Policia e Shtetit duket se është e para që po ndjen pushtetin e ri. Dy aksione masive të urdhëruara nga Ministri i Brendshëm, njëri për bllokimin e ndërtimeve pa leje dhe tjetri për bllokimin e lojërave të fatit, kanë zbrazur mbi Policinë e Shtetit gjithë ngarkesën e ndryshimeve strukturore që qeveria e re ka ndërmend të bëjë me gjithë llojet e policive në vend.
E vetmja gjë e paqortueshme në këto aksione është aftësia e ministrit të ri për të vënë në lëvizje Policinë e Shtetit dhe për të kontrolluar operacione masive në gjithë vendin. Por përtej kësaj aftësie, ministri, dhe sidomos kryeministri, duhet t’i konsiderojnë si “prova gjenerale” këto aksione dhe duhet të ulen të ndryshojnë ligjin për Policinë e Shtetit dhe funksionet e reja të saj.
Koncepti i Edi Ramës për të pasur një polici të vetme, është efikas dhe ndoshta do t’i shkonte shumë modeli i një xhandarmërie kombëtare. Bashkimi i funksioneve të Policisë Pyjore, të Ndërtimit, të Elektrikut apo zjarrfikësve, do ta bënte më autoritare Policinë e Shtetit dhe më të vëmendshëm qytetarin ndaj rolit të saj. Siç e pohojnë vetë burimet policore, gjatë operacionit të fundit të policisë për lojërat e fatit, disa oficerë të lartë policie janë përgjuar që kanë raportuar pranë bosëve të lojërave të fatit sikur të ishin të punësuarit e tyre. Shumë lokale lojërash fati janë gjetur mbyllur dhe janë pikërisht ata që nuk kanë leje, të cilët i kanë shpëtuar bllokimit. Kjo tregon se policia është e inkriminuar në mjedisin e korruptuar shqiptar dhe duhen reforma të thella.
Por kjo reformë duhet bërë së pari me ndryshimin e ligjit. Dy testet e mëdha të Tahirit janë të suksesshme sa i përket organizimit, por janë në kufijtë e paligjshmërisë. Saimir Tahiri ka bërë maksimumin të vërë në dispozicion të policisë dhe policitë e tjera për të mos u shfaqur si xhandar, por kjo vlen vetëm për situata alarmante. Në një situatë tjetër normale, nuk mund të jetë gjithë shteti në dispozicion të një aksioni.
Fillimisht duhet një ligji i ri për Policinë e Shtetit, ku të përcaktohet qartë roli i policisë në mbikëqyrjen e ligjshmërisë së biznesit dhe shkeljes së ligjit. Periudhat entuziaste të aksioneve masive mbarojnë shpejt, por më tej policia duhet të veprojë në bazë të ligjit dhe nuk mund të trokasë në çdo derë biznesi sa herë i teket policit. Nuk mund të mbulojë Policia e Shtetit detyrat që ka inspektorati i taksë- tatimeve dhe nuk mund të hetojë ajo evazionin fiskal. Policia mund të verifikojë vetëm ligjshmërinë ose jo të një biznesi dhe për këtë duhen caktuar po ashtu rregulla të qarta.
Po ashtu aksionet duhet të kenë objektiva të qarta. Aksioni i fundit kundër lojërave të fatit ka krijuar një paqartësi në opinion sikur është aksion për mbylljen e lojërave të fatit. Në të vërtetë është një aksion verifikues, që synon të inventarizojë pikat e lojërave të fatit pa leje, dhe që në ditën e parë të tij nuk ka mundur të identifikojë gjithë pikat e paligjshme pasi ka rrjedhur informacion dhe pronarët i kanë mbyllur. Duke qenë një aksion verifikues, rezultatet e tij nëse nuk janë 100 për 100 të sakta, rrezikojnë të lënë jashtë rrjetës së ndëshkimit ata që kanë punuar pa letra dhe të fokusohen tek ata që kanë paguar dhe i kanë pasur lokalet hapur. Dhe e gjithë kjo pastaj do rëndojë imazhin e Policisë së Shtetit.
Rreziku që nga polici shteti, të kalojmë në një shtet policor, është shumë i madh, po të kesh parasysh natyrën abuziviste të policisë shqiptare dhe shefave të policisë që bëhen si bajraktarë të vegjël në rrethe. Ideja që duhet të kemi një polici, duhet të konkretizohet urgjent përmes një ligji, i cili ia cakton asaj funksionet e verifikimit të ligjshmërisë përmes një sistemi të mirërregulluar. Saimir Tahiri, sado vullnet të ketë për të ndryshuar situatën, nuk mund të rrijë 24 orë zgjuar për të parë kush vjedh dhe vret në këtë vend, kush bën biznes me leje apo pa leje, kush paguan ose jo taksa, kush pret ose jo pyje me leje, kush shton apo jo kate pa leje, etj. Aksionet masive vlejnë për të testuar efikasitetin e një aksioni policor, por nuk vlejnë si shembuj që mund të na nxjerrin nga situata. Shteti serioz është ai që e kontrollon ligjshmërinë me letra, me sistem dhe me ligje dhe jo me policë që vërshojnë rrugëve sa herë degradon situata.
Ndryshimet e fundit në Policinë e Shtetit janë pozitive. Dhjetëra të rinjve, që u është hapur rruga e karrierës në polici, duken se janë një e ardhme premtuese më e mirë se një kastë e korruptuar policësh me të cilët jemi mësuar prej vitesh. Po ashtu vullneti i ministrit të ri për të udhëhequr aksione masive policore, tregon pasionin me të cilën e ka marrë këtë detyrë. Por ne do të jemi krenarë për policinë tonë kur ajo të funksionojë për shkak të një sistemi efikas, kur polici dhe qytetari të dinë mirë ku fillon dhe mbaron e drejta e tyre, kur biznesi ta dijë kur duhet t’i trokasë polici në derë dhe pse duhet të trokasë, dhe kur forca e zbatimit të godasë secilin njësoj. Vetëm kështu mund të kemi një polici shteti, pa pasur frikë se mund të rrëshqasim në një shtet policor. Unë e besoj dhe çmoj vullnetin e ministrit Saimir, por më shumë i besoj një ligji të mirë.
Le te shpresojme,
Qe shqiperia do te behet!
http://goo.gl/GM6DMd
patjeter duhet permisim ligjor, por veprimtaria e ministrise se brendshme ka krijuar besim dhe ndergjegjesim per ate qe po behet dhe per ate qe duhet bere ne te ardhmen nga ne qytetaret e ketij shteti.
Aktualisht këtë shtet që la Berisha, sdi nga ta kapësh më parë !!!
Kur PD humbi zgjedhjet, nuk ishte aq e tronditur dhe e nervozuar. Mirepo tani qe ka fiiluar cmontimi pjese pjese, i shtetit te Berishes,nervozizmi, padurimi, cekuilibri mendor i Berishes dhe Bashes sa vjen e rritet. Tani po e ndjejne se ju ka ikur pushteti dhe te mirat e tij, nga duart…
Gjithcka duhet filluar qe ne bankat e shkolles, qe ne diten e pare te klases se pare, per edukimin e nje gjenerate te shendeteshme.
Dhe mbi te gjitha duhet nderhyre ne trute e Shqiptareve per tu thene qe pushteti nuk eshte abuzim.
E keqja jone eshte qe nje lek me shume, nje arme ne brez, nje karrige na kane dhene krah, na ka bere pikerisht ate qe thoni ju.
E pra, shqiptaret duhet te mesojne qe po hypen ne pushtet nuk jane me te pushteteshem por sherbetore.
mero nuk mjafton vetem nje ligje i mire por duhet edhe vullnet per ta zbatuar ate…
Mero,
Si gjithmone ide perfekte dhe sidomos udhezime me vlere per keta qe jane ne pushtet.
Sic e kam thene edhe me pare ti je strategjisti i duhur dhe nuk e kuptoj si Rama nuk te ka marre si Krye-Keshilltar per strategjine
Do ishte ne nderin e tij dhe ndihme per shoqerine nqs Rama zbaton dhe ve ne jete ato qe ti i parashtron ne Tema
Vazhdo, je ne rruge te drejte
vallahi me than t’drejten ne kete zamallhi s’e merr vesh i pari te dytin, duhet pak kohe, jane shume reforma qe duhen bere deri ne palcen e shtetit. Une e kuptoj qe qeveria dhe mazhoranca nuk dine nga ta zene perpara, pasi PD-ja e ka cmontuar shtetin ne ate fare derexheje qe na duket sikur jemi ne 1912. E kuptoj qe z.Baze do nje ligj qe ti ndaje detyrat e Asllanit dhe Hasanit, por ne situaten ku jemi duhet nje aksion i gjere per ti dhene policise te kuptoje se cfare ka humbur ne keto vite apatie te thelle, dhe me pas normal qe cdo gje te rregullohet me ligj. Me kohe besoj se kjo gje do zgjidhet, per mua rendesi ka qe keto aksione te shtetit te mos mbeten sporadike dhe show, por te kene rezultate konkrete dhe te prekshme, ne menyre qe secili te marre nje mesazh qe me shtetin, nuk q..hesh si ne kohen e baces.
Mero ! Na gjej nje vend qe ka vetem nje Polici e cila ruan kufijte, Pyjet, pagimin e taksave , qarkullimin rrugor. lejet e ndertimit , hetimin e krimeve, luften kunder terrorizmit, kunder trafiqeve , kunder narkotikeve dhe pastaj na mbushni mendjen.
Gjermania
O kodosh, qe te mos flasesh kot kerko ne google njehere:
Although uniforms and vehicle colour schemes are similar all over Germany, the police forces are structured slightly differently in each state. For example, the Kriminalpolizei (detective branch, often shortened to Kripo) are part of the ordinary police force in some states and separate organizations in others.
Alert Police (Bereitschaftspolizei–“Bepos”) are available in each Land for riot control although their primary function is training police recruits. The Readiness Police receive standardized weapons, vehicles, and communications equipment from the federal government. An office in the federal Ministry of Interior monitors and coordinates the deployment of Readiness Police units, which can be called upon to assist the police of other Länder in case of riots or other civil disturbances.
Federal[edit]
Bundespolizei (Federal Police)
Bahnpolizei (Railway Police)
GSG 9 (counter-terrorism and special operations unit of the federal police)
Küstenwache (Coast Guard)
Bundeskriminalamt (Federal Criminal Police Office)
Feldjäger (Military Police)
Zollkriminalamt (Customs Investigation Bureau)
Polizei beim Deutschen Bundestag (responsible for the protection of the premises of the Bundestag in Berlin. For reason of the independence of the legislative power from the executive, there exists a separate body who answers not to the Minister of the Interior, but to the President of the Bundestag.)
po por e ke vene re qe ne pergjithesi kontrollohen nga ministria e brendshe dhe (qeveria federale) dhe jo nje polici per ministrine e mjedisit nje per te financave nje per elektrikun etj
Ka ndryshim!
@Fatmir, jo, e ke gabim.
Jetoj qysh prej 90-tes ketu dhe e di shume mire ?
Ketu ne gjermani jane te ndara Policite, per cdo sektor-fushe, POR, per te gjitha keto Polici, jane percaktuar Ligje veprimi dhe mosveprimi. Pak a shume, e njejta gje qe kerkon-keshillon Z. Baze ne artikull.
Sigurisht qe, Shqiperia nuk eshte Gjermani dhe jo cdo gje mund te merret per momentin 1 me 1 nga ligjet dhe funksionimi gjerman.
Shqiperine-shtetin, formen me te cilen e ka krijuar Krimineli Sali, korrupsionin deri ne palce tek (gati) cdo shqiptar, duhet shume e shume pune t’ia shkulesh nga Zemra shumices se shqiptareve menyren e jetes pa korrupsion.
Urojme qe Edi Rama ta kete seriozisht ndreqien e Shqiperise.
Eshte Monte-Carlo!
Edhe ti kodosho urdho listen tende. Jeni mesuar te genjeni me shprese se askush nuk i shkon deri ne fund debatit:
Law enforcement in Monaco is provided by an armed national police force consisting of 515 men and women.[1] With 515 police officers for 35,000 people in 1.98 km², Monaco has the largest police force and police presence in the world on both a per-capita and per-area basis. Its police includes a specialist unit which operates patrol and surveillance boats. There is also a militarized bodyguard unit for the Prince and his palace called the Compagnie des Carabiniers du Prince which numbers exactly 116 officers and men, and is equipped with modern weapons including M-16 rifles and 9mm pistols,[2][3] and an armed and well-trained Corps des Sapeurs-Pompiers, which provides an extensive civil defense service in support of law enforcement, in addition to its fire and rescue services.
The Monaco police force comes under the administration of the Direction of Public Safety which was created on June 23, 1902[5] under the Department of the Interior.[6]
The police force itself consists of several divisions each with several departments.
The Criminal Police Division has three main departments, Criminal Investigations, Criminal Identity (coordinating with INTERPOL) and Resources.
The Urban Police Division coordinates the activities of the uniformed police officers and also employs a number of units, including a General Police Brigade, Specialized Intervention Unit, Operational Command Centre and a Secretariat to the Police Court.[6]
The Administrative Police Division is responsible for the movement of foreign nationals through Monaco’s borders, while the Division of the Administration and the Formation handles administration matters for the police force.
The Maritime and Airport Police Divisions police the seas and skies of Monaco. The latter divisions both employ departments pertaining to air and sea rescue, water surveillance and the coordination of trans-border police operations with Monaco’s neighbours.[6] The Division of the Maritime and Airport Police (DPMA) itself was created on 16 August 1960 when security issues in the air and on the water were transferred to the control of the Director of Public Safety, and since 1961 the division has grown to consist of 8 officers and 27 civil servants.[7] The Maritime Section controls and registers passengers in transit, is in charge of national waters surveillance, including submarine natural resources, and sea-rescue. The Trans-border and Heliport Control Section oversees border police missions.
Po do nje vend ti? Shqiperia mo, kaq mjafton , e dy ta pas gjermonit.
per 8 kartona me la ky ven rreziko te bohet monarqi prape , se qeke ne i knum ti jepke pergjigjet ne jangllesh , per vendet e nemces.
o toc kuklle:
Ca te duket vetja gjeni qe “i kapp mat” te tjeret dhe i quan kodosh.
E para ne kemi qene ne nje gjendje Afrikane. Dhe kete duhet ta theksosh dhe ta dish shume mire!!
Pa gjeje pak dhe krahasoje gjendjen e lojrave te fatit ne shqiperi dhe ne Gjermani apo luksemburg… Atje te vjen policia pse degjon muziken me ze te larte, dhe jo te kesh lojra fati pa license!!!
E dyta; Policia jone akoma nuk eshte strukturuar akoma. deri tani po “prishen” bemat e meparshme.
prandaj shoku kot ben si i zgjut!!
Rama duhet të mbajë të gjitha premtimet që ka dhënë, mos i ngjajë paraardhësit të tië, se në var ska për ti marë, edhe po se gjykoi ky shtet do e populli vetë…!
Fytyura e shtetit eshte policia dhe zbatimi i ligjite nga qytetaret.Babai im ka punuar 33 vete ne polici me shume detyra,sa here qe flasim me te na thote vetem nje fjali;ne na mbeshteti shteti e shtei u mbeshtet te ne.Me keta police qe shikon sot ne rruge turperohet cdo qytetar i tjeshte.
Shpresojme se shteti do mbeshtes forte policine e policia shtetin mbeshtetur ne ligje.
Fillim nuk duket e keq
mero do kete maliq jo ligj o plako
I nderuar zoti Baze.Me je dukur shpesh si nje servil politik I interesit tuaj ekonomik,por me editorialet e tu vazhdon te tregosh se te kesh interesa eshte natyrale dhe te jesh objektiv dhe I drejte eshte eshte ajo qe te nderon me shume.Komplimente per shkrimin.
Eshte gje e mire qe tere policite te jene pjese e komisariatit te policise se shtetit, ne bashkepunim, koordinim nen kontroll unik ne sherbim te kontrollit te territorit e mbarevajtjes se puneve.
Le te behen ligjet, si te jete me mire.
Duam te behen mire punet ; te montohet e te behet shteti.
Te mos kemi frike kur policia punon , por te bejme kujdes qe ajo te mos behet polici politike e te lidhet me krimin .
KA PROBLEME . Ka shume bile .Mua me vjen mire qe shteti ka filluar te levize.Kam frike se e keqja vjen pas qulljes.Po u qull shteti , ngrihet oborri.Nuk dua t ‘ ia di. une kur te kom kohe te lire dua te shkoj tek
nena ime.
O Mero djali po vete policia i mbykqirte lojrat e fatit deri me sot.Le te interesohet Sajmir Tahiri (me anen e Shkb)se kush i menaxhonte Lojar e fatit ne Durres nga ana e policise dhe do mesoje se ai quhet Ardian Gashi me disa punonjes te tjere te policise
Kjo gje duhet te vazhdoje, me ligje dhe me vullnet te mire
per ti bere nje te mire ketij populli i cili edhe pse i varfer i la te gjithe kursimet e tij ne keto pika kazinoje dhe bastesh. Eshte bere Tirana si Las Vegas!
Keto duhen zhdukur fare, te vihen taksa te larta dhe te kufizohen ne vende larg qendrave te populluara.
Jane bere burrat dhe djemte tane njerez pa vlera dhe plot depresion.
Shpreso dhe uroj qe kjo qeveri te mendoj per kete popull te shkrete.
A true woman always loves a real soldier, – kush e ka thene njerez? A ka vendi i Shqiponjave real ushtare?
Politika per sensibilizimin dhe edukimin e shoqerise ne terren nuk mungojne, mbrekulli njerez.
Te shkruash nje leter formale ( mr Edd dhe mr Lul shkembyen letra formale per nenpunsin civil ) eshte e veshtire njerez. Letrat dhe ushtaret tregojne fytyren e vertet te shtetit people.
Bejini letrat mire zotrinje te ministrse bredeshme, ne perendimin e larget letrat bejne ligjin. Ate dua une te zbatohet ligji mr Tahiri.
Te largosh te rinjte nga rruga eshte sfide e shoqerise tani, puna me sa duket ka startuar, me krahe te lehte ju ushtare real…
E nuk bejn dot shtet shqipot.
Se jan majmuna mali.si ata te gjibraltarit qe ju vjedhin bananet turistve neper makina.
Hajdeni ma hani edhe kte bananen teme ktu posht o shqipqiqira te ndyra.
Ma shtrengoni dhe lepini alla majmunçe.
Dhe po su mjaftoj bananja kam edhe dy shalqinj qe i rrijn perkrah bananes si roje bodigard.
O Hajdari Saliut !
Shqipot , kishin shtet ne kohen e E.Hoxhes! Dhe cfare shteti!
Si na ishte ky shtetti i enverit mo . Se ne 1990 ne rezultonim shteti me i varfer i bardhe ne bote, kur erdhen ata gazetaret franceze ne 1986 ne fund iken me relacionin ” afrike e bardhe” shtet pa buke , shtet me tallona , shtet pa rruge , shtet me dhune,po ju ish oficeret e ish kelushet e kuq jeni terbuar e po terboheni , po ka 1 jale qente le te lehin karvani shkon perpara. he mero i degjon si kakarisin zogjte qe te digjnin shtepine para 90 po te thoje minimale skemi buke te hame, e sot duan liri fjale. Ju kelushet e kuq jeni ca kavie te pa afta qe vetem te villni dini po per bythe do tju dali shpirti .
Vazhdo me guxim perpara, zoti Tahiri ! Veri buldozierit policise se korruptuar te diktatorit primitiv dhe
permbyse nga themelet ate ! Sigurisht pasi te keshe qeruar hesapet me korrupsionin skandaloz te poli-
cise duhen edhe ligjet per te cilet qe me plot te drejte thekson zoti Mero ! Nuk di ne se i lexoni keto arti-
kuj te zotit Mero . Eshte e domosdoshme ti lexoni keto artikuj mjaft orientues !!! Kaq kisha !!
O Hajdar Saliu nona jote sa ti hapi komet i grumbullohen mizat o mbeturin e kosoves.
X ne cgjendje eshte katandisur shteti saimiri ben shume mire.me mire 1 polici x shtet apo 1 polici x te rrahur opoziten? Sic bente malesori i meparshem qe x origjinen e tij t,jeter sdinte te bente!
Jane ne rruge te mbare dhe te gjithe ne duhet t,i mbeshtesim e te kontribuojme. Dy gjera dua te nenvizoj edhe une: Qe te eci nje vend eshte e nevojehe Polici e Forte. Polici qe duhet te jete preent kur duhet dhe jo te shifen kot se koti neper ruge e aq me keq neper loale, Ato duhet te daline duken atje e kur nevoiten. 2. Bankat jane nje faktor tjeter per zhvillimin e vendit.
Shume e rendeishe eshte roli i njeriut.Dhe kete e them jo vetem per Policin e Policine.Por te vazhdoje keshtu Saimir Tahiri dhe gjithe te jeret.Kjo kerkohet.
Kudo ne bote jane njerezit ato qe e zbatojne Ligjin. Jashte vendi vete qytetari eshte ndihmesi kryesor duke sinjalizuar e informuar kurdohere qe shef thyerje Ligji.Kete duhet te synojme,te punohet ne baz, ne shkole, ne lagje ne blok palatesh.
Pun te mbare.
Ky aksioni i Tahirit ngjan me aksionin e Berishes per skafet.
Policia e Shtetit mund te kontrolloi nje subjet privat vetem me leje te prokurorit.Nje subjekt privat kane te drejte ta kontrolloje vetem ato organe qe e kane liçensuar,p.sh.Policia Bashkiake ose Policia Financiare.Ne qofte se te gjitha policite bashkohen ne te njejten çati dhe nen nje komande,autorizohen seksionet perkatese.Nuk mund te kontrolloje Policia Rrugore nje subjekt privat per evazion fiskal.
Shteti nuk behet i forte duke ushtruar terror mbi subjektet private.Veprimet e fundit te Policise se Tahirit jane nje Show.Organet shteterore qe kane dhene liçensat duhet te lajmerojne,me te gjitha mjetet e lajmerimit(komunikimit)qe deri ne nje afat te fundit te paraqiten prane organave qe i kane liçensuar.Kote populli nuk thote qe Shteti e ze lepurin me qerre.
Nje kokosh kodosh edhe pse me shale te gjata nuk mund te beje dote zap per nje kohe te gjate kete popull.
Filimi eshte shume inkurajues…patjeter qe ndryshimi i strukturave duhet te kombinohet me ndryshimin ligjor.
Z Mero ke shume te drejte per shtetin tone qe te mos behet shtet policor. Ai eshte shtet policor kok e kembe se nuk funksionojne te gjithe hallkat e tij. Te vjen ndot kur udheton neper Shqiperi. Edhe sot qe flasim vetem police shef ne rruge, qe nuk e dine pse jane per te rregulluar trafikun apo per te ndaluar personat normale, se natyrisht ata qe nuk ndaloheshin ne kohen e Sales prape vazhdojne. Se dyti na cmenden sirenat e rrugaceve me uniforme policie si dhe ato te karvaneve te byrose politike, si Presidenti, etj. Kur do mbaroje ky avaz.A kemi shprese te behemi edhe ne shtet normal.
Zoti ti jape shendet e jete Edi Rames , sa qe duket ka fillu ti vie era shtet, dhe kemi shume shprese se ky vende me ne fund do behet. Shqiperia a 500 vjet , a 20 vjet pas nxjerr nga nje bire nane qe e don ate vend dhe vendon ligje per te funksionuare shteti.
mire me hashashin e lazaratit nuk beri gje po me plumbat qe hedhin pernate nga te cilet u plagosen 2 femije fakt per te cilin zoti tahiri eshte ne dijeni cfare do te beje? ne si banore jemi edhe te indinjuar edhe te tmerruar ne palorto dhe ne dervicjan nuk del dot nga bresherite qe hidhen sa per hashashin <>e tij kundermon ne gjithe gjirokastren arsenali i armeve eshte i pamate edhe gjurmelenes kemi
Aksioni policor,pjeserisht i sukseshem,tregoj se tatim-taksat kane deshtuar,jane te koruptuara dhe duhet nderhyrje kirurgjikale per ti kuruar ato.
Metoda e mbylljes se lokaleve te lojrave te fatit,nuk eshte e re,ajo eshte perdorur sa here eshte ushtruar “kontroll” nga tatim-taksat,ne vitet e mepearshme.
Maxhoranca e re,duhet me kurajo te vazhdoj reformat,per largimin e njerzve te koruptuar te administrates politike berishjane.
Policia vetem ne raste te veçanta te ngarkohet me detyra speciale.Duhet te forcohet puna dhe besimi tek institucionet e tjera.
-Une do ta kisha frike nje shtet policor, por deri tani nuk e shoh te tille ..
Shtet behet por duhet vendosmeri nga Edi Rama.Gje qe spo duket deri tani.
Qe i mbyllen mire ja bene , po prap po i ndajne ca te nenes e ca te njerkes.
o mero meqe je gazetar investigativ dhe kete nuk ta mohon dot njeri , sqaroi pak njerezit si eshte puna e atyre dy lokaleve qe vazhdojen pune akoma brenda spitalit te madh ne tirane apo keta jane te nenes , ata te tjeret ishin te njerkes. Thjesht 1 pergjigje dhe me e-mail se ti i shikon e-mailet tona .
Tamam kjo qe kerkoni Ju ne kete shkrim eshte shteti i se drejtes, i dashur Mero, sepse per sa kohe do te jete i besueshem dhe i forte Saimiri, por si gjithnje ne kete vend, i dobet , i pabesueshem dhe madje i urryeshem “polici”, jemi ne ujrat e shtetit policor dhe jo te policise se shtetit.Saimiri…Saimiret nuk jane MESIA.Falemnderit
I besoj Venizellos, por me shume Ligjit
Nuk eshte nevoja qe te shpiket ndonje gje e re.Mjafton te meret eksperienca e te tjereve.Ne Itali,p.sh,carabineri kontrollon nga prishja e qetesise publike,nga ndertimet pa leje,nga prerja e pyllit pa leje,nga ushqimet e skaduara,nga evazioni fiskal,nga klandestinet,nga respektimi i rregullave ne plazh,nga respektimi i rregullave te qarkullimit,nga,…
O MERO, ME PELQEN ARTIKULLI…POR JEPI KOHE MINISTRIT BRENDSHEM SAJMIR TAHIRIT EDHE POLICE SE RE.
NUK ARRIHEN TE GJITHA OBJEKTIVAT BRENDA 24 OREVE.
JEPINI PAK KOHE, DUHET TE PAKTEN 1 DERI 2 VJET QE NRYSHIMI TE JET I DUKSHEM, EDHE I PREKSHEM.
Mero ke plotesisht te drejte ne shqetesimin qe ngre ne artikullin tend problemi qe disa e kundershtojne kete shqetesim eshte se po nuk u ra ketyre njerezve mbi shpatulla nuk e besojne se mund te ndodh dhe vetem kur u ndodh fillojne e ankohen . Keto veprime te policise jane Jakobine pra pelqehen fillimisht por shume shpejt jam i bindur do te behen problem
replike me komentuesin sefedin aga.
Duke qene se te ka trubulluar mielli i Lazaratit apo hormonet e ushqimeve dhe duke se e bere “rezil” sistemin e Enver Hoxhes po te kthej nje pergjigje modeste.
Fillimisht po te prezantohem se jam nje bashkombas i ikur pergjithmone fizikisht nga shqiperia pas 1997 por shpirterisht dhe me mendje jam aty.
Duke krahasuar shtetin e Enverit me te Sali-Nano-Metes…te them pa frike se para 1991 kishte shtet shqiptar ku ndonse individi u kufizua fuqia e shtetit ishte ne nje progres.Nuk matet fuqia e nje vend nga tallonat sepse asnje nuk ka vdekur nga uria ne ate se ai sistem te siguronte nje pakete minimale.Kurse sot ka shtresa shoqerore qe jane nen minimumin jetesor te ushqimit dhe nqs se nuk do te ishin gjysma e shqiptareve qe punojne jashte shtetit atehere Nastradin Hoxha do hante mishin e Sefedin Agen.
Ai shtet kishte nje ushtri aq te fuqishme sa ekspertet ushtarake e krahasnonin me Izraelin.Kapaciteti energjitik nga zero ne 1945 arriti te behej superfuqi ne Ballkan,kurse pa 1990 Sefedin Aga nuk ka instaluar as 3 perqind qe u be ne sistemin e Enverit.
A e di or Seftedin Aga sa jane vrare nga gjakmarrja 1990,sa femije te ngujuar,sa jane vrare per prona,per depresione,per aresye politike ?
A e di or Shemshedindin Aga sa se ai vend jo vetem qe nuk prodhon asnje gje por mbijeton nga borxhi i jashtem,nga emigrantet,nga shitjet e pasurise se shtetit Enverit dhe nga prodhimi i droges qe ka arritur mbi 4 biljon dollar prodhimi vjetor.
Nqs atehere kishte shtet shume te forte me individ te dobet sot nuk kemi as shtet as individ me perjashtim te nje shtrese 2-3 % qe jane pasuruar aq shume sa sheiket e arabise apo kapot e mafias siciliane i kane fitur aq shpejt.
Vete ngjarjet e fundit me keto kazinote dhe lojrat e fatit te pafund tregon se Sefedinet dhe Nastradinet qe kane ngelur ne Shqiperi jane bastartizur jane kthyer ne parazite .Nuk ngelet mbrapa dhe media ne cmendurine e saj kur ndegjojme Gegun Mutafa Nano dhe “Tosken” Qimete Berishisha qe duhen shtruar ne spitalin psiqiatrik me te afert.
Perfundimisht:Shqiptaret,Amerikanet,te permjerrurit politike,ish pronaret,zogistat,ballistet et etj bashke me Sefedin Agen nuk ariten ta hedhen poshte figuren dhe shtetit e Enver Hoxhes pasi sot jo vetem qe nuk ak shtet por shqiperia eshte kthyer ne nje shprehje gjeografike te bannuar nga shqipfoles dhee pushtuar nga mafia nderkombetare me kollare.
Edhe super operacjoni i Tahirit pamvaresisht nga deshira e mire e tij do kthehet ne nje farse e neveriteshme perderisa kryekrimineli berishe qe ka ka vrare,ka tradhetuar dhe ka perdhosur shtetin,shoqerine shqiptare dhe kombin zgerdhihet akoma ne ekranet e mediave.
Pa burgosur ose pa egzeketuar koken e krimit qe eshte Plaku Dogsboru I Vicidolit nuk mund te behet apo te Rilinde Shqiperia dhe vecse do kujtojme Gjergj Fishten,Fan Nolin apo Faik Konicen qe tha:
Shqipetare ju kam ..jere ,qe nuk ju njhta dot nje here…
MERO- MENDOJ SE NE POLICINE E SHTETIT SA KA FILLUAR REFORMA, FAKTI QE NE DY OPERACIONE KA RJEDHJE INFORMACIONI TREGON SE NE RADHET E POLICISE KA PERSONA QE TRADHETOJNE KOLEGET E TYRE DHE SHTETIN BASHKE ME POPULLIN,
KETU DUHET NDIHMA QE QEVERIA TI JAPI MINISTRIT,GJITHASHTU DHE NDERKOMBETARET ME IDE DHE LOGJISTIKE DHE NDERTIM LIGJESH QE TI PERSHTATEN VENDIT TONE.
nuk mund te kete polici te unifikuar,ndahen detyrat.Ka vend per reforma,me nje fjale per shkurtime ne organike.Por policia pyjore ka pergatitje specifike per ate pune,ajo ndertimore ka tjeter,bashkiake tjeter,policia rrugore tjeter.Mos ta bejme mish-mash kete pune.çfare ben o Nas,po qep thase…Sajmiri po punon shume mire,edhe ka rrjedhje informacioni,keto gjera do minimizohen gradualisht,por duhet kujdes,si psh,ata qe u kapen me ikonat,mu duk ca i ekzagjeruar.Dhjete here te beje punen sakte policia dhe nje here gabim,ky i fundit mbahet mend dhe ben viktima.Viktimat pastaj duhen demshperblyer;kushtojne me nje fjale nderhyrjet e nxituara.Pastaj,siç me te drejte z.Mero e permend,per ne ka rendesi hegjemonia e Ligjit,mbi te cilin as Sajmiri me autoritetin e detyres nuk duhet te dale.
Qytetaret i pershendeten keto dy aksione me te cilet u njohen nga mediat, por fakti eshte ndryshe. Sot qene hapur shume lodra fati,ne vecanti ato qe jane neper rrugica apo kthina pallatesh; ndertimet pa leje vazhdojne. Policia rrugore pothuajse nuk duket, edhe ne ato rruge ku trafiku ka probleme nga demtimi i rende i rrugeve, p.sh. Hyrja ne komunen Dajt, etj..
Ne kodin Penal eshte parashikuar se
Vënia në dispozicion e lokaleve për organizimin apo luajtjen
e llotarive, lojrave të fatit apo bixhozit,
në kundërshtim me dispozitat ligjore, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në gjashtë muaj.Ne keto kushte eshte detyre e organeve tatimore ,pushtetit loka dhe e policise te shtetit qe te mbajne ne mbikqyrje keto shkelje ligjore. cka tregon se deri tani me konstatimet qe ka bere policia e shtetit nuk eshte punuar fare.Mos aritja e rezultatit te pritur nga ana e policise nuk ka te beje vetem me rjedhjen e informacionit nga punonjesit e policise por dhe nga punonjesit e tatimeve prane bashkive,komunave dhe organeve tatimore,Gjithcka eshte e kuptueshme i gjith ky aktivitet i paligjshem i ushtruar deri tani tregon shkallen e korupsionit te ktyre organeve per te mos thene se kete lloj paligjshmerie e kontrollojne menaxheret e organeve tatimore komunare dhe policore
I besoj Saimirit, por jo LSIse dhe Ilirit!
Keta policet qe menaxhojne lojrat e fatit neper qytete jo vetem duhet te hetohen , por edhe te parjashtohen nga policia eshte turp I madhe qe vete shteti , mbron korrupsionin , lejon evazionin …u be shqiperia si te filmi Kumbari ,ku te gjitheve ketyre u dukej vetja nga pak Don Corleone …A thua se, ate grade dhe ate pistolete e mbajne per te trembur tatimoret dhe per te mbrojtur gjithe keto vjedhje…A ka korrupsion me te madhe dhe se,nje punonjes I policis se shtetit menaxhon lojrat e fatit , kur dihet qe shumica e tyre jo vetem spaguajne taksat po vetem makinerit e paligjshme qe, operojne ne to eshte nje tjeter krim me I madhe sesa ai I vete kriminelve..Me keto te merret ministry dhe Shkb ,nese kjo kategori nuk perballonte dot jetesen te punonte , por duke hequr dore nga policia e shteti..Turp I madhe nuk eshte pare ne asnje vend te botes qe policet menaxhojne kazino , e baste me pistoleten e shtetit ne brez…..
DHE me te gjitha çfare thuen shteti do behet,shtetin e bejme ne te gjithe pa sharlatanet duke respektuar ligjin.