Pas një periudhe të gjatë raportesh të kompleksuara nga inferioriteti dhe dyshimet mes Berishës dhe politikës greke, socialistët e rinj që kanë ardhur në pushtet, duket se duan të bëjnë një diferencë që po ashtu buron nga kompleksi i tyre “i miqësisë” me Greqinë.
Në të vërtetë nuk ka ndodhur ndonjë gjë që përbën lajm, por thjesht gazetarët në Tiranë kanë kohë që nuk u ka zënë veshi përmendjen e problemeve historike mes dy vendeve. “Çështja Çame” dhe “Ligji i Luftës”, janë probleme të mbartura, por që nuk e dominojnë raportin mes dy vendeve, pasi në vitin 1996 është nënshkruar Traktati i Miqësisë mes dy vendeve, që tejkalon çdo atavizëm të luftërave mes dy vendeve.
I vetmi problem mes dy vendeve, i prodhuar nga servilizmi i Berishës, është çështja e kufirit ujor me Greqinë, e cila duhet të zgjidhet sipas një standardi ndërkombëtar të pranuar nga të dy palët. Por këtu kemi një problem. Berisha u rikthye në pushtet nën paranojën se herën e parë e zbuan nga pushteti grekët dhe sjellja e keqe ndaj tyre, dhe u përfshi në marrëveshje të pandershme me politikanë konjukturalë grekë, boll që të mos e bezdisnin. Socialistët vijnë nga një histori miqësie me Greqinë dhe shumë të mirëpritur atje, dhe duket se duan të tregohen si të ndryshëm nga Berisha, duke dominuar një vizitë zyrtare me tema historike.
Por Shqipëria dhe Greqia kanë përpara një axhendë tjetër, të cilën ne duhet të dimë ta përdorim. Shqipëria po shkon drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe Greqia është një vend kyç, i cili duhet të jetë në krahun tonë në rrugë. Ajo do të jetë pas pak vendi që do të ketë kryesinë e Bashkimit Evropianë dhe duhet ta kemi avokatin tonë kryesor. Ne kemi rreth 700 mijë shqiptarë të rinj në Greqi, që po i rezistojnë krizës greke nga paniku që kanë të kthehen në atdheun e tyre të varfër, dhe po shkojnë drejt integrimit përfundimtar në Greqi. Ata kanë 20 vjet që punojnë për vete dhe për Greqinë, dhe janë nën panikun e pensioneve të pasigurta dhe kontributeve të panjohura. Ne kemi ende Greqinë partnerin tonë kryesor në biznes dhe tregti, dhe një lidhje të fortë të ekonomisë sonë në jug të vendit me veriun e Greqisë. Ne kemi sot mbi 1 milion shqiptarë, që falë emigracionit flasin greqisht, dhe një kulturë bashkëjetese me grekët në Shqipëri, e pashembullt në një vend tjetër të Ballkanit.
Axhenda kryesore shqiptaro- greke duhet të jetë përpjekja për të imponuar një mentalitet perëndimor në raportet mes dy vendeve, një kulturë të injorimit dhe përçmimit të problemeve që ngjallen nga historitë e tmerreve mes dy vendeve, që nuk kanë qenë të pakta. Në Greqi ka shumë njerëz më të zellshëm se në Tiranë që ta mbajnë kokën mbrapa dhe ta kthejnë kohën mbrapa. Ka plot grekë të marrë që flasin për Vorio- Epirin dhe sillogje, që jetojnë me shpresën se mund të ndezin zjarre me qirinj kishash, ashtu si në Shqipëri ka plot njerëz, bile dhe viktima të historive të shëmtuara mes dy vendeve, që nuk ia përtojnë të mbajnë luftën ndezur. Diplomacia shqiptare dhe ajo greke në vitin 2013, 100 vjet pas Venizelosit parë, nuk mund të dominohet nga “Megali Idea” dhe as nga ëndrra e pashallëkut të Ali Pashë Tepelenës.
Ne duhet të flasim me grekët ashtu siç sillemi me njëri- tjetrin. Dhe e vërteta është se duhet krijuar një klimë e patolerueshme për problemet mes dy vendeve. As Greqia, por sidomos ne, nuk kemi fuqi dhe energji të tepërta t’i shpenzojmë për probleme që janë tejkaluar me shumë mund. Mes dy vendeve ka një Traktat Miqësie, që injoron një copë letër që u ka ngelur si ligj lufte dhe nuk mbyll zgjidhjen e çështjes së pronave çame. E vetmja rrugë që këto çështje të bëhen tërësisht të pavlefshme, është që Shqipëria dhe Greqia të jenë dy vende të Bashkimit Evropian dhe të mos i japin asnjë rast njëra- tjetrës që të inkurajojnë mentalitete lufte me njëra- tjetrën.
Unë e gjej me vend që ministri jonë i Jashtëm i përmendi problemet e mbetura pezull nga historia, dhe po me aq vend faktin që ministri grek pa asnjë kompleks paraqiti pozicionin e vet. Por nuk e gjej me vend të festojmë pse po kujtojmë luftën mes dy vendeve. Është një luftë fallco, që realisht nuk po ndodh. As në Athinë dhe as në Tiranë nuk mendon njeri për të. Dhe shumë mirë që nuk po mendojnë. Ashtu si Berisha që kishte komplekse nga anti-greqizimi i tij i sëmurë, në thelb anti-ortodoks, ashtu dhe ekipi i ri socialist vuan nga kompleksi se janë të mirëpritur në Athinë dhe nuk e kanë problem të duken sikur po vendosin “kufirin tek thana”. Është një “lojë luftash” e panevojshme! E vetmja luftë që vlen mes dy vendeve, është që të imponohet një komunikim perëndimor mes dy vendeve. Si evropianë do të kemi më të lehtë të bëjmë dhe historinë tonë të përbashkët pa komplekse.
unë mendoj që për hatër të 700 mijë emigrantëve në greqi dhe marjes së statusit ti japim vorio epirin greqisë, aman vetëm të mos na ngajë emigrantët dhe të marim statusin…:P
Un menoj qe ti japim greqise B**** e autorin ne menyre qe te ecim apo qe greqia te pranoje te ece me ne dore per dore drejt te ardhmes europiane dhe te mos mbajme me koken mbrapa tek poshtersite qe na kane bere ata. NQSe Baze del vullnetar atehere le tia japim grekeve per hir te fqinjesise se mire dhe vllazerise shqiptarogreke
Mero, fjalia: “I vetmi problem mes dy vendeve, i prodhuar nga servilizmi i Berishës, është çështja e kufirit ujor me Greqinë,…”
Eshte me vend,ose i gjetur per rastin termi “SERVILIZMI”?
Bah!
Kurse une them,qe per hir te 2 milion shqiptareve,qe jetojne sot ne Shqiperi,T’U FALEN ata 700 mije shqiptare qe jetojne ne Greqi dhe te mos i jepet gje tjeter Greqise!!!
Me fal mor zoteri se ke harxhuar kohe, mund dhe ke angazhuar tere intelektin tend per te realizuar kete shkrim, por spo kuptoj se cfare lidhje ka gjith ky shkrim me luften. Ti flet per lenien pas te te kaluares kur ke me qindra mijera shqipetar te cileve ju mbahen pa te drejte pronat nen sekustro, dhe sikurse mund ta dish hecja para dhe prosperiteti nis nga pasuria, te cilen askush nuk ka te drejt ta marri pa te drejte. Flit nje here per kete temen e pasurive shqipatre qe mbahen nen sekuestro nga shteti grek,njesoj si nga nje band hajdutesh,pastaj mund te flasesh per maredhenie normale
QE TE MBROSH E TE MBASH PASURINE DO KOKE DHE B….,DY GJERA QE NE NUK I KEMI PASUR E NUK I KEMI.PRANDAJ JEMI KATANDISUR SHTETI ME I RENUAR I EUROPES
BRAVO Mero…komenton bukur …dhe me large pamje.me te vertet ja meriton qe mbas kaq vjetesh balte ne politiken Greko Shqiptare..pame nje artikull qe me gjithmen ke clexon ke cmeson ,dhe ke ctu premtosh brezave qe vine .Keshtu dhe kjo eshte politka qe ne duhet te mbajme me komshite tane ne enteres reciprok..me bukuri dhe pasteri ju kete pershkruani.Natyryshte qe na gezon ..large urejtjeve dhe mosmirenjohjeve…te se kaluares.
Diktatori Enver Hoxha i ka fajit 50 vjet diktatur e vorfni dhe Shqiptaret e jan detyruar per Idare te ikin Në greqi,Salihu qka ka nenshkrujt me greqin per kufirin pa u marr vesh me tjerat Parti nuk jam i njofshem.
TI ZDI TE SHKRUASH SHQIP ,DHE PO NA MERESH ME POLITIKE TE MADHE,KUR KE QENE NDONJEHERE I PASUR TI MORE,NE 1936 mIRDITORET U KATANDISEN TE HANIN LEVOZHGA PEMESH,APO DUHET TE TE LEXOJ POEMEN E MEJERIMIT TE MIGJENIT
Jo mor bace, nuk eshte as si thua ti dhe as si shajne disa te tjere me poshte. Une mendoj se Mero ka pjeserisht te drejte kur thote se duhet te punojme per fqinjesi te mire sepse kjo eshte ne te mire te dy paleve. Kufijte ne Ballkan por edhe gjetke, nuk i kane ne dore popujt. Ne e kemi pare se cfare ndodhi ne Kosove disa vite me pare… Por duhet kerkuar qe te hiqet Ligji luftes nga Parlamenti grek, ne menyre qe camet te kene te drejta juridike per te kerkuar pronat, sepse Traktati i miqesise midis dy vendeve nuk ka fuqi juridike ne ligjet greke. Po ashtu marreveshja per ujrat duhet pare sipas ligjeve perkatese nderkombetare dhe nuk ka nevoje per politizime pa bereqet. Sa per urrejtjen dhe armiqesine qe nxitet nga politikane te ndryshem dhe neper forume, ne te dy anet e kufirit, mendoj se ata qe jane te interesuar te destabilizojne Ballkanin per interesat e tyre, shfrytezojne injorancen dhe egersine ballkanike ne kurriz te budallejve ose sharlataneve qe mendojne ose hiqen si patriote.
Sa me shume sherre te kete aq me keq do te jete per popujt por edhe per budallejte (Te me falin budallejte…)
qenit tregoji shkopin të të respektoj, ndryshe të kafshon, dhe qeni grek ka mbi 100 vjet që na kafshon
Pa he njehere, mi tregon dot plaget e kafshimit? Se kam pershtypjen i ke halucinacione.
ÇAMËRIA çfarë është, shpërngulja e shqiptarve në turqi,1913- 1914 lufta me Shqipërinë, gjenocidi pas luftës së dytë botërore,trajtimi i emigrantëve dhe vrasjet e tyre, more enea, çfarë të duken këto more qorr, more vemje greke, do fshijmë historin apo do e harrojmë se do ti, insekt grek
Dukesh qe je i sinqerte prandaj nuk dua qe te futesh ne grupin e budallejve. Po pse mor bace, harrove p.sh. cfare i beri Gjermania gjithe botes? I dogji njerezit te gjalle neper krematoriume. Megjithate asnje nuk i thote gjermaneve “vemje”, “insekt”. etj. Shembuj te tjere ka plot! Fqinjin nuk e zgjedh dot. Duhet ta mbash ashtu sikurse te ka rene per pjese. Edhe ne mund te kemi gjynahet tona me fqinjet tane…Duaje fqinjin, por mos e prish gardhin qe te ndan me te…
dhe ti më dukesh shum naiv që më beson fqinjësi të mirë nga greku, prandaj nuk po të fus tek grupi insekteve, pabesia e grekut dihet që nga lashtësia, mos u mundoni të na e bëni grekun të mirë
Ca ishte ky artikull keshtu?? Si ore qeka nji cope leter pa vlere ligji i luftes. Ajo do te thote se ti mund ta sulmosh nji shtet pa asnji paralajmerim, si dhe ti sekuestrosh pronat e qytetareve te atij shteti. Kurse ti thua fqinjesia e mire, bashke ne be e brockulla te tilla. Cne qe e ktheve pllaken or plak, se kur i bonte kshu gafash qeveria e sales ti te boje namin me artikuj
Lexo historine mire dhe do kuptosh mire cfare do te thote ligj “lufte”.
BEJI NDER VETES.
shum e drejt dhe korrekte.
Mero, per here te pare mund te them qe : ja ke fut kot plako. po nejse si gazetar te lejohet. ?
Tironso me ty jam edhe une.Meroja ja ka fut koti fare.Vertet sduhet te jemi nacionaliste folklorike por per hir te 700 mije shqiptareve qe jetojne ne Greqi dhe faktit qe Greket kryesojne Bashkimin Europian nuk jane shkaqet qe te heqim fare breket para tyre.
Me camet ata kane bere gjenocid.Falaje akoma skane kerkuar dhe lere pastaj per pronat e tyre.
Une s`jam CAM por nese camet do I gezonin ato prona mbase Shqiperia e ime dhe e Meros do ishte ndryshe.
4-ter per sot Mero.
E pac hallall se e meriton.
Me shqiptare si puna jote o Albania eagle me tre koka (se nje e ke fut ne bythe) ne edhe gjithe pasurite e botes te kishim prape ketu do te ishim. Fatekeqesisht Shqiperia eshte mbushur me idiota dhe injorante si puna jote dhe e atij tironcit ,dhe atij X, dhe atij baces, dhe atij,atij,atij….. qe n.q.s dikush flet per mardhenie normaleme kedo qofte juve sikur ju ka pickuar grencxa ne vend te keq dhe dilni e beni trimin dhe patriotin duke share lart e poshte(neper blogje, se keshtu te hani mutin). Sa per mua ky ishte nga artikujt me te gotidur te Meros. Bravo Mero.
Jo po’ greku e tha shume mire per te gjitha problemet greke do bisedojme me shqiperine,per problemet tuaja shkoni ne strasburg,
S’ta mora vesh llafin ku e ke.Edhe kshtu edhe ashtu, as keshtu as ashtu.Pak me shume transparence te lutem. Me ate qe pame sot ne konferencen per shtyp nuk mund te kete nje fqinjesi te mire kur dy ministrat japin ide diametralisht te kunderta. Thembra e Akilit asht ceshtja came. Pse e injoroi Venizellosi? Pse i meshon kot cashtjes idiote te varreve greke ne Shqiperi? Dhe pse na takohet me Janullatosin? Keto per mua jane simptoma te nje politike te ashper midis dy vendeve me qellime te erreta ne prapaskene. Kerkesat tona nuk jane ultranacionalizem por nje e drejte legjitime e jona.
Une them qe meqense Ligji i Luftes eshte ne fuqi ,perse mos ta renisim luften. Ja bejme edhe nje here ” YXHYM MAMLUK “.
Zonja dhe Zoterinj, ja nje dallkauk ne mes te shqiptareve me pseudonimin “talebani”.
Ti merion burg vetem per idiotesite qe nxjerr nga goja.
O bace, nuk thot asnjeri ato qe ti i thua me ironi.
Mero, shkrimi eshte filoeuropianiperendimor dhe per kete duhet pergezuar. Ti flet per ceshtje komplekse te Breishes dhe te socialisteve, dhe kjo qendron gjithashtu. Por ka nje problem: ti injoron faktin se edhe ti je i kompleksuar: ke kompleksin e te qenit anti-grek, jo me cdo kusht, por atehere kur eshte e pamundur te mos jesh i tille. Vizita e Venizellosit ka keto pika kyce: Veni, Vidi Vici. Pra, Erdhi, pa, dhe fitoi. Erdhi ne Tirane, pa cfare mendonim ne dhe nuk e vuri fare ujin ne zjarre, dhe ne fund fare mori nje koncesion per varrezat greke!! Jemi ne rregull? ? Fqinjesine e mire e duam, edhe BE-ne, por trajtimin si lecke edhe me pak!! :)))
Pothuaj te gjithe gazetaret apo analistet tane kane nga nje goditje qofte edhe krisje ne tru…. Lubonjes i falet sepse e ka nga Burgu i Spaçit, Artur Zheji ka ende ne goje shijen e embel te viles qe e mori per “pese leke”. Fevzua ka bisnese te medha dhe eshte opinionist me porosi te klientit. Artan Hoxha po ka dale fare nga lista. Bazja e ka nga zilija se nxori Frangaj dhe Balliu nga strofkulla e Don Birishes. Por qe t’ja fus kaq kote si kete here…..Ai qofte
Asnje nga keto supozime qe shkruhen me lart, nuk kane qene simbas meje objekti kryesor e vizites se venizellos ne shqiperi .Pakti detar per venizellon, eshte faktori kryesor i kesaj vizite ,nuk eshte vetem nje spostim kufinjsh ,apo megalo -idesh ,dhe aq me keq te mendohet per nje vorio-epir ,nuk jemi me ne 1914 o njerez qe rrime e shikojme nga kufiri sikur po presim andartet greke te vine prap me thika dhe bajoneta ,cdo levizje kufinjsh ne ballkanin e brishte ndez konflikte te reja ,ate qe greqia tani per tani as qe nuk e do, mendon ,apo te shpresoje .Problemet e greqise jane te tjera tani ,si p.sh futja ne dore e 300 kilometra det dhe nje piataforme -petrol mbi jon, do ishte mrekullia vete per grekerit ,qe pervec papaqeve me marmite te shpuar nuk prodhojne asgje ,dhe ndoshta e vetmja rruge nder vite per te dale nga kriza qe i ka perfshire
Me vjen keq z.Mero, eshte analiza me e dobet qe kam lexuar nga ato me shume vlere qe mendja juaj ka prodhuar kohet e fundit. Barazimet apo paralelet qe terheq dhe konkluzioni i juaj per marrdheniet shqiptaro-greke me lejo te pohoj se bien ere si ese nga libri i E.Hoxhes “Dy popuj miq”….!!! Sorry!!! Forulimet e z.Bushati dhe apeli qe ai beri eshte politike perndimore dhe jo fshirja apo injorimi i problemeve qe mberthejne ne nje ngerç te dy vendet. Vetem siç deklaron ministri shqiptar i Jashtem çlirohemi njehere e pergjithmon nga loja e kungulleshkes qe ka lozur politika e jashtme greke ndaj nesh z.Mero.
analize e mire por mendoj qe paragrafi i 4 eshte pak i tepruar me shifra si te emigranteve ashtu dhe te shqiptareve qe flasin greqisht. te thuash “afendiko” “ti kanis” ose “malaka” sdo te thote qe di te flasesh greqisht. atehere i bie qe kemi dhe 2.5 milione shqiptare qe dine anglisht kurse italisht-folesit jane te barabarte me nr total te shqiptareve.
Per takimin Bushati Venizellos
Jane marre vesh te mos zgjidhin asgje por te thone seicili batuten e tij
Nuk duhet te kete aspak eufori per takimin Bushati-Venizelos se ata ishin marre vesh si miq qe jane qe seicili te thoshte cfare mendon dhe te mos zgjidhnin asgje dhe te mos replokonin per asgje. Mirepo mos zgjidhja e ceshtjes came, zgjidhja e ceshtjes se kufirit sipas propozimit grek dhe batutat pa kuptim per ligjin e luftes favorizojne vetem Greqine. Te gjithe nacionalistet e Temes bejne mire qe kenaqen por te dine mire se asgje e re nuk eshte thene nga Bushati dhe Greqia nuk ka leshuar ansje nga qendrim et e saj te meparshme. Keshtu do te ndodhte ne cdo rast por se paku mos i shisni batutat e Bushatit si sukses se per te gjitha ishin marr vesh me Venizellos qe eshte i Pasokut sepse me Samaras ndoshta gjuha do te ishte ndryshe.
Se pari ishte qesharake kur Bushati i kerkonte te hiqej ligji i luftes nderkohe qe Venizellos ia kishte thene se kemi shpallur paqen qysh ne 1987, pra i thote pyet babain Sul Bushati te te tregoje se ligji i luftes eshte hequr qe ne 1987. Pyetja qe lind eshte : A e dinte Bushati qe ne 1987 ishte bere paqe me Greqine? Nese po atehere perse e ben pyetjen? Nese nuk e dinte atehere si eshte e mundur qe MPJ nuk e di kete gje.? Kjo tregon qe ishin mare vesh qe seicili te thoshte cfare te donte dhe Bushati leshoi mbrrockullen e tij.
Se dyti Venizelos i thote Bushatit qe nuk ekziston ceshtja came dhe ceshtja e pronave per camet te zgjidhet individualisht ne rruge gjyqsore duke shkuar deri ne Strasburg. E cfare rendesie ka qe Bushati na paska permendur ceshtjen came dhe ku qendron merita e tij apo thjesht qe i tha grekut Venizellos se kemi edhe ceshtjen came per te biseduar. Kjo ceshtje eshte mbyllur me Traktatin e Miqesise qe ne 1992 dhe gjithcka me vone eshte loje se kush eshte me nacionalist dhe kush eshte me europian. Per me teper kete e thoshte Nano qe e bisedoi me Karamanlsi, kete e bisedoi Meta me Jorgo Papandreun pa “komplekse”. Kete madje e ka thene edhe Panariti shume me fort. Pyetja qe shtrohet eshte se a eshte i kenaqur Bushati me zgjidhjen qe i dha Venizelos, kjo pergjigje dihet apo kishin rende dakord qe Bushati te thoshte batuten e tij kurse Venizelos tja hidhte poshte kerkesen me batuten e tij sepse ceshtja came eshte tabu ne Greqi dhe nuk e pranon askush. Po Idrizi perse na qenka i kenaqur apo ben sikur eshte i kenaqur per te gjetur sebep per te shkuar ne koalicion me PS. Turp nese Idrizi ka luftuar qe camet ta zgjidhin ceshtjen e tyre me gjyqe individuale ne Greqi e Strasburg dhe ben sikur e degjon per here te pare kete pergjigje. Turp e tallje me ceshtjen came eshte i gjithe ku teater.
Se treti Venizellos i thote Bushatit qe do ta zgjidhim ceshtjen e kufirit ashtu sic e kemi zgjedhur me Italine, por me Italine Greqia ka perdorur te njejten metode me te cilen ishte hartuar marrveshja e meparshme te cilen nacionalistet e sulmuan dhe Gjykata Kushtetuse e rrezoi. Pra Venizellos i tha Bushatit se marreveshja e re do te jete identike me te vjetren se keshtu e kemi bere edhe me Italine. Kurse Bushati beri batuten se ne kemi nje vendim te Gjykates Kushtetuse dhe nuk ju pergjigj me pasi Venizellosi i tregoi se do te benin prap te njeten gje.
Po keta nacionalistet e Temes ku jane. Ku eshte ky qe cirrej per marreveshjen, zoti Pashaj apo u zhduk per nje pjate supe qe i ka ofruar Mimi Kodheli.
Kjo ishte nje vizite qe nuk shenoi asgje dhe i la gjerat sic ishin dhe nuk ka perse te mburret as Rama dhe as Bushati dhe as mos te na mbushe mendjen Mero se fajin na e paska patur Berisha. E vemtja gje e bere ne keto 23 vjet esjte Traktati i Miqesise midis Berishes dhe Micotaqis. Gjithcka tjeter eshte teater per te mos thene estrade.
Ve bast qe ky diplomaticus me se pakti asht sozia e av. Ngjeles!
Ti duhet te jesh nga ata diplomatet e Berishes, se nuk munde dot pa nxjerre koken ne fund per meriten e miqesise, kur harron qe ajo ishte vendosur qe ne 1987 duke vendsur paqen. Pra kjo merite i takon Ramizit.
Sinqerisht analiza jote eshte shume me e sakte se e Meros. Kam menduar gjate gjithe dites te njejtat gjera dhe do i kisha shkruar, por vura re se isha vone! Pergezime!
Pra i bie qe Greku ka ardh kot sa per te ngrene qyl nje apo dy dreka dhe kur te kthehet ne Athine te marre edhe dietat….Hahahaaaaaa
Mero ka shume te drejte.
Keshtu ndodh kur “patriotizmi” i shqipareve, fillon e mbaron me faktin se sa “ortodokse” jemi ndaj grekerve…
Mero, nga të paktat reste që nuk jamë me ty.
Mero, nga të paktat reste që nuk jamë me ty.E di ate fjaleën e urtë qe ”uji fle hasmi nuk fle”ështe bërë në kohet moderne”uji fle e greku nuk fleh”.
ke harruar q
ke harruar qe hasmi me i madh i shqiperise jane shqiptaret.
Roli i cameve ne historine e Shqiperise te pas viteve ’90 eshte shume i rendesishem!Ne qeverisjen e vendit ata jane rreshtuar te paret perkrah S.Berishes duke drejtuar me korektesi institucione te rendesishme si :Doganat,Tatimet zyrat e punes, portet dhe shume te tjera duke ndihmuar se tepermi ekonomine e vendit dhe duke rritur mirqenien e shqiptareve qe nuk dine se si administrohen parete!Sa i perkete ceshtjes se pronave ne Greqi deri tani nuk kane pasur kohe qe te merren por me te ndrruar rolet duke dale ne opozite bashke me S.Berishen do te luftojne qe ti marrin edhe ato se ju takojne sigurisht por deri tani jane marre me rregullimin e pronave ne Shqiperi!Tani persa u perket 700 apo 800 mije shqiptareve qe jetojne prej 23 vjetesh ne Greqi nuk duhen zene ne goje fare se ata nuk kane prona;ata jane ysmeqare dhe nuk kane te drejta ;po te ishin te zote le te rrinin ne Shqiperi dhe te perfitonin nga perpjekjet e cameve dhe te S.Berishes per ti bere te pasur sic jane ber edhe shqiptaret qe qendruan ketu dhe administruan parate qe keta ysmeqare derguan ne Shqiperi keto 23 vjet!!
Dmth sipas teje cdo gje eshte ne rregull dhe ska problem. ore mero, po shqiptaret kjeshtu duarkryq rrini para 200 vjetesh prandaj vonuan te beni shtet, edhe kete na e beren austriaket.prap me keto mendje? po nuk i tolerohet poliktikes te fleje.duhet te jete gjithmone vigjilente. nuk duhet zgjidhur problemi i shqiptareve te camerise??? nuk duhet te njihen krimet ndaj tyre dhe te demshperblehen per vuajtjet qe u shaktuan greket? po shkollimi shqip i femijve shqiptar qe jo vetem po greqizohen por disa po behen dhe antishqiptare te flakte.po eliminimi i qarqeve antishqiptare qe akoma prehapin ideologji armiqesore dhe shoivinisteve ne kuriz te emigranteve tane? ti thua ta leme historine pas, por si mund ti thuash dikujt teharroje qe i vrane babane,nene dhe motren dhe iu vodhen tokat me padrejtesi.cfare kuptimi ka te harrojme pa kerkuar drejtesi.Shqiptaret nuk kerkojne hakmarje per masakrat qe na bene greket dhe serbet, por drejtesi dhe demshperblim.nuk kemi asnje beorxh grekut qe ti falim prona toka dhe ne fund gjakun e te vrareve tane. duhe te te vije turp per keto mendime qe ofendojne kauzen e kombit tone qe ka shume vuajtje per ta shperfillur sic po ben ti
Tja japim detin them une. Po vetem ujin. Naften ta mbaje sala, nano dhe meta.
Nano I lejoi kerkueset greke te cponin aty.
Nano pushti I beri pazaret.
i mencur je po ketu nuk na the asgje..as ma ne as kunndra ne
VEnizellua erdh’ per per te shpallur se j’u dogj barku te shohe Shqipetine nuse dhe do ta ndihmoje si mik qe na ka, nuk duam Vorio- Epir po detin e duam, se tani te tere jeni dakord( pozite-opozite- president), ne ju sajdisem erdhem deri ne Tirane, kryeministri e tha te veten: o llafe, bindje / nenshtrim pa kushte !!!!
Ju detin me nacte – ne llafin per BE!. Kete brockullisi venizellosi e bushati,
pastaj kollobari grek shkoi u lut per ne ne kishe te Janullacua,
tani o shqiptare futjani gjume per shtate pale ethe, me fal: qefe, se ja hudhem !
Perpara!
Kete po thote mero!
Eh or Mero, s’te mora vesht ku po del!
Me mire, s’me pelqen…ta mor vesht!
Gjuuume trima!
Mero, me vjen keq po je xheloz dhe sillesh si leneshe ngaqe Edi Rama te ka bere dalje e nuk ta var me. Po te vjen keq pse Edi Rama jep shenja mevetesie dhe ecen drejt nje udhe qe ty ste pelqen sepse nuk je ne bord me te. U shite por nuk te blene o Mero. Tani bej si i ndershem sikur je kritik apo kunder te gjitheve. E verteta eshte se ti ishe sekseri me besnik dhe me i pangopur i Sali Berishes. Por dole nga loja kur Berishes iu rriten femijet e punet qe beje ti, i moren ne dore femijet e Berishes vete. Atehere u ndjeve i lenduar ndaj shkove te shitesh tek Rama duke ndertuar Profilin e Opozitarit te Ndershem. Je larg shume larg kesaj mundesie. Je vetem nje ish-sekser I rregjimit te Berishes qe u shite tek Rama. Ama, Rama te perdori por nuk te bleu. Sillu verdalle tani si Robert Camcakezi. Bej kot sikur je I ndershem dhe I vertete se vetem trushplaret te besojne. Je kallp Mero. Je kallp I teri.
Bravo Mero.Vetem ti i analizon gjerat ashtu si duhet hohohohoho.
O i madh po atavizmi cfare eshte??
Grekut s mund ti nxjeresh gje jo.Jemi mesuar ne shqiptaret te falim tokat tona,ose me mire te na i marrin.
asnje toke nuk ka qene e jotja. Edhe ate qe ta dhane ta morren sepse i dole kunder Greqise….dmth u tregove tradhtar. Madje kishe edhe dokumentat por u bashkove me Turkun, e me vone me Italianin.
Mos ta hapim thesin tani.
Se i bie qe Durresi dhe Apollonia ti kthehen greqise ?
o mero une te dija patriot,apo per leke dhe kariere nje pjese shqiptareve shesin dhe shpirtin jo me per shqiperin qe sduan tja dine .prisja nga ty tjeter shkrim ,turp te thuash me greket jemi integruar apo miqesuar,na ndajne me fqinjin jugor lumenj gjaku ,genocidi mbi popullsine came,teritoret qe na ka mare dhe nuk harohen,keqtrajtimin qe u ka bere shqiptareve qe kane emigruar ne ate vend shkerdhate gjate ketyre 23vjeteve,ti o mero, edi rama, e saliu beheni miq me greket ,per interesat tuaja personale ,po une shume shqiptare qe jemi rahur e keqtrajtuar nga policia dhe ushtria greke jemi armiq me ta.greket jane armiqt me te eger te shqiptareve.
I dashur Mero; duke té shprehur mirénjohjen pér sa e sa shkrime
vértet té goditura né shérbim té demokracisé e té mbrodhésisé sé
popullit shqiptar, nuk mund té mos shpreh keqardhje pér nivelin
e kétij shkrimi,qé mé duket i porositur. Eshté miré qé té pérmbajmé veten e, té mos béjmé kompetentin pér probleme qé nuk i njohim. Konkretisht, éshté jashté çdo logjike renditja né njé plan e ligjit
grek té luftés (absurd) dhe problemit çam.
MERO E KE SHKRUAR MIRE DHE ZGJATIME SE DUHEN 20 FAQE QE TE KOMENTOSH KETE TAKIM,POR UNE JAM SHUME I INDINJUAR ME DISA KOMENTUES TE SHKRIMIT TEND SE NGA NJE ANE NUK MARRIN VESH NDA POLITIKA DHE E DYTA E MARRIN FARE TE THJESHTE MARDHENIET ME GREQINE,NEVE SI SHTET NA DUHET TE SILLEMI MIRE DERI SA TE HYME NE EUROPE E PASTAJ MUNT TE FILLOJME E TE KERKOJME TE DREJTAT TONA SIMBAS LIGJEVE QE VENDOSUR EUROPA E BASHKUAR DHE KEYU NUK HYN FARE TERMI JA DHJEVEM GREKUT E DO BEJE GREKU ASHTU SIC DUAM NE,FJALET SHUMTA PER EMIGRANTET E PER CAMET ESHTE AKOMA HERET SE QE TE FITOHEN ATO TE DRETA ESHTE PAK SI SHPEJT.Z,BUSHATI FOLI PAK E SAKTE NUK ESHTE NEVOJA TE DALI SI IDIOT BERISHA E TE BERTASI PER KUFJT E SHQIPERISE,KT ESHTE MENDIMI IM.
mero je ke njesh kot ksaj here…
edhe stalini kishte traktatin e paqes te firmosur nga hitleri qe sdo ti binte po çe do se, sepse ate traktat e perdori per leter higjenike ne hale kur i erdhi hitleri deri ne stalingrad.
po nejse nuk ka lidhje shembulli im.
e vemtja lidhje qe un e bera shembullin eshte se traktati nuk vlen asgje nese parmamenti i nje kombi tjeter nuk zhben nje ligj lufte ne fuqi, vetem atehere do te quhet i hequr ligji i luftes.
po keshtu traktatesh te firmos ty sa te duash papagallosi dhe venizellosi dhe te gjithe spiridhaqiset e tjere qe ka greqia!!!!!!
Mero je shume OK.shume nga fshati nuk kane mundesi jo se nuk duan te te kuptojne.
As nuk do i japim e as nuk do i marrim gje greqise. Eshte artificial si gjasme ‘nacionalizmi’ i Bushatit te kompleksuar, ashtu dhe gjsme ‘europianizmi’ i djeshem i Lulit po aq te kompleksuar. U rihapen tema qe ne nje menyre a tjeter do superohen nga koha. Por nuk m’u duk normale qe dy ministra te jashtem qe po pergatisnin nje vizite te kryeministrit grek ne shqiperi po i binin njeri gozhdes e tjetri patkoit….
Mero, te lumte, me pelqeu shume editoriali yt. Si gjithmone i guximshem, gati te thyesh çdo tabu. Le te grijne sallate disa prej komentuesee ketu. Ti flet me gjuhen e kohes, te Europes, ku ne duhet te shkojme. Shkrimi yt duhet te jete program per qeverine e sotme. Dergoi nje kopje Edi Rames. Pergezime per nje gazetar si ti qe shkruan ashtu siç flet nje gazetar perendimor i shekulli te XXI.
Kur kemi bere paqen,atehere diplomacia jone ka informacion per kete Ligjin e Luftes apo dhe per kaq gje s’eshte e zonja te dije si qendron puna?Por Ligji i Luftes eshte nje fakt serioz dhe paqja duhet ta anulloje ate,shkruhet e zeza mbi te bardhe.Sepse paqja eshte e perkohshme,lufta eshte perhershme.Nejse,e kuptoj qe lufte s’do kete,por ferkimet jane alibira per favorizime ekonomike.Ky Venizello erdhi me program preçiz,tha qe per çamet nuk di gje,qe perkthehet”mos me çani koken ne ate drejtim”sepse nje diplomat pergatitet qe me pare per opsionet e mundshme te pales tjeter.Si kunderpeshe na llafosi te njemijtin argument te varreve me ushtare greke,qe se ku do dale kjo mesele,priftonjte e leshit e dine,pastaj,si i rrahur me takime te tilla ai kavanozi grek tha qe per detin ata presin t’ua japim,se u duhet njeçike per te gjetur nafte ose per shfrytezim tjeter ekonomik.”Nema mua ti,se jemi shoke”.Pra,shkurt llafi,ai erdhi te na testonte.I bie qe kur te shkojme ne atje,seanca e dyte do jete me e çliruar sesa e para.E fundit,ky kavanozi per zgjuarsi nuk ia kalon ketij tonit,por ka eksperience,eshte njeri i korridoreve,emninence e Bilderberg,vjen nga sallonet financiare,nuk e ngulen kot ca kohe ne krye te qeverise,ky firmosi blerjen e tankeve dhe furnizimeve ushtarake.Kujdes shume me keta tipa,keta ofrojne si pa te keq favore siperfaqesore(dava pranim kanditature per BE,ndonje avantazh tjeter pa bereqet)por ne kembim duan dhe arrijne atje ku u intereson shume atyre,ne demin tone.Per 1 miòlion shqiptaret ne Greqi le te kalojne 20 vjet,do ta shohin sesi do ta paguajne ate poshterim qe u kane bere.Brezin e pare e tallen,por i dyti do ua nxjerre per hundesh.
Mero je i sakte.
Shpresoj te shtohen njerezit nga te dyja anet qe mendojne ashtu si ti.
Perdorimi i te te njejtes metode te delimitimit te ujrave territorjale dhe shelfit kontinental qe Greqia ka perdor me italine eshte “vrasese” per interesat e Shqiperise. Greqia dhe Italia jane shume larg njera tjetres dhe parimi i barazlargesise ben sens e nuk demton asnje prej te dy vendeve.
Perkundrazi, ky parim, pra heqja e nje vije te mesme te barazlarguar nga siperfaqe toke (te cfaredollojshme) nen sovranitetin shteteror te Greqise e Shqiperise na con automatikisht ne humbjen e 300 km2 siperfaqe detare, si dhe te shtratit nenujor. Jo me kot e theksoj “toke e cfaredollojshme”, pasi Greqia konsideron toke greke edhe shkembinj te pabanuar e te pabanueshem qe jane fare afer bregut tone, duke e shtyre keshtu artificialisht vijen ndarese ne dem te intersave shqiptare.
Kujtoj qe greket kane specialiste te shkelqyer te se drejtes se detit dhe nje nga akademite me te mira ne bote per studimet detare, nderkohe qe ne nje tufe me harabela te diplomizuar ne fakultetin e (pa)drejtesise se Kudret Celes e te nipit te tij te paafte.
Ditmirit do ti keshilloja miqesisht ose te ngreje nje ekip miks me juriste te besuar e te pergatitur shqiptare nga grupi qe punoi per kerkesen ne GjK dhe keshilltaret e GjK ne bashkepunim me juriste nderkombetare te njohur, ose te kerkoje qe ceshtja te zgjidhet ne forme arbitrazhi nga Gjykata nderkombetare e drejtesise ne Hage, e cila ka precedente shume te mire ne kete drejtim.
Mero te lumte per vizionin.Je gjithnje disa hapa para se politikanet.Nuk duhet komentuar me tifozllek por me realizem racional si Mero ben ne cdo shkrim.Asge te re nuk kish ne biseden midis dy ministrve pervec lajkave servile te gazetaruceve per gjoja disa ceshte qe ngriti Bushati,qe perfunduan si ai operacioni i suksesshem ku pacienti vdes.
O Mero per mua ky eshte nje qendrim me mendje te hapur, nje qendrim europian do te thoja. .
I lexova te gjitha komentet, dhe mundohem te gjej pse ndodh qe mendojme si ne vitet 1914.
Kjo ndodh edhe sepse sistemi komunist i mbajti ndezur kete periudh per hesap te tij, se i duheshin armiqte dhe mund ta friksonte popullin. Keshtu shkrimtaret e realizmit socialist vershuan te sajojn dhe te na bejne si populli me heroik ne bote. U bene tregime, filma, emisione si Heroizmi popullit tone ne shekuj, qe na armiqsuan me turqit me greket me serbet.
Bile driteroi pardje fliste per piratin shqiptar qe kishte burgosur Servantesin. A e kupton cfar indokrinimi ka marr ky popull.
Se kuptojne qe viti 1914 nuk eshte me, qe lufta ka mbaruar, qe dasma ka mbaruar dhe duhet te shkosh ne pune, qe loja ka mbaruar dhe jeta vazhdon.
Heqja e kufijve njerez te tille do te beje te jene pak dhe do te ngelin vetem ata qe kane bere krime ne greqi, turqi, itali qe do flasin keshtu si dhelpra pa bisht
Ne kemi nje qeveri, qe me duket se e ka nisur mbare. Per hajer qofte
Zoti Mero.
Nuk na the gje kesaj here pse .Grekut ja kemi leshuar shume perin tashti ka ardhur koha te veme pikat mbi ite per te gjitha problemet Greku nuk ka ndryshuar dhe nuk do te ndryshoje kure ,emigrantet shqipetare u pastruan morrat grekerve per fare pak te holla dhe ata jane sjelle shume keq keshtu te mos harohet se greku kurre nuk do te ndryshoje .Pranaj te mos bejme pazar me grekun ne kurriz te Shqiperise .
Ligji I luftes eshte I lidhur me camet, dhe greket prandaj nuk e heqin nga ana ligjore, eshte I vene nga parlamenti grek dhe trktati I fqinjesise eshte produkt qeveritar, nqs do te hiqet ligji I luftes, greket duhet tu japin tokat camaeve dhe ta njohin ceshtjen came. “Greket nuk kane frike nga askush” por kane frike nga e verteta. Ata nuk mund te debojne 800000 emigrante ne kete situate. Saliu eshte tradhetar dhe kurre nuk I ngriti keto ceshtje. Para se te kemi fqinjesi te mire t’i themi problemet dhe me vone te shohim si e sa mund te zgjidhim. MERO DUHET TE ISHE MENDUAR ME MIRE PARA SE TA SHKRUAJE KETE SHKRIM!
Kush po e feston ligjin e luftes me Greqine, se nuk e mora vesh? Nqs nje tufe “kuqezinjsh” halabake, te kurdisur nga axhenda populiste e Spahiut, po cirren te ekzaltuar, Mero nuk ka nevoje te humbe kohen e te merret me ta. Ata aq bejne–vetem lehin pa qene te zotet te kafshojne. Mero do bente me mire sikur te shkruante dicka ne lidhje me mundesine e zgjidhjes se ceshjes came dhe te debatit mbi kufirin ujor, ashtu sic e percepton ai vete.
Mero!!!!!!!!! Kete here ja ke futur kot fare,,,,,,,,,Po hajt se po te bejme tinister dhe te shohim se cfare do te na psonisesh!!!!! I lumte Ditmir Bushatit,,,diti te formuloje qarte dhe me finese ato qe kushte fhe kishim ne shqiptarer te gjuthe ne mendje
Askush nuk eshte perfekt! Edhe Mero ja fut kot ndonjehere. Ky eshte nje nga ato raste!
Meroja thjesht nuk i do çamët.Në fakt as unë…
Ca ke me camet ti mali, ta kane zgjeruar tunelin ty ata? Legen.
Ne fakt kam arrestuar dy.Për akuza shumë të rënda.
Me vjen keq Z. Baze! Nje analize shume e dobet per aftesite e tua. Kjo mund te ishte nje analize e pranueshme per ndonje gazetar internacionalist ballkanik, ndoshta nje gazetar i moderuar slavomaqedon apo serb.
Megjithate pershendetje, kali i mire nuk hidhet me nje te rrezuar!
Nik
O Mero sa shpejt paska thene Rama me fillu me shkrua ndonje artikull ,Ku te fillojme te kthejme pllaken,,,,Qe te gjitha jane shume ceshtje te nxehta.Dakord je ti Mero me ngrit akoma varreza grekerish neper Shqiperi me eshtrat e te pareve tane, se ketu nuk ka ndonje ushtare grek te vrare.Ne kemi harruar dhe shkaterruar varrezat e deshmoreve tane dhe po i ngrejme me te greqise.Po per detin dakort je ti Mero qe tua falim tani,,,Sipas teje o Mero ska as ceshtje Came….
Harrove Mero kur doli ne pah kjo ceshtja e detit sa artikuj ke shkru e sa here e kemi share Salen cka i mbante dera…..
Mero mos u kthe mos e dridh ,,,Kjo eshte dhe per Ramen qe e kemi votuar.Greqia le ta marri radhe e BE dhe le te na pengoje per te hyre por me dinjitetin tone nuk mund te luaje.Prandaj ne na duhet te ngreme industrine dhe turizmin se Be na therret vete pastaj,,,,,
Zoti Baze Te vlerwsoj jashtw mase si njw gazetar imadh, qw ke berw shkrime brilante,por ky shkrim ta them hapur nuk mw ka pwlqyer. Por dihet qw ka raste qw njeriu gabon. Pwr njw herw kujtdo i falet. Duhet tw mos pranojmw mw tw jemi inferior.
Per te gjithe komentuesit e mesiperm deri te 14 Tetor 10:35 ju pershtatet nje thenie e K.Marks.
Kur e pane Marksin te hypte ne vagonin e Klasit te Pare disa deshen ta irronizonin dhe i thone se TI qe lufton per shtresen e ulet duhet te udhetosh te vagoni i Klasit te Trete ,aty ku udhetojne dhe ata.
Marksi ju pergjigj: Une luftoje per ata shtrese qe edhe ata neser te udhetojne ne vagonin e Klasit te Pare.
Edhe Mero Baze per ju shkruan qe neser kur te arini nivelin e tij ta kuptoni.
Problemi qe ngre M.Baze eshte me se i sakte,problemi i “Ligjit te Luftes” eshte ashtu si e trajton autori dhe per “çeshtjen Çame” eshte shou se nuk ma do mendja qe politikanet tane si te majte dhe te djathte nuk e dine se ligji do ndryshoje me vendim Parlamenti dhe me nje shumice te cilesuar.
Kushdo qe te shpjere nje Draft ne Parlamentin Grek, nuk do mirte asnje vote bile nuk do votonte as ai vete,kjo çeshtje zgjidhet vetem me Gjykaten E Strazburgut dhe çeshtja Çame ishte identike me ish Mbretin Konstandin qe e zgjidhi ne gjykate,po Çamet kane humbur 20 vjete kohe dhe po humbasin akoma dhe Idrizi mburet se ka nje cope leter nga Parlamenti qe quhet ” REZOLUTE”.
Me te drejte M.Baze thote se te tjera jane problemet qe duhet te ngreje pala Shqiptare,perveç atre qe shkruhen une do tu shtoja edhe per kontributin e siguracioneve qe kane derdhur Shqiptaret dhe nuk do mund te marin nje pension kur te mbushin moshen dhe me keq do jene ata qe nuk kane vitet as ne Shqiperi e as ne Greqi se po te mblidhen bashke e kalojne kufiri qe duhet per te dale ne pension.
Po te ulesh e te bisedosh me emigrantet ka shume probleme qe mund te ngrihen ne mardheniet dy paleshe.
Emigrandet nuk i pengon “Ligji luftes” qe ngren e ulin pushtetaret per te kenaqur “patriotet” ne Shqiperi se duke hequr ligjin e gjunjezuam Greqine!
Desha ti kujtoj ketij tullacit meros per padrejtesite qe u ka bere greku shqiptareve
Nga me te ndryshmet vrasjet Nga policia… pune pa pagese…. 20 vjet ne greqi paguajne na 1000 euro vit per vit per dokumentat …… grisje pasaportash kot per qef……. kthyerjen e shqiptarve se gjoja mungon dokumentat….. ligji luftes …….. e plot e plot qe si mbaj mend nga mbushja e trurit me te keqija nga ky popull I degjeneruar
Paqe duam por jo nga nje shtet qe na ben presion na jep detin tu fusim ne evrope
Tu japim edhe vorioepirin edhe varrezat
Perfundimisht ti mero ke pjerdhur kerko ndihme sa ske ik akoma per lesh
Amerikani thote po te dha dhurate greeku kujdes!!!!!!!!!!!
Bej hesap kur te kerkon sa te do.
Kompleksin e Berishes e mora vesh por kete kompleksin e socialisteve sikur nuk po e kuptoj mire une o Mero….sepse eshte hera e pare qe nje minister i jashtam Shqiptar flet ne deklarate shtypi per problemet dhe kjo nuk vjen si pasoje e kompleksit te miqesise se socialisteve me greket(nuk ka sens logjik) por vjen sepse socialistet i shtrojne problemet ne kuader te nje bashkepunimi te ngushte me greket e integruar tashme ne Europe.
Me nje fjale Mero socialistet u thone grekeve me ze te larte se nqs jeni Europiane sic thoni,atehere keto probleme shtrohen pa asnje kompleks dhe zgjidhen drejt
Mero : ne shkrimin tend ka dhe konkluzione e qendrime te drejta , ne lexuesit e komentuesit gjithashtu … ne nuk mund t’i saktesojme e ndricojme te tera keto probleme qe jane bere mal, me nje editorial apo koment…. Merooo
– Ne Greqi ka unitet per anaksimin e Shqiperise se jugut (vorio-epirin)
– Nuk duan t’ua zeshe ne goje Camerin (aty ka ndodhur krim i rende bile dhe ne sy te anglo-amerikaneve)
-Debilet e Greqise, qe nga viti 1940,pretendojne se ne i kemi sulmuar, prandaj nxoren ligjin e luftes, bene sekuestrime te mdha…
-Marreveshja ne fjale nuk e justifikon e perjashton ligjin e famshem, perkundrazi ligji do t’u duhet ne rastin me te pare per te justifikuar mesymjen ne Shqiperi.
-OOO Merooo: pse ishin aq kembengules “vellezerit” per te ndertuar ate bazen ushtarake ne Bishtepalle?ne piken me strategjike per Tirane-Rinas-Durres .
-Ku ka nje varr serb apo grek – thone keta- eshte eshte toke serbe a greke.
-Greqia s’ ka frike -thote “miku”,Greqine e Serbine nuk e pjerth as nje shtet vec Shqiperise.
-Grekerve u lejohet te bejne c’te duan ne Shqiperi, sajojne varreza e cojne lule aty , kurse cameve nuk u lejohet te shohin varret e te afermeve ne token e te pareve.
-Greket kane nje axhende takimesh ne Tirane, vijne e shantazhojne, si kryesuesit e radhes, te perfitojne ne maksimum, t’a marrin paktin detar si e hartoi greveni me 2B, te cilet duhet te ishin prapa hekurave.
-Mero : Greket e serbet reciprocitetin dhe barazine me ne e quajne mosebarazi.
-Mero :Greqia e Serbia me nano-berishen kan bere maksimumin qe Shqiperia te mos ishte ne NATO e te mos pranohet ne BE , dhe do te vazhdojne ne te ardhmen , eshte miopi te presim nga keta.
Per KRISTINEN:Shume e drejt qe Camet te marin pronat e tyre apo te kthehen ne vendin e tyre,por a e din Ti Moj Kristin,se te gjithe ata Came
me 7501,kane mare pronat Tona,kesaj si i behet,qe askush nuk e permend.
Edhe minoritaret grek qe jane pasardhes te emigranteve grek qe erdhen si bujq e blegtor per pune ne trojet shqiptare, sot padrejtesisht kane marre pronat shqiptare nepermjet ligjit komunist 7501.
Ministri i Jashtem Grek Venizelos verbalisht: “Qeveria greke ka vendosur gjendjen e paqes mes dy vendeve që në vitin 1987”
1.a] Ligji Grek i Luftes nuk eshte shfuqizuar nga Parlamenti i Greqise, pra ligjerisht eshte ende aktiv.
1.b] Ministria e Puneve te Jashtme te Greqise dt 28/06/1999 njofton me shkrim:Ligjet greke Nr 263/viti 1940 dhe 4506/viti 1966 jane ende ne fuqi.
PRA MINISTRIA E PUNEVE TE JASHTME TE GREQISE,
DEKLARON NDRYSHE ME GOJE DHE NDRYSHE ME SHKRIM.
MPJ i Greqise Venizelos deklaron me goje: “Gjendjen e Paqes mes dy vendeve e ka shpallur qeveria greke që në vitin 1987”.
MPJ e Greqise zyrtarisht date 28/06/1999 deklaron me shkrim: “Ligjet greke Nr 263/viti 1940 dhe 4506/viti 1966 jane ende ne fuqi”.
Analiza e Meros eshte me vend per kohen. Dy shtete antare te NATO-s, nuk kane pse merren me fosile te ligjeve luftes. Bashkimi ne BE do te zgjidhe gjithcka. Vetem Gjykata e Strastburgut mund te dtyroje Parlamentin Grek t e marre vendimet e duhura per ceshtjen CAME. Kush kerkon rruge te tjera nuk do qe te szgjidhet ceshtja came vertet.
Turqia dhe Greqia jane anetar te organizates ushtarake NATO qe ne 18 shkurt 1952, por kjo anetaresi 22 vjeçare nuk e pengoi Turqine qe ne 20 korrik 1974 te sulmonte dhe pushtonte ushtarakisht ishullin e Qipros.
Çeshtjet midis shteteve fqinje duhet te zgjidhen fillimisht me dialog reciprok.
Çeshtjet midis shteteve fqinje duhet te zgjidhen definitivisht me vendime ligjore.
Teoria greke te fundit se “nuk i njohim çeshtjet”, dhe “drejtojuni strasburgut” eshte orvatje greke per zvarritjen dhe moszgjidhjen e çeshtjeve me Shqiprine dhe Shqiptaret.
Z.Baze me kete shkrim ja ke futur pak kot per 4 arsye;
1) hyrja e Shqiperise ne BE nuk i zgjidh problemet e Shqiperise, mjafton te shikosh Bullgarine dhe Rumanine. Prandaj nuk mvaret fati yne as nga BE as nga mbeshtetja e Greqise per te hyre ne BE. Per te hyre ne BE cdo shtet duhet te kete zero probleme me fqinjet dhe Shqiperia ka shume me Greqine, perfshire ceshtjen Came. Sot kemi 2 parti politike came, 6 deputete ne parlamenet, disa shoqata, dhe rreth 200-300 mije shtetas te lindur ose me prejardhje came. Problemi duhet zgjidhur.
2) 500 mije emigrantet shqiptare i duhen ekonomise Greke, aq sa dhe asaj shqiptare. tregu i pazhvilluar shqiptar i duhet bizneseve te greqise aq sa na duhen neve investimet e grekeve. prandaj mardhenja eshte me fitim te perbashket dhe nuk mund te bllokohet per arsye diplomatike.
3) nuk eshte faji i jone qe shteti grek ka masakruar camet pa faj, ja ka grabitur pronat dhe ja mban akoma te bllokuara me nje ligj qesharak, vetem sepse ishin te fese myslimane. Edhe gjermania i ka pranuar krimet qe ka bere ne luften e dyte boterore dhe historia eshte mbyllur. Madje eshte nje nga partneret kryesor tregtar te Izraelit.
4) diplomacia greke sillet me shtetin shqiptar sikur vetem ne kemi detyrime dhe sikur jemi budallenj. Nderkohe qe majfton te sillemi njesoj me pakicen Greke ne shqiperi apo fusim ne loje Tuqine apo ankohemi ne BE dhe diplomacia greke do sillej ndryshe.
Duke i diskutuar keto probleme minimumi tregojme dinjitetin e munguar me greket. Asgje tjeter ska per te ndryshuar.
kesaj radhe mero nuk ke qullosur gje,vec faktit qe takimi midis 2 ministrave ishte nje ndeshje e trukuar.ditmiri ja kerkoi dhe greku i tha qe nuk ju jap gje.pastaj u fry tere mileti duke thene bravo qeveria se ja beri 8 me 2 grekut.harrojme qe qeveria nuk eshte per te thene 2 llafe sa per te lare gojen,por te hartoje strategji per te mbrojtur interesat e shqiptareve kudo qe ndodhen.me pak fjale ne ndihemi krenare qe gjithe shtetaret dhe opozita ja kerkuan greqise,dhe greku nuk na e dha.histori qe perseritet nga 91 e ketej.mbajtja e gjendjes se luftes,de jure i nderuar mero ben qe shqiptaret,pavaresisht ne jane came ose jo,nuk mund te kerkojne kthimin fizik te pronave dhe as demshperblim.mosngritja prane gjykates se hages te ceshtjes se genocidit ndaj krahines se camerise u le kohe grekeve qe te kalojne pronat e cameve ne llogari te shtetit grek.mendoj se diplomatet e qeveritaret tane nuk jane budallenj qe te shpresojne qe duke ja kerkuar 22 vjet rresht greqise,atyre do u vije keq e do jau japin.kjo funksionon me femrat,jo me shtetet.per mua shtetaret tane jane spiune te grekut e serbit.kaq.
E more Mero ti i shkruan gjerat por sic e shikon nga komentet kete popull kemi dhe nuk ka si te jete ndryshe, kur ne mesin e Evropes me nje vend perrallor nga bukuria jetojme ne nje pakice me kete shumice idiotesh ,dembelesh dhe hajdutesh qe vec te tjerave si gjithe budallenjte u duket vetja me mend.
MERO ne shkrimin tende te majtes ja shtrove rrugen per ne ATHINE me dafina kur VENIZELLOSI NA TREGOJ STRASTBURGUN,per pastrimin etnik qe eshte bere ne veri te GRQISE dhe jo ne menyre spontane por me natyren orgjinale GREKE,SE NE STRASTBURGE GREKET duhet te kene mare garancira nga vet ata qe e krijuan GREQINE dhe po e ndimojne tani me miljarda euro,dhe kjo mos gabohem i pegjigjet nderimit ne minuten e fundit ne JALTE MIDIS STALINIT E çURçILLIT TE POLONISE ME GREQINE.AVOKKAT PER NE EUROPE ne duhet te kemi ITALINE DHE AUSTRINE ME KROACINE JO GREQINE qe kemi akoma gjera per te ndare.
Me e pakta qe mund te thuhet pas ketij shkrimi eshte qe ju z.Baze jeni i painformuar.Mjafton si argument dokumenti i 1999 i botuar sot tek “Dita”ne te cilin qeveria greke konfirmon se Ligji i Luftes eshte ende ne fuqi.Une per vete edhe pa kete dokument e kam te provuar personalisht kete gje si trashegimtar i nje prone ne Selanik te cilen gjykata greke refuzoi te na e njohe pikerisht sepse eshte ne fuqi sekuestro e pronave per shtetasit e nje vendi armik dhe ne lufte me Greqine qe na qenka Shqiperia!
Nuk e kuptoj a eshte naivitet apo cfare kur thua se diskutimet tona si shtet me Greqine kane per pikenisje dhe duhen bazuar ne Traktatin e Miqesise qe paska bere Sali Berisha ne 1996 me greket!Logjika me minimale juridike apo e cfaredo lloji tjeter te thote se Traktati i Miqesise eshte NUL per aq kohe sa Greqia mban ne fuqi Ligjin e Luftes me qellim qe te mos u njohe pronat shqiptareve.Si mund te jesh mik me nje vend me te cilin je ne lufte???!!! Po ashtu eshte fare e pakuptimte te diskutosh ndarjen e kufirit detar me nje fqinj pa u njohur me pare nga ky fqinj kufiri tokesor!
E drejte nderkombetare kerkon reciprocitet midis vendeve dhe kjo eshte shume e rendesishme midis fqinjeve.Te vendosej reciprocitet dhe drejtesi do te duhej qe Greqia te ndershkohej dhe te detyrohej te demshperblente per genocid ndaj shqiptareve por une e kuptoj se nuk kane aq dinjitet pushtetaret tane per te kerkuar kete gje.Te pakten te kene nje minimum dinjiteti dhe ta fillojne cdo diskutim me Greqine jo sipas axhendes greke sic ka ndodh per cerek shekulli rresht me Berishen,Nanon dhe Meten,por sipas parakushteve per marredhenie normale mes dy vendeve qe jane heqja e Ligjit te Luftes me gjithe pasojat e tij dhe njohja e kufirit me Shqiperine.
Po te shkosh ne histori, shume thelle, i bie qe ato toka ti kesh marre me ndihmen e turkut.
Por nejse.
Tokat e tua i kishe, por paraardhesit e tu preferuan te rreshtoheshin ne krah te turkut per te vrare grekun.
Edhe me Italianin keshtu ndodhi.
O Enea,o spurdhjak fondamentalist pjelle e me te keqit fondamentalizem qe eshte ai ortodoks,ato toka jane blere me florinj dhe nuk jane te falura si ato tokat e shqiptareve qe palo qeverite shqiptare ju falen juve ish-argateve greke me ligjin e turpshem 7501.E njihte pronen dhe te drejten Turqia se perndryshe nuk do ta kishit Patriarkanen e rasove te zeza ne Stamboll sot e kesaj dite.Jo si ju qe i shfaroset,i perzute dhe i shpronesuat te gjithe myslimanet nga Greqia.
Mesa di une Stambolli ka qene toke greke dikur, apo jo Tani? Taniiiiiiiiiiiiiiiiiiiii….
Po sa thelle thua ti Enea?
Ee, si thua?
Aq thelle sa duhet per tu mbyllur gojen.
Ti mirel akoma beson ne ligj lufte? Apo do te ta tregoj une punen e ligjit te luftes???
Mero ashtu siç thon edhe disa komentues, keto dalje ne publik midis dy ministrave jane thjeshte per te mbushur gazetat e dites, domethen kot. Ndersa sa per propozimin qe ben eshte mendim shume i drejte. Nese dimplomacit e te dyja kraheve do te donin popullin e tyre do te krijonin nje emerues te perbashket i perber nga ato gjera qe na bashkojne dhe do te fillonin te formonin nje mini hapesire shengel ku te mos kishte kufij fare, ndoshta ashtu si ne kohen e Ali pashes.
Ky artikull, u mbyll gojen shume njerezve te lig, bashkatdhetare shqiptare qe hedhin vrer lart e poshte.
E kam thene, dhe mu perforcuar nga Mero, qe rruga jone ne EU kalon me Greqine ne krah.
Greqia eshte partneri yne me i rendesishem ne rajon.
“Llafet, kercenimet jane shenje e injorantizmit”.
Rrofte miqesia Shqiptaro-Greke
Shikoji pak statistikat e komenteve Mero. Po te dridhet toka nen kembe .
Edhe une bashkohem me shume komentues qe kritikojne me argumenta dhe pa ndonje qellim te keq zotin Mero por do te shtoja se ne kemi arritur ne nje pike te tille poshtruese qofte me Greqine apo me Serbine qe nuk ja vlen te quhemi shtet ndoshta dhe komb i qyteteruar (pa hedhur poshte shqiptaret e vertete qe jane bere pakice).
Ne kete kuader futja ne BE duhet te jete nje objektiv qe do jete e keqja me e vogel.Ne analogji me futjen ne NATO ku faktikisht nuk kemi ushtri por te pakten ushtarakisht kemi nje garanci madhore.
Edhe ne rastin e futjes ne BE “me hater” perseri do jete e keqja me e vogel
pasi nuk ka rruge tjeter.
Edhe kjo vizite e ujkut Venizellizos te keci Bushati eshte thjesht nje show per “loje luftash” te orientuar nga euro-atllantiket per te gjetur nje konsensus meqe Greqia do kete kryesine e BE.
Asnje shqiptar te mos harroje se per 22 vjet greket kane arritur maksimumin e mundshem ne penetrimin shume planesh ne Shqiperi qe edhe nqs se do te na kishin pushtuar nuk do te kishin arritur kaq shume si me janullatisin,varrezat e ushtarve greke sipas piketave te vorio-epirit,pushtimi ekonomik i pikave nevralgjike si bankat,telekomukacjonin,portet dhe me kryesorja eklipsimin 100% te ceshtjes came ne faktorin nderkombetar qe ishte nje nga genocidet me makabre ne historine e njerzimit.
Duke marre ne konsiderate te gjithe veprimet negative se cka bere Enver Hoxha per kater dekada do ja beja hallall vetem per ate cka i ka punuar grekut,serbit,turkoshakeve dhe gjithe llumit te shoqerise shqiptare qe akoma nuk po kuptojne qe Venizellos eshte AFENDIKOI I RRADHES.
Mua te me falni por dua tju kujtoj me disa fakte fare peciptaz se ne te ashtuquajturen “ceshtje came”ne rradhe te pare ka vene dore qeveria komuniste ,E.Hoxha pra ,ne momentin qe nga qytetare greke te debuar per aresye te luftes nga e cila Shqiperia u njoh boterisht si nje vend fitues ne luften antifashiste nderkohe qe mund te qendronin si refugjate lufte! Pra kapaku i pare mbi kete ceshtje eshte vene qe atehere,pranimi i qytetarise shqipetare nga te ndjekurit qytetare greke nenkuptonte braktisjen e qytetarise greke ,braktisjen pra e te drejtave qytetare ne Greqi gje qe i ben me faj ndaj vetes.Kapaku tjeter sic edhe permendet me lart eshte sorollatja politike came qe ngjiten mbas pushtetit thjesht per perfitime personale ,nuk kane ditur te shprehen ne rang evropian ,pavaresisht nga partia ne pushtet ata duke pasur perfaqesimin e tyre ne parlament mund ta benin te pakten nje sensibilizim keshtu qe po te isha edhe une grek do ngrija supet e do thoja :Po c’kerkojne keta ,cilet jane ?
Hekuri rrihet i nxehte miqte e mij ,nuk ka ceshte te vdekur,varrosur ,zvarrisur nga vete viktimat qe te ringjallet e te behet ceshtje dite midis dy vendeve ,ashtu edhe Italia do te kerkonte bregun dalmat,edhe midis Gjermanise e Frances nuk do te pushonin konfliktet per Alzasin!
Artikulli i Meros eshte artikull per gjakftohtet qe dine te arsyetojne brenda kufijve europiane e me mentalitet europjan ,nuk eshte per koka te nxwhta balkanase qe politiken e bazojne ne histori!
A, sa per detin ,ashtu ka per te mbetur se ashtu i ntereson te tjereve ,as andej e as kendej!
Mero me llogjike sulmon Berishen dhe komentuesit e quajne te madh.
Mero me lligjike perpiqet tu mesoje shqiptareve te jene me te civilizuar dhe te ecin perpara ne harmoni me popujt e tjere dhe te njejtet komentues e quajne “kot fare”.
HIPOKRITE E INJORANTE!!!
Kesaje radhe MERO je treguar pro GREK.
replike me komentuesin SHQIPE
-Nqs se ka nje merite madheshtore Enver Hoxha qe akoma nuk ju eshte mohuar eshte Lufta NCL e cila e rrjeshtoi vendin me aleatet fitues.Legjendar do mbetet fjalimi i Hoxhe Enverit ne konferencen e paqes ne Paris kur i tha botes qe: shqiptaret kane ardhur ketu per te kerkuar dhe jo per te dhene llogari.Pra po te ishte per ballistat dhe parine e vendit qe u lidhen me gjermanin gjithe Shqiperia do kthehej si Cameria pra si placke lufte.
-Ne nje kohe qe ne 1944-1945 nuk kishte shtet shqiptar dhe komentuesi “shqipe” fajeson Enver Hoxhen ne nje kohe qe dhe vete shqiptaret
po vdisnin per buke nga zija tregon se od jesh ndonje cam i ndyre qe ke ndryshuar emrin nga NAMIK ne JORGO dhe lepihesh diku ne ndonje qoshe te Omonias. SHAME YOU KOMENTUESI SQIPE !
eagle ,nuk po i mohon njeri meritat,vete e permenda qe Shqiperia u rreshtua me aleatet fitues por por aresye qe ti nuk i di i interesonte te mbyllte kete ceshtje ,bies jane marre edhe para per kete ,te thuash shame eshte nje llaf goje por une personalisht po kritikoj udheheqjen came qe e ka zvarritur vete e ka ndjekur fitimin personal….kur thillon me fjalen replike ,e pakta qe mund te besh eshte te sjellesh nje argument kunder ,te ofendosh pa baza eshte varferi Se si e kam ndertuar jeten time nuk i intereson njeriu e as ty aq me pak !
Te Falenderoj per mendimin pozitiv dhe optimist per mardheniet Shqiptaro-Greke Mero. Me te vertet qe duhet kjo pikpamke te na japi pak shtys dhe te zbehi sadopak komplekset qe ne kemi me Greket dhe politiken midis ketyre dy vendeve fqinje.
Gjithsesi ka shum gjera qe nuk me bindin e qe nuk me bejn te pohoj me kok pasi lexoj kete artikullin tend. Por rrie e mendoj…
Ka shum probleme te cilat ne shqiptaaret kemi me Greqin. Ndoshta shqiptaret qe jetojn ne Shqipri nuk i ndjejn dhe aq shum, por emigrantet Shqiptar te Greqis po.
Ndoshta ne parim esht vertet vetem ai problem qe thua ti, i kufijve detar por ka dhe shum te tjera, megjithse jo te pandreqshme. Por keto mund te rregullohen sh kollaj nqs politika shqiptare fillon te kujdeset me shum per mardheniet ndermjet dy shteteve dhe tu jape ketyre mardhenieve rendesin e duhur siç edhe kan.
Merua piu rraki kocimareje mbreme
Dhe ne te aguar fyrmezimi per te shkruar ishte I papare ?
Ajo thenia e te pareve tane qe greku eshte grek. Flet shume,ka folur gjate gjithe kohes, kjo thenie flet edhe sot.Kete thenie shqiptaret e kuptojne qe greket gjithmone kane patur ate pabesine e tyre te njohur nga e gjithe bota.Me cilin shtet kufitare shkon mire Greqia?.Me Turqine,Bullgarine,Maqedonine,apo me Shqiperine,me te gjithe keto shtete ka probleme.Greqia ka probleme me keto shtete se ka pretendime territoriale, e mban vehten per te vetmin popull autokton ne Ballkan dhe te tjeret kane marre territoret e grekeve te lashte.Greqia ka qene dhe e perkedhelura e perendimit. Greku duhet mundur duhet mposhtur qe te behet i “mire” siç eshte bere i “mire” me Turqine qe i ka marre gjysmen e Qipros dh enuk e pjerdhe fare politiken greke.Ndersa Shqiperia jo se eshte e vogel qe greku ka bere ç’ka dashur,POR KA CA PALO POLITIKANE,qe per kolltukun e pushtetarit shesin interesat kombetare.Me Greqine do ulur ne bisedime vetem ne kushte te barabartish
Ky shkrim frymëzon optimizëm, ushqen paqe e paqtim shpirtrash, megjithatë mua më duket se është shumë më tepër i mbështetur te dëshira për të qenë ashtu gjërat se sa te realiteti. Pa i gjykuar si të lemerishme e aq sa për të na shtirë në zemër urrejtje nuk besoj se do ishte normale t’i injorojmë si të paqena deklaratat zyrtare të Athinës për shumë çështje, që në thelb përbëjnë ndërhyrje në punët e brendshme të shtetit shqiptar, këmbëngulja fyese e Greqisë zyrtare për të bërë të dukshme brenda teritorit shqiptar si gjurmë mirësie krimet që grekët kanë bërë në të shkuarën e afërt kundër shqiptarëve, aq më tepër pranimi në heshtje si normale vrasja apo rivrasja e shqiptarëve edhe pas vdekjes, duke i zhvarrosur e duke i inventarizuar eshtrat e tyre si të ushtarëve pusahtues grekë. T’i pranosh këto si fakte marrëdhëniesh normale nuk më duket, as e drejtë, as e arsyeshme. Natyrisht, jam dakord se s’duhet t’i mbajmë përditë majë gjuhës dëmet e plagët historike që Greqia i ka shkaktuar Shqipërisë e shqiptarëve, por as edhe mund të harrohen apo shpërfillen. Kur e lyp nevoja, kur e bie rasti, kur tjetri t’i prek plagët, nuk mund të bësh sikur s’i ndjen, sikur s’t’i ka prekur. Sidoqoftë, në thelb shkrimi ka diçka të drejtë: duhet të shfryhen daullet, që bien sikur është bërë ndonjë heroizëm vetëm pse u përmendën ca probleme që duhen zgjidhur mes dy vendeve. Them të presin e ta shohim trimërinë kur të ribëhet marrëveshja për detin, se, nëse edhe një milimetër falet, atëherë do duket se sa ia vlen kacarrosja e tanishme.
jemi nje grup emigrantesh nga anglia merua ka te drejt hethim poshte te gjitha ata qe i kundervihen meros merua eshte truri i shtypit shqipetar.
Mero kete here e ke DHIER me kete shkrim
Mero, po jep ndonje lexion per paqen keshtu?
Po shiko ti mbushesh mendjen auditorit grek te parit, pastaj merru me shqiptaret qe i kane hapur dyer e dritare ne funksion te paqes.
Kjo “lojë luftash” eshte ne fakt e panevojeshme sepse KALI I TROJES prej TROPOJE e ka shitur Shqiperine 1 euro dhe kerrkush nuk i kerkoi llogari edhe pse zoter te ketij vendi u be DAMIR FAZLLIC nga SERBIA dhe Nikollaq Gaxojani qe perfaqson 2 miljon greket e Amerikes dhe ben ligjin ne lobin greko-amerikan.Eshte ky alias Nikolas Gage qe i vuri dy here bolet e Berishes ne bigen e Washingtonit.
Aktet supertradhetare te marreveshjes detit ne prill 2009 midis 2B dhe Karamalisit vetem pak jave para votimeve eshte tradheti e hapur fare.
Edhe lejimi i varrezave , prishja autoqefalise dhe tradhetia e ceshtjes came jane fakte qe shtetasi Sali Berisha duhet te merret i pandehur.
Por duke qe opozita e ateheresheme PS eshte bashkfajtore sepse nuk duhet ta linte Berishen te kryente tradhetite por duhej ta denonconte me kohe.
Prandaj jepet kjo cfaqje me gallate me ligje lufte dhe camet te cilet e dine se faji eshte vetem i tyre qe pranuan presionin e grekerve dhe poshtrimin nga kryetradhetari krimienel berisha.
e pasket bere Meron per nje lek faj nuk eshte te shkruash ate qe mendon.per mendimin tim ka te drejte ne disa pika
ME GJITHE rrespektin ZOTI MERO SA SHPRJT E HORRUAT NGJARJEN E PESHKEPISE JU JENI NGA ATO QE NUK HARRONI edhe pse nuk jam dokort me shkrimin te Respektoj MENDIMIN.
As lufte,as loje luftash e as heshtje e shtirur nuk duhet per problemet qe ke me nje fqinj.Duhet nje marredhenie ku dy pale respektojne te drejtat e njeri-tjetrit e jo ku njeri ja hipen tjetrit.Per 40 e sa vjet ne kohen e Enver Hoxhes greket na ndenjen larg se e dinin qe po te afroheshin per te biseduar do te hapeshin te gjitha letrat dhe do tu kerkohej te na jepnin cfare na kishin grabitur.Keshtu ndodhi kur u afruan ne 1986-1987 dhe qeveria e asaj kohe u ul ne tavoline si e barabarte,ju dha te drejtat grekeve te Shqiperise dhe u kerkoi grekeve te drejtat e shqiptareve.Greket i filluan atehere levizjet per te hequr Ligjin e Luftes.Pastaj erdhi fatkeqesia jone kombetare me qeveri langomalokesh si ajo Berishes dhe qeveri halabakesh si ajo e Nanos.Mbi njezet e ca vjet ku greket moren gjithe cfare deshen ne Shqiperi pa na dhene asgje tonen qe e mbajne peng ne Greqi.Ata na thonin se jemi ne lufte(me ligj) dhe ne qe u thonim gjithe pompozitet se jemi miq!!!
Z.Rama po ka ndermend te beje vertet nje qeveri dinjitoze dhe perfaqesuese te shqiptareve e ka nje shembull shume te qarte dhe te fresket se si duhet biseduar me greket.Greket i kthenin mbrapsh pa aresye shqiptaret ne kufi per sa kohe ne shqiptaret rrinim duarkryq pa bere gje dhe e ndaluan menjehere kete raprezalje sapo edhe ne filluam tua kthejme me te njejten monedhe.
ZOTI MERO LIGJI I LUFTES ZBATOHET EDHE PSE KEMI NENSHKRUar nje traktat. ligji eshte ligj dhe traktatet i merr era. Po ti mor djale ke frike nga dikush. Po te ishte kaq e thjeshte e hiqnin sakaq ata ligjin e luftes dhe ishin rehat te dy palet. po te lobonte diplomacia jone dhe ju gazetaret si greket do te ishim shume me perpara.
Realisht Berisha -Nano me ligjin famekeq 7501 ia ka hequr te drejten e prones pronareve legjitime ne
Shqiperi nen pretekstin se ka ndryshuar konfiguracioni e demografia ne Shqiperi gjate ketyre 5-6
dekadave ! Gjepura ! Nga ana tjeter i kerkojme fqinjit jugor pronat ?! Jam plotesisht dakort dhe nje
drejte legjitime e cameve qe t’u kthehen pronat e grabitura , por me pare ju zoterinj pushtetare te djeshem
duhet te zgjidhnit problemin e pronave ne Shqiperi . Keni 21 mije ankesa te pronareve legjitime ne Strasburg.
Apo keta pushtetaret tane duan te jene ”kandil ne rruge dhe erresire ne shtepine e tyre ,, . Rregulloni me pare
shtepine tuaj , madje shtepine e ”botes,, !!!!!!!!
Po ku e ke gjetur moj ”shqipe,, ”faktin,, qe Enver Hoxha duhet t’i kishte mbajtur si refugjate camet dhe
jo t’u jepte nenshtetesine shqiptare !!! Bobo nga i nxirrni keto ”argumenta,, . Enver Hoxha i dha cameve
buke e strehe duke i vendosur nga Vlora ne Durres afer detit ,idem sic kishin territorin e tyre ne Greqi
afer bregut te detit . Ashtu i vendosi edhe ne Shqiperi ! Neve shqiptareve nuk na lejohej te vendoseshim
ne bregdet por te qendronim ne ato prona qe kishim sepse do ta benim ”jeten te lulezuar edhe atje ne
maje te malit ,, !!!
Po qe se Enver Hoxha do t’ i kishte mbajtur si refugjate camet , sot me siguri sera jote o ”shqipe,, do te
ulurinit se perse nuk na dha shtetesine Enveri . Kjo i ngjan asaj anekdotes se Nastradinit me gomarin
dhe ujin e ”ngrohte ,, apo te ”ftohte ,, !!!!