Opozita në këmbë... para Berishës!

17 Tetor 2013, 21:40Editorial TEMA

Nga Mero Baze

 

Nuk e dëgjova me vëmendje Sali Berishën ndërsa kish thirrur disa kameramanë dhe punonjës shtypi për të nxjerrë nostalgjinë e kohës kur ishte kryeministër. Nuk e kisha shumë mendjen tek fjalët që thoshte, se isha i përqendruar tek sfondi që projektonin kamerat. Një ditë më parë gazeta Tema botoi një fotografi nga zyra e re e Sali Berishës, ku qëndronte e varur piktura e Lin Delisë, “Shkodrania”, dhuruar nga koleksionisti italian për fondacionin që drejton zonja Berisha. Gazeta provoi me foto dhe momentin e dhurimit të pikturës në kornizë, e njëjtë me atë që ishte varur në zyrën e Berishës, dhe certifikatën origjinale të saj. Dhe gjithë vëmendja ime ishte të shikoja nëse e kishte hequr apo jo pikturën. U binda që e kishte hequr. Nuk e pashë më në kamera, dhe nuk ishte as në fotografinë që ai kishte postuar në Facebook. Në fotografitë e mëparshme është dhe ato gjenden deri në këtë moment që po shkruaj ende në Facebook-un e tij.

Berisha po fliste diçka për aktin normativ të nëpunësit civil, por unë vazhdoja të mendoja se si gruaja e tij pasi mori dhuratën, ia çoi atij në zyrë sikur ta kishte mall të saj. Njësoj si pikturat, lind pyetja: a janë po ashtu në shtëpinë e tyre dhe lekët që dhurohen për këtë fondacion? A janë në shtëpinë e tyre dhe të ardhurat nga ankandet shpesh false, ku biznesmenët paguanin faturën e servilizmit ndaj pushtetit duke blerë piktura mediokre me çmime si të Pikasos?

Për t’u dhënë përgjigje këtyre pyetjeve, natyrisht që duhet një hetim thelbësor i çdo ankandi të shpallur të fondacioneve të zonjës Berisha dhe inventarizimin e gjithë donacioneve që i janë dhënë asaj. Por për këtë fakt kaq flagrant që kemi botuar, nuk na nevojitet inventar. Fotot kokëforta dëshmojnë që çifti Berisha ka përvetësuar një dhuratë të dhënë për fondacionin jofitimprurës. Ky gjest është poshtërues, jo vetëm pse bëhet fjalë për fondacione, të cilat spekulojnë me fatin e fëmijëve të sëmurë shqiptarë, por mbi të gjitha pasi tregon se çfarë niveli banal ka pasur Familja që qeveriste Shqipërinë, e cila keqpërdor dhe një dhuratë për bamirësi për ta bërë pronë të saj. E vetmja gjë për të cilën mund të dilte sot Sali Berisha për të folur, ishte të mbronte nderin e gruas së tij, që është para akuzës si hajdute, dhe vetes së tij që është po ashtu një njeri që ka pranuar një dhuratë të grabitur, e cila mund t’i bënte më të lehta vuajtjet e disa fëmijëve shqiptarë. Paradoksi është se ky njeri, nga i cili askush nuk ka dëshirë të dëgjojë asgjë përveç ndonjë ndjese, del e akuzon qeverinë se po institucionalizon korrupsionin, me një mall të vjedhur pas shpine.

Pas Berishës doli Bujar Nishani. Edhe ky shkumëzonte në Facebook se dikush nga shumica e kishte sulmuar në Kuvend. Si një mashtrues ordiner, as nuk i referohej sulmit, as deputetit që e kishte sulmuar dhe as fakteve që i kishin publikuar. Bëhej fjalë për një shkresë të firmosur nga Bujar Nishani, kur ishte në pushtet, që i kërkonte zyrtarëve të lartë të tatimeve të shkarkonin tre punonjës që kishin marrë pjesë në fushatën elektorale të kundërshtarit. Dhe shkresa ishte zbatuar. Bujar Nishani nuk del të kërkojë fillimisht ndjesë dhe pastaj të bëjë thirrje që praktikave të tilla u duhen dhënë fund, po përpiqet të dublojë opozitën dhe të merret me sulme ndaj qeverisë, ndërkohë që është kapur me presh në dorë si një nga dhunuesit e ligjit në këtë vend.

Pas tyre doli dhe Luli dhe bëri thirrje që demokratët të ngrihen në këmbë për t’i dalë zot opozitës. Përveç teatralitetit në fytyrën e tij, që sa vjen e shtohet, këtë fjali e thoshte në një sallë ku të pranishmit ngrihen në këmbë vetëm kur vjen Berisha. I pafuqishëm të ngrejë një kazus opozitar, ai ka dy muaj që fut në qorrsokak opozitën duke u premtuar demokratëve se nëse Rama miraton aktin normativ, Evropa nuk do të japë statusin e vendit kandidat. I dështuar në këtë kauzë për shkak të artificialitetit të vet, dhe i frustruar nga mungesa e ideve, ai e ka nxjerrë opozitën nga parlamenti, duke e bërë inekzistente, dhe nuk guxon ta nxjerrë në rrugë në protesta duke e bërë edhe më inekzistente. Ai, siç shihet, e do opozitën vetëm si një kartëvizitë, ku të shënohet emri i tij si kryetar dhe jo si një organizëm të gjallë, të cilin ai mund ta udhëheqë. I pafuqishëm të ndjehet kryetari i tyre, ai nuk duron as t’i shikojë fizikisht dhe nuk i do as në parlament, as në rrugë, as në PD, askund. I do vetëm të thuhet që ka opozitë dhe ky është kryetar i saj.

Dhe në fund të këtyre tre daljeve nga Berisha, Bujari dhe Basha, një opozitar normal ndjehet pa kauzë dhe i papërfaqësuar, pasi i pari ka folur për instalim korrupsioni në një zyrë ku ende s’ka hequr mallin e vjedhur pas shpine, i dyti ka folur për luftë politike kur ende s’kërkon ndjesë për shkresat që kanë emrin e tij për linçime politike dhe i treti flet për të ngritur opozitën në këmbë, duke nënkuptuar veten e vet kur çohet në këmbë para Berishës.

58 komente në “Opozita në këmbë… para Berishës!”

  1. liri a vdekje says:

    shume qesharake treshja e musketjereve te PeDe-s

    1. Gjergj Epiroti says:

      Mero jane 3 B jo dy,si te ka shpetuar qe kemi, bujarin,bashen dhe berishen.tre pedera

    2. bir PDistat e lokes ke te qash me pare... says:

      Berisha i “trembet” qeverise Rama
      se gjoja mund te instaloi korupsion
      ne nje Kohe kur e gjithe Shqiperia
      eshte mbuluar nga Korupsioni Blu!

      Bujari qe na u betua se do te ishte
      President i gjithe Shqiptareve;
      por nuk na dha asnje premtim qe nuk
      do te ishte efektiv i Toges Xhenjere
      qe Saliu e perdor per te sajuar
      Fusha te Minuara!

      Basha Sonambul berrtet ne shtratin
      e gjumit:-Cohuni!
      Eshte kjo Komande qe e ndigjone non stop
      nga Saliu,por edhe ky i friksuar gjer ne palce

      Kjo gadishmeri e tre “B”-emave tregone
      se jane byth e breke deri ne vdekje
      molloklepsje kjo ne rrjetat e atij te
      famshmit “Korupsioni Blu”!

    3. Dardanjani says:

      Tre musketeret ishin per lezet thuaj me mire Tre felliqesira me fal por mu duk jo i goditur krahesimi Tre bajga dakort. Te pershendes liri a vdekje nje per te gjithe dhe te gjithe per nje

    4. Romeo dhe Julieta says:

      I madhi Mero, por mesimi me I rendesishem eshte se Saliu qenka shume frikacak, madje dhjeraman. E hoqi ne sekonde pikturen. Kjo tregon se eshte fajtor, dhe frikacak. Perpara, Lirine nen hetim dhe po qe e nevojeshme, edhe ne burg. Perpara.

  2. opozitari says:

    SI gjithmone fantastik dhe konciz!

    Cfare mund ti shtoje 2B ketij shkrimi??

    Tani 2B ju shtua dhe Jari karagjozi.

    Dhe kapter dhe karagjoz, c’fare kombinimi perfekt hahahaaa..

    1. nigo says:

      Ej Opozitar mos u sorollat kot se u bene 3B…..
      Pershendetje

  3. Prec Ulaj says:

    Pse nuk del perjashta Berisha per intervista?
    Ka frike nga ndonje plumb “qorr” i Haklajve?
    Keto protestat e Berishes me kujtojne Arkivolin e Azem Hajdarit, qe u perdor si tra per te shqyer dyert e Kryeministrise ne 1998.
    Me kujtohet bastisja e dyqaneve, nga hajdutet ordinere, mbeshtetes te Berishes.
    Por sot nuk eshte Nano ne K/Ministri dhe Arkeologu Neritan Minister i Brendshem.

  4. Nini says:

    Pronesia e pikturave nuk lidhet gjithmone me vendin ku ekspozohen. Ekspozimi i nje pikture ne nje ambjent te caktuar nuk do te thote qe pronari i saj eshte Sali Berisha. Piktura nuk eshte as ushqim as valute dhe as veshje. Eshte Art. Fare mire pronari i piktures vendos ta jape ate per ekspozim ku te kete deshire. Kjo nuk i heq atij te drejten e pronesise mbi pikturen. Prandaj nese ka ngelur per ta kapur Berishen se ka huazuar nje pikture atehere vertet qe po i beni nje nder te madh.

    1. NjeQytetarOptimist says:

      Nini, ish-pronari I piktures ja dhuroi pikturen ne fjale nje fondacjoni per femijet nen-nevoje..Ai firmosi “titullin” (sic bejne gjith pronaret kur shesin ose dhurojne piktura ne menyre zyrtare)..Ajo pikture duhet te ishte e varur tek muri I shtepise ose ambjenteve ku keta femije jetojne dhe jo tek zyra private e burrit te presidentes se shoqates..A e kupton qe ajo pikture nuk duhet te ishte aty sepse duke qene aty, do te thote qe ajo pikture nuk eshte perdorur per qellimin e dhurates qe ish-pronari donte te realizohej..Dhe kur pranon dhurata ne emer te fondacjonit tend, per arsye bamirese dhe ato shteti ti konsideron TAX-FREE,(se po te ishte dhene tek nje person, do kishte nje x vlere dhe duhej te pagoje TVSH-ne per te)..Ne Amerike o Nini te besh nje shkelje te tille, ke FBI dhe IRS nga mbrapa..

    2. Open your mind says:

      Ca po thua or mik,se nuk po te marrim vesh?Meqe qenka art dhe pronari vendos ta ekspozoje ku te doje,atehere ne kete rast pronarja e piktures(nuk eshte kjo pronarja,sepse piktura i eshte dhuruar fondacionit per te tjera qellime “jofitimprurese”)vendos ta ekspozoje ne zyren e burrit te saj,ne kete rast Saliut.Sipas llogjikes tende,i bie qe cdo gje qe i dhurohet ketij fondacioni per qellime bamiresie,Liria mund ti perdore sipas qejfit sepse eshte “pronarja”.Keshtu thua ti? Kjo gje eshte horrlleku me i vogel qe ka bere Sala me Lirine,po ta krahesosh me vjedhjet masive dhe vrasjet qe ka kryer gjithe keto vite,por Meroja e sjell si rast,se si mundet dikush te te flase per korrupsionin,ku pas shpine ka nje pikture qe eshte “ekspozuar” ne zyren e tij, nga fondacioni “jofitimprures’i korruptuar i gruas se tij.Ec e merre vesh kete pune.Saliu i di shqiptaret dele,si shume vite perpara,kur dilte e brockulliste cfare te donte dhe nje pjese e hanin sapunin per djathe.Fatmiresisht,shqiptaret i hapen syte,dhe nuk genjehen lehte nga nje psikopat i ketij kalibri qe vetem te liga i ka sjelle ketij vendi.

    3. Nje qytetar! says:

      Jeni per te ardhur keq ju,qe mundoheni ta “mbroni” Berishen !
      Renia e tij nga “kali”,u ka erresuar edhe logjiken elementare.
      Autori i piktures,kur ate ja dhuron nje fondacioni per bamiresi,nuk eshte me PRONAR i saj por vetem autor.Fondacioni te cilit i eshte dhuruar ,mund ta shese pikturen kudo dhe parate e saj t’i perdore per qellime bamiresie.
      Ne rastin konkret,familja e SRB-it ,e ka pervetesuar.

      1. Nini says:

        Pikerisht kete po ju them qe pronesine e piktures nuk e percakton gozhda ku varet apo vendi ku ekspozohet por certifikata e pronesise. Ne rast se ajo pikture shitet apo tjetersohet dhe te ardhurat shkojne ne xhepat e dikujt tjeter atehere keni sh te drejte. Ajo qe po ju them eshte se ne boten e piktures eshte gjeja me normale te shohesh vepra te ndryshme te huazuara per ekspozim ne ambiente qe nuk i perkasin pronareve te saj. Pronesia dhe ekspozimi jane dy gjera krejt te ndryshme.

    4. Bato says:

      E ka blere Berisha dhe i ka dhene leket Fondacionit. Te pelqen kjo ide si perdorim alibie o Nini ( ta perdore dhe Berisha dhe ta vare serisht ne mur se gjyna me u kalb ne bodrum piktura e shkrete)

  5. galaktika says:

    Si gjithmonë ke të drejtë Mero. Por unë s’po arrij të kuptoj,këtij Salës vazhdon ti duket vetja sikur me qenë KM. Si asht e mundur që dhe televizionet e gazetarët vazhdojnë ti binden thirrjes së tij për deklarata në TV. A asht ai tashmë një deputet i thjeshtë, madje tejet i lakuar për bëmat e tij nga shtypi dhe mediat? Unë si votues kundër ndjehem i fyer kur shikoj maskaradën mediatike njëlloj si para 23 qersh. Veç kësaj ato palo gazetar nuk e kanë guximin ta venë atë me shpatulla pas murit, por vijojnë ti binden e ta kenë frikë?
    Unë s’arrij ta kuptoj që një njeri i urryer nga 80% e shqiptarëve vazhdon të vegjetojë në jetën politike dhe tall bythën me shqiptarët sikur s’ka ndodhur gjë. Pra shqiptarët kanë gabuar,dhe gabimi i tyre duhet sa më parë korigjuar.
    Tepër i shqetësuar nga ky fakt që më tregon se berishizmi do ta marrë shumë shpejt revanshin me gjuhën e forcës dhe të dhunës, karakteristike për të.

  6. gjergji says:

    Me fal qe po e shkel kodin e etikes, po jane bere tre legena qe lahen me ujin e njeri tjetrit.

  7. ramizi says:

    Shikojeni pake se cfare karagjozi po tregohet lulushi tani ne Top Channel.

  8. Fanolist says:

    Opozita pi uje ne dy puse ku :

    -njeri eshte pa uje – tjetri i thate –

  9. N Shabani says:

    Ke te drejte o Mero po kujt i thua. Sali Berisha dhe e gjithe familja e tij duhet hetuar per vrasje, vjedhje, shperdorime detyre dhe korrupsion. Te gjithe po bertasim: “O Edi Rama nuk ke gje ne terezi sa te kesh Bujar Nishanin (kamikazin e Sali Berishes) ne presidence se ai eshte si nje qerre e prishur qe ka zene rrugen dhe ka bllokuar trafikun e te gjithe vendit por nuk na degjon njeri se, nuk e heq dot qerren e prishur se nuk do te shkele kushtetuten por Bujar Nishani e ka shkelur ligjin kur ishte minister i brendshem, e ka shkelur edhe tani disa here duke vendosur ne pune te gjithe bashkepunetoret e Sali Berishes. Keq puna, Luli eshte nevrikosur shume per aktin normativ. Tani se cfare do te beje ajo dihet. Ai do ta ankimoje ligjin ne gjykaten kushtetuese dhe gjykata kushtetuese si kamikaze e Bujar Nishanit dhe Sali Berishes do ta hedhin poshte kete ligj. Keshtu qe Edi Rama po qe se nuk do beje ne kohe reformen ne sistemin e drejtesise nuk ka per te arritur asgje. Saliu ka marre shkopin e dirigjentit dhe po drejton shtetin sepse sistemi gjyqesor, Prokuroria, Presidenca dhe Shiku jane 4 pika kyce qe i ka ne dore Sali Berisha.Tani se cfare do beje mazhoranca nje zot e di se si do te punoje por Saliu e kishte dhe vazhdon ta kete ne dore shtetin me institucionet e “panvarura”.Luli nuk ka cfare ben me por mire thua ti Mero le te ngrihet ne kembe kur te hyje ne zyre Sali Berisha.Po ben thirrje popullit qe te ngrihet ne kembe te mbrojne hajdutet e Sali Berishes, te mbrojne lojerat e fatit se u iken parate qe po vjedhin popullin dhe shtetin duke punuar pa licensa dhe duke i futur parate neper xhepat e tyre.Po gjeti budallenj le te ngrihen te mbrojne parate qe kane vjedhur ata.

    1. elinor says:

      Mos u cjerr aq fort se ka rrezik e te degjon!

  10. ish kryetari i PD tha se Kam dhënë dorëheqje si kryetar, jo si Berishë. kete deklarate e citoi ne fillim,ne mes dhe ne fund te takimit 55 minutesh.
    e plote eshte si me poshte;
    http://dielli.al/lajme.php?id=12961&k=71

  11. analist says:

    Me punen e futbollisteve kosovaro-zvicerane qe na i shpalle heronj ma prishe keq pershtypjen qe kisha per ty Mero, por me artikuj te tille do te rivendoset shpejt drejtpeshimi…

  12. Saimir says:

    I perpikte e gjithmone diskretitues ndaj treshes tashme te njohur SLB !F

  13. elio says:

    do te mesosh shume shpejt disa emerime te ilir metes qe do te te bejne te ikesh nga shqiperia jo nga tirana

  14. elio says:

    kaq pa kuptim jane ne kete realitet

  15. kleptofagos says:

    Cfare presin qe nuk dorezojne denoncime ne prokurori per hajdutet dhe shkelesit e ligjit? Greket futen ne burg deputetet e tyre. Kroatet arrestuan ish kryeministrin e tyre. Franca arrestoi ministrin gjeorgjian qe po vinte ne Shqiperi. Europa kerkon masa konkrete ne luften kunder krimit dhe korrupsionit. Nuk ka rilindje pa ndeshkim te krimit! Edhe brenda koalicionit nese jane vertet te ndershem sikurse thone. Pa vepra nuk ka Rilindje, zoti Kryeminister!

  16. FLORA N. says:

    Keshtu jane perdorur edhe parate e grumbulluara nga fondacioni i Lilit

    ?

    http://ow.ly/pVoV4

  17. kamera says:

    Vre kshtuna Mono, si te thash kujdes kaja karafilin, se per tyrqeni qe kame….. Ene vre kshtuna Mono, merri ato byreknat e ato pilafnat qi teprun prej mramjes dhe coj anej kah shpia jeme. Vre ksht…. Ja nje Qazim Mullet po shume here me dallkauk dhe shume here me grykes se ai, nje familje qe i ka dale kallai dhe jeton vetem qe tju gezohen thesareve te vjedhura, nje familje qe gjith populli mezi po pret qe ti shohe pas hekurave te burgut dhe “NE EMER TE POPULLIT” te masakruar te injoruar te vrare e te zhytur ne mjerim. Po te jet nevoja vetem brenda nje dite Edi Rama mund te ket tre milion firma per denimin maksimal te ketyre felliqesirave qe vazhdojne te kene privilegjin te bejne hije mes nesh…

  18. Oemor says:

    Mero, tani p.d nuk e drejtojne 2B , por 3B dhe gjithsejcili prej tyre ja fute pordhes sa mundet per te thene qe akoma jemi gjalle .

  19. drini says:

    I perpikte z.Baze ne demaskimin e treshes tashme te grisur perfundimisht LSB!Une do ta quaja kete treshe te dale boje si nje titull i nje kange te paskendueme ne monizem me titullin e saj “Laçi ,Bruçi dhe Uraka” ,seç na jan bashkue.Po te ndiqje sot Top Storin do te konstatoje se Luli kishte hengur per darke Berishen,e po te lexosh deklaraten e Jarit do te konstatosh te njejten fraze ku permbahet fjala “audi” ,qe me le pershtypjen qe te dyve formulimet e diskutimeve ua ka bere ai qe i çohen ne kembe kur hyne brenda.Je i pahariteshem e siç thote edhe kryeministri ne detyre qe s’ka b.k….ve ose Froke Lesi apo Nikolle Cupi qe te te arrije kur deklarojne se i jane kethyer gazetarise per te bere opozite te vertete !

  20. tema says:

    O na lodhen me keto traplleqe.A nuk mund te kete njehere te vetme njerez serioz ne kete vend qe te lene llafet dhe te bejne punet e tyre?Por po na iken jeta more gjakepiresa.Punojme tere muajin dhe nuk e ngopim dot barkun me buke.Kurse ju jo.Ju nuk dini sa para keni ne banke,nuk dini sa shtepi.Femijet i keni te tere jashte ne universitetet me te mira.Kur do kete njehere te vetme drejtesi dhe tua mbylle gojen njehere e pergjithmone o ushunjeza qe pini gjakun e ketij populli te vuajtur dhe fagtkeq.

  21. Olja says:

    Fakti qe e hoqi pikturen tregon hajduterine e tij megjithese ai do mbrohet duke thene se e vura sa per te bere nje fotografi se i kam fiksim shkodranet

  22. Kur do te nxirren nga godina e uzurpuar e SHQUP

  23. antishpellari says:

    Shqiperia bie ende ere nga 3 dhjeramanet e vendit – salush fanatiko-sllabodanka-islamiku, jar kapterr odheta koburja dhe lule mos me prek aurrella basa.

    Kete te tre kane hyre ne epoken e komedise pa pare dhe konkurojne spektaklet humoristike te te gjithe botes – mjere ata qe i ndjekin pas ne kete komedi.

    poplli ju ka shkedhyer udhet ketyre te treve dhe keta spo dine se ku te perplasen…

  24. ramy says:

    E merove mrhumin o mero, e merove.
    Ki pak meshire. Mos u be kaq pa shpirt.

  25. Reda says:

    Mero Baze nuk gjej fjale te shpreh vleresimet per ju Pasqyrimi qe i beni realitetit ne vendin tone ju rit vlerat jo vetem si gazetat por edhe si atdhetar.nje falenderim nga zemra .

  26. Montreal says:

    Po cfare te bejne ata te 3 ?
    Une propozoj qe Mero Baze dhe Fatos Lubonja te marin drejtimin e opozites. Mbase do bejne me mire dhe me shume.
    Eshte e lehte te jesh me Qeverine ne Opozite je me migrene tere kohen
    Besoj se tani eshte kohe per opozite per ata qe besojne per ndryshim.

  27. ali says:

    Po ky Jari duhet te nxirret me dru nga foleja e presidentit dhe t’i thuhet troc :
    E qelbe kete karrige dhe kete popull, prandaj qerohu nga ky vend or antikapat !!!

  28. ali says:

    Te gjitjhe ne burg ! Te gjitheve t’u sekuestrohet pasuria !!! Pushtetaret qe sapo lane pushtetin jane
    te korruptuar deri ne palce . !!!!! Eshte nje metastae qe po nuk u operuar deri ne rrenje do te infektoi
    gjithe shoqerine shqiptare sot dhe ne te ardhmen. Kete duhet ta kete mire prasyshe Edi ! Ketu shtrohet
    problemi ose. ”Kanceri metastaze,, ose Edi , rruge te msme nuk ka . Prandaj zoti Edi zgjidh e merr nga
    ketobte dyja ?!!!!

  29. Nje tjeter says:

    Zoti Baze!
    Duke respektuar dhe aprovuar mendimet dhe opinionet e parakomentuesve( me disa rezerva parrullash qe me kujtojne ca kohera) dua te di se kur “perpikmeria, saktesia, mprehtesia dhe zgjuarsia ” e analizave te bera ne “Tema” do marrin nje perhapje me te gjere dhe jo vetem Berisha, Berisha, e perseri Berisha.Sinqerisht qe une kam te drejte kur te kam thene edhe here tjeter qe edhe ti ben biznes me ate emer. Ai tashme eshte histori njelloj si Alia,Ahmeti,Nano, Majko,Fino e Meta(ky I fundit mund te kete pak vend ne shkrimet e tua akoma). Nese ke nevoje per komplimenta per shkrimet e tua, atehere vazhdo me Berishen. Por nese vertet do dhe duhet qe te jesh nje analist gazetar,hapi perdet e dritares se zyres e shiko pak me larg se laptop yt duke kontrolluar facebook-un e Berishes. Kesaj radhe e shtrydha trurin te gjej fjale me edukate, keshtu qe mos ma fshi postimin.

  30. petrit says:

    Z Baze;Sot shqiperija ka me shum gazetar,se sa politikane..Shum gazetar = 0; Sepse ata jane te pa fuqishem,per te demostruar potencialet e profesionit te tyre..Shtyllat e tyre kurrizore,jane deformuar totalisht-natyrisht,duke marre harkun,e servilizmit te
    theksuar..Prandaj ata nuk kane pasur guximin,per te pare hallet e popullit drejt e ne sy,por xhepat e bosave…Per mua ju Z Baze nuk
    jeni thjesht vetem nje gazetar,por nje patriot i mirfillte i rilindjes-
    por mbi te gjitha,je nje nga politikanet,me te medhenj popullor..Sot per sot….

  31. ku esht prekurorija pse nuk vepron per kriminelin sali ku esht prokuroria per presindentin kukull qe po shkel kushtetuten ku esht prokurija per lulin qe ka vrar bashk me saliun ku esht prokuria qe te mari ilir meten qe volli ne zyren e shtetit ku esht prekuria per qeveritaret qe ishin 22 vjet dhe e katandisen kete vend ne mjerim dhe ne skamje te termershme ku esht prekuroria qe per fatos nanon ,me shfar ron ai ne shtetet perdimore mos i la babaj i tij pasuri apo prokuria esht vetem per ata qe vjellin na nje pul se i detyron varferia qe i kan len keta maskarejn qe drejtuan kete vend cfar ben prekuror i pergjithem pse fle gjum cfar ka apo ka frik se mos i bejn gje apo esht servil i politikanve ,Po nuk e ben dot punen e tij qe ja kallen kushtetutja te iki te qerohet te jap dorheqen dhe te vejn te tjet se ka djem nenash qe e bejn kete detyr por jo te jet frikacak

  32. QANI MUSLIMONI says:

    E shikoni pra mo, qe hajduti sal berisha ra me komet e vet mren, e hoqi pikturen prej murit Qafiri, pse mer lal e hoqe? ty tkena te nershem, kur je nershem ske pse tkesh frik se te thon qi ke vjedh pikturen. Eh cja ke bo mir o Mero djali.

  33. katerina says:

    Une mendoj qe ky Mero u be bajat duke share e duke u marr vetem me poziten e dikurshme dhe opoziten e sotme. Po pse mor zoteri, keta PS-istet jane te kulluar? Apo qe kur tu preken interesat e pronave, qe i doje pa te drejte, ke vendosur te “hakmerresh” ne keto forma. Te pakten demokratet ta japin kete kenaqesi. Kurre nuk ju kane penguar te shkruani. Provo te besh me Ramen, ta prekesh sado pak, dhe ai eshte shume i ndjeshem, e sheh se si iken ti…..per lesh

  34. gozhda says:

    je i modh o mero baze.

  35. Bania01 says:

    MERO me sa duket Berisha e lexone TEMA-n deri sa e hoqi pikturen nga muri,po do kisha deshire qe te lexonte dhe komentet.

    Ne kllapa eshte versioni se si do ja donte zemra ta thoshte Sali Berisha brenda vetes.
    Fragment nga takimi me gazetaret:

    …Une nuk jam ketu me u mare me qeverisjen gjer tani-{se tani per tani dua te merem per te fshire tere zullumet qe kame bere }
    … dhe se shpeiti do jem,- {kur ti kem mbyllur}-
    -se ju garantoj nje gje une kam dhane dorheqjen si kryetar partie -{ ej mos e besoni me te vertete se ju e shihni se kush komandn ne PD dhe Merua e thote se dhe vete Kryetari i ri me ri gatitu ,bile edhe Presidenti}-
    …por kur s’kam dhame dorheqjen si Sali Berisha-{ po ta dinit ju se si Sali Berisha dhashe dorheqjen qe kur ma dergoi Ramizi te studentet},
    …atje lash kryetarin ,Berishen e mare me vete.{e futa ne valixhe kasaforte qe ta nxjere si A-si poshte mengas}
    …Une dorzova kryetarin,po e dorezova eee preraz une jam njeri i fjales-{bile dhe i beses,kur i dhash fjalen serbeve se do ta shkaterroje Shqiperine e bera,eeee e mbajta fjalen eee}
    …,po s’dorezova kur Sali Berishen {pse i marre jame qe te dorezoje Sali Berishen}-t’haroi kush se mund te ndodhe ndryshe,perkundrazi e di ç’me ndodh mu tani,tani merem me politike me shume se kure ne jeten time,pse- {sepse deri tani jame mare vetem shkatrime ,vrasie,biznes ,sa e “shpura “Shqiperine ne vend te dyte ne Evrope-po ti ktheni vendet kokeposhte.}

  36. pal says:

    Bora e pare ra ne Shishtavec,por,nuk duhet te kishte ndodhur keshtu.Bora e pare duhet te kishte rena ne Korce,por Berisha dhe Familja…

  37. Nora says:

    Z.Mero po thote kapeni hajdutin, ja gjurmet,mazhoranca pas vdekjes.

  38. 3 4 profesione ARIANITI says:

    Z MERO!
    E keqja e shqiptareve eshte se duam te bejme 3 4 profesione dhe kjo jo vetem ne jeten e perdithsme por edhe ne ekrane gazeta etj. Keshtu ishte dhe rasti jot per editorialin e botuar per futbollistet shqiptare te zvicres qe sisha aspak dakort me ty. Ti je analist dhe mbrojtes i madh i kauzes publike te shqiptareve dhe per kete te falenderoj, por nuk mund te jesh ne te njejten kohe edhe gazetar sportiv, se aty i humb vlerat. Njesoj si Lubonja alamet analisti merrej ne nje emision me Bustin e SKENDERBEUT NE SHESHIN SKENDERBEJ dhe thoshte qe seshte aspak e hijshme QE BUSTI TE JET ATY, ne te njejten kohe ben dhe analistin dhe nga ana tjeter edhe historianin. Nuk ngelet pas as AVOKATI NGJELA qe eshte ne kerkim te nje kryeministri te ri gjithe ai orator i madh si ai me nje talent te rralle do te beje 2 profesione njekohesisht edhe oratorin edhe kryeministrin e ardhshem.

  39. gjon says:

    PDja PRET CFARE THOTE FILXHANI I BERISHES.LULIT I ESHTE PRISHUR(gjiza)KONSENSUSI.GRATE E PDse NE PIKE TE HALLIT.

  40. capajevi says:

    jE I MADH MERO!

  41. Fredi says:

    Une jam kurioz vetem te di se cfare mendon Llalla per dy fotot e piktures se Lin Velis?!

  42. Dash says:

    Te tre episodet qe tregon artikull-shkruesi ne lidhje me 3B (berishi-basha-bujari) jane kundravajtje prapambarimisht te vogla ne lidhje me
    krimet makabre,tradhetite e felliqura,megavjedhjet si dhe poshtersi te tjera te panumerta.
    Te akuzosh sot Berishin per nje pikture “e lagu se lagu” eshte njelloj sikur te akuzosh vrasesin Agim Llupo se arma qe shtiu ne bulevard nuk ishte e pastruar para perdorimit dhe jo pse vrau protestues ne 21 janar pa ju dridhur qerpiku.
    “B” i pare eshte MONSTRA e Tropojes qe u tregua kanibal me babain e tij moral Enver Hoxhen cili e mbajti si gjarper ne oxhakun e shtepise.Pamvaresisht se ishte pregatitur per “desantim” ne qytetin Studenti ne 1990-91 nga kupola e KQPPSH ai i tradhetoi ato duke kaluar nga nje boleferkues i diktatorit ne nje sumeferkues te ambasadorit.
    Nga 1991 deri ne diten e sotme ai i ka kryer te gjitha veprimtarite e mundeshme antishqiptare qe i permban kodi penal dhe duhet te varet ne litar pasi nuk i lan gjynahet burgimi i perjetshem.Nuk besoj se qeveria e re e Edi rames do ta ngacmoje monsstren pasi duket qe eshte bere pazari pas 21 janarit
    LESHOI TIRANEN LULIT TE JAPIN KARRIKEN E K/M.
    Kam besim absolut se i pandehuri Sali Ram Berishi do egzekutohet ne menyre shembellore si puna e azem hajkarit qe u vra si nje derr i eger
    te “gjahu malesorve”
    “B” i dyte eshte debili Basha qe eshte nje kelysh teper i rrezikshem ku eshte “stervitur” si VAMPIR ne dosjen e UCK ,rrugen e kombit ku vodhi 300 miljon $,ne tradhetine e detit ku eshte firma e tij,ne vrasjen e 21 janarit si minister i brendshem dhe komandant operacjoni si dhe ne vjedhjen e bashkise Tiranes. E frikeshme se ky “kryemister i ardheshem” eshte licensuar si YLL NE NGJITJE nga ish amabasadori i cudtshem Arvizu.
    Nqs se duan te marrin hakun familjaret e 21 janarit egzekutimi i Lul bashit si drejtues “official” i operacjonit kriminal te 21 janarit do te veri ne vend shpirterat e 4 deshmorve te bulevardit.
    “B” i trete eshte HANDIKAPATI nishani qe eshte kohe e tepert te merremi me kete impotent fizik ,mendor dhe seksual.
    Dokumentat qe po dalin tani per pushimet nga puna tregon se ky paska qene SHEFI I GESTAPOS qe ndiqte kundershtaret si Hitleri cifutet ne 1933.
    Eshte e habiteshme dhe e paspjegueshme pse qeveria e re dhe parlamenti
    nuk kerkon shkarkimin ne menyre spektakulare te ketij PERVERSI.
    “B” i katert eshte Bode i cili eshte “B” I PARE QE DUHET ARRESTUAR qofte ai, qofte ato mender socialiste te tipit “B”ashkim Fino te cilet po perpiqen ne menyre krimiale te mbulojne super krimin kombetar-politik-ekonomik te “4B”
    Do ja falja ketyre pikturat e gjysem vjedhura e ca kinkalerina te tjera se keto i ka gjithe bota.
    POR NUK DO FALJA GJAKUN E 21 JANARIT,HOLOKAUSTIN E GERDECIT,TRADHETINE E DETIT,ETJ ETJ SEPSE DO LINDI PYETJA:
    PO ME ENVERIN C’PATEN KUR PO NA LENE TE NA SHPERFYTEROJE NJE KARADUZ JARGAMAN QE ESHTE SA NJE BOLE E TIJ..SEPSE EDI RAMA PO VEPRON SI NJE PUNTOR KOMUNALE VETEM ME DIZINFEKTIME NE NJE KOHE QE KA HALENE HAPUR NE MES TE TIRANES QE PO QELB DYNJANE AKOMA..

  43. edmond says:

    ai leh qe te shmange pergjegjesine e krimeve …mos u beni te trashe! futja ne burg do te qetsonte gjithe kombin …kjo do ishte demokraci e vertete!

  44. arben says:

    Galaktika mirmrama me vjen keq qe se paske kuptu se ketu medjat jan ma keq se ai vet qe thua ti keto media te poshtra kan tash 20 vjet qe bajne propagande e tyre , se po te ishte ndryshe nuk do te rrinin ne pushtet keta kriminel te pa shpirte dhe ne bashkpunim me shba dhe eu .Keto mendja as nje her nuk i kan sherby popullit vetem pushtetit te rradhe ps dhe pd kriminale se aty e kan fitimin nuk lajn media te pa varur as pushteti as medi top kanali as klani se ju ik fitimi te pershnes nga Holland?

  45. shpresa presa says:

    E tani u bene 3 B !!!!!!!!

  46. Askushi says:

    Ah more Mero, te lumte pena! Mos ju ndaj gjakpiresve derisa te perfundojne ne burg! Te falenderojme qe na prezanton fakte te pakontestueshme korrupsioni cdo dite. E lexojme gazeten tende perdite prej kaq vjetesh. Te falenderojme!

  47. rudi says:

    Per sa kohe te jete ne krye te pd,se bolsheviku kjo parti shkon drejte zvogelimit. Per sa kohe qe shqiperia do te drejtohet nga babzia politika do te jete shterb.Per sa kohe qe bashkia e tiranes do te drejtohet nga bashibuzuku ambjentet do te jene gjithmon te ndotr.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje