Përse po dështon Lulzim Basha?

28 Tetor 2013, 20:25Editorial TEMA

Nga Mero Baze

 

Ditët e fundit ka një presion në rritje nga ish- zyrtarë të PD-së në poste publike, por dhe anëtarë të thjeshtë të saj të punësuar në administratë, për t’u shkëputur nga Partia Demokratike. Rruga më e shkurtër është LSI. Unë vetë kam pasur presion prej dhjetëra, për të mos thënë qindra të njohurish, që kanë qenë pjesë e pushtetit të PD-së, që duan të largohen seriozisht me LSI, jo vetëm për të siguruar një vend pune, por dhe si faktor elektoral për të.

Platforma politike e Lulzim Bashës kur u zgjodh kryetar i PD-së, që lë të hapur urat e bashkëpunimit me LSI, dhe mbi të gjitha shpresa e vetme që i jep elektoratit opozitar ende në pushtet se ata do rikthehen përmes LSI në pushtet, ka krijuar tek baza e opozitës një mekanizëm të thjeshtë mbijetese, që është qarku i shkurtër me LSI. Në logjikën e tyre të thjeshtë, amoraliteti i dëshmuar nga Berisha në fushatën elektorale, për të futur në listë Islamin, Dogjanin, Kadelin, Idrizin, Mediun etj, vetëm për të mbetur në pushtet, ua ka hequr turpin atyre ta bëjnë vetë këtë pazar me strukturat lokale të LSI po për të mbetur në pushtet. Opozita e re që ka ndërtuar Basha pas 23 qershorit e forcon këtë bindje për demokratët, të cilët nuk shikojnë më shpresë tek partia e  tyre, që mund të kthehet në pushtet e vetme. I vetmi që ka pasur një përmbajtje politike në opozitë dikur, Sali Berisha, sot është kthyer në një simbol diarreje politike, me broçkullat e përditshme që lëshon dhe i bën demokratët me pesimistë seç janë për të ardhmen e tyre. Pasuesi i emëruar prej tij, i qartë që nuk ia del dot vetëm, e ka instaluar si strategji të tij faktin që në pushtet do rikthehet me LSI dhe aleanca të tjera fluide. Në këto rrethana, kur imoraliteti është instaluar nga ekipi drejtues i opozitës dhe rrugëzgjidhja kalon përmes një aleancë në kohë me LSI, epidemia e vërshimit drejt LSI-së nga anëtarët e PD-së është kthyer në një lumë që nuk ndalet.

Gabimi i dytë i madh i Lulzim Bashës ishte qëndrimi ndaj kundërshtarëve të djathtë të Berishës. Ardhja e një lideri të ri në krye të PD-së, nënkupton një erë të re, e cila i ka të nevojshme ripozicionimet ndaj historisë së PD-së. Me pushtetin e tij autoritar dhe të korruptuar, Sali Berisha krijoi kundërshtarë politikë, por dhe personalë brenda së djathtës, që kanë pasur kontribute të mëdha në historinë e asaj partie dhe janë flakur prej tij për shkak të interesave që lidhen kryesisht me Familjen e tij në pushtet. Dikush i ka prishur punë djalit, dikush vajzës, dikush gruas, dikush vetë Berishës dhe për këtë arsye ata janë sot kundërshtarë të tij të vendosur.

Lulëzim Basha duhej ta thyente këtë handikap të së djathtës. Ai duhej t’i shtrinte dorën e bashkëpunimit gjithkujt që ka një histori në të djathtën shqiptare, para se të ëndërrojë kthimin në pushtet përmes Ilir Metës. Ilir Meta ka planet e tij për të mbijetuar në politikën shqiptare dhe në to nuk përfshihet ndoshta fare Lulzim Basha. Ky i fundit duhet të kishte një plan për Bamir Topin, shkaktarin kryesor që dërrmoi të djathtën e Berishës në zgjedhjet e fundit, për individë si Mustafaj apo Ngjela, për frymën konservatore të ish- pronarëve të dërrmuar nga kleptokracia e Familjes Berisha, etj. Lulzim Basha as ka guxuar ta mendojë këtë. Ai në këtë pikë është njësoj si ish- komunistët shqiptarë, bile dhe ata të ndershmit, që për hir të Enver Hoxhës, gjithë kundërshtarët e  tij i quajnë armiq ende dhe nuk i rehabilitojnë as në mendjen e tyre, edhe pse Enveri ka vdekur.

Ndërsa Sali Berisha u mundua ta kompleksojë Bamir Topin gjatë fushatës se po bashkëpunon me ish- opozitën dhe ia arriti ta lërë jashtë koalicionit për këtë shkak, sot kur amoraliteti i PD-së ka arritur kulmin dhe gjithçka sillet rrotull mbrojtjes së Familjes, Basha nuk ka fuqi dhe as tagër të shikojë në sy Bamir Topin. Ai u bë palë me Sali Berishën duke ia përjashtuar kandidaten nga zgjedhjet në Korçë, në vend që ta ftonte të ishin aleatë. Kjo bëri që vetë Topi të bëjë një gjest të duhur për t’i treguar vendin një lideri frikacak dhe pa vizion, që mendon se është zgjedhur në krye të PD-së, t’i ruajë nderin Familjes Berisha dhe të plotësojë tekat e Zenit dhe Gitës.

Lulzim Basha mendon se demokratët e thjeshtë janë gati të pranojnë se amoraliteti është një aset që mund ta përdorë vetëm Familja Berisha për të qëndruar në pushtet, apo për të ardhur në pushtet, dhe u ndalohet të tjerëve. Këtu është treguar miop. Duke e orientuar PD-në në rrugën e amoralitetit, dhe duke mos guxuar të bëjë opozitë parimore dhe morale, ai po shikon sot se si PD po kthehet në një masë amorfe pa formë, që po rrjedh drejt pushtetit të ri për të mbijetuar personalisht. Vdekja klinike e saj është e qartë. Në atë parti nuk mendon më askush politikisht. Të gjithë mendojnë si të kapin ndonjë vend pune dhe si të përdorin aleancat e partitë e pushtetit për të mbijetuar. Vizioni politik i Lulzim Bashës në këtë pikë është shkatërrues. Ai reflekton mungesën e thellë të përmbajtjes politike dhe servilizmin e padenjë ndaj Berishës, duke shpartalluar të djathtën shqiptare, e cila ka vetëm një ofertë, sipas Bashës, rigjunjëzimin para Berishës.

Me këtë strategji ajo parti nuk ringrihet kurrë. Lulzim Basha ka humbur shansin të bashkojë kundërshtarët e djathtë të Berishës në PD ose rrotull saj, dhe t’i hapë rrugë legalisht antiberishizmit në të djathtën shqiptare, dhe po ashtu ka gabuar strategjikisht duke mbajtur shpresat e ndezura tek PD vetëm nëse bën aleancë me Ilir Metën. Me këtë të fundit e bëjnë vetë aleancën demokratët, duke e lënë Lulin me gisht në gojë.

49 komente në “Përse po dështon Lulzim Basha?”

  1. Ajet Delaj says:

    DEMOKRATIZIM I PARTISE DEMOKRATIKE APO?

    Procesi i demokratizimit te nje shoqerie eshte nje process i pafund por shoqerite modern perendimore nuk kane arritur gjer tani te gjejne nje model tjeter per te zgjedhur lidershipet e tyre sesa vota e lire e fshehte dhe e barabarte.
    Pra vota eshte ne themel te te tere institucioneve qe percaktojne sistemin demokratik te nje shoqerie te lire.
    Gjithnje behet fjale per shoqerite e lira apo ato shoqeri qe synojne sistemin demokratik si rend kushtetues mbrojtes dhe zgjerues i lirive dhe te drejtave themelore te njeriut.
    Per shoqerite gjysem te lira si shoqeria shqiptare natyrshem qe shoqeria duhet te jene kerkuese e sensible pasi mundesia e regresit eshte e mundur jo vetem per formacionet politike por per krejt shoqerine .
    Nje element mjaft i rendesishem i shoqerive gjysme te lira padyshim qe jane organizmat politik te kesaje shoqerie qe ne fjalorin e perditshem i quajme parti politike.
    Nje parti politike qe ne permbajtjen e saje nuk mbeshtetet mbi parimet dhe vlerat demokratike te organizimit te saje te brendshem ne nje shoqeri me institucione demokratike te brishta dhe te pakonsoliduara mund te terheqi tere shoqerine ne regres gje qe ka ndollur ne jo pak raste pergjate 23 viteve te fundit.
    Ne nje shoqeri demokratike opozita eshte institucion dhe partite opozitare vlere kombetare dhe sit e tilla duhet te luajne rolin e tyre si pasqyra te qeverisjes.
    Pra opozita duhet te punoje e te luftoje qe te shnderrohet ne alternative reale e pushtetit duke afruar alternative te reja zhvillimi e garante e zgjerimit te hapsirave te lirise .
    Ne rastin konkret Partia Demokratike tani mbas daljes ne opozite duhet te punoje per riorganizimin e rifreskimin e strukturave te partise me burime njerzore , alternativa konkuruese e ide te reja zhvillimi.
    Kapercimi sa me pare i faktorve e aktorve qe solli katastrofen elektorale te 23 Qershorit eshte kushti themelor per ta shnderruar PD alternative te pushtetit te majte.
    Ketu behet fjale per nje parti qe dikur ka ardhur ne skenen politike shqiptare si parti e vlerave te lirise pamvarsisht se sa i konkretizoje ato , pra lidershipi 23 vjecar i saje duhet te beje menjane me tere bashkepuntoret e tije te afert per faktin e thjeshte se projekti i tyre mbaroje ne nje process electoral.
    Ne kete kuader tentativa per te ristrukturuar forumet e Partise Demokratike me parimin nje antar nje vote vertete duhet pershendetur pamvarsisht se sa u arrit qellimi.
    Fundi dy vjet jane dhe lidershipi i ri ka shansin te provohet ne zgjedhjet locale te radhes qe zhvillohen mbas dy vjetesh .
    Ajo cfare duhet kembengulur ne te ardhmen dhe nuk duhet lejuar me qe Partia Demokratike te shkoje drejt shuarjes se strukturave te saje sic ka ndollur keto kater vjetet e fundit.
    Te sanksionohet ne statutin e partise qe zgjedhjet periodike ne te tera nivelet e Partise Demokratike nga baza ne kreun e partise te behen nje here ne dy vjet dhe ai lider qe nuk zbaton statutin e partise te sharkohet .
    Respektimi i normave te brendeshme te partise te percaktuar ne statutin e partise eshte respekti qe lidershipi i partise ju ben tere antarsise se partise.
    Mungesa e respektit e korrektese se liderit te partise se bashku me lidershipin e tije per statutin e parties e antarsine e saje eshte prova me e mire qe nje lider i tille duhet te rrije larg pushtetit pasi nuk ka gje te perbashket me vlerat e lirise e demokracise e nuk mund ti bjeri asnje te mire shoqerise .
    Nese vazhdohet si gjer tani me idiotizma se populli nuk na kuptoje apo opozita fitoje me mafie e droge ku dy ministrat e brendshem njeri eshte katapultuar Kryetar Bashkie e Kryetar i Partise Demokratike e tjetri President I Repuplikes me siguri qe PD e ka rrugen shume te gjate ne opozite duke ndikuar me keto idiotizma e fryme te vjeter edhe ne keqeqeverisjen nga pushteti i majte.
    Nese realisht eshte e vertete se oferta e liderit te ri te PD z Basha per gjithperfshirjen e aktorve dhe faktorve ne PD eshte rrezuar nga lideri i vjeter Berisha atehere do ishte me mire qe o te jete e fundit per Bashen nje praktike e tille o Basha te largohet e te hapi krahun personave qe garantojne demokratizimin e Partise Demokratike e gjithperfshirjen ne vendim marrjen e saje.
    E kam thene edhe here te tjera dhe e them prape me bindje se partia politike ne pluralizem e shoqeri te lire eshte bashkim vullnetare i njerzve me ide e vizione te peraferta dhe sado e madhe te jete antarsia e saje nuk arrin te vije ne pushtet nese ky grupim nuk shnderrohet ne alternative e besueshme e garante e nje zhvillimi cilsor e sasior per tere shoqerine.
    Partia mbetet e bashkuar dhe i shton radhet e saje vetem nese zbaton rregullat e lojes dhe forumet e saja konstituohen realisht mbi bazen e alternative njerzore e ideshe.
    Nese referohemi lidershipit te vjeter Partia Demokratike kishte mbi 100 mije antare dhe kure votuan nuk dolen as gjysma. Qe ketu zgjedhjet duheshin shpallur te avlefshme pasi kishin votuar me pak se gjysma e antarsise nese i referohemi dekleratave te ish- Kryetari Berisha. Natyrisht qe z Berisha mashtron ose i ka mbetur ora ne kete pike mbas 1992 pasi per te tjera i ka shkuar para 90tes.
    Ashtu sic e thashe e me lart kryetari i ri i Partise Demokratike duhet te kete mandat dy vjecar me te drejte rinovimi nese kalon me sukses proven elektorale qe jane nje here ne dy vjet gjithashtu, pra nuk eshte fundi i botes edhe nese vazhdon ne detyre por antarsia e Partise Demokratike duhet te kete statistika te qarta dhe te kontrollueshme nga forumet e partise gje qe zgjedhjet e ardhshme te mos kontestohen.
    Rezultatet e diktatit te lidershipit te vjeter mbi lidershipin e ri te emruar u duken ne parlament qe ne votimin e pare ne Parlamentin e Shqiperise dje ne zgjedhjen e Kryetarit te Parlamentit.
    Askush te mos mendoje se gjurmimi dhe zbulimi e pastaj perjashtimi i deputeteve eshte rruga e duhur per te kthyer unitetin ne Partine Demokratike.
    Vetem vota e lire e ndershme e fshehte bazuar ne transparence dhe kushte te barabarta konkurimi per te zgjedhur tere piramiden drejtuese te Partise Demokratike kthen unitetin dhe shton dhe forcon Partine Demokratike e cdo parti politike ne nje shoqeri te lire e pluraliste.
    Nese Partia Demekratike nuk aplikon parimet e vlerat e nje partie te hapur e liberale larg frymes dhe praktikave te deshtuara tashme te lidershipit te vjeter rruga e saje ne opozite ka per te qene e gjate dhe e mundimshme duke i shkaktuar dem jo vtem antarsise se saje port ere shoqerise shqiptare.
    Kushdo qe mendon se do fshihet pas emrit te Partise Demokratike per te shmangur ballafaqimin me shtetin ligjor te se nesermes nuk ben gje tjeter vecse do kontribuoje ne shkrirjen perfundimtare te Partise Demokratike . Vetem demokratizimi i plote i Partise Demokratike eshte ne kohezion me idealistet e saje e natyrshem edhe ne sherbim te Shqiperise e shqiptareve.
    Ajet Delaj
    New York

    1. Ladi Kaceli says:

      DUHET BERE DEBERISHIZIMI I VENDIT,

      URGJENTISHT!

      http://goo.gl/xiXg4y

    2. Malua says:

      O Ajet! C’fare PD-je thua, or lum miku. Njerzit e PD shkojne tek LSI, sepse instiktivisht e ndjejne qe neser do te kete vetem dy Parti, ajo Socialiste dhe ajo sisocialiste, dmth, LSI. PD, duket vdiq. Levizjet e fundit te zotit Berisha tregojne shkoqur se ai deshiron nje fund te perbashket te tij dhe PD-se. Pra, shkurt, sipas Berishes, PD nuk ka arsye te vazhdoj te jetoj, nese ajo nuk eshte e lidhur me me emrin e tij. Duket, zoti Berisha kerkon, qe historikisht PD-se ti referohen si nje krijese qe u themelua dhe perfundojse ekzistuari per aq kohe sa u udhehoq nga Berisha. Ndoshta mbeturina te PD mund edhe te grumbullohen ne nje parti te re ne nje moment oportun, por kjo detyrimisht te mos kete lidhje dhe sidomos emrin e PD.

      1. gallata says:

        Lulzimi po deshton ?!-Pse eshte duke pjelle ?-Kush e mbarsi Lulin ?

    3. @idajet says:

      Per te qene brenda perbrenda temes qe shqyrton Merua, eshte te shkruash dicka aktuale te re. U habita kur lexova rreshtat “Rezultatet e diktatit te lidershipit te vjeter mbi lidershipin e ri te emruar u duken ne parlament qe ne votimin e pare ne Parlamentin e Shqiperise dje ne zgjedhjen e Kryetarit te Parlamentit.“.

      Sipas kesaj thenie i bie qe t’a kesh shkrojtur “omentin” nje dite pas zgjedhjes, dmth. andej nga data 10(+1) shtator 2013.

      Sidoqofte, i pari nga komentuesit ishe kesaj here. Bravo!

      Hipotezat e parashtruara prej teje mund te konsiderohen me teper si parulla standarte te pranueshme, te cilat lene shume pak shkak per qendrime kritike.

      Radhen tjeter do te na pelqente te ishe me praktik, e pa stergjatje te panevojshme, e thene ndryshe shkurt e prere.

    4. Kozmo says:

      Z. Delaj ! Pershkrimi i rruges se zbatimit te demokracis eshte
      teper i sakte nga ana e juaj ,por kjo nuk perputhet me lajmin e ri
      qe na sjell Z. Baze per kete opozite qe po shkermoqet nga dita ne dite .

    5. Sallakja says:

      Bravo Ajet. Shume bukur.
      Pak e sakte.

    6. Majlinda says:

      Mero, analiza jote eshte shume e sakte, dhe faktet jane te tille, por mos i thuaj keto gjera, se meson Lul Bashen se cfare duhet te bej. Ai ska tru te mendoj kaq thelle, ti mos ja fut ne mendje ide qe ai nuk i ka kurre.

  2. edi says:

    jan te gjitha gjera qe i shkojne ne mend cdo demokrati por vetem ju artistikisht mund ta thoni tamam

  3. malesori says:

    Z mero personalish uroj qe pd kurre te mos vije ne pushtet me lsi dhe jam i shqetesuar efhe per ps qe erdhi ne pushtet me lsi

  4. NjeQytetarOptimist says:

    Gazmend Oketa ose Bamir Topi do ta bente ate parti nje opozite shume me te fuqishme dhe ne te njejten kohe bashkepunuese me mazhorancen..Opozita e sotme, eshte e detyruar te shkoj kundrejt gjithshkaje mazhorances, qofte ajo edhe per ndonje ligj qe mund ta kishte ne enderr Partia Demokratike..Kur mazhoranca shkon ne harmoni me opoziten, shume gjera te mira realizohen..Sali Qen Berisha, jo vetem qe humbi dhe doli gjoja sikur e mbajti pergjegjesine vete per ate humbje, por beri gjemen me te madhe..Mbajti peng PD-ne dhe ajo eshte e destinuar te rrenohet..Sali Qen Berisha nuk doli nga politika, por perkundrazi, mbajti peng politiken e nje partie..Nje parti qe ka vlera shume te mira, dhe solli persona shume te denje brenda saj..Fataliteti ne kete parti qendron se nuk kishte nje byro qe ta nxirrte jashte Sali Qen Berishen nga karrjera e tij…Shif anetaret (deputet) e saj..Te gjith jane ata qe e mbajten ne pushtet vetem e vetem per arsye favorizmi dhe mundohen te mbajne ato qe kane vjedhur..Nuk eshte me nje parti..Eshte nje SHOQATE..

  5. Ilir says:

    Lul Bashes eshte e kote qe ti analizosh se cfare po ben mire ose keq.Gabime mund ti kerkohen dhe ti permenden nje personi qe e ka te mire bazamentin apo themelin.Tek ky tip ka kuptim fjala gabim per punen e tij te perditshme.Lul Basha nuk ka bazament apo themel te shendoshe dhe te gjithe shqipteret e dine qe ai perfaqeson vetem interesat personale,te Sali Berishes,te femijeve dhe malokeve te tij.Edhe per shqiptaret qe kane njohurite me te pakta per politiken ne Shqiperi kur flet Lulzim Basha ju duket se po ju flet Argita dhe Shkelzeni.
    Kjo vemje ne krye te opozites sjell nje te mire dhe nje te keqe per te ardhmen e shqiptareve.E mira eshte qe jua kujton cdo dite njerezve se cfare u ka punuar familja e Sali Berishes dhe maloket e tyre,pra jua heq cdo shans atyre per tu rikthyer ne pushtet.Kjo sjell te keqen pas,ate qe qeveria pa opozite i futet rruges se abuzimit me pushtetin dhe kjo ka filluar tashme.LSI e ka filluar edhe me kete qeveri po njesoj sic beri ne kater vitet e qeverise me Berishen.

  6. toni says:

    lulushi i argites vetem ne amsterdam-hollande ishte i suksesshem,se nga 2005 e deri sot ka vjedhur e vrare ne fund eshte mbrojtur nga vjehrri bace saliu…

  7. Liridon says:

    Votat cilesore PD-se ju larguan nga thellimi i fenomenit zhuvelian ne 4 vitet e fundit.Lidershipi i PD nqs do te ngelet i tille duhet te beje :
    1 – Largimin nga PD te mbeturinave zhuveliane.
    2 – Distancim nga pakti detar.
    3 – Distancim nga koncepti sllav i Ballkani Perendimor.
    4 – Te ndihmoje mazhorancen aktuale ne luften ndaj korrupsionit.

  8. Mentari says:

    Nuk e meriton zoti Basha keto ofendime me urrejtje kaq te madh,zoti Basha nuk emeriton kwete urrejtje alla Lebrish.Po pse nuk duhet te mbeshtetet Basha apo PD tek LSI? kur dihet se deri dje ajo LSI ishte bashkeqeverisese me PD dhe tjetra eshte se meqe asnje parti ne shqiperi nuk e ka shumicen absolute per te qeverisur LSI eshte sot por mendoj edhe per nje kohe te gjat do te jet nje lojtar persactues ne ardhjen ne puhste te cilitdo partie politike (flas per dy partite e medhaja PS,PD)keshtu qe ftesat dhe nevoja e partive kryesore per LSI e ndihmon LSI te zmadhohet si parti dhe me duket se ajo ndoshta shum shpejt mund te behet edhe partia me e madhe e vendit.shkurt pse urrehet Basha kur mendon se ne nje te ardhme shum te shpejt PD und te bashkohet me LSI dhe te qeverisin qe te dyja perseri, Ne fakt po te ndodhi nje gje e tille ajo eshte nje mrekulli e vertet qe mendohet se LSI e rrezon kete qeverine e Edvinit dhe i bashkohet Bashes sepse Meta dhe Basha kane me shum gjera te perbashketa sesa Edvini me Meten.Tjera eshte se Meros i vinka shum keq qe Topi deshtoj dhe te gjith ate deshtim te Topit ja hedh urrejtjen Bashes qe ne fakt Basha nuk ka te bej aspak me deshtimin e Topit.Si mund ta e pranoj Basha Topin kur dihet se e krejt Elita drejtuese e PD ka mbeshtetur qendrimin e Berishe per Topin? artikulli i Bazes kunder Bashes me duket nje zgjatim i urrejtjes qe Baze ka per Berishen dhe ate po ja zgjaton edhe Bashes si pasardhesi i Berishes ne krye te PD.Topi u akuzua me te drejte nga Berisha sepse ai e vertetoi ate me mire se cdo politikan tjeter kur ai formoje nje parti te re mbrenda PD dhe ju kundervua PD duke ndihmuar direkt apo indirektsharlatanin Edvin Rama (PS).Basha nuk eshte frikacak sic mendon zoti Baze por ai eshte nje inteligjent me baza te shendoshta demorkatike perendimore qe asnje shqiptar tjeter ne shqiperi nuk i ka ato kualitete dhe ajo vjen sepse ai ka jetuar e punuar per nje kohe te gjatsi jashte shqiperise ASHTU EDHE NE DETYRAT QE AI PATI NE QEVERINE BERISHES.bASHA ESHTE KRYEMINISTRI I ARDHSEM I SHTETIT SHQIPTAR DHE AI VJEN MBAS 4 VJETESH NE KRYE TE QEVERISE SHQIPTARE POR NDOSHTA ME NDIHMEN E lSI AI VJEN EDHE ME PERPARA.

  9. MARKO says:

    Ka deshtuar ? Ala ska shkuar ne te semes!

  10. Aqif Kopertoni says:

    Ta mbaje gishtin e kallamin ne goje Lulushi i Vogel. I ben mire gojorja.

  11. tomori i beratit says:

    Por edhe LSI eshte kthyer ne nje parti qe mund ta quash pa frik WC Publike.Ne ate parti hyjne njerez pa identitet,pa moral njerez qe per nje vend pune ……………Si mund ta quajm ne populli i thjeshte PA PARTI por qe votuam me gjithe zemer PS votuam kunder vrasesit sali berisha partin LSI nje parti per RILINDJE kur aty bejm pjes me shumic qe nga funksionaret dhe njerezit me te besuar te berishes e deri te famekeqet ish shiksat e gazidedes.Te shikosh neper rethe LSI po vendos ne administrat kuadro pa asnje llogjik.Behet drejtor aresimi nje mekanik,drejtor bujqesie nje polic,drejtor i shendetit publik nje agranom e drejtor poste nje veteriner.Kjo ska BYTH ku te rij.Kjo eshte RILINDJA e edi rames.Ne qoftese z RAMA nuk ja mbledh dot ilir metes qe eshte ne politik vetem per te perfituar duke venwe vetem MIQ E SHOK atehere edi rama heren tjeter populli te ve gishtin.

    1. shqiptar says:

      Te jap plotesisht te drejte O tomorr i beratit kane kohe qe jane kthyer ne WC dhe marrin gjithe cfare mbetet rruges

    2. SHQIPE says:

      tomori vertet me pelqeve ,qe ne momentin qe degjova qe ajo “parti”qe e mbajti ne pushtet me 4 deputete gangrenen berishiane per 4 vjet te tjera qenkesh e domosdoshme per te sjelle rilindjen …
      Si mund te luftosh korrupsionin ,apo pjeserisht sepse ne pushtet ishte edhe LSI e sic e kemi pare me ze e me figure ishte edhe me e perlyer ne korrupsion biles ishte edhe shkaktari i 21 janarit!Personalisht po formoj nje bindje qe nuk me pelqen fare per popullin tim …njerezit jane mesuar te shohin pushtetin si nje strehe personale e burim te ardhurash e kete I Meta di ta shfytezoje ,te gjithe e kane mendjen te perfitojne personalisht ,jo te formojne shtet qe te sigurojne mireqenien e perbashket e te ardhmen e femijeve….
      Me ato qe ndodhen LSI duhet te ishte shuar si parti por ja qe ndodhi e kunderta,LSI doli me e forta ne keto zgjedhje e per me teper po forcohet vazhdimisht e si perfundim eshte e vazhdon te jete kyci i politikes shqipetare duke e kthyer kete politike nje tregeti pa moral ,pa ngjyre e te pa cipe ,thjesht” nepermjet pushtetit une fitoj” ,kjo eshte parrulla qe po behet lajtmotivi politik sot !
      Une perseri personalisht po shpreh mendimin tim ,biles mendimin e nje njeriu qe jeton jashte por ne se vazhdon keshtu socialistet e sinqerte shume shpejt do ta ndjejne veten jashte loje e kjo mund te sjelle permbysje ne nje te ardhme jo fort te larget !

  12. TOTILA NUMERO UNO,,NUMBER ONE !! - i vertete . DIREKT PRENOST. says:

    Ne Shqiperi elektorati per vete historine e tij eshte tradicionalisht i MAJTE .
    Artificialitetin mbi SUNDIMIN e te djathtes ne Shqiperi per vitet 1992-1997 :2005-2013 ,duhet ta kerkojme tek AMORALITETI dhe loja 23 vjecare per te AMORTIZUAR goditjet qe do te vinin nga elementet e vertete te djathte ,ne Shqiperi qe te arrinin te organizoheshin vertet ne nje PARTI te djathte .
    Partia e Punes per 46 vjet sa ishte ne pushtet e SHKRIU FARE te djathten duke e luftuar ne radhe te PARE ,EKONOMIKISHT ,duke i hequr ne fillim BAZEN ,pushtetin ekonomik dhe te gjithe SUPERSTRUKTURTEN e saj ,me shpronesimet e egra prej 1944-1950,dhe duke burgosur elementet e saj me luftarake .
    Nga ana tjeter nje pjese e MADHE e efendilereve vertete te DJATHTE nga frika si e hakmarrjes qe mund te binte mbi ta per shkak te FAJEVE qe bene duke u bashkuar me PUSHTUESIT dhe duke u bere REGJENTE apo edhe udherrefyes te ekspseditave NDESHKIMORE te PUSHTUESVE dhe BASHKIMI ne organizatat e “BALLIT apo LEGALITETIT”, ne fund te luftes ,te vetedijshem per fajet e tyre emigruan ne PERENDIM .
    Emigrimin ne perendim ata e bene do te thoshja te organizuar ,por te nxitur me se shumti nga ANGLO-AMERIKANET .
    Keta te fundit qysh atehere mendonin per ta RI-ORGANIZUAR emigracionin KOLABORACIONIST shqiptar ,por jo ne vendet e tyre ,por ne vendet qe me Shqiperin ekishin qene armiq shekullore si ne GREQI dhe ne ITALI .
    Shefat Anglo-Amerikane pane se LIDERET e partive tashme te shkaterruara te DJATHTA ,kishin probleme dasie si ideollogjike ,por edhe fetare ,krahinore dhe politike .
    Puna e pare qe bene keto 2 shtete ishte thjeshte stervitja dhe dergimi i ketyre anetareve si DIVERSANTE ne Shqiperi ,por nga ana tjeter keta DIVERSANTE nuk ekuptoninse ishin si MISH per TOP i konferencave te TEHERANIT 1943 dhe asaj te JALTES .
    Nuk dua qe te zgjatem shume se historia eshte shume e gjate por duhet te them se PARTIA e PUNES mendoi qe te krijonte te “DJATHTEN ARTIFICIALE ” ,duke perdorur KUAJT e TROJES ,ku PRIMATI DREJTUES i ishte drejtuar njerit nga KOMUNISTET FANATIKE ,SALI BERISHES ,agjentit LATENT si te SIGURIMIT FAMEKEQ po ashtu edhe te U.D.B-se jugosllave ,,me von e edhe te C.I.A.-s Amerikane ,qe edhe keta te fundit e perdoren per qellimet e tyre STRATEGJIKE ,por edhe ne 2013 nuk e hodhen POSHTE ,por e ruajnE SI AGJENTIN e tyre te KONSERVUAR dhe POTENCIAL edhe pse ai eshte n emoshen 70 vjecare .
    LULZIM BASHA eshte vendosur n ekrye te P.D.-se si nga KOMBINACIONET E SHERBIMEVE SEKRETE AMERIKANO-JUGOSLLAVE po ashtu dhe nga fakti se ,Ai LULZIMI eshte me origjine VERIORE dhe se eshte percaktuar nga ata ne planet e tyre GJEO-POLITIKE te se ardhmes ..
    Keto opinione te miat dikujt mund ti duken si HALUCINACIONE ,por une mendoj se keshtu do te ndodhe .
    Mendoj se KONJUGIMI PD+L.S.I nuk do te jete funksionues ,pasi EDI RAMA me PUNEN dhe KARIZMEN e tij do arrije qe ta NEUTRALIZOJE ILIR METEN qe per mua ka 2 DIS -Avantazhe :
    1-Nuk ka pushtet EGZEKUTIV
    2-I duhet kohe qe te rikuperoje imazhin e tij te demtuar shume keq ,eshe pse s’mund te denohet .
    Partia Demokratike ,duhet te shembet dhe te NDERTOHET nga e para nga ELEMENTET REALE te se DJATHTES TRADICIONALE .

  13. Ramy says:

    hahahahahah Po deshton Lulzim Basha thone zogjet e Edushkes

  14. dibrani says:

    mero eshte shum e vertete shkrimi qe keni bere pasi po e vertetoje ate cdo dite ne punen qe une bej. shoh demokrat te spikatur drejtor institucionesh qe sillen si lavire duke thene qe ne nuk e kemi votuar p.d. por kemi ndihmuar l.s.i.

  15. Bekimi says:

    EDhe Partia e Punës e Rindërtuar ka më dinjitet për të qenë gjallë, sesa kjo fundrrinë….PD

  16. Kendveshtrim tjeter says:

    PD-ja sot i ngjason nje krateri,ku shfryn çdo pakenaqesi,duke dale ne siperfaqe,duke u bashkuar me pjesen nga fryn era.
    Berisha dhe Basha kane krijuar aleancen e mbrojtjes se interesave familjare dhe jo te PD-se dhe parimeve demokratike.
    Ata qe nuk e kane tradhetuar PD-ne jane idealistet,te tjeret qe e “shfrytezuan” tani luajne politikisht per mbrojtjen e interesave te tyre.
    Nje pjese e vogel,ka mundur te grumbulloj pasuri,per te perballuar 8 vjet ne opozite,te tjeret mundohen te qendrojne ne pune per te mbajtur familjen.Keta do bejne aleance me kedo qe i garanton vazhdimesine e qendrimit ne pune,kjo per ta mund te jete LSI-ja.

  17. albania eagle says:

    Ore Ajet Delaj..
    Sinqerisht nuk e lexova shkrimin tend.
    Lere nje koment te shkurter nese ke dhe mos gjej hapesira te shpalosesh “dijet” e tua aq me teper poshte shkrimeve te Mero Bazes qe as I shton e as I heq dot gje.Mero eshte Mero dhe nuk ekliposohet.
    Me fal qe harxhova kohen per kete por e ben sa here.

  18. Princi (Belgjikë) says:

    Dakord Mero, por as me individë si Ngjela-sharlatan nuk ka për të bërë kurrë hajër Partia Demokratike.Ngjela është kartë e djegur përfundimisht.Sa njerëz kanë votuar për të?!

  19. No Partiak - No Party. says:

    Ajet c’ke bere ore burre ? Ke zene gjithe hapesiren e komenteve !

  20. tironsirefugjat says:

    Z.Ajet! Po mundohesh te kthesh ne jet nje trup ku kanseri esht ne fazen perfundimtare passi ka leshuar metastazat ne cdo pjes te saj! Esht teper von ! Kjo parti me dy koka qe nuk bejn asnje ma, esht katandisur si nje plak e shemtuar qe mban celsat e saj ne dor e sdon ti leshoj e ata qe eshohin nga larg gajasen dhe kush esht afer mendon si te dal nga dritarja qe ti largohet atij pislliku qe ka peger ne karriken ku qendron Per ate parti dhe ata qe e rrethojn, kto qe ti shkruan jan te paariteshme ,jan te pakapeshme e te parealizushme sa koh celsat qendrojn ne kto duar ! Jan ber qesharak dhe nuk kuptojn,nuk i beson me njeri dhe nuk kuptojn,jan ber te urrejtshem dhe nuk kuptojn i perzun me daulle ramazani e perseri nuk kuptojn ,Do ishte ma me vend qe ne vend te shprehjes “nuk kuptojn” ta zevendesoja me “nuk duan tja din” Dhe a din pse ? Se kto 23 vjet ja kan aritur qellimit me dhun e diktatur brenda partis dhe jasht saj! Kan zbritur e i kan hypur kalit budalla e perseri shpresojn tja hipin pa hequr kerbacin nga dora !Jan qe te ter te dhier keshtu qe edhe ata qe hikin prej saj shkojn drejt eres ku jan mesuar te rin me shpresen se nuk do ju dali bosh kjo “transfert” ne “skuadren” qe zgjedhin ! Kjo parti miku im vetem demokratike nuk esht dhe mir do bej edhe emrin ta nderoj

  21. Amant Dregjoni says:

    Lulezim Basha nuk mund qe te bej aspak, qofte edhe te jape edhe nje shenje se do te shkeputet nga berisha dhe familja e tij. fati i tij dhe e ardhmja gjithashtu, Mero ka vetem nje definicion; pazgjidhshmerisht me saliun dhe familjen e tij, per shkakun e vetem se ai bashkim dhe gjetje njekohesisht ashtu si mballomat qe nuk shkojne te qepur ne nje cope, levizen nga fije krejt te padukshme qe luhen ne Beograd. Eshte nje çanak i perbashket ku hane qe te dy prej disa vitesh dhe intonohen zakonisht sipas vijsjelljeve qe leshojne serbet te cilet per mision te tyre historik kane vetem qe te kene fatet e shqiptareve ne duart e tyre. Eshte bere goxha investim per kete bashkim kuajsh te cilet kane terhequr karrocen shqiptare ne keto vitet e fundit, dhe qe si Luli dhe berisha i a kane shperblyer ustalareve te tyre ku kane shitur shpirtin me kohe. Gjithçkah qe eshte me pas s’eshte gje tjeter nje sorollatje dhe pergjumje per te dale nga balta ku i rrezuan shqiptaret me voten e tyre te lire ne 23 Qershor. Aktualisht luli dhe saliu presin qe te qetesohen gjerat pas realitetit te trishte dhe urdheresave qe do te vine nga beogradi. Nga ana tjeter Daçiçi, kryeministri i serbeve ne beograd veçanrisht keto ditet e fundit eshte tej i shqetesuar dhe po luan qe te gjithe guret qe te ftoj qofte edhe per nje vizite kortezie kryeministrin shqiptar te sapo zgjedhur Edi Rama me qelli qe te bleje ndonje ide dhe te mesoje se çka ndermend ky i fundit qe te bej, per te kuptuar pikerisht te ardhmen e dy emisareve te tij te ngulur prej kohesh ne truallin shqiptar, por edhe per te mesuar se çdo te behet me tej me fatin e tyre. I tremb realisht ndeshkimi i mazhorances se sotme sepse i a djeg perfundimisht kartat ne duar ne se saliu dhe luli do te jene shume shpejt ne bangen e te akuzuareve, se perveç krimit ekonomik, allishverisheve me serbet ne bisnese krejt te pista qe kane bere keta gjate qeverisjes se tyre, jane perpara edhe nje mal me krime e vrasje si ai i Gerdecit, 21 Janarit.
    Sidoqofte skenare te tjere jane duke u pergatitur tani ne beograd ku nuk mund qe te anashkalohet edhe ai i levizjes dhe i “perforcimit ” te PD se rreth Lulezim Bashes duke e menjanuar plotesisht Saliun. Natyrisht qe kjo mund qe te behet por do te kerkoje edhe kohen e vet. Sidoqofte Mero fati i asaj partie tashme eshte i percaktuar qarte. Do te jete perjetisht e lidhur pas qeres se njerezve te Beogradit. Dhe kjo eshte per te ardhur keq vertete. Duhet qe te na trishtoje qe te gjitheve. E para opozite shqiptare rezulton tashme pas dy dekadave e ca eshte kthyer si nje lecke krejtesisht e pavlere duke vrare njekohesisht enderen e gjithe shqiptareve qe nisi ne ate dhjetor historik. Opozitat ne fakt me tere kuptimin e fjales jane realisht nje vlere dhe pasuri kombetare, por PD eja u inkriminuar teresisht dhe u tradhetua pikerisht nga Sali berisha dhe familja e tij per interesat serbe. Perderisa do te jetoje ende ne keto ujra, per shkak edhe te njerezve te trembur qe mban perreth por edhe te pavlere qe shquhen si puthadoras te familjes se saliut, njerez pa integritet, eshte veshtire qe te rrikthehet per te bere rolin e saj ne skakieren e politikes shqiptare te periudhes se pluralizmit. Fati i saj me sa duket eshte i destinuar te amortizohet krejtesisht ne parametra tej mjerane dhe te degjeneroje si nje pati e familjes se berishajve.
    Ky eshte vertete shqetesim per cilindo ne shqiperi qe vazhdon te jetoje ende me enderen qe nis ne dhjetorin e vitit 90 te. Pikerisht per kete duhet qe sali berisha dhe Lulezim basha duhet qe te japin me shume llogari, sepse realisht i kane bere shqiptareve nje krim te jashtezakonshem, te cilin do te na duhet qe te presim kohe qe te kurohet. Forcat e djathta duhet qe ta ndjene pergjegjesin e tyre intelektuale per fatet e vendit dhe te organizohen duke gjetur rruge te reja per te konsoliduar opoziten e vertete dhe jo te mendojne me per PD ene qe pas kesaj ka si mision per tu kthyer ne korrace mburoje te familjes se saliut. Dhe shanset jane. te mos presin dhe te jetojne me enderen se do te kete nje reagim nga brenda PD ese nga njerzit qe nuk jane perlyer shume ne aferat dhe skenaret e saliut, sepse ata ne fakt jane te trembur dhe nuk kan aspak kurajon qe te marrin nder duar fatin e partise.

  22. klara lumani says:

    Kush jam unë? Dekarti me dyshimin e tij është i pranishëm tek kreu i PD. Lulëzim Basha me veprimet e tij nuk di të dallojë veten e tij nga fytyra e vërtetë pasqyrimi i të cilës është projektusi Sali Berisha.Kjo maratonë e largimit drejt LSI tregon qartë militantizmin e lodhur dhe mosbesues ndaj liderit të tyre, tregon se demokracia brënda opozitës nuk funksionon.

  23. Pushteti says:

    Mos I ngaterroni vezet me te strucit o Mero nuk eshte kryeminister Basha.me mire merru me ndonje deshtim tjeter ,Si pershembull Rama Didi dhe Lazarati

  24. ZQK says:

    Me demek o Mero, ne te ardhmen LSI do behet PD, PS do mbetet PS, PD do behet (ta themi si) Partia Ligj dhe Drejtësi.

    E di qe mund te kesh shume te drejte!

  25. Petro says:

    Analize, te nderuar, ka nevoje per analize, e cila s ka per t u bere kurre.Ajo do te bente qe shumica e lidershipit te 4 viteve te fundit te largohej nga drejtimi(gje qe nuk do te ndodhe, se ata tashme jane berthama e deputeteve te mbetur)Prandaj PD e pret edhe nje humbje tjeter ne zgjedhjet lokale, humbje teresore qe ka nisur e do te vazhdoje me Korcen.Atehere ajo do te perfundoje ne nje parti jo me shume se 10%.Ketu e shpuri lideri i saj historik me komunizmat e tij dhe makuteria e madhe.E ktheu ne nje parti me mentalitet komunist qe u refuzua dhe do te refuzohet edhe ne te ardhmen nga pjesa qytetare e elektoratit te djathte.Mjerimi i politikes apo politika e mjerimit?U arrit ajo qe u deshe.Ta gezojne demokracine, ta gezojne makuterine, ta gezojne mungesen e shtetit ligjor.Rruga:Edhe nje here litaret e vaporeve(tashme te transformuar ne porta te shqyera , rrugeve te botes me trasta ne kurriz)

  26. astrit jegeni says:

    Nw itali e dikurshme partite e vjetra demokristjane etj arritwn nw njw pikw ku moralisht nuk i duhej askujt. Italiant krijuan parti tw tjera me njerwz tw tjerw e me njw mentalitet tjetwr.E kemi shembullin le tw mos humbasim kohw.Partia e Berishws nuk i hyn nw punw askujt nw shqipwri. Mos u lodhni me arrnime.Mos u lodhni me Berishwn thjesh PD dhe Berisha janw pwr nw muzeumin politik shqiptar

  27. specialisti says:

    Lul Basha eshte i detyruar te sillet keshtu sepse edhe vjedhjet e medha edhe vrasjet e medha ka qene krahu i djathte i Sali Berishes.
    Fati i Saliut eshte i lidhur me fatin e Lulkes

  28. dajti says:

    Mero,
    ok per artikullin me lart, por nuk po shikoj asnje prononcim te PD-se per rastin e Gjikes si i pandehur. PD-ja nuk pushoi 1 jave, gjithe diten per nje çante te Kosta Bajrabes ne USA nese e mban mend.

  29. diell says:

    -Kur je i paafte ,je i deshtuar,pavaresisht aparences apo oratorise.
    Perdorimi bindes ..e ZMADHON liderin ne syte e elektoratit ose e fundos A TE.

  30. o mero ,nuk eshte me mire te merresh me punet e qeveris tani per te bere ndonje kritike te shendetshme,sepse pd tashme eshte ne opozite.ta them un nqs nuk e ke marr vesh akoma.

  31. Aljor says:

    Ishet e PD-se nuk po mendojne vetem per te kapur nje vend pune,por sidomos per te mos shkuar para drejtesise,mbasi zullumet e tyre nuk i mbrone jo vetem Luli por as dhe perendia.

  32. Tolo says:

    Mero, ai (Lulrroci) është i kapur, ai ka qënë i kapur nga Berisha prej kohësh.Pranimi i postit si krytarë i P.D.që ja dhuroj Brisha Lulrrocit, flet shumë.Lulrroci prej kohësh po hedhë dhe do të hedhë ala edhe do kohë,vallen alla Berisha.Lulrroci i suksesshëm ka qënë se ka luajtur këtë valle si duhet me elegancë,(me hirë,apo me pahirë).
    Lulrroci sa te jetë në politikë do vazhdojë rrugën e udhëheqësit te tij ideologjikë dhe shpirtërorë.Dihet,se po qe pranë Berishës do të bësh ashtu siç thotë,Ai dhe vetëm Ai, do bësh ato që do Ai dhe vetëm Ai, se për ndryshe nuk do të jesh më në politikë, një qytetarë i thjeshtë,POR nuk i dihet se ku mund të përfundosh.

  33. gjergji usa says:

    Qe nga titulli dhe ne brendesi ky artikull ka disa mangesi qe nuk pershtaten me realitetin sidomos kur bejne fjale per L.XH.B i cili vetem rrogen merr si kryetar bashkie dhe kryetar opozite.

    Eshte e pasakte te thuhet se L.XH.B po deshton pasi ai as njehere nuk ka fituar si person por kane deshtuar ata qe jane prapa tij dhe e komandojne me telekomande qe nga veprimtaria e tij e erret ne Kosove e deri tani.

    Ata qe komandojne nga mbrapa ate dhe ustain e tij SRB praktikisht ndjehen te fituar sepse me aq veprimtari kriminale antishqiptare qe kane kryer deri tani ata duhet te ishin prapa hekurave (ose me varje ne litar nqs do kishte ligj )pergjithmone dhe jo te kakarisnin 24 ore non stop para mediave.

    Ne kete shkrim thuhet per poltike imorale per PD dhe vizatohet me ngjyra inkurajuese LSI kur ne fakt kemi PD parti kriminale,LSI parti imorale dhe PS parti impotente.

    Rasti i fundit i “horrorit politik” qe prokuroria po sulmon me nje shpejtesi dhe qellim sketerre bashkiakun e Vlores per fallsifikime te KRRT qe jane te pa vertetura deri tani kur ne nje kohe qe ne Shqiperi ka gjysem miljoni nderime pa leje dhe duhet te arrestohen gjithe KRRT
    duhet ta quajme nje fitore te madhe te 2B te cilet kane ne dore celsat e drejtesie te shikut,presidences pse jo dhe mbeshtetjen e huaj te sherbimit dipllomatik dhe atij inteligjent.

    Fakti qe L.XH.D pas veprimtarise tij “inteligjente” anti UCK ne Kosove,pas vjedhjes si minister transporti te 300 miljon $ ne rrugen durres-beograd,pas tradhetise dokumentuar me ceshtjen e detit si minister i brendshem,pas vrasjeve te 4 protestuesev si komandant i operacjonit te 21 janarit,pas vjedhjes bashkise Tiranes dhe pas dhurimit qe ju be karrikja e kryetarit PD une nuk shikoj ndonje deshtim te ketij koloneli “ne rezerve”

    Pas veprimtarise te frikeshme te SRB ne 1991-1996 si major ne “rezerve” po shikojme nje ngjashmeri perfekte me te kllonuarin e radhes.Sot L.XH.B eshte ne situatat qe pati SRB pas 1997-1998 qe nga nje kufome politike u ringrit nga “miqte e fjetur te serb-inteligjences” deri sa rimori pushtetin ne 2005 ku me pas i nxorri uji te zi atij vendi.

    Sot te pretendosh per deshtim te yllit kolonel ne ngjitje eshte nje gabim i madh sepse dhe po te shikojme qe kupola e PD qe nga uzurpimi i spektakular i SHqupit,dosjet kriminale te Berishes,Imamit,Bodes etj qe nuk po paraqiten ne banken e drejtesise eshte nje sukses dhe jo deshtim i tyre.

    Te mbyllesh syte sot kur qeveria e re nuk kontrollon territorin si ne Lazarat,Himare,kur ekonomia dhe financat kane falimentuar dhe te merren me tritole apo me arrestime bashkiakesh eshte nje autogol qe po i ben vetes EKR i cili nuk po merret vesh nese po ndjek ndonje plan “konspirativ te fuqive te medha” per eleminimin e SRB me finese apo do ti bejne gropen si Fatos Nanos dhe PS ne 1993 dhe 2005.

    Sidoqofte deri tani L.XH.B nuk ka asnje humbje,asnje barazim por i ka te gjitha fitore ashtu si dikur SRB ne 1991-1992 ku i vetmi ndryshim i tyre jane trajneret serbishtfoles te tyre me seli ne washington ku i pari kishte elez biberaj ndersa i dyti damir fazllicin.

    Sis po shkojne punet L.XH.B do na lere me gisht ne goje ne te ardhmen dhe kjo po duket te pallati i tij ne Vlore ku ne ne vend qe te shembej ky pallat u shemb Shpetim Gjika nje nga njerzit me kryesore te Edi Rames i cili po e braktis sic la ne rruge protestuesit ne 21 janar te vrare nga ylli ne ngjitje qe Mero po i qan hallin se ka deshtuar…

    Te gjitha keto kane spjegimin se Shqiperia sot eshte kthyer si Haiti i Europes ku po dalin fakte te cmendura si shuma astronomike ne lojrat e fatit ne vit kap shifrat e nje bilion dollarve kurse nga industria e hashishit kapet vlera e tre-kater biljon dollareve ne vit.Pra ketu e kane katandisur ate vend junta e inter mafjozit doktor Dyvalje me PAPA DOC. dhe me kelyshin BABY DOC qe jane kriminela por jo fajtore…

  34. Banija01 says:

    Eshte e qarte se per sa kohe te jete L. Basha ne krye te PD-es nuk ka per te patur opozite se e ka asfiksuar Berisha.
    Atij i “jep oksigjen” me frymemarje artificiale e ka futur ne rreanimacion dhe ne se nuk do mare mjekimin e duhur eshte i destinuar te vdese ,se ilaçi “berisha” eshte i gabuar.

    Eshte shume e sakte ne EDITORIAL se Basha nuk bashkon dot te Djathten dhe kjo do ta lere per shume kohe ne opozite dhe kete do ta faktojne zgjedhjet Lokale ne Korçe.

    Pasqyrimi i rruges se PD-es do jete Korça

  35. Ndue Shimi says:

    E thene troç, keta MIOPET e PEDE-s jane tamam HABERA nga POLITIKA. Duke e ditur se VOTAT e tyre nuk vlejne me shume sa ato FLLUSKAT e sapunit qe fluturojne ne havá, atyre s’do t’u bente aspak pershtypje te DEZERTONIN dhe te BRAKTISNIN LLOGORET e felliqura te zullumqareve.

    S’do te ishte aspak çudi, qe shumica e ketyre leshkove me galloshe te shqyera pas kater vitesh te vraponin kuturú si kopé e lene ne meshire te fatit, dikush pas frymes se re demokratike, dikush pas trumbetueseve per vendosjen e ligjit dhe te drejtesise, dhe dikush akoma me i “shkathet” se keta te paret, pas ndonje rryme te re te sapokrijuar pa kurrfare ideje dhe pa kurrfare pike te qarte orientimi.

    Per ata, rendesi te dores se pare ka moshumbja e shpreses se njehere DIKUSH mund t’u ofronte ndonje KARRIGE, pavaresisht se cili GRUPIM CARDIOLOGESH apo BUJQISH do t’u hidhte atyre ndonje kocke sa per t’a lepire. Yeah yxhym milet, ju rrofte ndryshimi per pará!

  36. Kerpaci says:

    Tjerrjet jane per te mbushur gazeten sepse ceshtja eshte e thjeshte. Basha po deshton sepse eshte pjelle e qelbesires Berishe dhe nga qelbesira s’mund te dale margaritar.

  37. beu says:

    O Mero po boll ore u more me opoziten se po le nam…

  38. KASOLLE says:

    Pd qe te ringrihet duhet te shkelmoj berishen.Por a mund ta beje kete pd dhe aq me pak luli.Luli eshte i zgjedhuri i berishes si ramizi nga verua.Luli shikon se cshkruan sala ne fb dhe pastaj del dhe flet me demek bene opozit.

  39. Ermal says:

    PO KA SHUME PER TE FOL PER TAHIRIN BEQAJN VELIAJN KOKEN DHE SHUME MINISTRA TE TJERE PARA SE TE MERET ME BASHEN

  40. beni says:

    Pse harron me qellim edhe nje detaj te vogel, Mero, qe edhe anetaret e PS po shkojne te LSI-ja. Jo per gje por shqiptaret e kane zakon vrapojne gjithnje mbas “virtyteve”, qe ne kete moment te historise i mban dhe shperndan vetem LSI-ja me Meten ne krye.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje