Një propozim i pamëshirshëm!

11 Tetor 2013, 21:29Editorial TEMA

Nga Mero Baze

 

Ka një përpjekje për të imituar një situatë normale politike në Shqipëri. Para ndryshimeve të ligjit për nëpunësin civil, Edi Rama i ka lënë kohë opozitës për të reflektuar, ndërsa ka nisur kontaktet me parti të vogla opozitare për të formuar një shumicë kushtetuese pro ligjit. Edhe pse teorikisht shumica i ka numrat e nevojshëm, përpjekja për t’i dhënë kohë një konsensusi më të gjerë se 84 vota është normale. Anormale është përpjekja për unanimitet dhe sidomos kërkesa për t’u takuar Rama me Bashën.

Them që është kërkesë anormale, jo për shkak të përmbajtjes së saj, por për shkak të perceptimit se ajo është më shumë një provokim për të testuar vendimmarrjen në PD se sa një përpjekje serioze për konsensus me PD.

Ne jemi të qartë që PD nuk do të japë votën e saj për këto ndryshime, por për fat shqiptarët kanë dhënë aq shumë vota për shumicën e re, sa PD nuk ka më rëndësi si shifër në parlament, por vetëm si institucion opozitar. Si i tillë, ajo ka pastaj dy probleme të mëdha që kanë të bëjnë me vendimmarrjen dhe përfaqësimin e PD.

Kërkesa për t’u takuar Rama me Bashën, është provokative jo në sensin se ata nuk do merren vesh për ligjin e nëpunësit civil, pasi kjo është ngjarje e sigurt, por në sensin se a guxon dot Basha të takojë Ramën si kryetar i PD-së. Në gjithë këtë proces njëmujor të jetës së tij opozitare, ai është vetëm një soditës i jetës parlamentare të PD-së. Ai ka parë njësoj si unë nga ekrani se si Berisha ka ngritur grupin parlamentar dhe e ka nxjerrë nga salla, si flet në emër të PD-së, si dikton vendimmarrjen, dhe bojkotin thuajse të përditshëm në seancë, etj. T’i kërkosh këtij kryetari në këtë gjendje dhe një takim pa leje me Ramën, është ta provokosh atë në pikën e tij më të dobët. Është një torturë, të cilën ndoshta nuk e meriton.

Përpos kësaj, një takim Rama- Basha, përveçse është një luks i tepruar në këtë klimë politike, shërben si një benzinë mbi zjarr brenda opozitës për të plasur polemikat dhe për të krijuar klimë kundër Bashës. Dita- ditës grupi parlamentar opozitar po shikon se Basha është i fokusuar tek një parti private, me njerëz të paaftë, por të sigurt si të tij, si Enno Bozdo, Tabaku, Bogdani apo mediokër të tjerë që i sillen rrotull. Duke parë këtë situatë, problemi më i madh i tyre është raporti Basha- Berisha se sa raporti i PD me shumicën e re. Çdo ndërhyrje në këto raporte delikate, duke e detyruar Bashën të sillet si kryetar prej vërteti i PD-së, është një grusht në ije për të, pasi e fut mes dy zjarresh brenda PD-së, mes kundërshtarëve që janë gati ta shqyejnë, dhe Berishës që i rri si skifter tek koka, për të mos e lejuar të fluturojë më lart se duhet.

Në këto kushte, propozimi i Petrit Vasilit është shumë cinik dhe i pamëshirshëm për një kryetar opozite, që nuk merr dot vendime më pak të rëndësishme e jo më një vendim të tillë. Them që është një propozim i pamëshirshëm, pasi ai nuk sjell ndonjë gjë të re për klimën politike shqiptare. Konsensusin për ligjin e kanë bërë votat e shqiptarëve dhe ato janë të sigurta të përkthyera në mandate. Të sigurta mund të bëhen dhe vota të tjera partish të vogla opozitare. I pasigurt nga ky propozim është vetëm Lulëzim Basha, i cili nuk ka realisht aq fuqi sa të mendojë se mund të takohet pa leje me kundërshtarin e tij. Për këtë arsye propozimi është i sikletshëm dhe jo realist. Ai prodhon më shumë ngjarje në jetën politike të opozitës se sa në politikën shqiptare, e cila bën sikur mendohet për diçka që e ka shumë të qartë se si do shkojë. Propozimi është një përpjekje për të votëbesuar Lulin më shumë se sa për të votuar ligjin.

52 komente në “Një propozim i pamëshirshëm!”

  1. KUJTESA KOMBETARE says:

    ?
    ?
    ?
    Kur kishin 71 vota nuk e pyesnin fare opozinten!
    http://ow.ly/pJRLy

    1. feniks says:

      ASNJE TAKIM ME LUL BASHEN NGA EDI RAMA!!!
      Le t’i kujtohet Berisha se si SILLEJ me ate vete,per t’i kthyer RESTON ketyre BANDITEVE ANTI SHQIPTARE!!!
      Merrni shembull nga GRQIA,qe i coi ne BURG nazistet e tyre politike!!!
      Te tille jane edhe keta te PD-se!!!
      Vazhdoni punen,se Berisha kerkon t’u terheqe ne GROPEN E TIJ!!!
      Lerini ca deputete te komunikojne me shtypin,per te replikuar me ZAGARET e Berishes,ndersa te tjeret te merren me pune!!!
      QENTE LETE LEHI!!!KARVANI SHKON PERPARA!!!
      BOLL I PROVUAM NE KURRIZ KETE KLIKE KRIMINALE,NDAJ POPULLI JU DHA KARTA-BIANKEN PER TE BERRE SHTET!!!
      Perderi sa jeni “RILINDJE”,nenkupton se KLIKA E BERISHES
      ka qene dhe eshte VDEKJA E SHQIPERISE!!!

      1. fakti says:

        Propozimi i Metes eshte per te provokuar Bashen shkruan Baze. Edhe kur Meta i dha zyre Topallit, e beri qe ta denonte Jozefinen shkroi Baze. Po cjane keto justifikime kot per Ilir Meten? Po te donte Rama ja kishte bere ftesen i pari vete Ilir Metes, nuk dilte Vasili. Ilir Meta po e dredh ne drite te diellit dhe ja ka futur te dy kembet ne nji kepuce Rames. Beje nji editorial pse Meta po merr 40 perqind te pushtetit, se kur Saliu i jepte 20 perqind te pushtetit dhe e shanim ketu te tema.

        1. tavo says:

          Meta po merr 40 perqind te tortes por ska fituar as cerekun e votave. Nji drejtori kerkoi Frroku e beri te madhe Anila Basha dhe Tema sa i babezitur ishte Frroku. Tani qe LSI po merr gjysmen e pushtetit , nuk thote asnje gje as Anila as Baze. Mos e kam gabim po Ilir Meta sikur s’fitoi 40 perqind te votave? PS po merr pushtet sa LSI a thua morren vota njelloj.

      2. LORA says:

        Feniks,zoti Baze ka shumete drejte.Te lutem lexoje edhe nje here,me shume kujdes,kete editorial dhe do t’i japesh te drejte.
        Me ndodhi vete dje kur e lexova per sefte.Sot ishte ndryshe.
        E falnderoj Meron per thellesine e zhbirilimit te ketij kllounit l.basha.

    2. billi jean says:

      je nje pseudo njeri se nuk e di car je gazetar a politikan se i fut hundet ngado boll te te paguajne “`a mos te harroj je dhe mosmirenjohes

  2. Pune hajdutesh e kriminelesh Mero. Servet Pellumbi ka fol sot per KOTOVICEN, cfare mendon si profesionist qe je?

  3. psy says:

    Po i derrmon o Mero dite per dite me keta artikuj te ftohte e te mprehte si thika kur futet ne kocke.Gjithsesi Edit i lumte.

    1. N Shabani says:

      Po cfare i duhet Edi Rames nje takim me Lulzim Bashen? Per tu terhequr nga shtyrja e ligjit per nenpunesin civil se ashtu do Ilir Meta qe gjoja po vuan per mirekuptim por qe ky pajtim eshte nje thike me dy presa per Edi Ramen? Lulzim Basha tha qarte qe te trehiqet Edi Rama nga miratimi i ligjit Normativ per shtyrjen e ligjit te nenpunesit civil. Edi Rama po nuk qeroj Bujar Nishanin qe atje ku eshte nuk ka gje ne terezi se atje eshte ulur kembekryq Sali Berisha me shkopin e dirigjentit dhe po drejton shtetin. A e pate se cfare i ben kandidatit te mazhorances te emeruar ne KLD sot? E lan perjashta nuk e futen ne mbledhje hajdutet e Sali Berishes se i ka te gjithe me dosje ai neper sirtare dhe ja u tund kur i duhet ti shantazhoje.Keshtu qe Edi Rama t’ja beje te qarte Ilir Metes te mos beje “perpjekje” te tilla por te bisedoje seriozisht me te dhe te shkarkoje presidentin e republikes te parin dhe te ndryshoje ligjin per gjykaten kushtetuese dhe gjykaten e larte qe te ndertoje nje sistem drejtesie te panvarur nga Sali Berisha.

  4. INTEGRIM SHAKAJA says:

    KESAJ RADHE MERO JA KE FUTUR SI KAU PELES.VASILI FILLOI TE JAPE SHENJA PER ‘KONSENSUS’ KORRUPSIONI OSE ZGJEDHJE TE PARAKOHESHME.

  5. Liridon says:

    PS ne bashkepunim me PD,para pak kohesh ishin dakort per ta minimizuar ne maksimum rolin e partive te tjera kryesisht LSI-ne.Prej kohesh por edhe sot LSI luan rolin e zjarrfikesit ,pra hajde te merremi vesh.Te shohim a do tja vene kete dekorate perseri ne qafe LSI-se.

  6. Myslymi says:

    Hahahahaaaaaa o Mero o shejtan me brire,e themi ne ketej na anet tona o Mero djali,e kam te qarte se sma mer per keq se dhe ty ketej te kemi,e te pacim me jete o Mero. Opo na e shpjego pak kete punen e Katovices,ceshte kjo Katovica e na erdhi kjo kurvice,se shume e kemi degjuar po sdim se ceshte mo aman,qe te dime e te ruhemi se mona ze dhe ne pleqve ndonje sida a si i thone.

    1. henri says:

      Myslimi,
      Edhe une jam munduar te gjej dicka per kete Katovicen ne Internet ( Google) por nuk kam gjetur gje. A di ndonjeri ne forum se cfare fjale ( emri ) duhet te japim ne Google per te gjetur informacjon ne lidhje me Katovicen ? Faleminderit paraprakisht.

      1. astrit says:

        Katovica eshte nje qytet ne Poloni,me pak fjale do te shpjegoj se c eshte Katovica.Gorbacovi perpara se te binte komunizmi ne Evropen lindore mblodhi ne Katovice udheheqesit e bllokut komuniste dhe morren masat per cka do ndodhte me ish vendet komuniste pas renies se komunizmit,pasi ishte e qarte se shume shpejt vendet komuniste do kalonin ne ekonomine e tregut.Masat ishin! Fshehja e dosjeve,futja e ish agjenteve ne politike,sponsorizimi i biznesmeneve te rinj,ku ish agjente do behesh biznesmene per te drejtuar ekonomine,ish pronaret do pengoheshin te merrnin pronat e tyre ose demsh[perblimet,ish te persekutuarit te vuanin ose mos te demshperbleheshin,moshapja e dosjeve.etj etj.A nuk te duket se skenari eshte realizuar perfekt ne Shqiperi?asnjeri s flet se te gjithe jane ish komuniste,nuk duan demokraci,Edi Rama eshte djale dhe nip bllokunipi Spiro Kolekes,i cili kishte lidhje martesore me anetaret e tjere te bllokut.

  7. Lavdie says:

    Shume interesante analiza prej nje Eminence Gri, ( keshilltari misterioz) qe beni ne kete shkrim Z.Baze. Le te jete ky nje moment i arte per kreun e opozites Z.Basha qe te mund t’ju gjegjet te gjithe shqiptareve se nuk eshte nje kukull e komanduar. Le te shpresojme se do mund te gjej guximin te ngrihet mbi ”rrethanen Berisha” dhe obskurantizmin e partise se vet, qe te mund te bertas kete here nje Jo, kunder tredhjes qe i behet ketij njeriu sa here i duhet te dal perpara kamerave me letren ne dore per t’i dhene zerin e tij deklaratave te shefit B. Basha thuaj Po Rames.

  8. NjeQytetarOptimist says:

    Rames I intereson te kete nje dordolec nga ana tjeter..

  9. ermali says:

    o mero na bej nje nder mos u mer me me plakun mere po hidh syte mbas statusit ne rast se e marrim , do fillojme te dalim nga ky gjiriz qe na ka mbuluar prej vitesh se shqiptaret po dynden akoma me e braktis ket ven

  10. Rilindja says:

    Si gjithmone Mero, i sakte dhe shume i fuqishem me penen tuaj. Urime

  11. alban says:

    Vasilit me siguri si erdhi mire krtika e Rames per gjendjen e spitaleve. Per me teper qe gazetat e pd e shfrytezuan mire per te bere diversion. Lidhjet PD-LSI jane ende te ngushta, si ne nivel drejtues edhe ne baze.

  12. ali says:

    Bravo zoti Mero, nje analize perfekte ! Te lumte pena !1

  13. tik says:

    Z. Baze po e prekni Bashë tollumbacin në plagë :-).
    Jam i sigurt se para këtij editoriali Basha me të tijtë ka bërë sikur nuk ka gjë.
    Ramës bravo i qoftë sepse po nxjerr në pah të gjitha problemet e ish byrosë së regjimit. Do të ishte gabim sikur të linte rehat ministrin e rendit të 21 janarit.

  14. KADAFFI says:

    PO NUK U VOTUA AKTI NORMATIV BRENDA 45 DITËSH ME 84 VOTA, VOTËBESOHET QEVERIA ME MOCION,META PO I BËN PRESION RAMËS SEPSE SAPO KANË FILLUAR TË NDAHEN DREJTORITË DHE PUSHTETI.
    DJALË I ZGJUAR DHE I ZOTI KY META,JUA FUTI SA KRAHU TË TËRËVE PËRFSHIRË EDHE EDIN QË KAPARDISET SI GJELI MAJË PLEHUT E SE NDJEN QË PO I HYN SA KRAHU NGA META PO MERRET ME DEBILË SI KOQE KOQEDHIMA,TAN LAMJA DHE SHKRELI,SAJMIR STILOLAPSI DHE ERJON VELINA!
    SHUMË DILETANT DOLE O EDVIN DERI NË MARS E KE MANDATIN ME ÇPO SHOH!

  15. VEZHGUESI says:

    o kadaif se keshtu eshte me mire te te quajne shko lexo pak me shume e pastaj meru me njereyit injorant si puna jote e mos na ca trapin neve te tjereve qe yduam as emrin ta mesojme,sepse tu je nje hic ne rast se ke ndonje mendim pe shkrimin hajde bujrum ndryshe ik pirdhu legen,qe smer vesh fare nga politika,coban muti.

  16. sif says:

    “T’i kërkosh këtij kryetari në këtë gjendje dhe një takim pa leje me Ramën, është ta provokosh atë në pikën e tij më të dobët. Është një torturë, të cilën ndoshta nuk e meriton.”

    Thenie interesante o Mero Per mua kjo eshte teza apo “thesis” siç i thone anglezët për një “essay”.

  17. Fanolist says:

    Merhumet qeveritar qe u shporren bene maksimumin e poshtersive , sheshit e pa pike turpi , idiotesite e tyre i quanin mencuri e tj….
    Ne 8 (TETE) vjete nuk e diten kurre koncesusin….tani kerkojne koncesus, me falni ,kerkojne t’i leme rehat te gezojne pasurite e vjedhura, vendet e punes te pamerituara te zena si spiun servila-militante – funderrina te partise demokratike.
    -Te shporren nje sahat e me pare; s’ka status e mirekuptim per morrat.-
    -Te behen zgjedhje te parakohshme te mbushet dyfish koshi me plehra .
    -P .Vasili duhet te dishe qe populli nuk eshte aq miop sa e di ti, 2B e ndonje tjeter… s’ mban me o Vasil.. kujtoni koshin e kadafin…

  18. shkodrani(Austri) says:

    Z Mero bukur shume i kape gjanat, per mos me e zgjat me shume eshte e sakte ajo qe Bashes takimi me Ramen i duhet vetem per tu legjitimu si kryetar i PD dhe i opozites qe ne fakt nuk eshte as kryetar Bashkije.Kotovica nje problem i njohur qe kur por si shume vone na i paska dale gjumi profesorit , pse se bani kete denoncim dikur me pare ? Dihet tashme qe politika shqiptare eshte e kapur nga fyti me dekada nga sherbimet sekrete te huaja .Me pase frig per ardhmenin e shqipris por edhe kosoves bashke se apo na lene me ba shtet kjo Europa KuRV ku dona me shkue .Europa ka kene tek ne se shekuj me pare e kemi drejtuar kete kurv plake .Mbetsh me shendet Mero djali e kur te vish ne Vjene do shihemi.

  19. Korabi says:

    ?
    ?
    ?
    Edhe kur s’ka vranesire,kemi vere te bjere shi…Te shohim ne se do kete bresher…

  20. Be-X says:

    injorimi eshte shkalla me e larte qe i duhet bere, jo opozites por ketyre krimineleve qe na kanr drejtuar deri dje….turp SALEHU me “shoke”!!!

  21. Iku! Ku iku! says:

    Ndodhi dhe kjo!!! hahahaha e cfare rendesie ka!
    Per here te pare nuk jam me Meron!
    Mendoj se takimet e Bashes me Ramen duhet te jene normale. A ka mundesi qe politikanet ta harrojne dhe ta tejkalojme praktiken e komunikimit anaormal te ketyre viteve te fundit, menyre komunikimi e kultivuar nga Berisha, qe te gjithe kundershtaret e tij politike ishin o kriminele, o trafikante, o hajdute, o kurvare, o kushedi se çemer i gjente ai per ta percare kete vend, kete popull qe asnjehere nuk e deshi dhe…e perçau si deshte ai. O Mero, nuk thua shyqyr qe iku ai maloku dhe…sido qe te jete Basha, ne fund te fundit eshte qytetar. Keni besim se dhe ai do ta marre kthesen shpejt. Eshte mire per Shqiperine. Po nuk ishte i afte te marre kthesen, edhe ai hurrin pas bythe e ka. Tani eshte na fazen e inercise qe i ka lene ai tjetri. Prisni dhe pak!!

  22. viktor hoti says:

    Myslimit:

    Katovica eshte emer vendi ku ne prag te luftes se dyte boterore u be nje masaker e madhe me mos gaboj me polake per te cilen ka pas si autor perendimoret apo ish bashkimi sovjetik . por ne Katovise u be edhe nje mbledhje e ish partive komuniste ne te cilen Gorbacovi deklaroi nje masaker tjeter perfundimin e epokes komuniste viktor Hoti shiko ne Google : Katovice

    Sa i perket propozimit te nje fare Petrit Vasili,qe ne fakt eshte lehje per llogari te shefit te tij partiak , mund te diskutohet nje takim Rame -Berishe se te tjerat jane pordhe me rigon .- viktor Hoti

    1. homeri says:

      —Manovrat e Ilir Mtes kuptohen , ato kane per baze marveshjen Meta – Basha qe opozitaret e sotem , dje ne pushtetin me te korruptuar ne bote te mos denohen — RAMA , publikisht bene mir qe kerkon konsesus , por ai te vazhdoi me vendosmeri reformat dhe te ndeshkoi te gjithe ata qe kane abuzuar me pushtetin , se ta haj dreqi jane 1 milion votues per programin RAMA , dhe ne se META vazhdon akoma ne menyre indirekte zvarritjen e ketyre reformave , atehere RAMA te ndryshoi ligjin elektoral he te zgjedhjeve , ta kaloi ate ne ligjin mazhotitar dhe META nuk do zgjidhet as vete deputet

  23. tepelena says:

    hahaaaaaa sa i holle je more Mero…si nga Tepelena …nuk ka nevoje per komennte…

  24. KADAFFI says:

    O VËZHGUESI A E DI ÇDO ME ME THËNË AKT NORMATIV?KU ËSHTË PARASHIKUAR?NË CILIN AKT LIGJOR NË ÇFARË NENI,PARAGRAFI,PIKE,GËRME?
    PO MU PËRGJIGJE O HAJVAN ATËHERE NDOSHTA DO TË LEXOJA ME VËMENDJE, O VEMJE INJORANTE!
    PO MË DUKESH SI AI BURRI I BRIM-SIDËS QË DO TA MARRË DERR NË THES,PASI KA KALU NË ÇETË TE PETRO NINI,KAPRIÇO,E POSHTË E PËRPJETË DERI TE SAJME STILOLAPSI.

  25. Koco Piqoni says:

    O zoti Baze nju mire kuptoj se ju jeni nje ” cender beg , nje doganier nje bodigard ” vigjilent e pene e mprehte qe godet gjithmone ne shenje , dhe ose paralajmeron osa azgjeson nje veprim djallezor te hedhur ne tregun mediatik sikurese eshte rasti gjate kesaj kohe i kesaj palo opozite e cila vetem kete punen e intrigantit , hipokritit , llapaqenit di te beje, prvecese e do puna politika per tu gjendur e llogaritur gjasme dhe keta palo politikane kelyshe te Sahli kermes , asaj kufome kavavr tashme nuk e vlen as nje minure kohe dhe energji te harxhohet. Ajo qe duhet te beje kjo qeveri eshte : a – te forcoje shtetin ligjor b- te rishikoje denimet me prapavije politike kunder X personave a familjeve te cilet jane shprehur kunder regjimit te Djallit Sahli teroristit, te cilit kane mbushur burgjet edhe jane ” shitur ” si posedues e trafikante droge , edhe kur kontigjente te asaj policie ne bashkepunim i kane implikuar si pires duhan i me hashash etj, ti beje verifikimin dhe ti zbrase burgjet fiktive .
    C – Te verifikoje , procedoje e dergoje ne bangon e personave TE Nenshkohen e mandej te edukohen e behen te pa rezikshem keta jo klase politike por qener te terbuar , keta duan ” Krishtin meKamxhik “.

  26. KADAFFI says:

    EDHE KUR SHKRUAN MË PAK GABIME GRAMATIKORE SE PO QËRROJMË SYTË DHE THARTOJMË TRUTË QË TË KUPTOJMË SEÇ DEBILOS.SE BRIM-SIDA VËRTET MEZI E KA MARRË SHKOLLËN POR E KA MBARU TË LARTËN TË PAKTËN,PO TI SIÇ DUKEN BATHËT KE NGELUR QË NË FILLORE!
    O TEMPORA, O MORES ÇFARË NIVELI KA KY VEND,KONICA DHE FISHTA PO JU JAP 1000 % TË DREJTË!

  27. KADAFFI says:

    VËZHGUESI DO FLASIM BASHKË NË MARS 2014.
    OK?!IK TANI DHE SHKO LËPI NDONJË EKSTREMITET PUSHTETARI SE MOS TË JAPIN NDONJË KARRIKE NË NDONJË ZYRË, NËSE STA KANË DHËNË AKOMA.

  28. valter says:

    Mero djali, ska me kuptim ti biesh te njejtes muzike, te vendosesh ne antagonizem forcen politike shqiptare kur jo me shume se dy dite me pare ne gazeten tende del njeri nga njerzit me te rendesishem te kupoles se byrose politike dhe thote te verteten e katovices edhe pse intelektualet e vertet e dinin prej fillimit. Dihet qe per te pasur “tifoze”, pra qe te lexosh gazetat duhet qe ato te ken se sben material, pra duhet te ket dy kahe politike, edhe nese nuk ekzistojne do ti krijojme, por ka edhe nje alternative te trete: qenja vet opozite e kesaj klase te njejte politike, pjelle e katovices. Behu opozita dhe ke per te pare qe do te te rriten me shume vlerat. Edi rama edhe nese nuk eshte i vendosuri i tyre (qe vet as qe nuk e besoj) prap ka si themel qendrues gramoz ruçra me shoke (garden e vjeter qe skan pasur kurre vizion per ndertimin e shtetit, injoranca eshte burimi i te gjitha te keqijave dhe kur perzihet me njeriun e lig shkakton fundin e botes ose “déluge” thone francezet ose qametin ne tuqishte shqyptarçe do te thoshte “nastradini”). Ne jemi drejte asaj rruge me kete klase politike.

  29. ali says:

    Jam dakort qe Edi Rama te takohet me partite e opozites , por kurresesi me banda, si ajo e 2B ,sic thote
    Z. Mero . Edi duhet te binde popullin shqiptar ne pergjithesi dhe nderkombetaret ne vecanti se e ashu –
    quajtura PD , asnjehere nuk ka qene parti ,por nje bande kacakesh te formuar nga nje zone e eger malore,
    me njerez te eger dhe vrastare .Me kete nuk perfshihet e gjithe zona por vetem kacaket e kesaj zone dhe
    disa te mashtruar nga te gjithe zonat e tjera te Shqiperise qe menduan se kjo bande do te sillte demokracine
    ne Shqiperi . Por fatkeqesisht nuk ndodhi keshtu ! Banda shkoi ne genin e saj ,ne nje gruphajnash ,vrasesish,
    grabitesish etj. etj.
    Prandaj Edi duhet te perjashtoi nga takimet kete grup dhe ta konsideroje ate si ” Agimi Arte,, i Greqise duke
    i treguar vendinkesaj bande me emrin PD .

  30. Blerimi says:

    Sikur ky te ishte thjesht nje “propozim i pameshirshem”, do te ishte mire Mero. Por ai tregon diçka tjeter qe perben problem: Rames i mungon kurajua e liderit politik per te marre vendime ne pershtatje me ligjin dhe me programin e shpallur te reformave dhe ne kundershtim te interesave te ish-pozites. Kete kurajo nuk ia dhane dot as 1 milione votat qe mori. Kjo u kuptua qarte kur ai nuk hoqi dot nga posti i Kryepolicit te Shqiperise Burgajn, pa bere kompromis me te duke i premtuar kreun e Akademise se Policise dhe duke i lejuar te merrte me vete ne Akademi edhe gjashte ish-bashkepunetore (apo bashkefajtore?) të tij. Siç do ta shikojme, reformat e premtuara nga Rama do te mbajne diçituren: “Polli mali, beri mi”.

  31. Dule Bisha says:

    Shume e thjesht kjo eshte ura e kalimt te cameve ne mazhoranc dhe te kapin ndonje llokem qe ka ngelur. Sa per luli dihet mo qe eshte trendelin dhe kenge…

  32. Adi says:

    Bie dakort me pjesen me te madhe te shkrimit pervecse mendoj se figurat si psh Bozdo, Tabaku e Bogdani mund te jene figurat me moderne dhe me te kompletuarat ne kete opozite te sotme … sidomos kur mendoj per Noken , Halimin e Imamin , keta tre te paret jane ti puthesh ne balle!

  33. gjergji*** says:

    Eshte e drejte e Meros ti shohi ngjarjet e fundit nen prizmin e tij por per hir te realitetit duhet te themi se ne kete shkrim ai eshte nen nivelin e tij te zakonshem.Komenti per thirrjen e Shen Vasilit per tu bere “albiter” midis E.K.R dhe L.XH.B eshte ne vehtvete nje thike me dy presa ku ne fakt artikullshkruesi na jep vetem nje ane te preses kurse tjetren e injoron.

    Petrit Vasili ne kete rast po demaskon per here te pare zyrtarisht rolin katalizator te LSI e cila duket nje parti ,koka e te ciles eshte gatuar neper labirinthet e ambassadave te cilet e perdorin ckraparlliun I.R.M si koqe kandari per te vendosur ekulibrin ne kete vend.

    Llogjikisht per nje diskutim ordiner sic eshte statusi i nenpunesit civil nuk ka aresye pse nga dyshja aleate PS-LSI te dali nje Vasil i lesh-eise dhe te pajtoje dy “armiqte” EKR-LXHB kur ne fakt kete detyre e kishin Arvizu,Wolfarth,Sequi te cilet praktikisht e kthyen shqiperine ne nje republike te shpifur ambasodoriale dhe tani paskan lene suflerin e tyre.

    Kane ndodhur shume episode kete muaj qe tregojne se dueti PS-LSI ishte nje krijese artificiale e komanduar me pult nga “kompetentet” dhe tani po i dalin petet lakrorit.Pamvaresisht se iku monstra SRB nga pushteti ai eshte akoma i plotfuqshem duke patur gjithe kollonat e drejtesise,presidencen,shikun dhe i ka lene nje shtet fantazem EKR i cili “do thyej koken” ne llamarinat BOSH te arkes se thesarit te pseudo shtetit shqiptar nqs nuk flet troc me shqiptaret sidomos per gjylen e rende qe i kane lidhur ne kembe qe quhet LSI.

    Devijimi i IRM per 21 janarin,shqup-in,portretin e Nishanit,idiotizmi me zyren e Zhelefines etj etj dhe tani se fundi me kete albitrim per dyshen EKR-LZHB tregon se dikush outside po zevendeson “kalin e tro(po)jes” me nje gomar ckrapari inteligjent dhe roli i tij do jete se bashku ne pushtet me EKR per nje periudhe kohe jo te gjate derisa sa ti “dorzoje’ pushtetin kryeminstrit te ardheshem LXHB.

    Ndoqa me keqardhje intervistat e dy ish njerezve te nderuar S.Pellumbi dhe D.Agolli qe ishin kthyer ne gerdalla Korce qe kane devijuar dhe mentalisht.E kam me shume fjalen per dokumentin e “Katovices” qe na paraqet Pellumb Plakushi.Eshte shume e sakte ajo qe ka ndodhur me Ramiz Aline per transferimin e pushtetit nga PPSH tek PD-PS por kjo
    marreveshje egzistoi deri ne 2 Prill 1991,dite kur filloi invazioni i UDB jugosllave me ish zogistet,ish diversantet,ish bashkpuntoreve te fashizmit te cilet te dirigjuar nga disa amerikano-tropojane dhe komunisto-tropojane moren pushtetin ne 22 mars 1992 duke u perkrahur fatkeqesisht nga amb.amerikan Rajerson qe “aksidentalisht” erdhi nga Beogradi.

    U lemerisa kur lexova dy intervistat e Robert Papes nga Washingtoni i cili akuzonte Djallin Berishe dhe Monstren Zhelefine si spiuna ,agjente
    antiamerikanedhe ca fakte si te filmi “CILI JENI JU ZOTI SORGE”
    Me cfare pohonte ky kallam gazetar duhet te arrestohet ose vete Robert Papa per shpifje,ose SRB si antishqipar & antiamerikan ose koloneli ambasador Rajerson qe pruri ne pushtet ne 1992 kriminelin SRB.

    Po mbushet nje cerek shekulli nga nderrimi i sistemit dhe akoma shqiptaret merren me xhamija,stadiume,prishje ndertime pa leje,statuse te nenpunesve fantazme pa shtet dhe nuk kane kuraje te thone te verteten qe ai vend ka degraduar pefundimisht dhe perseri po shkon nga njera humnere ne tjetren me te thelle dhe me te erret.E vetmja menyre sherimi eshte qe te dali para drejtesise krimineli ANTISHQIPTAR me i madh i lindur ne trojet shqiptare SRB dhe nqs kjo nuk arrihet shpejt duhen debuar nga skena e historise plehrat e parise Tiranes PD-PS-LSI.

  34. astrit says:

    MERO -PER BASHEN DHE BEMAT E TIJ ESHTE PAK TE JESH I PAMESHIRSHEM,KJO ESHTE NJE NGA TORTURAT ME TE LEHTA PER NJE KRIMINELSI AI,DHE POS PRANOJE KETE DIALOG,ATEHERE I GJITHE POPULLI DUHET TE SHPREHET PPER NJE OPOZITE DESTRUKTIVE.

  35. astrit says:

    z.Baze Sali berisha me force nuk jua mbylli dot gazeten,por me duket se Edi Rama ju ka blere ju e gazeten,te merreni me opoziten eshte lux,merruni me poziten e cila premtoi konkurse dhe tha qe jane 6 mije kerkesa,por me sa duket ne poste po vihen vetem militante,a do anullohet llotaria kombetare?do hiqet t.v.sh per biznesin e vogel?pse vazhdohet me emerime partiake dhe militantiste?qe mos te qajme Saliun ne pushtet ashtu sic qame Nanon,duhet me teper se sa llafe boshe!

  36. DRITAN says:

    Po te ikin mje dite palexuar MERON ….ajo dite nuk ka ikur

  37. Arif Gjongjini says:

    Analiza është e drejtë, e mprehtë, por edhe ca cinike, mirëpo cinizmit në këto rrethana ku ndodhet politika shqiptare nuk i shpëton dot, madje duket i domosdoshëm.

  38. selimi says:

    Per mua eshte gabim ti kerkosh Lulushkes konsensus.Pse nuk i beri sala pas 23 qershorit trajtimet ligjore qe nevojiteshin. Apo kishte pune te tjera.Mos ju perulni hajdutit por votojeni me 84 vota. Eshte Kushtetues ky votin sic u zgjodh Nishani. E harroi Lulushka se c konsensusdhane per zgjedhjen e Presidentit keta Perveser. U be jo konsensuale por u quajt kushtetuese. Edhe Akti Normativ i votuar me 84 vota eshte Kushtetues. Votoni sa me pare , mos ngurroni.Socialistet e votuesit e majte jane te shqetsuar nga avashlleku.

  39. kokrra says:

    nuk ka 40% perqindsha o 20% perqindsha, kur diçka eshte me vlere, kushton perhere shtrejte … per ket motiv alleanca nuk varet ne bazen e numrave por ne baze te vleres.

  40. miri nano says:

    Bukur e ke qendisur zoti Mero,analize e perkryer dhe bindese,sepse ky dei kryetari i tille eshte,kryetar robot qe flet me gjuhen e sales dhe vetem nen komanden e tij ,vecse mendimet mundohet t,i shprehi ne formen me artistike se komandanti i tij .Nuk mund te ngrihet kjo opozite nga gropa ku e ka futur sala qe ende po e mban peng PD sikunder ka bere qe nga koha qe Ramizi ia la peshqesh PD per te zbatuar Katovicen duke emeruar komuniste te bindur te PPSH si Salen e Fatosin.

  41. ali says:

    Zoterinj ! Me thoni cfare ndryshimi ka PD -shqiptare nga Agimi Arte grek ?! . Kreret e Agimit te arte jane
    ne burg ! Po qeveria e Rame cfare pret ?! Dosjet e ketyre krimineleve jane sa mali korabit !!!!!

  42. meri meri mos i ler says:

    kur lepin idiotizmin shkruan idiotizma te lexojn idiotat vlersimi pa idiot .Me politikan te till ,masmedie te till,ndertojn nje kultur mediokre si keto qe shkruan merua ma 85%e egjith shtypit ton mos u ankoni per snje si te shtrosh ashtu do flesh gl

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje