Nënkryetari i LSI, njëherësh dhe zv/ministër i Transporteve, Ylli Manjani, ka komentuar aktin terrorist të shpërthimit të tritolit në një nga shtyllat e tensionit të lartë në Milot.
Në një prononcim për gazetën “Shqiptarja.com”, ai thotë se aksionet e policisë pas rotacionit politik i kanë prishur balancat dhe terezinë krimit, duke bërë që ai të reagojë përmes terrorit për t’i bërë presion shtetit që të mos godasë.
“I di ngjarjet, po s’di detaje. E vetmja gjë që mund të them unë është se: Qartësisht rrotacioni politik e veprimtaria e policisë pas rrotacionit kanë prishur balancat e vendosura në stanjacion prej vitesh nga pushteti që ra. Kështu ndodh zakonisht pas rotacioneve. Krimi aktivizohet për t’i bërë presion shtetit që ky i fundit të mos ndërhyjë dhe të mos e godasë. Kjo lëvizje turbulluese që bën pushteti i ri e sjell këtë reagim të krimit që sot përfaqëson dhe interesa biznesi të forta. Për fat s’ka pasur viktima, sepse me sa duket qartësisht, synimi është krijimi i klimës së terrorit e jo i vrasjes së njerëzve”, tha ai.
Manjani s’ka lënë jashtë akuzave as politikën duke nënkuptuar opozitën, e cila në vend që të fajësojë krimin dhe terrorin dhe të kërkojë goditjen e tij, fajëson kundërshtarin, në rastin konkret shtetin dhe qeverinë që po drejton e godet krimin.
“Në këtë klimë si gjithmonë spekulon politika, që nxiton të bëjë deklarata për të fajësuar kundërshtarin dhe jo autorët e vërtetë të terrorit. Ky reagim politik për mua është mbrojtje e terrorit dhe jo i rendit. Sidoqoftë, i takon shtetit dhe jo pushtetit as politikës të sqarojë situatën. Politika nëse nuk ka kontribut për të dhënë, në mbrojtje të rendit, të paktën të mos spekulojë, por të lërë shtetin të punojë”, thekson Manjani.
shperthimi ishtylles me tritol nuk behet per te nxjerr skrap ,por pa dyshim per te bere teror.kjo duhet t’nabej te kujdeshem qe te kapen pa tjeter kriminelet dhe tu behet gjyq i hapur, qe te shihet hapur se kush eshte frymezuesi ityre
Sot e kuptove ti qe e ashtuquajtura “opozita” e Sali Berishes eshte mbrojtje e terroir ndaj shqiptareve???
Ka 23 vjet qe vetem terror po shohim nga kjo parti fashiste. Kur do ndihet ligji, qe t’ju tregoj vendin?
PD-ja duhet qe te shpallet organizate terroriste dhe ne baze te fakteve ti dorezohet drejtesise me te gjithe te inkriminuarit e saj. Nuk do te kete qetesi ne Shqiperi , deri sa te shkaterrohet nga rrenja kjo parti famekeqe!
ik manjani ik se ju ishit ata qe ilepite bythen berishes pere kater vjet merradhe tivete iliri monoka haxhi nasto tegjith leshelia a leselia cfar juthon juve tani gjasma ubet burra temir sihan kush keto brrockulla me vidhni cfartizini dhe fshifuni se drejtsia dobije mbi ju sic jukazen mat dritan prifti duke vjedhur leket e popullit nuke kadrejtsi pa udenua ilir meta me filmimet e dritan priftit
Tarasi mesuhu te fasesh shqip , Malok Injorant.
Ky Manjani me zerin si dem i tredhur, per cfar rrotacioni flet se partia e tij LSI ishte e eshte ne qeveri. Si kujton ky se njerezit nuk i dine zullumet e LSI-se apo harrohet videoja META-PRIFTI.