Komandanti francez refuzoi arrestimin e Ivanoviç: Do shpërthejë Lufta e Tretë Botërore

29 Janar 2014, 11:33Rajoni TEMA

Një shqiptar dhe një kanadez e kanë hetuar Oliver Ivanoviçin për krime lufte.

Në vitin 2000 ata kishin arrestuar ndërkohë disa të dyshuar të tjerë, të cilët ikën më vonë nga burgu.

Mahmut Halimi, atëkohë kishte qenë gjyqtar hetues.

Së bashku me hetuesin kanadez Gi Bourassa, kishin siguruar prova kundër Ivanoviçit.

Siç shkruan sot “Koha Ditore”, ata kishin punuar dhe siguruar prova që, siç i kishin arrestuar 7 serbë të tjerë, ta arrestonin edhe Ivanoviçin, që dyshohej se si drejtues i një njësie policore kishte marrë pjesë në pushkatimin e 22 shqiptarëve në Lagjen e Kovaçëve në Mitrovicë më 14 prill 1999.

Ndërkohë edhe të dyshuarit e tjerë kishin ikur nga Burgu i Mitrovicës.

Por, shefi i xhandarmërisë franceze kishte refuzuar arrestimin. Ishte arsyetuar se nëse arrestohet ai, “ndizet Lufta e Tretë Botërore”./KD

20 komente në “Komandanti francez refuzoi arrestimin e Ivanoviç: Do shpërthejë Lufta e Tretë Botërore”

  1. skelari migrues says:

    Jooo more… po pse do ndizet? Ata janë edhe europjanë si popull. Madje më europjanët e ballkanit, sipas Europës…!

  2. polisi. says:

    po dihet franca esht pro serbe.

  3. Zigur Qarri says:

    Po nderhyrja ushtarake e francezeve ne Libi ku u preken direkt interesat ruse dhe kineze,perse nuk ndezi luften e trete Boterore?

  4. lumi says:

    ky kriminel po e denun shkon ne burg han pin e lun bigjoz ka edhe
    televzor .ky kriminel duhet denu nga xhyxhi i popullit
    si ne kohen e Xhaxhit puhkatim ose varje ne lital.

    1. infermieri says:

      OOOooo lumi o lummadh,po shkruaj shqip o njeri !Bixhoz o lumi e jo bigjoz,gjyqi o lumi e jo xhyxhi .Te tjerat po ti quajme lapsuse,qe edhe falen o lumi,po abetares i paske ngrene mune o lumi ,ja paske dhene dhive ta lexojne e paske kaluar direkt te kendimi!

  5. kuq e zi says:

    kush ishte arsyja e ekzistences se euleksit ne kosove vetem per rramushin me shoke?????? edhe ndarjen e mitrovices franca e ka si merite

  6. Asi says:

    Rusi e do serbin por nuk sakrifikon kaq shume per te!

  7. Durim says:

    Kur arrestohen shqiptaret per francezet eshte normale per serbet plase lufta e 3 botrore ,franceze Pisa me dy standarte

  8. besi says:

    besi franca gjithmon ukon mik i serbis kjo nuk ndryshon as ska me ndryshu kurr skan faj kta se jan msu tu arrestu veterane te uck-se edhe populli flen se kur te arrestojn naj ushtar te uck-se kejt populli duhet mo qu nkam nese o nevoja me ja kthy pushken edhe nderkombtarevse kta na kan nda

    1. marin says:

      Franca dihet zyrtarisht qe eshte mike e serbeve, por edhe anglia dhe amerika mbrapa perdeve punojne per qellimet serbe jo ato Shqipetare. Shqipetaret te mbajne mend Clintonin dhe Blair se per te tjeret nuk jane ne anen tone por serbit e grekut. Shihe ku na kane katandis si ne Kosove dhe ketu ne SHqiperi duke na vene ne krye Jahjagen( as di me ja shqiptu emrin se e ka krejt arab) dhe nishanin qe kane mbaru specializimin te dy ne amerike( njena na u dha edhe me zarf) dhe Thacin e Berishen qe jane te korruptuar deri ne palce dhe kane futur korrupsionin ne sistem kaq thelle sa nuk hiqet dot. Shihe se cpo ndodh ne Shqipni, arrestohen kriminelat nga policia e lirohen nga gjykatesit.

  9. mallakstra , says:

    qe ta dini ju dhe ta merrni vesh franca ka qene historikisht dhe eshte aleate e madhe e serbise dhe jo vetem franca , , prandaj ne mitrovice ne uren e ibrit eshte kfori francez dhe jo nje tjeter shtet , franca eshte buçe ,,ne shqiptaret nuk na do njeri nuk kemi aleate perveç pak amerikaneve se dhe ata kane hapur krahun ,,keshtu qe vellezer kemi qene dhe jemi vetemmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmm…….

  10. Gezimi says:

    Me ka cuditur, dhe ende vazhdon te me cudise sjellja e ketij shteti ne shume aspekte. E pabesueshme, nje vend me histori shume te pasur dhe me kulture te larte, perfundon me logjiken e nje buburreci! S’ke c’ti besh, ndodh dhe keshtu!!

    1. marin says:

      Eh mor Gezim , se kane bere dikur revolucionet me te cilat mbahet historia boterore nuk do te thote qe sot jane te tille. Harrove se qeveria franceze qe e vetmja qe ju perkul hitlerit?

  11. Faridini, Stamboll says:

    Edhe diplomati francez François Pouqueville luajti nje rrol jo te hijshen
    ne oborrin e ketij ketu:
    http://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/0/08/Ali_Pasha_and_Kira_Vassiliki_by_Paul_Emil_Jacobs_1802_1866.jpg

    1. Kacaki Junior says:

      Kuuuuuuuuuu, sa sexy paska qene Vassiliki, a thu a ishte kjo yanune apo suliote arvanitase?

  12. NjeQytetarOptimist says:

    Si kam pelqyer asnjehere si rrace Francezet..E bene corap Europen dhe veten e tyre kur ishin Perandori..Morri 3 revolucjone te gdhendeshin..Jane kokeforta dhe mendjemedhenj ne eksperiencen time..

  13. Pine& Tasho Jevgu says:

    Ne diten e festes komtare te popullit francez me 14 Korrik valviten flamujt komtare te shoqeruara vetem nga ato serbe , kerkoni ne internet ndezjen e flakes tek ushtari i pa njohur nen kembet e Harkut te Triumfit nga Presidenti Holland Korrik 2013 dhe famujt serb qe franko-serbet valvisis me krenari ,komentet jane te teperta se francezet kerkuan si shperblim te firmes se bombardimit nga NATO ne Kosove te Millosheviçit marrjen ne dorezim ne zonen veriore te çarmatosjen e UCK , sa te jene zoterues francezet mbi Iber nuk ka paqe dhe shprese per sovranitetin e teritoreve te Kosoves , francezet u terbuan deri sa e kapen ne Spanje Gjeneralin kroat Ante Gotovina si ish ushtarak i larte i trupave mercenare Lrgjionet e Huaja te Frances si tradhetar i interesave te Frances e aleatit te saj shekullor Serbise , O.Ivanoviçi do kete nje trupe mbrojtje avokatie nga Franca , ben perjashtim lobi çifut ne France si pro Shqiptar si Sarkozi me KRIF , LIKRA etj .

  14. Liridon says:

    Lajm do te bente nqs ky francezi do te ishte dakort ta arrestonte.

    1. Kjo eshte e vertet says:

      Francezi eshte miku me madh i Rusit dhe sebashku i ndan territoret e Shqiperise ne vitin 1912. Serbet i quajne vellezer Ruset, keshtu Francezet behen servil te Rusise duke mbajtur anen e Serbeve.

  15. ardi-mamurrzaku says:

    e di qe ka qene dhe eshte me serbet francia,por dhe venet e tjera e respektojne pak si shume…
    duhet enveri qe sdonte tja dinte per serbet,po cfare ti bente natos dhe varshaves,se e merte jugosllavine ne 3 muj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje