Takimi i fundit i liderëve politikë shqiptarë të Luginës së Preshevës më Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Ditmir Bushati, i zhvilluar në Tiranë, nuk ka kaluar ashtu siç edhe u paraqit në publik.
Madje, Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Ditmir Bushati, u ka tërhequr vërejtje liderëve të Luginës.
Ndërkaq, në lidhje me këtë, kryetari i Kuvendit Komunal në Bujanoc, Jonuz Musliu, e ka pranuar për gazetën Zëri se ka përçarje mes liderëve të Luginës, por thotë se nuk është e vërtetë që nuk flasin mes tyre. Madje ai thotë së reagimi i Bushatit është një reagim pozitiv.
“Është një reagim pozitiv. Nuk thuhet kot në popull “Qortimet e mikut, janë këshilla!”. Diplomati shqiptar gjatë këtij takimi ka vënë re se në mesin e liderëve të Luginës ka përçarje dhe kjo është e vërtetë”, tha për “Zëri” Musliu.
Musliu e sheh këtë përçarje si rezultat i garës për pushtet, por jo edhe për veprimtari me interes kombëtar.
“Ne flasim se nuk jemi në bela. Mund të jemi rivalë në mendime dhe qëndrime për shkak të ndasive partiake, por kjo nuk do të thotë se nuk flasim mes vete. Përshëndetja është kulturë dhe nuk është në natyrën e shqiptarëve. Ne shpesh përshëndetemi dhe flasim me zyrtarë serbë, të cilët deri dje na kanë ndjekur, burgosur e vrarë e lëre më të mos flasim në mes vete. Edhe kryeministri Thaçi, gjatë takimit në Bruksel, është përshëndetur me homologun e tij Daçiq dhe krejtësisht kjo është normale”, theksoi Musliu.
Ndërkaq, ai thotë se takimi i Tiranës te ministri Bushati tregon qartë se kur është në pyetje çështja shqiptare e këtij rajoni, të gjithë janë bashkë.
Propozimi i Bushatit për një koordinator, sipas Musliut do t’i lehtësonte takimet e ardhshme, të cilat do të ishin shumë më funksionale, më racionale dhe më parimore.
“Unë pajtohem plotësisht me një propozim të tillë. Ne shqiptarët duhet të mësohemi, që në këso takimesh të nivelit të lartë, nuk ka nevojë të shkojmë në numër të madh, ngase e vështirësojmë mënyrën e bisedimeve”, tha Musliu./ZERI
Te lumte zoti Jonuz Musliu!!
Personi juaj tregon se ka shqiptare IDEALISTE,qe ia kame kushtuar misionin e tyre ne jete SHQIPTAREVE E JO XHEPIT TE TYRE!!!
Eshte nje ndjesi e mire,kur ju pame te gjitheve bashke rreth nje tryeze mbarewshq
Te lumte zoti Jonuz Musliu!!!
Ju jeni shqiptar 24 karat!!!
Politikanet shqiptare duhet ta kuptojne se krijimi i me shume se NJE PARTIE POLITIKE NE MAQEDONI,PRESHEVE E MAL TE ZI,eshte nje AKT I PATERGJEGJSHEM DHE ANTI SHQIPTAR I TYRE,qe mendojne vetem per interesaat e tyre!!!
Ne keto tre shtete ku shq
Shifni shqiptart
Tre vet jan nuk behen dy bashk
Ama per t hujin lejn edhe koken!
A jua qift kina ropt!
Endacaket sllavo fyrom i sajuar,dhe serbi m,malazes kete duan qe shqip[taret ne veti te kene percarje o shqiptare ka ardhe nje kohe tjeter tani,lereni haterdhiqet brezat ardhshem nuk do na e falin kete mos mirnjohje,a po shihni se cpo ndodh ne fshatin LLOKE ne teritore shqiptare fshat me 1000 banore,10 huligane serbo foles dhunojne prona shqiptaresh nje fshat,sepse fyromasit kane maliqin dhe k/peshkopin,dhe emertimet ne administrata behen qe te kene celula dhe ta kene cdo gje nen kontroll,po ne shqiptaret nuk jemi ne gjendje qe kete iden e kytyre tradhtarve te sovranit shqiptar ti injorojme e ti poshtrojme me cdo forme,deri ne perdorimin e forces,me pretendimin qe vatanit i dal ZOT VETE.
Pse sa lidera ka Lugina ? Te gjithe mbreter e komandante.
Jonuz Musliu thote “qortimet e mikut jane keshilla”,me pak fjale ne te Shqiperise jemi miq me te Presheves?!