Tony Blair na ndihmon të prodhohet një lajm për qeverinë shqiptare. Me një lehtësi të papërfytyrueshme, shumica e mediave botërore shkruajnë se ai drejtoi mbledhjen e qeverisë së re shqiptare dhe do t’i ndihmojë ata në rrugën drejt Bashkimit Evropian. E gjitha është një punë disaorëshe nga qëndrimi i tij në Tiranë, një qëndrim gjysmë ore në mbledhje të qeverisë dhe një intervistë në Top Channel.
Një nga kryeministrat më të suksesshëm të Britanisë së Madhe, dhe një legjendë e diplomacisë botërore në vendimmarrjen për luftën e Kosovës, ai është i vetmi luks i tepërt për qeverinë e varfër dhe të panjohur shqiptare në botë.
Në dy javët e saj të para, qeveria është marrë më rikonstruksionin e godinës, me emërimet në administratë të drejtorëve kryesorë, me fotot e pisllëqeve që ka gjetur, me gropat financiare dhe disa të emëruar pak më energjikë që po lëvizin në dogana dhe polici. Ministri i Financave ka konstatuar një borxh publik që shkon në 73 përqind nga 63 përqind që ka thënë ish- kryeministri, ndërkohë që për tre muaj shteti i falimentuar në pritje të pushtetit të ri ka humbur qindra miliona euro nga doganat dhe tatimet. Qindra koncesione janë dhënë gjatë tre muajve të verës për të plotësuar çdo tekë të regjimit që iku, ndërkohë që në çdo tre pallate, në dy ndërtohet një kat pa leje nën vëzhgimin e paguar të Policisë së Bashkisë në Tiranë.
Në këtë vend ku gjithçka duket se është kthyer përmbys dhe ku vetëm të marrët janë optimistë të pandreqshëm, shfaqja e Tony Blair në krye të tavolinës së qeverisë, është si t’i tregosh një të urituri në shkretëtirë një shishe uji frigoriferi pa e lënë për ta prekur.
Një palë të magjepsur nga lavdia e tij, dhe pala tjetër të trembur nga kjo magji, po duan të diskutojnë seriozisht pse ai po vjen vullnetarisht dhe pse jo me lekë. Më tej akoma aludohet se ai do të përfitojë të ardhura nga kompanitë që do të marrin doganat apo tatimet. Morali i shqiptarëve që kanë idhull hajdutët, ka shkuar deri në puritanizëm për të gjetur se ku do fitojë ndonjë lek ky Tony Blair. Këta njerëz, që kanë 23 vjet që i vjedh dhe shtrydh çdo komshi i tyre, çdo njeri banal që del nga rruga e hipën në pushtet, dhe që adhuronin milionat që bënte Familja përmes pushtetit, tani u ka mbetur të gjejnë se nga do t’i marrë lekët për punën që ky bën ky Tony Blair.
Është mirë ta lëmë këtë debat. Problemi që kemi me Tony Blair është se nuk kemi shans ta përdorim si kryeministër, por si lajm të mirë për qeverinë. I ardhur në muajin e parë të qeverisjes, ai kthen prozhektorët e botës mbi qeverinë shqiptare dhe i bën mirë. Ai do të vijë përsëri një herë tjetër dhe prapë do të ketë lajm, por në begraund të lajmit do të ketë dhe shifra. Unë nuk e di si do jenë ato. Nuk di sa do t’ia dalë drejtoresha e re e Tatimeve dhe Doganave t’i raportojnë Tony Blair-it shëndoshjen e arkës së shtetit. Nuk di nëse do t’ia dalim t’i zhdukim lojërat e fatit dhe si do shtohen fondet për mjekësinë. Por di që kur Tony Blair të vijë prapë, do të ketë përsëri lajm.
Ai do të vijë dhe herën e tretë, të katërt dhe ndoshta të dhjetë deri në fund të mandatit. Ai është si një prozhektor që ndriçon vendin ku qeverisim ne, sa herë që vjen. Këtë radhë i treguam kryeministrinë e rregulluar dhe të stolisur. Por herët e tjera do ta kemi më të vështirë. Ai mund të na ndihmojë të komunikojmë më mirë me Brukselin, të shkojmë më lehtë në SHBA, të jemi më miqësorë me Britaninë dhe më mirënjohës për rolin e saj historik, por nuk na ndihmon dot të bëjmë një Shqipëri dinjitoze, të suksesshme dhe një shtet funksional, nëse nuk dimë ta bëjmë vetë.
Ndaj është mirë të mos vijë shpesh. Bile duhet paguar për këtë të fundit. Ai hyn tek rastet kur duhet të vij rrallë, kur të kemi ç’të tregojmë, ose të vinte e të rrinte përgjithnjë këtu. Do të ishte fat i madh të rrinte përgjithnjë këtu dhe të na qeveriste, por ja që demokracia nuk lejon një qeveri me qira. Për të mirën tonë është mirë të vijë rrallë, që të mos jemi shumë shpesh në qendër të vëmendjes, për shkak të shkëlqimit të tij dhe mjerimit tonë. Reklama shet një mall të mirë, por i bën keq për një kohë të gjatë një malli që nuk ia vlen ta reklamosh. Ndaj nuk fluturoj nga gëzimi kur e shikoj kaq pranë, edhe pse do ta kisha ëndërruar gjithë jetën!
Mero:-Je FANTASTIK!!!
ZOTRI BLERO
NUK TE DUM NE SHQIPNI
NE KEMI NALTMADHNIN E TIJ SA PER 100 BRLEO
http://ow.ly/ptDkK
Sorry Mero,por me kete analize ke harxhu kohen kot.
Prej teje do te kisha pritur nje si UDHRREFYES,se si mund te na ndihmoj Tony Blair ne shqiptarve.
Ky shkrimi yt nuk eshte as mish as peshk,.. i nderuar Mero
Zoti Mero…, ti E kupton shume mire viziten e mikut engelez…Ti edine mire sa te mira kemi pasur nga englezrt…1912,1913,1914…E shtethote plaku matuf….
Plak i dine Ti, ndonje komunist fanatik, ortodoks jo shqiptar,vetem keta palo njeres,flasin kunder angloamerikaneve, pro ruseve. Ne ato vite qe thua, ne tere historine shqiptare, ka qene perandoria cariste, perandoria ortodokse e kuqe, sot ajo ruse qe kerkojne zhdukien e kombit shqiptar.Respekt MERO per menyren e trajtimit te tematikes,jane artikuj qe te shtojne vlerat.Lark artikujve hakmares,drejtesia te beje punen e vet.Ne stadin ku jemi, prania e TOMI BLER eshte nje diamant per ne,Shpesh nenvleftesojme vetveten por jemi nje na kombet me vital Te kthejme syte nga brazili ku nje udheheqie e mire i ndroi faqen brenda dhjete vjetesh Shpresoj qe EDI te jete i tille
Ortaj Kraja patjeter ti je kadigorija tip i Sali Sllobodankes bolshevik i Enverit…Shume shpejt Na shqiptaret do ty shqyejme dhe do tu varem ne lemet e tiranis….
mero je njeriu mire.njerezit e mire jane te rralle ,duke lexuar shkrimin tend po kerkoja ti shtoja dicka shkrimit tend qe me duket se i mingonte por jo ajo qe i mungonte ishte vetem perkufizimi im se tike thene gjithcka une do i shtoja kte,,ne shqiptaret nuk jemi normal kjo tashme dihet flas per qeverite se populli eshte teper sa duhet i mire ,por kta pseudo politikan qe kaperdisen si fjala me e keqe shqipe kerkojne sot te gjejne se ku eshte ajo cope qe do vjedhe TONI BLER ne shqiperi qe se paskemi vjedhur ende ?do doja dju pergjigjesha …TONI BLER KA ARDHUR TE SHEROJE ZEMRAT E SHQIPTAREVE SEPSE JEMI BERE POPULL PER TJU ARDHUR KEQ DHE QE ASKUSH NUK I VURI DOREN NJE HERE PER TA NGUSHELLUAR DHE PER TA NGRITUR ATY KU I TAKON,qe te gjithe politikanet tane deri me sot kane bere gjithca per ta vjedhur dhe poshteruar cderuar sy per sy dhe ne sy te botes shumica aktive dhe me keq ata sehirgjite pasivet.mallkimit te nje populli askush nuk i shpeton dhe populli shqiptare i ka mallkuar me zemer te gjithe ata qe kane lenduar .thanks MERO BAZE
Ndersa duke qene dakort, dhe une do shtoja diqka”Krahasoni Fazlliqin e Sali Serbo-Grekut me Legjenden e Anglise,mbeshtetesin me te madh pas Klinton te qeshtjes Shqiptare.Qfare do te imagjinojne mendjet e pa mend tek Serbet sdo na shese, kete e ka treguar.
Kur diskutojme me anglezet (ata qe flasin per politike),dhe u themi
Qe qeveria SHQIPTARE ka nder shume te tjere tony Blair si keshilltar,ATo
qeshin e thojne qe aj ashte si kunj shkrepset.vetem me
Ndez ndonje konflikt ashte I mire.keshtu qe duke ditur qe tony Blair ne piramiden qe kontrollon
Boten(illuminati) eshte ne Kendin 33 grade,atehere Jo Cdo gja duhet te merret
Sic dhe e japin lajmin.i love tony Blair, por eshte shume I zgjuar per neve.( kur do
Shperbehet Macedonia di gje njeri)?????
@shkodrani
Edhe unë kam shokë që janë skeptikë të kësaj miqësie me Blair.
Nëse do ta bëjnë nodnjëherë, le ta bëjnë tani shpërbërjen e Maqedonisë. Dëgjohet poshtë e lart për freemasonery, iluminati etj…
Ne ku ta gjejmë të jemi pjesë e këtyre konspiracioneve botërore….
Një gjë jam i sigurt: Kësaj here dalim të fituar.
Te lumte Mero,Je realist.Do ishim te gjithe mire nese ne shqiperine tone shumica e njerezve do te ishin me realiste.Kam pasur nje mendim negativ per juve zoti Mero,Gjithmone kam menduar se ishe nje pionier thjesht kunder Sales.Por sa here qe lexoj artikujt e tu ju shkruani realisht ate qe ne po jetojme.Mero Baze vazhdo keshtu -Shqiperia ka nevoje vetem per intelektuale.
bukur….sakkte…..dhe pa gabime ky editorial.
Nuancat e t blair jane shume te pakapshme nga shumica shqiptare e cila sic permendet nga autori akoma ka mentalitetin kush dhe si do na e fusi? nje politikan si t blair dhe e rama i duhet bashkepunim nga populli. por kjo eshte shume e veshtire ta gjesh pasi jane zhgenjyer shume here dhe shume thelle. shpresa vdes e fundit, ishalla
O MERO KE KAQ VJET NË TIRANË DHE MOS NA U HUTO NGA NJË PENSIONIST SI TONI I BLERTË, SKA ASNJË VLERË SE PJERDH NJERI, VLEN VETËM SI ALIBI PËR TË MBUSHUR MEDIAT E BOTËS SË TRETË DHE NJË GJETJE E PËRKOHSHME PËR TË RRUJT CA LEKË SI ATO EMAILET QË TË VIJNË NGA NJË ANONIM QË KA NGEL PA LEKË DHE TI KËRKON TY,KY EDI LOQJA NDËRKOHË TE OPINION TUND TRE GISHTAT ATA SERBËT QË TRE DITË KAM NË ZYRË,
PËRPARA POPULLI SHQIPTAR DHE SHQIPËRIA DHE VDEKJE GJITHË POLITIKANËVE AKTUALË
@kadafi!
Kur thua “VDEKJE GJITHE POLITIKANEVE SHQIPTARE,DOEMOS QE E KA FJALEN PER ATA NE PUSHTET APO JO???
Edhe une keshtu them!!!
Megjithate kur te kujtoj se cfare te bene REBELET,o Gedaf ne fund,ME RRENQETHET MISHI!!!
Valle,mos ma bejne edhe mua ashtu keta 1 milion ARMIQTE E MIJ,QE VOTUAN KUNDRA???
Nuk e besoj te me lene vetem MIQTE E MIJ SERBE E GREKE,SE BERLUSKONI U TURPERUA TANI NE FUND NJELLOJ SI MUA!!!
Edhe ata te KONFERENCES ISLAMIKE besoj do me ndihmojne!!!
Ma merr mendja se ti e sheh me mire popullin Shqiptar me Haxhi Qamilin. Do Zoti,qe populli Shqiptar ta kete gjetur rrugen e vet kesaj radhe e mos te mundoj me ty qe ti qash hallin
o idjot ku i plas tonit per lekt e shqiptareve injorent njeri qenke
O Klara mire e the Toni nuk do leket tona si hyjne ne pune,Vetem ne Shqiptaret mendojme se leket jane gjithcka Anglezet e kane kaluar kete faze.
a mund te me tregosh nje rast te historise qe dobia e popullit ka ardhe nga vrasja e te gjithe politikaneve? Ah, me fal se harrova revolucionet e diktatoreve proletare apo fashiste
Puna qe ka bere dhe qe do bej Zoti Blair,do jene pune fisniku dhe miku per shqiptaret!
Sigurisht ne tani kemi prekur fundin,si pasoj e vjedhjeve dhe korupsionit gjigand,nuk kemi ku shkojme me poshte.
Arka e shtetit eshte boshatisur si ne kohen e mbretit Zog,leket jane vjedhur nga ish qeveritaret.Kerkohet hetim dhe denim i te gjitheve qe kane abuzuar me detyren.
Kjo arbuteri dhe babezi per te vjedhur pasurine e perbashket,ka dhe nje tregues,nga kjo eresire ka rruge dalje,nuk kane shteruar burimet tona,por duhet te largojme dhe denojme me shpejtesi hajdutet,per te dale ne autostraden e suksesit.
Do ishte shume mire vertet qe vizita te tilla te ishin ne konceptin e spektatorit ose te pakten ne rolin e vezhguesit te zbatimit te detyrave dhe pergjegjesive qe ka realizuar qeveria per te realizuar endren e madhe te shqiptareve,endren europiane si dhe kurimin dhe venjen ne shenjester te korrupsionit elitar.
Nje shkrim brilant,si te gjithe editorialet e shkrimet e Mero Bazes.Por ne te njejten kohe provon edhe ndjesine e te ardhurit keq per veten…Perse valle jemi kaq per te ardhur keq,edhe pse jetojme ne zemer te Europes,por nuk mundemi dot te jemi pjese e saj…Shpresojme shume qe gjerat do te ndryshojne…mbase edhe shpejt…
Pergezime autorit te ketij editoriali,qe,si gjithmone,di te vere “gishtin ne plage”
Mero, edhe ty te ka hyre gjer ne palce frika se ne, si shqiptare, nuk ia dalim dot! Duket se te gjithe kane frike te besojne se Edi (jo vetem)do t’ia dale. Kemi frike t’ia leshojme veten entusiazmit. Edhe ata qe duan te besojne, qe ia dhane voten, qe shpresojne tek kryeministri i ri. Duan, por thelle-thelle kane frike te besojne deri ne fund. Kjo eshte e zeza me e madhe qe na ka bere politika e ketyre 23 vjeteve.Mgjate, nuk e ke fort keq; nuk na duhet euforia, por qetesia ose mendja e ftohte. Ty te besojne, cuditerisht, prandaj perpiqu te mos na e vrasesh shpresen, pa filluar mire te na ngrohe.
PO KU KA NE KAPITALIZEM TE VIJE TE TE JAPE TJETRI MENDIME FREE PO NUK I HAPOPULLI O MERO PO CFARE TE BEJNE NGA E KEQJA DO E HAMNE
O Mero .O yll i gazetarise shqiptare.O analist politik ,gjeopolitik,stategjiko /ekonomik ,historik ,sociologjik dhe KOZMIK.O Mero si mendon vella ,ka bote te tjera inteligjente pervec Tokes ne Univers??.Ma merr mendja qe koka jote pa asnje lloj forme(aliene) duhet te kete pasur kontakt me ndonje lloj tipi alien inteligjent ,perndryshe nuk ka si te jete qe je kaq gjeni i pakuptuar per cfaredo lloj gjeje qe ndodh ne Shqiperi.
Anglia kontratat koloniale i firmoste per 100 vjet.Nga 1913-2013 mbushen plot 100 vjet qe Anglia e kishte dhene me qira Shqiperine te sllavo-ruset.Tony Blair eshte ne Shqiperi per te lare nje pjese te mekateve qe Anglia ka bere ne kurriz te ketij kombi
Eshte thjesht nje pastim shpirteror.
Ose e fundit fare ,do kete rene ne sevda me nje kryeminister ballkanik 2 metrosh.
Hajd naten o Mero dhe kujdes floket.
Pas 100 vjetesh mesuam per cfare i detyroheshim Kontit Berchtold.50 vjet komunizem i shpallem armiq Angline dhe SHBA-ne. Qeveria e kaluar pagoi per keshilltar nje trafikant amerikan, e po ajo qeveri dhunoi perfaqesuesit e shtetit amerikan ne Shqiperi. Toni Bler eshte nje misionar e keshilltar i BE-se e SHBA-se per ceshtje nevralgjike te paqes e sigurise ne bote.
Eshte privilegj i jashtezakonshem qe Toni Bler eshte edhe misionar e keshilltar per ceshtjet Shqiptare. Misionin e tregoi me nje ceshtje Shqiptare – Kosoven, ndersa keshillimin po e tregon per nje ceshtje tjeter Shqiptare – rrugetimin e Shqiperise per ne BE.
Nuk mjaftojne keto per te kuptuar se fjalori i qyteteruar permban edhe fjalen “Mirenjohje”?
z. Mero Baze,
Sinqerisht qe nuk me vjen mire qe tregoheni ne disa raste nje konglomerat i perbere nga copra cinizmi, sadizmi,eklektizmi. Vleresoj aftesine depertuese te logjikes suaj ne grumbullin gjigant te fakteve te jetes, vec sa me pak emocion ne paraqitjen e tyre dhe ai konglomerat qe ma prsh kenaqesin e leximit te artikujve dhe editorialeve tuaja do te davaritej duke e lene te shkelqeje plotesisht logjiken tuaj therese. (Ju z. Mero Baze nuk keni nevoje per ato gjera qe shkaktojen emocione tek tifozet ti perdorni ne shkrimet tuaja. me mire do te ishte qe ne lexueseit te na mbetej me shume ne mendje faktet dhe logjika e hekurt sesa te kujtonim emocionet)
Nuk mendoj se ju duhet te mendoni si une(tere jeten nuk me ka pelqyer didaskalizmi dhe kopja, larg qofte qe te rreshqas) por sinqerisht ndjeva nevojen per te thene dicka. Ndoshta nga frika se kurre nuk dua te zvogelohej ai numur aq i vogel i gazetaresh qe jane vertet ne gjendje qe te ndricojne mendjet e shqiptareve. Mer respekt!
Ky koment, per vehte a per Meron??
Atë po mendoja dhe unë…..
Gjithë atë copë të shkruar, pa thënë asgjë….
Në kontrast, Mero i ka thënë të gjitha…përveç atyre që është munduar të thotë (por dështoi) Dardani.
dardan
faktin mero ta ka dhënë në artikujt gazetaresk ku thotë se çka bërë bleri gjat qëndrimit në shqipëri!!kjo është puna e gazetrit!!aty këtu ka mundësi të ketë ndonjë grimcë emocioni,por në fund të fundit njerëz jemi!100% makina nuk mund të bëhemi!!
ky shkrim është një opinion ose mendimi i meros për këtë vizitë!mendimi i meros për këtë menaxhim të kësaj rreklame që po i bëhet qeverisë shqiptare!!mendimi i meros për këto ditët e para të qeverisë së re!
dardan
në këtë moment,në shprehjen e opinionit,mendimit të tij(mero bazes)nuk kemi të bëjmë më me “NJË LAJM”!nuk kemi të bëjmë më me profesionin e gazetarit që me fjalë dhe foto trapianton lajmin nga vëndngjarja në gazetë!!këtu kemi të bëjmë me atë çfar mero mendon për këtë ngjarje!!
duke qënë e tillë,shprehje e mendimit të tij,kemi të shprehur emocionet,përvojën e largët dhe atë të afërt!kemi të shprehur intuicionin e tij për të ardhmen!!
kështu o dardan gazetaria dhe opinioni janë dy degë të ndryshme pavarsisht se të dyja shkruhen mbi letrën ose në faqet virtuale të gazetës!!
këtu dhe si në të gjithë editorialet,opinionet,intervistat mero shpreh mendimin e tij me emocione dhe gjithë përbërësit e tjerë që ai ka brënda si njeri!!
çfar shije na jep mua dhe ty!? kjo nuk ka rëndësi!e rëndësishme është se ato që ai shpreh janë mendimet e tij!!tonat shprehen me aprovim a kritikë ndaj tij!
—dhe ne se krijon emocione , bene mire , e ben me aktiv lexusin ne vleresimine fakteve dhe me aktiv ne pjesmarrjen politike te tij—shqiperia eshte ne rruge te mbare me kete qeveri , edhe se gjendja ekonomike financiare eshte zero , prap kjo qeveri me keta te rinj do punojne me perkushtim . Edi eshte nje politikan me ego te skajshme dhe si i till kerkon te lere emer ne politiken e ketij vendi , ai nuk ka qellim pasurimin nepermjet korrupsionit , sepse po te ish i tille i mjaftonte bashkia , por kerkon lavdin politike per nje qeverisje ndrushe e te sukseseshme , dhe vete konsulta e BLAIR, eshte qe ne bote te permiresojme imazhin e keq te se kaluares
Nuk e di “KADAFFI” je ti. Po di te them se edukaten e ke nul, kulturen zero, dhe mendimet mediokre, prototip i shqiptarit injorant. Mosha e pensionit dhe ne Shqiperi ka disa vite qe per burrat eshte bere 65 vjeç, per grate 60 vjeç.
Ty deri me 23 qershor te udhehiqte pej verteti nje pensionist qe tani ne tetor, pas pak ditesh ka 4 vjet qe ka kaluar moshen e pensionit dhe t’ u rend Tony Blair qe ka qene Kryeminister i Anglise, i shtetit te pare ne bote, se po vuri dore e po deshi Anglia behesh, kurse ti nuk di ç’ thua me nje fjalor qe do t’ i vinte rende eshe njeriut me ordiner.
Bleri nuk rri ketu. Berishen e kane kerkuar Anglezet per te drejtuar qeverine konservatore drejt sukseshkaterrimit.
Nji aresye e mundeshme e “pranise” se habitshme te nji ish-kryeministri britanik ne nji vend ish-komunist si Shqipnija e lodhun:
Tony Blair ka ardhe per hesap te Mbretereshes Elizabet, qe te shtroje rrugen drejt nje kushtetute monarkike, a la britanique, ne Shqiperi, me nje Mbret mysliman, Leka Zogu II e me nji kryeminister ortodoks, Edvin Kristaq Rama. Te na rroje mbretnija hibride ortodokso-myslimane shqiptare!
O MERO si ka mundesi qe nuk shkruajte per Berishen ?
Nje shikim i mbreht pertej entuziazmit te tepruar.
“Në këtë vend ku gjithçka duket se është kthyer përmbys dhe ku vetëm të marrët janë optimistë të pandreqshëm…”
C’te thuash me teper se kaq?! Vetem te marret ne Shqiperi besojne se do kete Rilindje, pa harruar shume “rilindas” dhe “rilindase” te forumit TemA.
Me vjen keq per ty qe ke deshtuar tashme….nga pesimizmi.
Elinor, nuk e di cfare shpreson ti per te ardhmen e ketij vendi, por mos u hiq si delja e bardhe e kopese se zeze, se fundja fundja edhe ti e ke brenda ne dna deshiren qe shqiperia neser te jete me mire.
Rilindja nuk eshte term qe i perket atij qe e hodhi i pari, rilindja eshte njesoj si permiresimi, vetendergjegjesimi.
Nese ti neser copen e letres e hedh ne kosh dhe te shikojne 2-3 veta qe ben kete veprim, ke bere dicka me te madhe se rilindja.
Nuk ka pyll pa derra, nuk ka rilindje pa ata qe kane vdekur.
Tung
enea ky është shkrimi më i mirë tëndi!!në tërë kuptimin e fjalës dhe pa as më të voglën ironi!!
të vetminproblem që ke është se këtë shkrim ja drejton elinorit dhe jo vetes tënde!!si elinori,unë e shumë e shumë të tjerë atë që thua ti po kërkojmë!!
e ke shprehur jashtëzakonisht bukur:
“Rilindja nuk eshte term qe i perket atij qe e hodhi i pari, rilindja eshte njesoj si permiresimi, vetendergjegjesimi.”
ne këtë po kërkojmë VETNDËRGJEGJËSIMIN e popullit,kurse ti e të tjerë po përpiqeni, si tifoza në stadium,ta pengoni!!
vetndërgjegjësim do të thotë që:
-të votosh atë anë politike,parti,koalicion ose njeri që ti mendon se do të zgjidhë problemet e tua dhe të shoqërisë!!
-pas fitores të votës tënde ti dhuhet të këthehesh direkt në kontrolluesin,oponentin,kritikuesin dhe po qe nevoja në kundërshtarin e atij që ke votuar!!
shëmbuj ka plot!jeta time,tëndja nuk e di,fillon me komunizmin!vazhdoi me sali e fatos e sot është me ramë!!përveç këtij të fundit që e kam mbështetur kur ka humbur dhe kur kërkonte drejtësi të cilën e shkëmbeu me gjakun e 4 njerëzve për një rrotacion,të tjerët i kam mbështetur por në momentin e dytë i kam parë me sy kritik deri në kundërshtim!!
ky quhet vetndërgjegjësim dhe jo ti lëpish bythën e ti nënshtrohetsh fituesit!qoftë ky dhe ai që ti ke votuar!!
ps:nëse ke ndonjë mendim tjetër mund të më ndriçosh me të!!
(gjithçka është shkruar pa ironi)
kuhztanticccceeen.
Po te shikosh edhe shkrimet e mia te mepareshme, kam thene, qe ne momentin e pare qe nje qeveri fillon punen, ne duhet te kthehemi automatikisht ne opozitare te saj, ne sensin qe duhet te jemi ne ata qe ta mbajme qeverine ne siklet per premtimet e saj paraelektorale. Dhe ketu jam dakort me ju.
Nuk ka absolutisht thirrje alla-stadiumce, sepse te tilla thirrje i provuam dhe na lane shije te hidhur (kujto ketu thirrjet patetike per ameriken etj etj etj).
Dhe vetendergjegjesimi filloi pikerisht tek vota, tek rrotacioni i pushtetit sepse mendojme qe kjo, fillimisht, ishte e duhura per vendin. Nuk mund te mbaheshin me siper kurrizit injorantet dhe ata qe vrane.
Qeveria e re ka vetem 3 jave pune dhe ne duhet te heqim dore se kerkuari asaj llogari per kaq pak kohe per premtimet e saj. Si natyre, ne shqiptaret jemi te paduruar dhe i duam te gjitha te servirura ne nje pjate argjenti nderkohe te ne te dredhim zinxhirin nen hijet e pemeve. Ndaj them, qe gjithcka kerkon kohe dhe impenjim, dhe pas kohes do jemi ne gjendje te themi jemi me mire apo me keq.
Edhe drejtesia te njejten gje, biles madje me shume.
Nuk mund te pretendohet drejtesi e menjehereshme kur sistemi eshte akoma i korruptuar dhe i mbushur me zagare e kriminele, mafioze e hajdute.
Te vraret e 21 janarit jane rendesa me e madhe ne koshiencen e cdokujt qe premton drejtesi, por edhe rendese mbi koshiencen e shoqerise (nese e ka). Nuk mund te them nese ajo do vendoset ndonjehere, por di te them qe nuk duhet te kapemi pas 21 janarit per te mbajtur peng te ardhmen (besoj se e kupton se ku dua te dal).
Gjithsesi te presim, veshtire, por te presim. Eshte thjesht nje optimizem me kembe ne toke.
Edhe mbasi degjove vulgaritetin dhe cinizmin e Rames, drejtuar atyre te cilet e kane perkrahur ate gjate gjithe rruges derisa u be Kryeminister, je optimist??
Po prandaj Mero thote qe “vetem te marret jane optimiste te pandreqshem”!
Me te MARRE si ty,o elinor,une mbajta pushtetin 8 vjet!!!
Cfare t’i beja AMERIKES,qe me dha urdher:”IK SHPORRU SA ME PARE”,se e dija une cfare i punoja ketij populli mosmirenjohes!!!
Mor po fati yt qe nuk ishe ne dore te tij se kishte me ta rrjepe lekuren per se gjalli ky i marri!
Kush e ka perkrahur? Ngjela???
Perpara 6 muajsh te marre quheshin ata qe kishin optimizem rrezimin e Berishes (perfshire Meron)???.
une mendoj se transparenca eshte guri i pare i mireqeverisjes.Bindem qe kryeministria dhe ministrite qene te palyera,ne dekadence,etj,e megjithese mendoj se ka prioritete me urgjente,jam dakord qe te caktohet nje fond per keto rregullime.Te caktohet nje fond per nje keshilltar/lobist,quaje si te duash,sepse kur e paguan tjetrin i kerkon edhe llogari dhe behet nje kontrate e kjo kontrate respektohet,perndryshe pala qe e shkel paguan gjoben.Madje,une do preferoja nje keshilltar ekonomik me njohje boterore(jo fame),aq me mire i majte,se ekonomiste te majte me tituj ka plot,si Fitoussi,Stiglitz,etj.Kam lexuar qe ndonje shtet tjeter ka marre nje grup ekonomistesh me kontrate dhe u tha;”ja vendi yne,keni 3 muaj kohe te na thoni se me çfare te merremi ne qe ekonomia jone te beje prokopi”!Le te qeshe saliu,sikur Edi te bente kete une do e gjeja te logjikshme.Mirepo ç’ben Edi?Ai thote qe kryeministria po meremetohet me fonde dhuruesish,sikur kjo te jete supernormale.Ka njerez qe thone se ne Shqiperi kemi fobi nga dhuratat,por jo i dashur,edhe jashte dhuratat(donacionet)jane kurth korrupsioni e sa raste e deshmojne kete?!Ose tjetra,ben vaki qe Blair vjen vertet pa honorar,ama kush me siguron qe keshillat e tij jane te privuara nga interesi i tij privat?Psh,ai mund ti keshilloje Rames qe – kot po ia fus – energjine t’ia heqe shtetit dhe t’ia kaloje ne koncension nje kompanie private,qe rezulton fituese pasi ne vend tjeter ose parajsa fiskale i faturojne nje shume per”nderhyrjen”,ne aparence logjike.Pra,me shkon mire qe te di se Blair paguhet nga shteti,sepse keshtu me ben te besoj se eshte e drejte qe dikush qe di me keshillon dhe une ate e shperblej sipas rregullave kontraktuale.Mirepo ç’behet?Merret ndonje famoz politikan,ne vend te ekonomistit/grupit te ekonomisteve,qe keta politikanet si Blair,te na fusin ne Evrope jo sepse ne errijme standartet,por ngaqe ata kane miq dhe zoterojne elokuencen e duhur ne ambjentet e BE,atje ku merren vendimet.Me kujtohet kur hyme ne Nato,”Dhiz iz en mirakell of fridom”,kur ne na futen,ndersa duhet te”futeshim”mer peshe reale dhe jo si ushtri simbolike.
Se ç’me sjell ndermend Bildemberg ky Tony mua, kur ne 93 mori pjese, ne 94 u be kryetar i laboristeve dhe ne 97 dihet…
Megjithate asgje nuk eshte e sigurte… perveç ketyre fakteve!
Shkoj une ne banke per te terhequr ca euro dhe aty afer ishte nje depliant per shitjen e arit.Pyeta djalin qe punon ne sportel,se e njoh dhe i them si eshte kjo puna e llokmave te floririt,si blihen?si shiten?Oho,me shpjegoi se keto shkojne ne tregun aksioner e nuk leverdis per afat te shkurter,se paguan komision edhe kur ble,edhe kur shet.Kur arritem te dy ne konkluzionin se kjo pune nuk ia vlen per ne hallexhinjte/punetoret,vetvetiu diskutimi shkoi ne sferat e larta,atje ku me parane nuk punohet,por thjesht spekullohet.Pranuam te dy qe ne qarqe te larta financiare punohet me tre turne per SPEKULLIMIN,mbretin e botes,por ata qe spekullojne kane edhe gurin edhe arren.Por Marksi vdiq,ia vdiqen edhe gjykimin.Nje ekonomist italian denoncoi faktin se ne New York,nje here ne muaj mblidhen 9 konsulente te nente bankave me te medha ne bote,amerikane,angleze dhe Deutsche Bank gjermane.Keta vendosin se çfare do behet kete muaj dhe lozin me mijera miliarda.Ne te vegjlit hame kokat per copen e bukes dhe kerkojme pune se nuk e gjejme dot,grindemi me gruan,prindet e femijet,ia veme fajin shtetit,se keto bankat shtete si puna jone i falimentojne me aq kollajllek sikur shkarkojne ujin e water-it.Jane dy grupe,njeri quhet Club Bilderberg dhe tjetra eshte Trilateral Commission,shpikja private e Rockefeller-it,ne te cilen po nuk u anetaresove nuk behesh dot dikush,as diplomat,as politiks.Kur ne jemi keq ne ekonomi dhe na duhet nje keshilltar ekonomist,ç’bejme ne?Marrim politikanin Blair,se ai qesh bukur dhe shterngon doren fort me optimizem anglez si mekanik ofiçine dhe oplalala,ia dolem.Ne fakt,Blair ne kohen e tij qeveritar paguante dike tjeter si keshilltar ekonomik,por Rama eshte i madh shume sipas komentuesve te Facebook-ut,keshtu qe nuk merret me te tilla detaje kaq te vogla.Njeri nga Bilderbergasit e vjeter,Kissinger u tall me Evropen e Bashkuar,kur kerkoi prefiksin e Evropes,pasi ai e di qe Evropa nuk bashkohet,se ka punuar gjate per kete.Bilderberg&Trilateral koordinojne mes tyre dhe ata jane de facto qeveria boterore qe flitet.Te tera keto qe thashe i thote shtypi dhe librat,une per vete as ia kam idene Shik-ut dhe as kreshnikut,as jam shitur dhe as blere,pavaresisht se kjo ka kosto.
Kaq e veshtire eshte njerez!
Politika eshte business shume serioz, njerez.
I dhame SHQUP-in partise demokratike, i dhame kryeministrine partise socialiste, i dhame ish komitetin qendror partise integruese, i dhame kujt nuk i dhame…
Ndersa mr Blair jep mesazhin: – filloni urgjentisht te beni gjerat qe jane me te prekeshme per njerezit.
Hip ketu e shiko ne Stamboll, duke i trguar gishtin e mesit Spartakut, cfaq kalbesire gjithandej, njerez!!! Mr Ngjela eshte Mandela Shqipetar zotri.
Dy luftimi para 200 vjetesh ne perendimin e Larget ishte nje drame, njerez. Ku ne nje shesh komune te dekoruar nga nje Kishe, nga nje Bank dhe nga nje Pub ( public house )njeri do te vritej.
I am sorry, ne dy vet njeri eshte humbes.
Te paskan thene MERO qe Berisha nuk eshte me
Ne pushtet ,
Mero ke dhan shume per demokracine, je i vetemi njeri nga gazetaret qe ke bere nje opozite te forte kunder Berishes dhe regjimit te tije gjakatar, prandaj te falenderoj shum. Edhe ne kete shkrim tregove qe i do shqiptaret te integruar!
Kam frike se ardhja e Bler, ne Shqiperine e pa-qeverisshme,
do te mbetet thjesht njeri nga EFEKTET qe ka ofruar Rama per qeverisje…
Shqiptaret mendojne pozitivisht per Tony Blair, nje pjese e opinionit boteror gjithashtu, por ka qe edhe e urrejne…psh ato shoqatat qe kerkuan gjyqin per 21 Janarin, e kane kerkuar Blerin ne Hage…
Keto jane veti e virtyte te demokracise perendimore, kurse ne Tirane, Bleri duhet ta marre vesh se e therrasin per Lajm Kunder Opozites!
Rama ende mendon se eshte ne enderr, ende s’beson se i ka fituar zgjedhjet, edhe pse me ndihmen e Metes!
deri tani na kane drjtuar Fasllicet,une e kam kritikuar emertimet anonime ne kabinetin Rama,por po qe se tutor i qeverise do te jete Toni Bler ato vajzat internet-kafe do te jene thjesht sekretare dhe nuk ka rrezik te shnderrohen ne Majlinda te llastuara ose ne zhozefina te nderkryera
Edhe Ju, Mero Baze beni mire te mos shkruani perdite. Sepse duket sikur ja fut “pak fare” vetes me kete aditorial.
Padiskutim, Mero Baze eshte vlere.
Mero pse me duket pak si letersi ky editoriali sot?
Ju faleminderit qe gjejm edhe shprese ne shkrimet tuaja .Ne kemi shume nevoj per optimizm e shprese ! Kamenti juaj eshte i sakt , i plot. Toni Bler ! I madhi Toni Bler ! E perse te mos besojme kete here ! Boll me Sali e sojin e tij . Shkruaj me shume se kemi nevoj edhe per fjalen tende, per optimizm dhe shprese . Shqiperia munde te behet, keshtu kemi thene edhe per Tiranen ne Kohen e Edit. U be jo keq! Le te shpresojme edhe per Shqiperin !
PER BALASHIN DHE SALI BIRISHEN
TE NDERUAR KOMENTUES, NQS DINI SADOPAK ANGLISHT DHE TE PERDORNI INTERNETIN, KERKONI NE Google CFARE RECENSIONESH AKTUALE KA PER TONIN E BLERTE,MOS U TREGONI NAIVE DHE BESONI PERRALLA QE AI VJEN ME NA NDIHMU NE GRATIS, SEPSE PO TE VINTE PA QELLIME PERFITIMI DO VINTE ME AVION TE LINJES DHE ME NJE CANTE ME PLACKA DHE LAPTOP E CELULAR.ORE MOS E NGATERRONI ME LORD BAJRONIN QE ERDHI DHE IKU ME PARET E VETA.KY BURRI (TONI) KA 6 KALAMANJ ME RRIT DHE ATE AVIONIN PRIVAT SJA JEPTE DOT RROGA SI KRYEMINISTER I ANGLISE DHE NUK RRJEDH NGA NDONJE FAMILJE E PASUR.
SHKURT MUHABETI O MIQ AI VERTET PO VJEN ME SHPENZIMET E VETA PO DO IKI ME LEKET E DOGANAVE QE DO I MARRE ME KONCESION DHE SDO KETE NJERI QE TA HETOJE, AQ SA U HETUA CEZ,ARMO ETJ.
ORE TE MARRIM VARIANTIN ME TE MIRE QE VERTET AI DO QE TE NA NDIHMOJE SINQERISHT!POR ME CFARE?! QE TE NA THOTE QE 1+1=2?!
NUK JEMI NDONJE VEND SI INDIANET E AMERIKES QE I VIZITOI KRISTOFOR KOLOMBI, KEMI 101 VJET SHTET, KEMI NJEREZ TE SHKOLLUAR ME EKSPERIENCE, CFARE DO NA SILLTE TE RE DHE TE VLEFSHME KY BLERI?!
NUK E DI POR JAM SHUME PESIMIST SIDOMOS EDHE PAS EMISIONIT TE DJESHEM PER PARAQITJEN SKANDALOZE TE KRYEMINISTRIT AKTUAL TE SHQIPERISE.
NDERSA PER URIMIN(MALLKIMIN) ME GJITHE SHPIRT E KAM PER TE TERE POLITIKANET QE NA KANE QEVERISUR DHE PO NA QEVERISIN SEPSE I KEMI STERPROVUAR SE CJANE NE GJENDJE TE BEJNE.
FLM PER MIREKUPTIMIN DHE JA NDJEFSHIM LEZETIN RILINDJES!
@Kedaf!
Keto,qe thua ti jane muhabete plakash,kur vjen nusja e re tek komshia dhe mblidhen koke me koke duke e vleresuar ate ne cdo gje!!!
Toni Bler,duhet pare e pastaj te DERDELLISIM,ndersa sot per sot,Sali Berisha dhe KLIKA E TIJ KRIMINALE ka bere aq POSHTERSI,sa do na duhen VITE,qe ta GJYKOJME e DENOJME!!!
KEMI UJKUN PERPARA,o Kedaf,pastaj te merremi me “tigrat prej letre”,qe sajon ti!!!
Ne se ke marre detyre,qe t’i qepesh Rames ne cdo hap per ta NXIRE,vazhdo se nuk te degjon njeri!!!
Ju pame edhe 3 muajt pas 23 qershorit,kur Berishas GRABISTE PASURITE E SHQIPTAREVE,ju SHARLATANET,jo vetem qe nuk ndiheshit,por i kerkonit llogari Rames,”PSE NUK PO I MBAN PREMTIMET”!!!
TAMAM PLEHRA!!!
Shkrim i mirë, me disa difekte të tmerrshme: Bler,vërtet mund të ndihmojë Shqipërinë me Rilindje,por kur flitet thjesht për ekonomi,të duket shqiptari si një lipsar,produkt vicidoli, që bordurave të kohës zgjat duartë për të lipur,si lypsar pa marrë mëshirën e askujt!..(Bler ende jo trasparent si “hyri dhe ku do dal “platforma” e tij enigmatike. Asnjë gazetë italiane që po shfletoj dhe këtë mëngjes,nuk i jep rëndësi,dhe pse dihet alergjia italiane nga vicidolizmi shqiptar shpellar!
Nuk prek fare,z.Baze arsyet tona kombëtare, bile as për tua kujtuar qeveritareve të rinjë se nuk mund të ketë RILINDJE pa zgjidhje të cështjes kombëtare,ku Anglia me konferencën kriminale të Ambasadorëve më 1913,ka pasur rolin më thikngulës në shpinë të shqiptarëve dhe Bler,para se të projektojë “programe” supbërëse për shqiptarët e rrënuar,duhet të flas nëse dhe ai ka projekt shkatërrimi të Motit të Zi,të shqiptarëve,më 1913,në Londër,pa përplasje e ngritje kufijësh të rinj në ish PREFEKTUREN ILIRIKE,të administruar dikur(485,pas Krishtit) prej Romës!
Londra e Tony Bler,e ka nisur atë si një Princ Vid të kohës moderne,apo si një kirurg të kirurgjisë politike europiane të ndërhyjë në operacionet e gabuara që kanë lënë pothuaj të vdekur kombin më të lashtë të Europës?
Asnjë politikan,asnjë gazetar,as ky shkrim i mirë me harresa të pafalshme,nuk e pyet “Princ Vidin” e sotëm,Tony Bler, c’projekt ka,para o pas supës që mendon t’u hedh “barbonëve” lypsarë politikanë shqiptarë,që e shkatërruan më tej vendin edhe moralisht me vicidolizmin e tyre shpellar këto 23 vjet ramizizëm kriminal.Baze harron bazën e problemeve të mëdha shqiptare dhe nga kjo nuk kuptohet ku ka hyrë dhe si do operojë konkretisht,Tony Bler,njeriu që u ndëshkua me gjobë në Angli,pasi nuk kish paguar biletën e trenit!(…Sun,2011) Atë që Bler i jep mediatikës shqiptare,nuk mund tua jap shqiptarëve. Pyeteni dhe ripyeteni,për vitin tragjik të 1913,të kuptoni nëse Shqipërisë do ti ofrohet kazani me sup angleze, apo zgjidhjet që vërtet duan,jashtë e brenda kufijve kriminalë shqiptarët!Atëherë do duket kush është Toni Bler dhe kazani i tij i suprave ekonomike me fondacionin që ka krijuar!…Sovrani shqiptar ka arsye të shpresojë dhe plotsisht të dyshojë!
bleri mund ta ndihmojë shqipërinë!
si?
kush janë mundësitë e tij??
– e dyta dhe më e vogla është njohjet që ai ka në “botën e tij”!kuptohet takime me bankën botërore dhe njerëz të rëndësishëm të politikës së shkuar por dhe të sotme!!
-e para dhe më e forta e tij është jeta e tij e kaluar në një shoqëri demokratike dhe pjesmarrja e tij në një jetë politike demokratike deri në rangun më të lartë!!
përvoja e tij mund të ndihmojë në mënyrë të jashtëzakonëshme!!por që të përfitojmë nga kjo përvëjë duhen dy kushte!!
-të kemi dëshirën të mësojmë
-të kemi vullnetin ta zbatojmë
gjëja e parë që mund të bënte bler ishte jo shkuarja teatrale në krye të qeverisë së sapo krijuar,por një fjalë përpara mediave!!një fjalë ku ti përcillte popullit parimet bazë të demokracisë!!
-fituesi duhet të punojë për popullin!të zgjidhë problemet e opozitës,pakicave dhe jo ti shtypë ato!
-fituesi është i zgjedhur nga shumica por mund të rrëzohet nga pakica!!
-se nuk ka fitues që duhet të qëndrojë patjetër deri në fund të mandatit nëse ai nuk përmbush detyrat e tij!!
-se megjithëse kemi votuar për fituesin mund të ndryshojmë mendim dhe ta çvotbesojmë!
-se populli duhet të jetë oponent i qeverisë dhe jo ndjekës i verbër i saj!
-se duhet të protestojmë për të drejtat tona!deri në rrevoltë të armatosur nëse ska zgjidhje!!
e kështu me rradhë njeriu mund të rreshtojë shumë parime të demokracisë!!bile kur ka menduar se ka rreshtuar të gjitha mund tia fillojë nga fillimi dhe të shohë se ka akoma për të thënë!!
por bleri nuk bëri gjëtjetër veçse i tregoi votuesve të qeverisë se “qeveria ka perëndimin pas”,i tregoi opozitës se njerëz të mëdhenj janë shokë të prijësit të radhës!
ndoshta ai e bëri nga padija!ndoshta nuk e di se në shqipëri ndryshe nga “bota e tij”,vlen më shumë miku që ke në kra se ti vetë!!ndoshta nuk e di se vëndin ja lëshuan në krye të këndit për ti bërë nder por për të përfituar nga emri i tij!!ndoshta ai nuk e di se ngadal ngadal po shkruhet gjithnjë e më shpesh që ai(bleri)mund të na ndihmojë për përmirsimin e gabimeve të “londrës”të fillimit të shekullit të kaluar!!
por ndoshta vullnetarizmi i blerit është i njëjtë si vullnetarizmi i lames që u tregua shumë fitimprurës!ashtu si mund të jetë dhe vullnetarizmi i atyre që kanë çuar lule për të pasur monopolin e luishteve të kryeministrisë,e marangozëve dhe hidraulikëve vullnetarë që nesër mund të kenë monopolin e punëve shtatërore!!
kështu dhe bleri,mund të ketë monopolin e invastimeve angleze o më tej!e kështu që ky vullnetarizëm mund të paguhet sa frëngu pulën!frëngu jemi ne populli!!
për këtë kemi kërkuar trasparencë nga adoleshenti i tironës,por përveç buzëqeshjeve guinpleniane me të huajt dhe fyerjeve arrogante(ja fut kot)ndaj shqipo”lumpenit”,skemi parë gjë tjetër!!
“Morali i shqiptarëve që kanë idhull hajdutët…” Fjalia më e goditur. Bravo Mero, që ke guximin të thuash shumë gjera troç…(megjithse nuk jam gjithmonë dakord me ty)
Mero, si caprashitje mu duk sot.
Ke qene lart fare
“ose të vinte e të rrinte përgjithnjë këtu.”
ky është një mendim i mirë!!
por të garantoj që jo më shumë s epas një viti do të kishte pranuar të hipte qoftë dhe në një nga varkat e klandestinëve të lampeduzës për tu arratisur nga sytë këmbët,prej këtij vëndi!!
të dhëmb zëmra kur e thua,por nuk ke rrugëtjetër!
flm për këtë shkrim “gjilpërë” që çpon manovrën “tullumbace” të çunit të tironës(halabakut të tironës,pseudo gjithçka)!!
Sigurisht Tony Blair eshte nje politikan i madh,nje burre shteti qe qeverisi ne ANGLI, ne MBRETERINE E BASHKUAR, dhe qeverisi suksesshem per nje periudhe te gjate.Tony Blair eshte edhe nje mik i madh i shqiptareve.kontributti i tij eshte i padiskutushem ne formimin e shtetit te Kosoves.Por ne Shqiperi Tony Blair ka nje te mete te madhe se si ka mundesinje figure e ndritur si ai te mos kete njohje dhe te mos thote ndonje fjale te mire per SAli Berishen.Si ka mundesi qe Tony Blair nuk eshte i djathte? Si ka mundesi qe per “SkenderBEUn” e sotem te shqiptareve “Sa..Ra..Be.” ai pra Tony Blair te mos e permende fare, as edhe nje here si emer.Pra Ky eshte “mekati” i te madhit Tony Blair per nje pjese te vogel te shqiptareve.
Te shoqeron nje tronditje psikologjike kur mendon se me largimin e Tony Blair, diskursin politik shqiptar do ta dominojne figura “me peshe” si Flamur Noka, Edi Paloka, Sali hajduti dhe Jozefina dezinjatorja. Eshte niveli i ketyre figurave qesharake qe pasqyrohet ne realitetin shqiptar sot.8 vjetet e “udheheqjes” se tyre jane 8 vjet te humbura,,,8 vjet te shkaterrimit te cdo qelize shtetformuese.
Edi Rama ben mire qe shfaqet ne krah te politikaneve si Tony Blair. Nese nje gje e tille nuk i ndihmon shqiptaret te bejne krahasime me politikanet e tyre qe i kane dhene voten,,,do ti ndihmoje ndoshta sadopak atij personalisht ne forme te energjise dhe vetebesimit qe i nevojitet per te drejtuar kete vend plot palaco dhe injorante.
Me largimin e Z.Blair, largohet disi edhe ajo shprese qe lind, sapo njerez te tille marrin dicka ne dore. Eshte ajo shprese qe “politikane” te tipit Muli,Palluqe, Luli,Berisha apo Kodra pas Bregu,,,ia kane marre shqiptareve me dhune. Ata i kane vrare shqiptaret ne bulevard dhe me taksat qe kane mbledhur prej tyre kane shperblyer vrasesit.
Ata qe duan Shqiperine, dine te vleresojne edhe vizita te tilla te kendshme. Per vizitore te tille jam i gatshem edhe te paguaj. Te vjetrit thonin se nuk mbahet shtepia me miell hua, mirepo nuk e di sepse ky mielli yne, qe “shijojme” perdite, po me merr frymen.!!!
Te lutem mos ma shaj Xhozefinen se “asht tuj pune per mue tek rotonda”
Po ne kopsht zoologjik njerzit shkojn per vizit mor vlla.
I hudhin edhe ndonji banane arushes panda,ndonji lek majmunit sal,dhe kaq…
Merita e Blerit eshte qe pranoi poshtersite e qendrimeve te paraardhesve te tij.E per kete ai duhet falenderuar nga te gjithe shqiptaret,por asnjhere ne nuk duhet te harrojme qe ai eshte shtetar i nje shteti mik me Greqine.Ai futet ne zyrat e KM,si nje Kale Troje,duke tundur flamurin e vullnetarizmit,duke u ulur ne nje tavoline ne syprinen e te ciles eshte harta e Shqiperise pa Shqiperine e Jugut,ashtu sic deshiron edhe mikeshja e tyre historike Greqia.
Pretendohet se do te na siguroje kredi me miqte e tij te Bankes Boterore.Qe kur njerzimi krijoi Bankat i kane krijuar per te dhene kredi.
Ndihmohet haptas nga KM aktual,i cili thote qe Bankat aktuale qe jane ne Shqiperi,nuk japin kredi per arsye….,duke mohuar keshtu ndihmen qe kane dhene keto Banka ne zhvillim e ketij vendi.
Opinioni publik shqiptare duhet ti ngarkoje kete detyre Blerit :
Zgjidhjen e kauzes te shqiptarve ne rajon duke filluar me problemin Cam.E per kete ai te paguhet ne menyre transparente nga shteti yne.
Nese ish kryeministri anglez ka ardhur vertet per ndihme dhe ka qellimin e mire , hallall ta kete edhe shperblimin. Duhet te kemi te qarte qe ne vendin tone akoma nuk ka politikane te mirfillte te qeverisin vendin ne parametra nderkombetare. Kjo vlen si per politikanet qe iken edhe per ato qe erdhen.Zhgenjim i madh me enerimet e kolopucave me biberon ne dore .
O Mero leri keto hartime servilesh po merr pjesne e tortes se do perfundosh si Ngjela.
Me keto hartime vetem eksiton veteveten dhe ata qe paguan ti te te thone lajka. Jam i sigurte se edhe kete koment nuk do ta botosh se servilat e tu botojne vetem lavderime per ty. Kenaquni duke u ferkuar me njeri tjetrin duke perdorur si vegim palloshin e gjate, Ramen.
Zoti Mero,
Jeni i madh, grandioz, nje bilbile i gazetarise shqiptare dhe jo vetem i “Temes”, je nje fije shprese qe na ben ose te them me mire me jep krahe ta shikoj jeten ndryshe te pakten per te gjithe ata shqiptar qe besojne te nje e ardhme e vendit tone, pavarsisht nga zotesia e z. Rama.
Zoti te shperblefte per kete pune qe bene, me shume nuk di si ta shpreh krenarine time per ju, si zot i penes dhe i demokracise se vertet!
Skenderbeu eshte hero i yne kombetar shqiptare. Tony Blair eshte heroi i vecante i Kosoves. Pa kembenguljen e Tonit Kosova do te ishte sot e boshatisur nga shqiptaret, Kosova do ti takonte Serbise, Shqiperia do te ishte zhytur ne nje kaos nga fluksi i madh i kosovareve, dhe ndoshta nje pjese e Shqiperise do te ishte pushtuar nga Serbia.
Mero nuk i ke punet mire. Po shet helm me shume se sa duhet. Tatimi eshte shume i madh, keshtu qe kujdes. Ke filluar dhe me levdata. tregohu me i kursyer. misioni anglo-amerikan per Shqiperine. Edhe Mustafa Nano po kerkon nga helmi jot. Jepi pak se cmimi eshte i mire, te favorizon cmimi.
mero ju jeni doktori i vetem ne kto troje qe keni aritur te diagnostikoni patologjine ; made in albania?
o MERO, shume filozofi.
Ai vjen te na jape eksperience, ca jane keto muhabete: jo ka lezet te vije, jo s’ka lezet te rrije, thote mire edi: po shqiponja pse s’ka dale mire ne foto?
Te vije, sa here te na duhet, te na jape ndonje dore qe punet te shkojne sa me mire e hajdutet sa me shpejt ne burg. Te tjerat jane fukarallek. Hajde, mprihe penen tani si di ti, leri kto shkrime clodhese.
Per here te pare po marrim fryme, po mban era SHTET.
nje shkrim i cili mendohet ne koken e c’do qytetari te ndershem shqipetare, por qe nuk mund ta publikoje per motive objektive dhe shume banal per ata qe jane marre me allishverishe dhe mendojne te merren perseri, vertete shkrim profesional.
Mosmirenjohje e madhe per politikanet Shqiptare qe edhe ndihmen FALAS te BLERIT nuk e pranojne.
Mero ne pergjithesi jam dakort me cfar shkruan per pranine e z TONI BLER.Sikur kjo te mos ndodhte ne ( shqiptaret)do ta deshironim qe ai te jepte ndimesen tij per nje qeverisje me te mire etj(spo zgjatem)Tani qe AI eshte i pranishem lexoj shume komente shpesh naive e dashakeqe.Mos valle kjo vjen nga pervoja e hidhur qe Shqiptaret kaluan nen shtetin e SALIUT dhe gjithcka e shofin me dyshim.Skane faj truri i perdhunuar per 22-vjet ka lene pasojat e radhes.
Ne bar do hame e se duam ndimen e Toni BLERIT nenkuptohet sikur thone disa komentues.
Mire e ke thene o Mero,i mire Toni per keshilla, por qeveria te ule kurizin dhe te shtergoj bythen ne pune per te miren e ketij populli se kaloj koha e euforis dhe reklamave alla rilindje.Tani mbaroj shou vetem pune nga ana e qeveris se ata u votuan nga ne dhe ata e dine se ku pikon catia.
zoti mero.ke titulluar mire arikullin.
zoti blair mos hajde shpesh(ka shpenzime marramendase)
rama thote se vjen vullnetar?????????????????
ky thote nuk vuj pa para(sono donatoret qe me paguajne)
e gjithe pagesa ku rendon o njerez mjerane.
qe beni komente si ky mero.
n.q.s ky vlen kaq shume si vullnetar mund te contriuboje ne token ame(grand bretagna) gratis jo ne boten e trete ku pretendon te na coje edhe ne e korr MILIARDAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAA.
NE DHEUN E TIJ SE PRANON KUSH KETE PUSHT .
Pa dashur te ul vlerat e pjeseshme te ketij shkrimi ajo qe ka rendesi te theksoj eshte se niveli i interpretimit te interferences te Tony Blerit ne qeverine e re Shqiptare nga i nderuari Baze eshte nen nivelin e tij te pritshem.
Kam qe nga Hiroshima e Gerdecit qe ndjek shkrimet e Meros ku padyshim kam nje vlersim maksimal,por me kete artikull duket sikur eshte shpejtuar dhe jam i bindur qe pas disa ditesh ndoshta nuk do jete as ai vet dakort per shume ide.
Ajo qe nuk shkon duket edhe nga titulli ku perdorimi i menyres urdherore karshi nje figure si Tony Blair stonon shume.
Kam pershtypjen se inatin me te madh ne kete rast eshte me te zotin e shtepise dhe jo me mikun.
Habitem gjithashtu me shume komentues te ekulibruar qe i kerkojen Tony Blair-it faturen apo fajin per 1913.
Nuk e di pse eshte harruar shqipfolesi me i urryer i lindur ne tervat shqiptare Salifuckberisha qe e coi ne grope shqiperine.Perse nuk kerkohet denimi i berishizmit si nje bande antishqiptare por i kundervihen ndoshta njerit nga shqip-dashesit me te madh te diteve te sotme.
Have nice weekend !
Mero po ta krahasosh me podesten e sali bishes ky eshte gjeni dhe super specialist se ka drejtuar nje shtet. Konsulta paguhet.
dash.
une them ate qe mendoj(eshte normale asnje mund te false me shume se di)
kujto 97 ,beson sinqerisht se ishte sala?
atehere une mendoj.ishte politika qe deklaroi sala :
n.q s sulmohet kosova uno do dergoj trupat e mij per te ndihmuar popullin shqiptar te kosoves.
DASHky ishte varri i pare(se e quajme keshtu)qe sala i beri vetes
ma krenar deklaroi qe do ndihmonte vellezerit tane.
e mos fole per gjera keshtu.nuk eshte rastesi qe kosova e do berishen.dhe nuk eshte shqipfoles i urruer(do eshikojme me vone se sa i urryer eshte)
pastaj mero duket pelivan(eshte i zgjiuar)
por jo se hae bar ne……tyoni bler ne shtepine e tij,mirepresimmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmm
ndihma e keshilla,
vetem se ky mero ….
te na thote se sa vlen.
per kuriositet
ne vendet e varfera kerkojne te vijne te gjithe(ambasadore .konsulente,te mencur.)
e perse?
sepse rrjepinnnnnnnnnnnnnnnnnnn
me shume
ju them se keshtu kane bere ambasadoret italiane,grek(anche konsujt).
kete te thote mero..
e ti kur flet per ndonje.
Vetem nje gje do te kundershtoja, Mero; sot reklama kerkon te shes mallin e keq se malli i mire shitet vete. Thjeshte per ilustrim: Bensit i behet pak ose hiç reklame. Persa i perket Blerit jam dakort me ty.
per komentuesin smel
Per kortezi po te kthej nje pergjigje modeste.
Fillimisht ke nje verejtje per respektimin e gjuhes shqipe duke mos ofenduar lexuesit dhe komentuesit te kesaj gazete.
Edhe ne se pranojme qe shtetet e vegjel do “rruhen” nga te medhenjte me mire ta ne rjepi Tony Blair qe ja kiu nonen serbit se sa te na rjepe Damir Fazllici qe eshte koka e lobit serbo-amerikan.
Nuk eshte normale qe te kryqzohet ish k/m anglez qe nuk e ka kryer akoma “korrupsionin” ne nje kohe qe tradhetarin dhe kriminelin e dokumentuar saliqenefberishen e lini akoma tju beje ligjin ne nje kohe qe duhej te ishte ne burg.
Analizo i nderuar smell perc Damir Fazllicin ne kasafortat e sigurise kombetare ne 2007 duke raportuar para tij “burrat e kombit”
Kujto i nderuar marreveshjen ne prill 2009 midis KARAMALISIT te greqise dhe KARASALIUT te marrezise qe diten per diell firmosi me lul domaten marreveshjen e shitjes parcjale te detit JON.
Imagjono o smell leshi SALIKOQEBERISHEN ne parlament ku u thirr per raportet e tij te dyshimta me Fazllicin ku deklaroi pa ju dridhur qerpiku ;
Fazllicin e kam mik shtepie dhe po te doni ja u bie ketu per te pire kafe.
Ku ishe ti or lesh smelli me gjithe keto shqipfoles qe ne vend te kryqzojni tradhetarin me damke Sali Fazllicin qe ju vrau, ju vodhi,ju poshtroi,ju perdhosi,ju perdhunoi ju pshurri dhe tani po dilni trima te akuzoni nje personalitet qe edhe nqs do perfitoi dicka e ka hallall.
populli do rruge,shkolla,spitale,pune,qetesi dhe rend .Mbi te gjitha femijet dhe njerzit e thjeshte duan te hane buke 3 here ne dite ,duan te vishen se po vjen dimri (me veshje qe mjafton te mbajne ngrohte e jo me firmato e garderoba qe kushtojne edhe 2 milion euro).Keto gjera duhet ti zgjidhim vete ne si popull bashke me ata qe gjoja i zgjedh populli e quhen politikane te majte te djathte ose si ilir meta nuk e di se cfare eshte i majte apo i djathte.MJERE POPULLI CFARE POLITIKANESH KA.JANE TE GJITHE VAZHDUES TE BINDUR TE RRUGES SE ENVERIT