Jemi përballë dy qëndrimeve nga PD-ja lidhur me hetimin e korrupsionit në periudhën që ka qenë në pushtet. Ka një acarim të skajshëm të Arben Imamit dhe Sali Berishës ndaj një kërkese për të ngritur padi penale për abuzime në Ministrinë e Mbrojtjes, bile dhe kërcënime të tyre për përmbysje, ndëshkime, etj. Në anën tjetër ka një qëndrim tërësisht të kundërt nga një zë i rëndësishëm i Partisë Demokratike, i cili është ende Sekretar i Përgjithshëm i saj. Në një debat në Kuvend lidhur me abuzimet e mundshme me financat publike në Shqipëri, Ridvan Bode u kërkoi socialistëve në pushtet, të çojnë çdo kallëzim që kanë në prokurori dhe të ballafaqohen në gjykatë.
Pra, kemi dy ish- ministra të Berishës, që kanë pozicione diametralisht të kundërta me mënyrën se si duhet të hetohet e shkuara e tyre. Arben Imami, që kërcënon dhe nuk pranon as të bëhet një kallëzim i thjeshtë për padi penale, dhe Ridvan Bode, që kërkon me ngulm që çfarëdo letre që të gjejnë për të, ta çojnë në prokurori për ndjekje penale.
Dy qëndrimet nuk janë nga njerëz të rastësishëm. Arben Imami, katër vitet e fundit në pushtet, ka qenë pjesë e një rrethi të ngushtë klientelist të Familjes në pushtet, dhe ka menaxhuar miliona euro tendera koncesione dhe shitje të pasurive publike me njerëz okultë të Familjes. Edhe pse kanë sqima të ndryshme politike, ai ishte nën shoqërinë e vazhdueshme të Balliut dhe klientëve të tij të skrapit, dhe njerëzve të tjerë të afërt, të lidhur me fëmijët e Berishës. Gjatë kohës që ishte ministër, ka pasur denoncime serioze se shumica e tenderëve të ministrisë shkonin për llogari të një biznesmeni, vendosur në zonën e Farkës, dhe se arroganca e tij ishte ekstreme për shkak të lidhjes së shkurtër me Familjen.
Nga ana tjetër, Ridvan Bode është një bashkëpunëtor i afërt politik i Sali Berishës për 15 vite. Ai është zyrtari më jetëgjatë në një post të lartë në PD, ministri më afatgjatë i qeverive të PD-së, dhe në qendër të fuqisë financiare të pushtetit. Edhe mbi të ka pasur akuza për favorizime klienteliste apo ndëshkime financiare në emër të pushtetit. Edhe ai nuk ka ngurruar të blejë një vilë, që në treg të lirë kushton 700 mijë euro, të ketë shtëpi në plazh dhe të tejkalojë jetën modeste të një zyrtari të shtetit. Por ai, ndryshe nga Arben Imami, kërkon që të hetohet për çdo akuzë.
Këto dy qëndrime pasohen nga heshtja e Lulzim Bashës për të përfaqësuar një qëndrim zyrtar të PD-së lidhur me ballafaqimin e pushtetit të saj me drejtësinë, për shkak të cenit që ai ka lidhur me këtë histori.
Por a ka realisht dy qëndrime në PD lidhur me mënyrën se ku do të përfundojnë akuzat?
Besoj se më shumë se sa dy qëndrime, ka dy interesa të ndryshme. Është një grup zyrtarësh, që kanë qenë në pushtet si njerëz të Familjes, dhe një grup pushtetarësh që kanë sunduar si njerëz të PD-së. Është pikërisht kjo diferencë që bën dhe ndryshimin e qëndrimeve. Grupi që ka sunduar si “Grupi i Familjes”, është më nervoz, më zhurmues dhe më i acaruar nga ideja që mund të shkojnë në burg për shkak të pazareve që ua komandonte vajza, djali, gruaja, Sandri apo njerëz të tjerë okultë të Berishës. Ata janë nervozë pasi do t’u duhet që nëse u del e vërteta në shesh, jo vetëm të njollosen si hajdutë, por dhe si shërbëtorë të një familjeje në pushtet për të deleguar paratë e paligjshme të tyre. Arben Imami ka hyrë vonë në këtë rreth të ngushtë, dhe kjo është një histori më vete për t’u shkruar. Përpara se të ishte në rrethin e ngushtë të Familjes, ai ishte një shef kabineti i rëndomtë i Berishës, i cili thirrej vetëm në takime zyrtare. Futja në rrethin e ngushtë pasi u ribë deputet më 2009-ën dhe ministër, e shndërroi atë në një zyrtar arrogant, jotransparent dhe deri në një pazarxhi “alla- Fahri” për skrap.
Profili tjetër, ai i zyrtarit të lidhur politikisht me PD-në, siç është Ridvan Bode, Olldashi dhe ndonjë tjetër, nuk është se kanë qenë qelibar, por janë më të qetë për historinë e tyre. Dhe nëse zbulohet se ata kanë abuzuar, pas tyre kanë për të dalë klientë të PD-së, njerëz që kanë mbështetur financiarisht PD-në, militantë dhe histori të njohura të shëmtuara të financimit të politikës në Shqipëri. Është kjo diferencë që i bën këto dy grupe të PD-së të kenë qëndrime të ndryshme ndaj kërkesave të mundshme për ballafaqim me ligjin.
Kjo diferencë e bën edhe më nervoz Arben Imamin, i cili pret që tani që kërkesa për t’u hetuar ka shkuar në prokurori, gjithë PD-ja të shkojë në miting para Llallës dhe të thërrasë: “Jetën e japim, Benin s’e japim”. Është iluzioni i një njeriu, i cili ka prekur pushtetin e Familjes dhe beson se ajo e ka ende atë pushtet atje lart, në drejtësi.
Në të vërtetë dhe unë besoj që e ka, vetëm nuk di nëse është gati ta përdorë për ata që ka përdorur.
Mbas tij shume shpejt radhen do ta kete Ritka mos te ngutet se shume shpejte padi do te kete dhe ai per vjedhjen e buxhetit te shtetit qe e ka lene 0 e njejte me piramitat e 97 qe minister i atehershem ishte po ky legen,,,do ta shohim se sa trim do te jete kur te behet gati dosja per hetim dhe kur te reformohet sistemi i drejtesise me kapter Jarin si kryetar i keshillit te larte te drejtesise dhe me kete kld qe eshte tani mos te kete frike as Imam bajelldia dhe as Ritka,,,duhet reformuar urgjent sistemi i drejtesise ,,,koha nuk pret me te gjithe qe kane vjedhur dhe vrare kete popull duhen te dalin sa me pare perpara drejtesise,,,shteti ligjor duhet te jete i = per te gjithe,,per kete ju votuam per te vene drejtesi,,,dhe po e arritet kete perseri do ju votojme
Po c’eshte ky shkrim more mero. Ata qe kane vjedhur per sandrin dhe familjen qenkan nervoze dhe keta qe kane vjedhur per veten qenkan te qete. Ore i lexon keto brockulla para se t’i botosh apo jo
Erald ti mund te keshe mesuar te lexosh shqip por kjo nuk eshte e mjaftueshme te arrijsh te kuptosh se çfar shkruhet.Mbi te gjitha eshte e veshtire te kuptosh nje gazetare unikal si Mero Baze.
Jam kurioz per qendrimin e PD
Ndaj padise se TRETE!
http://goo.gl/FOd2uZ
E ka Mero e ka dhe c’ke me te, pushtetin atje larte ne drejtesi, prandaj per kete une do sugjeroja t’i bashkohesh zerit te Spartak Ngjeles dhe te shikoni realitetin ne sy per tu then ndal lojerave te qeverive kurva me fatet e popullit…
Bode hajdut. Spiro brumbulli drejtor kabinet ka bere pazar me njerezit e Bodes per mosdergimin e asnje dosjeje te bodes apo bashkepuntoreve te tij ne prokurori. Poshte korrupsioni. Ne burg vjedhesit e popullit. Vepro Rama para se te jete vone kunder hajduteve
Pershendetje i nderuar zoti Baze
Ministri i financave ka sfiduar kryeministrin (besoj se nuk ka fjale per komente pas deklarimit te tije ne kuvendin e Shqiperise)
Ajo qe shkruan avokati Ngjela duhet vlersuar
A mendoni ju se prokuroria e pergjithshme do te veproj
Nuk besojme.
Ne nje tavolin jashte vendit tim kur diskutohej per Prokuror te pergjithshem Nje ne tavolen tha
Perse nuk behet me dy prekuror
Nje per qeveritaret dhe ata qe kane imunitet
dhe
Nje prekuror qe zbaton ligjet per shtresat e ulta
Ne qeshem
Sot mendojme
Mos valle kishte e drejte?
Nese nuk ndershkohen te gjithe shkelesit e ligjit dhe qe e sollen shqiperine ne kete vend ku eshte atehere Ska per tu bere atdheu une per 100 vjet !!! O Tani. O Kurre zoti Rama !!! O e Beni shqiperine si na thote merua Öse do jeni jo Pak me i mire se horat e Sales se bashku me bamken !!!!! Ne Duam DREJTESI zoti Kryeminister!! Jo VETEM e keni shkateruar??? Por e keni rjepur nga Koka deri tek kembet !!! Jo VETEM te ndershkohen por tu hiqet emri partia Demokratie !!!!!!!! Parti intrigash !!!!!! Respekt per gazetarin e palodhur mero BAZE !!!!! Di cfare djemsh nxjere vatani !!
Do kisha deshire te shikoja si do pergjigjet rinia sot me keto gjera qe pö degjon !!!! Kam frike MOS per armet kimike ishin te pergatitur nga ballistet dhe borgjezet qe Kane qene ne pushtet ,,,tregoje rinia e Tiranes Sa. Kulture keni dhe Sa. E doni vendin tuaje …. Dili per te drejten tuaje , per te arthmen tuaje !!!! MOS rini dhe Beni sehir !! Jane leket dhe djersa e popullit qe pe 70 vjet me radhe ka punuar dhe eshte fatkeqsie e madhe qe nuk mundemi te kemi vendin me mire se eshte !!! Para drejtesise gjithe fare e keqe hajdutet e kombit !!!
NJE PERRALLE PER ARBEN IMAMIN.
Ne vitin 1929 Agjensia per ndalimin e pijeve akooloke – “Bureau of Prohibition” ne SHBA-s kishte caktuar nje grup hetuesish te posacem, pak a shume si hetuesit e Edi Rames ne vitin 2013 per te investiguar gangsterin Al Kapone qe kishte ngritur ne Cikago Perandorine e vet te Krimit dhe Korrupsionit ne te gjitha nivelet e qytetit, te shtetit dhe po merrte permasa te frikshme Federale dhe po perhapej ne gjithe SHBA-s. Kryetari i grupit te hetuesve ishte nje ekonomist i ri, i thjeshte me emerin Eliot Ness e pa qe nuk mund te gjente ne rruge ligjore prova te mjaftueshme per ta prangosur dhe burgosur gangsterin arrogant Al Kapone, sepse ai kishte blere te gjithe qe nga policia deri tek prokuroria, gjykatesit dhe bile deri tek kryetari i Bashkise i qytetit te Cikagos. Prandaj edhe hetuesi special Ness hartoi nje strategji tjeter hetimi: Ai hetoi dhe zbuloi se Al Kapone nuk kishte paguar taksat ne shtet per nje periudhe kohe te caktuar dhe e coi padine ne Gjykate menjehere me nje akuze fare qesharake per kohen:
AL KAPONE NUK KA PAGUAR BAKSHISHET PER TATIMORET!
Keshtu shkruanin gazetat dhe media amerikane ate kohe duke u tallur me hetuesit federale qe komandoheshin nga ekonomisti energjik Eliot Ness. Por kur ceshtja gradualisht nga nje shaka pa kripe shkoi ne Gjykate dhe doli ne pah se Ligji Federal per mospagim tatimesh mund ta denonte Al kaponen per shume vite burg, ky gangster gjakatar morri masa dhe bleu Jurine e Gjykates duke paguar shume te majme, perfshire ketu edhe vete Kryetarin e Gjyqit. Eliot Nessi shkoi tek Kryetari i Gjyqit dhe i tha qe te nderronte Jurine e paguar nga Al Kapone me nje tjeter, ndryshe do ta akuzonte ate vete per korrupsion dhe keshtu ne nje forme krejt jo ligjore u arrit qe te denohej me ligj Al Kapone dhe te burgosej me tej ne burgun famoz e ishullit Alkatraz te San Franciskos.
Le ta lexoje edhe Arben Imami kete perralle te nastradinit qe eshte krejt e VERTETE qe te mbylli squpin dhe te ule koken se nuk gjendet duke luajtur filmat e Enverit me partizane dhe gjermane me Rajmonda Bulkun, por perballe tij jane ngritur PADI akuza monstruoze per korrupsion shteteror dhe jo gjithmone cdo mbrojtje mund te justifikohet me ligjin, sidomos kur kete ligj e ke shkelur vete si mos me keq, me te dyja kembet.
NJE PERRALLE PER ARBEN IMAMIN.
Ne vitin 1929 Agjensia per ndalimin e pijeve alkoolike – “Bureau of Prohibition” ne SHBA-s kishte caktuar nje grup hetuesish te posacem, pak a shume si hetuesit e Edi Rames ne vitin 2013 per te investiguar gangsterin Al Kapone qe kishte ngritur ne Cikago Perandorine e vet te Krimit dhe Korrupsionit ne te gjitha nivelet e qytetit, te shtetit dhe po merrte permasa te frikshme Federale dhe po perhapej ne gjithe SHBA-s. Kryetari i grupit te hetuesve ishte nje ekonomist i ri, i thjeshte me emerin Eliot Ness e pa qe nuk mund te gjente ne rruge ligjore prova te mjaftueshme per ta prangosur dhe burgosur gangsterin arrogant Al Kapone, sepse ai kishte blere te gjithe qe nga policia deri tek prokuroria, gjykatesit dhe bile deri tek kryetari i Bashkise i qytetit te Cikagos. Prandaj edhe hetuesi special Ness hartoi nje strategji tjeter hetimi: Ai hetoi dhe zbuloi se Al Kapone nuk kishte paguar taksat ne shtet per nje periudhe kohe te caktuar dhe e coi padine ne Gjykate menjehere me nje akuze fare qesharake per kohen:
AL KAPONE NUK KA PAGUAR BAKSHISHET PER TATIMORET!
Keshtu shkruanin gazetat dhe media amerikane ate kohe duke u tallur me hetuesit federale qe komandoheshin nga ekonomisti energjik Eliot Ness. Por kur ceshtja gradualisht nga nje shaka pa kripe shkoi ne Gjykate dhe doli ne pah se Ligji Federal per mospagim tatimesh mund ta denonte Al kaponen per shume vite burg, ky gangster gjakatar morri masa dhe bleu Jurine e Gjykates duke paguar shume te majme, perfshire ketu edhe vete Kryetarin e Gjyqit. Eliot Nessi shkoi tek Kryetari i Gjyqit dhe i tha qe te nderronte Jurine e paguar nga Al Kapone me nje tjeter, ndryshe do ta akuzonte ate vete per korrupsion dhe keshtu ne nje forme krejt jo ligjore u arrit qe te denohej me ligj Al Kapone dhe te burgosej me tej ne burgun famoz e ishullit Alkatraz te San Franciskos.
Le ta lexoje edhe Arben Imami kete perralle te nastradinit qe eshte krejt e VERTETE qe te mbylli squpin dhe te ule koken se nuk gjendet duke luajtur filmat e Enverit me partizane dhe gjermane me Rajmonda Bulkun, por perballe tij jane ngritur PADI akuza monstruoze per korrupsion shteteror dhe jo gjithmone cdo mbrojtje mund te justifikohet me ligjin, sidomos kur kete ligj e ke shkelur vete si mos me keq, me te dyja kembet.
Te te vije turp o Shkelqim Cani qe ben pazare ne emer te socialisteve. Si nuk e con Boden apo zyrtaret e Bodes ne Prokurori. Nese ato qe thuhen per ty apo drejtorin e kabinetit tend jane te verteta, harram e pac. E ke mbushur ministrine me gjithe batakcinjte e Bodes.
Bravo Saimir Tahiri, bravo Mimi Kodheli po i dergoni ne prokurori ata qe vodhen parate e taksapaguesve. Edi Rama nderhyni, veproni. Smundet zyretaret qe degjeneruan financat e shtetit te shpetojne pa ndershkim. Jepini shprese ketij vendi.
heret me duket per t’i thene te te vije turp. mos u ngazelleni kaq shume e te fyeni besoj te vetmin njeri me integritet dhe urtesi qe ka shume gjasa te beje vetem gjera pozitive per ekonomine tone.
Ketu nuk eshte çeshtja se cili grup e pret kallximin per ndjekje penale me qetesisht apo me me nervozitet. Kushdo hiqet si moskokçares, ne brenedesi reagon njesoj. Ne brendesi gradualisht ngrihen dyshimet, dhe pasiguria fillon e pushton te gjithe qenien e te inkriminuarit. Me drejtesine nuk ka as trima e as sfidante foltoresh.
Çeshtja eshte a do te kemi drejtesi!? Zullumet ne te gjitha drejtimet e fushat jane kryer aq hapur, sa nuk kerkohet ndonje ekspertize e thelle per ti hetuar. Por duhet vullnet dhe strategji. Strategji graduale ne kallxime deri sa rrethi te ngushtohet dhe te shkoje tek familja.
A do te pershtatet drejtesia e zoteruar nga Saliu, me situaten e re pas ndryshimit te pushtetit.? A do te reflektoje drejtesia?? Kjo eshte pyetja.
Nese drejtesia do te veproje, nuk do te kete me rendesi se si e priti kallximin per ndjekje penale Bode apo Imami. Te gjithe do te jemi dakort qe ata te shkojne dhe te provohen nese jane te pafajshem para drejtesise.
Nese drejtesia funksionon, foltoret, zedhenesit, deklaratat dalin jashte funksionit.
Kupola e PDse eshte serbe dhe vendin e ka ne burg.
Mero ajo qe po shkruaj nuk lidhje me shkrimin tend, por me evolucionin e temave dhe menyren se si ato trajtohen ne gazeten Tema. Verej qe pas 23/06, nese kuadri politik ka ndryshuar, nuk ka ndryshuar tematika dhe menyra e trajtimit te csshtjeve. Pra nuk ka dialektike. Per te miren e publicistikes dhe “gazetarise” ju ftoj te vleresoni faktin dhe te ripozicionoheni, ne menyre qe “edhe
pse qete u nderruan qerrja te ece perpara”.
te gjithe jane agjente te sherbimeve sekrete te sheteve armiqe te betuare te shqiperis keshtu mos u mundoni kote sdo ndodhe asnje gje jane kote po me vjen plasja ja cane koken ne 97 atij bur e gjujten me kallashe ne shtepi dhe sote e kercenojne prap e kuptoni te dalesh kunedr te fortite duhete te jeshe me i forte dhe teroristet qe akuzohen jane klane te fuqishme terori te tregtis se armeve prandaj mose ta kruaje kjo qeveri se imami ka dhe prokurorin te tijen me llallen cefen e zaganjorin qe jane te besushem ndaj pushtetite qe iku japin dhe jeten per partin me gjithe femij
Bisht qeni ke per te mbetur o plaku Mero
Hiqe ate pikturen fytyre tenden,se dukesh si kriminel,me shpirt te zi,katran. Si s’e merr guximin te thuash nje fjale per edvinin,po akoma merresh me malokun e veriut,se ju maloket e jugut jeni jeni te tmerrshem.
Ore ky keshilltari i Imamit, Mentor Beqa mos ka qene gje i preferuari i Meros ke gazeta Tema kur kjo e fundit mbeshteste ende doktorin dhe si e ka fituar ky vendin e punes? Pergjigje te sinqerte plsssss!
Do besoj ne keto akuza atehere kur te paditet ndonje ish-minister i LSI ne qeverine Berisha. Besoj se jane ne shkelje deri ne fyt me korrupsion e punesime te paligjshme te LSI-steve.
Eh, more Mero Baze,
Burg e kasaphone e do Shqiperine,
si Qazim Mulleti, Tiranen nje here e nje kohe.
Kush eshte rritur e shkolluar ne komunizem e
ka te veshtire ta kuptoje kete sistem, edhe ti Mero,
nuk ben perjashtim. Per te mos folur per fakti qe je
nje gazetar me kendveshtrim shume te ngushte e
gati gati medioker.
Ne fillimin e viteve 90-te operazioni “Mani pulite” ne
Itali kundrejt shtresave te larta te politikes filloi te bente
kerdine, 2600 persona te akuzuar per korrupsion,
arrestime,burgje,vetevrasje,denime per gati 3 vjet.
Pataj ne “nje mengjez te ftohte me shi” hetimet u
nderprene, si me thike,asnje arrestim,asnje hetim
asnje lajme ne tv. A e di pse ?
Gjykatesi Colombo tha:
Po na takonte te arrestonim te gjithe Italine. (shih youtube)
Ne kapitalizem nuk ka kurrupsion.
Kapitalizmi eshte korrupsion,e vetem korrupsion.
Nuk duhet arrestuar Imami,Bode,Berisha e compania
bella, por e gjithe shqiperia. Kush me shume e kush me pak
te gjithe vjedhin
Ne qofte se shqiptaret nuk duan korrupsion apo vjedhje
duhet te votojne kundra pluralizmit,kundra “demokracise”
Tashme jane …………fuori moda.
Sovrani duhet te protestoje tek prokuroria qe bazhibozuket e ushtrise,te hetohen me procedure te pershpejtuar.Sovranit i intereson bllokimi i kontove bankare dhe sekuestrimi i pronave e keto financa e pasuri te financohen ne punet publike aq te nevojshme per kete vend.Nuk i intereson sovranit burgosja e tyre,e cila do te jete nje kosto shtese ne kurriz te tij.
Imami mendon se ka “imunitet”,dhe se organet e specializuara,jane te formuara me militantet e PD-se,ato jane “mburoja” ligjore e tij.
ore kapitali do ju bllokohet apo jo
Sallake,
jo vetem demokracia i ka keto mangesi,o sallake,por edhe diktatura,sidomos ajo enveriste;por mundesite aq ishin,ne perputhje me varferine:Me nje tapet qe marinari i sillete k/keshillit ay merrte shtepi,apo letren per pune;me nje kostum qe i qepte rrobaqepsi instruktorit ay merrte te drejte studimi per femijet;me nje dreke qe i jepte tjetri nepunesit te komitetit ay merrte autorizimin per nje lvatrice apo televizor,e tj.e tj.,kaq kishte xhepi e kaq mund te jepte.Por demokracia te pakten i ka mekanizmat per vet korigjim,sic po ndodh,ndersa ne diktature se cilje dot gojen…
C’lidhje kam une me diktaturen ?
Nuk kam folur me duket fare per diktaturen.
Pastaj,
rilindje eshte gabim.
lindje eshte e drejte
nuk mund te rilindesh pa lindur.
E dini si eshte puna:ndermjet njerezve qe merren me publicitet ka dy kategori:Nje pale kane aftesine te replikojne hapur me te tjeret,qe mund te jene edhe kundershtare politike,bie fjala ne tryeza ballafaqimi,opinionesh e tj.,ndersa disa te tjere,as dine ti rendisin fjalet ne keto raste,e humbasin toruan,meken,u meret goja e murmerisin asgje neper buze,sepse bukosen perpara tjetrit qe i ven me shpatulla pas murit me te vertetat qe thote.Por keta te dytet,strukur ne dhome a ne zyre,pas shpine te kundershtarit,kerrusur mbi kompjutur,kane aftesi te vecante te intrigojne,hamendesojne e shpifin me cfar tu fantazoi mendja ndaj kundershtarit.Kesaj kategorie i perket gazetari”ivestigues”Mero Baze,qe juve iu ushqen cdo dite me endrreat qe u pelqejne…
Arben Imami, të ka shitur plaku i viçidolit, për të mbrojtur lëkurën e vet.Nxirrja të palarat që të lehtësosh veten tënde nga mëkatet.
Po me hajdutet e lsi 2009-2013 cdo behet?
Ndoshta ky editorial mund te jete me i dobti te pakten ne keto 5-6 vjetet e fundit qekurse Mero Baze u be nje nga gazetaret me kurajoze dhe te besueshem kunder makinerise mafjoze te saliqenit.Fatkeqesisht shikohet se shoqeria shqiptare nuk e ka kuptuar qe kjo makineri e sofistikuar e plakut dougsboru te vicidolit eshte akoma e fuqishme edhe pse po luhet kjo loje
kungulleshkash qe do perfundoje njelloj si me komedine e videos se ilir metes.
Ajo qe duhet te trembe sot shqiptaret eshte pperqafimi deri ne orgazem midis jonathan moorit dhe superkriminelit berishe.
Jane dy qendrime te kunderta te asaj pjese te dipllomacise amerikane qe fatkeqesisht jane te verbuar pas kriminelit berishe dhe bejne ligjin akoma ne koridoret e washingtonit.
Krahesoni si u burgos Fatos Nano para 20 vjetsh ne kundershtim me cdo rregull ligjor dhe u denua si kryeterrorist per favorizim te te treteve qe shperdoruan.Prapa kesaj farse te perbindeshme ishte treshja antishqiptare dhe proserbe elezbiberaj-willrajerson dhe kelyshet e tyre berisha ,hajdari,pa harruar dhe devilin blerim cela.
Shikoni sot lul udbashin.
Vodhi me berishes dhe turko-amerikanet e bechelit plot 300 miljon dollare te rruga e kombit,vrane kater protestues dhe vodhen bashkine e tiranes dhe njeri u gradua burre shteti dhe tjetri yll ne ngjitje nga menge perveshur qe thote tani se paska qare ne 21 janar 2011.
Pra eshte e kote te masterboheni me kryehajdutet imami dhe bode kur dy kryekriminelet berisha e basha tallin lesht jo vetem me fituesit e leshit te 23 qershorit por dhe dipllomatet e europes dhe te amerikes.Me i sakte artikulli do ishte :Dy qendrime e DP(dipllomacive perendimore)ndaj dy krimineleve te PD.
Te pakte te falederojme drejtorin zemermire jonathan me ate perqafim “love”
me pinocetin e ballkanit.
O valdet,
Sigurisht qe i quan te tille,sepse shemben diktaturen e kryekriminelit Enver Hoxha,gje qe kuptohet qartazi nga komenti jot,sic kuptohet edhe detyra prej sherbetori te zellshen qe ke pas ndaj asaj diktature gjakatare …
Ndersa per rrugen Durres-Kukes,perseri i ben logarite sipas urrejtjes qe ke per lidhjen e kombit me ate veper madheshtore historike.Ki parasyesh se rruga qe beri Kosova gjer ne Morine ka kushtuar ca mbi nje miljard dollare dhe qe nuk krahasohet me veshtirsite qe kishte kjo e jona,me mbi 15 km.tunele e carje malesh ne terrene shkembore nga me te veshtirat,e cila kushtoi jo me shum se 1 miljard dollare.Kalo nje here andej dhe vlesoje me syte tuaj.Por juve,zoteri,sherbetoreve te Hoxhes,si gjithmone e bardha iu duket e zeze dhe e zeza e bardhe.Po su ben zoti derman,pushteti juaj ka mmarre fund,asnje partije politike nuk i perkisni tashme;ti faleni ligjeve te demokracise qe i ka ca si shum tolerante…
Cdo njeri normal mund te shkruaje nje ose dy komente dhe i mjafton qe te shprehe mendimin e tij se kjo eshte demokracia.
Por te besh 4-5 komente e me shume per cdo artikull tregon se je:
ose-i semure psiqik
ose-handikapat me karroce
ose-maniak komentesh
ose-qiraxhi ne ndonje burg
ose-i shtruar ne ndonje spital epidemik
ose-i paguar nga visho ajazi
ose-ujk i vetmuar.
ose-dezhurn te bashkija e lul shkies.
Diktatorit enver hoxha ju perserit historia e diktatorit gjergj kastrioti
te cilet turkoshaket si puna jote i hengren dhe kockat.U deshen te kalonin 400 vjet qe shqiptaret ta vleresojne.Persa i perket rruges kombit 101 % e shqiptareve kane qene pro ndertimit te kesaj rruge por jo me vjedhjen e shekullit te 300 miljon dollareve qe lul udbashi shpetoi me procedure i ndihmuar nga nje pertejatllantikas.Miliardat e asaj rruge nuk ishin te sheqere berishit qyrraveci i se ciles nga nje morracak vicidoli eshte bere miliardjer nga duart e te cilit kullojne akoma gjak shqiptari.Per kete e mallkoj enver hoxhen qe ju nxorri juve salibaneve nga gjendje gjysem e eger dhe tani jeni bere vampire qe po hani kockat e atij qe dje e quanit perendi dhe i thonit baca enver te kena dhone besen.
Zoti MERO, me duket se je i njanshem nuk luftohet korrupsioni vetem duke goditur njerin krah [pd] por duhet goditur dhe krahu tjeter [ps]
po si duket nuk do te nxjerresh korrupsionin ne PS,te dy palet kane bere korrupsion prandaj vendi ka mbetur ne vend e nuk ka zhvillim ,tani i ka ardhur veza ne b. se deri dje e mbulonin korrupsionin duke e kompensuar ate me parate e emigranteve,por tani emigrantet nuk sjellin para,e do detyrohen ti marrin paret njeri-tjetrit sic duket ne rastin imami.
Bravo Mero
valdet,
Eshte e kote dhe humbje kohe te merresh me ju,koka juaj nuk nxem me asgje,as shifra e as fakte,sado te qarta te jene;ajo eshte e mbushur plot e perplot me indoktrinim dhe me urrejtje ndaj kundeshtarit politik,ndaj atyre qe kontribuan ne shembjen e regjimit burg,me gjakatare qe ka pare Europa.Ju urreni cdo gje perparimtare dhe demokratike,ju urreni gjysmen e Shqiperise dhe shqipetareve,vetem sepse jane veriore,qe regjimi juaj i shtypi e i varferoi gjer ne ekstrem.E c’te mire mund te prese ky vend prej jush qe e percani ne dyshe dhe e urreni e mallkoni gjysmen e saj?Edhe demokracia,zoteri,ka te meta dhe s’mund te jete e persosur,por me diktaturat s’ka te krahasuar,gje qe u vertetua ne gjithe boten,edhe ne djepin ku lindi.Te pakten demokracia i ka mekanizmat per tu korigjuar:zgjedhjet,parlamentet,debatet politike,ekonomike e tj.,por diktatura,eshte e detyruar qe te vazhdoje ne te njejten rruge qe dikton njeshi,diktatori gjersa vendi te perfundoi ne humnere,ashtu sic edhe ndodhi kudo qe sundoi…Mjaft se u lodhem…
QENKE ME GJITHEMEND MALOKAR ANTIPATIK TI KOMENTUSI RILINDJA DEMONKRATIKE
NUK I MBULONI KRIMET TUAJA ME EMRIN E ENVERIT SE AI I LAU GJYNAHET E TIJ.
ESHTE RRADHA JUAJ TE VUANI DENIMIN QE FILLOI NE 23 QERSHOR
JA LEXO POSHTE NJE PJESE TE KRIMEVE QE KA BERE SATRAPI BERISHA VETEM PAS 2005 QE NE CDO VEND TE BOTES DUHEJ TE KISHTE PERFUNDUAR NE LITAR..
1. Shtator 2005: Menjëherë pas krijimit të kabinetit qeveritar, Berisha anulon shitjen e Albtelekomit. “Nuk mund të lejojmë privatizimin e Albtelekom më shifra tepër të ulëta”, tha ai për Calik. Por vetëm pak muaj më vonë, kreu i qeverisë sërish ua dha Albtelekomin turqve.
2. 5 prill 2006: Spartak Ngjela, ish sekretar i marrëdhënieve me Publikun në Partinë Demokratike, realizon një përgjim mes tij dhe kryeministrit Sali Berisha në zyrën e Jozefina Topallit. Në përgjime Ngjela akuzon Berishën: “Ti e ke idhull Enverin”. Ndërkohë që Berisha i përgjigjet: të përjashtoj nga partia. Doje të bëje si Nano me Metën. Biseda e përgjuar mes tyre bëri xhiron e mediave, ndërkohë që ky ishte sinjali i parë i përgjimeve brenda qeverisë së PD.
3. Qershor 2006: Nipi i Sali Berishës, Dritan Berisha, i punësuar në ministrinë e brendshme shkakton një incident me armë zjarri përpara hotel “Dajtit” në qendër të Tiranës në qershor të vitit 2006. Por edhe pse ish ministri Olldashi e zhveshi nga policia, me ndërhyrjen e kryeministrit, nipi i Berishës emërohet në sektorin e kurrikulave në Akademinë e Rendit vetëm një vit më vonë.
5. Nëntor 2006. Berisha shpërblen 250 mijë euro Jean Paul Carteron. Qeveria shqiptare nënshkroi një marrëveshje të fshehtë me forumin e Crans Montanës dhe në marrëveshje specifikohej organizimi i dy seminareve. Carteron, është miku personal i kryeministrit Sali Berisha. Qeveria shqiptare kërkoi që termat e kontratës të mos publikohen. Kësti i parë i parave u dha me nënshkrimin e marrëveshjes.
6. Shkurt 2007: Për shkak të ndryshimeve në administratë dhe “fshesës Berisha”, buxheti i shtetit u detyrua të paguajë 1 milionë euro për të gjithë ata që u hoqën padretësisht nga puna. Ishte vetë Komisioni i Shërbimit Civil që zbuloi abuzimet e bëra në administratë nga ministrat kryesorë të qeverisë.
7. 15 shkurt 2007. Skandali, rruga Levan-Vlorë i jepet firmës “Alpine”. Firma menaxhohet nga kunata e Fahri Balliut, anëtarit të këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike dhe botues i gazetës “55”. Ndërkohë që menaxherja e “Alpine” ishte njëkohësisht sekretare e përgjithshme e Ministrisë së Kulturës. Ndërkohë që austriakët e Alpine ishin të implikuar në një proces korrupsioni në Gjermani.
8. 28 shkurt 2007. Për shkak të deklaratave politike, Qeveria humb betejën me Turqinë në ekstradimin e Aldo Bares, kapobandës së Bandës së Lushnjes. Avokati turk paraqiti para gjykatës së lartë prova politike, një spot elektoral të PD. Që atëherë e deri tani, ekstradimi i eksponentit shumë të kërkuar, nuk është kryer.
9. 25 prill 2007. Vetëm pak ditë para vizitës së presidentit të SHBA në Shqipëri, George Ë.Bush, pas një sherri me kryeministrin Sali Berisha jep dorëheqjen nga detyra ministri i jashtëm Besnik Mustafaj. Mes tyre është zhvilluar një sherr në zyrë.
10. Maj 2007: Qeveria ndërmerr nismën për miratimin e ligjit “për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë” ose atë që u konsiderua si “Ligji i gjobave”. Sipas projektit, parashikohej vënia e gjobave nga tatimet në masën 15% edhe pse nuk kishte për këtë një vendim gjykate. Ligjin e kundërshtoi biznesi dhe opozita dhe përfundoi në gjykatë kushtetuese.
11. Qershor 2007: Del skandali i shkollës “Omiros” në Korçë. Ministria e Arsimit që miraton kurrikulat e shkollës miratoi edhe një tekst historie në këtë shkollë greke në Korçë, duke deformuar historinë e Shqipërisë. Çështja hapi debate të shumta në parlament, opozita kërkoi shkarkimin e ministrit Genc Pollo.
12. 15 korrik 2007- Qeveria vendos një gjobë marramendëse ndaj televizionit Top Channel. Bëhet fjalë për gjobën 13 milionë euro, nën arsyetimin evazion fiskal. Një rast i paprecedent në vendosjen e gjobave nga organi tatimor. Gjoba nuk u zbatua asnjëherë ndërkohë që është ende e vlefshme. Vetëm dy vite më vonë, qeveria penalizon gjithashtu me 8 milionë lekë, televizionin NEWS 24, vetëm sepse transmetoi një spot televiziv të grupimit G99
13. 18 korrik 2007: Bllokohen nga Turqia 60 kontenierë me armë të nisura nga Shqipëria në drejtim të Armenisë. Tregtia e armëve shkaktoi një superskandal diplomatik kur Azerbajxhani menjëherë i dërgoi letër konferencës islamike për penalizmin e Tiranës zyrtare. Armenia në këtë kohë ishte në konflikt të hapur me Azerbajxhanin. Baku e konsideroi aktin e Shqipërisë si një akt kundër Azerbajxhanit. Tregtia u krye nga ndërmarrja Meico.
14. 29 gusht 2007: vdes punëtori i katërt në minierën e kromit në Bulqizë. Menjëherë ministria ndërpret punën në minierë derisa të plotësoheshin kushtet. Por duke filluar që nga viti 2007 e deri më sot, fabrika nuk është mbyllur dhe në Bulqizë kanë humbur jetën nën shkëmbinjtë e galerive rreth 30 punëtorë.
15. 8 shtator 2007: Mungesë totale rendi në Gjirokastër. 100 lazaratas fusin në komisariat të gjithë policët. Djegin edhe godinën e komisariatit. Shkak u bë vrasja nga forcat renea të të kërkuarit Sabri shurdhi.
16. 15 shtator 2007: Arrestohet kreu i tatimeve të Tiranës Flamur Mallkuçi së bashku me 4 inspektorë të tjerë. U vinte gjoba bizneseve.
17. 18 shtator 2007: Korrupsioni me tenderat e rrugëve, arrestohet zv.ministri i transporteve Nikolin Jaka, ish drejtori i rrugëve Ilir Berzani si dhe 7 zyrtarë të tjerë të administratës shtetërore. Kërkonin ryshfet për fitimin e tenderave nga firmat private. Aktualisht janë jashtë dyerve të burgut të gjithë të akuzuarit për ryshfet gjatë kësaj kohe.
18. 28 shtator 2007: Zbulohet kontrata sekrete e Berishës me amerikanin Tom Ridge. Kontrata prej 500 mijë dollarësh. Kompania e Ridge premtoi 2 seminare një ditore dhe kërkoi që kontrata të ishte sekret. KLSH akuzoi kryeministrin se shkeli ligjet për Tom Ridge. Në qershor 2008, Ridge u detyrua nga departamenti i drejtësisë në SHBA të bënte publike këtë kontratë.
19. 9 tetor 2007: Durrës-Kukës, plas skandali më i madh financiar i kësaj qeverie. Këtë periudhë, Prokuroria fillon hetimet. Dikasteri i Transporteve nën akuzë. Procedurat për tenderin në Shqipëri, bazohen mbi ligjin anglez. Hetimet e prokurorisë cuan deri në heqjen e imunitetit të Lulzim Bashës. Sipas KLSH, në raportin e janarit 2008, abuzimi shkon deri në 232 milionë euro. Firma nis punën pa pasur një projekt konkret. Fatura deri tani mbi 1 miliardë euro. Pritet inaugurimi para zgjedhjeve ndërkohë që ministri Basha është pa imunitet dhe çështja e korrupsionit ka mbërritur deri në gjykatën e Lartë. Qeveria, asnjëherë nuk bëri publik projektin dhe kontratën me firmën “Bechtel Enka”. Ende sot, nuk ka një faturë të qartë financiare.
20. 1 nëntor 2007: Lulzim Basha, ministër i jashtëm kërkon ndryshimin e mandatit të OSBE: Nga ndërhyrja të kalojë tek ekspertiza. Kërkesa u bë gjatë konferencës së ambasadorëve në Tiranë. Debati rikthehet sërish në gusht 2008. OSBE i con letër Lulzim Bashës: duam të qëndrojmë, s’duam të ndryshojmë mandatin
21. 6 nëntor 2007. Kuvendi voton shkarkimin, Sollaku në dorën e Bamir Topit. Dëshira e fundit e Sollakut: “Zoti e shpëtoftë Shqipërinë”. Shkarkimi u bë me anë të votimit me 77 vota pro, 36 kundër dhe 3 abstenime, të raportit të komisionit hetimor të hartuar nga përfaqësuesit e maxhorancës, që kërkonte largimin e kryeprokurorit nga detyra, me argumentin e shkeljeve të rënda ligjore gjatë ushtrimit të këtij funksioni. Ndërkohë që me ardhjen e qeverisjes së PD, Sollaku dhe bashkëshortja e tij u gjendën nën hetim permanent dhe nën presionin e maxhorancës.
22. 14 nëntor 2007: Largohet ish drejtori i burgjeve Saimir Shehri. Akuzoi vëllain e ish ministrit të drejtësisë Ilir Rusmali, se donte ta korruptonte për një tender te drejtoria e burgjeve. Vetëm një ditë më vonë, në 15 nëntor, jep dorëheqjen Ilir Rusmali i cili akuzoi Berishën se kishte mbrojtur Saimir Shehrin.
23. 7 dhjetor 2007. Qeveria Berisha e korruptuar. Publikohet raporti i Transparency Internacional për korrupsionin në 66 vende. Sipas raportit më problematike paraqitet Shëndetësia dhe gjyqësori, Rreth 80 % e shqiptarëve nuk besojnë tek qeveria.
24. 10 shkurt 2008: Hapet dosja e “Argita Berishës”, vajzës së kryeministrit Sali Berisha. Studio ligjore e saj fshihet nga regjistri kombëtar ndërkohë që vajza e kryeministrit vërtetohet se kishte evazion fiskal. Vajza e kryeministrit nuk deklaron llojin e aktivitetit të saj tregtar. Pas presionit të medias, Argita Berisha bën ndryshimin e deklarimeve në Qendrën kombëtare të regjistrimit të Bizneseve: në datën 4 shkurt 2008 figuronte si “shërbim konsulence dhe avokatie”, ndërsa në 8 shkurt u shndërrua në aktivitet të përgjithshëm.
25. 15 mars 2008: Shpërthen Gërdeci, skandali më i madh korruptiv në Administratën Berisha. Një biznes fitimprurës për kompaninë Albademil dhe SAC, por që nga shpërthimi i Gërdecit, humbën jetën 26 persona (mes tyre dhe baxhanaku i kryeministrit), u plagosën mbi 300 vetë dhe u dëmtuan mbi 4000 prona. Tre ditë më vonë jep dorëheqjen Ministri i mbrojtjes Fatmir Mediu, ndërkohë që prangoset Ylli Pinari, drejtor i MEICO, Mihal Delijorgji pronar i Albademil dhe Dritan Minxolli drejtor i fabrikës. Hetimet një vjeçare vunën nën akuzë 29 persona dhe çështja shqyrtohet në gjykatën e Lartë.
Korrupsioni i Gërdecit, dhe dosja hetimore nxorrën në pah shumë elementë. Një ndër njerëzit që kishte influencuar në bërjen e akteve nënligjore dhe ligjore që çuan në tragjedi ishte djali i kryeministrit, Shkëlzen Berisha. Vetëm 38 minuta pas shpërthimit të Gërdecit, Mediu flet në telefon me djalin e kryeministrit. Ndërkohë që tre ditë pas tragjedisë, Shkëlzeni takohet me mediun në zyrën e këtij të fundit, pak minuta pasi mediu ishte takuar me Ina Ramën dhe pak minuta para se të arrestohej Ylli Pinari. I përfshirë në këtë aferë rezultoi edhe Rahman Selmanllari, shoku i ngushtë i djalit të kryeministrit, i cili ishte administrator i kompanisë amerikane SAC. E po ashtu edhe Fahri Balliu, anëtar i Këshillit Kombëtar të PD, i cili kishte bërë pronare vajzën e tij Henris Balliu, aksionere me djalin e Delijorgjit në firmën “Trans Digging”, e cila ndërtoi fabrikën e Gërdecit. U përfshi edhe ish ministri Aldo Bumçi, i cili vendimin e qeverisë që i hapi rrugën Gërdecit ia besoi Shkëlzen Berishës. Denoncuesi kryesor i gjithë kësaj afere u bë ish biznesmeni Kosta Trebicka.
26. 28 mars 2008: Publikohet artikulli i Neë York Times, për armë të skaduara nga Shqipëria drejt Afganistanit. MEICO e përfshirë në trafik. Ylli Pinari, drejtor i MEICO kontaktoi me Efraim Diverolin, pronar i AEY i cili kishte fituar kontratë nga Pentagoni për të pajisur me armë ushtrinë afgane, nëpërmjet një prej njerëzve të listës së zezë së SHBA, Henry Tomei, nëpërmjet firmës Evdin. Në pazarin e shitjes së fishekëve u përfshi edhe djali i kryeministrit, pas një bisede të regjistruar mes Kosta Trebickës dhe Efraim Diverolit. Amerikani pretendonte se në këtë aferë ishte edhe djali i kryeministrit. Sali Berisha e konsideroi Neë York Times si një letër higjenike, ndërkohë që gazetari amerikan në një intervistë në Gazeta Shqiptare tregoi për presionet e ish ministrit Fatmir Mediu mbi të për marrjen e kasetave filmike. Municionet kineze hiqeshin nga depot shqiptare dhe u fshihej etiketa “Made in China”.
27. 2 prill 2008. Qeveria shqiptare i bën presion gazetës prestigjioze Financial Times që të shihte edicionin special në këmbim të reklamave shtetërore që duhet të merrte nga ministritë. Por gazeta nuk pranoi këtë akord. Specialja botohet pa reklamën shtetërore, ndërkohë që menaxheri i gazetës Financial Times deklaroi për Gazeta Shqiptare se Berisha prishi kontratën me këtë gazetë.
28. 8 prill 2008: Qeveria nëpërmjet ministrisë së Kulturës paguan 300 mijë euro për spot turistik në CNN. Dokumentet zbuluan që Pango e bleu spotin katër herë më shtrenjtë sesa normalja. U publikua kontrata e ministrisë me firmën holandeze, ku CNN merrte 90 mijë euro ndërsa studioja grafike merrte 210 mijë euro për 90 sekonda e 6 ditë xhirime. Ndërkohë që ofertat e CNN të vitit 2006 kishin qenë shumë herë më të lira.
29. 5 maj 2008: Gjykata shkarkon nga puna Arben Sefgjinin, drejtorin e përgjithshem të tatimeve në administratën e Sali Berishës. Akuzohet për zhdukjen e biznesmenit shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha. Drejtori vendoset në arrest shtëpie. Gjyqi vazhdon edhe aktualisht.
30. 16 qershor 2008: Mazhoranca e PD rrëzon kandidaturat e Bamir Topit për anëtar të Gjykatës së Lartë. Rrëzimi i këtyre kandidaturave ka shkaktuar reagimin e menjëhershëm të komunitetit ndërkombëtar, SHBA, OSBE, dhe Këshilli i Evropës kundër praktikave të ndërhyrjes së qeverisë në institucionet e pavarura.
31. 11 korrik 2008: Prangoset kunati i zv.ministrit Ferdinand Pone. Pas hetimeve për pazare në zonën e bregdetit ndalohen tre ish zyrtarë të hipotekave. Arrestohet edhe sekretari i degës së PD në Vlorë. Ish drejtori Genc Panozaqi i lidhur me Ferdinand Ponin. Në 2005 kandidoi për deputet në Vlorë pas humbjes u emërua të zyra e Kthimit të Pronave.
32. 1 gusht 2008: Qeveria përgatit ligjin për prokurorinë. Shkakton reagime të forta nga SHBA: akuza e SHBA: Presione të forta për të vënë nën kontroll prokurorinë. Flet edhe Berisha: Shqetësimet e SHBA për ligjin për prokurorinë, një trillim
33. 13 gusht 2008: Gazeta Shqiptare zbret në Lazarat. Filmohen nga NEWS 24 plantacionet e hashashit që ujiten me autobote shtetërore. Qeveria dhe policia nuk pranojnë dot dështimin në luftën kundër kultivimit të kanabis sativa.
34. 26 gusht 2008: Gjendet 1 kilogramë kokainë në makinën e ambasadorit shqiptar në itali. Skadali në Milano. Policia prangon arsen Selmanllarin, shoferin e ambasadorit Llesh Kola. Arsen Selmanllari, kushëriri i parë i Rahman Selmanllarit, shokut të ngushtë të Shkëlzen Berishës, djalit të kryeministrit.
35. 13 shtator 2008: Humb jetën në rrethana misterioze aksidenti ish biznesmeni Kosta Trebicka, i pari biznesmen që denoncoi aferën korruptive të Gërdecit dhe trafikut të Armëve nga Shqipëria drejt Afganistanit. Hetimet e prokurorisë dhe konkluzionet e një eksperti amerikan nxorrën se vdekja e tij në një fshat të Korçës ishte aksidentale, edhe pse në opinion ky mendim nuk gjeti vend. Më pas emri i tij u përdor për luftë politike nga të dy palët.
36. 5 tetor 2008: Prangoset në Sarajevë Damir Fazlliç. Në Shqipëri kishte krijuar firmën SRF Developments, me administrator Erjon Isufin, kunatin e ministrit të jashtëm Lulzim Basha. Pas zgjedhjeve 2005, regjistroi në QKR tre firma. Ndërkohë që te Kompania Rompetrol kishte punësuar mbesën e Sali Berishës, shpresa Breçani. U verifikua blerja e tokave në Porto Romano, para se kryeministri Berisha ta deklaronte këtë si një park industrial. U akuzua edhe për ndërhyrje në blerjen e energjisë për llogari të Shqipërisë nga Rudnap. Ortakja e Argita Berishës, Flutura Kola i bleu Fazllicit një kompani në vlerën e 1.7 milionë eurove për firmën Croën Acquisitions. Prokurorët ndalohen për herë të parë të pyesin Damir Fazllic, i ndihmuar nga policia për t’u larguar nga vendi. Berisha akuzon Ina Ramën: Eshtë prokurore e diktaturës. Pasuritë e Fazlliçit po i bllokon mafia.
37. 1 shtator 2008: Një tjetër skandal në fushën e bujqësisë. Shfaqet për herë të parë misri pa kokrra. Sabotohen të gjithë fermerët shqiptarë. Farën e misit pa kokrra e solli në Shqipëri Fiqiri Ismaili, që është njëkohësisht edhe kryetar i Bashkisë së Vorës, i zgjedhur nga Partia Demokratike. Pas më shumë se një jave ankese nga të gjitha fshatrat, firma e Ismailit premtoi kompensimin e gjithë fermerëve. Ndërkohë, dështimi i prodhimit të misrit në Shqipëri, favorizoi Serbinë.
38. 23 shtator 2008: Qeveria largon FMN nga Shqipëria. Në vitin 1996, ka qenë Fondi Monetar Ndërkombëtar ai që tërhoqi në mënyrë demonstrative, përfaqësinë e tij nga Shqipëria. Ishte pragu i kolapsit të piramidave, president i plotfuqishëm i Republikës ishte Sali Berisha dhe ministër Financash, Ridvan Bode. Aktualisht, e njëjta dyshe komandon financat e shtetit, por këtë herë, është FMN-ja që kërkon të qëndrojë, ndërkohë që Tirana zyrtare nuk duket se synon të rinovojë marrëveshjet e saj me këtë institucion financiar ndërkombëtar. Të pyetur lidhur me të ardhmen e lidhjeve të ngushta FMN-Shqipëri, që zyrtarisht përfundojnë në janar të vitit të ardhshëm, përfaqësuesit e të dy palëve dje kanë dhënë përgjigje të kundërta. Sipas Gerëin Bell, shumë vende të botës e kanë kërkuar zgjatjen e mandatit të misionit të FMN-së, sidomos në periudha elektorale. Ministri Bode ka replikuar thatë, duke thënë se qeveria shqiptare ka përballuar deri tani situata shumë më të vështira sesa një vit elektoral. “Është një çështje, që ne nuk e kemi shqyrtuar. Qeveria ka treguar kapacitet për të administruar në favor të ekonomisë së vendit situata shumë më komplekse sesa zgjedhjet dhe mandati i kësaj qeverisjeje, për fat të keq, qëlloi me zhvillime jo fort të favorshme në tregun rajonal dhe botëror. Por, menaxhimi i këtyre situatave ka dëshmuar kapacitete të mjaftueshme të institucioneve të shtetit shqiptar, midis të cilave edhe qeverisë, për t’u përballur me sukses me këto zhvillime. Nëse do të ketë zhvillime të tjera, ne do të jemi të hapur për çdolloj diskutimi”, – tha kreu i Financave.
39. 26 tetor 2008: Qeveria ndërmerr hapin e miratimit të një ligji të ri për lejet e ndërtimit “Për territorin”. Projekti shkaktoi skandal në zyrat e Bankës Botërore dhe Këshillit të Evropës: Qeveria po cenon autonominë e pushtetit vendor. Jemi kundër.
40. 16 dhjetor 2008: Ligji i “Spiunëve”, berisha akuzon Zamir Shtyllën drejtorin e hetimeve në Prokurorinë e Përgjithshme si hetues komunist. “ky është një ligj që prek shtyllën dhe gjithë shtyllat e tjera” deklaroi berisha. Zamir Shtylla jep dorëheqjen nga prokuroria, ndërkohë që hetonte cështje të rëndësishme si Gërdeci, Fazllic e Durrës-Kukës. Rifillon presioni i SHBA: “Dosjet” një ligj me probleme, duhet reflektim dhe debat publik. OSBE gjithashtu del kundër ligjit për “dosjet”: shkelet kushtetuta
41. 29 janar 2009: Skandali me pronat për herë të parë emri i kryetarit të grupit parlamentar të PD Astrit Patozi në skandalin e “Plazhit të Gjeneralëve”. Arrestohet Fatos Gjuzi, i cili ishte edhe kryeregjistruesi i Kavajës, njëkohësisht kushëri me kryetarin e grupit parlamentar të PD.
42. Shkurt 2009: Shpërthen skandali i “Jalës”, i implikuar dhëndërri i kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi. Bëhet fjalë për prishjen e shtëpive të banorëve në Jalë nën argumentin se do të zbatohej një projekt i Bankës Botërore. Por BB sapo mori ankesat e banorëve nisi një panel inspektimi në terren për të parë të gjitha shkeljet, dhe nxorri me përgjegjësi një pjesë të zyrtarëve të vet lokalë dhe po ashtu edhe drejtorin e projektit të menaxhimit të bregdetit të Jugut, dhëndërrin e kryeministrit. Çështja hapi debate të forta në Parlament.
43. 29 prill 2009. Kryeministri grek Kostas Karamanlis zbret në Tiranë, në një takim me krerët më të lartë të shtetit dhe qeverisë, në një vizitë dy ditore. Berisha dhe Karamalis nënshkruan marrëveshjen për “sheltin detar” që u konsiderua si skandali i radhës. Marrëveshja u mbajt sekret nga qeveria shqiptare ndërkohë që kjo ishte arritja e vetme e këtij takimi. Sipas kordinatave të reja të vendosura mes Shqipërisë dhe Greqisë, qeveria shqiptare i fali Greqisë rreth 225 kilometra katrorë det. Baraslargësia e pikave nuk është ruajtur, ndërkohë që për kordinatën 150, fundore, kanë pretendime dhe italianët. Qeveria u negociua brenda vitit, por ajo pas presionit të ushtruar nga media dhe një pjesë e politikës, nuk kaloi në legjislaturën e kaluar parlamentare.
44. 12 maj 2009. Vajza e kryeministrit Berisha, Argita Malltezi, ka ndërhyrë në institucionet shtetërore për miratimin e lejes së ndërtimit të një parku energjetik në tokat që kishte blerë pak kohë më parë miku i familjes, Damir Fazlliç. Në e-mailet konfidenciale të Argita Malltezit dhe shtetasit arab Zafar Ansar për shitjen e tokave të Damir Fazlliç është diskutuar edhe ndërhyrja e saj në disa institucione. Madje ka qenë vetë vajza e kryeministrit ajo që ka premtuar të ndërhyjë në Koorporatën Energjetike Shqiptare për të marrë lejen prej saj. Më pas janë marrë edhe lejet nga Ministria e Energjetikës, Këshilli i Ministrave dhe së fundmi, KRT-ja e Durrësit. Të gjitha këto institucione kanë varësi direkt ose lidhje të afërta me kryeministrin Sali Berisha. Edhe pse vajza e kryeministrit pretendon që është një avokate që nuk ka lidhje me punën e të atit, të gjitha këto vendime janë në shkelje të hapur dhe në konflikt me detyrën e të atit. Madje për të rregulluar takim me drejtorin e KESH vajza e kryeministrit kërkonte 800 euro.
45) SPEKULLIMET e KABINETIT te kryeministrit BERISHA ,,,ku perfshihen POTHUAJSE te gjithe MINISTRAT e tij duke filluar nga skandali me i perfolur i Ministres MAJLINDA BREGU ME MAFJEN,,,, dhe PASURIA e saj e patundeshme ceshtja PRODENTINO ,,, CESHTJA E ministrit GENCI RULI ,,,,ALBANA VOKSHIT,,,EDI PALOKES,,,,e plot te tjereve ,,, ,EMERIMEI e vellait te KRYEPARLAMENTARES JOZEFINA TOPALLIT ne konsullaten shqiptare ne ITALY,,,KU SHKODRA ketej ish permbytur dhe JOZEFINES akoma si ish thare BALTA nga CIZMET ishte koha dhe vendi me i PERSHTACEM ,,,,dhe po ashtu dhendri i VAJZES se JOZEFINA TOPALLIT emerohet sekretar ne ambasaden shqiptare ne FRANCE,,akoma pa mbaruar shkollen ky STUDENT sepse duke u PUNSUAR ne ambasade ky STUDENT nuk paguan QERA ,ashtu sic beri me te bijen MARGARITA TOPALLIN qe ketej vazhdonte studimet dhe qeran e banimit ja paguante AMBASADA shqiptare,,,,, ??? KA DHE ME ??????,,,SIGURISHT QE PO …………………….skemi then akoma as GJYSMAT ,KEMI SKANDALET E VITEVE 2010 ,,2011 ME VRASJEN E 21 JANARIT .. KEMI VRASJEN E GJYQTARIT TE VLORES ,DJEGIEN E OFICERIT SHIKUT,VRASJEN E 10 KOMISAREVE TE POLICIVE,TE 280 POLICEVE,ZHDUKJEN E FISIT HAKLAJVE,SHITJEN MAFJOZE TE HIDROCENTRALEVE,ALBETROLIT,ARMOS E DERI TE SHQUP-i per hater te ODETES TE PRESIDENTIT HANDIKAPAT APO
DERI TE POSHTRIMI I AMBASADORIT ARVIZU DHE HIPOKRIZIA E TYRE BASHBERISHES NE LIDHJE ME LHL E SIRISE PER TE RREZUAR EDI RAMEN