Ban Ki-moon kërkon konstituimin e komunave në veri

1 Shkurt 2014, 18:00Rajoni TEMA

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon, ka preferuar që në raportin e radhës për Kosovën, pos raportimit për tre muajt e kaluar, të flasë më shumë për vitin 2013 dhe arritjet në dialogun e këtij viti.

Në kopjen e raportit, që të premten u është dorëzuar shteteve anëtare të Këshillit të Sigurimit, Ban Ki-moon ka lavdëruar arritjet e dialogut, por ka kërkuar që sa më shpejt të konstituohen komunat e reja dhe asociacioni i komunave, raporton KTV.

“Vendosmëria e lidershipit të fuqishëm në Prishtinë dhe Beograd, ka mundësuar progres të madh në normalizimin e marrëdhënieve”, shkruan Ban.

Sipas tij, arritjet, siç janë zgjedhjet, duhet të kapitalizohen sa më shpejt.

“Përpjekjet duhet të vazhdojnë që të konsolidohen këto të arritura kritike të vitit të kaluar me pajtim rajonal, stabilitet dhe prosperitet. Suksesi i mbajtjes së zgjedhjeve, përfshirë veriun e Kosovës, ka hapur mundësitë për një dinamikë tjetër politike”, shkruan sekretari i OKB-së./KD

2 komente në “Ban Ki-moon kërkon konstituimin e komunave në veri”

  1. stefi says:

    BANI ESHTE /PRO SERB/POR THACI ME DINAKRI LUAN ROLIN E LEPURUSHIT,

  2. du hao says:

    Jepi Muno,duket qe ate cop vend e keni lene te merni te gjithe cmim Nobel.Kriminela,njerez te ndyre!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje