Pronari i opozitës dhe pronari i pallatit

4 Nëntor 2013, 19:37Editorial TEMA

Nga Mero Baze

 

Edi Rama ka bërë disa aksione spektakolare populiste, që kanë gjetur mbështetje në popull, por nuk kanë aq shumë mbështetje në ligj. Ka bërë një spektakël me lojërat e fatit, që ka fituar mbështetje maksimale nga shqiptarët, por ende nuk e ka zgjidhur çështjen me ligj. Ka bërë një përpjekje për të bllokuar ndërtimet pa leje, duke përdorur policinë, dhe ka fituar simpati tek shqiptarët, por ende s’e ka zgjidhur këtë çështje me ligj. Ka bërë dhe disa gjeste  kundër ndërtimeve të paligjshme, që kanë mundur për shkak të pushtetit të marrin leje, dhe po ashtu ka fituar mbështetje popullore.

Nga gjithë këto akte të Edi Ramës, Sali Berisha dhe Lulzim Basha kanë reaguar vetëm për një aksion, bile vetëm për një pallat, atë të ndërtuar në emër të vjehrrit të Lulzim Bashës, një radio-ndërlidhës ushtrie, që në kushte normale nuk do t’i dilte pensioni për të pirë kafe. Po reagojnë për njoftimin se policia ndërtimore mund të prishë këtë pallat.

Në këtë histori ka dy probleme të rënda, që janë kundër Lulzim Bashës, njëri është teknik e tjetri politik.

Gazeta Tema ka një lloj ekskluziviteti në këtë çështje. Jemi e vetmja gazetë që e kemi ndjekur këtë pallat qysh kur ka marrë lejen, qysh kur ka hedhur themelet në det dhe kur ka filluar të ndërtohet. Për tre vjet kemi bërë betejë publike duke denoncuar ndërtimin si një rasti tipik i keqpërdorimit të pushtetit politik për ekskluzivitet në një vend, i cili i takon Vlorës dhe gjithë Shqipërisë.

Edhe pse përpiqen ta konsiderojnë pallat me leje, në të vërtetë është një pallat i paligjshëm. E ftoj Lulzim Bashën dhe Sali Berishën, meqë po vajtojnë pallatin e tyre, të marrin metrin dhe topografin dhe ta vendosin pallatin në njollën e pronës së pronarit në emër të të cilit kanë marrë lejen. Nuk e  kanë aty, u ka rrëshqitur disa dhjetëra metra në det.

Le të marrin një ekspert konstruktor, përveç atij që ka firmosur dhe mund të përfundojë në burg, të provojë që pallati është ndërtuar mbi gurë të hedhur në det, të lidhur me një pllakë betoni, pa një mbushje pilotash që të mbajnë pallatin të vendosur mbi tokë të fortë. E kemi ndjekur ndërtimin e tij nga themelet dhe është një situatë skandaloze teknike, që mund të lërë pallatin në mëshirë të detit pas disa vitesh dhe ta rrëzojë.

Le të rimerret dhe një herë në pyetje supervizori i Bashkisë, që duhet të legalizojë pallatin, dhe të provojë që ai është ndërtuar aty ku është dhënë leja. Le të merret drejtori i hipotekës dhe specialisti që kanë bërë hipotekimin e karabinasë, dhe ta përputhin me koordinatat e pronës me të cilën është justifikuar leja. Asgjë nuk përputhet, plus që pallati bie ndesh me planin e zhvillimit urbanistik të Vlorës dhe perspektivën e pedonales Vlorë- Ujë i Ftohtë. Thjesht duhet të shembet dhe nuk duhet të paguhet. Ata që bëjnë sikur kanë blerë shtëpi, le të rregullohen me Berishën dhe Bashën.

Kjo sa për anën teknike.

Por ana politike është dhe më e rëndë. Siç e theksova qysh në fillim, qeveria e re po fokusohet shumë tek veprimet populiste, por jo tek ato ligjore. Lulzim Basha si lider i opozitës, është kthyer praktikisht në pronar të opozitës, duke ia mbyllur asaj gojën para veprimeve populiste të qeverisë, dhe po e ngre zërin si pronar pallati dhe jo si kryetar opozite. Ai nuk foli as kur u prekën kazinotë me leje, as kur u prishën ndërtesat në Tiranë dhe Vlorë, as kur Rama bllokonte me polici ndërtimet pa leje që u jepte leje ai batakçiu i policisë në Bashki. Mbi çdo pallat në Tiranë ka mbirë nga një kat pa leje dhe Lulzim Basha as i ndal dhe as i prish, po thjesht u merr ca lekë që t’u mbajë ëndrrën gjallë. Edi Rama i bllokoi me forcë, por pa ligj, dhe Basha as këtë nuk pati kurajë ta denoncojë.

Rasti i pallatit të tij në Vlorë, është i vetmi rast i veprimit të ligjshëm të qeverisë. Është rasti kur qeveria po i jep fund një pirgu paligjshmërie, dhe këtu ku Berisha e Basha duhet të ulin kokën e të heshtin, ngrenë zërin e u dhimbset prona e tyre.

Është kjo frymë e Lulzim Bashës, ky meskinitet dhe klientelizëm i tij, që rrënon çdo ditë besimin e shqiptarëve tek opozita dhe e katandis PD-në në Korçë në 25 përqind. Është ky lloj opozitarizmi familjar, ku në Tiranë sundon Kunati, në Vlorë pallati është në emër të Kunatit, ku çdo biznes e bën Kunati, ku flitet dhe protestohet vetëm po u prek Kunati, që shqiptarët t’i kthejnë të dëshpëruar krahët opozitës, dhe qeveria të ketë një mbështetje të pamerituar me shumicë absolute. Është kjo arsyeja që edhe pse qeveria e fitonte Korçën, çoi aty gjithë ministrat, bëri aleancë me FRD-në, dhe në fund ka bërë dhe pisllëqe lokale duke blerë vota studentësh, dhe Lulëzim Basha ka kyçur gojën e merret me pallatin e tij në Vlorë.

Ky njeri, duke privatizuar misionin e opozitës, dhe duke u shpallur pronar i saj me hipotekë në emër të Sali Berishës, mendon se mund ta përdorë opozitën për hallin e vet, për pallatin e vet, për Kunatin, vjehrrën, gruan, etj. Bile edhe për pallatin, foli pasi foli Berisha, se ka frikë të flasë pa leje para tij. Por kjo vetëm sa e zvogëlon përditë opozitën dhe siç ka nisur, do të ngelen aq pak sa mund t’i zërë të gjithë një pallat. Vetëm atëherë Edi Rama nuk ka për t’i prekur. Kjo është opozita që i duhet, kjo që e tkurr përditë popullin opozitar nga sheshet, tek pallati i Kunatit.

76 komente në “Pronari i opozitës dhe pronari i pallatit”

  1. ikandeja says:

    E ke thene bukur: “Thjesht duhet te SHEMBET dhe NUK duhet te paguhet!
    Nje pallat me “toke private” te krijuar me qindra ton inerte ne mes te detit, NUK mund t equhet dot Private! Stop masakrimit te bregdetit me inerte dhe mole abuzive!

    1. Ermir says:

      Shkrim i mire. Nervoz, por megjithate objektiv. Urime!

      1. Të shkarkohet Pederasti Tore-zani, se nuk është Avokat i Popullit! says:

        Tritol për të tërë!!!

    2. tiger says:

      Z.Baze kete punen e studentve te paguar nga PS+LSI e nxorri Fiksi sot…

      rilindje me vese te vjetra ?

      1. elio says:

        @tigrin malok, Rilindje per te zhdukur cibanet tuaj me qelb..

    3. liri a vdekje . bilisht says:

      ik andej ” ke harur te theksosh dicka… qe eshte me thelbesoria

      ” Edi Rama nuk ka për t’i prekur. Kjo është opozita që i
      duhet, kjo që e tkurr përditë popullin
      opozitar nga sheshet, tek pallati i
      Kunatit.

      sali berisha &co nuk ka per tu denuar kure

      do te per doret si dordolec per te trembur sorat

      nese keto veprime te policise se shtetit te nuk kane baze ligjore atehere rezikojme qe krimi ekonomik thjesht ndron padron ose favorizohen disa

      blerja e votes ne korçe tregon se jane te gatshem te bejne gjithçka

      ne jemi rilindja perpara. ed

    4. coli says:

      ai nuk eshte nje ndertim dosido une e kam pare nga afer dhe perpara ka nje pishine shume fantastike eshte nje kryeveper per nje vend qe do turizem ne shqiperi e sidomas ne bregdetin e jonit vlore nje ndertim i till ne det kushton miliarda leke plazhi godina e re sa u inagurua pishina s kane te paguar ne ate vend aty je si ne enderr prandaj se kutpj pse duhen prishur leket e shqiptarve te shkojne dem kot mos te lejohen te tjera jam dakort por nje nuk prish pune po ahtu dhe KOMPLESI KRISTAL krenaria e vlores me dy pishina afer detit dhe moli fantastik dhe nuk prishte asnje pune fare pse po e prishin po e kthejne hi te gjithen kur nje komplek keshtu kushton miliarda dhe aty per vit te gjith qe kane shkuar qe nga italia gjermania kosova shqiperia kane pershtypjet me te mira dhe jane habitur me kete investim tamam si ne vendet me te shtrenja te botes atehere pse u prish ky kopleksi kristal pse nuk flet fare njeri per kete kompleks qe si prishte pune asnjenjeriu por te gjithe flasim vetme per pallatin
      urabanistiken e duam te gjithe dhe detin te paster e duam te gjithe por disa qe jane ndertuar nuk duhet te prishen aq me shuem qe shteti keto 23 vjet ska ber qofte dhe nje hotel apo shetitore ne bregdetin shqipetar investime zero RROFTE PRIVATI kam respekt te vecant per vloren dhe per njerez e saj por investimeve te privatit dhe qe sjellin turista veres duhet qe ato qe tani kane perfunduar plotesisht te mos prishen pse su prishen me perpara? apo tani qe jane gati do i prishim dhe do lejme nje shkretetire pas mos lejoni tani e prapa pa rregulla te forta meqe keni qejf jam dakort tek tuk ndonje le te jet jo ti prishim te gjitha si po bejne keta te cmenduar keta prishin dhe ikin te len dopio gjashten ne dore
      do behet shetitorja e vlores nga me te bukurat e europes te shohim kur od filloj se me llafe te kenaqin keta.

      1. aaa says:

        Coli – nga vjen ti! Mire qe di te shkruash, po pika e presje nuk ekzistoka per ty.

    5. ferdinant says:

      jo vetem komenti juaj por te gjithe keto komente me kujtojne nje ngjarje te ndodhur vite me pare kur krijoheshin koperativat. ne nje fshat kishte vajtur nje antar i byrose politike per te pare se si fshataret do te hynin VULLNETARISHT ne koprative .pasi foli ideleguari filluan diskutimet. nje qe theriste me shume e entusiazmoi te deleguarin dhe i thote sekretarit te partise ne rreth. jepjani fjalen ketij shokut qe edhe te tjeret te ndjekin shembullin e tij. dakort tha sekretari i partise dhe ja dha fjalen atij fshatarit .i flet i derguari i partise JU LUMTE POR A SME THONI SA TOKE DHE BAGETI KENI….dhe i pergjigjet UNE PER VETE NUK KAM POOOOORRRRR,,,,,…

  2. m m says:

    druaj se ky pallat mund te jete 50 50,me vjehrin e tij te vertete….Salen

    1. Gita - Luli - Xeni says:

      Pse, ka bythe Luli me tund Giten? Apo osht martu (pa letra) me Xenin?

  3. Azem Hajdari says:

    Ku jemi katandisur keshtu ne demokratet valle?
    Pse mor Lul nuk hap kraharorin tend pa qime dhe dili topit perpara?
    Bëje si Vojo Kushi dhe pagezo shpirtin tend Serb ne shpirt Shqiptar.
    Ëëë thuaj!

    Te ka Luli shpirt te ka Luli xhan, te ka Luli zemër,
    Ehhhhh sa fort te shemb
    Aman mor aman keni shpirt apo jo.
    Do me rrahe gruaja po e prishet, a e kuptoni

    1. ZQK says:

      Azemo, Vojo Kushi nuk i vuri gjoksin topit. E ngaterron me Selam Musain me duket. Nejse, kjo ishte sa per saktesim historik, se te tjerat i ke thene mire.

  4. ortes says:

    I madh je Mero Baze!!
    Askush nuk matet me LLOGJIKEN TENDE KOMPJUTERIKE!!!
    Le Sali Berishen e GROPOSE NE HALE bashke me LULKEN E DOMATEVE,por po tallesh me ata,qe jane bere si DORDOLECET,QE VENE FSHATARET PER TE TREMBUR LARASKAT!!!
    Nuk u bes pas 23 qershoritPD-ja keshtu!!
    Ajo ka qene me kohe,qe ne 92-shin!!!
    PD-ja e vertete ishin BATALIONET ME SHPELLARE,KAPTERRA E GJENERALE TE TIPIT OSMAN GAZEPI,qe perdoreshin nga Berisha per te SUNDUAR e jo qeverisur!!!
    Dy here e kane patur ne dore Shqiperine MALOKERIA:ME ZOGOLLIN E MATIT DHE BERISHEN E VICIDOLIT dhe te dy heret ka shkuar ne HUMNERE!!!
    Shikoni se cfare do beje Edi Rama,qe do mbahet mend ne HISTORI GJATE!!!

  5. 1 000 000 shqiptare. says:

    ai pallat duhet te prishet me patjeter.

    nuk ka vlonjat qe nuk e deshiron hedhjen ne toke te kesaj germadhe.

    eshte shemtia me e madhe qe i ka mbetur vlores pas 7 katshit te aulones qe tashme ka mbetur vetem ne foto dhe vidio.

  6. arti says:

    I dashur Mero
    Shume sakte i evidenton problemet e Lulit dhe opozites. keshume te drejte. eshte katandisur vertet keq PD dhe opozita ne pergjithesi.
    Por, besoj se dhe ti e kupton, qe pd ka mare tatepjeten dhe ne Shqiperi nuk ka me nje opozite reale.
    ne keto kushte, me nje numer te madh deputetesh dhe potencial per me teper, qeveria po shkel ligjin me te katermbedhjete jo kater kembet. kjo jo vetem per ndertimet e kazinote, por dhe ne administrate, polici, etj.
    keni shumete drejte qe opozita s’ka reaguar per asgje, ose ka reaguar formalisht ose per disa emra te pervecem qe s’kane ndonje vlere te thelbi.
    atehere, a nuk te takon ty, si opozitar i forte mediatik ta kitikosh qeverine dhe jo ta perkedhelesh me fjale si ”nuk ka shume mbeshtetje ligjore” etj.
    ne keminevoje per opozite dhe ajo qe quhet e tille as per 4 e as per 14 vjet s’do behet dot e tille me sa duket.

    1. No Partiak - No Party. says:

      Une te jap te drejte. Shembja e opozites se sotme do te dobesonte ne menyre te pashmangshme shtetin. Rama mund te veproje “drejte” nga pikepamja e “shumices” se sotme por veprimet rrezikojne te mos jene demokratike. Ka me shume rendesi se si merret nje vendim se sa fakti qe eshte apo jo i drejte vendimi.

  7. GAVROSH LEVONJA says:

    RROFSH O MERO!
    ME NE FUND PO SHOHIM PAK DRITE NE FUND TE TUNELIT:
    http://goo.gl/ehdlbV

  8. pirdh te shfryhesh says:

    Bravo Mero! Prokuroria dhe INUK-u nuk kane nevoje per me teper argumenta, e para per pretencen dhe e dyta per prishjen e menjehershme. N.q.s. ka leje dhe hipoteke, edhe nje akuze me teper per mafiozin Shpetim Gjika…

  9. Albert says:

    I dashur z. Baze!
    Si gjithmonë, shumë i saktë.
    Opozita e përfaqësuar nga PD do të shkoj drejt shuarjes. Unë uroj që të bëhet FRD opozita e vërtetë pasi, nëse z. Basha vijon të ndjek këtë linjë, ka mundësi që PS dhe LSI të shndërrohen në pozitë dhe opozitë më 2017.
    Ky është fati i një partie e cila krijohet për të pasuruar një klikë të caktuar familjare. Z. Rama e kishte seriozisht kur u tha “s’keni parë asgjë akoma”, nuk kishta parasysh dhunën fizike, por tkurrjen e tyre të ngadaltë, derisa ata ta shohin se kanë kaluar ne 6.1%… Unë e kam të vështirë ta kuptoj pse nuk i sulet PD-ja z. Berisha dhe ta detyrojë të shkojë në shtëpi. Përgjigja është ose nuk “ua mban” ose nuk “ua ndien.”
    Sa keq, sepse demokraci quhet vetëm opozita, jo pushteti.

  10. arur says:

    o more mero po pse keshtu do ta bejme shqiperin .prish shepi dhe bej kasole te filojme me ndertim ,te denohen personat qe kane bere keto maskaralleqe dhe ti sekuestrohe cdo gje qe kan e te vihen ne sherbim te te gjithe .po neser nese vin ne pushet sala ca do bej do prishe ate qe do bej rama

  11. Shkurt mero…….je i jashtezakonshem….mire qe te kemi ty qe po ben opozite te vertete

  12. david says:

    Po mire qe na qartesove Mero, se kishim 2 dite qe po na brente ndergjegja me kete pune,se keto mediat e Salit ja kishin dhene lejen.

    Po kure do ndryshoje ky mentalitet,se na e hoqen trurin me kete politike.

  13. leo england says:

    Artikull Fantastik. Beni gati ndryshimet ne ligj, kopsitni gjerat dhe fshini ngadale faqja cdo ndertim pa rregulla I kujtdo qofte.

  14. Agim Kodra says:

    Opozita nuk vdes kurre ,ne kete rast ato qe e denigruan opoziten do perfundojne duke bere kerkese tek LSI per tu anetaresuar me qellim per te mbrojtur pronat dhe hajnite e tyre.
    Kjo qe po ndodh do i sherbej opozites per ti shporrur njehere e pergjithmone.

  15. futja kot says:

    ndertimi i ketij pallati i hapi ruge ndertimeve te pallateve ne reren e plazhit te vjeter dhe ndertimin e shum moleve te jashte ligjshem.

  16. Kendveshtrim tjeter says:

    Tentativa per te mbrojtur nje afere abuzive eshte e trishtushme !
    Eshte abuzive sepse ndertesa i kalon kufijte e lejes,duke e kthyer ate ne nje leter higjenike.
    Eshte per te erdhur keq,sepse opozita po mbron nje veprim te shemtuar,anti ligjor !
    Kush opozitar do mbeshtet kete veprim koruptiv,tersisht per interesat e nje klani,per xhepat e Berishes dhe Bashes.
    Kane marre leje per “kioske” dhe ju kane “tepruar lek” kane bere nje pallat 10 katsh(pa leje).
    Per te “qare” eshte, e kane me “kredi”,kane blere disa persona me fatura fiktive,kryesisht argatet e tyre,do behen kurban poshte ndertese.
    Sa per opozite,nuk mund ta presesh nga njerez te koruptuar,force tjeter politike duhet te mbeshtetet.
    Na ishte nje here PD-ja !

  17. robert says:

    Per sa shkruan me lart ke shume te drejte z Baze, me fund marrezise u goditen vetem ata qe ishin pa licenca dhe funksiononin vetem per te mbushur xhepat e politikaneve qe i kishin, pyetja eshte kush u arrestua?kush do paguaj leket e paligjshme qe u vidheshin shqiptareve diten me diell? deri me sot askush biles te gjitha kazinote funksionojne , nje pjese e zoteruesve te tyre ishin edhe ata qe kishin pa leje, tani me antiligj thua qe po vepron Rama , mund te duket i tille, por kur sheh qe ato qe prishen jane antiligj se kuptoj pse duhet ligj, ndersa per keta me leje duhet pare kush ka dhene leje , se ne fund ndertusi ska ndonje faj, ketu ben perjashtim pallati ne fjale , per kete pallat duhen futur pas hekurave nje mal me njerez sikurse e permendni, ky eshte rast spektakolar i abuzimit , cna qenka ky pronar qe na paska prone edhe detin , kush na qenka ky kryetar qe njikerka si prone private detin, ceshte ky kryetar opozite qe na mbroka vjedhjen e detit, ketu eshte bere mu…i kala e ketu behet show, Rama duhet te kuptoj qe seshte koha per show por per drejtesi, njerezit duhet te mesohen me ligjmeri e me shtet , po me show fatkeqesisht nuk behet, ketu eshte vjedhur e grabitur gjithcka nga disa , duhet tu merren leket e fituara padrejtesisht , po raskapitemi gjithe diten me pune te ndershme e spo hame dot buke se na e marrin nga goja, ketu duhet revolucion total , te vihet drejtesi , qe nga ministra e deputet te te gjitha llojeve , qe nga gjykates e prokurore , duhet te kthehen parate e vjedhura buxhetit te shtetit e ky me menyrat e tij tja shperndaj popullit , me shendetesi, arsim, ulje cmimesh , Cez, nafte , sic ka premtuar, ndersa per Bashen dhe Kunatin mos u shqeteso shume se nuk i ze pallati se me aq sa kane , mund te ushqejne 100 pallate per 100 vjet, merak eshte opozita , jo kjo me kta qe jane , duhet te shqetesohemi se ska me opozite edhe mos pasja e saj eshte rrezik per demokracine, kjo duhet te na shqetesoje , se me keta qe gjoja quhen opozite Rama -Meta mund te mbijetojne me shume se Enveri

  18. Bruxelles Brussel says:

    … nuk prishet ….paligjshmeria eshte kthyer ne ligjore,shto ketu dhe zhurmen dhe pallati do rri aty ku eshte…keshtu qe ne do kemi me cfare te meremi

  19. Albi says:

    Opozite opozites do i besh mo Mero?

  20. NjeQytetarOptimist says:

    Ja tha bukur Rame qerratai: “Vetmia e dimrit te ftohte”..

    Ai pallat duhet shembur..Isha aty ne vere dhe e pash..Ka hyre komplet ne breg qe eshte zone e qytetareve dhe e plazhisteve..Kishte dhe ndertesa nga Onufri, por vija bregdetare nuk cenohej..Duhet te vish prapa pallatit te vazhdosh te ecesh ne vijen bregdetare..E patolerueshme..

  21. Skeptiku says:

    Shkrim brilant,me beri pershtypje fjala e kryetarit te opozites,nder te tjera permendi “vetegjyqesine”,kush do beje vetegjyqesi?Kane kellqe e kercenojne?

  22. gjitoni says:

    prisni akoma keto jane peshqit e vegjel akoma skane ngacmuar peshkaqenn SALA kemi per te pare spektakel…
    zoti Mero respekt por jam dakort me nje shkrus me larte mos e lere ta zere gjumi dhe nusen e re duhet te nuseroje mire dhe zakon edhe me ligj ndryshe burri te ndan shpejte me kete kohe qe ka ardhe…..

  23. zhironi says:

    Me behet qejfi qe Pd eshte katandisur force e trete ,megjithese do ishte me mire te zhdukej fare .Zhdukuni rrace e ndyre e UDB-se

  24. Gjiri i Vlorës says:

    Gjirit të Vlores do t’i kthehet bukuria, kur të shëmbet kjo kështjellë e paligjshme dhe e turpëshme e Vjerrit të Lulit.
    Rroftë Policia e shtetit. Rroftë Ligji.
    Edhe Luli edhe Vjerri i tij janë njëlloj para Ligjit.
    Të mbështesim të gjithë Edin për mbarësine e Shqiperisë

  25. Admir says:

    Z. Mero Baze
    Dikur ishe legeni i S.Berishes nje dit tu prishen interresat dhe ti na merresh me dokrra e shpifje te pavlera … Zoti mero eshte e rehateshme te shpis nga nje kompjuter edhe nga nje gazet !

  26. tersi i pojanit says:

    Po zoti Baze.Dhe keshtu eshte jo vetem Vlora por edhe Saranda C’i kane punuar Sarandes e Ksamilit.Keshtu eshte edhe Pogradeci,per te mos thene se si eshte katandisur Durresi e Golemi dhe sapo ka filluar baterdia edhe ne vende me pak te ekspozuara.Le te shpresojme se kete here gjerat jane marre seriozisht.

  27. shtetari says:

    pallati eshte i vjeherr mavrise o Mero, kunati vepron ne Tirane – por sic pritet ne fund te vitit, PD do te shnderrohet ne partine e mbrojtes se pronave private dhe je ne mbrojtje te interesave te qytetareve nga veprimet arbirare te qeverise.

    Kjo parti e ka marre rrugen e ujrave te zeza te cilat shkarkojne vicidolas dhe shpellare ngado qe jane drejt impianteve te filtirmit dhe pastrimit – ne burgje dhe ne shpella.

  28. Partia e Pirateve Shqipetar says:

    Cynicism-i eshte perhapur si kolere, njerez! Kete semundje vdekje prurese e sheron vetem koha, vetem koha mund ti beje derman kesaj semundje qe eshte po aq e demeshme sa nje lufte civile ( Ne siri, koha eshte duke u pritur, nuk ka perendi ta ndale. )

    Dy gishtrinjte ne form V-je te ngritur lart, nga Winston Churchill ndryshuan boten njerez. Ndersa ne vendin me te bukur ne bote, mr Berisha ka 23 vjet qe ngre dy gishtrinje lart ne forme V-je ku mbrapa tij gjithmone jane vervitur plehra dhe beton!!!

    Nuk prodhohen radio ne Durres apo ne Vlore, cuditrisht prodhohet vetem beton! erdhi koha te veprojme politikisht njerez. Tu themi fort njerezve qe kane shkelur ligjin; – pallati do te prishet. Do te ndertojme nje port te bukur per anije peshkimi. ( pune )

    Ndersa business-i ne television te sherbeje per edukim, njerez…
    Haiti dhe Angola mburren qe ulen ne tavoline me nje vend Europian, Jemi ne zemer te Europes njerez, act now…

  29. bum says:

    Z. Baze, ju e sqaroni mirë se ku po e katandis PD-në Luli me Salën, por këmbanat bien për ata që kanë veshë. Për momentin PD-ja duket e shurdhër dhe ka marrë për poshtë.

    Opozita nuk mund të jetë vetëm PD dhe veprimet e qeverisë vetvetiu do të krijojnë një opozitë.
    Por, PD-ja ka marrë fund sepse as Berisha e as Basha nuk munden ta lëshojnë, dhe do ta kthejnë gjithmonë e më tepër në parti familjare ku do të ngelen vetëm rrethi i ngushtë i familjes dhe kunetërit, sepse askush nuk është i marrë të digjet thjesht për Salën dhe Lulin.

    Nga ana tjetër, ngjarjet në Korçë treguan se çfarë mund të bëjnë një tufë militantësh tuhafë të cilët nuk marrin vesh as nga politika dhe as nga demokracia. Po u ndjenë të paprekshëm, çdo grup militant i papjekur do të përfundojë duke bërë veprime të tilla si ata të Korçës, prandaj duhet një opozitë, por opozitë me Kunatin nuk bëhet edhe sikur militantët ti mbushin vetë kutitë e votimit.

  30. elvin sulo says:

    zt.Baze si bashkefolesit me siper gezoj respekt per punen tuaj gjate gjithe ketyre viteve, qe kur ishit gazetar i zerit te amerikes. me vjen mire qe qendroni perseri besnik i disa parimeve njerezore. persa i perket veprimeve te rames me paligjshmeri mendoj se ne si shqiptare nuk e kemi problem se jemi lodh me veprime arbitrare te °ligjshme° e nuk na ngel hatri se beri disa veprime te sakta por te °paligjshme° kryeministri. deshiroj qe me vone me me teper konsesus ne parlament te rregulloje akoma me teper veprimet arbitrare te kryera nga parardhesit. respekte

  31. Ilir Arberi says:

    O Mero se dhe ti je me fiksime.Ligjet jane mor daje ,populli mbeshtet te drejten dhe e drejte do te thote ligj.Te shembet edhe pallati I Lulit dhe te shohesh se do rritet perkrahja e popullit.populli shkon me ligjin o Mero dhe populli eshte ligji me I madh> po qe per populist o ishte Berisha o s’ka, por e la poplli ne hale se ishte antiligjor.

  32. fatmiri says:

    Paska qene e drejte ajo histori qe ka shkruajtur Enver Hoxha qe ballistat ishin ata qe vidhnin grabisnin mashtronin , te shembet me gjithe ballista Brenda.

  33. henri says:

    Une jam i majte dhe mendoj se Edi eshte fat per Shqiperine. Nga ana tjeter mendoj ,se Mero Baze ka shume te drejte, qe Edi duhet pa tjeter te beje sa me pare ne parlament ligje te reja te cilat te mbeshtesin nga ana ligjore gjerat e mira qe po ben. Edi nuk mund te shkoje shume larg keshtu dhe te justifikoje veprimet e bera ne kuadrin e EMERTGJENCES KOMBETARE. Emergjenca nuk ka te ardhme dhe nuk mund te zgjasi shume, sepse me kalimin e kohes qeveria do shifet me nje sy tjeter. Pra, Edi duhet te kete shume kujdes dhe te beje ate, qe thote me te drejte Mero Baze dhe cdo gje, qe do beje ne te ardhmen ta beje mbeshtetjen e saja ne ligj. Populli ja dha voten peblicitare. Populli do me ne fund nje shtet ligjor dhe e koalicjoni aktual i majte i ka numurat ne Parlament.

    Kam mendimin, se Edi duhet te filloje te punoje per te krijuar vende pune, se kjo eshte edhe thembra e Akilit te Shqiperise. Ne se krijohen vende pune njerezit kane me shume lekene xhep, rritet konsumi, tregu do reagoje duke rritur oferten, pra vende te tjera te reja pune dhe ekonomia merr vehten, lahen borxhet, investohet me shume ne shendetesi, bujqesi, shkolla etj. Pra primati i qeverise duhet te jete krijimi i vendeve te punes. Vendet e reja te punes krijohen ne se Shqiperia behet terheqese per kapitalin e huaj. Kapitali i huaj nuk ka atdhe dhe ai shkon atje ku ka fitimin me te madh dhe kushtet me te mira per pune. Kapitali i huaj do energji, uje, drejtesi, taksa sa me te ulta, punonjes te kualifikuar. Komshinjte tane jane ne kushtet tona. Ata kerkojne te marrin sa me shume investime te huaja dhe jane shume fleksibel. Per shembull, shefi i FIATIT Marchione ka bere nje fabrike ku prodhohen vetura FIAT ne Serbi dhe ka bere nje kontrate me qeverine serbe, qe nuk do paguaje taksa per dhjete vjet. Qeveria serbe nuk eshte budallaqe, ajo fut njerezit ne pune dhe nuk paguan me asistence socjale per keta njerez. Keta njerez do kene leke ne xhep dhe do rrisin konsumin e keshtu me radhe.Tregu dhe Dora e tij e fshehte nuk jane Jesus Krishti, ai favorizon me te shkathtin sic thote socjaldarvinizmi.

    Une kam frike te tmereshme nga shteti. Edi duhet te kete shume kujdes, qe te ruaje ekujlibrin midis shtetit dhe tregut. SOCJALIZMI REAL vdiq, sepse shteti ishte shume i forte. Edi duhet te uli sa me shume shpenzimet publike ne perqindje te PBB te Shqiperise, sepse keshtu do kete mundesi te investoje ne shkolla, spitale etj.

    Une mendoj, se Edi e ka filluar punen shume mire dhe duhet te kete kujdes, qe sic thote Mero te mbeshtese me ligje te reja ne parlament veprimet e drejta qe po ben. Ai duhet te mos harroje, se ne duam te shkojme ne BE dhe ambasadat e shteteve te BE ne Tirane e shofin dhe kontrollojne qeverine per gjithshka qe ajo ben. Ne jemi nje vend i vogel dhe faktori i jashtem nderkombetar ka rendesi jetike per vendin tone dhe ky eshte nje realitet dhe ne nuk e kemi luksin ta injorojme.

  34. shqipetari2013 says:

    Me sa po shoh po ndodh si gjithmon me shqipetaret kush fiton pushtetin sillet si bajraktar,n.q.s pretendon PS te sjelle zhvillim ne demokracine duhet ta mbeshtese cdo gje ne ligj dhe jo te shkoje me populizma a tifozllik duke aplikuar revanshe politike,prandaj media duhet te jete e kujdeseshme dhe kritike per cdo veprim te cdo krahu qofte ne se shkelet ligji, ne rast te kundert kur mbeshteten partite politike me tifozllik ne Shiperi nuk do te kete kurre demokraci ne zhvillim me drejtim evropian por nje vazhdim alla shqipetarce te administrimit te pushtetit.

  35. Zef Kallami says:

    Asgje nuk perputhet.E vetmja perputhje asht shembja.Ka mjaft argumente qe Basha nuk flet pa i marr leje Berishes ku me kete rast e ke percaktue mjaft bukur.Basha e mori fjalen mbas vizionarit largpames ne mbrojtje te pislleqeve korruptive ne zemer te ngrehines pallat.Si vizionari dhe simpatizuesi i tije trashigimtar ne krye te PD-ke.I rren mendja per te ngritur popullin ne mbrojtje te pronave te tyre kunder Rilindjes.E nuk kuptojne qe dolen shpuar ne Korçe.25% votuane konkurrentin e PD-ke.

  36. Braushi says:

    Kush nga Taqkat ishte i njome a i thate ne Korce bre Mero
    Na surprizo ku do e futesh lugen!

  37. TOTILA NUMERO UNO,,NUMBER ONE !! - i vertete . DIREKT PRENOST. says:

    Do prishet edhe …..shume shpejt qe tua futim thiken thelle ….thelle deri ne zemren e MARASTAZAVE QE U KA DROBITUR TRUPIN edhe ju PEDERASTAVE qe jetoni neper kryeqytetet e EUROPES ku BYTH-QIRJA eshte ne mode midis PEDERASTAESH te tredhur qe ne barkun e nenes POR qe i perjetojne ORGAZMAT si ne ENDERR kur shohin ate te “GJATIN ” qe po u del ne enderr diren me diell .
    EDI RAMA ka ardhur n ekrye si shpetim per popullin dhe se vetem ai DI SI TU HYJE NE ZEMER .
    EDI RAMA e ka treguar vehten me se nje here ne BASHKINE e TIRANES .
    Ai do hyje ne histori .

  38. sherifi says:

    Te gjitha i ke mire z.Baze,vetem nje gje nuk e ke te sakte, ate te 25% te zgjedhjeve ne korce. Ne fakte ky eshte realiteti i elektoratit shqiptare, partia demokratike nuk e kalon 25%,ato rezultate qe kane dale ne zgjedhjet e shkuara , kane dale se ka qene saliu ne pushtet si njeri specialist i manipulimit dhe vjedhjes se votave.
    ndersa per godinen edhe une u bashkohem komentuseve te tjere qe jo vetem te prishet,por te pergjigjen te gjith ata qe kane dhene leje ne ate vend kushdo dhe sado qofshin.

  39. XHEMIL says:

    Ky palla t duhet priushur.Jo se eshte i lidhur Lul Basha por se eshte ndertuar ne vendin jo te duhiur.Ky pallat i ka zene frymen detit te Vlores.
    Ky pallat duhet prishur sepse nuk eshte per banum sic dalin ato gjoja familjare qe i kane blere para 5-6 muajsh.Jo kore po te kishte fituar PD zgjedhjetjan i sigurt se nuk do te kishte asnje banor ne ate pallat.Keto lojra jane te flliqura prandaj eshte nje assye me teper per tu shkaterruar.
    Ne raast se ky pallat nuk prishet te jeni te sigurt se ky aksion perfundon ketu dhe, do te ishte nje flluks sapuni per cfare eshte thene dhe eshte bere deri tani.
    Ne vendin tone duhet te marre fund njehere e pergjithmone ndertimet pa leje dhe ne vendet publike.Askush sduhet te dale mbi ligjin kushdpo qofte.
    Bregdeti eshte i shqiptareve dhe jo i hajduteve dhe matrapazeve.Te gjithe kemi te drejte te shfrytezojme kete mrekulli te natyres dhe, jo te paguajme reren dhe ujin e detit ketyre personave qe e kane uzurpuar me te padrejte.

  40. astrit jegeni says:

    Ah qw s’kam njw grush tw fuqishwm e malit qw zbza ta godas! Na mbytwn horat e shkwrdhatat hajnat e pisat kurvat e prostitutat. Kush do ti ndal? Kush do ti godasi? O Zot na jep durim e mundesi qw kwtw vwnd ta bwjmw mw nw fund njw vwnd normal. Amin

  41. shqiptari says:

    mero eshte shume i sakte po cti besh gjykatat nuk veprojne dhe sfunksionojne sepse biejet e serbis dhe greqis jane te paprekshem se po groposin shqiperin dhe shqiptaret keshtu qe kot jan keto te vertetat e tua i nderuar

  42. flori says:

    pershendetje

    Nese nuk prishet ky pallat qe te vetmen gje ligjore qe ka eshte hici atehere Edi Rama dhe partia Socialiste ti harrojne votat ne Vlore.
    Por qe te behet Kjo gje duhen futur ne burg kryetari i Bashkise se Vlores ,disa keshilltar te saj ,juristi dhe drejtori i hipotekes pasi kane dhene leje per tu ndertuar mbi det dhe ajo pjese toke qe pretendohet qe ka pronar ka qene nje lulishte te shetitorja e ujit te ftohte pasi nga shtepite ekzistuese aty prane nuk eshte shitur asgje pyesni pak TOTON.
    Dhe mbi te gjitha pyesni personat qe jane mbi 25 vjec se aty lahshin te gjithe pasi kishte shkembinj qe mund ti shrytezonin si trampolina.

  43. Tano says:

    Mero!
    Respekte per ty dhe Temen.

    Po pallatit perball shtepise se Beut, qe i ka mbire Vlores si Ciban,
    a di gje ti kur ja ka dhene lejen Shpetimi ?

    Mua me rezulton nga ato te shtuarat ca vite mbas KRT

    Hidhi nje si gazetar investigues dhe beji nje ze edhe prokuroris

  44. Mero lere pallatet por shiko me ze dhe me figure ate qe dje dha fiksi,blerjen e votes ne korce dhe si tha ai i stafit ps,ke qen ketu ne listat tona per te marre lek dhe ne qershor,kjo video eshte vula e gjithe asaj qe eshte thene pas zgjedhjeve te 23 qershorit,qe votat jane blere ne mase te madhe nga Lsi dhe Ps..

  45. barba says:

    Bravo Mero. Duhet te mesohen me ligje si zbatohen ata qe e shkeli

  46. robin says:

    O MERO KE TE DREJTE.PO DOJA TE DIJA PER PALLATIN E LINDA BASHES KUR DO FILLOI PRISHJA?.

  47. KADAFF says:

    Dogana e Kapshticës jo vetëm që ka ulur traun për kalimin e mallrave kontrabandë të deputetëve dhe funksionarëve të PS, por këta deputetë kanë dalë jashtë kontrollit duke sharë me fjalët më të rënda doganierët.
    Ngjarja ka ndodhur ditën e dielë në doganën e Kapshticës, ku deputeti i Ramës, Sadri Abazi është paraqitur me arrogancë sapo ka mbërritur në pikën kufitare. Ai ka qenë i shoqëruar nga vajza 31-vjeçare me emrin Adelina A. Në momentin e mbërritjes së Abazit kanë qenë vetëm dy makina që prisnin në sportelin e doganës. Makina e dytë ishte e Abazit. Ai nuk ka duruar që të presë të mbarojë punën makina paraardhëse, por ka nisur të bërtasë, duke i kërkuar llogari doganierëve se përse qëndrojnë tri veta në një kabinë. “Unë nuk dua të pres asnjë sekondë”, i është drejtuar Abazi doganierëve. Policët e doganës i janë përgjigjur se për shkak se nuk ka fluks automjetesh nuk është parë e arsyeshme që të hapen kabina të tjera. Në këto kushte doganieri, Klevis Milo i është drejtuar automjetit në të cilin udhëtonte Sadri Abazi duke e pyetur “nëse kishte mundësi që të shikonte bagazhin e automjetit?”. Kjo kërkesë e doganierit e ka tërbuar Abazin, i cili i është kundërpërgjigjur se nuk ka ndër mend që të hapte bagazhin pasi është deputet dhe e ka emrin Sadri Abazi. Atëherë doganieri sërish me mirësjellje i ka kërkuar Abazit që të mund t’i shikonte letërnjoftimin për ta identifikuar. Abazi është nervozuar nga korrektësia e doganerit dhe ka humbur toruan duke bërtitur nga automjeti se ai nuk donte që t’i tregonte as letërnjoftimin dhe më pas ka nisur të shara ndaj punonjësit në doganë. “Ti je qen, je këlysh i Saliut dhe nuk e meriton fare që të jesh këtu në këtë vend pune”.
    Doganieri i përgjigjet se ai është punonjës i shtetit dhe po kryen detyrën dhe se babai i tij ishte Ilia Milo. Por, Abazi vijon të hakërrehet si trim duke e ofenduar dhe duke e sharë doganierin në krye të detyrës. Në këto kushte, doganieri ka lajmëruar kryetarin e doganës së Kapshticës, përgjegjësin e turnit dhe kryekontrollorin e Policisë Kufitare që të shoqëronin për ofendim për shkak të detyrës deputetin e Ramës, gjë e cila nuk ka ndodhur.

    Rekordmeni ipaligjshmërisë

    Sadri Abazi është rekordmeni i ndërtimeve pa leje. Në zonën e Tiranës dhe Durrësit ai ka gjithsej 30 mijë metra katror ndërtime pa leje. Megjithatë këtij deputeti nuk i është prekur asnjë metër katror ndërtim i paligjshëm, shenjë e qartë kjo e dy standardeve të Ramës në zbatimin e ligjeve.
    Bëhet fjalë për një pallat, i cili tani është në katin e parë të punimeve të jashtëligjshme. Vendi i zgjedhur është ndër më të frekuentuarit nga pushuesit në sezonin e verës. Ai ndodhet pranë Shkëmbit të Kavajës dhe ngjitur me kompleksin turistik të njohur me emrin “Xixa”. Deputeti i PS, Sadri Abazi sipas dokumenteve të faktuara rezulton të ketë mbi 30 mijë m2 ndërtime pa leje, por ndëshkimi për masakruesin urban të kryeqytetit nuk po vjen. Ndërtimet pa leje të deputetit Abazi janë konstatuar në kryeqytet tek Stacioni i Trenit, prapa Gjykatës së Krimeve të Rënda, në total 6 ndërtesa. E ndërsa Rama në bashkëpunim me ministrin e tij Tahiri kanë nisur fushatën e prishjes së ndërtimeve pa leje duke bërë madje edhe arrestime, kryesisht për kioska apo shtesa ballkonesh, deputeti socialist tani i pushtetshëm, po vazhdon të ndërtojë pa leje edhe në plazhin e Durrësit në zonën e quajtur “Xixat”. Ky objekt është një pallat dhe për ndërtimin e tij, deputeti socialist nuk është pajisur me leje ndërtimi. Gjithashtu, po në kundërshtim me ligjin dhe pa u pajisur me leje ndërtimi në lidhje me deputetin socialist janë zbardhur 2 mijë m2 ndërtim në emër të vëllezërve tek “Zogu i Zi”, Sheshi “Rilindja”. Absurdi i kësaj ndërtese qëndron në faktin se, Edi Rama ka qenë në dijeni të ndërtimit pa leje, pasi në arkivat e Bashkisë rezulton që pallatit pesëkatësh t’i jetë vendosur një gjobë qesharake 50 mijë lekë për mospasjen e lejes së ndërtimit. Nga dokumentacionet, Rama, pasi ka lejuar ndërtimin pa leje ka gjobitur klientin e tij me një shumë qesharake prej 50 mijë lekësh.

    1. Kastriot says:

      Si socialist që jam, do të doja që TË GJITHA ndërtimet e këtij maskarait sadri abazi të shembeshin njëherazi me pallatin e Lulit të Vocërr+salehit

  48. Ah says:

    Nuk do ecim me shtet pupacesh a shpdllaresh zoti KM,
    1.asnji lek lulush- shpellarit po gjobe te mire (qe kane bere ndertim me shkelje, demtim prone publike, mjedisi …
    2. burg gjikes etj qe kane dhene lejet etj shkeljet.
    Rama boll me pordhe- show, presim pune serjoze, me show deri te dasma Sorosit vete, lali!!

    Ps
    Vetem romet mund te kenaqesh me daullet e tua te vyshkura!…
    Korca ta tregoi, lexoje mire, se ty s’te mban kurrizi, nigjo lalin!

  49. prenge sherri says:

    artikull i goditur pergezime z.mero uroj te shembet por mashtruesit duhet te paguajne te mashtruarit qe kane blere shtepi ma merr mendja se ne kete vorbull mund te jene rreth 20 ose 30 persona qe kan krijuar kete katrahure.

  50. arkitekt ny says:

    per kometuesin KADAFF

    Ne gjithe kete komentin tuaj nuk gjen asnje fjale per problemin qe flitet ne kete artikull.
    Eshte e cuditeshme qe keni shkruar sikur te jete jete raport shkruar nga zyrat e Shik-ut sepse dini hollesira ae vetem ata i “zbulojne”
    Kjo tregon qe Edi Rama perpara se te nise te shembe keto shemtira qe kane rrethuar Vloren,duhej te zevendsonte qente e saliut duke filluar me Visho Ajazin te parin.
    Jam dakort qe dhe keto Sadri Abaze apo Shpetim Gjika duhet te shkojne ne dyert e drejtesise per korrupsjon por me pare duhet te shkojne banda e 2B qe kane vrare ,tradhetuar,poshtruar dhe degraduar ate vend.
    Le te sherbeje shembja e pallatit te Lulzim Saliberishes ne Vlore si fillim i cmontimit te rrjetes se merimanges qe ka pushtuar ate vend.

    Bravo Edi Rama !

  51. -Une nuk e njoh Abazin,por them se analiza e tij si supermen-kriminel ne kete moment,eshte e ulet.

  52. Durresi says:

    Sipas Rames ,duhet te behet baterdia ne cdo qytet ,si ky
    Apartament ka me qindra pa leje . Rama e ka filluar shume
    me eufori shembjet te cilat duhet vetem tritol ,por jane nje mal
    me probleme te tjera qe e presin perpara .

  53. turi says:

    zoti rama. po nuk hodhe bashen 3 deputet do maresh ne vlore ne 2017,po e hodhe je direkt 10 me 2,se 9 e fitove qe kete radhe,po 1 ja dhe dules vet,mos te beje kryetarine ps deputet mire ja bere,se kulishi shpetimit eshte ai.tritole bashes ti veje kerma deri ne karabrune.

  54. turi says:

    sa e burur kjo e meros,do ngelen aq pak sa tju mare 1 pallat brenda.hahahaha.bravo mero.hallall ti e cmend saliun,vetem na ty do ta kape semundje e lige ate

  55. sqarim says:

    Mero me vjen keq qe do te deshtosh ti dhe Rama me kete pallat.
    Rama u terhoq dhe familjaret u futen brenda ne pallat sot pasdite ndersa ti duhet pelcasesh nga deshtimi.Eshte me leje Mero nuk rrezohet dot pa vendim gjykate e ke anapolla gabim.
    Nuk besoj se shembet me njerez brenda apo ata banore qe hyne jane pd ista e mund ti vrasim si Azem Hajdarin

  56. krenari (skele,vlore) says:

    Po ndodhin kohet e fundit gjera te tilla qe asnje lloj imagjinate njerzore nuk do ti krijonte ne vitet 90′ kur dolem nga sistemi i kaluar.
    Te mendoje atehere se nje kapterr nderlidhje do te behej miliardjer dheshume here me i pasur se krejt pasuria e bllokmeneve te KQPPSH na ngelet te themi ah i varferi Enver..
    Kur nje ish kapterr kurveleshas si Isufi eshte bere kaq i pasur po ato bossat e tij qe do kene kaluar dhe pasurite e sheikeve.
    Per kenaqsi te lexuesve kisha arshivuar nje artikull te atdhetarit Mero Baze te para pak viteve qe do ta quaja :

    KUR HIDHESHIN THEMELET E SHTETIT MAFJOZ

    Me mijëra shqiptarë e kanë të lehtë të verifikojnë këtë që po them. Nëse u bie rruga për në Vlorë, duke shkuar drejt Tunelit të Ujit të Ftohtë, në krahun tuaj të djathtë përmbi ujë do të shikoni një kantier ndërtimi rrethuar me llamarinë, në të cilën po ndërtohet një qytet i tërë në det. Vlora, qyteti thuajse më i shpëtuar nga ndërtimet e paligjshme dhe nga skandalet urbane, falë korrektësisë së autoriteteve lokale, ka lejuar nën presionin e hapur politik një ndërtim mbi ujë, që i hap rrugën shkatërrimit të bregdetit të vetëm që ka ngelur pa u shkatërruar në Shqipëri. Leja e ndërtimit është e vjehrrit të Lulëzim Bashës, ndërsa njeriu që është marrë direkt me përfitimin e paligjshëm të tokës mbi det dhe lejes së ndërtimit është Lulëzim Basha. I vjehrri i tij me origjinë nga një fshat i thellë i Kurveleshit, dhe me lidhje familjare me ish- bosin e firmës piramidale Vefa, është shfaqur pronar i detit, thuajse ka lindur dhe rritur disa breza si peshkatarë në Ujë të Ftohtë.

    Autoritetet lokale të Vlorës, konkretisht kryetari i Bashkisë apo urbanistika duhet të kenë së pari kurajo publike të shpjegohen në rrethanat në të cilat kanë firmosur këtë leje. Firmosja e lejes koinçidon me bllokimin e buxhetit të Bashkisë së Vlorës. Pas firmosjes së lejes, buxheti është zhbllokuar. Nëse Lulëzim Basha ka përdorur dhe votat e këshilltarëve të djathtë për të bllokuar investimet në qytetin bregdetar vetëm që t’i lejohej investimi i tij kriminal mbi det, atëherë jemi në një situatë edhe më të rëndë se ndërtimi kriminal, pasi jemi para skemës së ndërtimit të një pushteti tërësisht personal dhe antiligjor.

    Sidoqoftë, për arsyet që kanë detyruar Bashkinë të japë këtë leje mund të flasë vetë Bashkia. Ata që duhet të flasin tani për shqiptarët janë Sali Berisha, Lulëzim Basha dhe Sokol Olldashi. I pari, i cili ka mbushur gjirin e Dhërmiut me gurë vetëm që t’i prekin këmbët në tokë ngaqë s’di not për të thyer rekordet qesharake që vendos vetë, duhet të sqarojë publikisht si kryetar i KRRTRSH së Republikës se në çfarë dispozita ligjore lejohet ndërtimi mbi det në bregdetin e Vlorës për familjen e Lulëzim Bashës. Ai që ka shkuar t’u prishë shtëpitë fshatarëve të Hamallajt për të ndërtuar vajza e vet apo shtëpitë e banorëve të Ksamilit për t’i hapur perspektivë bizneseve të Familjes së tij atje, duhet të shpjegojë se në ç’rrethana lejon një skandal të tillë urbanistik për një ministër të tij, tani kryetar të Bashkisë së Kryeqytetit. Kryeministri duhet jo vetëm të shprehet, por dhe të veprojë për këtë rast qoftë dhe duke ndëshkuar autoritetet që kanë dhënë lejen. Por duhet të reagojë për të treguar se ky nuk është një nga dhjetëra biznese të Familjes së tij, ku Luli me sa duket nuk ka asgjë për të ndarë me fëmijët e vet.

    Për fat ai është në Dhërmi dhe kur të kthehet me helikopter për të ngrënë Iftarin që shtron me hipokrizi djali apo vajza, mund ta shikojë dhe ndërtimin që bën një pjesëtar i bandës së tyre në rrugën më turistike të Shqipërisë.

    I dyti që duhet të shpjegohet, por dhe të veprojë është Lulëzim Basha. Ai jo vetëm që duhet të kërkojë ndjesë për presionin politik që ka ushtruar për të ndërtuar kompleksin e tij turistik në det, por duhet të veprojë si një kryetar bashkie në detyrë, duke i kërkuar kolegut të tij Gjika anulimin e lejes dhe nënshkrimin e një moratoriumi siç ka premtuar për mosdhënie lejesh ndërtimi pa plan urbanistik, dhe sidomos 100 metra afër bregut siç e ka legjislacioni shqiptar.

    E di që po kërkoj shumë nga një kryebashkiak i pafytyrë që ndërroi premtimin e tij kryesor të fushatës qysh ditën e parë si pushtues i zyrës së kryetarit të Bashkisë, por jam i detyruar t’ia kujtoj detyrën që ka ndaj shoqërisë.

    Është dhe një person i tretë që nuk duhet të flasë, nuk duhet të shpjegohet, por duhet të veprojë. Ministri i Transportit dhe Rregullimit të Territorit, Sokol Olldashi, ka kompetencë ekskluzive si Ministër për vijën bregdetare dhe ndërtimet e kundërligjshme atje. Ai thjesht duhet të marrë fadromat dhe të shkojë vetë t’i prijë skuadrës që duhet të pastrojë urgjent atë çiban që po mbin buzë rrugës së Ujit të Ftohtë në Vlorë. Me këtë rast ka dhe shans të përgënjeshtrojë se nuk ka bërë ndonjë pakt me Lulëzim Bashën për ta mbajtur si çirak pas tij në parti. Por mbi të gjitha ka rast të tregojë se ky shtet nuk është privatizuar përfundimisht nga Gita, Zeni, Kunati dhe vjehrri i Lulit.

    Ndërtimi i nisur në rrugën para Tunelit të Ujit të Ftohtë në Vlorë është tronditës, pasi ai po vret frikën për ta kthyer bregdetin e Vlorës në një Golem të dytë dhe për të shkatërruar çdo shpresë për të ardhmen turistike të Shqipërisë, e cila nuk ka arsye të përkojë me moshën e pushtetit të Sali Berishës. Nëse këta tre njerëz nuk veprojnë, atëherë qytetarët e Vlorës duhet ta zgjidhin vetë këtë problem. Ata që kanë protestuar ndaj Petroliferës dhe planit shkatërrues të Berishës për qytetin kanë rastin të ndalin me duart e tyre këtë masakër që mund të jetë fillimi i fundit të bregdetit të tyre, pas së cilës vështirë që dikush të mund të shikojë detin ndërsa ecën në buzë të tij. Dhe e gjitha kjo bëhet që Lulëzim Basha të pasurohet në emër të vjehrrit të tij, dhe atij tjetrit, Sali Berishës, që po i bën pajë bregdetin shqiptar të Vlorës.

    A NUK DUHEN ARRESTUAR BERISHA,BASHA, OLLDASHI SE BASHKU ME SHPETIM QIKEN VETEM NE BAZE TE KETIJ ARTIKULLI TE MEROS ?

  57. Kerpaci says:

    Ne se ligji nuk mbeshtetka deshiren e shqiptareve, c’mut parlament paskemi qe nuk i ben ligjet pikerisht ashtu sic duhen. Rama duhet mbeshtetur ne perpjekjen per te gremisur shtetin feudal qe i la paraardhesi, edhe pse kjo gje do kete kosto shume te larte. Por qe ne te ardhmen te mos luhet me fatin e shqiptarit, duhet ndertuar shteti ligjor. Kjo teme ka shume per tu tjerr, por le ta leme ketu e te presim zhvillimet. Sido qe te jete, vendosmerine e Rames e pershendes.

  58. mesili says:

    BERRISHA ESHTE SUPER KRIMINEL-LULI ESHTE JE BUST I SAJUAR NGA MATERIALET E JASHTEQITJES SE FAMILJES BERRRISHA.PERPARA.

  59. arben says:

    Z Mero sa per opoziten e sales dhe te lulushit ma mir shqiperia dhe shqiptaret pa te u shoft fara e atyre opozitave ma mir me nje parti ate te vijmsis se ppsh tani partia socjaliste se me dy ppsh te r alis dhe te sali qenit jane si shum per shqiptare e sa per parti politike si keto tonat ma mir pa to fare sa per koleksjon me thuaj ti cila parti eshte ne shqiperi e djathe apo me moral dhe te them bravo keto parti qe jane ne treg nuk jane as dhe nje per interesa te popullit vetem parazit dhe pa as nje vlere ma mir nje parti se sa nje plurarizem fallco i diktuar nga oganizata nderkombtare si jane osbe qe nuk ka as nje vler me per rrolin e saj vetem korrupsjon . prandaj z Baze ti e din ma mir por nuk e thua qe ne shqiperi nuk ka parti te djathe fare as opozit nuk ka pas dhe nuk do kete sa te jet ky sistem i kontrolluar nga ps dhe pd kriminale e saliut dhe e maskuar me se miri nga osbe dhe veratlantikasit ju pershendes ?

  60. Saimir says:

    Mqs ai eshte nje pallat i shemtuar te dy palet kane rene dakort qe ta shembin dhe te ndertojne nje gje te bukur, dhe populli ben gam gam.

  61. qytetar nderi says:

    Ky lajm do te me gezoje pa mase kur Rama te filloj
    shembjet e pallateve dhe burgosjet , se pari nga BOSAT SOCIALISTE.
    si dhe BOSAT E “DEMOKRACISE ” pa lene mbas dore dhe BOSIN META

  62. Qiparisi says:

    Ky objekt qe eshte turpi I Vlores, turpi I Shpetim Gjikes nga Terbaci , turpi I pangopshmeris te Lulit te Vocer ( Jo Ai I Migjenit ) duhet te prishet qe ti hapi rruge ndertimit te shetitores se bregut te Vlores, dhe te gjitha pasojat financiare I paguan Luli I Vocer. Per shkelje flagrante te te gjitha ligjeve te urbanistikes qe jane shkelur nga ndertuesit. Dhe te ndiqen penal ishte te gjithe ata qe e kane dhene lejen e shfrytezimit , kane bere hipotekimin etj. Eshte ne shkelje flagrante te ligjit.
    Ps. Coli duhet te dije se te Kristali I famshem nuk behet dot plazh sepse uji i detit vjen ere e keqe dhe eshte tejet I ndotur prej pislleqeve qe derdhin lokalet qe jane aty.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje