“Çështja “Radika” deri tani është një çështje mjedisore, energjetike, ekonomike, por nuk është një çështje ndërshtetërore. Nuk ka një projekt përfundimtar që t’i jetë dorëzuar qeverisë shqiptare apo qeverive të vendeve të tjera që preken nga ky projekt,” u shpreh ministri i Jashtëm Ditmir Bushati.
Në një interpelancë të kërkuar në Kuvend nga deputeti i LSI-së për Qarkun e Dibrës Përparim Spahiu, Bushati u shpreh se Qeveria maqedonase që prej vitit 2012 ka paraqitur projektin në fjalë, por këtu bëhet fjalë për një projekt-ide dhe jo për një projekt përfundimtar.
Bushati sqaroi se Qeveria shqiptare ka zhvilluar një sërë takimesh informuese jo vetëm me qeveritë që përfshihen apo preken nga këto projekte, por edhe me faktorin shqiptar në Maqedoni.
Duke u ndalur në hapat që Qeveria shqiptare ka ndërmarrë dhe planifikon të ndërmarrë në lidhje me këtë çështje, kreu i diplomacisë bëri edhe një paraqitje të kuadrit ligjor që lidhet me të, që nga marrëveshjet dypalëshe mes dy vendeve deri të konventat ndërkombëtare të detyrueshme për zbatim si për Shqipërinë edhe për Maqedoninë.
“Çështja do të ndiqet me te gjithë seriozitetin që i takon. Kemi një kuadër të larmishëm ekzistues të së drejtës ndërkombëtare, i detyrueshëm jo vetëm për dy vendet tona, por edhe për vendet e tjera. Ndjeshmëria është e madhe edhe për shkak të eksperiencave të kaluara. Në këtë drejtim do të doja të sillja në vëmendjen e kësaj salle se si Shqipëria edhe Maqedonia kanë një marrëveshje kontraktuale me Bashkimin Europian që është Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit dhe kjo i detyron dy vendet të zbatojnë standardet europiane në lidhje me këtë çështje,” tha Bushati.
I paafte deri ne dhimbje.
Po pse serioze duket menyra se si po e trajton kjo qeveri çeshtjen e lumenjve. Mjer ne per qeveritaret qe kemi!
Dini te thoni “Jo” Amerkies, por nuk mundeni t’i thoni jo “SHkupit” se ata jane vllezerit e Putinit, vellaut te Shqiperise, me te vertete nuk ka njeri qe i kupton shqiptaret, hahah !
Permes ceshtjes se Radikes duam te lidhemi me qeverine e re.
Sikur kushtetuta jone na obligon te mbrojme interesat mbareshqiptare.
Qartesisht ky projekt-zbatim i cenon ato.Cfare ndodh nqs qeveria e Maqedonise nuk ju njofton fare ? Nga mediat kuptojme se qeveria jone ka njoftime nga pushtetaret lokale te Dibres,disa here jane bere protesta ne Diber,Peshkopi dhe Tirane per kete situate qe vetem qeveritaret tane nuk e shohin.Mos valle kujtoni se njerzit do ti harrojne kollaj oret e shpenzuara per tju zgjuar nga gjumi ?
Ceshtja e Radikes eshte vetem nje mates qe tregon se udheheqesit qe kemi neper vise shqiptare jane te verber.Bese nuk ka!Mjere populli!?