Borxhet dhe liria ekonomike e një regjimi

22 Tetor 2013, 21:29Editorial TEMA

Nga Mero Baze

 

Një vit më parë, së bashku me kolegun tim Filip Çakuli arritëm të sigurojmë një informacion konfidencial mbi borxhin që shteti u kishte qindra kompanive në Shqipëri. Në krye të listës ishin kompanitë e ndërtimit të rrugëve, por më pas vazhdonin dhe shumë kompani që ishin përfshirë në shërbime ndaj shtetit. Shifrat na u dukën të frikshme dhe menduam se mund ta kthenim në problem për publikun.

Për hir të së vërtetës, shumë nga kompanitë e futura në borxh i kishin pronarët të afërt me PD-në dhe ky ishte dhe një atentat politik që Berisha u bënte kastës së biznesmenëve të tij. Duke bërë sikur i privilegjonte në punët publike, ai në fakt i zhyti në borxhe dhe kredi, duke i kthyer sot në grup biznesmenësh të rrënuar, pa ndonjë perspektivë, përjashto disa individë, që ishin më shumë se të PD-së, por pjesëtarë të klanit familjar të Berishës.

Çudia ishte se as unë dhe as kolegu im nuk arritëm dot të bindim asnjë biznesmen të dilte me zë dhe figurë të pranonte borxhin që i kishte qeveria dhe ne të bënim betejë për ta.

Sot ministri i Financave njoftoi se 250 kompani kanë deklaruar borxhin që u ka qeveria dhe se një kompani auditi e specializuar, “Deloitte”, do merret me vlerësimin përfundimtar të borxhit.

Unë nuk e di sa fuqi ka kjo qeveri ta kthejë menjëherë apo pjesë- pjesë atë borxh, por gjëja e parë që më bie në sy është diferenca e lirisë ekonomike dhe politike që kanë bizneset para dhe pas 23 qershorit.

Para 23 qershorit, këta borxhlinj të zhytur në borxhe e kredi, që mezi mbanin kompanitë e falimentuara në këmbë, nuk guxonin as të pretendonin borxhin që u kishte qeveria. Mjaftonte një deklaratë tallëse e Ridvan Bodes, që i akuzonte se kishin punuar “para afatit”, dhe ndonjë deklaratë kërcënuese e Olldashit “le të dalë ndonjëri të thotë që i kemi borxh” dhe ata strukeshin të gjithë, duke na marrë më shumë inat ne gazetarëve që donim t’i mbronim se sa ata që nuk u jepnin paratë e tyre.

Sot që qeveria e ka kthyer në prioritet borxhin e tyre, ata jo vetëm që e deklarojnë atë me shpejtësi, por kanë lirinë e duhur të kërkojnë gjithë detyrimet ligjore nga shteti, përfshi dhe interesat e munguara.

Kjo duhet pranuar që është së paku një standard lirie i biznesit në raport me pushtetin. Së paku nuk kanë më frikë të kërkojnë lekët e tyre dhe për këtë duhet t’i jenë mirënjohës ndryshimit.

Por ana tjetër e medaljes është shumë penalizuese. Selektimi mes borxhlinjve i disa biznesmenëve që i kanë marrë gjithë borxhet që u ka pasë shteti, dhe aq më tepër skemat mashtruese me TVSH që janë përdorur për të favorizuar grupe spekulative financiare, tregojnë që përveç frikës, regjimi ka qenë dhe selektiv dhe i korruptuar në themel.

Unë nuk e kuptoj se si ministri aktual i Financave deklaron se është bërë spekulim i tmerrshëm me TVSH nga disa kompani dhe nuk çon në prokurori Ridvan Boden, i cili paska pasur vëmendje dhe kohë të rimbursojë TVSH-në e një grupi spekulant dhe nuk paska pasur mundësi dhe kohë të rimbursojë TVSH-në e mijëra bizneseve në Shqipëri, disa prej të cilëve nuk kanë marrë gjithë jetën asnjë lek nga TVSH që i detyrohet shteti për ta rimbursuar dhe që është praktikisht pjesë e borxhit që i duhet njohur biznesit.

Nuk e kuptoj se si flitet për borxhe ndaj biznesit dhe nuk penalizohet askush për pabarazi ndaj biznesit, duke rimbursuar 100 përqind disa klientë të Familjes Berisha dhe duke lënë të vuajnë për bukën e gojës qindra biznese të mëdha që sot janë kthyer në gërmadha ekonomike.

Liria ekonomike nuk dëmtohet vetëm kur regjimi të vret e nuk të lë qash siç është rasti i borxhit, por dhe kur shkelet konkurrenca në biznes, kur dikush favorizohet në rimbursim e dikush zhytet në borxhe, kur dikush favorizohet në dogana nga 100 nipat e kunetërit e Ridvanit dhe të tjerë persekutohen, kur dikush merr TVSH për mallra që si ka sjellë e s’i ka shitur dhe të tjerë, që mbijetojnë duke shitur e blerë, nuk kanë marrë kurrë TVSH-në e tyre.

Borxhi ndaj biznesit dhe mënyra si është krijuar ai, është një radiografi e qartë e krimit ekonomik që ka lulëzuar në zemër të pushtetit, dhe e një klientele mafioze që lëviz nga zyra e Ridvan Bodes tek zyra e Sali Berishës. Unë nuk jam shumë optimist se qeveria e re do t’ia dalë të gjejë lek borxh për të larë këtë borxh, por është e rëndësishme të fillojë të mendojë për këtë. Por bashkë me këtë, ajo duhet të çojë para drejtësisë çdo zyrtar të lartë të këtij shteti, që jo vetëm e ka vrarë lirinë ekonomike në vend, por e ka përdorur mungesën e saj dhe si mjet persekutimi për palën që nuk ishte kliente e Familjes.

52 komente në “Borxhet dhe liria ekonomike e një regjimi”

  1. SuperMero says:

    MERO:
    SAKTE
    QARTE

    TE PLASET RIDKA (TEORICIENI I RAKICKES) NE BURG DHE PO TE DOJE,
    MOS TA NXJERRE SHEFIN ?
    http://goo.gl/z8Spzc

    1. .berishologu says:

      “…pak te Nenes dhe shume te Njerkes”
      Ky paska qene o Mero Tabjati i
      Qeverise se Kjametit te Sali Berishes.
      E pabesueshme,por vertete Qeveri e Rumpalles.
      Jashte cdo kandari ku faktet rendojne andeja.
      Ndaj je shume i sakte kur rekomandon si
      te pakontestueshem venien para pergjegjesise
      te Ritvan Trockit te berishistanit.
      Ka ardhur koha qe fakteve tu jepen vendime.
      Kjo eshte bere e domosdoshme,ne se duam qe
      ne Dejet e ketij vendi te qarkulloje
      Demokracia.Me nje fjale eshte koha ku Qeveria
      te Veproi dhe te Zbatoi Ligjin.Dhe ne fakt
      po shohim se Administrata e sotme po flete e tera
      me nje gjuhe te vetme dhe jane ne kapacitet te plote
      ne zgjidhjen e ngerceve.
      E dime te gjithe se Shteti nuk ka inisjative private
      ato i perkasin bizneseve,por dime se duhet te formohet nje lidhje
      organike bashkeveprimi midis Shtetit dhe Biznesit
      cka sigurone edhe tere suksesin.kesisoj
      Biznes-Shtet jane partnere.Ata japin dhe marin
      me njeri tjetrin Ku shteti e garantone nepermjet
      Ligjeve dhe Biznesi garantone zhvillimin nepermjet Lirise.
      Mirepo nga faktet qe sjell z.Baze
      ky raporte eshte llokocitur nga ajo Qeveri qe iku,pasi
      i ka treguar forcen derisa dhe biznesi ka ulur
      edhe breket.Kjo eshte vertete katahure
      aq sa nje miljone shuplaka paskan qene
      fare pak,andaj reston duhet tu a japim duke filluar
      qysh nga ky cast: Biznesit Borxhin,
      Qeverise Reston.
      Atehere jo vetem do jemi te qehte,por edhe do
      te dime se si Shtetin ta forcojme.
      ju pershendes z.Mero dhe tung.

      1. Shefqet Cela says:

        BEN MIRE EDI RAMA QE MER SPECIALISTE TE HUAJ SI KESHILLTRE EKNOMIK.
        DO TE BENTE AKOMA ME MIRE PO TE MERTE MERON SI KESHILLTAR EKONOIMIKI E ME GJERE.
        NUK KA GRADE SHKENCORE SI MMMZZZIIIUUUU POR KA NJE KURAJO PER TU ADMIRUAR.
        MBI TE GJITHA KA NJE NUHATJE TE JASHTEZAKONESHME PER KRIMIN E KAMUFLUAR.

    2. raimond vlonjati says:

      Artikulli eshte absolutisht i drejte –Por bej nje artikull-thirje per ndihme
      per vajzen e vogel 9 vjece , e cila ka nevoje per transplant melcie ..

      Nje thirje e e jotja ne gazete do e ndihmoj shume fushaten per mbledhjen e fondeve per shpetimin e vajzes se vogel ,qe ka nevoje per nje operacion transplant te melcise

      Ti ze ne goje aty familjen e Berishes, por te pakten Liria e Berishes gjithmone
      futet dhe ndihmon ne keto raste kur behet thirje per shpetimin e nje jete qe sapo ka filluar …

      ..Tregon tamam humanizem ne natyren e saj, pavaresisht se si i ka bere parate,
      dhe qe te them te drejten as me intereson fare se si i ka bere parate, ajo qe me intereson
      eshte humanizmi i saj ne keto ratse kritike kur i pergjigjet thirjes se njerezve qe i ka pllakosur fatkeqsia

      Ndersa PS-ja qe eshte nje parti milioneresh, ku te gjithe jane bizensmene te fuqishem , nuk pame ansjehere ndonje nga depudetet e saj te japin ndonje ndihme simbolike nga pasuria e tyre kolosale –

      -Aq me teper qe keta depduete pretendojne se perfaqsojne shtresat e varfera te popullsise

      Ku eshte ndihma e tyre ne keto raste , qe te tregojne humanizmin e tyre ?
      Ku eshte ndihma e Kryeministrit tone te majte ?

      Keta qeveritare Marrin borxh 300 milion dollare per te bere pagesat e xhepave te tyre,
      dhe nuk japin nje 50 mije dollareshe per te shpetuar jeten e sapo nisur te vajzes se vogel 9 vjecare

      Keta depudete te PS-se me te cilet ka rethuar veten e tij EDI RAMA , jane te krimbur ne para nga bizneset qe kane dhe kur vjen puna per keto raste
      tregohen tamam te pashpirt, qe nuk kane asnje lidhje me politkat e majta,
      por e perdorin politken vetem per te bere show me deficencen e tyre skandaloze

      Pasunaret kokebosh qe jane bere depudete ne PS , me pasurite e tyre te medha
      me kujtojne nje poezi te vogel te Saadiut
      qe thote :

      ..Dikush kaq toke
      e dete na ka zene

      Dikujt, ah fati prangat
      i ka vene …

    3. reformer says:

      i eshte bere atentat konkurences se lire dhe te drejtave themelore te individit per tu shperblyer per punen e bere dhe me se fundi asaj qe me fjale ngrihej ne qiell nga demokratet: iniciatives se lire te individit!

      kush do te marre guximin me te investoje kur parate jo qe nuk do ti jepen ne kohen e duhur dhe te caktuar, por ka rrezik te mos i jepen fare? a nuk eshte ky atentati me i rende kunder iniciatives dhe lirise se individit per te zhvilluar aktivitetin e tij ekonomik si e drejte themelore e sistemit ne te cilin pretendohej te ishim?

      ky eshte atentati me i rende qe i eshte bere zhvillimit te vendit dhe per rrjedhim dhe interesave kombetare. a do te kete pergjegjes per kete qe ka ndodhur?

    4. hajduti says:

      mero po me KOKOMEN e LUAN LEKES SE EHW qe e grabiti kur do te merreni???

  2. rezi says:

    Mjafton te hyni tek letrat e Samir Manes dhe te shikoni sa rimbursime ka marre, ne krahasim me te tjeret. Per faturat fiktive me TVSH, Samiri me shoke ka 15 vjet qe e ben, te gjithe e dine (Ministria e Financave, Tatimet, Prokuroria) por deri tani nuk ja ka mbajtur njeriu, nuk besoj qe do t’a zhbiriloje as kjo zonjusha e re e Tatimeve…….

    1. K. F says:

      Rezi, kur paske dieni per kete veprimtari qe eshte nje krim i paster ekonomik, ke detyrim ligjor ta denoncosh ne organet kompetente, por nese fantazon per te hedhur balte me cdo cmim ndaj Samir Manes, beje kete propogande, persa gazeta ta ofron falas. Turp te kesh!

    2. Open your mind says:

      Kjo qeveri,nqs e ka seriozisht,atehere nuk ka pse ti marre borxh keto leket per te lare borxhet e bizneseve.Mjafton te veprohet ashtu sic thua ti o Mero,qe te vihen para drejtesise abuzuesit dhe tu sekuestrohen pasurite deri me nje.Me ato sekuestrime te shlyhen bizneset dhe pjesa tjeter te kaloje per sherbime publike.Shkaktaret e ketij shkaterrimi total te vendit duhet te denohen.Plaga pastrohet ne fillim,pastaj mjekohet e ne fund lidhet.Por nuk besoj se kjo do te ndodhe,sepse kjo pune ra erë qe ne momentin kur Saliu dhe zagaret e tij,pranuan rezultatin e zgjedhjeve.Per te gjithe ata qe e njohin Sali Sulltanin me 200 hajdute,kjo ishte shume e çuditshme.Une besoj se eshte bere nje marveshje e fshehte ne kurriz te popullit(nje Katovice e dyte).Saliu dhe horrat e tij nuk do te preken,me perjashtim te ndonje peshku te vogel,sa per tu hedhur hi syve njerezve.Ketu do te jemi dhe do te shohim.Ty te faleminderit o Mero qe i thua gjerat ashtu siç jane.

  3. endri says:

    Me rradhe Mero, me rradhe. Lisi nuk pritet me nje te rene sopate. Laku po mblidhet dhe une te garantoj qe te gjithe ata qe ti mendon se duhet te vihen para drejtesise do vihen!

    1. kukudhi says:

      Ah more Endri ma bere gjakun uje. Ti shkruaja qe “LISI nuk pritet me nje te rene sopate”, une i mjeri ate fjalen lisi e lexova nxitimthi si LSI dhe me shkoi gjaku ne fund te kembeve. Mos thashe me iku per shalesh qeveria rilindase. Kot sa u shqetesova, themelet mbahen akoma.

  4. specialisti says:

    Mero e ke shkruar pak me shpejt artikullin por sot Banka Boterorej negocjoi me qeverine dhe deklaroi se mundej te ndihmonte ne shlyerjen e borxhit te biznesit

  5. ona says:

    Z.Mero si gjithmon i sakte,por me duket shume large dita kur do ndeshkohen keta kriminel dhe hajdut.

  6. Tolo says:

    Mero,problemi i pare eshte se kompanite ne fjale dhe vetem ato qe ishin afer P.D.dhe Qeverise merrnin, tendera dhe pune publike, kompani te tjera jo.
    Problemi i dyte eshte se kompanite ne fjale nuk i kane kryer kurre punet e marra dhe pjeserisht te perfunduara me cilesine e duhur, nje pjese e madhe e fitimit ndahej midis kompanise dhe tenderdhenesve. Pra ne çdo rast kompanite e mesiperme nuk dilnin te humbura.Vlefta monetare qe akoma shteti ja ka borxh kompanive eshte nje perqindje e vogel akoma e pamarre e ketyre kompanive.Dihet se ne Shqiperi fitimi ne tendera dhe pune publike eshte shume i madh.

  7. korabi says:

    DUHET TE FILLOHET NGA SAMIR MANE,POR A E KENI VENE RE QE EDI RAMA NUK THOTE ASNJE FJALE PER KETE KOMPANI MEGAKORRUPTIVE TE SALI BERISHES?NQS FILLOHET SHPEJT DHE FORT ME KETE SHUSHUNJE,TE TJERET DO TE RREFEHEN VETE

  8. DRITAN says:

    para drejtesis…si nje e nje bejne tri

  9. ben says:

    Jam shume dakort me ju z.Baze. ai hajduti ish minister I financave , krimineli berisha, djali I tij vajza e tij, gjithe hajdutet dhe kriminelet ish ministra o te denohen patjeterpor une mendoj qe qeveria e re me pare duhet patjeter te pastroje sistemin gjyqesor dhe hetuesine nga mbeturinar berishiste te cilat krimineli berisha per kete qellim I vuri ne keto poste qe te mbronin krimet dhe vjedhjet etij dhe te bandes se tij…duhet pak kohe qe te filloje puna per sheshimin njehere e pergjithmone te malit me krime e vjedhje te sali berishes dhe bandes se tij.

  10. SOKOLI says:

    Problemi i borxhit eshte me kryesori per qeverine sepse brenda tij jane te gjitha pasojat qe solli per shqiptaret banda plackitese e Sali Berishes.
    Borxhi i stermadh per nje ekonomi te varfer si e jona nuk u krijua per te sjelle ndonje zhvillim te madh te vendit.Borxh shume te madh ka sot edhe Greqia por 90% e atij borxhi u perdor per ta bere Greqine me infrastrukture moderne dhe per te pasuruar qytetaret greke.Kurse tek ne as 40% e borxhit nuk eshte bere investim per qytetaret.Me gjithe ato borxhe qe jane marre rruget dhe infrastrukturat ngelen cope-cope.Populli i thjeshte nuk mori asgje,as nga borxhi e as nga privatizimet,perkundrazi,u rrenua aq keq sa edhe ushqimet u katandis qe ti merrte me lista.Nga ana tjeter,nje grup i vogel njerezish qe na paraqiten si biznesmene por qe ne fakt jane vetem seksere dhe administratore te familjes e shumefishuan ne pak vite pasurine e tyre.Emrat e tyre nuk ka shqiptar qe nuk i di.
    Z.Rama te mos mbetet vetem te kerkimi i borxheve te reja nga FMN per te lare ato te barturat,por se pari te arketoje miliardat e abuzimit,korrupsionit dhe evazionit qe qarkullojne sot delfinet e ish-familjes.Te fresketa i kemi shembujt e vendeve arabe te cilet sekuestruan dhe kaluan ne pronesi te publikut jo vetem parate dhe pronat qe Ben Aliu dhe Mubaraku kishin ne vendet e tyre por edhe miliardat qe kishin depozituar ne bankat jashte.

  11. shkodra says:

    Z.Baze,jeni fantastik !
    Problemet e mbartura duhet te jene MEGAPROBLEME…megjithate,me lejoni t’ju kujtoj edhe padrejtesine e madhe qe vazhdon t’i behet biznesit me cmimet e references ne dogana…
    Tashme dihet qe dogana shqiptare eshte e lidhur me sisteme lajmerimi apo certifikimi me te gjitha shtetet e europes por,edhe sot e kesaj dite cmimet e references vazhdoje te aplikohen padrejtesisht ne doganen e shkodres….Ne fakt,ekziston nje buletin 15 ditor qe u dergohet te gjitha drejtorive te doganave ne rang republike i cili pasqyron cmimet e references qe duhet te aplikohen ne dogana por vetem ne rastet kur specialisti i vleres ne dogane has ne veshtiresi serioze ne pranimin dhe vertetimin e dokumentacionit qe shoqeron mallin perndryshe,specialisti pasi has veshtiresi ne zbatimin e nenit 34 te Kodit Doganor te RSH,pasi ka hasur veshtiresi ne zbatimin e gjashte pikave te para te nenit te siperpemendur athere procedon me piken 7 te nenit 34 te Kodit Doganor,e cila eshte zbatimi i cmimit te references qe shkruhet ne udhezuesin qe permendem me lart…
    Cfare vazhdon te ndodhe ne te vertete..: doganieret jane te urdheruar me ze qe te zhdoganojne vetem me cmimet e references dhe te mos marrin parasysh faturat,te cilat kurdo jane lehtesisht te vertetueshme…Kjo behet per kater qellime :
    1.Per te favorizuar monopolet e perkrahura nga shteti
    2.Per te mbytur konkurencen e ndershme
    3.Per te mbushur pjesen e munguar ne arken e shtetit
    4.Per te favorizuar korrupsionin e doganiereve
    Une kam pyetur ne doganen e shkodres e cila vazhdon te punoje absolutisht sikurse ne kohen e Berishes…
    Doganieret nuk bejne ze sepse nuk ju intereson nderkohe qe biznesi ne shkoder vazhdon te perjetoje te njejtin persekutim si ne kohen e Berishes..
    E zeza ne te bardhe : dokumentat qe shoqerojne mallin jane ne dogane,mjafton nje minimum pergjegjesie para ligjit dhe dokumentet vertetohen lehtesisht pastaj pjesa e mbetur eshte A DO T’I MBAJE PREMTIMET ELEKTORALE EDI RAMA I CILI PREMTOI SE LIGJI DO TE SUNDOJE NE DOGANA DHE SE REFERENCAT DO TE HIQEN…???
    MBETET PER T’U PARE…!

  12. "BALASHI" says:

    Kjo qe ka ndodhur eshte e tmerrshme. E kane goje te flsin per drejtesi kjo fare e keqe Turp!

  13. draizen england says:

    Vec kur te bjere trungu do bejme feste te madhe vellezer, te gjithe shqiptaret e ndershem nga Vermoshi ne Konispol do gezojne kur kryekrimineli Sali me gjithe familien e tij me oborrin te pleasen brenda

  14. Stefan dalipaj says:

    shune nire thni ju pore ketu krime ekonomik quhen vetem hajdutet e pulave

  15. robin says:

    vazhdo bo gam,gam ti o mero filipi se po e can njeri trapin.

  16. NjeQytetarOptimist says:

    Bizneset do paguhen Mero..Dakort me ty qe skema e favorizimit qe ish qeverria ka kryer, te ndiqen te gjithe penalisht..

  17. shvejk says:

    Mire e thua o Mero, po ai Ridvani ngeli neper ekrane duke akuzuar qeverine dhe k\ministrin se , po fusin ne krize financat.Duhet te dale dikush e tua mbylle ate goje te qelbur, se me keto qe po lexojme e degjojme , edhe burgun e kane pak.Po nuk veproi drejtesia, do te dalin Bode, Sali e “familje” te tjera.

  18. Gjonoshati says:

    Komentet dhe analizat tuaja, i nderuar Mero, po u hapin sytë shqiptarëve për këtë çetë hajdutësh të paskrupullt dhe bëmat e tyre të kamufluara në llagëmet më të ndyra. Ndërkohë orientojnë edhe hallkat e pushtetit se ku të venë gishtin mbi plagën e qelbosur. Por ata që thyen qafën nuk ishin hajdutë xhepash, qenë profesionistë mafiozë që kanë ditur të vjedhin e të fshehin gjurmët e kupolës dhe duhet t’u a kenë lënë kopilin në derë disa viktimave të tyre. Se sa rezultat do ketë ballafaqimi me këtë të keqe do ta tregojë koha, por angazhimi I juaj është një motiv më shumë për të mos u ndalë në mes të rrugës. Ju përgëzoj e admiroj përkushtimin tuaj patriotik. Respekte i dashur.

  19. Bujari says:

    O james bondi i shqiperise nuk le gje pa zbuluar ti edhe pak ilaqin e kancerit ki me zbulu .je bere bajat i madh kot fare

  20. TOTILA NUMERO UNO,,NUMBER ONE !! - i vertete . DIREKT PRENOST. says:

    Une mendoj se ashtu sic ka qene SELEKTIV regjimi i BERISHES me biznesmenet e tij te familjes dhe u ka kthyer te gjithe borxhin qe ata kane patur ,po ashtu duhet te jete SELEKTIVE QEVERIA e RE po me keta biznesmene dhe te na i JAP tek REDAKSIA E “”TEMES ” me emer e mbiemer ata si edhe shumene qe kane marre nga ish-qeveria dhe sa tendera kane marre .
    Ana tjeter ,do te ishte mire qe te gjithe SUBJEKTET PRIVATE qe alias vete-quhen BIZNESMENE ,te dalin boterisht dhe te pranojne shumenn qe ISH-QEVERIA u ka borxh ,sepse keshtu do na dalin edhe xhevairet e BANDES se KU -KLUS KLANIT bashke me KLANISTIN BLEDI HYSENBEGASI qe me sa duket eshte duke punuar qe te paraqese LETRAT e REJA KREDENCIALE ne ndonje televizion afer QEVERISE se RE !

  21. chicagof2f says:

    Embelsira per ne fund mero. Jemi akoma tek antipasta.

  22. sherifi says:

    E sakte z.Baze,e para qeveria e saliut i zuri frymen biznesit ne pergjthesi dhe kakarisen disa grupe te vecant te lidhur me saliun apo boden, ketu ka shume per te germuar se rrenjet jane shume te thella.

  23. sazan says:

    bravo Mero. Ngacmoni pak dhe Armand Salep Duka se ka nje dekade president FSHF dhe prape te parafundit. Je Gazetari me trim dhe profesionist.

  24. moko says:

    Kush eshte ai cub qe ti fusi ne burg i nderuar Mero? Ku ka trima ky vend?Pse kujton se keta qe kane pushtetin sot do denojne miqte e tyre?
    Pena juaj mos u thefte kure,por kemi vetem shou.Shou me doganat.shou me TVSH,shou me lojrat e fatit.
    Sa miliona euro jene grabitur arkes se shtetit nga lojrat e fatit ne keta 8 vjer,a behen miliona e miliarda? Sa mori shteti? Ku jane?Kollaj ye mbylle,kollaj te behet zhurme se jane te pa ligjshme,se i ka patur,Bodja apo Saliu,pyetja ngrihet? KU JANE PARATE QE NUK JANE DERDHUR NE BUXHET? KEMI VETEM SHOU.SHOU.SIKUR DIÇ PO BEHET.

  25. Edi says:

    O Mero, u jam nje nga bisnesmenet qe kam 15 vjet qe jam krijuar si bisnes dhe nuk e njohe fare rimbursmin e TVSH,nga ky shtet qe me detyrohen miliona,por te pakten te na i njohin, se spo i dua fare dhe le te behet ky vend se jemi teper te stresuar. Kam menduar disa here qe te rri ne kete vend te zhvilloj aktivitetin,apo te iki nga syte kembet se u llodhem me kete padrejtesi dhe abuzim qe eshte bere.Eshte shanci i fundit qe kam shprese se me mund te behet ky vend, ne te kundert po ta le ty Mero me Filipin ta beni kete vend dhe kur ta beni, me beni dhe mua nje zile qe te vij te jetoj edhe une me ju ne kete vend.

  26. Sazan says:

    Mero BRAVOOOOO
    Pandeshkushmeria eshte krimbi qe brren mollen e cdo qeverie, mos ta leme kete molle te krimbet si te tjerat.
    BRAVO qe flet me emra, jane ata emra qe duhet te pergjigjen e jo te tallen, te paguajne e jo te kerkojne resto…

  27. kolonjari says:

    PD-PS =SAMIR MANE-KOCO KOKEDHIMA ===== PS-PD =KOCO KOKEDHIMA-SAMIR MANE POPULLI DEMOKRAT-SOCIALIST =PRESHIN

  28. meti says:

    Edi Ram pa i cuar para drejtsis keta kriminela e bande mafioze te mos kujtoje se e ka qetsuar popullin ne kerkojme drejtesi,transparence per gjith problematiken e qeveris djeshme dhe nuk na duhen interpelancat per te cilat jam i bindur se kan per te diskredituar veten.

  29. Altin says:

    Te gjitha format e korrupsionit dhe te abuzimit me pushtetin ne fund perfundojne me krijimin e pasurive te pajustifikuara per zyrtaret dhe biznesmenet e implikuar me ta.Zgjidhja vjen nga reformimi total i Institucionit qe kontrollon pasurite e zyrtareve,reformimi i administrates tatimore per te kapur evazionin dhe reformimi i prokurorise dhe gjykatave qe duhet te vene drejtesine ne vend per keto krime.Po nuk veproi paralelisht ne te gjitha keto drejtime,Edi Rama nuk ka per te zgjidhur gje per problemin qe trajton ti z.Mero.

  30. gjergji usa says:

    Ne kete editorial shtjellohet nje nga problemet me pikante dhe me kriminale te bere hapur fare nga banda e trustit te lulelakres te plakut Dogsborough te Viqidolit dhe Givolas se bashkise Tiranes.

    Ajo qe bie ne sy ne kete artikull eshte se autori edhe pse e quan “radiografi te krimit ekonomik” kete veprim antikombetar te SRB-it nuk kerkon zbatimin e ligjit qe me e pakta do ishte: Kallzim Penal per dyshen 2B (berish-bode) per kete akt kriminal i cili me sa po shihet po shoqerohet me shume informacjone tronditese per nje rrjet nderkombetar qe Shqiperine e kane kthyer ne nje Kolumbi te Europes.

    Sot diskutohet vetem nje problem kryesor.

    Perse SRB-in nuk e akuzon penalisht asnje force politike,asnje person apo grup personash megjithese ai e ka kryer te gjithe spektrin kriminal nga vrasjet,tradhetite,shkaterrimet,poshtrimet dhe akoma hezitohet te ndeshkohet dhe me keq akoma ka segmente apo celula antishqiptare ne washington dhe bruksel qe e mbrojne me cdo kusht.

    E vetma menyre qe ai komb te shpetoje nga kolapsi total eshte denimi publikisht i berishizmit si nje doktrine thellesisht antishqiptare e fabrikuar ne vitet 1991-1992 kur shteti amerikan dhe ai jugosllav ishin ne bashkpunim vellazeror per permbysjen “komunizmin” ne europen lindore.Ne fakt kjo teori dhe praktike deshtoi ne shqiperi dhe jo vetem qe komunizmi nuk u shkaterrua se kishte rene me kohe por u instalua nje regjim kriminal mafjoz i ngjashem me juntat e amerikes latine te viteve 60-70.

    Eshte koha qe euro-atllantiket te marrin pergjegjsine e ketij deshtimi
    spektakular dhe te kerkojne falje.Menyra me e mire eshte qe te zhdukin nga skena kuislingun e tyre SRB me po ato menyra qee prune ne pushtet me ndihmen e Beogradit qe filloi me invazionin e 2 prillit 1991 qe gabimisht shqipfolesit e ngaterrojne me ardhjen e demokracise qe u shendrua ne pornodemokraci vrasese.

    Shqiptareve duhet tu thuhet e verteta troc dhe Edi Rama duhet te ndaloje komedine e Rilindjes.Duhet te thote me te medha qe Shqiperia ka falimentuar totalisht nga te gjitha anet dhe hapi i pare eshte ndeshkimi i kryetradhetarit SRB per gjithe krimet e tij qe duhen rromane ti pershkruash.Pas kesaj te kerkohet nje ndihmete tipit Marshall qe euroatllantiket i detyrohen shqiptareve per fajet e tyre ne lidhje me mobsterin Berishe.

    Nqs se Monstra SRB nuk ndeshkohet ne menyre shembullore atehere na lind pyetja:
    Kush eshte autori i pjeses se dyte dhe te fundit te serialit:
    RREZIKU SERBERISHO-AMERIKAN PER SHQIPERINE ?

  31. patrioti says:

    o mjere o baze mjer
    na shkruja dicka per prishjet e ndertimeve me leje
    na shkruaj dicka per emrimet e trafikaniti ne krye te burgjeve
    na shkruaj dicka edhe per 1000 familje ne bathore se edhe edvin krimi eshte kryeminister edhe i tyre
    na shkruaj dicka per ate 9 vjecen qe po vdes
    na shkruaj dicka edhe per emergjencat nuk kane leke as batanie dhe nuk eshte parashikuar ne buxhetin e ri jane pare qejfi 260 miljon euro
    keto jane probleme
    qe ka nje muaj nuk shitet asnje apartament me leje dhe pa leje
    keto jane deme
    pa pulat e ngordhura as ti as edi krimi as komunistet ziliqar nuk i ngjallin dot
    probleme me borxhin e qeverise
    o burra te na japi borxhe
    por ne duam te shesim
    ka ngelur ne vend shitja mjero tepelleku
    ketu eshte puna
    show dhe qeveri tritoli dhe mos zbatim ligji nuk duhet mbeshtetur
    jemi ne 2013
    gjerat o jane ligjore o nuk jane ligjore
    te marresh dhe te mbrosh ata qe prishin dhe nuk ndertojne ata qe me tritol do bejne shtet jane skizofrene dhe duhet te hiqen
    te shkruash sa borxhe ka taci ne qeveri
    apo i mori kocua rafinerit mori edhe naften dhe e rafinon per qejf e blen 200 dollar dhe e shet te perpunuar 1700 dollar keto jane per muajin e pare

    ti ke per tete vjete nxjerre gjera te vogla

  32. hahaha kur lexon te gjithe keto komente te kujtohen ato thirrjet e 45,armiqte ne litar…

  33. qytetar says:

    POPULLI DO TE ZHGENJEHET DHE NGA KJO QEVERI MBRENDA 1 VITI.

  34. Horri i Bulevardit says:

    Rreth 500 milion euro, llogaritet borxhi i qeverise ndaj biznesit.
    mendoj se ky borxh po te behen investigimet e hollesishme, nuk i kalon te 50-milonet ne euro.
    Ti kapim me rradhe:

    Duhet te shifet fillimi i ketyre punimeve, qe me sa di une jane mbi 80%, ne kohen e fushatave elektorale te PD-se, qe do te thote jane punime jashte cdo standarti. Po ti rishohe edhe njehere qeveria e re me specialistet e saj keto punime, do ti duhet qe shumices se firmave berishiane, ti coje letrat me gjoba, per te paguar demin qe kane shkaktuar.

    Dhe kemi rastin me te keq, ku Sali Berisha me keqdashje, e ka futur qeverine ne borxh, pa arsye qe nga njera ane vodhi dhe nga ana tjeter, kerkoi qe qeveria e re te gjendet perballe faktit te falimentimit dhe keto afera gjehen shume kollaj, une ju jap nje rruge se ku mund ti gjeni ju keto afera korruptive:

    Kontrolloni kontratat e punedhenesit dhe punemarresit, ku do te shifni se ndermjetesit jane femijet e Sali Berishes, si menaxhere juriste, qe kane bere keto kontrata dhe ska nevoje me per fakte.
    Kontrolloni sa eshte shuma ne ate kontrate e punimeve dhe sa eshte puna e bere a e justifikon shumen e kerkuar, se duhet ta dini, qe ndermjetesi qe gjithmone eshte Argita ose Shkelzen Berisha, ose dhenderi hero qe rrezoi bustin duke hengur buke me gjalpe dhe recel, kane vene cmimet me te larta, arsyeja dihet, qe bakshishi te ishte sa me i madh.
    Kur u tenderua rruga Durres Kukes, mori pjese edhe nje kompani suedeze apo norvegjeze, sme kujtohet dhe duke pare terrenin ajo firme prestigjoze qe kishte ndertuar autostrada me te njejta parametra ne vendet skandinave, me te njejtin terren te thyer e ura te ngjashme, e nxorri qe kjo rruge kushton rreth 600 miljon euro, por tenderin e fitoi Becktel-Enka, dhe cmimi dyfishua. Perse te gjithe e kuptojne.
    Biznesi duhet paguar dhe sa me shpejt, por a kane qene te gjithe biznese ne sherbim te shqiptareve?
    Kjo eshte pyetja.

    1. elinor says:

      Ti e humb krejtesisht piken kryesore te ceshtjes! Nuk eshte ceshtja thjeshte tek shlyerja e borxheve por tek fakti qe nuk po behet asnje denoncim ne prokurori me gjithe keto shkelje qe po vihen re. Dicka ia ka zene bishtin Lirindjes dhe nuk po leviz dot!
      Kot sa per kuriozitet, a di kush gje a ka paguar Meta TVSH ne lidhje me ate biznesin e 7%shit? Hehehe!

  35. saimir says:

    As une nuk e kuptoj te gjithe indiferencen e institucioneve per te hetuar ministrat dhe kryeministrin e qeverise se kaluar. Ne te githe kemi votuar per kete.

  36. saimir says:

    Vota ime per Ramen eshte nje vote per te hetuar qeverine para tij dhe nuk gjej qetesi derisa te shoh ligjin qe iu bie ne koke.

  37. asi says:

    Vendi yne eshte si nje trup qe ka zene qelb deri ne palc, nga qeveria e kaluar.Nuk shpresoj aspak se do kete shpetim.Jam shum i sigurt per cfar them pasi dhe vet Edi Rama eshte shprehur per ditlindjen e saliut simeposht:Uroj qe Saliu te jetoje gjate qe te shohe se sa thelle e ka shytur kete vend.

  38. lilolabja says:

    Qofsha e gabuar ,por kam frike se duhet te jete bere nje mareveshje teper e fshehte ne ulis “Ne do ju japim 23 Qershorin dhe ju gek per SRB”.
    SRB eshte relike qe do ruhet mjaft gjate nga ata qe na e bene peshqesh ne 90-ten.

  39. Rexhin says:

    Z.Mero ata qe nuk thonin deri dje qe qeveria u kishte borxhe,ska se si tani te kerkojne borxhin sepse jane te pabesuar,deri dje pse nuk kerkonin apo pse ishte Berisha,te pakten ti kishin bere publike,ku e di populli qe ata ne bashkepunim me qeverine e shkuar i kane fryre borxhin ne menjyre artificiale.Ne cved tjeter te botes ndodh kjo,ku besneci ka frike te kerkoje parate e tij,por une mendoj qe ata jane disa biznecmene servile sidomos ata te ndertimit te rrugeve qe kane bere punime pa cilesi fare,sepse asnje rruge ne shqiperi e standarteve nderkombetare.

  40. I.Troplini says:

    Marrja borxh per te lare nje tjeter te tille, kete here ate te qeverise ndaj bizneseve, nuk do bej gje tjeter vecse do ti hape dallkaukeve dhe seksereve mundesine e arte per te bere milionat e radhes.Deklaratat publike te Z.Cani, se do duhet te “rishikohet” cdo kantier ndertimi per te pare dhe krahasuar nese shuma qe pretendohet eshte e njejte me ate cilesi pune qe gjendet ne infrastrukturen e perfunduar, nuk eshte gje tjeter vecse nje mundesi e arte per korrupsionin e ri. Kush eshte ai “ekspert” apo kontrollor shqiptar apo i huaj qe nuk do ti zgjidhte te gjitha punet e kryera ne keto 8 vitet e fundit dhe te dilte ne konkluzionin se nuk ka asnje pune te kryer ne keto 8 vite, qe do te justifikonte cmimin e paguar. Nuk ka asnje rruge te filluar nga qeveria e Sali Berishes qe te jete perfunduar apo te jete kryer me standardet kohore.Rruga e kombit eshte shembulli me i qarte per kete teze. Skandaloz, deri ne krim eshte gjendja e kesaj rruge ku nga tuneli i Kalimashit deri ne Morine, mungojne urat dhe sinjalistika, mungon gjithcka per te cilat eshte paguar me parate e marra borxh, ne emer te qytetarit shqiptar.
    Do ishte mire qe perpara se qeveria te “shlyeje borxhet” ndaj bizneseve qe per mendimin tim kane qene pjese aktive e ketij korrupsioni galopant,,,duhet sqaruar ne thelb se cfare strategjie do ndiqet me shkelesit e ligjit, me hajdutet dhe pervetesuesit e prones se shqiptareve. Cdo gje tjeter do te ishte vetem demagogji. Per perralla te tilla nuk eshte e nevojshme RILINDJA.

  41. leksi says:

    Ajo qe me ben shume pershtypje eshte se edhe ky krim i Berishes dhe biznesmeneve te oborrit po kalohet me lehtesi te pabesueshme.Behet fjale per mbi gjysem miliardi dollare qe eshte nje dopio gjashte si piramidat e vitit 1997.Personalisht gjykoj se pas kesaj shume finacjare te frikeshme qendrojne interesa dipllomatesh dhe deri te kryetare shtetesh qe jane lidhur me trekendeshin politike-biznes-mafie (PBM).Fakti qe Edi Rama po i “del zot” ketij trekendeshi te Bermudes tregon se ai po tradheton fitoren e 23 qershorit qe duket si nje mashtrim perfekt i dipllomacise nderkombetare dhe PD-PS-LSI.
    Edi Rama para se te paguaj keto mashtrues duhet ti tregoje prangat te pandehurit Sali fuckberisha.Eshte e frikeshme dhe lidhja me Sulltanin ErDOGogan dhe dy pashallaret e vilajeteve te Shqiperise e te Kosoves.
    Duket qe pasi biznesi grek dhe serb arriten objektivat e tyre tani e ka rradhen Sulltan erDOGani qe pasi inaguroi me sali pashen dhe hashim thacin
    tunelet e argites dhe sllobodankes tani po shkon ne aeroportin e prishtines si Bossi i Portes Larte. Shqiptaret nuk duhet te harrojne 1997,1997 ,21 janarin ,gerdecin dhe nuk duhet te lejojne qe vota e 23 qershorit 2013 te shendrrohet si 7 prilli 1939 me Versace…

  42. arben says:

    TE gjith ata qe i thon shba si partneri jon strategjik jane ata qe e kan rrenuar kete vend ne pelqimin e tyre te heshtur rasti me i mir eshte gerdeci dhe 21 janari ku ata dolen hapur ne mbeshtetje te kriminelit sali, Po te pergjigjem ju GJergji nga shba pse as nje parti politike nuk ban kallzim penal per kete ktiminel me thuaj ti te gjitha keto pari qe jan , te gjitha ja kan pi langun keti pushteti dhe nuk kan si dalin jashte loj njerz qe e duan kete vend skan shanc te bejne parti se vet strukturat qe jan nuk i lejojne te luaj ne kete fushe .Ndersa per qeverin e re ishte marrveshja e bashkis tiranes qe te vinte ne pushte edushi , pra eshte vazhdimsia e lojes se nderkomtarve qe te ulej tensioni qe vlonte qyshe ne 2007 e ketej nuk do te denohet as njeri dhe do vazhdoj me lojen integrimi europjan . vetem kur nderkomtaret tju perpiqen interesat e tyre qe nuk kaper te ndollur as nje her ater do te kemi nje qeveri qe tju dalin zot SHqiptarve ju pershnes nga Hollanda.

  43. nje mik qe te do te miren says:

    Eshte e vertete ajo qe thote z.Mero, ashtu si autoret e çdo krimi, edhe autoret e krimit ekonomik duhet te shkojne para drejtesise, dhe te marrin denimin qe meritojne. Ajo qe nuk me pelqen, eshte menyra se si i prek gjerat Merua. Thote mire dikush me siper, eshte bere Merua si James Bondi.I di te gjitha, i parashikon te gjitha, i zgjidh te gjitha dhe mbi te gjitha, eshte me i zgjuari i gazetareve. Me qe ra fjala, perse nuk e shohim Meron ne asnje studio televizive, perkrah gazetareve te tjere, duke diskutuar per gjendjen e mjerueshme qe eshte katandisur vendi, por ka zgjedhur te çaje derrasa ne kete “gazete” qe e lexojne me pak se 0,01 e popullsise. Te krijohet pershtypja qe Merua eshte nje jashtetokesore, qe nuk komunikon me njerezit mbi toke, por me krijesa te nje planeti tjeter. Ka te drejten te pergojoje kedo, te ofendoje kedo dhe te flasi me perçmim per te gjithe gazetaret e tjere, perjashto nja dy prej tyre. Per mua nuk ka piken e dyshimit, se Merua nuk eshte gje tjeter veçse nje mendjemadh i mbushur me mllef dhe urrejtje per familjen Berisha ne veçanti, dhe per gjithe PD-ne ne pergjithesi, dhe kerkon te na e shesi kete mllef dhe urrejtje per patriotizem. Une mendoj qe ka ardhur koha qe James Bondi yne, ti japi fund ketyre telenovelave, te shikoje perpara dhe te lere te qete qeverine e Re te beje punen e saj, dhe mbi te gjitha te beje opozitarin me kete qeveri, dhe te presi si çdo qytetar i ketij vendi, qe te merret kjo qeveri me “mekatet” e qeverise se shkuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje