Ka disa ditë që qeveria e larguar po rri vigjilente për emërimet e reja dhe shoqëron çdo emërim me një faturë të mundshme përfitimi për çdo individ që emërohet aty. U emërua Spiropali dhe i taksën që do fitojë 100 milionë euro në vit nga Doganat. U emërua një zonjushë në Tatime dhe i taksën dhe asaj rreth 100 milionë të tjera. Është emëruar djali i një kolegu gazetar specialist kompjuterësh tek Lojërat e Fatit dhe i taksën që do fitojë 60 milionë euro në vit. Po kështu vazhduan me emërimet në APP, Hipotekë, etj.
Unë nuk vë bast që të emëruarit e rinj do të jenë puritanë, edhe pse për këtë do të luftoj, por ajo që më bën përshtypje është se këta të Berishës, që kanë ikur tani, po na tregojnë sa kanë fituar.
Në Dogana, ku ka shkuar Spiropali, ka qenë i fundit një kamikaz i Familjes Berisha, kunati i Bashkim Gazidedes, që drejtonte Doganat në rivalitet me klanin e Ridvan Bodes, i cili kishte aty përveç një bande nepotike, dhe një grup kunetërish, nipash e mbesash. Me sa duket Berisha ua paska pranuar këtë shifër këtyre bandave dhe tani apriori mendon se do ta marrë dhe Spiropali.
Në Tatime Sali Berisha, përveç klanit të Bodes, kishte klanin e tij përmes Agim Shehut dhe Spahiut. Me sa duket edhe atyre ua kishte caktuar një shifër tek 100 milionëshi në vit, derisa mendon se drejtoresha e re do fitojë po aq.
Tek Lojërat e Fatit, pasi hoqi zarin e Ridvanit, kontrollin e mori plotësisht i biri i Berishës, duke emëruar aty drejtorin dhe djalin e vëllait të Berishës si inspektor. Të gjithë e dimë mirë historinë se sa pika pa licencë kishin në gjithë Shqipërinë njerëzit e Berishës dhe si i shpëtonin sistemit. Tani që djali i Filip Çakulit, një specialist IT është transferuar nga Rinasi specialist për internetin tek Lojërat e Fatit, Berisha mendon se ai do fitojë miliona euro. Atëherë sa euro paska fituar nipi i tij dhe banda e djalit të tij, që nuk kanë qenë specialistë kompjuterësh, por drejtorë dhe inspektorë?
Tek Albpetrol është emëruar vërtet një ish- administrator i bizneseve të Koço Kokëdhimës. Berisha thotë se ai tani do të bëhet sheiku i naftës. Por deri para një muaji Albpetroli administrohej direkt nga Familja Berisha, bile djali i tij ka gjurmë deri në marrëveshjet për ARMO-n në Azerbajxhan. Ç’do bëhet me këtë sheik, a do t’i gëzojë paret? Me sheikun e supozuar të Koços jemi gati të rrimë vigjilent të gjithë, por Berisha duhet të na dorëzojë një herë fitimet e sheikut të Familjes së tij, që ka administruar deri tani naftën e Albpetrolit dhe që e ka shpërndarë gjatë muajve të verës tek njerëz të tij.
Po kështu lista mund të vazhdojë më tej me APP, me Hipotekat, AKBN, CEZ, OST, etj.
Ne të gjithë e dinim që këta vidhnin, por nuk na kish shkuar në mendje që paskëshin vjedhur kaq shumë, shifrat që këta po deklarojnë janë të frikshme, por dhe optimiste nga ana tjetër. Nëse njerëzit e Berishës dhe Bodes paskan vjedhur nga 60 milion deri në 100 milion euro në çdo drejtori ku kanë qenë, lajm i mirë është se buxheti mund të mbushet lehtë meqë ata kanë ikur. Kaq shumë sa thonë këta, paska për të fituar dhe për të ngelur për buxhetin.
Nga ana tjetër këto deklarata janë rast i mirë për prokurorinë të shikojë se kush mund të ketë abuzuar me pushteti dhe në çfarë shifrash mund të ketë abuzuar.
Unë e kuptoj se shifrat që jep Berisha janë më shumë objektiva që hajdutët e tij kanë pasur për çdo post. Janë shifra, të cilat Familja i kishte parasysh kur i vinte gjoba drejtuesve. Dhe është kjo arsyeja që ai tani jargavitet dhe murmurin këto shifra që nuk i ikin nga mendja.
Nga ana tjetër, unë nuk jam i prirur se në këto poste kanë shkuar puritanë, por njerëz të zakonshëm që duhet të bëjnë detyrën. Nuk më rezulton se janë zgjedhur me kriterin që Argita dhe Shkëlzeni zgjidhnin drejtorët, por nuk e përjashtoj të lindin Argitat dhe Shkëlzenët e rinj. Ne jemi këtu për të parë se ç’po ndodh. Ajo çfarë ka ndodhur, ka qenë shpesh e errët për ne. E kemi ditur që vidhnin, por jo kaq shumë. Berisha dhe të vetët po na ndihmojnë duke na treguar sa paskan vjedhur për çdo vend drejtori. Qenka vërtet masakër!
Cdo puntor ne fabrike cokollate e lyen pak gishtin sa per neps si i thone ,po kta slan as per normen e prodhimit bruto lere mo neto
Mero,per nje gje te jap te drejte kur thua:
“…unë nuk jam i prirur se në këto poste kanë shkuar puritanë, por njerëz të zakonshëm që duhet të bëjnë detyrën”.
Jo vetem kaq,por une vete kam bindjen se keta te rinjte,do te jene te prirur per te punuar ne menyre korrekte per vete faktin se,ne rast se familja Berisha vidhte pa frike ngase ne krye te gjykatave dhe prokurorise ishin njerezit e tyre,keta (te rinjte) kane perballe po te njejtit njerez,por qe ne kete rast kane interesa te kunderta me njeri tjetrin.
Kjo do te beje qe te kete nje pergjegjesi me te madhe ndaj pasurise publike nga njera ane,por edhe frikes per tu futur ne burg nga ana tjeter!
ne do jemi ketu dhe do shikojme
E di mire qe fitohen 60 Milion Euro se ma ka thene Nipi im qe rastesisht punon aty brenda. Ai ka diplome per menaxhim miliona euroas, jo se ka diplome djerse por se e ka ne gjakun e tij Vucidolas krehjen.
Ne si fis punojme kudo, ne industri te rende, te lehte, ne tatime, inspektore, ndertim, banka. Jemi mjeshtra ne menazhimin e tokava te te tjereve, si i thone sot IMOBILIARE. Kemi toka babe, toka nane, toka ish-shteti, ish-pronaresh. I kemi ne mes te Tirones, ne male e ne det. Eh sa ke ne, me digjo mue…
Tani, qe do kete dhe njohje do kete, se njerez nga rruga ne vende kaq strategjike qe duan dhe nje fare sigurie per reforma e per te vene pranga nuk do marrin. Ky cuni I Filipit ka punuar prej 8 vitesh si IT dhe drejtor teknik ne nje kompani lojrash fati dhe mbi te tjera eshte shkolluar ne Greqi. Nuk di nese Rama do terhiqet nga keto shkrime apo jo, por njeri me specialist per momentin nuk do te gjeje. Znj. Mimi ka gati nje kanditat nga Lezha, por ky do jete per mbledhjen e gjobave, se lidhje me kete pune nuk ka. T’ja kaloni mire, e kush ka info te na thote cfare ndodhi.
Ky burri qe e di se sa miliona euro fitohen, te tregoje ne prokurori se ku e ka kete infon. Une te jem si Filipi e hedh ne gjyq per shpifje, e nese nuk shpif moskallezim krimi…
duhet ta mbaj mpreur penen.le te preim nese lene shkak per penen e Meros.
Do të isha dakort me njerin qe tha se e ke të parakohshëm shkrimin.Të prisje të mbaronin emërimet të percaktohej shuma e vjedhjeve që të percakohej e tëishte më real edhe buxheti i vitit tjeter.Aq real e i studjuar psikologjikisht është shkrimi ,sa të uroj me gjithë shpirt për mëdjen tënde të artè.
Goxha i bute je o Mero me emerimet e reja. Mprefe pak penen.
E saktë Mero ! Këta i dinë vlerat e fitimit të mundshëm, ndaj i kanë deklaruar !
I pari qe bej Like, Share dhe koment. ha ha ha
Mero ! Si gjithnje teper i sakte ! Shkrim fantastik !
Vertet e kendeshme!
Bravo Mero. Nje llogjike mese normale!
Ky eshte shkrim qe nuk paragjykon!
Me pelqejne pa mase shprehjet
“Unë nuk vë bast që të emëruarit e rinj do të jenë puritanë, edhe pse për këtë do të luftoj…” apo
“unë nuk jam i prirur se në këto poste kanë shkuar puritanë, por njerëz të zakonshëm që duhet të bëjnë detyrën..” si dhe
“Ne jemi këtu për të parë se ç’po ndodh..”
Beteja per te mos lejuar korrupsionin eshte shume e shendetshme per shoqerine.
Une personalisht do te mbeshtes gjithmone si qytetar!
Krahësimi është objektiv.Të lësh pushtetin duke menduar se je i pushtetshëm përjetësisht është çmënduri dhe kur je i tillë nuk të pëlqen askush dhe aq më shumë ata të cilët i quan të paaftë nga injoranca e kundërshtarit.Çmënduria arrin aty sa të tregohet ajo që ke jetuar dhe përfituar, vjedhur dhe abuzuar.
Duhet reforme e menjehershme ne drejtesi.Largim i kryeprokurorit,presidentit dhe shefit te SHIK-ut.Perndryshe do vazhdojme me avazin e pandreqshem te pandeshkueshmerise.
Bravo Mero. Por kete llogjike dhe kete pergjigje PD-se duhet tia jipte Rama dhe jo ti.
Ketu mprehtesia dhe intuita gazetareske ka shkelur pak ne bahcen e psikologut ndaj them se Mero Baze eshte nje gazetar qe qendron ne maje te kulles se seriozitetit estetikes dhe vertetesise se lajmit….
Demokratve u falet, se kane vjedhur ne emer te anti-komunizmit!
U falet dhe shkaterimi dhe djegja periodike e Shqiperise, sepse “C`rrenjosnin komunizmin”.
“Duket sikur edhe djali i Filipit nuk ka shkuar tek lojërat e fatit për t’u pasuruar kur e thote Berisha”.
Nipi I Saliut sa ka fituar si INSPEKTOR MILIONASH?
Futeni halene ne burg.
Per mendimin tim problemi nuk eshte sa kan vjedhur ata se te gjithe e dim, se kan bere kerdin,por se cdo te beje kjo qeveri per ti vene ne banken e te akuzuarve keta hajdut dhe ti kthehen popullit te vjedhurat, ato qindra milion evro,ky eshte problemi kryesor.
Z.MERO UNE NUK JAM FARE DAKORT ME SHKRIMIN TEND SEPSE KESHTU TI PO NDIHMON BERISHEN QE TE MOS DEKLAROJ PER VENDET E TJERA QE KA VJEDHUR,E MIRA ISHTE QE TA LIJE DHE PAK KOHE QE TE TREGONTE AKOMA ME SHUME DHE DO SHIKOSH MBAS KETIJ SHKRIMI TENT NUK DO DEGJOJME SHIFRA PER KETE VEME BAST ME FAL QE TE THASHE SE S[JAM DAKORT POR TI JE I ZGJUAR DHE ME KUPTON KU E KAM FJALEN DHE PO DESHE ME KTHE PERGJIGJE ME SEKRETARET E TU.F.M.
Bukur shkruan Mero
Cdo e mire,ka me vete edhe nje te keqe.Kjo eshte dialektika e jetes.Ja psh shkrimi i z.Baze,me forcen e nje logjike te ftohte,na tregon me gojen e vete Saliut,se sa,si dhe ku ka vjedhur,por… ne te njejten kohe,ne nje fare menyre,pa dashur,i vjen ne ndihme dhe taborit te hajduteve,qe te mos na permendin shifra here tjeter.
Megjithate,i nderuari z.Baze,te admirojme per mprehtesine,guximin dhe profesionalizmin e larte te shkrimeve te tua.Urime dhe tu befte pena TOP !
Më ishte krijuar njëfarë neverie nga përroi i llumit që nxirrte fabrika e Berishës, por nuk po e gjeja dot se pse.
Rrofsh Mero, se na sqarove nga i vijnë argumentat.
Duke i njohur sa të paaftë janë, jam i sigurt se gjithë këto vjedhje kanë lënë gjurmë dhe është detyrë e qeverisë së re të padisë abuzimet me të ardhurat publike.
po cuditem qe paskan vjedhur, po kush eshte ai qe nuk ka vjedhur bre z. Mero kto 23 vjet ,dihet qe ky milet eshte hajdut e ka ne gjak,keto tema nuk na bejne pershtypje, se ngelem duke numeruar hajdutet dhe historite roze te shqiptareve moderne te pas 90. a thua mund te denohet ndonje hajdut i vogel, kjo po qe do ishte interesante per racen tone, me shprese ke zoti se mund tja arrime asaj dite bashke me ty Z, Mero?????
Qenka vertet masker dhe paskeshin qene me te vertete maskarenj…
Po qajne e vajtojne privilegjet e humbura. Si na e moren pushtetin. Ende nuk besojne. I quajne rrembyes, pushtues, uzurpatore,okupatore, qe me pa te ndrejte ju kane zene zyrat e jane uulur ne karriget e tyre. Ju prene rreskun, ju hoqen buken nga goja….
Vazhdon misonin e tij , si gazetare i zp qe te justifikoje cdo marrezi te hardallit ,dhe emrimet e kuckave 26 vjecare , gocat e haremit te rames , do ti justifikoje , kur ish padroni i tij bente emrime ose shkarkime , te gjithe analistet e paguar bertinin me te madhe po uzurpohen institucionet , kur po emron kucka , hajna , njerez kote , vazhdon gazetri leter higjenike ti justifikoje , ky eshte misioni tyre te shkatrrojne si baballaret e tyre qe shkatrruan vendin , dhe misioni i mero karikatuers te justifikoje keto hajna , e pushta.
A ke moter ti mor shkodran? Po kusherira a ke? Ku e gjen te drejten te ofendosh gocat e botes pa i njohur???? Pse qenka e perdale ajo? Pse ka vajt ne Plazh me rroba banje? Po pse motra jote me cfare vete ne plazh? Me pallto, ptu, njeri i ulet si ata qe ke pas mbi krye 8 vjet…
Shkrim i goditur
Cila ishte % e gjobes qe vinte FAMILJA TENARDIEU Berisha?
SI KA MUNDESI QE NUK KAM LEXUAR NDONJE SHKRIM INVESTIGATIV(NDOSHTA UNE NUK E KAM PATUR RASTIN)QE TE DALIN ME SHIFRA TE SAKTA.
pSH TE SHKOHET NE DOGANEN X DHE TE MERREN PER NJE PERIUDHE TE CAKTUAR SA MALLRA KANE HYRE DHE NGA KUSH. PASTAJ TE SHKOHET TE SUBJEKTET DHE TE VERIFIKOHET SASIE MALLIT E HYRE DHE SHITJETE DEKLARUARA ETJ ETJ.
kUJDES TE RINJTE TE MOS LEJOHEN TE BIEN NE FELLIQESI PO TE KEN PAK GJAK TE PASTER DHE JO MUT SI PARARDHESIT.
BRAVO Z. MERO , TEPER I SAKTE , SI GJITHMONE.
CAKEJT E BERISHES KANE BERE KERDINE ME VJEDHJE E KORRUPSION.
Majlinda Bregu eshte treguesi i normes minimale te vjedhjes.
Ajo ben sfilat me leket e vjedhura,pa ju dridhur syri,duke e ditur se te tjeret,kane shume e me shume se ajo.
Me sa duket kjo paska qene norma e nje “kafe”!
Me pelqen kjo thenie e Bazes;Ne të gjithë e dinim që këta vidhnin, por nuk na kish shkuar në mendje që paskëshin vjedhur kaq shumë, shifrat që këta po deklarojnë janë të frikshme, por dhe optimiste nga ana tjetër.
Por dhe optimiste nga ana tjeter!
Me ka shqetsuar konkluzioni i shpejtuar i ministrit Cani,ku fajtor quante mos ngritjen e moshes se pensionit dhe ndonje gje tjeter..
Ky nuk eshte fillestar ne detyre,qe ne fillim te kete rene viktime….e drejtuesve te sigurimeve shoqerore,te cilet duhet te çohen perpara drejtesise.
Kjo qeveri do jete e sukseseshme,po ti thote ndal, hajduterise dhe korupsionit!
E ke qare..Mendime te kthjellta parimore..
NDESHKIMI, eshte ligji qe sjell prosperitein e nje populli,
NDESHKIMI, sjell shpresen te nje popullqe kerkon te di se a do ndeshkohen hajdutet dhe vrasesit.
PO NUK PATI NDESHKIM SHEMBULLOR TEK MAJA E AJZBERGUT, atehere ata qe vijne ne pushtetin e rradhes, do te shohin se shumta qe mund ti gjeje, eshte heqja nga puna si i korruptuar.
Zotrinj qeveritare, zoti kryeminister, ME LINI MUA TE VJEDH 10-MILJONE EURO, ju jap fjalen se do te shkoj vete te denohem deri ne 5-vjet burg dhe sdo te mohoj asgje, se e di qe mbas burgut, me presin miljonat dhe sekretaret fund-shkurter, natyrisht dhe bodigardi e do te me hape dhe mbylle deren e Porshes, apo Lamburxhinit.
Doni tju besojme dhe tju japim voten ne mandatin e ardhshem? atehere denoni simbas ligjit, hajdutet dhe vrasesit, kushdo qofte ai ose ajo, faktet i kemi thene dhe sterthene me mijra here dhe ato fakte i kemi degjuar nga ju ne parlament, mos na beni si ai deputeti qe u ngjir duke denoncuar klanin e Zemundhe kur erdhi ne pushtet, beri krushqi me ta.
Po “horri i bulevardit” vetem NDESHKIMI i pameshirshem,me skuestrim te llogaritur deri tek qindarka e me pas me burgosje,do ta nisi besueshem rrugetimin e Rilindjes.Deri tani,ende, nuk kam nje tregues te besueshem per kete.
Ne te kundert,nahija e brekedhjereve dhe jo vetem,ka per te na nxjerre gjuhen.Ja keshtu,si ne foton e mbeses se dr.mortjes.
Mero. Ne njerezit e thjeshte nuk duhet te jemi te nje anshem. Nqs diku u hoq zari i Ridavnit, do vije zari i Kocos ose Ilir Kolopes…Atehere ku jemi? Atje ku sihim…Ku jane konkurset??? Profesionalizmi, zotesia profesionale??? Ai djali i Filipit( sa shume4IT te zot ka sot ne Shqiperi!!!) i vetmi ishte qe gjeka pune kaq lehte ne Rinas apo ne Lojrat e fatit?? Me mik eshte futur…Kjo eshte pune kaste kolltukokracie qe ti dhe une zduhet ta mbrojme…Ato cka thua per salen jane plotsisht te vertea per nepotizmin qe ushtroi ne karriget e shtetit…por edhe keto qe po ben Rama dhe krokodilet e tij jane kundra asaj per te cilen i dha populli votat…Zyrat e shteti nuk jane agjensi punesimi per kushurinjte e Ilir Metes apo Kocos…Keshtu zbehet shteti
berisha ka gallate,po ta ngacmosh si duhet tregon pa te keq fare,por do ca art nga shtypi.Do nxitur me ndonje genjeshter ne shyp,qe pastaj budallai te tregoje te verteten per te pergenjeshtruar genjeshtren.
MOS I LE TE NGREJNE KOKE MERO,THYEJA KURRIZIN PLAKUT MATUF DHE SOJ E SORROLLOPIT INFERIOR.NE EZIL E KANE VENDIN,AS SA NJE SHOQATE PESHKATARESH DO TE KATANDISEN.FARA E KEQE!!!!!!
Fm Mero je i papare,ato per keto vende pune po qajne dite e nate, po nxjerin edhe niperit dhe mbesat neper intervista.
Tani po na tregojnë sa kanë vjedhur! Ha..Ha pas shume vitesh tani u kthjellua shqiptari me inteligjence te kufizuar. Nuk eshte nevoja te ta thone hajdutet vete se sa vjedhin. Hajdutet bejne jete lluksoze para syve tuaj more tarallake!!
Z.Mero te gjith kane abuzuar keta keto 8-vjet ,por nuk as prokurori e as gjykata keto kane abuzuar akoma me keq.Ne radhe te pare duhet nje reforme radikale ne drejtesi ,perdryshe ata do tja i tregojne hapur fare se sa kane perfituar gjate ketyre viteve se i dine qe drejtesia ketu ka vdekur me kohe.
Nje kujtese te vogel per popullin shqiptar.
Ne fushaten elektorale te vitit 2005 PD doli me foton e kryetarit Sali Berisha dhe poshte saj dicitura : ” Me duar te pastra”.
Ja, i dashuri populli im.
Ja ku jane duart “shume dhe shume te pastra” te tyre mbas 8 vjetesh.
Njerez!!!!!
Jini vigjilente dhe mos e hani sapunin per djathe.
Shushunjat duhen ndeshkuar.Por kete nuk e ben as Llalla dhe as Zana dhe as Adriana etj etj. Duhet revolucion.
NE SHQYPNI VIDHET SHTETI SE MUNGON KONTROLLI I SHTETIT.
KLSH qe eshte organi per te kontrolluar funksionin si ne Kohen e Qepes te Enver Hoxhes duke lejuar qe buxheti i shtetit te transformohet si nje Arke Kursimi per familjen ne pushtet. Shqypnia nuk ka kulturen dhe demonstron mos deshiren totale per te kontrolluar si shpenzohen te ardhurat ne buxhet. Ne vendet e tjera te ngjashme me Shqypnine funksionon Oda Ekonomike, nje institucion qe kontrollon qeverine per shenzimet e LEKAVE te grumbulluara nga taksat dhe tatimet per firmat dhe popullaten. Ne keto vende nje here ne muaj qeveria jep llogari ne Parlamanet kryesisht per llogarine rrjedhese te TVSH dhe per shenzimet e taksave te tjera. Qeveria ne keto seanca parlamentare eshte e detyruar te jape llogari te hollesishme se cfare ka bere me LEKAT e grumbulluara. Opozita nuk merret me llafollogji politike boshe, por hulumton deri ne detaje shifra dhe te dhena te hollesishme lidhur me shepenzimet e qeverise dhe ne rast se verren abuzime fajtoret ndeshkohen pa meshire dhe pa ngjyra politike sic ishte edhe rasti me kryeministrin e Kroacise Sanader. Eshte fare e qarte se kjo nuk ka ndodhur ne vendin tone kur Shqypnia komandohej si nje ciflik personal nga enver Hoxha. Por eshte mjaft per t’u cuditur qe Shqypnia komandohet ne te njejten menyre edhe tani, 23 vjet pas renies se Murit te Berlinit nga te gjitha qeverite dhe kultura e llogaridhenies ndaj qeverise per shpenzimet ne buxhet duket akoma si nje “mision i pamundur”. Prandaj eshte e gezueshme qe Mero Baze me kete shkrim te bukur i nxjerr bojen kusareve dhe hileqareve te Sali Berishes, por eshte mjaft e trishtueshme qe NDESHKIMI i ktyre kusareve dhe hileqareve me pushtet gjithashtu duket si nje “mision i pamundur” dhe shkrimi i Mero Gazetarit investigativ qe flet me shifra reale ne shuma fantastike me shume sikur duket qe po i var melcite “ujkut te uritur ne qafe”.
100 MILION ? NE VIT ? PO PER 4 VEJET ? 400 MILION ? PER NJERI ? POR SA DREJTORA KISHTE ? POR SA MINISTRA ? POR SA LENGARAQ KISHTE / KJO QEVERI MBASE NUK I DENON ATA ? MBASE NUK UA MERE PASURIN MBRAPA ? I VRAFTE VETETIMA DHE VDEKSHIN TE TERE MBASE HAKMERRET POPULLI PRAPE PER TE TERE ATA DUHEN HETUAR TETERE DHE TU MERRET PASURIA TE GJITHVE DHE TO SEKUESTROVEN TETERA DHE MOS TE VENE ASNJE NE BURG TI LENE TE LIRE AMA TUA MARRIN TE GJITHEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEE PASURINA E PA DREJTE POR KJO NUK NDODH NE SHQIPERI SEPSE NUK SBATOET KURR LIGJIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIII ROBT BERISHE BASHES E TERE ATYREEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEE QE VUODHEN DHE VRANE POPULLIN MERO BAZE RESPEKT PER JU QE KTU NGA ZVICERA
Mire per keto qe shkruan, jam dakort, por te lutem aty ku thua qe ne jemi ketu per te pare se c’po ndodh, si thua ti keta te TOP chanelit qenkan me te miret e me te zotet.Pse do thuash ti po ja; gruaja e Balles drejtore e ANTA-s(super e paguar), e djali i Cakulit drejtor tek Lojrat e fatit(gjithashtu), per kaq sa di une mbase ka edhe te tjera.E pra sme duket e drejte qe disa familje te jene super te opaguara e per disa te tjer te mos mundesohet qoft nje vend i thjeshte pune.Ne cilin konkurim jane perzgjedhur keta dy individe , me siguri ne ate te sherbimit mediatik.
E NE THEMI PERSE ULURIN BERISHA ME SHOKE ! KETA PASKAN TE DREJTE, JO TE ULURISIN , PO TE QAJNE ME KUJE DITE E NATE,SE U IKEN MILIONA NGA DUARTE. NDAJ,O QYTETARE ,THOT KY TE NGRIHEMI NE KEMBE,TE STERVITEMI PER TE SJELL PERSERI NE PUSHTET BERISHEN….. HA ….HA,,,,, I ZIU ,NDAJ I KA IKUR TRURI E NUK DI SE C’FLET E SHKRUAN…..
Po c’te na tregojne keta mer Mero, ne e dinim me kohe qe keta plehra vidhnin, “kapitalizem” alla albanistan, asgje nuk prodhohet, ekonomi konsumi qe mbahet gjalle me vetem te ardhura emigrantesh dhe me borxhe. ne albanistan boheshe i pasur vetem ne zyrat e shtetit-pushtetit te gamorit saliksboru te trustit te geshtenjave te tropojes.
ptu shkerdhata te plevitosura kokpalare miliardere.
Kaq te mallkuar paskemi qene ne shqiptaret mer!!! ka shekuj qe nuk ka me idealiste qe ta nxjerrin nga mizerja kete popull, pluskojne mbi uje vetem monstra-plehra.
Shpresojme tek ky kryeminstri i ri, te kete nje fije idealizmi, mos kete mendjen te vjedhe qindra milione euro si ky kerma qe iku, por te punoje per te miren e shqiptareve dhe keshtu te mbetet ne histori.
Shifra me te vertete te frikeshme,keta paskan pire uji si lopa e jo si gjeli.
Zoti Mero ka bere nje artikull qe duhet te jete nisja e nje investigimi por nuk po shoh ndonje reagim nga kjo qeveri apo merhumja prokurori. Kam shume shume frike se kemi rene ne te njejta duar nga PD ne PS. Te them te drejten jam shume skeptik dhe nuk besoj qe kryeministri Rama do beje nje levizje “Meduar et Pastra” si dikur ne Itali, druaj shume shume.Zoti mero thote se do te jemi vigjilente, eh, nuk mjafton vetem vullneti i nje gazetari duhet te jete ne Qeveri dhe organet e drejtesise vullneti per te vendosur Sundimin e Ligjit kudo.Vetem keshtu duke germuar me forcen e ligjit do te nxirret qeni i ngordhur Sali nga gropa plot me euro!
Largimi i Sali Berishes nga pushteti ishte fitore e madhe per popullin shqipetar.
Them largimi i Sali Berishes ngaqe kjo nuk ishte fitore e PS dhe e Edi Rames por ishte e keqja me e vogel perpara nje komunisti dhe krimineli (te dyja keto fjale jane per mua sinonim i njera tjetres) si Sali Berisha.
Sido qe te jete kisha nje fije shprese qe ndoshta qeveria e re mund te sillte ndonje ndryshim pozitiv. Pamvaresisht skepticismit qe na rrethonte ne te rijnve te tiranes duke e njohur nivelin e ulet te Edi Rames dhe te njerezve qe e rrethojne.
Por miratimi i dy vajzave te vogla pa asnje eksperience pune ne dy institucionet me te rendesishme te vendit (me te rendesishme se ministrite) tregon qe kjo qeveri ka hypur per te vjedhur dhe ato pak para qe i kane ngelur popullit shqipetar. Se mungesa e eksperiences ne menaxhim con vetem ne rritjen e eksperiences ne vjedhje. Kete gje na e treguan njerezit e paafte te Nanos dhe pastaj te Berishes.
Une jam i bindur qe Rama me mungesen e kapacitetit intelektual qe ka nuk ka per te qene ne gjendje ta mbaj pushtetin me shume se 4 vjet se do e coj Shqiperine me shume drejt rrenimit se ce ka cuar Berisha. Por shpresoj shume qe deri atehere te jete krijuar nje force politike ne Shqiperi qe te jete ne gjendje te marri votat e shqipetareve qe e ardhmja e shqiperise mos te ngelet tek trekendeshi i Bermudava (humnera) qe ka ngelur deri me sot “Rame-Mete-Berishe”
Ps. Persa i perket asaj zonjes se Tatimeve (Briseides) ngaqe e njoh personalisht mund te them qe per party ka qene ne rregull dhe ka qene me nam tek blloku. Edhe se shkonte larte e poshte nuk eshte kriter per ta gjykuar negativisht, por per mua ka qene gjithnje kriter gjykimi negativ se shkonte me X5 dhe me Range Rover (trafikante droge) dhe jo me moshataret e saj. Dhe me shkollen ai person nuk ka pasur ndonjehere lidhje maximumi me pedagoget per te marre notat. Ky emerim tregon vlerat e qeverise se re. Kjo gje ka dite qe ka shokuar te gjithe njerezit dhe te rinjte e edukur te Tiranes qe kane vlera europiane dhe jo vlerat e prostitutave qe mesa duket i paska trasheguar PS nga PD.
Nuk e dime mire se sa mund te jene keto shuma, por Z Baze ka te drejte qe shkruan per keto skuta.
E rendesishme eshte qe Edi Rama te ngreje SISTEMIN E DUBLIMIT , ne kontrollin e ketyre STRUKTURAVE SHTETERORE.
Pra….nese une konstatoj se djali i Filip Cakulit (pervec punes ne Rinas, eshte edhe bashkaksioner ne nje te ketille), po bashkepunon me bossat e lojrave dhe per kete njoftoj prokurorine e rrethit, Keshilli i Larte i Drejtesise duhet te mare nje kopje te denoncimit brenda ores.
Nese prokuroria nuk vepron, Kryetari i KLD-se duhte te arrestoje prokurorin. Nese une qe denoncova ( me fakte kuptohet ) shoh qe askerkush nuk shkoi ne burg….Fitoj te drjeten te demshperblehem nga Z. Rama me 100 fishin e vleres qe hajdutet vodhen ne bashkepunim.
NESE NUK VEPROHET KESHTU…..Votoni perseri Sali Berishen!
i vleresoj komentet qe secili sjell sipas menyres se tij. une do ngelesha pak ne nje thenie te kryeministrit rama kur u pyet ne nje koference shtypi, ku do gjenden parate per te bere kete e ate ne nje kohe qe vete dklaroni krize te thelle financiare,pyet gazetarja. atehere kush ka memorjen te kthjellet akoma te kujtoje pergjigjen qe edi rama dha. me pak fjale zoti rama u pergjigj se; nga shqiperia kane dale 1200000000 dollare qe i mungojne arkes se shtetit. tani te dashur miq, beni nje llogari te perafert, shmezoni shifrat qe mero baze sjell ne artikullin e tij dhe pak a shume jemi aty. pra kjo lukuni e babezitur ka bere kerdine mbi kete vend e popull sa per nga permasat do ja kallonte edhe regjimeve me te keqija edhe ne afriken “e zeze”.para qe kane ikur e prona publike qe jane vjedhur ne kete vend nuk mund te imagjinohen dot nga mendjet e pa djallzuara te shqipetareve. po qe ta poshterosh kaq keq nje popull te tere e tu kerkosh te te perjetesojne ne pushtet, kjo eshte e rende, kjo eshte e tepert se ti tallesh me inteligjencen e nje populli. ti tallesh kur i thua ne beme 10000km. rruge. ti tallesh kur i thua asaj pjese te pafajshme e te pa djallezuar te popullit qe ju futa ne nato ,ju hoqa vizat e te tjera si keto ,a thua se me kete ti perligj zhvatjen ,krimin e deri plaçkitjen e parave te tyre. te ketij populli qe doli me i varferi nga sistemi. dhe ne kembim te ketyre parave ti u jep arme per te vrare njeri tjetrin. jooo joo dhe jo , kjo nuk duhet te kaloje si diçka normale. keto milijona qe ata(kupola) i ka pervetsuar nuk jane asgje para dinjitetit e nderit te kombit qe dikush e neperkembi per 23 vjet. edhe sikur edi rama ta beje çdo kilometer te ketij trualli me te begate, kjo do te ishte e paket pa u bere drejtesia e vertete. pa dale ne shesh seç’ka ndodhur ne te vertete ketu.kjo eshte ajo qe populli pret. e nese ndodhin te gjitha keto do shihni qe europa do na bej ndre duke na ulur ne te njejten tryeze.ne familjen europiane nuk njihet pandeshkushmeria. atje ka dhe korrupsion ndodhin dhe krime , ka dhe evazion fiskal, sigurisht jo te ketyre permasave e jo kaq trashe gati haptas sa ne shqiperi.po nuk ka mbyllje sysh,harrese e indiference . nje here e keqja do perplaset diku me ligjin .prandaj une mendoj qe gazetare si mero baze me artikujt sinjifikative e me shume realizem i bejne mire shoqerise. sa me e ndegjegjshme shoqeria aq me cilesore behet qeveria e zgjedhur.
Shikoni cfare eshte bere ne ministrine e Bodes, koncensionet per ortak Zamirin, apo abuzimet me buxhetin e borxhet duhet te cojne dike ne burg.
Po pres me kureshtje se kur z.Baze ka ndermend me u marre me vendimin e fundit te “Kryeministrit” per dorezimin e “zemres” se qeverise: Energjine, Financat e Punet e Brendshme disa “ekspertave” anadollak, pra ja ka lane ne dore Stambollit qeverisjen e ketij vendi.
Sa per vjedhjet, nuk ka politikan kryesor shqiptar qe nuk ka hy zhyt te pakten nji here ne pasurine shtentore apo kombetare. Mjafton ne qeverine e sotme Ilir Meta, qe gjate kohes qe ishte Kryeminister, zhduke pa gjurme arin e shtetit ne “drejtim te paditur”.
Mos ndoshta shkrirja e Gardes se Republikes dhe pushimi nga puna i me shume se 70% te policeve, ka te bâje me “heqjen qafe” te pengesave mbrojtese, qe turqit ” vellezer” te bâjn si kane qejf neper Shqipni, pa ju hî ferra ne kambe, si me kene ne Anadoll?
Keta kerrmat qe u pushkatuan nga votimi i 23 shit , privatizuan komlet truallin shqiptare ! Vjedhjet galopante duhet te jene per sistemin e drejtesise , moto per drejtesi dhe shtet .Duhet te shtrydhen te gjitha parate e atyre qe u kane pire gjakun ketij populli fatkeq (per nga politikanet ). Por ne radhe te pare duhet shkundur drejtesia !Emagjinoni ,qe ata 8 prokuroret qe u moren me (farsen) e zgjedhjeve te bashkise se Tiranes , moren nga 2 milion euro !!!Kete shifer e shkruanin edhe gazetat e asaj periudhe ,por njeri nga prokuroret ,eshte pjesetare i tavolines se familjes time (rrethit miqesore ) dhe keshtuqe e di shume mire historikun e asaj kohe ,qe keta njerez e bene me shume me pahire firmosjen e vjedhej se votave te bashkise se Tiranes . Duhen vjelur te gjitha keto para.Dikush mund te me thote ,pse rrufjanepse edhe te afermit e mi ?! Ka ardhur koha qe secili duhet te marre djersen e vete ,dhe jo te shijoje nen hijen e detyres para te lerosura me gjak e djerse.Ne te gjithe Shqiperine jane vjedhur aq shume tone para ,sa nuk ja pret mendja njeriu.Dhe bie dakord me shkrimin e z.Baze ,se buxheti i ketij shteti me 3-4 milion banore ,do te jete i mbushur e i tej mbushur gjithmone ,po te kete nji administrim te sakte ,sic po ben kjo qeveri e mbrekullueshme !
Vetem per efekte gazetareske ose per humor mund te pranojme se ne tani po mesojme se sa pasken vjedhur.
E verteta eshte se ne e kemi ditur qe PD-erat kane vrare ,kane tradhetuar dhe kane vjedhur dhe per shumicen krimeve te tyre jane te dokumentur ne kamera,dokumente apo dhe i kane pohuar vete.Per kete te japim disa shembuj pikante.
Ndersa Fatos Nano u burgos egersisht ne 1993 duke e akuzuar per shuma mikroskopike, e kunderta ndodhi me Berishin & kelyshin e adaptuar Lul Playboy-in te cilet grabiten mbi 300 miljon euro qe mund ta quajme vjedhja e shekullit. Kjo dosje ne e dime qe ndodhet ne prokurori dhe dy kryehajdutet e “gjahut te malsorve 300 miljon euro” ne vend te burgosen njeri u be k/m dhe tjetri k/bashkiak.Pra ne e kemi ditur se sa shume kane vjedhur.
Pame zonjen Majlinda Bregun e veshur me te kuqe me Jaguarin e saj 60 mije dollaresh dhe ne shqiptaro-amerikanet qe kemi 20 vjet me pune te sukseseshme ne amerike nuk i kemi keto keto makina.Biles me shume zyrtare dikur miq ne bankat e shkolles apo te lagjes na duket vetja si “fukarenj” edhe pse kemi biznese,apo prona ne Amerike.Pra edhe ketu duket qe jo vetem qe vjedhin por as nuk e kane fshehur biles edhe shesin mend.
Edhe po te anashkalojme krimin e vjedhjes dh te analizojme krimin e vrasjes duke krahasuar 14 shtatorin 1998 me 21 janarin 2011 shohim qe i njejti person pra Monstra Berishe ne shtator 1998 i pushtoi institucjonet e shtetit duke shpartalluar dhe policine & garden dhe nuk u vra njeri.Po ky pervers ne 21 janar 2011 vrau direkt ne urdher te tij 4 protestues me duar ne xhepa pa kaluar gardhin dhe nje palo ambasador e shpalli k/m burre shteti dhe ministrin vrases yll ne ngjitje.Pamvaresisht se ky ambassador “u pendua” ne fund perseri ngelet pjese e fajit duke toleruar superkriminelin Berish duke u mjaftuar me rrotacjon pushteti dhe jo me venien e prangave si vepruan ne 1993 me Fatos Nanon prapa zgerdhimjeve te Rajersonvicit.
Eshte alibi te shkruhet sot se tani ne po shohim “sa shume paskan vjedhur”,kur nga ana tjeter shohim Edi Ramen qe me pompozitet ka denoncuar “publikisht” Arben Imamin per disa qindra litra karburant te MMP qe i ka perdorur ne dispozicjon te fushates elektorale te PD.
“Denimi” i Imamit per kete problem eshte nje farse e neveritur e ngjashme me kafet e bllokut udheheqjes te PPSH ne 1993.Me ket veprim Edi Rama e ka mbushur kupen me veprimet kozmetike te tij karshi vjedhjeve,vrasjeve,tradhetive te kryer nga FRANKENSHTEIN MONSTER i pandehuri Sali Ram Berisha.
Nqs eshte vendosur te falet vrasesi ,krimineli,hajduti dhe tradhetari Berish duke i dhene dyshes Rama-Meta nje fitore farse “madheshtore” ne 23 qershor 2013 te gatuar me inteligjence ne bodrumet e pista te ambasadave atehere perse nje kriminel te denohet kurse nje tjeter te falet.
Ose me sakte nqs krimineli Ahmet Zogu u rehabilitua dhe krimineli Sali Berisha eshte falur per krimet e tij,perse krimineli Enver Hoxha te mos rivlersohet dhe te falet ?
Zoti Mero jemi lodhur duke ju mbeshtetur dhe duke ju falenderojme per kontributin tuaj ne keto 8 vjetet e fundit por nqs nuk i vihen prangat
perbindeshit Berish dhe bandes se tij ngelet te mendojme qe dikatori i paharruar Enver Hoxha paska qene nje kriminel i nevojshem dhe i domosdoshem per ate popull qe sot ka pranuar nje pushtim modern nga horrat,xhambasadoret,malesoret & tradhetoret…
Mir e ke ti or vlla, po shqiptaret sjan si amerikanet qe te nxjerin para drejtesis e te fusin mrena edhe mbas 30-40 vjetesh, po me sa kuptoje une qeveritaret e shqipris jan burra pa bole.
Meritokracia zbatohet me se miri sidomos ne LSI. Emerime nepotike, kushurinjte e te madhit dhe te shoqes si zvministra deri ne rang drejtoresh.
Po ky fenomen dhe ne Ps me bushtrat e bashkise qe kane pushtuar institucionet.
MERITOKRACI my ass!
Z.Mero.Te uroj gjithe te mirat e kesaj bote.Me shkrimet qe ben je shume i madh.Shkrimi jot dhe na tregon me se miri se si deklarojne vete kusaret se sa kane vjedhur per 8-te vjet,Pra ne nje drejtori kane vjedhur 100 milion euro ne vit atehere ne 8-te vjet jane vjedhur 800 milion euro,po sa drejtori ka ky vend,ketu del se eshte bere hataja.Prandaj duke marre shkas nga fjalet e Sali Qenit dhe te shkrimit te Mero Bazes prokuroria nuk duhet te rrije duar kryq,por te filloje ndjekjen penale per keta gjakpires te shekullit 21-te.Nuk thoshte kot nje njeri i aferm i Sali Berishes ne nje bisede private nje dite,Saili Berisha ka 20 perqint te pasurise kombetare te privatizuar se bashku me familjaret e tij,atehere cpresim ne ,cpret prokuroria,cpresin gjykatat tona te cilat per hir te se vertetes jane shume te “pastra”.Nuk duhet te prese as qeveria e re.Ky vend ka shkuar 100 vjte mbrapa ne kohe ,ne ekonomi,ne aresim ,ne shendetesi,e kudo.
Mund “te lodhemi” duke komentuar si ju qe jetoni ne Shqiperi edhe neve jashte saj.
Organizimi i shoqerise civile kudo qe jemi duhet te jete piksynimi yn i perditshem ne menyre qe te pergatitemi per te ardhmen pa menduar kurre se do vazhdohet 4 vjet keshtu sepse vet fakti qe arka eshte len bosh nga krimineli Sali e banda e tij ka pasojat e saj.
Patriotizmi i yne duhet te jete ne sherbim te Atdheut sepse jemi te bindur 100% qe politika e deritanishme ka “helmuar” vendin tone rende.
Eshte gabim fatal yni n.q.s. themi qe iku Saliu e shpetuam. Jo kurre keshtu sepse edhe Rama e hajduti Meta nuk jane te paster. Vetem ne “vegjelia” jemi te paster por duhet te organizohemi!..
Saloi Berisha ne thelb nuk ka qene kurre komunist.Kete verteton fakti qe u refuzua kandidatura e tij per ne udheheqie te Partise se Punes . Cili ka qene shkaku ? Psde sfoircoihej Berisha duke uluritur gjyqeve per denime ekstremiste politike ? Viktor Hoti
Ishte i marr, psikopat
PD komentoi shperblimin qe u beri PS 3 ish antareve te KQZ. Sh mir bejn. Po pse harrojne cfar bene ata me Ristanin qe e shperblyen me mandat deputeti, duke e vesh me imunitet, per ta mbrojt nga krimi elektotal 2011
Sa kane vjedhur e rrjedhur
Respekte Martin!Kuptohet qe ato cfar Merua shkruan jan vazhdimi i pozicionit te tij jan shqetesimi i cdo shqiptari te ndershem ,jan “barometri”, i asaj qe pas 23 vjetesh vjedhjesh apo me mir rjepjesh te ktij niveli te paimagjinushem, qe do na jap te kuptojm se ku dhe si do hec shqiperia ! Ke then fjal me vend qe nuk kam cfar te shtoj ,ke then realitetin ashtu thjesht e kuptushem per cilindo shqiptar sado naiv te jet !Esht pritje e deshir e gjith komentuseve ketu qe kan te njejtin emrus e bashk me ne, gjith populli i vuajtur shqiptar!Populli e tha fjalen e tani e kan radhen ata qe premtuan !Nje popull qe nuk njohu drejtesi tashme e njef mir dredhin,paburerin e gjithcka mbart kjo ne vetvete ! Milioner si pun e Majlinda Bregut qe me paturpesi kan kurajon te sfidojn kte ppopull te mjer qe i pin gjakun ,ka shum ne ate administrat te qelbezuar dhe duhet te japin llogari sepse kjo nuk ka ndodhur kurr ne kte vend sepse nese dikur udhehoqi diktatoria komuniste dhe askush su pergjigj per gjynahet e saj ,pas saj e ne vazhdim, udhehoqi vjedhja,mashtrimi,krimi ,korupsioni dhe mafja shteterore dhe askush nuk u vu ne bankat e drejtesis….Kot po vazhdoj se parafolsit i kan then te tera e ska vend ma per llafe
Zoti Baze te pershenes! Te besoj ne ato qe trajtoni.Por edhe ju nuk i shkoni te vertetes deri ne fund.Bashkeortake ne kete vjedhje qe ka ndodhur ne Shqiperi jane edhe persona qe kane punuar ne dogana e tatime
per 20 vjet me rradhe dhe kur kane qene ne pushtet socialistet edhe kur kane qene ne pushtet demokratet dhe sot i ke deputete te Kuvendit te shqiperise ne krahun e Rilindjes. Per nga pasuria qe kane vene keta persona do ti kishin zili edhe biznesmenet me te suksesshem te vendit.Shkaterue se vlerve te qyteteve tona jane sa te zgjedhurit lokale te PS po aq edhe ata te PD.Edhe keta jane bere sot te ta patundur ne pasurite e tyre te dyshimta.
E keqja luftohet duke mos bere dallime! Mos u beni pale se pastaj do te jeni i pabesueshem.Shpresoj qe te jesh ne nje mendje me mua.C’do gje te mire per ju!
Salen burg? Jo ne rruge si kufome e ushqim per sorrat.
Po sheiku i albpetrolit ferdinand murati ku gjendet ?
Ne fier eshte hapur se ai ka filluar pune tek Luli, ne bashkine e Tiranes.
Mos more Luli, mos bej gaf te marresh nje donzhuan ordiner ne pune te bashkia e tiranes , do ta prishe bashkine tende sic beri lesh e li albpetrolin.
o mero,po likja fare spaska vjedhur per 4 vite?.tani radhen per te vjedhur e ke ti me andi bushatin,muc nanon,vangjelin etj,vidhni se u lirua!…
Plakut Mere dhe qeneve qe ka pereth, nuk u rrihet pa lehur.
I jap te drejte K/ministrit dhe qeveritareve te tjere qe nuk i kthejne pergjigje. Ashtu sic besuam, kur hodhem voten edhe tani duhet te besojme dhe presim, rezultatet nga keta njerez te rinj e profesiniste. Edhe po ndodhi se do te veprohet ne te njejten menyre, athere FAJI, mbetet i K/ministrit, Ministrit e Drejtorev te cilet s;kane ditur te zgjedhin njerez te afte dhe serioze.
Pjesa dermuese e popullit ka shume besim dhe ju mbeshtet. Mos e shkelni besimin dhe harroni premtimet.
O, Mero! Mos ja mpref aq shume shpaten ketyre te rinjve, jo per gje, por me vrullin djaloshar e vajzeror qe kane do ti dyfishojne shifrat, sepse edhe kane shume kohe ne opozite! Aman, o Mero, se na fike?
Mua nuk ma merr mendja se do i mbajne tere milionat per vete Spiropalkat me shoke e shoqe.
Kane nevoje te tregojne mirenjohjen per kapter Ramiun qe i lundroi ne toka te pasura..
keshtu qe zbrit ca o Mero, dhe pjestoje me Kapitenin Rami
Jam shqipetar e do me behej zemra mal nese edhe ne do te ishim si gjithe te tjeret.Por menyra sesi behen gjerat aty te krijon bindjen se nuk kemi shance per te pasur shtet.sa gjera kane ndodhur nga viti 90 dhe asnjehere nuk jane gjetur pergjegjesit.Firmat piramidale,97,shtatori 97,gerdeci,21 janari,debati meta -prifti,e shume te tjera si keto.Me vjen keq qe si ne kohen e enverit qe cdo gje varej nga ppsh edhe tani eshte njesoj .PD,PS,LSI kane ushtrite e tyre ,gazetaret e tyre,financat e tyre e gjithcka te tyren .Kenaqen qe varferia rritet se keshtu eshte me e lehte per te blere votat