Modeli i “Klan-it” nuk është test për TV Klan

8 Janar 2014, 20:47Editorial TEMA

Nga Mero Baze

 

Media shqiptare, por dhe agjenci ndërkombëtare shtypi, po botojnë çdo ditë lajme mbi mënyrën se si pushteti i Sali Berishës financoi mediat propagandistike për të realizuar një model të ri medie, imponuese, arrogante dhe luksoze, që të balanconin imazhin e qeverisjes në opinion publik. Në qendër të lajmeve është grupi Klan dhe rreth 18 milion euro, që gjatë pushtetit të Berishës janë prokuruar për reklama në adresë të tij dhe kompanive të prodhuara prej tij.

Shifrat janë emocionuese dhe shumë njerëz irritohen prej tyre, por e keqja nuk është tek ato shifra, por tek modeli i medies. Grupi Klan është sot një perandori e ngritur në shkretëtirë, e cila kushton më shumë të mbahet se sa të ndërtohet. Frangaj ka ndërtuar mbi tokën, që u ka ndaluar pronarëve ta marrin, një kështjellë gjigante me beton me disa studio produksioni, dhe luks të tepërt për Shqipërinë e varfër. Duke qenë se e ka marrë tokën me truke ligjore që ia rekomandonte vetë kryeministrit, dhe i ka lënë pronarët me gisht në gojë, duke qenë se e ka financuar ndërtimin me reklamën pa fund të shtetit, duke qenë se ka rinovuar teknologjinë falë garancive që jepte biznesi dhe qeveria në krah të tij, ai sot i ka formalisht të gjitha, godinat, studiot, njerëzit dhe licencën e TV kombëtar, plus një tjetri TV lokal.

Por për të qëndruar në këmbë një medie e tillë, ka nevojë të ushqehet vazhdimisht nga i njëjti burim që e krijoi.

Që TV Klan të mbetet në këmbë, duhen t’i krijohen disa kushte specifike, të cilat janë për t’u parë si një test për pushtetin e ri.

Duhet parë nëse qeveria do ta pranojë zellin natyral të TV Klanit për të qenë medie pro- qeverisë në shkëmbim të reklamave të pafundme shtetërore dhe favoreve që të sigurojë mbijetesën e saj. Nuk kam parë shenja agresiviteti të qeverisë ndaj Klanit, dhe mirë që nuk ka, por as ndonjë kujdes të veçantë për t’i pasur sërish gazetarë oborri. Nuk kanë raporte të këqija personale, nuk është se Sandri nuk merr në telefon ministra dhe nuk bën si i rëndësishëm, por nuk shikoj të ketë ndonjë shqetësim nga qeveria për t’u kujdesur si për ndonjë klient special. Ky është një rrezik real për modelin e medies së TV Klanit. Ai është një model që rrëzohet jo duke e luftuar, por thjesht duke mos u përqafuar me të.

Një aspekt tjetër i reflektimit për mbijetesë të kësaj medie mbetet programacioni. Pas ndryshimit të pushtetit, Opinioni i Fevziut vazhdon të mbetet një sallon protokolli  politik, por pjesa tjetër e programacionit po zbehet dhe po tenton të bëhet neutrale. Kjo rrezikon ta lërë Klanin pa identitet, si një medie që nuk është as mish, as peshk dhe të ulë rëndësinë e saj. Për shkak të historisë së tij, Klani ka vetëm një rrugë për t’u bërë i rëndësishëm dhe ai është që të ruajë pozicionin e tij politik pro PD-së, natyrisht duke sakrifikuar luksin dhe milionat që ka fituar gjatë pushtetit të saj.

Nëse rreshtohet pro opozitës, ai së paku do të ruajë mbështetësit e tij në ekran, por do të marrë riskun e të mbijetuarit me dhjamin e vet, që ka vënë nga pushteti i Berishës.

Por në rrezik nuk është vetëm TV Klani, por gjithë media televizive shqiptare që e ka parë mbijetesën e saj tek modeli i Klanit. Pas Klanit ka disa televizione të tjera, që janë në treg jo se tregu ka aq reklama në dispozicion sa të mbijetojnë ata, por se politika ka stimuluar mbijetesën e tyre. Përjashtoi Top Channel, që ka prodhuar një medie, e cila mbështetet mbi shitjen e produktit të saj përmes Digitalb, mediat e tjera televizive, por dhe të shkruara, janë në mëshirë të modelit Klan, pra të raportit që ata do të kenë me pushtetin për të siguruar mbijetesën.

Për këtë arsye, media shqiptare është e gjitha në sprovë për t’u ristrukturuar si një medie që duhet të mbijetojë vetë, ose të përfitojë nga mbijetesa e modelit të Klanit. Kjo është mbi të gjitha një test për pushtetin e ri. Nëse ai përfshihet në tregun e medies duke tentuar t’i mbajë të gjithë në lojë me paret e taksapaguesve, do të ketë një kockë dhe për modelin Klan. Nëse heq dorë nga tregu i medies dhe ia lë atë fatit të tregut, atëherë do të japë vërtet një kontribut për lirinë e medies.

Hetimet që kanë nisur, por ngecin në prokurori për modelin e financimit të Klanit, janë sinjali i parë se pushtetet në Shqipëri nuk janë të gatshme të vënë gishtin në plagë. Operacioni i fundit financiar i Arben Imamit disa muaj para zgjedhjeve, për të kaluar gjithë fondet e ushtrisë në llogarinë e një prej kompanive të TV Klanit, e cila pastaj është çregjistruar, i ngjan një grabitje banke. Ai është një rast që duhet dënuar, jo për shkak të emrave të përveçëm, por interesit të përgjithshëm që zyrtarët në këtë vend të heqin dorë nga firmosja e milionave për median që e konsiderojnë pjesë të pushtetit të tyre.

Modeli i TV Klanit nuk është më test për TV Klanin, por për pushtetin e ri. Mbijetesa e atij modeli është dështim i kësaj qeverie, dhe ristrukturimi i tij është një hap përpara medias së lirë.

45 komente në “Modeli i “Klan-it” nuk është test për TV Klan”

  1. EZEL says:

    Ky eshte Klani Juaj Mero Baze!

    http://goo.gl/5HT6Yb

    1. Skypion says:

      Shume nga keto qe thote zoti Baze per marredheniet e KLAN-it me pushtetin e kaluar qendrojne,por jo menyra sesi i perdor keto te ditura nga te gjithe ne,per te ngritur argumentin e tij mbi marredheniet e medias me pushtetin sot,dhe sesi duhet te jene ato.
      Nese keni vene re,shume analiste te majte dhe prane se majtes dje, dhe pushtetit sot,kane folur shume per kapjen e shtetit,medias dhe shoqerise civile nga Berisha,per ta paraqitur ate si nje sundues autoritar,te krahasueshem me vendet e botes se trete apo ish-republikat e BS-se se dikurshme ne euroazi.Dhe,perhere kur kane folur per kapjen e medias nga pushteti i Berishes,merrnin si shembull KLAN-in,dhe fokusoheshin shume tek ky TV prane pushtetit te Berishes.
      Por,pse vetem ky shembull?!-Sepse,perkunder asaj qe thoshin mediat e majta,gazetaret dhe analistet e majte,per gjoja kapjen e mediave nga Berisha,realiteti ishte dhe eshte krejt tjeter: shumica e mediave kryesore ne vend ishin atekohe, dhe jane sot, me ose prane OPOZITES!
      Ky fakt kokeforte ka qene dhe eshte shume i bezdisshem per gjithe kritizeret e berishes dhe berishofaget,qe e akuzonin ate per autoritar dhe qeverisjen e tij nje regjim autoritar.
      Eshte fakt i bezdisshem,sepse,nuk ka patur dhe nuk ka ndonje rast apo ndonje vend ne bote,qe te jete autoritar dhe nen regjimin e nje autoritari,ku mediat ne shumicen derrmuese te tyre te jene me opoziten!
      Nese dikush gjen ndonje vend autoritar(prsh ish-republikat sovjetike,qe i kane permendur shpesh te majtet)ku mediat ne shumice jane me opoziten,eshte i lutur te ma thote,dhe une nuk do te komentoj me ne forumin e nderuar te TEMA-s.Por e di se do te komentoj prape e per shume kohe,sepse,nuk mund te gjendet nje vend i tille,jo vetem ne Euroazine e autoritareve e sundimtareve,por kerrkund ne bote.
      Eshte interesante me te vertete te shihet sesi ish-opzita e djeshme, qe ka me vete shumicen e medias ne vend,dhe qe e ka patur, pra, qe ne opozite, do t’i ndertoje marredheniet ne kushtet kur eshte ne pushtet dhe qe media e vet mbeshtetese eshte shtuar me rishtare te rinj te tregut mediatik.Ndoshta do te kemi nje situate te tille per pushtetin si ajo qe tregoi me ane te nje shembelltyre per femijet ish-ambasadori Withers (e qe e kishte per Berishen).
      Se cdo te beje KLAN-i nuk i intereson askujt (pervec Meros ndoshta,qe sic shihet kerkon te ndodhe dicka me te,pavaresisht se eshte krejt “indiferent” me kete te ndodhur te pritshme!);nuk i intereson kujt,sepse,eshte po ai KLAN qe dikur i sherbeu PS-se dhe NANOS dhe, me te nuhatur ndryshimin u be me Berishen.Ketu kemi te bejme me biznes e jo me media te mirefillte;edhe TOP-i per te cilin flet mire z.Baze,njesoj eshte;sepse,te nderuar lexues,sic edhe ju e dini,sic te gjithe e dime,nuk ka media te pavarur ne Shqiperi;dhe,nuk ka per te patur per nje kohe bajagi te gjate;ata qe thone se ka,jane mashtrues qe kane interesa ne media te ndryshme,pra genjejne.
      Sa i perket sjelljes se Rames me mediat,ju kujtoj se c’bente kur ishte ne opozite;e ka denoncuar publikisht vete nje gazetar ate kohe,qe sot eshte bere ushtar i Rames,Alfred Peza nga “Peqini me shume kulture”(fjalet ne thonjeza jane te vete ketij peqinsi),ku thoshte sesi e bezdiste Rama ate me sms;dhe jo vetem ate por edhe shume e shume gazetare,kryeredaktore e drejtore mediash ne Tirane.
      Eshte sjelle si tiran me meidat dhe gazetaret kur ishte ne opozite,imagjinoni se c’mund te beje tani qe eshte ne pushtet! Kete do ta shohim se shpejti,sepse si nje njeri qe kapet nga paniku shpeshhere,Rama nuk do te mund t’i rezistoje ngasjes per te perdorur median ne favor te tij,madje edhe po ta kete vendosur me mendjen e vet qe te mos e beje!
      Ketu do jemi dhe do te komentojme.Flm.

      1. Brusko says:

        Skypion —

        Ne se nuk futesh vete jashte rradhe ,ke preferencat e gazetes.

        Dikur kur benin pune fizike kuadrot ,nje brigadier ne ferme nuk mund ti kundershtonte se ai nje cope brigadier ishte , gjeti nje shprehje per ti kundershtuar.
        Dhe kjo shprehje ishte : Te drejte kini ,po nuk eshte ashtu.

        Te njejten gje ben edhe ti karshi “shefit” , Merua ka te drejte ,po nuk eshte ajo qe shkruan Merua.
        Kerkon te biem shembella analogjike ,po e keqja eshte se Saliu ishte unikal si autoritarist (per mos te them diktator ).
        Dy kane qene kanalet me te shikueshmet KLAN dhe TOP CHANNEL,te dytin beri çmos per t’ja ” mbyllur gojen ” por nuk mundi se ishte i pavarur ekonomikisht nga pushteti,me e fresketa eshte gjoba qe i vuri Saliu per sebepin e Ylli Pangos.
        Kurse KLAN -in e nenshtoje dhe e financoje.Sa per kanalet e tjera dihet se sa shikueshmeri kane.Une e vertetoje kete se shohe te gjitha kanalet ne internet dhe “Albparajsa” te jep mundesin te shohesh se sa shikues jane ne momentin kur shehe kanalin,tani ka rene dhe KLANI ne ato shifra.
        Sa per perallen e Z. Withers ,ajo ishte per qeverisjen e Berishes ,per qeverine Rama duhet ta themi ne 17 -en ne se do qeverise si Berisha .
        Kete ta argumenton autori i EDITORIALIT

        Skypion, kur flet per TOP CHANNEL me duket se nuk ke te qarte se si eshte nje kanal i pavarur !
        Te gjitha kanalet qe nuk fillonin lajmet me Berishen , qe gazetaret komentonin politikanet, kur ftohej nje i PD -es nuk kishte pyetje “te kripura” ,ose kohen me te gjate per ish poziten si bente KLAN-i ,ti i quan pro ish opozites ,pavaresisht se kjo eshte gazetari e mirfillte.

        Kur thua se Rama sillej si tiran me mediat ,nuk mund ta kuptoj se çfare i frikesoheshin keto media kur Rama kishte vetem apsat e kashtes ne dore.
        Si do sillet ketej e tutje …Ketu do jemi dhe do komentojme ( jam dakort , do ja leme kohes ) Flm.

        1. TE LUTEM LEDIO says:

          I nderuar komentuesi Brusko
          Kam ndjekur komentet e tua dhe pothuajse jemi ne nje linje bashke.Ky komentuesi Skypion eshte nje egzemplar i nje llapaqeni model forumesh dhe mund te kete shume aresye qe shkruan ne kete menyre qofte psiqikike,politike ose thjesht e ka menyre qe kalon kohen duke provokuar.Do tju sugjeroja qe ketij komentuesi ju dhe shume komentues te tjere fisnike te mos bini pre e ketij maniaku komentesh qe shkruan me dhjetra pseudonime te tjera.Respekte !

          1. Stop... says:

            TE LUTEM LEDIO
            E ke ngaterruar pak shprehjen, por nuk prish shume pune. Shprehja eshte “Ledio te lutem”, por nejse nuk eshte ndonje gabim, veçse tregon se je besnik i TCH, dhe nuk i njeh mire programet e Klan-it. Sa per ate qe i thua komentuesit “Brusko” se jeni ne nje linje, une te them te rrish pa merak dhe te flesh i qete, se edhe po nuk e ishe 100% ne linje me “Brusko”-n, je ne linje me mbi 90% te komentuesve ne kete forum. Ndersa per ate qe e quan komentuesin “Skypion” llapaqen, nuk ke faj se keshtu i brumosi partia njerezit. Ata qe nuk ishin ne nje vije me Të, ishin armiqt e saj.
            Fjalen “psiqikike” ne ç’fjalor e gjete?

            1. TE LUTEM LEDIO says:

              dy fjale per Stopin..

              Me duket se nuk paske pune tjeter ti Stop..Skypion dhe te keshilloj te besh vizite te ndonje spital mental sepse ti je aq konfuz sa dukesh si ushtari i mire shvejk
              Cdo njeri normal mund te shkruaje nje ose dy komente dhe i mjafton qe te shprehe mendimin e tij se kjo eshte demokracia.
              Por te besh 5-6 komente per cdo artikull tregon se je:
              ose-i semure psiqik
              ose- handikapat me karroce
              ose-maniak komentesh
              ose- qiraxhi ne ndonje burg
              ose- i shtruar ne ndonje spital mendor
              ose- i paguar nga visho ajazi
              ose- ujk i vetmuar.
              Por cilido te jete nga keto aresyet me siper ti do ngelesh komentuesi qe po i ben sherbimin me te madh Mero Bazes per terheqjen e lexuesve dhe po injoron bacen sali.
              Sinqerisht i lutemi Mero Bazes qe te jape ndonje shperblim se e meriton.Lezeti me i madh i juaji eshte se del me 6-7 pseudonime dhe shpesh i ngaterron neper pergjigje qe jep nja 10-15 cope ne dite.

              1. Stop... says:

                Njeriu normal e ka minimumin e llogjikes apo inteligjences, por Ti qenke hu fare. Nqs do isha i njejti Stop…dhe Skypion, mundet te shkruaja shume komente me pseudonime te ndryshme, por ne rastin konkret kur Ti replikon me komentuesin “Skypion”, a ka llogjike qe ky i fundit te kunder replikoje me tjeter pseudonim.
                Nuk mu pergjigje per fjalen “psiqikike” ku e ke gjetur. Mos bej me gabim te replikosh me mua se qenke analfabet funksional.

          2. Brusko says:

            TE LUTEM , LEDIO —

            Te faleminderit per konsideraten.nuk jam partiak,perkrah dhe votoj ate parti qe qeveris pak me mire se te tjeret dhe tani koalocionin e majte.
            Sa per Skypion respektoje mendimin e tij kur nuk ofendon si ne EDITORIALIN e kaluar,edhe une kam mendimin se ky ka nje rol ne komentet e tije,po kjo nuk me prish pune.Mua me jep material per te komentuar se nuk dua te perseris Editorialet ose shkrimet e gazetareve qe e bej shume rralle.

            Sa per Stop , me dy komentet e fundit,me mua dje dhe me Ty sot me le pershtypjen se eshte Skypion,se vet Skypion nuk replikon asnjehere edhe sikur ta ofendosh dhe te duket sikur nuk ka gjak. ( po “hakun ja mer Stop .)

      2. timo says:

        Ky zotria (skypion) është nga kalemxhijtë e Berishës që me ndrimin e pushteteve, me që ka mbetur i pa punë, ka marë detyrën e re,sigurisht me një komensim, për të bërë oponencën e Mero Bazes. Është një far lloj Demke djathtas. Një djathtist i sëmurë dhe i dështuar si vet patroni i tij Sali. Demka i shkretë ishte servil po të pakën ishte i talentuar.

  2. EZEL says:

    Ky nuk eshte Klani Juaj Mero Baze!

    http://goo.gl/5HT6Yb

    1. fl says:

      Klani mbijeton mire edhe thjesht fale gjoksit te Ciljetes.

      Qe i be prape te PD-ja i ka varur shpresat

  3. NjeQytetarOptimist says:

    Zbesoj qe qeverria e re do t’ja dije a mbijeton Klani apo jo..Nje bie, dhjete dalin ne treg te hapur..

  4. taraki says:

    po top qeno kush e financon greku apo gazeten tema kush efinancon qe asht anti shqiptare

  5. "BALASHI" says:

    Tv Clan modeli me i poshter televiziv ne Shqiperi. Jane mbledhur disa gazetare pa indyre, pa personalitet individual, pa dinjitet, kriminalizuan medjen televizive per perfitim… ata mund te flene jo vetem me mullixhiun per te perfituar e zhvatur nga taksapaguesit, pavaresisht se çfare servirin, por mund te flene dhe me kriminelin per te grabitur padrejtesisht. Ai ishte turpi i TV. A do mbijetoje me dhjamin e vet? Kjo nuk me intereson fare. Ka plot TV te tjere. Ai ta shpifte…

  6. Vladimir says:

    Reformimi i qendrimit te pushtetit ndaj mediave, eshte nje nga reformat e para te pritshme. Pushteti i mediave, i deformuar nen presionin e interesave te pushtetit politik, te financimeve te pandershme sipas motos “na-nem”, dhe veçanerisht te urdherave te pronareve, faktikisht ne nje pjese jo te vogel, eshte trasformuar ne nje pushtet te semur.
    Reforma parasegjitash duhet te rregulloje raportin e pronareve dhe te interesave personale te tyre me lirite dhe te drejtat e gazetareve te cilat ndodh te neperkemben rregullisht. Ne jemi nje demokraci e re. Rregullat e sjelljes, shpesh te pashkruara te mediave perendimore, nuk njihen ose shkelen harbuterisht. I ndjeri Tito Sansa vite me pare me tregonte se pronaret e La Stampa-s, ku ai punonte si i derguar jashte Italise, vetem nje here ne dy dekada i ishin lutur te rishikonte shkrimin, ishte fjala per nje pinjolle te familjes Agneli qe mbushte faqe e shtypit europian me bemat e saj.
    Tek ne interesat e pronareve mbrohen verberisht edhe kur nuk kane asnje te drejte, duke e detyruar ndonje gazetare te kthehet ne kafshen qe i thuhet:pesht,kape! Dhe per fat te keq asnje nuk reagon, as shoqatat e gazetareve, as prokuroria, as shteti. Disa pronare mediash jane bere “te paprekshem”
    Shembujt jane te perditshem, mjaft te kujtojme pronarin e medias qe i duhej godina e Konviktit per biznesin e vet dhe sapo, Titullari i Universitetit hapi gojen se ajo godin i duhej Institucionit, ju turr “me liber shtepie” deri sa e detyroi te terhiqej e ta cedonte godinen. Njihni ndonje prokuror,gjyqtar apo drejtues policie te jete perplasur me ndonje pronar medie per çeshtje parimore?
    Vet mediat jane te rezervuara ne qortimet ndermjet tyre. Dy fjale shkruan ata te Dita-s, dhe Bashkimin e urdheruan prer mos e lexo gazeten “e armiqve”
    I takon maxhorances te vendos rregulla te qarta ne boten e mediave me parimin: Respekt dhe kujdes maksimal per gazetaret, dhe ligjin deri ne fund ndaj pronareve padrone.

  7. Turi says:

    Edi Rama deri tani ka bere vetem shfaqje. Ne rast se do te vazhdoje keshtu deri ne fund te mandatit atehere Sali Berisha ka nje shanc te mire per te ardhur ne pushtet mbas 4 vjetesh. Mbahu fort Sali se shancet i ke te mira. Ky popull keshtu i do drute.

    1. arberia says:

      Turi i dashur,por te gjithe pushtetaret shkojne atje ku ka pare.Per ata qe i ka falimentuar Berisha as duan tja dine edhe keta qe erdhen ne pushtet.Me tatimet e Berishes me ne krye Gjene e famshme qe punon akoma rtek vipat,nuk ka asnjer shprese se gjerat do te rregullohen
      Po pate leke nuk ka renderi bindja politike,te duan te gjithe.Po te kishin mend keta qe erdhen ne qeveri do te clironin nga gjobat ew Saliur te gjithe bisnesmenet qe i masakroj si te majte.Do te benin amnistine fiskale,sic e beri Saliu per miqte e vet bisnersmen.

  8. LORA says:

    Asnjehere nuk e kam kuptuar dhe pranuar reklamen e qeverise.Qeveri te dyte nuk ka dhe qeverisja nuk eshte biznes.Ka nje TVSH qe paguhet (na mbahet taksa cdo muaj edhe pse nuk ja hedh syte ketij gjirizi sherbestar te perdhosjes se mendjes humane)nga parate e shqiptareve dhe qe eshte e detyruar te beje njoftimet e qeverise te cilat nuk jane reklame por informim i detyruar per publikun.
    Mbetem me shprese se kjo praktike duhet fundosur njehere e mire.
    Sa per fatin e KLAN-it dhe te ngjashmeve te tij,shushunja te parase publike,,,,,,,them se tash e tutje duhet t’i kthejne kokerr per kokerr c’i ka vjedhur shqiptareve dhe vafshin ne hale te gomereve!
    Vota e shenjteruar e 23 qershorit beri zgjidhjen me te drejte edhe per fenomenin krethemeles “Klan” ,ajo e rrefuzoi ne menyren me racionale dhe elegante oferten turperuese mediatike te tipit “Klan”.

  9. vlonjati says:

    Skender Gjinushi eshte nje gje e shkuar qe nuk ka peshe tani, por vetem pak dite me pare tha ne lidhje me punesimet qe qeveria e re ka bere per me shume se gjysmen e grave apo te afermeve te gazetareve te Top Chanel.Po ky model cfare eshte?

  10. Evropiani says:

    Qeverria e re mund te lere klanin por nuk ka asnje shenje te dukshme se asaj ia ka qejfi te lere pas edhe modelin e klanit.

    Qeverria e re eshte po aq e vjeter sa ajo para saje. Qeverria e re nuk ka asnje pike serioziteti kur dalin si kapenjmengjezi dhe kikirijne kundra korrupsionit dhe zhvillimit te vendit.

    Qeverria e re jo vetem qe e preferon korrupsinonin pasi te korruptuarit ulen prane te njejtave sofra me qeverritaret por qeverria e re e ka korrupsionin nje domosdoshmeri per mbijetim pasi vet anetaret dhe mbeshtetesit e kesaj qeverrie jane gjysma e korrupsionit shqiptar. Gjysma tjeter eshte opozita.

    Kur keta neoburokrate misterioze deklarojne se do shohin vetem perpara ne te vertete ata po I thone popullit qe ta harrojne ndeshkimin e atyre qe kryen mbi kombin shqiptar disa nga superkrimet kekonomike qe jane bere nndonjehere ne bote, – si zhvatjen e parave ne menyren me spktakolare dhe ne shkallen me marramendese me piramidad e berishes ne 97en apo humbjen pa name e nishan e te gjithe arit te thesarit te shtetit te qeverrise meta.

    Kjo qeverri eshte ne krevat me korrupsionin dhe nuk mund te beje ndryshe nga korrupsioni.

    Shqiperise I nevoitet nje sistem anarkik ku te shkrihet cdo lloji pushteti qendrore, dhe te organizohet jeta ne qarqe lokale ku parlamenti te behet vetem nga te derguar lokale per te votuar ne menyre te hapur dhe jo per te debatuar e marre vendime. Debatet dhe vendimet te merren ne menyre autonome ne qarqe dhe pastaj te behet llogaria e pergjitgesise. Le te jete nje sistem I mbledhjeve dhe kuvendeve te popullit ne fshartra lagje e komuna ku hierarkia te jete zero dhe forca e dorzuar ne dore te nje individi te jete sa me e vogel qe te jete e mundur.

    Asnje lloj sistemi apo modeli politik I tipit perendimor apo komunistostalinist nuk do te mundet kurre qe ta kuroj shqiperine nga korrupsioni pasi te gjithe ata qe qendrojne te punesuar ne administraten sheterore jane ne cdo kohe te korruptuar.

  11. MEMEDHETARI says:

    I nderuar Mero,ka ardhur koha per te na e rikthyer ne “Antene” personazhin grotesk Sander Bythelepiresiberishjan…
    Kjo do te jete nje ndihme e madhe edhe per ndertimin e nje medieje te paster,edhe per te mbajtur te paster e te kthjellet kujtesen e Edi Rames…

  12. Lefterduka says:

    Kam nje Lütje !!!!!! Si MUNDEM me yllin qe adhuroje shume ,,, dhe qe e BESOJE se eshte si dhe un jam i passter ne shpirt ,,,,, mero ,, te lutem dua te flas personalisht me ju !!!! Jam 23 vjet ne gjermani dhe me pelqen te flas ne Tel me ju Numeri im eshte 01738868282 dhe do me behex qefi Neser do mundeshim te flisnim ne Tel ,,, Flm. Lefter duka

  13. Uarda says:

    Lere Klanin Mero por shiko vizat me Europen! Po na vune perseri vizat, gjej vend ku te thyesh qafen ti dhe Rama!

    1. Brusko says:

      Uarda —

      Po ti pse merakosesh kur ke pasaport diplomatike.

      Edhe ne se nuk e ke mare akome ,e ke te lehte,mblidh komentet e tua te TEMA dhe çoja Saliut , per pese minuta ke pasaporten ne dore.

  14. I riu77 says:

    (por pjesa tjetër e programacionit po zbehet dhe po tenton të behet neutrale) Po pse mo z Mero ju shqeteson fakti qe nje televizion qe ju nuk e doni,po behet neutral? Dhe si merni guximin dhe e perjashtoni top chanelin nga televizionet e tjera medemek qe ai eshte ne rregull? Po mjafton te shohesh portokalline e te kuptosh qe aty nuk behet me humor por politik e paster ne favor te rames e compani. Po si lavderoni nje televizion qe pasi shfrytezoi Dritan Priftin e hodhi ate poshte e tani fton me shume neper emisione Meten se Priftin? Po si ste vjen zor te mrosh Top chanel pasi te kesh pare nje emision te Sokol Balles qe kur ka te ftuar Ramen,cdo gje mund ta quash por vetem gazetar jo.
    . PO SI STE VJEN TURP?!

  15. psy says:

    Nje lojike e paster qe duhet degjuar e konsideruar nga qeveria.

  16. Gjergj Araniti says:

    Kur një buçe(kurvë), lëviz bishtin, ka plot qen (burra), që i venë mprapa… A do t’i shpëtojë “tundimit”, Qeveria e re?. Mbetet ta shohim e pastaj të gjykojmë…

  17. Sakrileg says:

    Hetimet e ngecura në prokurori janë shenja më qartë, se pushtetet nuk janë të gatshme të vënë gishtin në plagë, sidomos kur bie fjala për lirinë mediatike.

    Një përmbyllje e shkëlqyer.

  18. Liridon says:

    Degjojme se shume shefa apo shefe dikasteresh i kane dhene Klanit shume financime dhe ky i ka perdorur natyrisht duke ja kthyer nje pjese ne Cash
    Duhet te hetohet edhe kjo kompani per nxitje te korrupsionit.Mos valle emerimi i nuses te frangajve si zedhense shtypi te Presidentit e pengon drejtesine ta shtrije hetimin edhe ke kjo kompani ?

  19. drejt says:

    klan hajduti……..drejtesi

  20. Altruisti! says:

    O europian,ti vetem europian s’mute jesh,je thjesht nje analfabet funksional….

    1. Evropiani says:

      Altruisti une nuk jam evropian, fjala eshte vec nje emer dhe une jame fshatar shqiptar.

      Nese je I punesuar nga shteti, apo ke interes ne menyren se si po funksionon shteti ne shqiperi atehere te marre vesh.
      Ne te kundert te mos te te genjeje rradakja se dikush ne shqiperi eshte I interesuar per te luftuar korrupsionin. Gjithashtu mos te te vere ne gjume iluzioni I demokracise pasi demokracia pa ekonomine dhe kulturen shumshekullore te zbatimit te ligjit nga popullsia nuk vjen ne jete.

      Mere cilindo nga vendet e zhvilluara dhe zvogeloja ekonomine ne nivelin e shqiperise si prodhim vjetor per fryme dhe pavaresisht kultures kapitaliste dhe te zbatimit te ligjit ne popullsite e tyre brenda 10 vjeteve ato do te shnderrohen ne sisteme shqiptare.

      Edhe njehere: nese ke interes ne shtet vazhdo dhe bjeri legenit se ashtu te duhet. Nese nuk ke interes ne shtet dhe je I kllapuar nga iluzioni I demokracise vazhdo e bjeri cyles sic I ke rene kur enver hoxha te kendonte kenge me mbret, pushtues, proletariat dhe me lufte klasash apo sic i ke rene kur sali berisha te kendonte kenge me enver hoxhe e me shqiperi te lire e demokratike, vazhdo e bjeri se tani po te kendon edi rama kenge me sali, me antikorrupsion dhe me anetarsim ne be.

      Rri ne hije dhe bjeri cyles altruist se I ke dhene besen parise dhe ajp do te ti plotespje enderrat nje per nje deri sa t’i fishket cyla.

  21. tirana says:

    Neser duhet te dalim te gjithe ne sheshin para kryeministrise. Kunder pd, ps , lsi.
    Ti tregojme se nuk mund te tallen me me ne.
    Neser ne oren 4 te gjithe para kryeministrise!

  22. Labi 2 says:

    Se sa i paanshem este Top C
    hannel e ka treguar historia e ketyre 10-12 viteve te ekzistences se tij.Edhe pse hengri gjoba goxha te majme nga drejtesia e “pavarur” e Saliserbit perseri nuk u gjunjezua dhe vazhdoi me dinjitet te furnizonte me energji shqiptaret,por TV Klan mbetet vetem TV e Grides,Artan Hoxhes(deshi edhe te behet president gjynahqari)apo ndonje palo analisti qe nuk e degjon askush.
    Nese Shqiperia ka nje kembe ne Europe ajo eshte merite e Top Channel.

  23. franz kafka says:

    Klani se shpejti do hapi nje emision qe do tregoje me filmime se cfare ben perdite sb dhe luli: zgjimin e tyre ne mengjes, kur i hedhin buk zogjve nga dritarja, kur ndihmojne nje te moshuar te kaloj rrugen etj etj. ehhhh sa romantike do ishte

  24. alban says:

    E pa besushme shqiprine po e mbyt krimi Merua meret akoma me Saliun.

  25. tirana says:

    https://www.facebook.com/PoEuropes
    Neser ne oren 17:00 eshte lene per te protestuar per gjendjen skandaloze

  26. Niku says:

    Dikur shume vite perpara disa patriote te shquar shqiptare thirren fort te ndikuar edhe nga koha e rrethanat,feja e shqiptarit eshte shqiptaria,kurse sot pa frike e them hapur,feja e shqiptarit eshte hajnia,kusareria,hajdutelleku,paturpesia,ligesia,sa eshte per te ardhur keq kur BE thot troc lufte korrupsionit qe te merrni statusin.Nuk ka fakt me kokeforte qe e gjithe politika shqiptare sot duhet me patjeter te mirret e pandehur.Doja te permendja vetem nje fakt se me pare vetem per 1999 leke te vjetra dem shtetit apo individit te viheshin prangat.Kjo eshte e verteta e hidhur,e ti leme pordhet e medha te Zeqos e halles se tij,e moret vesh se ku gjendemi,e se themi kur do te hyjme ne BE,pergjigja eshte per te ardhur keq …KURRE…

  27. al ramy nuri ben sali abu servet ben.qafir al bathorja says:

    Ky skypioni eshte peder. Dmth me pd ne. Eshte qen chicago.
    Gjithmone kam dyshuar qe flet nga zyrat e rd se apo pd se.
    Mund te jete dhe fevzo vete.

  28. al ramy nuri ben sali abu servet ben.qafir al bathorja says:

    Kjo formula per mua eshte formule pastrimit te parave. Gjysmat klanit gjysmat filanit.

  29. Bravo ti e ke kuptu formulen e pastrimit fillin tek A1 e perfundon tek Topi ku vazhdon te shitet pirateria me para.O Al ramallah.

  30. babec says:

    Nuk duhet harruar qe fenomenin e dhenies se mediave, godina e territore publike me qira qesharake, te cilen bazuar ne nje ligj qe nuk egziston, qiraja eshte bere zero e jane privatizuar e shpiku PS! Media e pavarur e paleve e pranoi dhe vazhdon ta pranoje pisllekun!

    Salehu e çoi fenomenin ne ekstrem me Ylli Spagon e Genc Rrrulin si shef te operacionit!

    Te shpresojme qe Qeveria Rama te mos perserise pislleqet e 23 vjeteve, ne kohen kur per me teper nuk ua ka me dhe aq nevojen mediave, pasi globalizimi i ka bere thuajse te panevojshme keto te fundit duke u nisur nga niveli i lirise qe mediat e reja sociale e publike ofrojne!

    Se fundi besoj ka ardhur koha qe te gjitha mediat radio televizive t’i nenshtrohen nje kontrolli shterues mbi financimin e tyre qe ne gjeneze! Jo per ti ndeshkuar por per te ditur! Media eshte biznes, frekuenca eshte publike!
    Publiku duhet te dije.

  31. s.o.s says:

    Ka pothuaj nje dekade qe autori i ketij shkrimi zoti Mero po i ben nje sherbim kombit duke i pershkruar cdo dite simptomat kanceroze te regjimit kuazi-fashist te bandes Berishes qe do te pakten nje pesvjecar e me shume nqs qeveria do punoje me perkushtim.

    Edhe ne kete skaner ai me elegance thote se perandoria piramidale Klan kushton me shume mbajtja ne kembe se sa vete ndertimi mafjoz per te qene megafoni tru-shpelares qe ne nje fare menyre ja ka arritur qellimit.Problemi qendron se Klani mund te qendroje ne kembe me dhjamin e tij pak muaj dhe do dorzohet te qeveria e re.

    Finesa e autorit qendron ne ate se paralajmeron qeverine e re se mos ndodhi me Klanin ajo qe ndodhi me Shqup-in ku PS-istat u betuan se do perdornin ligjin per ti nxjerre banditet e PD nga ndertesa e MMP por doli nje bllof sidomos kur mbreti i pashpallur Arvizu shkoi me nje “pako llokume” per ti uruar yllit te tij ne ngjitje shtepine e re.

    Kam pershtypjen se dhe vizita e fundit e Arvizuse ne MMP ne nje kohe qe Arben Imami ka bere supervjedhje dhe sherpdorime te dokumentura midis te cileve dhe milionat me Klanin do te amortizoje goditjen e Kodhelit.Historia ka treguar se ne lleret e perveshura te Arvizuse rane me rradhe presidenti,kryeprokurori,kryeshikasi,bashkia e tiranes,kupolat e gjykatave biles dhe 23 qershori 2013 sot duket si nje loder e atyre qe kane fuqi te emrojne ambasadore si Aleksi i LHL.

    Nuk eshte problemi vetem te korrupsioni kozmik por dhe tek nje ekip vuvuzelash (lubonja,artan hoxha etj)qe 24 ore non stop i shpelajne trurin atij populli.Pardje pashe nje debat te opinioni devili i blendi ferreziu ku vetem ora e DREQ ZOGAJT kushtonte me shume se baraka ku jetonte cifti qe u egzekutua ne Gjonomadh te Korces.Asnjehere kamera e klanit nuk u fokusua te 70-80% e shqiptareve te varfer dhe shume te varfer.Vetem kameren e Martin Memes te TOP CHANNEL te shikosh te shkon mendja te Enver Hoxha qe duhet tja falim te gjitha se ne vend te nje diktatori na kane pushtuar Monstratoret.

    Jam befasuar dje ne dy shkrime te gazeta Tema qe benin fjale per dy kirurge shqiptare njeri i Amerikes kurse tjetri i Viqidolit dhe binte ne pah nje ndryshim biblik midis tyre.
    FILLOR CAUSHAJ mjek brilant ne Usa me nje rroge perrallore kirurgu ishte shume njerzor,fisnik biles edhe pse ishte i lindur ne nje familje antikomuniste u tregua shume i moderuar me sistemin e para 1990 dhe me vete Enver Hoxhen.Kurse kasapi berisha nje zvarranik i bllokut ,byrose politike,i sig te shtetit dhe me vone zagar i antishqiptarit me te madh E.biberaj qellonte me barut nga kulla e tij Fatos Lubonjen dhe ky me felliqur.
    Krahasimi midis kirurgut shqiptar nga Amerika dhe gjakatarit berishe tregon se kush e futi ne humnere ate popull dhe ate komb.

    Sidoqofte le te jete ky artikull nje paralajmerim per Edi Ramen qe te mos beje gafen si me Shqup-in apo me 21 janarin qe i kalon me nje buzeqeshje,batute apo me tufa me lule.Eshte momenti qe dhe zoti Mero duhet te kuptoje qe mbijetesa e perbindeshit berishe nuk eshte merite e tij por e telefonave nga pertej atllantikut qe kane filluar te mbrojne ushtarin e nendeteses 105 ose sic e quante sali bisha Imamin kolonel te asfalise greke ministrin e tij te mortjes..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje