Nuk di pse Arben Imami ka nevojë për pak gjak në duart e tij, nga gjaku i 21 Janarit, që të mos i duken “duar të pista”, por “duar të përgjakura”? Nuk di pse kur një ish- ministër po çohet për t’u hetuar për abuzime financiare, e quan më krenare të ketë në duart e tij gjak nga gjaku i katër qytetarëve të pafajshëm shqiptarë, se sa lek nga xhepat e tyre të varfër? Nuk di pse të quhesh martir i PD-së, paska dalë në modë se duhet të kesh vrarë më 21 janar dhe jo të jesh një militant i ndershëm i saj? Nuk di pse paska dalë në modë, që fati i atyre që duhet të jenë tani e tutje heronj të asaj partie, duhet të ngjyhet paksa tek gjaku, që kryetari formal dhe ai real i kësaj partie kanë derdhur më 21 Janar?
U bë 24 orë që dëgjoj Arben Imamin, por dhe mbështetës të tij, se ai po çohet në prokurori për shkak të 21 Janarit dhe jo për shkak se ka abuzuar me fondet. Nuk do t’ia vlente të merreshim me këtë deklaratë sikur të ishte një lajthitje e vetë Imamit, por ka 24 orë që po bëhet arsyeja e vetme përse ky njeri nuk duhet çuar në prokurori.
Në këtë lëmsh të banalizuar nga fjalori i mbrojtësve të panevojshëm, duhet të shquajmë qartë dy gjëra. 21 Janari është një ditë e zezë e vrasjeve politike në historinë e Shqipërisë, kurse abuzimi dhe vjedhja e fondeve është një traditë historike e pushtetarëve shqiptarë. Arben Imami po akuzohet si hajdut. Do të dënohet apo jo është një debat tjetër. Ai ka të drejtë të mbrohet, të argumentojë pafajësinë e tij, të shmangë presionin paraprak mbi drejtësinë dhe të ruajë personalitetin e vet.
Ajo që ai po bën në 24 orët e para të kërkesës për t’u akuzuar, është e pabesueshme. Ai po akuzohet për hajdut, ai del e mbrohet e thotë se po më akuzoni për 21 Janarin. Më 21 Janar Arben Imami nuk është përgjegjës për vrasjet dhe as fajtor personalisht për atë që ndodhi. Ai është shfaqur vetëm në mbrëmjen e 21 Janarit, paksa i rënduar nga pija, ndoshta dhe nga tronditja e vrasjeve, dhe këputi ca broçkulla në televizione, por që nuk ia mori njeri seriozisht, si çdo të piri. Askush nuk u ndje i kërcënuar, i vrarë apo i rrezikuar për jetën nga rakia e Arben Imamit më 21 Janar, përveç kolegut tonë Zogaj, që i zunë rrugën ca banditë të frymëzuar nga fjalimi i tij, ndërsa dilte nga TV Klani. Tani ky njeri mendon se ka nevojë për pak gjak në duart e tij, nga gjaku i 21 Janarit, që t’i duket vetja martir dhe të tregojë para shqiptarëve duart e gjakosura, në vend të duarve të njollosura nga prekja e parave të shqiptarëve.
Kjo është një gjë ogurzezë, shumë më e rëndë se akuza për korrupsion që një pasardhësja e tij ka çuar në prokurori. Fakti që PD dhe vetë Arben Imami, mendojnë se janë më të pafajshëm si vrasës, se sa si hajdutë, tregon shkallën e lartë të inkriminimit të asaj garniture pushteti, e cila mendon në delirin e vet se kulmin e fuqisë dhe pushtetit mbi opozitën, e ka pasur më 21 Janar, kur ka vrarë.
Kjo është një gjë e frikshme. Ka plot pushtetarë në botë që janë akuzuar për hajdutë. Ka plot të tjerë që janë akuzuar për vrasës. Ka një soj që janë dhe vrasës dhe hajdutë, siç është soji i Sali Berishës. Por ky nuk është kusht. Arben Imami mund të jetë ose jo, thjesht hajdut. Nuk e akuzon njeri për vrasës! As më 1997, kur vendi hyri në luftë civile dhe për shkak të marrëzive të tij, nuk e akuzoi njeri për vrasës. Problemi që ai ka në trurin e vet, është se ai tani kërkon të jetë doemos vrasës, që të jetë hero.
Jo Arben! Ti nuk je vrasës, se vrasësi ka nevojë të marrë vendime të mëdha. Në atë parti ato vendime i ka marrë gjithnjë Sali Berisha. Ju të tjerët jeni, siç thotë dikush, ose qejfli vrasësish, ose qejfli hajdutësh. Në rastin konkret, ti ke shumë shanse të hysh në listën e hajdutëve, por dhe mund të dalësh i pastër nga kjo histori.
E vetmja gjë që po na bën të trishtohemi të gjithë që të kemi njohur, është se para se të provosh shansin të dalësh i pastër nga akuza për vjedhje, ti kërkon doemos të quhesh vrasës i 21 Janarit. Nuk e di ç’të është fiksuar, që je kaq i trishtuar pse ke munguar tek grupi i qitësve, që lanë pa prindër 8 fëmijë shqiptarë, shumica në moshën e fëmijëve të tu. Ndoshta je i bindur që do përfundosh i dënuar si hajdut dhe kërkon të kesh dhe një dekoratë tjetër si vrasës.
Kot e lakmon atë! Nuk është e vërtetë se vrasësit janë të burgosurit më krenarë. Shpesh dhe ata kanë vrarë për të vjedhur. Në shkofsh në burg, gjë që nuk ta uroj, do të kesh mundësi të takosh Zanin, Gaxhain dhe ndonjë tjetër nga ata që kishe në krah gjatë vitit 1997. Janë tipikë nga ata që kanë vrarë për të vjedhur, por nuk është se janë krenarë. Askush nuk ua diti për nder. As Ti!
Prandaj merre më shtruar. Mbrohu për akuzat që të bëjnë dhe mos u përpiqni, as Ti, dhe as vrasësit e vërtetë të 21 Janarit, të ringrini në këmbë PD-në me gjakun e të vrarëve prej saj. Nga gjaku i të vdekurve thjesht mund të gjesh vdekjen, por kurrë ringjalljen dhe aq më pak lavdinë që ti kërkon. Frikacak!
A more Mero trimi , sa te verteta ke thene!
Arben Imami si i gjithe klani ku aderon dhe nga ku ka marre bekimin per te grabitur kete vend te mjere, po kerkon alibine e rradhes, por e ka te kote, sepse populli nuk priste ministren aktuale zonjen Kodheli te mesonte per grabitjet qe ky faqezi ka bere, te gjithe e dinin se ai dikaster si te gjitha istitucionet e vendit tone vidheshin dhe perdhunoheshin sistematikisht nen udheheqjen e demagogut, tradhetarit, intrigantit sali berisha!
Te lumte mendje dhe dora o Mero Djali, e perseris per te disaten here , eshte fat i madh qe kemi gazetar kaq mendjendrutur sic je ti !
THX Mero!
http://goo.gl/gyhw8r
Z. Baze me sa kuptoj, pavaresisht se fjalet thuhen nga Imami apo zedhenesit e PD-se, faktikisht po flet Sali Berisha. Ai e ka kuptuar qe njerezit nuk duan ta harrojne pa e pare fillimisht ne burg dhe ka filluar te implementoje si justifikim hakmarrjen per 21-janarin. Ai mendon qe duke e perdorur te gjithe te akuzuarit si justifikim, kur ti vije rradha atij vete, togfjaleshi “hakmarrje per 21 janarin” do te perceptohet si revansh politik. Dhe duke qene i sigurt qe per 21 janarin nuk do te akuzohet ndonjehere (pasi nuk ka me asnje prove, gje per te cilen eshte siguruar)kerkon ta perqendroje luften kunder tij tek kjo ngjarje dhe jo tek vjedhjet kolosale, tek te cilat ndoshta i ka shpetuar ndonje prove pa zhdukur.
Me sa duket qeveria e re e ka kuptuar qe per gjerat madhore nuk ka me prova dhe po perpiqet te permbushe premtimet per ndeshkim me aferat korruptive te paraardhesve. Le te shpresojme qe te gjeje edhe fondet e vjedhura dhe ti riktheje ne buxhet, pasi kam bindjen qe do e lehtesonin goxha shtrengimin aktual te ekonomise.
Te falenderoj per qendrimin tend te palekundur!
Te lumte o Mero per Arben Imamin nuk ka rendesi se u vrane 4 vete te pafajshem me 21 janar per kete servil rendesi ka qe ti thote Sali Berishes se shiko se mua po me fusin ne burg per urdherat qe me ke dhene ti se Arben Imami nuk i ka bere vetem ato veprime abusive me pronat e ushtrise apo jo.Ai duke permendur 21 Janarin kerkon te ngreje te tjeret te mbrojne ate “figuren politike” tek ky surrat qe po denohet per “hakmarrje” ky fare hajduti qe hiqet si garib. Sa e urrej kete njeri qysh kur mora vesh qe pergjonte opoziten dhe ambasadoret e huaj turp eshte dhe artist ky surrat i ndyre me vjen neveri qe kam pare filmat e tij. Cdo gje keta bandite e kane bere bashke keshtu qe Arben Imami ngul kembe tek “hakmarrja” politike se ashtu i ka thene Saliu te thote por ne fakt Arben eshte hajdut gangster qe hiqej si garib por edhe trafikant armesh o Mero qe ti ke “harruar” ta permendesh, ai ka shitur armet se bashku me Zenin e Saliut, ka shitur armet ne vendet Arabe dhe ato Afrikane, ka thyer embargon dhe kete ai nuk e ka bere i vetem “trim i mire me shoke shume”.Ai ka bere demontimin e armeve Serbe ne uzinen e Mjekesit fshehur pa vendim parlamenti, bashke i kane bere ato pune ata por problemi eshte se ku i kane fshehur parate dhe pasurite ne cfare emri i kane vene.Arben Imami po qe i zgjuar tani le ti tregoje te gjitha cfare ka bere dhe kush i ka dhene urdhera atij, ah i zgjuar Edi Rama qe mori ne pune ate gjeneralin qe shkarkoj Nishani se tani ai do ti tregoje te gjitha dallaveret qe kane bere keta te ushtrise.Keta keshtu kane bere te gjithe, vjedhin te paret ikin nga qeveria nuk denohet njeri, vijne te tjeret vjedhin ikin nuk denohen, keshtu qe tani n.q.s kjo qeveri do ti fuse te gjithe ne burg atehere as keta qe jane sot ne fuqi nuk do ti lerin njeri te mos denohen kur te marrin pushtetin te tjeret n.q.s do te abuzojne. Te gjitha dallaveret qe kane bere qeveritaret e Sali Berishes i benin me qellim qe te shkaterronin cdo gje dhe te linin arken e shtetit bosh qe Edi Rama te mos qeveriste dhe qeveria te binte qe te hypte prape banda e Saliut. Ata kane vjedhur dhe abuzuar kaq shume sa asnjehere tjeter sidomos ato 3 muajt e beharit. Qeveria tani te mos terhiqet por ti fusin te gjithe ne burg, po i futi prokuroria me gjykaten se Edi Rama nuk arreston njeri dhe nuk denon njeri se pushtetin e drejtesise e ka Sali Berisha me Nishanin e Zaganjorin.
O Mero daullet bjene per peshkun-serb (Salen)…A embane ment kur thoshte Enveri se: “lepurin e zeme me QERRE” Enveri e zinte lepurin me Pushkatim dhe denanconin njeri tjetrin….Entiligjenca perndimore po meson Edin…, do te arestohet Imami,Bumce,Basha e te tjere…, keta per te shpetuar (bithen)do te tregojne te gjitha, “parat dhe gjakun i kane ndare me Salen e Sllobodankes, e me radhe Salen e arreston Imami me shoke….
Për ata 4 të Vrarët 21 Janar ësht EdiRama përgjegjës për të perbys një Qeveri Demokratike ësht shum e vështir shum shtrejt Paguhet kqyrne në Egjypt Siri Ukrain. pse EdiRama nuk bëri Durim deri në Zgjedhjet 2013 të i Fitoj si që i Fitoj por dashti me Puçë të marr Qeverin.
Po ik meso shqip ore pastaj hajde komento…
@bem or tejjjjj ke akoma kohe ti kthehesh abetares pastaj hajde dhe komento,or nallbon kuajsh…
PD = kriminel e hajdute qe regjimi komunist i beri kulake! I beri kulak per arsye dhe asnje gje nuk ka ndryshuar qe atehere. Bile kane perfituar(si te perndjekur gjoja) te vjedhin me kartel qekur u krijua PDja – hajdute dhe asgje tjeter nuk jane te gjith keta kelyshet.
Sa here ka ndonje ngjarje te “rendesishme” politike, une lexoj Mero Bazen. Aty gjej jo vetem mprehtesine gazetareske, por mbi te gjitha kurajon burrerore per ti thene gjerat troç dhe qarte.
Sidoqofte kam nje menbdim pake me ndryshe per kete pohim te padegjuar qe kjo monster politike po ben per vehten e vet, duke na permendur 21 Janarin dhe lidhjen e supozuarte tije me ate ngjarje tragjike.
NUK ESHTE AQ BUDALLA SA CDUKET NE SHIKIM TE PARE.
GJETKE FLE LEPURI:
Tere shpresat kjo bande hajdutesh e vrasesish i kane varur tek kapo banda. Atje kerkojne shpetim.
Kapo banda eshte vrasesi kryesor, urdherdhenesi per gjakderdhje. Kete e di edhe bufi. Ai do te mbrohet me thonj e me dhembe, nepermjet sejmeneve neper gjykata, prokurori e lart e me lart.
Ky pohim i Imamit i kujton Saliut se eshte koha qe te levize. Mbas kasaj vjen 21 Janari direkt per te e me tej edhe Gerdeci per te, por sidomos per te birin. I kujton qe duhet te “qendrojne grusht”.
Me kot e kane! Tani fryjne te tjera erera. Stuhija nuk eshte larg.
Tu bofte pena top o Mero djali!ti i vje hakut ketyre bythelepirsave,ky aktori mendoi se do ishte ne pushtet perjetesisht,atje do shkojne te gjithe njeri pas tjetrit,ne shtepite pa qera.
Mero !!!!!!!!!!!!!! respekt per shkrimet e tua
Po çka merren me Imame kta , po shkoni mor kapni Sali boluk tarukun
se po vdes nga pleqeria para se me pagu gjynahet.
Berishjanet e kane kauze,qendrimin ndaj 21 janarit !
Te gjithe ata qe jane pro vrasjeve,jane njerzit besnik te urdheruesit,per kete motiv ai do ti mbroj,nepermjet strukturave partiake ,te emeruara ne gjykatat shqiptare.
Imami e lidh fatin e tij te hajdutit,me 21 janarin,per te patur avokat Berishen !
Mero ! ne emer te gjakut A.Imami arriti atje ku eshte sot , si pas -ardhes i njerit qe dha gjakun per liri te Shqiperise dhe Beni mendon se mori haraçin qe i takon me vlere monetare si raja qe nga 1944 e deri sot , ky lloj tipi se ka per gje te shese nderin e familjes vetem per bythen e tij , keta jane politikanet mostra qe drejtojne Shqiparine nga 90-ta e deri sot , do zoti qe keta qe kane hypur te mos u hype vehtja ne qejf por te kthejne koken dhe nga populli poshte .
bravo MERO.Kjo tregon se si ka funksionuar shteti jon!Mjere populli i varfer !!!
Te lumte dora Mero,rrofsh,flet edhe per ne.
Mire ja ke shkruar ketij legeni Mero, bravo te madhe
Edhe une Mero nuk ja uroj burgun Imamit. Sigurisht nese eshte i paster. Por shkrimi yt eshte nje shkrim BRILANT i gazetarise sone. Jo per personin qe flet, por per analizen brilante qe i ben ngjarjes. Te lumte.
futja kote eshte dhe kjo histori si kjo ne vlore loje politike per te mbajtur ne me debate , Gjika ne gjyqe po e dine keta sa prona jane vjedhur dhe sa pallate jane ndertuaar po me kthim kompesimin e pronave qe kompesuan dete per toke po hipoteka qe regjistroi dete per toke po kolauduset qe dhane ok, fundja ne vuajme nga administrata lokale si qytetar na interesojne taksat ku perfundojne rruget qe vidhen cdo vite lulishtet qe kthehen ne pallate pronat e qyretit qe i marin te fortet me keto te meret zoti Mero se leket e qeveris qendrore as jane nisur per komunitetin dhe as kane mbritur per ne skan qene kurre se vajten ne xhepa apo reklama pak rendesi ka . korrupsioni ne gjykata , hipoteka, legalizime dhe ne cdo institucion qe ne prekim cdo dite.
vlora,
ti duhet ta dish (si bregdetar) qe peshku qelbet nga koka…
… besoj nuk ke nevoje per shpjegime te tjera!
Te lumte pena e rende o Mero.
Artistikisht ky eshte nje kryeartikull i arrire ,po ashtu edhe nga ana gazetareske ka nivel te lavderueshem.Ajo qe nuk me pelqen ne mendimet e Meros eshte se e quan te kryer denimin e Arbem Hamamit dhe gezohet para vaktit.Duke qene se jam nje lexues i rregullt i gazetes Tema qe pas masakres se gerdecit do mundohem te bej disa verejtje modeste:
-Shume here peshq te medhenj kane qene fare afer prangosjes por ne minutat e fundit jo vetem qe kane shpetuar por jane kthyer ne heronj.Keshtu Berisha ne 1997,1998,2011…po ashtu Basha per rrugen e kombit….Mediu per Gerdecin..Meta per vidion dhe keshtu me rradhe.
-I vetmi peshkaqen i madh ka qene Fatos Nano qe pamvaresisht se ne ate kohe e kam perkrahur fuqimisht mund te kete qene e vetmja gje e mire qe ka bere kriminel berisha megjithse merita i njihet nje W.Rdwin.R qe ishte ambassador dhe mbret i shqiptareve ne ate kohe.
-Gjithe kjo zhurma per Hamamin Arben eshte thjesht nje skenar perfekt per te gostitur perkohesisht shqiptaret ne prag te vitit te ri me gjelin tradicjonal qe na doli ish ministri i mbrojtjes.
-Maksimumi qe mund te arrihet ne kete parodi eshte prangosja e disa shefave
te vegjel qe ne kembim te disa diteve ne burg do te marrin pafajesine dhe shperblimet e majme per pafajesine.
-Keshtu u gezuam dhe kur erdhen ekspertizat “profesjonale” te FBI fiks ne daten 21 janar 2012 ne diten e nje vjetorit te masakres bulevardit.Edhe atehere zoti Mero dhe ne komentuesit e tij filluam te festojme per “burgosjen” e Berishes por ai jo vetem qe i perdhosi te vraret dhe ne shqipfolesit e tjere por fshiu menderen me ekspertizat e amerikes.
Ne nje koment te meparshem sugjereja Meron qe “te zbrese me kembe ne toke” se ministrin e mbrojtjes te nje vendi te Natos nuk kane fuqine ta burgosin
autoritetet e drejtesise shqiptare aq me teper kur jane ne dore te Berishes dhe Metes.Perqafimi i drejtorit Jonathan me Berishen pak dite me pare ishte nje xhest qe zoti Mero dhe te tjeret duhet ta deshifrojme:
Berish Imami mos ki frike se ke miqte ne Amerike…..
Edhe ti ALEKSI T,ke te drejte per komentin,por asnjehere nuk ja ul vleren dhe kuptimit te shkrimit te Meros.Me kete shkrim,Merua u ka mbyllur gojen Farive dhe Fatoseve,Gridave dhe Anderve,Cileve dhe sorollopit te tyre,qe vajten 24 ore qe po na cajne bythen me analizat e tyre….Po te shkruaje se pse Arbeni tha “Qe Rama po kalon vijen e kuqe”do te isha dakorte sepse komenti jot do te qe interesant.Ti ate ke dashur te thuash,por i ke rene indirekt.Une mund te ta them direkt sic e mendoj une,por them se eshte e vertete….Ai i kujtoi Rames..KATOVICEN..qe edhe se Rama nuk eshte pjese e saj,duhet te kete kujdes,sepse del nga marreveshja.Keta duhet te udheheqin,te vjedhin,te vrasin,te shesin interesat kombetare,te bejne njemije e nje te zeza dhe te mos pesojne asgje,se kane nenen “Parti” Mirepo ky Rama me duket se ska per te degjuar,dhe “KATOVICARET” do te fillojne te vjellin…DASHTE ZOTI.Vafshin e mos u kthefshin.
Desha ti thosha Benit te Saliut,po pse mor i shkrete çpate qe le kinemane ? ishe me mire si aktor kinemaje se sa si aktor dhe kelysh i Saliut. Aktoret e Saliut perfundojne si i shkreti Sokol Olldashi. sapo bejne filmin qe do Sala, hidhen ne kanal. per te mos rene ne kanal te mbetet tja futesh vetes me kobure ashtu si ja u keni drejtuar te tjereve.erdhi momenti per njerez burracak si puna jote qe te paguani per te gjithe prapesite e pafundshme qe keni bere ! Rrofte populli shqiptar qe nuk i mungon kurajo per te mposhtur demagogjine e demokrateve te papaster siç jeni juve
Nje shkrim brilante,nje pene e mprehte ku nuk le medyshje per interpretime.Te lumte Mero Baze
Shkrim shume i goditur, por ne nje rresht nuk jam dakort.Nuk eshte Ben Imami njeriu qe kontribuoi ne fillimin e nje lufte civile ne vitin 97.Ai qe e deshironte dhe ushqente fillimin e nje lufte civile ishte Sali Berisha kur pa se po humbiste pushtetin.
E them kete, se dua qe ti te mos kesh as dyzimin me te vogel, per njeriun qe ka 23 vjet qe e ka djegur dhe enderron ta djege Shqiperine, qe eshte Sali Berisha.
Mero, pena top si gjithmone, por cfare inati te ka zene me e-ne me dy kacurrela te balli aman?! Jepja dikujt te t’i korrigjoje keto te uruar artkuj se mezi lexohen.
Imam Arbeni ka qene dhe eshte aktori me i madh i te gjitha koherave
arvizuja ka ne dore gjitha filmimet e 21 janarit pasi i transplituan ne amerike u thane qe nuk shihet gje jane fshire por ne te vertete ato shum shpejt do ja japin drejtesise dhe aty shihet si e dha urdhrin bashke me bashen per te qelluar.
Imagjinoni ne kete shkrimin e fundit te Meros,Imami na del nen nivelin e Zanit dhe Gaxhait dhe e meriton
Fenomen dhe I madherishem je Z. Mero Baze. Falemnderit qe kemi nje analist si JU!!!!
bashkohem me juve ne mendim
Mero nese artikullin e ke me I thene Imamit se eshte hajdut jam dakort, por nese vertet mendon se ai s’ka lidhje me vrasjet e 21 Janarit e ke gabim.Leri menjane debilet e PD qe nxori Sala per te mbrojtur vrasjet, I vetmi zyrtar I larte qe foli ne emer te nje sherbimi inteligjent te ministrise qe drejtonte per nje revolte te armatosur ishte Arben Imami.Ai pergatiti terrenin per te bere vrasjet dhe perkrahu fshehjen e krimit pasi ndodhi.E kam fjalen qe I shfaqi Berishes para vrasjeve se ishte I gatshem te bashkohej ne krimin qe do te kryhej dhe se do te perdorte mjetet shteterore qe kishte ne vartesi per te folur ne mbrojtje te vrasjeve.Pra ai u perfshi para dhe mbas vrasjeve ne mbulimin e krimit.Ke vetem nje te drejte nuk dha urdher ai per te vrare por ai ishte pjesetar ne organizimin dhe mbulimin e krimit.Shikoni procesverbalet e bisedimeve te tij me te huajt pas vrasjeve ne rolin e Ministrit te Mbrojtjes dhe do te bindesh.Nuk e dij sa e shpjegova por Imami pervec hajtut eshte edhe pjesetar ne vrasjet e 21 janarit.Shendet e te mira Mero.
Z. Lyl tyta! Ndaj të njejtin mendim me ju! Në mos urdherues i vrasjeve te 21 janarit,arben imami ështe mbeshtetës dhe përkrahes i atij krimi shtetëror. Ai mbeshteti fuqimisht,madje dhe me demonstrime televizive “gjeneralësh në front” gjithë skenën kriminale qeveritare te 21 janarit, kercenoi dhe me perdorimin e forces ushtarake popullin opozitar. Mbështeti pa rezerva puçin e sali berishes kunder “pucit opozitar”,sajoi skena me depo armesh opozitare tek “taivani” etj.etj. Imami ishte me pak fjale mbeshtetes jo vetem i masakres shteterore mbi opozitaret por dhe demonstruesi ‘terrorit psikologjik e ushtarak”mbi popullin opozitar. Mbeshtetja per kryerjen e krimit shteteror dhe pas krimit te 21-janarit eshte shume e dukshme ne te gjitha veprimet qe ndermori imami asokohe. Madje ne nje rast per te cilin nuk ka dhenë shpjegime asnjehere eshte shprehur se ka mare dhe okejin e homologëve te natos. Okej-in e kishte mare “per perdorimin e ushtrise kunder pucisteve”. Imami luajti rol kryesor ne krijimin e “klimes se terrorit ” te atyre ditëve.. Aq sa eshte i lare saliu nga 21 janari aq them se eshte i lare dhe arben imami! Madje une e shoh me shqetesim qe ne denoncimin e ministres kodheli nuk ka nje pike per ta akuzuar imamin si mbeshtetes aktiv te veprimeve kriminale te sali berishes me 21 janar. Njezetenje janari ishte krim politik, i kryer nga politika,i mbuluar nga politika,i perdorur per interesa politike dhe si i tille ai i ka autoret po ne politike. Njeri nga keta autore ne mos direkt ,indirekt ne rolin e perkrahesit pas kryerjes se krimit eshte dhe arben aktor imami. Ja pse ndaj te njejtin mendim me ju i nderuar “lyl “!? Z. Mero po ta vini re me kujdes jo se e mohon kete fakt por ka nje pikshikim ndryshe. Synon te nxjerin kokat, “sa më shume nga ata që janë përzjerë né këte histori të krimit me të shemtuar politik të kêtyre 23 vjetëve e ndoshta dhe me parë”. Jo gjithnje gazetaret i ekspozojnë qellimet e tyre taktike. Gazetari eshte ajo “rrjetë” ku duhet te bjenë dhe peshqit me inteligjentë që nuk kapen dot nga peshkataret e zakonshëm. Nderime qytetar!
VR!!! Z. “Lyl tyta”? Ndaj të njejtin mendim me ju! Në mos urdherues i vrasjeve te 21 janarit,arben imami ështe mbeshtetës dhe përkrahes i atij krimi shtetëror. Ai mbeshteti fuqimisht,madje dhe me demonstrime televizive “gjeneralësh në front” gjithë skenën kriminale qeveritare te 21 janarit, kercenoi dhe me perdorimin e forces ushtarake popullin opozitar. Mbështeti pa rezerva puçin e sali berishes kunder “pucit opozitar”,sajoi skena me depo armesh opozitare tek “taivani” etj.etj. Imami ishte me pak fjale mbeshtetes jo vetem i masakres shteterore mbi opozitaret por dhe demonstruesi ‘terrorit psikologjik e ushtarak”mbi popullin opozitar. Mbeshtetja per kryerjen e krimit shteteror dhe pas krimit te 21-janarit eshte shume e dukshme ne te gjitha veprimet qe ndermori imami asokohe. Madje ne nje rast per te cilin nuk ka dhenë shpjegime asnjehere eshte shprehur se ka mare dhe okejin e homologëve te natos. Okej-in e kishte mare “per perdorimin e ushtrise kunder pucisteve”. Imami luajti rol kryesor ne krijimin e “klimes se terrorit ” te atyre ditëve.. Aq sa eshte i lare saliu nga 21 janari aq them se eshte i lare dhe arben imami! Madje une e shoh me shqetesim qe ne denoncimin e ministres kodheli nuk ka nje pike per ta akuzuar imamin si mbeshtetes aktiv te veprimeve kriminale te sali berishes me 21 janar. Njezetenje janari ishte krim politik, i kryer nga politika,i mbuluar nga politika,i perdorur per interesa politike dhe si i tille ai i ka autoret po ne politike. Njeri nga keta autore ne mos direkt ,indirekt ne rolin e perkrahesit pas kryerjes se krimit eshte dhe arben aktor imami. Ja pse ndaj te njejtin mendim me ju i nderuar “lyl “!? Z. Mero po ta vini re me kujdes jo se e mohon kete fakt por ka nje pikshikim ndryshe. Synon te nxjerin kokat, “sa më shume nga ata që janë përzjerë né këte histori të krimit me të shemtuar politik të kêtyre 23 vjetëve e ndoshta dhe me parë”. Jo gjithnje gazetaret i ekspozojnë qellimet e tyre taktike. Gazetari eshte ajo “rrjetë” ku duhet te bjenë dhe peshqit me inteligjentë që nuk kapen dot nga peshkataret e zakonshëm. Nderime qytetar!
Z.Pëllumb? Jeni shume i sakte në analizen e shkurtër. Bukur nxjer dhe idenë e “rrjetës” taktike te z. Mero baze!
Cfare idioti eshte Imami,thote qe nuk kam vjedhur.Gjykata do ta provoje o hajdut me cizme.Nena e Imamit,sa per dijeni,ka tre puntore qe i sherbejne,me tre turne,hallall,po paret ku i gjen Beni,se minimum duhet nje 600 mije leke.
O Mero me le pa fjale , te pasqyrosh nje realitet te tille ne menyre qe ta kuptojne te gjitha shtresat shoqerore , eshte aftesi . Sarkazma jote qe i ngulet ne palce i le cyryk gjithe jeten , mos kujto se e kalojne lehte , hiqen. Te pergezoj. Zana
o cuni i shpifur i Besjanes – ke pune me Prokurorine e Republikes se Shqiperise tani – qeveria e KM Rama te ka nxjerre nga duart, te ka dorezaur ne Prokurori e pastaj ne Gjykate atje fillo te mesosh kengen e mocme “Mora Rrugen per Janine” deshe me taku sali selvine!!!
Artikull brilant…
Nje saktesim te vockel-Zanin e ka patur aleat ndersa Gaxhain e ka patur kundershtar Gjeneral Imam Ballajdia.
Burgun ja kane bere gati ne Drenove te llafoset me Zanin se snj Caushin e ka mar malli
Faleminderit, Mero! Ke thene fjalet e duhura!
po e perseris gazeta tema te kthehet neinsitute kombtar/
Mero, ajo fjalia e fundit njefjaleshe ishte thjesht nje perle! Nje provokim perfekt per t’ia nisur nga fillimi nje shkrimi tjeter rreth Imamit! Por kete here jo per arsyet e martirizimit qe ka zgjedhur te perdore idioti, por per nje analize psikologjike te nje dhjaksi qe bente te fortin ne pushtet, duke harruar qe çdo gje ne ket bote eshte e perkoheshme! E jo me pastaj pushteti!!!
Arben Imam FRIKACAKU!!!
Mero artikull interesant ,nga ana artistike e kam fjalen,mendoj megjithate se esencialja nuk eshte kjo qe shtron,esencialja qendron ne faktin se ketu nuk po diskutohen fare krimet e verteta te ministrise se mbrojtjes,keto qe diskutohen ketu jane farse ,ne fund te fundit cili pushtetar ne evrope (te pakten ne ate jugore )nuk ka vene dore ne nje menyre apo ne nje tjeter ne fondet shteterore me justifikimin e fushates zgjedhore ?
Ketu kuptoj se Klithmat e Berishes nuk jane per te frikesuar Edin jo ,jo, ato jane me teper per te mbajtur me uje te ngrohte Benin qe eshte i perdoruri ne kete rast,eshte koka e turkut !Beni per ato qe eshte akuzuar edhe po qe se vertetohet qe eshte fajtor ,me lehtesime e me sjellje te mire mund te beje 2 vjet burg ,pune e madhe !Thjesht per te plotesuar komentuesin Aleksi ,nje nga shefat e vegjel eshte edhe A.Imami,jashte loje ka qene e jashte loje mbeti ,gjithmone eshte perdorur.Po mundohet te beje presion me permendjen e 21 janarit Berishes ,me ndihmo pra se do te flas por nuk e di se Berisha ka marre garanci per kete ceshtje e cfaredo qe te thote Beni ze ne shkretetire do te mbetet !
Qe fatkeqsisht nje vend si shqiperia , me njerz kaq puntor dhe me Intelligence me shume es mesatare per evropen eshte per te ardhur Keq qe Jimi akoma te Pakten 50 vjet mbrapa atyre qe Duam te vemi !!!!jo qe do vem por Jame i sigurt qe shume me shpejte se Sa. Mendon zoti mero .. Qe e arudhoje per veprat e tije madheshtore (( Mund ta krahasoje per mencurine dhe guzimin me qemal strafen Öse Vojo kushin,,,!!! Mero populli eshte gati buk me vaje te haje Öse buk me qep VETEM DREJTESI !! Mero trimi lufto ashtu si ke luftuar ,, MOS Harro Kurre cfare Kane bere keta kriminela ne mes Europes !!! Duam VETEM DREJTESI PER TE NDJERIN SALI !! O sot o Kurre !!! Besoje tek Europa BESOJE TEK EDI RAMA DHE BESOJE TEK PROJEKTI I QEVERIS !!! Populli pö pret me shume se eshte thene deri me sot !!! Respekt !!!!! Respekt , dhe njehere per Patriotin Tone MERO BAZE !!!
e skate!
sakte desha te thosha!
I ke lujt trullin o miku im
E ke qendisur Mero.Po ler ca argumenta per ministrat e there
kur ti procedoje prokuroia
Je njesh.
Te lumte Z. Mero!! Je nje profesionist, e gazetar i vertet, BRAVO!
Perse perdridhesh o beni,ty po te thuhet qarte se perse po akuzohesh,ty o beni ministrja e mbrojtjes ti lexoi akt akuzat,qe ti ke vjedhur,ke shkelur rregullat ne tendera,ne ankante,ne shperdorimet per reklamat, e kush po te thote ty more beni qe ti je vrases i 21 janarit, perse o beni nuk pergatitesh per tu dhene pergjigje akuzave te ngritura por kapesh tek 21 janari, sa per dijeni ore ben djali per 21 janarin e ka radhen tjeter kush qe ti kte e di mire.
Mero, ti lexoj te gjitha shkrimet, me lejo qe te falenderoj edhe per kete shkrim bombe qe ke bere. Jam nje fanatik, pra une harroj per disa minuta familjen dhe shoqerine vetem per te lexuar shkrimet qe ben. Deshira e imja eshte qe ti besh edhe nje analize 100 diteve se qeverise Rama.
BRAVO!
Si gjithmone i sakte dhe i fuqishem me penen tuaj te arte dhe shume te guximshme. Ju i zbertheni ne detaje shume te imta keta tipa,te shoqeruar me fakte reale dhe me llogjiken e forte, prandaj artikujt e tu jane shume te besueshme nga lexues te panumurt qe te urojne cdo dite. Cofsh i vleresuar dhe shendetshem.
eh more Mero ci punove Arbenit…E fute ne lavatrice per ta lare por e bere cope cope.
S’me intereson fati i ministrit Imami. Jam i bindur qe ka abuzuar me pushtetin ashtu si kane abuzuar edhe ministra e kryeministri i tij.Me intereson a do behemi nje dite me shtet!? Dhe une me shtet nenkuptoj ne kete rast nje drejtesi te paneshme e te drejte, respektim i ligjit. Jam ne medyshje se a do kete ndonjehere drejtesi ne kete vend. Uroj te kete drejtesi, le ta kete emerin si te doje ai person qe do e fusi kete vend ne normalitet por e siguroj se historia do flasi per te e jo per hajdutet e rendomte qe sot kemi
imami ka nje llogari te majme disa milione EU ne QIPRO!
-Se kuptoj perse qeveritaret kane nje koncept, se jane te padenueshem.
Uroj qe asnje te mos denohet pa faj,perkundrazi,denimi duhet te jete i dyfishte..
Bravo Mero trimi, ne shkrimet e tua je gjithmon i drejteperdrejte dhe i vertete.Shqiperia duhet te kishte me shume nga ky lloj stofi!
Me 21 janar e zuri pija se per dreken e ditelindjes se tij kish fasule per dreke.Sipas deklarimit te tij me 21 janar e kini te regjistruar ne deklaraten e tij po ate nate.Dihet se asnje njeri nuk e hengri kete genjeshter ordinere,ai genjen veten.
Shume here pyes veten se ku jane gazetaret e tjere?!
Mire bejne qe nuk shkruajne, asnje nuk i qendis shkrimet si Mero.
Z.Mero ju pergezoj per editorialin tuaj te goditur dhe realist.Trimeria eshte virtut i njeriut te ndershem dhe pa kompromis.Respekt.
zoti mero te lumte je njeshi pore te kame bere ca kerkesa ka shume halle ky popull i kane vjedhure djersen qe ja ka dhen populli pasurin kombetare kromin naften nga cezi nga shkollate nga kryyetaret e komunave qe po vjedhin 2 raste po te shkruje nje shkool ne tepelen ne sinanaj jane derdhure 1 miljon euro dhe nuk ka ber aqe 2 se kryetari eshte i pd dhe nxenes nuka shune 10 vete e i magjinon sa leke jane derdhure 2 ne tepelne ne komunen luftinje martallos eshte bere nje ruge 5000 miljn leke dhe ruga eshte ber 1 meter e gjer ja shkruje si do tu dridhet dheri nene kembe atyre krytareve te komunes bool o popull mjafte vujtem cohuni dhe flisni une jame emigrante 22 vjete me dhembe per vendin tim ah o sale cfare i ke bere ketij popullit dhimbje dhimbje bashke me zhozefine dhe lazaratin ne krye fl kush e lexon mero lexoje dhe me lere te flasim ne telfon me jep numrin e telf
Ok, Mero! Si gjithmonë i bie pikës, por kësaj rradhe je fantastik!
bravo mero ,ti na cloth e na qeteson me pergjigjet qe i jep
Nje pyetje per te pandehurin Imami.
Idealet tuaja te dhjetorit ishin per te ndale protestat,per te vrare protestuesit dhe demokracine apo per te vjedhur kete popull.
Zoteri jam komplet dakord me te gjitha qe thua, por nuk me pelqejne frazat “vrases,” “gjak,” etj. Nje gazetar nuk flet me terma te tille por ben nje analize konstruktive pavaresisht se behet fjale per kriminela me te vertete.
anonim,a e njeh Alex Jones? considerohet si conspiracy journalist me i madhi i Amerikes ,ne fakt ishte ne kontradikte me Bill Cooper i cili beri thirje Amerikes qe “dicka e rende do ti ndodhe popullit por jo nga Bin Laden por nga vete qeveria ” para renies se kullave binjake qe gjithe bota tashme e di qe ishte e skenuar …ndryshimi midis te dyve eshte se i pari (Jones)rron e mbreteron e ben para duke i nxjerre “te palarat” qeverise e klikes drejtuese ,ndersa i dyti ka kohe qe nuk rron me, i vrare me pistolete ne dere te shtepise nga polici i zones …versioni zyrtar :mbante pistolete ne dore kur i hapi deren ruajtesve te rendit!
Me pak fjale jam shume dakort me ty qe nje gazetar investigativ nuk ka nevoje per efekte e krahasime figurative ,ka nevoje vetem per fakte (!?)e fakte Baze te cilin e respektoj jashtezakonisht di shume por rrezja e veprimit i eshte shenuar edhe atij ,eshte brenda nje rrethi qe nganjehere thjesht e shkel sa per tu ndjere se eshte i guximshem!Shembull:Editoriali “NUK ISHTE AKSIDENT”… Ai di ndoshta gjithshka se si u transportua i vrare mbas 24 oreve ne ate rrepire e si te ishte zombi me kafke te hapur e me gjysmen e trurit te humbur pa pike gjaku ne makinen 140 mije euro kampione per siguri,ngare me autopilot per disa kilometra,pa asnje tentative frenimi e me ekspertizen qe sado te mundohet ta mbuloje flet vete :…nga goditje (shumes)…(?) …”Si ato apo TE SHPESHTA NE” …aksidente autobilistike ,pa percaktuar oren ne rradhe te pare e vdekjes! Nuk eshte nevoja te jesh gazetar investigativ ti kerkosh keto fakte ,ato ngulin kembe me pafajesine e tyre e thone ketu jemi ,ku te futemi qe te mos na shihni , mirepo edhe Baze rrethin me te kuq e ka te shenuar ashtu sic e kane edhe vete politikanet e ketu del Zheji me artikullin PANAIRI I GENJESHTRAVE qe per nga stili po te mos kisha lexuar qe ne balle autorin do te thoja qe e ka shkruar Baze …ta rekomandoj!
Thjesht brilante. Jane trajtuar ne menyren me te sakte te gjitha qendrimet e asaj bande qe quhet PD. Keta njerez i kane braktisur idealet e dhjetorit dhe kaluan ne hajdute te mirefillte. Jane zhveshur nga cdo lloj ndjenje njerezore dhe per t`u pasuruar mund edhe te te vrasin.
Mero, je nje pene shume e fuqishme. Te lumte.
Nuk eshte frikacak… ose mund te jete por ne kete rast po perpiqet ti shpetoje shenjestrimit duke dashur ta shenjestrojne per dicka tjeter qe e ka te lehte te mbrohet. Ka edhe nje aresye tjeter; Po kerkon te kete kompakt rreth vetes PDne. I vetem ka pak shance te dale pa lagur… bile ka pak shance “te dale”.
Bravo Mero. Si gjithnje, e nderon penen tende. Je gazetar nga te paktet ne Shqiperi. Jo gazetaruc te tipit, Fevziu, Cani, Shkullaku etj.. te cilet mbajne dhe pompojne njeri tjetrin per idjotlleqet e tyre dhe dominojne sektorin e mediave duke i ardhur per shtat legenave dhe kurre jo popullit dhe misionit te gazetarit.Me rroga te tipit Hollywoodjan xhepat e tyre fryhen nga parja e piste, e zhvatur dhe e vjedhur e korrupsionit e rishperndare sipas merites ne sherbimin qe kryejn.
Edhe nje here te lumte.
Nuk e kuptoj dot Mero djali se si te ka shpetuar,qe ky far burri po tregohet shume profesionist ne menyren se si do te mbrohet. Ai po tregon profesionalizem per ta patur zili. Ish-Ministri ka nje diplome aktrimi qe po i kerkon ndihme,pavaresisht se ajo ndofta ka zene myk ne ndonje syrtar ku ruan dhe videot e filmit Balle per Balle,dhe kjo do jete seria e dyte e atij filmi…E vetmja gje qe ka ndryshua nga ajo kohe eshte se; Sot ai nuk ka perballe Ruset qe donin ti vidhnin nendetesen 105,por Shqiptaret qe ju vodhi edhe kacidhet e fundit. Nuk e di po do ishte vertet dhurata me e bukur ne bote ne prag festave te Vitit te Ri ta shifja kete trim edhe nje here , jo më me ate bukuroshen e filmit(Ivoni Batallin),por me Zani Çaushin & co .
Jepini,ju,kmunistat trima,se 47 vite rrjesht me shpifje,genjeshtra,spiunlleqe e lojra fjalesh e keni kaluar jeten ne ate sistem,gjersa e sollet ne ate fund ngordhje;dhe keshtu do ta shtyni akoma gjersa te largoheni nga kjo bote.Ju,nje dore mbeturinash qe keni mbetur,shiheni sy ne sy,degjoni e komentoni me njeri tjetrin dhe kujtoni se te gjithe shqipttaret mendojne ashtu si ju;jepini,se ju as keni dashur ndonjehere dhe as keni per ta dashur demokracine,perkundrazi urrejtja dhe pengesat e pareshtura tuajat,jane ato qe po e vonojne kete vend te stabilitohet.Ne qofte se dikush ka vjedhur e gjykon ligji dhe drejtesija,ju c’keni qe rrembeheni dhe fluturoni e ngazelleheni duke fantazuar genjeshtra?Sa per 21 janarin,mos shpresoni kot,c’qellim kishte,si filloj dhe si u zhvillua e ka te filmuar dhe te qarte e gjithe bota,qe nga deklaratat e organizatoreve te saj…. e gjer te zjarret,dajaket,guret,shperthimi i portes kryesore dhe vrasjet e fatkeqeve.Ne se Amerika dhe Europa do ta konsideronin krim qeveritare ate ngjarje,nuk do te kishin heshtur;dihet se c’qendrim mbajne ato per te tilla raste.Jepini e genjejeni vetveten…
He me iu lumt,keshtu iu don babai,si ne kohen time,kur i urrenit dhe i kryezonit kundershtaret politike duke perlasur kembet e bertitur per varje,edhe per fjale goje e nje mendim ndryshe;C’ia vlen drejtesia dhe ligjet e demokracise borgjese,drejtesine ta vendosni ju pasardhesit e mi de denje.
Hallal ta bofte mor komentuesi diktator.
Edhe baba jem mor jaron keshtu bertiste per varje ne litar te shkelesve te ligjit.Ja kqyre ketu poshte sa i ndershem ka qene baba jem :
Njeriu që ka ndikue drejtpërdrejtë në denimin tem me vdekje, ishte Sali Ram Berisha”, sjell Balkanweb nji pjese nga deshmia e te denuemit politik, Hysen Shoshori, qe u transmetue për herë të parë me pamje video gjatë emisionit investigativ “Xhungël” në NEWS 24 te Tiranes.
I cilësuem si antikomunisti ma i vendosun në gjithë vendet e lindjes, i cili për 13 vjet me radhë shtypi dhe shpërndau i vetëm plot 41100 trakte ku bahej thirrje për rrximin e regjimit komunist të Enver Hoxhës. I arrestuem gjatë operacionit të Sigurimit të Shtetit, të koduem me emnin “Kafka”, Hysen Shoshori, ju nënshtrue nji hetimi special për ma shumë se gjashtë muej, tue e mbyll disa here te gjallë në arkivol nga hetuesit e sigurimit, shkruen portali Balkanweb.
Gjykata me denoi me burg te perjetshem ndersa denocuesi im me nder me thene Sali Berisha kerkonte varje ne litar publikisht.
Rrëfimi tronditës ne NEWS24 i Hysen Shoshorit asht nji dëshmi e qartë se si transformoheshin intelektualët gjatë regjimit komunist dhe njikohësisht asht akuzë direkte për kryeministrin e vendit Sali Berisha, i cili për 22 vjet me radhë ka luejt fort me kartën e antikomunistit.
Nuk besoj se ka ndonje qe nuk deshiron denimin e te gjithe atyre qe kane abuzuar dhe abuzojne me pushtetin duke perfituar nga parate e taksapaguesve. Por persa i perket shkrimit te Meros, do thoshja se duhet te jete me dinjitoz me shkrimet e tij. E them kete sepse e ka filluar dhe e ka vazhduar kete shkrim, me disa lojra fjalesh(kete e tregon me se miri titulli i ketij shkrimi), qe shumkujt mund ti duket si nje mjeshteri gazetareske nga ana e Meros, por qe ne fakt tregon se ky i fundit ka shteruar si gazetar. Kjo per faktin se po te shikosh me vemendje artikujt e Meros, shumica e tyre ngjajne si dy pika uji(sidomos artikujt qe Ai shkruan per “armiqte” e tij te djathte). Ndersa ne fund e mbyll me nje hipokrizi te pa pare kur thote:-“Ne shkofsh ne burg, gje qe nuk ta uroj”….
Te te pyes Mero(megjithese e di qe nuk marr pergjigje);-Nqs Imami shpallet fajtor per vjedhjen e parave te popullit, ç’fare i uron Ti, perderisa nuk i uron burgun? Edhe pse tregohesh “i meshirshem” perseri e ironizon duke i kujtuar se ne burg do takohet me Zanin dhe Gaxhain. Tregohu pak me me dinjitet Mero. Mos shkruaj vetem per te marre disa levdata, sepse tashme Ti e di shume mire qe çfaredo qe te shkruash Ti, keto levdata gjithsesi do i marresh nga te abonuarit e tu.
me mir ete kishte vazhdu profesionin e aktorit sesa te politikanit. me aq sa kam lexuar ai nuk akuzohet per nje ceshtje por ishin 19 ceshtje te cilat ishin te argumentuara me te dhena dhe shifra te sakta. po te jete burre i ndershem te perballet me to. populli do dije te kuptoje nese eshte hakmarrje apo drejtesi. koha eshte per te tani. le ta perdore. dhe te triumfoje. le ti mbroje nje e nga nje ceshtjet per te cilat akuzohet ligjerisht ne rast te kundert ne burg e ka vendin si edhe te tjere abuzues. c lidhje ka 21 janari me ceshtjet e abuzimit te fondeve ……?!
Eshte kthyer kjo faqe e internetit, si dikur flete rrufete e xhaxhit.
Ja pafshi hajrin.
shkerdhen berisha,
te pergezon babai per etiken qe paske,ma kaloke edhe mua qe armiq i shaja ca me embel;ashtu te paste baba,jo vetem genjeshtren per shoshorin,as me njeqind e nje genjeshtrat qe keni sajur per ate person qe tradhetoi rrugen tone te ndritur drejte komunizmit nuk duhet te mjaftoheni,por te vazhdoni pa rreshtur te shpifni e sajoni sa te mundeni kunder tij,se nuk kam te ngopur qe iu kundervue dhe na e shembi “diktaturen demokratike te proletarjatit”.Ju kam ndjekur qe ne ditet e para te atij pluralizmi gjoja demokratik dhe jam terbuar nga inati kur ay edepsez na ra hasha hapur,ndersa ju,bravo ju qofte per besnikrine,asnjehere nuk e thate nje fjale te keqe per mua;he iu paste baba,vazhdoni,se edhe ketu tek jam me behet dita nje mij kur u degjoj.
mero te falenderoi per shkrimet qe ben. Por une do te them, se nga tegjitha shkrimet etua ne kemi par ralitetin politikes shqipetare,ecila nuk na unda prej 23vitesh.prandaj nuk kam fort besim te pokuroria dhe gjykatat.ne te gjith qe te mbeshtesim ne shkrimet etua duam qe te gjith ata qe kan ven dor te xheoat tona ti shofim ne burge
JE SHUME I SAKTE BRAVO MERO.
Nje element mjaft domethenes ne lidhje perversin AImami eshte roli qe ai ka luajtur ne tjetersimin mafjoz te Shqup-it.
Dy tre kryeartikuj i ka kushtuar ketij problemi dhe i nderuari Mero dhe isha i bindur qe ushtaraket bashke me PS dhe pronaret e tokes do ta parandalonin kete krim ekonomik.Aty lidheshen dhe fijet deri ne presidence ku bejleresha Odeta kishte nishanet e pajes..
Zbarkoi nga Amerika dhe Edwart Toptani i cili takoi dhe Arvizune biles ne mos gabohem piu nje kafe edhe me Mero Bazen.Pati deklarata te forta qe nga ushtaraket,arvizuja,pronaret e tokave e deri te drejtues potente te PS te cilet u zotuan se Berishi do ta merrte Shqup-in vetem nqs do “shkelte mbi trupat e tyre”.
Cfare ndodhi me vone me kete prone qe vetem vlera e truallit eshte disa milione dollare (me dy shifra).
I pari ishte arvizuaja qe i beri nje vizite Lulqim Bashes tek ky objek i grabitur dhe me hipokrizine e tij legjendare deklaroi se nuk e njihte kete pushtimin e Shqup-it duke e ngaterrur veten me shaban memine.
I dyti ishte pronari Edwart Toptani qe per ibret te zotit nuk dinte shqip por dinte te lidhet “deal” me mafjozin berishe duke marre “kesh” nje shume kolosale njelloj si manovrat e tardhetarit Esat pashe Toptanit qe shiti shqiperine.
Mos reagimi i PS per kete grabitje me vlere dhjetra miliona dollaresh eshte nje sinjal negativ per lidhjet e tyre te nendheshme me PD.
Sic dihet grabitja e Shqup-it te ministrise AImamit u krye me VKM shume vone pas 23 qershorit dhe PS u zotua qe do ti anullonte keto VKM jo ligjore kur te vinte ne pushtet.
Biles disa deputete kane deklaruar se nqs nuk burgosim Berishen muajt e pare dorzojme mandatin qe na dha populli ne 23 qershor.
Me sa duket kjo mazhorance eshte pabesueshmerisht e bute ne veprimet e saj deri dhe ne impotence.
Disa here perbindeshi Berishe ka deklaruar se do te rrezoje pushtetin e Rames biles ben thirrje per terheqjen zvarre te k/m legjitim Edi Rama sic bene me statujen e Enverit.
Me pakta qe duhet te beje PS ne parlament eshte te kerkoje procedim penal per zvarranikun berishe duke akuzuar per thirrjet e tij terroriste per rrezimin me dhune te nje qeverie te ligjeshme.
Habitem dhe me opinionin e shoqerise shqiptare,intelektualet por dhe me zotin Mero qe eshte bere nje simboll kunder Sali Bishes perse nuk ushtron presion mediatik ndaj qeverise Rama qe te tregohet me e vendosur ne denimin e banditit me kollare salifuckberihsa sepse po shohim blegerima delesh nga akuzuesit e PS dhe ulurima ujku nga te akuzuarit e PD..
Habia me e madhe eshte se a i ndegjojne keto ulurimat e berishes washingtoni dhe brukseli apo………..
martini,
Shqupi paska qene prone private dhe,sic thua ti,Berisha e paska shperblyer.Po per seline e PS-s qe e mori pa asnje pagese,duke qene ndertuar me parat e popullit,nuk ke ndonje verejtje?Apo juve iu takonte si trashegimtare te denje e PPSH qe ishit?PD-ja nuk veproi si partia e Enverit tuaj,e cila kur erdhi ne pushtet ia mori pronareve gjithcka,madje edhe jeten..
replike me komentuesin rilindje?
Nuk kam deshire te te pergjigjem gjate se nga menyra sepse si shkruan dhe si i interpreton situtatat dukesh sic thote Mero poli-llapaqen anonim blogjesh dhe une do te shtoja qe ke meriten se je dhe analfabet funksional.Per kortezi po te keshilloj te lexosh nje nga komentet me te mira per sot qe eshte :n.shabani 10 dhjetorne 10:27.
Lexoje me kujdes sidomos ate pjesen ku flitet per demontimin ilegal te municjoneve SERBE ne mjekes te elbasanit per te cilen gazeta Dita ka publikuar dokumente autentike.Pasi te mbarosh leximin e ketij komenti bej pak pushim dhe bej pyetjen vehtes Perse te ka bere perendia kaq idiot te lezecem.
Bravo, shkrimi I Meros eshte pretence prokurori.Pas Imamit te tjere hajdute ne burg.
Mero Baze eshte nje gazetar me talent ,stili i tij te kujton Stendalin.Ka shume gazetare ,por ne shqiperi gazetaria investigative dhe nje prokurori e fuqishme bejne namin .Ne Amerike,besoj e dini qe gazetari me origjine shqiptare Bill Kovac dhe nje gazetar Amerikan nxoren ne pah skandalin e wotergatit,por pas tyre ligji veproi me force saqe Presidenti dha doreheqjen ,por gazetat tona per fat te keq vetem sa garagaresin sepse mafja ne pushtet thote Ligji jam une…Luigji i 16
Bravoooooo BRAVO MERO.
O Mero ja paske shkerdhyer brinjet gjeneralit.Po cte beje i ziu imam,dicka do thoshte per tu mbrojtur,e pa qe nga ata te pd vetem mulja i doli ne krah,dhe ai menjehere futi ne loje 21Janarin.Dhe kete mendoj se e beri per tu dhene nje sinjal te tijeve sesa nje pergjigje kunder pozites qe i beri kallzim penal.Ky mavria eshte trembur se e di dhe vete qe ku do qe ta zeshe vjen era,por me shume eshte trembur nga heshtja e pd dhe ka frik mos eshte bere ndonje marveshje per ta perdorur si koke turku
Martini,
i kam lexuar shpesh komentet me inicialet N.Shabani,ngjajne si dy pika uji me kete tendin,persa i perket llogjikes dhe bollekut te pavertetave,madje ka mundesi te jeni i njejti autor,taman nje poli-llapaqenje si ajo qe paske deshire ta permendesh.E ku qendron krimi nese,sipas jush,eshte e vertete se jane demontuar arme serbe qe u hodhen kunder kosovareve dhe shqipetare nga serbet?Zbulim i madh besa!
Persa i perket verejtjes qe me ben per drejte-shkrimin,skam pse e zgjas:Rilexoji dhe nje here komentin tend dhe t’imin dhe beje vete krahasimin,ndonse,nga sa shoh si shkruan,s’kam besim se do te keshe aftesine e duhur;as fjalet nuk ke ditur ti lidhesh e as shenjat e piksimit nuk di ku ti vendosesh.Ndersa per te share e per cfryre urrejtje,nuk ta ha hakun,s’paske te share…
EKSELETE .Zhbirilimi qe zoti Baze i ka bere piruetes se imam-bajalldise.Jam e bindur qe procesi i hetimit,ne ballafaqim edhe me rrevolten e plot ushtarakeve (te cilet nuk ngopen ta shkojne ne hell,imam-bajalldine,per terrorin e tij te ushtruar ndaj tyre dhe per hatate qe i ka shaktuar ushtrise )do te na ballafaqojne edhe me plot pirueta te tjera te “trimoshit” aktor.
Nqs arben imami do shkoje ne burg pas tij do shkojne dhe shume te tjere
duke perfshire dhe berishen por kjo nuk do te pranohet nga nderkombetaret
Shikoj qe Edirama nuk po kupton qe per te ruajtur ekulibrin dipllomatet perendimore qe bejne ligjin sot ne shqiperi per hir te stabilitetit nuk do te pranojme qe jo vetem berisha por asnje minister i tij nuk do shohi dyert e burgut.Mjafton te kujtojme se jane te gjitha dokumentet e shkeljes se embargos se serbise nga berish duke i cuar nafte dhe karburant per avjonet e milloshevicit dhe jo vetem Nato beri rolin e qorrit por dhe koqevaret shqipfoles e quajne hero tradhetarin berishovic.Pra berisha ka 3 jeleke “antiplumbi” qe jane dipllomatet perendimore,organet e drejtesise dhe ilir meta.Vetem skandali me armatimet me serbine si trafikimi kontarbande i tyre si demontimi ilegal eshte thjeshte per tu zbuluar
Për të verifikuar demontimin e municioneve serbe kimike në Mjekës, si edhe trrafikimin e tyre ka disa menyra:
1 – Të verifikohet nëse AKSHE-ja ka dhënë leje për importimin e këtyre municioneve nga Serbia, apo nga firma fasadë malazeze si psh. MDI (Montenegro Defence Industries).
2 – Të verifikohen urdhërat e shërbimit, dietat etj të makinave tip “Kampanjola” të policisë ushtarake dhe personelit të kësaj policie, nëse kanë shoqëruar mjete transporti me ngarkesë ushtarake nga Bozaj-Hani Hotit për në thellësi të territorit shqiptar.
3 – Të verifikohet bërja hyrje në magazinat e ULP Mjekës të këtyre predhave serbe.
Nëse banda kriminale që komandonte më parë Ministrinë e Mbrojtjes ka zhdukur dokumentacionin, në regjistrat e doganave shqiptare kanë ngelur gjurmë të hyrjes së këtyre predhave serbe. Mjaftojnë dokumentimi në doganë i kësaj hyrje për t’i shkuar deri në account kësaj afere. Më së paku kjo aferë është turp kombëtar dhe hajdutëri, më së shumti është shkelje e marrëveshjeve ndërkombëtare, ku Shqipëria është palë nënshkruese, deri te larg qoftë ndihmë aktive për filiale të terrorizmit ndërkombëtar