Për Gardën e 21 Janarit!

28 Shtator 2013, 21:40Editorial TEMA

Nga Mero Baze

 

Ka disa gjëra për të cilat Sali Berisha duhet dëgjuar. Një prej tyre është lidhja që ai bën mes shkrirjes së Gardës, një emërtesë alla iraniane në strukturat e shtetit shqiptar, dhe 21 Janarit. Ai thotë se “Garda” po shkrihet si hakmarrje për atë çfarë ka bërë më 21 janar.

Saimir Tahiri, në fakt nuk ka qenë kaq i qartë sa Berisha në këtë pikë. As socialistët e tjerë nuk kanë shumë zell ta lidhin këtë çështje me 21 janarin. Por, unë mendoj se në këtë rast duhet dëgjuar Berisha. PO! Garda do t’ia vlente të shkrihej qoftë dhe për 21 Janarin, për “rregulloren e Gardhit”, rregulloren e “Bulevardit”, rregulloren e “godinës” dhe broçkulla të tjera që u shpikën për të mbrojtur vrasjet.

Përse është e rëndësishme të lidhet, siç thotë Berisha, me 21 Janarin?

Së pari, për t’i treguar Berishës se pushtetit të ri, Garda nuk i duhet për të vrarë qytetarë të pafajshëm. Nëse Berisha ka ndërmend të bëj demonstrata, mund t’i bëjë pa merak. Mund të rrijë atje ku vrau Aleksin, Ziverin, Faikun apo Hekuranin dhe askush nuk do ta vrasë. Pikërisht pse kjo Gardë pushtetit të ri nuk i duhet për të njëjtat qëllime si Berishës, dhe mbi të gjitha, nuk i duhet për të vrarë opozitën, ajo duhet shkrirë. 21 Janari është një arsye e madhe në këtë mes, pasi ajo është dita kur Berisha vrau përmes gardës së tij personale, katër qytetarë të pafajshëm, të paarmatosur, të pafuqishëm dhe të parrezikshëm për të përmbysur pushtetin me dhunë, dhe në vend që të çonte vrasësit në gjykatë, u bë kryegardisti i tyre për t’i shpëtuar nga drejtësia. Për faktin e vetëm se kjo shumicë e re, nuk ka ndërmend të vrasë ndonjë qytetar, qoftë ky dhe demonstruesi i vetmuar Sali Berisha, asaj nuk  ka çfarë i duhet Garda e Berishës.

Së dyti, Garda është e panevojshme për t’u vënë në dispozicion të kryeministrit të ri në atë mënyrë si ka mbrojtur Berishën. Ne i kemi të freskëta pamjet, biles kemi dhe fotografitë, ku Berisha në një miting kishte 50 gardistë dhe 20 qytetarë, plus antiplumbin e shtrenjtë me vete. Ai kishte probleme personale dhe psiqike me makthin për jetën. Armiqësitë që ka prodhuar, përdormi i pushtetit për qërim hesapesh personale, vrasjet politike, dhe linçime fisnore që ka bërë po në emër të pushtetit, i kishin krijuar atij paranojën se dikush do ta vriste. Ishte kjo arsyeja që ai nuk e ndau kurrë antiplumbin dhe 50 gardistët pas vetes. Nëse Edi Rama fillon e katandiset që ta ruaj garda nga armiqtë, të jap një orë e më parë dorëheqjen dhe t’i kthehet lirisë së tij personale, pa qenë nevoja të mbyll jetën nën një gardh tropojanësh, që bëjnë sikur të ruajnë.

Kryeministrin nuk e mbrojnë badigardët dhe antiplumbi, por politika e tij. Nëse ai qeveris në të mirë të vendit, nëse nuk është epiqendër pushteti personal dhe ndarës të mirash materiale si shpërblime fisnore, nëse nuk është një njeri që kap shtetin përmes pushtetit dhe sillet si Sulltan, nëse nuk prek të drejtat e njeriut dhe liritë e tjera në vend, ai nuk ka asnjë rrezik. Nëse të gjitha ato që thashë i shkel, ai duhet të iki një orë e më parë si kryeministër dhe t’i hap rrugën dikujt që e meriton jo vetëm karrigen e kryeministrit, por dhe lirinë për të qenë i pafrikësuar.

Së fundmi, siç thotë Berisha, Garda duhet shkrirë edhe për atë që ka bërë më 21 Janar. Komandanti i saj, Ndrea Prendi, ka vrarë një qytetar dhe është i dyshuar për të dytin. Agim LLupo po ashtu. Një strukturë e tërë shtetërore ka pranuar të përdoret politikisht, në një version paranojak të “grushtit të shtetit” nga një i sëmurë psikik, i rënduar pas vrasjeve dhe gjakut. Greqia, vendi ynë fqinjë, po nxjerr jashtë ligjit dhe po fut në burg, një parti të tërë politike vetëm se ajo ka demonstruar kolektivisht shenja dhune dhe vrasje mbi qytetarë në emër të paranojave të saj. Tek ne më keq akoma, nëse pranojmë versionin e Berishës, Garda paska shtypur një “puç shteti”. Meqenëse kjo paranojë që mori katër jetë qytetarësh nuk u provua kurrë, meqë “Komisioni Halimi- Strazimiri” prodhoi vetëm dy personazhe qesharakë në vend të dosjeve të puçistëve, meqë Berisha nuk ka argument tjetër veç paranojës së tij se këta na kanë shpëtuar nga “puçi”, meqë nuk ka “Puç”, është mirë të mos ketë as Gardë.

Një shtet normal demokratik ka policinë e rendit, që ka statusin e saj se si duhet të sillet me tubimet politike dhe vendosjen e rendit. Polica jonë ka qenë model më 21 Janar. Ajo jo vetëm që ka zbatuar ligjin, por dhe ka denoncuar stuktura shtesë që degraduan situatën, siç është Garda. Shqipëria si një vend që po shkon drejt Evropës, duhet të mbështetet tek struktura të kontrolluara nga ligji dhe Kushtetuta dhe jo nga struktura që komandohen nga Shkëlzeni.

 

76 komente në “Për Gardën e 21 Janarit!”

  1. liri a vdekje says:

    e sakte garden ta punesoje berisha si subjekt privat me paret tona qe na vodhi e ta mbaje para mbrapa e mos te mbaje oficerat e shish qe paguhen me paret e shqiptareve

    1. aulona says:

      me keq se garda jane bere policite private qe terrorizojne qytetaret me ARME kudo duke ruajtur jo banka, jo institucione por bodrume bosh, kate pallatesh. cfare duan keta police qe rrine para pallateve me arme nga dy tre apo me shume duke pretenduar te ruajne nje hyrje ne kat te 7???? keta jane bandite qe kane tejkaluar kompetencat e tyre. a ka rregulla per te mbajtur arme apo te gjithe mund te bredhin rrugeve si sherifa. ne pallatin tim jane dy njerez te AULONAS qe ruajne nje banese bosh por na kane terrorizuar te gjitheve pasi ato nuk e di se nga kush ruhen dhe qendrojne te dera e pallatit ku pallati eshte i banueshem. edhe sikur te vene roje ta mbajne pa arme dhe ne shtepine e tyre. EDHE KUr ERDHI policiA keta e ofenduan dhe e perzune. DUAN SHTET ME POLICE SHTETi DHE JO POLICE PRIVATE GANGO ME ARME NE BREZ.

      1. 100 vjet shtet says:

        Shum konstatim i sakte, “Aulona”.
        N.q.s. ka persona te cilet kane lek per me pagu roje private, atehere le te marrin nje shpi private dhe te ruhet shtepia nga brenda oborrit te saj me cfare do lloj menyre, por ama nuk terrorizohet populli.
        Sali shpellari ngriti polici private (duke u dhene kompetenca te pa imagjinuesme) duke shvlersuar keshtu policine e shtetit,
        U hapen shkolla private, duke shvleresuar ne kete menyre shkollat shterore.
        U hapen spitalet private duke shvleresuar spitalet shteterore.
        U krijua edhe permbarimi privat! Po cvlere ka atehere permbarimi shteteror?
        Ju kujtojme se me 21 Janar, pervec te tjerave jane perdorur ne mase edhe police private te “Brecanit” etj… etj.. Ka vend per hetim duke pare vidiot e TV.

    2. N Shabani says:

      Aq mire e ben qe e shkrine garden e Saliut sa I luajten topin. Saliu cfare halli ka tani cfare do ai qe nuk rri do pa ngrene nje cike nga I Gerti Bigdanit dhe ti mbyllet goja se na cau koken llap a llap.

    3. Majlinda says:

      Bravo Mero Baze. Di te besh analiza te sakte, dhe te japesh dhe keshilla te vlefshme. Je nje Patriot i madh, qe e do Shqiperine. Cdo Kryeminister ne kete vend ( jo Sali Berisha) mund te te merrte per Keshilltar. Je i madh, i pa- krahasueshem me analiste apo gazetar te llojit te Blendi- Klanit-it. Vazhdo te shkruash keshtu, Shqipatert te lexojne shume, dhe ju hap syte qe te mos u shkojne me pas atyre qe duan te vjedhin kete vend, apo popull.

  2. alb says:

    Me ne fund…Te lutem z.Mero,mos i vono si shume editorialet…sepse kemi nevoje dhe per gjume!

    1. andi says:

      Moros i lumte. e meriton te jet minister i brendshem e Sali Krimineli me banden e tije te marrin pergjigjen e meritume ne kohe e jo me vonese. Se vendin qe meriton e kerkon vete me qiri Sala, por Socialistet dojne me e lan duket ta trashi ma teper kanopin, si i thojne fjales. E ne na duket shum gjate per ate kriminel e ate bande.

  3. feniks says:

    Po,Mero Baze!
    Je nje shembull i perkryer i nje SHQIPTARI EUROPIAN I QYTETERUAR ,aq sa te mburremi me boten!!!
    Ti sot per sot je “KANDARI I FARMACISE” per politiken shqiptare!!!
    Te nderoj e respektoj si LIDER SHPIRTEROR!!!

    1. Tirona says:

      Deri tani z. Mero Baze e ka kryer shume mire punen si lideri shpirteror i shqiptareve, mendoj se ka ardhur koha qe z. Baze te kaloje ne nje stad me te larte se lideri shpirteror. Kom bindjen se z. Baze ka bindje te djathta dhe ai duhet ti bashkohet FRD dhe sebashku me z.Topi te Rilindin te Djathten Shqiptare ashtu sic Rilindi z. Rama te Majten Shqiptare.Duke pasur nje mazorance qe drejtohet nga Edi Rama dhe duke pasur nje opozite te forte te drejtuar nga dy liderat z. Topi dhe z. Baze , ne shqiptaret do ta shikojme shume shpejt Shqiperine brenda BE.

  4. Afrim K. says:

    21 JANARI KA VETEM NJE PUCIST:
    http://bit.ly/1fyoOJO

    1. KLODI says:

      SE VRET NJERI SALEN SE NUK KA BURRA MO SHQIPERIA PO GREK DHE SERB ME DUKET MUA SIC ESHT SALA DHE TE TJERE

    2. LiLi says:

      Mos ma luni burrin!

  5. Shelegura says:

    jo vetem te shkrihet ,por te gjykohet ,perato ngjarje aq te tmershme qe zbatuan diten e zeze te 21 janarit ,berisha me vasalet bertet se po i vjen dita e gjykimit te math ,po su gjykua berisha per cka ber do gjykohen keta qe moren pushtetin ,kete qe beri berisha me 21 janar ,vetem familjet qe jane demtuar qe kane humbur njerzit e dashur jane gjykatesit mete drejte per denimin e bandes berishes.

  6. Billy says:

    Berisha nuk ka hallin e gardes. Ai ka hallin e tij. Aty strehohen mbrojtesit e tij. Me shkrirjen e gardes, mbrojtesit e Berishes tashme nuk kane me problem ruajtjen e tij, por veten e vet.
    Ja pra, Berisha po e ndien se laku po ngushtohet rreth qafes se tij. Po Basha? Ai po dridhet prej frike. Socialistet e paskan seriozisht, thote ai. C’te bej? Te rri, apo t’ja mbath? Kjo e torturon Bashen.

    1. 100 vjet shtet says:

      ma mire “ik o kembe se te dhje…..va”. Kete e di mire Lulushi. Ja ku eshte Hollanda.

  7. Kasem Rrotani says:

    Kur do te futet ne burg ky shkerdhate me emrin Sali Berisha….Po per Xenin e Argita hajduten pse nuk po flitet me mos ka nje marrveshje o Mero Baze?Si e gjykon ti kete?
    Sepse Xeni eshte vrasesi i Gerdecit. Argita nje hajdute dhe Berisha babai vrases ne 21 janar. Te tre keta duhen te vene ne burg.

    1. saimir says:

      O Mero, po jepi nje pergjigje ketij Rrotkanit. Po te pergjerohet I ziu. Po kur te mos I preket as qimja Sales, Gites, Xenit, Sokolit, Ilir Metes…….(Oh me falni ky eshte prape ne koalicion)si do vej halli? I kane ndare ato pune ata o plaku Mere. Dhe ty te kane lene tespijet qe te dredhesh gjithe diten.

    2. ruzhdi says:

      MERO BAZE JU JENI MAJTIST PAMARR PARASYSH GJITHEHER DJATHETISTVE IU GJEN GABIBE PO GARDISTET SIKUR SHTETI PA KOKE E VERTET SE GARDISTET ME 21 JANAR EKAN MBROJT PUCIN E EDIRAMES.SI MENDONI SIKUR PUCI I EDIRAMES TE KISHTE QELLIMIN NE ATE KUPTIMIN E MORRA QEVERIN E SALI BERISHES SA VRASJE ISHIN BER GJITHE SHQIPRIN ME QINDA E ME MIJRA QELLIMI I EDIRAMES KA QEN I KEQ E KATASROFAL ESHT PER TE DENUAR KISHTE MUNDEN ME ARDHEN DERI TE NJE LUFTE CIVILE QYTETARE NE SHQIPERI ISHTE RREZIKUAR SHTETI SHQIPTAR.

      1. Pena says:

        Z. “Ruzhdi”,te me falni,ne se gabohem,por mu krijua bindja se ti duhet te jesh ndonje komisioner i zgjedhjeve ne fshatin Ruzhdie,qe i dha “fitoren” Saliut.Je vertet model i perkryer i shqiptarit injorant.Nga te tille,si ti,s`ke cfar pret tjeter.

  8. Genti says:

    Policia jone ka qene model me 21 janar ??? U harrruan rrahjet dhe heqja zvarre e njerezve kur demostrata kishte perfunduar ? Pasi e mbylli hesapin Garda, ne mbremje policia dhe disa civile te dhunshem u sollen si harbute me kedo qe ndodhej ne bulevard.

    1. Pena says:

      Jo,”Genti”.Ata qe u sollen ashtu ishin disa tropojane e kuksjane ,nen komanden e Agron Kulicit dhe zv.drejtorit tjeter qe bente thirrje ne f.b. per te rrezuar me dhune qeverine e Edi Rames,qe ende s`kishte ardhur ne fuqi.
      Ishte pikerisht fakti qe policia nuk veproi me arme,qofte dhe kur u dhunua me gure e shkopinj nga demonstruesit,qe Saliu e Luli vune ne veprim egersirat e pyllit qe i kishin veshur me uniformen e Gardes se Republikes,pa folur per ata qe ishin pa uniforme e te futur ne turmen e demonstruesve.

  9. Bato Mokra says:

    Si perhere, mjeshterisht. Te pershendes!

  10. analist says:

    Thua ti qe Policia nuk u perdor politikisht me 21 janar? – Po drejtori i Ploicise Hsni Burgaj se bashku me taborret e tij tropojane nuk zbatoi urdherin e Prokurorise per arrestimet dhe ndalimet e gardisteve, dhe vetem per kete duhet shkarkuar dhe proceduar penalisht!

  11. Era e Malit says:

    Si Garda duhen shkrire edhe gjykatat se nuk japin drejtesi.
    Marrim 100 gjyqtare amerikane dhe europiane.
    Ky shtet duhet çmontuar nga themelet dhe te ribehet nga e para.

  12. henri says:

    No comment. Cfare te thuash? Je nje talent i lindur publicistik dhe je njekohesisht shume trim. Kujdes Mero, se populli ta ka si ujet e paket.

  13. bjordi says:

    kur pashe sot ne lajme,arrestimin e deputeteve te agimit te arte, menjehere me shkoi ne mendje.per keta mafioz qe na kane drejtuar per tete vjete,dhe mendoja se mbase dhe nuk eshte keshtu,por shikoja shume paralelizma, midis atyre deputeteve te arrestuar dhe ketyre qe na kane udhehequr per tete vjete,vrasje ata,vrasje keta,rracizem ata,rracizem nder krahinor edhe keta,koorupsion ata,duke i vene gjoba bisnesit ne menyre mafioze per te qene tutoret e bisnesve ne greqi,te njejten gje edhe keta,gjobe bisnesve qe s’jane te lidhur me keta,por ndryshimi eshte qe ata i futen ne burg, ndersa keta llomotisin akoma ne parlament.

  14. MARKO says:

    Garda nje hale ne sherbim te hales Berishe.

  15. adri says:

    o mero cfar u bo me rackapurin hahahahahahhahahahahhhahahahahae sollen hahhahhahahhahaha dhe lere soll lilin se do i vi rralla po na futni ne shpi rackapurin hahahahahahahahahahahhahahahahahahhahahahahahahahahahhahahahahahahahhahahahahahhahahahahahahahhahahahahapo te isha une ne vendie ti o do kisha lene detyren o do kisha fut ne burg soll lilin

  16. kel ukaj says:

    I dashtur Mero, pyte Te lutem Sali QENIN per ate Garden Paralele qe krijoj ne 1997. E mbajti ne Zall-Herr dhe e paguar privatisht. Zonti Mero si i modh duhet te na tregoje per kete Garde me Kriminele. Edhe Garda legale i ka lare duart me gjak. Duhen derguar ne burg sa me shpejt, se ndryshe fshijne provat.

  17. Te lumte Mero je i mahnitshem ne analize.

  18. James Bond says:

    Kur te flasesh per 21 Janarin Mero Baze, botoju dhe nje here ketyre “Rilindasve” te tu qe kenaqen ato shkrimet ku shpjegoje pse po ndodhte dhe pse ndodhi 21 Janari. Shpjegoju dhe nje here se mos ndoshta e kane harruar qe ate Kryehajdutin Meta, te cilin ti e degjeneroje fare, sot e kane Kryetar Kuvendi te “Rilindjes” se tyre. Keto botoju, qe te shofin dhe nje here se cfare njeriu je ti. Apo mos I ke harruar shkrimet e tua te asaj kohe? Shkruaje nga mengjesi deri ne darke: Shqipetaret e pane me ze dhe me figure se si vidhte Ilir Meta. Na e rifresko dhe nje here memorjen per keto pune se I kemi harruar.
    Po ty nuk te ben pershtypje asnje gje, se aq moral ke.

    1. Zhelefina says:

      Me keto qe thote z. James Bond,kerkon te perligje dhe te shpelaje sadopak duart e gjakosura deri ne bryl te kriminelit te Vicidolit,qe vrau popullin ,per te ruajtur pushtetin e tij.Nuk behen askund grushte shteti me shkopinj e me gure,pa le pastaj me protestues me duar ne xhepa.Por ti,zoti James je nje felliqesite e vertete qe duket se re nga froni bashke me shpellarin e Vicidolit dhe tashme s`te mbetet tjeter,por te perpiqesh te baltosesh ikonen e gazetarise shqiptare.Me kot mundohesh te fshihesh.

  19. dumdum says:

    Fatkeqësisht nganjëherë socialistët kapen nga një lloj sikleti se mos u prishin shumë qejfin përkrahësve të Salës po i dërguan menjëherë në prokurori 21 janarin, edhe pse faktet janë sheshit dhe Saliu bashkë me shokë duhet të gjykohet për përdorim dhune dhe vrasje të 4 vetëve pa asnjë motiv real përveç frikës së Berishës se mos e nxjerrin nga zyra. Për më tepër kur Saliu del dhe e thotë vetë se i ka urdhëruar ai që të qëllojnë mbi turmë.

    Tahiri, që desh u var te palma nga Mesila, nuk duhet të harrojë se drejtësia nuk mund të bëhet peng e sikletit se mos fillojnë e qajnë Luli, Muli e kompani.

    Gjithsesi, shkrirja komplet e gardës ishte një ogur i mirë për nxjerrjen para drejtësisë (me trupë të re) të fajtorëve.

  20. Lil says:

    Nje gje kisha pase deshire t’a dije; a me cfare do te merrej Mero Baze po te mos egzistone Sali Berisha. Mero Baze nuk bene opinonistin e as gazetarin por e bene ANTI-BERISHEN.

    1. Po,Po says:

      Kurse ti,si idjot i kulluar qe je,nuk ben gje tjeter,vecse avokatin e mjere injorant qe mbron kufomen politike te Bajraktarit me duar te pergjakura.

  21. trushkuluri says:

    nje familje kriminelesh dhe hajdutesh:

    Salep Mallkimi
    Sllabodanka Autismi
    Gita Pakistanezja
    Zenun Barut Gerdeci

    Keta e kane pak burgun – Dragobia do te ishte parajsa per keta shpellare te mallkuar e te neveritshem.

  22. vezhguesi says:

    I nderuar Mero!
    Kur shkruani per 21 janarin dhe kater te vraret e pafajshem te asaj dite, duhen kujtuar edhe 30 e ca te plagosurit, gjaku i te cileve skuqi bulevardin, se edhe ata qene ne buze te vdekjes. Edhe emrat e tyre duhet t’i doje e t’i nderoj opinioni

  23. selimi says:

    Mero!Je i jashtzakonshem.Fare i qarte, brilant dhe teper i sakte. Kush vret duhet te pergjigjet me forcen e ligjit. Mendoj se duhet rikthyer denimi me vdekje sepse tranzicioni yne po behet ferr .Vrasin dhe dalin nga burgu vrasesit duke kercenuar e tallur edhe policine.Kush vret e merr jete duhet te vritet.

  24. Reneneja says:

    A do munden Edi Rama dhe Ilir Meta t’ja vene edhe nje here duart mbrapa Sali Berishes?Po e bene,po,Shqiperia do rilinde ne tere kuptimin e fjales.

  25. ore cfare po ndoll me garden si e ka hallin ish socialisti kastriot islami qe berisha I vuri per siguri gardista qe ta ruajne se mos dikush na e qellon apo godet.kam dhe nje propozim per ju z.mero ambasadorit te ri amerikan ti dhuroni nje film dokumentar per ato mitingje-protesta qe ka bere berisha duke sulmuar me arme komisariate policie -kryeministrine etj etjera gjera deri sa e coi popullin ne prag te luftes civile etj e tjera.

  26. punetori says:

    I spastoni te gjithe plerat qe te rilind ky vend.Me gjithe forcen e ligjit i dergoni para drejtesise dhe ajo duhet te flas.Cibani duhet pastruar me themel se ndryshe mahiset prape.

  27. Banija01 says:

    James Bond…

    Ke vene nje nick name qe shquhet per inteligjence.

    Po te kishe 1/100 e inteligjences se James Bond-it do ti gjeje ato shkrime qe pretendon ,mund ti nxjeresh vete dhe ti postosh ne komentet e editorialit
    dhe nuk ke pse ja kerkon gazetarit ku Ai ka shkrimet e rradhes.

    Kame pershtypjen se nje imoral kerkon te na shes moral dhe fare lire.

  28. Kopani says:

    Mero ku sali monstra duhet te shprehet , ku kane shkuar financat qe kane prodhuar kete grope te zeze financjare , te tregoje e zbraze xhepat , garda kryesisht perbehej nga maloke bashibozuke te sali qenit

  29. Kendveshtrim tjeter says:

    Berisha ka mendesine e telenovelave turke,ne qender te mendjes se tij funksionon hakmarrja,per krimet qe ka bere ,nuk jeton dot pa marre masa mbrojtese.
    Shume njerez te tjere ka paguar nga buxheti i shtetit,per survejimin 24 ore te afermeve te njerzeve qe ka varur,vrare dhe burgosur me urdherin e tij.Edhe keto struktura te fshehta te tij duhet te shkrihen.
    Survejime nga frika se keta nje dite do ta vrasin !
    Sigurisht mund ti kategorizuar si “agjente” qe duhen survejuar !
    Djallezia e tij eshte e pakufishme.

    1. zenuni says:

      Nuk e kuptoj pse e ke zgjedhur kete nick name. Ne komentet e tua nuk shoh
      asnje lloj kendveshtrimi tjeter, pra te ndryshem nga ai i Meros, apo te ndryshem nga ai i 98% e komentuesve ketu ne Tema. Kur zgjedh te perdoresh nje nick name me kuptim, duhet ti permbahesh edhe ne komentet e tua.
      Nuk eshte turp ta nderrosh. Psh do te shkonte “Kenveshtrimi i njejte”.

  30. kraja says:

    Z MERO ne qofte se pretendon te jesh demokrat prano te replikosh e jo te bllokosh komentet Ndoshta te qenit pronar ta jep te drejten e bllokimit te komenteve por ky veprim tregon se je nje diktator ne miniature me aftesi te kufizuara replikimi PERSHENDETIE KOLONJARI

  31. nora says:

    Spo flitet fare per videon e Z.Dritan Prifti ,po per te a do diskutohet? Shkaku qe u mblodhem me 21 JANAR ishte kjo video dhe korrupsioni ashiqare i Kryetarit te sotem te Parlamentit tone.
    Nuk duhet çuditur ketu çudia me e madhe zgjat nje dite !

  32. arjanita says:

    S’i levizet as edhe nje germe.
    Brilante Mero.Hallall!

  33. aljor says:

    Me thoni zoti Muli dhe zonja Jozefine,cila GARDE ne keto 85 vjet ka vrare qytetaret e saje pervec se gardes tuaj famekeqe ? ne rreshtin e pare ishin 200 police,po ata pse nuk vrane nje qytetar ?

    1. 1 melleon grushta Edit. says:

      200 police qe duruan te gjitha goditjet ,200 police shqiptare qe u goditen nga shqiptaret kokpalare.200 police qe nuk provokuan askend,200 police model e jo si policet tuaj qe vrane me 2 prill 91.Kushedi se cdo bente garda e Diko Zeqes po te ish thirrur ne shkoder,ku nuk sulmohej shteti po vetem nje dege e PPSH.Garda juaj do kish vrare me qindra ne se futeshin protestuesit ne Bllok ne 20 shkurt 91,garda me kriminele si Sulo Gradeci po rilind,po rilind ne mendjen e zemren komuniste por gaboheni,gaboheni rende kur kujtoni se u ka ardhur dita.
      Ketu do jemi,perballe do na keni dhe forca e pushtetit nuk do ju beje me trima se ishit me 14 shtator 98,jo me trima se baballaret tuaj qe i permorem e terhoqem zvarre.
      Une jam i parimit qe po nuk u perzie nuk kullohet,ju doni ta perzjeni e ne do ta kullojme.

      1. Pena says:

        Te me ndjesh zotrote,se mendja te paska lene,por te te rrojne tulet. Ka kohe qe,thuajse nuk e ve me njeri ne dyshim faktin,qe kater jetet e shuara ate vit ne Shkoder ishin nga dora e A.Spahise,A.Hajdarit dhe te vete S.Berishes.A nuk zbatoi po ate skenar Saliu,kur vrau pabesisht A.Hajdarin dhe iu versul me tanke e arme antitanke godines se qeverise,parlamentit e r/televizionit ? Ti z.”melleon…” perpiqesh me qellim te theksuar dashakeq,qe ti turbullosh gjerat.Kjo, sepse je vete pjese e atij stani felliqesirash.

  34. Patriot says:

    Mero qe je njeri -negativ kete e dim po me tropojanet mos e kruaj shum ti urren 2-3 persona ku deri dje u bejshe llozhe kur ta hoqen taxhin nga goja u ben armiq. ti je nje l egen(spiun qe ne shkoll e din mir tij) prandaj besoj qe tropojanet do ti lajn kembet ket rradhe.

  35. bektashi says:

    Ju z. mero vetem komente intelektualesh nuk pranoni. Gje qe tregon se te ishe ti ne vendin e Berishes do te ishe Hitler jo Berishe e Rame.

  36. beso says:

    Garda duhej reduktuar si strukture,por edhe me shkrirjen mire bene.Nuk ka lidhje me 85 vjetor dhe shpikje te tjera nostalgjike.E qekur qenkan bere nostalgjike Jozefinerat mor amani?Kjo ka dhe s’ka lidhje me 21 janarin;ne planin e reformave dhe reduktimit te shpenzimeve asqe ka lidhje me 21 janarin.Duhen reduktuar shpenzimet kudo e ku ka mundesi.Nersa ne 21 janar perplasja nuk ishte paqesore,demonstruesit nuk duhej te perdornin dhune,por perplasja ishte midis forcave policore dhe demonstruesve dhe ne asnje menyre kjo nuk perfshinte garden,qe qelloi e vrau njerez te pafajshem duke tejkaluar udhezimet e rregullat e detyres se tyre.Kaq!S’ka fjale me teper,Garda tejkaloi detyren dhe vrau ne rrethana aspak te detyruara.

  37. I.Troplini says:

    Garda e Republikes po perfundon ashtu sic ka perfunduar cdo gje, ku ka futur hundet ky plak i rrjedhur. Prania e tij ne politiken shqiptare ka helmuar menyren e komunikimit, jo vetem midis partive politike por edhe me tej.Ndryshimi midis botes se civilizuar, ku duam te aderojme por nuk na pranojne sepse jemi te paafte te heqim qafe primitivitetin dhe provincialitetin e njerezve te paafte dhe te ligj qe na kane marre peng tash 20 vjet,,,dhe asaj te deshtuar, qendron tek aftesia e ndertimit te shtetit ligjor. Nese shqiptaret do te kerkonin te klasifikonin demet qe i kane bere pushtuesit e shumte qe kane kaluar aneve tona,, iu duhet te rreshtojne Sali Berishen si njeriun qe shkaterroi cdo gje shqiptare. Edhe ato gjera dhe institucione qe funksiononin, u degjeneruan nen “udheheqjen” e ketij njeriu te mbrapshte.
    Qytetet dhe bregdeti shqiptar u bene si shpellat e Dragobise. Aty ku kishte pyje me pisha, kemi sot ujrat e zeza te pallateve te shemtuara pa kanalizacion. Aty ku me pare pervetesohej dije dhe arsim, kemi sot “tregun e cameve” ku shiten diploma per “inteligjencen” e re shqiptare. Aty ku kishte inspektore te specializuar per rendin dhe sigurine, kemi sot barinjte dhe “te fortet” qe e kane kthyer vendin ne nje Kolumbi ne mes te Europes. Aty ku kishim me pare nje sistem funksional te mbledhjes se mbeturinave, kemi sot malet me plehra qe torturojne dhe semurin popullaten ne qytetet tona.
    Shqiperia nen drejtimin e Sali Berishes eshte nje vend i deshtuar ku nuk ia vlen te jetosh dhe ku shpresa per nje te ardhme me te mire sa vjen e venitet. Garda e Republikes nuk ka se si te beje ndryshim ne kete rrumpalle. Ata shkuan edhe me tej sec kane shkuar shkaterruesit e tjere. Ata vendosen te vrasin shqiptaret sepse guxuan te kerkojne nje qeveri dhe politikane qe nuk mendojne vetem se si te vjedhin por nje politike qe mendon dhe shikon hallet e nje populli te vuajtur.
    Shqiperia nuk ka nevoje per banda te armatosura qe veprojne nen petkun e nje institucioni si Garda e Republikes. Shqiptaret nuk kane nevoje per njerez te tredhur si Sali Berisha qe deshtimi i ndjek pas si hije dhe shkaterrimin e kane pjese te karakterit dhe qenies se semure.
    Shkrijeni ate cerdhe injorantesh dhe ndertoni shtetin ligjor me institucionet qe bazohen ne ligje dhe jo ne urdherat e bajraktareve dhe shpellareve qe iu shkojne pas si hijena.

  38. Adrian says:

    Si eshte katandisur Gardae ne nje kolibe kriminelesh, spiunesh,servilash e batakcinjsh e meriton te shkrihet. Te denohen me burg keta funderrinat njehere dhe pastaj e rimekembim vete ne populli ne ate qe ishte para se te degradonte. Kete e kane shprehur dhe partnered e vetem te Gardes se Republikes se Shqiperise qe jane Garda e Shtetit te Utah USA te cilet kishin dhe investuar per specializimin e oficereve te gardes qe u hoqen nga puna sapo Berisha dhe Luli i tij I vocerr moren “Karrigen”.

  39. RUSHITI RAIF says:

    esht turp ti thuesh se garda ishte e salihit dhe garda i vrau protestuest te dhunshum po garda i brojti shteti e brojti indintetin dhe instuticionet qe u versulen per ti kap ti me gjith ata te palart me ne krue edi komunistin ju versult me gjitha mjetet per ti godit garden dhe sod i shan ti mero z turp turp se doni ta ktheni komunizmin perse ri urime ju koft o popull shipetar

  40. sadiku says:

    Je me shume MEN dhe pjekuri,me logjike te forte qe asnji gazetar i shtypit nuk te arrin. HALLALL QUMESHTI I NANES,PASKE NJI NANE HEROINE QE TE LINDI TY.

  41. here njeri here tjetri says:

    Askush nuk e ka menduar se si do sillej qeveria e sotme neqoftese Saliu do ju thonte njerezve te tij :te sulmojme kryeministrine me dhune dhe ti zhdukim komunistet?sepse per te demostruar eshte e drejta e gjithkujt.

  42. sakte says:

    Shume e sakte Z Mero duhen futur ne burg ata qe kane vrare dhe shembull duhet marre sic po ben greqia me agimin e arte.

  43. arber says:

    Po mire o Mero ndonje fjale per Ilir Meten do degjojme ne lidhje me 21 janari nga ty,apo do e bejme hero.Se likja i quajti dhe koke pa lare dhe ishte ai shkendija qe mblodhi me mijera njerez.Se po e harroni fare ate hajdut dhe kriminel,apo ta ka gjet dhe ty cmimin Mero Baze

  44. gjergji*** says:

    Mendoj se eshte tejkaluar shume diskutimi per 21 janarin dhe kjo vjen sepse kembengulet per nje masaker ku nje palo k/m urdheron vrasje qytetaresh te pafajshem dhe me vone ne vend qe ti viheshin prangat u kthye nga nje i akuzuar ne nje akuzues dhe per disa fraksione aleatesh perendimore mori atributet e heroit qe mbrojti kullen e tij.

    Qe te denohet SRB-i per 21 Janarin duhet te shikojme 21 vjetet qe kane kaluar dhe te analizojme kush e pruri ne pushtet dhe perse ?

    Garda e republikes ne vitet 90′ te nderrimit te sistemit edhe pse ndodhen veprime makabre te kryera nga hordhite e udhehequra nga dy tropojanet SRB & A.H nuk u krye asnje vrasje.

    Garda e republikes ne 14 SHTATOR 1998 edhe pse SRB-i i pushtoi institucjonet nuk vrau njeri por preferoi te terhiqej edhe pse e poshtruar qe te mos vritej njeri.

    Pikerisht krahasimi i 21 janarit 2013 me 14 shtatorit 1998 eshte celesi i enigmes perse nuk denohet SRB-i as ne rastin e pare as ne te dytin kur ai eshte treguar nje kriminel gjakftohte dhe shume te sofistikuar ato qe e komandojne ate nga mbrapa per 21 vjet me rradhe.

    Nuk dua te lendoj njeri por ne keto dy data masakrash zoti Mero ka qene ne ane te ndryshme te barrikades dhe duhet te kuptoje dhe te artikuloje shkakun kryesor.

    Zoti Mero duhet te vere gishtin mbi plage sepse per ngjarjen e 14 shtatorit 1998 ishte ambasada amerikane ajo qe pranoi te merrte deshmine nga krimineli SRB duke u bere keshtu mbrojtes i Augusto Pinocetit te Ballkanit.Ne vend qe dipllomacia amerikane te stimulonte drejtesine shqiptare per ti vene prangat SRB-it, ajo edhe nje tentative te Ilirit Monikes e pengoi duke marre ne telefon nje pertejatllantikas me bole te forta qe akoma sherben si jelek antiplumbi made ine USA ne mbrojtje edhe ne ditet e sotme.

    Ne fakt fillimet e 21 janarit 2011 duhet ti kerkojme ne kunderrevolucjonin e 2 Prillit 1991 te organizuar nga SALIU I ARTE sipas nje plani te lexueshem qe ishte bere ne Beograd nga ku fatkeqesisht dhe jo rastesisht erdhi ambasdori i pare amerikan me mendesite e L2B dhe vazhdoi akoma luften e ftohte ne vend te nje pajtimi gjithekombetar..

    Mbas disa dekadash do te vije nje dite qe shteti amerikan do ti kerkoje falje shqiptareve qe ne rrethana te paqarta krijoi perbindeshin SRB ne 1991 qe e shkaterroi kete vend te vogel aleat te tyre me keq se bomba atomike qe u hodh ne Hiroshima.

    Do ishte ne nje fare menyre korrigjim i ketij gabimi kozmik nqs te pakten nga shteti amerikan do te gjenden menyrat per te ndihmuar qeverine e re dhe drejtesine qe te fusin ne burg te perjetshem krye kriminelin SRB ashtu sic gjeten menyren per te cuar ne Bence ish liderin e PS Fatos Nano per ca kavanoze receli.

    Nqs akoma euro-atllantiket do te na lene neperkembe SRB-in me ca fantazma si Basha,Nishani,Topalli,Ajazi etj.etj do tu lutesha te ri ngrini monumentin e Enver Hoxhes duke mbledhur copat e tij te shperndara ne parine e Tiranes PD-PS-LSI duke i vene nje mbishkrim te vogel:

    KY ESHTE DIKTATORI QE I VINTE HAKUT NJE POPULLI QE KISHTE NEVOJE PER DAJAK DHE I VINTE KUFIRIN TE THANA CA AMBASADOREVE QE E CUAN ATE VEND NGA 2013 NE 1913.

  45. astrit says:

    z MERO P.D.-ja NUK KA ASNJE NDRYSHIM NGA -AGIMI I ARTE- NE GREQI,
    ATA VRANE NJEREZ TE PAFAJSHEM,ATE KA BERE DHE P.D- ja
    ATA PROPOGANDONIN PERCARJEN,ATE BENTE P.D ja,I NDAU SHQIPTARET NE TE MAJE, E NE TE DJATHTE,ME NE DHE ME AATA.
    AGIMI I ARTE VODHI BANGAT NE GREQI,DHE NDANIN NDIHMA PER TE VARFERIT GREKE.
    P.D.ja E VODHI POPULLIN DHE PASURINE E PERBASHKET.
    A. ARTE I VURI ZJARRIN GJITHE GREQISE,JO PAK HERE E DOGJI SHQIPERINE P.D.-ja ME S.B. NE KRYE.
    NE A. ARTE U BASHKUAN NJERZIT ME TE KORRUPTUARIT, ME RRUGACET, ME DROGAXGINJTE,ME PA SHKOLLE,KLANE FISNORE e tjer.
    E NJEJTA DUKURI NDODHI EDHE ME P.D-NE,VETM NE POLIC DHE NE GARDE ISHIN 90% NGA TRPOJA E KUKSI,ME 8 VJCARE,PA GJIMNAZ,POR ME JURIDIK.SHKURT PARTIA E REMPALLES,ME OERJASHTIME TE VOGLA QE BERISHA I ZHDUKI.
    DEMOKRACIA GREKE E NEUTRALIZOJE A. ARTE,NE SHQIPTARET DUHET TA MBAJME KET CIBAN QE I KA DALE NE TRUP SHQIPERISE? JO DEMOKRACIA DUHET TE FUNKSIONOJE.

    1. veriori says:

      Me kete drejtshkrim kam dyshimet e mia qe je me shkolle, e nqs je me shkolle une do i gris diplomat e mia!

      1. Mentari says:

        Kam pershtypjen se komentuesi “astrit”do kete probleme me moshen dhe me shikimin megjithate ai ka bere komentin me real ne kete editorial.
        Para se te grisesh dipllomen e Kristalit lexo keto rrjeshta me poshte qe tregojne qe jo vetem garda dhe policia u mbush me trapajane por dhe dogana ku komandonte Saliu i Arte MAFJEN E DOGANAVE qe duhet te shkoje ne burg…

        Dikur thoshin se treva vendlindjes e ish kryministrit të vendit qenkësh e “prerë” për polica e shik-sa, tani është zbuluar një tjetër dhunti e zonës: doganierë, madje zyrtarë drejtues. Dhe jo rastësisht shumë nga ata që sot drejtojnë zyrat doganore, janë ish-shiksa të implikuar në vitin e kaosit ‘97 dhe të ikur më pas nga sytë këmbët pas rënies së Berishës. Janë rikthyer dhe i gjen sot në poste kyçe drejtuese, në dogana.

        Degët Doganore kryesore të vendit kanë tashmë të gjitha kryetar nga Tropoja. Kryetari i Degës Doganore Tiranë, kryetari i Degës Doganore Kakavijë, kryetari i Degës Doganore Qafë Thanë, kryetari i Degës Doganore Rinas (Bujar Vukaj, Dritan Hysenaj, ish-rapsodi Gjovalin Prognisa etj, sa për të përmendur disa) – janë nga Tropoja.

        Tropoja kryeson edhe në poste të tjera doganore. Arlinda Mulgeci nuk është nëndrejtoresha e vetme e doganave nga Tropoja. Jo. Edhe nëndrejtori tjetër Rifat Gjoni është nga e njëjta zonë e vendit. Dhe nuk mbaron me kaq: Drejtori i Drejtorisë së Monitorimit dhe Riskut Ilir Hoxha është gjithashtu nga Tropoja. Zoti Hoxha është vëllai i Artan Hoxhës që drejton aktualisht Gardën e Republikës, pas përfshirjes në hetim dhe gjykim të Ndrea Prendit, vrasës direkt i protestuesve të 21 janarit sipas ekspertizës së FBI-së amerikane.

        Në sektorin që drejton z.Hoxha është emëruar shef sektori ende pa mbushur 30 vjeç, Besmir Gazidede që nuk është askush tjetër veçse djali i Bashkim Gazidedes. Një listë e gjatë e klanit Tropoja vijon sipas hierarkisë nga zyrat doganore poshtë në “terren”, aty ku ngrihen dhe ulen trarët doganorë. Sa janë? Ne nje denoncim në formë leter të hapur për Berishën të një ish-doganieri me emrin Urim Gjata që ka punuar në Kapshticë dhe pasi tentoi të denonconte sistemin, ra vetë viktimë e tij dhe u detyrua të arratisej. Ndër të tjera ai shkruante: “Ish drejtuesit e sherbimit sekret SHIK te 1997-s, drejtora drejtorie apo drejtora Shik-u neper rrethe, perbejne sot ne drejtori dhe ne pika kufitare 80 perqind te administrates doganore. Takimi i fundit mbas daljes se denoncimit tim ne media ishte pikërisht me z.Bujar Vukaj drejtor i anti-korrupsionit DPD ,ish- drejtues i larte i Shik-ut 1997 dhe me nje funksionar ndihmes të Bujar Vukajt nga LSI-ja. Ata ishin me teper te shqetesuar per daljen e emrave në shtyp sesa per kondrabanden”.

        Rreth 80 përqind sa thotë z.Gjata, ndoshta më shumë, por fakt është që e gjithë trupa doganore e vendit e sheh përditë nepotizmin që ka mbuluar këtë pjesë shumë të rëndësishme të administratës shtetërore prandaj Edi Rama duhet te beje dizinfektimn e tyre.

      2. Io says:

        MORE VERIOR ! TI NUK KE DIPLOME CFARE KE PER TE GRISUR ??

  46. rapatushi says:

    Garda është e panevojshme për t’u vënë në dispozicion të kryeministrit të ri në atë mënyrë si ka mbrojtur Berishën. Ne i kemi të freskëta pamjet, biles kemi dhe fotografitë, ku Berisha në një miting kishte 50 gardistë dhe 20 qytetarë, plus antiplumbin e shtrenjtë me vete. Ai kishte probleme personale dhe psiqike me makthin për jetën. Armiqësitë që ka prodhuar, përdormi i pushtetit për qërim hesapesh personale, vrasjet politike, dhe linçime fisnore që ka bërë po në emër të pushtetit, i kishin krijuar atij paranojën se dikush do ta vriste. Ishte kjo arsyeja që ai nuk e ndau kurrë antiplumbin dhe 50 gardistët pas vetes. Je i madh Mero !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

  47. Rexhin says:

    Keta plehra si Berisha,Halimi,Strazmiri,zhelja Topalli,Prendi,LLupo duhen arrestuar nje ore e me pare,bashke me gjykatesit te tipit te Agim Bendos dhe te japin llogari per jetet e pafajshem qe u vrane ne bulevard.Nje gje me ben pershtypje, ku e gjen gjith ate force ky shpellarak e permend prap 21-janarin.

  48. GJILANASI says:

    … PERFECTE…Të lumt dora e pena o z. MERO…

  49. hatemi says:

    Une nuk e kuptoj shkrirje te gardes, po riorganizim te saj. kalon ne vartes te drejtorise se policise.nese garda eshte kthyer ne nje institucion kriminal duhet provuar me fakte dhe prova.Nerzse drejtusi i gardes ka tejkaluar kopetencat dhe ka vrare duhet te trajtohet individualisht si shkeles i ligkit dhe te mare ne drejtesi sasionin e duhur. nese nje gardist ka vrara duhet trajtuar si vrases dhe te mare nga ligji ate qe meriton.provat dhefaktet shqyrtohen ne 4 shkalle gjykimi.po garda si institucion eshe e ligjeshme dhe ka detyrat e saj ne baze te ligjit. te mos ngaterrohet institucioni me individin apo drejtusin.

  50. valdeti says:

    Pasi lexova editorialin dhe komentet me pikante te krijohet pershtypja se diskutimi per 21 janarin do vazhdoje si 2 prilli 1991,14 shtatori 1998 apo gerdeci.Kjo ndodh pasi Sali Qeni eshte krimineli me i sinqerte dhe nje tradhetar i legalizuar nga USA dhe BE qe mbrohet akoma per hir te stabilitetit fals ne dem te demokracise reale dhe duke poshtruar opinionin shqiptar.
    Duke falenderuar gjakatarin Berishe per sinqeritetin e tij qe ja kaluar dhe SS Xhaferr Deves mendoj se dy jane shtyllat qe mbajne ne kembe perbindeshin Berish
    1-Impotenca e frontit antiberishe.
    2-Hipokrizia unlimited e dipllomacise perendimore
    qe duhet te jene objekt ne shkrimet e ardheshme te zotit Mero per te cuar deri ne fund angazhimin e tij atdhetar qe mbaron ne prangosjen bajlozit te lugut te zi te tropojes apo egzekutimin e tij nga hasmit sipas kanunit pasi nuk ka drejtesi ne kete vend por vetem bedelat e Saliqenit.

  51. fieraku4u says:

    VETEM NE VENDE DIKTATORIALE KA GARDA REPUBLIKE….

    ASNJE VEND PERENDIMOR NUK KA GARDE REPUBLIKE.

    SAJMIR TAHIRI I KA BERE NJE TE MIRE SHQIPERISE EDHE SHQIPTARVE QE HOQI KETA PARAZIT.

  52. KASOLLE says:

    Mero 21Janari eshte si nje thike e ngulur pas shpine demokracis shqipetare,dhe pa u hequr ajo thike dhe pa u prer dora qe e nguli ate ky vend ka per tu hequr gjithmon zvarre, kurre ska per te ngritur koke.

  53. Arben says:

    …ndjese per INJORANCEN, time sigurisht!!!!!

    Meqenese nje proverbe thote, se ai qe pyet eshte budalla vetem per pese minuta, ndersa ai qe nuk pyet mbetet i tille gjithe jeten, kerkoj ndihmen tuaj per te çare terrin e budallallekut tim, mbi nevojen ose jo te nje organizimi ushtarak si Garda e Republikes se Shqiperise!!!!!

    CILI VEND I BE-se, KA GARDE REPUBLIKE SI NE?????

    Ose me shkoqur nje strukture ushtarake, jashte struktures dhe zinxhirit komandues te Forcave te Armatosura, nen varesine e Ministrise se Brendeshme, si pjese e administrates shteterore!!!!!!!!!

    ps: jo ashtu si mendoni ju!!!!
    Fjalori Gjuhes Shqipe:
    GARDË f.
    1. Repart i posaçëm, i përbërë nga trupa të zgjedhura ushtarake, që mbahen për të mbrojtur a për të ruajtur udhëheqësit e drejtuesit e lartë të një vendi; repart i posaçëm që kryen shërbimin e nderit me rastin e pritjes e të përcjelljes së kryetarëve të shteteve të tjera. Garda kombëtare. Garda mbretërore (perandorake). Garda civile. Garda e republikës. Komandanti i gardës. Oficer (ushtar) i gardës. Banda e gardës. Uniforma e gardës. Flamuri i gardës. Shërben në gardë.

  54. e says:

    Po deshe pergjigju edhe ketu se kam durim te te lexoj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje