Një struc në krye të opozitës

6 Nëntor 2013, 20:22Editorial TEMA

Nga Mero Baze

 

Partia Demokratike po shmang analizën e humbjes së thellë në Korçë, duke gjetur si kamerdare shpëtimi denoncimin e medies për disa studentë që kanë udhëtuar me rrugë të paguar për të votuar. Aq artificiale është në këtë histori, sa një ditë pas zgjedhjeve, kryetari i emëruar i PD-së nuk guxoi as të zërë në gojë Korçën dhe humbjen e thellë, dhe vetëm në darkë, kur media publikoi parregullsi etike në dërgimin e votuesve në zgjedhje, u zgjua dhe kujton se ka gjetur çelësin e shpëtimit.

Në gjithë këtë histori ka shumë pamje të shëmtuara të fytyrës së lidershipit të ri të Partisë Demokratike. Pamja e parë e shëmtuar e tyre, është hipokrizia me median që u erdhi në ndihmë, e cila vetëm disa ditë më parë në gazetën e Lulzim Bashës, kryetarit të PD-së, është akuzuar si pronë e Edi Ramës. Drejtori i “Fiks Fare”, Filip Çakuli, është akuzuar se ka përdorur lidhjet me Edi Ramën për të bërë djalin nëndrejtor të Lojërave të Fatit dhe akoma nuk ka kërkuar ndjesë që kjo gjë nuk ka ndodhur dhe gazeta ka shpifur. Akoma Sali Berisha nuk ka tërhequr asnjë akuzë ndaj këtij emisioni dhe kësaj medie, dhe ndaj “Çakallit” siç e quan Çakulin, dhe me të njëjtën pafytyrësi përpiqen të shpjegojnë dështimin e tyre me suksesin profesional të një medie.

Përtej kësaj hipokrizie, Lulëzim Basha dhe drejtuesit e rinj të PD-së, ende nuk u kanë kërkuar ndjesë anëtarëve të PD-së, të cilët i garantojnë se do t’i udhëheqin drejt fitoreve, kur vetë nuk janë në gjendje të dokumentojnë dhe parregullsi të tilla, qofshin dhe sipërfaqësore dhe pa ndikim në rezultat. Sikur të mos ekzistonte “Fiks Fare”, ne sot nuk do të dëgjonim as për zgjedhjet e Korçës dhe as për komision parlamentar për hetimin e zgjedhjeve, pasi ata që janë në krye të PD-së duket se nuk janë aty për të drejtuar, por për t’u drejtuar nga humbësit e pushtetit.

Por mbi të gjitha, në këtë histori është e rëndësishme të kuptohet dhe analizohet humbja e thellë e Korçës si një fenomen që mund të shkatërrojë përfundimisht opozitën aktuale në Shqipëri dhe ta fragmentarizojë atë. Pasuesi i Niko Peleshit në Korçë, nuk është një figurë e njohur dhe as ndonjë personalitet i shquar i Korçës, që ta shkatërronte PD në atë masë që e shkatërroi. Ai ka arritur fitoren më të thellë që ndonjë kryebashkiak ka arritur në Shqipëri dhe kjo nuk është meritë e tij, por dhe bashkëmeritë e Lulzim Bashës. Është mënyra se si ai drejton PD-në, përpjekja e tij për të prodhuar një ekip servil ndaj vetes dhe për të ndarë bazën e PD-së në kundërshtarë dhe aleatë, që ka bërë që demokratët e Korçës të rrinin në shtëpi dhe të shikonin si mund t’ia dilte i vetëm Lulzim Basha përballë pushtetit. Rezultati, siç shikohet, është katastrofik.

Së fundi, ky rezultat pasqyron më së miri dhe atë që ka ndodhur më 22 korrik në zgjedhjet për PD-së. Zgjedhjet e manipuluara, të cilat emëruan kryetar Lulzim Bashën, kanë ndarë realisht PD-në në dy pjesë, në një shumicë të heshtur që u përdhunua, dhe një pjesë tjetër që i doraket princit të ri të Familjes. Është kjo ndarje e thellë, janë ato zgjedhje të manipuluara dhe ata demokratë të fyer nga mënyra se si u tall me ta Sali Berisha për të mos i ikur nga dora pushteti mbi PD-në, që ka bërë të shkohet tek ky rezultat. Kush injoron poshtërimin që u është bërë anëtarëve të PD-së në zgjedhjet e 22 korrikut, dhe kush injoron ato pasoja, do të marrë gjithmonë atë rezultat që mori në Korçë, ku një nëpunës krejt anonim, me të njëjtin emër si rivali i tij, shumë herë më i njohur, arrin e fiton gati me dy të tretat.

Në vend që PD, dhe sidomos Lulzim Basha, të ulet dhe të lexojë me seriozitet çfarë efekti ka në PD beteja e tij e parë elektorale, ka 24 orë që ulet e lexon rresht më resht dialogët e disa studentëve që u është paguar rruga për të shkuar për të votuar. Kjo është mënyra se si një lider nuk duhet të ballafaqohet me rezultatin e tij. Lulzim Basha po sillet si një struc, jo vetëm se është i gjatë si një struc, por se po imiton zakonin e strucit kur nuk do të përballet me kundërshtarin. Struci në këto raste fut kokën në rërë dhe mendon se ka fshehur dhe trupin.

Humbja e betejës së parë elektorale të tij, duhet t’i shërbejë atij mes të tjerash për të kuptuar se çfarë plasaritje ka shkaktuar në PD dhe si po i çon plasaritjet drejt ndarjes, duke e kthyer PD-në në një grup të gatshëm për të shpëtuar miliardat dhe epshet e Familjes, që shqiptarët e ndëshkuan me 1 milion vota dhe po vazhdojnë ta ndëshkojnë sa herë u del përpara. Si në Korçë!

71 komente në “Një struc në krye të opozitës”

  1. 1 000 000 shqiptare. says:

    berisha donte ne dore te mbante pushtetin, por i mbeti nje dordolec.

    1. Gopisti i NSHRAK-ut says:

      Sikur te mos e njihja Lulin,
      do thosha qe e ka fut Edi
      per te shkaterruar PD ?

    2. MARKO says:

      Nje struc? Dordolec eshte.

    3. Gazmir Shtino operator says:

      Me vjen keq per ata te genjyerit e PD,
      qe nuk e kane kuptuar akoma
      kush eshte Lulzim Basha i Salistanit.
      http://goo.gl/BVxrsw

    4. arianita says:

      keta mendjen e kan per luft!! kaq ska cte shtohet me oo zoti mero!!

      keta se kan mendjen te bejn nje opozite kontruktive, te japin sugjerime mazhorances per ekonomi etj etj

      jo keta mendjen e kan te shtojn mllef, te akuzojn pa fakte, te shtojn urrejtje e ti qojn shqiptaret ne luft qe te sjellim bac saliun!

      kaq!! dhe jo ti qe sja ndryshon mendjen oo mero po asnje!!

      problemi esht qe shqiptaret jan te lodhur!! nuk durojn me !! kan nevoj per baba (shtet) por per momentin un spo shoh gje ne horizont!

      nejse koha do tregoj.. sa per berishen harroje , qellimi i tij i vetem esht te bej trazira dhe LUFT, keshtu ka ber ne 98 keshtu ka ber ne vazhdim dhe keshtu do bej deri sa te zhduket!!

      te shkretet ata qe besojn saliun!! jo per ndonje gje POR SALIU I PERDOR SI MARIONETA!!

    5. dashnor ago says:

      Le te korrigjojme pasaktesite metaforike dhe pragmatike.Saliu nuk eshte nga ata qe mbyllin syte para problemit.Perkundrazi eshte dalluar per instikte te mprehta.Gjithnje ka ditur te mbijetoje dhe te shfaqet si fitues dhe nga situata te pabesueshme ,jo me nga nje gjendje normale rotacioni.Kush e quan saliun struc i hedh hi syve opinionit injorant shqiptar,qe i pelqen lepije karamelet e mashtrimit.E verteta biologjike e strucit si kafshe eshte sic thone studiuesit,se kur fut koken ne rere,ai eshte duke kontrolluar vezet e tij te cilat i ka vendosur me pare ne rere te ngrohte ,per t’i kllocitur e per te nxjerre zogj te rinj.Ne vend qe te hedhin valle ,socialistet le te shikojne dhe ata TE KUJDESEN PER ZOGJTE E TYRE,SIKURSE BEN SALIU ,SEPSE BOJKOTI I KORCES VETEM PAS PAK MUAJSH TREGOI PAKENAQESI qe do thote se PS nuk eshte duke i ruajtur zogjte e vet .THIRRINI MENDJES!SOCILISTET E LENE NE VARFERI NGA PD,PRISNIN BUKE JO VAZHDIM TETAMBURASE SE SALIUT!

  2. Bonna says:

    po kta kshu sic e kan nisur skan per te ardhur ne qeveri as per 20 vite ….

    1. vlonjati says:

      Mero, je i madh, ta kam thene shume here, por me sa duket me fjale nuk e arrij dot

    2. galaktika says:

      Jo që s’do vijnë, por ajo parti do shkrihet fare e s’ka për ti ngel as nam as nishan.

  3. shqiptari says:

    pd ska fituare ndonjeher por serbogreku e ka sjell ne pushtet kurse tani me lulken dhe me vone me argiten nuk e di ku do ta gjej mundesin te vjedhi greku me serbin per ti sjell ne pushtet dhe keta te dy ashke te vazhdojne rrugen e nisure nga baba i tyre sali per te zhdukure shqiperin dhe shqiptaret

    1. Vertebra says:

      Cfare hyn greku e serbi me nje fondamentalist myslyman urullam dyryllam si berisha? Berisha eshte shqiptar shkerdhate.

  4. Eri says:

    Mero,
    Sotiraq Filo ka fituar me teper se tre te katertat ne zgjedhjet e fundit, mos ia zbut dhimbjen Lulit duke i thene ke humb gati me dy te tretat.

    1. N Shabani says:

      Aha Mero fol ti sa te duash por Luli nuk degjon nga ai vesh se ja ka zene Saliu me pambuk. Ngushellimet e mija Lulzim Bashes per humbjen e PD ne Korce por si kjo humbje do te jete edhe me 2015 me zgjedhjet lokale dhe me keq do te jene ato te 2017. Na ben piken e qederit ne keta e lane Shqiperine pa opozite, hata e madhe.

  5. kali kuq e ka nje huq says:

    Eh mos vksh kurre Mero Baze,mos tu lodhte ajo dore per ti mbuluar me “balten e turpit”,ate balte qe kaq vite,pa u skuqur e pa u zverdhur,keta qelbesira e hodhe mbi popullin dhe Atdheun tone te dashur.Uime mor djal.

  6. Fieraku 71 says:

    Si per disa studente mero?sa?pak a shume?
    Nuk ka rendesi shifra o mero rendesi ka gjesti.vodhe pak vodhe shume prap hajdut je por denohesh me shume e me pak,pra eshte relative

    1. tiger says:

      Nuk ka kurfare vjedhje or mik. Une kam shok student nga Korca qe ate dite qendroi ne Tirane dhe nuk voti. Do votonte per kandidatin e PS po ti ishte aty, por nuk donte te harxhonte lek per udhetimin – aq me teper qe rezultati dihej. Po ta kishte at mundesi si ato studentet do ta shfrytezonte, kaq.

    2. N Shabani says:

      Cfare vjedhjesh ku jane vjedhjet? Pse vjedhje ishin ato milionat e djeshme qe paguante shteti shqiptar per emigrantet dhe studentet nga Italia qe transportoheshin me avion per 7 dite rresht qe te votonin per Lulzim Bashen me 2011 dhe me 23 qershor per Sali Berishen? Ketu nuk ka asnje lloj vjedhjeje jane paguar leket e rruges dhe nuk jane dhene thase me miell. Mire do te ishte qe te mos ishte bere qe keta te vdekurit pa hyre ne dhe te mos kishin se per cfare te flisnin se nje gisht uje duan se nuk kane si ta justifikojne qe populli i urren dhe nuk do as tu degjoje emrin me.

  7. kali kuq e ka nje huq says:

    Eh, mos vdeksh kurre o Mero Baze,kur mos tu lodhte ajo dore ,per ti mbuluar me “balten ” e turpit keta qelbesira,me ate “balte” qe kaq vite,pa u skuqur e pa u zverdhur e hodhen mbi popullin dhe Atdheun tone te dashur..Respekt dhe urime mor djale.

  8. protestues nga NY says:

    Me keto artikuj Mero Baze eshte bere si nje matrapik qe me goditjet e tij e ka c’orientuar dhe c’fazuar banden e 2B.
    Me thene te verteten me cfare ka bere Berisha dhe Luli duhet te ishin ose ne burg ose te egzekutuar dhe eshte lluks per ata qofte edhe pse luajne lojen si “strucer vrases” miliardere te cilet bejne ligjin akoma me presidencen,prokurorine,gjykatat,shikun dhe po ja bejne 8 me 2 Edi Rames.Deri tani Edi Rama nuk i ka prekur asnje qime floku bandes kriminale 2B edhe pse faktet dhe dokumentat jane “full”.

    Jeni plotesisht i sakte per strucin Lulin dhe serenaten e tij korcare te poshtrimit por nje rrezik shume i madh potencjal po afrohet ne Shqiperi.

    Cfare do beje kafsha tjeter e pyllit Gjirafa 2 metroshe Edi Rama me LHL e sirise ?????????

    Kur gjithe mediat e botes po ziejne me kete teme te nxehte perse qeveria e re mjaftohet vetem me nje deklarate nga Franca te lexuar nga cuni i Sule Bushatit dhe te shkruar nga 007 ?????????????????.

    Perse eshte bere gati uzina e Mjekesit ne Elbasan dhe popullit i mbahet e fshehur gadishmeria e xhirafes Edi Rama “se do jemi bashke ne te gjitha frontet”.

    Nje deputet i PS nje fare Besniku qe belbezoi disa fjale me frike jane te pamjftueshme per te perballuar kete invazion kimik te shqiperise me i keq se gjithe pushtimet bashke.

    Cfare i gjeti anglezet qe kundershtuan sulmin kunder Sirise dhe injoruan Kamerunin e tyre dhe aleaten e tyre Amerike.

    Sugjeroj zotin Mero qe te nderprese editorialet e tij me kafshe pylli qofshin keto struca apo xhirafa per tu rikthyer te tema per te cilen rrine gojekucur pozita,opozita dhe shoqeria civile.

    Nuk eshte fjala per te shpetuar shqiperine po per te ndihmuar ameriken te mos beje gafen e rradhes dhe te fundit ne vendin tone.

    Edhe nese dikush do denohet me vone per kete krim kunder kombit shqiptar per keto LHL ne amerike apo rusi ,jam i sigurte se ai do te shfaqsohet duke thene se:
    SHQIPTARET NUK KUNDERSHTUAN SE NE ATE KOHE PO MERRSHIN ME KARANAVALET E KORCES.

  9. zalo says:

    e kam thene qe para se te beheshin zgjedhjet se pd kishte zgjedhur nje kandidat shume te dobet dhe doli sic e kisha parashikuar ,pasi ate person e njoh fare mire kur ka qene mekanik kaldaje ne tecin e Korces ka qene nje koqe dembeli qe nuk e kish shokun

  10. Kruja says:

    Struci! Ja ka gjetur metaforen shume te goditur Mero. Ekzakt struc.

  11. luli says:

    Je realist i vertete – jo llafe , te lumte me zgjuarsin dhe trimerin qe jep e ky eshte mesime.

  12. Kendveshtrim tjeter says:

    Ajo qe te terheq vemendjen eshte metoda berishjane e “hetimit parlamentar”.
    PD-ja ne Korçe,te zhvilloj zgjedhje 100 here,100 here humbet me rezultat te thelle.
    Korçaret ta matin “koken me spango”,demokratet e kane bojkotuar Bashen e Berishen !
    Me te tjerat le te merret Filip Çakalli !

  13. agron says:

    Eshte bere tradite ne shqiperi qe qytetaret menjehere pas zgjedhjeve votojne per partine qe fitoi. Kritika per Lulin qendron po Mero eshte bere gazetar pa ndikim. Dikur ishe pene e forte tani je rotulluar aq shume here e ke bere aq perdredhje qe dhe ata qe te mburin ste besojne me.

  14. John says:

    mbrojtja me e mire eshte sulmi Mero, e kemi mesuar ne ushtarake kur ishim oficere rezerviste, e ka kapur dhe lulka kete me duket ?

  15. kara - BU -RU -ni says:

    o tahir te qifash pragun o rob qire se Merua do ua qije te gjall e e te vdekur ore .

    1. analist says:

      Mos u nervozo o Kar-abu-run se merua yt ja fshiu Tahirit
      komentin, po ashtu ma fshiu edhe kete timin
      qe kisha bere te Tahiri.
      Mos u nervozo o burre se Merua i merr masat vet, di si ta mbroj veten, nuk ka mut dmth nevoje per ty.

  16. viola says:

    Ja dhe testi tjeter mjafton mje shkrim per te pare ku eshte struci 8 pro dhe 1 kunder jo vetem nje por shihet nga menura e te shprehurit se cila pjese e shqiperise i shkon mbrapa gegerishtja e cale .Bravo tepelena per mendjet e holla dhe guximtare qe ka nxjere ne shekuj ,kush i ka fjalet te prera Tepelena ,TEPELENA.

  17. galaktika says:

    Si po të duket editoriali i djeshëm o Mero që na dilje në mbrojtje të Çakallit. Ja që doli se ato ishin studente të forumit rinor të cilëve u paguhej bileta për të ardhë në votim.Vjedhje votash quhet kjo? Po ja që çakalli e bëri rrëmujën e vet dhe ti na e more nën mbrojtje gazetarinë e tij ‘investigative’.

  18. Policia informatike says:

    Edhe ti je një struc, që fut kokën në m…t dhe lëshon ato pisllëqe që ke në gojë, duke përfituar nga mundësia për të fshehur emrin – si struci kokën. Turp të të vij. Mbundesh edhe të zbulohesh kush je nga policia informatike. Po kush merret me strucë.

    1. S.O.S says:

      Nga gjithe komentet vecoj ate te komentuesit Dashnor Ago 7 nentor 9:44 am. ku ne nje fare menyre eklispon dhe vete kete artikull te Bazes.Ne fakt stuci e fut koken ne rere per te kontrolluar vezet e tij jo per tu fshehur.Pikerisht dhe Lul Udbashi jo vetem qe nuk po trembet por se bashku me babain e tij te adaptuar jane hedhur ne ofensive.
      Vetem po te lexoje sot artikullin te gazeta Dita te Bedri Islamit per lidhjet e tij te dokumentuara me Fazllicin ne Kosove si dhe krimet e tij te mevoneshme ne detin jon,rrugen e kombit,vrasjen e 21 janarit,vjedhjen e votimeve te bashkise ai nuk mudn te quhet struc por trim dhe kriminel gjakeftohte qe s’ja ben syri “terrt”.
      Fakti qe pallati i tij ne Vlore po qendron krenar mbi dallget e nje miljon struceve votues qe shikojne komedine e Rilindjes nga kryestruci Edirama tregon se njeriu i kater pashaportave dipllomatike te kater shteteve duhet ta kemi frike.Sidomos tani qe kumbari i tij i cili e beri yll ne ngjitje
      po na kenaq me haberin e helmeve te Assadit qe do ti hame nder shekuj per nder te haleateve.Ajo qe po na ben tmerresisht te cuditshem eshte pasiviteti i shqiptarve,mediave,intelektualeve te cilet po rrine duarkryq per rrezikun qe po i vjen atij kombi qe eshte kercenimi me i madh qe nga lindje e Krishtit.Uroj qe kombi shqiptar ti refuzoje kategorikisht keto “krushqite e helmuara te edKarl Topise.
      Nqs keto helme do arrijne ne portet shqiptare dhe shqifolesit do rrijne si struce dhe bufa ngelemi te kujtojme Hoxhe enverin qe te pakten na siguroi barin bio kurse edi-meta-sala me haleatet e tyre po na helmojne brezat nder shekuj deri diten e qametit.

  19. adriatik says:

    Mero mos krahaso Sotiraq Filon me Lulezimin apo Sotiraq Stratoderdhen apo kontigjentin e semure te PD. Filo eshte nje nga figurat me te nderuara te korces dhe qe realizoi nje fushate shembull I qytetarise korcare.

  20. Vesna Rossi says:

    Po ti ore ske me ca meresh ne kete moment pikant qe shkon e merresh me Lulin qe eshte duk qe se ka dal dielli ne mengjes se ca eshte…
    Shiko more lumadh te besh opozite per helmet qe do zbarkohen ne kete toke te shkrete , lere Lulin se sja ka njeri ngene tani me perjashtim ti

  21. edmond says:

    ne zgjedhjet e ardhshme cilado parti ka te drejte te paguaje rrugen e votuesve. ky rast e legjitimon kete veprim. psh une do doja te merrja limuzine nga shtepia deri te qendra e votimit, te me prese sa te votoj dhe pastaj te me dergoje ne shtepi. kostoja eshte 300 euro. gjithcka eshte legjitime sipas jush.

    1. tiger says:

      Po. Madje e bukura eshte se ti mund te paguesh nga PS per limuzimen (s’ben vaki se nuk jane aq bujare) dhe prape te votosh PD-ne e dashur, bie fjala. E kupton tani sa garanci ka kjo e ashtuquajtura “vjedhje”?

  22. ekonomisti ridhvan bodhe says:

    Ty idjot, qen chicago a ramy.
    Nuk ja u ka fajen mero. Ja u ka fain saliu qe e vodhi e ropi kete popull.
    Besoj se motrat e tua e meroen provimin?

  23. NjeQytetarOptimist says:

    Obobo zgjedhjet lokale qe do vijne..Shpresoj FRD te punoj me listat qe tani..Nje moment I pershtatshem te behet nje opozite dinjitoze..

    “PER-PARA” !!!!!…

  24. Erion isufi says:

    Do ti kpus bolet mero baze, ma çmendet kunatin,

    1. BERISHA DHE BASHA LARGOHU, KURSE NUK JAM KUNDER OPOZITES, POR KUNDER TE BERJES SE SAJ NGA 2 BASHKE KRYETARET. says:

      Erion isufi, c’far eshte ky koment qe ke bere? A del shpesh nga tema? Te pakten mos komento nqs nuk ke gje per te thene sepse ke prodhuar injorance Berishiane dhe ke treguar qe je i kufizuar ne lidhje me ditorine qe ke.

  25. luke says:

    PD sot realisht aq ka, 20-25% te votuesve dhe ka per tu zvogeluar akoma me shume sepse nuk perfaqeson me asnje vlere. Eshte vetem nje cerdhe e ish hajduteve nga 2005-2013 dhe e ish policave, zyrtareve te tyre me 8 klase shkolle per te mbrojtur politikisht hajdutet me cizme. Shumica e atyre qe kane votuar per PD sot nuk e votojne me (perfshire mua). Si mund te votosh nje Parti qe perdoret si prone private nga Kryetari i saj (Sala) dhe Familja e tij, nje parti ku Kryetari shan me liber shtepie cdo kundershtar perfshire Presidentin dhe Kryeprokuroren, ku familja e vete perfshihet ne afera qe perfundojne ne dhjetera njerez te vrare, kur policia vret njerez te pafajshem me duar ne xhepa dhe ky zgerdhihet dhe kenaqet ne televizion, nje njeri qe i vuri flaken vendit te vet vetem per te mbajtur karrigen e tij, qe del ne mbrojtje te paligjshmerise (rasti i fundit i pallatit te Bashes ne vlore qe eshte komplet jashte ligjit).

  26. SALI QEN BERISHA says:

    nje mafioz ne krye te opozites nje vrases nje smerlap nje mordenar nje fok af hajdut filo serb byth……… q……… muxhahejdin

  27. BERISHA DHE BASHA LARGOHU, KURSE NUK JAM KUNDER OPOZITES, POR KUNDER TE BERJES SE SAJ NGA 2 BASHKE KRYETARET. says:

    Vetem partise demokratike nuk i takon mbrotja e votes sepse kur ishte ne pushtet e vodhi voten e shqiptareve rregullisht, studentat e pohuan vete se ishte paguar rruga per te shkuar per te votuar, por jo blerja e votes sic pretendon partia demokratike qe nuk e meriton emeri demokratike kjo lloj opozite e mbushur me krime. Nqs jane demokrat dhe e duan demokracine? Duhet te pranojne popullin e Korces per qe nuk e votuan. Ju demkratet, pse e mbani emerin demkrat kur nuk e pranoni humbjen??? Deshira ime eshte per te mbeshtetur opoziten qe respekton voten e popullit, por kjo opozite me 2 kryetar nuk e meriton mbeshtetjen e shqiptareve sepse nuk eshte parti qe respekton demokracine.

  28. shtetari says:

    Ed Rama ja futi Lulzimes me Filipin perseri!!!

    Ec perpara Filip zbulon ndonje rreng tjeter se keta shepllaret e PD HABITEN CUDITEN MARROSEN SUMOSEN: si ka mundesi qe te paguhen studentet per vota !!! Ska ndodh ndonjhere – ne mesjete po po.

    te qifja udhet o PD e shkerdhyer dhe e shpellezuar deri ne kokerrdhok te syrit e ne bire te veshit.

  29. BERISHA DHE BASHA LARGOHU, KURSE NUK JAM KUNDER OPOZITES, POR KUNDER TE BERJES SE SAJ NGA 2 BASHKE KRYETARET. says:

    Te perseriten zgjedhjet per t’ia thyer hundem PD-se, ju garantoj se kane per te humbur thellsisht.

  30. Argi says:

    PD E SHKATEROJ SHKERDHENI

  31. Anton Nepravishta says:

    Mire o mire, po ai qe vodhi lopen, ka ndonje faj?!!!

  32. "BALASHI" says:

    PD nuk beri analizen katastrofike te 23 qershorit, ti kerkon analizen e Korçes. Nuk e imagjinoni dot se sa medioker eshte ky Luli. Ka 3 dite qe ben sikur ka zbuluar kontinentin e shtate.
    Ne zgjedhjet e majit 1996 Luli s’ di ku ishte kur Saliu “fitoi” 94 % te votave. tani pellet per ca studente qe u paguan per udhetimin. sa mjeran!

  33. inxhinieri says:

    dy te tretat eshte 66%, kurse ai fitoi me 75% qe eshte 3/4

  34. DRITAN says:

    Z.Mero, po pres te lexoj komentin tend per qeverine e re ne lidhje me vendimin per shkaterrimin e armeve kimike te Sirise ne Shqiperi.Dihet edhe nga nxenesit e klases se 8 se sa vdekjeprurese eshte nje veprim i tille ne nje territor kaq te vogel e te populluar si shqiperia. shpresoj ti biesh pas ketij problemi.Nuk te them mos vazhdo me Berishen, por pres cdo na thuash per kete helmim qe kerkohet ti behet shqiperise, vend ku jeton edhe ti

    1. kali i kuq e ka nje huq says:

      kryesore eshte demokracia,ktu duhet ti mshoje zoti mero duke godit strucin.
      puna e helmeve vari karin,ne popull kot jem,edhe nja 1 miljon me pak mir na ben,keshtu qe zoti mero nuk duhet ta harxhoj kohen e vyer me pune perrallash kot,pun helmesh e ku di un.
      desha edhe ta pyes zotin mero: a i more ti mero paret e rruges dmth shperblimin qe te takon si llapaqen?

  35. lazeri says:

    Edhe sikur ta zesh se e shiten voten 130 studente hiqi 1300 vota per tu bere qejfin Lulit dhe te tjereve te PD-se,prap rezultati eshte tmeresisht i thelle.

    DHE NESE DO TE PERSERITEN ZGJEDHJET DO TE JETE AKOMA ME I THELLE,KJO ESHTE SHUME E SIGURTE.

    1. stop censures says:

      Nuk ka rendesi aritmetika qe ben ti lazer, ate edhe nje nxenes i klases se katert e ben, rendesi ka te hetohet dhe te vertetohet nese ka vertet blerje te votes apo jo. Nqs vertetohet qe eshte vertet blerje e votes nga ana e PS-se, atehere nuk kemi te bejme me thjesht aritmetike, por me nje problem shum te madh. Nuk ka vend per te bere krahasime te tilla, PD-ja i solli me avion, ndersa PS-ja me autobus, siç bejne disa ne kete forum, sepse do vertetohej ajo qe tha Shalsi;-“Ne nuk do vjedhim si keta”.

  36. Po edhe sikur ta zesh se e shiten voten 130 studente hiqi 1300 vota per tu bere qejfin Lulit dhe te tjereve te PD-se,prap rezultati eshte tmeresisht i thelle.

    DHE NESE DO TE PERSERITEN ZGJEDHJET DO TE JETE AKOMA ME I THELLE,KJO ESHTE SHUME E SIGURTE.

  37. Plisi says:

    “Disa studente me rruge te paguar”. Ore, Mero, po si mund ta quash thjesht “rruge e paguar”!? Eshte blerje vote e hapur! Cfare shembulli u jep ketyre tifozave roze qe masturbohen pas teje? Ji i paanshem, ne se e quan veten gazetar, apo edhe ti po pret “ta paguajne rrugen”?

  38. Tani says:

    Haroi Luli si i mbushi PD,avionet, Autobuzat, Fugonat plot me militante per te votuar ne 23 Qershor…kush i pagoi leket… Haruan si rinin perpara qendrave te votimit me lista te njerezve qe punonin ne administrate, per ti detyruar te votonin… Haruan qe ne cdo qender votimi te gjithe anetaret e komisioneve. Vezhguesit ishin administrate publike, ky eshte fundi i PD. Ky eshte elektorati qe kane. Sa me shpejt ta kuptojne aq me mire do te jete per Lulen.

  39. tom says:

    Une mendoj se Basha eshte aty se ka dhene te tjera prova per te qene aty….sigurisht asgje shqiptare….

  40. çadra-Pistolet says:

    Mero, ende nuk e kam lexuar shkrimin tend por me pelqeka shume titulli qe i ke vene … ? ? ? ? ?

  41. Horri i Bulevardit says:

    PD -ja, ka ne perberjen e SAJ, vetem ate pjese Qe vodhi Shqiperine, Qe rrine aty per te mbrojtur interesat e tyre, kjo nuk perben me Shume se Dy perqind te elektoratit, PD-ja Po kthehet ne shoqaten e vullnetareve te Saliut.

  42. debatiku says:

    Po pse o Lulzim Basha, sa here bere udhetim Rinas ROME,e Rinas -Bolonje,
    Rinas-Milano, Rinas-Bari….sle shqiptare emigrant pa e mbledhur me agjensine ajrore Beller,qe jeni pronar,pra direkt me konflikt ineteresi sepse kanditoje per bashkine e Tiranes…i solle e more votat duke ju paguar rrugen ardhje e kthim pra min me shume se 200euro ose 28000 leke te reja …e ketu rregen Tirane -Korce e kthim me 2000 leke =shpenzime udhetimi nje uje e nje pic margarit se nuk delnin leket per me shume.E keto me liste i ka te zgjedhur ,anetaresia e freshit ne Korce…
    Pastaj cfare ke me keto protesta mediatike,sa edhe kur cirresh e kercenon,sinqerisht nuk te kane hije, taman nje fallco diktatore ,edhe saliserbi bertiste,por emitonte diktatruren,ndersa juve na vishtirosni,as 25% qe more ne korce nuk ke per ta marre ma…
    Leni rruge drejtesise te hetoje e te japi vendimin,pre nderhyne,apo juve delni mbi drejtesine sepse je miku i Fasllicit ,dhe shiteni ne popull sikur jeni pronaret e ketij vendi…po ndofta ne Serbi beheni pronare me Fasllic e dajen e tij,por ketu presim drejtesine qe te arrestoje e t’ju veje hekurat…o mafje e PD qe parti nuk eshte por cete serbo-fashiste…mercenaresh…rri se flene mire…qeshe ai i fundit…pas heklurave atje e ke vendin..sa shume ka per ty e familjaret e oborrit te pushtetit te perenduar…edhe pallati ne det do zoti,e drejtesia te prishet,,,se jane parat qe vodhi VEFA 1996-97 PARAT E POPULLIT..ATO NUK I GEZONI…POPULLI PRET SE SI DO TE DENOHESH…

  43. debatiku says:

    Po pse o Lulzim Basha, sa here bere udhetim Rinas ROME,e Rinas -Bolonje,
    Rinas-Milano, Rinas-Bari….sle shqiptare emigrant pa e mbledhur me agjensine ajrore Beller,qe jeni pronar,pra direkt me konflikt ineteresi sepse kanditoje per bashkine e Tiranes..ZOTROTE..HAJDUT VOTASH I 8MAJ2011.i solle EMIGRANTETE e more votat duke ju paguar rrugen ardhje e kthim pra min me shume se 200euro ose 28000 leke te reja …e ketu rregen Tirane -Korce e kthim me 2000 leke =shpenzime udhetimi nje uje e nje pic margarit se nuk delnin leket per me shume.E keto me liste i ka te zgjedhur ,anetaresia e freshit ne Korce…
    Pastaj cfare ke me keto protesta mediatike,sa edhe kur cirresh e kercenon,sinqerisht nuk te kane hije, taman nje fallco diktatore ,edhe saliserbi bertiste,por emitonte diktatruren,ndersa juve na vishtirosni,as 25% qe more ne korce nuk ke per ta marre ma…
    Leni rruge drejtesise te hetoje e te japi vendimin,pre nderhyne,apo juve delni mbi drejtesine sepse je miku i Fasllicit ,dhe shiteni ne popull sikur jeni pronaret e ketij vendi…po ndofta ne Serbi beheni pronare me Fasllic e dajen e tij,por ketu presim drejtesine qe te arrestoje e t’ju veje hekurat…o mafje e PD qe parti nuk eshte por cete serbo-fashiste…mercenaresh…rri se flene mire…qeshe ai i fundit…pas heklurave atje e ke vendin..sa shume ka per ty e familjaret e oborrit te pushtetit te perenduar…edhe pallati ne det do zoti,e drejtesia te prishet,,,se jane parat qe vodhi VEFA 1996-97 PARAT E POPULLIT..ATO NUK I GEZONI…POPULLI PRET SE SI DO TE DENOHESH…

  44. daku says:

    Parregullsi etike!!! Jo more…….

  45. Beni says:

    Mero, ke kaq dite qe merresh me Lulin, strucin, dreqin e te birin. Merru nje cike o burr me problemin qe po merret e gjithe Europa, per helmet qe po na sjellin ketu. Si nuk pipetin asnje nga mediat, apo politika e jone e qelbur…turp, turp

  46. Artan says:

    Mero. Ti e njeh shume mire marredhenien politike. Si ka mundesi qe Rama do beje koalicion me Qifen e çameve?

  47. une says:

    Keta jane bere “bir Selmani i nenes ke te qaj me pare Salen e kam burre,Lulin e kam djale”hahahahahahahahaha

  48. Mario says:

    O z Baze ngele o burr duke u marr me PD ish aleati juaj i perbashket deri ne 2007 po merru me keta njeher qe Jan ne pushtet me kete piktorin qe deri ne 2007 cfar nuk e shave sa ishte ne bashki.. Tani ai ka pushtetin jo PD

  49. nora says:

    Luli ka hall se po i mbaron mandati per vete.

  50. Gazmend Kalvanosi says:

    Kjo qe ndodhi ne Korce me kete filmim te trukuar te Fiksit po perdoret si nje fije kashte per te shpetuar te mbyturit PD.
    Duke qene se kane prokurorine me vehte dhe disa faktore te tjere plus ata kane arritur qe kete fije kashte ta bejne tra.
    Eshte vetvrases pozicjonimi teper i bute i PS-LSI kundrejt krimeve te trustit te lulelakres te Aurturo Ui te tropojes dhe Xhivolas te bashkijes te tiranes.Dosja e pallatit te Lulit ka 2 vite qe fle ne prokurori dhe eshte denoncuar qe ne themel.Cfare ben ministri derjtesise Nasip Palaco i LSI se per kete paguhet qe te shikoje prokurorine qe ne votat e Korces po “nxjerr flake” kurse dosja e pallatit te Lulit ne vlore eshte salduar ne kasafortat e Lalles.Me duket se me shume struc po duket Edi Rama sidomos tani qe eshte fshehur dhe per armet kimike te Sirise qe paska dhene urdher per te pregatitur Mjekesin.Jo vetem Luli me Edin po tregohen struca por krejt shqiptaret po tregohen struca qe po fshehin koken ne rere kur tashme mediat boterore po e quajne te kopsitur magazinimin e LHL ne Elbasan.
    OH SA MIRE ME QENE STRUC SHQIPTAR…

  51. gjon says:

    Patria Demokratike me Berishen pas Bashes nuk do ta ngre me koken kurre.Partia e Berishes sot pa frike munde te perfaqesojne Partine e HAJDUTERISE.Shikoni pernate ndegjojme arrestime per Vjedhje e shperdorim detyre si ne Polici,Ushtri,Krom,Nafte,Tatime,Dogana.Lojra fati ETj.Etjera.E MJERA SHQIPERI KUSHE TE KA QITE ME KRY NE HI,KETE UNE E DI,AI E KA EMRIN SALI.

  52. Vlora says:

    Nje shkrim qe ja vlen te lexohet,keshtu duhet kuptuar demokracia e vertet.Edi Rama duhet ti kthej zgjedhjet,kurse Lulashi duhet te beje nje analiz te thelle dhe te nxjerin shkaqet qe po e thellojn humbjen.

  53. emigranti says:

    ore lere PD ti, shif se po ti fut armet kimike ky i gjati, mu ne shtepi, dhe ti si gazetar i pavar se ke hap akoma gojen …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje