Opozita dhe hallet e çiftit 2B

10 Tetor 2013, 20:48Editorial TEMA

Nga Mero Baze

 

Sali Berisha nuk e përballoi dot anulimin e lejeve të ndërtimit për godinat që po bën Familja e tij në krah të Xhamisë së Namazgjasë. I prekur si kurrë ndonjëherë këtë muaj në opozitë, ai ka reaguar gati sikur të jetë në sallën e gjyqit për të shpjeguar se i takon leja që ka marrë për katër objekte ndërtimi në krah të xhamisë. I braktisur nga Komuniteti Mysliman, i cili është i interesuar vetëm për xhaminë dhe jo për bizneset e Familjes në krah të saj, i pafuqishëm të mbrojë kryebashkiakun që u vetëdiskreditua kur deklaroi se ka shitur lejen e ndërtimit në këmbim të 2 mijë metra tokë gjoja për xhaminë, ka gjetur si arsye të vendimit të qeverisë së re urrejtjen për kundërshtarin.

Pra, më në fund nuk duroi dot dhe e tha të vërtetën. Nuk bëhet fjalë se Edi Rama nuk do të ndërtojë Xhaminë e Namazgjasë. Ai bile e garantoi ndërtimin e saj me këtë vendim, pa shtesat e Familjes në krah. Nuk bëhet fjalë më as për ndonjë plan urbanistik që lejon ndërtimin e godinave të tij. Bëhet fjalë sipas tij vetëm për urrejtje të Edi Ramës për kundërshtarin politik, çka na e bën të qartë se bëhet fjalë për godina biznesi që i përkasin Lulëzim Bashës dhe Sali Berishës. E gjitha deklarata e Sali Berishës ka vetëm këtë argument. Dhe këtu ka pjesërisht të drejtë. Arsyeja themelore pse Rama i ka bllokuar këto godina, është se ato janë pazari i Bashës dhe Familjes për të maskuar biznesin e tyre nën hijen e minareve të xhamisë. Xhamia ka tokë të mjaftueshme për t’u ndërtuar dhe pa atë copë tokë që Basha pretendon se ka bërë pazar t’ia japë, por dhe nëse nuk ka, qeveria ka tagrin të shpronësojë kundrejt vlerës së tregut çdo subjekt aty dhe t’i japë të drejtë ndërtimit të xhamisë. Bashkia nuk ka detyrë të bëjë pazar për leje në shkëmbim të tokës dhe as të shqetësohet më shumë për fatin e disa godinave biznesi se sa për Xhaminë e Namazgjasë, e cila është një vepër publike.

Problemi real i çiftit 2B është se ata kanë vendosur të ndërtojnë një perandori të tyre financiare në opozitë, mes xhamisë dhe SHQUP, duke bërë bashkë bizneset e tyre dhe selinë e re të PD-së, e cila po ashtu duhet rishikuar në themel.

Dalja blof e çiftit 2B në maskimin e biznesit të tyre përmes projektit për Xhaminë e Namazgjasë, përveç shqetësimit financiar që u shkakton atyre, i shkakton dhe një problem politik opozitës, e cila tani në vend që të fokusohet në luftën politike ndaj shumicës së re, duhet të mbrojë qendrat e biznesit të çiftit 2B, për të cilat janë gati të përfshijnë dhe “Ndërtesat e Zotit” si dhe të përpiqen të ringjallin një kauzë për tribalizëm të ri në pushtet.

Në logjikën e tyre të thjeshtë, ata mendojnë se ato çfarë ata tani nuk i vjedhin dot, do t’i vjedhin të tjerët dhe emërimet e tyre tërësisht tribale tani do t’i bëjnë të tjerët.

Ka një muaj që qeveria e re ka filluar punën e saj dhe beteja e vetme politike që çifti 2B kanë tentuar të bëjnë është beteja për të mbrojtur godinat e biznesit të tyre ngjitur me xhaminë dhe të theksojnë se tropojanët po zëvendësohen me tepelenas. Nismat e tjera politike i kanë teatrale dhe pa asnjë vizion. Reagimet ndaj reformave të Ramës thuajse nuk ekzistojnë, ose dhe kur bëhen formalisht vihen në gojë të personazheve vulgarë të opozitës, çka është më mirë mos të flasësh fare.

Të përfshirë kokë e këmbë në konflikt interesi, çifti 2B po merr zvarrë opozitën duke injoruar problemet reale që ajo mund të ngrejë në këto momente. Ka shumë biznese dhe monopole që po transferohen nga klientë të çiftit 2B në njerëz afër qeverisë së re, të cilët opozita nëse nuk do t’i kishte duart e lidhura, mund t’i bënte copë. Ka plot njerëz që deri dje kanë punuar me Familjen si klientë të saj, të cilët sot po përpiqen të ruajnë pozitat tek qeveria e re, për të cilat opozita përsëri nuk flet dot se ka frikë nga çifti 2B. Ka plot personazhe të administratës publike, dikur ushtarë të çiftit 2B, që po përdoren për të sakatuar mbështetës të tjerë të opozitës në administratë dhe opozita nuk flet dot se ka frikë nga çifti 2B.

Të kompleksuar nga tribalizmi i tyre në pushtet, ata po ashtu përpiqen të heqin paralele se pushteti i ri është një pushtet tepelenasish duke u përpjekur të ngjallin një ndasi veri- jug. Përveç “T”-ës së përbashkët, kjo teze nuk më duket se ka ndonjë kuptim. Tropoja u bë famshme për tribalizëm për shkak se ishte vendlindja e kryeministrit, ndërsa Tepelena nuk ka asnjë të emëruar të rëndësishëm në pushtetin e ri, asnjë ministër, asnjë drejtor, bile dhe deputetin e saj e ka nga Gjirokastra. Këta policët që përfliten si tepelenas, janë gjirokastritë, por ata mund t’i bënin nder policisë edhe po të ishin tropojanë.

Opozita e kapur peng nga çifti 2B mendon se mund t’ia dalë të bëjë opozitë vetëm duke mbrojtur bizneset e tyre dhe duke u hakmarrë për akuzat që u kanë bërë atyre për tribalizëm. Në të vërtetë kështu vetëm sa na tregojnë edhe më qartë se çfarë kanë bërë.

Shikojeni Sali Berishën çfarë akuze bën për godinat krah xhamisë! Thotë se Edi Rama po i bllokon se do të ndërtojë vetë. E ka fiksim këtë gjë. Çdo gjë që ka bërë vetë dhe nuk e bën dot më, mendon se do ta bëjnë dhe të tjerët. Çdo gjë që ka vjedhur vetë dhe nuk e vjedh dot më, mendon se do ta vjedhin dhe të tjerët! Çdo gjë që ka ndërtuar në mënyrë të paligjshme dhe nuk e ndërton më, mendon se do ta ndërtojnë të tjerët! Asnjë sekondë nuk mendon dot si njeri normal! Vetëm si hajdut!

65 komente në “Opozita dhe hallet e çiftit 2B”

  1. baca says:

    ta gëzojnë emrin e ri 2B

      1. voica says:

        Lerini 2B-te, se ndoshta nuk keni pare keto dite 1A-në.
        Kesaj, Shqiperise, me duket se i buzeqesh edhe fati ndonjehere.
        Pse?- do thoni ju.
        Shikoja nga TV Klan nje debat, te Fevzi monstra, pikerisht per xhamine. Ishte edhe Grida…
        1A: “1”-shi kuptohet qe behet fjale per numrin, kurse “A”-ja do te thote Artan Hoxha. Sepse ka ca kohe qe eshte egersuar, bertet e çon zerin, si i dale jashte natyres se tij te qete dhe te mbushur dëngza me logjike. Besoj se e mbani mend sa i qete ishte jo me pare se 2-3 muaj, pa le akoma me PERPARA, atehere kur argumentonte 21 Janarin, zgjedhjet e bashkise se Tiranes etj, etj. E mbani mend ku ne cdo debat, per zgjedhjet lokale te 2011-es, i “bente lecke” drejtuesit televizive, me Sokol Balle e Dudush, qe nuk i kishin prure nje derrase te zeze ne studio, vetem sa te spjegonte nje veprim te thjeshte arithmetik, qe te spjegonte pse dilte Basha fitues?!Ja, kaq e thjeshte ishte, po i mbushej mendja Nazarkos e bagetise ne rradhe vetem me te sqaruara me fjale?!
        Tani, pse qenka me fat Shqiperia, thame me lart.
        Eshte me fat, sepse ka per president te saj Bujar Nishanin. Po, or, po! Nishanin.
        Sepse e merrni dot me mend qe po te mos Artan Hoxha spiun, do t’a kishim sot President?!

        1. veriori says:

          Vertet me ka bere shume pershtypje “1A”? Mendova shume me vete e thashe: medet per ne! Po sikur(larg qofte) ky “1A” te ishte bere President i republikes?????????? E çorri masken plotesisht si sherbetor i perulur i “2B”-ve.
          Turp!

    1. tiger says:

      Me cpo shoh une keta halldupet e PD-se vazhdojne te zhgryhen ne llucen e Saliut. Edhe kur ngrene akuza per ‘njerez te perfolur te botes se krimit’ nuk permendin emera te pervecem nese ata jane influenca te LSI-se.

      Strategjia duket qe eshte: o burra te presim qe Rama dhe Meta te ndahen. Por gjithe harta e emerimeve keto jave, tregon qe jo vetem qe Rama dhe Meta s’kane ndermend te ndahen kete mandat, por nuk eshte cudi qe mandatin tjeter edhe te bashkohen fare ne nje parti.

      Duhet qe dikush te mari persiper te beje rolin e Opozites ne kete vend, ndryshe gjerat do marrin per keq. PD-ja ka ngordhur

    2. tironci says:

      KEMI 23 VJET QE NE CDO BISEDE KOMENTOJNE SE SI NA VJEDHIN DHE NA POSHTEROJNE.BOLL ME !!!

      ESHTE KOHA PER DREJTESI.

  2. Arber says:

    Ky eshte fundi i tij turpshem, por i merituar. Prit dhe pak se do te vije nje dite qe te dalesh para drejtesise per gjakun e pafajshem te shqiptareve.

    1. N Shabani says:

      Te lumte dora Mero Baze. Sali berisha eshte bere per te qare hallin jo se nuk ka para por sepse eshte kaq I pangopur sa zoti e ruajte babezine e famijles se tij se do goditet atje ku nuk ja pret mendja. kush eshte i pangopur asnjehere nuk ka perfunduar mire. Do jap vetem nje shembull. Te gjithe e dini historine e pasanikut te madh me fame boterore Onashi i Greqise cfar fati pati familja e tij. I vdiqen te dy femijet edhe djali edhe vajza, e ce donte ai pasurine me mbas vdekjes se femijeve te tij. I iku jeta vrere nuk ka me keq se dhimbja e femijes edhe Saliu kurre mos u ngopte me aq shume sa ka vjedhur do ti dalin nga hundet nje dite.

  3. nd-ih-ma says:

    Mer Je i madh

  4. nd-ih-ma says:

    Mero Je i madh

  5. enea says:

    Bravo Mero!!!
    Ua nxive ketyre larove.

    Sali Berisha nuk ka per te ndryshuar ndonjehere. Dje ai kishte pushtetin per familjen, sot ai ka opoziten perseri per familjen.

    Mjere “demokratet”.

  6. Auron says:

    Lereni te pellase sa te doje,se tani nuk kafshon dot vec vetes se tij!!!
    Shqiperia nuk ka opozite,se ajo,qe duhet te ishte OPOZITE REALE akoma nuk ka bere gje qe te NDJEHET SI E TILLE,PRA FRD-ja!!!
    Ajo,qe e quan veten opozite,pra PD-ja e Berishes dhe Bashes,ka marre fund se qeni PARTI POLITIKE e jo me opozite!!!
    AJO ME KOHE KA QENE NJE BANDE KRIMINALE,qe normalisht duhet t’i plotesohen DOSJET PENALE NJE E NGA NJE!! POPULLI SHQIPTAR E DHA VERDIKTIN E TIJ NE 23 QERSHOR!!!
    Tani qeveria te beje detyren e vet:VRASESIT dhe HAJDUTET PARA DREJTESISE!!!
    T’I VJELLIN PER HUNDESH TE GJITHE KRIMET E TYRE!!!

  7. tina sina says:

    je i modh mero si ishte – Asnjë sekondë nuk mendon dot si njeri normal! Vetëm si hajdut!

  8. karlzajsjena says:

    ORE SALI TE “MORSHA T’KEQEN”SE MJE BO PER T’VAR TENEQEN.shko e var nji gur ne qafe edhe mbytu or “ALIFIMATRAK”por ,terhiq kemben zvarre dhe mer edhe te tjeret me vete.HIQUNI SYSH SE NA QELBET!!!!!!!!

  9. miku says:

    Artan Lame zbardh vendimin e sali berishes, ku ne te njejtin vend jane leja e xhamise dhe leja e objektit polifunksional.
    LAme: Ky vendim eshte perdhosje e fese”
    http://dielli.al/lajme.php?id=11704&k=71

  10. Trebeshina ne Tepelene. says:

    shkrim fantastik me te vgertetat e tij therese!.

  11. SHEME SHAPKA2 says:

    Po pse cfare pret ti Mero,mos valle uzurpoi oushtetin per popullin Saliu?Apo emeroi Bashen se ishte i zoti ,Jo or jo e emeroi Bashen se e perdor si lecke per te fshire…kepucet.

  12. rrupaqe says:

    une do shtoja berisha x basha B NE KATROR

  13. ona says:

    Mero me paragrafet efundit i ke thene te gjitha,ky njeri nga burgu ne cmendim do perfundoj,,,,,,,,,,,,,

  14. Ajet Delaj says:

    Me cfare kemi degjuar deri tani Kryeministri Rama i hoq xhamise mafien nga shpina qe ja kishin vene bashkryetaret e pushtetit dje dhe opozites sot. Nese z Berisha di gje per drejtuesit e komunitetit musliman se jane mafioze atehere duhet te na e thote edhe neve se mbase ka te drejte.
    Megjithse presim si do reagoje drejtuesit e komuniteti musliman karshi kesaj deklerate pasi dje nuk shfaqen asnje pakenaqesi ndaj vendimit te KKRT qe e kryeson Kryeministri Rama.
    Me sa e njoh fene islame di qe ne oborin e xhamise nuk lejohet asnje aktivitet biznesi megjithate fetaret muslimane Basha-Berisha e kishin kushtezuar ndertimin e xhamise me qender biznesi.
    Se kush eshte ketu mafiozi dhe kush i ka futur duart e mafjes ne shtepine e zotit nuk besoj se eshte e veshtire per ta gjetur megjithate i ftoj komentuesit te gjejne se kush e ka pas pronotuar ate siperfaqe per te ndertuar qendrat e biznesit njitun me xhamine dhe panorma jo vetem behet me e qarte por na ndihmon per te kuptuar shqetsimin e dyshes Basha-Berisha dhe dekleratat e tyre.
    Prapseprape une nuk mendoj se problemi me madhor qe shqeteson qytetaret e Tiranes sot eshte ndertimi i Xhamise se Madhe te Tiranes.

  15. Denis says:

    2B eshte thjesht e alarmuar se po ja merr pazaret 2K e Kokedhimes.

  16. daja says:

    O Mero po mir mer lal kaq shume ta paska fut Sala qe mersesh akoma, shkruj mer trim nja dy llafe per Ramen se nuk ka as nje muj qe e ka mare pushtetin dhe e ka bo vendin lesh e li.
    O “pishtari i llafes lire”o trim me flete shkruj mor lapaqen nja dy rreshta per ate qe po ben dyshja ROMA- TAHO me policine e shtetit qe po kthejne ne nje bande personale me njerez qe ishin shkarku per lidhje e tyre me krimin.
    lene per lal Berishen ne pleqerine e tij se eshte pa qeder( se po te ishte Saliu ai qe ti na shkrun, con il cazzo di Nuc Rrakut i fitonit zgjedhjet)po shiko ate te gjatin sa nuk eshte vone se edhe ty ka me ta bo gropen KOço Kokedhima vonon po nuk harron..

    1. Zhelefina says:

      “Daja” bertet : DUM BABEN !

    2. edi rama says:

      O daja! Ku jeton ti mer lale! Prandaj ju shporrem qe te gjitheve edhe juve qe na keni care trapin duke mbrojt plehren Sali. Ik te te japi ndonje kocke Saliu dhe mos pip – pip si kanarine ketu. Saliu donte me ja fut Meros, por gropa ju be aq e madhe me 23-qershor, sa nuk ka PeDe-ist qe ta mbushi. Atij te gjatit shihini targen, se shancin nuk e keni te flisni. Ju shporrem me qelbesiren Sali te gjitheve dhe prit se ka akoma per te pare. Pleqerine e Berishes shko tregoja ndonjerit si puna jote, se ai kriminel do ta shihni se cfare fundi do kete, hakat e popullit do ti laje nje me nje. Ik bej cicin me Saliun dhe Lulen pederastin.

      1. galaktika says:

        O daja nga Kavaja, ai i gjati s’ka thane asnji cerek llafi per 2B keto dy muj, kurse 2 dylberet e tu vec e llapin per dite e per minute kunder Rames. Kjo asht diference e madhe, apo jo, qe ndan qytetarine nga katunaria, si puna jote.Hajt tyrqeta daje.

  17. Populli says:

    Shikojeni Sali Berishën çfarë akuze bën për godinat krah xhamisë! Thotë se Edi Rama po i bllokon se do të ndërtojë vetë. E ka fiksim këtë gjë. Çdo gjë që ka bërë vetë dhe nuk e bën dot më, mendon se do ta bëjnë dhe të tjerët. Çdo gjë që ka vjedhur vetë dhe nuk e vjedh dot më, mendon se do ta vjedhin dhe të tjerët! Çdo gjë që ka ndërtuar në mënyrë të paligjshme dhe nuk e ndërton më, mendon se do ta ndërtojnë të tjerët! Asnjë sekondë nuk mendon dot si njeri normal! Vetëm si hajdut!

    Hahah, sa e vertetë!!!
    Mero, i ke rënë pikës edhe sot!
    Faleminderit!

  18. iliri says:

    Kam pershtypjen se do ti shkonte me mire emri”ÇIFTI 2M”…se kane ne nder te tyre edhe nje pjese teatrale apo skec te realizuar nga Koco Devole…besoj qe u kujtohet te gjitheve…

  19. miku says:

    up-date
    duke vleresuar kete koment, z. Artan Lame jep edhe dy shkelje te tjera te vendimit te berishes per xhamise se namazxhase dhe objektit polifunksional: Leja nuk ka emer subjekti dhe projekti nuk u miratua nga keshilli kombetar i restaurimit prane IMK-se.

    http://dielli.al/lajme.php?id=11704&k=71

  20. LILOLABJA says:

    Ky eshte kualiteti qe kane Tepelenasit ,qe ai Olldashi me tru pule kerkon ti stigmatizoje .Mero nuk kane marre gje vesh ne 23 Qershor, qe ishin 1000000 Tepelanas, qe ju dhane shqelmin bytheve ,por ju pelqen qe te luajne karten e ndarjes veri- jug duke fyer shqiptaret .Asnjë sekondë nuk mendon dot si njeri normal! Vetëm si hajdut!,si perçares ,si shpellar ,si kriminel profesionist !!!!!!!!!!!
    Mero je stari i gazetarise shqiptare !

    1. ira says:

      Star Mero dhe kompani? Star shikasi i Gazededes? Dhe themi pse nuk behet Shqiperia.

  21. Horri i Bulevardit says:

    Familja Kruja, ka vetem nje pjese toke aty, dhe pjesen tjeter e jane poshte shkolles se kuqe dhe ju deklaroj se nuk kane patur shume prona, une mendoj se shteti duhet te rishohe edhe njehere tapite dhe ti krahasoje me origjinalet, qe Enveri i strehoi neper kadastra dhe nuk i zhduku, por qe mbas 92-shit, per cudi u zhduken tapite origjinale, me synimin per tu vjedhur toka nga pushtetaret.
    Familja Kruja nuk ka asnje cope trulli ne ate zone,kete ja u them me bindje, ajo toke aty ka qene e blere nga qeveria e mbretit Zog, por jo nga familja Kruja dhe po te hapen arkivat qe sjane vetem ne Tirane, por jane edhe ne Rome, ne ministrine e jashtme, do te shohim se shume pseudo-pronare, do te dalin me dokumenta fallso.
    Ju deklaroj, familja Kruja, ka patur trull shpije ne zonen pak me poshte se shkolla e kuqe dhe basta.
    Eshte bere nje baterdi e vertete me pronat dhe per kete gjithe fajin e ka Sali Berisha, arrestoni sa me pare Sali Berishen dhe shume te friksuar nga shpellari Berisha, do te clirohen nga makthi dhe do te reagojne ne dobi te zbardhjes se pronave te verteta.

  22. qiriri says:

    2B eshte”pak” Ata duhen emertuar: infinitB(bema), sikunder jane te pafunde bemat etyre te ndyra.Ju vafte te dyve shpirti ne ha…

  23. himara says:

    ministri i brendshem eshte nga tepelena, pra T2

  24. bruti says:

    2 B do te thote 2 bythqiret e Shqiperise !!!

  25. Ali says:

    Nuk sho tepelenas pa fund ne emrimet e reja. Lerini budallalleqet. Mos vazhdoni te perçani. Boll e ndate veri jug Shqiperine, apo keshtu i kini marre detyrat nga ata qe u derguat nafte ne 1999. Per shkak te detyres njoh mjaft tropojane te mire, te shkelqyer, te ndershem, punetore…
    Saliun dhe vete tropojanet e urrejne, sidomos Haklajt qe i vrau, i preu, i degdisi e u prishi dhe kullen disa dhjetra vjeçare…
    Une nuk besoj se nga 38 komisariate qe ka republika 32 te jene tepelenas, siç ishin ne kohen e ish kryeministrit te rrezuar nga Tropoja, siç i meshohet nga keqbersit qe kurre nuk deshen e nuk bene dot shtet.

  26. qerim basha shalengjituri says:

    2beqirat dhe fazlliqi ngelen pa kulla

  27. selimi says:

    Bravo Mero. Tamam “2B”Vetem per grykesi e kane sepse sa kane zhvatur ata kane krijuar nje perandori qe mjafton per 100 breza.Eshte detyre e burrave me te vertete te drejte te ketij kombi te pergatisin proletaret qe t ja u rrembejne pasurite e zeza e te felliqura jo vetem ketyre 2 B por por te gjithe atyre qe kane grabitur e vjedhur ato qe populli i ndertoi me djersen , gjakun e jeten e tij.Vdekje ndyresirave e felliqesirave.Lavdi proletariatit te ri.Dita po afron.Tik – tak.

  28. Lasgushi says:

    Mero trimi si gjithmone i sakte

  29. kastriot says:

    Po vazhduan te bejne keshtu opozite dhe 3 dekada do ta shohin veten ne stol te rezervave dhe e keqja eshte se jane mesuar me pushtet e me vjedhje.

  30. minushe says:

    eshte momenti te filloje shteti i te drejtes, po s ‘mbajten pergjegjesi per cfare eshte zhbere….deri tani….asnjehere nuk do kete shtet per shqiptaret qe e kane enderruar dhe e enderrojne ne cdo cast. shpresa vdes e fundit…por per sa kohe kane qene dhe hyjne ne politike njerez si Grida Grifsha, 2G nuk behet ky shtet. pa pike edukate. Aty fillon….pastaj kujton se di gjithshka dhe merr pjese ne cdo emision ne tv , percfaredo cehtje qe diskutohet……si ka mundesi? apo i di te gjitha dhe s’di asgje??????

  31. GJILANASI says:

    FALËNDERIM dhe RRESPEKT për ju z.MERO BAZE për gjithë këtë angazhim TUAJIN në demaskimin ( xhveshjen lakuriq )e të gjitha punëve t’pista të qiftit… tanimë si thua ti 2B. TI JE ZËRI YN – DEFINITIVISHT. Të lumt.

  32. Albatros says:

    Pronaret e pronave te tilla, si kjo ne fjale, eshte thene se do kompesohen ne bregdet apo diku tjeter. Po filluan ndertimet ne keto lloj lulishtesh , vajhalli cfare katrahure do behet. Atehere te gjithe pronaret e trojeve te kesaj natyre duhet te trajtohen njelloj. “Te gjithe te barabarte para ligjit” – shprehje qe politikanet tane e kane neveri

  33. artan says:

    Me pelqeu shume ne kete shkrim targa “Cifti 2B”.

  34. rasimi ny says:

    Edhe pse trajtohet dhe analizohet me mjeshtri dueti kriminal 2B vihet re nje stonim i konsiderueshem ne kete editorial sepse paria e komunitetit myslyman trajtohen si engjej.

    Veprimi me i drejte i Rames do ishte te propozonte per nje referendum te popullit te kryeqytetit nese do ishin dakort qe te ndertohej kjo xhami dhe do isha i bindur qe do te merrte pergjigje per anullim te kesaj ndertese te shpifur.Le te rendisim disa arsye perse nuk duhet te ndertohet kjo xhami sherranjose.

    Pikesepari bash ne qender te Tiranes eshte nje xhami e Etem Beut qe ne nje fare menyre pasqyron supermacine e komunitetit islam ne Shqiperi dhe ndertimi i nje xhamie gjigande te shemtuar vetem se do te prishe pune dhe me teper do jete si pushtim se sa ndertim.

    Perspektiva e Shqiperise ne baze te disa fakteve baze te sotme tregojne se orientimi i shoqerise tone eshte drejt perendimit dhe ka nje largim apo ftohje te islamit pamvaresisht nga nje presion i madh arab apo filoturk qe vihet re qofte ne menyre te hapur apo qofte te fshehur.

    Nuk eshte sekret te themi se emrat e shqiptareve nga 1 deri ne 40 vjec pothuajse nuk kane fare emra myslymane ose mund te kapin shifrat 1-2 % qe eshte me e ulta dhe ne europen perendimore qe kane popullsi emigrantesh myslymane te konsiderueshem.Mos harrojme se ky kontigjent perben pothuajse gjysmen e popullsise shqiperise me emra te de-isalmizuar qe duhen respektuar

    Jam 60 vjecar dhe pothuajse brezi i im dhe i disa gjeneratave te aferta nuk e kemi frekuentuar kurre ose shume pak kultet fetare dhe literaturen perkatese per aresye qe dihen.Kam bindjen se keto gjenerata jane ose jofetare,indiferente,te pa percaktuar ose ateiste qe ndoshta perbejne pjesen me te madhe te popullsise shqiptare.

    Pas 1967 megjithese u veprua keq nga sistemi i kaluar ne ndalimin e besimit fetar me dhune u vu re nje fenomen shume pozitiv qe u prishen gardhet midis kater besimeve dhe per 40 vjet ka nje numer te jashtzakonshem martesash mikse qe nuk dallon dot pasardhesit e tyre cfare besimi fetar kane.Kjo u duk dhe ne regjistrimin e fundit te popullsise qe jane dhene shifra fiktive pasi kan dale rezultate befasuese qe jane mbajtur fshehur ose jane super korigjuar ne tavoline.

    Edhe nese do behet ajo xhami mysybet te namzgjaja do jete nje vetvrasje ne lidhje me trafikun e Tiranes sepse ne ditet e “gjurulldive” fetare tiranasit do mallkojne veten por do jete vone.
    Nje rast i ngjashem eshte dhe ndertimi i godines se OKB ne Manhaten per aresye “biznesi” dhe sot njyjorkezet mallkojne ate qe e ndertoi dhe e kane dite zie kur ka mbledhje kjo organizate.Sa here kam vizituar Tiranen vitet e fundit jo vetem qe eshte kthyer ne geto por dhe ka nje trafik pambarimisht te neveritshem.

    Fakti qe eshte ndertuar kisha e re orthodokse ne menyren me antishqiptare te mundeshme ne mes te Tiranes kjo nuk duhet te sherbeje si revansh per te eklipsuar kete krim urbanistik.

    Fenomeni me i urryer ne keto 22 vjet pornodemokraci ne shqiperi eshte ngritja e sumave te myslymeve para peremendores se Gjergj Kastriotit ne raste festash fetare dhe eshte i vetmi problem per te cilin i jap te drejte Enver Hoxhes qe ndaloi keto shqiptare me gjak turku qe sfidojne heroin kombetar perpara callmes anadollit.Edhe nqs do ndertohet kjo xhami e shpifur perseri sumngrehurit e andollit do te
    drejtojne “tytat” e tyre nga heroi kombetar.

    Akoma me neveritese jane altoporlantet ku hoxhallaret shkaktojne ndotjen akustike me te peshtirosur dhe duket sikur je ne nje vend arabik dhe jo ne nje vend europjan.Duhet te ndalohet me ligj ky perdhunim mjedisor dhe po te duan ta bejne me radio,internet apo celular duke vene kufjet.

    Hipokrizia me e madhe qe me shume fajesoj kreret fetare jane te nje servilizimi ,abuzimi dhe shkalla e larte e korrupsjonit te tyre te cilet pranuan kete poshtrim te besimtareve duke bere pazar te ndyre me dyshen kriminale Berish-Basha vetem pak jave para votimeve duke u paraqitur jo si perfaqsues te zotit por te djallit.
    Rasti i grumbullmit te “Kombetares myslymane” me ekipin e 11 hoxhallareve shqipfoles te Ballkanit para putrave te pergjakura te djallit Berishe duke i uruar fitoren e tij ne votime vetem pak jave para zgjedhjeve tregoi se jo vetem politikanet ushtrojne prostitucjonin demokratik por dhe keto perfasues te zotit bejne kurveri fetare kur eshte fjala per qindra miliona euro apo dollare.Rasti i vrasjes misterioze te Salih Tivarit tregon se rromani “Pirati behet Pape” mund te pershtatet sot ne shqiperi me titullin “Pirati behet Hoxhe apo Prift…”

    Perfundimisht kam mendimin qe populli i Tiranes duhet te kerkoje referendum per kete problem madhor me rendesi kombetare pasi ato jane
    faktori legjitim qe vendos dhe jo kleri apo sekseri.

    Por qe te arrihet kjo Edi Rama dhe aleatet fitues duhet te anullojne dhe te nxjerre me forcen e ligjit nga “xhamija e Shqup-it” banden e grabitesve me ne krye 2B qe te bindi dy miljon shqiptaret se jo vetem qe eshte i qyteteruar por dhe trim i mencur.

    Nqs do qe te frymezohet per nje hap te tille fisnik tu drejtohet shqiptareve me fjalet e Pashko Vases;
    Mos shikoi kisha,xhamija dhe partija se feja e shqiptarit eshte Shqiptaria me dy shenjtoret e saj Gjergj Kastrioti dhe Nene Tereza.

  35. Billi USA says:

    Bravo rasimi ny.

  36. gjon says:

    Mero e ke gjetur mire figuren 2B. Jam kurioz te di se cthote Kaqi i zi per to ????????

  37. abc says:

    Komuniteti mysliman, si cdo komunitet tjeter fetar e meriton ndertimin e objektit. Dhe kjo s’lidhet me preferencat personale te secilit prej nesh.

    Çfare duhet te thone psh. qytetaret gjermane ku pothuajse ne te gjitha qytetet kryesore po ndertohen ose jane ndertuar Xhamite?? Dhe ketu behet fjale vetem per 5% te popullsise, qe nuk kane as gjysem shekulli ne vendin ku jetojne, pavarsisht ne kane marre nenshtetesine apo jo.

    Liria fetare garantohet me ligj ne cdo vend te BE(perjashto Greqine), dhe ska favorizime te nje feje apo te nje tjetre.

    p.s. Une sjam mysliman!!

  38. elio says:

    gabim mero….

    Po e dëgjova. Dje u mata t’i bëj një padi civile shefit të Komisariatit Targaj, për shpifje por avokati im më ndaloi, duke e quajtur të padobishëm si veprim. Në të vërtetë, kur e mendon se ai është emëruar dhjetë ditë më parë nga Gjolek Malaj, nuk pritet ndonjë gjë më shumë. Ai vetë është një lidhje emërtesë e frikshme. Njeriu i familjes së tij ka qenë kryetar i Komitetit të Shpëtimit në Tepelenë, ndërsa Gjolek Malaj kryetar i Komitetit të Shpëtimit në Memaliaj. Tani njëri pjesëtar familjeje është shef komisariati, tjetri, dmth. Gjoleka, “komisari” real i tyre. E pashë këtë në fytyrat e policëve, që rrinin ndërsa ne rriheshim. Ishin të zbardhur nga tmerri, por krejt të pafuqishëm edhe për t’i qortuar ata. Nuk guxonin të thonin asnjë fjalë. Kjo është një shkallë shumë e lartë e inkriminimit të policisë. Është një tumor që i ka marrë jetën praktikisht rendit dhe lirisë qytetare në Shqipëri. Ne nuk jemi një shtet ku policia toleron banditët. Ne jemi një shtet ku policia urdhërohet në mënyrë ordinere prej banditëve. Për këtë arsye nuk pres që dyshja Targaj – Malaj, që drejtuan trazirat në Jug të Shqipërisë në vitin 1997, të kenë mendime të ndryshme nga njëri tjetri. Ndryshimi është se njëri është caktuar komandat policie, tjetri komisar, dhe të dy bashkë kanë shkatërruar rendin dhe ia kanë dorëzuar shtetin mafias. Dhe ky trup kanceroz, zor se shpëtohet më. Policia nuk duhet të ketë asnjë qelizë nga ky tumor, nëse duam që ky vend të ndryshojë.

    1. Mentar Melek Kelmendasi says:

      Edi Rama pe ben nje gabim te madh qe nuk po bind shoqerine civile dhe nderkombetaret per shpalljen e gjendjes jashtzakoneshme ku te deklaroje:
      Falimentimin e shtetit shqiptar finacjarisht,ekonomikisht,politikisht dhe moralisht.
      Ne vazhdim te nxjerre jasht ligjit komplet kupolen drejtuese te PD si nje bande antishqiptare.
      Te bllokoje gjithe llogarite e tyre bankare dhe te mos lejoje te largohet
      banditet nga repupublika e hashashit dhe e krimit qe kane ngritur dhe ngrejne alibi me projekte xhamish apo statuse nenpunesi fantazme.
      Ky eshte ai tumori qe duhet nequr duke filluar nga epikriza 2B
      qe pasi vrane ,vodhen,tradhetuan po tallen me lojra fetare…

  39. Baro Liçaj says:

    Nuk e kuptojme se perse jane te shqetesuAR KAQ SHUME 2B, apo dhe Artan Hoxha dhe Grrida Duma : Per xhamine apo por kullat e 2B -ve . Mjere shqiptaret po ta kishte lene Saliu kete Artan Hoxhen te behej Kryetar shteti,por ai e njihte ç’bajge ishte dhe prandaj i tha :- Boll e provove detyren e Presidentit per 24 ore ! Tani e tutje dil e leh ndonjehere neper kanalet e TV-ve !

  40. astrit says:

    pervecse jam plotesish dakort me saktesine e shkrimit Z MERO JAM DAKORT EDHE ME KOMENTIN E -horit te bulevardit- i cili sqaron me kopetence problemin e trualliT
    MENDOJ SE NXJERJA E TAPIVE ORIGJINALE NGA HIPOTEKAT E SHQIPERISE ,DO TE DALIN NE DRITEN E DIELLIT HAJDUTRT E TOKAVE,FALLCIFIKATORET E DOKUMENTAVE
    DHE PERFITUSVE NE MENYRE KORUPTIVE TU HIQET E DREJTA E PRONESISE DHE TU BEHET GJYQ ME CIKEL TE MBYLLUR QE TA GJEJNE VETEN SHUME SHPEJT BRENDA HEKURAVE,DO KETE NJE CIKE MBI NGARKESE GJYKATAT POR SKEMI CI BEJME.

    RESPEKTE MERO

  41. z.mero uroj me gjithe zemer qe te jesh gjithmone I tille trim e kurajoz sepse edhe pena juaj ka ndikuar si dhe komentet tona per rrezimin e diktatures se re qe u shfaq ne regjimin e berishes. me kete rast po me kujtohet fjala e z.azem hajdari ne parlament ne vitin 1992 vetem disa muaj pasi berisha mori pushtetin icili tha .rrezuam nje diktature por nje diktature e re po shfaqet

  42. tullumbaci says:

    Mero te kam lexuar shpesh here,kto shkrime nuk jane tregime me pralla,por nje realitet.Shkrimet e tua jane kallzime qe behen publikisht,jane vepra penale te kompletruara ne te gjithe elementet e nje vepre penale.Cfar kerkon prokuroria me shume,apo pret qe saliu te veje ne moshen e katert per te humbur subjekti i vepres penale.

  43. Arturi says:

    Pergezime Mero per shkrimin.Jemi ne pritje te nje shkrimi per Kunatin e Bashes.Ai eshte strumbullari,apo Moni i Bashkise Tirane.Ka hapur nje studio vetem per sekserin ndermjet firmave ndertuese dhe Bashes.Mendoj se vetem ti mund te shkruash drejt per kete.

  44. saimir says:

    Plaku Mere. Edhe ti nuk je me mire se dy B-te apo nje A-ja. E di qe me shume lexues e komente ke kur shan B apo dy B-te dhe ben biznes me ta. Po ben nje tranzicion te lezetshem te shkrimeve te tua nga njera B te tjetra se me ate te paren e ke bere terkuze dhe nuk po ta pjerdhin me aq shume “biznesin”.B-ja e pare ta ka lene si lende te pare B-ne e dyte per biznes, si puna e asaj gozhdes se nastradinit, tani te shohim c’do na ndritesh me kete B-ne e dyte. Mesa shoh une S-ja,ti nuk ke ndermend te “besh biznes” me ndonje R apo M

  45. albanian american eagle says:

    Pamvaresisht se ky editorial eshte nje etalon qe tregon marrezine e dyshes te 2B(dy bastardet) autori perqendrohet te faktori i brendshem.
    Ne planin nderkombetar shikohet se aleatet po na trajtojne si shtet prostitute qe perdhunohemi me rradhe nga komshinjte.Penetrimi i greqise ne ekonomine shqiptare pas 90′,dalja e serbeve ne durres, ringjallja e jugosllavise duke perfshire shqiperine & kosoven dhe kthimi i dy shteteve shqiptare si vilajete te Turqise duhet te zgjoje shqiptaret nga gjumi 22 vjecar.
    Duket nme sy te lire tradhetia e 2B per islmaimizimin e kombit shqiptar.
    Futja ne 1993 ne organizaten Islmamike,PRANIMI I GRUPEVE ARABE TE DYSHIMTA nga Gazidede ne 1993-1997,deklarata e Berishes se KEMI GJAK TURKU dhe ngritja me drita te ndezuara te kesaj xhamie tregojne per nje pushtim pa zhurme te shqiperise.
    WAKE UP ALBANIA !

  46. eandas duvlis says:

    ka probleme madhore salushi me lulushin

  47. eandas duvlis says:

    kane probleme madhore salushi me lulushin

  48. eandas duvlis says:

    po me ndertimin ne vlore poshte kampit te punetoreve (qe duhet te prishet)sepse edhe pequa i ka bere vlonjatet te mos shohin detin salushi me lulushin cfare do te thone se nga 40 metra qe ishte jane futur 2000 metra ne det dhe na kane zene edhe pamjen e detit edhe kete nga urrejtja per kundershtarin do e beje?

  49. po shkaterron opoziten duke mbajtur peng per interesa vetiake biznesesh te pista me manekinin e tij Lulushi

  50. ali says:

    Plotesisht dakort me analizen qe i ben ”rasimi,, problemit pse duhet apo nuk duhet ndertuar xhamia ”skan-
    daloze me 4 minare ne qender te Tiranes, ku ne pretendojme te shkojme jo ne lindje por ne perendim ?! Me-
    nyra me e mire do te ishte qe te behej nje referendum per ndertimin e xhamise dhe une besoj se populli do
    te votonte kunder ndertimit te nje xhamie ne qender te Tiranes me ato permasa qe shohim ne maket . Mbase
    mund te ndertohej nje xhami per nevojat e myslimaneve qe te mos faleshin ne bulevard diku gjetke ,por jo
    ne mes te Tiranes .Sepse e kemi nje xhami me karakter historik,ate te Et’hem Beut . Boll kjo dhe te mos
    eklipsohet kjo xhami me nje xhami te tipit arab. Shqiptaret jane evropiane , duan apo nuk duan nje takem
    ”filo-arabesh,, !!!!!!

  51. kaso osmanaj says:

    Editorial mbreselenes,terheqes dhe objektiv,sepse te mbush mendjen per ulerimat e dy B-ve per xhamine dhe komentuesit me te drejte i mbeshtesin editoriale te tilla,sepse jane zeri i shumices.

  52. ditarbregu says:

    Bravo Mero

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje