U bë e bezdisshme deri në neveri përpjekja për të klasfikuar Kombëtaren tonë si viktimë të mungesës së patriotizmit të kosovarëve të talentuar që nuk luajnë me të. Nuk dua të përsëris argumentat që kanë dhënë për këtë temë plot kolegë gazetarë dhe as thirrjen për të ndalur histerinë ndaj atyre djemve të talentuar me origjinë shqiptare, që po i japin emër futbollit europian. Por, ky debat sot rrezaton të vërtetën e madhe se si ne shqiptarët në Shqipëri, edhe suksesin e duam të na e dhurojnë.
Që të kesh një ekip Kombëtar të suksesshëm duhet të kesh një kampionat kombëtar të suksesshëm, duhet të kesh një Federatë profesioniste, dhe një sistem të tërë të rekrutimit dhe përgatitjes së talenteve nga shkolla fillore, deri në moshën e ekipit kombëtar.
Shqipëria e sotme është një varrezë e madhe sportive. Në asnjë shkollë thuajse nuk ka më klasa sportive, në asnjë qytet thuajse nuk ka më rrethe sportive që të përgatisin talente dhe gati asnjë ekip i yni, nuk ka më një strukturë rekrutimi dhe fidanishte të sportistëve të rinj. Të gjitha ekipet forcohen ose dobësohen sipas ndonjë konjukture politike, dalin kampion, ose bien nga kategoria në varësi të faktit nëse presidenti i ekipit ka pasur shok Ridvanin dhe ka kaluar ndonjë maune kafe pa doganë, dhe shpallen ekipe katundi kampion, boll të mobilizohen një vit gjithë politikanët e atij katundi, ku tek ne janë me shumicë.
Duke mos pasur një kampionat kombëtar, duke mos pasur një mjedis sportiv dhe vlera sportive, Shqipëria dhe në sport i ngjan ekonomisë së saj konsumatore, ku pleqtë dhe plakat e ngelura këtu, pavarësisht moshës, për të jetuar presin ndonjë lek nga emigrantët.
Kombëtarja jonë tashmë e ka aq të konsoliduar këtë traditë, sa në ekipin e saj janë vetëm 5 për qind lojtarë të kampionatit shqiptar dhe më pak se gjysma shqiptarë të Shqipërisë. Si i tillë, ky ekip Kombëtar formohet mbi aftësinë që kanë sekserët e Federatës për të rekrutuar talente mesatare nga shqiptarët e Kosovës jashtë Shqipërisë. Nuk dua të dyshoj se ata janë selektivë kur vjen fjala për talente si Shaqiri, Jonuzaj, Xhaka etj, por kanë dështuar me ta, se si injorantë që janë, nuk kanë mundësi t’i kuptojnë a janë talente a jo, kur ata kanë kërkuar në moshë të herët të luajnë me ne. Ata përgjithësisht bazohen tek talente që shkëlqejnë pasi janë bërë popullorë në ekipet e tyre. Atëhere ke pak shanse të marrësh yje si Jonuzaj, Shaqiri apo Xhaka, pasi është fyese që në një vend parazit, ku mendohet vetëm për të vjedhur dhe per t’u mburrur, të bësh një ekip Kombëtar me yje, në një fushë me baltë të viteve 30-të dhe në një mjedis sportiv tërësisht jo konkurrues dhe pa vlera.
Me këto kritere i bie që ne t’i kërkojmë Rita Orës të vijë të këndojë me Mandin e Nishtullës këngën “Të ka lali shpirt, të ka lali xhan”, t’i kërkojmë Xhim Belushit të vijë të luajë në Estradën e Ballshit dhe nobelistit Ferid Muradi të vijë të punojë tek Antibiotiku, meqë ka marrë çmimin Nobel për viagrën, por ka origjinë shqiptare.
Ky debat është i turpshëm jo pse u themi yjeve tradhtarë dhe plehrave patriotë, por mbi të gjitha, se ngrihet si debat nga ata që duan të mbulojnë të vërtetat e dhimbshme të dështimit të sportit në Shqipëri, si një histori vlerash konkurruese. Shqipëria i kërkon sot yjet e sportit me origjinë shqiptare me këmbënguljen që një bixhozxhi i sëmurë mendon që do bëhet i pasur duke shkuar tek kazionoja e lagjes, meqë e ka të vetën. Shqipëria e ka shkatërruar tërësisht sportin. E ka shkatërruar në themel, e ka hequr nga edukimi i të rinjve, e ka hequr nga mendja e qytetarëve si një fenomen konkurrues, dhe e ka kthyer në një çështje lobimi. Ka boshatisur stadiumet, ka zhdukur interesin e shoqërisë për të, dhe tani përgjegjësit e kësaj masakre provokojnë debate shterpë, për të mbuluar përgjegjësitë e tyre.
Mua Shaqiri, Xhaka dhe Behrami më bëjnë krenar në Brazil, duke luajtur për Zvicerën, pasi kjo është një e vërtetë që e meriton të nderohet. Ai vend i mori emigrantë dhe i bëri yje, ne duam t’i marrim yje dhe t’i bëjmë tradhtarë. Unë ndjehem i respektuar nga Zvicra që u ka dhënë mundësi bashkëkombasve tanë të tregojnë talentin, ndryshe nga atdheu im, që i vret ata. Unë ndjehem krenar për djaloshin e ri Jonuzaj që po shkëlqen në Angli, duke na nderuar kombin tonë dhe nuk do ta lejoja kurrë të mbyllte karrierën e tij duke ju dorëzuar mafies së shëmtuar të futbollit shqiptar, duke varrosur dhe atë emër që po ja jep Anglia. Ata janë bërë krenaria jonë pa asnjë meritë tonën, biles për shkak të problemeve tona si komb. Ata ikën emigrantë se kombi i tyre nuk i mbante dot dhe falë mundësive që u dha perëndimi, shkëlqyen.
Ne nuk mund të shtrijmë këmbët më shumë se sa kemi jorganin. Ne duhet të kemi sport, pa të kemi Kombëtare, duhet të kemi festivale, pa të kemi këngëtarë, duhet të kemi shkencë dhe mjedis shkencor, pa të kemi shkencëtarë, duhet të kemi një shoqëri konkurruese që të kemi vlera të dala nga konkurrenca. Nuk mund ta shtyjmë gjithë jetën si komb që pret të kthehen djemtë nga kurbeti për të na sjellë para dhe famë. Nuk mundet që paaftësinë tonë për të prodhuar vlera nga konkurrenca, ta zëvendësojmë me aftësinë tonë për të prodhuar tradhtarë nga zilia. “Patriotët” e paaftë të këtij vendi, janë në të vërtetë tradhtarët real dhe yjet e kombit tanë në perëndim, të vetmit ambasadorë të kombit tonë që duhen respektuar.
Vetem kaq Mero B R A V O !
Qëmoti pres një koment dhe regim të tillë objektiv,analitik dhe të civilizuar.Vërtetë këta djelmosha po fyhen dhe ofendohen pa faj.Shqipëria por edhe Kosova presin thirrjen që ti bashkohen Europës së civilizuar,por jo me klëtë logjikë primitive arkaike.Të falënderoj Mero për këtë lekcion që na edhe.
Po mir o Mero tifozeria normale keto gjera do thoje nuk ka problem. Ti gjete rastin e duhur per te thene qe shqeperia eshte bere fare ne keto drejtime qe permende mesiper jo vetem per sportin. Por ajo dihej qe nuk jemi popull gdhe dhe qe shteti duhet te na krijoi kushetet ne te gjitha drejtimet si ne shkenc art sport ekonomi
Gjithsesi shkrim shume i bukur edhe pse ke nje urejtje per shoqerin shqiptare nuk eshte faj jone por dhe i juaj, kur them i juaj jo i juaj personalisht por i gazetaris qe ka qene per te ardhur keq. E vlersoj shume shkrimin tuaj dhe Shperesoj qe te filloj te kete ndryshime ne te gjitha fushat dhe mbase nja 10 vjetesh do kemi mundesin te jetojm ne nje shoqeri te tille.
Si gjithenje i sakte e konciz je z.Mero.Keni plotesisht te drejte,per sa thoni, se kjo duket me rezultatet e ekipit kombetar, e nuk me mbetet mua te vleresoj kete.Por me shqetson e ardhmja: A do t’i lexojne artikujt e shkruar ne shtyp, dikush nga Federata, a dote nxjerre ndonje prej tyre pergjegjesine e kesaj gjendjeje “katastrofike” ne futboll, a do paguaje dikush prej tyre,e ne fund a do merren masa konkrete per te ndryshuar gjithcka, duke filluar po nga kjo federate, qe vetem emrin ka te tille?
“…Nuk mund ta shtyjme gjithe jeten si komb qe pret te kthehen djemte nga kurbeti per te na sjelle para dhe fame…” — Kjo eshte,ne dac diagnoze,ne dac shuplake ne dac,pike nisje perne rrugen e duhur !!!
Ky konstatim meriton te afishohet ne balle te Parlamentir,Universiteteve,Akademise se Shkencave….etj. Komplimente zoti Baze!!! Zoti ju bekofte !!!!!
Ky eshte nje plumb ballit!
http://goo.gl/QhSa1v
o mero po brazili qe ska pas fusha te pershtatshme dhe ekonomi bloz si ka mundesi qe del edhe kampion bote?! me futboll rrugesh talent dhe zemer ….per mua ato nuk duhet te luanin kunder shqiperise (esht si eshte ajo eshte nena e tyre) tradhetare nuk mund ti quajm por sna vjen mir qe na munden kur ndeshjet me islanden i shiten nga 4 me 1 shkoi 4 me 4 dhe shqiperine e tyre e munden 2 here.
Mendoj se analize me te sakte per ate se cfare perfaqeson shoqeria shqiptare sot nuk kam lexuar ndonjehere.
Me impresionon fakti qe duke u nisur nga nje teme si sporti Ti ke vene gishtin mbi plage ne cdo sfere te shoqerise sone. Me vjen keq se nuk e di se dhe sa shekuj duhet qe cdo shqipetar ta kuptoje kete.
edhe njehere TE L U M T E !
Bravo dhe te lumte Mero.Une jetoj e punoj ne France por ndihem shume krenar me te gjithe lojtaret yje shqiptare qe luajne jo vetem ne Zvicer por edhe ne Angli,Itali Gjermani etj etj.Ndihem ma shume kranar qe do te luajne ne Brazil ne finalet e Kampionatit boteror te futbollit.
O Mero po si nuk e ke permendur njehere Berishen ne kete shkrim? Sa cudiiiiiii
po mirë çfarë të keqe do kish të jepnin edhe ata kontribut në kombëtare si Cana dhe të tjerë, shqipëria futesh në botror dhe ata do kishin respektin maksimal
mor I nderuar kur ata donin te luanin ju thane na jepni 20000 euro t’iu marrim ne ekip. ndersa ne zvicer u thane u japim 20000 euro te luani per ne. ti si do veproje?
po po të ishte për 20 mijë euro jo vetëm kaq po du tu ipja dhe kaq të tjera vetëm të luaja për kombëtaren, është nder të luash për kombëtaren, në qoftë se e ke dëgjuar këtë shprehje
Pirdhu o qulli i flis,.. A eshte nder qe kombetarja ti kete ne gjirin e saj lojtaret me te talentuar, apo Udheheqesia ti merr nipat e dajallaret qe te luajn per Kombetaren , dhe e katranosen edhe kmbetaren keta debilla e i katranost zoti udheheqesin e ketij kombi …
e mor bac se di ku e me cka meresh po kjo nuk ka rendesi e rendesishme eshte se te luash per kombetaren eshte dicka qe cdo sportist e do ,nese respektohesh dhe perfaqeson ate qe do ti e jo se pari interesin e personit qe eshte pergjegjes per federaten e futbollit te shqiperis nese sic thot njr komentuas me jep 20 mije te te marre e nese nuk(mi jep) vjen te te quan shqipefoles ,a ka me fyese jo per futbollistin po mendoi se eshte fyese per ne qe shikojm e bejme tifozin e me fyese per mua esht per vete futbollistet qe pranojne te luajne jo per Kombetaren po per “kombtaren” DUKA qe i fyen si shqipfolsa
po ksaj që thoni ju i bie, “për inat të sime vjerre të fleji me minollanë”, d.m.th. për inat të dukës të lozi me serbin , grekun apo zviceranin
Te lumte mero.
Ke aftesi ti mbledhesh dhe ti analizosh te tera faktet. Tere realuretin e zi qe zoreron shqiperine.
Bravo. Dhe urime
Te gjithe shqiptaret e kane ne gjak patriotizmin . Te gjithe do donin te jepnin kontributin e tyre per te cuar kete vend te bukur perpara. Por kjo nuk do te thote ti mbyllesh dyert vetes duke pritur qe dikush ne vendin tend, te tejmbushur me drejtues te paafte dhe te korruptuar, te kujtohet qe ti vlen dhe te te hap dyert e suksesit. Duhet te dime te dallojme mire patriotizmin. Patriot mund te quhen ata qe e duan vendin e tyre dhe dine ta bejne kete vend te ndihet krenar per ta . Mund te quhen gjithashtu ata qe ulerasin e bertasin , dhe asgje ne drite nuk nxjerrin pervec sharjeve dhe fyerjeve ,me nje bluze patriotike te veshur. Eshte ne doren tone pastaj te zgjedhim ke duam te perkrahim
Mero Baze.
Ju jeni nje BURRE Dinjitoz dhe GAZETAR Realist.
Shkrimi juaj eshte nje Manifest per QEVERINE e RE.
Nuk kemi deshtuar vetem ne sport o Mero, por kemi deshtuar ngado. Kemi 20 vjet qe vetem rrenojme dhe nuk ndertojme. Ne asnje fushe. Jemi kthyer vertet ne shprehje gjeografike. Per te folur me simbole futbolli, meqe shkrimi per fotbollin flet, po te themi se kemi pasur shume lojtare “shkaterrues” te kundershtarit gjate ketyre 20 vjeteve dhe asnje “organizator” loje. Te shpresojme te Rama, si shansi i fundit, se mos di te ndertoje dhe te beje shtet, meqe eshte edhe tosk, siç shprehet Mustafa Nano.
mos pyet çfarë ka bërë kombi jot për ty, por çfarë ke bërë ti për kombin tënd
Mire bere qe citove Kennedy-n, pasi Ai ishte gjenerata e pare Irlandez, pra i ati i tij kishte ardhur ketu si kane ardhur sot ne shumice shqiptar ketej. I ati i tij beri cmos qe djali i tij te behej president i Amrikes dhe jo i Irlandes, biles pothuajse te gjithe femijet e tij i futi per te kontribuar ketu, edhe pse vendi i tij i lindjes apo origjina e femijve ishte diku tjeter. Po Irelandezet nuk e quajn ate tradhetar se kontriboi dhe u vra duke kontribuar per nje vend tjeter qe per te tashme ishte vendlindja e tij. Puna eshte qe keta sportista, artista, shkenctare apo cfaredo profesioni tjeter qe kane emer mos te mohojne origjinen e tyre, sic kane bere disa qe i dime, pa per te kontribuar dhe konkuruar ne menyre teper te merituar nga te dyja palet nuk ka asnje problem.
no coment
Ne kohen e Kenedit USA ishte thjesh Britani kuptohet me gjith Irlande brenda, zezaket i kishin Skllever, Kenedit ne USA si thoshte kush Shajze Irlannder apo Hure Irlander si u thone ketyre Zviceranet Ai pak a shume ishte e njejta Gjuh Tradite etjetj kurse Ne(pervec Sharqirit Behramit Xhakes etjetj) me Zviceranet jemi teper large
MERO SI GJITHMON I SAKT MJER KUSH NUK KUPTON….
Koment i shkelqyer. Por Duka prap fryhet si gjeli ne maje te plehut. Me te dhe shpuren e tij servile e te paafte duhet te merremi te gjithe gazetare dhe qytetare.
U themi “plehrave” patriote??? Cfare po na thua Mero????
Për Z.Baze patriotët janë pleh’ra . Zot ruaje Shqiperinë prej shqiptarëve të tipit “Mero Baze”!…edhe JO “nuk jane ikur familjet e tyre se ne kemi deshtuar si komb” por kemi qene te perndjekur shkaku i atdhedashurisë që Z. Baze i mungon. Ata nuk janë tradhtarë, ama as ambasadorë të kombit shqipar nuk janë. Mburret Z. Baze Milka-Boys, jo ne, se ai nuk mban Shqiponjen ne Brazil n’zemër,por, “PLUSIN” helvetik. Epitetin e tradhtarit nuk e as të shqiptarit. Hidh një sy mbi shtypin zvicrran, aty e sheh si duhet te mbeshtetet kombetarja…zvicerranet jane komb bastard ama e nderojne “kombin” dhe shtetin e tyre sado i keq qe te jete.
z mero e ke vene doren ne plage tammam.
Nje shkrim i shkelqyer, si te gjitha shkrimet e M.Bazes. M.Baze, per mendimin tim, mbetet luftetari me i guximshem dhe me fisnik per te denoncuar moçalin, ku e ka futur klasa politike (majtas e djathtas) Atdheun tone ne keto 20 vitet e fundit.
Mero po kujt ja thua mo vlla???ktyre patriotve nga njeri vesh i hyne nga tjetri i del.Mos u lodh kot vlla
Shqiperia nuk behet me “Gege” nacionaliste, me flamuj, me thirrje … vendi ka nevoje per “SHTET” … dhe jo “karshilleqe ndaj Botes”.
Ti mire e ke o Mero,por me ke te meresh,kudo qe luajne nderi eshte I joni,I te gjithe Shqiptareve…
mero ,deri diku nga fundi i tregimit mund te kesh te drejte me ato qe tregon por ne pergjithesi ja ke fut kot.kot fare, cfar lidhje kane ato qe thua me futbollin apo me patriotizmin kot fare.jan shum lojtare africane qe jane me shum yje se keto zviceranet me origjine shqiptare qe flasim ne dhe lozin per vendet e tyre te origjines dhe jo per te tjeret.mos ja fut kot kur nuk e ke haberin per gjera te tilla.ah ,sa per keto cunat per te cilet debatohet jane 2 gjera ,ose ato e ndiejne veten zviceran dhe aspak shqiptar ,dhe kjo eshte e drejta e tyre ,ose luajne per zvicren thjesht per leeeek,per paraaaaaaaaaa.tungjatjeta.
Ti qenke i çmendur andaj vendin e ke ne çmendi ku nuk ka internet dhe mundesi per te felliqur nje shkrim me vlera te cmueshme.
Eshte e sigurt, se çdo lloji sporti per ekipin kombetar,fillon nga investimet e shtetit,per moshat e vogla.
Nje sportist, minimalja kerkon 10-15 vjet,te formohet.
Pra, po te ishte investuar seriozisht ne fillim te viteve 90-te,sot do kishim ekip kombetar futbolli.
Ne fillim te viteve 90-te,shteti shqiptar prishi te gjithe sistemin e klasave sportive ne shkolla,ato sot nuk ekzistojne.
Vetem kaq ?
Ka hequr nga ngarkesa mesimore te gjitha aktivitetet sportive ne shkolla,dhe midis shkollave !
Pse?
Filloj te “rrembej” sportistet e gatshem kosovare.
Bumi i ndertimeve,ka prishur çdo mundesi per terene sportive ne shkolla.
Drejtuesit e klubeve sportive,u larguan nga vartesia e arsimit,ku trajner u ben sportist te pa dipllomuar.
Sistemi i trjanerve profesionist u shperbe!
Ky shtet barbar,a mund te bej sport ?
Deri ketu fajtor jemi vet,nuk na i kane fajin sportistet emigrante.
Panvarsisht nga shteti fajtor,te qenit sportist shqiptar eshte krenari sa shqiptare aq dhe individuale.
Te jesh sportist qe luan ne klubet cilesore europiane eshte merit,por te mos luash per kombin tend,kur ai te kerkon nuk eshte normale.
Sportistet tane qe luajne me klubet cilesore europiane nuk jane te varfer,kane bere euro.Nuk mund ti justifikoj asnje arsyetim kur nuk luajne per Shqiperine.
shume e vertete Mero.
bravo mero edhe nje here faleminderit
shkruan ato qe ne mendojme
dash sula i pd ne vend te dukes dhe radhes tjeter ja kalojme gjermanise ne futboll.
Mero ja fut kot.nuk ka lidhje kombetarja me skenderbeun a flamurtarin ku futbollisti paguhet 50000 ne muaj.ka shume shembuj ne bote dhe vecamerisht ne Balkan ku kombetaret jane plot me lojtare te rritur ne perendim por qe luajne me kombetaret perkatese.turqia,kroacia,bosnja,serbia etj.
Ata thjesht nuk ndihen ose kujtojne se jane inferior nqs luajne per shqiperine por e kane gabim.
Nqs je lojtare i nivelit te larte kombetarja nuk te prish pune ,perkundrazi do te jape dhe nje dore akoma.
Fieraku 71 — 12 Tetor, 2013 në 9:32 pm
Nuk mund ta kerkosh fajtorin te tjetri,Behrami&co kan shku ne Zvicer shume te vegjel,atje nuk kan pase letra,FFSH nuk ka pase kurfar interesimi per ta,FFSH as qe ka pase ekspert qe do ti percillnin talentet ne diaspore.Ka edhe turq si Ozil qe nuk luajn per Turqin,edhe per Zvicren luajn kroat e boshnjak,Ibrahimovici luan per Suedin se boshnjakve kur zllatan ishte femij nuk jau kish pas mush syrin (xhepin)si talent.Pyetja duhet te shtrohet ndryshe pse femijet e mergimtarve po din me lu futboll ne Zvicer,Gjermani,Belgjik,Greqi,Suedi etj e nga shkollat e futbollit ne Shqiperi e Kosove veshtire del nje lojtar qe mund te luaj ne ligat e forta europiane,vetem nga akademia e Dinamos se Zagrebit kan dal me shume lojtar se nga te gjitha klubet shqiptare,pse ndodhe kjo?FFSH duhet te organizoi gara per moshat e reja,liga regjionale dhe kujdes profesional per me te talentuarit.
Duka me shoke e kishin bere stasionin si shtall kuajsh,cudi si kan pranu kombtaret tjera me lujt ne ato kushte.
Eshte thjesht si brezi i prishtines ne vitet 80 dhe do te duhet kohe te vijne prape se ne nuk jemi komb I madh per te pas luksin te japim lojtare.nqs nuk e ndiej kosoven dhe shqiperine te timen pa tjeter qe sme rruhet per kombetaren e shqiptareve.jam nenshtetas me dy nenshtetesi dhe te isha ne vend te prinderve te tyre I beja hasha femijet po te mos luanin per shqiperine.kombesia ,emri datlindja apo vendlindja nuk vendosen nga ty.kombesine nuk e zgjedh ti gjithashtu i dashur bardh
Fieraku 71 — 13 Tetor, 2013 në 2:30 am
Brezi i arte i PR nuk piku nga qielli ne vitet e 70 pati pune dhe investime ne sport,keto investime u shpaguan ne boks,ku PRISHTINA e udhehequr nga Lah Nimani u be 5 here kampion i jugosllavise,pastai vin ,hendbolli,futbolli me Trepcen qe luajti ne finalen e kupes se jugosllavise 1979,dhe Prishtina ne ligen e pare.
Nuk mjafton vetem patriotizmi,kur te kesh pune me duken e me keta politikuaj hajna edhe atedheu te merzite!
Nuk mund te kemi kombtare te fort kur kemi kampionat shume te dobet qe nuk eshte as ne nivelin e liges se dyte kroate…duhet pune me rinin,te selektohen me te miret e jo miq e kusheri.
@Disa po bejn krahasime,pyetje:pse MESI po luan per ARGJENTINET e jo per SPANJEN?Per MESIN do te ishte e njejt te dy kombtaret jan te nivelit boterore,e SHQIPERIA edhe po te luanin keta legjonaret e ZVICRRES pereseri do te deshtonte sepse kemi te bejm me c/organizimin,korrupcionin e shume prapshti tjera qe na kan kaplu,shiqoni serbin ka lojtar te mire po nuk mund te bej n ekip te mire se ka konflikte ne ekip.
@Shume po i shajm keta djem,asgje te keqe nuk kemi prej tyre,perkundrazi kur permenden keta permendet edhe KOSOVA e SHQIPERIA.Keta me trafikim droge e femrash nuk po merren si do bashkatedhetar qe na e kan qit zanin e zi sa kur te prezentohesh si shqiptar te shiqoim me frike !!!
Keta qe thua ti kane lindur ne Kroaci, Turqi apo Serbi ndersa per keta qe flet Mero tjeter kund kane lindur, rritur dhe bere profesioniste…..keshtu qe t’u kerkosh atyrete jene “patriote” eshte e tepert,nqs e bejne si Cana psh duhet t’ju ngrejme monument sigurisht, por kjo nuk shpeton faktin qe sporti Shqiptar eshte kthyer sic thot Merone 1 Varreze te madhe, ku Partizani, Tirana, Dinamo etj jane shuar nga arena kombetare e jo me nderkombetare e ku Shqiperia na u perfaqesoka nga “Kukesi” (megjithe respektin)….
Bravo Mero,
Po katundi kush është se sot për sot kampion rradhazi është Skënderbeu?
Nejse kur shkojmë në Tiranë, të gjith e harrojmë katundin nga vijmë.
Artikull i goditur.
Respekte
Nuk ka koment per kete analize .
GENIALLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLL
E sakte analiza. Por per tifozet nuk vlen analiza por tifoja e paarsyeshme pasionante.
Ma ne fund,nje ne shqiperi pasqyron te verteten e idhur sic eshte!
Del fjala me gjuhen e shpirtit..NE me te rrallet keshtu flet MERO BAZE
Nje analize e forte nga pena e Mero Bazes. Kjo eshte situata e ku eshte katandisur sporti ne Shqiperi. Me nacionalizem dhe me politizim nuk mundesh. Duhet te ivestohet per te krijuar talente. Nuk eshte e moralshme te kerkosh geshtenja te pjekura nga Kosova. Yjet Kosovare ,jane integruar ne perendim dhe per ta eshte ivestuar shume e nuk te le njeri te maresh frutat e tjetrit ti hash. Ne duhet te krenohemi me talentin e tyre dhe te mesojme nga menyra se si ata jane integruar,e jo te ofendojme ,per te justifikuar paaftesine tone.
Ri i qete shoku Mero :
Shqiptaret ne shekuj kane prodhuar vecse komitë, apo “luftetare” sic i quan ndonje. Sot prodhojne hashash e prostitucion. E keshtu do te vazhdoje. I fundit ne Europe, dhe aty do te mbetet…
Komitët kanë qënë luftëtarë! Ashtu siç kanë qënë edhe Stratiotat!
Langaraqër ka pasur dhe do të ketë, qoftë brënda kufirit, qoftë jashtë tij.
Sporti është përtej politikës.
Zvicra është çifuteria e Europës e cila ka mbledhur një pjesë të mirë të pasurisë brënda bankave të veta.
Një fakt nuk duhet nënvlerësuar se Zvicra dhe shtetet e tjera i japin përparësi atyre individëve që bëjnë dhe japin për ate vend.
Aq sa Shqiptar ka marrë brënda saj, Zvicra dyfishin tjetër e ka përzënë.
Popullsia e Zvicrës përbëhet prej rracave dhe etnive të ndryshme.
Momentalisht klasa intelektuale e shtetit të Zvicrës ka treguar se është kritikuese dhe akuzuese ndaj faktorit Shqiptar:
Dick Marty
Carla Del Ponte
Oliver Schmitt
Mua personalisht nuk bën shumë përshtypje se për kë ekip luajn futbollistëtse futbolli është sport, pavarësisht se deri diku mund të përdoret edhe për propaganë.
Unë dua të di qëndrimin e futbollistave Shqiptar që luajnë me Zvicrën karshi deklaratave të Dick Marty, Del Ponte-s dhe Schmitt-it.
Shprehjet e tyre skandaloze qe po u pranua kosova do te shohim qendrimin tone tregojn se nuk ndihen shqiptar(me vjen keq qe e them).jane provincial dhe nuk e mendojne qe jane shqiptare (duke qene 100% ).nuk e dine dhe vete cjane,pra jane ne krize totale dhe kjo vjen di pasoje e te qenit inferior
Nje shkrim platform per sportin qe do doja edhe per te qetsuar shpirtin e tyre te trazuar perdhunshem ta lexonin Shaqiri e yjet e tjere futbolliste,krenaria e vendit qe perfaqsojne por edhe e Shqiptareve kudo qe jane…Ne kanalin ARD,te Gjermanise dje ne mbremje u dhane pasazhe nga ndeshja ku midis te tjerash u tha se qe nje ndeshje midis Shqiperise A dhe Shqiperise B…u tha se Shaqiri,xhaka,mehmeti,bahrami jane SHQIPTARE…e une kur e degjoja krenohesha pa menduar aspak rezultatin e ndeshjes…krenohesha ashtu si njehere kur me rastin e vdekjes se GONXHE BOJAXHI,nene terezes komentuesi ne dokumentar tha se Nene Tereza eshte shqiptare…Bukur e shkruan zoti Mero Baze… Patriotet e pa afte dhe yjet tradhetare nje nga ato paradokse qe te shpresojme se me tranzicionin ne ikje dhe rilindjen shqiptare te ngelen vetem si tema per humor e komedi…
sakte fare, i ke thene te gjitha Mero djali. nuk dine albaniztanezet te bejne sport. nuk dine dythundraket ripertypes cfare eshte sporti. mjaft te shifni mjediset sportive, kafsheri hesapi, lope dhe dele qe hane bar neper fusha sporti.. jemi te mbaruar nga te gjitha anet, jo vetem ne sport..!!
Bravo Mero se na cane trapin keta maskarenj qe per kombin prodhojne vetem turpe e na hiqen si patriote te thekur.
I shkelqyer Mero, nuk i heq asnje presje.Eshte nje e vertete, e dhimbshme por e vertete. Ata djeme na nderojne edhe kur luajne me Zvicren.
Te lumte Mero,ska ku vete analize dhe vlersim mei saket.Te lumte.
Cili eshte ndryshimi midsi ketyre edhe Pirro Dhimes?
Pirro Dhima u rrite dhe u be kampion ne Shqiperi dhe Greqia e mori te gatshem,ndersa keta djem kosovar u formuan ne Zvicer.
Keta djem u pergatiten jashte shqiperise,
Keta djem nuk mohojne origjinen shqiptare.
Pirro Dhima u pergatit brenda shqiperise,
Pirro Himarjoti mohon origjinen shqiptare.
jo birazeri erdogani kane vetem nje ndryshim pirroja eshte me orgjine nga jugu kurse keta jane nga pjesa “me patriote e shqiperise” kosovostani, se te dyja palet per leke (ose jete me te mire qe mos tu dhembe shume) e lane shqiptarine. Ti gezoni 300 frangeshit e zvicres o gege e kosovare
ndryshimin e gjen vete nese del para asqyres te vetja e jote,ky do jet nje krahasim z e jo mes pirros qe shprehet me krenari per grek,kurse futbollistet ne fjal kudo qe u jepet rast shprehin krenarin per origjinen e tyre po nuk mund ta barazojne talenitin e tyre me gryksin e federates se futbollit shqiptar
z cakalli 7
edhe ti 300 pfenigsh je mor bir,
kujdes se gjermanet kane nje zakon te keq,
kur e teprojne miqte i pjekin ne furre,
edhe aushvici eshte akoma me kembe
Pirro Dhima mohon origjinen, por edhe nqs e marrim te qene se eshte grek, zoteria edhe ne parlamentin grek nuk le me sharje pa bere per Shqiperine dhe shqiptaret. Pirro Dhima eshte nje bajge sic ka fytyren.
per mua keto djem nuk jan tradhtar,,,, por as krenar nuk me bejn.
une jam plotesisht me mendimin tend. shtoj edhe nje gje: eshte e kote qe keta djem bejne tatuazhe me shqiponjen dykrenare apo valvisin edhe flamurin shqiptar ne evenimente sportive te ndryshme ku perfaqesojne Zvicren.
nuk mund te besh kombetare shqiptare me kryetar FSHF nje katunar qe hiqet per Durrsak ani pse eshte shijaks. Katunaret duhet te mbajne radhen per ty vene ne krye – fakti qe ata jane ne krye eshte fatkeqsi e jona – para se te shanin shqiptaret e Zvicres tifozet duhet te bejne telef katunarin e shijakut qe nuk ka asnje vizin per futbollin shqiptar.
Shikon se cfare kane bere katunaret ministra ne Shqiperi – shikoni Bode katunarin me firmat piramidale dhe borxhin publik 80%, shikoni Kseron grekokatunarin me apartament bordello ne zyrat e shtetit , shikoni ate katunarin e arsimit myqo tafaj cfare ka punuar universiteteve e shkollave – cdo kotec pulash ehste kthyer ne shkolle, eh cfare behet or shqiptare !!!
Plotesisht dakord me shkrimin tuaj Z.Baze.Terrenet sportive u zaptuan nga Jamarber Malltezat dhe u kthyen ne sheshe ndertimi per Bashkim Ulajt e ketij vendi. Rinise ju ofruan veset e bixhozit ne vend te aktiviteteve te shendetshme sportive. FSHF eshte kthyer ne nje organizate mafioze ku kapoja Duka ben si i do qejfi dhe si hyn gjemb ne kembe se ka miq e shoke disa mafioze edhe me te fuqishem ne qeveri qofshin keto qeveri te majta apo te djathta.
je i madh MERO
Tipik mentaliteti yne , ti a hedhim fajin te tjereve per deshtimet tona. I verberi fajeson gurin qe pengohet…
Kombetarja luajti dobet, ky eshte fakt.
Cakallo, ndryshimi midis ketyre dhe Piro dhimes eshte se ata e deklarojne kudo ku luajne dhe me krenari se jane shqiptare kurse Pirua,megjithese eshte shqiptare,deklaron se eshte grek dhe se e ka per nder te jete grek, bile tani se fundmi e ka quajtur dhe Shqiperine e jugut vorio epir
Zt Baze ky Vend i Varfer i Perdal i Kaotik i Korruptuar, kjo Kombetare e Lodhur pA Gjak pA Dinjitet, jam Une, je Ti, eshte Shaqiri, eshte Cana, eshte Xhaka, eshte Rita Ora, eshte Andi Nishtulles, edhe Jim&Jon Belushi, edhe Estrada e Ballshit etjetj Jemi Ne te Gjith qe e Quajme, qe e Ndiejme vehten Shqiptar. Smund te jemi te Gjith Perfekt dhe Famoz por ata qe ja kan Arritur duhet, eshte Obligim eshte Detyrim qe te bejne dicka per kete Shtet te Perdal qe e quajne Shqiperi, ose ndryshe Mos ta Quajne veten Shqiptar. Si u tha Kenedy Amerikanve…. Mos Prit se cdo Bej Vendi Yt per Ty por Ti Cfar do Besh per Vendin Tend. Prandaj me kete Shkrim Artikull S’jam Fare Dakort me Ju. Ke QelluarShume Ulet kesaj radhe. Mendoje Qete me Thelle dhe do te me japesh te Drejte. Tung Zt Baze
Nuk ka te keqe qe ata kan zgjedh Zvicren si kombetare te tyre. Mirpo e keqja e madhe dhe e turpshme vjen kur luan me atë kombtare kunder Shqipris. Atëher merr etkketen e Tradhetarit sepse qdonjeri prej tyre ka pas mudsi te bejë marrveshje qe te apstenojn ne ndeshjet kunder Shtetit te origjines.
Të lumtë pena, O Mero Baze,
me këtë artikull, më ke prekur në një pikë që e kam fort për zemër. Dje ishte e vetmja herë kur Shqipëria fitonte edhe po të humbte, por prapë fitoi Zvicra, sepse ne shpalosëm mjerimin tonë mendor dhe shpirtëror duke quajtur tradhëtar disa shqiptarë me talent të adhurueshëm.
Jonuzaj, Shaqiri dhe Xhaka, I am proud of you, boys.
Shkrim i mire. Platforme per sportin e ardhshem.
Nuk e di,por seç bje erë kjo puna e ktyne futbollistave “internacionalë”.
Per te bere karriere,emer,sport,punë,profesion,mendoj se atyre do t,ju mjaftonte pjesmarrja ne klubet e shquara europjane ku te jepet mundsija të dalësh se kush je,te fitosh çampjonslig,te fitojsh superkup,kup internacjonale me klube…kepuc dhe top te art….dhe pare me thes!
Por kur vje çështja ke aktivitetet me ekip kombtar,ësht edhe diçka tjetër veç sportit ne kte mes,ësht kombi dhe prandaj ne dallim nga takimet midis klubeve takimeve midis ekipevei kombtare u paraprin ceremonija e ekzekutimit te himneve kombtare dhe shpalosjes se flamujve kombtare.
Prandaj ka edhe ato rregulla te ngurta per anetaret e ekipit kombtar.s mujt me ken cdo qenije njerzore qe lu mir futboll anetar i kombtares se pasur me lek.Ky talent mujt me lujt me cdo klub me lek por jo me cdo kombtare,por vetem me ate qe ja ka caktu zoti,ku ka le.
Esht si puna e familjes ky muhabet.
Nuk mund qe nji fmij te shkoj ne nji familje tjeter vec pse ajo osht e pasur.esht gje e shemtume kur ndodh,qoft edhe me an te adoptimit ligjor,prap bën zhurm dhe çalon.
Sepse jan ca gjona me zot.
Osht tradita moralo etike estetike shekullore njerzore e trashgume me bibel.dhe kjo thot qe kush le vendin osht tradhtar.pik.
Kta talente duan ta kthejn tradhtin ne dicka te pelqyshme!
Sipas ktyre,meqe zvicra ka pare dhe shtet,te cilat shqipnija i ka me mungesa te medha,atehere o burra behuni te gjith shtetas te shteteve me pare dhe shtet dhe kthejini sumen shqipnis.madje rrasini edhe derrin kur te perballeni me te.
Kta jan tradhtar legal,jo te fsheht nga ata qe punojn mceftas per vendet e tjera,kta punojn haptas per t hujin dhe kundra venit te tyne.
Me mendjen e ktyne,kur te vijn alienet me disqet e tyne fluturuese ufo,dhe te shperthej konflikti midis tyre dhe toksorve,duhet me u bo me alienet meqe ata kan me teper zhvillim dhe te sigurojn jet me te mir.
Kushedi,pse jo,priteni kur te dali ndonji kosovar dhe te vendoset pro alienve duke then se “po ju bej krenar o njers meqe alienet po me pranojn ne gjirin e tyne”
Hajde kllosharni hajde!!!
KE TË DREJTË MERO SE DHE BESOJA I TAJVANIT E MBAJTI DINAMON QË TË BËNTE PALLATE TE TERRENET, KUR SI ECI E LA NË, BALTË, PO KËSHTU BERT XHANI,REFIK HALILI,SHPETIM GJIKA ETJ.
PO KËSHTU NUK E PARAGJYKOJ ZGJEDHJEN PËR TË LUAJTUR ME ZVICRËN,POR AMA SMUND TË DUROJ QË SHALQIRI DHE AI ARIXHIU BEHRAMI, NUK LANË HILE,PROVOKIM PA BËRË SIKUR PO LUANIN KUNDËR NJË ARMIKU.
ATA JANË PO AQ GJAKPRISHUR SA ARMANDO DUKA,CANA QË SHET NDESHJET ETJ.
Ju shqiperia edhe naj dite keni me marre edhe Serb(shkije)me lujte per komebetaren?Ky asht Kombi shqipar?
Cte keqe ka?Edhe Kosova por beri komtare mund ti marre meqe keni minorance serbe.Shqiperia per tba komtaren i duhen 6-7 lojtare te huaj.Kur kombetare si Holanda,Gjermania,Franca apo Anglia marrin lojtare nga kombet e tjera pse Shqipria sduhet ti marre.Me mire lojtare te huaj qe luajn sesa kta shqiptaret e kosovaret qe kemi ne ekip qe gjithmone te parafundit dalin.
O sa mire me kane shqipetar e sa keqe me qene anetare i federates (diktatures)shqipetare te fotbalit.Jeme krenare qe jeni kualifikuar ne KB dhe uroj te shkelqeni edhe ne Brazil e sa per qierrjen e disa te paditurve qe nuke e dine se mosepuna e horrave te kesaj federate ka bere qe keta yje te mos jene ne mesin e kombetares sone.ZOTI E SHPETOFTE SHQIPERINE NGA SHQIPETARET
Jamë poashtu një “emigrantë” që jetoj në Zvicërr. Dje me datën 11.10.2013 ditë e premte, gjersa ishim duke punuar, një shokë zvicerran më tha: Fatmir sot ne kemi një takim në të cilin do të dyluftojmë, dhe më pyeti se për cilin ekip do më rrinte zemra më shpejt, nëse humbë ose fiton. Përgjigjja ime ishte se do më rrinte zemra sa për njërën poaq edhe për tjetrën, sepse i thashë, nga cila anë të shënohej ata do të jenë SHQIPËTARË. Ai qeshi pak sa me cinizëm por e pranoi se kisha të drejtë, dhe më tha se vërtetë do të duhej të krenohemi me këta djem që i kemi.
E për komentin e Zotëri Mero, sado që është e hidhur, po druaj shumë se eshtë e vërtetë
Keta lloj ‘Patrotesh’ nuk donin te dinin fare kur berisha i fali detin greqise dhe kerkojne patriotizem tek brezi i trete i shqiptareve qe jetojne neper bote,,, kjo per mua eshte me se poshtersi dhe nje patriotizem parullash. Patrotizmi eshte dicka e madhe dhe eshte gjynah qe e katandisin ordineret vetem ne nje ndeshje futbolli dhe pjesmarja ne te.
Asgje me shume s’mund te shtosh ne kete shkrim. Me se i sakt.
E vertet si drita kjo qe thua per shqiprin o Mero
Ky shkrim eshte nje platforme per sportin. Budallalleqet per çunat qe luajne per kombtare te tjera jane nje mediokritet i semure. Shih ç’ behet tek ne.
*Kryetari i FSHF nuk ka haberin e sportit. Po dhe po te kish qene marre me sport do ishte qelbur per kaq vjet sa ka ai. Ne s’ gaboj eshte mandanri i katert. Madje perjashtu te parin qe e vuri i ndjeri Enver Guga qe ishte zvendes president i FSHF, asnje zgjedhje nuk ka bere te sinqerte e te vertete. Madje per t’ u treguar se kinse eshte moderator e i rinovuar ansamblete zgjedhore i ben nje ne Korçe, nje ne Durres e ku di une ku tjeter. Vartsit per kaq vjet i ka futur ne tutele. Shihni dhe kollaret i kane nje lloj, si presidenti. me qe 50 % e kombtares eshte kosovare duhej qe nje asamble ta bente bie fjala ne Prishtine, Peje a Prizeren.
*Si do kemi rezultate kur nga dhjetra fusha futbolli qe kish Tirana tani kane shpetuar nga babezia ndertuese vetem ajo e Akademise Ushtarake dhe “Skender Halili”. Tere cinizem prishen fushat e “Partizanit” e te “Dinamos”. Kete te fundit akoma nuk e kane pervetesuar, por per ta prishur zhvilluan kampionatin (i thençin) te hipizmit, qe tradicionalisht eshte bere ne Lushnje.
*femijet qe duan te merren me sport luajne ne fusha mizerabel, si te ishin fusha patatesh.
*Mburren se kane ndriçuar 5-6 stadiume, kur shtete rreth nesh, pa le me tej, kane ndriçuar edhe fushat e stervitjes se femijve.*Edicionin tjeter per “France 2016″ kombetarja jone ndeshjet do ti zhvilloje jashte shtetit se nuk eshte i miratuar asnje stadium. Shikoni stadiumin :Loro Boriçi” ne shkoder, nje gjysmagjel siç e la monizmi ne 1990. Stadiumet e tjere, mbi 50-60 vjeçare, jane ne dite te hallit.
*Klasat sportive kane 20 vjet qe nuk jane me. Shihni rezultatin. Rini e brengosur, me cigare, me droge, me pije alkoolike, neper pabe, gjithe diten me celular ne vesh, shkruajne ne hyrje te shkolles: “Shkolla osh qef!”. Rezultati, rini e lodhur, njerez qe dine gjiyhsej 17 fjale, 9 prej tyre te ndyra, madje dhe vajzat, vrapoje vetem kur duan te ulen neper autobuza, pa pare se eshte nje gjysh ne kembe, se dhe atje shohin nga dritarja ose luajne me celular. Mjere kombi ku shkojme keshtu!?
*Lerini te tjeret te bejne jeten e tyre. Ata braktisen atdheun se klasa politike u kujdes per vete e jo per popullin. Ne do i shohim ne Brazil e do krenohemi.
*Tere ata sportiste qe u bene kampione bote e medalist ne olimpiada iken nga ne ne Greqi se i pagoi. Tani ata shteruan. Ata ishin vlaga e fundit e viteve kur punohej e nuk broçkullitej. Pse nuk dalin dhe tani cilesor e ti marre Greqia si Dhimen, Shabanin, Xhelilin, Manjanin etj. qe i dhan tere ato medalje vendit fqinj. Mbaroi vlaga.
*Ata qe kane ne dore ti kthehen punes. Boll shame e ofenduan njerez qe vet i perzume, ketu e ne Kosove. Ne qe komentojme, na dhimbset sporti e çdo sektor tjeter i jetes. Po tek e fundit edhe ne broçkullitim. Nuk na ben njeri per njerez.
*Duka hiqe si i forte me Xhani de Biazin. Pune lekesh. Nuk e sheh qe ky i huaj ka bere 4 kombetare me zbulimet e tij ne tere Europen, me moshe mjaft te re e te talentuar qe duan kohen e tyre te behen. Ai rinovoi ekipin. Nuk eshte pak te heqesh ne nje kohe mbi 90% te ekipit.
Merua si specialist i gazetarise (nuk e dija qe merrte vesh dhe nga sporti) e ka dhene vijen, platformen. Shtojuni punes. Ktheni çka ishte e mire. Flakni te keqen.
Mendiet me te mira nuk jane ne qeveri, kjo dihet njerez. Nderkohe Mero tregon vazhdimisht qe eshte nje gazetar modern. Une nuk kupetoj pse i jep shkrimit nje sens humori, sir?! Kostatimi; – ” Shqiperia e sotme eshte nje varreze e madhe sportive!”me tmerron.
Football-i eshte business dhe argetim people. Po ti hedhim nje veshtrim perendimit, me sportet ata nuk bejne shaka, njerez. Ceshtja eshte se fitojne shume, jane mesuar me fitimin dhe nuk ndalen.
Ndersa te mesohesh me humbjen ( Tre ndeshje te humbura ) kerkon analize.
Angazhimi per te ardhmen nuk kerkon zgjidhje nga zyrtaret aktual, eshte shume von per ta. Ministria e edukimit mendor dhe fizik te kepusi qafen ne qofte se nuk merr seriozisht football-in.
Me qen se jemi te sensi humorit, qeveria e re te mos lodhet se kerkuari rruge te bardha. Hard working eshte zgjidhja…
Me ne fund eshte nje rast i mire. Te ndalim per nje cast historin njerez, te enderrojme te ardhmen, ajo eshte e jona.
Shumë dakort me ju Z. Baze.
Keni harruar vetëm diçka, me logjikën e “patriotëve” tanë, edhe Nënë Tereza duhej deklaruar tradhtare.
Për imazhin katastrofik të Shqiptarëve në Europë, të rinjtë si puna e këtyre janë gjëja më e mirë që mund të ndodhë. Por “patriotët” tanë duan qyl, duan vetëm të marrin dhe kurrë të respektojnë.
Po ti marrësh të gjithë bashkë si tufë “patriotët” tanë injorantë, janë vjet dritë larg kontributit të atyre djemve për Shqipërinë e shqiptarinë.
z mero! gjitmone kam dyshuar ne objevktivitetin tend ne trajtimin e aktualitetit por me kte shkrim ke dale zbuluar fare qe do te thote se je thjeshte nje oportunist me mendesi komuniste qe shfrytezon cdo dobesi te kundershtarit per te prfituar kapital ose merita qe nuk i meriton!duka dhe qeverite shqiptare mund te kene 1000 te meta dhe mekate karshisportit ne pergjithsi dhe footbollit ne vecanti por per kombetaren e futbollit kane bere me te miren pasi jo vetem qe e kane mbeshtetur por kane bere me shume nga mundesite e tyre per ti afruar keta lojtare ! futbolli eshte sport dhe sporti eshte art dhe artist nuk behesh por lind dhe ne kete logjike i bie se amerika qe eshte vendi me i perparuar dhe i pasur i botes te jete kampione absolute edhe ne futboll por nuk eshte jo se qeveria atje nuk investon per sportin por thjeshte se futbolli nuk eshte tradite atje nga ana tjeter brazilli ka qene nje nder vendet me te varfer te botes ku futbolli luhej me topa lecke por kane qene dhe jane te paret ne bote ne kete sport pra faji e qeverise eshte se nuk kemi nje stadium modern apo terrene sportive moderne por keto jo domosdoshmerisht te sjellin sukses! te gjithe ata lojtare shqipfoles qe jane me zvicren kane qene jo thjeshte te ftuar por te lutur te luajne per shqiperine por e kane refuzuar jo per ca par me shume por thjshte dhe shqip se nuk duan te shfaqen shqipetaresepse kjo do tua demtonte imazhin por harrojne se zviceranet pertej futbollit i konsiderojne si te gjithe shqiptaret e tjere qe kane shkuar per nje cope buke
Je OK FARE Albo1 ………. Kush jeton ose ka jetu ne Zvicer e Di Mir por si pelqen ta Pranojne qe jane thjesht Shajs Allbaner per Zviceranet dhe asgje me shume, hajt Tung vllazen te Kosoves
Mero Baze je brilant, i ke vene pikat mbi “I” per gjendjen e kombetares sone dhe per talentet shqiptare ne Zvicer.
Une mendoj qe ato “bemat” e djeshme kane qene te mireorganizuara. Kane gjetur ca injorante edhe i kane nderzyer per te terhequr vemendjen dhe per te mbyllur ne heshtje pa shume zhurme ndonje afere korruptive alla Duka si SHITJA NDESHJES. Edhe nje vajze 6 vjecare e kupton qe ajo ndeshje dje ka qene komplet e shitur/ trukuar. Sdo shume mend kjo, mjafton te marresh pak fare vesh nga futbolli. Lojen “atdhetaret” tane te kombetares e kishin shitur e se luan as topi. Keta “patriotet” tane ne fushe e jashte saj (po po te dy palet) e kane ditur qe boterori eshte i humbur dhe pse jo te bejne ca lek nga fundi? Ai trup i djeshem eshte bere kastile qe ne te merremi me tifozat e te harrojne LOJEN SKANDALOZE TE KOMBETARES….edhe fundja cfare po bejme sot? Po merremi vetem me tifozat duke anashkaluar analizen mbi lojen sesi Shqiperia luajti skandal ne shtepi te saj. Besoj qe qeveria re te marr parasysh keto probleme qe ke ngritur Mero. Leku esht vjedhur me OK ne FSHF, te shohim a do kete kallzime duke perfshire dhe vet Duken. Leku eshte hedhur po as dushe e fushe ska? Ku ka vajtur gjithe ai lek? Ministri kultures? Qeveria? Auditi? Shish? Agjensite perkatese? Ku jane? Ne presim…..
Me shume se cdo gje, ndeshja e djeshme duhet te ngrij alarmin per menyren se si mund te shiten ose trukohen ndeshjet ne Shqiperi. Akoma spo degjoj koment nga analistet sportiv te thone troc qe ndeshja e djeshme ishte e turpshme po aq sa qendrimet e tifozeve. NDESHJA ISHTE E SHITUR!
Z.Baze, ju keni te drejte ne disa aspekte dhe me tej ne linjen tuaj konstante anti-A.Duka (mund te keni arsyet tuaja per kete) nuk eshte se nuk gjen argumente ne ambientin futbollistik shqiptar.
Por puna eshte se ti spekulon shume me faktet, i ngaterron ato me dashje ose edhe nga padija dhe me e keqja u jep hapesire publikimi ne gazeten TemA gjithfare gazetarucesh te cilet edhe dalin publikisht per nje problem te caktuar (ne kete rast futbollin), dhe ose pranojne vete se flasin nga pozita diletante (nuk po permend emra se i ke te fresket emrat ne arkiven e javes se fundit te Tema-s), ose te fryre alla-Halilmatosh dhe kushedi nga cfare arsyeje gjejne faqet e gazetes tende te shfryjne spekulativisht duke ngaterruar e perzier paturp fenomenet qe analizojne.
Meqenese nuk eshte vendi ketu per nje debat me te zgjeruar po mjaftohem t`ju hedh poshte qartesisht disa prej argumentave qe ju i evidentoni per Patriotet dhe Tradhetaret:
1-Ju argumentoni se Kombetarja e Shqiperise eshte deshtake dhe s`ka si te jete ndryshe sepse perbehet nga 5% lojtare te kampionatit shqiptar dhe diçka gjysma me te tille te Shqiperise.
–Kunderargumenti: Shqiperia misheron shtetin amë te te gjithe shqiptareve dhe ne kete kuader brenda kufijve nuk jetojne me teper shqiptare se sa jashte tyre.
Kurse persa i perket atij 5%-shit mund t`ju kujtoj se Danimarka (kampione e Evropes) e fundviteve `80-te nuk ka pasur per nje periudhe asnje lojtar qe luante ne kampionatin danez!!!
Nuk besoj qe ta kene pasur fajin ne kete rast sekseret e federates daneze si e paskan keta sekseret e FSHF e as kushtet mizerabel te Danimarkes….
2-Talentet e medhenj Shakiri me shoke (keshtu e quan vehten zoteria ne Mynih) dhe perforcimi me shembujt e Rita Ores dhe Xhim Belushit jane tejet spekulative,sepse nuk u kerkon njeri ketyre qe te vijne e te luajne ne llomhanen e Kampionatit shqiptar si e quan ti (ne disa aspekte jam me mendimin tend edhe une), e as te kendojne ne Estraden e Ballshit e ne keto raste ti spekulon (ndoshta nga padija!) dhe ngaterron Klubet shqiptare te futbollit me Kombetaren e vendit!
Eshte tjeter te vije Muradi nobelist i viagres ne Antibiotik,e tjeter ta perfaqesoj Shqiperine ne nje simpozium nderkombetar. Eshte tjeter te vije R.Ora ne Ballsh e tjeter te perfaqesoje Shqiperine ne nje eveniment muzikor Boteror! Edhe Belushi nuk eshte se nuk ardhur fare ne Shqiperi, se edhe me ca reklama me shqiponje e celulare na paten zene syte lesh me të.
Keshtu dhe Shakirit, nuk po i kerkon njeri te vije e te luaje me Laçin apo Kukesin, por te perfaqesoje Shqiperine mor zoteri. Dhe nqs Shqiperia nuk ja mbush syrin, te pakten mund te mos i vinte ekstremisht aftesite e tij sportive dhe gjestikulative kunder Atdheut te vet, sigurisht po te jete se ky nocion ka ndonjefare kuptimi per te.
3-Emrat Shakirit e Januzajt me shoke nuk ua dha Zvicra e Anglia, por Klubet sportive profesioniste ku ata u formuan si futbolliste dhe me sa di keto jane sipermarrje private dhe jo shteterore me detyrim paraqitjeje ne Perfaqesueset perkatese ku keto Klube kane rezidencat. Se me kete teori i bie qe Shakiri mbasi te kishte luajtur ca kohe per Zvicren te luante sot per Gjermanine meqe eshte aktualisht pjesetar i Bajernit, ashtu si dikujt tjeter do i binte hesapi (yt) te luante per Italine, Angline a ku di une tjeter jane apo do te transferohen ne te ardhmen.
4-Kur vjen nje shqiptar i arsimuar ne Amerike apo Britani i ftuar nga Politika per ti sherbyer vendit te vet une kam lexuar qe ti e ke pershendetur, perkrahur dhe inkurajuar! Por edhe ky (ose kjo) jane formuar si personalitete pa investim tonin, bile emigruan atje ku u arsimuan pikerisht per shkak te mizerjes shqiptare,sepse kombi i tyre nuk i mbante dhe arsimonte dot.
Pse keta qenkan te mirepritur ti sherbejne Atdheut dhe futbollistet jo?
5-Edhe ai “titulli” ambasadore qe ju dedikon atyre qe nuk denjojne te kendojne Hymnin Shqiptar, qe nuk denjojne (per arsyet e tyre qe me sa di nuk jane keto qe ngre ti) te perfaqesojne Shqiperine eshte nje articial-llek dhe luks i rreme qe qorron vetem nihilistet, kritizeret e pakriter te ambientit shqiptar.
Dhe tani ne fund nje episod ilustrativ ku u bera une protogonist ne rolin e “sekserit” vullnetar te FSHF-se:
Besoj e ke ndigjuar emrin e futbollistit Atdhe Nuhiu, emigruar me familje ne Austri, lojtar i U-21 te Austrise.Atdheu qe dhe emrin e tij e shqiptonte ashtu si ja shqiptonin austriaket, pune tjeter se tingellonte shume komik, po nejse puna e emrit…
Mbasi na shenoi nja dy gola,mbasi u gri me shkelma e berryla me mbrojtesit tane ate dite shtatori 2009 ne Viene,e kontaktova mbas ndeshjes ne emer te gazetes Sporti Shqiptar: Pyetjes sime per mundesine e te luaturit per Shqiperine mu pergjigj se nuk i intereson ajo pune, as e njef e as ka informacion rreth saj dhe se ka angazhime te tjera dmth rruget per Kombetaren austriake e kishte te hapur…
Kurse traineri i tij i atehershem A.Herzog dhe shoket e tij te ekipit as qe kishin idene qe ky lojtar kishte prejardhje shqiptare, kaq shume atdhetar kishte pas qelluar Atdheu sa qe gjithshka e fshihte, me siguri i vinte turp, saqe edhe me mua komunikimi u krye ne gjermanisht..
Keto i pata shkruar pikerisht keshtu te gazeta ne fjale, ndersa sot marr vesh (nga shtypi) se FSHF dhe Atdheu yne paskan ra dakord qe zotnia te vishet kuqezi, sigurisht mbasi nuk arriti te vishej rot-weiss-rot dmth austriakshe kuptohet.
Pra te lutem, po arriti te kape ndonje maje ky Atdheu, mos na e merr si shembull shperdorimi te FSHF-se te pakten, pune tjeter se FSHF-ja vetshperdorohet duke ju lutur shqiptareve neper bote qe ti beje nenshtetas shqiptare!?
Edhe njehere: Futbolli shqiptar ka aq probleme (shume mire ju i vini ne dukje disa) sa duhet shume vullnet, pune e njerez te afte qe te zgjidhen. Ashtu si ka aq shume probleme edukimi fizik i femijeve tane ne shkolla, ashtu dhe si mungojne klasat sportive ne to e per keto nuk mund te akuzojme FSHF-ne.
Dhe per mbyllje: Keta qe per dike jane “tradhetare” (praktikisht gjithe stadiumi mbreme) dhe per disa te tjere “heronj”, per mua jane thjesht disa lapangjoze qe shohin vetem kuleten dhe nuk ja vlen te merresh me ta. Si te thuash gjynah per kohen dhe “bojen” qe harxhuam une e ti bashke!
jashtëzakonisht i saktë
te lumte pena o Roland Luci se eshte keshtu si thua ti. pak kohe me pare Granit Xhaka me te atin dolen e thane qe u paskan kerkuar lek per te luajtur ne kombetaren shqiptare. por Taulant Xhaka (i vellai/i biri) tani do te luajne me shqiperine. si ka mundesi qe per kete djalin e dyte nuk ju paskan kerkuar lek.
ketu te gjithe ngaterrojne gjendjen e sportit ne shqiperi me nderin dhe emocionin qe provon nje njeri kur perfaqson kombin e vet.
Paske tentuar zoteri te shkruash nje lloj replike ketu per autorin, por ke arritur vetem te daslesh nje lloj palaqo qe deshiron te behet pjese e nje cirku, per te cilin vetem mendja i thote se eshte ashtu, ngaqe nuk ka fare lidhje se cka saktesisht. Xherdan Shaqiri nuk e vesh fanellen kuq e zi sepse personat qe jane te veshur me pazarlleqe te fyeshme, kerkuan nga ai para. Zvicrra e rriti dhe e beri talentin me te mire ne Europe, i dha gjithcka cka ai kishte nevoje, madje la zvicerranin jasht per ta bere ate lojtar te perfaqesueses. Sot luan ne klubin me te mire ne Europe, sot e tere bota e njeh dhe ai ne kepucet e tija vazhdon ta mbaj flamurin e Shqiperise, Kosoves dhe natyrisht edhe te Zvicrres (vendit qe i dha gjithcka). Fola vetem per ShaKirin sepse nuk ja vlen me shume per te shkruar per nje person si ti. Te mungojne elementet bazike te te kuptuarit te termit LOGJIKE, andaj nuk ke mundesi te logjikosh !
Z.Luci respekt me doren ne zemer per te vertetat e medha qe i thua, qe shume i njohin por nuk kane as guximin profesional dhe moral ti thone hapur. Trajtimi psikologjik qe i ben sjelles se Nuhiut, agresiviteti i panevojshem, gjestilulacioni, pohimi gjakftohte i njohurive minimale dhe injorimi i interesimit, jane tregues te qarte te cilesive morale te personit dhe te stokut qe ai perfaqeson.Ka nje moment qe duhet gjykyar me realizem, vakumi moral qe nuk duhet te kalohet kaq lehte. Shqiperia po perceptohet si lypese e padinjitet, kam parasush fushaten qesharake ne drejtim te futbollisit te Mancesterit.Duka dhe ekipi i tij ka mekatet e veta pare si pjese e gjithe realitetit shqiptar, por nuk mund te akuzohet Duka dhe federata per mosinteresim kur Behrami eshte kerkuar dhe keshilluar edhe nga Tare kur kane luajtur bashke tek Lacio, prindi i ketij futbollistit te ri shprehet: Nuk na kane kontaktuar nga Shqiperia por edhe po na kontaktuan nuk kemi asnje interes, nje logjike e padeshifrueshme. Ne fushe nuk luan as Duka dhe as federata por 11 lojtare nen pergjegjesine fhe dirigjimin e trajnerit, qe ketu duhet filluar procesi i amputimit te njerit gisht qe te shpetoj dora, sot se neser do te jete vone.
Perpara se te kalojme ne teme dhe te diskutojme rreth problematikes se futbollit, do te dija se c’te ka shtyre ty personalisht te impresionohesh kaq shume, sa te shfrysh hapur dufin tend kunder nje sere personash, perfshi ketu dhe artikullshkruesin.
Nervozizmi yt i papermbajtur mund te kuptohet fare lehte nga gjithkush qe pakuptuar do te humbase kohe aq te vlefshme, per te lexuar kete koment tendin ne fakt te gjate, por fatkeqsisht bosh nga permbajtja, bosh nga aresyetimi, dhe akoma me bosh nga argumentet bindese, per te cilat ti zoteri je lodhur aq shume per t’i ofruar lexuesit.
Gati ne tere komentin tend lexuesit i duhet te gelltise nga e keqja si me pahir formulime kuturú e pa lidhje, pjesa me e madhe e se cilave permbajne tone acarruese dhe ne shume raste dhe percmuese.
Qe edhe lexuesi te bindet per keto me lart po sjell disa prej tyre:
E fillove komentin tend “duke i hedhur doren shpatullave” autorit (dhe kjo sa per t’ja njollosur me balte xhaketen…). E menjehere pas saj u hodhe ne sulm si i terbuar, per te dale ne mbrojtje bukedhenesit dhe frymezuesit tend me fjalet:
1.) “linjen tuaj konstante anti-A.Duka…”
Dhe fantazia tende vazhdoi me pas me shfryrje dhe hingellima, nga te cilat po shkepus disa prej tyre:
2.) “ti spekulon shume me faktet… i ngaterron ato me dashje ose edhe nga padija…”
3.) “ u jep hapesire publikimi ne gazeten TemA gjithfare gazetarucesh…”
4.) “ flasin nga pozita diletante… te fryre alla-Halilmatosh…”
5.) “ te shfryjne spekulativisht duke ngaterruar e perzier paturp fenomenet…”
6.) “ “Shakiri” me shoke (keshtu e quan vehten zoteria ne Mynih)…”
7.) “ ti spekulon (ndoshta nga padija!)…”
8.) “ te mos i vinte ekstremisht aftesite e tij sportive dhe gjestikulative kunder Atdheut te vet…”
9.) “ sepse kombi i tyre nuk i mbante dhe arsimonte dot….”
10.) “ per mua jane thjesht disa lapangjoze qe shohin vetem kuleten…”
Tani t’i rikthehemi diskutimit.
Sipas te dhenave te faqes transfermarkt.de (koheqendrimi si trainer: 0,23 vite, kuota e suksesit: 33,33 % fitore, 25,00 % barazime, 41,67 % humbje) rezulton qe ti te kesh patur nje pervoje mjaft te shkurter pune ne Austri, dhe ajo me e rendesishmja eshte se ke qene dhe i pasuksesshem. Deshtimi ka qene dhe shkaku kryesor i largimit tend prej andej per t’u rikthyer, me shprese se dikush mund te jepte shance per te trainuar nje klub futbolli shqiptar. Dhe sic dihet dhurata nuk ngurroi, por te zbriti nga “qielli” si me porosi.
Fillojme me “kunderargumentet” e tua jo bindese. “Shqiperia misheron…. e bla, bla, bla” Qe jashte kufijve mund te jetojne me shume shqiptare se ne token ame, nuk do te thote detyrimisht se ata matane perbejne 95% te gjithe popullsise. Keshtu qe aresyetimi i autorit eshte me se i drejte, e i yti krejtesisht i pa baze.
E njejta gje me argumentimin me danezet e fundviteve `80-te. Keta futbolliste ndoshta kane luajtur jashte vendit te tyre o spekullant faktesh, por ata kane patur pa perjashtim nje nenshtetesi te vetme, kane patur ate daneze dhe rrjedhimisht himnin e atij shteti kane kenduar. E ketu puna me zviceriano-shqiptaret ndryshon si nata me diten. Nese danezet jane lindur, jane rritur dhe kane filluar karieren e tyre sportive ne Danimarke, Shaqiri, Xhakja & Co. jane rritur dhe jane bere sportiste te talentuar ne vende te huaja, ne rastin e tyre ne Zvicer. “Zoteria ne Mynih” jo vetem qe eshte i talentuar, por ai eshte dhe kampion i shumfishte i kampionateve dhe kupave te Evropes, per te cilat ti ke enderuar dhe si ke pare me sy as si futbollist e as si trainer. Pse jo? Ate e di dhe ti, por akoma me mire e dime ne. Talenteve te zbuluara e te formuara ne vende te huaja nuk mund t’u kerkohet te vijne me zorr te perfaqesojne kombetaren, se ai eshte ne fakt nje lloj vetzhgenjimi, ai eshte nje lloj spekullimi me vetveten. Atyre u duhet lene vete ne dore kjo pune. Ai qe e ndjen se duhet te perfaqesoje njeren apo tjetren skuader e ben ate me deshiren e tij, dhe jo me presione te cdo lloj forme. Nuk ka gje me te ulet e me te turpshme per nje sportdashes te hedhe akuza poshteruese ndaj disa sportisteve te talentuar, vetem e vetem se ata jane bashkekombas te rritur ne dhé te huaj e qe mbajne te veshura fanellat e skuadres kundershtare. Si nenshtetas te huaj a nuk i takon atyre te bejne nje gje te tille? A ka te drejte njeri qe ata vetem per kete te poshterohen ne ate fare feje sa te quhen dhe tradhetare? Ata qe leshojne te tilla bajga nga goja ose nuk dine kuptimin e kesaj fjale, ose jane me te meta mendore, dhe nese asnje nga keto te dyja nuk korenspondon i bie qe te jene per vete te tille.
Ktu po diskutohet problem tjeter mor idiot dhe jo personi i Roland Luçit si trainer.
Po te jet se dikush paguhet per ato qe shkrun me siguri je ti qe paguhesh nga Baze se nuk ka mundsi gjithe ky superreaksion ndaj opinionit te nje Mjeshtri Sporti si Rolandi.
Te pakten merr guximin dhe ven emrin si Rolandi dhe Mero qe nuk deshirojn te jen anonim e jo me pseudonim (si ti e un e te tjeret) meqe po kalon ne sulme personale ta dime dhe ne se kush je dhe sa % te ndeshjeve (te tavlles) ke fitu ?
Mos me dal nga subjekti:Jam plotsisht dakord me analizen e R.Luçit dhe them qe z.Baze shpesh per arsyet e tij deformon faktet duke manipulu lexuesit qe ne shumic jane injorant dhe i shkojne mbrapa si delet.
Po hajdar ashtu eshte, po diskutohet per disa trupjerdhur qe ofendojne e shajne pa shkak jo vetem futbollistet zvicerjane, por dhe artikullshkrues dhe komentues te tjere. Me duket se disa nga sulmet personale te “mikut tend” t’i reshtova me lart o hajdar. Apo s’te erdhi mire kur i lexove. Kush fillon me bresheri sulmesh duhet t’a llogarise se mund te behet per vehte tabele qitje.
Dukesh se qenke nga ata “te fortet” o hajdar, perndryshe s’kishe pse te dilje ke ceshtja e anonimitetit. Nuk thone kot se ata qe nuk kane gje ne tru kane tek muskujt.
O hajdar, po kush do t’ja dije sot nese dikush eshte mjeshter sporti apo jo. Keto tituj ishin stimuj pa vlere qe i jepeshin sportisteve e artisteve “me biografi te mire” ne kohen e diktatures o hajdar. Mjeshter sporti s’e kane marre lojtare me fame boterore. Hajdar, cfare titulli do te meritonin sipas vleresimit te FSHF-se se atehershme, shume nga talentet shqiptare te sotem te cilet luajne futboll me skuadrat me te degjuara te Evropes? C’titull do te meritonte sipas FSHF-se sportisti zvicerjano-shqiptar qe luan me skuadren me te mire te botes? Shaqirit s’i ha palla per stemat e dulles, ai shperblehet per talentin e tij te jashtezakonshem ashtu sic i ka hije te shperblehen sportistet “super te merituar” nga klubet prestigjoze boterore, dhe jo federatat e dekoratave te leshit o hajdar. Upsss tani e pash qe e paske nofken bledar dhe jo hajdar.
Te lumte pena mor shok…
Lionel Mesi erdhi ne Barcelone per kurim se ishte anemik dhe aty u be Yll futbolli.
Me mentalitetin e ketyre kosovarve zvicerane dhe Mero Bazes tone duhej qe Mesi te luante per Spanjen, por ai ka dy gram karakter dhe mbeti ne shpirt argjentinas dhe eshte gjeja me normale ne bote qe te luaje per ngjyrat e atdheut te vet qe nuk e tjeterson per cfardo cmimi.
Urime per analizen Roland Luçi.
Merr shembull si analizohet zoti Baze se deri tani ke luajtur pa kundershtare ne gazeten tende, topi i jot dhe e ke gjuajtur ti penalltine.
Ja paskan dhjere fare artikullin Meros, nuk kam pare aq komente e argumente kunder si kete here.
Tjeter here me mend ne koke Mero djali.
Mire eshte ta analizoni edhe kombetraen e Bosnje dhe Hercegovines dhe ti hiqni disa vija paralele …
Per komentuesin Baca
mE KEQARDHJE JU THEM QE NUK QNEKE ASPAK NE RRJEDHA TE SPORTIT,PO KUSH ISHTE QE KUSHTEZOJ LOJTARET PER TU FUTUR NE KOMBETARE,lojtaret apo kreret e federates Shqipetare.kush kujt i kerkoj lek.qunat ishin ne gjendje te vijn ne kombetare pa asnje lek,kurse kreret e federates ju kerkuan lek,dhe i larguat lojtaret qe secili klub i europes i kerkon,kurse ju i quani tradhetar tani pasi pesuat disfat nga njerezit qe sja duan te miren futbollit.
shqiptar lind nuk bëhesh
ISHA SHUME DAKORT DERI TEK PJESA QE I QUAN DJEMTE E KOMBETARES PLEHRA. MENDOJ QE PLEHRA E KETIJ VENDI REALISHT JE TI DHE PSEUDO “FREE PRESS” QE TI DREJTON, GAZETARI ME DY STANDARTE SI KJO E JOTJA. DO FILLOSH TI PESHOSH ME MIRE FJALET E TUA DITEN QE DO MERREN MASA NDAJ ABUZUESVE SI TY.
Dhe femijet e mi ne Angli kane lindur, por nqs nje dite ata behen te suksesshem atehere merita duhet ti shkoje Anglis, dhe une do tua inkurajoje nje gje te tille sepse Anglia ju dha mundesin atyre. Sporti ne shqiperi funksionon dhe drejtohet si gjithcka tjeter, nga hajdute e kriminel. Bravo Mero! Ashtu sic nuk blihet respekti, ashtu nuk blihen as yjet. Po hajt mo mentalitet i varfer thuaj?
po nqs femijet e tu vendosin te perfaqsojne Angline atehere eshte e kote te dalin neper intervista e te thone qe ndjehen shqiptar. mund te thone jemi me origjine nga shqiperia por ndjehemi anglez e per kete perfaqesojme Angline. gjithsesi askush nuk u thote ketyre sportistave me ardhe ne shqiperi e me punua ne kooperative por me perfaqesua kombin e tyre (nese e ndjejn veten shqiptar) ne 10 ndeshje ne vit. kaq eshte detyra e tyre nese e ndjejn veten shqiptar. edhe Messi ka shkuar qe femije ne Barcelone por perfaqeson shtetin ku ka lindur.
O Mero,kete qe ke shkruar ti, une e thashe para dy dite akoma pa filluar loja.( le te vijne te gjithe mergimtaret duke filluar nga muratoret,kamarieret,dhe te gjithe ata me apo pa tituj, te punojne ne Shqiperi per njezetmijleke dhe neve do duartrokasim dhe do u themi bravo se ju jeni patriote.
Keni pare ju ndonje shkolle ne Shqiperi pas viteve 90 te kete fushe basketbolli, volejbolli apo futbolli sic kane shkollat ku mesojne ne shtetet e tjera. Si mund te krijohen klasat sportive pa keto mjedise. Ato mjedise tashma kane perfunduar ne siperfaqie ndertimi per pallate betoni. Dhe ju kerkoni qe ne Shqiperi te zhvillohen sportet.
YJET PATRIOT HERONJ TE MEDHENJ TE KOMBIT SHQIPTAR
kane qene dhe do jene vetem ata te cilet,
-edhe te pergatitur brenda shqiperise
-edhe te pergatitur jashte shqiperise
si Gjergj Kastriot Skenderbeu, si Ismail Qemali,
LUFTUAN PER ARBERINE DHE PUNUAN PER SHQIPERINE.
Z. MERO ! Je i shkelqyer . Me kete tregon se je shume i pergatitur . Ne kampionatet shqiptare duhet te kene nje rregull qe ne fushe ne futboll te aktivizohen minimalisht 8 futbollist te qytetit ku eshte ekipi . Futbollistet dhe politikanet i nderrojne ngjyrat si u do qejfi sipas lekut.
Zoti Mero Baze
Editoriali juaj i fundit ka nje Aparence shume te bukur,
Editoriali juaj i fundit ka nje Realizim shume te dobet.
Ju zoteri ngaterroni me ose pa qellim koncepte dhe definicione te ndryshme.
Ju zoteri nuk duhet te harroni ose duhet te mesoni se:
KOMBI DHE KOMBESIA NUK JANE ABSOLUTISHT QEVERIA.
dhe,
KOMBI/KOMBESIA PERGJITHESISHT NUK JANE SHTETI/SHTETESIA.
Kombi/Kombesia jone eshte e lidhur ngushte me origjinen, gjenet, gjakun, gjuhen tone, me kulturen, traditat, zakonet tona, me kenget, vallet, folklorin tone, etj
Qeveritaret nuk jane kombi, populli, shteti, atdheu; por jane dhe duhet te jene sherbetor te privilegjuar te kombit, te popullit, te shtetit, te atdheut.
Nqs qeveritaret nuk kane bere detyren dhe obligacionin e tyre perpara kombit, popullit, shtetit, atdheut;
-kjo nuk do te thote se une si qytetar shqiptar duhet te perfaqesoj nje komb, nje popull, nje shtet, nje atdhe tjeter,
(si eshte rasti i futbollistave shqiptar te kombetares zvicerane)
-kjo nuk do te thote absolutisht se une si qytetar edhe me keq duhet te nderroj edhe identitetin personal njerezor per interes,
(si eshte rasti i shume emigranteve shqiptar ne greqi)
-kjo nuk do te thote absolutisht se une si qytetar edhe me keq akoma duhet te mohoj edhe identitetin tim shteteror dhe kombetar,
(si eshte rasti i sportistave shqiptar ne kombetaren greke)
-kjo nuk do te thote absolutisht se une si qytetar edhe me keq akoma duhet te hedh poshte, te tradhetoj kombin, popullin, shtetin, atdheun apo memedheun tim.
(si eshte rasti i tradhetareve te shqiptareve ne histori e aktualitet)
Sigurisht jane te qarta pergjithesisht procedurat ligjore te marrjes se rezidences, se shtetesise per emigrantet qofshin punetor, profesor, sportist, artist, shkrimtar, shkencetar, etj ne vendet e botes demokratike.
Sigurisht jane te qarta edhe rastet e sportistave te veçante qe pasi perfitojne shtetesine e nje vendi tjeter dhe ne kushte te caktuara kane te drejten edhe te perfaqesimit ne seleksionin perkates te atij vendi.
Por nuk duhet te mohojme se pergjithesisht shumica e sportistave amator dhe profesionist ne bote, madje edhe yjet e djeshem me origjine afrikane qe u pergatiten dhe qe fituan trofe te arta me klubet e medha europiane, psh George Weah perfaqesoi Liberine, Frederik Kanoute perfaqesoi Malin, Paul Mukila perfaqesoi Kongon, Abedi Pele perfaqesoi Ghanen, madje edhe yjet e sotem Samuel Etoo dhe Didier Drogba etj kane perfaqesuar jo seleksionet kombetare te vendeve europiane ku jane klubet e tyre te futbollit, ku madje edhe kane marre ligjerisht shtetesine e dyte, por kane perfaqesuar dhe perfaqesojne seleksionet e tyre kombetare perkatese te Kamerunit dhe te Bregut te Fildishte ne Kontinentin Afrikan.
Sigurisht eshte shume e rendesishme dhe per shume arsye qe ne Shqiperi te kemi organizim total dhe kushte te mira per edukimin fizik dhe sportin, madje te organizojme edhe kampionate me nivel te larte profesional, nqs deshironi edhe spartakiadat e meparshme komuniste, por nuk duhet harruar se ne shoqerine kapitaliste (Lionel Messi) ne plural Lionelet e talentuar gjithnje shkojne drejt kompanive me te mira private te futbollit, pra ne superklubet e medha profesionale te botes, madje shpesh qe femije; dhe megjithate ata kane perfaqesuar dhe po perfaqesojne ne takimet internacionale te rangut perkates: kombin, popullin, shtetin, atdheun e memedheun e tyre te origjines.
Sigurisht nuk duhet harruar se shqiptaret jane nje komb i ballkanit i cili eshte ndare ne disa shtete ballkanike.
Sigurisht nuk duhet harruar se shqiptaret jane nje komb i botes i cili ka diasporen me te madhe relative krahasuar me kombet e tjere.
Prandaj ne keto kushte jane edhe me te rendesishme per perfaqesimin e vertete kombetar shqiptar: kontributi i shqiptareve brenda dhe jashte shqiperise.
Per sa i perket cilesimit emocional te futbollisteve shqiptar te zvicres finalisht si tradhetar; une mendoj se ne kuptimin relativ duhet bere nje dallim i madh ligjor e logjik sepse ata kane marre ligjerisht nje shtetesi te re, pra mund ta perfaqesojne si mundesi te dyte edhe ate shtet; por ata nuk kane nderruar identitetin e tyre personal emrat e mbiemrat e tyre shqiptar, por ata nuk kane mohuar dhe nuk mohojne origjinen, kombesine, gjakun, gjenet, simbolet shqiptare; siç ka ndodhur fatkeqesisht me shume sportist shqiptar ne vendin “mik” Greqi.
Per gjykimin dhe mendimin tim, tradhetar ne radhe te pare jane pushtetaret e medhenj “komunist” qe i detyruan shqiptaret te braktisin vendin e tyre, jane pushtetaret e medhenj “demokrat” & “socialist” qe me vazhdimesine e politikes se tyre zero kane lene krejtesisht jetim diasporen shqiptare dhe emigrantet shqiptar si askund tjeter krahasuar me vendet e tjera te Europes.
Dhe jane shume nga keta politikan ata qe kane shitur dhe jane gati te shesin edhe shqiperine per interesat e xhepit dhe te klanit te tyre, ndersa nga podiumet e bukura me sfond flamujt flak te kuq mbajne fjalime pompoze sharlatanesh politik.
PIKERISHT KETA QEVERITAR TE ZINJ ME SHQIPERINE E SHQIPTARET,
PIKERISHT KETA QEVERITAR YJE TE XHEPIT DHE KLANIT TE TYRE,
QOFSHIN TE AFTE DHE GJYSEM TE AFTE,
JANE TRADHETARET E VERTETE.
Shume dakort me artikullin e Rolandit. Mero ka te drejte per shume problem te renda qe evidenton me sportin, perfshire korrupsionin. Vetem nje gje ka gabim Mero:
Kombetarja perfaqeson kombin dhe kushdo qe ne zemer ka Shqiperine vjen e luan me kombetaren per ti dhene atdheut dicka. I jep IMAZHIN e sportistit qe femijet e tjere shqiptare te kene endra sepse sportistet e medhenj behen jo me muskuj por me vizione. Ketu jap mendimi e Muhamed Aliut I cili thoshte se enderronte, kishte vision dhe u be sportiest I madh jo thjesht nga muskujt dhe stervitja fizike por nga pergatitja mendore, vizioni dhe endra per ta arritur kulmin.
Ky eshte roli I Kombetares, frymezimi I te rinjve dhe me mire kete mission e luajne keta lojtare model per te rinjte. Kaq sa kane mundesi keta lojtare te talentuar duhet ta bejne duke lujatur me kombetaren. Se c’fare ben shteti nuk eshte pergjegjesi e tyre.
Une e kam thene edhe me pare se po u deklarove shqiptar dhe zgjedh te luash me nje kombetare tjeter atehere ke devijuar shume dhe zemra jote nuk eshte shqiptare ashtu sikurse deklaron, nuk do ta quaja tradheti sigurisht.
Me mire keta lojtare te mos deklarohen shqiptare edhe nese me origjine jane te tille. Pra le te pranojne origjinen shqiptare por te mos deklarojne se ndjehen shqiptare. Eshte me e ndershme kjo dhe pastaj futemi ne argumentat e Meros per ti justifikuar per shume aresye te tjera me mekatet e shtetit etj etj.
Po u deklaruan shqiptare atehere nuk ka justifikim qe I mbron. Kombetarja nuk te kerkon te sakrifikosh karrieren futbollistike por thjesht eshte nje perfaqesim.
Shpresoj qe te kuptohen keto gjera drejt sepse nuk mund te filloje progresi nese te aftet I largohen nevojes se atdheut te tyre. Bile kjo eshte nje fatkeqesi nese ndodh.
Bukur Mero,flm!
Persa I perkete pretendimeve se FSHF dhe Duka duan lavdi te pamerituar, ky konstatim mund te jete me vend por refuzimi I Kombetares nga ata lojtare nuk ka per ta bere me te mire FSHF dhe Duken. Bile nuk eshte detyrimi I atyre lojtareve te permiresojne institucionet shqiptare pasi ata lojtare sic e dime jetojne jashte shqiperise dhe perkohesisht mund te luanin per kombetaren tone.
Mero duhet te kuptoje me mire disa pasaktesi konceptuale qe ato te mos ndikojne per keq opinionin ne Shqiperi.
Ai vend i mori e i beri yje, ne duam ti marrim yje e ti bejme tradhtar. Shum e bukur, te lumte Mero.
I KE RA PIKES..
Shume i drejte vlersimi me lart i Rolandit. Ardhja e Shaqirit, Behramit, Xhakes me kombtaren tone do na bente vertet krenar, pasi do te ishte nje shembull per opinionin ne europe, se shqiptaret gjithmone kujtohen per prejardhjen e tyre dhe nuk jane mercenare. 6 futbollistet e Zvicres me origjine shqiptare kane zgjedhur Zvicren, pasi kuptohet lehte se perfitimet financiare do jene me te medha. Nje lojtar qe luan ne boteror dhe me nje kombtare me emer si Zvicra, vlen me shume ne merkato dhe kartoni i nje lojtari te tille i rritet vlera disa here me shume se nje lontar qe nuk perfaqsohet ne nivele te tilla. Per sa i perket sportitne Shqiperi, te gjithe jemi dakord se ka nevoje urgjente per permirsim, por no nha shteti. Klubet duhet te administrohen nga privat, biznesmene, menaxhere te mire. Merrni rastin e Tirane, e cila u shpall disa here kampion kur menaxhohej nga 3 donatoret. Tani qe e ka bAshkia totalisht ne menaxhim po paraqitet shume dobet
eshte e vertet e hidhur, nuk dime ku ta kerkojme te drejten, ndoshta dhe nxitimi per te pare pak shpres se do te fitojme na ben te humbasim llogjiken dhe e te perdorim sharjet, e vertet qe na ka nxjerre nga realiteti dhe qe kemi frike te shikojme jashte saj. fatkeqesi e kohes dhe e momentit ne te cilen shikojme veten tone virtuale dhe jo reale!
Z.Baze te pershendes per analizen e sakte e te drejte qe beni si gjithmone une i lexoj rregullishte analizat qe ju beni dhe nadj te njejtin mendim me juve ,e verteta eshte ajo qe ju thoni shqiptaret duhet ti shikojne e ti zgjidhin problemet e ture vete ne vendin e tyre.
hera e pare qe me pelqen ky mero mua
Si gjithmone i sakte, i natyrshem dhe fantastik ne opinionet e veta z Mero! Shkruar dhe parashtruar me mjeshtri, ato problematika qe i diskutojme, i mendojme dhe i “zgjidhim” neper biseda apo neper kafene. Por jo ne ato instanca qe duhet te merren me keto çeshtje. Po kujt ja thua, o Mero? Bravo!
Personalisht, i kam te gjitha mundesite per te ndjekur ne tv ndeshjet e kampionateve europine. Te gjitha. Ju siguroj qe çdo jave shoh ato ndeshje ku luajne ose edhe kane luajtur Behrami, Bogdani, Xhaka, Shaqiri apo ndonje shqiptar tjeter. Ata dy te paret qekur luanin ne Serine B te Italise. Edhe Cana, por me ka dale nga qejfi, se me shume se profesionist po na sillet si patriot. Po imiton kreret e FSHF e me gjere, ashtu sic e pershkruan Mero ne opinionin e vet brilant! Flm
Jo qe mungon gjithcka eshte permendur me siper por un desha te shtoj se dhe lenden e fiskultures ne shkolla e japin mesues te fizikes,matematikes etj.pa folur pastaj per per ambjente ,palestra,terrenesportive kende,baze materjale qe as behet fjale.Prandaj qeveria ministria perkatse duhet te punojne seriozisht dhe me plane afat shkurtra e afat gjat per pregatitjen fizike,dhe sportin ne pergjitrhsi.
NJE KOMENT SHUME I BUKUR DHE I SAKTE.
e drejte duhet te veprohet sa me pare
Sa bukur e ke shprehur realitetin shqiptar …. sa qarte, sakte dhe lakuriq del ne pah aftesia e atyre qe kane ne dore ‘frenat’ e zhvillimit te vendit, ne cfaredo aspekti qofte.
BRAVOOOOOOO
‘te ka lali shpirt te ka lali xhan’
Sakt.
Vërtet.
Shqiptaret jan njerz kopila.
Historikisht.
Sepse te ndertosh shtet esht si te ndertosh nji shtpi.
Duhet pun e perbashket e te gjithve,qe nga arkitekti,drejtusi i projektit e deri tek puntori i llaçit.
Por nder shqiptart,ndodh nji fenomen i çuditçëm historikisht.Te gjith ja hedhin punes,pergjegjsis,dhe duan t ja fusin njeri tjetrit,duke i lene barren tjetrit por duke marr frytet perfituesese te punes per vete.
Ky esht korrupsion.
Dhe shqiptart jan komb i korruptue.
Tash ne demokraci,kte fenomen qe mbahej sekret,e msuan te gjith,qe nga kryeministri der te lypsari ne rrug.
Te gjith e dijn se te gjith jan te korruptu.
Dhe me korrupsion total nuk behet shtet por si bicim shteti,nuk behet asgje,nuk behet demokraci ,num behet efhe futboll meqe esht fjala,por vetem nji karrikatur e atyre qe u than mesiper.
Dhe kjo esht arsyeja qe kur ne bot marrin vesht se je shqiptar,qeshin me perqeshje tallse ose te fsheht nga frika,sepse ata ,te huajt perfytyrojn menjeher nocjonin karrikatur perkrah identitetit shwiptar.
Te gjith shqiptart ja len kopilin ne der shoshoqit.dhe s bejn shtet.dhe vrapojn tek shtetet e huja,por meqe jan kortupt nuk e thon kte gje haptaz por gjejn shpjegime mashtruse.
E keqja duhet thon ne sy.:
“Jeni muter o komb,o njerez,o politikan,o intelektuale shqiptare,edhe ju o sportista,artista,puntore kamarjere,mjeke,studente,…..dhe kjo me ben te ndihem i pafuqishem per te realizu dicka me ju,per te rrojt si njeri,sepse jam i vetem dhe s kam fuqi te ndryshoj asgje,sepse tek ju osht bo muti mullar,dhe prandaj do iki e do shof hesapin tim si individ i lir ne boten e lire.” Kto duhet te jen fjalet e dala nga goja e Shaqirit me shoke nese jan te ndershem. Dhe cdokush do i kuptoj.
Por ats nuk shprehen ndershmish.Pse.?Sepse jan……shqiptare!
sporti qe kultivohet jep rezultate.”çfare do mbjellesh do korresh”eshte nje maksimale qe vlen si kudo edhe ne sport.Nuk na pelqen,por te gjitha strukturat qe merren me sportin kane bere ç’eshte e mundur ta shkaterrojne ate.Vjedhin rezultatet,trukojne ndeshjet,manipulojne renditjet,s’u japin as rrogat lojtareve.Sesi funksionon futbolli shqiptar me stadiume bosh nje zot e di,ka te ngjare qe pastrohen para,dmth veç demit ne imazh fut edhe dyshime per veprimtari kriminale e antiligjore.Te mos flasim per sportet e tjera qe ekzistojne vetem ne leter.Italia i ben karabiniere ose police ata sportiste te disiplinave qe nuk mbahen dot nga buxheti privat,duke mos lejuar te vdesin disa sporte minore,le te beje kete shteti yne e te kujdeset gradualisht,s’ka pse puneson te tjere,kur mund ta beje nje sakrifice te tille per sportin.E lexova editorialin,eshte i sakte si ore zvicerane.
JE SHUME I SAKTE MERO.TE NA RROJE NJESHI NE FEDERATE PA FUTBOLLIT VARJA………..Me erdhi shume keqe per sjelljen e pa denje te tifozeve KUQ E ZI ndaj lojtareve Kosovare qe luajne per Kombetaren Zvicerane.
Kjo llogjika jote po ta vazhdojme, ka nje fare lidhje me ekonomine e tregut ne te cilen jetojme si dhe me pikpyetjen e perhershme qe ka renduar mbi kete vend, A perbejn shtet shqiptaret. Po po, duhet te jeni krenar per ata shqiptar, bile bile, duhet te shpallim tradhtar Skenderbeun, apo Ismail Qemalin qe lane postet, dhe ofiqet ku ishin per te bere Shqiperin,dhe sa e sa patriot te tjere qe shkrin pasurin e tyre , per te mbrojtur kete vend, dhe kete gjuhe. E pse na duhej gjuha jone sot per te shkruar ne kete gazete ?, pse mos te kishim dhe ne fatin e gjuhes Latine, apo fatin e popujve qe jane zhdukur apo shperber gjate viteve te ketij globi. Po te vazhdojm me kete teori, i bie qe ka gazetar qe shkruajn me bukur, pse nuk ja le atyre kete gazete, apo te shkruajm ne porte dhe aeroporte tabelen, ne nuk jemi te afte ta bejm kete vend, bujrum juve te afteve t’i ndroni emrin, gjuhen, zakonet, ne menyre qe te behet ky vend. KA GJERA QE NUK BLIHEN DHE SHITEN, KA GJERA QE BEHEN ME ZEMER, DHE JO ME PARA, ATA NGELEN NE HISTORI, TE TJERET JANE ZERRO
Asht cdo gja e vertet me sa shkruan se pershembull Shaqiri i ka than ktyne te FSHF-es per me lujt me kometaren ton dhe a e dini cfar i kan kerku ktyne djemve i kan kerku para me lujt pra 6000 euro zoti duka bashk me mafien e tij se jam ba pronaret e FSHF-es dhe jo zyrtaret e FSHF-es . Dhe ka ba shum mir qe ka shenu se ai vend i ka rrespektu dhe i ka vendos ne maja ma te larta
Shaqiri, Behrani, Xhakja e te tjere djem 20-vjecare u perballen me shqiptaret si tradhetare dhe kjo ne korr, si dikur hordhite e iktatures, kur moren varete dhe kazmat, dhe kush e kush te shkaterronte ate trashegimi, qe bota e ruan me ligje te rrepta.
Keta djem dolen tradhetare, ndersa Duka i federates, eshte heroi, qe na ka cuar futbollin shqiptar ne majat e futbollit europian.
Kur Rugova deklaronte nga zyra e tij ne vilen e tij, se UCK-ja, eshte dora e zgjatur e Serbise e beri Rugoven hero, ndersa UCK tradhetare, kur Berisha i shiste naften Sllobodanit hapur fare kur edhe miqte me te ngushte te Serbise, nuk guxonin ta hapur, perseri shqiptarhonja e quajti Saliun .
Kur daja i Ibrahim Rugoves, Xhafer Deva beri masakren me te madhe ne Tirane, shqiptaret e vitit 2000 e bene ate hero, Kur nje plehre, nje terrorist vret nje mesues qe po conte dijen dhe arsimin ne ato zona ku sundonte obskurantizmi dhe vrasja mbas shpine, shqiptaret e vitit 2000 e bejne ate dhe familjen e tij qe u persekutua dhe viktimen qe u vra e quajn thjesht se ishte komunist dhe per kete duhet te quhet tradhetar.
Kur ne varrezat e deshmoreve te kombit, qe luftuan kunder pushtuesit, shqiptaret e vitit 2000 filluan te varrosin me pompozitet cdo lloj trafikanti dhe plehre, kjo eshte patriotizem.
Dhe ja ku erdhi koha qe disa djem te rinj 20-vjecare, u perballen me falangat e shqiptarhones e brymosur me mesimet e shokut sali dhe partise.
O trapa kuq te dhim, edhe une jam tradhetar, edhe une nuk jam si ju, edhe une nuk e pranoj Xhafer Deven hero, as Ibrahim Rugoven hero, nuk ju pranoj edhe juve heronj, per kete kur juve jeni heronj une jam tradhetar, se nuk dua te jem pjese e juaja.
Ju heronj, mos harroni biznesin me Serbine, se lindet nga prinder te dhjere proserbe dhe ashtu do te mbeteni edhe ju, proserbe, qe do te jeni edhe , meqe e keni kaq qejf ta quani tjetrin tradhetar.
Juve na perfaqesoni neper bote me drogen dhe krimin, kurse keta djem 20-vjecare, lerini te na perfaqesojne me futbollin dhe kulturen e tyre.
@ Horri i Bulevardit
Koment teper i bukur.
Ju lumte.
Pavaresisht konsiderates per ju Z. Mero mendoj se ke gabuar ne disa pika te analizes qe keni bere. Te mendosh si Perendimor jo domosdoshmerisht te bene te tille. Jam dakord per nje sere kushtesh qe mungojne dhe per faktin se akoma nuk kemi nje stadium te nivelit po kjo kurrsesi nuk mund te justifikoj ndryshimin e Kombetares, sepse Kombetarja nuk eshte nje Pasaport dhe nuk duhet pare si e tille apo me keq akoma si nje portofol. Lojtaret ne fjale fitojne nga 2- 3 miljon euro ne vit a ska rendesi se sa por te luash per Zvicren per disa leke me teper dhe te hedhesh posht orgjinen tende, vuajtjet qe shume prej familjeve te tyre kane hequr dhe per 1 moment ne jete ju jepet shansi per te ngritur lart emrin e nje Atdheu te vuajtur, ta perbuzesh me injorancen e Behramit ateher dicka nuk shkon dhe kete here Z. Mero ate qe nuk shkon nuk duhet ta kerkosh tek Shteti Fshf apo situata jone ne pergjithesi por tjeterkund. Mendoj se familjet e ketyre “superlojtareve” kane gabuar rend, miljonat dhe luksin i kane por respektin e Shqipetareve te vertet asnjehere, kane mbjelle urrejtje dhe kjo nuk eshte pak. Sporti nuk eshte politike dhe nuk duhet te perdoret si per te fshehur as te metat e Fshf dhe as mungesen e terreneve sportive. Xhaka tha se futbollin e ka profesion dhe jane sjelle si profesionist, jam dakord ai ka nje klub ku luan dhe ky eshte profesioni i tij por Kombetarja eshte tjeter gje vellezer. Zvicra te rriti por kurre ti nuk do te jesh nje i tille, mjaftojne disa gabime ne nje ndeshje dhe perseri do te te etiketojne Shqipetari qe na shiti ndeshjen, ndersa Cana me shoke edhe ne nje dite te keqe kur mund te gabojne perseri do ngelen tanet do jene frymezim per femijet tane. Federata nuk duhet ti lutet askujt per te ardhur te luaj per Shqiperine, kush e ndjen eshte i mirepritur . Nese do te me duhej te zgjidhja do te preferoja nje Kombetare me djem qe e duan kete fanelle dhe qe me mbushin shpirtin me ndjenja kombetare kur zbresin ne fushe e kendojne himnin dhe pak rendesi ka nese dalim te fundit apo te paret.Retorikat boshe jo Federata jo sekseret skane vlere sepse nese ti do jesh nje lojtar i madh dhe i suksesshem askush nuk te le dot jasht Kombetares qoft Duka qoft dikush tjeter. Per mua jane dhe do te ngelen te Padeshiruar, jo tradhetare sepse nuk me kane bere asgje te keqe as mua as dikujt tjeter dhe as Shqiperise se Madhe por vetes se tyre i kane bere nje te keqe te madhe, gjithe ato te shara dhe urrejtjen e nje stadiumi te tere do e kene ne ndergjegje gjithe jeten, por edhe ne kete pike me lind nje dyshim….dyshoj se Behrami do kete ndergjegje. Jemi mesuar te jemi te fundit ne cdo fushe te jetes, por krenar dhe me koken lart edhe kur portofolin e kemi bosh. Smund te na hiqni nje vlere Z. Mero duke u sjelle si Perendimore po duke menduar si te tille. Ti e ke bere zgjedhjen tende per ne Boteror por une kurre nuk mund te theras Forca Zvicra sepse ne futboll apo sport nuk ka pika te ndermjetme si ne politike, je ose me ne ose kundra nesh. Ndaj Z. Mero merru me politike dhe sportin lire ta gjykojne profesionistet. Respekte.
Une nuk kam vrejeteje ne opinionin e Mero Bazes i sakte dhe me vende,per do kisha shtuar diq.Une jetoj dhe punoje ne gjermani qe nga 90ta femijet me kan lindur,dhe jan rritur ne gjermani,dhe gjithmone jam munduar qe femin ti edukoje ne frymen e vlerave kombetare shqipetare,ata sot jan te rritur,jan duke kryer shkolla dhe jan te mir ne mesime,por pertej rrethit,pertej shoqeris pertej pergjegjesis qe kan per vendin ku jan rritur kan dhe nje pergjegjesi,qe nese i jipet mundesia te ndihmojne atdheun e origjines,une kuptoj meron qe thote se skemi te drejte ti quajm tradhetare,por te gjithe keta talente qe kan shqipetaret sot ne europ dhe bote,e kan dhe nje pergjegjesi qe te ndimojne kombetaren shqipetare te dal nga ky kaos,dhe jam shum i bindur se poti bashkojne forcat te gjithe keta talenta,shqiperija munde dhe kupen boterore ta kapi, dhe dihet se nese nje lojtar luan per kombetaren e origjines ai nuk e humbe ate fame qe ka sepese ai megjithate munde te luajper nje ekip siq eshte manqesteri por te jap dhe kontributin qe kombetarjae shqiperis te kap njeher majat e futbollit do ishte i nderuar apo do ishin te nderuar prej kombit te tyre,por kjo sdon te thot se shteti shqipetar duhet te jafuti gjumit por te punoje qe vlerat qe kemi dhe dalin nesra ,mos te naj marrin te huajt.une jam qe ata te kontribojne per kombetaren shqipetare,edhe pse kurr futbollin se shiqoje.
Problemi ma i madh kush eshte tradhetari e kush eshte patrioti..ahiq problem nuk po ju duket qe nuk jan te afte me e ndertue ni stadion qe i permbush kerkesat e Uefas po kan mbet me at far balte qe po tallen te gjithe
Analiza, pergjithesisht e drejte per shkaqet e gjendjes se futbollit shqiptar , por nuk ka se si te ndihem krenar per futbollistet shqiptare qe kane zgjedhur te jene zviceriane vendi ku u dha shanse te kene nje karriere sportive qofte dhe profesionale . Keto jane fazat fillestare te asimilimit te nje kombi ne nje tjeter , ku mundesia ekonomike eshte faktor primar ne percaktimin e identitetit . Atyre djemve vertet u uroj karriere te suksesshme por admirimin tone nuk kane aspak te drejte ta marrin .
Fakti qe per nje shkrim me shume probleme behen kaqe shume komente verteton sa i vlefshem eshte arrtikulli .Nese ka diversitet mendimesh e me pastaj analizen e qasim me gazeten apo gazetarin kjo tregon se rendom jo vetem qe eshte bere “paqe me tranzicionin “edhe ne sport por qe vazhdohet te gjykohen problemet dhe mangesite sikur behen per te “njollosur”identitetin tone.Nuk eshte aspak keshtu:-eshte e vertete qe po mbarohet vaji i kandilit per investimet e bera para1990per masivizimin dhe cilesine sportive,-qe nuk kemi as klasa sportive dhe ekipe zinxhir,qe nuk ka filozofi e metodika drejtimi ne sport ,-qe qarkullohen shume pare por ato nuk lene gjurme per te ardhmen ,-qe nuk po ndertohen akoma stadiume te standarteve te kerkuara ,-qe nuk kemi akademira sipas sporteve ,,,qe,..e plot mangesira te cilat nuk krijojne garanci per te percaktuar e realizuar objektiva ne mos afat gjata te pakten afatmesme!Si mund te kemi ne nje Kombetare cilesore ne footboll kur ne perberjen e tij nuk ka lojtare te Ekipit kampion.Te shkon mendja e ben dilema te shumta pastaj cfare kampionat KEMI.Ti leme menjane qejfmbetjet apo ekzaltimet kur kritikohen apo mburen Organizmat drejtuese ne Sporte!Te pranohet dhe te arsyetojme thelle se Ato nuk jane as partnere me drejtimin shteteror ne sporte por as te pavarura si duhet.Mjafton te shohim kapardisjet e drejtuesve te sportit kur arrihet ndonje rezultet dhe pastaj njemije e nje arsye(pa analiza0PER DESHTIMET .Dhe me keq akoma kur “mallkohen”djemte shqiptare qe luajne me ekipe te tjera qe i kane rritur!!Per pergatitjen e tyre cfare kontributi kemi dhene NEqe te luajne po per ne?Aspak!Z MERO,nese ju kesaj here bete nje analize integrale por qofte dhe tangenciale me filozofine tuaj te hapjes te DEBATIT kini dhene nje kontribut te Vleresueshem,Ju lumte.Sporti eshte pjese e identitetit ,realizohet me patriotizem por jo me fjale por me dije me perkushtim me modesti me sakrifica me…veshtrim nga pervoja e vendeve QE BEJNE ME TE VERTET SPORTE!
Mero !Eshte nga rastet e rralla qe lexoj nje shkrim patriotik nga ana jote.Deri me sot kam pare shkrime anti Nano,pro dhe anti Berishe anti dhe pro Rama te cilat ,ne pergjithesi kane qene ne frymen e fleterrufeve.Sot po kuptoj se ti i njeh mire difektet tona si komb dhe do te thoja se ne qofte se do te ndihmosh kete komb te vuajtur dhe me shume te meta per dhe jo per faj te tij,do te duhej te abandonoje shkrime hakmarrese,sepse vetem ashtu mund te behesh nje pene e forte qe te besh histori per momentet qe jetojme, astu sic beri Konica,Migjeni e pak te tjere.Megjthate kjo deshire e imja e di mire qe do te mbetet nje enderr sepse e di qe ti nuk mund te ndryshosh menyren e te jetuarit.
XHerdan dua te te flm per arritjen e madhe qe ke bere ne karriere,une jam nje djal nga SHQIPERIA. Po te shkruaj se me ka ardhe vertet shume keq per sharjet qe jane bere kunder teje, ju nuk jeni tradhetar ,, ju jeni ca djem te mrekullueshem me talent , dhe me zemer te madhe, mos u merzit nga nje tufe budallenjsh qe jane verbuar nga nacionalizmat e kota. Do ta them une kush jane tradhetar , se ti nuk ke shume informacione per ketej, dhe nga nje ane shume mire ben, tradhetar jane keta qe lane qeverine , qe deshin ne menyre te fshehte ti jepnin nje pjesete detit, greqise, vrane 26 ne gerdec, me vone ne qender te tiranes pas nje proteste vrane kater vete, tardhetare ajne dhe ata qe vjedhin leket e shqipeatareve te varfer qe mezi ushqehen , tradhetar jane dhe ata qe nuk lane lumenj pa prishur dhe , peme pa prere, qe jane pasuri kombetare. E pra shoku im nese ma lejon kete fraze, eshte paradoks i madh qe ne vend, qe ndodhin kaq shume te keqija ndaj vendit, tju quash ju tradhetar, ky eshte paradoksi sh
qipetar.
e ke thene te verteten lakuriq bravo mero je nder te paktet intelektuale qe i thua gjerat sic jane
Brravo Mero. Te verfikoj ministerja e arsimit dhe sportit si vjdhe e vazhdon te vjedhe drejtorja e sporteve Klodiana shala te komleksi Dinamo , ku per nje ore stervitje u merr ekipeve te moshave nga 750000 lek ne muaj pa asnje fature, duke vene ne siklet edhe tranjeret pasi skane si te justifikohenpara prinderve. Pale po flitet se e ka kthyer godinen e kompleksit ne shpi banimi per vete. E pastaj duam zvillim sporti e kombetare futbolli. Keqardhje dhe per ministren aktuale qe ben sehire, thuase votat i moren per te rehatuar bythet e tyre.
Sigurisht artikulli I Meros eshte provokues debati dhe pa dialog e debat nuk ka progress. Sikur te gjithe ne te binim dakort se e Verteta eshte ajo qe ne mendojme se eshte atehere progresi do te vdiste.
Ne po kerkojme te Verteten dhe ta pranojme ate ashtu sic eshte qe te bejme progress drejt saj. Dhe pjesemarrja e shqiptareve ne kombetaren e kombit te tyre eshte nje hap progresi I cili nuk po behet si duhet.
Ka nje keqkuptim te madh midis shtetit dhe kombit. Shteti I Shqiperise dhe ai I Kosoves nuk perfaqesojne dy kombe por jane shtete te te njejtit komb. Prandaj kombetarja shqiptare eshte e hapur per te gjithe shqiptaret dhe talentet kane detyrim te japin per kombetaren duke luajtur per te.
Nese interest ekonomike nuk I lejojne disa talente shqiptare te luajne me kombetaren tone kjo eshte pergjegjesi morale e tyre dhe e familjeve te tyre.
E kam thene shpesh: TREGOHUNI TE HAPUR ME PUBLIKUN SHQIPTAR. MOS DEKLARONI SE JENI SHQIPTARE NESE MOHONI TE LUANI ME KOMBETAREN. ESHTE ME E KUPTUESHME DHE E JUSTIFIKUESHME TE THUASH QE NUK NDJEHEM SHQIPTAR PASI KAM LINDUR DHE JAM FORMUAR NE NJE VEND TJETER. ESHTE SHUME ME E RENDE TE BESH TE KUNDERTEN.
Eshte turp qe nje shqiptar te refuzoje te luaje me kombetaren e vendit te vet.
MERO je Nr.1. analize e perkryer, meriton vetem komplimente.
Kètyre ”patriotève” èshtè e pamundur t’u mbushet mendja. E thanè kèta qè halla ka koqe edhe s’e luan topi. Problemi èshtè i thjeshtè:
po tè kishin zgjedhur Shqipèrinè sot nuk do ishin né Brazil. Dhe nga ju sharje qè sharje do tè kishin. Mblidheni mendjen, mos shihni
èndrra né diell. Shqipèria, jo po tè kishte mbèshtetje njè federatè si ajo e Zvicres, por tè njè federate tè Shqipèrisè, serioze, sot do tè ishte ne Brazil. Pèr sa kohè ka atè federatè qè ka, mos èndèrroni kot.
FSHF eshte organizate qe bazohet ne thyerjen e ligjit dhe rregullave te saj. Duka eshte aksioner i Skenderbeut, kurse Nuri dhe Kasmi dy donatore te Tiranes…Nuk di ben prokuroria perse nuk nis hetime?! Persa i takon menaxhimit te Dukes ai eshte shume skandaloz. Nxorri Partizanin dhe Dinamon ne ligaeedyte, zbriti vazhdimisht ne kategorine e dyte ekipe me tradite qe kane dhene shume futbolliste per kombatren si Elbasani, Berati, Gjirokastra tj dhe pompoi ekipe katundesh ne superlige me presidente gangstere. Sa per stadiumet nuk do koment se eshte faqja e zeze. Duke si president federate kurre nuk propozi nje darft per privatizimin e futbollit…rastesi apo me qellim?
O Mero, sa helm ke nga brenda, nje pyetje te thjeshte,, po Messi pse luan per Argjentinen e jo per Spanjen..
Bravo Mero. Per cdo shqiptar fajin e kane te tjeret, kurre faji nuk eshte I yni dhe rolandi eshte pa faj.
Nuk japim asgje e duam gjithshka.
Personat te cilet kane mandatin per te zhilluar futbollin tek Ne,per tju shmangur pergjegjesise per nivelin e cilesise te futbollit,hudhin shashka te tilla.Faktet tregojne se element te mire,kombi jone mund te prodhoje,tashme na ngelet te presim qe edhe drejtuesit te mesojne se si duhet te bejne punet e tyre.
Zvicra,eshte nje nga vendet qe e ka ndihmuar shume kombin tone,ne luften per clirimin e Kosoves.Kete e dine shume mire personat qe jane marre me fuqizimin e bazes materiale te UCK.Djemte tane bejne shume mire qe kontribojne per te.Serbo-greket historikisht jane munduar te perhapin kete opinion ne bote :Shqiptaret jane si ato qen,qe i ushqen dhe te kafshojne doren.Do te ishte tradheti e madhe ndaj kombit,nqs djemte tane do te vepronin sipas logjikes mafioze te disa drejtuesve dhe komentuesve.Miqesise Shqiptaro-Zviceriane,dikush ja ka pa sherrin,e prandaj si gjithmone aktivizojne kaviet e tyre per ta prishur kete miqesi ne te gjitha fushat.
Si zakonisht… shkrim PERFECT…mendojë se A.DUKES duhet ja ndaluar as t’mos hyjë në STADIUME të futbollit e lëre më t’jet kryetar në F.SH.F.
Artikull i mendshur. Por duhet te thene, qe fatekeqesisht edhe Mero Baze eshte pjese e shoqerise se kalbur Shqipetare, ku vlerat kerkohen nga aj tjetri (BEja qe nuk na pranon, politika qe na la mbrapa, bashkeatdhetaret qe lane vendin etc.), dhe nuk generohen nga vetvetja. Fajin, qe renditemi ne cdo statistike ne funde, e kemi ne. Fajin per figura te dyshimshme si Berisha, Meta etc. e kemi ne. Dhe fajin qe sporti Shqiptar eshe inekzistent, e kemi ne, por e kan edhe ata djalosharet qe ne vende qe te luajn per kombin e tyre, luajn, pa arsye sportive, per nje skuader po thuaj se te njejtit nivel.
Flm.
PS. Nje fillim munde te ishte per zoterin Baze, te ndertonte nje gazete me lajme profunde, dhe jo nje te tille ku kryesisht debatohen problemet e nje vendi pa profil sic eshte Republika e Shiqperise.
Ku jane lajmet per Shut Down ne Amerike? Ku lajmet per krizen ekonomike te BEs? Ku lajmet per emigrantet e mbytur nga afrika?
Mero federaten dhe ket shtet e dime si eshte, jam me ty plotesiht dakort. Por te mos harrojme ato miliona emigrant qe kane vuajtur aneve te botes na kane trajtuar si qytetar te dores se katert, prandaj duam qe Januzaj&CO te luajne per shqiperine te marrim per te keqijat qe na jane bere ne jashte vendit… MEMEDHEU DUHET EDHE KUR AI ESHTE I NDOTUR E I BRAKTISUR PRANDAJ ATO QE LUAJME PER ZVICREN SJANE IDHUJT TANE
cjane keto peralla qe thua more qytetar te dores se katert dhe u bene yje futbolli,tjetri investon e punon dhe kur ehte yll ta marre shqiperia dhe si gjithmone te shesim pordhe,se gje tjeter s’dime te bejme,kemi 23 vjet po rahim uje ne havan dhe na e ka fajin i huaji apo politika,e kemi fajin vete se jemi popull i pa civilizuar,plantacionet,makinerite,muzeumet nuk na i prishen te huajt por i VODHEM vete dhe i shitem per skrap,prandaj levizja e pare e politikes nacionaliste duhet te jete civilizimi dhe shkollimi,dhe kthimi ne barinj
Mero te pershendes per shkrimet shume te goditura e reale qe ben. Eshte e vertete, ata lojtare shqiptare qe luajne ne klube te huaja si Zvicer, Angli, Itali, etj ata kane gjetur vehten e tyre dhe fale vullnetit e kembenguljes se tyre duke gjetur kushtet atje, kane shpalosur talentin, e kane aritur nevelet ku ata jane. Keta ne na nderojne e na bejne krenare kudo qe luajne. Po te kishte kushte Shqiperia, po te punohej me plan nga Federata jone e futbolit, po te kishte interesim nga qeveria, ata do ishin bere yje e talente ne vendin e tyre. I mungon kjo e fale merites se tyre ata shkelqejne aje ku jane. U lumte ! Ata jane krenaria jone ! Paçin vetem suksese kudo ku luajne.
booooollllllle me mellefe me njerin-tjetrin si kombe na coptuan por jo zemrat prandaj te krenohemi per keta djelmosha qe e konfirmojne qe jane shqiptare dhe kjo eshte gjeja me e bukur jo si disa qe kane mohuar gjithe cka dhe jane bere ” greke” urim,e me te mira dhe te bejne histori ne BRAZIL ju lumte!
Krenari e Madhe si shqiptar do te ishte nqs do perfaqesonin
KOMBIN SHQIPTAR.
Megjithate duhet te jemi realist se keta djem nuk kane nderruar identitetin e tyre njerezor emra apo mbiemra, nuk hedhin poshte por respektojne simbolet shqiptare, nuk kane mohuar dhe nuk mohojne origjinen e tyre shqiptare; siç ka ndodhur fatkeqesisht me shume sportist shqiptar ne Greqi.
Shqiperia e Shqipetareve jo e Kollovarve
BRAVO MERO BAZE…NJE ARTIKULL QE ESHTE SHUME MIRE SHKRUAJTUR.
JAM SHUME DAKORT, ME PROBLEMET EDHE REALITETIN QE NGRINI.
Pasi lexova artikullin dhe nje pjese te komenteve te spikatura me beri pershtypje nje koment i Roland Lucit i cili megjithse kishta ca argumenta gjysem te verteta kishte nje vizion arkaik dhe konfuz ne lidhje me situaten e futbollit ne vecanti dhe ne rrafshin kombetar ne pergjithesi.Duke qene se ky person ne kete koment ka shfaqur dhe gabime mentale po i bej nje replike modeste :
-Eshte aksiome (nuk ka nevoje per vertetim) ajo qe thote Mero Baze se shkaku kryesor i degradimit te futbollit dhe sportit ne pergjithesi eshte nje veprimtari thellesisht anti-shqiptare e qeverive dhe e shoqerise civile pas 1990 ku mund te permendim:prishja e klasave sportive,degradimi i kultures fizike ne shkolla,degjenerimi i kampionatit kombetar,prishja e terrenve sportive,korrupsini ne federatat sportive,trukimi i ndeshjeve,matrapazlleqet ne formimin e ekipit kombetar qe nuk ka nevoje te metejshem per koment.
-Duket qarte se ne kohen e sotme eshte krijuar kombi shqiptar i ndare ne dy pjese ku gjysma tashme jane qytetare perendimore me origjine shqiptare ( nuk quhemi me emigrante) Sipas vleresimeve keto 1 miljon shqiptare jashte Shqiperie jane sponzorizuesit dhe investitoret me te fuqishem ne ate vend per 22 vjet ku kane derguar mbi 40 bilion dollare “Cash” ose blerje imobilare apo investime.
-Jemi ne qe duhet te fajesojme “ patriotet” qe kane ngelur ne Shqiperi duke i akuzuar dhe ata duhen te pergjigjen se ku shkuan parate tona,ku shkuan bilionat e droges qe pothuajse eshte legalizura.
Ku shkuan bilionat e marra borxh qe kane kaluar shifren e tmerreshme 75% ????
Ku shkuan bilionat e marra nga shitja totale e pasurise shteterore te ngritura dhe me djersen tone ???????????????
Perse nuk eshte bere asnje investim ne sport sa qe dhe stadiumi kombetar eshte kthyer ne nje gerdalle qe nuk gjendet ne afrike dhe tallen lesht fotografet zviceriane.
Ajo qe mund ta quajme idiotizem unlimited te “ patrioteve shqipfoles” eshte fakti se ne kete ndeshje edhe nqs fitonte kombetarje shqiptare nuk shkonte ne boteror ndersa fitorja e skuadres shqiptaro-zviceriane kualifikohej.Dhe disa media e huaja e paraqiten keta ndeshje si kombetarja A kunder kombetares B.
Perfundimisht me I lumtur do isha te kualifikohej Shqiperia dhe ne mungese te ketij kualifikimi te pakten ne “ emigrantet” me origjine shqiptare krenohemi me shqiptaret e Zvicres pamvaresisht nga zgjedhja jo per faj te tyre…
Nje falenderim per Mero Bazen qe eshte nje ze i fuqishem qe hyn ne rezonance me mbi njemiljon shqiptaret jashte atdheut.
Zoti Mero Baze
Pse Yjet e Sportit nga vendet e Kontinentit te AFRIKES,
-qe jane me origjine nga vende me nivel teresor te ulet,
-qe jane pergatitur profesionalisht jashte Kontinentit Afrikan,
-qe luajne ne Superklubet e Medha Sportive te Europes dhe Botes,
-qe luajne me mire edhe se keta futbollist te kombetares se Zvicres,
PSE PERFAQESOJNE NE RANG KOMBETAR VENDET E KONTINENTIT AFRIKAN ???
Pse te krenohet shteti Shqiptar dhe shqiptaret me persona qe ligjerisht i perkasin shteteve dhe kombesive te tjera? Nuk e kuptoj as zoteri Bazen per kete.
Jonuzaj, Shaqiri, Behrami etc. nuk kan asnje lidhje me shtetin Shqiptar, as me shqiptaret. Ata sikur se per here te pare ishin ne Shqipri. Mase nuk e flasin as gjuhen.
Lerni te bajne punen e tyre dhe ne te bajme te tonen. Mua personalisht (qytetar nga Tirana) keta djemt e permendur nuk me reprezentojne dhe nuk kam lidhje me ta.
PSEUDODEBAT
Sepse ata djem jane me origjine Shqiptare,
Dhe sipas ligjeve dhe normave aktuale te FIFA:
ata djem mund te zgjidhnin vendin e origjines, vendin e kombesise.
ata djem mund te zgjidhnin vendin e formimit, vendin e shtetesise.
YJET DHE HERONJTE E MEDHENJ TE SHQIPTARISE
YJET DHE HERONJTE E MEDHENJ TE KOMBIT SHQIPTAR
kane qene dhe do jene vetem ata te cilet,
-edhe te pergatitur brenda shqiperise
-edhe te pergatitur jashte shqiperise
si Gjergj Kastriot Skenderbeu, si Ismail Qemali,
LUFTUAN PER ARBERINE DHE PUNUAN PER SHQIPERINE.
Ndersa disa shkrimtar te dobet ngaterrojne:
yjet e kombit
yjet e shtetit
yjet e futbollit
Futbollistet e lakuar te perfaqesueses Zvicerane:
-jane futbollist shume te mire, por jo yje te futbollit
-jane shtetas zviceran, ndoshta atje jane yje te shtetit
-jane me origjine shqiptare, por absolutisht jo yje te kombit shqiptar.
Nje shkrim i perkryer…!
Ne c’do pike te tij permbante vertetesi te hidhur per ne Shqipetaret…!
Urime Mero Baze, gjithnje shkruan gjen e duhur per temen e duhur…!
Suksese ne shkrimet e rradhes dhe ne “Temen” e shkelqyer…