Shpërthimet me tritol/ Tahiri: Është hapur një fole e mbyllur deri dje. SHISH, inekzistent (VIDEO)

28 Janar 2014, 11:30Politika TEMA
Shpërthimet me tritol/ Tahiri: Është hapur një fole e

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri akuzon Shërbimin Informativ Shtetëror  se nuk ka raportuar asnjë informacion lidhur me shpërthimet e tritolit. Deklarata e ministrit të Brendshëm u bë gjatë raportimi në Komisionin e Sigurisë, në një seancë dëgjimore të kërkuar nga opozita. Ministri Tahiri duke folur për sigurinë në vend deklaroi se SHISH është inaktiv dhe nuk raporton asnjëlloj informacioni. “Është hapur një fole kriminaliteti që nuk ishte e hapur më parë dhe kjo tregon se kemi një gjendje alarmante. Tritoli ka një rritje të pajustifikueshme në asnjë rrethanë. Janë akte aktet terroriste që do të hetohen nga policia e prokuroria. Garatoj se do bëhet maksimumi që këto ngjarje të ndërpriten. Kam zhvilluar një takim me shefin e SHISH. i kam komunikuar inaktivitet dhe mosmarrje të informacionit nga ana e SHISH”, theksoi Tahiri. Raportimi i ministrit të Brendshëm është shoqëruar me akuza dhe replica mes palëve, të cilat kanë kaluar edhe në fyerje. Kështu deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka i është drejtuar Tahirit duke i thënë:”Je karagjoz”. Ndërsa ministri Tahiri iu drejtua opozitës me fjalët: “Ka ikur koha kur policia bënte ekspertizën e vrasjeve që kryente vetë siç ndodhi më 21 janar”.

Në vijim, ministri i Brendshëm ka raportuar në lidhje me vrasjen e vëllezërve Collaku, për të cilën kërkoi që politika të mos abuzojë me këtë cështje. “Dy vëllezërit Çollaku u qëlluan me armë ndaj policisë greke dhe ata iu kundërpërgjigjën. Ne nuk mund ta kqyrim vendin e ngjarjes, sepse është jashtë juridiksionit tonë. Ministria e Brendshme nuk bën ekspertizë  mjeko-ligjore pasi kjo është kompetencë e organeve të tjera. Garantoj, që shteti shqiptar ka ushtruar të gjitha kompetencat për ngjarjen në kufi me Greqinë”, tha Tahiri.

Deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka reagoi në lidhje me sqarimin e ministrit Tahiri, duke theksuar se duhet të zbardhet e vërteta për vrasjen e dy vëllezërve Çollaku. “Ngjarja ka një terr informative. Duam të vërtetën e ngjarjes në kufirin me Greqinë ku u vranë dy vëllezërit Çollaku.   Policia jonë dha të njëjtin version të ngjarjes në kufi, si policia greke”, tha ish-ministri i Brendshëm.

Por ministri Tahiri ka përgënjeshtruar deputetin Noka duke theksuar se policia shqiptare ka dhënë versionin e saj zyrtar për ngjarjen.  Deputeti demokrat Astrit Patozi ka theksuar se Tahiri duhet të mendojë dorëheqjen nga posti i ministrit. “Tahiri nuk ka kohë të vijë në komision, pasi është kthyer në një “Star mediash” . A e keni menduar dorëheqjen nga posti apo shkarkimin nga detyra e ministrit?” iu drejtua Patozi ministrit.

 

AqiF Rakipi: Z. Ministër, ju dëgjova me vëmendje, por ajo që ju thatë janë informacione nga pala jonë, jo nga pala greke. Këtu kërkohet nga pala greke. Çfarë mund të marrim informacione, sepse ato që kemi janë versioni i tyre, por ne si shtet e si Ministri duhet të insistojmë që të merrnim pjesë atje në verifikimin e vendit të ngjarjes…

Ministri Tahiri: Unë e kuptoj shqetësimin e deputetit dhe mbase në pozitë tjetër mund të jepja tjetër përgjigje, por për përgjegjësinë që ushtroj, mua nuk më lejohet të shkoj përtej kompetencës ose fushës së përgjegjësive që ushtron Ministria e Punëve të Brendshme. Policia e Shtetit shqiptar ka këto kompetenca dhe ka ushtruar këto përgjegjësi, ka bërë këto veprime ditën që ka ndodhur ngjarja, bazuar qoftë mbi legjislacioni në fuqi të Republikës së Shqipërisë, qoftë mbi marrëveshjet ndërkombëtare ku Shqipëria dhe Republika e Greqisë aderojnë dhe ku përcaktohet fortë qartë kur ndodhin hetime të përbashkëta apo asistencë policore e përbashkët në çështje të përbashkëta. Kjo nuk është një çështje e përbashkët, kjo është një çështje që ka ndodhur jashtë juridiksionit ose jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë. Megjithatë mund t’ju garantoj që qeveria, shteti shqiptar ka ushtruar të gjithë kompetencën, në radhë të parë për t’u informuar për dosjen hetimore; Prokuroria ka nisur një çështje me kërkesë të Policisë dhe pret që të zbardhet çështja tërësisht. Por kjo mbetet prapë jo në dorën e Policisë shqiptare apo instancave tona për t’i dhënë ritmin e duhur, siç kërkoi deputeti, zbardhjes së kësaj çështjeje.

Flamur Noka: E nisëm këtë kërkesë për seancë dëgjimore nisur nga sensibiliteti i opininonit dhe sensibiliteti i familjarëve. Versioni dhe jo vetëm familjar por që i gjithë fshati dhe e gjithë zona njeh, për ngjarjen është, – dy djemtë nuk  kanë pasur asnjë armë, nuk kanë prekur ndonjëherë armë, njihen si dy djemtë më të urtë të asaj zone dhe nuk kanë ikur të armatosur dhe i gjithë fshati është dëshmitar që ata kanë ikur me varkë dhe i vetmi armatim që kanë pasur me vete ka qenë rrjeta e peshkimit? A ka akt marrje në dorëzim dhe çfarë veprimesh ka kryer Policia e Shtetit në momentin që policia greke ka dorëzuar 2 kufomat e dy të ndjerëve?

Patozi: Shqipëria, ne jemi të gjithë dëshmitarë, është shndërruar në këto 5 muaj në ‘Republikën e tritolit’ dhe unë z.Ministër mendoj që pas Kryeministrit Edi Rama, ju jeni personi që mbani përgjegjësi direkte për këtë atmosferë lufte në mbarë vendin? Qeveria dhe krimi i organizuar janë në garë me njëri tjetrin se kush ta përdorë më mirë tritolin kundër qytetarëve të vet? Z.Ministër, keni ndërmend për të luajtur një gisht për ta nxjerrë Shqipërinë nga kthetrat e tritolit?

Ministri Tahiri: Lidhur me çështjen e dy vëllezërve të vrarë jashtë territorit të Shqipërisë, nuk ka nevojë për shumë komente politike dhe nuk do të doja kurrë që në këtë tavolinë të abuzohej politikisht me një ngjarje që po hetohet nga Prokuroria.  Policia e Shtetit veprimet i ka kryer një për një sipas përgjegjësive të veta. Në qoftë se kërkoni informacion shtesë përtej asaj që ka bërë Policia, këtu duhet të vijë Prokurori i Përgjithshëm, ose një institucion tjetër, por mos më detyroni të përgjigjem për gjëra që nuk më takojnë. Këtë nuk e bëj dot! Sa i takon situatës së rendit në vend, është absolutisht e vërtetë që është hapur një fole kriminaliteti që deri dje nuk ishte e hapur. Sa i takon eksplozivëve, është e vërtetë që ka një rritje të pajustifikueshme për asnjë rrethanë lidhur me këtë situatë. Unë mund t’ju them dy gjëra: E para, që këto janë akte terroriste dhe do të trajtohen si të tilla nga Policia e Shtetit. Në hetime të përbashkëta me Prokurorinë jemi duke zhvilluar hetimin më të plotë ndonjëherë në historinë e Policisë së Shtetit, pa kursyer askënd. Pa kursyer askënd, e riktheksoj, sepse nesër rezultatet mund të tregojnë gjithçka. Këto janë akte terroriste dhe do të trajtohen si të tilla. Dhe për sa kohë unë të jem në detyrë, do bëj maksimumin që këto ngjarje të ndërpriten njëherë e mirë. Por di t’ju them, sot, Policia e Shtetit po bën maksimumin, pavarësisht gjendjes në të cilën e kemi trashëguar, pa informatorë dhe pa kapacitete reale për të luftuar kriminalitetin në thellësi dhe siç duhet; dhe e dyta, unë dje kam pasur një takim me Drejtorin e Shërbimit Informativ të Shtetit, të cilit i kam komunikuar se inaktiviteti, mosmarrja e informacionit dhe mosdhënia e informacionit cënon sigurinë kombëtare lidhur me këto akte terroriste. Sot që flasim kam zero informacion lidhur me këtë që ndodh nga SHISH. Kjo është e papranueshme dhe cënon sigurinë kombëtare të shtetit shqiptar, cënon jetën dhe shëndetin e qytetarëve shqiptarë. Ia kam komunikuar Drejtorit të SHISH dhe pres prej tij që të më japë informacion lidhur me këto akte terroriste si detyrë themelore e SHISH. Unë pres që në luftën kundër të tilla akteve, pavarësisht se kanë një rritje të pajustifikueshme, gati artificiale, pres që përtej bashkëpunimit deklarativ të ketë bashkëpunim thelbësor. Dhe bashkëpunim thelbësor unë nuk quaj të kem zero informacion nga SHISH lidhur me këtë gjendje, por të kem informacion të plotë. Përndryshe kjo situatë, pra mosdhënia e informacionit, inaktiviteti ose mospasja e informarmacionit në cilëndo formë nga SHISH, cënon në thelb sigurinë kombëtare dhe jetën e qytetarëve shqiptarë. Dhe pavarësisht kësaj, i siguroj të nderuarit deputetë të opozitës, por mbi të gjitha siguroj qytetarët shqiptarë që Policia e Shtetit, bashkë me Prokurorinë, po zhvillon një hetim shumë-dimensional, që unë besoj kemi të dhëna pozitive dhe sinjale shumë pozitive deri tani, që unë besoj do na nxjerrin në rrugën e duhur.

 

71 komente në “Shpërthimet me tritol/ Tahiri: Është hapur një fole e mbyllur deri dje. SHISH, inekzistent (VIDEO)”

  1. disk says:

    Haha Saliu ne 21 janar…mos na thuaj qe SHISH po te ben puq? ? Sa qesharak ky mer jahu, per dite i fut noj brockull

    1. klevis says:

      PO KJO ESHTE QESHARAKE TANI. NESE MENDONI SE NUK KA DORE BERISHA JENI TE VERBER!

      1. kela says:

        nese berisha mendon se do krijoj kaos vetem e vetem per te ardhur ne pushtet harrojeni! kam besim se ne pak muaj keta bastard berishian do vihen perpara drejtesise!

        1. ylli says:

          keta njerez jane te mireorganizuar dhe e njohin policine..une mendoj se jane efektive te larguar se fundmi qe duan te krijojne kaos politik dhe social..se di..fakti qe te gjithe jane kaq profesioniste dicka e tregon

          1. raimond vlonjati says:

            aty ne memedhe sheh rushi, rushin e piqet..lol

            Perdor qeveria tritol me telekomande.
            edhe kriminelet e kopjojne , ja fusin hasmit me tritol me telekomande edhe keta …

            Ne fillim duhet te heqi dore nga tritoli qeveria ,
            dhe do filloje edhe hakmaresit te heqon dore..

            Porse kuptohet qe njerezit e shikojne qe Tahir shampanja eshte qofte…dhe sulen te marin haken me tritil

            Vecse kam pershtypjen ata specialistat do jene ndonje grup nga ata qe kane punuar ne xhenjo ne bashkepunim me keta te rinjte qe e njohin kompiuterin mire
            dhe duke qene pa pune ..i puneson kush ka hak per te marre.

            Zgjidhja e kesaj pune behet duke fuqizuar policine sekrete..dhe te punesohen ata specialistet e vjeter qe kane eksperience ne keto pune…jo Tahir shampanja qe nuk di as sa nje roje fabrike

        2. selvia says:

          nuk ka shanse te kete dore berisha do thoshte altin goxhaj! si eshte e mundur more spo e degjojme njehere kete Visho Ajazin e Gazidedes qe te japi nje deklarate?!!

        3. Skypion says:

          Ja,ky eshte Ministri i Brendshem Tahiri,zabiti qe cdo dite,deri me sot,dilte ne ekranet e televizioneve e mburrej me rezultatet e larta ne luften kunder krimit.
          Them deri me sot,sepse,pikerisht sot,kaposhit qe kakariste maje plehut i kane rene pendet.E cben tani ky kaposh penderene?-Ate qe bejne te gjithe kaposhet penderene:ua hedh fajin te tjereve!
          Ne dy komente te meparshme,e pata vene ne dukje kete taktike burracake te mazhorances,sateliteve te saj poltike e mediatike.I pari qe ia hodhi fajin SHISH per kete hov te kriminalitetit ishte analisti yne i nderuar ne editorialin e djeshem.Fill pas tij,vetem ca minuta me pas,te njejten gje beri sateliti i Rames,te cilin satelit ai e perdor per diversion ne te djathten politike,Bamir Topi.
          Eshte me te vertete interesante.Duket sikur e kane bere me fjale.Ne nje fare menyre ashtu ashtu eshte,pavaresisht qe, nuk se jane mbledhur koke me koke dhe kane rene dakord te thone te njejtat gjera.
          Gjithsesi,kjo buracakeri,per t’iu shmangur problemit kaq shqetesues per te gjithe vendin,duke akuzuar SHISH,te gerdit.Kaq.

        4. Sokrati says:

          Kush ben shurren ne det ja sjell kripa ne gjelle.
          Kur te mesoj lajmin se ndonje figure kryesore te qeverise do i shperthej makina do brohoras nga gezimi dhe kur te mesoj se bashke me makinen ka ik per lesh dhe qeveritari do ulem ketu dhe do them se kjo qeveri e nisi me tritol dhe jo me pune pra beri nxemjen dhe nxiti shperthimet.
          Kjo qeveri cdo dite e me shume po irriton njerezit dhe do me vije keq se edi rama do perfundoj keq se keq po e kerkon.
          A mendoni se edi rama ka guximin dhe te shkoj vetem ne bregdetin e jugut per te sqaruar pse ju a shkaterroj te ardhmen njerezve ne bregdet me tritolin qe ju a shpertheu,te shkoj dhe ta provoj sa vote mazhoritare eshte.

      2. ermir says:

        ku eshte SHISH, si ka mundesi Visha, njeriu i Gazidedes nuk ka bere qoft edhe nje informat? REFORME DHE ATJE! LARGONI BERISHTANET!

        1. Baca says:

          po te bej visho Lika ndonje informacion duhet te nxjerij kapobandene tritolit qe akoma nuk eshte distancuar nga tritoli makaber qe nga her fillon sa her Saliu humbet d.m.th.Sala humbet Pushtetin.Ku janaparatet e pergjimit qe jan bler me paret e taksapoguesve Shqipetar.Lepuri fle tek Sali Berisha.

      3. Lisimaku says:

        e ja e menduam qe ka dore Berisha, po psataj???

    2. ERA says:

      nese kjo nuk eshte dore berishiane a sme thoni si eshte e MUNDUR QE VETEM SA HERE DEL AI NE PENSION KA NDODHI TE TILLA?!!!! SI ESHTE E MUNDUR QE SA HERE LARGOHEN LAROT E TIJ NGA PUSHTETI KRIMI FILLON ARMATOSET ME MUNICION POLICOR?

      1. mos says:

        tamam ti dhe pjerin ndreu e mendoni njelloj , ne te tjeret jemi budallej dhe jo te zgjuar , dhe te trullosur nga propoganda e vicidolit

    3. ritu says:

      nuk ka pasur ndonjehere ndonje situate te tille pervecse periudhen e vitit te pare kur berisha u largua! gangsteret e larguar nga policia dhe shteti po hakmerren por mos kini merak, i keni ditet e shkurtra!

    4. sajmir tahiri says:

      Fajin e kane Saliu, Shish-i, Lalla, Zana Xhuka dhe eskremistet europiane …. bravo cuna

    5. Një shqipo says:

      Doli ashtu si pritej dhe ka rrefyer edhe Fatos Nano ne vitin 2006:Kur me pyeti diplomati i huaj pse nuk ka me tritol,iu pergjigja se “nuk e ke kuptuar?Ata qe vinin tritol tani jane ne qeveri”
      Dhe te mendosh se ky Fatos ne ate kohe qe aleat i Berishes kunder Rames!

    6. berti_beks says:

      ai po thote te verteten, o disk, ndoshta nuk te pelqen TY!

  2. mond maloku says:

    o tahir,
    kam nje pytje,
    edhe sa vete te pafajshme duhet te vriten si ajo e djeshmja ku humbi jeten nje shqipetar 23 vjec qe ti te kuptosh se ske lidhje me kete pune dhe duhet te ikesh?

    1. ale says:

      mond baca, nese ke ndonje sugjerim, bujrum jepe te shkreten. nese je me i afte se tahiri, e heqim ate te vejm ty. mbase kemi ndonje talent mes nesh e nuk e ditkemi

      1. mond maloku says:

        o ale, problemi eshte se te tilla gjana po ndodhin pa pushim, dhe eshte detyre e policise se shtetit ti ndaloje, akoma asnje nga ngjarjet e ndodhura seshte zbuluar, dmth se seshpejti do na vije rradha mua, femijeve te mije, ty dhe te gjitheve.
        Pra duket sikur ne kete vend ska fare polici.
        atehere une propozoj qe te vihesh ti, se njesoj si ky do e besh ose me mire, se edhe 0.1 eshte me mire se 0.0.

      2. ---- says:

        Shume mire e ke ti vetem se ke harruar pa dashje germen ….H…

      3. ---- says:

        Here tjeter plotesoje emrin ke harruar germen…H…

  3. marjan says:

    z MINISTER I BRENDSHEM SHIKU ESHTE VEGEL E kriminelit Berisha PRANDAJ URGJENTISHT REFORME NE SHISH SE TE MORI LUMI ATA PLEHRA JANE NE SHERBIM TE KRYEKRIMINELIT VRASES BERISHA

  4. teuta says:

    z Tahir,merrja kenges labe : balo te hengert tenja, te keqen e ke nga brenda.Sherbimi informative eshte organizuar persosmerisht per terror.
    Ministria e drejtesise e Metes,zvarit reformen ne drejtesi,prokurori berishjan,keto i di cdo qytetar dhe nuk ka nevoje per shume mend.A mundet te ekzistoj shteti pa informim,pa prokurori pa drejtesi?

  5. kush e mbylli kete fole? dhe kush e hapi? sapo erdhet ju ne pushtet ra shteti ligjor dhe si pasoje e paaftesise perditojne kriminelet dhe behen terrosite fare. nuk ka pune hakmarrjesh personale pasi rasti i autobuzit te greqise tregon qe ska lidhje ne ngjarje. more kot ti more femije i llastuar dhe shkarkove shume police njeheresh. nuk e beje dot gradualisht nderrimin por e bere menjehere sepse doje te dukeshe si cub. leje qe je i paafte po ur na flet dhe gjith pordhe dhe ironi ne tv aty nuk durohesh fare. ik merr ndonje ministri tjeter se sje per kete.

    1. Interisti Milano says:

      O bundra dole prape ti?? te fala mamlokes, hajde shko ha dreke e shtrihu pak se ju te PEDES beni pushim ne dreke.Kur te zgjohesh do ta ket mbushur mero me lajme…hajde shtrihu tani

  6. Çerri skizofren says:

    Bravo çuno. Ti asnjehere ske faj. Ti edhe pse je me i pasuksesshmi ne kete qeveri, vazhdon te besh qejf sepse je benjamini i shefit. Vazhdo keshtu bir.

  7. kuki says:

    se kuptoj dot pse justifikohet vetem , si nuk mban asnje pergjegjsi si njeri , asnjeher.
    Sa e respektueshme do ishte ta lije ate vend e tia jepje dikujt tjeter ne PS , jip doreheqjen ti jo PS dhe zevendesohu se vetem per te justifikuar te kemi

  8. arsen says:

    NGREHU O ENVER NGA VARRI DHE BEJU PAK ZBORR SHQIPETAREVE!
    Z. Tahiri,
    Me e para qe duhet te beni eshte te akuzoni direkt rregjimin e Berishes.
    Filloni ta hapni lemshin qe me 1997
    Hapni letrat e Azem Hajdarit!
    Dilni e kontrolloni shteèpi me shtepi!
    Armembajtja pa leje te klasifikohet terrorizem dhe te denohet mbi 20 vjet burg, pa amnistim apo denim lehtesus
    Vendosni shperblim per ata qe dorzojne arme vullnetarisht!
    Ruajtja dhe perdorimi i dinamitit nga ndertuesit, te behet ne prezence dhe me miratim te Policise

  9. Veron Dibra says:

    Mos i lini te na lene ne terror. Ju votuam qe te na afroni me normalitetin. Historia e shteteve eshte mbushur me plot shembuj te sukseseve,por edhe te deshtimeve. Jeni shpresa e fundit per te na kthyer ne normalitet.

  10. Hap krahun shoku ,Nuk je per ate post ti .
    Po te ishe ti nga ata nuk prisje te lajmeronin qokat e CiCit !
    Kishe boll kohe qe ta kishe vene si qeverri nen kontroll CiCin e cju permban pragu terroristeve .Por ktu ka dicka qe nuk shkon ;
    Ose ju nuk doni te ndermerrni aksionin e duheur kunder terroristeve ,
    ose jeni qoftexhij qe dini te dilni vetem para TV-se duke u shfajesuar
    si nji femije 10 vjecare . Turp nuk keni valle qe keni edhe kte guxim te dilni para ktij populli e nxirrni nga goja te tilla idiotizma !
    Boooooh mjer ne se kujt i besuam shtetin .

    1. raimond vlonjati says:

      Po keza qe jane ne krye kuptohet lehte qe nuk dijne se keta jane te gjith me eksperience pune zero…

      Keta jane nje eksperiment me kalamaj.

      Kjo qeveri eshte si Shtepi pioneri…Por ky Tahiri bije me shume ne sy ,
      sepse aty ku eshte ai po ishe i pa afte duket menjehere se kriminelet marin zemer….shto pastaj qe Tahiri eshte Super i pa afte….
      Porse si Ta-huri jane te gjithe keta qeveritare sepse jane shume te rinj
      Keta nuk e kane haberin fare nga puna

      Nejse , por Tahiri duhet hequr se do diskretitohet fare.. dhe krimi do…Rilind fuqishem ..

  11. mos saimir says:

    O saimir tahiri , o idiot , a e kupton qe bota e krimit eshte bote bishash , dhe ata kur shohin qe ti vetem i bie kavallit tend duke share dhe fajesuar kundershtarin , e kuptojne qe synimi yt eshte neutralizimi i kundershtarit nepermjet hakmarrjes, dhe jo vendosja e shtetit . Ne kete mes duke nuhatur me instiktin e tyre mos ekzistencen e shtetit ata gjejne shesh dhe do bejne pershesh per te realizuar synimet e tyre. Ata ligjin e xhungles duan qe te fitoje me i forti dhe me i dhunshmi , dhe ti po ja krijon kete mundesi me paaftesine tende. Ajo force politike ku aderon ti i ka aq kuadro te pergatitur si politikisht dhe profesionalisht qe ta beje zap vendin , se ja arriti ne 97 me zotin ceka e jo me sot qe jane te gjitha gjerat te skeduara, pranoje o njeri je i paafte.

  12. o sajme ku i ke cunat reeeeeeeee? apo kan ik per lesh..

  13. Miri says:

    Po cfare eshte ky debil qe i jane dashur 9 vjet dhe 4 fakultete, dhe 3 shtete te marre diplomen e juridikut. O Rama nderroje kete idiot dhe ver nje te sakte.

  14. uragan says:

    …z.Tahiri, e vranë këtë popull dje kur ishin në pushtet, dhe po e vrasin edhe sot që ranë nga pushteti. Po vrasin popullin e pafajshëm, se ai rrëzoi nga pushteti. Ku jeni ju z.Tahiri…

  15. sazan says:

    saliut i duhet pa tjeter arsyeja per revolte. Tani s’ka gje ne dore vec krimit per te krijuar situate terrori te te udheheqe turmat ky batakci qe se kupton se koha e tij ka perenduar, s’ka me budallenj ti vene pas.
    Sa me shpejt ti tregohet vendi ketij krimineli aq me mire per popullin .C’do gje qe hkruajme per te eshte pak se analiza e sukseseve te 23 vjeteve ne kapitalizem eshte renim (ne cdo fushe te jetes) vrasje e krim pa hesap si dhe fitorja me e madhe armatosja e popullit ushtar qe nga pistoletat e deri tek avionet nga ky moster qe qahet se se kuptoi populli dhe votoi majtas ndaj kudo qe ka probleme eshte dora e tij.Ndeshkim dhe sa me shpejt te qetesohemi

    1. nje njeri says:

      po o hajvan po , se keta te tjeret jane te kulluar , se autobusit ne 1 te nates ne mes te zemres se zones se ps aty ku klani i hajduteve ndan leket ,maloket i gjujten me kallashe , u pika juve e edvinit tuaj e saimirit tuaj o aman o nene aman.

  16. Edi Rama kelysh i grekut says:

    O Sajmir, o laper…laper ti e laper kush te vuri.
    O lapo, cfar duhet me ndodh qe te japesh doreheqje ti mor mi halesh..Berisha e ka fajin..po po, derisa nuk jau trodhi koqet e ka fajin ai palla

  17. askushi says:

    ec Sajmir,bene punen tate TI,kushdoqofte ne pozicionin tend,do flase keq!harbutet,kriminelet,derisa te hane koken e tyre,duan te krijojne kaus.rremuje,-ketu flasim per shtet ligjor!

  18. dita says:

    ne rruget nacionale le te patrullojne police ushtare zgjidheni vete..por mos te degjojme me, dolen kriminelet, po ju zbeni…..

  19. fieraku4u says:

    O SAJMIR…NESE SHISH NUK PO TE JEP INFORMACIONE E NEVOJSHME,

    ATEHER ME FALNI POR PER CFARE I KENI ATO 85 VOTA SI MAZHORANC…??

  20. 1 prilli says:

    E ckishte me shume se ty Nul Moka o Tajmir Sahiri? Si vellezer siameze me dukeni. Nje nga jugu e nje nga veriu! CV-ja profesionaleq fillon me …. deputet. Prandaj ky vend i ka punet kaq mire.

  21. Kendveshtrim tjeter says:

    Merrni shembullin amerikan,ku jane disa institucione per luftimin e terorizmit,si p.sh CIA,FBIA etj.
    Krijoni urgjentisht institucion per te luftuar terorizmin,SHISH faljani Berishes, dhe vereni nen kontroll per veprimtarine e tij.

    1. mos saimir says:

      ky nuk eshte terrorizem o idiot komentator , eshte reagim i vetegjyqesive te njerezve qe shohin se shteti qe perfaqesohet nga ky karagjoz , nuk do te zbatoje ligjin po ka ne mend qe te sulmoje vetem kundershtaret dhe te gjeje fajtoret vetem ne kampin tjeter politik. Bota e krimit duke pare kete mjegull e ka kuptuar qe nuk ka interes per te vendosur shtet dhe ka filluar te zaptoje territoret e veta. Per te bere njerezit zap kjo kategori vetem gjuhen e dhunes njeh ,dhe ky karagjoz minister po ja krijon mundesine qe ta perdorin . e thene shqip kushdo qe ka hesape per te lare ne darke para se te vere nje sasi tritoli ne makinen e kundershtarit te tij mendon ” keta as do e gjejne se kush e beri , keta jane duke u zene si qente me njeri tjetrin”

      1. raimond vlonjati says:

        shume e sakte

  22. Olsi says:

    Ky eshte betuar qe te mos largohet nga ajo karrike pa ja kaluar Mulit ne sasin dhe cilesin e barcaletave qe po qarkullojne per te.Nuk ka pasur ne keto 23 vjet demokraci nje minister te brendshem kaq te pa afte dhe me kaq support politik. Po krijohet pershtypja qe vete komandanti eshte I interesuar te kete kete gjendje rendi perderisa nuk ve dore mbi kete njeri.Realisht Tahiri e urren policine, policia ka nje opinion negative per te, opinion ne mase eshte kunder tij dhe kriminelet jane me se te kenaqur me nje minister nje kerkon te bej show dhe gjah politik ne punen e tij para se te vendose rendin.

  23. Pa reformuar gjykatat, prokurorine e pergjithshme, shish-in e vishogazidedes, por dhe pa deguar perpara organeve te drejtesise kryeterroristin, kryemafjozin e kryehajdutin saliudbashi, nuk vihet rend e qetesi ne kete vend.

  24. "BALASHI" says:

    SHISH, zoti minister i ben keto shperthime tritoli. Ish kontigjenti i Gazidedes i rikthyer ne pune nga VISHUA. Si do raportojne ata? Ke? Vetveten?

  25. arbri says:

    Zoti Tahiri, dhe nje injorant ,dhe nje debil e kupton qe ju i keni grackat e berishes ne cdo pos te rendesishem te shtetit, ndaj o levizni shpejt se koha eshte nje kundershtar sfidant per ju, ndryshe ,deshtuat .

  26. LULI says:

    KETEJ NGA VLORA KETO DITE QARKULLON NJE THIRJE.
    O SALI O BABA KTHEHU KTHEHU SE BEME SHAKA.

    1. raimond vlonjati says:

      e ngatron eshte keshu :

      O Sali, o vella
      hajde prape se beme shaka

  27. ana says:

    Do tu lutesha zoti Mero Baze ti keshillonit ketyre qeveritareve te perdorin ushtrine si force patrulluese kjo ndodhi edhe ne itali e vende te tjera europjane,kaq e veshtire eshte te ngrihen postblloqe ne cdo kryqezim,qytetet tona 2 rruge kane………….

    1. nje njeri says:

      Pse ka ushtri me ketu te ne ?

  28. ana says:

    Efekti psikologjik i shtetit ne rruge eshte ai qe i ben te fortet te fshihen skutave,pastaj te basisen qendrat me rrezikshmeri te larte kriminaliteti, e te kryhet nje fushate mediatike duke kerkuar qe media ti qendroje prane policise x ta inkurajuar ne punen qe ben.

    1. raimond vlonjati says:

      Ja Ana e njeh punen me mire se Tahiri.
      Hiqeni Tahon dhe vendosni Anen se do e beje 100 here me mire se Tahir shampanja

  29. babo says:

    Terrorizem quhet sulmi kunder popullates ose nje grupi te caktuar etnik per ide politike apo religjioni apo….
    keto jane krime ordinere, larje hesapesh, ku goditet personi per grabitje apo sherre

    MOS DEZINFORMONI POPULLIN O GAZETARE INJORANTE te OBORRIT
    Perse kjo gazete nuk vazhdon me linjen kritikuese qe kishte para se te nderrohej pushteti ?

  30. babo says:

    Ju bijte e komunisteve te PPSH duhet te vendosnit shume shpejt rregullin dhe qetesine se jeni bijte e SPECIALISTEVE te sigurimit te Enverit, si kishte thene Pjeter Arbnori !
    He aktivizoni ato spiunat dhe Fuksat qe kishit atehere dhe gjejini shkaktaret, se per spiunlliqe keni qene te vetmit atehere.

  31. kondi says:

    Mos lozni me jeten e njerzve ,Zoterinj qeveritar ! Vrisni kriminelat dhe terhiqebi zvarre dhe perplasjani Berishes “heronjt ” e tije .Gazidedja eshte gjalle ,nga kush pret informacione ,nga ata qe organizojn keto akte terroriste .!Berisha me Vishen jane organizatoret dhe financuesit e akteve terroriste ne ate vend .Prandaj nqs qeveria nuk mere masa per te eleminuar ata ,ne si popull do ti shkerdhejm robet Berishes dhe atyre qe u shkojn mbrapa atyre .Qeveria te na armatoa .1 Duam arme te mbrojm veteveten !

  32. erioni says:

    po mire mer shoke e shoqe,nese e ka fajin berisha arrestoni kriminelet qe bejne vrasje rruges,dhe bejini te rrefejne se kush i shtyu ti dali para per grabitje autobuzit,nese eshte berisha dhe ka prova se berisha ka shtyre njerez te bejne krime ta arrestojme e mos te dale me nga burgu,po kshu si gore ska lezet si ato grate qe shkundin tapete neper shkalle gam gam,kurse sa per shikun inegzistent ka qene gjithmone se kuptoj per cfare na duhet sa me na marr taksa kot,e vetmja menyre qe te funksionoje shiku eshte si ne kohe te enverit i gjithe populli spiun

  33. . says:

    *****************************************************************************************

    …. Maloku Noka qe nuk flet as lexon dot shqipen …. pasi lejoi armet ne kohen e tij, tani jep mesim cubavet si pergatitet “TRITOLI”.
    Qysh kur Z.Rama ka marre pushtetin, nuk perdorem arme po degjohen vetem “TRITOLE” te trejnuar nga Ceta-PD e Tritolit.

    *****************************************************************************************

  34. agostin says:

    N.q.s do vazhdojne te drejtojne SH.I.SH kelysht e Gazidedes,terrorismi ne Shqiperi do te kete pasoja te pariparushme.Ata po pregadisin ndonje “Hero”,ne menyre qe te justifikojne qellimin e Berishes.

  35. Alma says:

    “bravo cuna” fajin e ka Prokuroria, SHISH dhe gjithe institucionet e pavarura. Policia nuk ka asnje faj, moret vesh. O pika ne me gjithe Polici e minister te brendeshem qe kemi. Po mire ngjarjet e renda me tritol, po keto vrasjet me kallashnikov (autobusi ne Tepelene) ishte ngjarja e fundit, pse nuk i zbardhi ju??? edhe per kete fajin e ka SHISH. O turp, Sajmir nuk ta ka fajin SHISH as Prokuroria dhe asnje institucion i pavarur, leri rehat keto te fundit te bejne punen e tyre. Fajin e kane “cunat” e tu te paafte, qe nga Didi i pari, qe nuk zbardhi dot nje ngjarje ordinere lere pastaj keto te krimit te organizuar. Pse nuk e zbardh kush e qelloi autobusin ne Memaliaj me automatik??? kush e vrau Astrit Gjepalin me automatik??? pse nuk i zbardh gjithe ato ngjarje “ordinere” me arme (jo me tritol)??? merru me keto njehere, lere tritolin, po ju eshte keto nuk i zbardhni dot, se jeni te paafte, jep doreheqjen urgjentisht, je vetem per SHOW.

  36. tarrasi says:

    oti cunaku iministris berndshme eshte ike ajo koha e enverit qe hafijet punonin polek ajo ko ishte ebaballarve tu tani puna behet me specjalist temire fillt qeti ihoqe dhe izevendsove me komisjonjer portish kte gabim qeti bere tani nuke e zevendson me tjeter shiku esht per tjeter gje seben dote punen ekomisjonjerve tu ke vetem nje rrug leshoje ate vende ik tek tregtija e ilaceve se edhe baba teshte lodhe esht nje polic ne drejtorin etiranes quhet muhamet dema dhe per gjithcka na tregon se cfar behet ne policin tuaj keshtu qe ik se edhe ne emer nuke tetherret polic me vetem sajmir mut tahiri

  37. Shqiptar says:

    Ka thene Noli
    “A te duhen sharlatane,
    Qe lepihen ne cdo ane,
    Qe te percajne vatane?
    Ke sa te duash Tropojane!

  38. Qazim Mulletja dora vete says:

    Duke pa zhvillimet e funit ne kryeqytet dhe ne qytete te tjera te venit , un si prefekt i qendres me te modhe te banume dal me konkluzionin qe saimir tohiri osht nji koqe gamori dhe pike . Mjer ju o milet cfar ju ka gjet .

  39. jugu says:

    tahiri kerkon fuksa pa pagese ne democracy po ska programe mbrojtjeje per deshmitare te parandaloje krimin qe vret cdo dite ndersa ministrat hane e pine mbi gjakun e te pafjshme qe vriten cdo dite .Sot nuk behen njerzit fuksa per asgje se kallashet jane neper ruge dhe shteti ka vdekur ne alb

  40. popull says:

    O minister , ai terroristi qe vuri tritol ne shkoder po del qe eshte arrestuar nga policia dhe eshte vetem 15 vjec , po e terrorizuat sonte ai neser do ju thote qe vete sali berisha i ka dhene urdher qe te vere tritol.
    Dhe ju do ndiheni me krenare qe cdo akuze e juaja deri tani nuk shkoi kot.
    Bravo cuna , jepini.

  41. gramos says:

    Eshte shume e lexueshme taktika qe po perdor Berisha dhe klani i tij kriminal;me tritol fushate duke aktivizuar kriminelet e ish policise e te ish forcave speciale pas rrezzimit nga pushteti me shpresen e rikthimit ne pushtet, duke mbjelle terror e frike ne popull,po ai dhe ata duhet ta kuptojne njehere e mire;frika VDIQ me kot merni akoma jete njerzish,hiqni dore sa me pare eshte me mire per ju dhe per vendin, ska kthim mbrapa harojeni harojeni thoshte Shahini.Saliu e banda e tij o do veje ne burg o do veje ne pith te semes.

  42. Vizionari says:

    Ky ngjan si kalama bythe , jo si Minister i Brendshem . Ky bashke me ate te Jashtmin .

  43. STING says:

    Eureka! U gjet me ne fund se kush e ka fajin per rendin, SHISH. Aferim or Miri i vogel i Rames. Para nje viti kur ishte ne opozite, Mir ministri i sotem fajesonte qeverine per ndonje vrasje a vjedhje kurse sot kur perdite ka bilanz lufte me shperthime tritoli fajin e ka SHISH.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje