apo tjetrit jane perseritja e vazhdueshme e fjales “mundesi”.
A beson me te vertete njeri se “mundesite” qe paskan pare keta ambasadore tek Shqiperia nuk i ka pare deri me sot asnjeri nga ne?
Vete fjala “mundesi” nenkupton pshm. dicka qe ekziston, por qe per momentin nuk eshte arritur. Eshte pshm. njelloj sikur te luash ne lloto dhe te mendosh se do behesh milioner.
Nenkupton pshm. dicka qe shihet me sy, por qe nuk e ke kapur ende. Eshte pshm. njelloj sikur pshm. te shohesh rete ne qiell e te mundohesh t’i kapesh me dore se te duken si bolet e nje dipllomati te huaj…
Edhe “dialogu konstruktiv dhe bashkëpunimi me opoziten” eshte i mundshem. Por jo me kete opozite qe kemi sot. Me ate qe do te kemi mot pasi te jete (vete)spastruar nga skorrjet.
Po ti po krahason Ameriken me Shqiperine?
Qenke i krahut te armikut ti, sepse keta ambasadore po flasin per te miren e njerezve te thjeshte dhe popullit shqiptar, por ti qenke me keta gangsteret me pushtet qe e kane vendin ne Burg.
ku e lexove krahasimin ti o summir? ke thipi thaseme?
Ne krimin e 21 janarit 2011 keto 2 ambassadore jane pergjegjesit kryesore per ate masaker pasi duke qene njerzit me te pushtetshem ne Shqiperi me veprimet dhe mos veprimet e tyre toleruan nje kriminel dhe pastaj BARAZUAN VRASESIN ME VIKTIMEN.
Nga marsi 1992 Shqiperia eshte nje “pupet state” qe komandohen nga ambasadoret prapa perdeve te ambasadave ku perzihen sherbimet sekrete,gjeopolitika dhe bizneset e vendeve perkatese.
Qe nga Gerdeci dhe sidomos pas 21 janarit dhe vjedhjes se bashkise Tiranes dipllomacia euro-atllantike e ka humbur moralisht Shqiperine dhe situatat vazhdojne per inerci por ne fakt gjendja eshte sterre e zeze.
Dhe pak jave shqipetaret do mesojne se 23 qershori 2013 ishte nje genjeshter me e madhe se 22 marsi 1992.
Vetem nqs dipllomacia (e plotfuqishme) amerikane krijon kushtet per burgosjen e kryekriminelit Berishe si vrases i 21 janarit brenda ketij viti atehere do te falenderohet nga shumica absolute popullit shqiptar duke korigjuar gafen e saj ne 1991-1992 ku ne bashkpunim me udb jugosllave prune ne fuqi Augusto Pinocetin e Ballkanit ne te kunderten do themi per dy xhambazadoret qe zgerdhihen pasi u liruan gardistet gjakatare:
DY KAMBERE NE NJE DERE
BERISHA PJERDH,RAMA MBAN ERE..
Sot Edi Rama ka thene se Tatimet ne Shqiperi nuk do te kontrollojne Bizneset e Medha, por do i lene keto biznese te medha te vetekontrollohen!
Sa here flitet per krim te organizuar ne cdo vend te botes, ai eshte i lidhur me pervetesimet e shumave te medha qe iu takojne qytetareve dhe Bizneset e Medha te krijuara mbi bazen e ketyre parave te pista dhe qe sherbejne per t’i pastruar ato. Edhe ne Shqiperi jane te shumta bizneset e medha, qe jane perfaqesuese te krimit te organizuar ne vend, nepermjet korrupsionit galopant te pushtetareve ne nivel lokal dhe qendror, te majte apo te djathte, qe kene qene ne pushtet prej mese 20 vitesh, pas renies se komunizmit. Deklarata te tilla, bejne qe kriminelet e perfshire ne krimin e organizuar te ferkojne duart per kete arritje te madhe qe u siguron Rama, i cili flet per lufte antikorrupsion, por fytyrat e verteta te korrupsionit te stermadh ne Shqiperi, qe jane kryesisht ne Bizneset e Medha, do qe t’i lere te paprekshem para kontrollove financiare te Tatimeve dhe rrjedhimisht perpara Drejtesise.
BE, SHBA dhe NATO duhet te nderhyjne per te ndeshkuar krimin e organizuar ne Shqiperi, i cili shfaqet nepermjet Bizneseve te Medha, te cilat kane marre pozitat monopol, nuk i lene fryme te lire biznesit te vogel per te ecur, sidomos me tatimet qe penalizojne me gjoba fiktive cdo biznes te vogel qe fillon te perparoje, dhe keshtu perfaqesuesit e krimit te organizuar te vazhdojne ata vete aktivitetin e keyre bizneseve te vogla dhe duke siguruar keshtu pozitat monopol ne treg. Cmimet e references kane sherbyer gjithashtu per te mos lejuar perparimin e biznesit te vogel, vendosur pozitat monopol edhe nepermjet mospagesave ne dogana, dhe per te vendosur cmime te larta qe varferojne shqiptaret. Kjo praktike thuhet rendom nga njerezit, se ka qene normale gjate gjithe ketyre viteve, si nga ana e bashkive ashtu edhe nga ana e qeverive. Konkurrenca e lire, sipas deklaratave me te fundit te Rames, nuk do te ekzistoje perseri, sepse krimi i organizuar ka perpire nepermjet bizneseve te medha cdo qelize te shoqerise shqiptare. Sa here flitet per krim te organizuar dhe korrupsion, flitet per biznese te medha, qe kane zaptuar cdo hallke te shoqerise me pozitat e tyre monopol, me grabitjet e pasurive te shqiptareve dhe privatizimet ku gelonte korrupsioni i pushtetareve, pinjolle apo perfaqesues te dikurshem te atyre qe i sherbenin me zell diktatures se komunizmit me krimet e asaj kohe. Rreziku nga te tille njerez eshte i madh, pasi ata jane kleptomaniake dhe veshtire se kane per te ndryshuar, pasi kane ardhur nga familje qe kane qene te privilegjuara ne komunizem duke qene pa vlera dhe po keshtu rremojne te bejne pasuri pa asnje mundim, por thjesht me krim te organizuar.
Te konfiskohen te gjitha bizneset e medha, te cilat jane me shumice te krijuara nepermjet krimit te organizuar, t’u jepen keto biznese se pari pronareve per t’i kompesuar, qe te mos nderpritet zhvillimi ekonomik dhe te dergohen para bankes se drejtesise kriminelet qe kane bere krim te organizuar (perfaqesueit e bizneseve qe jane thjesht fasade, pasi manaxhojne parate e pista te korrupsionit te stermadh te pushtetareve si dhe pushtetaret e korruptuar qofshin tani ne pushtet apo jo).
Keshtu Shqiperia behet anetare e BE prej vitit 2014.
Populli shqiptar kerkon ndihmen e nderkombetareve BE, SHBA dhe NATO qe krimi i organizuar te mos ulet kembekryq, por te ndeshkohet dhe te filloje konkurrenca e lire edhe ne Shqiperi, qe keshtu te rritet mireqenia e popullit shqiptar.
Keto zoterinj ambasadore me hipokrizine dhe demagogjine qe po demostrojne po kerkojne me shume zell e deshire qe shqiptaret ti njesojne dhe ti neverisin njesoj si politikanet e qelbur te ketij vendi.
Jam dakort me ju z. Nuri : nuk duhet njehsuar populli Shqiptar me politikanet e tij ; populli ka qene e mbetet me shpirt demokratik ,qe do rregullin, punen, arsim drejtesi e tjera…
Populli ka shkuar gjithemone me rregull shembullor ne votime, por te tjere fundrina i kan qelbur e shkaterruar voten e tij… dhe … pastaj birbot ambasador e te tjere nderkombetar kan penalizuar tere popullin shqiptar …
Ma mir me ken
Nji bole kari
Se me le
Shqiptar shqiptari
Don Berlo Al De Niro
” Poverty is the worst form of violence.”- Kush e ka thene njerez?…
Thanks mr Aleksander, thank you mr Etoore per sherbimin diplomatik ne vendin e bukur te Shqipeve.
“Imagine” John Lennon, eshte kenga qe po degjoje ne keto caste, mbrekulli njerez. Perendimi ishte i mbrekullushem edhe sivjet ne Borshin e virgjer, ndersa perendimi i larget eshte magjepes people.
Sidoqofte mesazhi i abasadoreve eshte i qarte. Duam kulture njerez, debati ne parlament dhe ne cdo studio politike eshte i shemtuar dhe agrsiv, rruga ne demokraci eshte e gjere zotrnje analist dhe deputet. Metaforat me fjalen cock ( koke ) jane te papranushme ne ambjente publike.
Nje diplomat i vjeter, para rreth 200 vjetesh, e ka percaktuar ambasadorin keshtu: Ambasador quhet ai njeri qe dergohet ne kurbet per te genjyer ne favor te vendit te vet !! Sado te kete ndryshuar Bota, ne thelb , historia perseritet. Politikanet alabake shqipetare i shohin ambasadoret ne drite te syrit.Pa u gjykuar kapua i krimit Sali Berisha, krimi ne Shqiperi do vazhdoje te beje ligjin.Keshtu ndodhi ne vitet 1997-1998- na del nje senator Engel ne Amerike e nje Doris Pack ne Evrope qe urdhrojne te mos gjykohet, miku i tyre Saliu.Poshtersi, arrogance, tallje me shqipetaret !!!
Neqoftese Edi Rama do ndjeke gjurmet e Fatos Nano legenit, me mire te largohet qe sot se neser, me siguri do largohet, por i turperuar!!
Mund, mund, mund, edhe njihere mund.!!!
Zoteri.!!! Ne shqiptaret mund te bejme edhe pa artikullin tuaj dhe frazat boshe. Kur populli shqiptar vritej ne bulevard apo ne Gerdec, Ju dhe “ekspertet” e tjere si Ju, e quanit vrasesin burre shteti dhe nuk folet kurre nje gjuhe te qarte qe tregon distancimin nga shenjat e instalimit te nje neodiktature.Ju vini ne Shqiperi pas nje “kohe te suksesshme” ne Afganistan.Shpesh Ju kerkoni te beni krahasime midis vendit tone dhe asaj bote te eger qe keni lene pas ne kaos. Nuk e di pse, por personalisht me perzihen zorret e barkut kur degjoj qe per te qene perfaqesues i KE ne Tirane, zgjidhen “eksperte” me pervoje ne malet e Hindukushit.
Shqiptaret kane nevoje per ndihmen e KE, persa i perket forcimit te institucioneve demokratike, por jo per “eksperte” si Z.Wolfarth,,,,ai i qofteve,,,,apo si Ju,,,,,,mjeshtri i mund,mund,mund,,,,,,,mund.!!!
Padyshim qe nen drejtimin Tuaj ,Shqipetaret e Shqipëria ka shancin qe te shkoje jo ne Europe por pertej saj.Mediat vazhdojne te nga servirin gjellen e perditeshme nga Seqiu-Eqiu!Turp
Une per kete shkrim do ti thoja disa miqve qe shkruajn duke u nxitur nga urrejtjet e poletizuara kete:Te gjitha gazetat tona do te jene te te gjithe natyrave te mundeshme , aristokrate , demokrate , repupplikane , socialiste etj etjera….me radhe madje edhe anarkike.Ato do te kene qindra duar dhe secila prej tyre do te kete nje gisht ne ndonje nga opionet e kerkuara.
Distinacjoni yne mjerisht nuk mvaret ne ate cfar ne beme dhe do bejme por ne ate qe cfar ne na eshte kerkuar dhe japim per Ato qe kete distinacjon e nisen dhe kur te dojn perseri ato do e perfundojn.
enea — 19 Shtator, 2013 në 8:37 pm
Si thote shprehja ne italish”
“Tra il dire and il fare c’e in mezzo il mare”
..”di mezzo”, jo “in mezzo”…
te dhjefsha italishten enea, e fliske si greqishten.. grek i mjere..!!
Shqipëria s’mundet pa ne te dy”! Ambasadorët Torre Seqiu dhe Alexandër Arxhiu, editorial të përbashkët në mediat shqiptare
Do ishte me mire qe te mos botohej kjo dacibao sepse duket ca fallco aq dhe hipokrite.Genjeshtara e pare bajate eshte se votimet me te mira ne Shqiperi jane bere ne 31 mars 1991 qe nuk “pranuan” nga Berishovici & elezbiberovici.
Dikush thote qe votimet e 22 marsit 1922 ishin me te mira por kjo eshte genjeshter akoma me e madhe sepse shqiptaret u genjyen nga CEKU I BARDHE nga i cili doli SALIU I ZI .
Cdo kush e mban mend qe ne menyre te neveritese amb. Rajeson mori pjese ne fushte elektorale qe nuk ndodh as ne republikat e ishujve te paqsorit.
Me kete veprim te tij u “themelua” REPUBLIKA AMBASDORIALE E SHQYPNISE” ku ambasadori amerikan mori atributet si princ Vidi qe vazhdon akoam sot.
Hipokrizia ambasdoriale duket hapur nqs krahasejme veprimet e tyre ne 14 shtator 1988 dhe ne 21 janar 2011 ku ne dy situata extremisht kriminale te Sali Serbit mbajten anen e ketij krimineli.
Edhe sot duket hapur dyfytyresia e tyre se duket sikur eshte bere nje fitore “peblishitare” e PS ne fakt eshte nje levizje XHOLIT TE TYRE ILIR META nga njera ane kandarit ne anen tjeter.
Shqiperia do mundet te RINGJALLET vetem kur te clirohet nga invazioni i ambasadoreve qe duket hapur dhe me kete fjalim te ngjashem me PLENUMET E KQPPSH ku ne vend te diktatorit eshte ambasadori.
Kryereforma e te gjithe reformave duhet re jete ajo e organeve te drejtesise,prokurorise dhe gjykatave.Ashtu sic e kane deklaruar jo vetem analiste te pavarur por edhe vete juriste brenda ketyre institucioneve,prokuroria dhe gjykatat jane shnderruar sot ne korporata biznesi.E ashtuquajtura pavaresi qe u ka dhene kushtetuta aktuale i ka bere keto organizma komplet te papergjegjshme para publikut me aktet dhe veprimet qe ndermarrin.Lirojne apo nxjerrin me denime minimale vrases,mbyllin dosje gjigande korrupsioni dhe krimi,te bejne pronar pa pasur asnje prone dhe ta marrin pronen kur e ke fare te rregullt e plot e plot te tjera.Mbrojtjen per ti bere lirshem keto krime prokuroret dhe gjyqtaret e sigurojne duke i sherbyer verberisht politikes.
Po nuk u zgjidh nje here e mire kjo nyje qe e mban te lidhur peng shoqerine shqiptare,cdo lloj reforme tjeter eshte nje iluzion ose propagande e kote.
Zoterinj te nderuar te Europes dhe Amerikes.Ju falenderoj dhe ju sugjeroj te mos beni edhe kesaj radhe ate gabim te hereve te tjera kur ne te njejten kohe edhe i kerkoni qeverise reforma dhe transformime te thella per te ardhmen,edhe i beni thirrje per te harruar gabimet dhe abuzimet e se kaluares.Keto dy qasje nuk mund te bashkejetojne sepse ato e perjashtojne njera-tjetren.Shqiperia ricikloi regjime dhe qeverisje abuzive antipopullore te ngjashme me njera tjetren ne te gjithe 100 vitet e historise si shtet dhe ne 22 vitet e tranzicionit te deritanishem pikerisht sepse asnjehere nuk u gjykuan dhe ndeshkuan krimet dhe shperdorimet e pushtetit paraardhes.Po nuk mori fund pandershkueshmeria historia e shqiptareve do te vazhdoj te jete njesoj si ka qene deri me tani.