Një gjyq për Gërdecin, jo si tragjedi!

29 Tetor 2013, 20:46Editorial TEMA

Nga Mero Baze

 

Ka një letër publike të familjarëve të viktimave të Gërdecit për gjykimin e Fatmir Mediut. Nën peshën e dhimbjes për të afërmit e zhdukur në një katastrofë të shkaktuar nga papërgjegjësia një biznesi të lidhur me pushtetin, ata kërkojnë gjykimin dhe dënimin e ish- ministrit të Mbrojtjes. Gjykata e ka pezulluar gjykimin e çështjes katër vjet më parë, kur ai fitoi imunitetin si deputet i legjislaturës kaluar. Më vonë imuniteti për gjykim u hoq nga Kuvendi dhe ai nuk u gjykua. Tani vazhdon të mos gjykohet. Por edhe sikur të gjykohet, pista e gjykimit të tij ka të bëjë me aksidentin dhe tragjedinë, dhe jo me korrupsionin.

Por në fakt ajo që do të ishte e rëndësishme dhe që do të na jepte një shans t’i tregonim Bashkimit Evropian se po gjurmojmë dhe dënojmë peshqit e mëdhenj të korrupsionit, është një hetim dhe gjykim i dosjes së Gërdecit jo si tragjedi. Si tragjedi ajo është një çështje teknike. Janë 26 të vrarë nga një shpërthim i shkaktuar nga përgjegjësia e pronarëve të lidhur me pushtetin.

Interesant dhe bindës për Shqipërinë, është rihetimi dhe gjykimi i çështjes së Gërdecit lidhur me aferën korruptive të atij biznesi, edhe sikur të mos kishte shpërthyer dhe të mos kishte shkaktuar tragjedi. Dosja e hetimit për tragjedinë përmban plot elementë, të cilat mund të shërbejnë si indicie për të nisur një hetim për korrupsionin në Gërdec, ndarazi nga hetimi për tragjedinë.

Indicia e parë është Shkëlzen Berisha. I biri i ish- kryeministrit ishte lobuesi kryesor i atij biznesi. Ekzistojnë prova që mund të shtohen nëse inkurajohen dëshmitarët, që tregojnë se ai është njeriu që ia ofroi skemën e biznesit ministrit të Mbrojtës dhe garantoi partneritetin mes Delijorgjit dhe kompanisë amerikane, përmes sekserit të tij në atë biznes.

Ekzistojnë prova shkresore se Rrahman Selmanllari, në atë kohë “de facto” Shkëlzen Berisha, u emërua përfaqësues i kompanisë amerikane pranë repartit të demontimit në Gërdec.

Ekzistojnë fakte se Shkëlzen Berisha ka hyrë dhe dalë 42 herë në zyrën e Mediut vetëm në kohën që duhet të miratohej koncesioni.

Ekzistojnë prova se Mediu, nën ndikimin e Shkëlzenit, tentoi të kalojë në qeveri një VKM, e cila autorizonte direkt kompaninë SAC për t’u marrë me demontimin, VKM që u kundërshtua fort nga Ilir Rusmali dhe Ridvan Bode (prova është tek protokolli i mbledhjes qeverisë).

Ekzistojnë prova se megjithëse VKM nuk u miratua, një vendim i ri i Fatmir Mediut ia rijep kësaj kompanie këtë biznes pa tender, çka tregon se kjo kompani kishte kapur shtetin dhe diktonte vendimet e tij. Vetë përfundimi i procedurës në favor të saj, e provon këtë.

Ekzistojnë prova se dy ministrat e linjës, ai i Drejtësisë dhe Ekonomisë, përveçse i përgjigjen zyrtarisht Ministrisë së Mbrojtjes pozitivisht, i raportojnë privatisht dhe Shkëlzen Berishës. Ekziston provë e marrë nga prokuroria faksi i Aldo Bumçit drejtuar Shkëlzen Berishës për informim, pasi ia ka dërguar zyrtarisht ministrisë.

Ekzistojnë prova që tregojnë se Shkëlzen Berisha ishte dy herë në zyrë të Bumçit kur u përpilua shkresa dhe sekretarja e tij ka pohuar se ajo ia ka nisur faksin Shkëlzenit.

Ekzistojnë prova tabulatet telefonike, që 30 minuta pas tragjedisë, Mihal Delijorgji, përgjegjësi teknik i këtij biznesi, që vuajti dhe dënimin e fatkeqësisë, ka biseduar për gati 20 minuta në telefon me Shkëlzen Berishën. Njerëzit me të cilët ai ka folur fill pas tragjedisë janë gruaja, administratori i biznesit dhe Shkëlzeni, që tregon afërsinë e madhe të djalit të kryeministrit në këtë biznes.

Ekzistojnë prova se i biri i kryeministrit ishte i përzierë dhe në një biznes tjetër paralel që bëhej në Rinas me tregtinë e fishekëve kinezë drejt Afganistanit. Për të ruajtur monopolin mbi përpunimin e fishekëve, ai nxori nga loja me dhunë një operator shqiptar, Kosta Trebickën, dhe me të njëjtin grup që drejtonte demontimet, udhëhoqi dhe paketimin dhe sistemin e dërgesave për Afganistan për llogari të një kompanie tjetër amerikane, që u hetua dhe gjykua në SHBA. Partneri shqiptar i kësaj kompanie u gjend i vdekur për qejf dhe Bujar Nishani i certifikoi vetëvrasjen, dhe u ngjit lart deri në presidencë, ndërsa dëshmia e Trebickës se Shkëlzen Berisha kishte kërkuar daljen nga biznesi, ngeli jetime.

Ekzistojnë prova se Sali Berisha ka shkëmbyer letra të gjata me ekipin e New York Times për këtë çështje, duke mbrojtur të birin, dhe kur shpërtheu Gërdeci tha se nuk kishte dëgjuar kurrë për këtë.

Ekziston mbi të gjitha një i vrarë, i cili diskrediton çdo hipokrizi për lidhjet e Familjes në pushtet me Gërdecin, dhe ai është i ndjeri Muhamet Hoxha, baxhanaku i Sali Berishës, ose burri i tezes së Shkëlzen Berishës, i cili ishte punësuar aty, dhe u tentua të mohohej nga Sali Berisha. Ai është i vetmi dëshmitar i vdekur, që provon nguljen e thellë të Familjes Berisha në atë biznes.

Ekzistojnë dhe prova të tjera, ende të pabëra publike, sms të Shkëlzenit për zyrtarë të lartë të qeverisë dhe kërkesa gojore të tij për të shpejtuar procedurën për këtë biznes. Disa telefona celularë që kanë këto sms mund të jenë kyçur në ndonjë kasafortë dhe mund të dalin, nëse shikojnë se prokuroria ka vullnet të hetojë vërtet një aferë korruptive që u pasua për shkak të lidhjeve me pushtetin edhe me tragjedi.

Historia e Gërdecit ka rëndësi të hetohet si histori korruptive dhe për një arsye tjetër. Ajo është një moment kyç në qeverisjen e Shqipërisë nga Sali Berisha. Pas tragjedisë së shkaktuar nga biznesi i lobuar nga djali i tij, Sali Berisha ndryshoi në mënyrë drastike raportet e tij me institucionet e shtetit shqiptar dhe filloi një betejë kundër ligjshmërisë në Shqipëri. Ai i shpalli luftë kryeprokurores së vendit, Presidentit dhe gjithë bashkëpunëtorëve të tij që nuk pranuan të mbulojnë skandalin e të birit.

Pra, hetimi dhe gjykimi i kësaj afere korruptive duhet të shikohet dhe në aspektin e pasojave të rënda politike që pati në të ardhmen e vendit duke shndërruar qeverisjen në një gardiane të korrupsionit.

Gjykimi i Gërdecit si çështje korrupsioni nuk ka ndodhur. Ajo që është hetuar dhe gjykuar deri më sot ka qenë tragjedia e Gërdecit dhe pasojat e saj. Për të mos e komplikuar çështjen dhe për të mos krijuar një kakofoni ligjore, është mirë që qeveria të ndërmarrë një nismë për padi penale lidhur me çështjen e Gërdecit si çështje korrupsioni, jo si tragjedi me pasojë vdekjen. Gjëja më e rëndë e asaj historie nuk janë 26 jetët e marra, por vdekja përfundimtare e shtetit ligjor në Shqipëri. Nëse Shkëlzen Berisha nuk shkon para drejtësisë, së paku të pyetet, të hetohet dhe të gjykohet për këtë histori, ndryshe çdo histori korrupsioni e hetuar dhe gjykuar në Shqipëri për kapje shteti do të jetë tallje me shqiptarët.

38 komente në “Një gjyq për Gërdecin, jo si tragjedi!”

  1. Valdeti says:

    Autori i ketij shkrimi ka harruar detajet me interesante:
    -Ekspertiza e Virxhinias per atentatin mafjoz te vrasjes se K.Trebickes e nxorri aksident te “Fushe-Arrezit”
    -Paisja me vize amerikane e gjeneralit luan hoxha eshte e pajustifikuar nga ambasada.
    -Berisha eshte i vetmi njeri ne bote qe ka ofenduar kaq ashper NY-TIMES qe duhet te nxjerrim konkluzion se dhe Amerika ka Saliberishet e saj.

    1. FLAVIO DELIU says:

      PA DENIMIN E SHKAKTAREVE TE VERTETE TE GERDECIT,
      NUK DO TE KETE DREJTESI dhe PAQE NE SHQIPERI

      http://ow.ly/qiBwK

      1. plaki i dine says:

        O zoti Mero…,familja e Sllobodankes Berisha..,krimet dhe vrasjet qe kaber karshi shqipetarve as Itleri nuk beri karshi Cifuteve…, kelyshet e Sales Agron Kolici me Zenin e Sllobodankes ne Tiran vrane Trebicken dhe E shpune te vdekur ne malet e Kolonjes..o Mero djali zeni me kolicin kanevrare ti rrjepim familjen e felliqur te serbeve.. kembe ti rjepiñ sjume dhe ty per nje fill do te vrisnin…por dikush te mbrojti dhe te mbron….Na shqiptaret o sot o kurre ne ne kemb

      2. Maksim Rapo says:

        Me 28 Nentor 1912 u formua Shteti shqiptar, por jo kombi. Ndofta sot ka filluar ky proces. Le te shpresojme te jete ne rruge te mbare, pa mashtrues, pa hajdute , pa spekullante te historise etj. Me nje fjale me qytetare e shtetare qe ti vij keq per cdo shqiptar qe vuan, per cdo peme qe pritet etj…

    2. Armando says:

      Mero, je pasuri kombetare !
      Nje sugjerim : te lutem perkthe editorialin ne anglisht!
      Me respekte

    3. Bo bo spo na ndahet Gerdeci
      Olldashi – Bushati, gjuhë molotovi dhe tritoli

      http://dielli.al/lajme.php?id=14440&k=71

  2. slayer says:

    Mero tregon Ujkun e Adriatik Llalla ja ben me shenje nga gjurmet….

    1. andi says:

      Me Adriatik Llallen Krye Prokuror nuk hetohen keto ngjarje! Sali Berisha ka vue ne krye te institucioneve njerez te besuar ose njerez te lidhur shume ngusht me te.Presidenti, keshilli i Drejtesis Gjykata Kushtetuse,Gjykata e Larte,jane njerezit ne shumice te tij. Duhen rinovu keto institucione e pastaj Korrupsioni merr goditjen e meritume e shteti fillon e funksionon normalisht. Po nuk u aktivizu ne drejtesi Spartak Ngjela Drejtesia eshte e manget e jo e paster.

  3. Lulip says:

    Shkaku qe coi ne tragjedine e tmerrshme te gerdecit eshte makuteria e familjes se Berishes.Ne kete korrupsion te faktuar jane perfshire ministra ne sherbim te familjes.Prandaj Merua ka te drejte qe te gjykohet korrupsioni icili eshte edhe shkaku i pasojes vrasese dhe shkaterrimtare.Po ai gjeneral Hoxha,ish shefi i shtabit te pergjithshem nga behet?.

  4. Pilo Lala says:

    Maskarai Fatmir Mediu shkonte cdo fundjave ne Uzine, te mblidhte parate dhe numeronte kutite, se nuk kishte besim tek Baxhanaku Berishes.
    Kope hajdutesh dhe kriminelesh, qe moren jete femijesh.

  5. tomori i beratit says:

    Po nuk ka BYTH Adriatik DHALLA te denoj shkelzen berishen.Ka frik se e peson si Trebicka.SOT po meret me Shpetim Gjiken se e di se nga PS se gjen gje prandaj edhe tall BYTHEN me PS.Adriatik Dhalla ky Bandit i vendosur posaçerisht nga berisha e nishani(le qe çfare mut nishani ate se pjerdh berisha)ben SHOU me kryetarin e bashkis se Vlores qe per mendimin tim eshte HAJDUT si TE GJITHE KRYEBASHKIAKET E SHQIPERIS pa perjashtim.Edi Rama ne qoftese eshte burr duhet ti kerkoj ketij sahan lepiresi te saliut qe te RIHAP gjyqin e Gerdecit ,te 21 Janarit,te Kosta Trebickes dhe pastaj do te shohim se çfare KATRAN ME BOJ eshte Kryeprokurori yne.Ne qoftese EDI RAMA nuk e ben kete atehere HARRAM VOTA E SHQIPETAREVE.

  6. -homeri says:

    —MERO –ju me gazeten tema , keni nje mision hyjnor , te ndergjegjesoni me trasparence dhe argumenta masen per funksionimin e nje shteti ligjor , ku ligji ashtu si e prashikojne shoqerit demokratike eshte i njejt per te gjithe dhe qeveria e zgjedhur duhet ta detyroj gjyqesorin te veproj per ndeshkushmerin e cdo te korruptuari—milionat e korrupsionit i di kushdo ku jane dhe kjo prekuroria jone –eureka– gjeti nje ktyebashkiak per nje ndertim pa miratuar apo fasllifikuar si leje ndertimi–po pse me kete qeveria do na genjeje se po lufton korrupsionin , po nuk jemi si RAMY apo KELMENDI qe cdo genjeshter te BERISHES e marrin si te vertet –MERO -ti je me afer mendimit te qeverise dhe vazhddo nxite ate per ndeshkushmerin e te korruptarve te regjimit dhe kur je i bindur se kjo qeveri nuk eshte RILINDjE po riperseritje e lsi–pd , atehere na ke gati edhe ne te te mbeshtesim ne demaskimin e saj , sepse ne perfaqesojme shumicen e popullit te thjesht qe shpresonim ne nje shtet te se drejtes

  7. Mentari says:

    Ai 20 minuteshi i telefonit te Delijorgjit me Shkelzenin nuk eshte gje tjeter vetem nje bisede i lajmit te keq se burri i tezes se shkelzenit kishte vdekur dhe asnje gje tjeter.pra ishte lajmi i keq qe Delijorgji po i jepte Shlelzenit per vdekjen e burrit te tezes se Shkelzenit.tani ketu i thuhet; Tjirre o like se e ke pike.vazhdoni me hamendesite dhe me enderrimiet se nje dite kundershtaret e juaj politike do te futen ne burge se po ja ben ti akuzen ashtu sic e don vet.artikulli eshte lesh edhe pershesh.

  8. vinsent says:

    po gjeneraluc Shpetim Spahiu i cili ishte nje nga autoret e gerdecit dhe tani na ka kaluar ylberin dhe po behet gati te jete ne Ministrine e Jashteme

  9. Ajet Delaj says:

    TE PATHENAT E Z KRYEMINISTER NE KONFERENCEN E SHTYPIT.

    Natyrshem se pas nje tragjedie te tille interesi per te degjuar Kryeministrin e vendit ishte i madh per cdo shqiptar, pamvarsisht se ku jetojne ne hapsirat ballkanike apo ne diaspore jo shume per te degjua spjegimin e tije se cfare kishte ndollur pasi kete mision e kryen me se miri mediat ne transmetimet e tyre te drejteperdrejta por me shume per te na thene se perse ndolli dhe kush duhet te paguaje per kete.
    Z Kryeminister nuk na tha misionin e nje qeverie demokratike qe si synim dhe mision baze ka ruajtjen dhe permirsimin e jetes se qytetareve qe qeveris e nese nuk punon apo nuk arrin qe ta permbushi detyren e saje themelore me se pakti duhet te largohet. Se pari per te qetesuar shpirtrat plagosur nga predhat e humbjet, e ngushelluar per jetet qe iken e nuk kthehen me, e se dyti per ti hapur rrugen drejtesise per te hetuar e vendosur per faturen indiviuale te cdo antari te kabinetit qofte edhe per mos zbatimin e detyrave te marra persimer gje per te cilen jane betuar e supozohet se edhe jane mandatuar.
    Z Berisha ne konferencen e tije te shtypit na tregoje me detaje se sa forca e reparte kane marre pjese ne procesin e shpetimit dhe evakuimit e kush i kishte derguar telegrame ngushellimi gje qe padyshim kane vleren e tyre ne raste fatekeqesishe e nuk na tha asnje fjalle se kush ishte kontraktori i firmes se demolimit dhe ne cilen agjensi sigurimesh ishte e siguruar kjo firme qe kryente pune kaq te rrezikshme dhe nga kush ishte licensuar nese ka pasur ndonjehere nje te tille per te punuar ne demolimin e armatimeve.
    Z Kryminister megjithse na tha se kishte disa menyra te shkaterrimit te municioneve te vjetra e te rrezikshme nuk na tha se prej ku jane transportuar ato municione dhe derguar ne vendin e tragjedise dhe perse eshte zgjedhur ai vend afer qendrave te banuara dhe airoportit te vetem nderkombetar ne Shqiperi. Gjithashtu nuk na spjegoje se cfare eshte bere me barutin dhe metalin e predhave ne te shumten e rasteve tunxh qe sipas fjalve te tije ne sasi te medha prej 6-7 mije ton .
    Pra nuk na sqaroje se cfare ishte ky aktivitet demolim e shkaterrim i municioneve te rrezikshme apo biznes vrases sic rezultoje pasi kontrabande e trafik e kuptojme se nuk e ka ate kurajo per ta quajtur me emrin e tije te vertete.
    A mos ndoshta do kish qene me mire qe ky municion te shkaterrohej ne vendet e origjines me metoden e shperthimit e djegjes pasi mbase ka qene me larg qendrave te banuara , autostrades, kryeqytetit etj e natyrisht andej nga Policani mund te gjindeshin edhe specialiste te mirefillte te kesaj fushe me pervoje shumevjecare e natyrisht duke kursyer parate e trajnimeve nese jane bere te tilla ndonjehere..
    Ne kushtet minimale te transparences ne rast te nje tragjedie te tille Ministria e Mbrojtjes apo Kryeministria duhej te shperndanin kontraten e plote me firmen qe kishte fituar tenderin (nese nje i tille eshte bere ndonjehere) . E thashe Ministria e Mbrojtjes apo Kryeministria pasi Ministri i Mbrojtjes z Mediu tha qe kontraten e ka bere qeveria.
    Meqe z Berisha na tha se ne praktiken e punes se se kompanive te huaja eshte qe punet ti kryejne me kompani vendase por nuk na tha z Berisha se kush ishte kjo kompani vendase dhe ku ishte licensuar e siguruar dhe kush ishte kontraktuesi i saje.
    A e di z Kryeminister se pastrueset e apartamenteve luksoze ne Manhatten duhet te jene te siguruara pasi mund te thyejne sende me vlere gjate procesit te pastrimit e per kete duhet te paguaj kompania e sigurimeve e jo ne raste te tilla kur luhet me jetet e njerzve kompania duhet te jete jo vetem e siguruar por njekohesist agjensia duhet te jete prestigjoze e me kapital ne shuma marrenendese.
    Z kryeminister megjithse jeni shkolluar ne perendim dhe keni marre nje dyzine keshilltaresh qe na keni thene se jane shkolluar ne perendim a e dini ju dhe keshilltaret tuaj se ne perendimin ku ju u keni premtuar shqiptareve se do i dergoni nje dite por perdite po i deregoni ne vorr se nuk mund te zhvilloni asnje lloj aktiviteti nese nuk jane te siguruar dhe cfare e pengon qeverine tuaj qe te zhvilloje tregun e sigurimeve e aq me keq nese edhe kompanive te huaja nuk jua veni kusht per te zhvilluar aktivitet ne Shqiperi gje qe po ju kerkoni vetem elementin baze te lejimit te aktivitetit ne vendin e tyre te origjines.
    A e dini zoti Kryeminister se sistemi i sigurimeve nuk eshte vetem per te paguar demet e te siguruarve te tije gje qe eshte mjaft e rendesishme por me se pari kontrollon rregullat e sigurimit teknik te te tera akltiviteteve ne kuader te zbatimit te ligjeve ne fuqi duke eleminuar apo minimuzuar demin dhe rrolin e inspektoreve te korruptuar shteterore.
    Une dhe besoj asnje shqiptar qe banon ne perendim nuk beson se ju dhe keshilltaret tuaj nuk i dine keto rregulla elementare te funksionimit te sistemit kapitalist te ekonomise se lire por ne anen tjeter dyshoj sinqerisht ne strategjine tuaj te qeverisjes me terror ku mbyten ne miniera , ne liqene , ne tunele te ushtrise qytetare shqiptare e per kete nuk e marrin pergjigjeine as morale as materiale nga askush.
    Ne konferencen tuaj te shtypit nuk patet as kurajon minimale ti kerkonit ndjese shqiptareve per tragjedine e ndollur qe pa pasur nevoje per hetime te gjata e te thella jeni ju z Kryeminister shkaktari kryesor e qeveria qe kryesoni me se paku me mosveprimet tuaja e qeverise suaj.
    Kuj i thoni z Kryeminister se procesi i demolimit te armatimit ne Gerdec ishte aktivitet tersisht privat dhe ministria mbrojtjes nuk kishte asnje tager mbi kete aktivitet pervec transportit te municioneve te vjetra dhe te rreziksheme.
    Perse nxituat per te shfajsuar Ministrin tuaj te Mbrojtjes pa filluar akoma procesi i hetimit e gjykimit apo me kete kerkoni me se pari qe ministri juaj te heshte per tere pocesin e kontraktimit, tenderimit e demolimit ne mos past edhe gjera tjera per te thene.
    A ka mendje te shendoshe te besoje se Kryministri i Repuplikes se Shqiperise eshte kaq profan ne organizimin dhe funsionimin e shtetit dhe mardhenjet e tije me kontraktore e subkontraktore te tije ku duhet te dije se inspektoret e shtetit kane per detyre qe te kontrollojne zbatimin e ligjeve ne fuqi edhe ne aktivitete tersisht private por qe natyrshm kane te bejne me jeten e shendetin e qytetareve te tije ne tre teritorin e Repuplikes se Shqiperise.
    Shqiptaret duhet te ndergjegjesohen e zgjohen se nje qeveri e korruptuar, e papergjegjshme e qe kerkon te qeverise me demagogji e terror duhet te largohet sa me pare nese nuk duam qe te atdheun tone te ndollin tragjedi edhe me te medha, pasi na ka premtuar se zoti Berisha deshiron te ndertoje edhe central berthamor ne Shiperi.
    Me keto praktika e kete mentalitet kerkon te zhvilloje teknologjine berthamore ne Shqiperi apo me kete kerkon qe shqiptaret ti zhduki nga faqja e dheut duke realizuar ate qe armiqte tane shekullore e kane deshiruar por fatemiresisht nuk kane arritur as ata vete as me mercenare se paku gjer tani.
    Ku eshte e sigurur firma e shfrytezimit te minieres se Bulqizes qe vret shqiptare cdo muaj e cdo dite, ku ishte e licensuar e siguruar varka e Farkes e po ashtu ku eshte e siguruar e licensuar firma e demolimit te municioneve ne tunelet e ushtrise z Kryeminister.
    Me se pakti jeni i paafte e per kete duhet te largoheni per ti lene rruge te lire drejtesise per te vendosur per me tej ne eshte vetem paaftesi apo dicka me shume.
    Qe demokracia e drejtesia do triumfojne ne truallin e shqiponjave per kete nuk kam asnje dyshim por uroj qe kjo kohe e humbur te mos marre me jete shqiptaresh hallexhinj e te pafajshem.
    Ngushellime e shpirtrat e atyre qe shkuan u preheshin ne parajse.

    AJET DELAJ
    NEW YORK
    March 16, 2008

  10. Bruins says:

    A kemi gjykate ne te jete ne gjendje te gjykoje korupsionin ne gerdec?
    Kjo do te ishte sfida e Sam. Une jam I binder se gjykate e humb kente bête je.

  11. E majta dhe Rama moren 1.000.000 vota per te nxjerr keta kriminel perpara drejtesis. Ne emer te polullit duhet te veproni nje minut e me pare.

    1. Profi says:

      Beni pak durim se nuk kane shance te shpetojne,vetem prisni sa te rregullohen problemet me drejtesinie

  12. Fanolist says:

    Fatmir Mediu e ka patur kohen te reflektoi, te analizonte ne kompleks kete ngjarje te rende dhe historike.
    Ka patur rastin te shkonte para drejtesise si burre qe ka njohur thelle pergjegjesite e tije, duke i kerkuar falje gjithe shoqerise e familjeve te viktimave; keshtu do ta ndihmonte shtetin dhe demokracine ne shqiperi.
    Deri tani eshte fshehur pas imunitetit dhe fustaneve te familjes me famekeqe ne histirine e vendit.
    Rastin e mbijeteses hipokrite te F.Mediut ne kete ngjarje,nuk ka te ngjare e pershkruar ne letersi kinematografi a gje tjeter ne bote e ne shekuj. NUK PASKAN FUND FYERJET DHE PADREJTESITE PER KETE POPULL.
    Sa me shume e kane penguar drejtesine kriminelet e fajtoret aq me shume drejtesia ka te drejten morale te godite me force e pa meshire ata.

  13. juristi says:

    GERDECI DUHET HAPUR NGA E PARA PER TE DHENE TAMAM DREJTESI.

  14. TT says:

    BRAVO MERO PO KËRMA MEDIU VAZHDON TË JETË DEOUTET,KUNATI I TIJ QELIBASHI MINISTËR/RILINDËS/DEPUTET,
    KUR DO FUTEN NË BURG KËTO QELBËSIRA?!
    KY KËRMA MEDIU E KA DITËLINDJEN PIKËRISHT MË 21 JANAR!
    O ZOT PSE SI FSHIN KËTA KRIMINELË SI BERISHA&MEDIU?!

  15. Partia e Pirateve Shqipetar says:

    To impruve is to change; to be perfect is to change often.( Winston Churchill )
    Eshte jashtezakonisht tronditese, kur degjon analist politik neper televizione te shperfytyrohen, te shperfytyrohen per dite!!! Tmerr.

    Te gjendet Franca si model zhvillimi, njerez. Menjehere pas lufte akademiket francez lane menjane grindjet ( sherri i policeve te permbarimit me zyze te errta, nje turp!!! ) ndertuan shtetin e se drejtes ne sekond.

    Gerdeci dhe qindra ceshtje te renda kerkojne zgjidhje. Shteti fillon dhe ndertohet nga komuna NJEREZ, aty kerkohet ne emergjenc krahas shkolles, edhe nje Kishe apo Xhami, edhe nje Bank edhe nje Pub. Sigurimi i njerezve eshte detyre paresore e cdo qeverie ne Bote.

    Me pas une si constitutional challenger do te protestoj, do te protestoj per ndryshimin sa me shpejt te jete e mundur te kushtetutes ( po vriten njerez per dite, tmerr! ne nuk levizim te ndryshojme )Une nuk e di kush eshte i pari i vendit!!! Kryetari i Shtetit number one, te zgjidhet nga populli, definitely…

  16. niku says:

    eshte ora qe Rama te behet i gjalle. Nuk mjafton qe te thote se nuk do te jete gjykates dhe prokuror. por duhet te dergoje faktet ne gjykate dhe prokurori. Duhet te dergoje faktet se kush pengoi prokurorin per ndalimin e Gardisteve te 21 janarit. Te dergoje se ku vajten cadrat dhe stilolapsat pistolete dhe me helme. Te dergoje ne prokurori se ku vajten pronat e ushtrise dhe si u shiten ato. deri dhe kush shkaterroi dhe vodhi “halen” e ministrit te mbrojtjes. (se edhe ajo prone e shqiptareve ishte). te dergoje ne prokurori ate minster qe 70% te vaksinave te kafsheve i coi ne Girokaster ne zonen e tij elektorale. Te dergoje ne prokurori ata qe organizuan Gerdecin dhe qe Mero e shpjegon fare mire ne kete artikull dhe ata qe shiten fisheket dhe jo te mjaftohet me shkarkimin e drejtorit te MEICO apo oficereve te korruptuar. Do te ishte e lehte qe keta t’ia hidhnin me shkarkim apo “daljen ne pension” se do te gezojne ato qe vodhen. Kjo eshte lufta ndaj korrupsionit dhe ne burg te mos perfundojne peshqit e vegjel por ata qe luajten fijet dhe qe ne rast se nuk ndeshkohen do te vazhdojne ti luajne edhe ne te ardhmen.
    A e keni pare se kush bertet me shume ne Kuvend? Me te korruptuarit. Saliu, Ruli, Pollo deri dhe Ristani qe vodhi zgjedhjet. Si duket e kane kuptuar se po te bertasin Rama friksohet dhe rri urte.

  17. Gjonoshati says:

    Uroj që kjo Qeveri të ketë kurajon dhe devocionin e të papërkulurit si njeri dhe si analist Z. Mero Baze. Që të bjerë kupola e korrupsionit në Gërdec e kudo, së pari, leva e Arkimedit duhet të spostojë këtë drejtësi të krimbur deri në kockë po edhe e frikësuar si një mi në vrimë nga Maçoku i Viçidolit. Kurajua Merobaziane do t’i jape frytet e saja një ditë dhe ne atëhere do të mbushemi frymë të lehtësuar se drejtësia po e thotë fjalën e saj.

  18. nasruddinhoxha says:

    NJE SHKRIM EXCELLENT ME DISA “HARRESA” TE JASHTEZANONSHME.

    Qe BUMJA e Gerdecit nuk ishte tragjedi e teknikes se sigurise ne pune, por nje AFERE me Mafies me pushtet kete te VERTETE ashiqare e dine sot edhe kalamjte e rruges. Megjithate shkrimi investigativ i sotem i Mero Gazetarit nuk ka pse te mos gezoje jo vetem shpirterat e familjeve te viktimave te Gerdecit qe shohin ne kete shkrim PAKEZ DRITE ne TERRIN mediatik enkas te politikes sone mesjetare, por ky shkrim EXCELLENT qe nastradini i ve noten 9 pa ngurim gezon pa mase cdo shqyptar te ndershem. “Po pse nuk meriton Mero Baze noten 10 me yll per kete shkrim EXCELLENT qe gezon kaq shume shqyptare?” mund te pyesin oponentet dhe kundershtaret ne TEMA te nastradinit. Per t’ju pergjigjur kesaj kategorie pyetjesh po rendis disa fakte dhe ngjarje:

    – BUMJA e Gerdecit nuk do te kishte shans te nodhte nese Pentagoni i Bush Djalit nuk do te kishte financuar AFEREN Mafioze te Saliut dhe djalit te tij Shkelzeni me shumen 300 milione USD. Ky financim me ndermjetesine e sekserit cifut adoleshent Diverol, qe me pas doli qe ishte edhe drogaxhi dhe kontrabandist armesh. Diveroli u denua nga gjykata e Miamit te SHBA-s pas BUMJES ne Gerdec, por SHBA-s nuk paguan demshperblime per familjet e viktimave te aferes se Gerdecit qe financuan per firmen Saliu&Son.

    – I pari qe dha alaramin per implikimin e zyrtareve te larte te Ambasades Amerikane ne aferat mafioze te Saliut me Armatimin e Ushtrise shqyptare ishte Sekretari i Pare i kesaj Ambasade me akuza direkte per ish ambasadorin Witheres ne bashkepunim me Fatimr Mediun ne cilesine e tij si Minister i Mbrojtjes. Pas shperrthimit te BUMJES ne Gerdec dhe pas lajmit se mbritjes ne Tirane te gazetarit te Nju Jork Tajmsit Ambasadori Withers dhe Ministri Mediu vrapuan menjehere ne terrin e nates per ne aeroportin e Riansit per te hequr etiketat kineze nga arkat me fisheke kineze te destinuara per ushtrine amerikane ne Afganistan. Me pas mesuam se po ne terrin e nates zbarkoi ne Tirane nga qielli sekretarja e Bushit Kondoliza Rajs per te hedhur poshte thashethemet per imlikimin e Ambasades Amerikane me mafien e Saliut. Kondoliza sic erdhi ashtu edhe iku, por me pas mesuam se Sekretari i Pare i Ambasades amerikane u zhduk nga faqja e dheut pa lene gjurme, nderkohe qe Ambasadori Famoz Withers nderroi pllaken dhe mesallen dhe nga mik i Saliut u be armiku i terrbuar i tij dhe per kete qendrim u largua nga Shqypnia me nje leter turpi ne kurriz qe ja ngjiti kush thoni ju more te paditur? Jua a thote nastradini: Ilir Meta, Kryetari Famoz i Edi Rames ja ngjiti letren e turpit mjeranit Withers, i cili ne fund te manditit e kuptoi te VERTETEN e molles se krimbur dhe te helmuar qe kishte ngrene nga Sali Shtrigani.

    – Kosta Trebicka iku per “dhjame qeni” nga Kulicajt e Saliut se guxoi te preke djalin e dashur te Saliut ne kallo dhe jo Bujar Nishani i firmosi aktin e vdekjes aksidentale, por Prokurorja Famoze “Silvia Konti” shqyptare Ina Rama ishte ajo qe e vulosi kete vrasje makaber tipike CAMORRIANE qe e kemi pare vetem ne filmat me oktopode dhe gjarperinj te Kohes se Qepes. Ina Rama perfitoi ndere dhe dhurata nga pushteti i Saliut deri ne 21 janar kur e nxitur nga Avrizuja guxoi te arrestonte vrastaret direkt te Gardes se Shtetit qe ishte ne fakt Garda e Pushtetit. Per kete veprim u denigrua si askush deri me pare me fjale turpi dhe shkarkim nga detyra.

    – Ne cdo vend normal te Botes Presodenti i Vendit si BABA i Kombit kur vriten 26 vete nga nje BUMJE mafioze e financuar nga nje shtet tjeter, te pakten do te kerkonte demshperblime te majme qe te pakten te qetesonte sadopak shpirterat e fantazmave qe u groposen kaq mizorisht ne Gerdec. Mirpo Presidenti Shqyptar Bamir Topi deklaroi se ja kishte futur me gjume bashke me SHIK-un e tij dhe nxitoi te shtonte se nuk e dinte fare se ku binte ne harten e Shqypnise dhe te Botes Gerdeci. Me pas si pa gje te keqe Bamir Topi u kerkoi votat shqyptare per t’i cuar drejt majve te lumturuara pa kurfare ndjenje faji per gerdecaret.

    Ka shume aspekte te tjera qe mund t’i shtohen shkrimit EXCELLENT te Mero Bazes qe te meritoje plotesisht noten 10 me yll, por edhe ato qe ka guxuar te shkruaje meritojne nje pershendetje nga nastradini dhe miqte e tij qe jane duke pire kafen e sabahut tek Tajvani si zakonisht.

  19. ledi says:

    Po nuk u denuan ish ministrat pergjegjes per krimet qe kane bere,po me krijohet bindja qe asgje s’ka per te ndryshuar ne thelb!Degjojme cdo dite qe mbyllen biznese te paligjshme lojerash fati dhe disa pronare kalojne per ndjekje penale.Kemi degjuar te kalojne per ndjekje penale edhe disa zyrtare te punesuar neper tatime apo dogana.Shume mire,por kjo nuk po krijon ende besimin ne popull qe kjo beteje do te jete e gjate dhe pa kompromis me cilindo person qe ben shkelje ne cilin cdo vend qe ai eshte i punesuar.Ne opinioni publik egziston mendimi qe beteja per te zhdukur korrupsionin dhe krimin ekonomik qe nga kupola e shtetit eshte e pamundur!I lutemi qeverise qe te na beje te besojme te kunderten!!Per te bere kete asaj i duhet te beje ate qe thote Mero me siper!

  20. Liridon says:

    17 mars 2008,shperthen Gerdeci.
    03 prill 2008,Shqiperia merr ftesen per ne NATO.
    Sherbimi me i mire qe i bene shqiptaret “celulave antiamerikane”,se sa organizimi i ketij shperthimi vetem 20 dite para marrjes te fteses per antarsim ne NATO,nuk ka.Kjo eshte arsyeja kryesore pse duhet te hetohet,e jo si thote artikullshkruesi :”Historia e Gerdeci ka rendesi te hetohet vetem si histori korruptive dhe per asnje arsye tjeter”.Kane bythe shtetaret tane ta hetojne kete ngjarje,le te shohim.
    Flitet ne artikull,per nje pjese te tabulateve te Delijorgjit.I biri i KM te atehershem,duhet ti beje hetusine vetvetes,pra te rikujtoje se kush ishte personi qe e afroi ne kete afere.Ky person eshte armiku kryesor i atij vete dhe familjes te Tij.

  21. z mero jeni nje profesionist jo vetem i vertete por edhe shume i guximshem sepse kemi pare degjuar dhe lexuar qe nje pjese e kolegeve tuaj te shiten kur te goditi banditi i tacit sot tocit. shkrimi juaj eshte perfekt por urojm qe prokuroria te mos flere mbi keto shkrime por te veproje korrupsion me galopant dhe kaq lehte i provushem veshtire se ndodh me. z prokuror ky eshte edhe rasti juaj qe te hyni ne history osene….. tregojeni veten sa i zoti jeni jo vetem profesinalisht……

  22. H2O says:

    I nderuar Z. Baze,
    Gazeta Juaj është vërtet shumë frymëzuese. Nga të gjitha ato që keni shkruajtur mund të them me plotë gojën që Ju jeni i vetmi burrë me koqe në të gjithë Republikën e Shqipërisë. Kur të gjithë strukeshin dhe heshtnin Ju dolët me shumë kurajo dhe thatë të vërtetën dhe atë që duhej thënë edhe pse kjo pati një sakrificë të madhe nga ana Juaj. Kjo Shqipëria jonë e vogël ka më shumë nevojë per njerëz si Ju.

  23. loni says:

    Hekuri rrihet sa eshte i nxehte.Kotesi jane keto,si kerpudhat pas shiut

  24. martini nyc says:

    Plot 11 here artikullshkruesi ka nenvizuar me te madhe dhe me te drejte tog fjaleshin EGZISTOJNE PROVA por keto bien ne vesh te shurdher te vete familjareve te viktimave qe u vrane si skllever dhe po lejojne te poshtrohen po si skllever duke pranuar perdhosjen nga shteti shqiptar dhe bashkesia nderkombetare.

    Ne fakt Gerdeci nxorri zbuluar fakte makabre qe nuk kane te bejne vetem me kete fshat te humbur por me krejt periudhen e erret 20 vjecare te DEMONkracise qe po kalon Shqiperia.

    Holokausti i Gerdecit tregoi se instalimi i demokracise ne kete vend nga faktori nderkombetar deshtoi totalisht dhe eshte detyrim moral i klubit te euro-atllantikeve qe jo vetem t’i kerkojne falje shqiptareve por te marrin masa emergjente per te nxjerre NEVERLANDIN shqiptar nga kolapsi i frikshem qe e coi perbindeshi Berishe qe forca te errta proserbe dhe dhe progreke e prune ne pushtet ne vitet 1991-1992 me pucin nderkombetar te 2 prillit 1991 dhe deri te prishja kriminale e qeverise stabilitetit ne 4 dhjetor 1991 te udhehequra nga udb-ja jugosllave qe ishte e perkedhelura e perendimit ne ate kohe.

    Sot duket se po jetojme ne vitin e mbrapshte 1913 ku shqiperia eshte rikthyer si placke tregu ku ne vend te ushtrive qe kryqzoheshin atehere,sot po shohim nje invazion te papare ambasadoresh dhe dipllomatesh qe e kane mbytur ate vend.

    Turqia shaplli me Erdoganin Kosoven si Turqi,sot diplloamtet greke po kerkojne hapur Vorio Epirin,Italia ka kohe qe ka zbarkuar plehrat dhe mafien e saj kurse serbi eshte me i fituar se ka njerzit kryesore te tyre Salen dhe Lulin qe i kane kryer me kohe detyrat .

    Eshte koha qe Edi Rama te flase dhe te veproje hapur dhe drejt me Washingtonin dhe Brukselin se Shqiperia eshte kthyer ne nje Gerdec Gjigand dhe te kerkoje jo rilindjen por RINGJALLJEN e shtetit dhe dinjitetit te shqiperise.Dipllomacia perendimore duhet te nderprese talljen dhe komedite per integrime leshi dhe te kerkojne denimin e bandes kriminale te Berishes,Bashes,Bodes,Imamit.
    Nqs nuk prangoset superkrimineli Berishe nga qeveria e re dhe e ndihmuar pa kushte nga nderkombetaret na lind e drejta te pyesim:

    Perse dipllomacia nderkombetare e ka katandisur Shqiperine ne nje NEVERLAND qe nuk i hyne ne pune as shqiptareve,as Europes,as Amerikes dhe as djallit vete.

  25. sherifi says:

    Mire e ke ti o z.Mero,po a mund te realizohet kjo me Adriatik Llallen qe e ka cuar berisha ne ate post te rendesishem, nuk besoi, nese nuk do ket ndryshime rrenjesore ne prokurori apo gjykata ajo dosje do flei ne sirtare si shume te tjera.

  26. sazani says:

    Mero BRAVO , se je i drejteperdrejte e guximtar .
    Mbase do dale nje shqiptar nje dite te gjykoje e te vendosi drejtesi ne emer te atyre qe jetet humben .

    perndrysheeeee … Shqiperi te kam dj…. e s’te mora vesh nje here ; perndryshe do vij nje shkerdhzen tjeter …

  27. sh q i p says:

    atehere;ne o do behemi , o do shuhemi. shqipetare te te gjitha besimeve e ngjyrave, nje gje ngelet qe ky komb fatkeq te ringrihet e te perparoje si e tere bota e qyteteruar. dhe kjo gje eshte denimi ekzemplar i berishes dhe tere bandes qe e ka ndjekur pas. nuk perjashtoj ketu te djathte e te majte, te kuq e te zinj. pa u bere kjo ne nuk do te kemi kurre nje rilindje si komb. le te thne ç’te duan ,po si, po qysh ,po ku e te tjera. te gjitha jane broçkulla. shqiperia duhet te ndahet nje here e mire nga kjo gangrene qe gryen shoqerine , e qe e ka vetem nje emer, sali berisha.

  28. George Jopali says:

    Rjeshtat e meposhtme nuk jane marre nga filmi supermafjoz “godfather” i hollivudit por nga nje pjese nga gazeta NY-TIMES e dates 27 mars 2008 te publicistit virtuoz C.J.CHIVERS.
    Nqs hollivudi do te beje nje film per mafjozet e adriatikut dhe atllantikut per bomben atomike te Gerdecit do dale filmi me i mire per te gjithe kohrat se do luhen dhe personazhe me presidente dhe kryemistra.

    A Mysterious Middleman

    The international arms business operates partly in the light and partly in shadows, and is littered with short-lived shell companies, middlemen and official corruption. Governments have tried to regulate it more closely for years, with limited success.

    As Mr. Diveroli began to fill the Army’s huge orders, he was entering a shadowy world, and in his brief interview he suggested that he was aware that corruption could intrude on his dealings in Albania. “What goes on in the Albanian Ministry of Defense?” he said. “Who’s clean? Who’s dirty? Don’t want to know about it.”

    The way AEY’s business was structured, Mr. Diveroli, at least officially, did not deal directly with Albanian officials. Instead, a middleman company registered in Cyprus, Evdin Ltd., bought the ammunition and sold it to his company.

    The local packager involved in the deal, Mr. Trebicka, said that he suspected that Evdin’s purpose was to divert money to Albanian officials.

    The purchases, Mr. Trebicka said, were a flip: Albania sold ammunition to Evdin for $22 per 1,000 rounds, he said, and Evdin sold it to AEY for much more. The difference, he said he suspected, was shared with Albanian officials, including Mr. Pinari, then the head of the arms export agency, and the defense minister at the time, Fatmir Mediu.

    (Mr. Mediu resigned last week after the ammunition depot explosions; Mr. Pinari was arrested.) The Albanian government has been infuriated by Mr. Trebicka’s allegations. Sali Berisha, the prime minister, Mr. Mediu and Mr. Pinari all denied involvement in kickbacks. But Mr. Trebicka said that after he raised his concerns about Evdin with the Defense Ministry, his company was forced from the repackaging contract.

    On June 11, 2007, Mr. Trebicka and Mr. Diveroli commiserated by phone about problems with doing business in Albania. Mr. Trebicka surreptitiously recorded the conversation, and later gave the audio files to American investigators.

    The conversation, he said, showed that the American company was aware of corruption in its dealings in Albania and that Heinrich Thomet, a Swiss arms dealer, was behind Evdin.

    In the recordings, which Mr. Trebicka shared with The Times, Mr. Diveroli suggests that Mr. Thomet, called “Henri,” was acting as the middleman.

    “Pinari needs a guy like Henri in the middle to take care of him and his buddies, which is none of my business,” Mr. Diveroli said. “I don’t want to know about that business. I want to know about legitimate businesses.”

    Mr. Diveroli recommended that Mr. Trebicka try to reclaim his contract by sending “one of his girls” to have sex with Mr. Pinari. He suggested that money might help, too.

    “Let’s get him happy; maybe he gives you one more chance,” he said. “If he gets $20,000 from you … ”

    At the end, Mr. Diveroli appeared to lament his business with Albania. “It went up higher to the prime minister and his son,” he said. “I can’t fight this mafia. It got too big. The animals just got too out of control.”

  29. Nini says:

    Ato qe thuhen ne artikull nuk jane prova por hamendesime qe nuk te cojne askund.

    1 – Faksi nuk eshte origjinal dhe per kete aresye nuk eshte marre dhe nuk mund te merret si prove

    2 – Bisedat telefonike njelloj si hyrje daljet ne Ministrite perkatese pa permbajtje ose deshmi nuk vlejne per asgje (Rama ka pasur 200 te tilla me Delijorgjin)

    3 – Prezenca e baxhanakut te Berishes po ashtu nuk vlen si prove nese ata qe e kane marre ne pune nuk thone asgje sikunder nuk kane thene deri me sot.

    4 – Qe Gerdeci te hetohet si histori korrupsioni nuk mjafton te provohet se dikush i ka thene dikujt beje kete ose ate por qe dikush te dale e te pranoje se ka marre, ka dhene ose i jane ofruar leke per te bere nje veprim te caktuar.

    Ky eshte nje artikull sh i mire per ta kosnumuar duke pire kafe por eshte krejtesisht shterpe nga pikpamja ligjore

  30. gjon says:

    Konstatimet e MEROS jane shume te sakta.EDI RAMA ka premtuar se ceshtjes Gerdeci do ti shkoi gjer ne fund.E nese EDI nuke e mban fjalen Pushteti i tije do te jete i perkohshem.Njemilion Shqipetaret qe e votuan do ti kete kunder.DREJTESI DHE VETEM DREJTESI PER GERDECIN.

  31. kelmendasi says:

    Ke shume te drejte Nini i dashur.

    Dhe Meroja lodhet kot se Berisha ka jelek antiplumbi made in cia-udb te prodhimit te vitit 1990 dhe me kete imunitet ka mbijetuar dhe do mbijetoje.

    Po deshe fakte po te kujtoj uzurpimin e shtetit me grusht te armatosur ne 14 shtator 1998 ku Sali Malokari pasi e nxorri ne prite Azem Hajgaren ,me xhenazen e tij shqeu dyert e K/M.

    Kete krim e keni te regjistruar dhe te dokumentuar mijra here dhe ky antishqiptar me i madh i globit mbrohet akoma.

    Sali Bolja eshte i vetmi pushtetar ne historine e drejtesise te krejt botes qe nuk ka shkelur anjehere ne organet e drejtesise edhe kur eshte thirrur qindra here si deshmitar.

    Perjashtim ka vetem dy here: Nje here ne gjyqin e Shoshorit ku pasi e spiunoi kerkoi denim me vdekje te tij dhe e dyta here kur per krimin e 14 shtatorit 1998 ne vend qe te denohej me vdekje ose me burgim te perjetshem dha “deshmine” te ambasada amerikane perpara nje prokuroreje dhe dipllomati amerikan.

    Shqiperia do rregullohet vetem atehere kur shtepia e bardhe te kerkoje investigimin dhe denimin e atyre podestave dhe filiserbeve qe e kane mbrojtur,e mbrojne dhe do ta mbrojne serberishen per aresye qe ato i dine. Tung.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje