Një anije ushtarake italiane ndërhyri pasditen e djeshme për shpëtimin e 200 personave që ishin në bordin e një tjetër anijeje, ku gjendeshin edhe gra e fëmijë.
Sipas deklaratës së marinës ushtarake, anija amfibe ‘San Marco’ u angazhua në operacionet e ndihmës për shkak të gjendjes së keqe të barkës dhe numrit të madh të emigrantëve në bord, të cilët nuk kishin jelekë shpëtimi. Sipas Ministrisë së Brendshme italiane, 1 050 refugjatë kanë mbërritur në gadishull që nga fillimi i vitit.