Rrëfime rrëqethëse për torturat në rastin “Panda”

27 Janar 2014, 08:43Rajoni TEMA

Agron Kollçaku, Gazmend Bajrami, Xhevdet Bajrami, Beqir Loxhaj dhe Vllaznim Përgjegjaj u akuzuan nga pushteti i atëhershëm serb për vrasjen e gjashtë të rinjve serbë në kafenenë “Panda”.

Ata u liruan pas rreth një viti qëndrim në burgjet e Pejës, të Leskovcit e të Zajeçarit.

Gjashtëmbëdhjetë vjet më pas nga ajo kohë, kur vetë Beogradi pranoi publikisht që e ka bërë vrasjen e fëmijëve të vet për t’i penalizuar ndërkombëtarisht shqiptarët, ata rrëfejnë për torturat që kanë përjetuar.

Shenjat nga goditjet me çekan, prerjet me thika dhe me copa xhami të thyera, goditjet nga shkopinjtë e gomës u kanë mbetur si njolla që u ngjallin kujtime.

Dënimi ditor ‘100 goditje kokë në mur’ u rri ende në kujtesë.  Të gjykuar për një krim që nuk e kishin bërë, pesë qytetarë nga Peja për një vit rresht u janë nënshtruar torturave.

Aromën e sapunëve e ndiejnë ende. Ngjarja kishte ndodhur më 14 dhjetor të vitit 1998 në lagjen “Zatra”, në kafenenë që atëherë quhej “Panda”.

“Gjithçka filloi në këtë kafene që kurrë në jetë as që e kam ditur që ekziston”, rrëfeu për “Kohën Ditore” më i vjetri i këtij grupi, Agron Kollçaku.

Pas 16 viteve thotë se e ka të vështirë rikthimin në kujtime.

Natën e 15 dhjetorit të vitit 1998, Vllaznimi kishte qëndruar në shtëpi në fshatin Vitomiricë…

“Një zhurmë e madhe e kaploi lagjen. Baba më tha menjëherë që ta fsheh pushkën”, shprehet Përgjegjaj.

Fikën dritën. Me fshehtësi e hapën perden për të parë qindra policë serbë të parkuar para shtëpisë.

“Kemi qëndruar gati tri orë të heshtur. Nuk bëhej fjalë që të tentoja të arratisesha, me një arsenal të tillë do të ishte e pamundur”, shprehet ai.

Sipas tij, ka qenë ora pesë e mëngjesit kur dhjetëra policë, të gjithë me maska në fytyrë, janë futur brenda…

“U duhej vetëm nënshkrimi ynë pastaj ata vetë do ta plotësonin”, ka thënë ai.

Zorani, Peqa, Ica dhe Sasha janë disa nga emrat e gardianëve, të cilët u kanë mbetur në kujtesë. Kanë thënë se edhe sot janë në gjendje t’i përshkruajnë.

Netët në mes të 15 dhe 17 dhjetorit qyteti i Pejës, sipas tyre, ishte mbushur me policë serbë. Arrestime të panumërta kishin ndodhur. Në fshatin Vitomiricë 100, e 150 të tjerë banorë të “Kapeshnicës”…/KD

2 komente në “Rrëfime rrëqethëse për torturat në rastin “Panda””

  1. Skypion says:

    Ceshtja e vrasjeve te 6 te rinjve serbe ne 1998 eshte emblematike sa i perket metodave makabre qe kane perdorur serbet ndaj shqiptareve te kosoves.
    Vini re!Kane shkuar deri atje sa kane ekzekutuar 6 te rinje(femije me sakte) serbe!Kane shkuar deri atje,qe per te inkriminuar shqiptaret,nuk kane hezituar aspak te vrasin femijet e tyre,bijte e tyre!Ky eshte makabritet e kaluar makabritet.Ky eshte horror qe vetem ky soj i neveritshem mund ta beje.
    Por,kjo ka rendesine e vet.Sepse,ky nuk eshte rasti i vetem;ka shume te tille;edhe mund te kete perseri.
    Kohet e fundit u dha me buje lajmi i rrezimit te shtatores se Nene Terezes.Shumica derrmuese e komentuesve shqiptare, ne blogje e forume,nga anonimet e deri tek intelektuale,medemek,me peshe ne opinionin publik,u nguten te shprehnin indinjaten e tyre ndaj ketij akti te shemtuar duke bere me faj muslimanet shqiptar.Kjo ngutje,u duk e justifikuar kur ca dite me vone,nje grupim idiotesh e zuzaresh ekstremiste qe guxojne te flasin ne emer te te gjithe muslimaneve,beri nje deklarate,ku dukej qarte se synimi i saj ishte, pikerisht,ky justifikim,dmth,t’u jepnin te drejte atyre qe benin me faj muslimanet!
    Logjika e thjeshte te thote qe ketu ka dicka qe nuk shkon,qe ka shumecka bile qe nuk shkon;sepse,eshte e padegjuar qe autoret e krimit te denoncojne vetveten.Por,keta zuzare e bene.Eshte folur shume per manipulimin e lloj lloj individesh dhe grupe shqiptaresh,nga sherbimet e fshehta fqinje,me ane te te cileve,bejne lloj lloj diversionesh,me synim percarjen mes shqiptaresh dhe diskretitimin e tyre ne syte e botes.
    Pikerisht,per kete arsye,qe kur u dha lajmi per shtatoren e Nene Terezes,une thashe qe te mos ngutemi t’ua hedhim fajin muslimaneve shqiptare.

    1. Pelasgian says:

      mendim i drejte por cfare mund te ju themi atyre ” shqiptarve ” qe u mburren per rrezimin e shtatores se Nene Terezes ???? pse ateher e kan kaq te lehte te manipulohen nga sherbimet e fshehta te fqinjve tane ?? ndoshta sepse TRADHTINE e kan ne gjak prej SHEKUJSH ?!

      Serbet kan qene , jan dhe do mbeten ZOMBIET e Ballkanit . Hitleri ja u bente 1 ushtar gjerman = 100 serb te vdekur . Kroati i vuri perpara si lopt saqe ska me kembe serbi ne Kroaci ( me sakte Krajina ) dhe atje kishte diku rreth 200.000-300.000 serb ndersa ne Kosove nje grusht serbesh ne Mitrovice bejne ligjin sepse SHQIPKARI ska KUJTES , SKA PATRIOTIZEM , SKA NACIONALIZEM ! Per SHQIPKARIN ka rendesi vetem 1 gje .

      PARAJA !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje