Këshilli i Lartë i Drejtësisë në Shqipëri ka bllokuar me vetëdije funksionimin e sistemit gjyqësor në funksion të kontrollit mbi drejtimin e gjykatave dhe krijimin e një klime varësie të gjykatave prej tyre. Në raportin që vetë KLD ka shpërndarë në mbledhjen e sotme për anëtarët e saj, ka disa rekorde dramatike, që dëshmojnë se roli i vetëm i KLD-së qysh prej ardhjes në krye të saj të Bujar Nishanit dhe Elvis Çefës, ka qenë mbajtja pezull e sistemit të drejtësisë në funksion të politikave të tyre.
Kështu, nga 23 Gjykata të Shkallës së Parë, përfshi dhe atë të Krimeve të Rënda, vetëm 9 gjykata kanë kryetarë të emëruar sipas ligjit, ndërsa 16 të tjera janë me kryetarë në detyrë, që vazhdojnë në kundërshtim me ligjin, ose kryetarë të komanduar përtej limiteve të emergjencës për çfarë mund të komandohet një kryetar. Pra, mbi 60 përqind e Gjykatave të Shkallës së Parë, është pa kryetarë të emëruar sipas ligjit, çka nënkupton që të kemi shumicën e gjykatave pezull, çka e bën të pamundur funksionimin e tyre normal, të pavarur dhe profesional. Shumica e gjyqtarëve janë tashmë më shumë të shqetësuar për shëndetin e Bujar Nishanit dhe sekserët se ku duhet të paguajnë që të bëhen kryetarë, se sa tek puna e tyre, të cilën duket se e kanë marrë në dorë kancelarët që numërojnë zarfet.
Në Gjykatat e Apelit situata është edhe më flagrante. Nga 7 Gjykata Apeli që ka vendi, përfshi dhe të Krimeve të Rënda, vetëm në një prej tyre, atë të Tiranës, është zgjedhur kryetari, ndërsa në gjashtë të tjerat kryetari vazhdon në detyrë në kundërshtim me ligjin ose i komanduar. Ndërkohë kjo shifër në Gjykatat Administrative është 100 përqind, pra, asnjë kryetar Gjykate Administrative nuk është i emëruar.
Në këto kushte, Këshilli i Lartë i Drejtësisë si institucioni, i cili rregullon mbarëvajtjen e punës në sistemin e drejtësisë, ka bërë “një çorganizim të organizuar” të drejtësisë, në funksion të varësisë së saj nga dy persona, Bujar Nishani dhe Elvis Çefa, të cilat po ashtu dihet që janë thjesht dy ofiqarë të pushtetit të Berishës, të cilët më shumë raportojnë tek Shkëlzeni se në KLD. Një keqkatandisje e tillë dramatike për një sistem drejtësie në një vend, është e pazakontë. Institucioni, i cili ka për detyrë të vendosë standarde dhe të mirëorganizojë drejtësinë, ka shkelur çdo standard dhe ka çorganizuar drejtësinë në atë mënyrë, ku i vetmi rregull që funksionon është që ajo të varet prej tyre.
Përfytyroni shumicën e Gjykatave të Shkallës së Parë dhe gati gjithë Gjykatat e Apelit dhe Administrative, pa një kryetar të emëruar në rrugë ligjore, dhe mendoni vetë se çfarë autoriteti kanë ata në ato gjykata, çfarë vendimesh mund të marrin dhe cili është shqetësimi i tyre kryesor. Një kryetar që ka një vit, dy, disa dhe tre, i komanduar apo në detyrë pa shpjegim, e ka mendjen natë e ditë se ku t’i gjejë një mik Çefës apo Nishanit, dhe e vetmja rrugë që i çon te ata është Familja Berisha. Ky sistem, i cili edhe pa këtë vartësi poshtëruese ka plot gjynahe, i keqmenaxhuar në këtë mënyrë, është tërësisht një mekanizëm korrupsioni i centralizuar, që komandohet nga Nishani dhe Çefa.
Në një situatë të tillë nuk e kuptoj se si mund të inspektojë KLD gjykatat kur ajo vetë ka nevojë për një ndëshkim shembullor për shkak të paaftësisë së saj për të drejtuar organizmin e sistemit të drejtësisë. Mosveprimi i qëllimshëm i saj ka krijuar një situatë varësie totale të gjithë sistemit nga dy njerëz, të cilët nga ana e tyre u janë mirënjohës për karrierën rekomandimeve të fëmijëve të Berishës. Kështu që ne kemi dy probleme të mëdha. E para, që sistemi ka krijuar varësi politike nga dy njerëz që përfaqësojnë një pol pushteti regresiv në Shqipëri, të cilin shqiptarët e kanë ndëshkuar me votë, dhe së dyti, që sistemi ka një varësi nga dy persona që prodhon vetiu një korrupsion financiar të frikshëm në përpjekje për të siguruar një karrige që mbahet pezull.
Përballë kësaj situate, është e udhës që reforma në drejtësi të nisë me KLD dhe një ligj organik për riformatimin e saj mbi kritere që së paku heqin vartësinë e këtij institucioni nga një qendër pushteti e ndëshkuar dhe nga korrupsioni financiar, i cili duket se ka futur në garë kryetarët e mbetur pezull kush të paguajë më shumë që të kapë karrigen. Kjo shumicë për fat i ka aq vota sa duhen ta bëjë këtë hap të parë, i cili mund të çlirojë pastaj energji pozitive, duke i bërë dhe vetë këta gjyqtarë më të lirë nga një klan, i cili i mban pezull për t’i poshtëruar jo vetëm ata, por të gjithë shoqërinë shqiptare. Ky çorganizim i organizuar, që KLD i ka bërë drejtësisë shqiptare, do të vazhdojë të prodhojë varësi politike, korrupsion dhe standard gjyqtarësh, si ai i atij anëtarit të KLD-së, që liron një trafikant droge që akuzohet për gjysmë ton droge dhe pastaj gradohet në detyrë.
Te shkrihet KLD bashke me gjithe Nishanin.
Po cfare te mire la prapa PD ne ikje. Ngado, toke te djegur…
Kur behet fjale per te mbrojtur sistemin
qe i ka mbushur xhepat me para ketyre
vampireve te drejtesise dhe te demokracise,
jane te gatshem te mbrojne interesat e tyre.
Ja nje shembull, doktorat e dine te gjith
qe kerkojne para te semureve, dhe kur dikush
i dhunon te nesermen ngrihen ne protetste
duke u hequr si viktima dhe gjoja shteti nuk
i mbroka te bejne punen e korruptuar te qete.
Keto Mjeke perse nuk protestojne qe ne spitale
mungojne ilacet, mungojne aparaturat, dhe nuk mund
te punohet ne keto kushte. Eshte nje shembull
Sistemi i drejtesise shqiptare eshte nevojtorja
e pushtetit autokratik qe kan ndertuar ne shqiperi.
Pa nje sistem demokratik nuk ka Liri, nuk ka
as shtet, kur nuk funksionon drejtesia te
mohoet e drejta e prones, e punes, liria
individuale, qe eshte oksigjeni i demokracise.
Por pyetja qe lind eshte,,, perse qeverria hesht???
perse Rama hesht??? mos valle edhe kejo eshte
qeverri e kapur qe hesht????
Se me sa duket Rama dhe Berisha jan
miq sic ishte dikur Berisha me Nanon,,
Si ka pas deklaruar Rama qe fajin nuk e
ka njeriu por sistemi,, bukur fort 84 votat
i ke cfar pret????
Apo mos eshte edhe Rama pjese e sistemit???
Nuk ka njeri qe nuk eshte skandalizuar nga video e Fiks Fare;jo se eshte nje gje e pangjare ,e re,sepse te gjithe e dime se gjera te ketilla ndodhin rendom;por kur e degjon dhe shikon me veshet e syte e tu,kjo te trondit.Akti korruptiv,me ze dhe figure,ishte me te vertete i peshtire,i neveritshem.Kaq per te.
Them kaq,sepse,njeriu i thjeshte,i varferi njeri,vetem kete shikon;kjo eshte fushepamja e tij;jo se nuk mund te shikoje me tutje,por se te tjeret jua servirin te tille,duke fshehur gjithe puzzel-in,gjithe pjesen tjeter te panorames korruptive; dhe kjo me qellim per te kanalizuar indinjaten popullore sipas interesave e ca mashtrueve profesioniste politiko-mediatike;e,c’eshte e verteta ,deri diku ia kane arritur qellimit.
Ka dyshime te arsyeshme,se ,si ne rastin e videos Meta-Prifti,edhe kjo video e re qe na servir Fiksi,te jete ne akordim me Ramen dhe pushtetin e tij.Ku e mbeshtes kete dyshim(te arsyeshem)?
-Po jap disa fakte:videoja e ketyre diteve e skandalit ne drejtesi,eshte regjistruar dhe perpunuar kohe perpara videoregjistrimit ne Korce(skandali me blerjen e votave nga PS);mjeshtrat e mashtrimit,kane marre persiper rriskun e transmetimit te videos se Korces,si kunderpeshe ndaj videoregjistrimit te fundit;ne fakt kjo eshte kryesorja.
Kjo eshte kryesorja,sepse,nga ketu mendohet te nise gjuetia e shtrigave;justifikim me te mire s’ke ku gjen;populli eshte skandalizuar,indinjuar,zemeruar;populli kerkon drejtesi(!);dhe, ne -thone pushtetaret – do jua japim!
Per kete arsye,eshte mobilizuar aradha e perhershme e jenicereve mediatike;synimi;eshte qe te nxitet dhe te mbahet gjalle zemerata popullore,me qellim legjitimimin e veprimeve qe mund te pasojne,qe natyrisht do kene shume probleme ligjore,sic edhe na deshmojne deri tani.
Vini re!Kerkohet,pothuaj,gjykim popullor! Kerkohet nje gje e tille,sepse,mashtruesit e dine qe do te kene probleme me ligjin;prandaj,per ta kompensuar kete,kerkohet legjitimimi popullor;opozita te lehe sa te doje;populli na ka votuar,populli na mbeshtet;dhe…dhe…mund te shkelim edhe ligjet po ta kerkoje populli!
Ne fakt,shkrimet e perlumta te zotit Baze,dhe shume kolegeve te tij te llogores,keto dite, ne thelb bejne thirrje per drejtesi popullore,dhe i japin zemer Rames qe te mos intimidohet.
Pervec Gjin Gjonit te cilit Z.Baze i referohet si gjyqtari qe liron trafikant droge, mos harrojme se ne KLD u zgjodh dhe Artan Broci, gjyqtari qe liroi Ndrea Prendin.
Une them qe Saliut keshtu ja la Fatos Nano. Ti thua qe Rames keshtu ja la Saliu. Ai neser do thote qe keshtu ma la Rama!
Or vlla, boll me justifikimet se u be muaji i trete ne qeveri. E dinim gjendjen. I zgjodhem qe te na ofrojne zgjidhjen e jo qe te ankohen nga mengjesi e gjer ne darke. Qeveri totalisht e paafte ose me sakte, totalisht pjese e sistemit!
Te shkrihet e t’i humbase nishani, si I thone. Si nuk bejne detyren keta burra te lartem te ketij shteti-palo?
Te vendoset Diktatura e Proleteriatit! Poshte kapitalizmi! Ta bejme Shqiperine lule si ne vitin ’89! Rrreaksionaret ne litar!
Po çpresin pra!
drejtesia eshte bere nje xhakete e grisur qe nuk mund ta arnojsh me duhet hudhur ne plehra , duam drejtesi ,vetem per drejtesi e votuam PS se pune e dime se nuk na gjen ,jo pS dhe Rama po dhe Obama te vije ketu pune nuk ka per ne
Janë disa raste flagrante për të cilat Sali Berisha do duhej kalbur në burg. Ai është njeriu më i harbuar, në gjithë historinë e shtetit shqiptar, në drejtim të korrupsionit.
Berisha eshte njeriu më i saktë në kopsitjen e mekanizmave shtetërorë e jo shtetërorë, për t’u mbrojtur nga ndëshkimi. Ai e ka politizuar aq ekstremisht shoqërinë, sa çdo tentativë serioze për të vendosur drejtësinë do të konsiderohej nga një pjesë e mirë si politike e do vlerësohej si hakmarrje e njërës palë për palën tjetër. Por politika nuk mund të mbetet pafund streha e batakçinjve.
E keqja më e madhe, e provuar kjo tashmë, është se drejtësia në Shqipëri po mbahet peng në emër të pavarsisë. Mosndëshkueshmëria e korrupsionit, dmth korrupsioni vetë në organet tona të drejtësisë, mbahen në këmbë në emër të institucioneve të pavaruara.
Tani qeverria e re i ka 84 votat cfar pret per
te bere nje shtet me drejtesi funksionale????
Pas zgjedhjeve të 23 qershorit, besuam se do të shpëtonim njëherë e mire nga Berisha por duket se e kishim gabim se e kishim gabim, ky nuk kanë ndërmend të tërhiqet.
Perkundrazi medjat dhe gazetaria duket sikur
nuk mund te punoje dot pa i dhene rendesi
Berishes edhe vete Rama duket sikur e ka
kete deshire apo interes ta mbaje Berishen
ne loje.
Cpo behet???
KLD-ja eshte nje mekanizem kriminal dhe si i tille duhet reformuar thellesisht. Ne te kundert, cdo dite qe zgjat me kete KLD do ta coje shoqerine shqiptare drejt nje katastrofe qe s’do mund te reabilitohet.
Ok Mero, thu:
1. ‘Këshilli i Lart i Drejtësisë, si institucioni i cili rregullon mbarëvajtjen e punës në sistemin e drejtësisë, ka bërë një organizmin të organizuar të drejtësisë, në funksion të varësisë së saj nga dy persona, Bujar Nishani dhe Elvis Cefa, të cilat po ashtu dihet që janë thjeshtë dy ofiqarë të pushtetit të Berishës…’
Pyes: po naco ministri Rilindjes a di naj gjo per kto pune?
2.
Ok mero, thu:
‘Përballë kësaj situate, është e udhës që reforma në drejtësi të nis me KLD dhe një ligj organik për riformatimin e saj mbi kritere që së paku heqin vartësinë e këtij institucioni nga një qendër pushteti e ndëshkuar dhe nga korrupsioni financiar, i cili duket se ka futur në garë kryetarët e mbetur pezull …’
Pyes: ti e merr rrogen per te vra menjen dhe bo punen apo Keta nga i pari te i deputeti fundit, me fal ne bisht o kreshniku i spahijve me topen.
Pyes: a thu Rilindja s ‘din a s’don, a te dyja, Mero?
Ok Mero,
thu: ‘ Ky ç’organizim i organizuar, që KLD i ka bërë drejtësisë shqiptare, do të vazhdoj të prodhoj varësi politike, korrupsion dhe standard gjyqtarësh, si ai i atij anëtarit të KLD, që liron një trafikant droge që akuzohet për gjysmë ton droge dhe pastaj gradohet në detyrë’
Pyes: Rrili-ndjeeerënë vetem per Napolona e kina?
Se ja na ra kjo ‘xhenaze’ dhe u njohem, qe na ka mbet e pakallshme,
po ku jon fut kta burrshtetsa qe s’e widin synin fare?!
Vec njoni: puuuum!: ‘ketu ka gjueti shtrigash, burra!’, qetri, kuuum! :’ ktu ka histori suksesesh burra!!’,
Ti Mero po llogon per qef tat e, ne tonen, Enee …ja ke u bo shtet vetiiiiiu/ si me shku me blu n’mulli !!
Poplli: ‘mire suksese mbas suksesesh, o kreshniker, po ‘Xhenazja’ qe na ka njel nde n’ mes Bulevardit (te Horave)!!….
Na njeli ene Integrimi vaaar, mor amon!’, o j0000o, se na paska nderu ka ardhe prape fyli gazmor…
ene po bojm feste! (Napolonin s’e hajm ta lujm’ mo, kjo o e sigurte !!!)
Ej, Ciliiviuciu,
kush ja bon- ja bon vetiu,
E si tja boj o un’ Piktoresk-Mullixhiu !!
Po’ me kujtohet poema “epopeja e ballit kombetar”. Pse ska folur me pare ky plaku Mero apo ska jetuar ketu!!! Nqs u kujtohet, o njerez, keshtu beri, ky “plaku mero”, edhe 4-vjecarin e pare te qeberisjes nano… Sla gje pa thene e sla me fjale te ndyra pa nxjerre nga goja e tij e felliqur, vetem e vetem te merte ca grada nga gjeneral berisha, dhe te behej komandant i madh i berishes… Ditziu berisja qe e pranoi ujkun me surrat qengji dhe e vu ri ne listat per deputet ne zgjedhjet e 2001 !!! Mjerani dhe supermencuria ” mero”, vetem kur u perball me popullin e durresit, e pa ceshte realiteti dhe si jeton populli i thjeshte… S’grisi dhe kepucet 800- dollareshe…po perseritet i njejti skenar!!! O plaku mero, edhe rama ska nevoje per ty, se ben pjese te ajo klase qensh qe hani te zotin… Leri njerezit te punojne dhe qeverine te ece, se ska nevoje per mendte e tua, si htjne ne pune asnjerit…
Sepse Fatos Nanua ishte edhe me i felliqur se monstra Sali Berisha.Merua ka merite te vecante qe e ka demaskuar rende edhe ate plehre.
A me kuptoooooove ?!
Ke shume te drejte Mero. Pas fitores, fill pas 23 qershorit, gjeja e pare qe duhet te kishte bere PS-ja ishte pergatitja e ligjit mbi funksionimin dhe organizimin e KLD., qe ne shtator te ishte ne rend te pare per ty hedhur per miratim ne parlament. Mazhoranca e dale nga 23 qershori i ka te gjitha numrat per te bere kete ndryshim qe eshte dhe thembra e Akilit e drejetesise Shqipetare bashke me institucionin e Presidentit. Ka 20 vjet qe popullit i ra goja per drejtesine, nderkombetaret gjithashtu gjithnje ngulmojne tek drejtesia, dhe asnje reforme konkrete nuk ka. Madje, ka ‘reforma’ qe e kane thelluar edhe me keq gjendjen skandaloze te drejtesise. Per shembull, ato ndryshimet kushtetuese KRIMINALE bejne qe Presidenti (i pari i vendit, perfaqesuesi i shtetit dhe kombit ne bote) zgjidhet me 71 vota, ndersa per Avokatin e popullit duhet 84 vota. A ka tallje me te madhe qe i eshte bere ketij popullit nga perfaqesuesit e vet? Nese do te kerkoheshin 84 vota, e ke te sigurte qe ky gjysmak me mustaqe, ushtar i bindur i Saliut nuk do te ishte bere kurre president. Pra kush do vertet te bej Shqiperine, duhet te filloj nga drejtesia. Dhe nga drejtesia fillohet me ndryshimin e ligjit mbi KLD dhe Presidentin. Deri me sot ka vetem reforma garnityre per te terhequr vemendjen dhe hedhur hi syve, por asgje konkrete mbi drejtesine, kancerin e shtetit shqiptar.
Po dale ore po si ta pregatisi ligjin kur ende nuk ka zyren gati. Pse si e di ate si Tosi qe punonte dhe kafeneve jo o burr.
Sepse keshtu e pa te udhes amatori i politikes Edi Rama dhe doktori i mafies Sali Berisha.I pari gjykoi me logjiken e nje femije,i dyti si te ishte vete dora satanaja,Sllobodan Milloshevici.
per nje oganizim te tille nuk besoj se i ka numrat ky parlament sepse ma i pari kryetari aktual i parlamentit qe ka edhe ministrine e drejtesise ne drejtim ja ka nji borgj ketij sistemit aktual te drejtesise sepse e ka marre pafajsine tuj thane qe nuk ka za dhe nuk ka figure per me e denu per korrupsion. Kjo loja e rradhes e atyne qe e dijne mire se ku dojne me shku vete por qe nuk dijne se ku jane tuj e cu Shqypnine (ps=pd=lsi=etj.=rastesisht mund te mbesim komb)
Ne vitin e Krizes se Madhe Ekonomike presidenti i sapozgjedhur i SHBA-s Franklin Ruzvelt shkarkoi brenda nje dite gjithe administraten shteterore te presidentit te meparshem Hoover, pezulloi nga detyra Kryeprokurorin e Pergjithshem dhe detyroi gjykatesit e Gjykates Kushtetuese te miratojne urgjentisht dhe pa humbur kohe te gjitha amendamentet e tij kushtetuese. Atehere filluan te dalin zera qe presidenti i ri amerikan ishte nje Diktator bile pati nga ata e quajten Komunist si Stalini ne Rusi, por pergjigja e Ruzveltit te ri dhe energjik per reformat jetike ndaj Kombit dhe Vendit ishte shume e prere:
“KAM KENAQESINE TE JEM NJE DIKTATOR PER PAKICEN FAJTORE TE KRIZES EKONOMIKE QE TE JEM NE KETE MENYRE I DOBISHEM PER SHUMICEN E AMERIKANEVE TE PAFAJSHEM!”
Ketu lind nje pyetje llogjike qe duhet ta bejme pas kaq shume vitesh ne shqyptaret duke mesuar pak demokraci nga amerikanet e guximshem:
A do te mesoje Edi Rama sado pak nga guximi i Franklin Ruzvelitit historik qe shpetoi dy here SHBA-s dhe Boten nga Kriza Ekonomike dhe qe e beri Ameriken shtetin me te fuqishem ekonomiksht ne Bote pas Luftes se Dyte Boterore? Kjo eshte ceshtja qe duhet te trajtoje dhe hulumtoje media jone kombetare dhe jo civ-vicet dhe cic-micet me KLD e Nishanit dhe Saliut. Ne cilin vend te Botes kryeministri po te kishte vjedhur dhe po te kishte vrare njerez si Sali Berisha do te mbahej akoma jashte qelise se burgut? Ne cilin vend te Botes kryetari i opozites ka dosje te hapur ne prokurori per vjedhje makaber te fondeve publike dhe per vrasje te protestuesve ne bulevard dhe del cdo dite si gjeli maje plehut duke kercenuar si Kashei i Pavdekshem? Ku vben vaki nje gje e tille? Ne cilin vend te Botes Gjykata te ras brenda me akuza fallco dhe me pas te liron me gjoba te majme? Kjo me te vertet eshte kulmi dhe nuk e ka zanafillen tek KLD-te e shemtuara dhe te korruptuara te Bujar Nishanit, por tek kultura e pandeshkueshmerise qe e mban gjakatarin ANTIKRISHT Enver HoxhA akoma si HERO i popullit dhe HERO u punes socialiste 23 vjet pas renies se Murit te Berlinit si ASKUND ne Bote.
dear my son
Jam dakort me cfare thua ne koment me perjashtim te rrjeshtave te fundit.
Hoxhe Enverit jo vetem qe duhet te mos ja heqim ato dy dekoratat por duhet ti shtojme edhe disa te tjera Pse !
Atehere kishte diktature por kishte edhe shtet qe te pakten te plotesonte disa kushte normale apo modeste.Po te vidhte nje kuader i cdo lloj niveli ai e varte prej bolesh dhe mire ja bente.
A e di ti mor nastradin sa lloj gjykatash,prokurorish ne nivele dhe rrethe te ndryshme kemi?? ,jane mijra qe jo vetem marrin rrogen qyl por e ropen ate popull.Sot ne shqiperi ka vetem ministra ,deputete,gjyqtare,buxhetore,klerike,pensionista,shkollare.Punojnevetem disa plaka dhe pleq ne bujqsi,ca goca te reja neper kafene dhe pub-e.
E vetmja industri qe punon jane hidrocentarlet e heroit enver dhe kombinati internacjonal i droges ne lazarat.
Pra shqiperia eshte vecse nje shprehje gjeografike nen protektoratin e Natos ku botohen dhe ca gazeta qe bejne muzike funebre gjithe vitin dhe nje nastradin qe ka thyer rekordin boteror ne numrin e komenteve per te gjithe kohrat.Pra jemi kthyer ne nje NEVERLAND qe nuk permbushim kushtet as per kazan plehrash.Por te pakten te krenohemi se kemi patur nje diktator te fuqishem qe se rrunte trapin as per superfuqite,as per grekun e serbine.Vetem pak ore u shfaq portreti i tij te varrezat e deshmoreve dhe
kaluan ne goditje elektroshock-u nastradinet dhe naziskinet.Mos e krruaj me hoxhe enverin biri im se vetem lavdine i rrit te pakten sic eshte katandisur shqiperia sot i takon nje medalje tjeter.
“Your father” ? Ndaj të njejtat pikëpamje me ju. Kini vështrim realist dhe historikisht të drejtë. Nderime qytetar!
Dhe vazhdoje – zoti fadher – se Enveri meriton jo vetem nje dekorat por dhe nje nje Bust 7metro te larte prej Ari.
Po i takon, duhet thene. Ne kohen e tij edhe lufta e klasave behej me zik-zak dhe ne rast se ishe njeri i spikatur te jepeshin te drejtat, madje ne ate nk shkoje te kerkoje miq, te therrisnin vet ne baze meritash…Une punoja ekonomist ne ferme ne nje rreth, veç kur me thirren me kerkonin ne Tirane pe rpedagog ne Fakultet…nuk mund t’ia harroj zotit Hoxha dashurine per popullin vleresimin e njeriut si kapitali me i çmuar. Ishe nje nder te punoje ne administrate edhe nese ishe i inetrnuar punoje ne profesio, rojet nga prapa por mire, ku ma gjen sot…
ESHTE KOHA PER NDESHKIM DHE NUK DUHET LENE QE TE KALOJE PA U VENE RE
Pyetja eshte fre e thjeshte se cfare parashikon ligji kure KLD nuk kryen detyren e tije funksionale. A ka mjaftueshem sanksione ligji per KLD qe ky fenomen te mos ndolle me , pra a duhet te nderhyje parlamenti per ta zgjedhur kete situate.
A duhet derguar Presidenti ne nje komision mjekesh per te analizuar aftesite e tije fizike che mendore per te kryer detyren pasi mendoj se pikerisht per kete mungese aftesishe eshte zgjedhur aty. Eshte e pafalshme qe komisioni i ligjeve nuk e ka vene alarmin per kete situate te krijuar ne KLD por u desh nje qytetar nga Puka per te nxjerre ne drite nje situate me shume se kriminale ne sistemin e drejtesise shqiptare.
Une mendoj se mbledhja e parlamentit nje here ne jave eshte e papranueshme kure shteti shqiptar faktikisht dhe praktikisht ka rene. Me cfare degjojme ministrite e vecanta kane bere e po bejne denoncime publike e ligjore cdo dite. Ku jane arrestimet?
Nese prokuroria fle gjume, qeveria dhe parlamenti duhet te bejne detyre per te cilen edhe jane votuar te shkunden nga themelet te tera institucionet e shtetit , pra parlamenti te veje ne levizje tere institucionet kushtetuese pasi askush nuk eshte i pamvarur nga ligji e parlamenti ne nje Repuplike Parlamentare.
Si ka mundesi qe arrin te beje nje investigim te mirfillte nje emision investigativ i nje TV dhe nuk ndihet shirbimet inteligjente.
Ku e marrin rrogen dhe nga kush paguhen ? Si ka mundesi qe masakrohet funksionari i larte i ketij sherbimi ne Durres dhe heshtet ? Kure sherbimi nuk arrin te zbuloje e mbroje funksionaret e tije cfare te mire mund ti sjelli shoqerise shqiptare?
Une mendoj se i duhet dhene fund denoncimeve publike nga qeveria e parlamenti te veprimtarise kriminale e korruptive te funksionarve te djeshem e atyre qe vazhdojne akoma ne detyra por duhet kaluar ne veprime konkrete ndeshkimore . Nese institucione kushtetuese hezitojne te kryejne detyrat e tyre per te cilat edhe jane krijuar e paguhen duhen shkrire me themel e riemruar si intitucione e ringritur nga e para.
Perse nuk eshte realizur zbardhja me e thjeshte e mashtrimit prej 85 miljon euro i garancise bankare te privatizimit te naftes shqiptare. E para a thote ligji se garancia duhet leshuar nga nje banke prestigjoze? A eshte banka qe ka thene qeveria e meparshme e tille. Dhe e dyta a eshte realisht origjinale dhe e konfirmuar si e tille nga institucionet financiare Amerikane garancia ne fjale. Perse duhej kerkuar konfirmimi i garancise nga lobuesit qeveritare kure Amerika ka institucione per kete pune e njekohesisht Ambasade ne Tirane.
Sa kohe kerkon per te zbardhur kete te panjohur te thjeshte apo 85 miljon euro nuk jane gje per buxhetin e shtetit te shpuar shqiptar.
Koha per ndeshkim ka ardhur e nuk duhet lene qe ajo te kaloje pasi pasojat jane shkaterrimtare jo vtem per qeverine shqiptare por per shoqerine shqiptare.
AJET DELAJ
NEW YORK
Z. Ajet delaj? Shtroni pyetje shumë të drejta dhe që e meritojnë një përgjigje? Komenti juaj i sotem ashtu si dhe ata te meparshmit për te cilet une mund te kem ndonje rezerve te vogel,ju tregojnë njohës te mire te tematikës komentuese pos asaj dhe nje patriot të shqetesuar. Më vjen mirë që shkruan me emër,qartë dhe me burreri. Nderime dhe suksese aty ku jetoni e punoni!
z Zaimi pershendetje e gjithe te mirat. Se pari faleminderit per tere cfare thua ne adresen time. Ju kam bere thirrje edhe here tjeter se te tere duhet te thone mendimin e tyre me emer e mbiemer . Per mua pamvarsisht ne e njeh apo jo komentuesin , komentit i jep emer e dinjitet pasi thellesisht mendoj se duhet te marre fund koha e fleterrufeve anonime. Se dyti nese shkruajme te tere me emer atehere dalin bllof edhe ata qe shkruajne te porositur pasi “gojet e liga” thone se ekzistojne.
Nuk eshte e thene se njeriu thote gjithnje mencuri por eshte e redesishme qe cdonjeri te thote mendimin e tije dhuke anur gjithnje nga e drejta pamvarsisht se kush eshte ne pushtet.
Opinioni publik nuk duhet te jete ne sherbim te palve por ne sherbim te shoqerise qe eshte veteme drejta e verteta. Kesaje duhet ti meshojme te tere , ko eshte forca e opinionit gje qe duhet te kene emer te qarte.
zoti Pellumb Zaimi bashkohem me mendimin tuaj qe ky koment i Delajt eshte nga me te spikaturit qe ka shkruar deri me sot sepse ka hequr per here te pare “berlloqet” qe i eklipsonin plotesisht edhe ndonje ide te mire qe parashtronte.
E keqja e ketyre shqipove te Amerikes eshte se nuk kane ndonje organizim kombetar si komunitet por jane pambarimisht te percare sipas tribuve apo ndasive partiake.Jemi ndoshta diaspora me indiferente dhe me e pafuqishme ne amerike.Eshte per tu marre shembull lobi grek,serb,italian qe kane ndikim deri ne kupolen e shtepise bardhe kurse aktiviteti me i madh i diaspores tone eshte shkrime sporadike apo komente te vecuara neper gazeta qe eshte pothuaj asgje.Edhe org. Vatra eshte fikur fare dhe eshte kthyer ne nje frigorifer jashte perdorimit qe vjen ere te keqe dhe sot nuk ka asnje lloj reagimi nga kjo organizate dikur e madherishme ne kohen e Nolit te madh,sot hesht kur ai vend ndodhet ne nje udhekryq te historise.
Perseri qendroj me idene se duhet formuar nje front i ri atdhetar ne Amerike me moton ATDHEU ESHTE NE RREZIK sepse kemi nje gjendje STATELESS dhe duhet ti drejtohemi kongresit amerikan per nje seance EXTRA per Shqiperine sa nuk eshte vone.Ne kete drejtim duhet te punoje zoti Delaj me koleget e tij atdhetare se keto komente ne keto gazete vetem sa na nxjerrin ca psheretima.
Duke e mbyllur komentin keni nje falenderim zoti P.Zaimi se jeni bere nje person publik qe duhet te marrin shembull dhe te tjeret. Thanks !
Me duket se Rama nuk e a aq te lehte sa e kishte menduar .
Korrupsioni eshte perhapur aq shume , veshtire te luftohet
Bashkekombas pershendetje dhe Z.-Znj Rinia KLD eshte I para qe do rregulluar se rregullon te tjerat pastaj sa per korrupsionin ai eshte kudo ne cdo institucion jo vetem ne KLD pa I thene mitmarrjes ndal VATANI keshtu do eci si mbas viteve 70 te regjimit te atij Zotrise ku njeriu I ri socialiste u vu ne pushtet e pa I cuar pule te pjekur me shishe raki nuk te kryenin pune tipat te sali berishes, spartak ngjeles, fatos lubonjes apo kryetaret e kshillit te lagjeve kur duhet te merje nji flet pune apo te beje lutje per shtepi e sot na hiqen si me te drejtet e me te zgjuarit mbas viteve 90 mitmarja u perhap u perhap ne cdo qelize te shoqerise sa me falni per shprehjen po (spo ja jepte nona-babes mo pa I cuar lek ke shtepia)
You [email protected] te pershendes , komenti fantastik ske ci shton
Turpi i Shqiperise quhet KLD. Me kujtohet ministri kalama i drejtesise ne vitin 2005, Bumçi, kur premtonte: -Se afermi do te kemi shumicen ne KLD dhe do te realizojme programin tone. Vetem per kaq duhej ndjekur penalisht, pse ne se shumica ja shuan pavarsine, perse duhet KLD.
Nje dite te bukur çuan Kreshnik trimin t’ja nxirte themelin. Mbase dhe me pare nuk qe kushedi, por ajo qe ka ndodhur mbas tij duket ne driten e diellit. Tender per tu emruar a transferuar. U zhduken juristat me emer e me personalitet ne Shqiperi. Mendoni “Gjinin e famshem” – qeveritar te gjyqsorit. Ku ku, nane! Paguaj e rri kryetar gjykate. Je jashte kritereve- e zgjidhin gjinat, te emrojne provizor nja 10 vjete a me shume sa ti plotesosh.
Z. mBaze,
tanime me plot gojen mund te themi qe ky eshte “shteti” i ED Rames.
KM aktual nuk i mjaftuan 1 milion vota – se me cfare merret nuk e dime – merret me Rrotat e Karrotes si Muli i PD a ndonje tjeter!!!
Ed Rama ku e e ke planin per ndryshimin e sisitemit gjyqsor!!!
Edha sa shekujt te duhen per te mos ja lene ne dore antishtetareve e shpellareve te sojit te poshter si SB, BN e LB!!!
PO NUK U HOQ KAPTER RAMIU NUK KA DREJTESI
Rama eshte i papargatitur. Nuk mund te menaxhoje nje situate te tille. Ka komplekse ideollogjike dhe pragmatiste. Nuk di si te kaperceje reformat e medha qe duhen. Ekulibrat jane prishur dhe tani ai nuk mund te beje asgje. Eshte ne pike te hallit e kuptoj por nuk mund ta ndihmojme sepse ai nuk ka koncepte ideollogjike dhe politike per te ndryshuar nje sistem qe ka vdekur. Por fatkeqsia me e madhe eshte fakti qe ai nuk ka asnje ndihmes reformator. Te gjitha qeveriateret e tij jane ata qe luhen me xhel. Ta fala.
Pergjigjia eshte shume e thjeshte.
Numeri i gjyqtarve,shumezuar me numerin e gjykatave,= MILJONA EURO !
Legjislativi duhet ta filloje nga KLD-ja. Te hetoje institucionalisht, per aq sa i duhet ligjvenesit, se kush eshte aryeja qe kjo KLD eshte ne kete gjendje. Perse gjithe keto shkelje ne kete organ kushtetues ? Pasi te hetoje, duhet te nxjerre pergjegjesine duke i kerkuar organeve emertese, qe nga vetja dhe deri te Konferenca Gjyqesore, nese keta anetar te zgjedhur ne KLD, jane te denje per te qendruar ne kete organizem.
Me Gjinrat dhe me emra te tjere anonim ne KLD, nuk mund te behet drejtesia.
Ne te vertete z.Mero kjo situate vijon qe prej vitit te fundit te funksionimit te K.L.D.se ne drejtimin e Bamir Topit dhe K.Spahiut.
Krahas politikes te bejme dhe ndonje pune; – pati then mr Blair ne viziten e fundit ne Tirane! Pastrimi i kanaleve te ujrave te zeza dhe tubave nuk kerkon vullnet politik, njerez. Shikoni kete pjese te shoqerise Shqipetare; – notere, avokat, gjyqetare, prokurore, minje te policise gjyqesore, komunitet i ndotur deri ne ekstrem, tmerr!!!
Mrs Andia, avokatia ime, ne kohen qe po drekonim ne nje pub ( public house ) nervozizmit te saj si nje e infect-uar dhe a dirty girl too! ja ngopte; – vulgaritetit dhe ujit tmerrsisht te papaster ne rubinet dhe ne bottle, tmerr njerez!!!
Nderlidhja e krereve te politikes eshte e pa mundur njerez, me kete shemti qe kemi perballe!!! Emrat e ketyre shtetarve qe formojne establishmentin Shqipetar, do te shkruhen me germa te arta nqs… Une kame frike se do te deshtojne. Debati ne komunitet eshte celsi magjik zotrinje.
Bank-at e huaja po i rjepin lekuren vendit, qe eshte bekuar vertet nga Zoti!!! Zot na ruaj…
Ore iluzionista ,vertete keni shprese per drejtesi ne Shqiperine e Ilir Metes ?????Nuk e kuptoni qe LSI e degjeneruar ka 20 deputete te degjeneruar qe nuk lufton dot degjeneracionin sepse u votua nga nje mase e madhe e ketij populli qe degjenerimin e ka vyrtyt.Qe te luftosh per drejtesine me pare duhet te luftosh me LSI-n ,kjo duket e pamundur keshtu qe kot grini sallat.
Ke plotesisht te drejte “realiteti”, por per momentin turma e corrave rilindas nuk e shohin kete, deri kur te plasi perseri ne Kucove dhe te shohesh perseri te perseriten copy-paste komentet e para 1 prillit!
Meroja sonte e kuptoi se ti turresh gjithe sistemit te drejtesise eshte njelloj si te peshtysh perpjete drejt qiellit, prandaj e fokusoi goditjen vetem drejt KLD-se (pasi problemi i vertete nuk eshte korrupsioni, por korrupsioni i ushtareve te “familjes”).
Megjithese nuk ndaj qellime te njejta me Meron, jam plotesisht dakort me te per faktin se kjo KLD duhet shkundur sepse shkeljet e saja jane aq te medhaja sa ato qe permend Meroja jane vetem maja e ajsbergut te keqfunksionimit te saj.
Por problemi eshte se perberja aktuale e saj pervecse me ligjin organik (i cili kerkon 3/5 e deputeteve) rregullohet edhe me kushtetute (e cila kerkon 2/3 e deputeteve te cilet kjo maxhorance nuk i ka), prandaj ndryshimi i perberjes se saj nepermjet ndryshimit te ligjit nuk eshte aq e thjeshte sa e thone rilindasit e mesiperm.
Prandaj e vetmja forme nderhyrjeje eshte indirekte dhe joligjore duke marre modelin e shkarkimit te faqeziut Spahiu nga PD me shumicen e kartonave ne Parlament (pasi precedenti eshte dhe arsyet jane dhjetra here me te forta) dhe nga ana tjeter intimidimi i anetareve te tjere me metoda alla komunisto-mafioze duke i konvertuar ne rilindas te perbetuar.
Sa i takon mustaqes vazhoni thurni endrra, por ai ne mos e therraste i gjithelarti (apo tu shpetoje shkalleve te presidences nga duart ndihmesve qe e mbajne hopa)e keni aty deri ne fund te mandatit! Per me teper (nese ska ndryshuar mendim Likja) ai eshte president edhe i njeres force politike qeverisese, prandaj ju bej thirrje te mos beheni percares te kualicionit te 1 prillit!
Po pse komentoni kot o patriote ,nuk po kuptoni qe e gjitha kjo eshte nje reality show ?Ku ka vend ketu per diskutim,kokrat i ka perse e zgjodhi populli ,mirepo qe ti shkoje deri ne fund kesaj pune duhet te nxjerre jashte loje presidentin gjithashtu , gje qe nuk i leverdis ta beje sepse po tregon qe ka komplekse ,i pelqe te rrethohet nga persona pa personalitet e dukshem e simpatizon edhe Nishanin pikerisht per kete aresye !
Me qe ra fjala per drejtesine,mos kerko drejtesi ne nje vend ku gazetaret investigative kane nje vrasje politike qe ja ben muuu ne mes te dites e e nuk ndjehen,pa diskutuar ketu per te dy anet e politikes ose per institucionet e pavarura te nje shteti demokratik!
Oj shqiperi e mjera shypni kush te ka shtyr me krye ne hir,vete shqipetaret se jan bere sot dallavergji,uka humb nderi dhe burreria,e sheroft pra veq perendija.Isha duke percjellur emisionin shqip te rudines,mor njerez,une jetoje ne gjermani dhe ketu funksionon qdo pore e shtetit ligjor e demokratik,ate qe dexhova tek rudina,u tmerrova si ka mundesi qe i tere sistemi te kalbej ne ate menyr,dhe te qete shqipetaret te vazhdojne dhe te punojne rendomte si qdo dite,ketu do ngritej e tere shoqeria civile do mbusheshin rruget me njerez,duke kerkuar denim per ata kriminela qe ne vende se te mbrojne ate familje,qe ju kishin shkelur te drejtat elementare,nga nje grup policesh,por drejtesia ishte bere pale me prokurorin dhe zhvatnin para per te perfituar sa ma shum,ozot o zot.Edi Rama nese mete vertete e ka fillu siq thoshte se do le emrin tim ne histori e ka rastin te tregoje veten,dhe ta qoje amanetin e 23 qershorit qe i dha populli ne vend.une dexhova zotin llalla prralla se qka thoshte kemi marr gjitha masat,une kam bindjen se masat vetum ne fjal ,jam mese i sigurt,masat dote shiheshin duke burgosur zaganjorin,ate kryetarin e asaj gjykate qe u perfol ne emision,dhe gjithe ate hallke qe kishin prezumuar krimin.kurese ne anen tjeter ai kryefamiljari duhej nga emsionini i rudines te mirrej ne mbrojeteje si deshmitar i mbrojtur,dhe te dilte llalla prralla para opinionit me aksione konkrete duke i siguruar qytetaret se drejtesia do shkoje dej ne funde kunder ksaj hallke krminale,por siq thoshte avokati nxhela mu te llalla fillon krimi.dhe zbret dej ne hallkat mete ulta.zoti ju ndihmoft e njerezit si MERO BAZE naj shtoft shqiperia.
Mero Baze, shkruaj dhe ndonje gje per ato gjyqtaret qe nxorren te pafajshem “Rilindasin” e fundit, Hajdutin Meta. Jo per nej gjo, po e ke pas shume qef kete pune para nja 2 vjetesh. Ti je nje palaco, me keq se keta gjyqtaret qe komenton.
Te gjitha ato leke qe pame tek Fiks-i si mendoni se ku shkojne?
Pjesa me e madhe shkon lart prandaj çdo gje duhet filluar nga e para ne drejtesi.
sali berisha krijoi nje virus dhe e injektoi ne shoqerine shqiptare ashtu si krijohen viruset qe bllokojne operimin e nje kompjuteri. Si edhe viruset e tjere qe kane emer ky quhet virusi “berisha” dhe arriti ta bllokoje fare sistemin operativ te shoqerise. Ashtu si ne PC, duhet te behet riformatimi nga e para e sistemit operariv dhe te instalohen edhe programet e tjera nga e para. Rruge tjeter s’ka. Edi Rames i bie kjo detyre ta kryeje, mbeshtetje ka te gjithe popullin shqiptar dhe s’duhet te kete medyshje per asgje. Do referendum le ta beje, ne do ta mbeshtesim; nese ngrihen pak plehra te berishes, te na beje thirrje neve se na ka gati.
Ishim me mire ne kohen e Zogjit I
DUHET BERE SHTET QE DO TE THOTE LIGJE DHE SE NUK BEHET KJO ESHTE E KOTE SE KESHTU NUK MUND TE ECET JO VETEM NE SHQIPERI POR EDHE EUROPA NUK TE PRANON ME KETO QE NDODHIN KETU KUSH ABUZON ME LIGJIN KUSH KORUPTOHET DUHET TE DENOHET NE BAZE LEGJISLACIONI TE VENDIT KJO NUK DUHET TOLERUAR NE QOFTE SE DUAM SHTET DHE TE SHKOJME NE EUROPE KUSH I MBRON KETA ABUZUES JANE PALE ME ATA QE MUNDOHET TI MBROJME DUHET HEQUR PRATITIZMI NGA LIGJI NE MENYRE QE TE FUNKSINOI LIGJI DUHET TA KUPTOJME MBAROJE SISTEMI”I VJETER QE TRASHEGUAR”EDHE SE JANE AKOMA AKTIV DUHET MBULLUR NJEHERE E MIRE JO POLITIKE NE GJYKATA PROKURORI E GJEKTE DUHET TE FUNKSIONOI SHTETI
Po nuk hoqen ate morrin e bythes domethene kapterr Jarin nuk do bejne dot asgje Edhe bota nuk do thote asnje fjale meqenese e shikon qe ky dordolec eshte strumbullari i te gjithe pengesave per te reformuar drejtesine
une them te zgjedhim aranit celen ne krye te gjygjesorit,po duhet cu dhe kadri azbiu nga varri…
Shikoj komentet dhe nuk më vjen mirë që disa merren me Meron,se sa me ato që shkruan Mero.Nejse,ky është rrudiment dhe atavizëm e së shkuarës,që për çudi,është edhe pjesë e mentalitetit të ish kryeministrit,i cili gjithmonë merret me individin dhe jo me fenomenin.
Ka shumë të drejtë Mero që kërkon riformatimin e KLD,biles n.q.s. ka votuar për RILINDJEN,e drejta e tij bëhet edhe më sublime,sepse në programin e saj,reformimi dhe riformatimi i sistemit të drejtësisë në përgjithësi dhe i KLD në veçanti,është një ndër objektivat madhorë dhe premtim i përsëritur disa herë.
Ky riformatim, është edhe për mua një domosdoshmëri jetike,jo vetëm për fenomenin e vjetër,të cilin emisioni “Fix Fare” e solli me fakte të reja,por edhe sepse nga vetë stafi apo individët që e përbëjnë KLD,nuk mund të pritet asnjëherë dhe askurrë progres dhe aq më tepër reformin e pastrim apo vet pastrim në drejtësi.Unë njoh njerin prej tyre,i cili pas vitit 1991,la punën në koop.bujqësore dhe pas 6 muajve “akademi” në “Plepat e Durrësit”na u bë kryetar i madh GJykate dhe vartësit e tij ishin të gjithë profesionistë të fushës me universitet,biles edhe në moshë të njejtë a ndoshta edhe më të vegjël.Ky kryetar,në fushatat elektorale si ajo e vitit 1994 për Referendumin për Kushtetutën,për zgjedhjet e Pushtetit Vendor,për zgjedhjet politike të vitit 1996,apo edhe 1997,na ishte “udhëheqësi” më kryesor i PD….Por….pas ardhjes në pushtet të PS,nuk la rast e nuk la sebep,pa na u lutur që të ndërhynim tek deputeti socialist i Rrethit dhe kryetari i PS së Rrethit,që të mos e hiqnin nga kryetar Gjykate,sepse do ta “shpërblente me punë”Për hir të së vërtetës,por edhe për fat të keq,them se ja ariti qëllimit,pasi me “punën e mirë”që bënte,(shpesh herë edhe duke zbatuar direktivat e deputetit etj.)qëndroi pa ju lëkundur aspak karrigia e kryetarit në 8 vitet e qeverisjes së Fatos Nanos!!!!!Më pas,me një vendim gjyqi për njohjen e faktit të pronësisë së një ish funksionari të lartë të PD,i cili kishte miqësi me Kreshnik Spahiun,filloi punë në KLD,fillimisht si inspektor e më pas duke përfituar nga dhënia e gishtit,morri krahun dhe zuri vend në panelin e KLD.Sigurisht,pa harruar zakonin e vjetër të mbajtur në “ilegalitet” për 8 vjet,si aktivist i shquar në fushata elektorale duke filluar nga ajo e vitit 2007 e deri tek kjo e fundit.Kushedi tani ky skuth,kujt po i gris xhaketën a i ngroh kuletën për të qenë i kahershëm në elitën e drejtësisë,të cilën jo vetëm që nuk e drejtuan ai dhe farsa e tij,por e bënë aq të lakuar sa edhe “spiralja e ka zili”.
Ke të drejtë Mero kur thua se ky sistem nuk mund të pastrohet nga vetë sistemi,por duhet të ndërhyjë me shumë vullnet politika e gjithë spektrit.Mbase një krah i saj si ai i PD.të cilës i shërben me zell Nishani,nuk e do këtë reformim sepse mbetet pa shërbëtorin e saj besnik,por mazhoranca e cila i ka të gjitha tagrat e mundësitë,duhet urgjentisht të fillojë riformatimin e gjithë sistemit.Thirrje Edi Ramës: ASGJE NUK RILIND PA PASUR DREJTESI TE RILINDUR (kuptohet jo vetëm me rilindas,por me profesionistë të aftë e të përkushtuar)!!!!
Keni te drejte kur thoni se kete drejtesi e shkaterroi Sali Berisha. Ai duhet te denohet me burgim te perjetshem. Por aresyet nuk jane ato qe thoni. Aresyeja kryesore eshte qe hoqi denimin me vdekje, pasi ne rradhe te pare duhet te hidhte ne det kockat e enver hoxhe kriminelit dhe me pas te ngrinte trekembeshat dhe te varte te gjithe enveristet qe lefin sot.
per komentuesin alqi
Keto bejne gabim te madhe qe kritikojne berishen se shkaterroi drejtesine sepse ne fakt ai nuk la gje pa shkaterruar qe nga pyjet,basenet e lumejve,pemtoret, ullishtat, hidrovoret e deri te ushtria,financat,dipllomacia duke perfshire dhe drjetesine qe e ka “toke te xanun”te tijen.
Duke krahasuar enverin me berishen me e vogla qe mund te them se qyrraveci nga vicidoli nuk eshte as sa nje qime bythe biles e mbante salen se shurrembajtes personal.
Nuk ka enverista me te medhenj ne shqiperi se kopeja e komunisteve troppojane qe nga sekretari i ppsh se mjeksise saliqebi,antari i KQPPSH mehmet zagarelezi,azem hajdari familje sigurimsash,besnik mullamustafa nendrejttori i institutit te ML dhe plot morracake te tjere.
Te gjithe keto kaluan nga oxhaku i enverit te qesja me dollare e elez biberit qe eshte antishqiptari serbishtfoles qe i ka bere me keq atij vendi me shume se gjithe armiqte e tjere se bashkpunoi me serbet per te djeguar ate vend qe dihet si eshte katandisur si mazamakeq.
E njejta gje si me enverin ndodhi edhe skenderbeun qe i coptuan dhe kockat dhe pas 500 vjetesh e bene hero kombetar.
Edhe pse i vune dinamitin te varri enver hoxhes hordhite naziskine te biberajve dhe pinjolleve te xhaferr deves me shume ja ngriten lavdine keto vampire qe i hengren buken dhe pine kafen ene oxhakun e enverit.
Sic duket me kishte dale nga mendja qe Berisha eshte enverist. Dhe ky eshte shkaku i vertete pse nuk i ka denuar me vdekje enveristet. Por patjeter,qe edhe ai, bashke me te gjithe enveristet, e sotem dhe te djeshem meritojne litarin dhe me pas ti hidhen kockat ne det.
Kjo eshte fatkeqesia e ketij kombi, qe i harron shpejt kriminelet dhe me pas voton bijte e eterve dhe te bijte e te bijeve te eterve. Ka 45 vjet ne monizem dhe 23 ne kte pseudodemokraci qe na udheheqin enveristet. Mjere ky popull !!!
Nuk po te kthej pergjigje more aqif por po te pershendes me nje konge qe baba jot arifi i knonte bace enverit.
cfare faji keni ne te tjeret qe na cau bythen 40 vjet baba jot tuj lazdrue enverin dhe ty 23 vjet qi po e shan jaronin e babes.
Na kqyre ktu poshte kongen e arifit o aqif :
Enver Hoxha e mprehi shpaten
Edhe nje here o per situaten.
Kjo asht shpata qe u rrin tek koka
Gjithe armiqve o qe ka bota.
Enver Hoxha Tungjatjeta!
Sa keto male e sa keto shkrepa!
Zanin Shqipes lart ia ngrite!
Gjithe kete popull ne drite e qite!
Ylli i kuq shnderrin mbi maja.
Bjen daullja edhe zyrnaja.
Porsi nuse asht ba Shqipnia.
Flamurtare i prin Partia.
Enver Hoxha Tungjatjeta!
Sa keto male e sa keto shkrepa!
Zanin Shqipes lart ia ngrite!
Gjithe kete popull ne drite e qite!
Enver Hoxha Tungjatjeta!
Sa keto male e sa keto shkrepa!
Zanin Shqipes lart ia ngrite!
Gjithe kete popull ne drite e qite
Marto me vika keq per ty. Te te rrojne cfar ke, se mendia te paska lene me kohe.
Nderro dhe emrin, beje enver halehoxha.
kqyre dhe gjyshen tande si i kendonte baces dhe kalonte ne orgazem.
Gjirokaster heroine
bujarisht prite Shqiperine
sollem kenge e burim drite
lum per djalin qe ti rrite
trupi mendja e zemra e tij
rrahin fort per kete Shqiperi
Zemrat tona gezojne njiherit
ne ditelindjen e Enverit
urojne t’bardhat nenat tona
te ndjefshim t’miren o Enver Hoxha
Si ortek qe zbret prej mali
t’erdhen n’sofer festivali
fjale prej zemre bardh si bora
bir i popullit te lumte dora
n’lulet t’ballit gjuan tradhetine
qelibar e ruan partine
Zemrat tona gezojne njiherit
ne ditelindjen e Enverit
urojne t’bardhat nenat tona
te ndjefshim t’miren o Enver Hoxha
Gjumi kurre nuk te zuni
vepra jote armiqte tundi
çove lart grushtin dhe zanin
jeten lidhe me vatanin
t’lindi kombi burre te rralle
lum partia qe te ka ne balle
Zemrat tona gezojne njiherit
ne ditelindjen e Enverit
urojne t’bardhat nenat tona
t’ndjefshim t’miren o Enver Hoxha
Thone se kur krijoj Zoti njeriun normal,i dha nje keshille KUJDES DHE RUHU NGA TE KEQIJTE NGA TE LIQTE, njeriu normal e pyeti Zotin, se nga do t’a njihte te ligun te keqin ne shpirt dhe ne formim.Zoti ju pergjegj.
SE KETA I KAM LENE VETE UNE PERENDIA ME SHENJE.
Me te drejte dhe pa asnje ekujvok daullet biene per Edi Ramen.
Vetem shprehja se te votuame per drejtesi te ben te mendosh shume se ne çfar pike eshte drejtesia dhe çfar duhet bere urgjentishte.
Mendimi im eshte se jo se nuk e di Edi Rama dhe kete e dine te gjithe por mosveprimi ose ecia ngadal nuk po dihet dhe nuk po kuptohet PERSE?
Mbetemi me shprese per te realizuare deshiren e popullit qe te votoi z.Edi Rama.
Populli cdo gje e di edhe situaten qe la kremineli ,por di edhe aftesite e tua Edi.
Keto fakte ,megjithse jane gazetareske ,pasqyrojne nje katrahure alarmante te shtetit shqiptar.E quaj katrahure pasi e ka bazen mu ne maje te piramaides se shtetit dhe pikerisht atij legjislativ me ne krye mje president sakat ,por shume te rrezikshem,qe me con te perdor fjalor jo te pershtateshem.Kam te drejten time qe ta qua, amik te rrezikshem te shtetit qe ai drejon.Harram betimi I ketij delenxhiu.Koha nuk pret asnje minute.Te veproje parlamenti ne menyre urgjente te shpetoje shteti nga sakati I sakatosuri ,fisheku I fundit I Sali berishes.Nuk mund te shprehesh I qete kur degjon bema kaq alarmante per shtetin ku ke lindur,ke punuar nje jete te tere dhe ne fund e e braktis ,per faj te politikes saliste dhe pastaj degjon shkaterrimin tin total.Edhe pse te larguar per arsyet qe dihen nga fjithe shqiptaret pse iku populli nga vendi I tij,shpresat dhe mendja jone eshte aty ku duhet te mbyllim syte dhe te tretemi per te embelsuar ate toke te shenjte qe na e lane te paret.Por kjo qe degjojme ne media nga nje Gazetar I nderuar ,nje analist teper seriaoxz dhe I besyueshem nga gjithe populli,na revolton pa mase.Ne komentuesit nuk vendosim,japim vetem opinionet tona te baazuara ne deshiren si te behet me mire,por une mendoj se Brenda muajit duhet te vendosen organizmat organizative e drejtuese ne tere sistemin gjyqesor te sakatuar dhe keshilli I larte I drejtesise duhet te ribehet,ose t’i hiqen kopedencat e derisotme ,pasi I ka perdorur ato politikisht.E tere kjo vjen nga puna mjeshterore e Sali Berishes ,I cili ka menduar gjate dhe ka punuar sistematikisht per nje dite te tille ,qe te mos vdese kurre.Kjo nuk ka per te ndodhur.Plaku Mere e mbaroi karieren e tij armiqesore.Tani I mbetet preshi I tradhetise ne dore.Cojeni te jape llogari ,se edhe bota po rekomandon nje gje te tille.