Zgjedhjet e së dielës në Kosovë ishin një sukses, ku fitoi politika e re, personaliteti i kandidatëve dhe aftësia shtetërore e Kosovës për të mbajtur zgjedhje të lira dhe të ndershme. Rezultatet në tërësi ishin një rebelim ndaj qeverisjes aktuale vendore, por dhe perceptimit të qeverisjes qendrore në tërësi dhe i dhanë një shans të pazakontë ndryshimit në bastionet e dy partive më të mëdha. Vetëvendosja përmbysi historinë politike të Prishtinës, duke i dhënë kryeqytetit një kryetar të mirëshkolluar dhe me pasion për qytetin, Mimoza fitoi Gjakovën, në emër të një partie që nuk ia zbeh bukurinë fitores së saj, ndërsa LDK fitoi Pejën dhe Ferizajn, me dy kandidatë që nuk ishin “racë” e lidershipit të saj.
Votimi në tërësi ishte një goditje ndaj qeverisjes aktuale, kastave të partive, arrogancës së pushtetit qendror.
Për të kuptuar se fituesit e vërtetë të zgjedhjeve nuk janë “racë” e liderëve të partive në emër të të cilëve kanë fituar, po përpiqem të portretizoj disa nga fitoret që shkëlqyen më tepër.
Më i bujshmi prej tyre, Shpend Ahmeti, është një emër që ju bashkua “Vetëvendosjes” pasi dështoi në sprovën e tij të parë politike nën siglën e një partie simpatike, por të pavotuar në Kosovë, të quajtur FER (Fryma e RE), e cila bashkoi disa vite më parë të rinjtë e Kosovës, shkolluar në Perëndim. Pas dështimit të partisë së tij, ai iu bashkua “Vetëvendosjes” dhe ruajti brenda saj profilin e tij. Ai është një lider luajal i Kurtit, por jo i ngjashëm me të. Ai në një farë mënyre nuk është “raca” e Vetëvendosjes në aspektin nacionalist, në akrobacitë fetare dhe në retorikën izolacioniste. Ai është një lider me ide të reja të guximshme, që ka bashkuar me “Vetëvendosjen” pasionin dhe idealizimin për të ndryshuar Kosovën. Nuk ka fituar në Prishtinë si nacionalist apo revolucionar, por si njeri me vizion që do ta bëjë Prishtinën më shumë të shqiptarëve që e duan atë, dhe që dëshiron të bëjë realisht një revolucion në mënyrën se si do ta qeverisë. Ai ka mundur praktikisht të fusë një “Frymë të re” në Vetëvendosje dhe kjo e bën më të çmuar fitoren e tij. Ai fitoi në Prishtinë, aty ku “Vetëvendosja” u themelua dhe ku i ka strukturat më të forta, çka është shenjë se “Vetëvendosja” e pranon Shpendin dhe frymën e tij.
Vetëvendosja në këto zgjedhje ka pësuar ulje të ndjeshme rezultati në gjithë Kosovën dhe Shpend Ahmeti nuk është vetëm triumfatori i saj, por dhe i vetmi kapiten rezervë që arriti ta nxjerrë në breg anijen, që mund të zhdukej krejt nga skena politike e Kosovës, nëse nuk merrte Prishtinën. Në një farë mënyre ai ka fituar jo vetëm përballë Isa Mustafës dhe viskozitetit të tij politik në krye të Prishtinës, por dhe ndaj vizionit politik të Kurtit, për mënyrën se si fitohen votat në Kosovë.
Një risi e re janë fitoret brenda LDK, ajo e kandidatit të Pejës, Gazmend Muhaxheri dhe e kandidatit të Ferizajt, Muharrem Svarça. Të dy kanë përmbysur bastione të forta të Thaçit dhe Haradinajt. Të dy fituesit nuk janë “racë” autoktone e LDK-ës së sotme, por janë njerëz që i janë imponuar LDK-së si kandidatë. Kandidati i Pejës ka ardhur nga disa sprova të tjera politike jashtë LDK-së dhe në fund ka mundur të bëj një mini-koalicion fluid edhe me kundërshtarë të LDK-së në Pejë. Tjetri, ai i Ferizajt, ka ardhur nga diaspora e Gjermanisë dhe ka mundur të bashkojë ose të neutralizojë fraksionet e vjetruara të LDK-së në Ferizaj, dhe ia ka dalë. Edhe këto dy fitore janë një leksion për lidershipin e LDK-së se si duhet fituar. LDK është partia që pati rritjen më të madhe në këto zgjedhje dhe humbjen më të hidhur, atë të kryetarit, një leksion ky për modelin e lidershipit të ri që duhet të ketë.
Risi është dhe fitorja e Mimozës në Gjakovë. Në zgjedhjet e shkuara ajo ishte afër fitores dhe pretendoi për manipulime, por këtë radhë ia doli të fitonte nën siglën e partisë së Pacollit. Fitorja e saj është një fitore e pastër personale, që bazohet deri diku tek origjina e saj, profili politik në publik, zhgënjimi nga qeverisja aktuale e Gjakovës, dhe jo tek modeli i partisë që blen vota për shkak të pareve që ka. Edhe fitorja e saj është një sinjal se si duhet të orientohet lidershipi i asaj partie.
Vetë partia në pushtet e Hashim Thacit, po ashtu u ndëshkua nga përçarja brenda partisë. Në Malishevë, një kandidat i Lëvizjes Qytetare fitoi, duke i mundur të gjithë, por realisht pas tij qëndron rivali brenda PDK-së i Hashim Thaçit, Fatmir Limaj. Ndarja mes Limajt dhe Thaçit duket se ka dhënë efekte të padukshme dhe në qytete të tjera të Kosovës, duke ndihmuar në fundosjen e PDK në garat direkte. Thaçi ka mundur të ruajë vetëm bastionet regjionale, por jo ato politike. Kjo po ashtu është një leksion për lidershipin e tij brenda partisë.
Pra, fitoret më të bukura të këtyre zgjedhjeve në Kosovë, ishin fitore jo vetëm ndaj kundërshtarëve, por dhe ndaj modelit se si janë drejtuar partitë në Kosovë. Kosova ia doli të prodhojë kështu një gjeneratë të re liderësh lokalë, të cilët mund të kenë ndikim të fortë në të ardhmen politike të lidershipit politik në Kosovë. Ata kanë fituar kundër të gjithëve, brenda dhe jashtë partive që përfaqësojë. Siç duhet të fitojnë ata që duan të bëhen liderë!
Mero, këtë s’e ke shkruar ti.
Padyshim qe fitorja e VV ne Prishtine eshte edhe kryelajmi i ketyre zgjedhjeve ne Kosove;rezultatet e tjera,me te cilat mundohet te mbushe shkrimin Mero,nuk thone shume.
Shpend Ahmeti fitoi Prishtinen dhe zgjedhjet jane vendore;pikerisht me keto mund te spekulohet edhe si fitore e individit Ahmeti,dhe jo e VV;pikerisht ketu spekulon edhe Mero Baze(per disa arsye qe do i themi me poshte);por per t’ua mbyllur gojen spekulanteve ne Shqiperi,qe paragjykojne shumecka ne Kosove,duhet t’i sqarojme lexuesit ,se zgjedhjet vendore ne Kosove ndryshojne nga ato ne Shqiperi;jane shume te rendesishme,madje mund te barabiten per nga rendesia edhe me ato te pergjithshmet;prandaj edhe fitorja e Shpend Ahmetit,eshte nje fitore e VETEVENDOSJES.
Por,pse zoti Baze mundohet qe kete fitore t’ia faturoje vetem individit Shpend Ahmeti?! Se ka ndonje simpati apo debulese per te?!-Absolutisht jo;por sepse,nuk do t’ia njohe meriten VETEVENDOSJES.
Perseri,per te sqaruar lexuesit e sinqerte,qe nuk kane ngene te merren e te shohin rrufjanerite,pehlivanlleqet e opinionisteve shqiptare(te Shqiperise ,gjithmone) ne lidhje me ate sesi mundohen t’ia paraqesin opinionit publik ne Shqiperi politiken dhe shoqerine kosovare ne pergjithesi,me duhet ,me modesti,t’ju them shume shkurt shkaqet,apo shkakun kryesor,se pse shume opinioniste,te majte apo te djathte,pa dallim,kane njelloj alergjie te dukshme ndaj VETEVENDOSJES.
Arsyeja kryesore(dhe e vetme ne fakt) eshte dimensioni patriotik i VETEVENDOSJES;pikerisht kete dimension,kete fryme patriotike(apo nacionaliste,merreni si te doni) nuk e pelqejne opinionistet tane kozmopolito-provinciale. Ishte VETEVENDOSJA e para parti politike ne boten shqiptare,qe artikuloi edhe para AKZ qarte e shkoqur domosdoshmerine e bashkimit kombetar,pavaresisht formave se qysh, dhe kohes se kur.
Por,sic e kemi thene edhe disa here me pare,nje pjese jo e vogel e politikaneve,analisteve,opinionisteve,gazetareve,publicisteve,intelektualeve ne Shqiperi,pavaresisht se nuk e thone hapur(perjashto M.Nanon dhe A.Vehbiun),nuk kane qene dhe nuk jane per nje bashkim me Kosoven.Nuk jane sepse kane frike nga ndryshimi i pehazhit politik-social-kulturor-shpirteror etj etj’prandaj,cdo individ,grup individesh,shoqate apo parti politike,qe artikulohet per bashkim,eshte objekt i sulmeve sado te terthorta te ketyre krahinoreve.
Kthehemi tek VETVENDOSJA.Une nuk do te them asgje tjefter,vecse do t’ju rekomandoja te lexoni nje shkrim te intelekutalit europianist Blendi Kajsiu ne gazeten Panorama,te para ca ditesh;lexojeni se cka thote per VV nje analist dhe intelektual, me plot gojen europian,si Blendi Kajsiu,dhe krahasojeni me shkrimin e Mero Bazes.
Sa per kureshtje:ne shkrimin e tij,Blendi Kajsiu,veren me te drejte se VETEVENDOSJA eshte partia e vetme ne gjithe hapesiren shqiptare,qe udhehiqet nga idete dhe bindjet e jo nga interesi e perfitimi;dhe e provone kete me argumente.
brravo skypjon
Po! Komenti juaj eshte bindës “skypion”? Por me duket se e ke tepruar pak me meron? Merua nuk hyn te taborret e analisteve politiko-partiakë ! Thjesht ka paraqitur këndvështrimin e tij! Pérshendetje vetvendosjes dhe juve i nderuar “skypion” !
o pullumo
ky skipi eshte car komplet
Jo bre zotni skypion nta se ki. z.Baze mire e ka analizu senet. LVV-je, si parti as edhe 10% tvotave sun ti kish marr ne Prishtine, po ishte pikrisht Shpendi ai qe fitoj edhe sikur Shpendi i pavarur te ishte, kishte fitu ne kete situat Prishtinen, se puna ashte se njerzit pritojn ta japin Voten per ni Kandidat te pa varun a po edhe te nje partie, sepse menojn qe vota ju shkon per lesh si thoni ju tShqipnis, sepse LDK-ja e ditne qe fiton, sepse njerzve ju ba shprehi kjo pune, por kur njerzit e pan se Shpendi ishte ma seriozi e ma pragmatiosti si Kandidat dhe ne rundin e par doli jashtzakonisht mire, ateher egoja e mrenshme, thirri njerzit ne ndergjegjje, se vertet mund tja dilet me Shpendin, dhe e votuan ate, e votova edhe une si ni LDK-iss i perbetum…
Saliu e ka fajin, shokeni..!
Ke plotesisht te drejte!
z.Baze anashkalon injoron apo anashkalon qellimisht programin e VV i cili eshte i qarte ne boshtin e tij te majte ku flitet per:drejtesi shoqerore dhe gjithperfshirje ekonomike, nxitje te qytetarise aktive,perparesi mendimit dhe prodhimit vendas, pavaresi dhe reciprocitet ne maredheniet me serbine duke filluar me kushtet per negocjatat dhe padyshim qellimi me fisnik dhe kembengules eshte ai i Bashkimit Kombetar. Nevojitet ti kujtojme z.Baze se Shpend Ahmeti nuk eshte as i pari as i fundit element i politikes kosovare qe i afrohet VV, jane te ndryshem personalitetet dhe me prejardhje ideologjike te ndryshme qe u jane nenshkruar ketij programi krejtesisht REVOLUCJONAR. Mediat tona jane akoma shume larg nga profesionalizmi dhe shume afer shitblerjes se mendimit te lire pra akoma me mentalitet oborri per te kryer shqyrtime te mirefillta te kesisoj fenomieni.Pershendesim suksesin dhe kembenguljen e VV me shpresen qe rrugetimi i saj te jete frymezim per mjedisin e pushtetit,perfshire fuqine(ose mungesen e vullnetit)kritike te shtypit,qe ne Rep. e Shqiperise eshte akoma larg nga Politika me P te madhe.
Mos u be merak vlla se analistave politik te Shqiperise nuk ua ven me njeri veshin, edhe me zgjedhjet parlamentare ne Shqiperi ne Qershor dolen bllof komplet, e kane humbur sensin dhe realitetin e popullit sepse jetojne vetem ne Bllok(ironikisht blloku eshte kthyer perseri ne nje ishull veteizolimi per kasten drejtuese politiko/anal-isto/intelektu-hale te Tiranes). Mero nuk shkrun keq zakonisht por ka problemin se eshte shume i perzier me kte kasten qe permenda mesiper dhe ndonjeher vendos opinionet e tij personale ose jo perballe paraqitjes se te vertetave qe duhet ti thuhen shoqerise. Eshte e vertete qe kjo kasta e Tiranes sikur perpiqet ta perbuze ose injoroje VV, per arsyet patriotike qe ke permendur ti, por edhe per faktin se shohin tek VV nje rrezik real te pozitave te tyre te pushtetit ne Tirane nese fryma e saj do perhapej edhe ne kete ane te kufirit. Te siguroj qe Albin Kurti gezon nje mbeshtetje shume te madhe midis te rinjve te Tiranes.
Eshte shume e vertete ajo cfare shkruan Kajsiu, nje nga te paktit qe nuk eshte pjese e llumit te Tiranes. VV eshte e vetmja parti politike qe pervec adresimit te problemit me te madh te kombit shqiptar ne ditet e sotme, ka dhe nje program ideologjik e ekonomik per forcimin e pozitave te shqiptareve dhe shteteve shqiptare ne rajon, per nje ekonomi te orientuar nga prodhimi ne nje vend ku zoti i ka falur mundesi te pafundme dhe jo nje politike ekonomike neoliberale ku ligjin e bejne kastat financiare ne kurriz te popullit qe e tregoi deshtimin dhe djallezin e vet gjate krizes se fundit. Un uroj shume qe VV ta udheheq Kosoven po e po, por nje dite dhe Shqiperine…
Skypion @mos u verdallos kot qilareve te shqiperise per te gjetur fajtore apo kundershtare ,vete kosovaret nje dite do ta kuptojne qe nje fitore totale e VV ne gjithe komunat, do ishte vetem nje katastrofe per te gjithe kosoven ,nje spostim vemendjeje nga hallet perditshme per te jetuar dhe mbijetuar ,korrupsionin ,mos ndeshkimin ,pasurimin e disave dhe varferise se shumices, ekonomine qe ka marr te tatepjeten ,do ta shkembenin me protesta para ures se ibrit, dhe rrota te shpuara kamionesh serbe
Te mbeshtes per ket sqarim te kjart dhe me vlera . Te lumt Skypion .
Une jam kunder atij bashkimi, sidomos per arsyet qe ti vete permend: sociale, kulturore (keto te dyja pastaj do bejne dhe ndryshimin politik ne ate situate). E pse kjo me beka mua krahinor?
Skypion,nuk eshte vec nje bashkefshatar i saliut,katundar oriental islamist i ndyre,qe maskohet mbas lloj lloj pseudonimesh,danton,ligoraq dhe pordhi kali osmanlliut ne trute emykura te sky…
Ketyre halerave,mbasi shqiptaret e kthyen kopene e Saliut me bythet perpjete,ashtu si kane dhe trurin,tani jane kthyer nga ndonje islamist i Kosoves,qe ka marre Prishtinen.
Dhe sic e keni zene te semes keni per te lene.
PDK fitoi 10 komuna, LDK 9, AAK 3 më duket, dhe VV 1. Ku po e shihni ju përmbysjen? Prizrenin, qytetin e dytë për nga madhësia dhe i pari për nga rëndësia politike nuk e përmende. Aty për herë të tretë dhe bindshëm fitoi PDK-ja.
Une e kam shkruar!
http://goo.gl/5fJwX8
Ndodh shpesh ,te deshperuarit per te gjetur me mire i hyjne rruges se gabuar.
VV nuk do ta kete te gjate.
ketu do jemi.
Shtoj se edhe Edi Rama se toku me autikun Tahiri nuk do ta kene te gjate ne maxhorance.
E sakte!
Kosova me shembullin e fitores së Vetëvendosjes në Prishtinë, si dhe me nxjerrjen e rezultatit brenda pak orësh, na dha një mësim të mirë neve Shqipëri.
Urime!
sakte Mero!
LDK ka fitu edhe ne Gjilan Mero, qe eshte me i madh se Ferizaji dhe Peja, Lutfi Haziri, qe ka mundesi te behet Kryetar i LDK-se.
Te ka shpetuar nje detaj i vogel, s’ka problem.
Ashtu qofte o Mero,nuk eshte se e njoh shume politiken e politikanet kosovare,pasi keta tonet na kane dale e tepruar.
Urime shqiptareve te Kosoves per civilizimin qe treguan ne keto zgjedhje. I urojme fituesve qe te jene besnik e sherbetor i popullit qe i ka votuar dhe te premtimeve qe kane dhene.Urime
Sindroma “shqiptare” e kesaj ane prek edhe Prishtinen. Edhe Prishtina sot si krejt Shqiperia me 23 qershor, me vote te lire nenshkroi aktin historik te heqjes nga lista e atyre pak vendeve qe drejtoheshin nga komuniste te konvertuar.
Qe sot, edhe ish Kryetari i Komitetit Egzekutiv te Prishtines ne kohen e ish- Jugosllavise Isa Mustafa, do te ndaje azilin politik me Sali Berisha.
Ilir,mos tepro,gadi e tere klasa intelektuale ishte komuniste dhe vuri bazat e arsimit,shkences,kulture,ekonomise etj.por nuk u perkul para shovenistve serb.Edhe Isa edhe te tjeret dhane kontributin e tyre per te arritur ate qe sot po lulzon.
Shpresojme qe VETVENDOSJA mos te humbi si KUQ&ZIte ketu ne Shqiperi, A.Kurti duhet te tregohet i Kujdeshem dhe Vizionar, dhe mos te bej Lojta Fetare ne Politik, Shkurt mos te bej Gabime Idiote si te K.Spahiut dhe KUQ&ZI qe FATKEQSISHT pothuajse kan humb nga skena Poitike
E kur e pane shqiptaret e kosoves hashimin krah per krah me Berishen,kur e pane shqiptaret e kosoves qe hashimi po na importon modelin Berisha te qeverisjes,dolmen edhe i dhane nje Stop te madhe,…
po kur e pane ne krah te Rames ,cfare i thane shqiptaret e kosoves
i thane – ik pirdhu! Mustafes se rugoves.
Duket se Kurti qe eshte e vetmja shprese per Kosoven, ka humbur pike me qendrimin (te pakten) ambig ne raport me islamiket atje. Ai duhet te distancohet sa me shpejt prej tyre sepse e ardhmja e Kosoves edhe pse dominohet nga perqindje muslimane nuk mund te jete religjioze. Kosova duhet orientuar drejt veriperendimit e jo drejt juglindjes.
Kjo që the ti Beni nuk ka lidhje me realitetin,
E reja duhet dhe po fiton ne Kosove , fitorja e SH.Ahmetit ne Prishtine eshte domethenese , e uroj me shpirt e me shprese se ai do ndryshoje jo vetem fytyren e Prishtines por edhe shpirtin qe te shkundet e gjallerohet jeta politike ne te gjithe Kosoven , uroj dhe fitoret e individeve te pertive te tjera qe thyen bastionet klanore , me gjithe ndryshimet e ndodhura ne sensin e mire duhen shmangur lokalizmat qe vihen re sepse mund te kthehen ne bumerang e pastaj do jete fatkeqsi e madhe per popullin , se fundi suksese vellezerit tone kosovare per kete sprove .
URIME NE RADHE TE PARA PJEKURISE SE TREGUAR NGA POPULLI I KOSVES QE DIJTI TE NDAJE CAPIN NGA SHEQERI KETE RADHE.URIME TE ZGJDHURVE E ME SHPRESE QE TE ECIN ME SHPEJT SE POLITIKA PENGMARRESE E MUSTAFEVE DHE E THACEVE.NUK DUA TE ANASHKALOJE NJE LAPSUS TE VJETERUAR TE Z.MERO QE TASHME I ESHTE KTHYER NE MANJAKERI KUR DEKLARON SE Z.SHPEND AHMETI NUK FITOI SI REVOLUCIONAR !DISI E PAKUPTUESHME KUR PAK ME POSHTE DEPONON QE PO SHPEND AHMETI DUHET TE BEJE NJE REVOLUCION PER MENYREN QEVERISESE!I THEME Z.BAZE SE AI QE BENE REVOLUCIONE ESHTE REVOLUCIONAR!KOSOVA DUKE PARE NDRYSHKUN QE KALBI PD NE SHQIPERI VEPROI ME SHPEJT E ME PJEKURI PER TI DHENE VENDIT TE TYRE ME SHUME DINJITET ME NJEREZ ME PAK TE KOMPROENTUAR,FIGURA ME REPUTACION NE SHOQERI.ZGJEDHJET LOKALE NE PERGJITHESI NUK JANE ZGJEDHJE PARTIAKE PAVARESISHT SE NE JEMI MUNDUAR KETU NE SHQIPERI PER TI QUAJTUR SI ZGJEDHJE POLITIKE PARTIAKE,POR ZGJEDHJE INDIVIDESH ME NJE CV NE JETEN E TYRE QE MARRIN PERGJEGJESI PERSONALE .KJO ESHTE EDHE FITORJA E PJEKURIA E NJE POPULLI QE DIJTI TE NDAJE FIGURAT INTELEKTUALE NGA ATO TE NDRYSHKURA POLITIKE KU JO VETEM TASHME SI EDHE KETU JANE TE DISKRETITUARA NGA DEFORMIMI QE I KANE BERE DEMOKRACISE DUKE DREJTUAR SI DALLKAUKE NE JETEN E NJE VENDI.UROJ QE POPULLI KOSOVAR TE ECI I SIGURTE NE RRUGEN E DUHUR QE KA TREGUAR TE ZGJEDHE KESAJ HERE PER TU BERE SHEMBULL EDHE PER NE PERTEJ KUFIJVE SI NJE POPULL I PJEKUR I CILI I THA NDAL KLASES SE DEGJENERUAR POLITIKE QE KERKON TE MBAJE PENG JETEN E NJE VENDI DUKE ZGJEDHUR E ZGJIDHUR SA ME PARE KETE GANGRENE NE JETEN E TYRE TE PERDITESHME E DUKE I TREGUAR KESAJ LUKUNIE SE JEMI NE PA INI JU.JU LUMT KOSOVA!
pa vv ahmeti nuk fitonte
Do te Doja shum qe kjo klim e zgjedhjeve ne Kosove te Bartej edhe ne Nënen Shqiperi. Populli kesaj radhe nuk i votij Partit po i votoj kandidatet e tyre. Populli i kosoves i ndeshkoj politikat dhe Klanet mafioze. Fitore e madhe per Kosoven. GJAKOVA PEJA PRISHTINA Urime
Elektorati i Prishtines i ka dhene leksion gjithe shqiptareve se si votohet,nuk duhet ti besohet atij qe te vjedh kater vite e nje muaj para zgjedhjeve te lutet per te bindur se nuk do te vjedh me,nuk di te kete degjuar dikush ne bote te kete ndodhur qe hajni te jete lodhur duke vjedhur,Prishtina e hoqi nga qafa nje bande hajnash nderkohe qe ne komunat tjera hajnat jane nderruar me hajna tjere te cilet per kater vite i kane ferkuar duart kur do ta kapin gjahun dhe gjahun qytetaret ua dhane vet,z.Baze ne Gjakove dhe Mitrovice kane fituar kandidate te akr se pacollit,nese Gjakova dhe Mitrovica shpresojne pacolli me keta dy seksere kane per ti perparuar kjo eshte sikur te shpresosh qe vatikani ka per tu bere meke e muslimaneve,jeta ne funde te fundit eshte zgjedhje,jeton ashtu siq ke zgjedhur te jetosh.
Mero , kete shkrim te tendin nuk e lexova SEPSE TERMI qe ke perdorur ne titullin e tij , “rece e re” mu duk si i ngarkuar o njeri i mencur .
Mero Baze e ka përmend rac e Re kjo nuk ka lidhje me realitetin,ma mir me thonë njeriu me vlerë duhet të rrespektohet si që ësht z.Sh,Ameti e të i jipet shansë për të udhëhequr.Respekt Ametit
VV-ja doli e katerta ne Kosove. Shpendi i pari. Pa Shpendin, s´ka VV-e.
Me VV-e, mund te kete edhe Shpend. Pa Shpendin, ne VV-e, ka vetem deshira fluturake. Me Shpendin, ka arsyeshmeri, ka pritshmeri reale. Ajo qe e dalloi porse procesin, eshte europianizimi i mundesve: pranimi i humbjes, europianizim ky, kahere i ballkanizuar ne Shqiperi, anipse Shqiperia eshte me e ´shkolluar´ se sa KS-a. Nje leksion iu dha komandanteve te luftes: se duhet te kthehen ne shtepi e ta gezojne pensionin e merituar. Zgjedhjet nacionale te cilat do te mbahen vitin e ardhshem, pakashume, dhane favoritin:LDK-ne e Dr. Rugoves.
Nuk e njoh mire politiken kosovare por debimi nga bashkia e Prishtines e ish komunistit te devotshem te ish te jugosllavise Isa Mustafa dhe triumfit te Shpend Ahmetit te arsimuar ne Perendim do te jete gur kilometrik ne historine e shqiptareve te kosoves dhe krejt shqiperise.
Eshte e nevojeshme qe Albin Kurti te tregohet i moderuar ne problemet fetare ne lidhje me islamin ne Kosove duke e drejtuar koken ne krahun e perendimit dhe jo te lindjes.Haxhim Thaci duhet te kuptoje qe koha e tij ka mbaruar dhe nese e ndjen veten te paster le te largohet me gjithe Hajredinet e tij te UCK.
Edhe 23 qershori 2013 ishte nje ere e re per te ardhmen e kombit shqipatar por Edi Rama per aresye qe dihen po tregohet pambarimisht paqesor me antishqiptarin me poshter te gjithe kohrave Sali Bythishen cmenduria dhe deliri i te cilet arriti deri atje ku deklaroi dje se ishte maestro ne shijimin e vererave.
Dy here te tjera qe ka deklaruar per shijen e vers kane qene dy here:
Heren e pare pasi kishte vrare 4 protestues ne 21 janar ne nje nje darke te shijeshme me nje politikan perendimor dhe heren e dyte me veren e Monika Kryemadhit para gjyqit te Ilirmetes.
Megjithate duhet te gezohemi se u larguan nga skena politike dy morrat e bythes ne politiken shqiptare Isa Msatafa dhe Sali Bythisha por ky i fundit eshte akoma i rrezikshem dhe vetem ligji i kanunit mund dhe duhet te veproje mbi te pasi shteti dhe drejtesia ka kapitulluar.
Sali Bythisha mos harroje se ka zhdukur fise ne Tropoje,i ka perdhosur varrezat atyre,i ka shkulur themelet me antitanke dhe buldozere,i ka terrorizuar femijet dhe pleqte.Mos kujtoje se populli i tropojes dhe i kosoves ka harruar superkrimet e tij dhe jep intervista “roze” me gazetare whore si Sonilla Meqe.Ai ka hak per te lare dhe e thene me qarte HAK-LAJ
Sidoqofte urime popullit te kosoves per nivelin e votimeve nje here me mire se ne sulltanatin e Sali Bythishes qe krimet e tij kunder shqiperise dhe kosoves nuk i lan as valbona dhe as Lumi Drin qe bashkon shqiperine me kosoven por vetem Plumbi.
Urime bashkekombasve te krahines se Kosoves per keto zgjedhje te cemuara per integrimin e saj
Me kujtohet dikur kur Z. A .Kurti doli ne fillim thashe me vehte pse mos te kete Kosova nje lider te tille por tani me duket se Z.Kurti e ka harruar fjalen e urte e te madhe se FEJA E SHQIPTARIT ESHTE SHQIPTARIA dhe uroj me gjithe zemer qe Z. Shpend te ndikoj shume ne kete ane
Valdet @te mirkuptoj ne hidherimin tuaj por hakmarrja sjell gjithmone hakmarrje e ketu ska asnjehere te fituar por zbatimi I ligjit ne menyre te drejte vendos drejtesi mos harro se e drejta vonon por nuk harron
Edhe nji here URIMET ME TE SINQERTA BASHKEKOMBASVE TANE TE KRAHINES SE KOSOVES ZOTI QOFTE ME JU
Lexo pak me shume se do dish me shume.Kosova,krahine ishte para 14 vitesh,tani pas Luftes clirimtare,me 17 shkurt 2008,eshte bere shtet i pavarur duke e njohur 104 shtete me te fuqishme te botes.Tani Republika e Kosoves eshte duke hecur me haapa te shpejte drejte BE-s,edhe me shpejte se disa shtete qe jane paveresuar para nje shekulli.Edhe keto zgjedhje dhe kultura qytetare dhe civilizuese europiane do sherbejne si shembull per shume shtete te botes.
[email protected] per bindjet e mia smund te me quash te pa ditur megjithate prap mendoj se duhet emancipim ne shoqerin tone ne respektimin e te drejtave njerezore
Edhe pse na konvenon me mire qe Kosova si shtet I pamvarur dhe sovran te jete anetare me te drejta te plota ne OKB per te mirat e Shqiptareve qe dihen prap nuk e di por e kame te veshtire ta quaj shtet vecse KRAHINE TE TOKES MEME
Pac fat bashkekombas ?
Keto fitore treguan se populli do lidere te rinj, me ideale te reja, nje politike te re, jo ne sherbim te klaneve te caktuara, qe mendojne si te perfitojne per veten e tyre dhe lene jashte interesin e pergjithshem, mireqenien e popullit per te cilen jane zgjedhur. Duket se se fundi po fryn nje ere e re ne Shqiperi dhe Kosove. Saliu u largua nga skena politike ne menyren me te shemtuar, i denuar rende nga populli per demet e medha qe i ka sjelle, po keshtu dhe ne Kosove, do te largohet ajo plejade politikanesh qe tashme e ka kryer misionin e vet dhe po behet pengese per te ecur perpara, ne zbatim te shtetit ligjor dhe luftes kunder korrupsionit galopant ne te dy vendet.
Peja kurre nuk ka qen bastion i Ramushit dhe AAK,ne Peje dy mandate ka qeverise LDK me Ali Lajqin dhe dy mandate AAK me Ali Berishen,Gazmend Muhaxheri nuk eshte fytyre e re ne politiken kosovare,Gazmendi ishte deputet i partise ORA.Ferizaji nuk eshte bastion i PDK ne Ferizaj dy mandate ka qeverise LDK dhe dy mandate PDK.Komuna qe ka qen bastion dhe ka ndrru partin eshte Prishtina ku LDK qeverise nga viti 2000 deri sote,LDK ka humb dy bastione Prishtinen dhe Obiliqin,bastione te PDK jan Skenderai,Drenasi,Shtimja dhe Kacanikune keto komuna PDK eshte ne pushtet nga viti 2000 i fiton bindeshem pa balotazh.Mitrovica,Peja,Gjakova,Suhareka,Malisheva,Rahoveci,Gjilani,Ferizaji nuk jan bastione te asnje partie.Nese kemi kete rezultat ne zgjedhjet parlamentare PDK 27%,LDK26%,AAK15%,VV8%,AKR6% plus pakicat i kan te rezervuara 20 vende ne kuvend,partit shqiptare garoin per 100 ulese.Kush dhe si formon qeveri me kete perberje te kuvendit?
Vellezerit shqipetre te shqiperise larguan Komunistin e fundit Sali Fazliqi, dhe Kosovaret e mije e Larguan gjithashtu Komunistin e ishe Jugosllavise nga Pushteti i Prishtines, mbetet qe ta largojme edhe krejt nga partia e tije dhe te shkon ne penzion me sali gerdecin alias fazliqin se bashku.
Qeka lsjm i madh i mire, forca shqiptare kudo qe jemi ta mundim qenerine, sharlatanizmin, xhahilizmin, fanatizmin, kelliren qe i ka sherbu deri sot bllokut orthodoks, po edhe kunder vehabizmit qorr antishqiptar (qe perfiton per te shtrire terrin xhahil mbi vendin & shpirtrat tane jo- fanatike guximtare)
Vo
sa interesante vecanerisht kjo qe VV u zdrugu dhe do pasoje reformimin.
( AlbinKurti doli nga ‘forca’), tani forca rini mendjekthjellet- forte, metevertet vizionare per perparim & Shqipni.
Kam nje ndjesi, miq, sikur iku koha sundimit te herojve te heshtur Udbashe& agjenturave tjera, mbi Memedheun tone.
Shuuuume urime Prishtine, ja ke lon rradhen Tirones!!
Lum kush te rroje!…
Bardhi, nuk kuptova shume, po desha te them qe
numrat do lujne akoma,
ky qe fillimi,
duhet forca (pune- durim- mencuri ne pune- sakrifikim)
dhe do ja dalim, vella, ju atje e ne ketu,
tung.
@@Bardhit—-po them ne Kosove nuk ka shume komuna qe mund te quhen BASTIONE,ta zem LDK fitonte ne Prishtine sepse PDK dilte me kandidat te dobet dhe dega e PDK ne Prishtine ishte e lidhur me mafian e ndertimit qe kontrollohej nga LDK.
VV mund te ishte/jete parti e rinise shprses nese lirohet nga disa veprime dhe individe anarkiste dhe turbonacionalist,paraqitja e nje subjekti me njerez te rinje,profesionist qe kan studju jasht vendi do ti dobesoi PDK dhe LDK e mund ti shkaterroi partit private te Haradinajt AAK dhe AKR e Pacollit.Eshte ne duart e VV a duan te jen keta bartesit e ndryshimit a do ti humbim edhe kater vite deri te krijohet nje subjekt tjeter.
LDK nuk mund te rritet me shume,ky eshte maksimumi i saje,PDK nese nuk reformohet urgjentisht mund te bie me poshte,kandidat e PDK per kryetar te komunave te Mitrovices dhe Ferizajt nuk humben se ishin te dobet por humben per shkak te imazhit te keq te PDK.
Imazhii keq i PDK jan ENVERISTET dhe ata qe nga SHIK hyn ne PDK bashk me do KOMANDANTA ARROGANTA.
Te urojme Shpend, e mo fort te urojme te mbetesh Shend I Lirise
mos bohesh shpendo- hijene lebroze; e vshtire por duhet tja dalesh trim,
KOHA te ka vu ne balle, mendoje mire, merre si fat per te bere TE MIREn e Kosoves
(mos perfundodh ene ti si morr a riqen…te lutem!), le te sherbeje shembulli i deritashem, shpresoj te kesh nga AdemJashari, trim!
Shpend, E Mira qofte me ty deri ne fund!
Te provojme si ne Rilindje qe E Mira eshte me e forte se E Liga!
Zoti Gazetar i Majte Mero Baze
Zotrinj te Klanit Politik “te Majte”
Si ka mundesi qe te jeni teorikisht edhe mbeshtetes te politikes se majte,
Si ka mundesi qe te jeni teorikisht edhe perkrahes te grupeve sociale te varfera,
Si ka mundesi qe te jeni teorikisht edhe perkrahes te grupeve sociale te shtypura,
Dhe jeni kunder te drejtes legjitime te nje kombi te vogel !
Dhe jeni kunder te drejtes legjitime te nje kombi te copetuar !
Dhe jeni kunder te drejtes legjitime te nje kombi te zvogeluar !
Dhe jeni kunder te drejtes legjitime te nje kombi te asimiluar !
Sepse socializmi juaj i pare ishte komunizmi piramidal i tipit enverist.
Sepse socializmi juaj i dyte ishte demonkracia klanore e tipit berishist.
Sepse socializmi juaj i trete eshte thjesht rilindja formale e tipit antiberishist.
KETO “SOCIALIZMA” NUK JANE TE MJAFTUESHME PER TE QENE SOCIALIST.
UNE QE PO JU SHKRUAJ JAM KUNDER NACIONAL/SOCIALIZMIT.
UNE QE PO JU SHKRUAJ JAM KUNDER FASHIZMIT E NAZIZMIT.
Natyrisht deshiroj te jem patriot edhe une ashtu si te gjithe europianet.
Natyrisht deshiroj te jem patriot edhe une ashtu si te gjithe amerikanet.
Ne demokracine shqiptare jane shtuar se fundmi politikanet dhe gazetaret hipokrit te cilet hiqen me europian se europianet dhe me amerikan se amerikanet por qe fatkeqesisht ne plotkuptimin e fjales jane racist me popullin e vet, racist me racen e vet.
Une qe po shkruaj jam nje shqiptar.
SHQIPTAR I NDERSHEM
Kosova kurre nuk do te perparoi gjerisa te mos permbyset totalishte,regjimi komuniste proserbe i LDK-es…
LDK-ja eshte partia me shqiptare e Kosoves! Por kthehu mbrapa, pi nga gurra e pare, jo perrockave.
Fitoi Mimoza, urime Mimozes etj etj me Mimoza, por si e ka emrin e plote kjo Moza nuk e pame te shkruar kund.
Hajt urime gjithsesi…
Z.Analiste nese e keni fjalen per mua,une nuk jam Mimoza,jam kundra Mimozes,Behxhet Pacollit pershkak te kaluares se tij,dhe tani te tash
esh.Jame per ndryshime,por jo me keto parti dhe udheheqes qeverisin tani Kosoven.Jame per parti te reja.Ndryshimi ne Kosove nuk behet me te njejt persona…
çfar partie po kerkon ti ?
ose me çfar partie je ti,?
ti si duket para dite po i urrejke tere boten,
ndersa pas dite po e urrejke vetveten !
Daku sa per kujtesen tende gjilani nuk eshte me i madh se ferizaji e ke gabim,prishtina eshte e para,prizreni i dyti dhe ferizaj i treti,keto jane te dhena zyrtare!
NUK JANE NJE RACE E RE POLITIKE.
JANE TE GJITHE NGA KOSOVA.
JANE TE GJITHE SHQIPTAR.
PO
Jane per nje forme te re politike.
PO
Jane per nje permbajtje te re politike.
Per c’far akrobacione fetare e ke fjalen hallahile :-p
Ti s’marke vesh nga politika e brenshme kosovare.
Te gjithe politikanet e partive kryesore ne trevat shqiptare i kemi pare te prenoncohen kundra Vetvendosjes.Duket ata e kane dite me pare qe festa do te organizohej vetem me flamurin e kombit tone,e jo me flamurin e caktuem nga Evropi …..Suksese VV per ta hequr sa me pare fusnoten qe na e beri peshqesh forcat qe punojne per interesat sllave ne Ballkan.
K a ardhur koha qe edhe ne shqiperi te zhduken me vote dy partite e medha si ps ashtu dhe pd,duhet qe nje force e re sic eshte lsi te marre drejtimin e pushtetit dhe ti largoje keta dy parti qe nuk dine gje tjeter vetem qe te zene vendet e njeri tjetrit i kane mberthye simpatizantet injorante dhe devijojne dhe programet e tyre, edi rama perpiqet qe kete vend ta drejtoje ne menyre europiane por elementet deputet te se shkuares nuk do ta lene ate te coje kete vend perpara, kur deputeti kerkon vetem pvende pune per militante me precedente penal po kush duhet te largohet nga puna mor zoti deputet pse ai te ka dhene voten ty nese ta ka dhene sepse nuk di as te votoje por vetem per te vjell,edi rama nuk duhet te lekundet per disa deputet qe kane kete synim me e mire eshte qe tua tregoje rrugen
Mero ndikohet nga miku i tij bâton haxhiu ,parashikimet e te cilit treguan nje fiasco total!
Kjo tregon se sa larg popullit jetojne disa…
Shpendi fitoj se kishte VV mbas tij,kishte nje group entuziat ,te perkushtuar per te vepruar Shqip.
Kategorizimet jo majtist jo revolucionar jo konservator apo edhe wahabit Jane idiot:VV pu non per mireqenjen e te gjitheve,ne nje shtet ku jemi te barabarte e nje shtet qe sillet si shtet karshi te tjereve e mbron qytetaret e vete kudo.
nuk e di ne Kosove,se nuk kam informacion,por z.Mero thote qe ky Shpendi eshte lojtar i VV dhe lozi me bluzen e tyre dhe tani qe beri gol qenka ndryshe nga ata.Mire,ok deri ketu!Por meqe fitoi,a ben dot pa VV e Albin Kurtit?Nuk besoj,sepse po te ishte aq i mençur dhe i sigurte dhe aq me shume jashte kornizes se VV ai duhej te garonte si kandidat i pavarur.Ndersa per VV kam simpati.E vertete qe nacionalizmi i tyre prish ca ekuilibra te brishte,qe here per nevoje e here per konformizem u dashakn ruajtur,por gabim nuk e kane ama.Kam idene se Albin Kurtin e simpatizojne ne Prishtine,per guximin dhe ndershmerine qe ai pretendon nga sistemi politik kosovar dhe besoj se keto numra peshuan fort ne fitoren e kandidatit te VV ne kryeqytet.
Ja ka fut pordhës për shtat pal qejfe!
krejt shqiptart jan veç nji rac
Ma t lasht se çifuti
Të përmbledh me kuç e mac
Quji rracë muti
Këmbëshkurtër
Lëkurzheshkur
Vesh si lepur
Barkëderr
Llapaqen
porsi putana
Sal Berishën
S e ban nana
Jemi rrac e forte
Jemi rrace muti
Jemi rrac e prapë
Rrace prej hajduti
Po ti me ngadale
Mos harro mor burre
Se në të përdalë
S na e del çdo kurvë
Karaburra plot
Gra qe veç thejn kara
Dhe kur behen tok
Mutin bëjn mullara
Kosovar rrotkari
Je gjindje pazari
Hajdar klluf hajdari
Spiun për së mbari
Shqipëtar o more burre
Që njeri s u bane kurre
Ngele tan nji cop majmun
Jep e merr veç kar në sum!
Lasgush Pordhaleci
Bravo,komplimente komunetuesi skypion.
ndersa Meros do i thoja qe as titulli s’eshte aspak i pelqyeshem,jo me komenti.
sa frik kam nga serbia se ka fakte luften e ben trimat dhe shqiptaret e vertet dhe fitoren e merte mustafa spiun i serbit populli ishte me rilindjen dhe fitoren e mori njeriu me video 20 deputete kam frike prap me humje eshte ky popull skllave i perjetshem ka shqiptare per shqiperi ?
Rreth kryeleprit te bashkuar
Me nji deshir me nji qellim
Te gjith me gishtat lart veshlepri
Te rendim lugjesh per shpetim
Prej vrapit veç ai largohet
Qe eshte lindur preditor
Kush eshte lepur nuk stopohet
Por turret,rend si nji lepror
Se perendija ka ba be
Te gjith leprushat mujt me ngordh
Veç maloknija permbi dhe
Permbi te gjitha do te rrnoj!
Se djelli lind e perendon
Veçse per lepujt kosovar
Rrugt e hajnis ja përndriçon
Edhe kur flejn
Dhe kur thejn kar
Dhe zoti vet e tha me goj
Se lepujt sosen permbi dhe
Por leournija do te rroje
Per te per te leprojmë ne
Veshlepuj te perbashkuar
Me nje kercim me nje vrapim
Te gjithe bashk duke shpejtuar
Te lepurnojmë per shpetim
Prej lepujsh veç ay largohet
Qe s asht i lindun lepurnor
Kush ashte lepur nuk ndalohet
Por ren e rend veshlepuror!
Siç shihet shume qarte:
keta lepujt e zgjebosur te internetit,
“demir karavidhi” dhe “jeronim de pata”
jane shqipshkrues por te nje rrace tjeter.
Z.MERO, A E MORE VESH ? APO NUK DO ME E MARRE VESH ?
NDERSA TI VAZHDON NE SHUME SHKRIME TE NDASH SHQIPTARET NE BALLKAN.
NDERSA TI VAZHDON NE SHUME SHKRIME TE NDASH SHQIPTARET NE RRACA TE NDRYSHME.
Shënim:
-Kujdes se mos shkruan ndonje EDITORIAL per Shqiptaret Arberor ne Ballkan,
-Kujdes se mos shkruan ndonje EDITORIAL per Shqiptaret çame ortodoks ne Greqi,
-Kujdes se mos shkruan ndonje EDITORIAL per Shqiptaret çame myslyman dhe te drejtat legjitime per Trojet e veta,
-Kujdes se mos shkruan ndonje EDITORIAL per Presidentin e ndjere Arvanitas te Greqise, te madhin Aristidh Kola,
-Kujdes se mos shkruan ndonje EDITORIAL per hipokrizine e absurditetin e Shtetit Grek ne çeshtjen e pensioneve; per dhenien e pensioneve te paligjshme papunuar per minoritaret dhe shqiptaret e shitur shume prej te cileve banojne ne Shqiperi; dhe mosdhenien e pensioneve te ligjshme per emigrantet shqiptar te cilet kane punuar me mund, me djerse, me gjak, mbi dy dekada ne Greqi.
SE NA KERCENON ME MINA PARTIA FASHISTE GREKE.
SE NA NEVRIKOSET SHTETI DIKTATORIAL GREQI.
SE NA MERZITEN VASALET SHQIPTAR PS&LSI&PD.
VAZHDO TE SHKRUASH TEORIKISHT KUNDER KLANIT BERISHIST!
VAZHDO TI BIESH FYELLIT VETEM NE NJE VRIME!
SE VETEM ASHTU TI I BIE SHUME BUKUR.
Koh dimri
Zjarr bubulak
Krishtlindjet jan ne prag
Mrekulli!
Vecse disa emigrantve shqiptar ne Gërqi,i qeka xi jeta,i paska ardh n maj t’hunës huri grek që i ka hy mbrapa ne posbtshpinë.
Po pse rrijn ne Greqin “e keqe”
Pse s kthehen ne shqipnin ,”te bukren e dhjeut”
!!!!!apo i osht ombelsu hajdaros manallos grekos,dhe nuk rrijn dotne vetmi.
S ka gjo se ne shqipni ju vje hajdaroviç manalliç serbovi..,i cili esht edhe me i beshem dhe me trupfort sesa ezmeri grek. Esht hajdar kontinental,….
O Shqipni e bukr e dhjeut
Qipëtari i Skanderbeut
Mori rrugen per Janine
Shan e puth ne myth Greqine
Dhe pastaj i then dhe ¤¤¤arin
Per njoftim per shqipetarin
Shqi mor shqi mor shqiperi
Te kam rras kte kar un ty….
Haaa hæeeeeeee
Çfare paçavure ka publikuar media “tema” !
O Lepur i Zgjebosur,
Që shkruan shqip pa asnjë fije etike dhe pa asnjë fije kulture, duket shumë qartë që ti nuk je shqiptar, por je vetëm një rrac muti.
O Gojëqelbur i Ballkanit,
Që flet shqip me kaq mllef, duket shumë qartë që në Shqipëri jo vetëm te kanë vënë të përdorësh gjuhën, por ta paskan futur Shqiptarët nga çdo drejtim.
O Trushqyer i Forumit,
Ti nuk ke kapacitet mendor të mjaftueshëm për të analizuar Çështjen e Emigracionit.
Emigracion në Ballkan, në Botë ka patur, ka dhe do të ketë për Shkaqe të Shumta Madhore.
Sipas të dhënave zyrtare janë më shumë se 3 Milionë Grek që punojnë dhe jetojnë nëpër Botë.
Sipas të dhënave zyrtare janë më shumë se 4 Milionë Serb që punojnë dhe jetojnë nëpër Botë.
Çdo shtet ka obligacion të siguroj, të garantoj, të zbatoj të drejtat themelore të minoriteteve, të emigrantëve, të azilantëve, të drejtat e njeriut.
Greqia vend anëtar i BE ka obligacion të zbatoj në praktik Kartën e të Drejtave Themelore të Njeriut (The Charter of Fundamental Rights of the European Union for Citizens and Residents), Kartë të cilën shteti grek e ka pranuar, e ka nënshkruar dhe e ka firmosur teorikisht, por që në shumë raste e thyen dhe nuk e zbaton praktikisht.